“Vdekja është diçka e pashmangshme. Kur një njeri bën atë që konsideron se është detyra e tij ndaj popullit dhe vendit, mund të prehet në paqe. Mendoj se ne e kemi bërë, prandaj unë do të fle në përjetësi.” – Nelson Mandela
“Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij.” – Albert Einstein
“Errësira nuk e dëbon dot errësirën, vetëm drita mund ta bëjë. Edhe urrejtja nuk e dëbon dot urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë.” – Martin Luther King Jr.
“Mirësia është gjuha që të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shikojnë.” – Mark Twain
“Unë nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo vjen shumë shpejt.” – Albert Einstein
“Ke armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë se ke qëndruar fort për diçka në jetën tënde.” – Winston Churchill
“Nëse do siguri, shko në burg. Atje ke gjithçka: ushqim, rroba, kujdes mjekësor, e kështu me radhë. E vetmja gjë që të mungon është LIRIA.” – Dwight D. Eisenhower
“Nëse mendon se je shumë i vogël për të sjellë ndryshimin, provo të flesh me një mushkonjë.” – Dalai Lama
“Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde, janë DITA KUR KE LINDUR dhe dita KUR KE KUPTUAR PERSENË.” – Mark Twain
“Ne jemi zotër të fjalëve të pathëna, por bëhemi skllevër të fjalëve që na shpëtojnë nga goja.” – Winston Churchill
“Fal, por mos harro, përndryshe do të lëndohesh sërish. Falja ndryshon këndvështrimin. Harresa humbet mësimin.” – Paulo Coelho
“Mos i jep askujt fuqinë që të të ulë poshtë. Ata që URREJNË janë thjesht HUMBËSA që bëjnë gjoja sikur janë fitues.” – Paulo Coelho
“Të thuash të vërtetën duke e bërë dikë të qajë, është më mirë se të thuash një gënjeshtër duke e bërë dikë të buzëqeshë.” – Paulo Coelho
“Eshtë më e kollajtë t’i bësh njerëzit për budallenjë, se sa t’i bindësh se i ke bërë për budallenj.” – Mark Twain
“Ti takon njerëz që të harrojnë. Pastaj ti harron njerëz që takon. Por ndonjëherë ti takon njerëz që nuk i harron dot. Këta janë miqtë.” – Mark Twain/filozofia.al
#1. Ai nga i cili nga fëmijëria e di se puna është kusht i jetës, që e kupton vetë se buka nxirret me djersën e ballit, ai është i gatshëm për heroizëm, sepse në ditën dhe në orën që duhet, ai ka vullnet, guxim dhe forcë. – Jules Verne
#2. Ai që bën planin e punës që do të kryejë, ka një veti që e nxjerr përtej edhe në çastet e vështira të jetës. – Viktor Hygo
#3. Ai që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku
#4. Ai që nuk punon, nuk ekziston. – Thënie Anonime
#5. Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes. – Thënie Turke
#6. Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur. – Immanuel Kant
#7. Asnjë bletë punëtore nuk rri të dëgjojë këshillat praktike të një tartabiqi. – E. Haberd
#8. Ata që përpiqen të bëjnë diçka dhe humbasin, janë më të mirë se ata që rastisin të bëjnë diçka pa u munduar tare. – Mark Tëain
#9. Atij puna s’i ka duk Që e bën për me u duk. – Naim Frashëri
#10. Bëhu më mirë murator nëse ke talent për këtë punë. – Nicolas Boileau
#11. Frymëzimi është vëllai i punës. – Charles Baudelaire
#12. Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras
#13. E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna. – B. Shou
#14. Buka s’bie nga qielli. – Thënie Italiane
#15. Burrat e shtetit jani si kirurgët: gabimet e tyre janë vdekjeprurëse. – F. Moniak
#16. Ç’do të ishte bota pa moralin e punës? Një grumbull kriminelësh, idealistësh dhe dembelësh. – Erich Maria Remarque
#17. Dembelët e çdo lloji qofshin, janë gjithmonë njerëz mediokër. – Volteri
#18. Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe
#19. Ditët e punës! Të vetmet ditë që kam jetuar! – P. Buast
#20. Duhet ta ndërtosh jetën në mënyrë të tillë, që puna të jetë e domosdoshme. Pa punë nuk mund të ketë jetë të pastër e të gëzuar. – Anton Chekhov
#21. E mira e njerëzve është jeta. Kurse e mira e jetës është te puna. – Leo Tolstoy
#22. Gabimet janë individuale. Vështroja gabimet që ta njohësh se ç’njeri është. – Confucius
#23. Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë. – Oscar Ëilde
#24. Gjëja më e rëndësishme nga të gjitha në jetë është zgjedhja e profesionit. – Blaise Pascal
#25. Gjithë gëzimi i jetës është puna krijuese. Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen. – Romain Rolland
#26. Gjithë jetën unë i kam parë si heronj të vërtetë të gjithë ata njerëz, që e duan punën e dinë të punojnë. – Maxim Gorky
#27. Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte
#28. Jeta pa punë s’mund të jetë e pastër. – Anton Chekhov
#29. Jetova aq sa punova. – Volfang Gëte
#30. Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj. – Naim Frashëri
#31. Kryesore është puna. Talenti pa punë është si fishekzjarri: ndriçon e të verbon disa çaste, pastaj zhduket pa lënë gjurmë. – Roger Martin du Gard
#32. Kur bën diçka, bëje mirë. Në rast se nuk mundesh ose nuk dëshiron ta bësh mirë, atëherë mos e bëj fare. – Leo Tolstoy
#33. Kur puna bëhet me dhunë, atëherë jeta është robëri. – Maxim Gorky
#34. Mos dëgjo tjetrin ç’thotë,pa shiko se ç’bën në botë. – Naim Frashëri
#35. Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen
#36. Më mirë të bësh disa punë të përkryera, se sa të bësh dhjetë herë më shumë dhe keq. – Aristoteli
#37. Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje se sa pa punë. – Lucius Annaeus Seneca
#38. Më mirë një punë në dorë, se njëqind vetëm në mendje. – Thënie Anonime
#39. Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci
#40. Lartësia e kulturës është gjihmonë në vartësi të drejtë me dashurinë për punën. – Maxim Gorky
#41. Kush përpiqet pa reshtur, ai është i shpëtuar. – Volfang Gëte
#42. Kush do të punojë, kurrë s’mbetet pa punë. – Thënie Anonime
#43. Kush bën llogari t’i sjellë vetes shëndet duke mos bërë asgjë e duke ndenjur si dembel, ai gabon po aq rëndë sa edhe njeriu që mendon të përsosë zërin e vet duke ndenjur në heshtje. – Plutarku
#44. Kush përpiqet e punon Gjithë punët i mbaron. – Naim Frashëri
#45. Mos e pyet se ç’gjë beson, Po i shih punën që punon. – Naim Frashëri
#46. Mos fol për një dru, pa parë pemët e tij. – Thënie Indiane
#47. Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle
#48. Mos u lut, po puno. – Thënie Japoneze
#49. Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës. – Thënie Franceze
#50. Natën e ndiej veten të qetë, po të kem punuar gjithë ditën. – Jean-Jacques Rousseau
#51. Natyra i shet të mirat materiale vetëm me një çmim që e ka emrin punë. – Leonardo Da Vinci
#52. Natyra nuk është një tempull, por një punishte, ku njeriu e ka vendin si punëtor. – Ivan Turgenev
#53. Ne jemi një pikë në oqeanin e guximit, po të mos ishte kjo pikë diçka do t’i mungonte oqeanit. – Nënë Tereza
#54. Ndihma jonë është vetja jonë. – Jeronim De Rada
#55. Në botë mund ta ndjesh veten si në shtëpi vetëm duke punuar. Ai që nuk punon, nuk ka atdhe. – Berthold Auerbach
#56. Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës. – Thënie Taxhike
#57. Në qoftë se nga përtacia do të shtrihem në shtrat dhe do të më zërë gjumi, atëherë më mirë të vdes. – Volfang Gëte
#58. Në qoftë se pushon gjatë, do të ndryshkesh shpejt. – Thënie Ruse
