Promovohet libri “Qeverisja je ti”, Manxhari: Ogur i mirë, obligim është studenti

Në qendrën për dialog në Kryeministri u promovua libri i pedagoges Mimoza Manxhari “Qeverisja Je Ti”.

Librin e Manxharit e bën me shumë vlerë larmia e tematikave që lidhen me rolin e qeverisjes dhe aktorëve të saj kryesorë në formësimin e shoqërisë, por edhe stili i shkrimit dhe trajtimi i temave.

Ajo shprehet e lumtur që arriti të finalizojë këtë libër, ndërsa shtoi se rrugëtimi ishte i gjatë dhe plotë incidente.

“Para disa vitesh e humba gjithçka që kisha dhe e përjetova shumë keq”

Teksa foli për mesazhin e librit, tregoi se synimi i saj ishte që kjo vepër të përcillej tek studentët.

“Ta konsideroj si një ogur të mirë, këtë lidhje mes institucionit të qeverisë dhe individit. Nuk duhet t’i japim prioritet abstrakt qeverisë, nëse nuk materializojmë dhe bëjmë konkrete interesat dhe dëshirat tona. Obligimi ishte student, e detyrova veten të jem gati”-tha ajo.Keep Watching

Libri kapërcen disiplinat dhe prejardhjen për të na ftuar të gjithëve, për t’u përfshirë me vetëdije dhe përgjegjshmëri në një kauzë jetike: si të funksionojë më mirë qeverisja dhe jeta të bëhet më e mirë./tema/KultPlus.com

“Forbes España”: Shqipëria mes destinacioneve të preferuara ndërkombëtare të spanjollëve këtë verë

Megjithëse Spanja është destinacioni kryesor evropian për spanjollët kur planifikojnë udhëtimet e tyre verore, kërkimet për të dalë nga “vendpushimet tradicionale” po rriten në mesin e udhëtarëve kombëtarë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “Forbes España”.

Sipas të dhënave nga motori online i kërkimeve të fluturimeve dhe destinacioneve Kiwi.com Shqipëria është renditur mes destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët për të udhëtuar këtë verë.

Destinacioni shqiptar është kthyer në trend vitet e fundit dhe itinerari i tij është bërë më i popullarizuar duke kryesuar në listën e udhëtimeve evropiane.

Me detet Jon dhe Adriatik në sfond, Shqipëria u ofron udhëtarëve një ndërthurje të përsosur të bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gastronomike.

Nga eksplorimi i maleve të Alpeve Shqiptare, zbulimi i historisë përmes mbetjeve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë apo relaksimit në një nga plazhet shkëmbore të Rivierës Shqiptare, ky vend ka diçka për të gjithë.

Vendi mesdhetar është dukshëm më i përballueshem se destinacionet e tjera të njohura në Evropë.

Vizitorët mund të eksplorojnë shtigjet e saj të ecjes dhe peizazhet e jashtëzakonshme.

Shqipëria, është gjithashtu një parajsë për adhuruesit e verës, pasi toka e saj ka një prodhim për t’u patur zili, me kantina dhe vreshta të shumta për t’u vizituar dhe për të bërë degustime.

Sipas Kiwi.com për momentin linjat ajrore me kërkesën më të madhe nga Madridi dhe Barcelona gjatë periudhës së verës – janë të destinuara për në Tiranë, Shqipëri.

Nëse vitin e kaluar pati një interes për të udhëtuar drejt Shqipërisë, këtë vit ky destinacion është renditur në top 5-shen e udhëtimeve me te mira evropiane./atsh/KultPlus.com

Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve që vijon t’u japë jetë telajove të bardha

Ka vite që punon me pasion në artin e pikturës. Nga “duart” e saj si pedagoge e pikturës kanë dalë breza të tërë piktorësh të njohur shkodranë. Dhe tani, edhe pse në moshën 84-vjeçare, piktorja Liljana Çefa vijon të mos ndahet nga penelatat.

Përballë piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH, Liliana Çefa shprehet se forca e saj ka qenë dhe familja, e veçanërisht bashkëshorti i saj që e mbështeti deri në fund.
“Unë dhe Valentina Balli jemi vajzat e para të Akademisë së Arteve. Vajzat e para që kemi dalë. Ne ndihemi të plotësuara. Unë kam pasur një fat të madh sepse më ka ndihmuar shumë burri, shumë punë shtëpie, shumë me fëmijët, më ka dhënë forcë për pikturë. Në momentin e vdekjes, kemi qenë unë dhe Andi (djali), aty afër më kapi dorën dhe ma puthi vetëm prej pikturave që kam bërë. Më pati dhënë emocion të fortë që nuk e harroj një gjë të tillë”, thotë ajo.

Një emër i bukur i artit – Liliana Çefa (Hila) shprehet se artistët asokohe kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar dhe sugjeruar për të pasur vepra më cilësore. “Kemi qenë shumë të mirë, shkonim tek njëri-tjetrit, shikonim njëri-tjetrin, jepnin mendime, ishin shumë të sinqerta raportet”, tregoi ajo.

“Periudha më e bukur ka qenë e Liceut Artistik. Kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Që kur mbarova shkollën e lartë, nuk kam qëndruar asnjë vit pa marrë pjesë në ekspozita. Njëherë kam qenë në Tiranë që kam marrë pjesë, kam marrë dhe dy çmime. Njëra me një partizane e strehuar në shtëpi duke mësuar fëmijët si të shkruajnë dhe një fëmijë ngjitet me tabaka me fruta. Të varur në atë traun, pushka, xhaketa. Janë në Galerinë e Arteve, por janë nëpër fonde sepse politika ka bërë punën e vet”, thotë me plot pozitivitet artistja shkodrane.

