PriFest prezanton programin kryesor garues, “Toka brenda meje” i prinë festivalit

PriFest tashmë ka prezantuar programin kryesor garyes të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik, e në këtë kategori janë pesë filma shkruan KultPlus.

Më poshtë e sjellim programine  plotë të këtij festivali.

Jemi të lumtur të prezantojmë seleksionin e programit kryesor garues – filmat e metrazhit të gjatë Ballkanik. 5 filma te mrekullueshëm nga rajoni, që të gjithë premiera në Kosovë.

TOKA BRENDA MEJE – nga Fisnik Maxville/ Zvicër, Kosovë/ Premierë Kosovare (118 min)

Pas shume vitesh ne mërgim, Remo, jetim, kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan. Ai duhet të ndihmojë kushëriren e tij te adoptuar, Una, me zhvarrosjen e një varri masiv që përmban shumicën e anëtarëve të familjes së tyre të varrosur atje gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekrete familjare që do t’i bëjnë Remon dhe Unen të vënë në dyshim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Një film mbi mundësinë e së vërtetës në një vend që di vetëm mbijetesën.

SIRIN – nga Senad Sahmanovic/ Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë/ Premierë Kosovare (90 min)

Ngjarja ndjek Natalinë, e cila u largua nga ish-Jugosllavia menjëherë pas fillimit të luftërave të viteve te 90-ta. Ashtu si shumë njerëz të tjerë nga kjo zonë, ajo emigroi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhmeje më të sigurt. Pas disa vitesh të kaluara jashtë vendit, ajo dëshiron të përshtatet plotësisht me jetën në një mjedis të ri, me dëshiren qe të ndryshojë identitetin e saj dhe të fshijë origjinën e saj. Një rast i pazakontë ligjor në lidhje me trashëgiminë e një gruaje të moshuar të pasur që nuk kishte familje do ta kthejë atë në vendin e saj të origjinës, në Mal tëZi.

BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev/ Bullgari, Gjermani/ Premierë Kosovare (90 min).

Një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë. Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev (“Drejtimet” Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.

ESCORT – nga Lukas Nola/ Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë/ Premierë Kosovare (120 min).

Në një udhëtim pune, Miro kalon natën me një eskortë për herë të parë në jetën e tij pasi dikush ia çon në dhomë të hotelit. Pasi bëjnë seks, ai e gjen vajzën të vdekur në tualet. Miro, një burrë i suksesshëm dhe i lumtur, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbulon aksidentin fatkeq me ndihmën e dy punonjësve të hotelit. Megjithatë, së shpejti ato fillojnë t’i kërkojnë t’ua kthejë të mirën. Në fillim janë gjëra të vogla, por shpejt kërkesat e tyre dalin jashtë kontrollit. Dy bashkëpunëtorët në “krimin” e tij luajnë papritur një rol të madh në jetën e tij që nuk do të jetë kurrë e njejtë.

NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR – nga Gentian Koçi/ Shqipëri, Portugali, Greqi, Kosovë/ Premierë Kosovare (99 min).

Dy vëllezër në të tridhjetat me probleme dëgjimi , binjakë identikë dhe të pandashëm, zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen gradualisht, por në mënyrë të pakthyeshme. Ata luftojnë plot emocione për t’i dhënë kushteve të tyre ekzistenciale të patolerueshme një kthesë tjetër.

Mirë se vini në edicionin e 15-të të PriFest, nga 12-17 shtator në Kino Armata.

#prifest #forher #vjosaforever./ KultPlus.com

Presidentja Osmani uron Policinë e Kosovës për ditën e themelimit: Ata janë gardianë të Republikës sonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 24 vjetorit të themelimit, të këtij institucioni, shkruan KultPlus.

Në një komunikatë për media thuhet se Presidentja Osmani ka deklaruar se Policët e Kosovës janë shëndrruar në gardianë të sigurisë së shtetit të Kosovës.

“Sot Policia e Kosovës është shndërruar në një simbol të përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim. Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”, thuhet në njoftim.

Sipas Presidentes Osmani gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate.

“Gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate, për ta ofruar ndihmën e tyre dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, ndaj një falënderim i përzemërt për secilin prej tyre! Zotimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj, janë shpresë dhe garanci për qytetarët e Kosovës për një mjedis të qetë dhe të sigurt! Urime dita e themelimit të Policisë së Kosovës!”, ka theksuar Presidentja Osmani./KultPlus.com

Edicioni i 21-të i TIFF, në garë 192 prodhime filmike, premiera botërore e rajonale

Muaji shtator sjell në Tiranë një ngjarje kulturore me rëndësi për komunitetin e adhuruesve të kinematografisë. Edicioni i 21-të i Tirana International Film Festival do të mbahet nga data 23-29 shtator.

Prej këtij festivali filmi, nga më jetëgjatët në vend, përzgjidhen edhe filma të cilët kualifikohen për të garuar në Oscar dhe European Film Awards. Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet Oscars® 2024 si dhe European Film Awards 2023. Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në TIFF kanë të drejtë të konkurrojnë për Çmimet Student Academy® (SAA). TIFF është gjithashtu që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme online, por edhe fizikisht nga HFPA – Hollywood Foreign Press Associations.

Në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur 192 filma nga të cilët 158 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 10 skenarë. Por prurjet fillestare ishin shumë herë më të mëdha. Organizatorët i kanë bërë këto përzgjedhje mes 3500 aplikimesh, nga 112 vende të botës.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë premiera kombëtare, por janë edhe shumë premiera botërore, ndërkombëtare, europiane dhe rajonale./atsh/KultPlus.com

Filmi “Si qeni n’rrush” sonte shfaqet në bulevardin Xhorxh Bush

Sonte, në bulevardin Xhorxh Bush,  të gjithë adhuruesit e filmit do të kenë mundësi që në ambient të hapur ndjekin filmin ‘Si qeni n’rrush’, shkruan KultPlus.

Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një njoftimi në facbook, ka ftuar të gjithë adhururesit e filmit që të bashkohen në këtë lokacion për të parë filmin në një ekran gjigand në ambient të hapur.

“Sot në ora 20:00 do të shfaqet filmi “Si qeni n’rrush” në bulevardin Xhorxh Bush.

Ju ftojmë të na bashkoheni, t’a shikoni filmin “Si qeni n’rrush” në ambientet e hapura të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e QKK./KultPlus.com

Sopranoja e njohur Ermoenla Jaho sërish me masterclass në Tiranë, ftohen artistët e rijnë për aplikim

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho do të mbajë një masterclass në Tiranë, masterclassqë do të mbahet mes satave 2 dhe 5 tetor, shkruan KultPlus.

Për këtë projekt kanë njoftuar nga Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë, dhe ky masterclass do të ofrohet plotësisht pa pagesë për artistët e rinj.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e këtij institucioni.

Teatri i Operës dhe Baletit hap Thirrjen e Tretë për Masterclass- Bashkëpunues, në programin profesional muzikor “Akademia Teatrale”, që synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike.

✨Nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të sopranos ikonike, Ermonela Jaho, e cila hodhi gurin e parë të themelit të këtij programi, nga data 2️⃣5️⃣tetor, artistët e rinj të moshës 18-30 vjeç, do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht PA PAGESË, rreth teknikës fizike të këndimit, asaj të interpretimit e këndimit, përgatitjes psikologjke të repertorit dhe ndërtimit të një roli.

📥Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 25 shtator, për gjithkënd që e ndjen veten të vendosur teknikisht dhe do të përforcojë aftësitë e tyre, nëpërmjet metodave të reja.

📂Mjafton të dërgoni CV-në, video me performancën tuaj, materialin me të cilin doni të punoni dhe formularin e aplikimit (të cilin e gjeni në website-in zyrtar të TKOB-së) në email-in [email protected].

🤗Të gjithë të interesuarit për të qenë dëgjues të këtij masterclass-i bashkëpunues, pa dallim moshe a profesioni, si dhe mësuesit /pedagogët e interesuar për të bashkëpunuar në ndërtimin e një plani të përbashkët pune me nxënësit /studentët, janë mëse të mirëpritur të na kontaktojnë.