#59. Nuk e formon momenti njeriun, por është njeriu ai që krijon epokën. – Oscar Ëilde
#60. Nuk është kurrë shpejt të pyesësh veten: po bëj diçka apo po merrem me vogëlima. – Anton Chekhov
#61. Nuk ka dhe nuk mund të ketë pasuri të drejtë. – Anton Chekhov
#62. Nuk ka pasur punë të mëdha pa pengesa të mëdha. – Volteri
#63. Nuk mjafton vetëm dija, duhet edhe ta përdorësh atë; nuk mjafton të duash diçka, duhet edhe të veprosh. – Volfang Gëte
#64. Nuk mund të ketë gjeni pa energji të jashtëzakonshme dhe aftësi të jashtëzakonshme në punë. I ashtuquajturi gjeni, për të cilin janë të huaja si njëra dhe tjetra, është vetëm një flluskë e bukur sapuni ose një kambial për të mirat e ardhshme diku në hënë. – K. Libkneht
#65. Njeriu që nuk merret me punë, kurrë nuk mund të gëzojë lumturi të plotë, në fytyrën e dembelit gjithmonë do të gjeni vulën e pakënaqësisë e të apatisë. – Heinrich Heine
#66. Njeriu që vetëm për vete punon është si dru, që pemë s’lëshon. – Naim Frashëri
#67. Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë të hajë çdo ditë peshk, por duke e mësuar të zërë peshk. – Thënie Kineze
#68. Një hektar veprim është më i vlefshëm se një botë-premtim. – Volteri
#69. Një nga zakonet më të këqija që mund të mësojë njeriu është përtimi. – Lucius Annaeus Seneca
#70. Një njeri i ditur i cili ka parë çdo gjë, nuk vlen sa njeriu që ka bërë gjithsej një send me duart e veta. – Thënie Kineze
#71. Një njeri nuk vlen aspak më shumë se tjetri në qoftë se nuk punon më shumë se tjetri. – Miguel De Servantes
#72. Një orë punë të mëson më shumë se sa një orë shpjegim – Jean-Jacques Rousseau
#73. Pa punë nuk arrihet asgjë me të vërtetë e madhe. – Alexander Pushkin
#74. Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor. Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme. – Leo Tolstoy
#75. Paraja është shërbëtor i të mençurit dhe zotni i budallait. – Sami Frashëri
#77. Perënditë caktuan që, para se njeriu t’ia arrijë suksesit, të djersitet mirë. – Hesiodi
#78. Për çdo njeri ka një lloj pune në të cilën ai do të bëhej i dobishëm për shoqërinë, duke gjetur aty njëkohësisht lumturinë e vet. M. Barre
#79. Për dembelin çdo punë është e rëndë. – Gjerasim Qiriazi
#80. Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa. – Ludëig van Beethoven
#81. Për njeriun që bën një punë të vlefshme s’do të ketë kurrë vdekje. – Naim Frashëri
#82. Përse nxitojnë ditët? I shtyn puna. Kush i shtyn ditët me vështirësi? Përtacia. – Volfang Gëte
#83. Përvoja është një krehër që jeta ta jep pasi ke humbur flokët. – J. Strevc
#84. Përvoja është rrugë e gjatë dhe shkollë e shtrenjtë. – Thënie Indiane
#85. Po të ecësh do të kalosh majat e maleve, po të rrish në vend do të biesh në greminë. – Thënie Polake
#86. Po të kesh duar të mira edhe guri jep pemë – Maxim Gorky
#87. Puna është e domosdoshme për shëndetin e njeriut, lodhja është e nevojshme për të shijuar pushimin. – Honore De Balzak
#88. Puna është nëna e gëzimit – Volteri
#89. Puna është për gomarët, thonë gomarët – Thënie Anonime
#90. Puna është receta ime për shëndetin. – Jack London
#91. Puna është thesari më i cmuar i njeriut. – Ciceroni
#92. Puna është ushqimi i shpirtrave fisnikë. – Lucius Annaeus Seneca
#93. Puna i jep shkëlqim rinisë dhe nder pleqërisë. – Honore De Balzak
#94. Puna këmbëngulëse mund cdo gjë. – Virgjili
#95. Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën. – Volteri
#96. Puna përtërin edhe lëkurën, edhe gjakun e shpirtit. – Romain Rolland
#97. Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë. – Naim Frashëeri
#98. Puna që e duam na zgjon herët dhe ne i futemi me gëzim. – Ëilliam Shakespeare
#99. Puna të jep zemër dhe besim: njeriu që punon është gjithmonë i mirë. – E. Zola
#100. Puna vetëm atëherë është gëzim, kur pa dyshim është e nevojshme. – Leo Tolstoy
#101. Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa punojmë vetë. – Jean-Jacques Rousseau
#102. Punët përcaktohen sipas qëllimeve: quhet e madhe ajo punë, e cila ka edhe qëllimin e madh. – Anton Chekhov
#103.Puno dhe rrëmbeje çdo çast. Kështu do të ndodhë që të varesh më pak nga dita e nesërme, në qoftë se të sotmen e shfrytëzon mirë. – Lucius Annaeus Seneca
#104. Puna, puna! Sa i lumtur jam kur punoj! Puna dhe mundimi janë gjërat më të mira që bëj në këtë botë. – Leo Tolstoy
#105. Qeni që nuk bën gjë është plot me pleshta. – Thënie Spanjolle
#106. Qetësia mbyt. I gjallë është vetëm ai që punon. – Kornero
#107. Rrojmë me punë dhe jo me vite. – Michelangelo
#108. Sa më e lartë është kultura, aq më e ndershme është puna. – V. Rosher
#109. Sado të mendosh, po nuk veprove nuk mund të largosh as edhe një gur nga rruga. – Maxim Gorky
#110. Sikur tërë viti të shndërrohej në një festë të gëzuar, atëherë dëfrimi do të bëhej më i mërzitshëm se puna. – Ëilliam Shakespeare
#111. S’ka njeri që të vdesë urie, kur di të punojë. Uria i mban këmbët përpara portës së njeriut punëtor dhe nuk guxon të hyjë. – Benjamin Franklin
#112. Shpresa është ëndërr e të zgjuarëve. – Aristoteli
#113. Ta ngjallësh dashurinë për punë është shumë e vështirë, kurse ta vrasësh këtë dashuri është jashtëzakonisht e lehtë. – K. Stanislavski
#114. Talentet më të mira humbasin nga të ndenjurit kot. – Michel de Montaigne
#115. Talenti zhvilohet nga ndjenja e dashurisë për punën, bile ndoshta talenti në thelb është vetëm dashuria për punën, për procesin e punës. – Maxim Gorky
#116. Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë. – Anton Chekhov
#117. Të jesh njeri do të thotë jo vetëm të kesh dituri, por edhe të bësh për brezat e ardhshëm atë që kanë bërë paraardhësit për ne. – G. Lihtenberg
#118. Të jesh pa punë e të mos ekzistosh fare është po ajo gjë. – Volteri
#119. Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote: shumica ekzistojnë, kjo është e gjitha. – Oscar Ëilde
#120. Të më besoni që nëse kërkimet e mia kanë sjellë disa rezultate të dobishme, ato i detyrohen punës dhe durimit. – Isaac Njuton
#121. Të mos e bëjmë rrojtjen tonë vdekje të përditshme, por ta bëjmë luftë dhe punë. – Fan Noli
#122. Të rrojmë me dobi, të vdesim me dobi. – Fan Noli
#123. Tjetrit falja shpesh gabimet, vetes asnjëherë. – Thënie Latine
#124. Thesar i vërtetë për njerëzit është zotësia për të punuar. – Ezopi
#125. Veprim, veprim, veprim. – Demosteni
#126. Zot është ai i cili përpiqet. – Maxim Gorky
#127. Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë. – Thënie Mongole
Që kur jam dashuruar me ty, çdo gjë është transformuar dhe është kaq plot me bukuri… Dashuria është si një parfum, si një burim, si shiu. A e di, qielli im, ti je si shiu dhe unë, si toka, të marr e të pres.
Të dua më shumë se lëkurën time edhe pse ti nuk më do në mënyrën e njëjtë, por sërish më do, apo? Edhe nëse s’më do, unë gjithnjë do të shpresoj se ti do të më duash dhe me këtë do jem e kënaqur. Më duaj pak. Unë të adhuroj
Ndonjëherë më shumë më pëlqen t’u flasë punëtorëve të ndërtimit, sesa idiotëve që e quajnë veten të edukuar.
Kurrë nuk pikturoj ëndrrat apo mankthet, pikturoj realitetin.
Ajo që nuk më vret, më mban gjallë.
Doktor, nëse më lë të pi këtë tekila nuk do të pi në funeralin tim.
