Shfaqja ‘Yjësitë’, shpalosi gërshetimin unik mes universeve paralele dhe vendimeve finalizuese

Era Berisha

Pasioni për aktrimin, regjinë, zhanrin fantastiko-shkencorë dhe jo vetëm, solli premierën e shfaqjes ‘Yjësitë’ nën regjinë e Nol Sahatçiu dhe Feray Derviş dhe nën skenarin e dramaturgut britanik Nick Payne, e cila për një orë e gjysmë ngërtheu publikun në intimitetin dhe rëndësinë e temave të shumta sensitive duke bërë që muzika, dritat, veshjet e ndryshme dhe aktrimi i protagonistëve të jenë një kryevepër verbuese e cila u shoqërua me hilet diktuese e rrëqethëse, që kjo shfaqje solli mbrëmë në Termokiss, shkruan KultPlus.

Gjithçka nisi në momentin kur para se shfaqja të fillonte, nën prezencën e rrezeve të diellit që po perëndonte, të cilat depërtonin brenda nga ku edhe dritaret ishin të vendosura,  të pranishmit zunë vendet e tyre duke mbushur komplet karriget në hapësirën e Termokiss, duke pasuar kështu në një qetësi mbizotëruese.

Pas disa minutave të gjata të cilat u shoqëruan më një muzikë drithëruese nën manovrimin e Dren Suldashi dhe nën ndriçimin e veçantë nga Dritëro Krasniqi, publiku u fut në brishtësinë e atmosferës e cila gradualisht po bëhej gati për fillimin e shfaqjes.

Nën intensitetin e madh të dritave verbuese që kapluan vendin, në një platformë misterioze mbi të cilin ishte vendosur një divan në ngjyrë të zezë, nisi edhe shfaqja e cila për tematikë ka marrëdhënien emocionale, romantike dhe personale të dy personazheve protagonistë, Rolandi nën aktrimin e Nol Sahatçiu dhe Marianne nën aktrimin e Feray Dervis, të cilët njëkohësisht ishin edhe regjisorë të kësaj shfaqje.

Në një fillim konfuz për shumë kë por e cila do të zbulohej më vonë, shfaqja përfshin jetën e Rolandit i cili është një bletar dhe shet mjaltë nga kosheret e bletëve ndërsa Marianne e cila është një kozmologe e cila është e pasionuar pas mekanikës kuantike, modelimit antikozmologjik, realitetin e yjësive dhe besimin se ekzistojnë universe të shumta që ndikojnë në jetën e njerëzve duke drejtuar rrjedhën e tyre.

Pikërisht, edhe struktura e shfaqjes kishte për qëllim shpalosjen e vazhdueshme të skenave të shkurtëra por të njëjta, të cilat përsëriteshin disa herë por me ndryshime të vogla duke dërguar kështu në idenë se ata po jetonin në universe paralele, teksa vendimet e tyre për të ardhmen po finalizonin edhe rrjedhën e shfaqjes që po drejtohej drejt një fundi të paparamenduar.

Brenda katër mureve të ambientit të ngrohtë, të pranishmit herë qeshnin me ndonjë situatë e herë tjera fokusimi i tyre i fuqishëm reflektohej në sytë e tyre për të kuptuar edhe kompleksin e shfaqjes e cila njëkohësisht mbështillej në një zgavër të thjeshtësisë kur jetët e dy karaktereve të cilët tërhiqeshin në drejtime të ndryshme me rezultate të ndryshme.

Por pasi që personazhet të jenë bashkuar së bashku, një rrëfim i dy anshëm bënë që ata të ndahen për shkak të një tradhtie të ndodhur herë nga vajza e herë nga burri, duke shpalosur kështu dy personalitete krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Më vonë, ata ndeshen në klasë vallëzimi dhe kështu ribashkohen përsëri duke rifilluar lidhjen e tyre e cila do pasoi në aktin e martesës.

Kurse për të treguar më shumë se si erdhi ideja për realizimin e shfaqjes dhe procesin e provave, për KultPlus ka folur vetë regjisori i shfaqjes, Nol Sahatçiu.

“Ideja erdhi atëherë kur fitova një fond nga Komuna e Prishtinës, fillimisht për realizimin e një shfaqjeje tjetër por pastaj vendosa në këtë skenar të zhanrit fantastiko-shkencor dhe ekzistencial, të cilin e kam përkthyer vetë që ka zgjatur 2 muaj, kurse 2 muaj të tjerë kanë zgjatur provat dhe realizimi në tërësi. Kurse shfaqja është interesante, sepse gruaja është personazhi më dominant, intelektual dhe inteligjent por që as burrit nuk i mungon inteligjenca që shkon krahazi në hap në lidhjen mes çiftit”, tregon Sahatçiu.