📨Për çdo informacion e detaj të hollësishëm ju ftojmë të vizitoni WEB-in zyrtar të TKOB-së ose të na shkruani në email-in: [email protected]

Ermonela Jaho

Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor./ KultPlus.com

Katër filma kosovarë në ‘Java e filmit në Mitrovicë’

Pas sukseseve të kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare, 7Arte organizon javën e filmit shqip “Java e filmit në Mitrovicë”, të cilët filma do të shfaqen për herë të parë para publikut mitrovicas, shkruan KultPlus.

 “Java e Filmit në Mitrovicë” fillon  nga data 11 deri më 14 shtator, ku brenda kësaj jave do të shfaqen katër filma kosovar.

Ilmat të cilat janë paraparë të shfaqen këtë javë janë: “Vera andrron detin” (82’), “Nëntor i ftohtë”(95’), “Exile” (121’), “Në kërkim të Venerës”(98’).

Shfaqja e filmave fillon në ora 20:00, në terrasën 7Arte/KultPlus.com

​Nga viti i ardhshëm, kush do të vizitojë Venecian, do i duhet të paguajë hyrjen

Këshilli i qytetit të Venecias të martën i dha dritën jeshile një sistemi të ri që synon menaxhimin e flukseve turistike në rritje, bazuar në pagesën e një tarife hyrjeje që lejon hyrjen në qytetin e vjetër dhe ishujt e tjerë më të vegjël të Lagunës.

Masa përcakton udhëzimet për sistemin e ri, duke përfshirë parimet e përgjithshme, përjashtimet, kontrollet dhe sanksionet, përmes një platforme shumë-kanalesh dhe shumëgjuhëshe që do të vihet në dispozicion së shpejti.

Qëllimi është të dekurajojë turizmin e përditshëm në periudha të caktuara, në përputhje me brishtësinë dhe veçantinë e qytetit me famë botërore.

Tarifa e hyrjes do të duhet të paguhet nga çdo individ mbi 14 vjeç që hyn në qytetin e vjetër të komunës së Venecias, përveç rasteve kur ata bëjnë pjesë në kategoritë e përjashtimeve. Në përgjithësi, tarifa do t’u ngarkohet vizitorëve ditorë.

Sipas ligjit të ri, banorët në komunën e Venecias, punëtorët – duke përfshirë udhëtarët, studentët e çdo shkolle dhe universiteti të vendosur në qytet ose në ishujt më të vegjël – individët dhe anëtarët e familjes që kanë paguar taksën lokale të pronës në Bashkinë e Venecia nuk do të duhet të paguajë tarifën.

Ata që qëndrojnë në ambiente akomoduese që ndodhen në territorin e bashkisë, banorë të Rajonit të Venetos, fëmijë deri në 14 vjeç, persona në nevojë për përkujdes, pjesëmarrës në gara sportive, punonjës policie në detyrë, bashkëshorti, partneri bashkëjetues, përjashtohen nga pagesa.

Pas miratimit nga këshilli bashkiak, një rezolutë e mëtejshme e këshillit do të përcaktojë, përveç ditëve që mbulohen nga tarifa, detaje dhe informacione specifike, si përjashtimi për të gjithë ishujt më të vegjël të Lagunës, intervalet kohore të vlefshmërisë të tarifës dhe vlerës së saj, e cila fillimisht do të caktohet 5 euro./gazetaexpress/KultPlus.com

16 vite nga vdekja e tenorit më të famshëm në histori, Luciano Pavarotti

Sot janë bërë 16 vite nga vdekja e këngëtarit më të famshëm në botën e operas, Luciano Pavarotti, shkruan KultPlus.

Luciano Pavarotti ka lindur më 12 tetor, 1935, është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret.

Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romanja), Italinë e veriut, dhe vdiq po aty.

Babai i tij ishte këngëtar amator me një farë dhuntie, në ushtri shërbeu si furrëtar. Në fillim Pavaroti donte të bëhej mësues dhe mësoi dy vite nxënësit në Scuola delle Magistrale. Në vitin 1956 Pavaroti ka studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe për një kohë të shkurtër me M° Ettore Campogalliani në Mantova.