Bukuria dhe shëmtia janë një vegim sepse të tjerët përfundojnë duke parë çfarë ka brenda nesh.
Unë pikturoj lule në mënyrë që ato të mos vdesin.
Asnjë vend në botë nuk është më i trishtë se sa një krevat bosh./filozofia.al
Kënga “Lule Borë” është ripunuar nga kompozitori izraelit Boris
Pigovat, nesër do të prezantohet nga pianistja Almira Emiri
Pjesë izraelite, shqiptare dhe hungareze do të vijnë në koncertin
recital të pianistes së njohur Almira Emiri, më 2 maj në Prishtinë, shkruan
KultPlus.
Në program do të ketë vepra të kompozitorëve si: Kodaly, Schubert, Pigovat, Liszt, B.Pigovat, S.Gjoni, Zombola, Marzocchi e të tjerë.
Koncerti do të mbahet më 2 maj në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare duke filluar nga ora 19:00./ KultPlus.com
Elia Pirra merr pjesë në kampingun e organizuar nga Qeveria e Izraelit, “Chidon Hatanach Israel /5779-2019”
Elia Pirra quhet shqiptari me origjinë hebraike, i përzgjedhur nga Shqipëria, i cili po merr pjesë në kampingun e organizuar nga Qeveria e Izraelit, “Chidon Hatanach Israel /5779-2019”, dhe ku në të do të marrin pjesë të rinj nga e gjithë botë.
Në programin 15 ditor, përveç tureve në vendet e shenjta të Izraelit, njohjen me historinë e hebraizimit, në program është edhe një edhe një surprizë e bukur: një takim me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, ku lideri izraelit do të mbajë edhe një fjalim.
Një tjetër vizitë e rendësishme është edhe ajo në Murin e Lutjeve, HaKotel Hamaaravi, ku ata do të priten nga kryerabini i Jeruzalemit.
I gjithë aktiviteti, i cili zhvillohet një herë në vit, financohet plotësisht nga Qeveria izraelite, përfshirë edhe biletat dhe akomodimin.
Edhe pse vetëm 14 vjeç, Elia Pirra është i njohur në Shqipëri, pasi ka fituar disa çmime të ndryshme si një pianist shumë i talentuar, duke dhënë disa koncerte solo apo duete pianistike.
Familja Pirra është e njohur në Shqipëri për kontributin e saj të çmuar në promovimin e hebraizmit në vendin tonë, duke organizuar dhe mbështetur disa festa të njohura hebraike, duke marrë pjesë rregullisht në aktivitetet e organizuara nga Ambasada e Izraelit dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Ekipi i filmi të gjatë artistik “Galaktika e Andromedës” me skenar dhe regji të More Raçës, dhe producent Sunaj Raçën ka filluar fazën e parë të xhirimeve në muajin shkurt dhe tash ka rifilluar fazën e dytë finale që do të përfundojnë me 14 Maj 2019.
Filmi Galaktika e
Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë
problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./KultPlus.com
Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka dëshmuar para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan tmerrin që e ka përjetuar nga forcat serbe.
Ajo e shpalosi historinë e saj të trishtë, ku si 16-vjeçare është sulmuar dhe dhunuar seksualisht, rrëfim ky që i përloti edhe disa të pranishëm në këtë kongres.
“Dua t’ju falënderoj qe ma dhatë nderin që tregimin tim ta ndaj me ju”.
“Më 14 prill kur isha 16-vjeçe një polic hyri në shtëpinë tonë dhe po e kërkonte babanë dhe vëlezërit e mi. Unë isha me nënën time. Ata na kërkuan letërnjoftimet. Pasi qe e pa letërnjoftimin tim e mbajti dhe më tha të shkoj në stacionin policor të jap deklaratë për burrat e shtëpisë. Në atë moment axha e pyeti se ‘pse po e merr vajzën’, ndërkaq polici i tha mos lëvizni se do t’ju vrasim. Nëna ime i tha ‘më merrni mua’, por ata i thanë jo se ajo është fëmijë dhe nuk është në gjendje të gënjejë se ku e ka babanë dhe vëllezërit”
“Polici më mori dhe më dërgoi në një shtëpi dhe më hodhi në dysheme. Unë fillova të bërtasë ndërkaq ai filloi të më dhunojë. Isha nën tytën e pushkës. Më keqtrajtoi. Më dhunonte dhe humba vetëdijen. Kur më erdhi vetëdija i kërkova të më vriste, por ai më tha ‘jo sepse kështu do të vuash më shumë. Dhe pati të drejtë. Më kujtohet qe e kishte dorën e plagosur dhe tha se po merrte hakmarrje nga unë meqë sipas tij e kishte plagosur UÇK-ja”
“Pasi me dhunoi, më la në një shitore aty afër dhe nuk guxova të bëj lëvizje sepse ishte fshat i bazuar me serbë. Më pas më nxori nga vetura dhe më dërgoi në atë shtëpi, dhe më dhunoi edhe një plak. Pastaj më lanë në fshat në rrugë. Eca në varrezat e fshatit sepse nuk doja të kthehesha në shtëpi”
“Ata më mësonin edhe çfarë t’u them në shtëpi – të them që kam qenë në stacion policor për te dëshmuar”
“Kur shkova në shtëpinë e axhës, ata më panë dhe nuk kanë pasur nevojë të më pyesin sepse një 16-vjeçare nuk ka çfarë të dëshmojë në polici, duke më parë edhe në çfarë gjendje fizike isha”
“Pastaj e raportova rastin në Kombet e Bashkuara, pastaj në EULEX. Kryesit e krimit janë identifikuar por tani pas 20 vjetësh ata nuk kanë dhënë llogari për atë që më kanë bërë. Janë të lirë”
“Gjithëçka që unë dua është drejtësia”.
“Sot jam nënë e dy vajzave dhe ua them atë çfarë unë kam kaluar dhe nuk do të jem në paqe deri sa të shoh drejtësinë. Kërkoj përndjekjen e krimineleve duke marre veprime imediate që do të ishte drejtësi për të gjithë të mbijetuarat”, është rrëfimi i Vasfijes në Kongresin Amerikan.
276138 gëzhoja plumbi kanë formuar portretin e heroit kosovar Agim Ramdani, të cilat janë vendosur në mozaikun e punuar nga Besart Gashi, shkruan KultPlus.
Për
këtë mozaik ka njoftuar për KultPlus vet Besart Gashi i cili ka treguar se për
këtë mozaik ka punuar me kërkesën e nipit të Agim Ramadanit, Muhamet Ajrullahu.
“Do
të jetë një dhuratë për familjen Ramadani, që do të shpaloset me rastin e datëlindjes
së heroit të madh Agim Ramadani, e që është më 3 maj”, ka thënë Gashi.
Ai
ka njoftuar se mozaiku është me dimensione 5X7 m, dhe sipas tij, ky mozaik është
me dimensionet më të mëdha që ekzistojnë në vendin tonë.
Poashtu është bërë e ditur se ky mozaik do të shpaloset më 3 maj, në ora 14:00 në qendër të qytetit të Gjilanit./KultPlus.com
Filmi “Bini” nga Erblin Nushi është shpërblyer për arritje të jashtëzakonshme në produksion në kategorinë e studentëve në garën rajonale të Emmy Awards, The National Capitol Chesapeake Bay, shkruan KultPlus.
Nushi pas pranimit të çmimit është shprehur së
nuk do të ndalet së treguari historitë e Kosovës.
“Ky udhëtim ka qenë një udhëtim që do e kujtojë gjithmonë. Falënderimi im shkon për ekipin punues që më ka ndihmuar që ta kthej këtë pjesë të jetës sime dhe historinë tmerruese të vendit tonë në një film. E dashur ime, Kosovë, unë nuk do të ndalem së treguari historinë tonë pasi që ne jemi të rëndësishëm”, është shprehur Nushi.
“Bini” bazohet në ngjarje të vërtetë. Erblin
Nushi ka qenë 6-vjeçar kur shpërtheu lufta në Kosovë. Filmin “Bini” e ka
realizuar si punim diplome. Ai ka kryer studimet bazike për film “George Mason
University” në Fairfax të Virginias në ShBA, ku është zhvendosur bashkë me
familjen më 2010.
