nuk shkova, po më muer era për dore siç e merr tymin e duhanit qi të del buzësh tek më difton, në ndonji ballkon ku menxi na nxen hapin, për zhgënjimthet ditore e mallin për të papërjetuemen, qi trupëzohen si nji lot i vetëm qi të rrjedh nga bishti i synit e përshkëllihet në mollëzën teme tek më merr ngrykë e zhdukesh në anën tjetër të xhamit.
më çoi aty ku e çon çdo plaçkë tjetër: në vendin e njajtë por dukshëm të lënduem nga gërvishtjet e degëve, dhe të shkulun nga toka e bukës me rranjët përjashta, ku prehen krymba e ushunjëza po ma nuk më pengojnë.
habi asht takati për me u zvarritë tutje tu e ditë se prapë kam me e kapë erën për dore e ka me m’kapërhedhë nëpër kunora lisash për me ra sërish në tokë, me grritha të reja në mollëza, tu e lypë lotin e huej me u terë mbi lëkurën teme e me e harrue kur edhe nji herë tjetër njomet faqja.
herën e fundit rashë në nji zabel, rranjët jashtë si gjithënji e i pashë së largu do fluturashka prushi qi më grishnin. vuna re flakët e nji zjermi bubulak të braktisun qëmoti dhe erën qi përpiqej me e kapë për dore e me ia hjekë flamën; përpëlitja vazhdoi me orë të tana, po zjermi nuk dorëzohej, madje bahej ende ma madhështor nga dora e kobshme e erës qi, tu dashtë me e shkymbë, vetëm sa e fisnikonte.
pasi fitoi bejlegun, iu afrova zjermit për me marrë mësim po kështu u thanë përfundimisht lotët e pështyma e huej qi peshonin mbi cepat e buzëve të mia. / KultPlus.com
Kjo është një gravurë e ushtarëve shqiptarë që shërbenin në trupat e Napoelonit në Ishujt Joniane. Ata kishin krijuar një regjiment që përveçse përvojës shumë të çmuar ushtarake që afronte, mori nga administrata franceze dhe principet e Revolucionit.
Intelektualët dhe udhëheqësit kombëtarë ballkanikë të shek XIX, do të ndikoheshin nga dy doktrina politike me prejardhje evropianoperëndimore: liberalizmi që buronte nga idetë e iluminizmit në shek e XVIII; dhe nacionalizmi.
Përballë këtij realiteti të ri në Ballkan, fillimisht nën një zgjim kulturor dhe pastaj nën një zgjim politik të nxitur më së tepërmi edhe nga Kriza Lindore, shqiptarët reaguan duke sendërtuar format e para të një ndërgjegje kombëtare të avancuar që kërkonte një shtet shqiptar në rajon.
Ndaj për shumë studiues serioze Ishujt Joniane dhe territoret përballë tyre quhen një nga vatrat e para ku lindin lëvizjet kombëtare në Ballkan. / KultPlus.com
9 janar 1959: Clint Eastwood, aktor dhe regjisor amerikan luan në rolin e tij të parë kryesor.
“Njeriu pa emër” dikur ishte vërtet një burrë i panjohur. Në vitin 1959, Clint Eastwood ishte një aktor 28-vjeçar, i cili kishte luajtur në një sërë episodesh dhe filmash të shfaqjeve televizive, por ende nuk kishte bërë vërtet një bujë.
Gjithçka do të ndryshonte më 9 janar, kur ‘Rawhide’ u shfaq premierë në CBS TV. Audiencat amerikane u prezantuan me Eastwood-in si ramrod Rowdy Yates, një kauboj i shekullit të 19-të. Ata ranë shpejt në dashuri me burrin e pashëm dhe misterioz.
Melodia e temës në hapje është vetë ikonë.
Rawhide vazhdoi për tetë seri, duke përfunduar në vitin 1965, por ishte suksesi kryesor i ‘Trilogjisë së Dollarëve’ të Sergio Leones që do të çimentonte emrin e Eastwood në histori.
“A Fistful of Dollars” në 1964, “Për disa dollarë më shumë” në 1965 dhe “The Good, the Bad, and the Ugly” në 1966 e bënë Eastwood një yll absolut si Njeriu pa emër.
Karriera e liderit definitiv të western, 92-vjeçari Eastwood ka mbi 60 filma. Për herë të parë në regji nisi me ‘Play Misty for Me’ në vitin 1971.
Eastwood ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm edhe si aktor edhe si regjisor. Ai ka fituar katër çmime Oscar, si për filmin më të mirë ashtu edhe për regjinë më të mirë për “Unforgiven” dhe “Million Dollar Baby”, me 11 nominime gjithsej duke përfshirë ato për filmat e tij “Mystic River”, “Letters from Iwo Jima” dhe “American Sniper”. .
Vërtet një figurë legjendare në historinë e kinemasë./euronews / KultPlus.com
Kosova është renditur e 134-ta për nga fuqia ushtarake, sipas një raporti të GlobalFirepower.
Bazuar në këtë matje vjetore ku ishin përfshirë 145 shtete të botës, nga Ballkani si shteti më i fortë renditet Greqia, duke u pozicionuar në vendin e 30-të. Ndërsa sipas GFP, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen me ushtrinë më të fortë në botë.
Për këtë renditje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili është shprehur se Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.
“Bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.
Në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë”, shkruan Mehaj i cili tutje shprehet se Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por dhe në rajon e më gjerë. / KultPlus.com
… Arti, ashtu si shkenca, është i çliruar nga gjithçka që është pozitive dhe nga gjithçka konvencionale në natyrën njerëzore; madje, që të dyja, janë po njëlloj të pavaruara nga vullneti arbitrar i njeriut. Ligjëvënësi politik mund ta bllokojë zonën e saj, por nuk mund të sundojë aty brenda. Ai mund ta syrgjynosë mikun e së vërtetës, por e vërteta qëndron këtu; ai mund ta poshtërojë artistin, por nuk mund ta shtrembërojë artin. E pa dyshim, nuk ka asgjë më të zakonshme se sa të shohësh shkencën dhe artin t’i shërbejnë shpirtit të shekullit dhe shijen krijuese të marrë ligjin e vet prej shijes gjykuese.
Aty ku karakteri bëhet i prerë dhe ashpërson vetveten, aty ne shohim që shkenca i ruan kufijtë e saj rreptësisht dhe se arti i vë rregullit zinxhirë të rëndë; aty ku karakteri plogështohet dhe prishet, aty shkenca do të synojë të pëlqejë dhe arti të argëtohet. Për shekuj të tërë filozofët tregohen të shkathët si artistët, për të zhytur poshtë në thellësitë e njerëzimit të zakonshëm realitetin dhe bukurinë; ato fundosen brenda tyre, por dalin përsëri lart dhe fitimtarë me forcën jetësore të pashkatërrueshme që i karakterizon.
