‘Se këtu jam dem baba dem, për Kosovë jap shpirtin tem!’

Manjola Nallbani, Ledina Çelo, Leonora Jakupi dhe Kastriot Tusha në vitin 1999.

Po luftojnë djemtë e Kosovës prej Drenice në Mal të Gjakovës
Për atdhe lokja më ka le, për flamurin kuq e zi
Jam ushtar në UCK, do ti sjellë vendit liri
Brez pas brezi në këto vatra jam e lashtë sa vet Evropa.
Jo se lëshojmë as një pëllëmbe tokë…/KultPlus.com

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e fishekzjarrëve për festat e fundvitit

Kryetari Shpend Ahmeti ka lëshuar sot Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.

“Ndalesa vlen për periudhën nga data 30 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Historia prekëse e pilotit të parë të Ushtrisë së Kosovës: Serbët ia vranë babanë dhe vëllain

Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Të gjithë tanimë e kuptuam dhe u vëmë në dijeni me diplomimin e tij në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në të cilën është pjesë e përkushtimit dhe angazhimit për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve ushtarake.

Ndërkaq, nesër, Zabeli do t’i bashkohet festës së madhe me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri. Mirëpo, pak kush e din historinë e dhimbshme të pilotit Afrim Zabeli.

Ballkani.info mëson se Afrim Zabeli i cili vijen nga një fshat që ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi, nga fshati Rezallë i Komunës së Skënderajit. Gjatë kohës së luftës pilotit Zabeli , forcat serbe ia kanë vrarë babën dhe vëllaun pikërisht në masakrën e Rezallës.

Sipas burimeve të Ballkani.info thuhet se babai i Afrimit ka pasur shikim të dëmtuar dhe se gjithmonë si përcjellës ka pas djalin e tij të madh. Dhe, në momentin kur kanë dashur ta vrasin forcat serbe babën e tyre, djali nuk e ka lëshuar dhe i kanë vrarë që të dytë. Afrimi, është fëmiu i tretë në familje./KutlPlus.com

Në Angli diplomon oficeri i parë i Ushtrisë së Kosovës

Në këtë ditë historike për Kosovën në një nga Akademitë më të njohura Ushtarake në botë në Sandhurst diplomoi oficeri i parë i ushtrisë së sapo formuar nëntoger Besfort Kurteshi.

Gjeneral Brigade Nazmi Brahimaj së bashku me të ngarkuarën me punë në Londër Heroina Telaku, dhe me atasheun e Mbrojtjes në Londër nënkolonel Beton Retkoceri morën pjesë në ceremoninë e diplomimit, transmeton kp.

Në këtë ceremoni Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeta II e përfaqësoi Lartmadhëria e Tij Duka i Cambridge./KultPlus.com

Ky është dizajneri kosovar që ka punuar stemat e Ushtrisë së Kosovës

Këto stema të bukura, ndër ma të bukurat në botë, me të cilat po festojmë e po krenohemi, e që tash e tutje i takojnë Ushtrisë së Kosovës, janë punuar me shumë dashuri, pasion e kreativitet për FSK-në nga Albian Gagica.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Gagica përmes rrjeteve sociale ku ka ndarë me miqtë e tij dizajnët e reja të ushtrisë të cilat do të jenë identifikuese për Ushtrinë e Kosovës./ KultPlus.com

‘Over there’ vjen sonte te Fondacioni 17 në Prishtinë

INTENT New Theater vazhdon me shfaqjet nga Digital Theatre Plus.

Kësaj radhe vjen ‘Over There’ (Atje) nga autori i mirënjohur i teatrit Britanez, Mark Ravenhill, inskenuar në vitin 2009, në Royal Court të Londrës.

Si ndikojnë realitetet e ndryshme politike në të cilat jetojmë në mënyrën se si mendojmë dhe në këndvështrimet tona?

Drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore do të shfaqet në Prishtinë.

