Kamionë e vetura kanë bllokuar kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas pamjeve që i ka postuar në Twitter përdoruesi Andi Kastro, shihet se nga automjetet, shumica janë kamionë me madhësi nga më të ndryshmet, e në të cilët besohet se ka ndihma për të prekurit nga tërmeti i sotëm në Shqipëri.
“Dhimbjet do i përballojmë bashkë Shqipëri”, ka shkruar ai.
Nga pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës janë organizuar gjatë ditës së sotme aksione humanitare në shenjë solidariteti me të prekurit nga tërmeti në disa qytete të Shqipërisë.
Plisat kanë qëndruar sot në Durrës, për të ofruar ndihma për qytetarët e goditur nga tërmeti, shkruan KultPlus.
Të njëjtit tashmë janë duke u kthyer për në Prishtinë, por jo me të njëjtin numër, ata kanë marë me vete në autobus edhe 30 banorë të Durrësit, të cilët do të strehohen në Kosovë, pas rrënimit të shumë shtëpive në Durrës, pas tërmetit të madh që ka goditë Shqipërinë./KultPlus.com
Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?
Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukes. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?
Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”
Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.
Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.
Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.
Këtë postim e ka bërë një qytetar nga Shqipëria, me emrin Del Vina./KultPlus.com
Kosova i del në ndihmë Shqipërisë Shoqata e Gastronomëve në Prishtinë është duke organizuar në Durrës në stadiumin ‘Niko Duvana’ një kuzhinë mobile në te cilën do ofrohet ushqimë për personat në nevojë.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi, në të njejtën kohë edhe ne si Shoqata e Gastronomisë të Kosovës do ju bashkangjitemi ndihmës duke bëre atë qe kemi profesion”, thuhet në njoftimin e tyre. Të gjithë ata që duan t’i bashkangjiten nismës mund të ndihmojnë duke sjellë mjete finaciare në Babel (Rr. Rexhep Luci, te kino ABC) të cilat do grumbullohen dhe do shfrytëzohen për blerjen e ushqimit i cili do të dërgohet në Shqipëri.
“Të gjitha kto mjete do jenë transparente për publikun. Çdo kontribut është ndihmë per të shpëtuarit edhe pse s’e bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit”, thuhet në njoftimin Shoqatës së Gastronomëve. Një numër i madh i qytetarëve janë vendosur në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana” për të kaluar natën, për shkak të frikës që të kthehen në shtëpitë e tyre.
21 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga tërmeti që goditi sot Shqipërinë.
Hebreo-amerikania Ellie Katz Neumann, vjehrra e së cilës, Johana Jutta Neumann u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit, kontribuoi financiarisht për të prekurit nga tërmeti.
Izraeli Sot njofton se Ellie ka një dashuri të veçantë për Shqipërinë, të cilën e vizitoi para disa muajve me bashkëshortin e saj, Benjy Neumann, shkruan KultPlus.
Ellie poashtu shihet të ketë ndërruar profilin e saj në facebook, duke e përditësuar me slloganin “Pray for Albania”./KultPlus.com
30 vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital.
Ajo u bë viktima e katërt në Durrës që ndërron jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm më magnitudë 6.4 në pallatin 6 katësh.
Por fatkeqësia shkon përtej kësaj. Ajo kishte humbi më herët edhe vajzën e saj 8 vjeçare nën rrënojat e tërmetit.
Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.
Diena më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe pastaj ajo u nda edhe vetë nga jeta.
Në vitin 2015 në një mesazh dedikuar bashkëshortit të saj që kish ndërruar jetë, ajo shkruante:
“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”.
Edi Rama ka shpjeguar për zjarrëfikësin vlonjat, i cili që nga mëngjesi është përballë me gërmadhat. Më poshtë keni të plotë statusin e Edi Ramës.
Në
ditë me diell, kjo do titullohej thjesht PHOTO OF THE DAY. Por sonte kjo foto
kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës
në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë
gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti
një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura
nën pirgjet prej betoni.
E
kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e
detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit
dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani
është ende aty, tani që po flasim.
Deri në frymën e fundit për frymën e fundit./KultPlus.com
Sokol Murataj nuk mund të ecë. Një aksident ia ka marrë këmbët. Por kjo nuk e ndalon të ofrohet i pari si vullnetar me furgonin e tij, me shpenzimet e tij për të transportuar ndihmat për në Durrës.