Liljana Çefa është fituese e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Ndër to mund të veçohen çmimi i parë i fituar në vitin 1997 në konkursin e pikturës të revistes “Pediatria” në Romë të Italisë, në 2007, Medalja e Argjendë Internacionale në konkursin e 37-të të Akademisë Europiane të Artit në Belgjikë etj. Për vlerat e saj si piktore, por edhe si pedagoge e pikturës, piktorja Liljana Çefa është nderuar në vitin 2000 me titullin “Krenaria e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ndërkohë që më parë ka marrë edhe titullin “Naim Frasheri”.

Kryeministri Rama ndan momente nga takimi me shqiptarët në Itali: Shembëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për shqiptarinë

Mijëra shqiptarë të Italisë të mbledhur në Milano, ishin mikpritësit e radhës në turin e Kryeministrit Edi Rama në shtetet e Europës, ku jetojnë e punojnë prej dekadash tashmë shqiptarët.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga takimi i një dite më parë me bashkatdhetarët tanë në Itali.

“Videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shembëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar.

Në fjalën e tij, Rama theksoi dje se “ju shqiptarët e Italisë jeni shembëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën, jeni krenaria shqiptare, e mishëruar në një sukses frymëzues të misionit tonë kombëtar të bashkimit përfundimtar me Europën demokratike”.

Gjithashtu, Kryeministri solli në vëmendje kohët e vështira të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kohën e komunizmit dhe anijet e tejmbushura me shqiptarë që dyndeshin brigjeve të Italisë për të shpëtuar nga regjimi i  diktaturës.

Rama ka nënvizuar se “për shumë vite, ishit ju shqiptarët e Italisë e të gjithë Europës që e mbajtët Shqipërinë në këmbë me dërgesat për familjet tuaja. Sot është radha e Shqipërisë që t’ju bëjë juve krenarë kur flisni për atdheun tuaj apo kur italianët dhe europianët e tjerë flasin për Shqipërinë dhe për dinjitetin e saj të fituar, përfundimisht evropian”.

Kryeministri është ndalur edhe te marrëveshja për pensionet me shtetin italian duke shtuar se kanë vendosur një gur të çmuar dhe të munguar në kurorën e drejtësisë që ata kanë merituar.

“421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj në Italinjë mike e paepur të Shqipërisë dhe një zëdhënëse  shumë e  fortë e jona në Bashkimin Europian, Giorgia Meloni, ne ia dolëm ta vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë po të palodhur dhjetëvjeçare, një gur të çmuar e të munguar, në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar plotësisht me dashurinë, me stërmundimet e me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin, ku ju e heshtët përgjithmonë atë zilen e paragjykimit të tmerrshëm “e stato un albanese”, që ju shoqëroi në të përpjetën e mundimshme të sakrificave drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë”, ka deklaruar Kryeministri Rama./atsh/ KultPlus.com

E famshmja franceze: Tirana, një përzierje unike mes kulturave dhe historisë 

Kryeministri Edi Rama në një postim, zbuloi se media franceze “VoyageursMaG”, i ka kushtuar artikull kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

“Tirana, një përzierje unike mes kulturave dhe historisë që është kthyer në destinacionin e shumëkërkuar për turistët europianë.

Është media franceze “VoyageursMaG” që i kushton këtë artikull kryeqytetit, nga historia e krijimit deri tek arkitektura moderne dhe aktivitetet që e bëjnë “një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar, ku modertineti dhe ndikimet nga periudhat e ndryshme historike krijojnë një tablo unike”.

Rreth 30 mijë vizitorë francezë kanë frekuentuar Shqipërinë gjatë këtyre katër muajve të parë të vitit 2024, ose dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shktuanj rama në Facebook.

Për sa i përket artikullit e famshmja franceze “VoyageursMaG”, shkruan se Tirana është një destinacion që ia vlen të vizitohet, e teksa liston arsyet:

Tirana, një përzierje unike e kulturave dhe historisë

Historia e Tiranës duket se ka filluar në vitin 1418. Në të vërtetë, pikërisht në atë vit emri i këtij qyteti përmendet për herë të parë në një dokument venecian. Dy shekuj më vonë, nën pushtimin osman që përfundoi në vitin 1912, gjenerali osman Sulejman Bargjini ndërtoi atje një xhami, banja turke dhe një furrë buke me qëllim që ta bënte atë më tërheqëse për kolonët.

Por plani i tij nuk pati sukses pasi që në shekullin e 20- të pati një zhvillim të vërtetë industrial dhe demografik të qytetit, pjesërisht falë ardhjes së shqiptarëve nga veriu. Duhet të dini gjithashtu se në vitin 1920 u shpall kryeqyteti i Shqipërisë.

I çliruar nga pushtimi i ushtrive italiane dhe më pas gjermane pas Luftës së Dytë Botërore, vendi kaloi më pas një periudhë të errët për shkak të regjimit komunist të imponuar nga Enver Hoxha. Edhe pse ky i fundit vdiq në vitin 1985, do të duhej të prisnim deri në vitin 1991 për të parë rënien e diktaturës dhe fillimet e demokracisë.

E gjithë kjo e kaluar dhe ndikimet që ka përjetuar Shqipëria, sot e bëjnë Tiranën një qytet mikpritës, ku një mori traditash kulturore dhe fetare bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.

Zhytuni në emocionet e Tiranës, kryeqytetit në lulëzim

Për të modernizuar hapësirën e tij publike, kryeqyteti shqiptar mundi të përfitonte nga financimi i Bankës Evropiane të Investimeve për një projekt që synon, ndër të tjera, pastrimin e lumit Lana dhe rizhvillimin e infrastrukturës urbane. Gjithashtu, në vitin 2007, Aeroporti Ndërkombëtar u rinovua.