Sipas tij, si çdo vepër artistike që ka kompleksitetin e saj dhe sfidat e ndryshme, edhe gjatë procesit të kësaj vepre është hasur në një vështirësi në komunikimin mes njerëzve duke pasuar në disa keqkuptime të vogla por të cilat janë tërësisht natyrale. Prandaj, për të nuk ishte e lehtë për të bashkëpunuar me 4 njerëz, e sidomos kur ai paramendon se si ndodh bashkëpunimi në një ekip rreth 20-30 persona, për çka duhet të jesh një regjisor shumë i aftë dhe të punosh me njerëz profesionalë.

Tutje ai ka folur edhe për temën e shfaqjes, të cilën ai e cilëson si një temë që se ka parë të trajtuar shumë shpesh e për të cilën së bashku me kolegen e tij, Feray Dervis kanë rënë në dashuri me shikim të parë duke vendosur që ta realizojnë atë.

“Tematika është shumë interesante sepse po ndodhin skena të njëjta por me ndryshime të vogla, por çka më ka pëlqyer shumë është ideja se çka nëse ekzistojnë universet paralele dhe çka nëse jemi njëkohësisht duke jetuar në të gjitha prandaj vendimet që i marrin personazhet vendosin se në cilin paralel do të futen ata”, shpreh ai për KultPlus.

Për fund, ai ka shprehur pëlqimin e tij rreth reagimeve të publikut dhe pasionit të tij rreth aktrimit, regjisë dhe zhanrit fanta-shkencë.

“Për mua personalisht, më pëlqen shumë fanta-shkenca dhe e dua punën që ne e bëmë, e për të cilën do të vazhdojmë të bëjmë përsëri. Andaj edhe në këtë natë do të veçoja reagimet e audiencës sepse në momentet kur ata qeshnin ose kur futeshin në një qetësi totale e cila pasonte me një koncentrim të thellë, ishin pikërisht këto momentet më të mira për mua, por edhe fakti që nuk gabuam ishte një gjë e mirë”, përfundon Sahatçiu.

Ndërsa, reprizat e shfaqjes ‘Yjësitë’, do të mbahen në datat: 23 Prill,  14 dhe 21 Maj./KultPlus.com

Projekti ndërkombëtar i hapësirës kulturore dhe sociale në Sarajevë, një identitet urban me qëllime kulturore

Shprehja e ndjenjave, dëshirave, ideve dhe talentit të gjithsecilit ka qenë gjithmonë një angazhim i vështirë ndaj vetvetes dhe ndaj shoqërisë sonë, prandaj kjo hapësirë kulturore është më se e nevojshme në Sarajevë, dhe kjo arrihet duke rindërtuar ndërtesat e papërshtatshme dhe punën e madhe të vullnetarëve dhe ekipit.

Pesë vjet më parë, një organizatë joqeveritare me emrin ‘Toestand’, me vullnetarët dhe stafin e tyre, filluan të bënin një udhëtim ndërkombëtar vjetor në vende të ndryshme në Evropë për të ndërtuar një vend social-kulturor për të rinjtë. Projektet e tyre janë zhvilluar në: Kremenchuk (Ukrainë), Prishtinë (Kosovë), Granada (Spanjë), Tetovë (Maqedoni) dhe Tiranë (Shqipëri).

Ashtu si çdo vit, projektet kanë bashkuar OJQ-në e ‘Toestand’ me seli në Belgjikë, ‘Termokiss’ me seli në Kosovë, ‘SCS Tetova’ me seli në Maqedoninë e Veriut, ‘TSC Uzina’ me seli në Shqipëri dhe ‘Crvena’ me seli në Bosnjë-Hercegovinë duke përfshirë natyrisht të rinjtë vendas të Sarajevës.

Këto projekte ndërkombëtare synojnë të ndërtojnë strategji dhe projekte gjithëpërfshirëse që janë partneritete afatgjate, në mënyrë që ata të mund të sjellin një shtëpi të re për popullatën lokale duke plotësuar nevojat e tyre në një hapësirë socio-kulturore.

Prezantimi i këtij projekti u zhvillua pikërisht në qendrën e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë, e njohur si ‘Termokiss’, një qendër e cila u hap në 2016 dhe e cila shfaqi para audiencës projektin ndërkombëtar që synon të ndërtojë një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre diversive dhe gjithëpërfshirëse, vetveten e tyre dhe të forcojnë iniciativat lokale. Shpesh këta të rinj nuk kanë mundësi të kenë qasje në një hapësirë të lirë dhe pa pagesë, prandaj edhe kjo është arsyeja pse ky projekt përqendrohet në hapësira të braktisura ose të papërdorura edhe pse ato potencialisht mund të kërcënojnë që një lagje të transferohet në një mundësi për një zhvillim personal dhe të komunitetit.