Artisti është pikërisht biri i kohës së vet, por është keq për të, nëse ai njëkohësisht është edhe dishepull apo i përkëdheluri i saj. Një hyjni mirëbërëse e shkëput foshnjën brenda kohëve nga gjiri i nënës së saj, e ushqen atë me qumësht të një moshe më të mirë dhe e lë të piqet derisa të arrijë moshën madhore nën qiellin e largët grek. Pastaj, kur të jetë bërë burrë, e rikthen në shekullin e vet me një fytyrë krej të huaj për të; por jo që ta gëzojë këtë shekull me pamjen e vet, por që i tmerrshëm, si i biri i Agamemnonit, ta pastrojë atë. Megjithatë, sido që të jetë, ai lëndën do ta marrë nga e tashmja, ndërsa formën do ta huazojë nga një kohë më fisnike, madje përtej të gjitha epokave, prej unitetit të saj absolut, thelbësor e të pandryshueshëm. Në të, prej eterit të pastër të natyrës së hyjnores rrjedh burimi i bukurisë, i pamolepsur nga degjenerimi i brezave dhe epokave, që rrokullisen thellësive të turbullta të vorbullave të saj. Fantazia, mund ta çnderojë, ashtu siç edhe mund ta fisnikërojë këtë lëndë, por gjithësesi forma e vet e dlirë ka për t’i shpëtuar gjithmonë kapriçiove të imagjinatës. Romaku i shekullit të parë i ishte përgjunjur perandorit të vet, përpara se statujat e perëndive të ngriheshin në këmbë; tempujt ishin të shenjtë për syrin, atëherë kur perënditë i shërbenin prej kohësh të qeshurave dhe arkitekturat fisnike të pallateve, që mbulonin si mburojë bëmat e turpshme të një Neroni e Commodus-i, ishin një protestë e hapur kundra tyre.
Njerëzimi e humbi dinjitetin e vet, por arti e ka shpëtuar dhe ruajtur atë në ato mermere të skalitur në mënyrë aq kuptimplote; e vërteta vazhdon të jetojë ende brenda iluzionit, por nga ky model, më vonë mund të prodhohet sërish prototipi i saj. Ashtu si arti fisnik jetoi më gjatë se natyra fisnike, po ashtu ai ia kalon asaj edhe në gjininë frymëzuese, që formon dhe zgjon vazhdimisht shpirtra. Përpara se e vërteta dritën e saj ngadhënjyese ta depërtojë në thellësitë e zemrës, poezia arrin t’ia kapë këto rreze, duke bërë që dhe majat e njerëzimit të shkëlqejnë nga një dritë lëbyrëse, teksa nata e zymtë dhe ende e lagësht qëndron si e varur nëpër lugina.
Por si e ruan veten artisti nga degjenerimet e kohës së tij, që e rrethojnë nga të gjitha anët? Le ta lëmë atë t’i ngrejë sytë drejt dinjitetit të vet, dhe drejt ligjit; le ta lëmë të mos i përkulë ato ndaj fatit dhe nevojës. Po njësoj, le ta lëmë të lirohet menjëherë nga puna e zbrazët, e cila dëshiron ta stampojë gjurmën e vet në një moment të shkurtër e fluturak, dhe të çlirohet prej ëndërrave të një entuziazmi të padurueshëm, i cili përdor masën e absolutes kundrejt produkteve të pavlerë të kohës; pra, le ta lëmë artistin të braktisë realen për të gjykueshmen, sepse kjo është pikërisht fusha e tij, në mënyrë që të orvatet t’i japë kështu udhë lindjes së një ideali që unifikon të mundshmen dhe të domosdoshmen. Më pas, le ta lëmë atë të stampojë iluzionin dhe të vërtetën me shëmbëlltyrën e një ideali të tillë; le ta lëmë ta ushtrojë atë si në lojën e imagjinatës ashtu në veprimet e tij më serioze, shkurt, në të gjitha format e tij ndjesore dhe shpirtërore, për ta lejuar së fundi ta projektojë qetësisht veprën e vet kah një kohe të pakufi.
Por jo çdonjërit, të cilit i ndriçon në shpirt ky ideal, iu dha e njëjta qetësi prej gjenisë së tij krijuese – bashkë me atë temperament të madh e të durueshëm – aq fort të nevojshëm për të skalitur mbresat e një ideali mbi mermerin e flashkët dhe memec e për t’ia besuar atë duarve besëplote të kohës. Mirëpo ky instinkt hyjnor dhe kjo forcë krijuese, shumë e zjarrtë për të ndjekur këtë udhëtim të shpeshherë e hedh menjëherë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi të tashmen, mbi jetën aktive, duke u orvatur të transformojë lëndën e paformë të botës morale. Kjo fatkeqësi e vëllerërve të tij, madje e tërë species njerëzore, i flet me zë të lartë zemrës së njerëzve që ndjejnë, e poshtërimi i tyre ngjan akoma dhe më i ulët; entuziazmi ndizet dhe dëshira përvëluese, në një shpirt të mbarsur me forcë dhe zjarr, shkon me padurim drejt akteve dhe veprimit. Por, a e ka kqyrur vallë ky inovator vetveten, për të parë nëse këto parregullsi në botën morale fyejnë arsyen apo lëndojnë jo më pak sedrën e tij? Nëse nuk arrin dot ta përcaktojë menjëherë një gjë të tillë, atëherë atë do ta njohë tek impulsiviteti me të cilin ai ndjek një qëllim apo një efekt të caktuar. Instinkti i pastër moral drejtohet kah së domosdoshmes, për atë nuk ekziston kohë, e ardhmja bëhet e tashme, porsa duhet të krijohet patjetër nga e tashmja. Para një arsyeje pa kufij drejtimi është njëkohësisht përfundim dhe rruga përshkrohet sapo zgjidhet. paqtë, veten
Kësisoj, një miku të ri të së vërtetës dhe bukurisë, i cili dëshiron të dijë prej meje, pavarësisht qëndresës që vë përballë koha, se si duhet ta kënaqë zjarrminë fisnike të zemrës së vet, unë do t’i përgjigjesha: Drejtoje botën tek e cila vepron kah asaj ç’ka është më e mira, sepse vetëm kështu rrjedha e paqtë e kohës do të sjellë rezultate. E këtë drejtim asaj do arrish t’ia japësh, vetëm atëherë kur duke mësuar, do mundësh t’ia ngresh mendimet në shkallën e së domosdoshmes dhe së përjetshmes; pra, nëse me veprimet ose krijimet e tua, do ta shndërrosh të domosdoshmen dhe të përjetshmen në objekt të instinkteve të tua. Ndërtesa e marrëzisë dhe e arbitraritetit do të bjerë, ajo duhet të bjerë, tashmë ajo ka rënë, porsa ti të jesh i sigurtë që ajo po anohet; Gjithësesi, është e rëndësishme që ajo të anohet jo vetëm te njeriu nga jashtë, por edhe brenda tij. Në heshtjen e turpshme të karakterit edukohet e vërteta ngadhënjyese, ajo del jashtë teje nëpërmjet bukurisë, duke mos qenë vetëm mendimi shërbenjësi i saj, por edhe ndjenja në rrokjen e mrekullueshme të pamjes së saj. E me qëllim që të mos ndodhë ta marrësh modelin prej realitetit të jashtëm, të cilin më pas lipset ta pajisësh përsëri, mos guxo të futesh në shoqërinë e tij të dyshimtë, derisa zemrës tënde t’i keshë siguruar një shpurë ideale. Jeto me shekullin tënd, por mos ji krijesa e tij, ndihmoji bashkëkohësit e tu, por vetëm për atë që kanë nevojë, jo për atë që lavdërojnë. Pa ndarë fajet, ndaj dënimin e tyre me një nënshtrim fisnik dhe përkulu me liri zgjedhës që ata e mbartin dhimbshëm pa ditur në i’u duhet apo jo ta mbajnë. Nëpërmjet guximit këmbëngulës, me të cilin t’i përbuz fatin e tyre të mirë, do t’ju vërtetosh se nuk është rruga e burrëcakërisë ajo që të bën t’i nënshtrohesh vuajtjes së tyre. Merre me mend, se si mund të jenë, nëse do të arrish të ndikosh mbi to, por merre me mend, se si janë, nëse ti do të përpiqesh të veprosh për to. Kërko t’ua miratosh vuajtjen nëpërmjet dinjitetit, por fatin llogaritua sipas jovlerës së tyre; kështu fisnikëria jote, nga njera anë do të zgjojë edhe tek ata fisnikëri, kurse nga ana tjetër, qëllimi yt nuk do të reduktohet aspak në hiç për shkak të padenjësisë së tyre. Serioziteti i parimeve të tua do t’i përzërë ata prej teje, por brenda lojës së tyre ata do të vazhdojnë t’i durojnë të tilla parime. E kjo sepse shija është më e dlirë se zemra e tyre, e është pikërisht nëpërmjet shijes që lipset të rroken këto ikanake të dyshimta. Më kot ti do t’ua sulmosh maksimat, më kot do t’ua mallkosh bëmat; Gjithësesi, ti mund të mund të provosh dorën tënde krijuese mbi përtacinë e tyre. Dëboua nga argëtimet arbitraritetin, mendjelehtësinë, ashpërsinë, se në këtë mënyrë e pa e vënë re, do t’i largosh edhe nga veprimet, madje më në fund edhe nga pikëpamjet e tyre. Kudo ku t’i gjesh, rrethoji me forma fisnike, të mëdha, të pafajshme; shumëfishoji rreth e rrotull tyre simbolet e përsosmërisë, derisa pamja e jashtme t’u triumfojë mbi realitetin dhe arti mbi natyrën.