Jetoni përvojën tiranase, mes modernitetit dhe traditave stërgjyshore

Për udhëtimin tuaj në Shqipëri, shijoni të gjitha aspektet e qytetit të saj më dinamik dhe më të populluar. Për ta bërë këtë, ju rekomandojmë që të eksploroni si atraksionet që duhen parë, të cilat gjurmojnë historinë e kryeqytetit, ashtu edhe vendet më të modës.

Ndër turet me guida që duhen bërë në Tiranë për të mësuar sekretet e së shkuarës së saj, është xhamia e Et’hem Beut, me arkitekturë osmane, Muzeu Historik Kombëtar dhe Kulla e Sahatit , të cilat ndodhen të gjitha tre në Sheshin ‘Skënderbej’. Pak hapa më tutje ndodhet Bunk’Art 2, i cili është një ish-bunker 1000 m2 ku do të zbulohen tmerret e kryera nga regjimi komunist.

Për një atmosferë më të gëzueshme pranë këtyre pikave ndonjëherë tragjikisht të famshme, zbuloni pazaret e vjetra, me rrugë këmbësore dhe tezga që shesin erëza, sende artizanale dhe veshje.

Krejt në kontrast me këtë atmosferë stërgjyshore, është rrethi i gjallë i Bllokut,e cila është më pak se 30 minuta në këmbë nga qendra e Tiranës. Është popullor për gjallërinë e tij, kafenetë dhe pikat e tjera elegante të jetës së natës. Vini re, për më tepër, se aty ndodhet ish-rezidenca e Enver Hoxhës.

Tirana: Një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar

Në rënien e komunizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dhe banorët patën nevojën për të rimarrë qytetin dhe dëshirën për të fshirë të shkuarën dhe fasadat e zymta. Kështu, në përpjekje për të përhapur gëzimin për fundin e shtypjes, shumë ambiente u pikturuan me ngjyra të ndezura. Këto ndërtesa shumëngjyrëshe ngjiten me të tjerat me fasada të zbehura dhe duhet ta dini se tani, panoramës i janë shtuar ndërtesat ultramoderne. E gjithë kjo i jep arkitekturës së këtij qyteti një aspekt befasues dhe shumë heterogjen.

Për më tepër, nëse arti tradicional dhe bashkëkohor është i përfaqësuar mirë në muzetë dhe galeritë e shumta, edhe arti i rrugës ka një vend të veçantë në çdo cep të rrugëve të Tiranës, dhe kjo është në kontrast me ashpërsinë e ndërtesave të vjetra.

Një vend me kontrast, kryeqyteti shqiptar ju fton të shihni edhe një tjetër anë të tij gjatë udhëtimit tuaj në Tiranë. Kjo nuk ka të bëjë fare me anën e saj urbane. Bëhet fjalë për mjedisin e tij sublim natyror dhe rural. Merrni teleferikun ose linjën e autobusit, e cila ndodhet përballë Kullës së Sahatit, për të shkuar në parkun e malit të Dajtit dhe për të mbetur pa frymë nga peizazhi i tij i përbërë nga liqene, deti Adriatik dhe male. Ky vend është ideal për shëtitje, ngjitje apo edhe ziplining.

Lëreni veten të josheni nga sharmi autentik i Tiranës

Më gustatorët mes jush do të mund të shijojnë vërtetë kulturën e Tiranës vetëm nëse gjejnë kohë për t’u interesuar për gastronominë e saj lokale. Është interesante të theksohet, për më tepër, se specialitetet vendase janë rezultat i ndikimeve nga vendet fqinje apo kolonizuese, si Greqia, Turqia apo edhe Italia.

Gjatë qëndrimit tuaj, provoni disa nga pjatat e shumta autentike, si tavë kosi, një këmbë delikate aromatik qengji, Byrek, një byrek me viç me tre shtresa dhe spinaq ose gjellë me arra, që është një supë me pulë dhe arra. Dashamirët e pastave me siguri do të vlerësojnë kanojët, të cilat nuk do të mungojnë t’u kujtojnë kanolitë italiane.

Për të shijuar të gjitha këto kënaqësi, drejtohuni në lagjen Pazari i Ri që është tempulli i restoranteve tradicionale. Është gjithashtu shtëpia e Marché Vert, tezgat e të cilit shfaqin djathëra vendas, mjaltë, verëra dhe pije alkoolike. Mos hezitoni të vizitoni këtë vend të shijshëm që patjetër do t’ju bëjë të pështymë.

Konkluzioni

Kështu, Tirana është ky destinacion ende sekret, i cili si një diamant i ashpër ka shumë aspekte. E çliruar nga diktatura për më shumë se 3 dekada, ajo po skulpturon një imazh të ri, më premtues se kurrë për udhëtarët që kërkojnë destinacione evropiane që janë sa të përballueshme dhe pasuruese. Moderniteti dhe ndikimet e osmanëve, fashistëve dhe komunistëve krijojnë një tablo unike. Mos prisni ta zbuloni duke rezervuar së shpejti udhëtimin tuaj, pasi rrugët e qeta të Tiranës mund të mbushen së shpejti me vizitorë/ KultPlus.com

Në Los Anxhelos hapet ekspozita e përhershme kushtuar Hollivudit

Më në fund Los Anxhelos ka një ekspozitë të përhershme kushtuar origjinës së Hollivudit.

Për turistët dhe adhuruesit e historisë së kinemasë ishte pothuajse e pamundur të gjurmonin gjurmët e asaj të shkuare, që daton vetëm një shekull më parë, në metropolin modern amerikan.

Muzeu i Akademisë së Filmit e mbushi këtë boshllëk, duke i kushtuar një kat të tërë të ndërtesës së projektuar nga Renzo Piano ekspozitës “Hollywoodland: Jewish Founders and the Making of a Movie Capital”.

Ekspozita rindërton transformimin e qytetit të vogël kalifornian djerrë, pothuajse të pabanuar në qendrën botërore të industrisë së argëtimit, duke vënë theksin në kontributin e sipërmarrësve hebrenj që themeluan studiot e para të mëdha të filmit.

