Orët më të bukura të Europës

Europa njihet për arkitekturën dhe historinë e veçantë që kësaj arkitekture i ka mveshur koha, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus ju sjell orët më të njohura të Europës.

Big Ben në Londër

Ora e qytetit në Pragë

Ora e kohës së rrjedhjes në Berlin

Kulla e orës Zytglogge në Bern

Ora Astronomike në Strasburg

Ora më e madhe në botë e kuzhinës në Triberg

Glockenspiel në Mynih

Ora Anchor në Vjenë

Ora Anchor në Vjenë

Kulla e Orës në Graz

Torre dell’Orologio në Venecia

Shtëpia e Magjisë në Blois – Kjo nuk është një orë e vërtetë, por kokat e dragoit në qytetin francez Blois ende tregojnë kohën.

Nga viti 1990, “Home Alone” vazhdon të konsiderohet si një nga filmat më të mirë të Krishtlindjeve

Një djalë i veshur me një pulovër të kuq me duart e vendosura në fytyrë teksa bërtiste, është në qendër të fotografisë, ku pas tij, jashtë një dritareje me borë, majtas dhe djathtas djalit, janë dy burra të veshur me të zeza, ky është posteri i famshëm i filmit “Home Alone” dhe njëkohësisht më i dashuri pothuajse nga të gjithë, përcjell KultPlus.

“Home Alone” është një film komedi amerikane e Krishtlindjeve i vitit 1990 me regji të Chris Columbus dhe prodhuar nga John Hughes. Në film luajnë Macaulay Culkin, Joe Pesci, Daniel Stern, John Heard dhe Catherine O’Hara. Culkin luan Kevin McCallister, një djalë që mbron shtëpinë e tij në periferi të Çikagos nga hajdutët pasi familja e tij e la aksidentalisht në shtëpi, pasi shkuan në pushimet e tyre të Krishtlindjeve në Paris.

Xhirimet u zhvilluan midis shkurtit dhe majit 1990 në vendndodhje në të gjithë Illinois.

Home Alone u shfaq premierë në Çikago më 10 nëntor 1990 dhe u shfaq në teatër në Shtetet e Bashkuara më 16 nëntor dhe mori vlerësime pozitive, me vlerësime për kastin, humorin dhe muzikën e tij. Home Alone fitoi 476.7 milionë dollarë në mbarë botën, duke u bërë komedia live-action me fitimet më të larta deri në publikimin e The Hangover Part II (2011) dhe e bëri Culkin një yll fëmijësh. Për më tepër, ai ishte filmi i dytë me fitimet më të larta të vitit 1990, pas Ghost.

Ai u nominua për çmimin Golden Globe për filmin më të mirë – muzikal ose komedi, dhe aktori më i mirë në film – muzikal ose komedi për Culkin, dhe për çmimin e Akademisë për këngën më të mirë origjinale për John Williams, dhe kënga më e mirë origjinale për “Diku në kujtesën time”. Që atëherë është konsideruar si një nga filmat më të mirë të Krishtlindjeve.

Dhjetori është muaji që gjithmonë na rikthen tek ky film, pasi që filmi lidhet me festat e fundvitit dhe Kevin, konsiderohet idhulli i të gjithë fëmijëve për gjenerata të tëra.

Edhe pse me shumë mundësi e keni parë tashmë këtë film, po ta rishikoni përsëri, nuk do t’u bëjë keq aspak. Filmi, i cili vazhdon të ketë akoma shikueshmëri në çdo sezon festiv. / KultPlus.com

‘Një gursht dheu nga varri i nënës’

Poezi nga Adem Gajtani:

Qielli i vendlindjes mbet larg
pas shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve
atje një copë e zemrës, syri i djathtë
këtu malli që s’do të soset kurrë
atje vatrat me unat e shuar, një rini e fikur
këtu dhembja, lot i padukshëm, kënga e vrarë.

Oh sa gjatë u sollën rrotat
E më dukej se silleshin në vend, s’mund t’i ndal
Më këputen mijëra vrera, mijëra ylberë digjen s’mund t’i ndal.
Tani qielli, tani syri i huaj, gjuha e huaj.


‘Ç’keni në këtë kuti?» thotë dora e huaj
dhe don ta çelë zemrën e guacës
çilet syri i blertë i nënës atje larg, larg
kërkon buzëqeshjen time, don ta dëgjojë zërin tim:

“Një gursht dheu nga varri i nënës,” thashë
ai nuk më kupton, kujton kam florid he perla
(me çka mund të matet ky grusht i vendlindjes);

E hap kutinë, sytë ia verbon syri i bleruar i nënës:
‘Ç’është kjo marri?,” thotë.
“Një grusht dheu nga varri I nënës,” them


Ai e hedh me tërim kutinë dhe e shkel me këmbë,
derdhet dheu si gruri më i mirë, inxhi
shkelen lulet e pambira të vendlindjes
shkelen qytetet e thneglave të dashurisë, bari
pranvera, shkelet zemra e nënës, ai gjakun s’e sheh
i namatisur vetëm «marri» llomott
mos, kujtim e kam, dielli që s’do ta puthë
kurrë më mos
ma shkel verën, kurrë më shiu s’do ta shuajë rreshkun
aty i kam eshtrat e katragjyshërve, ylberat e dashurive të mia…

Shembem dhe e mbledh pluhurin, ai m’i shkel gishtërinjtë
Ai qesh, qesh dhe tundet e shkundet «marri!»
Në asfaltin e huaj, pluhuri i varit të nënës… /KultPlus.com

Rama: Bujtina “Kaso” në Përmet, ndalesë e këndshme e turistëve

 Bujtina Kaso në Përmet është një tjetër ndalesë e këndshme e turistëve në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pas shumë viteve në emigrim, Irakli Kaso, vendosi të investonte në vendlindje dhe me mbështetjen e AZHBR/IPARD ngriti këtë bujtinë.

“Pas shumë viteve në emigrim, Irakli Kaso, vendosi të investonte në vendlindje dhe me mbështetjen e AZHBR/IPARD II arriti të realizojë projektin për ndërtimin e kësaj bujtine, e cila ka hapur dyert këtë vit dhe mirëpret turistë vendas e të huaj”, u shpreh Rama.

Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vijuan të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Në total, nga janari deri në fund të tetorit gati 9 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e vitit 2022 që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj. /ATSH /KultPlus.com

Posta e Kosovës vazhdon të mbështesë fushatat sensibilizuese për të mirën e shoqërisë

3 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, shkruan KultPlus.

“Të bashkuar në veprim për të shpëtuar dhe për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm për, me dhe nga personat me nevoja të veçanta”, është motoja e këtij viti.

Ndërkaq, Posta e Kosovës përmes Filatelisë, edhe në vitin 2007 kur ka lëshuar këtë emision, dhe në vazhdim, do të vazhdojë të mbështesë fushatat sensibilizuese në të mirë të shoqërisë.

Ndërgjegjësimi për aftësinë e kufizuar është praktikë e njohjes dhe pranimit të përvojave të individëve në lidhje me aftësinë e kufizuar. Njohja, të qenit i vetëdijshëm dhe lëvizja përtej nivelit të rehatisë kolektive është gjithashtu çelësi për një kuptim më të madh. /KultPlus.com

Premiera e “5 herë jo” shfaqet në kinema më 13 dhjetor në Shqipëri

Komedia romantike “5 Herë Jo” me protagonist Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të shfaqet premierë në kinema në 13 dhjetor.

