Pianistja Anila Aliu, e cila ka fituar vëmendjen e kritikëve të muzikës klasike në vendin tonë dhe jo vetëm, është pranuar në një nga universitetet më prestigjioze në botë. Ajo ka fituar bursë të plotë 100% në universitetin prestigjioz “Roosevelt University- Chicago College of Performing Arts” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në klasën e pianistit me famë botërore (i nominuar i Grammy Awards) Prof. Adam Neiman, shkruan KultPlus.
Anila Aliu është një pianiste e talentuar me një karrierë të shkëlqyer. Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse të ndryshme nëpër botë dhe ka fituar shumë çmime. Ajo është gjithashtu e njohur për shfaqjet e saj në skenat kryesore të muzikës klasike në Kosovë.
Përtej suksesit në vendin tonë, Anila ka qenë gjithmonë e gatshme për të sfiduar veten në nivele më të larta. Duke ndjekur ëndrrën e saj për të vazhduar studimet në muzikë, ajo aplikoi për të hyrë në “Roosevelt University- Chicago College of Performing Arts” në ShBA. Pas një procesi të zgjedhjes intensiv, ajo u pranua në programin e muzikës për pianistët dhe ky triumf atë e ka bërë jashtëzakonisht të lumtur.
“Të dashur miq, pas shumë viteve studimi në Kosovë e në Evropë, jam e lumtur dhe e emocionuar të ndaj me ju lajmin që së shpejti do jem studente e një prej universiteteve më prestigjioze në botë “Roosevelt University- Chicago College of Performing Arts” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bursë të plotë 100% dhe pikë maksimale në nivelin “Performance Diploma” në klasën e pianistit me famë botërore (i nominuar i Grammy Awards) Prof. Adam Neiman”, ka shkruar Aliu.
Anila Aliu tashmë po planifikon të udhëtojë në SHBA për të filluar aventurën e saj të re akademike. Ajo është e vendosur të ndjekë pasionin e saj dhe të arrijë në nivele më të larta në fushën e muzikës klasike. Për të gjithë ata që kanë ndjekur karrierën e saj deri më tani, ka ardhur radha që tashmë ta mbështesim rrugën e re që Anila do të ndjek jashtë Kosovës.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë gjatë tërë këtyre viteve, veçanërisht prindërve të mi, familjes, profesorëve që më ndihmuan të jem këtu ku jam sot dhe tërë miqve e dashamirëve për përkrahjen dhe dashurinë e vazhdueshme.
Së shpejti do filloj një kapitull të ri, larg shtëpisë, larg Kosovës sime. Por, jam gati të jap maksimumin tim për tu bërë versioni më i mirë i vetes dhe për të hapur dyer të reja edhe në një kontinent tjetër”, shprehet Anila. / KultPlus.com
Në një monolog prekës, kantautori i famshëm i programit ”Le Iene”, Ermal Meta thotë se ”dy të panjohur ndryshuan katër jetë, e imja ishte një prej tyre”, shkruan Alice Castagneri për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”.
”Ndryshoi yjet e tu / Dhe nëse e provon / Do t’ia dalësh… këndon Ermal Meta në këngën e tij ”Vietato Morire”.
Dhe nëna e tij, Mira, u përpoq shumë për të ndryshuar fatin e saj dhe të tre fëmijëve. Dhe, pavarësisht vështirësive, ajo ia doli.
E arriti këtë falë dashamirësisë së dy personave, të cilët me veprimet e tyre shpëtuan katër jetë.
Në një monolog në programin ”Le Iene”, Ermal Meta tregon historinë e mbërritjes në Itali të nënës së tij, një e ve që u largua nga Shqipëria me ndihmën e dy të panjohurve. Është historia e një përralle që bëhet realitet, e një ëndrre që bëhet realitet. Ëndrra e një rilindjeje në një vend larg atdheut, e njëjta ëndërr që patën emigrantët që vdiqën në Cutro, e njëjta ëndërr që refugjatët që përballen me kalimet me barka gome duhet të rrëmbejnë një copë paqeje.
”Ajo grua nuk i besonte askujt. Një ditë, në rrugë, një i panjohur i afrohet asaj dhe i thotë se ka dëgjuar gjëra, gjëra të tmerrshme që do t’i ndodhin. Ajo frikësohet, por e beson atë. Në fund të fundit, çdo gjë mund t’i ndodhte një gruaje pa burrë ato ditë”, thotë kantautori.
I panjohuri e këshillon të largohet, por ajo nuk e di se si. Ai ofron të paguajë për një pasaportë të huaj gjermane nga xhepi i tij. Ai nuk dëshiron asgjë në këmbim. Ai kërkon vetëm foto pasaporte. Kur ajo e pyet pse po e ndihmon, ai thotë se nuk është vetëm për të, por edhe për fëmijët e saj.
”Të nesërmen gruaja bën fotografitë dhe ia çon. Ai shkon te një falsifikator dhe një javë më vonë pasaporta është gati. I huaji i uron fat. Ata nuk do ta shohin më kurrë njëri-tjetrin. Gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe shkon të marrë tragetin që shpreson ta çojë në një jetë të panjohur. I kalon kontrollet nga policia shqiptare pa vështirësi dhe kështu, rreth orës 07:00 të ditës tjetër, anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit”, shton ai.
Në Itali, megjithatë, situata bëhet më e ndërlikuar. Para zbarkimit, çdo pasaportë kontrollohet me përpikëri.
Një oficer e kupton që letërnjoftimi i gruas është false. Ai i shpjegon asaj se nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse ta dërgojë në shtëpi.
Ajo qan duke u përpjekur të mos e shohin të tjerët. Më pas nga çanta nxjerr një fotografi dhe ia vendos para.
”Këta janë tre fëmijët e mi. Nëse kthehem nuk do të ketë të ardhme për ta”, i thotë ajo.
Ai ende vazhdon, duke e shqyrtuar atë, ndërsa gruaja lutet. Papritur ai hap pasaportën dhe e vulos para se t’ia kthejë. Ajo është e lirë të shkojë. Ajo do të donte ta përqafonte, por nuk mundet.
“Ik dhe paç fat!”, i thotë oficeri duke i treguar derën e së ardhmes së saj të pasigurt, por ende për t’u shkruar.
”Ata nuk do ta shohin më kurrë njëri-tjetrin. Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë. Mes atyre jetëve ishte edhe e imja. Ju mund të shpëtoni dikë”, vazhdon monologun Meta.
Në një botë ku fyerjet dhe kritikat janë në rend të ditës, në rrugë dhe në rrjetet sociale, Meta ofron një lavdërim prekës të mirësisë.
Të asaj mirësie që qëndron në detaje, në gjërat e vogla, në jetën e përditshme.
Sepse edhe një veprim i vogël mund të ndryshojë rrënjësisht rrugën e një individi.
”Një veprim mund të bëjë një ditë ose një jetë më të mirë. Dhe janë ato zgjedhje që na bëjnë heronj, heronj pa emër, pa fytyrë, por që ndihemi krenarë para se të flemë”, mbyll rrëfimin e tij Meta./ atsh / KultPlus.com
Opera e Kosovës sonte shfaq premierën e operës ”Flauti magjik” të W.A. Mozart.
Shfaqja do të jetë një bashkëpunim me produksionin artistik “Dragoi Blu-Tiranë” me pjesëmarrjen e disa nga artistët e (TKOBAP) dhe solistët e rinj-studentët e UART-dega e Kantos (Këndimit).
Flauti Magjik, është një operë në dy akte nga Wolfgang Amadeus Mozart, në një libret gjerman nga Emanuel Schikaneder.
Vepra është në formën e një Singspiel, një formë popullore gjatë kohës që u shkrua dhe që përfshin si këndimin ashtu edhe dialogët.
Opera u performua për herë të parë më 30 shtator 1791, vetëm dy muaj përpara se kompozitori gjenial Mozart të ndahej nga jeta.
Flauti magjik, vazhdon të jetë një nga operat më së shpeshti të shfaqura.
