‘Mbi gëzimin’ një ndër poezitë më të bukura të Nënë Terezës

Poezi nga Nënë Tereza

Një zemër e gëzuar është pasoja normale
e një zemre që digjet dashurie.
Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti
është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar:
Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit
e për ta rritur në zemrat tona.
Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria.
E më shumë jep ai që jep me gëzim.

Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm,
jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël;
Jepuni atyre jo vetëm kujdesin, por dhe zemrën tuaj.
Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë,
por mundemi gjithnjë të japim gëzim
që nxit nga një zemër valë dashurie.
Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim,
me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera,
do të shihni veprat tuaja të mira.

Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj
qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.
Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj
e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj.
Nuk do të arrini ta fshihni dot, pasi gëzimi shpërthen.
Gëzimi është shumë ngjitës.
Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit
kudo që të shkoni.

Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë.
është virtyt i një personaliteti zemërgjerë
Ndonjëherë është manteli që mbulon
një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh.
Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta
Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë.

E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë
e gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush,
nga njëra anë e botës në tjetrën.

Presidentja Osmani në Paris takohet me Macron, zëvendëspresidentin amerikan Vance e kryeministrin indian

Presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar disa liderë në Paris ku po qëndron për një samit ndërkombëtar mbi inteligjencën artificiale.

Presidentja Osmani ka njoftuar se atje është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron, zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, kryeministrin indian Narendra Modi dhe atë kanadez Justin Trudeau, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba.

“Në prag të Samitit ndërkombëtar për  veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat”, ka shkruar Osmani.

Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.

“Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botërorë, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”.

Në prag të Berlinales, ambasadori Rohde për filmin ‘Mua më shpëtoi portreti’: Do të shfaq një rrëfim të fuqishëm në skenën globale

Ambasadaroi gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në X për festivalin e madh të filmit, Berlinale, ku do të shfaqet edhe filmi i artistit vizual dhe regjisorit Alban Muja, “Besoj që më shpëtoi portreti”.

“Është koha për Berlinalen! Dhe prodhimi kosovaro-holandez ‘Besoj që më shpëtoi portreti’ do ta bëjë debutimin e tij, duke shfaqur një rrëfim të fuqishëm në skenën globale”, ka shkruar Rohde në X.

“Një moment krenarie për kinemanë e Kosovës në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë”.

‘Margjela’ nga zëri i mrekullueshëm i Eranda Libohovës (VIDEO)

Eranda Libohova është një nga zërat më të çmuar të muzikës shqipe. Ajo ka lindur në Tiranë, ku edhe është zhvilluar si profesioniste e vërtetë e këngës.

Mjeshtëria vokale, aftësia për t’iu përshtatur ngjyrave e karakteristikave specifike të rrymave muzikore, fuqia interpretuese, vokali i ngrohtë, janë karakteristikat e Libohovës, përmes së cilave është cilësuar si këngëtare me vlera artistike kombëtare, për çka është dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Gjatë karrierës së saj ka realizuar mbi 10 albume. Në spektaklin “Këngët e Shekullit” është përzgjedhur një ndër dhjetë këngetaret më të mira.

Sonte KultPlus ju sjell këngën “Margjela” të interpretuar nga artistja Eranda Libohova:

Moj Margjel, mori mal’sore,
ku po shkon me at’ kosore?
Ku po shkon moj tu vrapue?
A po vjen o vashë me mue,
se mas teje s’du’ me ngelë
O Margjel, o moj Margjel.

[Refreni]:
(O) Margjelo, mori Margjel,
çilma syrin që m’ke mshelë.
O Margjela e Malsisë,
thuja kangve t’çobanisë.

O Margjel, mori sojnike,
bija e Malsisë kreshnike,
mos t’l’shoj zemra moj sojnike
Trim’i mirë që shkon ai ere
Mendjen ty e ka gjith here
E nga shpres behet vere/ KultPlus.com

Nuk ka fund aktiviteti sizmik mes Santorinit dhe Amorgos

Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot duke tronditur sërish ishujt pranë Amorgos.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte vendosur në det, 13 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgo, dhe 230 kilometra në juglindje të Athinës.

Më herët, një tërmet 4,9 ballë Rihter tronditi ishullin Amorgos në orën 09:17 të së martës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgo, dhe 231 kilometra në juglindje të Athinës.