Projektet e përmendura u prezantuan mbrëmë përmes dokumentarëve të secilit projekt dhe përfundimit të tyre. Puna e palodhshme e secilit vullnetarë, dëshira e madhe pre një hapësirë ku të jesh vetvetja ishte qëllimi kryesor i të rinjve, të cilët arritën të përfundojnë secilin projekt, megjithëse jo të gjitha projektet e planifikuara arritën të vazhdojnë rrugëtimin e tyre e të merrnin mbështetje nga komunat e qyteteve të tyre.

Kështu që ky projekt mund të përmbushë fundin e tij, ajo që është thelbësore është kontributi i vendasve, përkatësisht atyre me prejardhje të ndryshme kulturore dhe etnike, të cilët kanë ide krijuese dhe kreative ku mund të ndërtojnë një qendër nga themeli dhe të krijojnë një OJQ të re, te cilën ata do të duhet të menaxhojnë. Prandaj, objektivat e këtij projekti janë zgjerimi i njohurive të tyre të tilla si puna me dru ose metal, bërja e fotografive, bërja e videove, e po ashtu edhe duke ndihmuar në përcjelljen e nevojave të ndryshme nag ato më të voglat, për të ndërtuar një qendër që nga hapi i parë.

Roli dhe qëllimi i tyre kryesor është të thyejnë barrierat dhe stereotipet që bazohen në një supozim paraprak që përfshijnë: profilizimin racor, profilizimin gjinor, kulturat, grupet e individëve, stereotipet seksuale, barazinë gjinore dhe shumë më tepër.

Prandaj, për të gjithë të interesuarit, ky projekt përfshin 5 shtete dhe 100 persona me kombësi të ndryshme si belg, kosovar, maqedonas, zviceran, spanjoll, austriak, gjerman, italian, turk, francez, maroken dhe shqiptar që do të shkojnë në Sarajevë. Për shkak të problemit të vizës, mosha duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe nevojiten afërsisht 20 vullnetarë. Përgatitja e këtij projekti do të zgjasë më shumë se 6 muaj, bazuar në përcaktimin e vullnetarëve dhe motivimin e tyre. E gjithë ky projekt do të përfshijë: gjetjen e ndërtesës, organizimin e mbledhjeve të fondeve, menaxhimin e komunikimit, mbledhjen e mjeteve dhe materialeve, bërjen e një dokumentari, marrjen e fotografive, organizimin e konvikteve, përgatitjen e ushqimit, zbatimin e rregullave të sigurisë, kryerjen e administrimit, mbajtjen e librave, krijimin e një plani i riciklimit, duke qenë mbikëqyrësi i vendit të punës dhe shumë më tepër.

Përfitimet nuk do të mungojnë as për politikëbërësit që do të përfitonin nga kontributi në këtë projekt. Përfitimet do të përfshinin: pajisjen e qytetit me një zonë të re shoqërore kulturore nga përdoruesit e banorëve, duke lejuar që banorët dhe përdoruesit e lagjeve të pasigurta të jenë aktivisht pjesë e qytetit që do të forcojë ndjenjën e tyre të njohjes dhe dinjitetit, ndërtimin e marrëdhënieve të reja dhe politikave publike lokale mbi çështjet kulturore shoqërore që mund të kapërcejnë institucionet e tjera të planifikimit, të sigurojnë hapësirë për eksperimente duke krijuar një laborator praktikash brenda qytetit, etj. Gjithashtu, do të kishte përfitime edhe për pronarët privatë, të tilla si dhënia e një dinamike lagjes, rritja e ekspozimit publik duke mbajtur ndërtesën dhe zonën e saj në hartë etj./ KultPlus.com

‘Termokiss’ fillon programin ‘Krejt Ka Pak V- Me Zemër Ngat’

Të mërkurën e 28 tetorit, duke filluar nga ora 09:00, qendra e parë shoqërore në Prishtinë, ‘Termokiss’, fillon me programin pesë ditor ‘Krejt Ka Pak V- Me Zemër Ngat’, ku do të përfshihen aktivitete të ndryshme.

Termokiss është qendra e parë shoqërore në Prishtinë e cila gjendet në lagjen Dardania, në afërsi të ngrohtores së qytetit “Termokos” dhe shkollës fillore “Dardania”. Objekti ku ‘Termokiss’ i zhvillon aktivitetet është ndërtuar në fillim të viteve të ‘90ta por asnjëherë nuk është shfrytëzuar deri në korrik të 2016, kur dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Belgjika dhe Zvicra u bashkuan për të revitalizuar këtë strukturë nën ombrellën e projektit të quajtur “Toestand Mâche Prishtina”.