“Flauti magjik” vjen sonte, më 16 mars 2023, ora 19:00, në Klan Arena në Prishtinë. / KultPlus.com
Nga sot, 16 mars 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme.
Por, efekti do të jetë më i madh nga sot 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku vlerëson se projekti në fjalë ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.
“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës” vlerëson drejtori Mazreku.
Sipas tij, përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë. / KultPlus.com
Autoritetet iraniane kanë propozuar masa të reja për të zbatuar mbajtjen e detyrueshme të mbulësës së kokës për gratë, siç është vendosja e kamerave të vëzhgimit për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk respektojnë kodin e veshjes.
Ky sugjerim vjen në një kohë trazirash në të gjithë vendin, të shkaktuara nga vdekja e një vajze të re gjatë kohës sa ishte në paraburgim, pasi dyshohet se nuk e mbante “siç duhet” mbulesën e kokës.
Në një seancë publike të parlamentit iranian më 14 mars, Bijan Nobaveh, një anëtar i Komisionit Kulturor tregoi se organi ka propozuar shtatë masa të reja në lidhje me mbulesën, të cilat janë miratuar plotësisht nga udhëheqësia dhe janë diskutuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas propozimeve të reja, ndëshkimi fizik nuk do të lejohet. Në vend të kësaj, shkelesit e rregullores do të ndëshkohen sipas një tabele të paracaktuar.
Kamerat e vëzhgimit do të përdoren për të monitoruar hapësirat publike për gratë që nuk mbajnë mbulesë dhe ato do të ndëshkohen më pas me masa që përfshijnë ndërprerjen e telefonit celular dhe lidhjeve të tyre me internetin. Policia dhe autoritetet gjyqësore do të ngarkohen me mbledhjen e provave dhe identifikimin e këtyre grave.
Komisioni i Kulturës tha se pronarët e dyqaneve dhe operatorët e bizneseve si qendrat tregtare dhe qendrat e akomodimit do të jenë përgjegjës për zbatimin e rregullave.
Mbulesa e kokës, e vendosur nga gratë e besimit islam, u bë e detyrueshme në publik për gratë dhe vajzat iraniane mbi moshën nëntë vjeç pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Shumë gra iraniane kanë shkelur rregullin gjatë viteve në shenjë proteste.
Tensionet u thelluan kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq teksa po mbahej në paraburgim nga policia iraniane pasi nuk e kishte “vendosur siç duhet” mbulesën.
Dhjetëra mijëra iranianë kanë përmbytur rrugët në të gjithë vendin në shenjë proteste.
Si përgjigje, autoritetet kanë nisur një goditje brutale ndaj mospajtimit, duke arrestuar mijëra persona dhe duke dhënë dënime të ashpra, përfshi dënimin me vdekje, për protestuesit.
Grupet e të drejtave që monitorojnë situatën në Iran thonë se më shumë se 500 njerëz kanë vdekur në protesta. /REL/ KultPlus.com
Aktori i njohur amerikan Leonardo Di Caprio, një nga aktivistët më të njohur për mbrojtjen e lumit Vjosë ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa, Park Kombëtar.
Në një postim në rrjetet sociale, Di Caprio e ka cilësuar historike këtë moment ndërsa ka përshëndetur vendimin e marrë nga qeveria shqiptare.
Ai thekson se bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.
Di Caprio nënvizon se “lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të lumit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”. / atsh / KultPlus.com
39 vite më parë, më 15 mars 1984 Sadije Agolli atëherë vetëm 40 vjeç, shkruan nga Vlora, në një faqe ditari letrën e mëposhtme…Ndërsa në një tjetër letër më 1982-shin, kur Sadija ndodhej në spital për një ndërhyrje kirugjikale, Dritëro Agolli i shkruan asaj një letër plot humor.
Të dyja letrën shqiponline po i sjell më poshtë për lexuesin:
“Vlorë 15 mars 1984 Erdhëm me Dritëroin. Ai do të punojë për raportin e Kongresit të tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. 11 vjet punë në Lidhje kanë lënë gjurmët e veta në jetën dhe shëndetin e Dritëroit.
Është i lodhur fizikisht dhe mendërisht. Në ditët dhe netët që shkruante poezi, sytë i shkëlqenin, ndërsa tani sytë i janë hapur, supet i ka si të ngrira. Shpesh herë , duke punuar, shtrëngon tëmthat. Ai nuk do të pranojë se është i lodhur, por unë e kuptoj nga çdo lëvizje që bën, nga çdo fije floku që i dridhet, nga fleta e letrës që mban në dorë . Të shtrirë në krevat i thashë: -Dritëro, sa të mbarosh Kongresin, do të pushosh një dyjavësh? Vetëm të lexosh, çfarë të lexohet.
Të shëtitësh. Të shkruash poezi, në qoftëse të shkruhet. Të pushosh plotësisht. -Po , do të pushoj. -Edhe fjalët i thua me kursim. Kaq i ri, të jesh kaq i lodhur. Ke bërë një jetë shumë intensive. Qëndruam gjithë ditën në dhomë. Ai redaktonte raportin , ndërsa unë lexova katër kumtesa të aktorëve të trupës së teatrit të Vlorës. Nga këto katër, vetëm një është për botim. Mua më dhembin kockat.
Sikur ka hyrë një krimb dhe m’i gërryen ca nga ca. Kjo gjendje më bën shpesh pesimiste. Është gjynah që edhe mjekët tanë më të mirë nuk kanë logjikën e mprehtë të një gazetari të mirë. “Është gjendja klimaterike, prandaj duhet të durosh Sadije. Pi valium, kalçium, vitaminë C!” Duron gruaja shqiptare, duron shumë.” E dashura ime, Tani në orën 8:00 jam në mbledhje , në Komitetin e Partisë të Rajonit Nr. 1, pasi del në analizë organizata bazë e Partisë.
Këto gjërat që kërkoje e të tjera po t’i dërgojmë me Spiron. Unë do të vij pas mbledhjes. Mos u mërzit dhe mos u tremb se të gjitha do të kalojnë mirë. Bile për të kaluar mirë e më mirë disa po luten dhe kanë filluar t’i besojnë Perëndisë, duke u përpjekur të mos e fyejnë me fjalë ateiste , edhe ndonjë lypsari i japin lëmoshë! Unë mbrëmë kam ndenjur vonë natën.
E kështu , mos u mërzit dhe veçanërisht mos u tremb, por shko para litarit si një nga të trembëdhjetë Bilbilenjtë. Merr shembull nga Çoti që para operacionit këndoi: Trembëdhjetë Bilbilenjtë Vanë në litarë vetë! Dhe pastaj tha në këngë: Dale bej , të dredh mustaqet, Dale, bej, se kam një fjalë , Se nuk jam çanak me dhallë, Po jam Bilbili me pallë. Ti thuaj: Dal, Glozhen , se kam një fjalë Dal,Glozhen , të krihem pakë, Se nuk jam çanak me dhallë Po jam Sadija me pallë! Kështu duhet të këndosh para operacionit që të çuditen doktorët me gjithë namin e tyre të madh . Të përqafoj e të puth Dritëroi 30.9. 1982./KultPlus.com
Për vite me radhë, telefonat Samsung kanë fituar terren falë zmadhimit të shkëlqyeshëm të kamerës së pasme, Zoom në hapësirë, në veçanti, përdor një foto që përshkruan Hënën me detaje të shkëlqyera. Tani, Reddit po i akuzon këto shkarkime si false.
Le të fillojmë me diçka themelore: Çfarë do të thotë saktësisht false në këtë rast? Edhe nëse nuk janë përdorur filtra apo Photoshop.
Në temën e Reddit ne shohim diçka të thjeshtë që po bëhet: Ata krijuan qëllimisht një foto të paqartë të Hënës dhe më pas e fotografuan atë me një Samsung S23 Ultra. Xhirimi i parë, nuk ishte fare i detajuar. Telefoni vendosi vetë detajet pas kësaj, nuk kishte piksel. Ishte vetëm hëna, thjesht e rreme.
Shikoni këtu saktësisht se si ata e bënë atë.
