Ka një qasje të poshtër dhe denigruese ndaj femrës qysh se pak mbas krijimit te saj. Janë do qëllime të cilat janë keqinterpretu e baltos sa asht mujt prej çdokujt që ka mujt me formu nji mendim për femrën ( për fat te keq nuk ka mbet merhum e as shtaze pa e formulu nji mendim denigrues për femrën) dhe asht trajtu ekzistenca e saj gjithmonë si vjege e mashkullit. Tash duke qëndrua pak tek çështja e femrës si vjege lind pyetja po mire po vjege me u lidh me çka? Dhe po u them se femra prej se asht krijua ka qene për fat te keq vegël e dobësisë mashkullit por ma s’shumti e dobësisë së saj (temë që do shtjellim të veçantë). Kam mendu gjithmonë dhe argumentu dhe me fakte e histori (kryesisht në biseda me miq) se mashkulli asht qenie e shkërdhyeme pasi bazue në zanafillën e krijimit të tij, ka mendue dhe perceptue se femra asht krijue prej brinjës tij dhe se funksioni i saj ka qenë gjithmonë plotësues. Po ashtu mashkulli arriti denjësisht (si gjithmonë në padijeni) që dashninë e femrës me e kthy në mëkat (qysh prej se hangri mollën e Evës e cila ja dha prej dashnisë). Duhet me dit qe femra djallëzitë i ka zotnue para mashkullit (kot nuk i shkoi gjarpri Evës ndërkohë Adami ishte duke luajt me biblushin e vet diku poshtë ndonjë peme) por ajo ka zgjedh gjithmonë mos me e vu në funksion kundër mashkullit se së pari natyra e saj asht e prirun drejt paqes dhe së dyti se asht nanë dhe nuk gjykon në bazë të gjinisë por vetëm dashnisë. Asht përherë mashkulli që vret në emër të femrës (të egos dhe kurrë të dashnisë për të). Asht gjithmonë mashkulli që çon dorën mbi femrën, asht gjithmonë mashkulli që ka keqkuptu rolet e gjinive në këtë botë ku rolin e gruas për riprodhimin e trajtojnë si detyrë dhe dobësi dhe rolin e tyre për të hedh farën e trajtojnë si aftësi për të palluar (nëse nuk do ishte Eva do ishin pallu me gjarprin). Ndërkohë nuk ka mbet merhum në tokë të Zotit që se ka mendu njiherë femnën e vet si skllave, që ka ushtru dhune apo trajtu si lecke. Unë pa hy ma thelle dua vetëm te them se kur ta kuptojmë rolin e femnes ne shoqëri ka për te qene shume vone. Se roli i nanes dhe misioni i saj sublim asht rras ne goje te djallit qëkur vritet me sëpatë e copëtohet ne sy te fëmijëve. Asht për te vu kujën e mandej mbasi te jena qetesu , duhet me me e marr figurën e femnes e me e vendos ne piedestal për krejt vuajtjet dhe përdhosjet e saj ne histori te njerëzimit te cilat pafytyrësisht dhe krejt djallëzisht ja kemi shkaktu ne meshkujt, gjinia inferiore ne toke. /KultPlus.com
Nora Visoka-Weller nga Kosova është ligjëruese në akademinë prestigjioze për Studime të Sigurisë Shtetërore në Romë të Italisë. Në rrjetin e saj social ajo ka treguar hulumtimin mbi Trashëgiminë Atrocitare, që ka të bëjë me gjëra evidente dhe artefakte me rëndësi.
Postimi i plotë i saj:
Si rezultat i hulumtimit tim vitin që shkoi, mbi Trashëgiminë Atrocitare, diçka që s’po mundem me lëshu nga mendja janë posedimet e te vrarëve, që janë gjetur se bashku me të mbeturat trupore. Flitet për teshat e tyre që tregojnë pa asnjë fjalë krejt historine, sepse kanë shenja të plumbit, gjakut dhe tokës. Per më shumë ka gjëra tjera që jane evidencë dhe artefakte me rëndësi, fletore të vajzave të mitura, letërnjoftime, gjëra tjera personale, etj. Këto posedime dhe tashmë artefakte, kanë qëndruar për më shumë se 20 vite në qese të plastikës, me ngjyrë të kalter, në një shator! Përgjatë studimit nuk kam mundur t’a përfshij këtë qështje sepse ka marr shumë kohë të miratohet nga Universiteti propozimi im që të aplikohet teoria e: “Extended Personhood” duke e marr parasysh se këtu flitet për gjakun dhe te mbeturat trupore të të vrarëve! Tash e kam dritën e gjelbër dhe mezi po pres me i bashku forcat me kolegët në KS që më kanë ndihmuar me këtë qështje! /KultPlus.com
Migrimi më i madh i insekteve në botë, ndodh në pyjet e Meksikës ku me miliona flutura emigrojnë aty nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, shkruan KultPlus.
Këto flutura pushtojnë anë e mbanë pyjet dhe qëndrojnë në pemët dhe bimësitë e ndryshme pasi që udhëtojnë mijëra milje gjatë migrimit të tyre nga shtete të ndryshme.
Më poshtë mund të shihni një video nga Great Big Story, ku shihen miliona flutura te kapura në pemë. / KultPlus.com
Whitney Houston ishte këngëtare dhe aktore amerikane, katër albumet e para të së cilës, grumbulluan një shifër totale të kopjeve të shitura deri në 86 milionë.
Kush ishte Whitney Houston? E lindur më 9 gusht 1963, në Newark, New Jersey, Whitney Houston publikoi albumin e saj debutues në moshën 22 vjeçare dhe arriti vendin e parë në listat muzikore me plot 3 këngë. Në vitin 1987 ajo publikoi dhe 4 këngë të tjera të cilat arritën vendin e parë dhe po këtë vit fitoi Grammy-in e saj të parë. Albumet e mëvonshëm dhe super të suksesshëm ishin: “I am your Baby Tonight” (1990), “My Love is Your Love” (1998). Martesa me këngëtarin Bobby Brown në vitin 1992 dhe më pas përdorimi i drogës, e çuan karrierën e saj në pikiatë. Ajo në 2009 me këngën “I Look To You” dhe gjithashtu luajti në filmin Sparkle. Houston vdiq në një hotel më 11 shkurt 2012.
Albumet e Huston:
Albumi: ‘Saving all My Love for You’ Në vitin 1985, Whitney Houston publikoi albumin e saj të parë. Houston arriti pothuajse menjëherë majat e pop-it. Gjatë vitit 1986, këngët “Saving All My Love for You” dhe “How Do I Know” ndihmuan albumin të qëndronte në krye të listave muzikore për 14 javë. Houston fitoi çmimin Grammy në vitin 1986 për “Saving all My Love for You”.