Në filmin “Bini”, pos Lurni Krasniqit, në rolin e kryepersonazhit luajnë edhe Artiola Hamdija, Fjolla Nushi, Eshref Durmishi, Armond Morina, Florentina Ademi dhe Elena Shoshi. Xhirimet e këtij filmi ishin bërë në Pejë./ KultPlus.com
Disa ditë para dëshmisë së saj në Kongresin
Amerikan, mbi dhunën seksuale të ushtruar si mjet lufte gjatë luftës në Kosovë,
Vasfije Krasniqi-Goodman, do të flasë në konferencën më të madhe globale Women
Deliver që do të mbahet në Vankuver, Kanada.
Kjo konferencë ku priten të marrin pjesë rreth 8000 delegatë nga e gjithë bota, është organizuar në patronazhin e Kryeministrit Kanadez Justin Trudeau dhe zonjës Trudeau.
Falë mbështetjes së pakursyer së organizatorëve të konferencës dhe qeverisë kanadeze, jemi të lumtur që Vasfija do të ndajë historinë e saj dhe të 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë gjatë luftës dhe do të motivojë gratë në të gjithë botën që të ndajnë historitë e tyre dhe të luftojnë stigmatizimin mbi dhunën seksuale./ KultPlus.com
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me biçikletë ka shkuar deri të pallati mbretëror për të njoftuar mbretin Willem Alexander se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë.
Ai u fotografua duke e parkuar biçikletën para pallatit dhe duke e lidhur, në mënyrë që mos t’ia vjedhë askush.
Fotografitë e Ruttes zgjuan një interesim tejet të madh në rrjetet sociale.
Shumë persona, të cilët shikuan fotografitë, ishin të habitur me faktin se kryeministri i një shteti lëvizë me biçikletë, e jo me ndonjë automjet luksoz.
Të tjerët bënë komente qesharake, me disa të cilët komentuan fotografinë në të cilën Rutte shihet duke lidhur biçikletën, përcjell Rtv21.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan se Rutte kishte frikë se mbreti mund t’ia vidhte biçikletën.
Marrëveshja për formimin e Qeverisë së Holandës u arrit 208 ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Edhe një herë tjetër janë përkulur para obeliskut, në kujtim të të pagjeturve.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, i kujtuan mbi 1,600 të pagjetur të vendit, e megjithëse nuk folën këtu, në rrjete sociale shkruan për këtë ditë.
Sipas presidentit Thaçi, të pagjeturit janë një plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare, e në anën tjetër, kryeministri Haradinaj u zotua se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi për ta.
Por, me atë që është bërë deri tash, familjarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve, ndihen të zhgënjyer.
Megjithatë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, që bëri homazhe po ashtu pranë obeliskut, tha se nuk do të ketë një marrëveshje me Serbinë, pa qartësimin e hapave për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Me rastin e Ditës Kombëtare për personat e pagjetur, komunikatë ka dërguar edhe shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
“Familjet e personave të pagjetur mund të gjejnë ngushëllim vetëm atëherë kur e dinë fatin e të dashurve të tyre të pagjetur,” ka shkruar mes tjerash Papadopoulou, e cila ka ritheksuar vullnetin e misionit që të vazhdojnë ndihmën në procesin e identifikimit.
Një grumbull serbësh, pasditen e së shtunës kanë bllokuar një furrë, pronë e shqiptarëve në Borçë të Beogradit.
Me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb është mbushur vitrina e këtij lokale, në pjesën e saj të jashtme.
Aty po bëhet thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.
“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, përcjell Koha.net tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty.
Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë.
“Die neue albanische Küche: Mediterran, Modern, Mullixhiu” është libri me autorët Bledar Kola e Ursula Heinzelmann e me fotografi të Manuel Krug i cili është përfshirë në faqen gjigande Amazon, ku në të njëjtën kohë edhe promovohet restauranti i kuzhinierit shqiptar Bledar Kola, i cili mbanë emrin “Mullixhiu”, shkruan KultPlus.
Ky libër që ka cmimin prej 25 eurove dhe përfshinë 70 receta të kuzhinës, shoqërohet edhe me një artikull promovues për restaurantin “Mullixhiu”, i cili rëndësi të madhe u jep ushqimeve bio. /KultPlus.com
Ah ! do ta shohësh ti kur ajo mos të të dojë më Do ta shohësh ! Do të shohësh natë në mes të ditës Qiellin e zi në vend të yjeve Do të shohësh të njëjtën gjë Si unë
Edhe tokën, do ta shohësh ti, E toka, s’do të jetë tokë : S’do të të mbajë.
Edhe zjarrin, do ta shohësh ti, E zjarri, s’do të jetë zjarr : S’do të mund të lahesh në të.
Edhe ujin, do ta shohësh ti, E uji, s’do të jetë ujë : S’do të të freskojë.
Edhe erën, do ta shohësh ti, E era, s’do të jetë erë : S’do të të qetësojë.
Ah ! do ta shohësh ti kur ajo mos të të dojë më Do ta shohësh ! Do ta shohësh fytyrën tënde të huaj, Do të shohësh sa të mëdhenj janë sytë e frikës Do të shohësh të njëjtën gjë Si unë
Edhe tokën, do ta shohësh ti, E toka, s’do të jetë tokë : S’do të të mbajë.
Edhe zjarrin, do ta shohësh ti, E zjarri, s’do të jetë zjarr : S’do të mund të lahesh në të.
Edhe ujin, do ta shohësh ti, E uji, s’do të jetë ujë : S’do të të freskojë.
Edhe erën, do ta shohësh ti, E era, s’do të jetë erë : S’do të të qetësojë.
E të gjithë elementët, Të gjithë, do të të mallkojnë : Do të ishte më mirë për ty Të zhdukesh pa asnjë lajm !
Ka mbretëruar një mendim se Kati nuk ka pasur jetë private. Vërtet ajo ishte shumë e angazhuar, por pati edhe jetë private. Qe martuar me Pjetër Hilën, emigrant që konsiderohej në atë kohë, Shkodra.
Ajo ishte bërë edhe nënë: Lindi dy fëmijë që i vdiqen nga një sëmundje e rëndë, katër dhe dy vjeç. Më vonë mbeti edhe pa burrin, të cilin pushteti jugosllav ia dëboi nga Kosova si person i padëshiruar dhe e ktheu në Shqipëri. Kati nuk u martua më kurrë.
Mirëpo, një vit para se të vdiste (1968), ajo e vizitoi ish-bashkëshortin në Shkodër. Kati ia vizitoi familjen e tij të re. Ajo ia njohu gruan dhe dy fëmijtë e burrit, të cilët kishin po të njëjtit emra që paten edhe fëmijtë e Katit./KultPlus.com
“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 22 shkurtit 1920, në ballinë, shkrimin e medias amerikane “Chicago Tribune” në lidhje me reagimin e presidentit amerikan, Woodrow Wilson, për çështjen e kufijve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Presidenti Wilson refuzon ende Paktin e Londrës
Uashington, 21 shkurt.
Shkresa e re e Presidentit lidhur me çështjen e Adriatikut kërkon zgjidhjen e problemit në bazë të marrëveshjes së dhjetorit të kaluar. Ajo e hedh poshtë kategorikisht Paktin e Londrës, por e lë derën të hapur për një kompromis.
Presidenti vuri në dukje se nuk ishte konsultuar për marrëveshjen e arritur në janar, të cilën ai nuk do ta kishte pranuar nëse do t’i kishin kërkuar mendimin i tij.
Presidenti proteston në veçanti kundër dhënies së territorit të Volosës në favor të Italisë. Ai mendon se të gjitha pyetjet në lidhje me fatin e ardhshëm të Dalmacisë duhet të zgjidhen nëpërmjet rrugës diplomatike; ai thekson më tej se Shtetet e Bashkuara duhet të konsultohen për zgjidhjen e kufijve shqiptarë. (Chicago Tribune.)/ KultPlus.com
KultPlus ju sjellë këngën “qyteti” nga këngëtari dhe aktori Kushtrim Hoxha. Tekstin e kësaj këngë e ka bërë vet hoxha ndërsa aranzhimin Visar Kuqi.