Nuk është asgjë e re, shumë kanë vënë në dyshim imazhet specifike të Hënës, që datojnë që nga epoka S20 Ultra. Disa e kanë akuzuar kompaninë se thjesht ka kopjuar dhe ngjitur elementë në foto për t’i bërë ato të duken realiste. Samsung, megjithatë, nuk pajtohet. Në vitin 2021, ai hodhi poshtë një raport përkatës nga Input Mag, duke shpjeguar më vonë se përdor “një funksion të përmirësimit të detajeve” për të “hequr në mënyrë efektive zhurmën dhe maksimizuar detajet e Hënës për të përfunduar imazhin e ndritshëm dhe të qartë”.
Çfarë do të thotë kjo? Nuk është rezultat i photoshop-it, as nuk është fals. Është një imazh, më shumë se një fotografi sipas definicionit. Për momentin, ky është shpjegimi i dhënë./KultPlus.com
Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe Zonjës së Parë, Armanda Begaj u zhvillua sot në Presidencë aktiviteti “Gruaja – shpirti i thesareve tona etnografike”.
Aktiviteti kishte në qendër kontributin e gruas shqiptare në trashëgiminë kulturore dhe etnografike shqiptare. Në këtë kuadër, u shfaq ekspozita fotografike e mbështetur nga institucioni i Presidentit me titull “Xhubleta, shqiptare, universale, e përjetshme” e fotografit të mirënjohur Ergys Zhabjaku.
Në fjalën e tij, Presidenti Begaj u shpreh se “thesaret materiale dhe jomateriale të trashëgimisë kombëtare shqiptare janë rrënja jonë, janë identiteti pa të cilin ne nuk do të kishim këtë vitalitet që na ka mbrojtur shpirtërisht edhe në kohërat e errëta të historisë”.
Kreu i Shtetit theksoi se “parësore në rrugën e zhvillimit të qytetërimit mbetet gjithmonë trashëgimi i sistemit të vlerave tona kulturore nëpërmjet edukimit të fëmijëve tanë, gjeneratës së re”.
“Të pasurojmë kurrikulat shkollore dhe të nxisim e rrisim ndërveprimin me fëmijët që në klasat e para mbi trashëgiminë tonë kulturore,” tha Presidenti Begaj.
Zonja e Parë, Armanda Begaj, gjithashtu përshëndeti të pranishmit në event, duke theksuar se “duhet të mbështesim të gjithë pasurinë tonë etnografike dhe rolin e qenësishëm të gruas shqiptare në krijimin dhe ruajtjen e kësaj pasurie”.
“Është detyrim i ne të gjithëve që trashëgiminë tonë etnografike ta ruajmë, studiojmë dhe përcjellim ashtu siç e meriton. Vetëm kështu, do të mund të jemi të sigurtë që kemi ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe i kemi kthyer vlerat e traditat shqiptare në vlera universale. Duhet ta bëjmë këtë për gruan shqiptare, ta bëjmë këtë për kombin shqiptar”, u shpreh ajo.
Në fund të ceremonisë, Presidenti i dha sot titullin “Mjeshtër i Madh” etnografes së njohur, prof. dr. Afërdita Onuzi.
Në motivacionin për titullin e zonjës Onuzi thuhet: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në studimin e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar; për punën e paçmuar në terren, në studimin, mbledhjen dhe dokumentimin e pasurisë etnografike shqiptare, duke kontribuar në njohjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të identitetit kombëtar shqiptar.”
Begaj vlerësoi kontributin e Onuzit, ndërsa u shpreh se “nëse sot e njohim më mirë identitetin tonë, nëse sot jemi edhe më të vetëdijshëm për pasurinë etnografike të Shqipërisë, është edhe falë kontributit të paçmuar të Onuzit në etnografinë shqiptare.
Nga ana e saj, Onuzi falenderoi Presidentin Begaj për vlerësimin e punës 52-vjeçare. “E shoh këtë vlerësim, edhe si nderim e respekt për trashëgiminë kulturore të popullit tonë,” tha në fjalën e saj falënderuese Onuzi./atsh/KultPlus.com
KultPlus ju sjell thënie të Faik Konicës për shqiptarët:
Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri!
Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).
Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).
Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).
Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).
Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipërinë”, Libre Parole). /KultPlus.com
Studiuesi, njëherazi anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare ka bërë të ditur se Muzeu britanik ka korrigjuar gabimin e tij ku e cilësonte Butrintin si pjesë të Greqisë.
Aulon Tare shkruan se i ka dërguar një letër Muzeut britanik lidhur me një koleksion të vjetër monedhash nga “Buthrotum” (Butrint), ku thotë se ajo është pjesë Parkut Antik në Shqipërinë Moderne (Buthrotum Epirus Vlorë/Albania) dhe jo në Greqi si Buthrotum Epirus Greece.
“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek.
Falë kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull iu përgjigj me një term të saktë duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vinte nga Butrinti si Buthrotum nga Epiri, ose Shqipëria moderne”, shkruan Tare në Facebook.
Muzeu Britanik është krijuar në 1753 dhe është një muze publik kushtuar historisë njerëzore , artit dhe kulturës, i vendosur në Londër. Muzeu u hap për herë të parë për publikun në 1759 dhe ishte muzeu i parë publik kombëtar që mbulonte të gjitha fushat e dijes.
Në koleksionin e saj përshihen 8 milionë veprash, ku dokumentohet historia e kulturës njerëzore nga fillimet e saj deri në kohët e sotme moderne./rtsh.al/ KultPlus.com
Libraria “Dukagjini” është futur në listën e ngushtë të të nominuarve për Çmimin Ndërkombëtar të Përsosmërisë, në kuadër të Panairit të Librit në Londër. Për këtë çmim prestigjioz, “Dukagjini” garon për kategorinë “Çmimi për Librarinë e Vitit”, bashkë me libraritë “Minoa” nga Turqia, “Strandlaufer Verlagsbuchhandlung” nga Gjermania dhe “Rovingheights” nga Nigeria.
Në komunikatën për medie, lëshuar nga “London Book Fair”, potencohet fakti i debutimit të Kosovës në këtë garë prestigjioze. “Lista e ngushtë e këtij viti përfshin shtatë vende të ndryshme, me Kosovën në listën e ngushtë për herë të parë, dhe Amerikën Veriore që shquhet me pesë nominime”, – thuhet në komunikatën për medie, të lëshuar nga LBF-ja. Tutje, aty potencohet fakti se lista e ngushtë për secilën kategori u përzgjodh nga panele ekspertësh të secilit sektor.
Gareth Rapley, drejtor i Panairit të Librit në Londër, ka thënë se përsosmëria në botim qëndron në zemër të gjithçkaje, duke shtuar se “lista e shkurtër e Çmimeve Ndërkombëtare të Përsosmërisë është një vlerësim për kompanitë e shumta frymëzuese, që punojnë shumë për ta bërë botimin gjithëpërfshirës dhe të qasshëm”.
Blerim Muhaxhiri, drejtor i librarisë “Dukagjini”, ka thënë se ky lajm është një njohje e rëndësishme ndërkombëtare e kontributit të librarisë “Dukagjini”. “Futja në listën e ngushtë të këtij shpërblimi shumë të lakmueshëm për secilën librari në botë është një lajm i jashtëzakonshëm për ne, një njohje meritore për përkushtimin tonë ndaj kulturës së leximit në përgjithësi. Jemi të lumtur, po ashtu, që e kemi futur Kosovën në hartën botërore të librit. Shpërblimi eventual, por edhe vetë nominimi do të përkthehet në motiv për ne që të vazhdojmë punën tonë për të qenë afër secilit lexues”, – ka thënë Muhaxhiri.
Përveç Çmimin për Librarinë e Vitit, panairi ndan çmime edhe në tri kategori të tjera. Në listën e ngushtë për Çmimin Vjetor për Audiobooks janë botuesit presigjiozë nga ShBA-ja, si “Macmillan Audio”, “Princeton University Press”, “Pushkin Industries” dhe “Readyland LLC”. Në kategorinë për Iniciativën e Qëndrueshmërisë garojnë “Bloomsbury Publishing” dhe “Penguin Random House” nga Britania e Madhe dhe “New Society Publishers” nga Kanadaja. Çmimi për Gjithëpërfshirje në Botim, i vlefshëm vetëm për botuesit nga Britania e Madhe, në listën e ngushtë janë “Bloomsbury Publishing”, “Bonnier Books” dhe “Springer Nature”.