Traileri i filmit “5 Herë Jo” është publikuar dhe të jep një vështrim më të qartë të këtij prodhimi fantastik kinematografik.

Në trailer, shihet qartë sfida e komplikuar e dashurisë mes Jorës dhe Gjergjit dy protagonistëve kryesor që luhen nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj duke intriguar shikuesit mbi një histori që prek zemrat dhe po i mban ata në këmbë.

Publiku do te ketë mundësinë të shoh një histori ku dashuria dhe intrigat zhvillohen paralelisht, por të qeshurat nuk do të mungojnë në horizontin e kësaj dashurie të komplikuar që do ju mbërthejë pas ekranit gjigant të kinemasë.

Bëhuni gati për një udhëtim emocionues mes surprizave dhe të papriturave që do ju sjellë “5 Herë Jo”! /TCH /KultPlus.com

Lahaj: Tendencë e panevojshme në Kosovë, më shumë xhami sesa çerdhe

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj ishte mysafir i kryeministrit të Shqipërisë në episodin e radhës të podcastit të Edi Ramës.

Biseda mes tyre preku pak edhe çështjen e religjionit. “Beson në Zot?”, e pyeti Rama tenorin, i cili pasi u përgjigj për besimin e tij, preku një çështje tjetër, numrin e madh të xhamive në Kosovë.

“Në fakt unë vij prej një familjeje ku babin e kam pasë haxhi, siç i themi ne në Kosovë. Kam dalë prej shtëpisë dhe kam ardhë në shtëpi duke u lutë me ritualet e tij, por në aspektet e besimit ka qenë shumë i hapur. Do me thënë, unë edhe pse jam rritë në një provincë ku bajramet dhe festat e myslimanëve janë festu në një formë shumë fanatike. Unë nuk jam zgju asnjëherë nga gjumi nga baba sepse duhet me shku në xhami në orën 4 të mëngjesit për Bajram. Do me thënë ka pasë një qasje fantastike sa i përket fesë, ku mua më ka lënë të lirë me u rritë dhe me vendosë. Besoj në Zot, besoj në karmë, besoj në univers, besoj verbërisht në energji. Kështu që kam një mix të, po e zbusë pak, të xhamisë dhe të kishës”, tha Lahaj.

Ai foli për një “tendencë të panevojshme në Kosovë”, ku ai tha se sheh më shumë xhami sesa kopshte fëmijësh.

“Desha me e ripotencu edhe një herë sepse në Kosovë ka një lloj trendi ku shoh më shumë xhami sesa, po them, ‘kindergarten’, kopshte, shkolla fëmijësh. Ka një lloj tendence e cila është e panevojshme. Këtu u lidha pastaj për ta treguar se sa i rëndësishëm ka qenë rrugëtimi im në raport me besimin, thjesht për faktin që kam qenë i lirë”, tha tenori Ramë Lahaj. /KultPlus.com

“Buzët”, një nga këngët e Liliana Çavollit që la gjurmë të mëdha në muzikën shqiptare (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Liliana Çavolli, ishte në skenë për më shumë se 5 dekada me këngën e saj të lehtë qytetare.

Lili, siç e njihnin miqtë, kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova, shkruan KultPlus.

Liliana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

70 vjetorin e lindjes dhe pesë dekada karrierë në skenë ajo i kishte festuar me një megakoncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në shkurt të vitit 2013. Ndërsa vdiq më 9 maj të vitit 2015.

Gjatë karrierës së saj, ajo diti të ngrohë shpirtin e publikut me këngë që edhe sot mbesin të pavdekshme.

KultPlus ju sjell sot këngën “Buzët” për të kujtuar një ndër artistet më të mira shqiptare. / KultPlus.com

Festat e dhjetorit sjellin shumë risi në Tiranë

Bashkia e Tiranës është bërë gati për festat e dhjetorit, ndërsa pritet vetëm ndezja e dritave që kryeqyteti të përfshihet i tëri në atmosferën festive plot ngjyra, që do të zgjasë përgjatë gjithë muajit.

“Do të ketë koncerte artistike, festa të ndryshme në lokale të jetës se natës, do të ketë angazhime për fëmijët në të gjithë rrethinat e Tiranës, jo vetëm në kryeqytet, duke çuar një Christmas Market në çdo njësi administrative, me lodra me animacione, me dhurata për të qëndruar sa më afër në këto ditë festash me të gjithë grupmoshat dhe me të gjithë shtresat”, shpjegon Mirela Kocollari, drejtoreshë e promovimit të qytetit.

Aktivitetet festive janë dhe një mënyrë e mirë për të tërhequr edhe më shumë turistë në vendin tonë, në këtë vit që ka provuar të jetë një sukses sa i përket shtimit të vizitorëve të huaj.

“Promovimi fantastik, linjat e reja ajrore që janë hapur, lidhja e mirë me destinacionet, çmimet ekonomike por edhe eventet dhe të gjitha këto gjërat që ndodhin në Tiranë kanë qenë si një karrem qe i ka shtyrë edhe më shumë turistët e rinj një ditë më shumë, të vijnë një fundjavë dhe të kalojnë në një atmosferë kaq fantastike, ditë më shumë në Tiranë. Kështu që ne presim patjetër përsëri edhe në muajin dhjetor edhe pse mund te jetë pak ftohtë, që të kemi turistë”, thotë Kocollari.

E natyrisht ardhja e më shumë turistëve është pozitive jo vetëm për promovimin e vendit por ndikon dhe në rritjen ekonomike të qytetit.

“Do të konsumojnë një drekë një darkë, do blejnë një dhuratë për të afërmit, do flenë një një hotel, kështu që të gjitha këto janë ne të mirë të ekonomisë së vendit, rritet numri i vendeve të punës sepse nevoja për shërbimet , për përmirësimin e shërbimeve edhe është rritur dhe është më e madhe kështu që e gjitha është një zinxhir qe sjell dhe një rritje ekonomike dhe zhvillim”, shton Kocollari.

Më datë 24 do të jetë koncerti i Krishtlindjeve dhe më pas në çdo mbrëmje deri më 31 dhjetor, do të ketë koncerte me artistë të ndryshëm. Ndërsa gjatë ditës, në sheshin Skënderbej, aty ku do të jetë edhe fshati i Krishtlindjeve, do të ketë aktivitete për të gjitha grupmoshat. /Tch/ /KultPlus.com

Dua Lipa ndahet nga i dashuri i saj, Romain Gavras

Sensacioni botëror, Dua Lipa, është ndarë me regjisorin francez Romain Gavras, përcjell KultPlus.

Sipas The Sun, ajo e zhvendos fokusin e saj drejt karrierës së saj muzikore.

Çifti, i cili bëri bujë si një dyshe e re e pushtetit në maj, kanë vendosur të ndahen.

Dua Lipa, aktualisht në Nju Jork, ka zgjedhur të përqendrohet plotësisht në albumin e saj të tretë dhe karrierën e ardhshme.

Një burim i brendshëm zbuloi se ndërsa Romain e shikonte Duan si punëtore, ajo mbetet e vendosur t’i japë përparësi karrierës së saj dhe nuk po e ngadalëson ritmin për askënd. /KultPlus.com

Osmani-von der Leyen diskutojnë për afrimin e Kosovës me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani ka shkruar në rrjetin social X, se me von der Leyen ka biseduar mbi përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkruan Osmani. /KultPlus.com

Qerkezi përzgjedhet si një nga 10 yjet në ngritje për vitin 2023 nga ‘Operawire’

Sopranoja Margiona Qerkezi ka pasur shumë suksese këtë vit, shkruan KultPlus.