‘Në vitin 2016, ndër herat e para, jemi njoftu me njani-tjetrin përmes koncertit “Krejt Ka Pak” ku shumë prej nesh e kemi ndje nevojën me u bashku e me punu për ni vizion t’përbashkët. Në vitin 2017 kemi vazhdu me festivalin “Krejt Ka Pak II – n’dorën tone” ku konteksti kryesor i aktiviteteve theksuan më tutje mësimet e marra në Termokiss, pra randësinë e përgjegjësisë individuale/kolektive. Krejt Ka Pak III u fokusu në një prej qëllimeve kryesore t’komunitetit e programit tonë: arsimimin përmes edukimit jo-formal. Vitin e kalum në Krejt Ka Pak IV u bashkuam për me ja përkujtu njoni-tjetrit se çka po presim, e qysh mujmë me i kthy pritjet tona në nji realitet. E këtë vit në Krejt Ka Pak V po mblidhemi për me tregu ndjeshmëri, dashni dhe solidaritet’, thuhet në komunikatën për media.

Po bashkohemi prap për një qëllim të përbashkët edhe në këtë Krejt Ka Pak.

Këto ditë janë ditë për të gjetur mënyra të reja për me qëndru bashkë. Mënyra të reja për me tregu ndjeshmëri, dashni dhe solidaritet me njoni-tjetrin. Mënyra të reja për tu ndjerë afër, mënyra të reja për të ngritur gjendjen shpirtënore dhe për ta bërë njoni-tjetrin të fortë.

Sfidat e problemet, kanjëherë vec të orientojnë me gjetë vetën aty ku nuk e ke pritë. Të kujtojnë me qen falenderues dhe me vlerësu atë çka ke. E në këto situata e kupton që gjithçka që kemi është njoni-tjetrin. Bashkë po e kalojmë këtë situatë, të largum por më të lidhur se kurrë.

E këtë edicion të pestë të Krejt Ka Pak-ut #MeZemërNgat po afrohemi për me ofru, me marrë e me dhan, me folë, me ngu, me lujt, me mësu, me luftu një pandemi tu shpernda dashni e njohuni e tu u ndje më afër se kurrë.

Edhe ti mundesh me gjetë veten tu i ndihmu dikujt tjetër, ndihmoji shoqnisë me përballu, pranoje veten, duje, ndryshoje, empatizo, formësohu e frymëzo. Ne ngrihemi duke ngritur të tjerët. Me u mirrë me veten, e me njoni-tjetrin, s’ki çka me pritë mo se krejt osht në dorën tonde, me zemra ngat e me thembra larg.

Shënoni datat 28,29,30,31 tetor dhe 1 nëntor.

Duke respektuar masat për ndalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në hapësirë të Termokissit nuk do të lejohen më shumë se 60 persona. Gjithashtu nuk do te lejohen grupimet ndërsa mbajtja e maskës dhe distancës është obligative. Faleminderit për mirëkuptimin.”, theksohet ndër të tjera në njoftim.

Bashkangjitur gjeni edhe programin e plotë të këtij edicioni.

https://www.facebook.com/Termokiss/posts/2851700661726814

Termokiss vjen me iniciativën ‘Bukë Për Krejt’, ndihmon të pastrehët e kryeqytetit

Termokiss organizon iniciativën “Bukë Për Krejt” për të mbledhur, gatuar dhe shpërndarë ushqim njerëzve të pastrehë. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook nga ana e kësaj qendre.

Ideja e iniciativës “Bukë për krejt” filloi atëherë kur në ambientet e “Termokiss” organizohej festivali “Krejt ka pak”, me punëtori, koncerte e ngjaje të tjera. Si pjesë e këtij festivali ishte edhe gatimi i ushqimit, së bashku, e për të gjithë. Por, meqenëse ushqimi që gatuhej gjatë ditëve të këtij festivali tepronte, atëherë drejtuesve u lindi ideja që krahas punës që bënin për festivalin, të gatuajnë e të shpërndajën ushqim për skamnorët.

“Meqenëse ushqimin e gatuanim vet, ajo shumë ishte më se e mjaftueshme për të gjithë̈ pjesëmarrësit e festivalit, bile-bile edhe tepronte ushqimi. Kështu na lindi ideja që çdo ditë, kur gatuajm për festival, të gatuajmë edhe për skamnorët dhe t’ua shpërndajmë pjatat me ushqim të gjithë së bashku”, shkruhet ndër të tjera në postimin e qendrës “Termokiss”.

Sipas tyre përfitimet e kësaj iniciative ishin të dyanshme sepse krahas shujtës që ju dhuronin personave të pastrehë , organizatorët panë një realitet në një këndvështrim ndryshe, ku arritën dhe të kuptonin se kur ndan me të tjerët pasurohesh në aspektin shpirtëror e mental.

