170 vjet nga vdekja e shkrimtares së shquar, Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ka qenë noveliste dhe poete angleze, e njohur në mbarë botën, shkruan KultPlus.

Romani i saj më i njohur është “Xhejn Er”, të cilin ajo e botoi nën emrin artistik Currer Bell.

Një jetime e vuajtur ngrihet në rangun e një heroine, e cila, guximtare, e çiltër dhe krenare, na tregon se si integriteti i një shpirti të dëlirë nuk komprometohet përballë asnjë tundimi, as atij që premton lumturinë. Libri, i kritikuar nga bashkëkohësit si një roman që përmbante nxitje revolucionare, të pamoralshme dhe antifetare, “Xhejn Er”, është sot një nga veprat më të kremtuara të të gjitha kohërave. I ekranizuar më shumë se çdo klasik i shekullit XIX, “Xhejn Er” solli një revolucion në artin e rrëfimit.

Falë tij, autorja Charlotte Brontë konsiderohet si “një nga historianet e para të ndërgjegjes individuale” dhe pararendësja letrare e shkrimtarëve si Joyce-i dhe Proust-i.

Kjo është historia e një jetimeje të zgjuar dhe plot temperament, megjithëse trupvogël e

shëmtaraqe. E abuzuar dhe e braktisur nga të afërmit e saj, heroina jonë lufton e patundur për një jetë të pavarur e dinjitoze. Xhejni do të kërkojë lumturinë me ngulmin e një shpirti rebel, por pa pranuar kurrë të bëjë kompromis me moralin e saj. Rrëfimi i apasionuar rrotullohet rreth historisë së dashurisë së Xhejn Erit me punëdhënësin e saj, zotin Roçester, një aristokrat arrogant dhe hijerëndë.

Romani përshëndeste një figurë heroike të panjohur më parë; një figurë e cila, falë integritetit virtuoz, intelektit të mprehtë dhe këmbënguljes së palodhur, arrinte të çante përmes barrierave të klasave sociale për të fituar një pozicion të barabartë me njeriun që dashuronte. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e duan Xhejn Erin: ata mund të identifikohen me të. Ajo nuk është e bukur, shtatlartë apo e hijshme. Ajo është një vajzë fare e rëndomtë, nga ato që nuk bien në sy. E megjithatë, ajo gjen lumturinë romantike. Është një përrallë për të pasigurtët, për të gjithë njerëzit e zakontë. I lavdëruar nga William Makepeace Thackeray si “kryevepra e një gjeniu të madh”, romani “Xhejn Er” konsiderohet ende sot, më shumë se një shekull më vonë, një nga veprat më të hijshme të letërsisë angleze. /KultPlus.com

298 vite nga vdekja e fizikanit Isak Njuton

Isak Njutoni ka qenë një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez i cili konsiderohet si një nga shkenctarët më me influencë i të gjitha kohërave dhe figura kyqe në revolucionin shkencor, shkruan KultPlus.

Njutoni ka formuluar tri ligjet kryesore të matematikës:

Ligjin e inercisë

Ligjin e veprimit dhe kundëveprimit

Ligji i forcës

Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe të gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik.

Ai ka ndërtuar teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi teorinë e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Po ashtu ai ka zbuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit.

Ndërsa në fushën e matematikës, Njutoni në bashkëpunim me Gotfrid Lajbnicin kanë zbuluar njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu e demonstroi  teoremën e binomit, dhe zhvilloi ‘metodën e Njutonit’ për gjetjen e zerove të një funksioni dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.

Së bashku me Gaussin dhe Arkimedin i takojnë ‘treshes së artë’ të matematikës.

Ai, ndër të tjera zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.

Isak Njuton kishte lindur më  25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire./KultPlus.com

Më 31 mars të vitit 1889 është hapur Kulla Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë.

Kjo kullë është projektuar si pjesa më e mirë e koleksionit të panairit botëror në Paris më 1889 dhe kishte për qëllim të përkujtonte 100 vjetorin e Revolucionit Francez.

Kulla është hapur më 31 mars të vitit 1889, dhe sot janë bërë 135 vite nga përurimi i saj.

Tashmë është monumenti më i njohur dhe më i fotografuar në botë.

Kulla mori emrin e projektuesit dhe arkitektit të saj, Alexandre Gustave Eiffel, i cili e ndërtoi strukturën për ekspozitën ndërkombëtare të Parisit, 1889.

Këtu do të gjeni 10 fakte që nuk i keni ditur më parë për të.

1- Në majë të saj gjendet një apartament sekret. Në majë të kullës gjendet një bar ku mund të pini shampanjë.

2- Kulla Eiffel ka një lartësi 324 metra, pra, sa një pallat 81-katësh. Në kohën e përfundimit, ka qenë struktura më e lartë në botë. Ajo ka qenë struktura më e lartë deri në vitin 1930, kur ia kaloi ndërtesa e Chrysler në Nju Jork. Sot, Kulla Eiffel është struktura e dytë më e lartë në Francë.

3- Vizitorët kanë mundësi të ngjiten me shkallë ose me ashensor. Ka tre ashensorë, megjithëse vetëm dy janë të hapur në të njëjtën kohë. Ashensori i tretë ngjitet nga kati i dytë në të tretin. Duhet të dini se këta ashensorë mund të jenë shumë të ngarkuar, sidomos gjatë sezoneve turistike dhe radha e pritjes për t’u ngjitur në ashensor mund të jetë shumë e gjatë

4- Ju rekomandojmë gjithsesi të keni durimin për t’i vizituar të tria katet. Në katin e parë do të mësoni rreth historisë së Kullës, së kaluarës e së tashmes së saj. Këtu do të mësoni për rolin që luan kulla në teknologjinë moderne, si dhe do të mund të shikoni pajisje që kanë qenë pjesë e kullës origjinale. Këtu përfshihet një pjesë e shkallëve spirale origjinale (që nuk përdoren më), një nga pompat hidraulike të përdorura në sistemin e ashensorit, si dhe “FerOScope”, pajisja që përdoret për të krijuar shfaqje drite nga kulla.

Në katin e dytë mund të shijoni një pamje 360 gradë të qytetit.

Fotot që do bëni këtu, mbeten kujtime të paharrueshme. Gjithashtu do të gjeni një restorant dhe një bar të vogël.

Kati i tretë është i jashtëzakonshëm. Do t’ju duket vetja si në majë të botës. Do t’ju pëlqejë si platforma e brendshme ashtu edhe e jashtme, si dhe do t’ju duket shumë interesante një model i zyrës origjinale të inxhinierit Gustave Eiffel.

5- Në këtë kullë ka një zyrë postare.

6- Mahnitëse dhe e bukur, Kulla Eiffel është kthyer në një klishe filmash kinematografikë. Pjesa më e madhe e filmave të xhiruar në Paris tregojnë pamje të Kullës Eiffel dhe shikuesit mund të besojnë se ajo është e dukshme nga të gjitha këndet e qytetit. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e ndërtesave në Paris nuk janë më të larta se 7 kate, kështu përveç ndërtesave pranë saj, shumë pak të tjera mund ta shohin kullën nga dritaret.

7- Kulla Eiffel është e mbushur me emra shkencëtarësh.

8- Bëhet një punë shumë e madhe që kulla Eiffel të duket bukur.

9- Poshtë kësaj kulle gjendet një bunker ushtarak.