Fituesit e çmimeve do të përcaktohen në një ceremoni të veçantë në “Olympia” Londër, më 19 prill 2023, në ditën e dytë të panairit, që nis pra më 18 dhe përfundon më 20 prill në Londër. Me 22 vende pjesëmarrëse, në 43 sektorë të ndryshëm të industrisë kulturore dhe me më shumë se 400 aktivitete, Panairi i Librit në Londër është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të librit në botë./KultPlus.com
Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur po vajtonj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. ku e lam’ e ku na mbeti, vaj-vatani e mjer mileti, anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, lakuriq dhe i dregosur, trup e shpirt i sakatosur.
se ç’e shempnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët, se ç’e shtypnë jabanxhinjtë, se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë, se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë, nënë thundrën e përdhunës anës vjosës, anës bunës.
Çirem, digjem i vrerosur, sakatosur, çarmatosur, as i gjall’, as i varrosur, pres një shenj’ e pres një dritë, pres me vjet’ e pres me ditë, se ç’u tera, se ç’u mpaka, se ç’u çora, se ç’u mplaka, lark prej vatrës dhe prej punës, anës rinit, anës tunës. Çakërdisur, batërdisur, përpëlitur dhe zalisur, Ëndërronj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së.
dhe një zë vengon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se tirani lebetitet, se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet vjosa, derdhet buna, skuqet semani dhe drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta. ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar’ e punëtorë, që nga shkodra gjer në vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal’ e më bën trim, më jep forc’ e më jep shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës vjosës, anës bunës.
arratisur, syrgjynosur, raskapitur e katosur, brohoras me bes’ e shpresë, anës elbë-s, anës spree-së./KultPlus.com
Në ndarjen e çmimeve të Akademisë Oscar së këtij viti, Ke Huy Quan vodhi shfaqjen duke fituar Oscarin për aktorin më të mirë dytësor për filmin “Gjithçka”. Rruga e tij për të arritur këtu, megjithatë, nuk ishte e shtruar me petale trëndafili.
Historia e tij është një histori që vështirë të besohet se nuk është shkruar nga skenaristët më të mirë të Hollivudit.
Si fëmijë, Quan u zhvendos nga Vietnami në Hong Kong si refugjat dhe më pas u vendos në SHBA. Ai aksidentalisht hyri në audicion për të luajtur në filmin Indiana Jones dhe Temple of Doom të 1984-ës dhe më pas luajti në filmin The Goonies të vitit 1985.
Por ndërsa ai u rrit, rolet u shtuan dhe ai vendosi të punonte në prapaskenë si koordinator dhe ndihmës regjisor.
Një mik agjent pranoi ta përfaqësonte atë dhe dy javë më vonë Quan mori një telefonatë për “Gjithçka”. Ky film do t’i jepte atij famën e dytë të madhe dhe Oscarin e parë.
“Nëna ime është 84 vjeçe dhe është në shtëpi duke parë. Mami, sapo fitova një Oscar!”, tha ai i emocionuar duke puthur statujën e artë dhe duke e mbajtur lart.
“Udhëtimi im filloi me një varkë. Kalova një vit në një kamp refugjatësh dhe disi përfundova këtu në skenën më të madhe në Hollywood”.
Quan ishte shtatë vjeç kur u largua nga Vietnami me një varkë të ngushtë në fund të viteve 1970, duke zbritur në Hong Kong me të atin, ndërsa nëna dhe tre vëllezërit e motrat shkuan në Malajzi. Familja u ribashkua kur emigruan në SHBA në vitin 1979, një lëvizje që ai e ka përshkruar si ” traumatike”.
“Ne ishim refugjatë,” i tha Kwan Guardian vitin e kaluar. “Askush nuk na donte… Na quanin “të ardhur nga barka”.Na tallnin kur ishim në shkollë. Mund ta imagjinoni se çfarë i bën kjo gjendjes mendore të një fëmije .’
Jeta e tij ishte gati të ndryshonte kur ai shkoi për të mbështetur vëllain e tij më të vogël në një audicion për filmin Indiana Jones në moshën 12-vjeçare. Kwan nuk kishte ndërmend të bënte audicion, por menaxheri i sugjeroi që ta provonte. Tre javë më vonë, Quan ishte rrugës për në Sri Lanka për të filluar xhirimet e filmit. “Ishte një nga momentet më të lumtura të jetës sime,” tha ai.
Por me kalimin e viteve ’90, ofertat filluan të pakësohen. Çfarëdo roli që i jepeshin ishin të vogla dhe stereotipe. “Kur je aziatik, është 100 herë më e vështirë. Nëse merrnit 100 skenarë, kishte shumë mundësi që asnjëri prej tyre të mos kishte karaktere kuptimplote aziatike. Shumë herë ne ishim në qendër të shakave”, tha ai.
Siç raporton BBC, kur Kwan mori skenarin për ” Gjithçka”, ai me siguri nuk e priste që do ta çonte në Oscar. Ai tha se nuk ishte i sigurt se si do të reagonin shikuesit për të parë një ish-yll fëmijësh në këtë moshë.
“Kjo është ëndrra amerikane”
‘My journey started on a boat. I spent a year at a refugee camp, and somehow I ended up here on Hollywood’s biggest stage.’ — Listen to the moving speech Ke Huy Quan gave after winning the Oscar for Best Supporting Actor #Oscarspic.twitter.com/zePTa698zT
“Ata thonë se histori të tilla ndodhin vetëm në filma“, tha Kwan i përlotur në Oscar, ndërsa merrte çmimin e tij. “Nuk mund ta besoj se po më ndodh mua. Kjo është ëndrra amerikane.’
Kwan e mbylli fjalimin e tij emocional duke thënë: “Ëndrrat janë diçka në të cilën duhet të besosh. Unë pothuajse hoqa dorë nga e imja. Për të gjithë ju atje jashtë, ju lutemi mbani ëndrrat tuaja gjallë. Faleminderit shumë që më mirëpritët përsëri”./abcnews.al/ KultPlus.com
Qyteti i Glendale në Arizona nderon këngëtaren Taylor Swift. Me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit, Jerry Weiers, qyteti do të riemërtohet përkohësisht “Swift” pasi ajo fillon turneun e saj këtë fundjavë.
Këngëtarja do të performojë në Stadiumin State Farm dhe emri i ri i qytetit do të vendoset në dy koncertet e saj në datat 17 dhe 18 mars.
“Ne e dimë shumë mirë që ajo është një nga artistet më me ndikim të brezit të saj. Kështu që ne po shkruajmë ‘historinë tonë të dashurisë ‘ për të dhe do të mirëpresim çdo fans të saj!”, tha kryebashkiaku i qytetit.
Sipas Billboard, këngëtarja e popit Gayle (GAYLE) së bashku me Paramore do të shoqërojnë Taylor Swift në koncertet e saj në Arizona. Turneu më pas do të vazhdojë në Las Vegas, Arlington dhe Hjuston, Teksas, Tampa, Florida dhe Atlanta, ndër të tjera. “The Eras Tour” do të përfundojë në gusht dhe do të përfshijë shumicën e shteteve të Amerikës./ KultPlus.com
Rrëfimet e mbetura në letër mbi karakterin e shqiptarëve. Shënimet e grekëve, italianëve, turqve apo francezëve mbi shqiptarët.
Faik Konica
(Nga Uashingtoni, ai vazhdonte të hidhte në letër historinë e shqiptarëve, frymëzuar nga gjithë librat që kishte lexuar, por dhe nga përvoja personale. Fati nuk deshi që Konica t’i përfundonte këto shënime, por ato janë sot si dëshmi jo vetëm e një kohe dhe një mendjeje që ka kontribuar aq shumë për çështjen shqiptare, por dhe një mënyrë për të parë një tablo të jetës sonë në ato vite. Këto shënime do të botoheshin shumë më vonë në një libër “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”, një libër që ia vlen t’i rikthehesh shpesh për të takuar idetë përparimtare të tij.)