Trajneri i ri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Júnior u prezantuar sot në ambientet e FSHF-së.
Sylvinho do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Shtëpinë e Futbolli, ish-trajneri i kombëtares, Edoardo Reja u shpreh se, ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e Kombëtares shqiptare.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fund por si nga ana e rezultateve por edhe raportet njerëzore bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë”, tha Reja.
“Rezultatet që kemi arritur nuk janë për t’u lënë mënjanë. Kemi bërë të luajnë për herë të parë rreth 40 lojtarë, kemi qenë shumë afër kualifikimit në botëror dhe për 1 pikë mund edhe të kishim kaluar në ndeshjet me eliminim direkt. Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Pra kemi bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Presidenti i FSHF, Arman Duka bëri një prezantim të trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij teknik Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.
Duka u shpreh se, marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Sylvinho parashikon një kohëzgjatje deri në përfundim të Euro 2024.
I pyetur nga gazetarët Duka zbuloi se dje kanë darkuar së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe trajnerin e ri Sylvinho së bashku me stafin e tij.
“I kam kërkuar unë kryeministrit që të presë stafin e ekipit Kombëtar, pikërisht për t’i thënë stafit që do të drejtojë ekipin, atë që i kam thënë në Milano, që Kombëtarja është më shumë sesa skuadër futbolli për ne, është gjëja më e rëndësishme që kemi ne shqiptarët. Dhe këtë mund t’ia shprehja me një takim me drejtuesin e vendit”, tha Duka.
Braziliani vjen pas dy eksperiencave me Lyon-in dhe Corinthias-in dhe rroga e tij do të varet nga objektivi për të shkuar në Evropianin e 2024.
Trajneri Sylvinho në fjalën e tij falënderoi paraardhësin Reja dhe presidentin e FSHF, Duka për këtë mundësi.
Ai u shpreh se, merr drejtimin e Kombëtares shqiptare për të realizuar objektivat.
“Doja t’i thoja diçka Reja-s, puna e një trajneri është gjithmonë e vështirë nuk është e thjeshtë. Ka shumë punë mbrapa skenave. Duhet të bëjmë zgjedhje, disa herë fiton, disa herë nuk fiton. E falënderoj atë për punën që ka bërë për këta futbollistë, për zemrën, për pasionin”, tha Sylvinho.
“Ne kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive që ta çojmë këtë Kombëtare në vende të rëndësishme. Për këtë arsye jemi këtu”, theksoi ai.
“Për herë të parë që takova Presidentin, këtë pashë tek ai dhe mendoj që dhe ai pa tek ne dëshirën për të sjellë rezultate pozitive, për të bërë mirë, për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë”, nënvizoi Sylvinho.
48-vjeçari Sylvinho, vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner. Ai ka një eksperiencë të pasur si zëvendëstrajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendëstrajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendëstrajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Corinthias-it në kampionatin brazilian.
Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Sylvinho është aktivizuar tek Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij. /atsh / KultPlus.com
Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij Noma, do të mbyllet.
Noma, i cili gjendet në Kopenhagen, u kthye në simbol të gastronomisë botërore kur për disa vite u votua si restoranti më i mirë në botë. Por shefi i tij, Rene Rexhepi thotë se ky është viti i fundit i punës, pasi në vitin 2024, Noma do t’u thotë “lamtumirë” klientëve. Shkak është bërë ritmi i lartë i punës dhe kostot e papërballueshme.
Rene Rexhepi mendon se duhet të riorganizojë hapësirën e punës si edhe stafin. “Nuk është i përballueshëm. Sektori duhet riparë”, është shprehur Rexhepi, duke shpresuar që pas disa vitesh të mund të rikthehet përsëri.
Rene Rexhepi është me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë i famshëm për menytë e tij stinore të cilat u jepnin vlerë produkteve 100% skandinave, duke filluar nga mishi i drerit me likene e deri te karkalecat e zinj të ujërave të akullta të Detit të Veriut. /atsh / KultPlus.com
Studentët e Kolegjit Universum triumfuan në garën Europiane të debatit “EU Semester Debate Competition” në Bruksel.
Albin Bushi dhe Lendrita Hasani nga Kolegji Universum fituan vendin e parë në finalen e garës së debatit Europian ndaj ekipit nga Greqia, në temën “The balance among countries reinforcing fundamentally neoliberal economic orthodoxies versus those choosing a more progressive approach towards social goals”.
Debatet ishin pjesë e projektit VETn’GO të European Association of Institutes for Vocational Training (EVBB) të cilat u mbajten në 3 raunde – në nivel kombëtar, ndërkombëtar dhe raundi final i cili u mbajtë në Bruksel.
Lendrita dhe Albini fituan ndaj të gjitha ekipeve tjera nga Europa para kualifikimit në finale, në debatet “Does the involvement of the trade union positively affect all countries?” dhe “Can social and financial performance coexist?”.
Pra përvec mësimit të rregullt studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme extra kurrikulare në mënyrë që të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë.
Kolegji Universum mbetet institucion lider i ndërkombëtarizimit. Këtë vit Universum ka shtuar dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 672 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së.
Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.
Është e vështirë të thuhet përfundimisht se cilët janë poetët më të mirë të të gjitha kohërave, pasi poezia është një formë arti shumë subjektive dhe njerëz të ndryshëm kanë shije dhe preferenca të ndryshme kur bëhet fjalë për poezinë, shkruan KultPlus.
Poezia është një formë e letërsisë që përdor gjuhën për të ngjallur emocione, për të pikturuar imazhe të gjalla dhe për të përcjellë ide dhe tema komplekse përmes përdorimit të ritmit, tingullit dhe formës. Poetët përdorin një sërë mjetesh dhe teknikash letrare, si rima, metri dhe gjuha figurative, për të krijuar vepra arti shprehëse dhe ndjellëse.
Gjatë historisë, ka pasur shumë poetë që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në botën e poezisë dhe veprat e të cilëve i kanë qëndruar kohës. Këta poetë shpesh konsiderohen si ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave për shkak të popullaritetit dhe ndikimit të qëndrueshëm të punës së tyre, si dhe teknikave dhe stileve novatore që ata përdorën në shkrimet e tyre.
Disa nga poetët më të vlerësuar të të gjitha kohërave përfshijnë:
William Shakespeare: Shpesh i konsideruar si dramaturgu dhe poeti më i madh në gjuhën angleze, veprat e Shekspirit janë të njohura për personazhet e tyre komplekse, temat e thella dhe gjuhën e bukur.