Pavaroti këndoi për herë të parë në botën e operas më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Regjo Emilias.

Debutimi në USA nuk vonoi të mbërrinte dhe kështu në shkurt të vitit 1965, në Miami (majemi) këndoi së bashku me sopranon Joan Sutherland (Xhoen Sadhërlend), në operan Lucia di Lammermoor.

Ai ka vdekur më 6 shtator 2007 në Modena të Italisë.

Një të cilën Pavaroti e ka thënë është:

“Mendoj që një jetë për muzikën është një jetë e kaluar mirë, dhe kjo është ajo që unë i jam përkushtuar”.

Disa prej veprave të tij ndër vite janë:

O sole mio (1979)

Mamma (1984)

Passione (1985)

Tutto Pavarotti (1989)

The essential Pavarotti (1990)

Ti amo – greatest love songs (1993)

Pavarotti Plus (1997)

Pavarotti greatest hits – the ultimate collection (1997)

Luciano Pavarotti – Ti adoro (2003)/KultPlus.com

24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Janë bërë 24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Sot me disa aktivitete do të shënohet kjo datë e rëndësishme për vendin tonë.

Këto aktivitete mund të përcillen nga mediat dhe qytetarët,

Në krejt stacionet policore nga ora 10:00 do të aplikohet “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë ato.

Në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu” do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

Në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

176 pjesëtarët e parë e kishin përfunduar me sukses trajnimin dhe kishin filluar veprimtarinë policore në terrotorin e Kosovës./KlanKosova/KultPlus.com

‘NanoPress’: Shqipëria, destinacioni ideal për pushime edhe në shtator

Ndërsa nga njëra anë gjejmë lokacione italiane dhe evropiane me çmime të larta, nga ana tjetër ekzistojnë destinacione më të lira dhe ndonjëherë më pak të njohura, që janë ideale për të kaluar pushime relaksuese pa qenë nevoja të zbrazni portofolin!, shkruan në një artikull e përditshmja italiane, “NanoPress”.

Shqipëria, destinacioni i verës ‘low cost’ ka tërhequr një numër të madh turistësh italianë dhe jo vetëm … ka qenë dhe vazhdon të jetë i tillë edhe për Pushimet e Shtatorit.

Shqipëria është një vend plot bukuri, me qytete të bukura dhe fshatra piktoreskë, si dhe me resorte bregdetare vërtet të lakmueshme dhe një det si i Karaibeve, që të lë pa frymë.

Përveç peizazheve vërtet të mahnitshme, ka edhe një jetë nate të gjallë, dhe pavarësisht kësaj, çmimet për të vizituar këtë vend janë të përballueshme.

Prandaj, Shqipëria është një vend i përsosur për të kaluar pushimet tuaja.

Ndër resortet më të bukura bregdetare për t’u vizituar në Shqipëri, ësht Ksamili, i vendosur në bregdetin jugor të vendit.

Kjo qytezë ndodhet pikërisht përballë ishullit grek të Korfuzit, ku mund të gjeni ujëra të pastër kristal dhe gjire magjepsës.

Për ata që kërkojnë pushime relaksuese, fshati i Himarës ofron një det bruz dhe rërë të artë, si dhe shumë plazhe të lira dhe limane të egër.

Një tjetër vend i bukur për turistët është Saranda, një qytet piktoresk me një qendër të gjallë të përshtatshme për argëtim dhe plazhe padyshim që të lënë pa frymë.

Destinacione të tjera bregdetare për të vizituar 

Megjithatë, lista jonë e resorteve bregdetare më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri nuk mbaron këtu.

Në fakt, ndër destinacionet e tjera të paharrueshme për pushime në plazh, është edhe Lukova, një fshat i vogël bregdetar me plazhe të mrekullueshme, i konsideruar ndër më të bukurit në Shqipëri.

Fshati i Dhërmiut është gjithashtu i bukur, i zhytur plotësisht në natyrë dhe me një qendër historike vërtet magjepsëse.

Këtu ka shumë plazhe, të gjitha të mrekullueshme, duke përfshirë disa limane të egër të vendosur mes shkëmbinjve, ku mund të shijoni kontaktin me natyrën.