Të paktën pesë tërmete të tjera u regjistruan gjatë natës në zonën detare në jug të Amorgos, më i forti prej të cilëve ishte 5,0 ballë i shkallës Rihter, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Tërmeti më i fortë deri tani u regjistrua vonë të hënën, me magnitudë 5,3./ atsh/ KultPlus.com

‘Përkthimi është gjuha e Evropës’, përkthyesit: Të ruhet formaliteti i autorit

Në një kontinent të ndërtuar mbi diversitetin kulturor dhe gjuhësor, përkthimi është ura që bashkon popujt, historitë dhe identitetet.

“Përkthimi është gjuha e Evropës”, është aktivitetit që u zhvillua të martën në Biblotekën e kryeministrisë, ku të pranishëm ishin përkthyes por edhe të rinj.

Për Aida Baron, përthyesi i një vepre duhet të ruaj formalitetin e autorit.

“Ideja është që kur përkthen duhet parë dhe regjistri i autorit. Përkthyesi duhet të ruaj formalitetin, duhet ti jepet lexuesit fryma e asaj epoke, mënyra se si drejtoheshin njerëzit, eleganca. Nuk mund të futesh në zhargonin e përditshmërisë. Unë nuk jam për përkthimet, gegnisht apo toskërisht jashtë kontekstit të librit, jam për gjuhën standarde”, tha Aida Baro, përkthyese.

Ndërsa Xhimi Lazri, u ndal të rëndësia e gjuhës në një përkthim, duke theksuar faktin se në një vepër nuk mund të përdoren zhargonet e përditshmërisë.

“Nuk mund të përdorim zhargonet e sotme, idiomat e sotme të komunikimit tonë të përditshëm për personazhet që janë në përkthimet e shek XVIII. Duhet të ketë një përgjegjësi përkthyesi dhe botuesi për përkthimet që bëhen”, tha Xhimi Lazri, përkthyes.

Mes të tjerash, ato u shprehën se për një gjuhë si shqipja, përkthimet e reja janë të domosdoshme, sepse shqipja në dallim nga gjuhët e tjera të Evropës është në një evoluim në një ritëm shumë më të shpejtë dhe me një intensitet shumë më të madh./euronews/ KultPlus.com

EU4Culture: Hermelinda, inxhinierja kimiste që jep kontribut në Arkivin e Filmit

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, programi EU4Culture përzgjodhi të publikojë përvojën e Hermelinda Troqes, inxhinieres kimiste me mbi 20 vite përvojë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

EU4Culture solli shembullin e saj, për të kremtuar këtë ditë kushtuar kontributeve të grave në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Kjo ditë shërben si një kujtesë për punën e jashtëzakonshme që gratë dhe vajzat shkencëtare bëjnë çdo ditë dhe inkurajon brezat e ardhshëm të ndjekin ëndrrat e tyre në këto fusha.

Historia e Hermelindës nuk është vetëm një histori restaurimi filmash, por tregon për përkushtimin, pasionin dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Ne nuk po konservojmë thjesht filma të vjetër. Po mbajmë gjallë histori,” reflekton ajo.

Programi EU4Culture, i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, mbështeti Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në blerjen e pajisjeve të avancuara, përfshirë një tavolinë digjitale D-Observer, një pajisje moderne për pastrimin e filmave dhe një projektor filmi.

Këto mjete kanë përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe mundësojnë ruajtjen më të shpejtë dhe me cilësi të lartë të filmave, duke garantuar aksesin e tyre afatgjatë. /atsh/ KultPlus.com

Në përvjetorin e Pavarësisë, shfaqja ‘13’ në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Të enjten me datë 13 shkurt në teatrin Adriana jepet shfaqja”13”, shfaqja fituese e 3 çmimeve kryesore në festivalin “Talia e flakës” me regji të Sulejman Rushitit dhe me motive nga Kadare, Fishta, Kuteli e Kristo Floqi

“13” është një reflektim i thellë mbi ciklin historik të shqiptarëve, ndërtuar mbi fabulat e shkrimtarëve dhe poetëve që kanë ndikuar në formësimin e identitetit tonë kulturor. Frymëzuar nga Viti i Mbrapshtë i Ismail Kadaresë, Qerthulli Politik i Kristo Floqit, ABC-ja e Kreshnikëve e Mitrush Kutelit dhe poezi të Gjergj Fishtës, shfaqja zhytet në pasigurinë dhe tragjedinë që ka shoqëruar shqiptarët ndër shekuj.