Ndjej se era lehtë po fryn Shikoj si lulet çelin Ndjej atmosferën e çuditshme Ndjej atmosferën e mërzitshme Ndjej atmosferën e çuditshme
Këtë qytet ku unë e ti jetojmë Tani dhe era, era lehte po fryn Pikat e shiut në fytyrë i ndjej Në këtë qytet
Ref… N’qytet ku bie shi, dritat ndalen N’qytet kur bie shi, mendoj për ty N’qytet ku bie shi, lagemi unë e ti
N’qytet kur bie shi, atmosfera e çuditshme N’qytet kur bie shi, kafja e vogël punon N’qytet kur bie shi, unë e ti puthemi Jetojmë dhe duhemi në qytetin tonë./ KultPlus.com
Ik o gamor = përkëdhelje Ik ore gomar = sharje për dikë si budalla Qenke gomar fare = për dikë që nuk kupton diçka, ose që ja fut kot fare! Punon si gomar = për dikë që punon shumë Gomarllik = budallallik Ata kanë në krye një gomar = drejtues i paditur Je ngarkuar si gomar = mban peshë të rëndë dhe përgjegjësira të mëdha Mban ai si gomar = I duruar Pëllet si gomari = Kur dikush bërtet kot Vickla gomari = teke të dikujt Shiu i beharit si vrapi i gomarit = për diçka që ndodh shpejt dhe papritur e pa drejtim. Nuk ke ç’i bën gomarit i bie samarit = fajtor por që nuk ndëshkohet. etj.
Nga të gjitha këto vetëm identiteti gomari = kafshë shtëpiake është universal, i përdorur me të njejtin kuptim nga të gjithë, të tjerat janë metafora që marrin kuptim në kontekste pragmatike të caktuara.
Tani pas nja njëmijë vjetësh kur këto kuptime të dyta mos të jenë më dhe njerëzit e asaj kohe të lexojnë tekste te sotme, nuk do të kuptojnë sesi është e mundur që fjala gomar të ketë kuptimin e njëkohshëm :
kafshë shtëpiake me katërkëmbë dhe me veshë të gjata, këngëtar i keq, budalla, i duruar, i paditur, drejtues i dobët, njeri shumë puntor, njeri që merr përgjegjësi përsipër, tekanjoz, etj.
Ta zemë fjalinë :
Gomari pasi i hodhi ca vickla fatorinos, e pagoi biletën e autobuzit
Eshtë fjala për dikë që krejt pa arësye nuk deshte të paguante biletën e autobuzi dhe pasi bëri ca kundërshtime e pagoi atë.
Pas njëmijë vjetësh nuk përjashtohet që ndonjë historian i ditur ta përkthejë kështu:
Në Tiranë kishte autobuza për gomerë, dhe gomerët flsnin. Ose ka mundësi që gomerët dhe njerëzit udhëtonin në të njejtët autobuza. Ndodhte që gomerët e atëhershëm, që dinin të flisnin, protestonin për cmimin e biletave.
Sa qejf i kam gomerët, sidomos ata pa samar, që rrinë e tundin këmborët gjithë ditën dhe pastaj delirojnë duke pëllitur!/KultPlus.com
Ambasadori amerikan Philip Kosnett sot përveq që ka qenë i zënë me punë diplomatike, është marrë edhe me punë shtesë.
Kosnett ka marrë pjesë në një aksion të pastrimit të mbeturinave të lëna në hapësira publike në Kosovë. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Kosnett ka publikuar foto nga aksioni i sotëm. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të ruajnë ambientin dhe që mbajnë vendin e tyre të pastër.
Tutje Kosnett ka sfiduar qytetarët që edhe ata të kontribojnë në pastrimin e hapësirave publike.
Ky është postimi i plotë i Kosnett në Twitter:
Ambasada ishte jashtë dje për të bërë pjesën tonë për ta mbajtur Kosovën të pastër. Menzi po pres për të parë të gjithë që e bëjnë pjesën e tyre dhe të bashkohen sfidës #TrashTag #TrashTagKS Të e bëjmë ditën e Tokës çdo ditë #EarthDayEveryDay.
Mësimet e Nënë Terezës për dashurinë, ‘Sekreti i Lumturisë’, gjen një nga thëniet më të bukura të saj: “Jeta jonë e varfërisë është po aq e nevojshme sa edhe vetë puna”, vetë në qiell shihet se sa shumë borxh u kemi të varfërve, për ndihmën e tyre ‘ ta duam Zotin më tepër për shkak të tyre’.
Pikërisht, përpjekja jonë për ta ndarë varfërinë me të varfrin, mundjen me të sëm.urin, për t’i shoqëruar njerëzit në dhim.bjen e tyre dhe për të mos i lënë vetëm, është diçka që të bën ta ndiesh Zotin më afër.
Kjo ndjenjë sipas Nënë Terezës, na bën të jemi hindus më të mirë, myslimanë apo katolikë më të mirë, çfarëdo që të jemi. Dhe si më të mirë mund të jemi më afër Zotit. Për të mos e lënë vetëm atë, sepse vetmia është varfëria më e madhe, duke iu përgjigjur thirrjes së të së.murit dhe të vobektit, të jetimit dhe të mjerit, në këtë rrugë mund edhe të gjesh zotin e gjithësisë. Me vepër përpiqet ta dëshmojë, e në qiell shihet më së miri se shumë gabojnë ato që hamendësojnë se Zotin e gjejnë vetëm në Tempull, në Kishë, në Sinagogë apo në Xhami.
Në të vërtetë, njeriu është tempull më vete, mbase tempulli më i përkryer dhe më i përsosur i cili në brendinë e vet mban imazhin e Zotit.
Prandaj, sikur ta ndihmosh nevojtarin, në të vërtetë, ti zotin tënd kënaq.
Sikur t’i kthesh buzëqeshjen jetimit, ti zotin e madhërishëm do të buzëqeshësh. Pas shumë vitesh, nga ditëlindja e Nënë Terezës, njeriu ka arritur të përshkojë distanca të mëdha, por pak përpjekje për të mbërrirë te zemra e vëllaut të tij. Arrin të pushtojë sferat qiellore, por pak ose aspak arrin të bëhet peshkatar i zemrave të njerëzve.
Ne shqiptarët të cilët pretendojmë të kemi më së tepërmi hise në famën e Nënë Terezës, duhet të kuptojmë se çelsi i famës së saj është në dashurinë e madhe për njeriun si të tillë.
Në vitin 1989 kur Nënën Tereza bëri vizitën e parë në Shqipëri, në një konferencë shtypi, bëri një pyetje koment, ku i tha: Ju vërtet folët për zotin, por ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’.
Ndërsa Nënë Tereza iu përgjigj asaj: Atdheun do ta doni më shumë kur të doni më shumë njëri-tjetrin.
KMDLNj vlerëson se kthimi i shtetasve kosovarë nga Siria është në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut sikur që është edhe detyrim shtetëror.
Sipas KMDLNj-së, kushtet ku janë vendosur pas kthimit dhe trajtimi i tyre
nga institucionet përgjegjëse kanë qenë të mira dhe të pakrahasueshme me
kushtet ku kanë jetuar nëpër kampet për refugjatë në Siri.
“Problemi me të kthyerit ka filluar pasi është bërë publik struktura e të kthyerve e që është përcjellë me një qasje stigmatizuese që , në disa raste ka kaluar në racizëm të papranueshëm dhe të dënueshëm. Autoritetet kosovare, pas verifikimit kanë filluar procedurën penale ndaj 4 meshkujve që kanë luftuar në Siri sikur që , edhe shumica e femrave janë intervistuar e që pastaj një numri u është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në deklaratë.
KMDLNj thotë se stigmatizimi i tyre fillon me femrat për të cilat thuhet
se janë martuar disa herë thuaja se kjo paraqet ndonjë interes për publikun .
Stigmatizimi pastaj vazhdon me pamjet filmike ku shihen duke u dërguar në
gjykatë të mbuluara me burka në vend se t’i dërgojnë në mënyra tjera e që në
këtë fazë të mos i ekspozohen publikut.
KMDLNj e vlerëson krejtësisht të papranueshme qasjen ndaj fëmijëve të
kthyer duke i vënë në fokus të trajtimit racist, si nga komentues të
papërgjegjshëm, ashtu edhe nga figura publike dhe institucionale.
KMDLNj e vlerëson dhe përkrahë kthimin e qytetarëve të Kosovës deri më
tani sikur që pret të kthehen edhe shtetasit kosovarë që ende janë në Siri. Ata
gjithashtu propozojnë që përdorimi i burkas në vende publike të ndalohet me
ligj dhe të mos lejohen që në gjykatë të hyjnë me burka .