Kur nëna e Franzit ikë në perëndim me njërin nga djemtë bineq të saj, e lë tjetrin mbrapa. Pas 25 vitesh, Karli e kalon kurfirin në kërkim të gjysmës tjetër të tij. Ndërkohë që historia merr kahje të papritur, dy vëllezërit kanë vështirësi që të rilidhen.

Shfaqja do të përcillet nga një diskutimi i udhëhequr nga autorja e teatrit nga Kosova, Fjolla Hoxha.

Ju ftojmë që të ndiqni këtë ngjarje në hapësirën e fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”- Project Space, me 14 dhjetor prej orës 20:00. / KultPlus.com

Me uniformë ushtarake kurorëzohet çifti në Ferizaj

Të veshur me uniformë të FSK-së dhe ushtrisë amerikane, Izjadin dhe Jetmira Ramusholli janë kurorëzuar në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Çifti nga Manastirci i Ferizajt me shkas kanë vendosur që të kurorëzohen në Ditën e Ushtrisë dhe për këtë janë shprehur të lumtur.

“Jemi shumë të emocionuar dhe njëkohësisht krenarë që 14 dhjetori i vitit 2018 do të na kujtoj gjithmonë kurorëzimin e dashurisë tonë dhe datën kur Republika e Kosovës formoi Ushtrinë”, kanë thënë çifti Ramusholli për Ferizajnews./KultPlus.com

Formimin e Ushtrisë e uron edhe Kaltrina Azizi, oficerja e parë shqiptare në Zvicër

Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të kthehen në Ushtri të Kosovës. Shteti 10 vjeçar më në fund po bëhet me Ushtrinë e vet.

Sot më shumë se kurrë duhet kujtuar gratë e burrat që i dhanë shumë Kosovës dhe këtij hapi të madh shtetëror.
Kaltrina Azizi është lejtnantja e parë me origjinë shqiptare në Forcat e Infanterisë Zvicerane.

Kaltrina Azizi me prejardhje nga Gjilani është një tjetër vajzë shqiptare nga Kosova e cila vjen me suksesin e radhës.

Kaltrina është lindur në Bernë. Ajo ka ndjekur me shumë sukses shkollën e oficierëve në ushtrinë zvicerane në njërën nga disciplinat që kërkon forcë fizike dhe psiqike dhe kategorizohet si një nga disciplinat më të vështira.

Kaltrina Azizi ka përfunduar me sukses të lartë këtë sfidë duke u graduar, nga koloneli Oberi Gst Roduner, me titullin Ofizer Leutnant dhe është bërë kështu pjesë e korit të oficerëve zviceran si Ofizerja-Leutnant e parë e Infanterisë.

E ftuar në cermoninë e gradimit të saj ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvizër – Nazane Breca. / KultPlus.com

Unë, biri yt, Kosovë

Ali Podrimja

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

Liridona, pilotja e parë e helikopterit në Forcat e Sigurisë së Kosovës

Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të kthehen në Ushtri të Kosovës. Shteti 10 vjeçar më në fund po bëhet me Ushtrinë e vet.

Liridona Baftjari nga fshati Malishevë në Gjilan, është pilotja e parë e helikopterit nga radhët e FSK-së, Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Liridona ka qenë nëntogere në FSK ndërsa tani misioni i saj do të bëhet edhe më i qartë si pjesë e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ajo është shkolluar në Turqi. / KultPlus.com

‘O sot ka festë Kosova, gëzim i madh në zemrat tona’

Në këtë ditë historike për popullin e Kosovës, duhet kujtuar sakrificat e së kaluarës.

Shpesh, me muzikë e me kulturë e art kjo sakrificë është pasqyruar para publikut.

Këngëtarët si Ilir Shaqiri, shembull, kanë sjellë në jetë këngë të cilat tregojnë për guximin e luftëtarëve kosovarë, si në UÇK e poashtu edhe më vonë.

Kënga “Pavarësia” e Ilir Shaqirit është një himn për lirinë e vendit, prandaj edhe sot duhet ta kujtojmë e dëgjojmë këtë këngë që zgjon ndjenja patriotizmi, por edhe krenarie.