Dante Alighieri: Dante është i njohur për poemën e tij epike, “Komedia Hyjnore”, e cila është një tregim alegorik i udhëtimit të tij nëpër Ferr, Purgator dhe Parajsë.
Homeri: Poetit të lashtë grek, Homerit i njihet merita për shkrimin e dy poemave epike “Iliada” dhe “Odisea”, të cilat konsiderohen si dy nga veprat themelore të letërsisë perëndimore.
Edgar Allan Poe: Poe njihet për poezinë dhe tregimet e tij të errëta dhe atmosferike, të cilat shpesh eksplorojnë tema të vdekjes, humbjes dhe çmendurisë.
Emily Dickinson: Dickinson ishte një poete amerikane e cila njihet për poezinë e saj thellësisht personale dhe introspektive, e cila shpesh eksploron temat e vdekjes, dashurisë dhe natyrës.
Poetë të tjerë që vlerësohen shumë dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në botën e poezisë përfshijnë John Keats, Lord Byron, Sylvia Plath, Maya Angelou dhe T.S. Eliot.
Këto janë vetëm disa prej poetëve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në botën e poezisë dhe veprat e të cilëve i kanë rezistuar kohës. Ka shumë poetë të tjerë që vlerësohen shumë dhe kanë dhënë kontribute të rëndësishme në formën e artit, dhe i takon lexuesve individualë të vendosin se cilët poetë i konsiderojnë si më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. / KultPlus.com
Arti luan një rol të rëndësishëm në shumë komunitete dhe kultura në mbarë botën, duke i shërbyer një sërë qëllimesh. Në disa kultura, arti është një formë komunikimi dhe përdoret për të përcjellë vlera, besime dhe tradita të rëndësishme kulturore. Në të tjera, arti i shërben një qëllimi thjesht dekorativ ose estetik, ose përdoret si një mjet shprehjeje personale, shkruan KultPlus.
Në shumë kultura indigjene, arti është i lidhur ngushtë me besimet dhe praktikat shpirtërore dhe përdoret si një mënyrë për t’u lidhur me botën shpirtërore. Për shembull, kulturat vendase amerikane shpesh përdorin artin në formën e pikturave, gdhendjeve dhe objekteve ceremoniale për të treguar histori dhe për të përcjellë tradita kulturore. Arti afrikan, duke përfshirë skulpturat, maskat dhe tekstilet, përdoret shpesh në rituale dhe ceremoni dhe shërben si një mjet për të ruajtur historinë dhe traditat kulturore.
Në kulturat perëndimore, arti ka qenë tradicionalisht një mënyrë për artistët për të shprehur veten dhe idetë e tyre, dhe shpesh ka qenë një mjet i komentimit social ose politik. Shumë vepra të famshme të artit janë përdorur për të sfiduar status quo-në ose për të tërhequr vëmendjen për çështje të rëndësishme.
Në përgjithësi, roli i artit në komunitete dhe kultura të ndryshme është i larmishëm dhe i shumanshëm, duke reflektuar vlerat dhe traditat unike të secilit grup. / KultPlus.com
Ylli i “Eight Is Enough” Adam Rich ka vdekur në moshën 54-vjeçare në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit. Danny Deraney, publicisti i Rich, e përshkroi në një deklaratë si “thjesht një djalë të mrekullueshëm”.
“Ai ishte i sjellshëm, bujar dhe një luftëtar në luftën kundër sëmundjeve mendore”, shkroi Deraney në Twitter. “Adami nuk kishte asnjë grimcë egoje. Ai ishte altruist dhe gjithmonë kujdesej për ata që i interesonte. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz që u rritën me të ndihen të trishtuar dhe sikur u ka ikur një pjesë e fëmijërisë së tyre”.
Vdekja e Rich u raportua fillimisht nga TMZ, e cila citoi një anëtar të familjes. Deraney i tha “Associated Press” se Rich luftoi me një lloj depresioni të pashërueshëm. Ai kishte ruajtur maturinë e tij pavarësisht viteve të tëra që kishte provuar trajtime eksperimentale që kishin dështuar. Deraney pohoi se javët e fundit, kur nuk mund të lidheshin me Rich, ishin të shqetësuar.
Rich, i cili ishte i njohur për buzëqeshjen e tij, u ngrit në yll në televizion nga viti 1977 deri në 1981 duke luajtur Nicholas Bradford, djalin më të vogël, në “Eight Is Enough”. Seritë televizive “Code Red”, “Dungeons & Dragons”, “Baywatch” e shfaqën gjithashtu Rich si një yll. Aktori u shfaq edhe në filmin e David Spade në vitin 2003 “Dickie Roberts: Ish Child Star”. / KultPlus.com
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur programin e “Edukimit mjedisor” në shkolla për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi mjedisin.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se ekspertët e AKZM po informojnë dhe kultivojnë dashurinë për ekosistemet, biodiversitetin, lagunat, parqet dhe si të kujdesen për to.
“Ndërgjegjësimi për mjedisin s’bëhet me trokitje gishtash, por me edukim, pastaj me edukim dhe në fund me edukim. S’janë rezultate që preken sot me nesër, por kemi nisur të rrënjosim tek fëmijët koncepte si riciklimi, ripërdorimi, kompostimi, bashkëjetesa e shëndetshme me florën e faunën”, theksoi Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh se “AKZM ka realizuar 371 orë mësimore në vitin 2022”.
Sipas saj, gjatë këtij viti priten edhe më shumë aktivitete për edukimin mjedisor.
Me anë të këtij programi pritet një rritje e ndërgjegjësimit mjedisor të brezit të ri në komunitet./ atsh/ KultPlus.com
Gjatë udhëtimit etnografik në Montreal në vitet 201902021 gjeta dhe vëzhgova gjuhë dhe dialekte të tjera. Midis tyre dialekti friulian, sicilian, napolitan, por edhe e folura e arbëreshëve nga Molise, Kalabria dhe Siçilia.
Në një kontekst më të madh kanadez, grupe të tjera u vëzhguan dhe u studiuan si Grecanico nga Kalabria (Vizmuller-Zocco, 2007) dhe sllovenia (Urbancic, 1991). Kjo nënvizon natyrën shumëgjuhëshe të komunitetit italian në Montreal, realitet i shumë komuniteteve italiane në botë. Mirëmbajtja dhe transmetimi i këtyre gjuhëve dhe dialekteve mbetet një temë e rëndësishme për kërkime.
Tereza është informatorja e parë e takuar gjatë punës në terren në vitin 2019 me origjinë arbëreshe. Ajo lindi në 1943 në Montecilfone (provinca e Campobasso, Molise). Në vitin 1955, ajo emigroi në Kanada me familjen e saj u bë mësuese e gjuhës (italisht, frëngjisht dhe anglisht) dhe jetoi brenda komunitetit, ku ajo gjithmonë ka qene shumë e dedikuar. Gjatë rregjistrimit të intervistës Tereza tha se: Fliste një dialek shqiptar.
Nga kjo fjali, marrëdhënia jonë ndryshoi dhe interesi im u përqendrua në këtë informacion të veccantë.
Për ta përmbledhur, Tereza më hapi derën e komunitetit të saj.
Falë rrëfimeve të saj mund të jetë e mundur të rindërtohet historia e një grupi të tërë të mbetur pas në kohë.