Sikurse shumë kosovarë që kanë shprehë gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë, pas goditjes së madhe të tërmetit, edhe Sokol Murataj tashm ia ka mësyer Shqipërisë. Ndihmat nga kosovarët janë duke ardhë në forma të ndryshme, qoftë me donacione, më strehim por edhe më shërbime vullnetare./KultPlus.com
Ani moj Shqipni mos thu’j se marova! Ani se djemt tu hala janë gjallë. O n’komë’ jan çu’ rrept o Kosova E bajnë luftën ballë o për ballë-e. More ishin ditët ma të vshtira Me njëmijenantqintedhet-e. Kur n’Kosovë ra egërsina Don me zhbi çdo bimë mbi dhe! More se n’Prishtinë, aty pik s’pari More krisi topi o me duhi. O aty gjaku i shqiptarit Ra në tokë me bi përs’ri./KultPlus.com
Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka zgjedhur që përmes disa fjalëve prekëse të falënderojë Kosovën për krejt mbështetjen që po ia jep Shqipërisë – pas tërmetit shkatërrues.
“Oj Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend”!
“E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur”, ka shkruar Meço në profilin e saj në Facebook, transmeton Insajderi.
Shumë familje shqiptare kanë mbetë pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmeti të madh që ka goditë Shqipërinë, shkruan KultPlus.
Këto familje tashmë janë vendosë në
tenda, por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paralajmëruar për një zgjidhje
për këtë dimër.
Ai ka njoftuar se do të bëjë një
marrëveshje me hotelet e Durrësit, Kavajës e Vlorës, ku edhe do të vendosen
familjet pa kulm mbi kokë.
Më poshtë po sjellim statusin e plotë
të Edi Ramës.
Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimal./KultPlus.com
Paniku që përjetuam sot nga dy lëkundje të forta nuk ishte një situatë e pa paralajmëruar. Ishte 29 korriku i këtij viti kur Presidenti Ilir Meta dha alarmin për një tërmet apokaliptik që mund të godiste Ballkanin dhe si rrjedhojë edhe vendin tonë.
Alarmi ishte dhënë në Greqi për mundësinë e një tërmeti mbi 6 ballë.
Kjo vuri në lëvizje dhe Presidentin shqiptar. Në një shkresë dërguar Ministrisë së Mbrojtjes Ilir Meta, referuar deklaratës së sizmologut Akis Tselentis kërkoi të dijë nëse është marrë kontakt me të apo me institucionet e tjera të rajonit.
Një tjetër pyetje Presidenti ngre dhe për kapacitetet që ka Shqipëria në përballimin e ngjarjeve të tilla dhe masat që mund të jenë marrë nga Ministria e Mbrojtjes për të minimizuar pasojat nëse do të ketë një tërmet të tillë.
Në përfundim të shkresës Presidenti shprehet i gatshëm edhe të mbledhë Këshillin e Sigurisë qoftë edhe vetëm për këtë çështje.
Letra e plotë:
Nëpërmjet medies ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur zoti Akis Tselentis, drejtor I institutit gjeodinamik observatori kombëtar i Athinës. Sizmologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës
Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi unë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend I kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.
Për sa më sipër kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:
Institucionet përgjegjëse a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?
Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet I përmasave të tilla.
Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qendror dhe vendor?
Nëse e gjykoni të domosdoshme jam I gatshëm të mbledh këshillin e sigurisë kombëtare qoftë edhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim I situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarët në radhë të parë.
Grupi i tifozëve “Plisat” nga Prishtina sot kanë nisur një aksion për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ky grup tani është duke mbledhur ndihma në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të sjellin ushqime, batanije e veshmbathje për ti dërguar drejt Shqipërisë, transmeton Koha.net.
“Plisat” kanë bërë të ditur se tashmë kanë gjetur një autobus për të dërguar gjësendet në Shqipëri, ndërsa bëjnë thirrje ndaj agjencive turistike që kanë mundësi ti ndihmojnë me transport, pasi nuk mjafton një autobus.
“Plisat” do të nisen drejt Shqipërisë sot në orën 15:00./KultPlus.com
Në breg pulëbardhat çajnë fluturim si kënga jonë plot mall. Këndojmë nga larg me dashuri, moj Arbëri.
Të parët tanë me brengë të lanë, sa kohë më nuk të panë? por sot si lule më je ti, moj Shqipëri.