E sot kur Kosova fillon kapitullin e ri me ushtrinë e saj, kjo këngë vjen si himn i ditës historike. / KultPlus.com

Bebe Rexha shkëlqen në koncertin në Chicago

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha kohët e fundit është një ndër artistet më të kërkuara në treg.

Ajo vijon që të jetë e angazhuar me jetën e saj artistike nëpër koncerte të ndryshme.

Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka performuar në Chicago, e cila falënderon të gjithë fansat e saj teksa shfaqet duke e shijuar momentin e këndimit, transmeton Vizion plus.

“Zemra dhe shpirti. Faleminderit Chicago”, shkruan ajo.

Në publikimin e sukseseve të këtij viti, Bebe ishte në mesin e artisteve me më së shumti kërkime në Spotify.

Shkrimtari ‘më i urryer’ në Evropë, me libër të ri në janar

Romani i ri nga Michel Houellebecq do të dalë me 4 janar të vitit 2019-të.

Shkrimtari më i mirë dhe më kontraverz francez do të sjellë kësisoj romanin ‘Serotonine’, libër me 347 faqe që e kthen në skenë shkrimtarin e njohur i cili është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe me disa prej librave të kaluar.

Libri, siç tregon shkrimtari, flet për depresionin dhe hormonet e njeriut kur është i lumtur.
Vetë titulli ‘Serotonine’ lë të kuptohet se libri ka të bëjë me mjekësinë. Serotonina është një neuro-transmiter ndërsa luan rol në depresion, në funksionet njohëse, në të mësuarit dhe të mbajturit mend.

Houellebecq në shqip është botuar me librat “Nënshtrimi”, “Ishulli i dyfishtë”, “Thërmijat elementare” dhe disa libra të tjerë.

Ai mbetet shumë i sulmuar në Francë pasi është akuzuar për islamofobi. Ditën kur ndodhën sulmet në redaksinë e Charlie Hebdo, në ballinë ishte pikërisht ky shkrimtar me, shpesh, deklaratat e tij pompoze. / KultPlus.com

‘Ti m’ke mua, m’ke mua, të largohen që të gjithë shpirti im, se m’ke mua’

Jo pak herë këngët shqipe vijnë të bukura, të mishëruara, të veçanta dhe me tekste që përfundimisht kanë një domethënie.

Një e tillë është prurja e fundit muzikore e Kejsi Tolës.

Një emër i njohur në muzikën shqiptare, një zë i veçantë dhe i dëshmuar, Kejsi Tola para pak ditsh morri pjesë në Festivalin Kënga Magjikë 2018, me këngën “Më ke mua”.
Një krijim i Flori Mumajesit, kënga vjen e përkryer në zërin e Kejsi Tolës, vajzës që nisi e vogël në spektakle muzikore dhe arriti deri në Eurovizion, duke pushtuar secilën skenë ku ajo ngjitet.

Kënga u votua mirë edhe nga kolegët në festival, por pa përmendur votat, melodia dhe refreni i mahnitshëm të mbesin në mendje, duke të përkujtuar se nuk duhet humbur shpresa për këngë të mira në shqip, në ditët e sotme.

Po e sjellim poshtë edhe tekstin e këngës së Kejsi Tolës, e cila duket se nuk ndalon me projektet e ndryshme muzikore. / KultPlus.com

Më ke mua

Di që njerëzit largohen kur je keq
Ata që të donin kur ishe mirë
Por une jam këtu për ty njeriui im
Në cdo ditë tënden te vështirë

Shoqëria sa mërrallë në telefon
Ku janë miqt e vjetër pse s’na kujtojnë
Të largohen më mirë që të gjithë
Se m’ke mua shpirt im

Ti m’ke mua, m’ke mua
Të largohen që të gjithë shpirti im
Se m’ke mua

Të dua
Të dua
Të dua

Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë
Më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë
Por e gjej gjithmonë një formë më fal të them
S’të gënjej dot përmendësh ti më njeh