“Emigrantët hebrenj, të arratisur nga pogromet dhe varfëria në Evropë, u dyndën në Botën e Re në kërkim të sigurisë dhe mundësive më të mira”, shpjegoi kuratorja Dara Jaffe kur prezantoi ekspozitën.

Në fillim, kinemaja konsiderohej një industri e nivelit të dytë dhe të nivelit të ulët, dhe kështu për shumë prej tyre ishte fusha e natyrshme për t’u futur, sepse nuk paraqiste barrierat antisemite që do të hasnin në shumë profesione të tjera.

Shumica e themeluesve të Hollivudit ishin pjesë e kësaj vale emigrantësh hebrenj, të cilët e panë biznesin e sapolindur të filmit si një mundësi për të përmirësuar statusin e tyre dhe për t’i shpëtuar margjinalizimit duke hapur dhomat e shfaqjes dhe më pas kalimin në shpërndarje dhe prodhim.

Një popull në kërkim të shpengimit dhe një qytet i vogël i pasur me naftë, dritë dhe hapësira të mëdha: kështu lindën gjigantët që dominuan skenën e kinematografisë amerikane dhe botërore për dekada.

E dizenjuar si një përvojë e mrekullueshme gjithëpërfshirëse me fotot, filmat dhe hartat e periudhës, ekspozita rindërton lindjen e studiove dhe tetë gjigantëve: Universal, Fox, Twentieth, Century Fox -, Paramount, United Artists, Warner Bros, Columbia, Metro Goldwyn Mayer dhe RKO.

“Ne jemi shumë krenarë që e sjellim këtë pjesë të historisë së kinemasë amerikane në muze përmes një ekspozite të përhershme”, theksoi Jacqueline Stewart, drejtoreshë dhe presidente e Muzeut të Akademisë.

”Historitë e themeluesve të Hollywoodland sjellin në jetë fatet e ndërthurura të Los Anxhelosit dhe dhe në një farë mënyre i bëjnë homazh historive të emigrantëve nga e gjithë bota”, shtoi ajo./atsh/ KultPlus.com

“Kushtetuta e Republikës së Kroacisë”, filmi që nisi Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë

Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë “Ktheje ka Zagrebi” kanë filluar sonte, dhe kësaj jave që është e mbushur me shumë ngjarje të ndryshme kulturore i ka paraprirë prezantimi i filmit artistik “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë”, film i cili është me regji të Rajko Grlic, shkruan KultPlus.

Një film i zhanrit satirë e dramë para audiencës së Prishtinës ka ardhë me rolet e shkëlqyeshme nga aktorët: Nebojša Glogovac, Ksenija Marinković, Dejan Aćimović, Božidar Smiljanić, film që është shfaqë në Kino Armata.

Por para shfaqjes së këtij filmi, Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë “Ktheje ja Zagrebi” i ka përshëndetë ambasadorja e Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, e cila këtë prurje të larmishme kulturore e ka vlerësuar si një mundësi bashkëpunimi edhe më të thellë mes Kroacisë dhe Kosovës.

Edhe Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës e ka përshëndetë këtë nismë, e cila e ka vlerësuar lart këtë prurje të kulturës kroate në Kosovë, e që sonte ka filluar me filmin.

Ndërkohë, përgjatë ditëve në vijim priten shumë ngjarje kulturore, duke përfshirë panele të diskutimit mbi librin, bashkëpunimin letrar mes Kroacisë dhe Kosovës, mbrëmje muzikore dhe prezantim të vazhdueshmë të filmave të metrazhit të gjatë dhe atij të shkurtë.

KultPlus më poshtë ju sjell edhe programin për ditën në vijim.

28/05. 2024

14:00 – Biblioteka Kombëtare

Prezantimi i librave të autorëve kroatë të përkthyera në shqip

Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi

Panel/i

Bashkëpunimi kroato-kosovar në fushën e letërsisë: Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi

19:00 – KultPlus

Mbrëmja e letërsisë kroate

19:00h – Kino ARMATA

Gjyshi im ka rënë nga Marsi

Moj dida je pao s Marsa / 2019 / 75′ / fantashkencë, film familjar

Regjia: Marina Andree Škop, Dražen Žarković

Rolet: Lana Hranjec, Ozren Grabarić, Alex Rakoš, Nils Ole Oftebro, Petra Polnišova, Sven Barac.

Aventurë fantastiko-shkencore për fëmijë, për një vajzë, jeta e së cilës kthehet përmbys pasi gjyshi rrëmbehet nga alienët, mrekullon me efektet vizuale, lokacione mbresëlënëse dhe mbi të gjitha me një tregim emocionues, që me imagjinatë dhe lojë përdorë elemente të fantashkencës si një metaforë e rritjes. / KultPlus.com

Androniqi Zengo Antoniu,  e magjishmja e penelatave të ndezura në pikturën shqiptare

Nga Albert Vataj

Edhe pse ajo u shfaq si piktore e peizazhit dhe punoi si ikonografe, preferencat e saj për bukurinë e trupit njerëzor, duke qenë piktorja e parë e nudos femërore dhe mashkullore në Shqipëri, si dhe mospëlqimi i kanonit të realizmit socialist, me shumë gjasë u bë shkak jo tamam i linçimit, se sa të mos njihet në publikun shqiptar, ose të ishte e mënjanuar përmes një interesi periferik.

