Spanja i ka shtuar një tjetër aset turizmit të saj.Muzeu Nacional del Prado në Madrid sjell pikturen klasike qe mund ta nuhasni.
Piktura tani nuhatet, ekspozita vjen për herë të parë
Museo Nacional del Prado në Madrid, Spanjë ka krijuar një ekspozitë unike rreth pikturës “The Sense of Smell” nga Jan Breughel dhe Rubens.
“Shqisa e nuhatjes” përshkruan një kopsht, me pemë, bimë dhe kafshë.
Qëllimi fillestar i pikturës ishte të evokonte gamën e pamasë të aromave që njeriu mund të dallojë.
Pas rusëve, kapen dy europianë duke fotografuar uzinën e armëve në Poliçan
Blushi: Skandal! Rusët kanë hyrë në bazat e ushtrisë nga viti 2018. Siguria kombëtare dhe mbrojtja e shtetit ka rënë!
Por Muzeu Prado ka shkuar një hap më tej. Duke bashkëpunuar me Fondacionin e Akademisë së Parfumeve dhe kompaninë e modës, Puig, ku ka krijuar dhjetë aroma të dallueshme për të sjellë në jetë pikturën për vizitorët.
Duke përdorur “AirParfum”, një teknologji e zhvilluar nga Puig, parfumeri Gregorio Sola krijoi dhjetë aroma që përkojnë me elementë të ndryshëm të pikturës.
Falë katër shpërndarësve, aromat mund të ndjehen ndërsa vizitorët ndërveprojnë me një ekran me prekje.
Ju mund të mbështeteni dhe të kapni ndjenjësinë e vajrave esencialë të luleve të portokallit, aromës së këndshme të luleve të jaseminit ose aromës së lagësht jeshile të një peme fiku, së bashku me notat e tij prej druri.
Ka edhe aromat e trëndafilave, irises, nardit dhe daffodils si pjesë e ekspozitës. Për të rikrijuar erën e daffodilëve, 1300 kg lule u mblodhën për të krijuar kete aromë dehëse.
Duke i dhënë pikturës më shumë shije shtazarake është aroma e një civeti afrikan, një gjitari viverrid vendas në Afrikën Sub-Sahariane.
Piktura është një nga një seri prej pesë pjesësh të quajtur “The Five Senses” nga Jan Breughel. E pikturuar midis viteve 1617 dhe 1618, Breughel dëshironte që çdo vepër të evokonte fuqinë e shqisave individuale: shikimin, zërin, nuhatjen, shijen dhe prekjen.
Për Museo Nacional del Prado, eksperimenti me sjelljen e aromës në një ekspozitë ka qenë një ere suksesi i jashtëzakonshëm./ KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka folur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Osmani në një postim në Twitter u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve, ndërsa ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e djeshme pamje nga Liqeni i Dashit në Doberdol të Tropojës.
“Liqeni i Dashit në Doberdol të Tropojës. I ruajtur me statusin e Monumentit të Natyrës si një prej liqeneve më të mëdhenj akullnajorë, shtrirë mes kullotave alpine të Parkut Kombëtar të Alpeve të krijuar rishtazi këtë vit që zgjeroi sipërfaqen e zonave të mbrojtura në Shqipëri, ofron peizazhin piktoresk që është kthyer në një destinacion të vizitueshëm turistik”, shkruan Rama.
Qeveria me vendim të datës 26 janar 2021 ka zgjeruar sipërfaqen e mbrojtur të Parkut Natyror “Alpet e Shqipërisë” duke kthyer ato në destinacion turistik.
Alpet Shqiptare janë ndër zonat më të frekuentuara nga turistët e huaj por edhe ata vendas, për peizazhet spektakolare që ofrojnë dhe klimën e shëndetshme./atsh/ KultPlus.com
”Solidaritet me Sannan” është mbishkrimi që shoqëron videot që shumë finlandezë kanë bërë dy ditët e fundit në Twitter.
Qytetarë të shumtë po filmojnë veten, ndërsa kërcejnë dhe argëtohen në festa me miqtë e tyre duke treguar kështu solidaritetin me kryeministren, Sanna Marin.
Liderja 36-vjeçare e Finlandës është në fakt në qendër të një stuhie mediatike pas dy videove që u shfaqën ditët e fundit.
Te e para ajo këndon dhe kërcen në një festë me miqtë dhe te e dyta duket me një burrë në një klub të njohur në Helsinki.
Nëse opozita kritikon kryeministren, shumë njerëz në vend të kësaj e morën në mbrojtje atë dhe të drejtën e saj për t’u argëtuar.
Eksperti i sigurisë kibernetike Petteri Jarvinen, i cituar nga gazeta ”Iltalehti” evokoi mundësinë që rusët kanë hakuar telefonin e dikujt që është pjesë e rrethit të ngushtë të kryeministres finlandeze.
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin deklaroi dje se i ishte nënshtruar testit të drogës, mes kritikave në rritje pas shfaqjes së një videoje në të cilën ajo ishte duke kërcyer në një festë.
“Asnjëherë në jetën time nuk kam marrë drogë. Unë me të vërtetë dëshiroj që njerëzit të mos i pretendojnë këto gjëra pa prova”, tha Marin.
Rezultati i analizës së drogës pritet pas një jave.
Kryeministrja finlandeze, Marin nuk ka deklaruar ende saktësisht se kur është zhvilluar festa./ KultPlus.com
Syt’e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi. Syt’e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh. Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh Si t’i fshesh qipall’e rëndë të paçmuarat stoli.
Kur i pash’oh! Në nat’helmi, hën’e largë-ish derdhur n’ar. Kur i pashë në nat’helmi, ar i derdhur m’u bëj zija: M’u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt’ hijen e tija: Mi shtrat fletë sapo shtruar…na shij qjelli zilitar…
Syt’e tu- enigm’ e kohës; syt’ e tu-çudi pa çmim; Syt’e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte. Kish durim yll’ i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte, Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim.
Syt’e tu vetëtimtarët, sillen qark gjerakorisht. Syt’e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar. Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar, Syt’e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht./ KultPlus.com
Qendra e Kievit është shndërruar në një muze në ajër të hapur ku u shfaqën me dhjetëra tanke ruse të djegura dhe mjete të tjera, në një kohë kur sulmet e Putin në Ukrainë ende nuk kanë ndalur.