(refreni) Valët e detit shkumojnë plot dallgë, bashkë me shokët në breg kemi dalë. Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri. Shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukur Shqipëri.
Këtej ne degë, ti rrënjë matanë, N`mes deti me stuhi. Shkuan kaq mote e degët s’u thanë, moj Arbëri!
Kjo kënga jonë, për ty përherë na djeg si zjarr në gji. Tek zjarri yt ne jemi përjetë, moj Shqipëri!
(refreni) Valët e detit shkumojnë plot dallgë, bashkë me shokët në breg kemi dalë. Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri. Shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukur Shqipëri./KultPlus.com
Në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe familjet e tyre, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të parapara të mbahen të martën dhe të mërkurën, në kuadër të shënimit të 28 nëntorit.
“Askush më shumë se
gjilanasit nuk e bashkëndjejnë tragjedinë nga tërmeti i sotëm në Shqipëri.
Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve iu urojmë shërim të
shpejtë. Gjilani dhe Kosova sot është me Shqipërinë. Në shenjë solidariteti me
viktimat dhe familjet e tyre, i kam anuluar të gjitha aktivitetet dy ditore
festive”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Komuna e Gjilanit do t’i mbaj aktivitetet e parapara vetëm të enjten, më 28 nëntor./KultPlus.com
Tërmet. Tërmet. Tërmet. Po ai lind, vjen në jetë. Qan. Duar e këmbë lëviz. I lidhin kërthizën. E lajnë. Pastaj ndër shpërgënjtë e ngrohtë e mbështjellin e ndjehet mirë. Tërmet. Po ai klith, do sisë./KultPlus.com
Qeveria e Kosovës do t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave Bedri Hamzës
Rafuna ka thënë se Qeveria e Kosovës ka në planë t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
“Sot në mbledhjen e Qeverisë që do të mbahet do të merret vendimi që t’i ndajmë 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë”, ka thënë ai./lajmi.net/KultPlus.com
“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ka nisë me lansimin e këngës “Ajo është ba”, me test të Vlora Konushevcit, me kompozim të Edon Ramadanit, kurse është kënduar nga Denik Prizreni.
Kjo këngë është realizuar me mbështetje të UNDP,
UN Ëomen dhe UNFPA. KultPlus ju sjell këtë këngë të interpretuar nga Denik Prizreni,
sikurse që sjell teksti e Vlora Konushevcit.
Ajo asht ba prej grushtave që ja ke falë prej vujtjeve që ja ke dhanë Ajo asht ba Edhe nuk duron ma Tortura Drama Trauma
Dashnia s’dhemb Dashnia s’tremb Burrin
Dashnia s’rren Dashnia s’then Gurin
Dashnia s’shan Dashnia s’vran Trupin
Ajo asht ba prej dheut që ja ke marr prej zanit që ja ke ndal Ajo asht ba Edhe nuk duron ma Tortura Drama Trauma
Dashnija s’vjen me këtë çmim e veshun me mashtrim s’asht faltore për krim Ajo asht ba Edhe nuk duron ma Ajo asht ba me shumë mund Ligësia jote ka marr fund/KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve
“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të
merr këtë titull në Tiranë.
Rajmonda Balilaj është një
ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian
Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Rajmonda
Balilaj , kryetare e Bashkisë
Patos, Shqipëri
Mes historive të suksesit në
Shqipëri, është vlerësuar historia e suksesit të Rajmonda Balilaj,
Kryebashkiakes së parë femër që i është besuar për herë të parë në Shqipëri, të
drejtojë një qytet për tre mandate radhazi.
Nënë e tre fëmijëve, ekonomiste
e shkëlqyer, lindur dhe rritur në Patos, Rajmonda ka ditur të ruajë ekuilibrat
dhe të fitojë zemrat e të gjithëve, me, përkushtimin dhe kujdesin e trefishtë:
si drejtuese, si nënë e si grua.