Albumi: ‘I Wanna Dance with Somebody’ Houston e ndoqi suksesin e madh të albumit të saj të parë me një album të dytë në vitin 1987. Edhe ky album arriti majat e renditjeve botërore dhe Whitney fitoi çmimin Grammy për këngën “I Wanna Dance with Somebody”. Një tur i suksesshëm botëror pasoi suksesin e këtoj albumi.
Deri në vitin 1992, Whitney Houston ishte në krye të botës, por jeta e saj u bë shumë e komplikuar. Atë vit ajo u martua me këngëtarin e muzikës R&B, Bobby Brown, pas një marrëdhënie 3-vjecare. Në fillim, martesa ishte e shkëlqyer, por marrëdhënia u kthye të ishte e padurueshme me Huston që më pas tha se i shoqi e dhunonte.
Albumi: ‘I Will Always Love You’ Përkundër gjithë këtyre problemeve në jetën personale, Houston vazhdoi të përparojë në karrierën e saj, duke kaluar me sukses në botën e kinemasë në vitin 1992 duke interpretuar së bashku me Kevin Costner në filmin The Bodyguard. Për çdo film ajo gjithashtu publikonte hite muzikor. Kënga “I Will Always Love You”, pjesë edhe e filmit rezultoi të ishte kënga e saj më e bukur dhe më e suksesshme. Kënga i dha mundësinë Huston që të merrte 3 çmime Grammy për këngën më të mirë të vitit dhe albumin më të mirë.
Albumi: ‘It’s Not Right But It’s Okay’ Houston fitoi një tjetër Grammy për të këngën “It’s Not Right But It’s Okay”. Megjithatë albumi nuk pati të njëjtin sukses me këngën. Gjithsesi, Huston nuk mund të mjaftohej me pak sukses dhe në bashkëpunimin me Mariah Carey në këngën “When You Believe” për filmin “The Prince of Egypt”, ajo fitoi Oscar për kolonën më të mirë zanore.
Albumet e mëvonshme ishin “Just Whitney” dhe “I look to you” (albumi i fundit në 2009) të cilat nuk patën suksesin e mëparshëm, por publiku i priti mirë. Këto albume ishin punë artistike të cilat u bënë mes problemeve të jetës private të Huston, një martese thuajse të prishur dhe problemeve financiare.
Vdekja e hershme: Në fillim të vitit 2012, Houston u përfol se po përjetonte probleme financiare, por ajo i mohoi këto thashetheme. Ajo, në fakt, dukej se ishte e gatshme për ringritje në karrierë. Houston punoi në një film të ri muzikor “Sparkle” me Jordin Sparks. Ajo u përfol se do të ishte gjithashtu pjesë e jurisë së X Factor, por për fat të keq, Houston nuk jetoi aq gjatë sa për të shijuar arritjet e fundit në karrierë.
Whitney Houston vdiq në moshën 48 vjeç më 11 shkurt 2012, në Los Angeles në një hotel ku një festë për çmimet Grammy u organizua nga Clive Davis. Raporti i publikuar nga zyra e gjykatës së Los Anxhelos më 22 mars 2012, shkruante se shkaku zyrtar i vdekjes së saj ishte mbytja aksidentale.Sëmundjet e zemrës dhe kokaina mendohet qe kanë qenë shkaqet reale të vdekjes. Me largimin në botën tjetër të Huston, bota e muzikës humbi një prej legjendave të veta. /konica.al/ KultPlus.com
Deri në vitin 1878 në Ulqin jetonin 100 familje me ngjyrë, kurse sheshi i Qytetit të Vjetër, ku, sipas legjendës, ishte i zënë rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u bë Sheshi i skllevërve. Zahra, një vajzë me ngjyrë me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtrisë turke. Më vonë të ardhurit me ngjyrë gëzonin më shumë liri në Ulqin, dy prej tyre, për shembull, ishin edhe kapitenë të anijeve
Nga Anisa DEMIRAJ
Nëse Ulqinin e njihni vetëm për pjesën e bukurisë dhe të luftërave të zhvilluara për të, e keni shumë gabim. Ulqini është edhe një nga qytetet unik në Ballkan që si popullsi vendase ka edhe njerëzit me ngjyrë. Ja cilat janë dëshmitë që na vijnë. Paula Royster ka si specialitet të saj të ngushtë gjenealogjinë afro-amerikane dhe këtë herë ka folur për afro-malazezët e Ulqinit.
Ulqini është vend me një traditë të gjatë dhe të pasur detare dhe tregtare. Detaria e këtij qyteti ngritjen e vet më të madhe e arriti në shekullin XVII, XVIII dhe gjatë shekullit XIX. Në kohën e sundimit turk (1571-1880) Ulqini, me flotën e vet tregtare, ishte shtylla kryesore e Perandorisë Otomane në Adriatik. Anijet e Ulqinit, sipas nevojës, i shërbenin Portës edhe për qëllime lufte, sidomos kundër rivalit të madh, Venedikut. Kusaria e Ulqinit përmendet që në shekullin XIV, por pas vendosjes së 400 piratëve arabë nga Malta, Tunizia dhe Algjeria në Ulqin, pas luftës kandike (1669), Ulqini, në shekullin XVII e XVIII, u shndërrua në çerdhe të rrezikshme të kusarëve.
Në kohën e kusarisë, piratët e Ulqinit merreshin edhe me tregti me skllevër me ngjyrë. Tripolisi (Tarabulusi) ishte liman kryesor eksportues, në të cilin bliheshin skllevërit nga viset e ndryshme të Afrikës Veriore, ndër të cilët kishte edhe mjaft fëmijë të moshës 2 3 vjeçare. Kusarët dhe tregtarët i shitnin skllevërit ose i linin që të punonin në pasuritë ose në anijet e tyre. Deri në vitin 1878 në Ulqin jetonin 100 familje me ngjyrë, kurse sheshi i Qytetit të Vjetër, ku, sipas legjendës, ishte i zënë rob edhe shkrimtari i njohur, Servantesi, u bë Sheshi i skllevërve. Por, kishte edhe njerëz me ngjyrë që vinin si të lirë në Ulqin. Zahra, një vajzë me ngjyrë me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun Haxhi Halil Ficin, major i ushtrisë turke. Më vonë të ardhurit me ngjyrë gëzonin më shumë liri në Ulqin, dy prej tyre, për shembull, ishin edhe kapitenë të anijeve. Në bjeshkën e Pinjeshit është edhe fusha që e mban emrin Fusha e Arapëve. Aty mblidheshin njerëzit me ngjyrë dhe luanin lojëra të tyre rituale. Lidhur me këto lojëra është krijuar edhe loja “Sharaveli”, si kombinim i melosit dhe ritmit vendës të Ulqinit dhe melosit e ritmit afrikan, që luhet edhe sot në një formë të modifikuar.