10- Kulla Eiffel është e hapur për vizitorët çdo ditë, nga ora 9:30 deri më 23:30. Nga mesi i qershorit, deri në fund të gushtit, Kulla hapet në orën 9:00. Ka tri kate për t’u vizituar dhe kostoja e biletës varet nëse doni të shkoni në katin e tretë apo të dytë dhe nëse doni të shkoni me ashensor apo në këmbë nga shkallët. Çmimet variojnë nga 3 deri në 13 euro, në varësi të moshës së vizitorëve dhe dëshirës për të eksploruar. /KultPlus.com

Media britanike “Express”: Befasohuni nga plazhet spektakolare dhe të qeta të Durrësit

Koha me diell dhe perëndimet nuk ishin e vetmja gjë që më bëri përshtypje në udhëtimin tim në këtë pikë të nxehtë të Ballkanit, shkruan Sydney Evans në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

Javën e kaluar, “Wizz Air” zbuloi plazhet më të qeta për t’u vizituar në Evropë në muajin prill, dhe u befasova kur pashë një të tillë në listë.

Kompania ajrore hungareze zbuloi se plazhi shqiptar i Durrësit ishte një nga plazhet më pak të mbushur me njerëz në prill, me një numër të ulët vizitorësh ditorë gjatë këtij muaji.

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor për turistët britanikë – e njohur për plazhet e saj bruz dhe peizazhin e thyer – që është perfekt për ata që kërkojnë të eksplorojnë më këmbë.

Në kërkim të pushimeve relaksuese me diell të garantuar, unë dhe disa miq vendosëm të rezervonim një udhëtim në Durrës verën e kaluar.

Duke mos qenë kurrë më parë në Shqipëri, mezi prisja të zbuloja vetë pse ky vend i vogël evropian ishte një destinacion kaq popullor për pushuesit e huaj.

Zgjodhëm Durrësin pasi na kishin mbetur vetëm disa ditë, dhe qyteti i bukur bregdetar ndodhet vetëm 45 minuta me makinë nga kryeqyteti Tiranë, ku është aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit.

Fluturimi direkt nga aeroporti “London Stansted” me “RyanAir” – rreth tre orë – ia vlente absolutisht për disa ditë në vendin ballkanik.

Ne qëndruam në një hotel të vogël të bukur, vetëm disa minuta më këmbë nga plazhi, dhe temperaturat shënonin nën 28 ​​gradë Celsius gjatë gjithë kohës që ishim atje.

Sigurisht që, nuk do ta përshkruaja plazhin si të qetë, pasi ne e vizituam atë gjatë muajit korrik, i cili konsiderohet kulmi i sezonit turistik në Shqipëri.

Megjithatë, ishte tepër e lehtë për të gjetur hapësirë ​​të mjaftueshme në plazh dhe për të rezervuar shezlonge që ishin të lira, duke kaluar ditën në bregdet derisa dielli të zhdukej në perendimet më të pabesueshme, çdo natë.

Ajo që më la më shumë përshtypje ishte mikpritja dhe cilësia e ushqimit.

Pjata me sardele të sapokapura, spageti dhe rizoto, pica krokante dhe sallata greke të mbushura me perime të freskëta – ishin vaktet më të shijshme që kemi provuar.

E vendosur në Gadishullin Ballkanik, fqinjë me Greqinë dhe Malin e Zi, Shqipëria ka lidhje të forta me Italinë dhe kjo ishte padyshim e pranishme në ushqimin dhe mikpritjen miqësore që përjetuam.

Restoranti “Pampas Restaurant Golem”, që ndodhet pikërisht në plazhin e Durrësit, shërben ushqim cilësor dhe me kosto të përballueshme, për një vakt – një pjatë kryesore dhe pije pagova 10 paund.

Ndërsa Durrësi është i mrekullueshëm për disa ditë buzë plazhit, me shumë hotele dhe restorante aty pranë dhe me vendndodhje të përshtatshme falë afërsisë me Tiranën, plazhet më në jug janë padyshim më piktoreske – që shpesh u referohen si Rivieria Shqiptare.

Patjetër që do të kthehem në Shqipëri, por herën tjetër do t’i jap vetes më shumë kohë – për të eksploruar këtë rajon të vendit dhe plazhet e tij spektakolare./atsh/KultPlus.com

Tu Fu: Në piknikun mbrëmjesor…

Tu Fu, ose Du Fu (712-770), poet kinez i dinastisë Tang. Bashkë me Li Po-në (Li Bai) konsiderohen poetët më të mëdhenj kinezë. Edhe pse fillimisht i panjohur, poezia e tij ka pasur në vijim ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën kineze dhe japoneze. Nga opusi i tij janë ruajtur ndër shekuj vetëm rreth 1500 poezi.

NË PIKNIKUN MBRËMJESOR, ME DJEM TË HEDHUR DHE BUKUROSHE NË KANALIN CHANG-PA, PO BIE SHI!

Nga Tu Fu

1.

Perëndimi i diellit është koha për të nxjerrë barkën

Kur një fllad i lehtë ngre dallgëza të vockla,

Bambuja e fshehtë është vendi i piknikut

Dhe lotusi i njomë në freskinë e mbrëmjës:

Por derisa djemtë e hedhur po përziejnë pijet e ftohta

Dhe bukuroshet e borëzojnë një sallatë lotusi,

Një re vogëlake nxihet mbi kokat tona:

Soneti im duhet përfundojë para se të bjerë shi!

2.

Ra shi pra, i lagu ata që ishin në ulëse

Ndërkohë që një shtrëngatë nisi t’i rrihte anët e anijes,

Vajzat e Yüeh mbajnë fustane të qullura all të kuqe

Dhe ato të Yen derdhin lotë nga sytë e nxirë:

Piktori ia heq lëkurën rrembit në breg,

Velat përdredhen dhe lulet shkapërdajnë shkumën;

Gjithë rrugës për në shtëpi një stuhi ulëritëse

Dhe në breg është vjeshtë në qershor!

1. Sunset’s the time to take the boat out/ When a light breeze raises slow ripples,/ Bamboo hidden is the picnic place/ And lotus fresh in the evening cool;// But while the bucks are mixing iced drinks/ And beauties snow a lotus salad,/ A slip of cloud comes black overhead:/ Before it rains my sonnet must end!

2. It has rained too, soaked those on the seats/ As a squall rose to beat the boatside,/ The girls of Yüeh wear wet scarlet skirts/ And those from Yen weep tears of eyeblack:/ The painter peels its bough on the bank,/ The curtains curl and flowers strew the foam;/ All the way home there’s a howling storm/ And on the shore is Autumn-in-June!

***

Një palë sonetesh gazmore, jo saktësisht të datuara, por sipas kritikëve me gjasë të viteve 740. […]

Djemtë e rinj të hedhur ishin bij njerëzish me peshë në kryqytet; bukuroshet profesionale, si geishat. Kanali Chang-pa ishte hapur vetëm në vitin 741, kështu që me gjasë ende ishte diçka si lodër për rininë e shoqëruese. Këtu gjejmë një mori prekjesh të lehta të qesëndisjes me heroizmin, siç në rastin e stuhisë; dhe ‘fustaneve të qullura all të kuqe’, poenta e të cilit pothuajse humbet nëse nuk pranohet si një parodi tipike e hiperboles poetike (pas së cilës Tu Fu ishte bukur i dhënë) e heroinave që i qullin rrobat e tyre me lot.

Akulli i pijeve duhet të jetë rrëmihur nga pirgjet e dheut, ku ishte futur në dimër; por ‘borëzimi’ i një sallate lotusi, që ishte rrënjë lotusi të grimëcuara, mund të nënkuptojë asgjë më shumë se shpëlarjen e saj. Duhet të ketë pasur një tendë në barkë, disi si te pikturat impresioniste të barkave të kënaqësisë në Senë, kështu që i mbetej shtrëngatës pastaj që t’i lagte vajzat në mënyrën më të keqe: Yüeh, Chekiang jugor modern i grykës së Yangtse, është ende me nam për vajzat e bukura; ashtu siç është edhe Yen, regjioni përreth Pekinit modern. Në traditën e lashtë poeteike, këto dy regjione ishin ekstremet e jugut dhe veriut.