Qindra banorë shkuan të shtunën në rrugën Khreshchatyk në qendër të qytetit, duke u ndalur për të parë dhjetëra automjete ushtarake si dhe armatime të tjera të sekuestruar apo të braktisura nga rusët.
Imazhi i fuqishëm i armëve të ndryshkura është një nga treguesit e dështimit të Rusisë për të marrë kontrollin e Kyivit . /A2CNN/ KultPlus.com
Para luftës së fundit në Kosovë kanë ekzistuar plot grupe të njohura në estradën shqipe të rock&rollit dhe zhanreve tjera.
Një nga grupet më të famshme ka qenë grupi TRIX si një ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar që u formua në vitin 1974, vit ky në të cilin u formuan edhe disa rok grupe të tjera të njohura si Grupi MAK nga Mitrovica, grupi TNT nga Mitrovica, grupi LUNIAZËT nga Prizreni, shkruan KultPlus.
Grupi Trix i cili u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi. Po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime, në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike goje).
Sot po ju sjellim një nga hitet më të mëdha të këtij grupi muzikor, bashkangjitur gjeni edhe tekstin e këngës.
U ndamë në errësirë Atë natë kur binte shi Më puthe një herë Më the lamtumirë
Dy lotë më pikojnë O shpirti im Pse më len të vetëm Sa je e pamëshirë
Ato fjalë i kujtoj Zemra më vajton Te dua vashë, të dua Pa ty s´mund të jetoj.
Dy lotë më pikojnë O shpirti im Pse më len të vetëm Sa je e pamëshirë. /KultPlus.com
Ekscentrik, ironik, një gjeni me anët e tij të errëta, Alfred Hiçkok lindi në Ist End të Londrës më 13 gusht 1899. I famshëm për sukseset e tij, por mbi të gjitha për çuarjen në Hollivud tëhumorit të zi anglez, Hiçkok diti t’i shfrytëzojë si duhet frikën, si një nga emocionet kryesore të njeriut, dhe misterin që e intrigon vazhdimisht specien tonë.
“Unë jam një tip i ndrojtur dhe jo shumë i shoqërueshëm. Dhe për t’u çlodhur bëj filma”-thoshte ai. Hiçkok realizoi rreth 50 filma, gati që të gjitha pjesë e historisë së historisë sëkinemasë me aktorë si Keri Grant, Xhejms Stjuart, Grejs Kelli dhe Kim Novak. I dashur nga publiku dhe i përbuzur nga kritika, Alfred Hiçkok nuk fitoi asnjëherë Çmimin Oscar, deri në vitin 1968 kur iu dha Çmimi Irving G.Thalberg për meritat e tij artistike.
U shfaq si figurant në disa nga filmat e tij
Një pjesë e famës së Hiçkok erdhi për shkak të paraqitjeve plot humor që bëri në 39 nga filmat e tij. Zakonisht ai shfaqej në sfond si një kalimtar në rrugë. Episodet e tij u bënë aq të njohura, saqë producentët zgjodhën t’i vendosnin në fillim të filmit për të shmangur shpërqendrimin e audiencës.
Një nga filmat më të paharrueshëm është “Lifeboat” (1944), ku ngjarjet zhvillohet tërësisht në një barkë të vogël buzë deti. Edhe këtu, Hiçkok trupmadh mund të shihet në fotot “para”dhe “pas” të një reklame në gazetë për një produkt për rënien në peshë të quajtur “ReducoObesity Slayer”.
Bashkëshortja ishte bashkëpunëtorja e tij më e besuar
Punoi me shumë nga aktorët më të talentuar të Hollivudit, por këshilltarja më e besuar e Hiçkok ishte gruaja e tij Alma Revil. Të dy u martuan në vitin 1926, kur punonin bashku në Londër. Më vonë, Revil punoi si skenariste, montazhere dhe asistent regjisor në disa filma të Hiçkok.
Ndërsa karriera e Alfred përparonte, Revil mbeti në prapaskenë, pavarësisht se kishte një rol vendimtar deri në vitet 1960. Thuhet se ishte ajo që zgjodhi kolonën zanore tashmë të famshme të Bernard Herrman, për skenën e dushit në filmin e famshëm “Psycho”.
Bashkëpunoi me artistë dhe shkrimtarë të njohur
Hiçkok bashkëpunoi me aktorë legjendarë të Hollivudit si Keri Grant, Ingrid Bergman dhe Xhimi Stjuart, por ka bashkëpunuar edhe me talente jashtë botës së kinemasë. Regjisori punësoi njerëz si Doroti Parker, Rejmond Çendler, Tornton Uajlder dhe Xhon Shteinbek, për t’i dhënë ritmin e duhur skenarëve të tij.
Madje ai u përpoq të bindte Ernest Heminguej dhe Vladimir Nabokov që të shkruanin për të. Për realizimin e filmin “I’ll Save You” të vitit 1945, Hiçkok angazhoi artistin surrealist Salvador Dali në ndërtimin e sekuencave komplekse të ëndrrave.
Luftoi kundër censurës së Hollivudit
Hiçkok e kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij në përpjekje për të kapërcyer kufizimet e Kodit Hejs, pra udhëzimet që rregullonin përmbajtjen e filmave të Hollivudit. Gjatë realizimit të “Psycho”, ai dërgoi qëllimisht në zyrat e censurës disa skena me dhunë dhe nudo, për t’ishpërqendruar ata nga disa detaje të vogla që regjisori nuk dëshironte t’ua bënte të ditura. Po ashtu, ai i bindi zyrtarët se një skenë e xhiruar në banjo – i ndaluar prej kohësh nga kufizimet e Kodit Hejs – ishte vendimtar për komplotin e filmit.
Ai ishte shakator i madh
Hiçkok i pëlqente t’i punonte vazhdimisht rrengje aktorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Gjatë xhirimeve të filmit “Klubi i 39” (1935), ai la të prangosur për orë të tëra 2 aktorët kryesorë, Robert Donat dhe Medlin Karroll, duke u shtirur sikur i kishte humbur çelësat e prangave.