Në atë kohë ekzistonte edhe kafeneja “Trumo” që quhej edhe kafeneja e Arapëve, sepse pronarë dhe shërbyes ishin vetëm ata. Ulqini është sot i vetmi qytet në Adriatik në të cilin jetojnë prej disa gjeneratash edhe banorë me ngjyrë. Çdo sulm të kryer me sukses në ndonjë anije, kusarët e kremtonin pas kthimit me festë të bujshme në gjirin e Plazhit të Vogël. Në kazanë të mëdhenj zihej hallva. Prijësi i njohur i kusarëve të Ulqinit, Likë Ceni, në një e rast fundosi anijen në të cilën gjendeshin haxhinjtë në udhëtim për në Mekë. Sulltani, për këtë akt, e ndiqte dhe ia premtoi një shumë të madhe të hollash atij që do ta zinte ose do ta vriste, në atë kohë u paraqit në det kusari tjetër i quajtur Lambro (Aralampia) i lindur në Greqi, Lambro u bë i tmerrshëm për shumë detarë e tregtarë, kështu që Sulltani i premtoi një shpërblim edhe më të majmë atij që do ta vriste. Meqenëse nuk u gjet askush që do ta bënte këtë, Sulltani i çoi fjalë Likë Cenit se do t’ia falte të gjitha në qoftë se do ta vriste ose do ta zinte Lambron. Likë Ceni e priti me kënaqësi ofertën dhe u obligua se ose do ta “vriste Lambron ose do të vritej vetë”. Pas një kohe u bë dyluftimi në të cilin Lambroja u vra. Për këtë shërbim që i bëri, Sulltani ia dha Likë Cenit titullin e kapitenit dhe pastaj edhe familja e Likës e mori këtë mbiemër.
Me Paqen e Pozharevcit në vitin 1718, shqyrtohet çështja e kështjellës së Ulqinit, kusarëve të Ulqinit dhe anijeve të tyre. Ndër të tjera, parashihet edhe t’u ndalohet ulqinakëve marrja me kusari dhe ndërtimi i anijeve për këto qëllime. Ulqinakëve u ndalohet rreptësishtë çdo lundrim kusarie apo çfarëdo dëmi, pengese a sulmi ndaj anijeve tregtare dhe lundrimit të lirë. Parashihet gjithashtu që t’u merreshin galeotat dhe mos t’u lejohet ndërtimi i të tjerave, që t’i kthejnë apo kompensojnë dëmet, t’i lirojnë robërit. Mirëpo, kusarët e Ulqinit nuk i respektuan këto marrëveshje dhe vazhduan aktivitetin e tyre. Kështu që Porta, në të cilën më parë mbështeteshin ulqinakët që, siç thuhet, në kohën e paqes merreshin me tregti djallëzore, kurse gjatë luftës ishin shtyllë e fortë e Perandorisë Osmane dhe i bënin dëme Venedikut, u desh të ndërmerrte masa më të rrepta ndaj tyre.
Megjithatë, në gjysmën e parë të shekullit XVIII, pra edhe pas vitit 1718 deri në vitin 1755, janë shënuar shumë sulme të kusarëve ulqinakë ndaj perastasve në det dhe në breg. Gjatë kësaj periudhe përmendet edhe kusari i njohur ulqinak Ali-Korza me tartanën e vet. Ai mbahej, siç thuhet, se lundronte me anije tregtare, në mënyrë që të mund t’i realizonte më lehtë sulmet në anije të ndryshme. As pas Paqes së Beogradit (1739), me të cilën arrihet marrëveshja për ndalimin e kusarisë së ulqinakëve, nuk arrihet shuarja e këtij aktiviteti. Në këtë periudhë bëhet fjalë për përleshjet e detarëve ulqinakë me ata perastas, me pasoja negative tregtare ekonomike. Mes Ulqinit dhe Venedikut ekzistonte një marrëveshje me të cilën Ulqini detyrohej të mbronte anijet venedikase në limanet që ishin të varura prej tij. Mirëpo, në vitin 1748 pirati Haxhi Mustafa Ulqinaku e pat shkelur këtë marrëveshje duke rrëmbyer në Bunë një anije të Venedikut dhe marrë skllav kapitenin e saj me dy shokë të tjerë, që u çuan në Valdanos në tartanën korsare. Thuhet se në Valdanos shkoi kapidan Lika Ceni me nënën e tij, për të kërkuar mirësinë për lirimin e tyre, por më kot. Ndaj këtij veprimi reaguan agallarët e Ulqinit duke e akuzuar Haxhi Mustafën që nuk e ka respektuar Bunën si skele të sigurt(…).
Nga kjo periudhë përmenden edhe angazhimet e Turqisë në shpartallimin e kusarisë së Ulqinit. Në këtë drejtim përmendet edhe angazhimi i Sulejman-Pashës fuqiplotë, armikut të përbetuar të ulqinakëve, i cili urdhëroi që të digjen anijet ulqinake që gjendeshin të ankoruara në Gjirin e Valdanosit. Një sulm i tillë me tradhti ndaj anijeve ulqinake në Valdanos i ngarkohet vezirit të Shkodrës Mehmed Bushatlisë në vitin 1760. Ka mendime që mbështeten edhe në ndonjë gojëdhënë sipas të cilës kusarët ulqinakë të befasuar nga ky sulm i papritur vetë i dogjën disa anije me thesar që mos t’i bien në dorë armikut.
Megjithatë, kusaria e ulqinakëve vazhdon me befasi të kohë pas kohshme. Kështu Faik Konica, duke bërë fjalë për kusarin shqiptar Arnaut Memi i cili pat zënë rob Servantesin, shton se “Në fillim të prillit të vitit 1770 anijet kusare shqiptare të Ulqinit e munden flotën ruse të Aleksis Orlovit në Navarinë”. Kah fundi i shekullit XVIII kusaria në Adriatik fillon të shuhet, por ende ka pasur aty-këtu lëvizje të kusarëve ulqinakë. Megjithatë, gjatë tërë kësaj periudhe, madje edhe gjatë gjysmës së parë të shekullit XVIII, kur kusaria ishte më e fuqishme, anijet ulqinake lundronin rregullisht si anije tregtare duke transportuar mallra të ndryshme dhe duke u paraqitur në mënyrë legale organeve të limaneve të caktuara.