Modeli saj i politikbërjes i përgjigjet politikanit menaxher, administrator, lider që mbi gjithçka, duhet të frymëzojë dhe të ofrojë besim. Mes këtyre vlerave, duhet të bësh “ekonomi”, ndaj ka zgjedhur këtë profesion, ndaj i ka orientuar politikat e zhvillimit, politikat e shërbimit dhe politikat sociale drejt ekulibrave financiarë. /KultPlus.com
Bledar Kurti sjell Kadarenë ndryshe në librin KAFE ME MJESHTRIN , botimet Onufri. Një bisedë prej tri orëshe të autorit me Ismail Kadarenë, por që përmblidhet në një rrëfim tejet të veçantë ku në këtë bashkëbisedim përfshihen çështje të rëndësishme për fajet e kombit, krimet e diktaturës, përvojat personale të autorit, rrëfime ngjarjesh të vërteta drithëruese dhe rrëqethëse mbi eksodin e vitit 1991, dhe trajtim i tematikave më të rëndësishme të letërsisë në tërësi, por edhe në veçanti mbi rolin e Kadaresë si ndërgjegjja e një kombi në diktaturë dhe ditët e sotme; raporti i tij me Shqipërinë, Gjirokastrën, artin dhe letërsinë, e shumë tematika të tjera të rëndësishme mbi mjeshtrin dhe kombin.
Bledar Kurti
“Ai mjekërbardhi e ka fajin, Bledar, ai mjekërbardhi”, – tha mjeshtri dhe ktheu kafenë me fund. – “Ai, ai. Prej tij e trashëguam atë tragjedi”. Unë tunda kokën në shenjë pohimi dhe vura në punë motorët e intelektit se për kë e kishte fjalën. “Ai mjekërbardhi, me Manifesti komunist dhe Das Capital-in e tij. Ai, Karl Marksi, ishte shkaktari i gjithë asaj marrëzie. Bashkë me atë sifilistin tjetër. Me Leninin. Me atë sifilist të shëmtuar. Vdiq i verdhë dhe i shpërfytyruar. Ishte e ndaluar të komentohej për shëndetin e tij. Kushdo që do të fliste, do të vritej, ndaj u tha se vdiq nga një paralizë. Por e vërteta është se vdiq nga sifilizi. Sifilizi që zuri nga një prostitutë. I shëmtuar i gjallë, më i shëmtuar i vdekur, ai verdhacak i shpërfytyruar, bashkë me atë mjekërbardhin lindën përbindësha që vranë artistët. I vranë. I vranë në rrugët e Kinës, i mbytën në puse në Rusi, i burgosën dhe i pushkatuan në Shqipëri. I vranë shkrimtarët. Ai mjekërbardhi e ka fajin. Ai bashkë me atë sifilistin. A e mban mend? Sa vjet ke jetuar nën atë marrëzi?” Vura re që buzët i ishin tharë nga neveria dhe vreri që sapo kishte nxjerrë nga goja, por që e dija që buronin nga kthina më të thella të shpirtit dhe të kujtesës.
Sigurisht që e mbaja mend. Si mund të harroja vitet pa ushqim mbi tavolinë, pa rroba për të veshur, pa lodra për të luajtur. Sigurisht që i mbaja mend gozhdët në këpucët e shqyera tre numra më të mëdha (që t’i përdorja për shumë vjet), të cilat më gjakosnin këmbët çdo ditë. Më kujtohej fare mirë qumështi që pija një herë në vit, pasi mbaja radhën që në dy të mëngjesit për një shishe të vetme njëlitërshe. Më kujtohet edhe histeria e një kombi të tërë për të vajtuar vdekjen e Përbindëshit. Mbaja mend sesi na detyruan në klasë që të qanim me dënesë dhe sesi mësueset garonin se cila e ngrinte më lart zërin e vajit dhe derdhte më shumë nga lotët e dhimbjes për humbjen e diktatorit. Këto kujtime kanë qenë gjithmonë reale për mua. Një fëmijë mund të jetojë me pak bukë të fortë e çaj mali të zier, siç jetova unë dhe të gjithë shokët e mi, mund të veshë një palë pantallona të arnuara që nga klasa e tretë deri në të tetën, por një fëmijë nuk mund të privohet nga ngjyrat. Komunizmi na privoi nga ngjyrat. E gjithë Shqipëria ishte vetëm gri dhe e zezë. Ngjyrat e purgatorit dhe të ferrit. Çdo imazh e fasadë ishte e shpëlarë dhe e pangjyrë, duke stimuluar një gjendje kome kombëtare. Ferri ishte i vërtetë. Ferri ishte këtu.