Një herë tjetër ai vuri bast me një anëtar të stafit të tij. Nëse ai do të punonte gjithë natën me telekamerën, do t’i paguante pagën e një jave. Burri pranoi dhe Hiçkok i ofroi një gotë uiski para se të largohej. Por burri nuk e dinte që pijet ishin të mbushura me laksativë./ KultPlus.com
Të lehta si fluturimi i laureshës Mes puhizës mbi livadhet e blerta, Të çlodhura do të jenë krahët e tua, hajde me mua. Deri atje do të harrojmë, Për të drejtën apo të gabuarën, E për natyrën time të gatshme për përpjekje, Për fantazmat e së kaluarës, do të jetojmë Në një tjetër botë agimesh të reja, të ngrohta. Ku në paqe drita nuk lëviz më gjethen, Ëndrra e vuajtje braktisur në brigje të tjera, Ku mbrëmja qëndron e pandryshueshme, Hajde, do të çoj Mbi kodra dritë praruar. Të pafajshëm, në kohën që rresht së vrapuari, Në dritën e së cilës humbet E që për ne do të bëhet mbulesë./ KultPlus.com
CNN ka publikuar disa fotografi, ku shihet ndryshimi i lumenjve nga viti 2000 në vitin 2022.
“Lumenjtë e botës po thahen nga moti ekstrem”, shkruan CNN.
Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin, i cili nuk po ndikon vetëm në lumenjtë, por edhe tek njerëzit që mbështeten tek ata. Shumica e njerëzve në planet varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm, për të ujitur ushqimin, për energji apo për të transportuar mallra.
Shihni se si duken gjashtë prej tyre nga hapësira:
Lumi Kolorado në SHBA, dallimi nga viti 2000 në 2022.
Lumi Yangtze në Azi, dallimi nga viti 2021 në 2022.
Lumi Rhine që rrjedh përmes Gjermanisë dhe Holandës dhe më pas derdhet deri në Detin e Veriut – dallimi nga viti 2021 në 2022.
Lumi Po përshkon majën e Italisë dhe derdhet në lindje në detin Adriatik – dallimi nga viti 2021 në 2022.
Lumi Loire në Francë – dallimi nga viti 2021 në vitin 2022
Lumi Danub, lumi më i gjatë që kalon nëpër 10 shtete – dallimi nga viti 2021 në vitin 2022./ KultPlus.com
“Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”.
Vladimir Nabokov
“Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”.
Bill Watterson
“Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”.
Emily Wing
“Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”
Barbara Delinsky
“Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”.
Pablo Neruda
“Të vështrosh shiun, do të thotë ti takosh apo të bëhesh pjesë e diçkaje. Të kesh dikë që do të qajë për ty”.
Haruki Murakami
“Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm”
Fabrizio de Andrè
“Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”
Federico Garcia Lorca
“Shiu bie kur retë nuk mund të mbajn peshën, lotët bien kur zemra nuk mund të mbaj më dhimbjen”
“Njerëzit thonë se e duan shiun, por i hapin çadrat kur bie shi, njerëzit thonë se e duan diellin, por kërkojnë hije kur dielli del, njerëzit thonë se e duan erën, por kur era fyn, dritaret janë të mbyllura, prandaj edhe unë buzëqesh kur dëgjoj njerëzit të thonë se më duan”./ KultPlus.com
Nëse do të qëndronit jashtë Luvrit në Paris në mëngjesin e 21 gushtit 1911, mund të kishit vënë re tre burra që po dilnin me nxitim nga muzeu, transmeton KultPlus.
Ata do të ishin mjaft të dukshëm në një mëngjes të qetë të së hënës, thotë shkrimtari dhe historiani James Zug gjatë fundjavave në prezantuesin e “All Things Considered”, Guy Raz. “E diela mbrëma ishte një natë e madhe shoqërore në Paris,” thotë ai, “kështu që shumë njerëz u varën të hënën në mëngjes.”
Burrat, tre zejtarë italianë, nuk ishin të uritur. Por ata mund të kenë qenë pak të lodhur. Ata sapo kishin kaluar natën në një dollap me furnizime arti.
Dhe në atë mëngjes, me Luvrin ende të mbyllur, ata rrëshqitën nga dollapi dhe hoqën 200 paund pikturë, kornizë dhe kuti xhami mbrojtëse nga muri. E zhveshur nga korniza dhe kutia, telajo prej druri u mbulua me një batanije dhe u nis me nxitim në stacionin Quai d’Orsay, ku treshja hipi në një tren ekspres në orën 7:47 të mëngjesit jashtë qytetit.
Ata kishin vjedhur “Mona Lizën”.
I famshëm, brenda natës
Para vjedhjes së saj, “Mona Lisa” nuk ishte shumë e njohur jashtë botës së artit. Leonardo da Vinci e pikturoi atë në 1507, por vetëm në vitet 1860 kritikët filluan ta përshëndesin atë si një kryevepër të pikturës së Rilindjes. Dhe ky gjykim nuk filtroi jashtë një fete të hollë të inteligjencës franceze.
“Mona Lisa” nuk ishte as piktura më e famshme në galerinë e saj, e lëre më në Luvër,” thotë Zug.
Dorothy dhe Tom Hoobler shkruan për grabitjen e pikturës në librin e tyre, Krimet e Parisit. Kaluan 28 orë, thonë ata, derisa dikush i vuri re katër grepa të zhveshur.
Djaloshi që e vuri re ishte një artist shtytës i jetës së vdekur, i cili vendosi kavaletin e tij për të pikturuar atë galeri në Luvër.
“Ai ndjeu se nuk mund të punonte për sa kohë që “Mona Lisa” nuk ishte atje,” thotë Tom Hoobler.
Por artisti nuk u alarmua. Në atë kohë, ishte në proces një projekt për të fotografuar veprat e shumta të Luvrit. Çdo pjesë duhej të çohej në çati, pasi kamerat e ditës nuk punonin mirë brenda.
“Kështu që më në fund ai bindi një roje që të shkonte të shihte se sa kohë do ta kishin fotografët pikturën,” thotë Tom Hoobler. “Ai u largua dhe u kthye dhe tha: “E dini çfarë, fotografët thonë se nuk e kanë!” “
Krejt papritur, James Zug thotë, “Mona Lisa” bëhet kjo pikturë tepër e famshme brenda natës.”
Shenja e Turpit
Pasi Luvri shpalli vjedhjen, gazetat në mbarë botën u botuan me tituj për kryeveprën e zhdukur.
