Me vepra nga thesari historik i muzikës shqiptare, Kori i Filharmonisë së Kosovës përmbyll prezantimin në Itali

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka përmbyllur prezantimin në Itali me koncertin e organizuar në Sallën Akademike “Santa Cecilia” në Romë.

Nën drejtimin e Rafet Rudit, koncerti është hapur me “Sancta Maria” nga Giorgio Lapazaya dhe “Psalt” nga Jan Kukuzeli, dy vepra që paraqesin një vlerë të jashtëzakonshme të thesarit historik të muzikës shqiptare.

Në fillim të pranishmëve mirëseardhje iu uroj drejtori i Konservatorit ‘Santa Cecilia’ Franco Antonio Mirenzi dhe Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, njoftojnë nga Filharmonia e Kosovës.

Tutje u interpretuan veprat “Stars” e Eriks Esenvalds, “OEIA” nga Mendi Mengjiqi, “Biegga Luohte” nga Jan Sandström me solistë Etrit Nura (tenor) e Harris Bajraktari (bas) dhe “Janinës ç’i panë sytë'” me solistë Kaltrina Miftarin (soprano) e Luan Durmishin (tenor).

“Lamento della Ninfa (Amor)” i Claudio Monteverdit, u duartrokit gjatë nga publiku roman në interpretim të sopranos Kaltrina Miftari – soprano e shoqëruar nga Shaban Behramaj – bas, Arlind Gjyshinca – bariton dhe Rizah Jahaj – tenor me pjesëmarrjen e organistit italian Daniel Sanmartín-Nieto.

Në bllokun e fundit u interpretuan “The Joy in Loving” nga Aulon Naçi, “Nyon, nyon” nga Jake Runestad dhe “Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgëndërr” nga Baki Jashari me narrator Shaban Behramajn.

Koncerti arriti në kulmin e tij me “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, në interpretim të Korit dhe violinistes virtuoze Sihana Badivuku. / KultPlus.com

Kori i Filharmonisë së Kosovës me tri paraqitje në Itali

Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, do të prezantohet me koncert në Sallën Akademike të Conservatorio “Santa Cecilia” (Via dei Greci 18, 00187) në Romë. Ky koncert do të mbahet më datë 27 mars, ora 20:30.

Me pjesëmarrjen e veçantë të violinistes Sihana Badivuku, Kori do të interpretojë vepra nga Kukuzeli, Lapazaya, Monteverdi, Kaçinari, Rudi, Mengjiqi, Jashari dhe Naçi.

Me ftesë të Roma Tre Orchestra dhe në bashkëpunim me Società dei Concerti Primo Riccitelli, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me dy koncerte të tjera në programin “Intorno al Requiem”, nën drejtimin e mjeshtrit italian Sieva Borzak dhe me pjesëmarrjen e një kasti solistësh ndërkombëtar.

24 mars 2024, 17:00 – Teatro Palladium – Romë
https://bit.ly/3TfFv30

25 mars 2024, 20:30 – Salla e Madhe e Universitetit – Teramo
https://bit.ly/3TEXa5A / KultPlus.com

Me koncertin e fundvitit Kori i Filharmonisë së Kosovës shënon 20-vjetorin e themelimit

Kori i Filharmonisë së Kosovës organizon koncertin festiv të fundvitit, me solisten Sihana Badivuku nën dirigjimin e Rafet Rudit,  njëkohësisht për të shënuar 20 vjetorin e themelimit të këtij institucioni, shkruan KultPlus.

Festë në mbyllje të vitit 2023 me koncertin e fundvitit të Korit të Filharmonisë së Kosovës në shënim të 20-vjetorit të themelimit!

Programi përfshinë vepra nga kompozitorë të dalluar si: Lauridsen, Sandstrom, Matsushita, Whitacre e Rudi derisa do të shënojë edhe dy përvjetor të kompozitorëve tonë, 80-vjetorin e lindjes së Zeqirija Ballatës dhe 65-vjetorin e lindjes së Mendi Mengjiqit.

Koncerti do të mbahet me datë 14 dhjetor 2023 prej orës 20:00,në Kishën Katolike “Shën Ndou”/ KultPlus.com

Kori i Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e Memli Kelmendit, sonte bën hapjen e sezonit të ri

Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, sonte do të bëjë hapjen e sezonit 2023/2024 në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.

Në këtë koncert do të prezantohet një repertor mbresëlënës duke përfshirë veprat e kompozitorëve të njohur si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, dhe shumë të tjerë!

Kori i Filharmonisë së Kosovës në njoftimin e tyre kanë premtuar që në këtë mbrëmje do iu shpie një udhëtim të paharrueshëm muzikor.

Koncerti mbahet sonte, 12.09.2023, ora 20:00 në Kishën Katolike “Shën Ndou” – Prishtinë. / KultPlus.com

Kori i Filarmonisë së Kosovës nis sezonin e ri më 12 shtator

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, koncertin hapës të sezonit 2023/2024 Kori i Filarmonisë së Kosovës do ta mbajë më 12 shtator, shkruan KultPlus.

Eventi i parë për sezonin e ri do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Kori i Filharmonisë përmes një postimi në “Facebook”, njofton se do të ketë një repertor mbresëlënës, duke përfshirë veprat e kompozitorëve të njohur si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, dhe shumë të tjerë.

Hyrja për këtë koncert do të jetë falas. /KultPlus.com

Pas një dekade, Kori i Filharmonisë së Kosovës rikthehet me koncert në Mitrovicë

Pas më shumë se një dekade jemi të lumtur që Kori i Filharmonisë së Kosovës është rikthyer me koncert në Mitrovicë, të premten mbrëma.

Në drejtimin e dirigjentëve Mary Konstantinidou dhe Hajrullah Syla, Kori interpretoi vepra nga kompozitor shqiptar dhe të huaj.

Koncerti u organizua në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës.

Filharmonia e Kosovës do ta përmbyll aktivitetin e saj me Koncertin e Vitit të Ri 2023, i cili do të mbahet më 22 dhjetor 2022 në sallën “amc” prej orës 20:00. /KultPlus.com

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sot një koncert shumë të veçantë

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në kuadër të PriVocalFest, shkruan KultPlus.

Ministria e Kulturës ka thënë përmes një postimi në “Facebook”, se ky koncert do të jetë si asnjëherë tjetër.

“Një koncert si asnjëherë tjetër! Sonte (E mërkurë/12.10.2022), Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me një program tejet të veçantë koral në drejtimin e një prej kompozitorëve e dirigjentëve më të njohur të kohës Ēriks Ešenvalds nga Letonia”.

Ešenvalds është një prej kompozitorëve më të interpretuar në botë dhe inspirimin për disa prej veprave të tij e ka gjetur edhe tek muzika, kultura dhe tradita shqiptare.

“Legjenda për gruan e murosur” është prej veprave që do të mund ta dëgjoni në kuadër të këtij koncerti që njëherësh do të përmbyll edicionin e 5-të të “Pri Vocal Fest”.

Koncerti mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë prej orës 20:00. /KultPlus.com