Përpos debutimeve të shumta që ajo ka realizuar këtë vit, Qerkezi ka fituar edhe shumë çmime.

Së fundmi, përmes një njoftimi në rrjete sociale, sopranoja na njoftoi që është përzgjedhur si një nga 10 yjet në Ngritje për vitin 2023 nga prestigjiozja “Operawire”.

“Jam shumë e emocionuar të ju njoftoj që jam përzgjedhur si një nga 10 Yjet në Ngritje për vitin 2023 nga prestigjiozja Operawire – lajm kaq fantastik për t’u ndarë me miqtë e mi të dashur. Faleminderit OperaWire”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Një nga teatrot e fundit që Qerkezi debutoi ishte ai La Fenice di Venezia. /KultPlus.com

Kurti reagon për rastin e Ademajt: Vetëm dënime maksimale, kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv

Liridona Ademaj humbi jetën si rezultat i një tragjedie që ndodhi së fundmi, shkruan KultPlus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për këtë rast, duke thënë se ajo u vra se ishte grua.

I pari i ekzekutivit, ka thënë se urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtorët e tjerë duhet të ndëshkohen me dënim maksimal, e kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv.

Postimi i plotë:

“Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua.

Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë.

Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore.

Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin.

Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi.

Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend.

Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu.

E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin”, shkruan Kurti. /KultPlus.com

“Gratë Trojane – Replika”, eksplorimi kohor i dhimbjes me thirrjen për paqe

Nga Berat Bajrami

Më 23 Nëntor 2023, Teatri Dodona u shndërrua në hapësirë të rrëfimit të përjetshëm të vuajtjes njerëzore, teksa “Gratë Trojane – Replika” shpalosi sagën e tragjedive, që nga Troja deri në botën moderne. Dëshpërimi i Euripidit jehoi përgjatë performancës, duke na kujtuar se thelbi i Trojës, me dhimbjen dhe dhunën e saj, ende përshkon realitetin tonë global. “Troja ende është kudo,” thërret Euripidi, teksa tërheq paralele therëse, “e gjithë bota është Troja jonë e lashtë dhe Troja juaj moderne. Mijëra kuaj, jo nga druri, por nga çeliku… që fluturojnë. Pegasus të hekurt që hedhin bomba kudo”.

Drejtuar nga regjisoret feministe Zana Hoxha dhe Dijana Milošević, dhe e përjetësuar nga Ansamblet e talentuara të Artpolis dhe Dah Teatrit, ky produksion dygjuhësor, në shqip dhe serbisht, shpërfaq vuajtjet e grave si pasojë e luftërave. Prezantimi ishte një kujtesë e përjetshme për ta bërë prioritet paqen, e për të thyer ciklin e konflikteve në avokim të zërave të grave.

Përmes këtij bashkëpunimi Artpolis dhe Teatri Dah kapërcyen barrierat kombëtare, duke krijuar një hapësirë të sigurt për të demonstruar fuqinë e artit, siç shprehet edhe Hoxha: “Sinergjia e krijuar mes nesh si artiste dhe kolektive feministe kapërceu barrierat kombëtare dhe gjuhësore, dhe krijoi një hapësirë që fuqia e teatrit të ndikojë në mendjet dhe zemrat tona duke krijuar një zonë të sigurt për një përvojë të përbashkët”.

Shpëtim Selmani, autor i tekstit bashkëkohorë, theksoi se bota sot vuan nga referencat e shumta, sepse në parim problemet e botës janë të njëjta, të gjitha subjektet janë të njëjta që nga antika; dashnia, lufta. “Ne ende përballemi me probleme të antikës në një formë, çka ka ndryshuar është forma e jetesës, por diçka brenda neve, në substancën njerëzore është prap e njëjtë, sepse luftën nuk e kemi përjashtuar, shtetet dhe kombet ende janë dominante, kufijtë janë aktualë, fuqia e më të fortit ndaj më të dobëtit është ende evidente, dhe realisht nuk ka ndryshuar asgjë”.

Në reflektimin e saj për këtë bashkëpunim, Dijana Milošević solli detaje për sfidat e kaluara.

“Sfida më e madhe në këtë bashkëpunim ndoshta ishte koha e shkurtë që kishim në dispozicion, ishte shumë intenzive. Kishim një javë në Beograd dhe po aq në Prishtinë, dhe sigurisht disa muaj ndërmjet për të shkëmbyer ide, me dramaturgët që shkëmbenin tekstet nëpërmjet takimeve në Zoom, e kështu me radhë, por ishte një presion i lartë. Por, ajo çka na jep shpresë është se fakti se ky proces i bashkëpunimit do të zhvillohet edhe më shumë gjatë vitit tjetër”, shprehet Milošević. Për të gjuha ishte sfidë, por e këndshme. “Gjuha shqipe është vërtet e bukur, mendoj se e ka atë vibracionin që transmeton emocione dhe kuptim edhe nëse nuk e kuptoni”.

Hoxha dhe Milošević, kanë kapërcyer barrierat gjuhësore, duke theksuar natyrën universale të dhimbjes. Dy gjuhësia, larg nga pengimi i të kuptuarit, u bë urë lidhëse duke vënë në pah rezonimin universal të këtij prezantimi, siç u shpreh edhe një person nga audienca, “Unë nuk e kuptoj gjuhën serbe, por e kuptova të gjithë prezantimin, sepse lufta është po aq e keqe në çdo cep të botës; sepse dhimbja nuk ka nevojë për përkthim; por edhe sepse arti është gjuha universale e kësaj bote”.

Shpërfaqja e cenueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së grave përballë shtypjes

Që nga rrënojat e Trojës tek “Gratë në të Zeza”, kjo performancë u thellua në ankthin e përjetuar nga gratë, duke shqyrtuar pasojat e konfliktit dhe qëndrueshmërinë e tyre. Jo vetëm që vë në pah efektet e thella të luftës mbi gratë, por gjithashtu shërben si thirrje për veprim, për të bindur shoqërinë të mbrojë grupet e cenueshme dhe të shumëfishojë zërat e grave në ndjekjen e përhershme për paqe të qëndrueshme.

Personazhe si Hekuba, Kasandra e Andromaka bëhen simbole të fuqishme të forcës së grave në mes të trazirave politike.

Siç edhe reflektoi një person në audiencë mbi prezantimin e “Gratë Trojane – Replika”, intensiteti emocional i performancës rezonon thellë me përvojën universale të një nëne mbi dashurinë dhe humbjen.

“Meqenëse e kam përjetuar luftën e fundit në Kosovë si fëmijë, nuk ka dyshim se lufta është një nga traumat e mia më të mëdha jetësore, të cilën herë pas here, me vetëdije, mundohem ta përballoj dhe ta përpunoj. Por, duhet të theksoj se kjo traumë e së kaluarës sime ka marrë dy dimensione të tjera që kur u bëra nënë – frika se “si do t’i mbroja fëmijët e mi nëse lufta do të përsëritej”, dhe mirëkuptimi e mirënjohja për prindërit e mi për atë se sa të ngarkuar kanë qenë gjatë luftës, pikërisht për atë se si e kanë përballuar frikën për sigurinë tonë si fëmijë”, shtoi një grua e pranishme në audiencë.