Luajnë: Kushtrim Qerimi, Arben Marevci, Donika Zeqiri, Blin Mani, Sherif Bega, Edona Berisha, Dora Xhemajli, Dashnim Rexhepi, Nexhat Xhokli, Milot Salihu, Ali Krasniqi, Jajush Ramadani dhe Elton Tahiri

Shfaqja jepet për nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Shitet për gati 11 milionë euro, violina e vitit 1714

Një violinë e rrallë “Stradivarius” e vitit 1714, e përdorur dikur në premierën e Koncertit të Violinës në D Major të Brahms, u shit për 10.96 milionë euro në Sotheby’s – duke mos arritur të thyejë rekord, por megjithatë është shitur me një çmim historik.

Kjo violinë konsiderohet si një nga veprat më të mira të prodhuesit Antonio Stradivarit, ndërtuar gjatë “Periudhës së Artë” të tij në kulmin e mjeshtërisë së tij artizanale dhe akustike, sipas shtëpisë së ankandit. Violina zotërohej nga Konservatori i New England në Boston dhe të ardhurat nga shitja e violinës do të shkojnë për bursat studentore, njoftoi shtëpia e ankandit.

Sonte fillon edicioni i 75-të i festivalit Sanremo

Festivali i Sanremos këtë vit shënon edicionin e tij të 75-të që do të zhvillohet nga 11-15 shkurt 2025, me pesë mbrëmje emocionuese në Teatrin Aniston. Çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 20:40, shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin performancat e 29 artistëve konkurrues në Rai 1, Radio 2 dhe RaiPlay.

Sanremo 2025 paraqet emra të njohura por edhe talente të reja muzikore, dhe poashtu shënon rikthimin e madh të Carlo Conti si mikpritës dhe drejtor artistik të këtij festivali me super të ftuar si Jovanotti, Francesco Gabbani, Irama dhe Lucio Corsi.

Këtë vit do të ketë edhe disa ndryshime në rregullore, me futjen e Jurisë së Radios, e cila do t’i shtohet jurive tradicionale. Si gjithmonë, renditja përfundimtare do të përcaktohet nga tre juri: televotimi, juria e shtypit dhe juria e radios.

Të 29 artistët konkurrues do të performojnë çdo natë, ku audienca do të luajë një rol kyç në vendosjen e fatit të garuesve. Çdo natë, votat do të çojnë në krijimin e një renditjeje që do të ndikojë në finale, por që gjithçka mund të ndryshojë në minutën e fundit.

‘Duket se shumë gjëra i kam bërë së prapthi’

Poezi nga William S. Merwin

Kësaj here

Duket se shumë gjëra i kam bërë së prapthi
në vegjëli desha të isha më i madh në moshë
ndërsa tani përpiqem të kuptoj përse
dhe se ç’do të thoshte të hiqeshe sikur
ditë pas dite pashë vende të cilat
nuk i shquajta deri sa më vonë
nuk kish mbetur gjë prej tyre
pati takime dhe largime që asokohe
më kaluan siç dritaret e trenave rrëshqasin
gjatë ditëve dhe shumë më vonë
çasti dhe kuptimi i tyre m’u kujtuan
ndërsa digjeshin fytyra që i njihja motesh
dhe m’u bënë të dashura veçse kur
ndjeva mall për to dhe kish stinë
ankthi që ndërmendja plot përzemërsi
gëzime që ikën pa kuptuar mandej duke i kërkuar
pa lënë gjurmë se ku kishin qenë së fundi
me mua dhe atje kish dashuri që mendohet se
është diçka rinore dhe e gjeta
i bindur se ishte ajo që ishte kur
e kuptova sërish ndonjëherë
pa e ditur ndonjëherë duke ngulmuar
së koti mbi emrin e saj por e kuptova
pjesa e saj më të mirë i fundit e ndonëse kjo
mund të jetë rruga më e shkurtër më mirë
do të kishte zgjatur pak kurdoherë qoftë
dhe gjithë sa munda të gjeja më herët
do kish humbur sakaq që arrita tek ato
që duhet të merrja vesh paskëtaj

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Tre vite nga vdekja e laureatit të çmimit Nobel dhe zbuluesit të HIV-it Luc Montagnier

Luc Montagnier, virologu francez i vlerësuar me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2008 për zbulimin e HIV (Virusi i Mungesës së Imunitetit të Njeriut) që shkakton AIDS-in, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, para tre vitesh.