Tereza ende kujton tokën e saj dhe historitë për vendin e saj të origjinës. Ajo përmendi shtëpinë në fermën shqiptare që ndodhej në Montecilfone që nga viti 1454 dhe kujtoi solidaritetin dhe afërsinë e italo-shqiptarëve nga qytete të ndryshme të Italisë. Kureshtare për të kaluarën e saj dhe historinë e komunitetit të saj, ajo mblodhi libra për këtë temë (Di Lena, 1972; Pezzotta 1987). E apasionuar pas historisë dhe kulturës, të kaluarën. gjuhën dhe traditat e komunitetit të saj takimi me Terezën më bëri që të përjetoj një përvojë të vërtetë arbëreshe në Montreal.
Ajo rrëfeu se si komuniteti u vendos në qytet. “Pas Luftës së Dytë Botërore, nga viti 1952 e në vazhdim, familje të shumta që banonin në Montecilfone emigruan në Kanada, pikërisht në Montreal. Që nga ardhja e tyre, shumë prej këtyre familjeve iu desh të përballeshin me politikat e reja gjuhësore”. Tereza kujtoi se si “shumica e fëmijëve ndiqnin shkollat angleze dhe në të njëjtën kohë ndiqnin kurse të gjuhës italiane”, duke theksuar se si gjuha italiane u bë tashmë e rëndësishme për të ardhmen e komunitetit italian.
Siç u theksua më parë, përpjekja për të konverguar drejt një komuniteti të bashkuar italian ishte në procces. Gjuha italiane kishte fituar terren në Itali dhe brenda komuniteteve të ndryshme italiane në mbarë botën. Siç përsëriti ajo, sot gjuha italiane ka filluar të përhapet në shtëpi bashkë me gjuhët apo dialektet e tjera. Më parë, praktikat gjuhësore ishin më të ndryshme dhe roli i gjyshërve ishte shumë i rëndësishëm sikurse e thekson ajo më tej: “Në shtëpitë tona mbi të gjitha me gjyshërit flitej në dialektin shqiptar, italisht dhe anglisht”. Më tej italishtja dhe anglishtja morën rolin e gjuhëve kryesore në jetën e përditëshme, duke e shturë arbërishten drejt një praktike më asociative të lidhur vetëm me disa aktivitete kulturore.
Sipas Terezës dekada më e vështirë për komunitetin arbëresh në Montreal ishte ajo mes viteve 1970 dhe 1980. Në fakt, në këtë periudhë: “shumë familje ndryshuan lagje dhe takimi ishtë më i vështirë kështu që nuk mund të flisnim arbërisht shpesh. Kjo distancë nuk ndihmoi për të nxitur procesin e ruajtjes dhe transmetimit të gjuhës arbëreshe brez pas brezi. Nevoja për një institucion më të fortë u bë mundësia e vetme për mbijetesën e këtij realiteti.
Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 1987 kur: «Një grup i vogël u mblodh për të diskutuar për organizmin e një mbledhjeje të mundshme të Montecilfonesi-ve», me qëllim që «të zgjidhte një komitet për të themeluar një shoqatë paesana (fshati, këtu me kuptimin një shoqatë me arbëresh që vinin nga i njëjti fshat, pra Montecilfone)»
Nisma u prit me shumë entuziazëm dhe një vit më vonë, në 1988, u themelua Shoqata Montecilfone e Quebec. Prej disa vitesh nga anëtarët e shoqatës organizonin shumë aktivitete, kryesisht për jetën fetare të grupit e cila ka qenë gjithmonë një shenjë shumë e rëndësishme identitare. Pjesëmarrësit shpesh takoheshin pas shërbimeve masive për të “shijuar pjatat dhe ëmbëlsirat tipike që gjyshërit tanë ngë Montecilfone, përgatisnin.
Këto ngjarje u transmetuan brez pas brezi, duke mbajtur të gjallë rrugëtimin e këtij komuniteti nga Italia në Kanada. Megjithatë, sot situata ka ndryshuar dhe “Aktualisht tradita vazhdon por numri i anëtarëve vazhdon të zvogëlohet”
Për sa i përket praktikave gjuhësore arbëreshe, sipas Terezës: « brezi i dytë flet ende arbëresh, por brezi i tretë nuk e praktikon pasi nuk janë kushtet e përshtatshme. Teresa thekson rëndësinë e italianitetit dhe integrimin në realitetin dygjuhësh të Montrealit: «Të rinjtë tanë janë të prirur të flasin më shumë anglisht, frëngjisht, dhe italisht.
Duket se identiteti italian po e kapërcen atë arbëresh, të paktën për sa i përket praktikave gjuhësore. Këtu është interesante të vërehet përdorimi i përemrit pronor ‘i nostri’ (jonë) duke folur për pasardhësit e brezit të ri me origjinë arbëreshe. Tereza nënvizoi edhe një herë se si procesi i konvergjencës në gjuhën italiane ka qenë i fuqishëm prej vitesh. Shoqata Montecilfone e Quebecut është ende gjallë edhe pse është dobësuar. Sipas saj aktualisht janë 22 anëtarë të regjistruar. Ata janë të gjithë të moshuar, nga 65 deri në 88 vjeç. Takimet zhvillohen në famullinë e Madonna del Carmelo. Folësit e brezit të ri arbëresh janë të moshës 40 deri në 50 vjeç dhe duket qartë se të rinjtë nuk marrin pjesë në aktivitetet e shoqatës.
Në të vërtetë angazhimi në komunitetin arbëresh mund të shihet si një pengesë për ta.
Duke përshkruar ‘ishullin’ arbëresh për mbrojtjen e tij
Tereza ishte vetëm 12 vjeç kur mbërriti në Montreal, në vitin 1955. Shkollën fillore e ndoqi në Itali dhe të mesmen në Kanada. Ajo ndoqi shkollën italiane në PICAI ku studioi italisht. Për disa vite ajo ishte mësuese e gjuhës italiane për pasardhësit e emigrantëve italian. Ajo ishte gjithashtu mësuese e anglishtes dhe frëngjishtes për të sapoardhurit nga Italia, për të lehtësuar integrimin e tyre në Montreal. Ajo u angazhua shumë me jetën sociale të komunitetit, duke ndihmuar njerëzit që kërkonin një punë, një vend për të studiuar dhe ndonjëherë duke i ndihmuar ata të komunikonin me familjen në Itali apo institucionet në Kanada, duke shkruar e lexuar letra.
Tereza është padyshim një shembull i bukur i një personi shumëgjuhësh, që përdor bagazhin e saj gjuhësor për profesionin e saj, por edhe e përkushtuar plotësisht ndajkomunitetit të saj. Megjithatë, arbërishtja e saj është reduktuar për shkak të komunikimit të saj të përditshme, në anglisht e italisht, si arbërishtja e folur dhe ajo e shkruar me gojë ashtu edhe me shkrim. Ajo konfirmoi se fliste një dialekt shqip, të cilin nuk mund ta ngatërrojë as me italishten, as me molisano, dialektin e saj rajonal. Ajo flet vetëm italisht me fëmijët e saj, 51 dhe 55 vjeç, sepse burri i saj ishte italian, siç shpjegoi ajo: « Fëmijët flasin edhe anglisht e frëngjisht, por nuk flasin arbëresh, sespe bashkëshorti im nuk fliste arbëresh».
Realiteti i saj është i ngjashëm me atë të familjeve të tjera me origjinë arbëreshe, ku vetëm njëri prind mund të fliste arbërisht. Gjuha më pas u braktis dhe u përdor vetëm në nivelin asociativ. Politikat familjare luajtën një rol kryesor për sa i përket transmetimit dhe praktikumit të gjuhës. Anglishtja, frëngjishtja dhe madje edhe italishtja duke u vendosur mbi përdorimin e gjuhës së tyre sipas përfaqësimeve të fuqisë, purizmit dhe prestigjit të gjuhëve.