Në fillim të shekullit XlX përmendet edhe trabakula Mezzo Vento e ulqinakut Mustafë Reis Hotit, i cili në lundrim prej Ulqini në Triestë, duke transportuar lesh, vaj, lëkurë, pëson avari, gjë që u pat regjistruar edhe në arkivat e Dubrovnikut. Ky dhe raste të ngjashme të regjistruara dëshmojnë se ulqinakët kryesisht kishin kaluar me anijet e tyre në aktivitetin e rregullt tregtar.
Kusaria e Ulqinit thuajse fillon të zhduket plotësisht pas vitit 1821, kur nis të qarkullojë në Adriatik flota luftarake e Austro-Hungarisë. Prej kësaj kohe bëhen edhe përpjekje për pengimin e tregtisë me skllevër, që kishte marrë hov krahas lulëzimit të detarisë dhe kusarisë së Ulqinit gjatë dy shekujve paraprakë. Ata kanë lënë gjurmë në kohë jo vetëm si skllevër në familjet e njohura detare ulqinake, por edhe si njerëz të lirë, detarë, peshkatarë, kapedanë e pronarë të anijeve.
Deri kah viti 1880, mendohet se në Ulqin ka pasur afro 100 familje zezake, numri i të cilave u pakësua në vazhdim, sidomos prej vitit 1880, me rastin e shpërnguljes së shumë familjeve detare ulqinake të cilat me vete morën edhe shumë zezakë apo harapët e tyre, siç u thonë ulqinakët. Pak para Kongresit të Berlinit, përkatësisht në vitin 1877, në Ulqin u internua si “shqiptar” piktori i njohur shqiptar, shkodrani Kolë Idromeno, I cili qëndroi një vit dhe kohë pas kohe në këtë trevë, sidomos në Kishën e Salçit, punoi disa afreska për muret e saj, gjurmët e të cilave dallohen edhe sot. Nga veprimtaria e tij artistike ka mbetur një pikturë, në teknikën pëlhurë në vaj, me motive nga Ulqini, me titull “Shkrepi i Ulqinit” nga viti 1897, i identifikueshëm me të quajturën “Punta e Nuredinit”, rrëzë një bedeni në veriperëndim të gadishullit. Pak pas tij, përkatësisht nga viti 1910 njihen disa piktura me motive nga kjo trevë të realizuara nga piktori Pero Poçek.
Sa i takon zhvillimit urban apo arkitektonik të Ulqinit gjatë kësaj periudhe të sundimit të Turqisë, vlen të përmendet Kisha e Shën Nikollës në Malin e Bardhë (e ndërtuar më 1869), si kishë ortodokse afër së cilës, në vitin 1875, përfundoi së ndërtuari edhe kisha katolike e Shën Zefit, që konsiderohet si godina e fundit, me karakter të shenjtë-katolik, që u ndërtua në këtë trevë gjatë sundimit otoman. Pas Kongresit të Berlinit, kur Ulqini iu aneksua Malit të Zi, e më konkretisht në vitin 1890, u ndërtua Kisha e Shën Nikollës nën Meteriz, në themelet e xhamisë nga koha e Turqisë.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka miratuar listën me gjashtë ministrat e kësaj partie, që pritet të jenë pjesë e qeverisë Kurti, shkruan KultPlus.
Vlora Dumoshi, e cila më parë ka qenë në postin e Drejtoreshës në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, është propozuar si Ministre e Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Dumoshi në disa zgjedhje në Kosovë ka dalë si një ndër gratë
më të votuara.
Dumoshi ka lindur në vitin 1966 ndërsa ka punuar edhe si Profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Pjesë e rëndësishme e fushatave të saj brenda LDK-së kanë qenë gratë, ndërsa jo rrallë herë ajo ka folur për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë e vajzat në Kosovë. Barazia gjinore ka qenë një ndër pikat e forta të fjalimeve të Dumoshit nëpër vite.
Dumoshi karrierën e ka nisur si gazetare e Revistës Studentore ‘Bota e Re’, e vazhdoi me angazhmin si staf civil në Forcat Paqeruajtëse Amerikane për Kosovë e Bosnje ndërsa ishte pjesë edhe e disa organizatave për zhvillimin e sistemit edukativo-arsimor.
Vlora Dumoshi ka lindur në Prishtinë, ndërsa në disa intervista të saja në të kaluarën ka treguar se LDK kultivon vlera evropiane edhe në fushën e barazisë gjinore.
Pritet të shihet se si do të ecin tutje zhvillimet politike në Kosovë, me Vlora Dumoshin në krye të sektorit kulturor në vend. Shpesh ajo ka folur në paraqitjet e saj mediatike edhe për fëmijët e saj, Rronin e Rrapin – duke i konsideruar ata si dashurinë e saj absolute në jetë. / KultPlus.com
Muaji shkurt veç sa ka nisur, dhe planifikimi se cilët libra duhet lexuar duhet bërë sa më herët.
29 ditët e shkurtit 2020 janë tanimë para nesh për të lexuar
letërsi dhe për të humbur në skenare e në pamje të ndryshme larg realitetit tonë.
KultPlus, sikur çdo muaj, ju propozon disa libra të natyrave të ndryshme me të cilët mund të nisni të bëni edhe më të bukura ditët tuaja të shkurtit.
Ismail Kadare – Krushqit janë të ngrirë
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare, gjë që shpjegon botimin e saj tepër të vonë, më 1986, në përmbledhjen e tregimeve “Koha e shkrimeve”. Vepra nuk u botua asnjëherë si libër më vete. Përkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës.
Herman Hese – Siddharta
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur,
frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe
mendimtarësh. Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga
Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me
ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme
me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi
perën-dimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një
njeriu për kuptimin. Eshtë historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani
brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të
përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë. Gjatë udhëtimit të tij, Siddharta
ndeshet me asketë, murgj budistë, tregtarë të suksesshëm, një kurtizane të
quajtur Kamala dhe një varkëtar të thjeshtë që ka zbuluar të vërtetën e jetës.
Takimi me këta njerëz dhe përjetimi i fazave kryesore të jetës – dashuria,
puna, miqësia dhe atësia – e bëjnë Siddhartën të zbulojë se dija e vërtetë
drejtohet së brendshmi.