Poezitë e verës janë krahasimisht të pazakonshme në Kinë, për arsye të qarta si kjo: për shkak të musonit sezoni është fort i nxehtë dhe i lagësht, pra jo aq i pëlqyer.

Është një gjë e çuditshme rreth Tu Fu-së që edhe një poezi verore dhe rinore si kjo duket, në retrospektivë, se përfton diçka profetike në lidhje me kohën dhe jetën e tij. Është e ditur se ai i mbante të gjitha poezitë me kujdes sipas radhës së kompozimit të tyre që nga fëmijëria e hershme; dhe fare lehtë mund t’i ketë parë me vetëdije në vazhdimësi si piktura të gjata të bëra rrotull të lumenjve, që ndahen në pezazhe të veçanta dhe që ishin sajesë e epokës së tij.

/Marrë nga Li Po and Tu Fu, “Poems”, (Selected and translated by Arthur Cooper), Penguin Books Ltd, 2013/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Zhan- Zhak Ruso: Çdo njeri ka të drejtë të rrezikojë jetën e tij në mënyrë që ta mbrojë atë

25 thenie nga Jean-Jacques Rousseau

1. “Personi i parë që rrethoi me gardh një copë tokë, pastaj u tha njerëzve se ishte e tija dhe ata e besuan, u bë themeluesi i vërtetë i shoqërisë civile.

Nga sa shumë krime, luftëra, vrasje, mizori raca njerëzore do të kishte shpëtuar sikur një person të kishte dalë e ta rrëzonte gardhin, dhe t’u thoshte të tjerëve: ‘Mos e besoni këtë mashtrues’.

Ju jeni të humbur nëse harroni se frutat e dheut u përkasin të gjithëve dhe toka asnjërit!” -“Social Contract”, Jean-Jacques Rousseau

2. Të gjitha fatkeqësitë e mia vijnë nga që kam pasur mendim tepër të mirë për miqtë e mi.

3. Edhe pse modestia është e natyrshme për njeriun, ajo nuk është e natyrshme për fëmijët.

Modestia fillon vetëm me njohjen e së keqes.

4. Durimi është i hidhur, por fryti i tij është i ëmbël.

5. Çdo njeri ka të drejtë të rrezikojë jetën e tij në mënyrë që ta mbrojë atë.

Është thënë ndonjëherë se një njeri që hidhet nga dritarja për të shpëtuar nga një zjarr është fajtor për vetëvrasje?

6. Fyerjet janë argumentet e përdorura nga ata që janë gabim.

7. Njerëzit të cilët dinë shumë pak janë zakonisht oratorë të mëdhenj, ndërsa njerëzit të cilët dinë shumë, flasin pak.

8. Mirënjohja është një detyrë që duhet të paguhet, por që askush nuk ka të drejtë ta presë këtë.

9. Gënjeshtra ka një pafundësi kombinimesh, por e vërteta ka vetëm një mënyrë për të qenë.

10. Është një mani e filozofëve të të gjitha moshave për të mohuar atë që ekziston dhe për të shpjeguar atë që nuk ekziston.

11. Ne kemi të lindur të dobët, ne kemi nevojë për forcë: të pafuqishëm, ne kemi nevojë për ndihmë; qesharakë, ne kemi nevojë arsye.

E gjitha që na mungon në lindje, e gjitha që ne kemi nevojë kur vjen puna te pasuria e njeriut, është dhuratë e arsimit.

12. Personi i cili ka jetuar më shumë nuk është ai me më shumë vite, por ai me përvojat më të pasura.

13. Unë i urrej librat; ata vetëm na mësojnë të flasim rreth gjërave për të cilat nuk dimë asgjë.

14. Unë mund të mos jem më i miri, por të paktën jam i ndryshëm.

15. Unë gjithmonë kam thënë dhe menduar se gëzimi i vërtetë nuk mund të përshkruhet.

16. Për të duruar, është gjëja e parë që një fëmijë duhet të mësojë, dhe atë që ai do të ketë më nevojë të dijë.

17. Natyra nuk na mashtron, jemi ne që e mashtrojmë veten.

18. Njeriu ka lindur i lirë, dhe ai është kudo në zinxhirë.

19. Ç’është lumturia? Një llogari bankare të mirë, një kuzhinier të mirë, dhe një tretje të mirë.

20. Është shumë e vështirë për të menduar fisnikërisht kur dikush mendon vetëm për të fituar jetesën.

21. Ne nuk e dimë se çfarë është me të vërtetë fat i mirë apo i keq.

22. Ata që janë më të ngadalshëm në marrjen e një premtimi janë më besnikë në kryerjen e tij.

23. Sado natyral talenti i njeriu mund të jetë, akti i të shkruarit nuk mund të mësohet i gjithi përnjëherë.

24. Unë mbeta për një kohë të gjatë fëmijë, dhe jam ende fëmijë në shumë aspekte.

25. Çfarë diturie mund të gjeni e cila të jetë më e madhe se sa mirësia? / KultPlus.com

Rama: Punoni dhe investoni në Shqipëri, paga dhe të ardhura më të mira sesa në Greqi

Kryeministri Edi Rama nga Athina në një takim me shqiptarët, tha se në Partinë Demokratike do të ankohen sërish për vjedhje votash.

“Bufi i kënetës më 11 maj do thotë fitore, ndërsa më 13 maj në mëngjes kur të dalë rezultati do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori të votave”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama i bëri thirrje shqiptarëve të vijnë të investojnë në tokat e tyre,në agroturizëm falë lehtësira që ka miratuar së fundi qeveria përmes paketës së malee, teksa bëri të ditur se, ndërtimi dhe turizmi janë sot dy sektorë me rëndësi si për ekonominë e vendit dhe për rritjen e të ardhurave familjare.

“Kush punon këtu në Greqi, në ndërtim apo turizëm, duhet të jetë i bindur se nëse shesh nga Shqipëria do të shohë paga më të mira. Këtë gjë, mos e dëgjoni nga unë, mos më besoni mua, pyesni, interesohuni dhe shikoni mundësitë për punë që ka Shqipëria në ndërtim dhe turizëm, që janë dy sektorë, ku e di shumë mirë, që shumë shqiptarë punojnë këtu në këta dy sektorë dhe e kanë të varur ekonominë e tyre tek ndërtimi dhe turizmi”, tha Rama.

Gjithashtu vijoi ai, nëse keni një tokë, rrënojë, të trashëguar nga gjyshi, miq të afërm, nëse keni miq të afërm, investoni kursimet tuaja për të ndërtuar atje një pikë agroturizmi, duke sjell eksperiencën tuaj të marrë në Greqi. Keni dijen e një agronomi që ka mbaruar jo një por dy universitete, ndaj shiheni këtë mundësi.