Shumë i dashur për turistët është edhe Porto Palermo, një qytet që tërheq për kështjellën e tij magjepsëse, por mbi të gjitha për gjiret e tij të pacenuar.

Po aq i bukur është edhe Orikumi, i vendosur në veri, i strehuar në Gjirin e Vlorës, ku frohen pamje dhe limane magjepsëse të rrethuar nga shkëmbinj të lartë.

Për adhuruesit e natyrës dhe aventurave, Kepi i Rodonit është destinacioni i përsosur, është një vend i rrethuar nga natyra dhe me plazhe të bukura.

Së fundmi, për adhuruesit e sporteve ujore, ju sugjerojmë Borshin, një qytet i vogël që ndodhet në jug të vendit./atsh/KultPlus.com

Nirvana ripublikon “In Utero” në 30-vjetorin e albumit

Nirvana kanë njoftuar se do ta ripublikojnë albumin “In Utero” në nder të 30-vjetorit të daljes së itj.

Albumi i fundit i bendit ishte publikuar më 23 shtator të 1993-ës, dhe përmbante këngët, “All Apologies” dhe “Heart Shaped Box”.

Më 27 tetor, albumi do të ripbulikohet në disa formate, ku ai super deluxe përmban 72 këngë, prej tyre 53 këngë të papublikuara më parë. /KultPlus.com

https://youtu.be/Y-5bmRELuts

Lista e markave më të vlefshme botërore

Lista e markave më të vlefshme botërore në sektorë të ndryshëm është publikuar edhe këtë vit.

Ajo sjell një befasi në sektorin e automobilave, pasi dy kompani të makinave elektrike përballen me veteranët e industrisë në 10 pozicionet e para.

Renditja vjetore e vlerësimit kombinon të dhënat financiare të analizuara në mënyrë rigoroze me kërkime të gjera të konsumatorëve (nëpërmjet intervistave) rreth vlerës së markës. Për shembull, Toyota është kompania që shet më shumë makina në botë, por, nga ana tjetër, nuk është më e vlefshme për konsumatorët që morën pjesë në krijimin e listës së këtij viti. Me këtë rast Toyota zë vendin e dytë.

Krahasuar me vitet e mëparshme, të gjitha markat e makinave shënuan rënie në vlerë. Shkaktuar pjesërisht nga ndikimi i rënies së shitjeve për shkak të krizës së komponentëve dhe si pasojë e vonesës së dërgesave, si dhe nga situata komplekse ekonomike e dominuar nga inflacioni që prek një pjesë të madhe të konsumatorëve botërorë, shkruan Katror.info.

Në listën e këtij viti, vendi i parë i takon Teslës. Kompania e Elon Musk, përveç se është lider në kapitalizimin e tregut global, e bën këtë edhe në vlerën e markës së makinave me 67,662 milionë dollarë (61,932 milionë euro), gati 2.5 herë më shumë se Toyota.

Në rastin e Tesla-s, një nga pikat e forta të saj është se vlera e markës nuk ka të bëjë vetëm me automjetet, por edhe me rrjetin e “Superchargers”. Kështu ajo formon një grup rreth makinave elektrike që e ka vendosur veten si një formulë për lëvizshmërinë e ardhshme. Përveç kësaj, ulja e çmimit të modeleve të caktuara do të mundësojë disponueshmëri më të madhe për konsumatorët.

Përveç Tesla-s, një tjetër kompani e madhe (në këtë rast Kina) pati një ndikim të fortë në tabelën e liderëve. BYD u krijua në janar 2003, pas blerjes së kompanisë Tsinchuan Automobile.

Në fillimet e saj, ajo nisi me prodhimin e baterive të telefonave, ndërsa sot prodhon makina, autobusë, kamionë elektrikë, biçikleta elektrike, pirunët elektrikë dhe bateri të ringarkueshme.

Aktualisht prodhon më shumë automjete se kompania e Elon Musk, dhe gjenerata e saj e fundit e baterive të quajtur Blade po kërkohet nga prodhues të ndryshëm automjetesh, përfshirë edhe nga Tesla. Këto bateri janë më të sigurta, më efikase dhe më të lira. Ofrojnë 50% më shumë densitet energjie dhe autonomi sesa bateritë konkurruese.