“Ndalimi i përdorimit të burkas në vende publike nuk bie në kundërshtim me
të drejtat e njeriut prandaj edhe duhet të sanksionohet me ligj. Burka po
krijon paragjykime të opinionit ndaj atyre që e bartin sikur që bartësit e
burkas po i identifikon me një dhunë potenciale . KMDLNj nuk ka asnjë dilemë
për ndalimin e burkas në vende publike”, thuhet në deklaratë.
KMDLNj gjithashtu kërkon që masa e arrestit të shqiptohet vetëm si masë e
skajshme , kur të shteren të gjitha mundësitë tjera sikur që institucionet e
Kosovës duhet ta shqyrtojnë dhe ta ndryshojnë strategjinë e punës me këtë
kategori të të privuarve nga liria sepse deri më tani masat e ndërmarra kanë
dështuar krejtësisht.
“Ligjërimi i imamëve të BIK-ut në burgjet kosovare është eksperiment i
dështuar e që për pasojë ka se prodhon efekte të kundërta e asaj që synohet.
KMDLNj i ka vizituar të gjithë të privuarit nga liria të cilësuar si radikalë
islamikë , disa herë dhe konstaton se ky është grupi më i disiplinuar në
burgjet e Kosovës që e respektojnë rendin shtëpiak , mbajnë rregull dhe qetësi
kurse mbajtja e pastërtisë është shembullore. Këta të burgosur i kanë deklaruar
KMDLNj-së ndihen të burgosur si ‘kurbanë’ të liberalizimit të vizave e jo për
shkak të bindjeve që i kanë”, vijon deklarata.
KMDLNj vlerëson se kjo kategori e të privuarve nga liria në Kosovë është e
diskriminuar dhe nuk i gëzojnë të drejtat e plota e sidomos janë të përjashtuar
nga beneficionet, lirim me kusht dhe të drejtat e tjera që , nëse do të
realizoheshin , pa i diskriminuar , do të ndihmonte shumë në risocializimin e
tyre dhe integrimin në shoqëri
KMDLNj vlerëson se në mesin e të arrestuarve e që cilësohen si radikalë
islamikë, xhihadistë apo ISIS me një ofertë të sinqertë nga shteti dhe me një
qasje racionale të institucioneve përgjegjëse ka të tillë që mund të kthehen
dhe të integrohen në shoqëri si qytetarë të barabartë , me të gjitha detyrimet
dhe përgjegjësit e që këtë mundësi nuk e kanë pasur deri më sot.
Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, në Kosovë u organizua Konferenca “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”, shkruan KultPlus.
Në këtë konferencë të bashkë organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, morën pjesë Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha.
Konferenca për Pronësinë Intelektuale është e fokusuar në sistemin e pronësisë intelektuale në Kosovë, konkretisht në të arriturat e institucioneve gjatë vitit kalendarik dhe sfidat.
Zëvendësministrja Morina në fjalën e saj të rastit në hapjen e kësaj konference u shpreh: “Motoja e këtij viti ndërlidhet me sportin, me rëndësinë që ka kreativiteti dhe novacionin, përkatësisht e drejta autorit dhe pronësia industriale për sportin. Krijuesit me kreativitetin e tyre kanë mundësuar që sporti të jetë afër publikut e në kohë reale, ndërsa novatorët me shpikjet e tyre kanë lehtësuar sportin, duke u mundësuar sportistëve veshje e mjete novative për të arritur rezultate kulmore në sport, krijuesit dhe novatorët meritojnë mbrojtje dhe kompensime”.
Më tej, zëvendësministrja tha se “vendi ynë, ka shumë sportistë të nivelit botëror e të olimpiadës, kemi shembullin e olimpistës tonë të artë Majlinda Kelmendi, e cila e morri medaljen e artë në Olimpiadë, por ne duhet ti nxisim të rinjtë që edhe më shumë të merren me kreativitet e novacion, që të arrijmë të artën si shoqëri në shkencë e teknologji në novacion e kreativitet, për ketë arsyeje duhet të sigurojmë që të drejtat pronësore intelektuale mbrohen e respektohen”.
Po ashtu, Morina tha se “ Kosova ka vazhduar të marrë hapa në fushën e të drejtës së autorit, po ashtu, kemi vazhduar në krijimin e politikave të reja, në fund të vitit që lamë pas kemi miratuar Rregulloren e re për Kompensimet e veçanta për të siguruar kështu kompensime shtesë për autorët e krijuesit tanë, së fundi kemi hartuar Strategjinë për Forcimin e Sistemit të Drejtave të Autorit 2019-2023, strategjia do të ndikoj fuqishëm në vetëdijesimin dhe edukimin e shoqërisë për rëndësinë e të drejtës së autorit dhe në zbatimin e këtyre të drejtave në vendin tonë”.
“Gjithashtu, këtë vit do të hartohet koncept dokumenti për legjislacionin e të drejtës së autorit për harmonizimin e mëtejmë të legjislacionit tonë me legjislacionin e BE-së, falënderoj Task Forcën kundër Piraterisë, Zyrën për të Drejtat e Autorit për koordinimin, dhe posaçërisht Inspektoratin e Tregut, Policinë e Kosovës dhe Doganën për veprimet e ndërmarra kundër piraterisë dhe falsifikimit gjatë vitit 2018, duke kërkuar dhe inkurajuar që veprimet të vazhdojnë dhe mbrojtja e të drejtave pronësore intelektuale në vendin tonë të fuqizohet”, shtoi me tutje Morina.
Ndërkaq, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se “Dua te ritheksoj para jush përkrahjen e vazhdueshme karshi sistemit të pronësisë intelektuale forcimi i pronësisë intelektuale është prioritet i ministrisë që e drejtoj” ./ KultPlus.com
Në Tiranë jetonte një kushërirë e tim eti, Nazmija, të cilën e gjithë familja e thërriste “tota Mije”. Tota Mije, e bija e Sef Vojncës, ishte e martuar te Sojlitë e Strugës, një pjesë e të cilëve gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendosën në Tiranë dhe mbetën atje edhe pas luftës.
Kur u mbyll kufiri në ’48-n, pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, tota Mije mbeti përgjithmonë në Tiranë, larg vendlindjes dhe njerëzve të saj.
“Mbet n’Tironë”, thoshin burrat dhe gratë e familjes. Dhe, fjalët “mbet n’Tironë” ose “mbet matonë” tingëllonin njësoj si “mbet në Mars” ose “mbet në Hënë”!
Sepse, as nuk mund të vihej nga Tirana e as nuk mund të shkohej në Tiranë, pos në ëndërr ose duke kaluar ilegalisht kufirin. Atë kufi, që mund ta kalonin vetëm zogjtë e malit.
Unë isha njeriu i parë dhe i vetëm i familjes, që “tota Mije” do të mund ta shihte me sy për të gjallë të saj.
Edhe kjo falë një rastësie: që isha pedagog i Universitetit të Prishtinës dhe si i tillë m’u dha rasti të shkoja në Shqipëri në vitet ’70.
Para se të nisesha im atë më porositi: “Mos u kthe pa e pa totën Mije!”.
Nuk mund të kthehesha pa e çuar në vend këtë porosi: pa e marrë ngryk plakën me të cilën im atë e kishte kaluar fëmijërinë!
Tota Mije kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Jetonte me të bijën, së cilës i kishte vdekur burri i ri dhe e kishte lënë me tre fëmijë të vegjël. Tre fëmijë nëna, tre bija, si ta kishin bërë me fjalë ose si t’ua kishte diktuar providenca, Perëndia, që atëbotë në Shqipëri ishte i ndaluar!
Djemtë e totës Mije quheshin Irfan e Fatmir, kurse e bija kishte një emër turk me tre “y”: Ymygjyl! “Gjyli” e thërrisnin shkurt. Njëri nga djemtë ishte rrobaqepës, tjetri mekanik, kurse motra e tyre e vetme, punëtore në fabrikë.
Pas disa vizitash do të kuptoja se tota Mije e agjëronte fshehtas ramazanin, kurse të nipin, Luanin, do ta bënte synet në “ilegalitet”.
Te “pallati” i tyre, në të njëjtën hyrje, jetonte familja e njërës nga rejat e Enver Hoxhës, familje punëtore. Dhe kur “shoku Enver” me “shoqen Nexhmije” kishin ardhur për vizitë te krushku për Një Maj a për Vit të Ri, “udhëheqësi i dashur i partisë dhe i shtetit” e kishte marrë në krah dhe e kishte përkëdhelur djalin e Ymygjylit, Luanin, që ishte një çun i bukur e simpatik.