Androniqi Zengo Antoniu shquhet për ngjyra të gjalla, të thella dhe shprehëse. Peneli i saj diti të lexonte më bukur se çdo penë poeti dhe të ligjëronte më hirshëm se çdo rrëfimtar. Sepse ajo ishte e bukur dhe e dashuruar me të bukurën dhe sepse vetëm përmes të bukurës, ngjyrës dhe timbrit të kolorit, ajo do të mund të dëshmonte se ishte jo vetëm gruaja e parë e artit të madh shqiptar të pikturës, por se ajo e përjetoi atë fuqishëm atë që hodhi në tablo, i besoi verbërisht sinqeritetit, me të cilin ajo ndërtoi magjinë e komunikimit artistik.

Më 26 maj 1913 në Dardhë të Korçës lindi Androniqi Zengo Antoniu. Shkollën e Arteve të Bukura e kreu në Athinë, ndërsa më vonë u specializua në Paris. Fillimisht u mor me pikturimin e ikonave më vonë me  portrete e tabllo. Ishte piktorja e parë shqiptare.

Androniqi Zengo Antoniu ishte një piktor shqiptar. Ajo konsiderohet si piktorja e parë profesioniste nga Shqipëria, së bashku me motrën e saj, Sofia Zengo Papadhimitri, dhe me Vangjush Mijo është kredituar me prezantimin e impresionizmit në vend. Ajo u lind më 26 maj 1913 në Korçë, më pak se një vit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe ishte e bija e piktorit të ikonave, Vangjel Zengo. Ajo diplomoi me nderime në pikturë dhe skulpturë nga Shkolla e Arteve të Bukura në Athinë. Pas studimeve në Paris, ajo u kthye në Shqipëri për të mësuar në Institutin Pedagogjik “Nëna Mbretëreshë”. Ajo ishte piktorja kryesisht e portreteve dhe peizazheve impresioniste, si dhe e ikonave. Vëllai i saj, Sofia, ishte ndikuar fort nga realizmi. Ajo është kredituar si piktorja e parë profesioniste shqiptare.

Në fund të viteve 1930, thuhet se ajo kishte një aventurë me poetin Lasgush Poradeci. Në vitin 1941, ajo u martua me këngëtarin Kristaq Antoniu. Gjatë jetës së saj, Zengo Antoniu pati të paktën tre ekspozita personale. Përveç kësaj, ajo mori pjesë në shumë ekspozita grupore, duke përfshirë një në Neë York në vitin 1939. Ajo gjithashtu punoi së bashku me babanë e saj dhe pikturoi disa kisha në qytetin e saj, në Tiranë dhe në vende të tjera në Shqipëri. Ajo ndërroi jetë më 10 shkurt 2000. Së bashku me Vangjush Mijo, Zengo Antoniu kreditohet me prezantimin e impresionizmit në Shqipëri. Trashëgimia e saj përfshin mbi 500 vepra. 55 prej punimeve të saj gjenden në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura të Shqipërisë. Veprat e saj janë përfshirë në disa retrospektiva. Në vitin 2013, ajo u prezantua në një ekspozitë që shqyrtoi veprën e familjes së saj, Zengo, dhe atë të familjes Antoniu. Në vitin 2017, veprat e saj u prezantuan pas vdekjes në dokumenta. Sipas historianëve të artit Shpresa Tolaj Gjonbalaj dhe Rregjina Gokaj, veprat e saj janë pjesë e kanonit të brezit të dytë të artit shqiptar. Një nga rrugët në zonën e Laprakës në Tiranë është emëruar sipas saj…

E megjithatë ndoshta ajo nuk është nderuar dhe nuk ka rrëmbyer interesimin dhe vëmëndjen e merituar, siç ndodh në art kur artistët i dëbojnë dhe ata… nuk mund ta dijë askush se pse nuk “kthehen”, për të treguar jo vetëm rrugën krijuese, por edhe për të rrëfyer shpirtin, i cili më shumë se me fjalë, aq i beson penelit të flasë, të përjetësohet.

Gjithsesi, Androniqi Zengo Antoniu, ishte, është dhe do të mbetet një emër i rëndësishëm në pikturën shqiptarë në përgjithësi dhe një identitet ikonik i grave në art.

Në foto 1, Autoportret, 1962, ndërsa në foton 2, Dardharja, 1956, piktura të bukura nga Androniqi Zengo Antoniu./KultPlus.com

‘Rrallë kam pa kso bukurie’ (VIDEO)

Hafsa Zyberi është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

“S’paske pasë një pikë mëshire”, “Ti pëlqeva ato sy” dhe “Balluket e tuja” janë disa prej këngëve të cilat janë pjesë e krijimtarisë së saj të bujshme artistike.

KultPlus ju sjell këngën “Rrall kam pa kso bukurie”, të interpretuar nga Hafsa Zyberi:

Rrall kom pa ksoj bukurije
por si hana tuj ndriçu
e gërshetat moj t’paskan hije
ç’ti pëlqeva syt’ e shkru

Të shikoj me mallëngjim
rash me zor prej dashunis’
e do t’ruj porsi kujtim
tiparet e bukuris.

Deri ditën kur të pashë
rash në zor e rash në hall
moj burbuqe në behar
je e mir nji mi vajzë e rrallë.

Ulqin, përurohen veprat folklorike ‘Balada Popullore të Shqiptarëve në Malin e Zi’

Në Ulqin u përuruan dy veprat e njohura të studiuesit Ismail Doda “Balada Popullore të shqiptarëve në Malin e Zi”, të cilat vlerësohen si krijimet popullore më interesante në folklorin shqiptar.

Studiuesi Agron Xhagolli, vuri në dukje, rëndësinë e regjistrimit të baladave ndër shqiptarët në Malin e Zi që, sipas tij, paraqesin një punë studimore në nivel përgjithësues.

“Dr.Doda si njohës i mirë i të folurës së shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi ka ditur që me kujdes dhe vëmendje të regjistrojë si një mbledhës serioz lëndën folklorike duke respektuar parimin fonetik. Vlerat e këtij botimi nuk kanë të bëjnë vetëm me cilësinë dhe vlerat e baladave të përfshira. Lënda e renditur është e përfshirë në dy ndarje të mëdha: balada legjendare dhe balada realiste dhe me grupime të shumët brenda tyre “, tha zoti Xhagolli.