I vetmi ushqim që kishim me ngjyrat ishte përmes librave të artit. Por këta ishin luks që vetëm mund t’i ëndërronim. Edhe kur i kërkoja ndonjë të afërmi që punonte në marinën tregtare të më sillte ndonjë libër arti, në kthim oficerët e kufirit në port inspektonin me imtësi dhe konfiskonin të gjithë ata libra që kishin piktura nudo, ose i lejonin marinarit të zgjidhte vetëm një faqe dhe pastaj librin e hidhnin në det apo e ruanin për vete për t’u masturbuar në darkë me ato kryeveprat që ishin më ndjellëse. Ky ishte koleksioni im i parë i artit. Faqe të zhubrosura të grisura nga librat. Në një komodinë pranë krevatit tim kisha Mona Lisën në një faqe me cepa të grisur, në një tjetër Davidin e Michelangelo-s të grisur në mes dhe në një tjetër Rojet e natës të Rembrandt-it me figurat anësore që mungonin nga tabloja. Ato ishin ngjyrat e mia të para në mes të atij terri që kishin pjellë ai mjekërbardhi dhe sifilisti, siç i quante mjeshtri.
“Ka ende mbetje të atij regjimi. Ndaj edhe po pengohemi të shkojmë drejt Europës. Nuk e duan integrimin e Shqipërisë. Duan ta çojnë deri në fund misionin e tyre. Ta mbajnë nën kthetra këtë vend. Ta mbajnë ende të burgosur”, – shtoi mjeshtri me inat.
Gjatë këtyre dy dekadave postkomuniste të gjithë shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që porta drejt Europës nuk është kyçur nga jashtë, por nga brenda. Me çelësat varur në ushkurët e brekusheve të pushtetarëve tanë provincialë, apo cilësdo relikte të atij regjimi që prodhoi mjekërbardhi, shqiptarët vazhdojnë t’i shtyjnë ditët e tyre nën realitetin e dhimbshëm të mbijetesës dhe me Europën shpëtimtare vetëm si një ëndërr.
Europa është një zonjë sharmante e cila pranon në shtrat si kontin ashtu edhe mullixhiun, por kurrsesi jo varrmihësit e shpresës. Dhe ne kemi shumë të tillë.
Nuk mund të fitohet liria me gardianë ëndrrash. Nëse mbetemi ende nën vargonjtë e pjellës së mjekërbardhit, një agim të ri shqiptarët do të zgjohen dhe do të kuptojnë që kanë mbetur pa atdhe, pa fe, pa emër, pa histori, pa kujtesë dhe pa shpresë. Shtëpitë e tyre do të jenë shndërruar në kurvëtore, ndërsa bijtë dhe bijat në kodoshë e lavire Babilonie. Në atë agim zgjimi, bastardëve dhe tradhtarëve të sotëm do t’u jenë ngritur monumente heronjsh, ndërsa heronjtë e vërtetë do të jenë tredhur si eunukë oborresh të lashta. Shqiptarët do të vajtojnë dhe do të mbulojnë kokën me dhé, ngaqë ajo profeci e së ardhmes u përmbush vetëm sepse ata sot mbetën duarkryq, vetëm sepse sot, në ditët e përhumbjes dhe ofshamës së madhe, ata zgjodhën të bëjnë asgjë për t’u spastruar nga demonët e së shkuarës.
Unë e besova mjeshtrin kur më tha se disa nga pjellat e mjekërbardhit luftojnë ende të mbajnë peng Shqipërinë. Në vitin 2009 mora një telefonatë anonime (numri ishte francez, por jam mëse i sigurt që ishte vetëm për mbulim) dhe përmes telefonit një zonjë nisi të më kërcënonte për shkrimet e mia në gazeta. Ndër shumë fjalë intimiduese e provokuese, një pyetje në veçanti më bëri vërtet habi: “A jeni komunist, z. Kurti?”
Në atë kohë unë isha 32 vjeç, pak vjet kisha që isha kthyer nga studimet në Angli dhe isha lektor universiteti. Gjëja e fundit që prisja nga cilado parti apo cilido faktor politik, social, qoftë edhe exclusif, ishte pyetja “A jeni komunist?”.