Për të nisur hulumtimin në karakterin e shqiptarëve, Konica ndalet te një nga gjestet që mund të quhet i rëndë për një shqiptar dhe ai është ta quash “i pabesë”. “Më së pari duhet ditur se fyerja më e rëndë në Shqipëri, është ta quash tjetrin ‘i pabesë’. Shumë gjaqe kanë pasur si pikënisje akuzën për pabesi. Kjo s’do të thotë se në Shqipëri nuk ka njerëz të pabesë, por tregon nivelin e sjelljes dhe idealin që parapëlqehet më shumë. Është interesante të vihet në dukje se në Greqinë moderne fyerja më e rëndë është ta quash tjetrin “analfabet” ose “të trashë” a “të plogët”: ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë nuk është karakteri, por zgjuarsia, shkathtësia. Një fjalë e urtë e përhapur në të gjithë Shqipërinë thotë: “Shqiptari për një plesht djeg jorganin”. Kjo tregon padurimin dhe rrëmbimin, vrullin e shqiptarit. Ndoshta proverbi e ka zanafillën tek këshilla e ndonjë udhëheqësi për të mos nisur luftime të kushtueshme për punë të kota. Një sjellje edhe më fisnike shpreh fjala e urtë “Kokë e falur nuk pritet”, që do të thotë se armiku i nënshtruar ose i zënë rob nuk vritet”, shkruan ai.
Historiani bizantin, Nikiforos Gregoras, i cili nuk mund të dyshohet për simpati ndaj shqiptarëve, e përforcon faktin se shqiptarët nuk i vrasin, as nuk i shndërrojnë në skllevër, armiqtë e mundur. Është e vërtetë se Gregorasi përmend edhe emrat e disa kombësive të tjera të Perandorisë Bizantine që ndjekin po atë etikë luftarake, por edhe shembuj të ndryshëm, që dëshmojnë të kundërtën, mund të gjenden në kronikat e Bizantit. “Sidoqoftë në kohët e reja, në mes të kombeve të Europës Juglindore, vetëm shqiptarët i kanë qëndruar besnikë traditës kalorësiake që ta falin armikun e mundur”, Duke folur për femrën, ai shkruan se “është diçka e ditur dhe e vërtetuar që në Shqipëri ‘gruaja gëzon paprekshmërinë’”. “Edhe në luftimet e gjaqet më të egra, gruan s’e trazon njeri. Kur dikush ka një armik, i cili ruan rastin t’i marrë hak, kur i duhet të udhëtojë, e ndien veten më të sigurt po të jetë i shoqëruar nga ndonjë grua; megjithëse kjo mënyrë veprimi quhet si jo burrërore. Edhe hajdutët e rrugëve i përmbahen këtij qëndrimi ndaj grave”, shkruan Konica.
Ai sjell në kujtesë një ngjarje që duhet të ketë ndodhur në vitet 1900 ku në shtypin botëror shkruhej për një ngjarje: treni ndërkombëtar “Orient Ekspres”, që udhëtonte nga Parisi në Stamboll, u sulmua nga kusarët e Thrakisë. Udhëtarët meshkuj u detyruan të linin trenin me gjithë plaçkat e veta. Ndërkaq kryetari i bandës u tha grave të zinin vendet ku ishin më parë në tren dhe disa herë me radhë u kërkoi të falur për shqetësimin. Nga urdhrat që u jepte shokëve të vet në gjuhën shqipe, u mor vesh kombësia e hajdutëve. “Shqiptarët, kur flasin për veten e tyre, krenohen duke thënë se kanë shumë cilësi të mira e virtyte. Kjo është një pikë e dobët që e ka çdo komb dhe opinione të tilla nuk kanë ndonjë vlerë. Përkundrazi thëniet dhe shprehjet popullore janë gjykime spontane; ndër to, si të thuash, një komb zihet në befasi. Ne do ta vazhdojmë gjurmimin tonë po në atë vijë dhe do të përpiqemi të japim mendimin e popujve të tjerë për shqiptarët”, shkruan Konica.
Ai veçon mendimin e turqve, për shkak të afërsisë së tyre pesëqindvjeçare me shqiptarët. “Të gjithë historianët turq bëjnë fjalë për kokëfortësinë shqiptare: ‘Arnaud iunud’ do të thotë ‘shqiptari kokëfortë (i papërkulshëm)’” dhe është një shprehje e zakonshme në kronikat e vjetra turke. Turqit mendojnë gjithashtu se shqiptarët janë gjaknxehtë. “E ka një dell shqiptari”, është një shprehje turke mjaft e përhapur. Sir James Sedhouse, që e ka përfshirë këtë shprehje në fjalorin e vet monumental turqisht-anglisht, jep këtë përkufizim në botimin e ri të vitit 1921: “Arnautligi tuttu” – filloi t’i lëvizë gjaku, flet a vepron, siç bën zakonisht një shqiptar, me vrull. Sipas mendimit të komandantëve të vjetër turq, është me të vërtetë trim dhe shumë i zoti për të sulmuar, për të pushtuar ndonjë vend me mësymje, por qëndron indiferent kur kushtet kërkojnë taktikë mbrojtëse. Shqiptari vlerësohet nga turqit si tip i zgjuar, por një historian turk i shekullit XVII, Ibrahim Peçevi, thotë se “Ajaz Pasha i përkiste racës shqiptare, e megjithatë ishte shumë i zgjuar”, shkruan ai.
Sipas mendimit të turqve, interesi për para është një karakteristikë tjetër e shqiptarit, i cili është gati të futet në aventurat më të rrezikshme, mjaft që të nxjerrë ndonjë përfitim. E kishin zakon të tregonin një anekdotë në kohën e Perandorisë së vjetër turke: E pyetën shqiptarin një herë “a do të shkosh në ferr?” dhe ai u përgjigj “Sa është rroga atje?”.
Ndërsa grekët kanë një tjetër mendim për shqiptarët. Në gjuhën popullore greke, takojmë dy shprehje për shqiptarët. “Një kokë shqiptari” thuhet për një njeri të papërkulshëm e kryeneç. Kur dikush vuan nga hallet që i kanë rënë përsipër, miqtë e ngushëllojnë duke i thënë “hajt se Zoti nuk është shqiptar”, që do të thotë se Zoti është i mëshirshëm.
“Kjo akuzë për mizori kuptohet fare mirë po të shikohet në dritën e historisë: grekët për qindra vjet me radhë i kanë njohur shqiptarët vetëm si pushtues, si kusarë që u plaçkitnin qytetet bregdetare, si ushtarë të dërguar ndër ekspedita ndëshkimore, si xhandarë ose si mbledhës taksash. Grekët nuk patën rast të njohin anën njerëzore të shqiptarëve”, shkruan Konica.
Ajo çfarë e çudit atë janë italianët. “Italianët – dhe kjo të çudit shumë – megjithëse kanë pasur vazhdimisht marrëdhënie të ngushta dhe të afërme me shqiptarët, kanë vetëm një shprehje në lidhje me këtë popull. Edhe kjo nuk është diçka në favor të shqiptarëve. Shprehja “far l’albanese” mund të gjendet në të gjithë fjalorët e mirë të italishtes, si për shembull, në atë të Nikola Zingarelit (Nicola Zingarelli). Përkthimi fjalë për fjalë i shprehjes është “të hiqesh si shqiptar”, kurse kuptimi është tjetër “bëj sikur s’kuptoj; hiqem sikur nuk di gjë”, shkruan ai.
Ndërsa francezët gjithnjë kanë pasur marrëdhënie të ngushta me shqiptarët, princat e familjes së Kapetëve kanë mbretëruar në Shqipëri për afro njëqind vjet. Një shprehje që mund të takohet në kronikat e vjetra është kjo: “fier comme un albanais” – krenar si shqiptar. Edhe banorët e Ishujve Britanikë do ta kenë vizituar shpesh Shqipërinë në kohën e kryqëzatave, gjatë rrugës së tyre për në Tokat e Shenjta. Këtë itinerar ndiqnin edhe popujt e tjerë, mbasi rruga që kalonte nëpër Shqipëri ishte më e sigurta në atë kohë, kur udhëtimi për det, me anije të vogla, paraqiste rrezik.
