Hajde, do të çoj mbi kodra dritë prarua

Poezi nga Giuseppe Ungaretti

Të lehta si fluturimi i laureshës
Mes puhizës mbi livadhet e blerta,
Të çlodhura do të jenë krahët e tua, hajde me mua.
Deri atje do të harrojmë,
Për të drejtën apo të gabuarën,
E për natyrën time të gatshme për përpjekje,
Për fantazmat e së kaluarës, do të jetojmë
Në një tjetër botë agimesh të reja, të ngrohta.
Ku në paqe drita nuk lëviz më gjethen,
Ëndrra e vuajtje braktisur në brigje të tjera,
Ku mbrëmja qëndron e pandryshueshme,
Hajde, do të çoj
Mbi kodra dritë praruar.
Të pafajshëm, në kohën që rresht së vrapuari,
Në dritën e së cilës humbet
E që për ne do të bëhet mbulesë./ KultPlus.com

Dashuria e parë

Poezi nga Giuseppe Ungaretti

Natë qytetëse ish ajo,
E mekët, e trëndafilta drit’ e squfurt,
Prej së cilës një siluetë u luhat
M’e qartë përvijohej e saja trajtë.

Natë mbytëse ish
Kur befas çataj bojërozë pashë
Në një sqetull kinse të paqtë.

Ç’prej asaj nate rishtare e fatkeqe
e në thellësitë e gjakut tim të tëhuajtur
Rob tyrin fshehtësirat më bënë. / KultPlus.com