Hera e fundit që më ishte bërë kjo pyetje ishte në vitin 1989. Pra, njëzet vjet më përpara. Një fundverë unë i kërkova babait të më çonte në kampin e pionierëve në Pogradec. Im atë, kundrejt dëshirës së një fëmije dymbëdhjetë vjeçar për të shkuar me shokët në kamp dhe për të provuar bukë me reçel e gjalpë që nuk mund ta siguronte në shtëpi, mori pará hua dhe ma plotësoi dëshirën. Dy ditë pasi arrita në kampin e pionierëve në Pogradec, dëgjuam borinë që binte papushim për të na mbledhur në sheshin e kampit. Me qindra fëmijë u rreshtuan në vijë të drejtë. Drejtori i kampit vërtitej nga njëra anë në tjetrën të rreshtit duke britur: “Dëgjoni të gjithë. Pasnesër vjen në Pogradec shoqja Nexhmije Hoxha dhe kryeministri i Republikës Socialiste Popullore të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani. Dua dhjetë vajzat më të bukura dhe më të zgjuara për t’u dhënë lule të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike dhe një djalë të pashëm për t’i dhënë lule shoqes Nexhmije Hoxha.” Dhe vazhdonte të vërtitej nga njëra anë në tjetrën në rreshtin me qindra fëmijë.
Pasi zgjodhi dhjetë vajzat më të bukura, me sa duket, edhe më të zgjuarat a ku ta di, isha thjesht një fëmijë, drejtori i kampit i pa djemtë në sy një nga një. Pasi skanoi të gjithë rreshtin, drejtoi gishtin nga unë dhe më thirri t’i afrohesha. Eca me ngadalë, i frikësuar dhe i habitur drejt tij. Dhe ja, erdhi ajo pyetja që do të më bëhej njëzet vjet më vonë, “A je komunist?”, dhe më vuri dorën mbi sup. Do të ishte e pavërtetë nëse do t’ju thosha që ky ishte ai akti i shpagimit tim, pasi nuk ishte i tillë. Unë nuk u përgjigja, thjesht nga fakti që nuk e kuptoja ç’do të thoshte komunist. Në familjen time nuk kisha dëgjuar se ishim komunistë. Ndaj heshtja ime ishte një heshtje fëmijërore dhe jo heroike.
Pas dy ditësh, i veshur me rroba të reja, me shall atllazi të kuq të lidhur në qafë, dhe pas atij trajtimi të veçantë që na ishte bërë në mensë, duke na dhënë dy racione gjalpë dhe reçel, e jo një si zakonisht, erdhi dita e dhënies së tufave me lule. I gjithë populli i Pogradecit kishte dalë të brohoriste dhe të tundte flamurët: “Parti-Enver jemi gati kurdoherë. Parti-Enver jemi gati kurdoherë.” Makina të zeza ndaluan në fillim të bulevardit dhe me t’u hapur dyert, vajzat u nisën nxitimthi përpara kohës që na ishte caktuar, me tufa lulesh në duar, edhe unë nxitova pas tyre. Në atë eufori nuk isha gjëkundi afër Nexhmijes dhe mbeta me lule në dorë. Gjeta një shteg në mes të tjerëve dhe hyra e u përballa me një zonjë që ishte shumë më e re se Nexhmije Hoxha; ia dhashë asaj lulet. Byroja politike nisi të ecte drejt njerëzve dhe unë arrita ta fsheh dështimin tim duke u përzier me të tjerët.
Pasi u ulën në karriget e caktuara e të sistemuara në oborrin e Kavalishencës, nisi shfaqja me muzikë e kërcime popullore. Unë isha përzier me fëmijët e tjerë në rreshtin e parë. Në një moment të caktuar, Nexhmija më sheh dhe më drejton gishtin. Adjutantja e saj m’u afrua menjëherë, më tërhoqi nga krahu dhe më çoi tek ajo. Me t’u afruar, më puthi në faqe dhe më uli në prehër. Pavarësisht se isha thjesht një fëmijë, në ato momente arrita të kuptoj që unë, familja ime dhe të gjithë shqiptarët, nuk ishim privuar vetëm nga ngjyrat, por edhe nga ndjesitë njerëzore, si nuhatja dhe prekja. Shoqja Nexhmije kishte hedhur një parfum, aromën e të cilit nuk di edhe sot se si ta përshkruaj. Unë u shtanga i tëri. Nuk kisha nuhatur asgjë të tillë aq të ëmbël në jetën time. Mamaja, halla, gjyshja, tezja dhe asnjë femër në familjen time apo mësuese në shkollë nuk mbanin parfum, sepse nuk kishte të tillë, qoftë edhe një të lirë, e jo më si ai i Nexhmijes e cila ndoshta e kishte blerë në Paris apo në vende të tjera luksi. Kur më përqafoi, ndjeva edhe këmishën e saj ngjyrëblu prej mëndafshi, e cila ishte aq e butë sa edhe petalet e trëndafilit nuk do t’i bënin drejtësi. Pasi më puthi disa herë dhe më mbajti gjatë në prehër, më kërkoi të shkoja te kryeministri. Adil Çarçani më puthi plot jargë në faqe dhe më drejtoi për nga fëmijët e tjerë.