Por këto vizita, në kalim e sipër, nuk kanë lënë gjurmë në histori. Për një grup anglezësh në Shqipëri bëhet fjalë vetëm në vitin 1457. Në këtë vit, një fisnik anglez me një kompani detarësh, erdhi në Shqipëri për të ndihmuar Skënderbeun në luftën kundër turqve. Nga këta ushtarë të guximshëm anglezë një pjesë e mirë u kthyen të gjallë në atdhe, i cili në atë kohë ishte i trazuar nga Lufta e dy Trëndafilave dhe nuk dihet çfarë përshtypjesh u la Shqipëria. Por, tre a katërqind vjet më vonë, anglezët, pasi pushtuan ishujt e Detit Jon, hynë në marrëdhënie të mira për një kohë të gjatë me Shqipërinë.
“Ata na kanë lënë disa vëzhgime të mprehta dhe të shkëlqyeshme mbi karakterin e shqiptarëve. Këto përshtypje, herë janë, herë nuk janë në favor të shqiptarëve, por vlejnë për sinqeritetin e tyre, mbasi shqiptarët për të cilët bëhej fjalë në ato studime ishin analfabetë e prandaj të paaftë të falënderonin ose të protestonin për sa thuhej rreth tyre”, shkruan Konica.
Villiam Martin Lik , i cili e filloi karrierën e vet si inxhinier ushtarak dhe e mbylli si arkeolog klasik, studimet e të cilit edhe pas një shekulli studiohen me nderim nga dijetarët, flet më se një herë në librat e vet për karakteristikat e shqiptarëve. “Plutarku na vë në dijeni. – thotë Lik, – se Pirroja ishte një oborrtar i shkathët dhe që në rini përpiqej të fitonte miqësinë e njerëzve të fuqishëm. Ky është në përgjithësi karakteri i shqiptarëve. Ata përpiqen me çdo mënyrë të sigurojnë mbrojtjen e eprorëve të tyre dhe u qëndrojnë besnikë, kur paguhen rregullisht. Kryengritjet e tyre të shpeshta zakonisht shkaktohen nga sjellja e pabesë e zyrtarëve, të cilët ndërmarrin disa punë pa siguruar më parë mjetet e duhura financiare. Shqiptarët, duke qenë zakonisht më të varfër se turqit, janë të kufizuar në kërkesat e veta, janë më të qëndrueshëm e të durueshëm, janë më të regjur me vështirësitë që në moshë të njomë”.
Në një vend tjetër, koloneli Lik shpreh këtë mendim: “Ndërsa turku krenar dhe përtac dhe fshatari i varfër grek paraqiten shpeshherë pa pikë energjie, si pasojë e shtypjes dhe e varfërisë së vazhdueshme, këta shqiptarët dallohen për veprimtarinë e tyre të palodhur. Ata i zinin të parët pikat më të larta anës udhës, sikur ishin në garë cili do të ngjitej i pari. Të gjitha pyetjeve në lidhje me topografinë u përgjigjeshin me zgjuarsi, lejen për të shikuar me teleskopin tim e quajnë si një shpërblim të madh. Nuk ka dy gjëra në këtë botë që ndryshojnë më tepër në mes tyre se sa zakonet, (sjelljet) e shqiptarëve me ato të osmanllnëve. Këta të fundit janë qeniet më flegmatike dhe të plogëta të njerëzimit, përveç rasteve kur i nxit diçka e jashtëzakonshme.
Por, për Konicën, një ndër karakteristikat kryesore të shqiptarëve, që asnjë studiues i huaj nuk e ka vënë re, është individualizmi.
Një dijetar gjerman, dr. Herbert Louis, i cili, siç e kemi thënë edhe më parë, ishte ngarkuar nga qeveria shqiptare të studionte topografinë e vendit, deklaron se në Shqipëri nuk ekziston kuptimi i fjalës turmë. “Një nga përshtypjet më të forta, – deklaron dr. Louisi – që më ka mbetur nga shqiptarët, është ajo që te secili prej tyre, vihet re një njeri me besim të madh në vetvete. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të dukshme për të vendosur vetë dhe është mësuar të trajtojë pasurinë dhe jetën e vet në mënyrë praktike. Në një situatë të paqartë, secili jep një gjykim dhe është i gatshëm për nisma të guximshme. Me fjalë të tjera, në Shqipëri nuk ekzistojnë masa indiferente”.
“Kjo mungesë e frymës së turmës ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë, pasi secili përpiqej të merrte pjesë drejtpërsëdrejti personalisht, pa ndërmjetës ose të deleguar, në diskutimin e punëve publike. Ideja e shtetit për shqiptarin nuk kalonte përtej caqeve të qytetit ose përtej maleve ku banonte. Ashtu si për grekët e vjetër dhe për italianët e mesjetës, ideali i shqiptarit ishte ai i një qyteti shtet. Në rastet kur çështja kombëtare kërkonte unitet veprimi, vetëm mbas diskutimesh pa fund arrihej të merreshin masa të përbashkëta, por edhe këto shumë herë tepër me vonesë. Nëse Shqipëria u nënshtrua nga të huajt në të kaluarën, gjithmonë ndodhte për fajin e një qëndrese të pakombinuar”, shkruan Konica.
Ajo çfarë është interesante sipas tij, është dhe fakti se shqiptari, megjithëse shumë i pavarur dhe individualist, për të mos iu nënshtruar ndikimit të huaj kundër vullnetit të vet, prapëseprapë ka besim të madh në përparësinë që i takon atij që ka lindur në një familje të fisme. Ai sjell si shembull një ngjarje nga historia e kryengritjeve shqiptare, kur trazirat shkaktoheshin vetëm për shkak se caktohej si sundimtar ndonjë njeri nga familje e panjohur (pa emër). “Jo shumë kohë më parë (për të qenë të saktë, në vitin 1896) Sulltani kishte emëruar një sundimtar të përgjithshëm në Shqipërinë e Veriut, por popullsia ngriti krye, rroku armët dhe shprehu pakënaqësinë që do të sundohej nga një njeri me prejardhje familjare të rëndomtë. Një gazetar frëng i kohës vuri në dukje se “këta shqiptarët kanë një mënyrë të menduari si Montomorensia” (Duka i Montmorency, të cilit ia prenë kokën më 1632).Por qëndrimi shqiptar e ka burimin gjetiu: mbështetet në përvojën që “njeriu i ri”, njeriu i pafis (homo novus), shpesh nuk di ta përmbajë veten. Në Shqipëri dëgjohet ky proverb popullor “Kur bëhet jevgu pasha, më parë vret të atin”. Kjo shprehje popullore e shqipes është varianti i proverbit të anglishtes “Po i hipi kalit një lypës, do t’i grahë sa t’i nxjerrë shpirtin”.
Urrejtja është një tjetër. Prandaj përzierja e një autoriteti qendror në liritë lokale dhe individuale shikohet si një dhunë, ligjet që nxjerr ai autoritet qendror quhen në esencë si të padrejta dhe shkelja e tyre, sado e rëndë që të jetë, konsiderohet vetëm si një sjellje e pahijshme. Për më tepër, prej njëfarë qëndrimi patriarkal ndaj jetës, ngurron të marrë masa të rënda ndëshkimore. Dënimi me vdekje shikohet kudo si diçka e urryer, dhe është për t’u vënë në dukje se edhe në ditët tona, ashtu si në të kaluarën, nuk gjen dot njeri në Shqipëri që të bëjë punën e xhelatit. Për të zbatuar dënimet me vdekje të gjykatave, policia detyrohet të pajtojë ndonjë jevg, i cili, pas shumë protestash, e kryen detyrën, natyrisht jo si profesionist, por si diletant, gjë kjo që ia zgjat vuajtjet viktimës”, shkruan Konica.