Irvin David Yalom – Kur
qau Niçja
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale, që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themelues i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pazoti për të gjetur një kurë për dhimbjen e kokës dhe sëmundje të tjera që e mundojnë. Kur Brojeri vendos ta trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk e bën të ditur se edhe ai vetë gjen ngushëllim në seancat e tyre. Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë ta ndihmojë pacientin e tij.
Toni Morrison – Zoti e
ndihmoftë fëmijën
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë
fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët
tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme,
përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri,
janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të rrituri.
Ditari i Ana Frankut
Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.
Salman Rushdie –
Joseph Anton
Më 14 shkurt të vitit 1989, ditën e Shën Valentinit, Salman
Rushdie-s i telefonoi një gazetar i BBC-së, i cili i tha se Ajatollah Khomeini
e kishte “dënuar me vdekje”. Ishte hera e parë që ai dëgjonte fjalën fatwa.
Cili qe krimi i tij? Shkrimi i romanit me titull Vargjet satanike, i cili,
sipas akuzës, ishte “kundër islamit, Profetit dhe Kuranit”.
Dhe kështu nisi odiseja e jashtëzakonshme e një shkrimtari
që detyrohet të jetojë në ilegalitet duke u zhvendosur nga një bazë në tjetrën,
nën praninë e vazhdueshme të një skuadre të armatosur mbrojtëse. I kërkuan të
zgjidhte një emër të rremë, me të cilin ta thërrisnin policët. Ai filloi të
mendonte për shkrimtarët që donte më shumë dhe të krijonte kombinime me emrat e
tyre. Papritur, në mendje i përshkënditën emrat Conrad-it dhe Çehov-it – Joseph
Anton.
Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën
kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të
punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë
mendimeve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë?
Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie flet për herë të parë për
këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndësishme të
kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai flet për
realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me
policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij,
për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive,
shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë
dhe se si e rifitoi lirinë.
Kafeja Geisha, rritet në rajonin verior të Panamasë, Boquete dhe konsiderohet më e shtrenjta në botë.
Në 2019, kafeja theu të gjitha rekordet duke u shitur për 1029 dollarë për gjysmë kilogrami në një ankand. Ndërkohë që cdo vit, ajo tërheq gjithnjë e më shumë blerës të pasionuar pas kafesë, nga çdo cep i botës, madje deri nga Koreja e Jugut.
Në një copë toke që ndodhet 1800 metra mbi nivelin e detit, rriten kokrrat e kafesë që iu shitën një shtëpie japoneze për shumën rekord vitin e kaluar, në një ankand virtual që prodhuesit e kafesë organizojnë cdo vit. Sipas organizatorëve, një sasi e tillë parash nuk ishte ofruar asnjëherë më parë.
Sipas prodhuesve të kafesë Geisha është një varietet shumë ekzotik që dallon shumë nga varietetet e tjera që rriten në botë.
Madje, organet e specializuara në vlerësimin e kafesë, e shpalli geishën kafenë më të mirë në botë në 2019 duke e renditur atë para varieteteve të ardhura nga Kenia, Kolumbia dhe Kosta rika. Në vitet e fundit, eksporti i kafesë nga Panamaja ka zënë një volum prej 212 milionë dollarësh ose 0.4 për qind të produktit të brendshëm bruto. Edhe pse vendi është një eksportues i vogël i kafesë, krahasuar me brazilin apo kolumbinë, ai ka mundur të depërtojë në tregjet luksoze të Japonisë, kinës, tajvanit, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Bota e kafesë po evoluon – thonë ekspertët. 50 vite më parë, kafeja konsiderohej dicka e rëndomtë dhe njerëzit nuk i kushtonin shumë vëmendje karakteristikave dhe shijes. Por 20-25 vitet e fundit, ka një mënyrë të re se si shihet kafeja dhe tani ajo ka filluar madje të konsiderohet edhe si një produkt luksoz. /KultPlus.com
Kur ishte e vogël, i shpuan veshët për, i thanë, të mbajtur vëthë. Ajo u rrit, u martua, bëri fëmijë. Por vëthë nuk mbante. Një mbrëmje djali i madh i tha: “Nënë, tani më duhet të iki, por një ditë – ke për ta parë – do të të sjell një palë vëthë argjendi, të gjatë sa të të prekin supet.” Nëna i dha një buzagaz të largët. “Të kthehesh ti shëndoshë, o bir”, i tha.
Vitet shkonin. Djali u martua. Bëri fëmijë. Vëthët nuk po ia sillte. Nëna po plakej, po kërrusej. Veshët po i preknin supet. Gjithnjë thosh me vete t’i dërgonte masën, që vëthët të mos ishin më aq të gjatë. Pastaj, një ditë, vrimat e veshëve iu hapën befas gjer në fund. Atëherë e kuptoi që i biri kishte vdekur.
“Ajo çka po i bëjmë
mjedisit dhe pyjeve është një pasqyrë që tregon se çfarë po i bëjmë njëri-tjetrit”
nga Mahatma Ghand.
Por fatkeqësisht njeriu ende vazhdon ta ndot atë. Duke keqpërdorur
natyrën e pasur me pyje, gjelbërim, po bëjnë të mundur lirimin e gazrave të dëmshëm
për mjedisin. Ky lirim i pakontrollueshëm i gazrave po zhvillon procesin e
ngrohjes graduale të tokës të cilin mund ta përkufizojmë me termin ngrohjes
globale.
Si
fillim shkaktarët që po e bëjnë këtë dukuri të ndodh janë të shumë por fajtori
kryesor është faktori njeri. Sipas botapress.info njeriu me pangopshmërinë për
të konsumuar sa më shumë gjëra materiale shkakton ngrohjen globale. Pastaj si
shkaktar tjetër kemi dioksidin e karbonit ku sipas PNNK-se dioksidi i karbonit është
rritur 35% më shumë sesa në vitin 1750. Po ashtu shkaktarë mund t’i konsiderojmë
edhe veturat, termocentralet, djegiet e mbeturinave të ndryshme ku me lirimin e
gazrave të dëmshme për mjedis po krijojnë një shtresë si batanije e cila po mbështjell
tokën dhe ndryshe është e njohur si efekti sere.