Parfum dhe mëndafsh. Dhe një fëmijë dymbëdhjetëvjeçar.
Teksa gratë shqiptare lanin me govatë leckat e trasha të menstruacioneve, lanin veten me kovë dhe me një sapun të zi që më shumë rripte lëkurën sesa tretej vetë, teksa partia e punës bënte plane se si të prodhonte parfumin “Sqetulla e kooperativistes”, paria e vendit më të varfër të Europës fshihte marrëzinë me parfum dhe me mëndafsh të blerë në Champs-Élysées.
“Të gjitha kafshët janë të barabarta. Por disa kafshë janë më të barabarta sesa të tjerat”, – shkroi George Orwell te Ferma e kafshëve, ku shtjellon më së miri historinë e derrave me parfum dhe mëndafsh, dhe të kafshëve që ngordhën ashtu siç ngordhëm edhe ne për gjysmë shekulli.
“Mjekërbardhi”, – tha mjeshtri Kadare. – “Ai Marksi, mjekërbardhi. Ai e ka fajin. Bashkë me Leninin, me atë sifilistin e shëmtuar”. Më shumë se njëqind milionë viktima sollën idetë gijotinë të mjekërbardhit dhe dyqind shkrimtarë shqiptarë, dyqind levitë të fjalës u pushkatuan, u varën, u burgosën dhe u torturuan me mënyrat më çnjerëzore.“Mjekërbardhi”, – tha mjeshtri dhe me zemëratë i përmendte emrin./Gazeta Liberale
Banka Raiffeisen në Kosovë u rikthye për të përkrahur sërish artistët kosovarë, duke u mundësuar atyre ekspozimin e veprave të veta, ekspozita këto që do të zënë vend në qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Ishte ekspozita e artistes Fitore Berisha, ajo e cila bëri edhe ri-hapjen e
Raiffeisen Gallery, ku përmes artit të saj ajo kishte shfaqur emocionet që
përçohen nga njerëzit që na rrethojnë.
Hapjen zyrtare të ekspozitës e bëri drejtori gjeneral i Bankës Raiffeisen, Zt.
Robert Wright, i cili në fjalimin e tij u shpreh të jetë një adhurues i artit
dhe artistëve kosovarë. ”Duke filluar nga viti 2016 kemi mbështetur shumë
artistë kosovarë, gjithmonë më kanë mahnitur aftësitë e këtyre artistëve. Kemi
menduar se ku do të ishte më mirë që t’i ekspozojmë këto vepra dhe erdhëm në
përfundim që të ekspozohen në qendrën më të madhe tregtare, siç është Albi
Mall, në mënyrë që arti i këtyre artistëve të shihet nga shumë njerëz. Gjatë
vitit tjetër, punën e tyre në këtë Galeri, do ta ekspozojnë gjithsej 12
artistë. Po ashtu jemi në proces të blerjes së këtyre veprave për t’i vendosur
më pas në zyrën tonë qendrore në Prishtinë”, u shpreh ai.
Raiffeisen Gallery ka për qëllim të jetë sa më përkrahës në punën e
artistëve tanë, duke u mundësuar ekspozimin dhe shitjen e veprave të tyre.
”Arsyeja pse e përkrahim ne këtë mini Galeri është për të iu dhënë
hapësirë artistëve të rinj për ekspozimin e pikturave të tyre ndërsa pse e kemi
përzgjedh pikërisht Albi Mall ka qenë meqë është një vend shumë i frekuentuar,
deklaroi Vlora Kasumi në emër të Bankës Raiffaisen për KultPlus.
E pranishme në këtë ekspozitë ishte edhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare
të Kosovës, Arta Agani, e cila tregoi se e pëlqen shumë artin e Fitores, duke e
konsideruar si një art me stil të jashtëzakonshëm e të guximshëm.