“60 detektivë kërkojnë “Mona Lizën” e vjedhur, i indinjuar publiku francez”, deklaroi Neë York Times. Grabitja ishte kthyer në një skandal kombëtar.
“Në Francë, kishte një shqetësim të madh se milionerët amerikanë po blinin trashëgiminë e Francës – pikturat më të mira,” thotë Dorothy Hoobler. Në një moment, manjati amerikan dhe artdashës J.P. Morgan dyshohej se kishte kryer vjedhjen. Pablo Picasso u konsiderua gjithashtu i dyshuar dhe u mor në pyetje.
Dhe ndërsa tensionet po përshkallëzoheshin midis Francës dhe Gjermanisë përpara Luftës së Parë Botërore, “kishte njerëz që mendonin se Kaizer ishte pas saj,” thotë Hoobler.
Pas një mbylljeje njëjavore, Luvri u rihap për turmat e njerëzve, mes tyre edhe Franz Kafka, të gjithë nxitonin për të parë vendin bosh që ishte bërë një “shenjë turpi” për parisienët.
Ndërkohë, hajdutët kishin bërë një arratisje të pastër. Ata ishin tre italianë: dy vëllezër, Vincenzo dhe Michele Lancelotti, dhe kreu i bandës, Vincenzo Perugia. Ai ishte një mjeshtër i cili kishte punuar për Luvrin për të instaluar të njëjtat kuti xhami mbrojtëse që kishte hequr nga “Mona Lisa”.
Perugia shpresonte ta shiste pikturën. Por grabitja kishte marrë aq shumë vëmendje sa “Mona Lisa” u bë shumë e nxehtë për t’u goditur, thotë Zug.
“Brenda ditëve, gazetat po ofronin shpërblime. [Perugia] mund ta kishte sjellë atë, por mendoj se arsyeja kryesore që ai nuk e bëri këtë është se ai ishte i shqetësuar për arrestimin – dhe se historia ishte aq e madhe sa ai ndoshta e bëri” Nuk mendoj se ai mund të shpëtojë me të.”
Kështu Perugia e fshehu atë në fundin e rremë të një bagazhi në konviktin e tij në Paris.
Një kryevepër e kthyer
Njëzet e tetë muaj pasi e rrëmbeu atë nga Luvri, Perugia më në fund arriti t’ia shiste “Mona Lizën” një tregtari arti në Firence.
Por tregtari ishte i dyshimtë. Ai kërkoi që kreu i një galerie arti italiane të vinte t’i hidhte një sy pikturës.
Një vulë në anën e pasme konfirmoi vërtetësinë e saj.
“Ata thanë, ‘OK, lëre me ne dhe ne do të shohim që do të marrësh një shpërblim’,” thotë Tom Hoobler. Perugia u kthye në shtëpi. Por, gjysmë ore më vonë, për habinë e tij, policia ishte në derën e tij.
“Ai tha më vonë se po përpiqej ta kthente në Itali – se ai ishte një patriot dhe se ishte vjedhur nga Napoleoni – dhe ai po përpiqej ta kthente në tokën e lindjes së tij,” thotë James Zug.
Dhe kështu, me shumë bujë, piktura u kthye në Luvër. Perugia u deklarua fajtor për vjedhjen e saj dhe u dënua me vetëm tetë muaj burg.
Por disa ditë pas gjyqit të tij, thotë Dorothy Hoobler, shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Papritur, drama e një grabitjeje arti doli jashtë faqeve të para.
“Kjo dukej si një histori shumë e vogël,” thotë ajo.
Janes Zug publikoi këtë shkrim për Mona Lizën në revistën Smithsonian më 30 korrik, 2011./ KultPlus.com
Më 21 gusht 1924, Kongresi Arsimor i mbajtur në Tiranë, me nismën e mësuesve, themeloi “Lidhjen e Përgjithshme të Arsimtarëve të Shqipërisë”.
U botua edhe statuti i Lidhjes me 40 nene. Lidhja luftonte për zhvillimin e arsimit mbi parimet kombëtare e demokratike.
Pas fitores së Revolucionit Demokratik-Borgjez të Qershorit të udhëhequr nga kryeministri i asaj kohe Theofan Stilian Noli në vitin 1924 u organizua një kongres kombëtar për arsimin, për herë të parë i drejtuar nga vetë mësimdhënësit.
Kongresi u mbajt në datat më 12-21 gusht 1924. Kjo traditë filloi me nismën e arsimtarëve të Normales së Elbasanit; A. Xhuvani, A. Gashi, S. Paparisto, H. Zeka etj.
Nisma gjeti mbështetje të plotë në të gjitha krahinat shqiptare që nga Zara e largët, Gjakova, Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Vlora, Korça, Gjirokastra etj. / KultPlus.com
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur Vera Orën, nënën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përcjell KultPlus.
“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera Ora pas takimit me presidenten, duke njoftuar se një prej çështjeve për të cilën ato kanë diskutuar ka qenë ajo e shëndetit mendor.
E pas këtij takimi ka reaguar edhe vetë këngëtarja Ora.
“Dy inspirimet e mia në një dhomë” ka shkruar Rita Ora bashkëngjitur me fotografinë nga takimi i nënës së saj më presidenten Osmani./ KultPlus.com
Një prej sukseseve më të mëdha sportive të Shqiërisë është arritur të shtunën mbrëma.
Është atletja Luiza Gega që ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Munih të Gjermanisë. Gega është kampione evropiane në vrapimin 3000 metra me pengesa.
Është ky suksesi më i madh në karrierën e 33-vjeçares e po ashtu i atletikës shqiptare në përgjithësi. Gega ka arritur në finish për 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindëtat. Ajo ka vendosur rekord të kampionatit evropian. Medalja e argjendtë i ka takuar gjermanes Lea Meyer, ndërsa të bronztën e fitoi britanikja Elizabeth Bird.
Ka kohë që Gega shquhet me rezultate të mira në skenën ndërkombëtare. Por të shtunën mbrëma ka shfaqur gjithë potencialin, duke i siguruar Shqipërisë medalje të rrallë të artë nga Evropiani. /KultPlus.com
Kjo fotografi e vjetër, u botua më 1 gusht të vitit 1911, në “New York Times” – tabloja, që përshkruhet si “malësorë të veriut të Shqipërisë”, vjen nga “Albanian Life”.