“Ne kemi bërë një ligj të ri, që do të hyj në fuqi pas zgjedhjeve, që është miratuar nga Kuvendi, por nuk do të hapet thirrjet para zgjedhjeve, pasi quhet krim elektoral, kështu quhet në Shqipëri. Prapë, po ju them unë këtu, që në 11 në darkë bufi ikënetës do të thotë fitore, në datën 12 pasdite, nga këneta do fryjë erë dhe në 13 do denoncohet vjedhja më e madhe në historinë e votave. Por ajo që na intereson ne është ajo që do bëjmë për t’ju vënë në dispozicion Paketën e Maleve, ku 500 aplikantët e parë do të përfitojnë mundësinë të investojnë pa taksa, pa TVSH dhe pa asnjë detyrim për 10 vjet rresht”, u shpreh Rama, teksa informoi se, ndërkohë BSH-ja e ka vënë në dispozicion 250 milionë euro për kredi nën 3% interesi, me 70% kolateral nga shteti, për të gjithë ata që duan të investojnë në rivitalizimin e shtëpive trashëgimi nga gjyshërit.

“Ndërkohë, vijoi Rama, 65 000 prej jush janë regjisturar për 11 majin. Kam besim se nga Greqia do të na vijë një mbështetje shumë e madhe. Por ndiqeni procesin me shumë vëmendje sepse, jo në Greqi, por në hënë të na çosh ne shqiptarëve, të gjitha punët ne shqiptarët i lëmë për në momentin e fundit, dhe më 11 maj votoni numrin 5, pra votoni BE që të merrni pasaportën e BE-së”./ KultPlus.com

Kartolina, e para dritare preku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjes tradicionale shqiptare

Nga Albert Vataj

Bukuria e gruas dhe magjia e mrekullisë së veshjes karakteristike shqiptare patën kartolinën si përçuesin më origjinal dhe më besnik të asaj vlere unike të përkatësisë sonë identitare, e cila shërbeu si një mundësi komunikimi dhe prezantimi me kulturat dhe traditat. 

“Kujtim prei Maleve t’Shqypeniis” është mbishkrimi i kësaj fotoje të “Marubit”, e cila u shumëfishua në funksion të kartolinës. Vendosja e diçiturës në pjesën e poshtë, dhe në të sipërme, ose ndryshimet në këtë komponent, tregojnë për shumësinë e herëve që kjo kartolinë u botua.

Historia e kartolinës shqiptare është mbinjëshekullore. Fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë është koha kur Shqipëria u fut në kartolina, kryesisht përmes një manifestimi të bukurisë karakteristike të gruas shqiptare në veçanti dhe larmisë së veshjeve të saj. Një ndër koleksionet më të bukura të kartolinave  shqiptare është ai i një autori austriak realizuar në zonën e Shkodrës, por u dominua nga fotot e Marubit. Por vitet më të mira për kartolinat shqiptare filluan pas viteve 1910-1915 e më vonë, sidomos në vitet tridhjetë, kur pati një kulminacion kartolinash shumë prej të cilave kanë arritur të mbijetojnë deri sot. Madje disa ekzemplarë të rrallë, si fotoja e publikuar, vijojnë të shiten në internet. Këto kartolina shtypeshin jashtë sigurisht, shumica ishin të teknikës bardhë e zi. Kartolinat e para mendoj se janë shtypur në Turqi. Tematika e tyre përqendrohej në kostumografinë shqiptare të kohës dhe ishte kjo veçori që e shtoi vlerën e këtij lloj publikimi.

Më pas  kartolinat nisën të shtypeshin në Austri, Itali, në Kostancë të Rumanisë, dhe kudo ku kishte shqiptarë dhe shoqata shqiptare, madje edhe në Amerikë. Autorët ishin shqiptarë ose të huaj. Ishim të panjohur dhe misterioz për një pjesë të vendeve dhe kulturave dhe kartolina u shfaq si një prezantim unik i kësaj kulture dhe tradite, vlerat e së cilës ishin po kaq perëndimore sa e çdo vendi ku ajo u pa dhe u trajtua si një befasi.

Veçantia e kartolina qëndron te pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare që  u përfshi në subjekt. Ishin kartolinat nëpërmjet të cilave kaloi në një masë të konsiderueshme njohja, prezantimi dhe manifestimi i vlerave etnografike. Veshjet tradicionale shqiptare, si një prej komponentëve më unik të traditës ushqyen kartolinën shqiptare dhe e pasuruan atë më hir dhe bukuri që përgjithësisht ishte fare e panjohur. Kartolina udhëtoi ndoshta më shumë dhe më shpejt se çdo formë tjetër e prezantimit të këtij thesari të kombit shqiptar.

Duke cituar albanologun kanadezo-gjerman, Robert Elsie, kumtojmë se: Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë. Në Malësinë e Veriut çdo fis, bile çdo luginë dhe çdo fshat, kishte veshje të veta, të cilat ishin të dukshme për popullatën në përgjithësi. Veshjet popullore tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për femrat në shumë raste – nëse gruaja në fjalë ishte e martuar apo jo. Veshjet popullore shqiptare ishin në përdorim të përgjithshëm deri në vitet ‘30, dhe në disa treva shqiptare edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Madje edhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetenjë nuk është gjë e rrallë të shohësh gra të cilat përdorin veshje popullore përditë, apo të paktën në ditën e pazarit. Kjo vlen në radhë të parë për Veriun e Shqipërisë në rrethet e Shkodrës, të Malësisë së Madhe, të Lezhës dhe të Mirditës, por veshjet shfaqen tek-tuk edhe në zonat e thella të Shqipërisë së Jugut, të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Sot këto kartolina mund të jenë; grishje në nostalgji, magjepsje prej së bukurës origjinale, sikurse objekt studimi ose lakmi e koleksionistëve. Duke i rikthyer në trajtim dhe kujtesë, rrekemi të forcojmë lidhjet me të shkuarën dhe vlerat që ata përfaqësuan. Përmes këtyre fotove vjen e shkuara dhe i pëshpërit në vesh të sotmes, ndoshta duke i lënë ndonjë amanet apo përmbushur ndonjë premtim, por edhe për t’uy mburruar për atë çfarë ajo ishte dhe misionin që ju besua./ KultPlus.com

Kur Nexhmije Pagarusha i këndonte Prishtinës: Jeta e amël me plot’ dëfrim, te ti po ngjallet Prishtinë (VIDEO)

Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës” etj.

Mirëpo, sonte KultPlus ju sjell një këngë të Nexhmije Pagarushës, që edhe pse nuk është ndër të njohurat e saj, është një këngë e fuqishme që i flet me një dashuri të madhe qytetit të Prishtinës.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës:

Tash kur natyra ka lulëzu
Qyteti im asht zbukuru
Jeta e amël me plot dëfrim
Te ti po ngjallet Prishtinë.

Të du të du qyteti im
Të du unë si nana fmin’
Të du të du qyteti im
Të adhuroj o Prishtinë.

Qyteti im je plot gjallni
Me vasha t’bukra djem te ri
Gjithçka te ti është plot hijeshi
Se ti po rrit nji brez t’ri. / KultPlus.com

‘Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të’

Thënie nga Napoleon Bonaparti

-Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
-S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
-Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.
-Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
-Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
-Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
-Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
-Një lider është një tregtar me shpresë.
-Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
-Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja./ KultPlus.com

Giorgio Agamben: Mbi atë që nuk mund të bëjmë

Giorgio Agamben (1942), filozof italian. Ka shkruar vepra të shumta që merren me probleme të ndrsyhme nga estetika te filozofia politike, nga linguistika te historia e koncepteve, duke propozuar interpretime origjinale të kategorive si forma e jetës, homo sacer, gjendja e përjashtimit, dhe biopolitika

Mbi atë që nuk mund të bëjmë

Nga Giorgio Agamben

Deleuze njëherë e ka përkufizuar operacionin e pushtetit (potere) si një ndarje të njerëzve nga ajo që munden, do të thotë nga fuqia (potenza) e tyre. Forcat aktive pengohen në ushtrimin e tyre, o për shkak se janë të privuara nga kushtet materiale që e bëjnë të mundshme, o për shkak se ndalimi e bën këtë ushtrim formalisht të pamundshëm. Në të dy rastet pushteti – dhe kjo është figura e tij më shtypëse dhe brutale – i ndan njerëzit nga fuqia e tyre dhe, në këtë mënyrë, i bën të pafuqishëm. Sidoqoftë, ka edhe një operacion tjetër dhe hileqar të pushtetit, që nuk vepron menjëherë në atë që njerëzit mund të bëjnë – mbi fuqinë e tyre – përkundrazi, mbi pafuqinë e tyre, do të thotë mbi atë që nuk mund të bëjnë ose, thënë më mirë, mund të mos e bëjnë.