Kurse
pasojat që po shkaktojmë me moskujdesin tone janë të shumta. Sipas
greencivil.mk janë 3 milion tonelata akull të humbura dhe 3 metra marramendëse
të rritjes së nivelit të ujit. Tutje kemi edhe vaticannews e cila paraqet si pasoja:
thatësinë, terrenet dhe bimët e privuara nga uji të cilat mund të marrin flakë
shumë lehtë. Kjo na bën të kuptojmë se jemi në rrezik për humbjen e mijëra hektarëve
tokë dhe asgjësimin e racave të ndryshme të kafshëve. Nëse bëhet djegia e shumë
hektarëve tokë aty mund të përfshihen edhe pyjet të cilat filtrojnë ajrin. Kjo bën
edhe ndotjen e tij dhe vë në rrezik jetën e mijëra njerëzve. Dhe si pasojë jo më
pak e rëndësishme sipas tvklan.al është se faktorët klimatik ndikojnë në rritjen
dhe përhapjen e baktereve, gjë që shkakton sëmundjet infektive dhe epidemitë e
shumta.
Pra si përfundim ngrohja globale është një problem shoqëror të cilin mund ta zgjidhim me vetëdijesimin e popullatës duke marr iniciativa të shumta sepse siç thotë Mahatma Ghand “Bëhu ti ai transformim që pret bota”.
Kjo ese ishte në mesin e dhjetë eseve në kuadër të punëtorisë “Pen For Culture” organizuar nga OJQ “ProPlus” dhe mbështetur nga Amasada Amerikane në Kosovë. /KultPlus.com
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka miratuar listën me gjashtë ministrat e kësaj partie, që pritet të jenë pjesë e qeverisë Kurti, shkruan KultPlus.
Vlora Dumoshi, e cila më parë ka qenë në postin e Drejtoreshës në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, është propozuar si Ministre e Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërsa në ministritë tjera, të propozuarit janë si në vijim: Avdullah Hoti – Zv.kryeministër i parë
Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Hikmete Bajrami – Ministre e Arsimit
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë. / KultPlus.com
Nazmi Belica është një këngëtar nga Struga, veprimtaria e të cilit zë vend në vitet e 90-ta, shkruan KultPlus.
Belica identifikohet kryesisht me muzikë të lehtë argëtuese, me tekstet që dashurisë i flasin me një pasion të pashoq.
Disa prej këngëve të tij më të njohura janë ”Një mbrëmje vere”, ”Natë e gjorë”, ”Liqenit”, Anës lumenjëve” etj.
Sot, KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të famshme të Nazmi Belicës, ”Si të dashuroj”, këngë kjo që i këndon një dashurije të humbur.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Unë mendova për ty, se në këtë botë je e vetmja ti, që të ëndërroj ditët më të mira, t’i dhurova ty nuk besova, që tjetri i sheh ato sy nuk besova, që tjetri i sheh ato sy
ref. O si të dashuroj kur ti mua më harrove kur ti tjetër përqafove për ty mendoj, për ty mendoj për ty mendoj, si të dashuroj
O si të dashuroj kur ti mua më harrove kur ti tjetër përqafove për ty mendoj, për ty mendoj për ty mendoj, si të dashuroj
Zemra ende vajton shpirti ende ëndërron flokët e tua të bardha sytë e tua të bukura flokët e tua të bardha sytë e tua të bukura
ref. O si të dashuroj kur ti mua më harrove kur ti tjetër përqafove për ty mendoj, për ty mendoj për ty mendoj, si të dashuroj
O si të dashuroj kur ti mua më harrove kur ti tjetër përqafove për ty mendoj, për ty mendoj për ty mendoj, si të dashuroj. / KultPlus.com
Ai nuk pikturoi vetëm lule, por ata mbetën për të më të preferuarat dhe për kritikën më përfaqësueset. Bukuri e luleve të Henri Fantin-Latour është një bukuri që tejkalon perceptimin klasik të së bukurës, asaj të sipërfaqshme. Ai bëri pranverë në çdo stinë e të jetës së tij artistike.
Ribëri natyrën duke e sjellë përmes luleve si përmes formës më delikate dhe më shprehëse. Besoi në këtë tharm se do të krijonte një botë idilike, të cilën ai kishte po kaq nevojë të përjetësonte nga shpirti i tij, sa ç’ta përjetojmë ne nëpërmjet asaj ëndje që e ribën atë forcë shpirtërore, e ringre atë gjendje në lartësinë prej eteri të perceptimit estetik.
Ai nuk ka qasje të imitojë natyrën, por të rikonceptojë atë sipas ndjimit të shpirtit, ta ribëjë botën e luleve nëpërmjet mënyrës se si sytë dhe zemra e tij e sheh dhe e ndjen botën e tyre delikate dhe mahnitëse. Sfondi që ai zgjedh, objektet shoqëruese shpesh, vendvendosja në vazo, etj., nuk janë gjetje të rastësishme, të atyshme e kalimtare, ato janë e harmonishmja e këtij këtij muzikaliteti, e gjalla e kësaj loje me ribërjen e natyrës, e zhvendosjes së e saj kudo ku njeriu ndodhet, si me qëllimsi të nevojës që ne kemi për të jetuar kudo me natyrën, me lulet si shembullin më tipik dhe përfaqësimin më të dinjitetshëm të shpërthimit së dehjes që stina, natyra kredhin.
Henri Fantin-Latour ishte një piktor francez i njohur më së miri për interpretimet e tij delikate dhe të një tejpërshkueshmërie ndjesore të së bukurës së luleve, vëzhgimit shpirtërorë të asaj delikatese që pjesëmerr në jetën tonë. Megjithëse i lidhur me Impressionistët dhe Édouard Manet në veçanti, Fantin-Latour mbeti një piktor tradicional akademik gjatë gjithë karrierës së tij. Lindur më 14 Janar 1836 në Grenoble, Francë, ai vazhdoi të studiojë në École des Beaux-Arts dhe të kopjojë piktura të mjeshtrave të Vjetër në Luvër. Punimet e Fantin-Latour janë në koleksionet e Institutit të Artit të Chicikagos, Muzeut të Hermitation në Shën Petersburg, Muzeut Metropolitik të Artit në New York, Musée d’Orsay në Paris, Rijksmuseum në Amsterdam dhe Galerisë Tate në Londër, ndër të tjera. Ai vdiq në 25 gusht 1904 në Buré, Francë.