Analisti dhe kritiku i artit, Qazim Muja këto balada i quan vepra të artit, jo vetëm për shqiptarët në rajon, por për tërë njerëzimin me një funksion të veçantë letrarë dhe artistik, të cilat, siç tha ai, duhet të ruhen dhe të mbrohen në mënyrë të veçantë.

“Poezia popullore, qoftë ajo epike apo lirike meriton vëmendje të veçantë për shkak të karakterit të veçantë. Ajo historikisht është më e rrezikuar karshi ndryshimeve dhe zhdukjeve. Në fakt ajo nuk shfaqet gjithmonë dhe gjithkund, nuk gjendet tek të gjitha kombet, por vetëm tek disa popuj siç është rasti i tej theksuar në letërsinë popullit tonë dhe për ruajtjen e mirëmbajtjen e saj kërkohen kushte të veçanta socio historike”, tha zot Muja.

Në këtë kuadër zoti Xhagolli, vuri në dukje, rëndësinë e këtyre veprave, të cilat do të jenë një ndihmesë dokumentuese për folkloristikën shqiptare.

“Vëllimi i baladave është një ndihmesë dokumentuese për folkloristikën shqiptare në përgjithësi. Bibliotekat tona me botimin e këtij vëllimi do të pasurohen me një vlerë të cilësuar me shumë interes,” tha studiuesi Xhagolli.

Studiuesi dhe mbledhësi i folklorit Ismail Doda përkujtoj punën e gjatë dhe të mundimshme si në shkollimin ashtu edhe në mbledhjen e lëndës folklorike (INC)


“I takoj asaj gjenerate të dënuar që nuk guxonim të mësonim në gjuhën shqipe dhe kur janë pjekur kushtet unë u ktheva në vendin tim si bleta dhe duke studiuar në Prishtinë”, tha autori Doada

Studiuesit vlerësojnë se këto botime janë vepra unike që hyjnë në fondin e veçantë të folklorit të popullit shqiptar, shprehur në të folmen e gegërishtes dhe si të tilla fitojnë përjetësinë në antropologjinë kulturore shqiptare. A.K./TemA/KultPlus.com

‘Dita Naimiane’ në Përmet, përkujtohet 178 vjetori i lindjes së poetit kombëtar

Në fundjavë me rastin e 178-vjetorit të lindjes së Rilindasit të madh dhe Poetit tonë Kombëtar, Naim Frashëri, shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në bashkëpunim me Bashkinë Përmet organizuan një program të pasur aktivitetesh në kujtim të jetës dhe krijimtarisë letrare të poetit.

Ditën e premte, 24 maj, u organizua në qytetin e Përmetit konferenca me pjesëmarrje nga gjithë trevat shqiptare kushtuar Naim Frashërit

Vizita në vendlindjen e vëllezërve Frashëri, në Frashër të Përmetit ishte aktiviteti i ditës së shtunë për të vijuar në mbrëmje me takimin poetik nga Klubi i Shkrimtarëve “Naim Frashëri”./TemA// KultPlus.com

Kryeministri Kurti viziton ekspozitën e artistit Gjelosh Gjokaj në GKK

Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, kanë vizituar sot Galerinë Kombëtare të Kosovës për të parë nga afër ekspozitën retrospektivë të artistit të ndjerë Gjelosh Gjokaj “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Në ekspozitë janë të përfshira vepra nga e gjithë krijimtaria artistike e Gjelosh Gjokajt dhe përbëhet nga dy koleksione të artit. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit nga Sead Gjokajt, kushëririt të tij nga Podgorica, dhe 18 vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita që po vizitohet çdo ditë edhe nga artdashës, është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe është e hapur për publikun deri më 7 korrik.

Janjeva po shndërrohet në destinacion tërheqës për vizitorët

Përmes projektit për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës, me intensitet të lartë është duke u zhvilluar puna në restaurimin dhe rifunksionalizimin e shtëpive tradicionale.

Sipas ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shtëpitë po restaurohen duke iu ruajtur karakteristikat e mëhershme dhe me funksionalizimin e tyre ato mund të shndërrohen në bujtina për vizitorë, punëtori artizanale, të përdoren si shtëpi banimi apo hapësira për aktivitete kulturore, përcjell Klankosova.tv.

Restaurimi i tyre do të kontribuojë në ringjalljen e historisë dhe inkurajimin e ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore, si dhe do të krijojë mundësi për ringjallje socio-ekonomike duke promovuar turizmin lokal.

Ka filluar ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’, temë transformimi i bibliotekave në vend

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se ka filluar “Java e Bibliotekës në Kosovë” me temën transformimi i bibliotekave në vend.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në ceremoninë hapëse, e cila u mbajt në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u bë edhe përurimi i Qendrës së Digjitalizimit, përurimi i projektit “Krijimi i qasjes për personave me aftësi të kufizuara”, si dhe është hapur ekspozita “Kujtesa për Skënderbeun” e koleksionit të librave antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për bibliotekat, fjalë mbajti kryeministri Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Bukurie Haliti dhe anëtarja e Këshillit Drejtues së Bibliotekës Kombëtare, Blerta Ismaili.

Kryeministri Kurti theksoi se mbi gjysmë milioni euro janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare, duke bërë me dije se deri më tani janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale, përshirë gazetën “Rilindja” dhe koleksionet e rralla dhe të vjetra.