Imazhi, sikur e pëshkruan shtypi amerikan, ka gjasa të jetë i lidhur në konfliktet mes shqiptarëve dhe perandorisë turke./ KultPlus.com
Henrik Johan Ibsen ishte një dramaturg norvegjez dhe drejtor teatri.
Si një nga themeluesit e modernizmit në teatër, Ibsen shpesh quhet “babai i realizmit” dhe një nga dramaturgët më me ndikim të kohës së tij.
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një përzgjedhje të thënieve më të bukura të tij:
“Asnjëherë nuk duhet të vishni pantallonat tuaja më të mira kur dilni për të luftuar për lirinë dhe të vërtetën.”
“Eshtë shenja e shpirtit të rebelimit të kërkosh lumturi në këtë jetë.”
“Mendoj se ju nuk do të kundërshtoni faktin se për momentin njerëzit budallenj janë në një shumicë absolutisht dërrmuese në të gjithë botën.”
“E shihni, çështja është se njeriu më i fortë në botë është ai që qëndron më i vetëm.”
“Ti nuk me ke dashur kurre. Ju keni menduar vetëm se është e këndshme të jesh i dashuruar me mua.”
“Një mijë fjalë nuk lënë të njëjtën përshtypje të thellë si një vepër e vetme.”
“E shihni, ka disa njerëz që dikush i do dhe të tjerë me të cilët ndoshta do të preferonte të ishte me ta.”
“Unë duhet të vendos se kush ka të drejtë – shoqëria apo unë.”
“Burrat më të fortë janë më të vetmuarit.”
“Unë besoj se para çdo gjëje jam një qenie njerëzore e arsyeshme, ashtu si ju-ose, në çdo rast, që duhet të përpiqem dhe të bëhem një.”
“Paraja mund të jetë lëvozhga e shumë gjërave, por jo thelbi. Ju sjell ushqim, por jo oreks; mjekim, por jo shëndet; njohje, por jo miq; shërbëtorë, por jo besnikëri; ditë gëzimi, por jo paqe apo lumturi.”
“Nuk është vetëm ajo që kemi trashëguar nga babai dhe nëna jonë që ecën në ne. Janë të gjitha llojet e ideve të vdekura, dhe besimet e vjetra pa jetë, e kështu me radhë. Ato nuk kanë vitalitet, por na ngjiten të gjithë njësoj, dhe ne nuk mund t’i heqim qafe.”
“Opinioni publik është një gjë jashtëzakonisht e ndryshueshme.”
“Me mua mund të ishe një person tjetër.”
“Armiku më i rrezikshëm i së vërtetës dhe lirisë mes nesh është shumica kompakte.”
“Kafazoni një shqiponjë dhe do të kafshojë telat, qofshin ato hekuri ose ari.”
“Është çlirim të dish se një akt guximi spontan është ende i mundur në këtë botë. Një akt që ka diçka të bukurisë së pakushtëzuar.”
“Jeta e një personi është një çmimi i rëndë për të paguar që lindëm.”
“Unë jam në revoltë kundër gënjeshtrës shekullore se shumica ka gjithmonë të drejtë.”
“Ka kaq shumë gënjeshtra si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Në shtëpi nuk duhet të flasësh, dhe në shkollë duhet të qëndrojmë dhe t’u themi gënjeshtra fëmijëve.”
“Unë do të rrezikoj gjithçka së bashku me ty.”
“Ka njerëz që i do dhe të tjerë me të cilët të pëlqen të flasësh.”
“Mos më thuaj që hëna po shkëlqen; më trego dritë që shkëlqen në xhamin e thyer.”
“Kushdo që e ka shitur veten për dikë tjetër nuk do ta bëjë përsëri.”
“Njerëzit duan vetëm revolucione të veçanta, në ato të jashtme, në politikë, etj. Por kjo është vetëm ngatërrim. Ajo për të cilën vërtet kërkohet është një revolucion i mendjes njerëzore.”
“Çdo gjë që prek duket se është e destinuar të kthehet në diçka të poshtër dhe farsë.”
“Idhulli i Autoritetit duhet të thyhet në këtë qytet.”
“Shumica gabon gjithmonë; pakica ka rrallë të drejtë.”
“Janë humbjet e vogla në jetë që e prenë zemrën.”
“Burrat janë personazhe qesharakë, ata gjithmonë duhet të kenë diçka për t’i habitur.”
“Ti ke bërë një vend bosh brenda meje; dhe duhet të përpiqem ta mbush me diçka – me diçka që është paksa si dashuria.”
“Mendova se e kuptove se ku e kisha humbur atë që ti e quaje zemrën time në atë kohë.”
“Sado i mjerë të ndihem, dua të zgjas agoninë sa më gjatë që të jetë e mundur. Të gjithë pacientët e mi janë të tillë. Dhe kështu janë ata që janë të sëmurë moralë ..”
“Zot i mirë, njerëzit nuk bëjnë gjëra të tilla!”/ KultPlus.com
Vjedhja e thesareve nuk është aspak gjë e re – është një prej temave më të qëndrueshme dhe të trajtuara të folklorëve në përgjithësi – por falë romaneve, filmave dhe titujve të mëdhenj të gazetave, vjedhjet e veprave të artit kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut, ashtu si shumë pak lloje të tjerë krimesh kanë bërë. Ja një listë e disa prej vjedhjeve më të bujshme të veprave të artit
“Duka i Uellingtonit”, Goja
Në vitin 1961, Carls Uigstman, koleksionisi i pasur amerikan, biznesmen i naftës bleu “Portretin e Dukës së Uellingtonit” të Gojas për 392 mijë dollarë, dhe kish në plan ta merrte në SHBA. Pati një shpërthim kaq të madh të zemërimit të publikut, saqë qeveria britanike e rriti shumën e nevojshme për ta shitur. Më pak se tre javë pasi u var në mënyrë triumfale në Galerinë Kombëtare, ajo u vodh. Hajduti kërkoi një shpërblesë në pothuajse të njëjtën shumë dhe tha se këto para do t’i çonte për bamirësi. Në vitin 1965, hajduti dërgoi një pusullë për të përditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia në një zyrë hekurudhore bagazhesh. Hajduti, një shofer autobusi i papunë me emrin Kempton Bunton u vetëdorëzua gjashtë javë më vonë. Ai kish planifikuar që të përdorte paratë për të blerë liçenca televizive për të varfërit. U burgos për tre muaj.