Dhe kur për një kohë të gjatë nuk jemi parë
Dhe atherë kur njerëzit na kanë ndarë
I falenderoj unë që të gjithë
Se ma shtuan dashurinë

Ti m’ke mua, m’ke mua
Të largohen që të gjithë shpirti im

Se m’ke mua
Të dua
Të dua
Të dua

Deri n’fund të jetës
Une ia kam dhën premtimin vetes

Agon Nimani mbrëmë zbërtheu botën e përtejme në përballje me realitetin

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, e njohur ndryshe edhe si galeria ‘Qafa”, artisti Agon Nimani solli botën tonën në një perspektivë krejtësisht ndryshe.

Në ekspozitën e Nimanit, pjesë të mbeturinave në termocentralin Kosova B, çatitë dinamike të tregut lokal, deponia e makinave të vjetra, apo një grup të rinjsh duke festuar në pishinë janë shumë më shumë sesa përshkrime.
Të gjithë ata që gjenden para fotografive të artistit kanë një botë përtej këtyre përshkrimeve për të zbuluar. Nuk është vetëm pamja që artisti ka zgjedhur por edhe mundësia për të gjetur artistin brenda këtyre pamjeve. Një përmbledhje kompozicionale e imazheve fotografike përmes të cilave autori sjellë një rrëfim të përkryer vizuel. Ashtu siç thotë edhe kuratori Burim Myftiu, kjo ekspozitë është një punë unike e artit bashkëkohor, një perspektivë ndryshe nga ajo që e kemi parë.

Pikërisht puna që Nimani ka bërë ndër vite e ka mbërthyer edhe kuratorin. Sipas tij, fotografi Agon Nimani në mënyrë mahnitëse përdorë fotografinë në transformimin e ambienteve të natyrës dhe atyre urbane në tablo magjepse abstrakte të artit modern.
“Agoni sikurse një alkimist, sfidon kuptimin tonë mbi realitetin e fotografisë, pasi pamja nga lart nxjerrë në pah një mjedis kaq të mahnitshëm që është plot me energji. Ai e paraqet botën tonë në një version të habitshëm dy-dimensional të asaj që ne mendojmë se e dimë”, vlerësoi Myftiu.

Ajo që vërehet te disa fotografi të ekspozuara është lidhshmëria që ka fotografi me problematikat të cilat gjenden në Kosovë. Fotografitë e Agon Nimanit flasin me vrojtuesin dhe i shfaqin problemet e përditshme të cilat i ka Kosova, duke thyer vende-vende këtë rrjedhë me bukuritë e vendit.
“Gjatë këtyre pesë viteve të fundit unë kam hulumtuar lokacione, hapësira të ndryshme, shumica e të cilave kanë qenë të pashkelura nga njerëzit. Ato jam munduar që ti paraqes përmes tematikës sime të cilën e kam shtjelluar e që është kryesisht realiteti me të cilin po përballemi çdo ditë, probleme si ndotja e ambientit, mbetjet toksike, korrupsioni, e tema të tilla duke mos lënë anash bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës”, tregoi Nimani.

Kuptohet, si adhurues i teknologjisë, Agon Nimani nuk lë pa e vënë në përdorim zhvillimin teknologjik. Ai përmes përdorimit të dronëve fotografitë e tij i dërgon në një nivel krejtësisht tjetër.
“E kam parë të arsyeshme me fillu me e përdorë një teknologji të tillë e cila jo vetëm mua por të gjithë publikut i ka sjellë një perspektivë tjetër prej asaj që jemi mësuar ta shohim. Ndoshta sepse nuk kemi pasur qasje në hapësira të tilla për shkak të lokacioneve problematike”, theksoi ai.