“Termokiss” ka ftuar të gjithë që kanë dëshirë që të ndihmojnë në sigurimin e ushqimit të nevojshëm të kontribuojnë në kutijat për donacion që tashmë kanë zënë vend në vet këtë qendër, Soma Book Station, Dit’ e Nat’ e shumë shpejt edhe Miqt Pub. / KultPlus.com

Komuniteti i Termokiss fillon me qepjen e maskave

Komuniteti Termokiss ka filluar një kampanjë për qepjen e maskave dhe shpërndarjen e tyre në familjet në nevojë në këtë kohë pandemie.

Por, ky komunitet kërkon edhe ndihmën e të gjithë atyre që mund të japin kontributin në këtë punë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, ata dëshirojnë që kampanja të shërbejë edhe si sensibilizim për përdorim më të gjerë të maskave në shoqëri.

“#Maskapërkrejt është një kampanjë e cila fillimisht ka nisë në Çeki, ku përmes platformave të ndryshme njerëzit janë mobilizuar dhe kanë mundësuar një qasje ma të lehtë në maska. Tani po bashkëpunojmë me Komunën e Prishtinës ku po mundohemi t’i krijojmë dhe shpërndajmë 12.000 maska në komunën e Prishtinës që do të bashkëngjiten në pakot ushqimore për familjet në nevojë”.

“Tani kemi nevojë për njerëz më shumë se kurrë! Sfida e parë është t’i krijojmë 5000 maska për shpërndarjen e parë të pakove që do të bëhet më 8 maj. Na duhen njerëz që kanë dëshirë të kontribuojnë dhe kanë makinë të qepjes, ndërsa materialin e siguron dhe transporton Termokiss”.

KEK kthehet me koncert pas 12 viteve

K.E.K, bendi punk nga Prishtina kthehet për të performuar për herë të parë pas 12 viteve n’Termokiss në kuadër të Krejt Ka Pak III më 14 Dhjetor.

Para performancës së tyre do të shfaqet xhirimi i papublikuar i koncertit në hapësirën “No Limits” në Ulpianë (2004).

I formuar në vitin 2000, bendi K.E.K (Kreativ e jo Komercial) veproi në skenën kosovare deri në vitin 2008.Ata mishëruan zhanre të ndryshme, me tekstet e tyne që ishin punk.punk.punk krahas zhurmës mbizotëruese të gjeneratorëve dhe muzikës komerciale në atë kohë. Grupi lëshoi një inçizim të drejtpërdrejtë me titull “Live In Podrum” me 11 këngë, si: Vdiq Naimi, Shkolla na thërret, Black Psychosis, Mullini dhe të tjera.

Muzika folklorike dhe tradicionale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin artistik të bendit K.E.K, ku muzikën e tyre, ata e krijuan duke e nxjerrë bazën kulturore nga ky zhandër dhe duke i integruar këto elemente në punk. /KultPlus.com

“Termokiss” nis programin ‘Krejt Ka Pak III – për njoni-tjetrin’

Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin tre ditor ‘Krejt Ka Pak III – për njoni-tjetrin’ me aktivitete të ndryshme.

Termokiss është qendra e parë shoqërore në Prishtinë e cila gjendet në lagjen Dardania, në afërsi të ngrohtores së qytetit “Termokos” dhe shkollës fillore “Dardania”. Objekti ku ky komunitet i zhvillon aktivitetet është ndërtuar në fillim të viteve të ‘90ta por asnjëherë nuk është shfrytëzuar deri në korrik të 2016, kur dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Belgjika dhe Zvicra u bashkuan për të revitalizuar këtë strukturë nën ombrellën e projektit të quajtur “Toestand Mâche Prishtina”.

“Në vitin 2016, ndër herat e para, jemi njoftu me njani-tjetrin përmes koncertit “Krejt Ka Pak” ku shumë prej nesh e kemi ndje nevojën me u bashku e me punu për ni vizion t’përbashkët. Në vitin 2017 kemi vazhdu me festivalin “Krejt Ka Pak II – n’dorën tone” ku konteksti kryesor i aktiviteteve theksuan më tutje mësimet e marra në Termokiss, pra randësinë e përgjegjësisë individuale/kolektive. Këtë vit po takohemi sërish n’hapsinën e ngrohtë të Termokissit për me mbrri majën e potencialit tonë – kësaj here t’u e hulumtu’ temën e edukimit jo formal”, thuhet në njoftim.

“E ardhmja e lirë është ajo që na bon me vazhdu me dashtë me mësu. Çdo lloj eksperience është nji mësim që ka me nejtë me ty gjatë jetës, e që ka me t’rritë e me ta ushqy shpirtin.

Mënyra tradicionale e mësimit shpesh nuk osht ma efektivja, tu e marrë parasysh që jo krejtë jon t’mirë në landët që shkollat na ofrojnë. Jo krejtve iu pershtatet mënyra e njëjtë me mësu. Jo krejtve iu përshtatet mënyra e njejtë me marrë e shkepë dituni, edhe jo krejt nihen rahat mrena ni kornize t’caktume.