Se fuqia është përherë edhe në mënyrë konstituive pafuqi, se çdo të mund të bësh është edhe gjithmonë një të mund të mos bësh është një nxënie vendimtare e teorisë së fuqisë që Aristoteli e zhvillon në librin IX të Metafizikës. «Pafuqia [adynamia]», shkruan ai, «është privim i kundërt me fuqinë [dynamis]. Çdo fuqi është pafuqi e së njëjtës dhe në raport me të njëjtën [fuqi e së cilës është]» (Met. 1046a, 29-31). «Pafuqia» nuk do të thotë këtu vetëm mungesë e fuqisë, të mos mund të bësh, por edhe dhe mbi të gjitha «të mund të mos bësh», të mund të mos e ushtrosh fuqinë tënde. Madje pikërisht kjo ambivalencë specifike e çdo fuqie, që është përherë fuqi e të qenit dhe të mos qenit, e të bërit dhe të mos bërit, e përkufizon fuqinë njerëzore. Njeriu është, pra, qenia e gjallë që, duke ekzistuar në botën e fuqisë, mund të bëjë qoftë një gjë qoftë të kundërtën e saj, qoftë të bëjë qoftë të mos bëjë. Kjo e ekspozon, më shumë se çdo qenie tjetër të gjallë, para rrezikut të gabimit, por, në të njëjtën kohë, ia mundëson të akumulojë dhe zotërojë lirisht zotësitë e veta, t’i shndërrojë në «aftësi». Ngaqë jo vetëm masa e asaj që dikush mund të bëjë, por edhe dhe para së gjithash zotësia për ta mbajtur lidhjen me mundësinë vetanake për të mos e bërë e përkufizon rangun e veprimit të tij. Derisa zjarri vetëm mund të djegë dhe qeniet e tjera të gjalla munden vetëm fuqinë e tyre specifike, munden vetëm këtë ose atë sjellje të gdhendur në vokacionin e tyre biologjik, njeriu është kafsha që mundet pafuqinë e vet.

Mbi këtë fytyrë tjetër dhe më të errët të fuqisë sot parapëlqen të veprojë pushteti që ironikisht përkufizohet «demokratik». Ai i ndan njerëzit jo vetëm dhe jo aq nga ajo që mund të bëjnë, po mbi të gjitha dhe për më tepër nga ajo që mund të mos e bëjnë. I ndarë nga pafuqia e tij, i privuar nga përvoja e asaj që mund të mos bëjë, njeriu i sotëm besoj se është i zoti për gjithçka dhe e përsërit atë «nuk ka problem» gazmore dhe të papërgjegjshmen e tij «mund të bëhet», pikërisht kur përkundrazi do të duhej ta kuptonte se është i dorëzuar në masë të paparë ndaj forcave dhe proceseve mbi të cilat e ka humbur çdo kontroll. Ai është bërë i verbër jo në zotësitë e tij, por në pazotësitë e tij, jo në atë që mund të bëjë, por në atë që nuk mundet ose mund të mos e bëjë.

Nga këtu vjen ngatërrimi definitiv, në kohën tonë, i zanateve dhe vokacioneve, i identiteteve profesionale dhe roleve shoqërore, ku secila prej tyre është impersonalizuar nga një dukje fudullëku i së cilës është, në mënyrë të ndërsjell, proporcional me përkohësinë dhe paqartësinë e shfaqjes së tij. Ideja se çdonjëri mund të bëjë ose të jetë në mënyrë të padallueshme çfarëdo gjëje, dyshimi se jo vetëm mjeku që më ekzaminon do të mund të ishte nesër videoartist, po që madje edhe kasapi që më vret është në të vërtetë, si te Procesi i Kafkës, këngëtar, nuk janë tjetër veçse reflektimi i vetëdijes se të gjithë thjesht janë duke u përkulur ndaj atij fleksibiliteti që sot është cilësia e parë që e kërkon tregu nga çdonjëri.

Asgjë nuk na bën më të varfër dhe më pak të lirë si kjo zvjerdhje e pafuqisë. Ai që është ndarë nga ajo që mund të bëjë, mund, sidoqoftë, të rezistojë ende, ende mund të mos bëjë. Ndërsa ai që është ndarë nga pafuqia e vet humb, para së gjithash, zotësinë që të rezistojë. Ashtu siç vetëdija djegëse e asaj që nuk mund të jemi na e garanton të vërtetën e asaj që jemi, po ashtu vetëm vizioni lucid i asaj që nuk mund ose mund të mos e bëjmë e bën të qëndrueshëm veprimin tonë./ Giorgio Agamben, ‘Nudità’ Nottetempo, 2009/ KultPlus.com

Kuturu

Poezi nga Timo Flloko

Eci rrugëve kot, kuturu
dhe s’di ku shkoj,
xurxull jam prapë unë- se ajo,
një bohem nuk e do.

Sa të desha, shpirt s’mund ta dish,
të vodhën ty – pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund…

Sa e lumtur je, unë s’e di,
me atë që jeton,
mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!

Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë, në kyç trishton,
si në muze, si një Xhokondë.

Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret,
nëpër pube tok me miqtë harxhoj,
unë hënën si monedhë.

Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më vrasin dot.
se ka një Zot! / KultPlus.com

Kryeministri Kurti homazhe te lapidari i familjes Morina: 13% e të vrarëve ishin fëmijë

Me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Milloshevë të kryer nga forcat serbe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Halil Thaçi, bëri homazhe pranë lapidarit të katër anëtarëve të familjes Morina, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, te pllaka përkujtimore e familjes Morina nga fshati Hade.

Në këto homazhe, Kurti tha se sot shënojmë 26-vjetorin e vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina: veprimtarit Fejzullah Morina dhe tre djemve të tij, ushtarit të UÇK-së, Lavdim Morina, si dhe dy fëmijëve, Fidaim Morina dhe Shkëlzen Morina.

Kryeministri Kurti, kujtoi se 13 % e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë kanë qenë fëmijë, duke kujtuar të rënët e kësaj masakre, Fidaimin 14 vjeç dhe Shkëlzenin 10 vjeç.

“Pra, pothuajse çdo i shtati i vrarë në luftën e fundit të viteve 1998/1999 ka qenë fëmijë”, theksoi më tej Kurti, njofton Kryeministria.

Për t’i  përkujtuar më denjësisht fëmijët e vrarë nëpër gjithë Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të ngrisë memorialin qendror në shenjë nderimi dhe kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë ashtu që përtej datave të përvjetorëve të rasteve të përveçme dhe përtej vendeve gjithandej Kosovës ku janë vrarë gjithë këta fëmijë, ata të mund të kujtohen denjësisht edhe me një memorial të përbashkët.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Fejzullah, Lavdim, Fidaim dhe Shkëlzen Morinën, sepse pa gjakun e tyre, e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë, Kosova nuk do të mund të çlirohej, nuk do të mund të pavarësohej, e sot nuk do ta kishim zhvillimin e demokracinë”, u shpreh Kurti.