Si i ri, Henri Fantin-Latour mori mësime për vizatim nga babai i tij, i cili ishte një artist. Ai tërhoqi vëmendjen në Angli, ku jetësimet artistike, vazhdueshme u shitën aq mirë sa ato ishin “praktikisht të panjohura në Francë gjatë jetës së tij”. Përveç pikturave të tij realiste, Fantin-Latour krijoi litografi imagjinative të frymëzuar nga muzika e disa prej kompozitorëve të mëdhenj klasikë. Në vitin 1875, Henri Fantin-Latour u martua me piktoren, Victoria Dubourg, me të cilën ai kaloi verën duke shijuar pasuritë e vendit dhe në praninë e të familjes së gruas së tij në Buré, Orne në Normandinë e Poshtme, ku vdiq në 25 gusht 1904. Prehet në Varrezat Montparnasse, Paris, Francë Marcel Proust përmend punën e Fantin-Latour në “Kërkimi të kohës së humbur”, si vijon: “Shumë duar të grave të reja do të ishin të paafta për të bërë atë që unë shoh atje,” tha Princi, duke treguar ngjyrosjet e papërfunduara të Mme de Villeparisis. Dhe ai e pyeti nëse ajo kishte parë pikturën me lule nga Fantin-Latour e cila ishte ekspozuar së fundmi. Ekspozita e tij e parë kryesore e galerisë në Mbretërinë e Bashkuar u zhvillua në Muzeun Boëes në Prill 2011. Musée du Luksemburg prezantoi një ekspozitë retrospektive të veprës së tij në 2016-7 me titull “À fleur de peau”.
Megjithatë lulet e Henri Fantin-Latour mbeten një prej simfonive më të bukura dhe më dehëse të tablosë. Përmes sajë ne nuk njohim vetëm botën e magjishme të luleve, por edhe shpirtin e piktorit, atë brendi të ndezur ndijimesh kaq delikate, sa ç’mund t’i shërbejë në shndërrimin e luleve në monument. / KultPlus.com
Gjatë historisë së emetimit të monedhave e kartëmonedhave si mjete pagese, në sipërfaqen e tyre janë vendosur figura emblematike përfaqësuese të një shteti apo kombi. Të tilla janë edhe monumentet apo urat, kështjellat, kalatë apo sitet arkeologjike, të cilat nga njëra anë synojnë ta bëjnë atë sa më familjare për vendasit, ndërsa nga ana tjetër shërbejnë për të promovuar vendin dhe vlerat e tij tek përdoruesit e huaj.
Pikërisht këtyre monumenteve historiko-kulturore që e kanë shënjuar në mënyrë të përhershme peizazhin e qyteteve tona, duke u bërë pjesë integrale e tyre, u është dhënë vendi i merituar edhe në kartëmonedhat dhe monedhat tona kombëtare. Kalendari 2020 sjell një ndërthurje të tyre, duke ftuar në një rrugëtim përmes Shqipërisë, për të vizituar së bashku qytetet e pasqyruara në monedhat dhe kartëmonedhat Lek.
Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, faqja e kalendarit të Bankës së Shqipërisë dedikuar muajit shkurt paraqet varrin monumental të Kapllan Pashës, e pasqyruar në monedhën përkujtimore, pa kurs ligjor, 10 Lekë, emetuar në vitin 2005.
Tyrbja e Kapllan Pashës është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, supozohet në vitet 1820-1830, dhe bën pjesë në kompleksin e varreve monumentale të xhamisë së parë të Tiranës, e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore./atsh/ KultPlus.com
Sot është një ngjarje shumë e veçantë – data e sotme është palindrome, që do të thotë se lexohet njëjtë si përpara ashtu edhe prapa.
Është 2 shkurti i vitit 2020, apo 02/02/2020, si në formatin DD/MM/VVVV, ashtu edhe në formatin tjetër MM/DD/VVVV. Ndërsa, në orën 2 të mëngjesin madje ka qenë 02:02:20 më 02/02/2020, raporton CNN.
Kjo është hera e vetme kur një datë e këtillë ndodh në këtë shekull.
Data e fundit palindrome para kësaj ka qenë para 909 vjetësh më 11/11/1111. E radhës do të vijë pas 101 vjetësh, më 12/12/2121 dhe pas kësaj nuk do të ketë më deri më datën 03/03/3030, transmeton Koha.net.
Departamenti i Matematikës në Shkollën Solihull shkroi në Twitter: “Sot është një Ditë Palindrome në të gjitha formatet e datës (Britani, SHBA, ISO). Është po ashtu edhe dita palindrome e vitit (33) e po ashtu ka edhe numër palindrome të ditëve të mbetura në këtë vit (333). Një ditë mjaftë e veçantë”.
Kjo datë është lënë për t’u shfrytëzuar nga shumë çifte të reja që dëshirojnë që kjo ditë të mbahet mend për simbolikën e datës palindrome.
Edhe data 11 nëntor, 2011, zgjoi kureshtje të madhe nëpër botë. Kur ora shënoi 11:11:11 më 11/11/11. Ishte e vetmja datë palindrome dyshifrore dhe s’do të përsëritet për 100 vjet, më 2111.
Megjithatë, nuk është po aq e përkryer sa 02/02/2020, sepse të shkruar vitin e plotë, 2011, shkatërron simetrinë.
Truri i njeriut në mënyrë të natyrshme kërkon mostra, dhe shumë njerëz i konsiderojnë datat e këtilla me fat. Daniel Hardt, president i Qendrës së Numerologjisë “Life Path” në Indianapolis, e quajti këtë “një ditë të fuqishme”.
Në muajin shtator, pati një javë të datave palindrome në formatin amerikan, nëse e hiqnit numrin 20 nga viti. Ishte 9-10-19, 9-11-19 e kështu me radhë, deri tek 9/19/19. Por natyrisht, këto funksiononin vetëm me formatin amerikan të datës MM/DD/VVVV.
Palindroma është çdo fjalë, frazë apo rend që lexohet njëjtë ngado që e lexoni, para apo prapa.
Palindrome vjen nga fjalët greke “palin”, që do të thotë “sërish, prapa” dhe “droms”, që do të thotë “vrapim”, sipas Dictionary.com. / KultPlus.com
Andy Gill, njëri prej anëtarëve themelues të grupit muzikor ‘Gang of Four’, ka vdekur në moshën 64 vjeçare.
Kitaristi ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër që lidhet me frymëmarrjen.
“Turneu i fundit i Andyt në nëntor ishte e vetmja mënyrë me të cilën ai do të tërhiqej; me një Stratocaster rreth qafës, duke bërtitur me reagime dhe duke e shurdhuar rreshtin e parë të të pranishmëve në koncert”.
“Vizioni i tij i pakompromis artistik dhe angazhimi për kauzën nënkuptohej se ai ende dëgjonte mikset për këngën e re, teksa planifikonte turneun e radhës nga shtrati i tij i spitalit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga grupi muzikor.