Ndërsa një nga karakteristikat fatkeqe të shqiptarëve dhe që zë vend të dukshëm, është mungesa e plotë e idealizmit tek ata. Në një vend ku njeriu vdes aq me lehtësi në grindje të ndryshme, nuk është dëgjuar të vdesë kush për një ideal a për një çështje (kauzë). Kjo ndihmon të shpjegohet fakti përse Shqipëria nuk e fitoi lirinë më parë dhe ka një numër kaq të paktë dëshmorësh të rënë për pavarësinë kombëtare. Aktet e devotshmërisë dhe të guximit, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund të përdoren si argument për të përgënjeshtruar thënien time. Por, devotshmëria e egër ndaj traditave të vendosura dhe ndaj kanunit shekullor të nderit, janë më tepër veprime mekanike dhe për t’i kryer nuk nevojitet të vihet në rrezik jeta në mënyrë të vullnetshme për një ideal të zgjedhur lirisht. Ndërsa mikpritja është një virtyt tashmë i pranuar nga të gjithë.
Konica thotë, se “shqiptarët nuk kanë prirje të flasin shumë”. Këtë gjë e vë re dhe shkrimtari frëng Hiasent Hekar (Hyacynthe Hecquard), i cili, si konsull i Francës në Shkodër për shumë vjet me radhë, arriti ta njihte mirë Shqipërinë e Veriut, e vë në dukje shkurtësinë plot dinjitet të fjalimeve në kuvendet popullore.
Jeta seksuale e shqiptarëve
Për jetën seksuale të shqiptarëve mund të thuhet fare pak në një libër të destinuar për publikun e gjerë. Disa vese nuk janë të panjohura ndër qytete, megjithëse janë fryti i ndikimeve të huaja; porse vështirë të gjendet në botë një popullsi me zakone më të pastra se ajo e fshatarëve dhe malësive të Shqipërisë. Pafajësia e popullit të thjeshtë dëshmohet edhe nga një zakon i çuditshëm që ka mbetur deri vonë e nuk është zhdukur ende plotësisht. Përpara martesës (dhe nusja është zakonisht pesëmbëdhjetë deri më shtatëmbëdhjetë vjeçe, kurse dhëndri nëntëmbëdhjetë deri njëzetenjë) një burrë i moshuar, pjesëtar i familjes, do t’i shpjegonte bashkëshortit të ardhshëm anën fizike të martesës, ku do të shënonte me shkumës, me qymyr ose me ndonjë lëndë tjetër ngjyruese një rreth të vogël përqark “depilata virginis pudenda, ut iuvenis inexpers introitum facilius inveniat”.
Në disa krahina të Shqipërisë ekziston një besëtytni në lidhje me seksin e ujërave. Disa ujëra quhen “mashkullore” dhe besohet se kanë veti afrodiziake për burrat; disa ujëra të tjera janë “femërore” dhe mendohet se ushtrojnë të njëjtin efekt te femrat; kurse një lloj uji tjetër është “asnjanës”. Një burrë, me arsim, më tregoi se një herë kishte shkuar për punë nga qyteti i lindjes Gjirokastër në një fshat gjashtë orë larg. Sapo arriti aty piu një gotë ujë nga një burim dhe menjëherë pas kësaj diçka e shtyu të kthehej në shtëpi dhe të takohej me të shoqen. Ai ua tregoi shokëve këtë ndjenjë të çuditshme dhe ata e pyetën, duke qeshur, nëse kishte pirë ujë nga një farë burimi. Unë e ndërpreva bashkëbiseduesin, duke e pyetur a e dinte më parë çfarë mendohej për ato ujëra. “E mora vesh çfarë doni të nxirrni me këtë pyetje, ma ktheu ai – doni të dini se mos isha ndikuar nga sa kisha dëgjuar për ato ujëra; jo, deri atë ditë nuk kisha dëgjuar asgjë për efektin e tyre”. Ai shtoi se, meqë e kishte kthyer kalin në Gjirokastër dhe i kishte urdhëruar shërbyesit të vinin e ta merrnin pas tri ditësh, u kthye më këmbë në qytet sa më shpejt që mundi. / Konica.al/ KultPlus.com
Presidentja e Republikës Vjosa Osmani ka pritur në takim basketbollisten kosovare, Edona Thaqi, e cila po zhvillon karrierë të suksesshme në ligën elitare të basketbollit NBA, në ShBA.
Presidentja Osmani e ka përgëzuar basketbollisten Thaqi për arritjet e saj në basketboll dhe ka theksuar se afirmimi i saj është edhe afirmim i Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku vajzat kosovare po dëshmojnë paraqitje kulminante në shumë diciplina sportive.
Thaqi ka bërë të ditur se gjatë verës do ta mbajë një kamp trajnimi me vajzat e reja basketbolliste me trajnerë të huaj.
Nerimane Kamberi dhe Marcelle Delvaux-Abbott organizojnë një takim kulturor në nderim të personalitetit të shquar të studiueses Edith Durham, përcjell KultPlus.
Të pranishmit do të kenë mundësi të jenë pjesë e takimit kulturor ‘Tri udhëpërshkruese në Ballkan’ e që do të mbahet në Fakultetin e Filologjisë në Sallën ‘Idriz Ajeti’.
Takmi do të mbahet më 22 mars nga ora 13:00./ KultPlus.com
Për të thelluar njohuritë e artdashësve të huaj për identitetin kulturor të Kosovës, një sërë formash arti vendase do të shfaqen në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali, nga 19 deri me 24 mars.
Për pesë ditë radhazi në Lisbonë, Braga dhe Porto, muzika, arti, teatri, gastronomia dhe filmi do të jenë të hapura për t’i parë, dëgjuar e shijuar, duke festuar kështu identitetin e pasur kulturor të vendit tonë.
Ky program që përveq promovimit të praktikave kulturore shërben edhe si forum për shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve midis artistëve, është nismë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për më shumë informata rreth tij, klikoni KËTU./ KultPlus.com
Kitaristi legjendar i rock-ut, Brian May, ka marrë Urdhrin Kalorsiak nga mbreti Charles III i Britanisë së Madhe, sipas CNN.
May, i cili ishte një anëtar themelues i grupit ”Queen”, tani do të njihet si Sir Brian, pas ceremonisë së mbajtur sot në Buckingham Palace.
Ylli i rock-ut mori titullin e kalorësit “Knight Bachelor” për shërbimet e tij ndaj muzikës dhe bamirësisë.
Ai mori pjesë në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij, Anita Dobson, një ish-yll i televizionit britanik “EastEnders”.
May, 75 vjeç, ishte në mesin e më shumë se 1 000 personave në listën e parë të nderimeve të mbretit Charles III, të shpallur në dhjetor 2022.
Përveç performancës me banden e rock-ut “Queen” që nga vitet 1970, May është gjithashtu një astrofizikan./ KultPlus.com
Sir Dr. Brian May, musician, songwriter and animal Welfare Advocate, from Windlesham, is made a Knight Bachelor by King Charles III at Buckingham Palace. The honour recognises services to music and to charity. Picture date: Tuesday March 14, 2023. PA Photo. See PA story ROYAL Investiture. Photo credit should read: Jonathan Brady/PA Wire
Nesër, në kabinetin e ministrit, do të nënshkruhet memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), i cili ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Hajrulla Çeku dhe Rektori Qerim Qerimi.
Ngjarja do të mbahet nesër, më datë 16 mars, në ora 10:00. / KultPlus.com
Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me studentë nga Fakultetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, bashkërisht me përfaqësues të profesionistëve të fushës. Në bashkëbisedim me ta për recensionin e këtij viti — “Cilësia që ndriçon – Energjia e dizajnit për njerëzit dhe mjedisin” — do të kemi Matilde Cassani, arkitekte, dizajnere dhe ligjëruese në “Akademinë e Re të Arteve të Bukura” (ARAB) Milano, qyteti ku ajo jeton e punon dhe “Architectural Association School” (AA School) në Londër.