Fshikullimi i Krishtit – Piero dela Francesko
Italia, shtëpia e artit, ka qenë njëkohësisht shtëpia e vjedhjeve të veprave të artit. Kur dy vepra të Piero dela Franceskos, “Fshikullimi i Krishtit” dhe “Madona e Senigalias” si dhe një vepër e Rafaelit “Memeci” u prenë dhe shkëputën nga kornizat e tyre dhe u vodhën nga Pallati i Dukës në Urbino, kjo u përshkrua si vjedhja e shekullit sa u përket veprave të artit. Krimi kishte si motiv të vetëm fitimin. AI u krye nga kiminelë vendas që planifikuan të shisnin veprat në tregun ndërkombëtar. dhe ata nuk do të ishin të fundit që të zbulonin se një pjesë e madhe e kryeveprave të riprodhuara të artit është e pamundur të shndërrohen në para. Pikturat u gjetën të padëmtuara në Lokarno, Zvicër në vitin 1976.
Piktura të ndryshme – Renua, Mone, Koro
Vjedhja e nëntë pikturave, përfshirë “Duke u larë” të Renua dhe “Impresioni, Soleil Levant” të Monesë, e cila i dha emrin rrymës së Impresionizmit, nga Muzeu Marmotan në Pariz, ndodhi në vitin 1985. Policia teorizoi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal Veprim Direkt. Por, shumë piktura që ishin vjedhur nga një muze provincial francez në fillim të vitit 1984 u zbuluan në Japoni, pas një informacioni që u sigurua prej një shitjeje të vogël. Pikturat ishin në duart e Shuiniki Fujikuma, një gangster i njohur. Ai kish qenë gjithashtu njeriu prapa grabitjes në Muzeun Marmotan. Në të vërtetë, ai kish qarkulluar para vjedhjes së nëntë veprave të famshme të artit një katalog të tyre. Legjislacioni i mangët japonez për vjedhjen e veprave të artit ishte i njohur tashmë, dhe kudo nisën të përhapen zërat se grupi mafioz japonez, Jakuzat, kishte penetruar në botën e artit. E vërteta ishte në një shkallë më të vogël. Fujikuma ishte arrestuar në Francë me 7.8 kilogramë heroinë në vitin 1978. Gjatë qëndrimit për pesë vite në burg ai u njoh me Filip Jamin dhe Jusef Kimun, anëtarë të sindikatës së vjedhjeve të veprave të artit. Ata e kryen grabitjen për të. Por pikturat u rigjetën në vitin 1991 në Korsikë.
“Maska e varrimit” e Pakalit – Historike
Në dhjetor 1985, roje të Muzeut Kombëtar të Antropologjisë në Meksikë mbërritën në punë, ku zbuuan se mbulesat e xhamit ishin hequr nga gjashtë vitrina. 140 objektet që ishin vjedhur përfshinin copa nefriti dhe floriri nga skulpturat Maja, Azteke, Zapoteke dhe Mizteke. Përgjegjësi, Felipe Solis vlerësoi se vetëm njëra prej tyre – një vazo në formë majmuni – mund të vlente 20 milionë dollarë në treg – nëse do të gjendej një blerës. Shumica e tye nuk ishin më shumë se 3 centimera. Të gjithë sendet e grabitur mund të ishin nxënë fare mirë në pak valixhe. Edhe sot e kësaj dite, kjo konsiderohet grabitja më e madhe e objekteve të çmuar. Maska e Varrimit u rigjet.
“Koshi i qepëve” – Shardë
Grabitja në degën e Manhatanit të tregtarit londinez, Kolnagi në East 8 Street ishte shumë e sofistikuar. Ajo përfshinte hyrjen brenda përmes një çatie prej xhami, si dhe një manovrim me një litar që u ka mundësuar grabitësve të zbresin teposhtë kafazit të shkallëve. Megjithatë, pasi u futën brenda ata nuk rezultuan aspak të aftë, duke u marrë me vetëm disa piktura dhe duke mos përzgjedhur aspak më të mirat. Thënë kjo, 8 pikturat dhe dhjetë vizatimet që ata grabitën përfshinin dy piktura nga Fra Anxheliko – e siguruar me 4 milionë dollarë – dhe “Koshin e Qepëve” të Shardë. Vetëm 14 prej veprave janë rigjetur. Grabitja pati një vlerë totale prej 6 deri 10 milionë dollarë, duke e shndërruar atë në vjedhjen më të madhe të veprave të artit në Nju Jork. Ajo nxorri në pah faktin, që grabitjet në galeritë private mund të rivalizojnë ato nëpër muze – me më shumë garanci dhe zakonisht më pak siguri.
“Lulediellet e thara” – Van Gog
Tre piktura të Van Gogut, përfshirë “Lulediellet e thara”, “Brendia e endësit” dhe një version i hershëm i “Patatengrënësve” u vodhën në Muzeun Kroller-Muller në Oterlo, Hollandë. Modeli i vjedhjeve të veprave të artit ndjek pak a shumë dhe pasqyron atë të vetë tregut të veprave të artit, dhe në këtë rast ndodhi pikërisht kjo gjë. Vetëm dy javë më parë, ishte botuar një listë e çmimeve më të lartë që paguhen për veprat e artit tek Stheby dhe Christie. Mes dhjetë më të kushtueshmeve ishin edhe pesë vepra të Van Gogut, duke përfshirë edhe çmimin 53.9 milionë dollarë për “Irisin”, që në atë kohë ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një pikturë. Hajdutët u rikthyen dhe kërkuan 2.5 milionë dollarë për të dyja. Policia arriti t’i rimarrë në 13 korrik 1989. Asnjë kacidhe nuk u dha për to.