Një nga skenat më prekëse, madje edhe për vet regjisoren Milošević, ishte momenti kur burrat fillojnë të abuzojnë gratë duke i lidhur me litar, pas përfundimit të festës. Milošević vë në pikëpyetje rolin e propagandës dhe shpërndarjes së informacionit në nxitjen e ndryshimeve të tilla drastike, duke theksuar rëndësinë bashkëkohore të këtyre narrativave në shkallë globale dhe duke vënë në pah manifestimin fatkeq të tyre në kontekstin lokal.

“Më kujton shumë historitë nga rajoni ynë. Fqinjët e djeshëm apo të sotëm janë shndërruar në abuzues dhe kjo, për mua, është ende diçka që vështirë se mund ta kuptoj – nëse mund ta kuptoj fare. Si mund të kthehesh kundër fqinjit tënd? Si munden, ata që ishin miq për shekuj, festuan së bashku, ndanë jetën së bashku, papritmas të bëhen armiq brenda natës? Çfarë lloj propagande duhet të ndodhë, apo çfarë informacioni nuk i jepet popullit që të ndodhë një ndryshim kaq drastik? Kjo për mua pasqyron histori bashkëkohore që ndodhin kudo në botë dhe për fat të keq na ka ndodhur edhe neve këtu”, u shpreh Milošević.

Kolazh zërash të bashkuara kundër perëndive të luftës

Pas prezantimit të fuqishëm, audienca u angazhua në një diskutim që nënvizoi ndikimin e artit në nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Ky bashkëpunim mes Artpolis dhe Dah Teatrit, ilustron potencialin që arti ka në kapërcimin e kufijve dhe promovimin e bashkëpunimit.

Dijana Milošević, duke reflektuar mbi bashkëpunimin, theksoi rolin e artit dhe aktivizmit si shtylla për krijimin e paqes së qëndrueshme. Bashkëpunimi shërbeu si një urë lidhëse midis komuniteteve, duke sfiduar propagandën dhe nxitur empatinë.

Derisa Milica Petrovic, aktore nga Dah Teatër, u shpreh se, “Arti luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes. Këta janë hapa të vegjël, por me shumë rëndësi”.

Për audiencën, ky bashkëpunim tregoi se, edhe përballë tensioneve politike, arti mund të zbusë dallimet, të kontribuojë në komunikim dhe të frymëzojë paqen.

“Ky prezantim dhe bashkëpunim vjen në kohë të duhur marrë parasysh tensionet momentale mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta si shembull që nëse politika krijon tensione, është përdorimi i artit ai që i zbutë tensionet dhe kontribuon në komunikim, bashkëpunim dhe paqe”, ishte një nga komentet nga audienca, pas përfundimit të prezantimit.

Produksioni “Gratë e Trojës – Replika” drejtoi një kritikë të theksuar për ‘Perënditë’ bashkëkohore – politikanët. Për ta, miliona viktima janë thjesht statistika, dhe pasojat e veprimeve të tyre i shohin me indiferencë, të paaftë për të kapërcyer egon e tyre, ata janë aq të largët nga dhimbjet e njerëzve, duke mbetur të shkëputur nga vuajtjet njerëzore.

Dijana Milošević shtron pyetjen: “Kush janë perënditë për ne?”, teksa shton: “Perënditë janë ata që vendosin për jetët tona, dhe sot, politikanët, me një nënshkrim, vendosin për jetën e njerëzve. Ata marrin vendime që në fakt do të ndikojnë në jetën e miliona njerëzve, dhe më pas e transferojnë përgjegjësinë tek ne. Fatkeqësisht, në shumë vende, përfshirë edhe vendin tonë Serbinë, politikanët ia kthejnë përgjegjësinë njerëzve në vend që ta marrin përsipër vet”.

“Gratë Trojane – Replika”, ende në procesin e krijimit, qëndron si një testament i fuqisë së qëndrueshme të artit për të rritur vetëdijen, sfiduar perceptimet dhe përfundimisht është një kontribut në përpjekjet për ndërtimin e një bote më paqësore.

Për Shpëtim Selmanin, bashkëpunimi mes Artpolis dhe Teatrit Dah ishte veçanërisht i rëndësishëm. Ai theksoi rëndësinë e këtyre zërave në përpjekjen për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë.

“Mendoj se këto bashkëpunime duhet të bëhen, këta zëra kaq unik, kaq të veçantë, edhe kaq të duhur, duhet të ekzistojnë patjetër. Jam pesimist se bota do të ndryshojë, duke e parë se si po manovrojnë politikanët, të pushtetshmit. Megjithat, mendoj se zërat e tillë nuk duhet të shuhen kurrë”, u shpreh Selmani.

Vendi i ëndrrave

Poezi nga Robert Louis Stevenson
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ha mëngjezin dhe gjithë ditën
Brenda në shtëpi rri, me miqtë:
Por nisem, sapo bëhet natë
Për te vend i ëndrrave, larg.

Dhe vetëm fare, fillikat,
S’më rrëfen kush, poshtë, a lart,
Vetëm ndër përrej të furishëm,
A shkrepa malesh të magjishëm.

Ç’më pret andej, asgjë nuk di,
Çfarë do të shoh, ç’do ha, ç’do pi,
Sa herë gjaku do t’më ngrijë,
Në atë vend, gjersa të gdhijë.

Dhe të mundohem sa të dua,
S’shkoj dot andej pasi jam zgjuar,
S’më vjen ndër mend asnjë nga këngët
Që më mrekullonin në ëndërr. /KultPlus.com

74 libra që i propozon për t’i lexuar shkrimtari Jorge Luis Borges

Në vitin 1985, shkrimtari i njohur Jorge Luis Borges nisi të radhiste librat të cilët atij i kishin ndihmuar në jetë, ia kishin ndryshuar jetën dhe librat të cilët ai do ti rekomandonte për lexim.

Detyra iu dha nga Hyspamerica – një botues nga Argjentina, ndërsa kësisoj shkrimtari i njohur nisi të krijonte listën e tij. Libraria personale e tij përmban tituj nga më të ndryshmit, disa të përkthyer në anglisht e disa vetëm në gjuhën spanjolle.

Një pjesë e librave janë edhe në gjuhën shqipe, sikur Dino Buzzati, Dostojevski, Søren Kierkegaard, Daniel Defoe e autorë tjerë.

Po e paraqesim këtu listën e 74 librave të cilët ju duhet ti lexoni:


1. Stories by Julio Cortázar (not sure if this refers to Hopscotch, Blow-Up and Other Stories, or neither)
2. & 3. The Apocryphal Gospels
4. Amerika and The Complete Stories by Franz Kafka
5. The Blue Cross: A Father Brown Mystery by G.K. Chesterton
6. & 7. The Moonstone by Wilkie Collins
8. The Intelligence of Flowers by Maurice Maeterlinck
9. The Desert of the Tartars by Dino Buzzati
10. Peer Gynt and Hedda Gabler by Henrik Ibsen
11. The Mandarin: And Other Stories by Eça de Queirós
12. The Jesuit Empire by Leopoldo Lugones
13. The Counterfeiters by André Gide
14. The Time Machine and The Invisible Man by H.G. Wells
15. The Greek Myths by Robert Graves
16. & 17. Demons by Fyodor Dostoyevsky
18. Mathematics and the Imagination by Edward Kasner
19. The Great God Brown and Other Plays, Strange Interlude, and Mourning Becomes Electra by Eugene O’Neill
20. Tales of Ise by Ariwara no Narihara
21. Benito Cereno, Billy Budd, and Bartleby, the Scrivener by Herman Melville
22. The Tragic Everyday, The Blind Pilot, and Words and Blood by Giovanni Papini
23. The Three Impostors
24. Songs of Songs tr. by Fray Luis de León
25. An Explanation of the Book of Job tr. by Fray Luis de León
26. The End of the Tether and Heart of Darkness by Joseph Conrad
27. The Decline and Fall of the Roman Empire by Edward Gibbon
28. Essays & Dialogues by Oscar Wilde
29. Barbarian in Asia by Henri Michaux
30. The Glass Bead Game by Hermann Hesse
31. Buried Alive by Arnold Bennett
32. On the Nature of Animals by Claudius Elianus
33. The Theory of the Leisure Class by Thorstein Veblen
34. The Temptation of St. Antony by Gustave Flaubert
35. Travels by Marco Polo
36. Imaginary lives by Marcel Schwob
37. Caesar and Cleopatra, Major Barbara, and Candide by George Bernard Shaw
38. Macus Brutus and The Hour of All by Francisco de Quevedo
39. The Red Redmaynes by Eden Phillpotts
40. Fear and Trembling by Søren Kierkegaard
41. The Golem by Gustav Meyrink
42. The Lesson of the Master, The Figure in the Carpet, and The Private Life by Henry James
43. & 44. The Nine Books of the History of Herodotus by Herdotus
45. Pedro Páramo by Juan Rulfo
46. Tales by Rudyard Kipling
47. Vathek by William Beckford
48. Moll Flanders by Daniel Defoe
49. The Professional Secret & Other Texts by Jean Cocteau
50. The Last Days of Emmanuel Kant and Other Stories by Thomas de Quincey
51. Prologue to the Work of Silverio Lanza by Ramon Gomez de la Serna
52. The Thousand and One Nights
53. New Arabian Nights and Markheim by Robert Louis Stevenson
54. Salvation of the Jews, The Blood of the Poor, and In the Darkness by Léon Bloy
55. The Bhagavad Gita and The Epic of Gilgamesh
56. Fantastic Stories by Juan José Arreola
57. Lady into Fox, A Man in the Zoo, and The Sailor’s Return by David Garnett
58. Gulliver’s Travels by Jonathan Swift
59. Literary Criticism by Paul Groussac
60. The Idols by Manuel Mujica Láinez
61. The Book of Good Love by Juan Ruiz
62. Complete Poetry by William Blake
63. Above the Dark Circus by Hugh Walpole
64. Poetical Works by Ezequiel Martinez Estrada
65. Tales by Edgar Allan Poe
66. The Aeneid by Virgil
67. Stories by Voltaire
68. An Experiment with Time by J.W. Dunne
69. An Essay on Orlando Furioso by Atilio Momigliano
70. & 71. The Varieties of Religious Experience and The Study of Human Nature by William James
72. Egil’s Saga by Snorri Sturluson
73. The Book of the Dead
74. & 75. The Problem of Time by J. Alexander Gunn / KultPlus.com

93 vite nga lindja e regjisorit franko-zviceran, Jean-Luc Godard

Jean-Luc Godard, regjisori franko-zviceran, ishte një figurë kyçe në Nouvelle Vague, lëvizjen e krijimit të filmave që revolucionarizoi kinemanë në fund të viteve 1950-1960.

I njohur për stilin e tij të xhirimit ikonoklastik, në dukje të improvizuar, si dhe radikalizmin e pandërprerë, Godard la gjurmën e tij në një seri filmash gjithnjë e më të politizuar në vitet ’60, përpara se të shijonte një rikthim të pamundur të karrierës vitet e fundit, me filma të tillë si “Film Socialisme” dhe “Goodbye to Language” ndërsa eksperimentoi me teknologjinë dixhitale.

I lindur në Paris në vitin 1930, Godard u rrit dhe u shkollua në Nyon, në brigjet e liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Pasi u kthye në Paris, pasi mbaroi shkollën në vitin 1949, Godard u angazhua në klubet e kinematografisë intelektuale që lulëzuan në kryeqytetin francez pas luftës, dhe dëshmuan transformimin e Valës së Re Franceze.

Pasi u takua me kritikë si André Bazin dhe regjisorët e ardhshëm François Truffaut, Claude Chabrol dhe Jacques Rivette, Godard filloi të shkruante për revistat e reja të filmit, duke përfshirë “Cahiers du Cinema” të Bazin.

Godard shfaqi qëndrimin e tij që në fillim, duke mbrojtur filmat tradicionalë të Hollivudit dhe duke promovuar regjisorët si, Howard Hawks dhe Otto Preminger, figurat më në modë. Godard gjithashtu mbështeti aktorin amerikan Humphrey Bogart, duke e promovuar në filmin e tij të parë, “Breathless”,i shfaqur në vitin 1960.

Megjithatë, përpara kësaj, Godard e lehtësoi rrugën e tij drejt krijimit të filmave nëpërmjet një serie filmash të shkurtër, si “Charlotte dhe Véronique”, ose “All the Boys Are Named Patrick” në 1957, të cilët shfaqnin stilin e tij të lirë.

Godard vazhdoi të bënte një seri filmash të rëndësishëm në vitet 1960 me një ritëm të furishëm. Filmi i tij i radhës, “Le Petit Soldat”, i cili sugjeronte që qeveria franceze të shpërfillte torturat u ndalua të shfaqej në ekran deri në vitin 1963, një film në të cilin Godard takoi gruan e tij të ardhshme, Anna Karina, si dhe shpiku aforizmin e tij më të famshëm, “Kinemaja është e vërteta me 24 kuadro në sekondë”.

Veprat e tjera kryesore përfshinin “A Woman Is a Woman”, një homazh vetreferues ndaj muzikalit të Hollivudit, ku përsëri luhej nga Karina, së bashku me Belmondo dhe fitoi më shumë çmime në Festivalin e Berlinit; filmi ekstravagant, epik “Contempt”, me Michel Piccoli, Brigitte Bardot, Jack Palance dhe Fritz Lang; dhe filmi “Alphaville”, një film fantashkencë.

Me kalimin e viteve ‘70, qëndrimet e ashpra politike dhe intelektuale të Godard filluan të humbnin dhe puna e tij pati më pak ndikim në vitet 1980, megjithëse, filmi i vitit 1987 i “King Lear”, i rikonfiguruar si një farsë post-apokaliptike që shfaq një gangster të quajtur Learo, u financua nga “Cannon Films”.

Filmi i tij i vitit 2001 “In Praise of Love” shënoi një rikthim, duke u përzgjedhur mes kandidateve të tjerë në festivalin e filmit në Kanë, ndërsa publikimi i “Film Socialisme” në 2010 i parapriu çmimit Oscar.

Filmi i tij i vitit 2014 “Goodbye to Language” fitoi çmimin “Image Book” në festivalin e filmit në Kanë 2018, si dhe “Palma e Artë speciale”.

Ai vdiq në moshën 91-vjeçare më 13 shtator të vitit 2022. / KultPlus.com

10 shkrimtarët bashkëkohorë afrikanë që duhet t’i njihni

Në një kontinent kaq të larmishëm etnikisht dhe kulturalisht si Afrika, nuk është çudi që letërsia që ka dalë prej tij të jetë po aq e larmishme dhe e shumëanshme. Duke u marrë me një sërë çështjesh sociale dhe kulturore, nga të drejtat e grave dhe feminizmi tek identiteti i pasluftës dhe postkolonial, këtu janë disa nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë të Afrikës.