Andy punoi gjithashtu edhe si producent muzikor, ku mes shumë albumeve të tjera vlen të ceket ai debutues i grupit të famshëm ‘Red Hot Chili Peppers’. / KultPlus.com
Kjo ditë shënon datëlindjen e artistit Sulejman Pitarka, i cili ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në fushën e kinematografisë, shkruan KultPlus.
Ai ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, ai i lindur në Dibër, kur ishte në moshën trevjeçare së bashku me familjen e tij u vendosën në Durrës, ku edhe e kaloi fëmijërinë e tij.
Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.
Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi./ KultPlus.com
Megjithatë nuk bëja asnjë llogari, isha njeri drejt e drejt ose pothuajse i tillë. Marrëdhëniet e mia me femrat ishin të natyrshme, të lirshme, të lehta, si thuhet. Në to s’kishte dinakëri ose kishte vetëm nga ajo, e dukshmja, që ato e quanin për nder. I doja, si i thonë fjalës, çka do të thotë se s’kam dashur kurrë ndonjë. Urrejtja ndaj grave më është dukur gjithmonë si një gjë e ulët dhe e trashë dhe pothuajse të gjitha femrat që kam njohur, i kam mbajtur me të mira se veten. Megjithatë, duke i ngritur kaq lart, më shumë i kam përdorur se sa u kam shërbyer. Si të bësh?
Sigurisht, dashuria e vërtetë është e jashtëzakonshme, ndodh dy a tri herë në shekull, pak a shumë. Pjesën tjetët të kohës ka vetëm kotësi dhe mërzitje. Sidoqoftë, sa për vete, nuk isha tip murgu shpirtkazmë. Nuk e kam zemrën gur unë, përkundrazi, e kam gjithë mallëngjim dhe lotët më dalin kollaj, bashkë me të. Veçse vrundujt më kthehen gjithmonë rreth vetes, mallëngjimet lidhen me mua. S’është e vërtetë në fund të fundit, që s’kam dashuruar kurrë. Në jetën time kam pasur të paktën një dashuri të madhe, duke qenë vazhdimisht objekt i saj. / KultPlus.com
Sot shënohet 30-vjetori i nismës së pajtimit të gjaqeve, periudhë kjo që konsiderohej si një ndër vitet më frytdhënëse të kombit shqiptar, shkruan KultPlus.
Më 2 shkurt 1990 me Anton Çettën në ballë në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit, efektet e të cilit ndihen edhe sot.
Viti 1990 njihet si viti i bashkimit dhe i pajtimit të popullit shqiptar.
Ndërsa sot KultPlus ju sjell fjalimin që Anton Çetta e mbajti për faljen e gjaqeve. / KultPlus.com
Përderisa e vetmja mënyrë për të mësuar është mbijetimi nga cikli i pashmangshëm i suksesit dhe dështimit, është gjithmonë e nevojshme të kesh udhëzime përgjatë kësaj rruge.
Për të ju ndihmuar rreth kësaj qështje, gazeta britanike “The independent” ka bërë një listë me libra, të cilat ka shumë mundësi që ju nuk i keni hasur në shkollën e mesme ose në listën e librave për lexim në Universitet. Në këtë listë mund të gjeni një përzgjedhje e cila fokusohet në temat si kuptimi i indentitetit tuaj, formësimi i botëkuptimit dhe ngirtja e themeleve për një karrierë të përmbushur.
Për arsye se disa nga librat ne nuk i kemi hasur në shqip, titullin e tyre do ta paraqesim ashtu siç është në origjinal, në gjuhën angleze.
“Meditime”, Marcus Aurelius
Përderisa rriteni, ju e kuptoni se nuk do të vijë kurrë koha në të cilën gjërat do të bëhen ashtu siç keni shpresuar.
“Meditime” është një koleksion personal i shkrimeve mbi ruajtjen e fortësis dhe rezistencës mentale, i shkruar nga perandori Romak Marcus Aurelius, i cili sundoi nga viti 161 deri 180, dhe mbahet mend si nga mbretërit filozof më të mëdhenjë. Versioni i perandorit për filozofin stoike ka mbetur relevant edhe pas 1,800 viteve, sepse ai ofron këshilla të përjetshme për arritjen e kontrollit emocional.
“Miti i Sizifit”, Albert Camus
Ne të gjithë kemi arsye për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes dhe të fillojmë t’a dyshojmë këtë arsye, pasi të hyjmë në botën e vërtetë. Ashtu siç edhe në veprën e tij, autori thotë se të gjithë njerëzit e gjejnë veten në një botë jo – racionale, duke u përpjekur për ta gjetur kuptimin e jetës së tyre, aty ku nuk eksizton një i tillë.
“Krim dhe Ndëshkim”, Fyodor Dostoyevksy
Pavarësisht filozofisë suaj personale, do të ketë momente kur bota vepron kundër jush dhe ju e pyesni veten se a i’a vlenë të jesh i mirë dhe t’i ndihmosh të tjerët.
Kjo vepër e Dostojevskit jo vetëm që është mbërthyese, por është një argument i fortë kundër nihilizmit, që në atë kohë ishte i popullarizuar mes intelektualëve Rusë. “Krim dhe Ndëshkim” është rrëfimi për Raskolnikovin, djaloshin 23 vjeçar, i cili duke vepruar në bazë të nxitjes, i vret dy gra të vjetra dhe pastaj përpiqet ta paraqes këtë veprim në polici.
“Anna Karenina”, Leo Tolstoy
Novelisti amerikan William Faulkner, këtë Novel të Tolstoy-it e ka quajtur vepra më e mirë e shkruar ndonjëherë.
Si shpalosësi kryesor i një komploti në një aferë të dënueshme mes Anna Kareninës dhe Kontit Vronsky, Tolstoy e paraqet konnfliktin në pothuajse secili aspekt të ekzistencës njerëzore, si dashuria, familja, klasa shoqërore dhe lumturia.
“The Little Prince”, Antoine de Saint-Exupéry
Ashtu siç kanë mundur të ju thonë edhe shumë psikolog, për të qenë mentalisht i shëndetshëm, një person duhet të jetë në gjendje t’a integroj fëmijërinë e tij në pjekurinë e tij.
Me gjasë, nuk eksiton asnjë pasqyrim më madhështor i habisë dhe pikëllimit fëmijërorë, se sa ai i paraqitur në këtë vepër nga Saint-Exupéry./filozofia.al/ KultPlus.com
Më 2 shkurt 1990 me Anton Çettën në ballë në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit, efektet e të cilit ndihen edhe sot.
Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.
Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.
Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun, shkruan KosovaPress.
Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çettës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.
Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.
Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë. Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani./ KultPlus.com