Agon Nimani ka specializuar në fushën e Multimediave, në Bournemouth Arts Institute në Britani të madhe. Ai është autori i disa ekspozitave individuale si dhe pjesëmarrës edhe në ekspozita kolektive si në Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Stamboll, Vjenë e New York. Me paraqitjet e tij individuale dhe kolektive krijimtaria e tij artistike është shpërblyer edhe me çmime të ndryshme duke filluar nga Filatelia e Kosovës, Salloni i Nëntorit, Fotografia më e mirë në konkursin për fotografi nga ajri “Skypixel”, Shenzen 2015, Finalist për filmin më të mirë në “DroneUp International Film festival”, çmimin e parë për fotografinë më të mirë në konkursin “Eco Kosova UNDP”, çmimin e parë në konkursin ‘Colours of Albania’ e shumë shpërblime të tjera. / KultPlus.com

‘Balkan Trafik’ në Bruksel, me letërsi e teatër nga Ballkani

Festivali ‘Balkan Trafik’ edhe vitin 2019-të do të prezantojë kulturën ballkanike në Bruksel.

Në muajin prill, nga 24-28, një program i larishëm do të sjellë kulturën nga Ballkani para kryeqytetit evropian, Brukselit të Belgjikës.

Do të jenë pesë ditë me muzikë, vallëzim, letërsi, teatër, ushqim dhe art në rrugë.

Ky edicion, i 13-ti me radhë, ende nuk e ka bërë publik programin e pasur, por gjithmonë artistët nga Kosova e Shqipëria nuk mungojnë në festivalin e njohur.

Në festival, ndër vite kanë përformuar Bim Bimma, Eda Zari, Fanfara Tirana, Vlashent Sata, Jonianët dhe Saze, Blerta Zhegu e artistë tjerë shqiptarë. / KultPlus.com

More Raça, pjesë e ‘Berlinale Talents 2019’ nën diskutimin “Si të dështojmë më mirë”

Nga 3mijë e 401 aplikant sa kanë konkurruar në Berlinale Talents, regjisorja More Raca është përzgjedhur në Berlinale Talents 2019, shkruan KultPlus.

Tematika e këtij edicioni të sivjetshëm është “Si të dështojmë më mirë”. Në edicionin e 17-të, Berlinale Talents po kërkon gabime. Nga 9 deri më 14 shkurt 2019, rreth 250 talente, rreth 130 ekspertë dhe mentorë, dhe audienca e Berlinit do të raportojnë për situatat nëpër të cilat kaluan e që penguan në procesin e tyre krijues duke i shtyrë që të marrin shtigje të ndryshme nga ato që synonin fillimisht. Përafërsisht 100 seminare, biseda dhe diskutime do të ndodhin në HAU Hebbel am Ufer.
Si menaxheri i programit Florian Weghorn është shprehur: “Ne të gjithë bëjmë gabime. Është koha që ne të marrim frymë thellë, të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin dhe të pyesim se kush ka të drejtë që të gjykojë. Le të debatojmë hapur për atë që është ‘e drejtë’ dhe për atë që supozohet që është e gabuar”.

Një total prej 3,401 regjisorë kanë aplikuar për Talentet e Berlinale 2019 (2018: 3,191). Përqindja e aplikanteve femra u rrit në 44% – një përmirësim i vazhdueshëm në krahasim me vitin e kaluar. Për Berlinale , 250 pjesëmarrës nga Berlinale Talents 2019 – prej tyre profesionistë të fushave të ndryshme, produksion, skenaristë, regjisorë, kritikë të filmit e të tjerë- do të përzgjidhen dhe do të ftohen në Berlin./ KultPlus.com

‘Meritat për formimin e Ushtrisë i kanë breza të tërë të individëve’

Arianit Koci

Përhajër na koftë ushtria!

1.
Prej natyrës jam pacifist, dhe në botën time, në kushte ideale, nuk ka vend për ushtri.

Por, në të njejtën kohë jam edhe realist.
Jam edhe racional. Shumë madje.

Jam i vetëdijshëm që pa ushtri nuk ka paqe në vendin tonë.

Me formimin e ushtrisë kosovare, stabiliteti i regjionit do të forcohet.