Chinua Achebe

Një nga shkrimtarët më të njohur dhe më të vlerësuar në botë, Chinua Achebe shkroi disa nga veprat më të jashtëzakonshme të shekullit të 20-të. Romani i tij më i famshëm, Things Fall Apart (1958), është një përshkrim shkatërrues i përplasjes midis vlerave tradicionale fisnore dhe efekteve të sundimit kolonial, si dhe tensionit midis maskulinitetit dhe feminitetit në shoqëritë shumë patriarkale. Achebe është gjithashtu një kritik i shquar letrar, i njohur veçanërisht për kritikën e tij të pasionuar ndaj Zemrës së Errësirës (1899) të Joseph Conrad-it, në të cilën ai akuzon romanin popullor për racizëm të shfrenuar përmes tjetërsimit të tij të kontinentit afrikan dhe popullit të tij.

Chimamanda Ngozi Adichie

E lindur në Nigeri në vitin 1977, Chimamanda Ngozi Adichie është pjesë e një brezi të ri shkrimtarësh afrikanë që po pushtojnë botën letrare. Veprat e Adichie janë kryesisht të drejtuara nga personazhet, duke ndërthurur sfondin e Nigerisë së saj të lindjes dhe ngjarjeve sociale dhe politike në narrativë. Romani i saj Hibiscus Purple (2003) është një bildungsroman, që përshkruan përvojën e jetës së Kambilit dhe familjes së saj gjatë një grushti ushtarak, ndërsa vepra e saj e fundit Americanah (2013) është një portret i hollësishëm i jetës së emigrantëve nigerianë dhe marrëdhënieve racore në Amerikë dhe në botën perëndimore. Veprat e Adichie janë pritur me lavdërime të mëdha, janë nominuar dhe kanë fituar çmime të shumta, duke përfshirë Çmimin Orange dhe Çmimin Booker.

Ayi Kwei Armah

Romanet e Ayi Kwei Armah janë të njohura për përshkrimet e tyre intensive dhe të fuqishme të shkatërrimit politik dhe zhgënjimit shoqëror në vendlindjen e Armah, Gana, të treguara nga këndvështrimi i individit. Veprat e tij u ndikuan shumë nga filozofët ekzistencialë francezë, si Jean Paul Sartre dhe Albert Camus, dhe si të tillë mbajnë tema të dëshpërimit, zhgënjimit dhe irracionalitetit. Vepra e tij më e famshme, The Beautyful Ones Are Not Born (1968) përqendrohet rreth një protagonisti pa emër, i cili përpiqet të kuptojë veten dhe vendin e tij në vazhdën e pas-pavarësisë.

Mariama Bâ

Një nga autoret femra më me ndikim të Afrikës, Mariama Bâ është e njohur për tekstet e saj të fuqishme feministe, të cilat trajtojnë çështjet e pabarazisë gjinore në Senegalin e saj të lindjes dhe më gjerë në Afrikë. Vetë Bâ përjetoi shumë nga paragjykimet me të cilat përballeshin gratë: ajo luftoi për një arsim kundër gjyshërve të saj tradicionalë dhe u la të kujdesej për nëntë fëmijët e saj pasi u divorcua nga një politikan i shquar. Zemërimi dhe zhgënjimi i saj ndaj strukturave patriarkale që përcaktuan jetën e saj u përhap në letërsinë e saj: romani i saj Aq e gjatë një Letër (1981) përshkruan, njëkohësisht, forcën dhe pafuqinë e protagonistit brenda martesës dhe shoqërisë më të gjerë.

Nuruddin Farah

I lindur në Somali në vitin 1945, Nuruddin Farah ka shkruar shumë drama, romane dhe tregime të shkurtra, të cilat të gjitha sillen rreth përvojave të tij në vendin e tij të lindjes. Titulli i romanit të tij të parë From a Crooked Rib (1970) rrjedh nga një proverb somalez “Zoti e krijoi gruan nga një brinjë e shtrembër dhe kushdo që përpiqet ta drejtojë atë, e thyen atë” dhe është një koment mbi vuajtjet e grave në somalisht, shoqëria përmes rrëfimit të një gruaje të re të bllokuar në një martesë të palumtur. Veprat e tij të mëvonshme shfaqin kritika të ngjashme sociale, që trajtojnë tema të luftës dhe identitetit post-kolonial.

006

Aminatta Forna

E lindur në Glasgow, por e rritur në Sierra Leone, Aminatta Forna së pari tërhoqi vëmendjen për kujtimet e saj Djalli që vallëzoi mbi ujë (2003), një tregim jashtëzakonisht i guximshëm i përvojave të familjes së saj që jetonin në Sierra Leone të shkatërruar nga lufta, dhe në veçanti fati tragjik i babait të saj si disident politik. Forna ka vazhduar të shkruajë disa romane, secili prej tyre i vlerësuar nga kritika: vepra e saj Kujtimi i dashurisë (2010) krahason historitë personale të dashurisë dhe humbjes brenda kontekstit më të gjerë të shkatërrimit të luftës civile në Sierre Leone dhe u nominua për Çmimi Portokalli për Fiction.

Nadine Gordimer

Një nga shkrimtaret më pjellore të epokës së aparteidit, veprat e Nadine Gordimer eksplorojnë fuqishëm çështjet sociale, morale dhe racore në një Afrikë të Jugut nën sundimin e aparteidit. Pavarësisht se fitoi një çmim Nobel në Letërsi për aftësitë e saj të jashtëzakonshme në portretizimin e një shoqërie të ndërthurur me tensionet racore, veprat më të famshme dhe më të diskutueshme të Gordimer u ndaluan nga Afrika e Jugut për guximin të flisnin kundër strukturave shtypëse qeveritare të kohës. Romani i saj Bija e Burgerit  ndjek betejat e një grupi aktivistësh kundër aparteidit dhe u lexua në fshehtësi nga Nelson Mandela gjatë kohës së tij në Roben Island.

Alain Mabanckou

Me origjinë nga Republika e Kongos, veprat e Alain Mabanckou janë shkruar kryesisht në frëngjisht dhe janë të mirënjohura për zgjuarsinë e tyre thumbuese, satirën e mprehtë dhe komentin e thellë shoqëror si për Afrikën ashtu edhe për emigrantët afrikanë në Francë. Romanet e tij janë jashtëzakonisht të përqendruara te personazhet, shpesh duke shfaqur grupe figurash, si libri i tij Broken Glass , i cili fokusohet në një ish-mësues kongolez dhe ndërveprimet e tij me vendasit në lokalin që ai frekuenton, ose romani i tij B mungon Bazar , i cili detajon. përvojat e emigrantëve të ndryshëm afrikanë në një bar afro-kuban në Paris.

Ben Okri

Fëmijëria e Ben Okri u nda midis Anglisë dhe kohës në Nigerinë e tij të lindjes. Përvoja e tij e re e informoi shumë shkrimin e tij të ardhshëm: romanet e tij të parë, shumë të vlerësuar, Lule dhe Hije (1980) dhe Peizazhet Brenda (1981) ishin reflektime mbi shkatërrimin e luftës civile në Nigeri, të cilat Okri vetë i vëzhgoi nga afër. Romanet e tij të mëvonshme u pritën me të njëjtat lavdërime: Rruga e uritur (1991), e cila tregon historinë e Azaros, një fëmijë shpirtëror, është një përzierje magjepsëse e realizmit dhe përshkrimeve të botës shpirtërore dhe fitoi çmimin Booker.