Java e Bibliotekës përfshinë një veprimtari me shumë aktivitete në të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, ku synim ka rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për bibliotekat e Kosovës dhe transformimin e tyre.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ministri Hajrulla Çeku, koleksionistja e njohur britanike, Patricia Nugee, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, anëtarë të KD-së së Bibliotekës Kombëtare, udhëheqësi i bibliotekës digjitale, Liridon Zeka, profesori nga Departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, Arsim Sinani, nga CHwB Kosova Alban Morina, përfaqësues të kulturës, profesorë, artdashës dhe adhurues të librit.

“Madama Butterfly”, premiera në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit

 “Madama Butterfly” e Giacomo Puccini-t, me libret të Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, pati premierën mbrëmjen e ditës së diel.

“Madama Butterfly” erdhi si një produksion i “Festival Pucciniano di Torre del Lago”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. Vepra e kompozitorit italian Puccini, e vënë në skenën e operës së Tiranës nga regjisorja e famshme Manu Lalli, përshkruan dhimbjen për humbjen e një gruaje të tradhtuar në dashuri e të abuzuar, si dhe shkatërrimin që i bëhet natyrës nga njeriu.

Natën e premierës, e ftuara e nderit e këtij produksioni, sopranoja e mirënjohur Anna Pirozzi, interpretoi rolin e Cio Cio San-it. Përveç Anna Pirozzi-t, natën e parë në skenë u ngjitën Klodjan Kaçani në rolin e Pinkertonit, Ivana Hoxha si Suzuki, Armando Likaj si Sharpless, Simona Karafili si Kate Pinkerton etj.

Opera e Puccini-t do të shfaqet edhe sonte, më 28, 30 maj si dhe më 1 qershor./atsh/KultPlus.com

Së shpejti në Shkodër, nis festivali “Ekrani i Artit”

Mes aktiviteteve të shumta kulturore të planifikuara për këtë sezon veror në qytetin e Shkodrës, është edhe edicioni i 7-të i festivalit “Ekrani i Artit”.

“Ka shumë për të zbuluar nga ky edicion”, thuhet në faqen online të “Ekranit të Artit”, ku do të mund të shohim krijimet e fundit të emrave të njohur si Anri Sala, Roland Sejko, Driant Zeneli, Alice Rohrwacher, Lek Gjeloshi etj.

Në këtë edicion të “Ekranit të Artit” do të shfaqen 45 filma, 3 ekspozita, 4 instalacione, performanca të ndryshme e biseda me të ftuar specialë. Të gjitha këto do të shoqërohen me orë e orë muzikë e vallëzim.

“Ekrani i Artit” nis më datën 5 qershor në Shkodër dhe do të vazhdojë deri më 9 qershor. Tema e këtij viti është “Vetmia dhe Shumësia”./atsh/KultPlus.com

Shfaqje filmash me metrazh të shkurtër në Javën Kulturore Greke

Në kuadër të Javës së Kulturës Greke, pasditen e sotme do të shfaqen filma të metrazhit të shkurtër në ArTurbina.

Organizatorët e JKN ftojnë të përjetoni rrëfimin krijues dhe artin kinematografik të “A la carte”, një film nga Taxiarchis Deligiannis dhe Vasilis Tsiouvaras, “Fault” nga Katerina Papanastasatou, “Pendulus” nga Gkotsis Dimitris dhe “To Vancouver” nga Artemis Anastasiadou.

Kjo ngjarje, sipas JKN, ofron një mundësi unike për t’u thelluar në vizionet dhe proceset krijuese të kineastëve.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, përmes një postimi online, u shprehën se kinematografia është një nga format më komplekse të artit dhe kulturës, e cila nxit mendimin kritik dhe provokon emocione të reja. Dhe për këtë arsye janë përzgjedhur edhe këta filma të shkurtër që do të shfaqen për Javën Kulturore Greke. Të gjithë të apasionuarit mund të kapin këtë shans për të eksploruar kinemanë bashkëkohore greke dhe për t’u angazhuar drejtpërdrejt me profesionistët e talentuar të cilët i kanë realizuar këto filma./atsh/KultPlus.com

Kushtrim Koliqi  shpërblehet me çmimin për regjinë më të mirë në PITF

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i tetë i PITF dhe regjisori Kushtrim Koliqi  është shpërblyer me çmimin për regjinë më të mirë në këtë festival, shkruan KultPlus.

Për shfaqjen “Babai dhe Babai” është vlerësuar puna e Koliqit, vlerësim që i është bërë nga juria profesionale në përbërje të: Fatos Berisha, Ana Vukotic e Amernis Nokshiqi.

Shfaqja “Babai dhe Babai” me tekst të Jeton Neziraj në këtë festival është vlerësuar edhe me dy çmime të tjera, si shfaqja më e mirë nga juria e medias dhe çmimi për aktoren më të mirë, çmim që i është ndarë Ilire Vincës./ KultPlus.com

Ilire Vinca merr çmimin e aktores më të mirë në PITF

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i tetë i PITF dhe aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca është shpërblyer me çmimin e aktores më të mirë në këtë festival, shkruan KultPlus.

Ilire Vinca është vlerësuar për rolin e saj në shfaqjen “Babai dhe Babai” me tekest të Jeton Neziraj e regji të Kushtrim Koliqit, vlerësim që është bërë nga juria profesionale në përbërje të: Fatos Berisha, Ana Vukotic e Amernis Nokshiqi.

Kjo shfaqje poashtu është shpërblyer edhe për regjinë më të mirë, dhe atë të shfaqjes më të mirë të ndarë nga juria e medias, juri që ishte në përbërje të Ardianë Pajazitit, Teuta Arifaj dhe Lumira Kelmendit. / KultPlus.com

“Muhammad Ali, one and only” dhe “Babai dhe Babai” me më së shumti çmime në edicionin e tetë të PITF

“Muhammad Ali, one and only” me tekst të Almir Imshireviq dhe  regji të Dino Mustafiq nga Bosnja dhe Hercegovina është shpërblyer me çmimin e shfaqjes më të mirë në edicionin e tetë të Prishtina International Theater Festival që u mbajtë në Kolegjin AAB, shkruan KultPlus.