Ndër dhjetë pozicionet e para në shkallë, pesë korrespondojnë me prodhuesit evropianë: Mercedes-Benz, BMW, Porsche, Audi dhe Ferrari. Nga ana e tij, blloku gjerman drejtohet nga Mercedes-Benz.

Audi ripohon angazhimin e saj ambicioz për të nxjerrë në treg automjete ekskluzivisht elektrike nga viti 2026, ndërsa BMW bën një hap të madh drejt së ardhmes me lançimin e baterive të saj të reja. Porsche është duke u forcuar pas shitjeve rekorde botërore vitin e kaluar, të cilat e pozicionuan atë si prodhuesin më fitimprurës në Grupin Volkswagen. /KI / KultPlus.com

Nëpër të gjitha dyert ti më ike…

Poezi nga Louis Aragon / Përktheu: Anton Papleka

Nëpër të gjitha dyert ti më ike
Në të gjitha shkretëtirat më le

Në agim të kërkova dhe në mesditë të humba
Kudo që vajta ti nuk qe gjëkundi
Kush mund ta përshkruajë Saharanë e një dhome pa ty
Turmën e të dielës ku s’të ngjan askush
Një ditë më të zbrazët se moli që zgjatet në det
Heshtjen ku të thërras e ti nuk më përgjigjesh

Ti më le dhe njëherësh pranë meje ke mbetur
Më le gjithkund më ike nga sytë
Nga zemra e ëndrrave
Më le si një frazë e mbetur përgjysmë
Si një send i hedhur rastësisht si një karrige
Si një vend pushimi në të dalë të verës
Si një kartolinë e harruar në sirtar
Çdo gjest më shkëput nga ti
Si një gjethe që bie nga pema
Vështrimi yt mbi mua të gjorin
Qe një psherëtimë ku unë mungoja
Si nuk t’u dhimbs hija jote që te këmbët rrinte. /KultPlus.com

‘Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri’ (VIDEO)

Një ndër këngët që dëgjuesve ia fal ndjenjën e nostlagjisë së atdheut është “Moj e bukura Arbëri”, e sjellur nga zëri magjik i Vaçe Zelës, shkruan KultPlus.

Kjo këngë nga Vaçe Zela është xhiruar nga RTSH në Institutin e Arteve, e shndërruar në një studio të televizionit, për programin e Vitit të Ri. Ky regjistrim u improvizua e mbeti një nga regjistrimet më dinjitoze të të pakrahasueshmes Vaçe Zela, nën regjinë e Mevlan Shanajt dhe Vera Grabockës.

KultPlus ua sjell tekstin dhe këngën “Moj e bukura Arbëri”:

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri./ KultPlus.com

Posta e Kosovës me pullë postare për Nënë Terezën: Imazhi i saj shndritë i përjetësuar

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare në nderë të Nobelistes së Paqes, humanistes shqiptare, Shën Nënë Terezën, në 26 vjetorin e vdekjes dhe në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj, e cila ishte shembull i jashtëzakonshëm i përkujdesjes dhe dashurisë pa kushte ndaj njerëzve të vuajtur nëpër botë, shkruan KultPlus.

Emri i Nënë Terezës i bënë nder shumë institucioneve, shesheve e rrugëve të ndryshme nëpër botë, ndërsa imazhi i saj shndritë i përjetësuar edhe në pulla postare të dedikuar nga Posta e Kosovës, Posta Shqiptare, Posta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Posta e SHBA-së.

Posta e Kosovës është krenare që me pullën postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” të Filatelisë së saj, është zgjedhur pulla më e bukur postare në botë, e tematikës religjioze, nga organizata International Philatelic Prize”Saint Gabriel” në Verona të Italisë në vitin 2017. /KultPlus.com

Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston e bizneseve kosovare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri, ka qëndruar edhe në qytetin e Durrësit, shkruan KultPlus.

Gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tema e diskutimit ka qenë për sezonin turistik, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me komunat e Kosovës.