Sistemi arsimor që ekziston tash nëpër shumë vende t’botës i limiton nxanësit tu i futë në nji shabllon, në të cilin nuk vlerësohet individualiteti, e rezultatet e njejta priten prej krejtve. Problemet që lindin, mundohemi me iu gjetë zgjidhje mrena atij shablloni, kur ai shabllon është pikërisht problemi.

Na besojna që ka mënyra t’tjera për me u informu, për me mësu e për me ndritë mendjen tonë, e t’njoni tjetrit, tu mos u kufizu në një kallëp. Na besojna që mënyrat joformale t’mësimit munden me pasunu, përmirësu edhe me reformu sistemin qe ekziston qetash.

N’këtë edicion të Krejt Ka Pak me 14, 15 edhe 16 dhjetor, na kena me u fokusu n’edukim joformal, prej të cilit jemi tu u mundu qe një kohë t’gjatë me zhvillu mënyra të reja për me e eduku e arsimu veten e komunitetin, tu shkëmby eksperienca e dituni, edhe tu u konë aty, #PërNjoniTjetrin. Këto ditë jon të dedikuara për ty, për ne, e për krejt njerëzit që dojnë me dhonë diçka prej vetes, e me mësu sene t’reja. Këto ditë jon të dedikume për #KrejtKaPak.”

Gjatë tri ditëve të festivalit, do të keni mundësi ta shihni ekspozitën e historisë së ndërtimit dhe rrugëtimit të Termokiss, dhe gjithashtu një dokumentar të shkurtë në natën e hapjes.

Programi i plotë:

14 Dhjetor, e Premte

11:00 Wikipedia Editathon
17:00 ‘WORLD CAFÉ’ + Shfaqja e filmit t’shkurtë: IMAGINATORIUM
20:00 KEK Reunion: Dokumentar + Performancë Live
https://www.facebook.com/events/2228242987454074/

15 Dhjetor, e Shtune

11:00 Punëdore artizanale për fëmijë
13:30 Hour of Code: Programim Bazik për fëmij16:00 Punëtori për Modelim të Objekteve 3D + Virtual Reality
18:30 Diskutim: Filozofia e Matematikës dhe e Fizikës – https://www.facebook.com/events/1424945584306582/

21:00 FuckUp Nights Prishtina

16 Dhjetor, e Diel

11:00 Z38: Mësoni me skate
13:00 Termobilje: Punëtori me Dru
15:30 Stopmotion Animation & Stenciling Ëorkshop | SCS-Tetova
17:30 Shfaqje e Filmit: Kill Your Darlings + Diskutim
20:00 Educating through Slam Poetry
21:30 Stand-up Comedy

Hacking Urban Space: Projekt bashkëpunimi mes DokuFes, Anibar dhe Termokiss

DokuFest, Anibar dhe Termokiss i kanë bashkuar forcat që përmes projektit HACKING URBAN SPACE të sjellin një seri të jashtëzakonshme të filmave që përqendrohen kryesisht në sfidat e efikasitetit në strategjitë urbane, rritjen e popullsisë, transportin e ngulfatur, mjedisin dhe problemet e tjera të veçanta me të cilat ballafaqohen 3 qytetet më të mëdha të Kosovës: Prishtina, Prizreni dhe Peja.

Ky program u dedikohet studentëve të Universiteteve dhe nxënësve të Shkollave të Mesme të Larta të këtyre qyteteve të cilët në fund të çdo cikli do të kenë mundësinë të debatojnë për këto sfida me vendimmarrësit e qeverive përkatëse lokale si dhe planet e tyre në përfshirjen e komuniteteve lokale dhe aktivistëve për një menaxhim më të mirë të hapësirave publike.

Cikli i parë i filmave fillon me 5 mars me shfaqjen e filmit CITIZEN JANE, një aktiviste që luftoj për t’i mbrojtur komunitetet urbane përballë projekteve destruktive zhvillimore në Nju Jork. Në përfundim të këtij cikli do të shfaqet filmi SKOPJE 2014 që është një vështrim vizual i ndërhyrjes së egër për të ndryshuar karakterin urban të qytetit nga ai modernist soc-realist në pothuajse ekskluzivisht stil të ri barok dhe neoklasik.

Programi i filmave do të përfshijë projektet filmike që do të nxisin debatin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në kohërat e urbanizimit të shpejtë përmes filmit ECUMENOPOLIS: CITY WITHOUT LIMITS, për të vazhduar me diskutimin për modernizimin e qyteteve përmes vendosjes së njerëzve në qendër të planifikimit zhvillimor të cilës do ti paraprijë shfaqja e filmit HUMAN SCALE.