Një grerëz e ruajtur në qelibar për 99 milionë vjet tejkalon çdo imagjinatë

Një grerëz parazitare e sapoidentifikuar, që gumëzhinte dhe fluturonte mes dinozaurëve 99 milionë vjet më parë, evoluoi një mekanizëm të çuditshëm për të kapur krijesat e tjera dhe për t’i detyruar ato të strehojnë padashur të vegjlit e saj, sipas një studimi të ri, njofton CNN.

Paleontologët studiuan 16 ekzemplarë të grerëzës së vogël të ruajtur në qelibar që datojnë që nga periudha e Kretakut që më parë ishte zbuluar në Mianmar.

Lloji i panjohur më parë, tani i quajtur Sirenobethylus charybdis, kishte një strukturë të ngjashme me mizën e Venusit në bark që mund ta kishte lejuar atë të kapte insekte të tjera, raportuan studiuesit në revistën ”BMC Biology”.

“Kur pashë ekzemplarin e parë, vura re këtë zgjerim në majë të barkut dhe mendova se duhet të jetë një flluskë ajri. Është shumë shpesh që shihni flluska ajri rreth ekzemplarëve në qelibar”, tha bashkautori i studimit Lars Vilhelmsen, një ekspert i grerëzave dhe kurator në Muzeun e Historisë Natyrore të Danimarkës.

“Por, më pas pashë disa ekzemplarë të tjerë dhe më pas u ktheva te i pari. Kjo ishte në fakt pjesë e kafshës”, shtoi ai.

Vilhelmsen dhe kolegët e tij nga ”Capital Normal University” në Pekin përcaktuan se struktura ishte e lëvizshme sepse ruhej në pozicione të ndryshme në ekzemplarë të ndryshëm.

Krahasimi më i afërt që gjendet sot në natyrë është kurthi i mizave të Venusit, një bimë mishngrënëse me gjethe të varura që mbyllen kur gjahu futet brenda, sipas studimit të ri.

“Nuk ka asnjë mënyrë që të dini se si jetonte një insekt që ngordhi 100 milionë vjet më parë. Kështu që ju kërkoni analoge në faunën moderne të insekteve. A kemi ndonjë gjë midis grerëzave apo grupeve të tjera që duket kështu?”, tha ai.

“Dhe nuk ka asnjë analog të vërtetë brenda insekteve. Na u desh të shkonim deri në fund nga mbretëria e kafshëve në mbretërinë e bimëve për të gjetur diçka që i ngjante nga distanca kësaj”, theksoi Vilmhalsen.

Megjithatë, studiuesit arsyetuan se grerëza me siguri nuk kishte ndërmend të vriste me strukturën e çuditshme të kapjes.

Në vend të kësaj, ata teorizuan se grerëza injektoi vezë në trupin e bllokuar përpara se ta lëshonte atë, duke e përdorur krijesën si një mikpritës të padashur për vezët e saj.

”Larvat e saj më pas filluan jetën e tyre si parazitë në ose në trupin e pritësit dhe me gjasë përfunduan duke e ngrënë plotësisht bujtësin”, tha Vilhelmsen.

Fosilet e qelibarit ofrojnë një vështrim tërheqës, tredimensional në të kaluarën e largët.

Përveç bimëve dhe luleve, një bisht dinosauri, një gaforre, një milingonë, një merimangë dhe të vegjlit e saj dhe një xixëllonjë janë gjetur ”të varrosura” në rrëshirë pishe.

”Një i pasionuar fosilesh bleu qelibarin që përmbante Sirenobethylus charybdis, i cili erdhi nga rajoni Kachin i Mianmarit pranë kufirit me Kinën, disa vite më parë dhe ia dhuroi atë laboratorit kyç të evolucionit të insekteve dhe ndryshimeve mjedisore të universitetit kinez, në vitin 2016”, thanë autorët.

Fosilet e qelibarit kanë qenë disa nga gjetjet më emocionuese të paleontologjisë në vitet e fundit, por shqetësimet etike në lidhje me origjinën e qelibarit nga rajoni janë shfaqur, me disa paleontologë që bëjnë thirrje për një moratorium mbi kërkimin mbi qelibarin me burim nga Mianmari, pas një grushti ushtarak shteti të vitit 2021./ atsh/ KultPlus.com

Rama ndan videon me personazhet e animuara të politikës: Për bufin dhe shokët e tij

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të politikës në vend, krijuar nga dy të rinj.

Rama shprehet se zgjodhi ta publikojë këtë video në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave.

“Duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shprehet Rama krahas videos të publikuar.

Kryeministri Kurti bën homazhe në Abri të Epërme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur kurora me lule pranë varreve të tetë martirëve të lagjes Muliqi, në 26-vjetorin e masakrës së dytë në Abri të Epërme të Drenicës.

Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeç.

Vdes në moshën 90-vjeçare aktori, Richard Chamberlain

Aktori i njohur, Richard Chamberlain, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Këtë për CNN e konfirmoi publicisti Harlan Boll, transmeton Klankosova.tv.

Chamberlain vdiq të shtunën pasdite në Hawaii nga komplikimet pas një sulmi, tha Boll në një deklaratë.

I lindur në Los Angeles, Kaliforni, ylli i “Thorn Birds” do të kishte mbushur 91 vjet të hënën.

Sekreti i Van Gogh tek ‘Nata me yje’, çfarë zbuluan shkencëtarët për veprën artistike të vitit 1889

Van Gogh krijoi një vepër mbresëlënëse, megjithëse pësoi dhimbje të thella emocionale. Disa nga pikturat e tij zbulojnë shumë për gjendjen shpirtërore dhe për personalitetin e tij në përgjithësi. Një pikturë ikonë që shpreh agoninë dhe gjenialitetin e artistit është “Nata me Yje e vitit 1889.

Kjo vepër për shkencëtarëve është jashtëzakonisht në përputhje me parimet astronomike të qiellit tonë. Çka lë të nënkuptohet ose më saktë të aludohet se piktori ishte shumë përpara mendjeve shkencore të shekullit të 19-të.

Furçat e bojës së Van Gogh-ut duket se llogaritën pikat e rrjedhjes së barabartë të ajrit, të njohura si turbulenca, që do të shkaktonin ndryshime në pamjen vizuale të qiellit të natës. E çuditshme, por edhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë se si ai kishte pikturuar veprën e gjallë të dritës së qiellit në një studio pa dritë.

Studimi, ka identifikuar atë që shkencëtarët e përshkruajnë si një “turbulencë të fshehur” brenda stilit yjor të van Gogh. Artisti duket se ka kompensuar për parimet në dinamikën e lëngjeve që nuk u shfaqën për pothuajse 100 vjet më vonë, siç është një shkallë për lëvizjet e energjisë ajrore të projektuar nga matematicieni George Batchelor në 1959.

Autorët aktualë të studimit ekzaminuan lloje të ndryshme të goditjeve të penelit në telajo, në rrethana të ngjashme si gjethet që fluturojnë në erë për të klasifikuar kushtet atmosferike të erës si forma dhe energjia e saj.

Faktorë të tjerë në lidhje me shkëlqimin brenda ngjyrave të ndryshme të bojës u ekzaminuan gjithashtu në lidhje me energjinë e lëvizjes.