Çmimin për shfaqjen më të mirë në këtë ceremoni e ka ndarë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se: vende si ky e festivale si ky, ngjarje të tilla e bëjnë artin kulturë.

“Falënderoj përzemërsisht dhe shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë punuar në këtë ngjarje. Kanë filluar të më pyesin pse po shkoj në shfaqje, sepse me gjasë po shkoj shpesh, kur po u them se po shkoj për qejf nuk po më besojnë. Kështu që në edicionin e nëntë mos më dërgoni ftesë fare, sepse vij vetë”, ka thënë Kurti me këtë rast.  

Ndërkohë, po e njëjta shfaqje është shpërblyer edhe me çmimin e publikut, sikurse edhe për rolin dytësor.

Po me tri çmime është shpërblyer edhe shfaqja nga Kosova “Babai dhe Babai” me tekst të Jeton Neziraj e regji të Kushtrim Koliqit.

Çmimin si shfaqja më e mirë “Babai dhe Babai” e ka marr nga juria e medias, ku në emër të jurisë çmimin e ka ndarë drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti e cila mes të tjerash ka falënderuar organizatorët e këtij festivali për prurjen e gjithë këtyre shfaqjeve nga rajoni.

“Ky festival çdoherë po merr formë, festival që mban emrin e Burbuqe Berishës”, ka thënë Pajaziti, duke shtuar se Burbuqe Berisha duhet të jetë në paqe me gjithë këtë prurje artistike në këtë festival, festival që mban emrin e saj.

“Babai dhe Babai” është shpërblyer edhe për rolin kryesor, çmim që i është ndarë Ilire Vincës, sikurse që është shpërblyer edhe për regjinë më të mirë.

Ndërkohë është ndarë edhe çmimi i studentëve, çmim që ka shkuar për shfaqjen nga Maqedonia e Veriut “ Here, Kitty Kitty”.

Çmimi special i është ndarë shfaqjes nga Mali i Zi “Bloody Moon”.

Më poshtë është lista e plotë e çmimeve që janë ndarë në këtë festival.

• Çmimi “Best Play: Students choice” – “Here, Ktty Kitty” – Maqedonia

• Çmimi “Best Play: Media choice” – “Babai dhe Babai” – Kosova

• Çmimi “Best Play: Public award” – “Muhammad Ali, the one and only” – Bosnja dhe Hercegovina

• Special Mention – Teatri Kombëtar i Malit të Zi

• Çmimi “Best Supporting Role” – Dino Bajrovic “Muhammad Ali, the one and only” – Bosnja dhe Hercegovina

• Çmimi “Best Actor” – Ilire Vinca “Babai dhe babai” – Kosova

• Çmimi “Best Director” – Kushtrim Koliqi “Babai dhe babai” – Kosova

• Çmimi “Best Play” – “Muhammad Ali, the one and only” – Bosnja dhe Hercegovina./ KultPlus.com

Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare

Sot janë bërë 27 vite nga vdekja e poetit, shkrimtarit dhe publicisitit të njohur, Azem Shkreli.

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Librat e tij me të njohur me poezi janë: Bulzat, Engjujt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve , “Lirikë me shi, Zogj dhe gurë. Ndërsa në prozë ai shquhet sidomos me romanin e tij “Karvani i bardhë”.

Azem Shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vazhdon të mbetet i tillë falë thesarit që ka lënë si pjesë e letërsisë shqipe.

Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare. /KultPlus.com

Tenori Ramë Lahaj, së shpejti me koncert në Shkodër

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, së shpejti do të mbajë koncertin e tij të parë të plotë në Shqipëri.

“Ramë Lahaj & Friends” do të performojnë më 8 qershor, në Shkodër.

Për përformancën e tij kanë njoftuar edhe nga Bashkia e Shkodrës, të cilët anë shprehur se Ramë Lahaj ka zgjedhur Shkodrën për koncertin e tij, si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën.

“Tenori Ramë Lahaj, i cili është ngjitur në disa prej skenave më prestigjioze të botës, ka zgjedhur jo rastësisht Shkodrën për koncertin e tij, si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën në të gjitha format e saj”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.

Tenori Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë kosovarë të operës, që ka interpretuar në teatrot më të mëdha të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, që më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”.

“Së shpejti në Shkodër locen që na ka dhanë përherë veç dashni… mirupafshim!”, ka shkruar vetë Ramë Lahaj në rrjete sociale./KultPlus.com

“Netët Korçare të Poezisë” mblodhën poetë nga e gjithë bota

Përfunduan me sukses Netët Korçare të Poezisë 2024, organizuar nga Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, në Korçë.

Kjo ngjarje bashkoi shkrimtarë, poetë dhe adhurues të letërsisë nga vendi dhe bota, në dy netë të mbushura me poezi, muzikë dhe krijimtari frymëzuese. Në këtë edicion të “Netëve Korçare të Poezisë” morën pjesë 33 autorë nga vende të ndryshme të botës.

Poezitë, interpretimet dhe muzika u bënë bashkë për të përcjellë emocione që vetëm arti mundet. Adhuruesit e poezisë përjetuan magjinë e vargut të përzgjedhjeve poetike, në mbrëmjet e mbushura plot emocione, nën çatinë oborrit të shtëpisë muze të piktorit të madh korçar Vangjush Mio.

Në përfundim të këtij aktiviteti do të botohet edhe një antologji me poezitë e të gjithë autorëve pjesëmarrës, e cila do të jetë në shqip dhe anglisht.

Ky festival i poezisë ka një jetëgjatësi prej 28 vjetësh.

Tema e këtij viti e netëve të poezisë korçare ishte “Një diell i ri” nga Asdreni, një prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare./atsh/KultPlus.com