Ngugi wa Thiong’o

Ngugi wa Thiong’o është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe me ndikim postkolonial të Afrikës. Ai e filloi karrierën e tij të shkrimit me romane të shkruara në anglisht, të cilat megjithatë silleshin rreth temave postkoloniale të individit dhe komunitetit në Afrikë kundrejt fuqive dhe kulturave koloniale. Wa Thiong’o u burgos pa gjyq për më shumë se një vit nga qeveria për vënien në skenë të një drame politikisht të diskutueshme; pas lirimit të tij, ai u angazhua të shkruante vepra vetëm në gjuhën e tij të lindjes Gikuyi dhe Suahili, duke përmendur gjuhën si një mjet kyç për dekolonizimin e mendësisë dhe kulturës së lexuesve dhe shkrimtarëve afrikanë. / KultPlus.com

Cilat qytete klasifikohen si më të shtrenjtat në botë për të jetuar për 2023-in?

Singapori është shpallur sërish qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, në të njëjtin nivel me Zyrihun, sipas raportit nga Economist Intelligence Unit (EIU).

Qendra e Azisë Juglindore zë vendin e parë për të nëntën herë në njëmbëdhjetë vitet e fundit, ndërsa qyteti më i madh i Zvicrës u hodh nga vendi i gjashtë në renditjen e vitit të kaluar, sipas raportit të Kostos së Jetesës 2023 në mbarë botën të publikuar të enjten.

Kërcimi i Zyrihut pas tre vjetësh u udhëhoq nga forcimi i frangut zviceran dhe çmimet e larta për sende ushqimore, mallra shtëpiake dhe rekreacion, sipas raportit.

New Yorku, i cili ishte në krye si qyteti me koston më të lartë të jetesës në 2022, ra në vendin e tretë, duke u barazuar me Gjenevën.

Qytetet ruse Moska dhe Shën Petersburgu shënuan rënien më të madhe në renditje pas dobësimit të rublës nga sanksionet e lidhura me luftën.

Raporti zbuloi se çmimet u rritën me 7,4 për qind me një ritëm vjetor në terma të monedhës vendase për më shumë se 200 mallra dhe shërbime që përdoren më së shpeshti, duke përjetuar një ulje nga rritja rekord prej 8,1 për qind vitin e kaluar.  / KultPlus.com

“Feja ime është dashuria, çdo zemër është tempulli im”

Thënie nga Rumi:

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr
fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë. /KultPlus.com

129 vjet nga vdekja e shkrimtarit skocez, Robert Stevenson

Robert Louis Balfour Stevenson ishte shkrimtar, novelist, poet, skenarist skocez që ka shkruar mjaft vepra, që u bënë të njohura.

Po ashtu veprat e tij ishin shumë të lexuara në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë e Francë kurse shumë prej tyre u përkthyen në gjuhë të ndryshme.

Sot, KultPlus sjell disa nga thëniet e tij të famshme:

“Nuk kërkoj as pasuri, as shpresë, as dashuri, as ndonjë mik që të më kuptojë. Gjithë çfarë kërkoj është qielli sipër meje dhe një rrugë nën këmbët e mia.”

“Tundimi për të bërë atë që është e ndaluar, thjesht pse është e ndaluar, përbën një ndër tundimet më të mëdha që mund të ekzistojnë.”

“Frikën mbaje vetëm për vete, por guximin ndaje me të tjerët.”

“Nuk ka vende të huaja. I huaj është vetëm udhëtari.”

“Nuk ekziston gjë tjetër përveç dashurisë së Zotit: ecim mbi të, e thithim si frymë, jetojmë dhe vdesim brenda saj. / KultPlus.com

Valbona nën petkun e bardhë të dëborës

Valbona, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve, me male e lugina mbresëlënëse është një ndër më të frekuentuarit nga turistët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Kryeministri Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje nga parku kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, parku kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, me vizitorë të shumtë në çdo periudhë të vitit.

Gjatë stinës së dimrit reshjet e dëborës e shndërrojnë parkun në vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësimin qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte. / KultPlus.com

Shishtaveci, ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore

Shishtaveci, 30 km larg Kukësit, është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Shishtaveci i mbuluar nga dëbora.

Rama u shpreh se Shishtaveci ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore, pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”, që ofron edhe ecjen në shtegun “Shishtavec – Guri i Mëngjesit” për të gjithë pasionantët e sporteve natyrore.

Fshati i Shishtavecit ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në lartësinë 1260 m mbi nivelin e detit.

Ai shtrihet buzë një kodre pothuajse shkëmbore, në lartësinë e së cilës ndodhet Kamenica, me 1330 m lartësi.

Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive.

Po ashtu Bjeshkët e Shishtavecit dhe të Kallabakut, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e udhëtimeve dhe ekskursioneve. / KultPlus.com

Shqipëria në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s, Kadare:Reputacion dhe besueshmëri në arenën ndërkombëtare

Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) e konsideroi  anëtarësimin e vendit në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s një sukses të rëndësishëm diplomatik.

Në intervistën për ATSH-në, Kadare sjell në vëmendje rëndësinë e anëtarësimit në organin vendimmarrës më të rëndësishëm të UNESCO-s, ndërsa ndalet edhe te prioritetet e Shqipërisë gjatë këtij mandati.

Anëtarësimi në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027, për ambasadoren Kadare tregon vlerësimin ndërkombëtar për kontributin e Shqipërisë në UNESCO dhe për politikën tonë të jashtme në përgjithësi.

Kadare tregon po ashtu sfidat e përzgjedhjes në Bordin Ekzekutiv, ndërsa nënvizon se votimi i Shqipërisë dëshmon qartazi reputacionin pozitiv, influencën dhe besueshmërinë që vendi gëzon në arenën ndërkombëtare, si një partner serioz dhe konstruktiv.

“Fitorja ka qenë një sfidë e vështirë pasi në zgjedhjet për Bordin Ekzekutiv këtë vit konkurronin 6 shtete për 4 vende të lira. Kandidatët nga grupi ynë elektoral ishin edhe Çekia, Sllovakia, Serbia, Uzbekistani dhe Rusia. Votimi ishte i fshehtë, dhe në të morën pjesë të gjitha vendet anëtare të UNESCO-s. Shqipëria fitoi 134 vota, që është një rezultat shumë i lartë, i cili dëshmon qartazi reputacionin pozitiv, influencën dhe besueshmërinë që Shqipëria gëzon në arenën ndërkombëtare, si një partner serioz dhe konstruktiv. Nga grupi ynë elektoral fituan edhe Çekia, Sllovakia dhe Serbia, ndërsa humbën Rusia dhe Uzbekistani”, u shpreh ajo.

Duke folur për lobimin e bërë për arritjen e këtij objektivi, ambasadorja theksoi se “prej mëse një viti Shqipëria ka bërë një fushatë intensive për këto zgjedhje”.

“Konkretisht, kemi takuar përfaqësuesit e pothuajse të gjitha vendeve anëtare të UNESCO-s, për t’i bindur që Shqipëria do të jetë një anëtare aktive në Bord, me qasje konstruktive, që do të kultivojë frymën e dialogut duke gjetur terrene bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e Bordit. Thelbi i fushatës sonë ishte fakti që Shqipëria e mbështet multilateralizmin dhe rolin thelbësor të UNESCO-s, me bindjen e thellë se çfarë na bashkon është më e rëndësishme dhe më e fuqishme se çfarë na ndan. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me kolegët e Ministrisë së Jashtme, e cila aktivizoi për fushatën të gjitha strukturat e diplomacisë shqiptare”, tha ajo.