Ngjarja do të mbahet të enjten, 16 mars, në orën 16:00, në sallën “Modellarium” Fakulteti i Arkitekturës në Prishtinë (Rr. Arkitekt Karl Gega, nr. 1). Përveç dizajnerës italiane, folës do të jenë edhe Ambasadori, Antonello De Riu, kryetari i Prishtinës, njëherit arkitekt, Përparim Rama, si dhe dekanja e këtij Fakulteti, Violeta Nushi.
Ambasadori De Riu thotë se: “Tema e Ditës së Dizajnit Italian, ku do të reflektojmë së bashku me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë dhe arkitekten tonë nga Milano, synon të trajtojë çështje me ndikim të madh për të ardhmen e planetit. Ajnshtajni pohonte se krijimtaria lind nga ankthi, ashtu siç lind dita nga nata e errët dhe se në kohë krize shfaqen krijimtaria, zbulimet dhe strategjitë e mëdha. Si i tillë, dizajni italian, me energjinë e vet mendore dhe produktive, dëshiron të ndihmojë në sjelljen e dritës në kohë kur hija duket se po mbizotëron, dhe këtë e bën me mjetet që ka zotëruar gjithmonë: cilësinë, jo të nënkuptuar si luks, por si faktor inovacioni, zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Cilësia italiane, gjurmët e së cilës gjenden gjithnjë e më shumë edhe në Kosovë, falë kontributit të akademisë dhe dinamizmit të sipërmarrësve të shumtë vendas, veçanërisht në veçanërisht në sektorin e mobiljeve”.
Për arkitekten Cassani, që ka realizuar ekspozita të ndryshme në Trienalen e Milanos, në Bienalen e Venecias dhe “Storefront for Art and Architecture” në Nju Jork, “qyteti është një vazhdimësi hapësirash të brendshme, të ndërtuara dhe të mobiluara për të pranuar të gjitha ritualet njerëzore dhe jo njerëzore”. Ajo do të prezantojë para studentëve kosovarë hulumtimin e saj për ndërveprimin mes kulturës dhe arkitekturës, qëllimin e saj për të svogëluar kompleksitetin dhe duke u lidhur në temën e tryezës së rrumbullakët “për energjinë që është baza e procesit të prodhimit, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, inovative dhe të kombinojë funksionalitetin dhe mirëqenien”.
Krahas eventit të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës, me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2023, janë planifikuar deri më 19 mars një sërë aktivitetesh promovuese të “Made in Italy”, organizuar nga Agjencia Italiane e Tregtisë (ITA/ICE). Në kalendar janë paraparë ekspozita dhe zbritje speciale në 25 pika shitjeje në qytete të ndryshme të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë) me aktivitete të drejtpërdrejta marketingu drejt konsumatorit për të lehtësuar lansimin e markave dhe produkteve të reja italiane, veçanërisht në kanalet vendorë të shpërndarjes në shkallë të gjerë.
Në kuadër të Ditës Italiane të Dizajnit parashihet pjesëmarrja e arkitektes Simonetta Cenci, nga studio “Partner Ateliers Alfonso Femia” nga Gjenova e cila do të jetë e pranishme në konferencën ndërkombëtare të arkitekturës SHARE që do të mbahet më 10 mars, në Prishtinë. Prania e arkitektes Cenci mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.
Dita e Dizajnit Italian përfshin edhe pjesëmarrjen e arkitektes Simonetta Cenci, e studios gjenoveze Partner Ateliers Alfonso Femia, në skenën e Prishtinës të konferencës ndërkombëtare të arkitekturës SHARE të planifikuar për 10 mars. Prania e arkitektit Cenci është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës së Tiranës.
Dita e Dizajnit Italian është edicion temaik il lansuar nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Përbëhet nga një program i gjërë ngjarjesh promovuese në mbarë botën, krijuar nga rrjeti i Ambasadave, Konsullatave, Instituteve italiane të Kulurës dhe Zyrave të Tregtisë: çdo vit, sidomos për këtë rast, mbi njëqind testimonial bëhen rrëfyes të dizajnit dhe krijimtarisë së vendit. Edicioni ka zënë vend si një mjet efektiv i mbështetjes dhe promovimit të dizajnit dhe ndërkombëtarizimit të një sektori strategjik industrial për eksportin italian, si dhe nxitjen e komponentit arsimor-trajnues, duke favorizuar ndërveprimin e sistemit të arsimit të lartë – i përbërë kryesisht nga akademi, universitete dhe institute të specializuara – me komunitete të huaja krijuese për të promovuar ofertën e trajnimit në Itali në fushat e dizajnit dhe industrive krijuese për rritjen e talenteve të reja dhe profesionalizmit. / KultPlus.com
Një ekspert italian ka deklaruar se, në bazë të dokumenteve të zbuluara së fundmi, nëna e Leonardo da Vinçit ka qenë skllave. Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, citon profesorin e letërsisë Carlo Vecce, në prezantimin e librit të tij “Il Sorriso di Caterina” (Buzëqeshja e Katerinës), që thotë se megjithëse kjo gjë dyshohej prej kohësh, më në fund u vërtetua. Akti noterial i çlirimit prej skllavërisë, është gjetur në Arkivin Shtetëror të Firences, nënshkruar nga Piero da Vinçi, babai i Leonardos.
Vecce thotë se, fillimisht nisi kërkimet për të provuar të kundërtën e asaj që përflitej, pra që gruaja në fjalë të kishte qenë skllave. Dhe kur dokumentet e skllavërisë dolën në shesh, autori i librit vazhdoi studimet për të vërtetuar se Katerina, nuk ishte e ëma e Leonardos. “Por në fund, studimet më çuan në një drejtim tjetër”, deklaron profesor Vecce.
Noteri i cili çliroi Katerinën ishte i njëjti person që u dashurua pas saj që kur ajo ishte skllave dhe me të cilin ajo pati fëmijë. Në librin “Buzëqeshja e Katerinës”, tregohet se, e ëma e Leonardo da Vinçit ishte sjellë në Itali nga Kaukazi i Veriut, për shkak të aftësive të saj në punimin e pëlhurave. Fillimisht ajo kishte zbarkuar në Venecia e më pas e kishin dërguar në Firence, ku punonte në një shtëpi pranë katedrales së qytetit. Çlirimi i saj nga skllavëria mban datën 2 nëntor 1452. / atsh / KultPlus.com
Leonardo, madre era schiava trovato atto liberazione
Festivali belg “Balkan Trafik” fillon fushatën hapjes së edicionit të tij të 17-të, në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis”, më 20 -21 mars
E. Gashi
Shfaqja teatrale belge “Fritland”, prodhim i teatrit “De Poche” të Brukselit do të jepet në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis” më 21 mars. Spektakli vjen në kryeqytetin kosovar përmes festivalit belg “Balkan Trafik”, shkruan albinfo.ch. Ky është edicioni i 17-të i këtij festivali prestigjioz që në Bruksel mbahet në muajin prill dhe bën prezantimin e kulturës muzikore ballkanike.
Përveç aktiviteteve muzikore, kësaj radhe drejtori i këtij festivali, Nicola Wieers, ka zgjedhur artisten Fitore Berisha Alisdottir për realizimin e një freske (murali), dhe shfaqjen “Fritland”, duke njohur suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj të fundit, në Belgjikë.
Nën regjinë e regjisorit francez Denis Loujol, shfaqja rrëfen jetën reale të një të riu, emigrant shqiptar në Belgjikë, Zenel Laçi, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij e kalon duke shitur patate të skuqura (“pomfrit”) në dyqanin e babait. Kjo jetë për të ishte muze dhe burg njëkohësisht…
Rolin e vetëm në këtë shfaqje, e luan vetë protagonisti, pra, Zenel Laçi, aktor profesionist, i lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë, të emigruar atje, shkruan albinfo.ch.
Përmes shfaqjes “Fritland” dhe me rastin e “Javës së Frankofonisë”, në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis”, në praninë e shumë gazetarëve të huaj, do të hapet fushata e Festivalit “Balkan Trafik” me një surprizë për spektatorin./ KultPlus.com