Për më tepër, në nivel identiteti, duket qartë të shihet një ndjenjë e fortë italiane brenda grupit.
Pyetjeve të mia për jetën e saj në Montreal, ajo iu përgjigj me zë të lartë: « Jam krenare për origjinën time dhe kam qenë pjesë e shoqatave molisane për shumë vite».
Ajo duket se nënvizon identitetin e saj rajonal. Gjatë punës time në terren në komunitetin italian në Montreal vura re që shpesh kishte raste te shumë pasardhësve që tregonin një lloj përjetësimi të «kampanilismo» (parokializmit) nga Italia në Kanada (Luconi, 2007). Kjo lidhje e fortë me qytetet ose rajonet në Itali ndihmoi në krijimin e marrëdhënieve të forta midis shoqatave lokale në Montreal dhe këshillave rajonale në Itali. Realiteti arbëresh, megjithatë, duket se është i fshehur. Tereza ka theksuar disa herë se si është ambasadore e Italisë, për vendin, për gjuhën dhe për kulturën. Ajo përsërit: « Së bashku me bashkëshortin kemi qenë ambasadorë të italianità »
Si përfundim, edhe pse mikrobashkësia arbëreshe ekziston sot, folësit e gjuhës arbëreshe janë të vjetër në moshë dhe procesi i transmetimit të gjuhës duket i prerë.
Ngrita një pyetje kryesore: Se si mund të mbrohet ky realitet për të ruajtur historinë dhe të shkuarën e tij sot. Përgjegjësia jonë është të përshkruajmë komunitetin për ta shpëtuar atë. Ndoshta, ka realitete të tjera të ngjashme arbëreshe që ndodhen në provinca të tjera të Kanadasë ose në vende të tjera të Amerikës Veriore ose Jugore. Gjetja e këtij mikrokomuniteti ka qenë një rrugë alternative gjatë hulumtimit tonë. Situata bashkëkohore po e ndërlikon disi procesin e studimit, qëllimi ynë është mbledhja e të dhënave gojore për të përshkruar komunitetin. Kriza shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19 ka reduktuar jetën shoqëruese dhe kontaktin mes anëtarëve të grupeve. Për të ardhmen, do të ishte interesante të vëzhgohej se si kanë evoluar praktikat gjuhësore dhe nëse arbërishtja flitet dhe ruhet ende në Montreal dhe në realitete të tjera të ngjashme. Vëzhgimi dhe analizimi i praktikave gjuhësore mund të mundësojë zbulimin e praktikave të tjera si kulinaria, fetare, traditat dhe zakonet që kanë udhëtuar në kohë falë këtyre komuniteteve. Ka ende shumë punë për të bërë dhe shpresa është që së shpejti të mund të kthehemi në Montreal për të kryer studime të tjera në terren në kushte më të mira.
Kontributi ynë bëri të mundur nxjerrjen në pah dy pikave themelore të këtij hulumtimi mbi komunitetin arbëresh të Montrealit. Së pari, është e rëndësishme të nënvizohen vështirësitë e hulumtimit të punës në terren gjatë pandemisë dhe së dyti, ky punim u propozon lexuesve një udhëtim zbulimi brenda këtij mikro-komuniteti të fshehur në Montreal. Synimi ynë kryesor është realizimi i këtij projekti dhe përshkrimi i jetës së ‘ishullit’ arbëresh në Montreal falë një etnografie të plotë, studimit të gjuhës dhe praktikave kulturore, duke vëzhguar në veçanti jetën shoqëruese të grupit. Kërkimet mund të shtrihen edhe drejt komuniteteve të tjera arbëreshe në kontekste fqinje, në Kanada, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose më tej në Amerikën e Jugut. Hulumtimi do të ishte thelbësor tani, sipas rrëfimeve të Terezës. Praktikat gjuhësore mund të zhduken me vdekjen e anëtarëve të moshuar të komunitetit. Nevoja për një etnografi reale in situ do të mundësonte një përshkrim më të thelluar të situatës dhe studim të kontekstit. Gjuha arbëreshe në këtë ‘ishull’ mund të jetonte momentet e saj të fundit, tashmë me vështirësi të dukshme dhe të dëgjueshme. Mund të vërehej edhe praktika e saj në kontakt me italishten, dialektet e tjera rajonale italiane dhe veçanërisht frëngjishten dhe anglishten, duke i dhënë më shumë rëndësi praktikave të përziera ose hibride. Në aspektin kulturor duket se ka një konvergjencë drejt italianizmit. Kjo jo vetëm në favor të gjuhës italiane, por edhe në sensin e komunitetit. Gjatë hulumtimit tonë të komunitetit arbëresh në Montreal, kuptuam se sa e vështirë është të gjesh këtë realitet të fshehur nën flamurin italian që shtrihet mbi grup, duke fshehur realitete shumë më komplekse dhe të vështira për t’u përshkruar (Scetti, 2021).
Nga Fabio Scetti
Titulli origjinal: An Arbëresh “Island” within thë italian cmunity of Monteral
Ky material u prezantua në konferencën: “Gjuhët e rrezikuara dhe Diaspora”
Përktheu dhe përshtati Diaspora Shqiptare. / KultPlus.com
197 vjet më parë lindi një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe penës arbëreshe, poeti Gavril Dara (i riu).
Gavril Dara lindi në Palac Adriano të Sicilisë, në një familje të shquar arbëreshe. Mësimet e para i mori në Seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi.
Më 1858 botoi fletoren letrare “Përtëritja e jetës” (Palingenesi) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”, e cila botohej në Romë.
Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej “Ana Maria“. Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Ai ka lënë në dorëshkrim një ndër kryeveprat e letërsisë sonë “Kënga e sprasme e Balës”, e cila u botua në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji. Ai u nda nga jeta, në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1895. /atsh / KultPlus.com
Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, destinacion turistik për vizitorët e natyrës dhe të aventurës fton plot të apasionuar në çdo stinë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky park me mozaikun e bukurive natyrore me Majën e Kallkanit, Majën e Zezë, Shkëmbin e Koklit, Majën e Rreshpës dhe Liqenet akullnajore të Rrajcës.
Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit.
Me interes është Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë me figura e mbishkrime që nga shek. II para Krishtit, që duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës për këdo që dëshiron të vizitojë Parkun Kombëtar të Shebenikut.
Kjo shpellë-kishë është e vendosur në një shkëmb në lartësi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës, ku janë pikturuar Shenjtorja Mari dhe dishepujt gjatë një ceremonie.
Po ashtu në Shebenik janë liqenet karstike, liqeni i Fushë-Studnës, Vlaska, Fusha e Dorëzit, Bredhi i Fushë-Kuqes, Rrapi i Taksimit, Shkalla e Skënderbeut, Gurra e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë./atsh / KultPlus.com
Më 9 janar 1976 ndërroi jetë Abaz Kupi. Ai lindi në Krujë në vitin 1892. Në 1912-ën përkrahu Esat Pashë Toptanin, ndërsa në 1920-ën u rreshtua krahë Mustafa Krujës kundër Ahmet Zogut. Pavarësisht mospajtimeve mes tyre, pas ardhjes së Zogut në pushtet, Kupi u bë komandant i Krujës, e më pas major në xhandarmërinë e Durrësit në vitet 1932-1939.
Më 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Kupi, i njohur edhe si “Bazi i Canës”, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qëndresë për 36 orë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua drejt Stambollit. Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë. U rikthye në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-it. U bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943.
Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943 Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri.
Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë. /atsh / KultPlus.com
“Studentët e përjetësisë” është termi për studentët e përjetshëm që përdoret në Danimarkë, dhe pikërisht me këtë lloj studentësh ky vend skandinav ka problem, sepse çdo vit ka gjithnjë e më shumë të tillë për shkak të shkollimit falas.
Mbretëria e Danimarkës është një nga katër vendet evropiane ku studentët gëzojnë këtë përfitim. Një rast i tillë ekziston ende vetëm në Norvegji, Skoci dhe Finlandë.
Çdo student që vijon studimet në këtë vend fiton nga 1 mijë dollarë në muaj. Për shkak të arsimit falas, ky vend është plot me “studentë të përhershëm”, pasi qeveria financon studentët për plot gjashtë vjet, pa asnjë qëllim për të mbaruar fakultetin.
Fatkeqësisht, e gjithë kjo është pasojë e arsimit falas, prandaj fjala është për “studentët e përjetshëm”, d.m.th., “evighedsstuderende”, ra në fokus të publikut vendas.
Daniel Borup Jakobsen, një 24-vjeçar i diplomuar dhe njëkohësisht drejtor në Plecto, tha se fjala daneze “evighedsstuderende” u referohet njerëzve që nuk mbarojnë universitetin, por shpesh ndryshojnë programet e studimit me kalimin e viteve.
“Disa danezë mendojnë se ne i shpenzojmë paratë që marrim në bare dhe klube, por nuk është kështu. Një program si ky është çelësi për të ofruar një edukim të shkëlqyer për të gjithë, pavarësisht nga sa fitojnë prindërit e tyre”, tha studentja daneze Astrid Winther Fischer, që studion në Fakultetin e Inxhinierisë në Kopenhagë.
Për shembull, studentët në Angli diplomohen me një borxh mesatar prej mbi 70 mijë dollarë. /Albinfo.ch / KultPlus.com
Oriana Fallaci, në rrëfimin për fillimet e saja në gazetari, ka folur edhe për etikën e punës dhe parimet e saja, të cilat i ka ndjekur gjithmonë.
“Më dhanë si detyrë të shkruaja për tubimin e një lideri, për të cilin duhet të keni parasysh, kisha një antipati të thellë, madje më tepër akoma, ndieja neveri. Ajo ishte diçka, sigurisht, që unë nuk do ta shkruaja. E skandalizuar i thashë drejtorit se unë nuk kisha për të shkruar kurrë gënjeshtra. Ai më tha se gazetarët ishin të detyruar të shkruanin gjërat, për të cilat paguheshin. Më tha madje: “Nuk duhet pështyrë në pjatën ku ushqehesh”. Iu përgjigja se në atë pjatë mund të ushqehej ai, dhe se para se të shkruaja gënjeshtra, më mirë preferoja të vdisja urie. Sigurisht që ai më hoqi nga puna, por askush, asnjëherë, nuk më ka bërë të shkruajë ndonjë fjali për të fituar para. Gjithçka që kam shkruar në jetën time, nuk ka pasur kurrë të bëjë me paratë”./KultPlus.com
Rreth orës 14:30 të pasdites së 16 gushtit 1977, aktorja Ginger Aldenishte duke u endur përreth Gracelandit, në kërkim të askënd tjetri, veç të fejuarin e saj me famë botërore, Elvis Presley. Mbreti i Rock’N’Roll-it po përgatitej për turneun e tij të fundit, por Alden ishte e shqetësuar pasi nuk e kishte parë prej disa orësh.
Alden nuk pa asnjë shenjë të Elvisit, deri kur e kuptoi se dera e banjës ishte hapur. Hyri brenda dhe, siç kujton më vonë, “mbeta e paralizuar nga ajo që pashë”. Sipas saj, “duket sikur i gjithë trupi i Elvis kishte ngrirë plotësisht në pozicionin ulur dhe më pas ishte rrëzuar përpara”.
Alden nxitoi t’i vinte në ndihmë dhe zbuloi një shenjë të frymëmarrjes, edhe pse “fytyra e këngëtarit ishte shprishur dhe kishte marrë ngjyrë vjollcë”, ndërsa sytë e tij “shihnin drejt dhe ishin të përgjakur”. Ajo thirri ambulancën dhe ylli u dërgua në një spital në Memfis të Tenesit, ku mjekët u përpoqën ta risillnin në vete.
Përpjekjet e tyre dështuan. Elvis Presley u shpall i vdekur në orën 15:30, pak më shumë se një orë pasi u gjet. Ishte vetëm 42 vjeç.
Një çështje e debatueshme u ngrit nga ai moment: Si vdiq Elvisi?
Vdekja e këngëtarit shokoi botën. Vetë presidenti Jimmy Carter bëri një deklaratë duke thënë se këngëtari kishte “ndryshuar përgjithmonë fytyrën e kulturës popullore amerikane”.
Ndërkohë, rreth 100 mijë adhurues të tronditur, morën pjesë në funeralin e Presleyt. Pavarësisht kaosit qe shkaktoi vdekja e tij e papritur, nisën të ngrihen pikëpyetje mbi disa fakte të errëta mbi shkakun e vërtetë të vdekjes së këngëtarit.
Tre mjekë që punonin së bashku, Eric Muirhead, Jerry Francisco dhe Noel Florendo, kryen autopsinë e tij. Ekzaminimi zgjati dy dy orë. Francisco doli dhe dha njoftimin për mediat. Ai raportoi se “gjetjet paraprake të autopsisë” tregonin se këngëtari kishte vdekur nga një “aritmi kardiake”, një sulm në zemër, dhe se nuk kishte prova që barnat që merrte kishin luajtur ndonjë rol në vdekjen e tij.
Në fakt, kjo nuk ishte përgjigje e plotë ndaj pyetjes se si vdiq Elvis Presley. Autopsia ende nuk kishte përfunduar në kohën e deklaratës së Franciscos dhe asnjë prej mjekëve të tjerë nuk e kishte pranuar atë njoftim për mediat. Por, megjithëse veprimet e Franciscos kishin qenë të dyshimta, kishte arsye për të besuar se ilaçet nuk kishin gisht në atë ngjarje dhe se përkeqësimi i shëndetit të Presleyt ishte thjesht rastësor.
Në kohën e vdekjes, Presley ishte në mbipeshë. Preferenca e tij ndaj ushqimeve të yndyrshme, sandviçëve dhe ushqimeve të tjera të pashëndetshme ishte e njohur dhe ai vuajti nga disa sëmundje, përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe glaukomën. Megjithëse dieta e tij e dobët mund të ketë kontribuar për shëndetin e sëmurë, kishte një përgjigje më të gjatë ndaj pyetjes se si vdiq Elvis Presley.
Edhe kur ai iu drejtua shtypit, Francisco u bombardua nga e njëjta pyetje: A kishte pas vdekjes ndonjë shenjë të abuzimit me drogën?
Vetëm pak javë pas vdekjes së Presleyt, tri nga truprojat e këngëtarit kishin botuar një libër me tregime, “Elvis, çfarë ndodhi?”, në të cilën ata pohonin se ylli i muzikës kishte qenë prej kohësh i varur nga amfetaminat.
Nga ana e tij, Francisko u përpoq ta shmangte këtë pyetje, duke pretenduar se “shkaku specifik i vdekjes së tij nuk mund të njihej për një javë, ose dy studime laboratorike që priste të ndërmerren”, duke shtuar se ka “gjasa që në raste të tilla, shkaqet specifike të mos zbulohen kurrë”.