2 ciklet e fundit do të sjellin filmat dokumentarë BIKES vs. CARS për të promovuar çiklizmin si mjet transporti ditor dhe për të diskutuar qeveritë lokale nuk kanë bërë aq shumë në krijimin e infrastrukturës urbane që i jep përparësi çiklizmit kundrejt makinës. Seria e diskutimeve dhe shfaqjeve do të përmbyllet me shfaqjen e filmit BOGOTA CHANGE, që do të sjellë rrëfimin për kryetarin e Bogotës i cili përmes metodave të pazakonta të qeverisjes i mësoi qytetarët të jetojnë së bashku dhe të marrin përgjegjësi.

Filmat do të shfaqen në kinematë “DokuKino” në Prizren, “Jusuf Gërvalla” në Pejë përderisa lokacioni në Prishtinë do të kumtohet së shpejti.

Ky projekt implementohet nga DokuFest në partneritet me Anibar dhe Termokis dhe është përkrahur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë./ KultPlus.com

Janë thyer xhamat e qendrës kulturore “Termokiss” në Prishtinë (Foto)

Në orën 12:30 të ditës së sotme një nga anëtarët e komunitetit të qendrës shoqërore “Termokiss” duke kaluar nga objekti në fjalë që gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë ka parë që xhamat e kësaj hapësire janë thyer.

Derisa i njëjti ka lajmëruar edhe anëtarët e tjerë të komunitetit, të cilët më pas e kanë lajmëruar rastin në Polici.

Gent Thaçi një nga anëtarët e këtij komuniteti ka thënë për Indeksonline se nuk dihet kush e ka bërë këtë gjë.

“Nuk e dimë se kush e ka bërë këtë gjë. Jemi lajmëruar në orën 12:30 nga një anëtar i komunitetit, ndërsa më pas kemi lajmruar edhe Policinë dhe Komunën e Prishtinës, ku zyrtar nga Komuna kanë ardh në vendin e ngjarjes dhe kanë parë nga afër dëmet e shkakturara. Ndërsa përveç xhamave që janë thyer, dëme të tjera nuk ka”, ka thënë Genti.

Ndryshe Termokiss është qendër shoqërore e cila gjendet në lagjen Dardania, në afërsi të ngrohtores së qytetit ‘Termokos’ dhe shkollës ‘Dardania.’
Kjo qendër është nisur dhe drejtohet nga komuniteti, dhe ka për qëllim të ofrojë hapësirë për aktivitete argëtuese dhe edukative për qytetarët e Prishtinës. Hapësira ku komuniteti i Termokiss i zhvillon aktivitetet e saj është ndërtuar në fillim të viteve të ‘90ta por asnjëherë nuk është shfrytëzuar deri në korrik të vitit 2016, kur dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Belgjika dhe Zvicra e funksionalizuan këtë strukturë nën ombrellën e projektit Toestand Mâche Prishtina./ KultPlus.com

“The Wall of Kosovo” nisë vazhdën e workshopeve #IAmKosovar

Kosovo Future Exhibition – projekt i iniciuar nga Chiayo Kuo (Taiwan) në bashkëpunim me Termokiss dhe Muzeun e Kosovës në mes të vitit 2018-të, do të sjellë një ekspozitë në Muzeun e Kosovës, ku do të paraqitet Kosova e së ardhmes, shkruan KultPlus.

Kësisoj, nesër më 10 janar, me fillim nga ora 16:30 në Muzeun e Kosovës, ftohen të gjithë ata që munden me përgatitë ndonjë fakt ose kuriozitet ku bashkë me organizatorët do i zgjedhin faktet më intriguese e interesante për Kosovën.

“”The Ëall of Kosovo” nisë vazhdën e workshopeve #IAmKosovar, ku pjesëmarrësit kanë me pas mundësinë me i prezantu faktet ma fascinuse të vendit tonë, 20 prej të cilave kan’ me u paraqitë në ekspozitën “mur”, të ndërtume posaçërisht për me e paraqitë Kosovën prej këndvështrimeve të ndryshme. Kush nuk mundet me përgaditë naj fakt ose kuriozitet para se me ardhë, jeni të ftum’ me i marrë lapotopat të mërkurën prej orës 4 e gjysë në Muzeun e Kosovës, ku bashkarisht kemi me i zgjedhë faktet ma intriguse e interesante të vendit tonë”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

‘Krejt Ka Pak’ të enjten në Termokiss

Të enjte më 12 tetor me fillim nga ora 19:00, qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin katër ditor ‘Krejt Ka Pak II – n’dorën tone’ me aktivitete të ndryshme të organizuara nga kolektivi i kësaj qendre në bashkëpunim me miqtë e tyre, përcjell KultPlus.