Mos të harrojmë: asetin kryesor e kemi rininë tonë.
Luanin në foto, djali për së mbari – trim, i qetë dhe stabil, dhe shumë luana tjerë.

2.
Meritat për formimin e ushtrisë, si element bazë i shtetësisë i kanë brezat të tërë të individëve që sakrifikuan çdo gjë – duke e përfshirë edhe jeten e vet, dëshmorët, Komandanti legjendar Adem Jashari, familja Haradinaj, Agim Ramadani, heronjtë e gjallë si puna e Samiut dhe Dautit, dhe shumë të tjerë.

Nuk duhet harruar edhe kontributin e Presidentit Rugova, por edhe shumë intelektualëve si Adem Demaçi por edhe intelektualët si Rexhai Surroi dhe Fehmi Agani.

Ka edhe shumë të tjerë që duhet përmendur.

Në fakt, krejt populli e ka dhënë në një formë apo tjetrën kontributin e vet.

Sidoqoftë, meritat shumë të mëdhaja i kanê Hashimi, Ramushi dhe Kadria.
Këta tretë, nuk janë pa të meta. Kanë shumë.
Kush nuk ka?

Por, në këtë kohë dhe me këtë presion që e kanë, me formimin e ushtrisë, liderët tanë e kanë dhënë provimin.

Bravo!

Në fund, natyrisht që jemi përjetësisht falënderues për mikun tanë më të madh, SHBA – shtetin qê shpesh na ka deshtë më shumë se që e kemi dashtë vetën.
Shtetin pa të cilin nuk kishte ekzistuar Kosova.

‘Lotët e lirisë’, nesër Kosova voton për Ushtrinë

Nesër Kosova do të bëhet me Ushtri.

Lajmi i gëzueshëm festohet në forma të ndryshme, gjithmonë duke reflektuar në histori e duke shikuar momentet të cilat na forcuan e krijuan unitet mes nesh.
Ja shembull fotografia e këtij ushtari të UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë, i cili qan për realitetin por edhe për bashkëluftëtarët e tij të cilët ranë në luftë.

Ndoshta më nuk do të jetë e nevojshme të qajmë, për njerëzit e humbur, por të kujdesemi mos të humbim njerëz të tjerë.

Fotografia e këtij luftëtari ka qenë për vite një fotografi legjendare që tregon realitetin e Kosovës, dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një kohë lufte e tmerri për të gjithë kosovarët.
Votimi për tu krijuar ushtria do të mbahet nesër, e premte, dhe sipas të gjitha gjasave, Ushtria do të krijohet nga shteti i Kosovës.

Ushtria do të ketë 5 mijë trupa dhe 3 mijë të tjera rezervë. / KultPlus.com

‘Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën’ (VIDEO)

Më në fund, do të ndodhë transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Kësisoj, Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj e cila do të mund të ndikojë në sigurinë e vendit.

Ndoshta në këtë ditë është mirë të kujtojmë këngën “Ushtrinë time do ta bëj”, kënduar nga Adelina Ismaili.
Këtë këngë ajo e këndoi duke përmendur në refren edhe Ibrahim Rugovën, presidentin historik të Kosovës i cili dha një kontribut për këtë ushtri e cila nesër do të jetë historike.

Adelina si këngëtare shumë herë e ka kujtuar dëshirën e shqiptarëve për të pasur ushtrinë e tyre. Nesër, kjo ëndërr do të bëhet realitet. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ZFLni7gXSeY

Tensione mes Policisë dhe studentëve tek Kryeministria

Solicia dhe studentët janë përfshirë në një tension pasi efektivët kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët me lëndë drusore për t’u ngrohur.

Pavarësisht tentativës për t’i bllokuar, studentët arritën t’i sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.

Mësohet se pak minuta më parë ka patur një moment tensioni me policisë dhe studentëve. Studentët në mënyrë individuale morën disa fuçi dhe dru për t’u ngrohur, por policia tentoi t’i pengonte. Kjo nuk është ndaluar dot. Studentët ia dolën që lëndën drusore ta sillnin në rrethin e tyre. Ata kanë marrë edhe ushqim dhe ujë.