Ajo që shkencëtarët mësuar nga vështrimi i 14 formave rrotulluese të “Nata me Yje”, ishte se piktori kishte një lidhje të çuditshme me lëvizjen e tokës dhe qiellit tonë natyror./KultPlus.com

Eric Clapton, dashuria e të cilit jeton në telat e kitarës së tij (VIDEO)

“Muzika më shëroi mua”, pati thënë Eric Clapton, duke mos e realizuar faktin se është pikërisht muzika e tij ajo që shëroi shumë dëgjues të tij. Dashuria e tij për muzikën jeton në telat e kitarës së tij, e tekstet e këngëve janë art në vete, shkruan KultPlus.

Eric Clapton, kitaristi i njohur anglez është një nga kitaristët më të njohur dhe më të dashur për publikun. Këngët e tij priten shumë mirë nga dëgjuesit të cilët i qëndrojnë besnik muzikës së tij ndër vite.

Muzika e tij ofron një vend të komfortit që gjithmonë të bënë të ndihesh si në ‘shtëpi’.

Clapton u rendit i dyti në listën e ‘Rolling Stone’ për “100 Kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” dhe i katërti në “50 Kitaristët më të mirë të të gjitha kohërave” të ‘Gibson’. Ai gjithashtu zuri vendin e pestë në listën e revistës ‘Time’ të “10 Lojtarëve më të Mirë të Kitarës Elektrike” në vitin 2009.

“Sa herë që merrni kitarën tuaj për të luajtur, luani sikur të jetë hera e fundit”, sugjeron Clapton, i cili i qëndron prapa fjalës së tij, gjithmonë duke i dhuruar publikut performancat më të mira.

Clapton ka fituar 18 ‘Grammy Awards’, e po ashtu edhe ‘Brit Award’ për ‘Kontribut të Shquar në Muzikë’.

Në karrierën e tij solo, Clapton ka shitur më shumë se 280 milionë disqe në të gjithë botën, duke e bërë atë një nga muzikantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Disa nga këngët më të njohura nga Eric Clapton janë:

“Blue Eyes Blue”

“Layla”

“Wonderful Tonight’’

“Badge”

“Old love”, e shumë të tjera që ende i dhurojnë publikut të njëjtat emocione si kur u dëgjuan për herë të parë. / KultPlus.com

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta para

Në orën 02:00 të mëngjesit të 30 marsit, akrepat lëvizën 60 minuta përpara, duke rikthyer orën verore.

Ky ndryshim do t’u mundësojë të gjithëve të shijojnë më shumë rrezet e diellit dhe, njëkohësisht, të kursejnë energjinë elektrike.

Si lindi koncepti i orës verore?

Ishte viti 1907 kur anglezi William Willett paraqiti idenë e “Kohës verore”, në mënyrë që njerëzit të mos i çonin kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Willett e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi që ora duhej të shtyhej për 80 minuta në katër hapa progresivë gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator. Willett pastaj e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

Për fat të keq, ai vdiq nga një grip në vitin 1915, në moshën 58-vjeçare, një vit para se gjermanët ta adaptonin planin e tij për ta ndryshuar orën më 30 prill 1916, por jo për 80 minuta, por për 60, kur ora u kthye mbrapa në 23:00. Britania më pas ndoqi këtë ndryshim më vonë, më 21 maj.

Akti i “Kohës verore” ishte miratuar nga Parlamenti i Britanisë më 1916, dhe më 21 maj 1916 ishte dita e parë e llogaritjes së ‘Kohës Verore’.

Por, nuk ndërrohej gjithmonë për një orë.

Orët sot vendosen pothuajse gjithmonë një orë prapa ose para, por përgjatë historisë ka pasur disa ndryshime, si gjysmërregullimi me 30 minuta, apo rregullimi i dyfishtë me dy orë, dhe rregullimet e tjera për 20 dhe 40 minuta. Një rregullim dyorësh ishte përdorur në disa vende të ndryshme gjatë viteve ’40 të shekullit XX.

Një gjysmërregullim ishte përdorur në Zelandë të Re në gjysmën e parë të shekullit XX. Në Australi në ndërkohë ora dikur shtyhej apo kthehej për 30 minuta.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës së diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas./ KultPlus.com

BM: Tarifat amerikane mund të dëmtojnë ekonominë e botës

Tarifat amerikane mund të dëmtojnë të gjithë ekonominë e botës, tha ministrja e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper.

Cooper përsëriti mesazhin e kryeministrit britanik se asnjë opsion nuk është jashtë tavolinës së bisedimeve kur bëhet fjalë për përgjigjen ndaj planeve tarifore të Donald Trump.

Presidenti amerikan njoftoi këtë javë një taksë importi prej 25% për të gjitha makinat e importuara në SHBA, një masë që pritet të godasë prodhuesit britanikë të makinave luksoze si “Rolls-Royce” dhe “Aston Martin”.

Taksa është në krye të një sërë tarifash reciproke që do të hyjnë në fuqi më 2 prill, të cilat mund të përfshijnë një taksë të përgjithshme prej 20% për produktet e Britaninë e Madhe në përgjigje të shkallës së taksës së vlerës së shtuar.

Taksat e reja tregtare hyjnë në fuqi menjëherë pasi ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves bëri një sërë shkurtimesh shpenzimesh në deklaratën e pranverës, në mënyrë që të rivendoste një tampon të ngushtë për planet e saj të shpenzimeve publike.

Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR) ka paralajmëruar se ndikimi i tarifave reciproke do të ishte më i keq për Britaninë e Madhe sesa të lejonte që taksa të vazhdonte pa pengesa.

Ministrat aktualisht po përpiqen të negociojnë një përjashtim nga tarifat, ndërsa raportet kanë sugjeruar se një taksë mbi kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane mund të reduktohet apo edhe të hiqet në këmbim të një shkurtimi të importeve britanike në SHBA./ KultPlus.com

Eqerem Vlora, një prej delegatëve të shpalljes së Pavarësisë

Eqerem Vlora (1885-1964), i njohur gjithashtu si Ekrem Vlora ishte politikan, diplomat, publicist, si dhe një prej delegatëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Ai lindi në Vlorë në vitin 1885, i biri i Syrja bej Vlorës dhe Mihri Toptanit, anëtar i një prej familjeve më të pasura të jugut të Shqipërisë. Kreu liceun “Theresianum” në Vjenë dhe studioi për drejtësi në Stamboll. Shërbeu në poste me rëndësi në Perandorinë Osmane.

Më vonë u bashkua me xhaxhanë e tij, Ismal Qemal Vlorën, në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë. Pas shpalljes së Pavarësisë u zgjodh nënkryetar i Pleqësisë. Ai ishte një mbështetës i njohur i Fuqive Qëndrore gjatë Luftës së Parë Botërore arsye për të cilën ai u arrestua nga italianët, por më pas u bë një promotor i marrëdhënieve të ngushta midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në vitin 1924 zgjidhet deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese dhe në 1925 u zgjodh senator. Ai ka shërbyer në misione të ndryshme diplomatike. Në vitin 1928 u emërua ambasador i Shqipërisë në Londër e në 1930 në Athinë. Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme në 1933 dhe deputet i Vlorës në 1937. Në vitin 1942, në qeverinë e Mustafa Krujës, emërohet ministër i Tokave të Lirueme (territoret etnike shqiptare të ish-Mbretërisë Jugosllave, që iu bashkuan Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore).

Në kabinetin e qeverisë së Fiqri Dines (1944) mbajti postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë. Eqerem Vlora dhe një seri nacionalistësh të tjerë ishin të mendimit se Shqipëria do të përfitonte më tepër politikisht duke zgjidhur problemin e vet kombëtar duke iu bashkëngjitur fuqive të Boshtit. Pas Luftës së Dytë Botërore emigroi në Itali e më pas në Austri. Eqrem Vlora ka shkruar libra me kujtime, studime historike, kulturore e etnografike, si: “Aus Berat und vom Tomorr”, Sarajevë 1911 (“Nga Berati në Tomorr dhe kthim”, Tiranë 2003), “I dolori del popolo Albanese” (“Dhembjet e popullit shqiptar), “Lebenserinnerungen” I, II, Mynih 1968, (“Kujtime”, I, II, Tiranë 2001) etj.