“Edicioni i parë i “Krejt Ka Pak” i cili ndodhi vitin e kaluar, na tregoi sa të gatshëm jemi për të dhuruar për një qëllim të përbashkët. Për atë edicion qëllimi jonë ishte informimi i qytetarëve me ekzistencën e qendrës dhe mbledhja e donacioneve të para për të nisur udhëtimin tonë drejt themelimit, ndërsa këtë edicion po i hapim dyert e Termokiss-it të ri me “Krejt Ka Pak II – n’dorën tone””, thuhet në komunikatën e dërguar nga Termokiss.

Më poshtë gjeni përshkrimin e ngjarjes dhe programin 4 ditor të aktiviteteve që do të mbahen në Termokiss:

Përshkrimi:

“Plot po kqyrim qysh me ikë, a vetë p’i marojmë muret. Tullë mbi tullë, veç mos me u kqyrë n’sy. Une po jom, ti po je, po ku po jemi na? Kush jemi na?

Po mledhëm krejt ka pak me i rrxu muret, e me ndërtu ni vizion t’përbashkët t’shoqnisë ku bon pjesë edhe ti. Merre ni çekiç, e hajde. Osht n’dorën tone.

Me la ni enë, me qafë dikon, me ndrru ni ligj, me na mledhë bashkë me kqyrë ni film osht n’dorën tone. Me kthy dhimtën n’kangë që t’shtyn përpara osht n’dorën tone. Me pranu gabimin, mandej me msu msimin osht n’dorën tone. Me mrri me kohë osht n’komën tone. Ça ki n’kry osht n’dorën tone. Me nisë ni klub n’Termokiss, me shty përpara qa kena nisë osht n’dorën tone.


E dashtun, i dashtun,

Faleminderit që me punë, prezencë, k’shilla, promovim, pare e shpresë e ki rritë këtë vend bashkë me krejt që sillën n’to.

Vitin e kalum’ jemi njoftu n’koncertin Krejt Ka Pak. Këtë vit po takohëm prapë n’hapsinën e renovume të Termokissit. Gjatë datave 12-15 tetor kemi me pa ni vezullimë të potencialit që mundemi me arritë kur punojmë krejt bashkë, krejt ka pak: koncerte, ekspozita, ligjerata, punëtori, diskutime, rezidenca, shfaqje të filmave e dokumentarëve… ndër të tjera.”/ KultPlus.com

Sonte në Termokiss shfaqet filmi dokumentar “me dasht’, me dasht’, me dasht'”

Sonte publiku prishtinas do ta ketë mundësinë ta shohë në Termokiss filmin dokumentar „me dasht’, me dasht’, me dasht’“ i cili këtë verë e fitoi çmimin e publikut në Dokufest, përcjellë KultPlus.

Filmi dokumentar „me dasht’, me dasht’, me dasht’“ është shfaqur në Prizren dhe Gjakovë, ndërsa sonte në orën 20:00 do të shfaqet për herë të parë në Prishtinë në qendrën shoqërore Termokiss.

“Me dasht’, me dasht’, me dasht’“ është rezultat i një pune gati 3 vjeçare të regjisorit Ilir Hasanaj dhe e ekipit të tij të filmit. Ai është inçizuar në kuadër të projektit të performancës artistike „Baushtellë: Balkan Temple“, i cili ka kulmuar në verën e vitit 2015 në Prishtinë, Beograd dhe Cyrih.

Filmi paraqet dokumentimin e një fraksioni të jetës së tre personave: një çift i ndarë rishtas (Arbri dhe Edona) të cilët përpiqen të gjejnë mënyrën për të punuar dhe jetuar bashkë brenda projektit „Baushtellë: Balkan Temple“, në mes të 30 artistëve që udhëtojnë nëpër 3 shtete dhe një adoleshent i humbur në mendimet e tij (Genci) që është i zhgënjyer nga jeta. Pas filmit, shikuesit do ta kenë mundësinë që t’i shtrojnë pyetje ekipit të filmit, përkatësisht regjisorit – Ilir Hasanaj, producentes – Rina Kika, si dhe dy protagonistëve kryesorë të filmit dokumentar: Edona Vatocit dhe Arbër Salihut. / KultPlus.com

“Me dasht’, Me dasht’, Me dasht’” shfaqet në kryeqytet

Tre personazhe të ndryshme që sjellin përmes 90 minutave “Me dasht’, Me dasht’, Me dasht’” apo “To Want, To Need, To Love”, filmin dokumentar të regjisorit të ri Ilir Hasanaj, shkruan KultPlus.

Ky film i cili mori çmimin e audiencës në edicionin e sivjetmë të DokuFest, më 29 shtator vjen në Prishtinë.

Arbër Salihu, Edona Vatoci dhe Genc Hasanaj janë personazhet që shpalosin jetën e tyre private në këtë film. Filmi më 29 shtator me fillim nga ora 20:00 do të shfaqet në Termokiss në kryeqytet./ KultPlus.com