”Më vjen shumë mirë që Banka Raiffeisen merret me të tilla iniciativa,
tashmë me një hapësirë edhe më të gjerë, në një vend ku ka më shumë vizitorë
dhe njerëzit mund të jenë në kontakt të drejtpërdrejt me artin. Ndërsa
ekspozita e Fitore Berishës është shumë e qëlluar për hapjen e Galerisë dhe më
vjen shumë mirë që Banka Raiffeisen e ka përkrahur artin e saj”, tha ajo ndër
të tjerash për KultPlus.
Robert Wright, drejtori ekzekutiv i Raiffeisen Bank, u shpreh. ”Është hera
e parë që unë po e shoh artin e Fitores dhe më duhet të them që më ka lënë
shumë përshtypje, gëzohem që e ka sjell artin e saj edhe në Kosovë. Aftësitë e
artistëve kosovarë janë të mahnitshme, këtë gjë e kam hetuar edhe në Festivalin
e Filmit të cilin ne e mbështesim”, potencoi ai për KultPlus.
Fitore Berisha, për KultPlus u shpreh shumë e kënaqur me iniciativën dhe
mundësinë që Banka Raiffaisen u ka dhënë artistëve kosovarë. Ajo po ashtu
tregoi edhe për realizimin e veprave të saj dhe mbi atë se çfarë e inspiron
artin e saj. ”Disa punime janë të realizuara vitin e kaluar, mirëpo ajo që unë
shprehi përmes këtyre fytyrave në artin tim, është se të gjithë jemi shumë të
ndjeshëm dhe unë jam shumë e lidhur me njerëzit, ata më inspirojnë mua. Unë e
gjej më të mirën tek ata dhe shpesh bashkë ndjejë dhimbjen e tyre. Për mua arti
është një lloj terapie sepse neve si artistë na përmbush vetëm arti. Në
përgjithësi, më pëlqen shumë ideja që Banka Raiffeisen u ka dhënë mundësi
artistëve me ekspozita dhe blerjen e veprave”, potencoi ajo për KultPlus.
Fitore Berisha ka lindur në vitin 1971 në Prishtinë. Studioi në Akademinë e Arteve – dega pikturë. Në vitin 2003 e themeloi organizatën Mural Art Group (MAG) ku me ekipin e saj krijuan disa murale në qendër, po ashtu projekte tjera të financuara. Qëllimi i organizatës ka qenë të punojë me artistë të cilët janë të inspiruar ta zbukurojnë qytetin e Prishtinës dhe të inspirojnë qytetet tjera. / KultPlus.com
Performanca e saj në skenën e madhe të AMA (American Music Awards), është komentuar shumë edhe në rrjete sociale, ku po e vlerësojnë si një nga performancat më të fuqishme të Dua Lipës, përcjellë KultPlus.
Kjo performancë e Dua
Lipës është mbajtur në Microsoft Theater, në Los Anxhelos, ku kanë performuar
edhe shumë yje të tjera botërore.
Dua Lipa është paraqitur me këngën “Don’t Start Noë”, ku në videon e bashkangjitur mund ta shihni këtë performancë./KultPlus.com
KultPlus deri më 12 dhjetor
kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të
prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Silvana Çeliku është një ndër 21 zonjat që do të
merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan
KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Dr.
Sh. M Silvana Çeliku Shefe e Shërbimit pranë
shërbimit Onkologjik, (QSUT).pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë së
Pergjithshme
Dr. Sh. M Silvana Çeliku. Mjeke onko-gjinekologe, Shefe e shërbimit pranë shërbimit Onkologjik, (QSUT), pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë se Pergjitheshme. Sot, në se se do t’i jepej mundësia të kthehej pas në kohë dhe të ndodhej para disa zgjedhjeve, alternativea e saj e vetme do të ishte sërish mjekësia. Ka disa dashuri të shtrenjta në jetë dhe një nga ato për Dr.Silvana Çelikun, është salla e operacionit, kirurgjia. Të jesh grua dhe kirurge nuk është e lehtë por ajo preferuar të ketë filozofinë e saj të ecjes në jetë : “kurrë mos u dorëzo.”Edhe nese diku pengohesh mbështetu në forcat e dijet e tua e vazhdo perpara. Pengesat të bëjne më të fortë i thoshte gjithmonë babai i saj i mirë, mësuesi ,frymëzuesi dhe modeli i saj i pavdekshëm, dr. Gazmend Velçani . /KultPlus.com