“Stuhia në Detin e Galilesë” – Rembrand
Në orën 01.24 të mëngjesit pas Ditës së Shën Patrikut, dy burra me uniforma policie trokitën në një derë anësore të Muzeut Izabela Stjuart në Boston, duke përmendur se kishte një lloj “shqetësimi” në bodrume. Rojet i lanë të hyjnë brenda, por pas vetëm pak sekondash e panë veten të lidhur me pranga dhe të mbyllur në një bodrum. Veprat që hajdutët arritën të vjedhin përfshinin “Koncertin” e Vermeer, “Stuhinë e Detit të Galilesë”, që është e vetmja pikturë me sfond detin e Rembrandtit, “Chez Tortonin” e Mane, pesë vepra të Degas si dhe disa sende të tjerë që përfshinin një pjekëse buke kineze të bronztë si dhe një shtizë flamuri nga koha e Napoleonit. Të paprekura mbetën pikturat e Rilindjes, përfshirë “Evropën” e Titianit e cila është vepra më e kushtueshme në të gjithë koleksionin. Shifra aktuale e dollarëve që i është caktuar si çmim veprave të vjedhura ishte 300 milionë dollarë. Në vitin 1997, kur hetimi ishte duke u shuar, muzeu e rriti shpërblimin nga 1 milionë në 5 milionë dollarë për rikthimin e tyre. E kuptueshme që menjëherë dolën shumë njerëz që ofronin të dhëna, mes tyre një tregtar sendesh antike nga Bostoni, Uilliam Janguorth III. Ai ishte një personazh i errët, por fitoi shumë vëmendje kur i tha Tom Mashbergut, një gazetari të Boston Herald, se ai dhe një personazh shumë i shkathët me emrin Mails Konor, mund të rikthenin veprat e vjedhura të artit. Cmimi i tij: imunitet për atë vetë, lirimin e Konorit nga burgu dhe, natyrisht, shpërblimin. Konor kish qenë i burgosur në kohën e vjedhjes në Gardner – për shkak të një tjetër vjedhjeje të veprave të artit – por ai pretendoi se do të ishte në gjendje të gjente vendndodhjen e veprave nëse lirohej. Shumë shpejt, nisi të bjerë besueshmëria. Më pas, Mashberg mori një telefonatë e cila u pasua nga një udhëtim me makinë drejt një magazine natën, ku i treguan – në dritën e pishtarit – aë që mund të kish qenë, ose mund të mos kish qenë “Stuhia në Detin e Galilesë”. Më vonë, atij iu dhanë disa cifla të pikturës. Dyshimet nisën të përhapen menjëherë se mund të mos ishin pikërisht cifla të kësaj vepre. Kryeprokurori i SHBA kërkoi që një prej pikturave të rikthehej si provë, që edhe të tjerat i zotëronin ata që pretendonin. Negociatat u ndërprenë. Konor ka dalë sot nga burgu, por veprat e artit nuk janë gjetur edhe sot e kësaj dite.
“Portret i një piktori pers” – i panjohur
Muzeu Kombëtar i Kuvaitit dhe Shtëpia e Sendeve Antke Islamike u vodhën gjatë pushtimit shtatë mujor nga Iraku. Atëherë, ndërtesave iu vu zjarri. Të dy muzetë kishin një koleksion arti islamik – një prej më të mirëve në botë – që ishte mbledhur nga familja al Saba e Kuvaitit në vitet Shtatëdhjetë dhe Tetëdhjetë. 20 mijë sende – përfshirë armë, armaturë, qeramika, enë prej argjile, plumbi dhe vepra dekorative nga Persia e lashtë, mamlukët e Egjiptit dhe perandorët Mugalë në Indi si dhe Kuvaitin e Epokës së Bronxit ishin paketuar në arka, si dhe ishin dërguar në Muzeun Kombëtar të Irakut në Bagdad, në një varg me 17 kamionë.
Pati shumë pesimizëm për mundësinë e rikthimit të tyre, përveçse përmes blerjes copa-copa në tregun e zi, por një ekip i vogël kuratorësh mbërriti në Bagdad gjashtë muaj pas armëpushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjesë.
Vjedhja masive e artit e organizuar nga shteti të kujton sjelljen e pushtuesve në luftërat e mëhershme, duke përfshirë monarkët evropianë dhe Napoleonin. Dhe qëllimi i Sadamit – ashtu si ai i Hitlerit – shkonte përtej grabitjes. Ai donte të zhdukte identitetin historik dhe kulturor të Kuvaitit.
“Fusha me grurë dhe sorrat” – Van Gog
Katër holandezë u arrestuan për vjedhjen e Muzeut Stedelijk në Amsterdam, të jo më pak se 20 veprave të Van Gogut. Ato u risolln brenda një ore. Policia kish mendimin se nëse vjedhja do të ishte e suksesshme, nuk do të kërkohej asnjë shpërblesë. Pikturat do të bëheshin thjeshtë instrumenta financiarë në ekonominë e zezë globale. Tre prej tyre ishin dëmtuar keqas, duke përfshirë një prej pikturave të fundit vizionare të Van Gogut, “Fusha me grurë dhe sorrat”. Fakti që shumica e veprave të artit që vidhen rikthehen në formë pak a shumë të mirë, mund t’i bëjë njerëzit të kenë një besim të tepruar. Por, siç tregon ky rast, veprat e artit janë të brishta dhe mund të mos kenë shumë fat.
“Parizieni i ri” – Renua
Pak minuta para orës së mblylljes në fund të dhjetorit, një burrë hyri në Muzeun Kombëtar në Stokolm, me një automatik në duar. Ai ia drejtoi një rojeje të paarmatosur në holl, ndërkohë që dy bashkëpunëtorë të tij që ishin futur brenda tashmë morën një autoportret të Rembrandtit si dhe dy piktura të Renua: “Parizieni i ri” dhe “Bashkëbisedimi”, në katin e dytë. Ata bënë një arratisje si në filma, duk mbushur dyshemenë me gozhdë për të shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me një motobarkë.
Më pas, hajdutët iu afruan një avokati, i cili transmetoi kërkesën e trye për të rikthyer veprat: 10 milionë dollarë për pikturë. Oficeri i policisë i ngarkuar me hetimin kërkoi fotografi. Fotot ishin bindëse, dhe policia kërkoi menjëherë që avokati të zbulonte identitetet e hajdutëve. Ky i fundit refuzoi, duke përmendur konfidencialitetin, dhe këmbënguli se “nuk kish bërë asgjë të keqe”, duke u thënë hajdutëve se nuk kërkonte asnjë lek si ndërmjetës. Megjithatë, ai trajtohet si i dyshuar. Tetë vetë janë arrestuar për këtë çështje dhe ka tashmë një mandat arresti për një të nëntë. Por edhe sot e kësaj dite, pikturat nuk janë gjetur.