Ai vdiq më 30 mars 1964 në Austri. Me rastin e 50 vjetorit të vdekjes eshtrat e Eqrem Vlorës kthehen në Shqipëri duke përmbushur kështu amanetin e tij për t’u prehur në atdhe./ KultPlus.com

Eric Clapton, rockeri britanik i viteve ’70

Eric Clapton, emri origjinal Eric Patrick Clapp, (i lindur më 30 mars 1945, Ripley, Surrey, Angli), ishte një rocker britanik dhe një nga kitaristët më të rëndësishëm të fund-viteve 1960 dhe në fillim të viteve ’70. Më vonë, Clapton u bë një këngëtar i dashur për të gjithë, por edhe kantautor i zoti.

Clapton u rrit nga gjyshërit e tij, pasi e ëma e braktisi kur ishte i vogël. Ai filloi të luajë në kitarë gjatë adoleshencës dhe studioi në Kolegjin e Artit në Kingston. Pasi kishte qenë pjesë e dy grupeve të vogla si kitarist kryesor, në vitin 1963 u bashkua me Yardbirds, grup në të cilin kitara e artistit tërhoqi vëmendje të madhe në Britani me tingujt e ngrohtë të blues-it. Clapton la Yardbirds në 1965, kur ata kaluan nga blues-i në pop.

Po atë vit, ai u bashkua me Bluesbreakers të John Mayall.

Ai u bë shumë shpejt figura kryesore e grupit dhe tërhoqi dëgjues fanatikë të blues-it në klubet e Londrës ku grupi luante live.

Në vitin 1966 Clapton la Bluesbreakers për të formuar një grup të ri me dy muzikantë të tjerë, basisti Jack Bruce dhe bateristi Ginger Baker. Ky grup, Cream, krijoi famë ndërkombëtare me shkrirjen e sofistikuar, të rockut dhe blues-it në solot e mrekullueshme të kitarës. Clapton dhe teknikat e tij në kitarë u përhapën me shpejtësi dhe ai u bë pikë referimi për të gjithë.

Energjia dhe intensiteti emocional i solove të Clapton vihen re lehtësisht në këngë të tilla si “Crossroads” dhe “White Room”. Eric Clapton kishte vendosur një standart të ri në muzikën britanike, por edhe atë botërore. Cream u nda në fund të vitit 1968, pas albumeve: Disraeli Gears (1967), Wheels of Fire (1968) dhe Goodbye (1969).

Clapton solli krijimet e tij të para në solo në vitin 1970. Ai shpejti afroi një treshe muzikantësh të zotë (basisti Carl Radle, bateristi Jim Gordon dhe tastieristi Bobby Whitlock) në një grup të ri të quajtur Derek&Dominos , me Clapton si kitarist, vokalist dhe kompozitor. Më vonë me grupin u bashkua dhe kitaristi Duane Allman. Ata publikuan dy albume që kanë hyrë në listën e albumeve më të mira të muzikës britanike:

“Layla” dhe “Other Assorted Love Songs” (1970). I zhgënjyer nga shitjet e pakta të “Layla” dhe varësia ndaj heroinës e shkëputën Clapton për dy vjet nga muzika. Rikthimi me “461 Ocean Boulevard” (1974), ishte sukses i madh për Clapton. Ky ishte albumi i parë ku artisti nuk i dha vëmendjen kryesore kitarës, por cilësisë së kompozimit dhe teksteve të këngëve.

Gjatë 20 viteve të ardhshme, Clapton prodhoi shumë albume: “Slowhand” (1977), “Backless” (1978), “Money and Cigarettes” (1983), “August” (1986), “Unplugged” (1992) dhe From the Cradle (1994). Në ceremoninë e Çmimeve Grammy të vitit 1993, “Tears in Heaven”, këngë e cila u shkrua si kujtim për vdekjen e të birit nga Clapton, fitoi cmimin si kënga e vitit dhe Unplugged u vlerësua si albumi i vitit.

Clapton gjithashtu pati bashkëpunime të suksesshme të cilat u vlerësuan me çmime Grammy: Riding with the King (2000) me legjendën e blues-it B.B. King dhe The Road to Escondido (2006) me kitaristin J.J. Cale.

Clapton publikoi librin e tij autobiografik në vitin 2007 e 10 vjet më vonë, filmi dokumentar “Clapton Life in 12 Bars” u shfaq në kinematë botërore. Clapton u bë pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” si anëtar i Yardbirds në 1992, si anëtar i Cream në vitin 1993, dhe solo në vitin 2000./ KultPlus.com

113 vite nga vdekja e shkrimtarit gjerman, Karl May-t

Karl Friedrich May (25 shkurt 1842 – 30 mars 1912) ishte një shkrimtar gjerman.

Karl May lindi më 25 shkurt 1842, në një familje tejet të varfër, nga një zonë në afërsi të qytetit të Dresdenit, në lindje të Gjermanisë.

Karl May është padyshim shkrimtari i romaneve me udhëtime më i lexuar në hapësirën gjermanfolëse dhe vepra e tij ndoshta më e lexuara pas Biblës së Martin Luther-it. Megjithëse ai shkroi më shumë se 150 vjet më parë, për gjeneratat e reja, librat e tij vazhdojnë të jenë shumë të dashur.

Në fillim ai shkroi disa novela të shkurtra dhe më pas disa romane anonime. Por fama e tij erdhi kur ai shkroi “Tregime me udhëtime”, që i botoi për herë të parë në vitin 1892.

May, duke folur në vetën e parë, rrëfen për aventurat e bëmat e heroit të vet në vende ekzotike, para së gjithash në “Perëndimin e egër” të Amerikës Veriore dhe në orient. Ai ia doli që këto raporte fiktive (pasi ai nuk kishte shkelur vetë në ato vende, në të cilat zhvilloheshin ngjarjet e veprës së tij) të përcilleshin në mënyrë shumë sugjestionuese te lexuesit, dhe rajonet gjeografike ku jetonin popuj të ndryshëm, në libër të shfaqeshin plot fantazi me aq shumë ngjyra, saqë tregimet “Winnetou”, “Old Surehand”, “Në shkretëtirë” – megjithëse vlerat e tyre letrare për shumë kritikë janë të debatueshme – për gjeneratat e sotme vlerësohen si shumë informative, interesante dhe plot jetë.

Edhe tendenca humane në librat e tij dhe ndikimi që ata patën në ndihmën për popujt e shtypur asokohe (siç ishin indianët e Amerikës, sidomos dhe kurdët për shembull) e bënë atë të gëzonte epitete të tilla si “Shekspiri i të rinjve” e një nam pozitiv ndër shumë lexues në një shtrirje kohore që e tejkalon disa herë epokën në të cilën ai shkroi.

Veprat e tij njohin edhe shumë ekranizime të nisura qysh në vitet ’20 të shekullit të shkuar, e vazhdojnë deri në vitet ’80 në formën e serialeve TV apo të filmave për kinema. Vdiq në vitin 1912, në Radebeul, pranë qytetit të Dresdenit. Një shoqatë edhe një muze(ngritur qysh në vitin 1927), prej kohësh mbajnë emrin e tij, për të nderuar veprën që ai la pas./ KultPlus.com