Kur u krye raporti i toksikologjisë, u duk sikur mjekët ishin përpjekur të fshihnin diçka. Rezultatet treguan se në kohën e vdekjes së Presleyt, gjaku i tij përmbante nivele të larta me dilaudid, percodan, demerol, codeine dhe 10 lloje të tjera drogash. Më vonë do të dilej në përfundimin se Francisco e kishte organizuar konferencën dhe u përpoq t’i shmangte pyetjet rreth drogës, me kërkesën e anëtarëve të familjes Presley, që ishin të vendosur t’i mbanin fshehur abuzimet me drogën të këngëtarit. Presley u bë i varur nga amfetaminat që në fillim të 20-ave të tij. Këto substanca ishin të ligjshme në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1965. Por, Presley, që vuante nga pagjumësia, merrte edhe barna kundër depresionit për ta ndihmuar të flinte natën. Nga fundi i viteve 1960, Presley ishte bërë plotësisht i varur nga drogat që i përdorte për të qenë energjik gjatë koncerteve dhe për të fjetur gjatë natës.
Ndërkohë u lidh me një mjek të papërgjegjshëm. Presley u takua për herë të parë me mjekun George C. Nichopoulos në vitin 1967, kur mjeku e trajtoi për një plagë në këmbë. Nichopoulos u bë shpejt mjeku personal i Presleyt, duke shkuar bashkë me këngëtarin në Las Vegas dhe duke i siguruar atij shumë doza amfetaminash dhe barbituratesh. Sikurse u shpreh më vonë Nichopoulos: ”Problemi i Elvisit ishte se ai nuk shihte asgjë të gabuar tek përdorimi i tyre. Ndjente se duke i marrë ato nga një mjek, nuk ishte i droguari i zakonshëm që shkon të blejë diçka në rrugë”.
Megjithatë, disa e konsideronin Nichopoulosin si një mjek të papërgjegjshëm. Midis viteve 1975-1977, ai kishte shkruar receta për 19 mijë doza droge për Presleyn. Nga janari deri në gushtin e vitit 1977, kishte përshkruar më shumë se 10 mijë doza. Tre vjet pas vdekjes së Preslit, Nichopoulosit iu pezullua liçenca si mjek. Në vitin 1981 u nxor në gjyq për dhënien e ilaçeve me tepri ndaj pacientit të tij. Mjeku dëshmoi se ai ishte përpjekur që pacientët e tij të kuronin gradualisht varësinë dhe në fund u lirua. Megjithatë, në vitin 1995 licenca si mjek iu hoq përgjithmonë.
Një vit më parë, një rihapje e dosjes së vdekjes së Presleyt zbuloi se sulmi në zemër ishte shkaku kryesor i vdekjes (megjithëse kjo gjetje mbetet e diskutueshme). Sidoqoftë, shumë adhurues të Presleyt fajësuan Nichopoulosit për vdekjen e idhullit të tyre dhe ai mori kërcënime të shumta me vdekje në vitet që pasuan.
Megjithatë, edhe pse mjeku me siguri e çoi Presleyn drejt vdekjes, shkaku i vdekjes së tij mund të jetë edhe më tragjik. Një nga efektet anësore të abuzimeve të gjata me qetësuesit është kapsllëku i madh. Meqë ai u gjet pa ndjenja pranë tualetit, ka gjasa që të jetë përpjekur të dalë jashtë, duke krijuar presion mbi zemrën e tij tashmë të dobët. Tendosja e kombinuar me obezitetin, sëmundjet e tjera dhe abuzimet me drogat, mund t’i kenë shkaktuar Presleyt një sulm vdekjeprurës në zemër. /AllThatisInteresting/ KultPlus.com
Muzeu i Ikonografisë ‘Onufri’ në lagjen Kala të Beratit është një nga ndalesat kryesore të vizitorëve e turistëve nga e gjithë bota, që në çdo stinë të vitit.
Edhe ky muze si shumë institucione të ngjashme jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën, po rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë.
Përgjegjësi i sektorit në këtë muze Arjan Prifti thotë se më në fund vizitorët po shtohen dhe shifrat po i afrohen periudhës së para pandemisë.
“Gjatë ne viti janë mbi 40 mijë vizitore, nga të cilët 8800 online. Vijnë nga lindja kryesisht polakët, cekët kemi humbje të Ukrainës dhe ruseve. Belgët, holandezët, gjermanët, francezët etj, operojnë nëpërmjet agjencive turistike. Shqiptarët vijnë në fundjavë, nxënës dhe festat e fundvitit ditët e para të janarit”- tregon Arjan Prifti, përgjegjës sektori.
Në oborrin e muzeut në kishën e rindërtuar në vitin 1797 ka vizitorë të besimeve të ndryshme, sic janë këta turistë nga Tetova
Vizitorët mund ta prenotojnë online biletën ndërsa në brendësi të muzeut mund të njihen me veprat e ekspozuara me anë të një shërbimi audio në dhjetëra gjuhë të botës
Koleksioni i ekspozuar përbëhet nga 173 objekte, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike, të cilat i përkasin piktorëve ikonografë shqiptarë që krijuan në shekujt XIV – XX si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku e të tjerë./TopChannel/ KultPlus.com
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, publikoi shifrat zyrtare për turizmin në vitin 2022. Sipas saj, ishin 7.5 milionë vizitorë të huaj që frekuentuan Shqipërinë gjatë vitit që shkoi.
Ata ishin 1.9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18 për qind më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin si viti më i mirë në turizëm.
Kosova mban numrin më të lartë të vizitorëve, por sipas Kumbaros rritje kanë pasur edhe vende si Spanja, Anglia, Holanda apo dhe vendet nordike./TvKlan/ KultPlus.com
Shpesh natën më çudit një ëndërr, më sëmbon, Një grua që s’e njoh, q’e dua dhe më do, Që s’është kurdoher’ as fare gjithajo As fare tjatër, dhe më do, më kupëton.
Më kupëton, dhe zemrën si kristal të kjartë Ma di vetëm ajo, edhe ma zgjidh problemn’ e saj Vetëm ajo; ballin e zbet’ e dirsur valë Vetëm ajo ma alladit me lot’ e saj.
A ësht’ e zeshk’ a blonde ruse? Nukë e di! Ç’i thonë? Emr’ i saj i ëmbël tingëllin I dashur dhe syrgjyn prej jetës plot me zi.
Ka sy si të statujës, edhe zën’ e ka Të larkmë dhe të qetë, plot me rëndësi Dhe me lezet, si zë që s’bën më shamata./KultPlus.com
Nga Cocaine Bear and Barbie – me protagonistë Ryan Gosling dhe Margot Robbie – te The Little Mermaid dhe Oppenheimer, dhe pjesët e fundit të Dune, Indiana Jones dhe Mission: Impossible, kritikët tanë zgjedhin publikimet më të mira të planifikuara për 2023.
1. Ariu i kokainës
2. 65
3. John Wick, Kapitulli 4
4. Renfield
5. Sirena e Vogël
6. Spider-Man: Across the Spider-Verse
7. Qyteti asteroid
8. Elementare
9. Indiana Jones dhe Dial of Destiny
10. Mission: Impossible – Dead Reckoning Pjesa e Parë
Qe, ndoshta edhe ajo rrin si unë e humbun ne shkretinën e paanë të vetmis. Rrin dhe rrënkon e flet me gjuhën e heshtjes… Nji barkë u nis prej limanit, atëherë kur deti ishte plot valë. Stuhi! Stuhi…
N’at barkë lundronte nji zemër, zemër … Stuhi…Barka hepohet, barka anohet… Barka dhe vala… Ej, oj…Zemra mbi barkë… Stuhi…
Vala mbi barkë e zemër… Oj…Zemra u fundos… Ej, mbi det nji deshirë… Ah…Valet e muerën… / KultPlus.com