“Britma” – Eduard Mynsh
Në 22 gusht 2004, “Britma” e Muzeut Mynsh u grabit me armë, bashkë me Madonën e Mynsh. Zyrtarë të Muzeut shprehën shpresën se do ta shihnin sërish pikturën, duke menduar se ndoshta hajdutët do të kërkonin para.
Në 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi një të dyshuar në lidhje me vjedhjen. Në 28 prill 2005, u përhapën zëra se dy pikturat ishin djegur nga hajdutët për të fshehur provat. Në 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi një shpërblim 2 milionë korona norvegjeze për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e pikturës. Në fillim të vitit 2006, gjashtë vetë me precedentë penalë ishte menduar të dilnin para gjyqit, nën akuza, qoftë për ndihmë në planifikim, qoftë në ekzekutim të vjedhjes. Tre prej tyre u dënuan nga 4 deri tetë vite burg në maj 2006. Dy prej tyre, Bjørn Hoen and Petter Tharaldsen u urdhëruan gjithashtu të paguajnë 750 milionë korona (122 milionë dollarë) bashkisë së Oslos, vendi ku ndodheshin më parë pikturat./ KultPlus.com
Veprimtaria e Aleksandër Moisiut ishte e fokusuar në Vjenë, për të depërtuar shpejt edhe në teatrot e tjera evropiane. Pas sukseseve të tij të njëpasnjëshme në aktrim ai u angazhua pothuajse në të gjitha vendet e Evropës e Amerikës Veriore.
Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind-it dhe të Hofmannsthal-it .
Për këtë aktor të madh, fjalët nuk i kursyen as filozofët e shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës. Filozofi i njohur dhe një nga romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane, Franc Kafka vlerësoi se gjestet e Moisiut ishin unike dhe të pa para ndonjëherë në skenat botërore.
“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit”, janë fjalët e Kafkës për Moisiun./ KultPlus.com
“Kah pranvera” është kënga të cilën e kanë interpretuar bashkë Nexhmije Pagarusha, Bilbili i Kosovës dhe Jordan Nikolic, i cili përgjatë karrierës së tij ka kënduar këngë të vjetra serbe, shkruan KultPlus.
Në këtë këngë, të dy paraqiten në gjuhë shqipe dhe është një këngë e realizuar vetëm në audio.
Iniciativës së Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve, i bashkohet edhe Biblioteka Kombëtare. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, mori pjesë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Ai e vuri theksin tek bashkëpunimi kulturorë
“Ngritja e “Këndi i Librit Ukrainas” vjen si pjesë e projektit “Rafti i librave ukrainas” i iniciuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve.”
Fondi i librave të këtij këndi, i cili iu dhurua Bibliotekës Kombëtare, përfshin botime në gjuhën ukrainase dhe anglisht mbi historinë, identitetin dhe kulturën. Drejtori i Bibliotekës Piro Misha rendit autor të rëndësishëm nga dy vendet.
Misha e vë theksin edhe tek rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar, ku mbështet Ukrainën në luftën e saj. Këndi i librave pritet të pasurohet me tituj të tjerë në vijim, ndërsa librat e dhuruar do të prezantohen javën e ardhshme në një ekspozitë për publikun e gjerë. /abcnews.al/Leontina Nika /KultPlus.com
Një destinacion që ia vlen të vizitohet këtë fundjavë, është kisha e Shirqit.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, me anë të një postimi në rrjetet sociale, risolli në vëmendje këtë monument kulture të kategorisë së parë.
Rrënojat e Manastirit të Shën Sergit e Bakut, njohur ndryshe si Kisha e Shirqit, ruhen në bregun e majtë të Bunës.
Në stilin bazilikë me përmasa 30 x 10 m, kjo kishë është konsideruar si një nga kishat më të bukura monastike të stilit romanik në Shqipëri.
Këtë verë dashamirës të historisë dhe natyrës kanë zgjedhur që ta vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm, përmes tureve me kanoe, duke e kthyer sitin në një atraksion turistik mjaft tërheqës dhe të vizitueshëm.
Muret e kishës së Shirqit kanë nisur të ngrihen që në shekullin VI.
Arkitektura e kishës është tepër e veçantë. Është një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve. Që nga ajo kohë ajo është shkatërruar gradualisht, duke u pushtuar nga uji. /KultPlus.com
41 aplikantë u shpallën fitues të bonusit të rijetësimit për mirëmbajtjen, restaurimin dhe rijetësimin e objekteve të tyre monument kulture ose pa status, por që ndodhen në qendra historike, ansamble urbane e zona arkeologjike.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se, nisma u vjen në ndihmë pronarëve ose përdoruesve të ligjshëm të objekteve-monument kulture apo brenda qendrave historike dhe zonave arkeologjike.
“Për herë të parë Ministria e Kulturës ndërmori nismën kombëtare “Bonusi i rijetësimit”, për t’u ardhur në ndihmë pronarëve ose përdoruesve të ligjshëm të objekteve-monument kulture apo brenda qendrave historike dhe zonave arkeologjike, që duan t’i mirëmbajnë apo rijetësojnë. Mes aplikantëve, 41 syresh përfitojnë 1-5 milionë lekë!”, theksoi Margariti në një postim në rrjetet sociale.
Bonusi i Rijetësimit u shërben të gjithë atyre që duan të zhvillojnë pronën e tyre në qendrat historike të qyteteve.
Ai përfshin dy instrumente mbështetjeje: një për restaurimin dhe konsolidimin e guaskës së shtëpisë, mureve, dritareve, dyerve, fasadës apo çatisë, ku jepet 10 mijë dollarë mbështetje, dhe instrumenti i dytë, për të gjithë ata që do të duhet të futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë, deri në 50 mijë dollarë.
Me anë të këtij programi vjen për herë të parë një mbështetje për të gjithë banorët në qytetet dhe ansamblet historike, të cilët kanë nevojë të restaurojnë shtëpinë e tyre dhe shteti do t’u gjendet pranë me një skemë granti./ KultPlus.com