“Mos m’i laj faqet”, i thoshte djali të ëmës ditë me radhë, “se m’i ka puthur xhaxhi Enver!”.
Ymygjyli banonte në rrugën “Emin Duraku”, afër stadiumit të “Dinamos”. Rasti kishte dashur që kushërira ime të banonte në rrugën që mbante emrin e një kosovari, të dëshmorit gjakovar Emin Duraku, që nderohej edhe në Shqipëri. Në shesh kishte një bust të tij.
Kur unë shkova për herë të parë në Tiranë, në vitin 1974, tota Mije me të bijën, Ymygjylin dhe fëmijët, gjithsej pesë veta, jetonin në një dhomë. Dy familje e ndanin një apartament të vetëm, banjën e kishin të përbashkët.
Ymygjyli dhe nëna e saj, tota Mije, nuk e dinin që unë do të shkoja në Tiranë. As ndër mend nuk u shkonte.
Kur më pyetën shoqëruesit në kisha njeri timin në Shqipëri, u thashë: “Po. Kam një kushërirë, gocë halle. Banon në Tiranë dhe do të doja ta vizitoj, nëse ka mundësi”.
Kërkesa ime u miratua. Dhe mua, disa ditë pasi u vendosëm në hotel dhe filluam punën në Bibliotekë, m’u bë e mundur të shkoja në rrugën “Emin Duraku” për vizitë.
Herën e parë, nëse nuk gaboj, bashkë me njërin nga shoqëruesit, edhe për shkak se nuk e kisha të lehtë ta gjeja banesën. Por më vonë kam shkuar edhe vetëm. Dhe jo vetëm një herë.
Nuk më hiqej mendsh porosia e tim eti: “Mos u kthe pa e pa totën Mije!”.
Secilën herë kur shkoja më qerasnin me llokume, me një gotë raki e meze, mish pule dhe sidomos fruta e perime: ullinj, portokaj, mandarina.
Unë isha deri në fyt, si thuhet, sepse në “Dajti” s’kishte gjë që s’kishte dhe i qortoja që bënin shpenzime për mua e nuk i ruanin ato gjëra për fëmijët, por, natyrisht, nuk ua prishja, për të mos i fyer dhe merrja ngapak nga ato që më servirnin.
Tota Mije më shihte në sy. S’ngopej duke më parë. S’kishte faj! Unë isha njeriu i parë i familjes, që ajo shihte me sy pas gati tridhjetë vjetësh.
Edhe sot më rri para sysh imazhi i saj: me fytyrë të gjatë e tipare të mprehta, pak hundëshkabë, si Date Biti, me flokët e bardha e zylyfet që i vareshin në të dy anët e fytyrës; me një shami në maje të kokës. Qau kur më pa. Nuk më lëshonte nga përqafimi. “I Nexhatit je?” “I Nexhatit”. “Kur ke le ti?” “Kur u mbyll kufiri, Tota Mije!…”. “Eh kufiri, virani!… Na e hëngri shpirtin si gjarpri!…”.
Fliste tironçe, por, herë-herë, përdorte edhe trajta veleshtare; “Sot, m’kanë ardhë krejt Vojncallar’t. Ene Nexhati, ene Sabiti, ene Qemali, ene Vehapi… Krejt Veleshta!”.
Nexhati ishte im atë; Sabiti – i vëllai, i vetmi që nuk rronte më; Qemali, kushëri i parë, sikurse edhe im atë, kurse Vehapi, më i riu në mesin e tyre, ishte mixha im.
Kur shkova herën e parë në Shqipëri, unë isha ende djalë i ri, 27 vjeç pa pak, beqar.
– I martu’m je, me totën? – më pyeti pa humbur kohë “tota Mije”.
– Jo. I fercu’m, fola me qëllim veleshtarçe, për ta “përkthyer” sakaq veten: i fejuar.
– Po nusen nga e ke? Kosovare?
– Jo. Është e anës sonë: nga katundet matanë Drinit, por jeton në Ohër. Familja e saj është shpërngulur nga fshati në qytet kur ajo ka qenë dhjetë vjeç.
– Nga ç’familje është?
– Nga Dokollarët.
– Aha! Familje e mirë.
– Si e ka emrin?
– Flut’ra.
– E gëzoftë! Emër i bukur!
– Është e bardhë? E zezë?
– Ezmere. “Ezmer gjyzel!” – thashë, duke përdorur një shprehje turqisht, të cilën tota Mije e kuptoi, kurse Ymygjyli jo. – Zeshkane e bukur! – shtova pa dashje.- E gjatë sa unë.
Plaka dhe e bija më vështronin në sy. Fëmijët, sidomos vajzat, gjithashtu.
Ke fotografi? Të kujt? Të nuses. Nuk kam. Si ashtu? Pse? Nuk mbaj fotografi në kuletë. Kur të vish herën tjetër t’na sjellësh një fotografi. Tënden dhe të nuses – më thanë të dyja njëzëri, tota Mije dhe Ymygjyli. Pas pyetjeve që shërbyen si hyrje për t’u njohur bashkë, pasuan pyetjet për vendlindjen.
A ka ndryshu’ Veleshta? Ka ndryshu’ shumë. Sa sh’pi o bo? Pesëqind, gjashtëqind. Ndoshta shtatëqind. Uaaa! Ia bënë Ymygjyli dhe vajza e madhe, Violeta. … Por një pjesë e tyre janë bosh, sepse njerëzit janë në kurbet. Në kurbet, ku? Në Gjermani, në Zvicër, në Austri, në Suedi… Edhe në Amerikë! Pasoi një heshtje e shkurtër. Askush nuk fliste. Mendja e etur si duket bridhte nëpër botë. Pastaj u dëgjua prapë zëri i Totës Mije.
Po rrapat aty janë, ke Vakufet? Aty, tota Mije. S’kanë luj’t vendit. Plakës i shkëlqyen sytë. Nga ngazëllimi dhe nga malli.
Po në Strugë a shkoni? Shkojmë, si jo. Me se? Me autobus, me biçikletë, në këmbë…, me veturë, ata që kanë. Tota Mije bënte pyetje të lehta, pa zarar. Herë pas here i puliste sytë si të donte t’i mbulonte me kapakët e tyre pyetjet që s’guxonte t’i bënte.
Të vish përsëri – më tha kur po largohesha. Do të vij, tota Mije, do të vij… Unë për ty kam ardhur! – i thashë duke dashur t’ia bëj qejfin, sado që e vërteta ishte krejt ndryshe: kisha ardhur në Tiranë si kuadër i Universitetit të Prishtinës për kërkime shkencore. Kur shkova herën e dytë në Shqipëri, dy vjet pas, Tota Mije nuk rronte më. Ishte ndarë nga jeta më pak se një vit pasi u takuam bashkë. Edhe vdekjen e saj e mësuam me vonesë, nëpërmjet ndonjë letre të ardhur nga Tirana pas njëqind kontrollesh.
Tani Ymygjyli jetonte vetëm me fëmijët dhe kishte marrë apartament më vete. U pikëllova për mungesën e plakës, por u gëzova për përmirësimin e kushteve të banimit të së bijës me fëmijët.
Më erdhi mirë që vizita ime nuk i kishte dëmtuar si familje. Në mos ndoshta edhe i kishte ndihmuar ndopak.
Te Ymygjyli e njoha edhe Evën, një vllahinkë e bukur nga Struga, pak më e madhe se Gjyli, e martuar në Tiranë. Eva ishte e bija e Spirovicës, që shiste gjilpëra e karfica nëpër fshatrat tona dhe e motra e Jakovçes (Jakovçe Poposkit), sekretarit të partisë për Strugën, njeri që tërë jetën e kaloi nëpër funksione: herë sekretar partie e herë kryetar komune. Për të thuhej se fëmijërinë e kishte kaluar në Veleshtë dhe shqipen e dinte fars, por si njeri i regjimit, ishte antishqiptar. Nuk kishte bërë vaki të shtinte në punë ndonjë shqiptar a t’ia zgjaste dorën dikujt nga tanët në rast rreziku. Përkundrazi. Shquhej në luftën kundër “rrezikut shqiptar”.