Sipas Kadaresë, “një lobim i përmasave të tilla mund të kurorëzohej me sukses vetëm në sajë të një bashkëpunimi dhe koordinimi të ngushtë”.

“Personalisht, ndihem e lumtur që pata privilegjin të jem në sallë, ulur prapa pllakës së Shqipërisë, për të përfaqësuar vendin tim para botës dhe asistuar live në shpalljen e rezultateve dhe kurorëzimin me sukses të një pune njëvjeçare të shumë kolegëve. Mund të them me plot gojën se në jetën e një diplomati, këto janë momente unike, plot emocion dhe krenari, që do të mbeten të pashlyera në kujtesë”, shtoi ajo.

Nga ana tjetër, Kadare theksoi se është hera e parë në historinë e UNESCO-s, që nga krijimi i Organizatës me 1945, që Rusia nuk arrin të zgjidhet në Bordin Ekzekutiv.

“Me këtë humbje, shtetet anëtare të UNESCO-s i dërguan një sinjal të fortë Moskës zyrtare se një qeveri përgjegjëse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nuk e ka vendin në një organ ndërkombëtar të rëndësishëm si Bordi Ekzekutiv. Kjo humbje tregon qartë se influenca e Rusisë dhe roli i saj ndërkombëtar është dobësuar ndjeshëm”, tha ajo.

Duke folur për prioritetet e Shqipërisë si anëtare e këtij Bordi, Kadare nënvizoi faktin se Bordi Ekzekutiv është organi vendimmarrës më i rëndësishëm i UNESCO-s.

Ndaj anëtarësimi në Bordin Ekzekutiv, sipas ambasadores Kadare, i jep Shqipërisë zë dhe peshë politike në hartimin e politikave dhe prioriteteve të Organizatës, dhe si pasojë është edhe një oportunitet për të forcuar më tej bashkëpunimin me UNESCO-n, në mbështetje të interesave tona kombëtare.

“Roli i Bordit është të formulojë politikat dhe strategjitë e UNESCO-s, të miratojë buxhetin dhe alokimin e tij, të monitoroje zbatimin efikas të programeve, si dhe të mbikëqyrë qeverisjen e mirë të Organizatës për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie”, tha ajo.

Ambasadorja Kadare solli në vëmendje se UNESCO ka një mandat shumë më të gjerë se mbrojtja e trashëgimisë kulturore, ndonëse ky është dimensioni i vetëm me të cilën e identifikon shpesh publiku shqiptar.

“Kushtetuta e UNESCO-s, e miratuar në 1945 fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, fillon me këtë fjali të bukur dhe kuptimplotë : “meqenëse luftërat fillojnë në mendjet e njerëzve, është në mendjet e njerëzve që duhen ndërtuar mburojat e paqes.” Pra objektivi i UNESCO-s është të ndërtojë paqen duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e Kulturës, Arsimit, Shkencave, Informacionit dhe Komunikimit. Me fjalë të tjera, Organizata është konceptuar si pjesa intelektuale e sistemit të Kombeve të Bashkuara, me fokus në ‘soft power’”, tha ajo për ATSH-në.

Në këtë kuadër, Kadare theksoi se “Shqipëria do ta vërë theksin në disa prioritete kritike, që përputhen me mandatin dhe vlerat e UNESCO-s, ndër të cilat mbrojtja dhe promovimi i vlerave demokratike dhe i të drejtave themelore të njeriut, ku përfshihen liria e shprehjes, liria e medieve dhe barazia gjinore”.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore (Konventa e 1972), si dhe shpirtërore (Konventa e 2003), në kuadër të Konventave kulturore të UNESCO-s”, tha Kadare.

Përforcimi i rolit të UNESCO-s për një arsim gjithëpërfshirës dhe me cilësi të lartë, sipas Ambasadores, do të jetë një tjetër prioritet me fokus të veçantë te aksesi i vajzave në arsim, tek edukimi STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) dhe tejkalimi i hendekut dixhital (digital gap).

Po ashtu, Kadare theksoi se në fokus do të jetë edhe promovimi i shkencës së qëndrueshmërisë për të mbështetur politika të qëndrueshme dhe transformime pozitive shoqërore, duke pasur parasysh faktin se sistemet sociale, mjedisore dhe kulturore janë të ndërlidhura ngushtë.

“Prioritet janë aksionet e UNESCO-s për mbrojtjen e mjedisit (nëpërmjet mbrojtjes së pasurive natyrore regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore, rezervave biosferike dhe gjeoparqeve) dhe aksionet globale për mbrojtjen e oqeaneve. Në këtë kuadër, do të promovojmë programet e UNESCO-s që kontribuojnë në edukimin dhe komunikimin rreth ndryshimeve klimatike, dhe implikimet etike që ato kanë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, theksoi ajo.

Në fokusin e Shqipërisë, sipas Kadaresë do të jetë edhe shfrytëzimi i përfitimeve të inteligjencës artificiale në të gjitha fushat e kompetencave të UNESCO-s, duke adresuar njëkohësisht sfidat e shumta etike qe shtron IA.

Ambasadorja theksoi se pjesë e axhendës do të jetë edhe përforcimi i rolit të UNESCO-s në fushën e shkencave me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në shkenca, promovimin e dialogut ndërmjet shkencëtarëve dhe politikëbërësve, dhe ndërtimin e kapaciteteve.

“Vlen të theksohet se UNESCO po luan një rol të rëndësishëm në fushën e shkencave dhe teknologjive të reja. Prandaj Shqipëria do ta përforcojë bashkëpunimin me UNESCO-n në këtë fushë, duke pasur parasysh rolin parësor që luajnë shkencat sot dhe lidhjet e ngushta midis shkencës, shoqërisë, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Është shumë e rëndësishme qe edhe publiku i gjerë të informohet për zbulimet e fundit në shkenca dhe të angazhohet në debatet publike, pasi sot shkenca është e ndërlidhur me jetën tonë të përditshme. Por roli i shkencës në formimin e të ardhmes sonë të përbashkët varet shumë edhe nga besimi që politikanët dhe publiku i gjerë kanë te shkenca, besim i cili nxit hartimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të bazuara në prova për t’ju bërë ballë sfidave të shumanshme dhe të paprecedenta të botës ku jetojmë”, tha ajo.

Për të ilustruar mandatin sa të gjerë aq edhe unik të Organizatës, Kadare përmendi edhe faktin se “në nëntor 2021 UNESCO hartoi dokumentin e parë global mbi etikën e Inteligjencës Artificiale (IA) – ‘Rekomandimi për Etikën e Inteligjencës Artificiale’, i cili u miratua me konsensus nga të 193 Shtetet Anëtare”.

Thelbi i Rekomandimit, sipas saj, “është mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut, duke theksuar rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore të sistemeve të IA”.

“Pra, mandati i UNESCO-s është shumë më i gjerë se mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dhe mandati ynë katërvjeçar në Bord do të na japë mundësi të angazhohemi në të gjitha fushat e kompetencës së UNESCO-s, por edhe të përfitojmë prej tyre, në sajë të projekteve të ndryshme”, u shpreh ambasadorja Kadare./ KultPlus.com