Presidenca njoftoi se presidentja Osmani dhe kryetarja Sako kanë vizituar Pikën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, me ç`rast kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu dhe homologun e tij nga Shqipëria, Genti Gazheli.

“Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare. Sipas saj, Kjo Zyrë kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Nga presidenca njoftuan gjithashtu përmes komunikatës zyrtare se të dy drejtorët e doganave kanë prezantuar bilancin e shkarkimit të mallërave nga Kosova në këtë Port dhe mundësive për përdorim më të shumtë të tij në këtë funksion. /KultPlus.com

Kori i Filarmonisë së Kosovës nis sezonin e ri më 12 shtator

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, koncertin hapës të sezonit 2023/2024 Kori i Filarmonisë së Kosovës do ta mbajë më 12 shtator, shkruan KultPlus.

Eventi i parë për sezonin e ri do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Kori i Filharmonisë përmes një postimi në “Facebook”, njofton se do të ketë një repertor mbresëlënës, duke përfshirë veprat e kompozitorëve të njohur si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, dhe shumë të tjerë.

Hyrja për këtë koncert do të jetë falas. /KultPlus.com

Ismail Kadare merr dekretin e nënshtetësisë së Kosovës

Shkrimtari Ismail Kadare është dekretuar me nënshtetësinë e Kosovës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në familjen e Kosovës, shkrimtarit, gjeniut të letrave, Kadaresë.

Postimi i plotë:

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, thuhet në postimin e Osmanit. /KultPlus.com

Veliaj: Dita e përkujtimit ndaj veprës së ndritur, humane e hyjnore të Nënë Terezës

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përcolli një mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës! Kjo është dita e përkujtimit ndaj veprës së ndritur, humane e hyjnore të Nënë Terezës, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë”, shkruan Veliaj.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. /ATSH /KultPlus.com

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë

5 Shtatorin shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, të shpallur si e tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për nder të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë e cila vdiq më 05.09.1997, përcjell KultPlus.

Gjatë gjithë jetës së saj, Nëna Terezë kishte princip të jetës ndihmën e njerëzve në nevojë dhe atyre që janë të sëmurë.

Mirëpo, edhe pse arriti shumë dhe madje fitoi edhe çmimin Nobel për Paqe, nuk i harroi asnjëherë rrënjët e saja shqiptare.

Sot janë bërë 25 vjet nga dita kur ajo vdiq, derisa figura e Nënës Terezë nuk do të vdesë asnjëherë. /KultPlus.com

Si erdhe ti?

Poezi nga Goethe

Si, erdhe ti?! Plot mall syte s’i ngrita
Dhe s’te dallova, kur u ktheve, jo!
O çast i lumtur e qe s’kthehesh! Ç’prita?
Mos jam i verber? Si me ndodhi kjo?

Ti mua do me japesh pak te drejte
Ne do mundohem te te ngushulloj
Kur afer je nga syte me shket lehte
Kur ndodhesh larg me shfaqesh para, moj!/KultPlus.com

Këngët e pavdekshme të këngëtarit më me ndikim në histori, Freddie Mercury (VIDEO)

Suksesi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i “Bohemian Rapsody”, filmi mbi historinë e grupit ”Queen”, që me një buxhet prej 52 milionë dollarësh ka arritur të fitojë një miliard dollarë duke fituar katër Oscar, përfshirë atë për aktorin më të mirë në rolin kryesor (Rami Malek), është demonstrimi më i bujshëm i asaj që grupi përfaqëson në historinë e rock-ut dhe deri tani në imagjinatën kolektive, transmeton KultPlus.

Freddie Mercury ishte një këngëtar, kompozitor anglez. Ishte kengetari kryesor i një bande rroku që quhej Queen. Ai lindi me 5 shtator 1946 dhe vdiq më 24 nëntor 1991.

Dikur punoi si fotomodel, ishte shok i mirë i David Bowie, ndërsa këngën “Bohemian Rhapsody” nisi ta shkruante kur ishte student.

KultPlus ua sjellë disa prej këngëve të Mercuryt, të cilat konsiderohen si të pavdekshme. / KultPlus.com