E ç’mund të presësh nga një njeri që s’e do nënën e vet, që e ka përzënë nga shtëpia atë që ia ka bë kryet?! – thuhej shpesh në Strugë. Me të drejtë. E ëma e Jakovçes, Spirovojca, si e quanin i madh e i vogël, e ngrysi jetën me një shportë me xhingërrima fshatrave të Strugës, kryesisht te ato shqiptare. Nuk kishte grua në Veleshtë, duke filluar nga nëna ime dhe mixhovica, Bulja, që nuk e njihte Spirovojcën dhe që nuk kishte blerë diçka te ajo.
Edhe Eva qe martuar “n’kohë t’Shqipnisë” me një djalë nga familja Sojli, me Mentorin, i cili ishte edhe poet. Kishte botuar një libër me vjersha me titull Nisje në vitet ’40, të cilin Mitrush Kuteli, shumë aktiv si kritik letrar në ato vite, nuk e kishte pritur mirë. “Nisu, por aman mos u kthe!”, kishte thënë në recensionin e tij kritiku i rreptë pogradecar.
Eva ishte grua e bukur, e zeshkët, vetullkaleshe. Ishte syçelë dhe trime. Burrneshë e vërtetë! Dhe i mbante mend njerëzit dhe ngjarjet e vendlindjes më mirë edhe se tota Mije.
Kishte një djalë të rritur, moshatar me mua, i cili mendjen e kishte jashtë. Më kujtohet se një nga pyetjet e para që më pat bërë djali i Evës (Astrit më duket se e kishte emrin), qe: “Sa palë këpucë ke?” Dhe kur unë i thashë se kisha veç një palë, shumë-shumë dy, ai qeshi me ironi. Nuk besonte.
Do të ketë qenë ndër të parët që ua mësynë ambasadave më 2 korrik 1990, me siguri, ditën që në Kosovë u shpall Deklarata Kushtetuese për Kosovën Republikë. Pikërisht atë ditë, as më herët as më vonë. Një enigmë e madhe, që s’ka gjetur zgjidhje as sot e kësaj dite!
Tota Mije, e bija e “Aga Axhes”, si e thërriste babën e saj, Sefën, e gjithë familja Vinca, nuk arriti të vinte edhe një herë në vendlindje, por e bija, Ymygjyli, po.
Vdiq dhe u varros në Tiranë pa pasur pranë askënd nga njerëzit e fisit të saj, e përmalluar për gjithçka: edhe për gurët e sokakut! Vajti në varr pa ardhur edhe një herë aty ku qe përkundur në djep: në Veleshtë!
Ymygjyli erdhi në vitin 1990 dhe u prit si mbretëreshë. U kthye në Tiranë me kamion. Aq shumë plaçka e gjësende që i dhanë. Nuk mbet njeri i familjes, të afërm e më pak të afërm, që nuk e mori për drekë a darkë. Në Veleshtë dhe në Strugë. Madje edhe në Prishtinë.
Pas një qëndrimi prej rreth një muaji në Veleshtë, unë i hipa makinës, “101”-shit tim të kuq dhe shkova ta merrja në Prishtinë. Që të rrinte edhe këtu së paku një javë, në mos më shumë. E mora me vete edhe vajzën, Doruntinën, e cila e kishte me shumë qejf mysafiren.
Ymygjyli ishte e çelur për nga natyra, si shumica e Vincallarëve dhe posaçërisht ata të Date Bitit, por nuk fliste shumë. Rezervohej. Ndoshta ashtu e kishin porositur. Madje, jo ndoshta, por me siguri, sado që regjimi qe zbutur pas vdekjes së Enverit pak vjet më parë. Ky që kishte ardhur në krye të partisë dhe të shtetit, Ramiz Alia, nga të rrallët që kishte mbijetuar, nuk ishte si pararendësi i tij. Ishte më i butë. Kadareja thotë diku, më duket te libri Pesha e kryqit, njëri nga librat e tij publicistikë, që botoi menjëherë pas largimit në Paris: “Ky nuk vret! Ai tjetri po!”.
Nuk kisha qenë në Shqipëri nga viti 1979. Televizionin na e mbyllën pas ’81-shit, për ta penguar propagandën e “Parties Punës Shqipnies”, si thoshte “shoku Sinan”, Sinan Hasani, funksionar i lartë politik dhe shkrimtar. Romancier. Autori i romanit të parë në Kosovë Rrushi ka nisë me u pjekë, të botuar një vit para Gjarpijve të gjakut, në vitin 1957. Kishte mbetur vetëm radioja, të cilën e mbaja te kryet. Por a mjaftonte? Jo. Sigurisht që jo. Prandaj shfrytëzova rastin e ardhjes në vizitë të kushërirës që ta pyesja për punët e Shqipërisë: nga ekonomia e ushtria e deri te arti e letërsia. Thuase ajo ishte ndonjë ministreshë e jo një punëtore e thjeshtë.
“Filloi intervista tani!”, thoshte mbrëmjeve kur mbeteshim vetëm, kur unë “e gërryeja” për gjendjen në Shqipëri.
Nuk e dija, nuk mund ta merrja me mend, se punët në Shqipëri ishin keq, shumë më keq se në vitet ‘70, sidomos në planin ekonomik.
Atëherë unë e kisha lëshuar mjekrën. Kishte dy vjet. Në verë të vitit 1988. Së bashku me kolegun tim të fakultetit, Agim Devën. Me marrëveshje. “A i lëshojmë mjekrat, bacëlok?” “I lëshojmë!”. Përtonim të rruheshim. Por edhe krijues ishim: poetë, shkrimtarë, studiues të letërsisë…
Kur lodhej nga “intervista”, duke dashur të më ndërpriste, kushërira Ymygjyl më pyeste: “Kur do ta heqësh mjekrën?”.
“Kur të bëhet Kosova Republikë!” – i thosha.
“Po u bë”, ma kthente ajo, duke aluduar te Deklarata e 2 Korrikut.
“Jo, ende jo! Është shpallur, po nuk është bërë! Duhet edhe shumë punë për t’u bërë!”.
Atëherë Doruntina ishte në klasë të parë, shumë-shumë në të dytën, por si dreq që ishte, ishte në gjendje t’i dallonte shkronjat e alfabetit shqip prej atij latin, me të cilin unë i shtypja në makinë shkrimet kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, që botoja në të përjavshmen e famshme të Zagrebit “Danas” dhe më “denonconte” tek e ëma. Tetën nga Tirana e donte shumë dhe nuk i shqitej. E ndiqte pas ngado që shkonte. Por edhe ajo e donte shumë, pa masë, vajzën e gjallë me emrin Doruntinë, emër që ia kishte lënë babai i saj profesor, sipas baladës së lashtë të Konstantinit dhe Doruntinës, por edhe romanit Kush e solli Doruntinën të Ismail Kadaresë, lindur e rritur në Gjirokastër, në Sokakun e të Marrëve, jo larg nga shtëpia e Hoxhatëve.
Tani ime bijë, Doruntina, bijë Vincallarësh nga Prishtina, jeton në Tiranë, ku është martuar me një djalë me origjinë nga Gjirokastra le e rritur në Tiranë. Florian quhet dhëndri, shkurt Flori. Avokat me profesion, që ka mbrojtur Kadarenë në kontestin për dorëshkrimin origjinal të romanit Dimri i vetmisë së madhe, të cilin autori ia kishte falur Nexhmije Hoxhës në shenjë falënderimi, kurse tani kërkonte t’ia kthente.
Kur e bënë dasmën, buzë detit, te Currilat në Durrës, shokët dhe shoqet e tyre kishin shkruar në hyrje të kompleksit turistik “Charlie Max” të djaloshit çam Bledi Shuaipi me lule në formë harku: ”FLORUNTINA”, duke bërë bashkë dy emrat e tyre. Ideja ishte e “regjisores” së ceremonisë, mbesës së shokut tim të vjetër Pandeli Koçi, Erit.
Floriani dhe Doruntina, ose thjesht: Flori dhe Dori, vijnë gati për çdo javë nga Tirana në Prishtinë. Me makinë për tri orë nga “Myslym Shyri” në Ulpianë nëpër “Rrugën e Kombit”. Ndonjëherë, kur Flori është i zënë me punë, vjen vetëm Doruntina me autobus.
Kur e çel derën dhe hedh nga shpina torbën me plaçka, unë i them: ”Mis’erdhe, tota Mije!”.
(Nga libri më i ri i Prof. A. Vincës, “Dritë dhe mjegull”, që këto ditë pritet të dalë nga shtypi në botim të shtëpisë botuese “SYTH” në Tetovë)/KultPlus.com