Pllaka e argjilës me vargjet e Homerit ndër 10 zbulimet më të famshme për 2018

Një pllakë prej argjile me 13 vargje të “Odisesë” së Homerit, që u gjet në Olimpin antik në korrik, është një prej 10 zbulimeve më të famshme të vitit 2018 për arkeologjinë, sipas revistës së Institutit Amerikan të Arkeologjisë.

Sipas zbulimeve paraprake, tableta i përket epokës romake, me shumë mundësi më e vjetër sesa shekulli III pas Krishtit dhe u gjet në Olimp, shkruan ekonomiaonline.com

Kjo copë prej argjile duket të jetë fragmenti më i vjetër i Librit 14 të ”Odisesë”, vargjet 1-8 dhe 9-13, sipas një njoftimi pas zbulimit të tij në korrik 2018, transmeton ATSH.Ekipi i gërmimit tha se “se deri tani, kjo është copa e parë e një pllake prej argjile që përmban pjesë të ‘Odisesë’ dhe ekspertët po bëjnë kërkime nëse kjo është copa më e vjetër që është gjetur në territorin grek që përmban poemën epike të Homerit”.Kjo pllakë u gjet gjatë një studimi gjeo-arkeologjik që u zhvillua rreth mauzoleut nën mbikëqyrjen e Erofili Iris Kollia, drejtore e sektorit të Antikitetit, me bashkëpunimin e Institutit Gjerman të Arkeologjisë dhe tre universiteteve gjermane./KultPlus.com

MIRUD, emri tjetër që synon Eurovizionin e vitit tjetër

Po vazhdon prezantimi i këngëve të këtij edicioni të Festivalit të Knëgës në Radio Televizionin Shqiptar.

Edicioni edhe sivjet sjellë emra të ndryshëm në një garë simpatike dhe të rëndësishme muzikore.

Një prej pjesëmarrësve është Mirud. Mirud, i lindur në Medvec të Prizrenit, këtë edicion vjen me një baladë të këndshme me titullin “Nënë”.

Tekstin e këngës së tij e ka shkruar Elhaida Dani, edhe kjo një këngëtare e njohur dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion.

Mirud ka një zë operistik dhe një ëmbëlsi e cila vërehet edhe në këtë këngë, e cila aspiron pse jo edhe fitoren. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=o5_N3NpkBdc

Biblioteka e Prizrenit sivjet realizoi 350 aktivitete

Biblioteka e Prizrenit, gjatë këtij viti, ka realizuar 350 aktivitete të ndryshme edukative, kulturore e sportive.

Drejtoresha Sahadete Sadikaj, tha se aktivitetet janë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.

“Në Vitin 2018, biblioteka e qytetit në bazë të raportit vjetor të nxjerra, del të ketë realizuar 350 aktivitete të ndryshme edukative, kulturore, sportive, etj”, tha Sadikaj.

“Vetëm në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, biblioteka ka realizuar 275 programe dhe projekte, ku në kuadër të këtyre projekteve ka pasur të involvuar direkt në to 5250 të rinj, saktësisht 3475 femra dhe 1775 meshkuj”, tregon ajo, shkruan “PrizrnPress”.

“Ndërsa, të involvuar në forma tjera të ndryshme, duke përfshirë edhe huazimin e librave, gjate viti 2018, kanë qenë të përfshirë rreth 30 000 persona”.

Biblioteka e Prizrenit, falënderon të gjithë bashkëpunëtoret e saj, sidomos vullnetarët e saj të pa lodhu, që këtë vit kanë qenë 40 vullnetar”.

“ Veçanërisht falënderojmë Ambasadën Amerikane, e cila e përkrahë dhe mbështet vazhdimisht atë, si dhe mediat e ndryshme për përcjelljen e rregullt të aktiviteteve të bibliotekës”. /KultPlus.com