Montagnier u nderua me çmimin Nobel së bashku me kolegen e tij Françoise Barré-Sinoussi, të cilët të dy punuan për Institutin Pasteur në Paris, ku izoluan virusin në fillim të viteve 1980.

Zbulimi formoi bazën për mjekimet e sotme kundër SIDË-s.

Montagnier u angazhua në një betejë të gjatë me virologun amerikan Robert Gallo për zbulimin e HIV-it dhe patentave përkatëse për testimin e virusit. Komiteti Nobel arriti në përfundimin se zbulimi ishte bërë në Francë.

Montagnier aplikoi për licensën që i jepte të drejtën për të kryer testin e parë të AIDS-it gjysmë viti përpara Gallo, megjithëse Gallo-s i ishte miratuar më herët nga zyra e autoritetit në SHBA. Konflikti u zgjidh në vitin 1994.

Gjatë viteve të fundit, Montagnier mbështeti ide të diskutueshme. Gjatë pandemisë së koronavirusit, ai sugjeroi që variantet mund të shkaktohen nga vaksinimi. Ai gjithashtu shprehu dyshimin se virusi ishte krijuar qëllimisht./ KultPlus.com

Kur mendoj për veten time

Poezi nga Maya Angelou
Përktheu: Lulzim Tafa

Kur mendoj për veten time,
Unë vdes së qeshuri,
Jeta ime ka qenë një shaka e madhe,
Një valle që ecet
Një këngë që flitet,
Unë qesh aq fort sa gati vdes
Kur mendoj për veten time.

Gjashtëdhjetë vjet në botën e këtyre njerëzve
Fëmija për të cilin punoj më quan vajzë
Unë i them “Po zonjë” për hatër të punës.
Shumë krenare për t’u përkulur
Shumë e varfër për t’u thyer,
Unë qesh derisa barku më dhemb,
Kur mendoj për veten time.

Njerëzit e mi mund të më ndajnë përgjysmë
Unë qeshë aq fort sa gati vdes,
Përrallat që ata tregojnë, tingëllojnë njësoj si gënjeshtra,
Ata e rrisin frutin,
Dhe ia han lëvoren,

Unë qesh derisa filloj të qaj,
Kur mendoj për vetën time./KultPlus.com

Te ti kam besim

Nga: Bob Dilan

Shqipëroi: Bujar Meholli

Më pyesin se si ndihem 
a është dashuria ime e pastër
dhe pse jam kaq i sigurtë
që do t’ia dal mbanë?
Ah, ata më shikojnë
dhe e ngrijnë shikimin, 
nga ky vend duan të më flakin
vetëm e vetëm se unë
te ti kam besim.

Derën ma tregojnë dhe ma hapin
këndej s’duan të më shohin më,
unë nuk jam ashtu
siç ata duan që të jem.
Dal ecë tutje-tëhu
me mijëra kilometra larg shtëpisë,
por asnjëherë i vetëm nuk ndihem 
sepse besoj te ti.

Besoj te ti mespërmes ngashërimeve
dhe qeshjeve,
besoj te ti edhe pse jemi të ndarë,
te ti do të besoj edhe pas këtij mëngjesi që do të zbardh.
Ah, kur të afrohet agu,
ah, kur nata nis të shkrihet e të zhduket
ah, këto ndjenja janë ngulitur në zemrën time… /KultPlus.com

Muzeu dhe Memoriali i Dëshmisë dhe Kujtesës, katër ndërhyrje kryesore në projekt

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha sot, një ditë pas prezantimit, detaje rreth projektit për Muzeun dhe Memorialin e Dëshmisë dhe Kujtesës që do të jetë një kontribut për të përkujtuar me respektin e duhur të shkuarën e dhimbshme të vuajtjeve gjatë sistemit komunist.

Sipas Becit, projekti është i ndarë në katër ndërhyrje kryesore, ndërsa “muzeu ofron një interpretim të plotë të rolit të qendrës së paraburgimit, krimeve të kryera atje dhe kontekstit historik. Arkitektura dhe ekspozitat janë të integruara për të krijuar një përvojë kohezive dhe të përfshirë që shpreh rëndësinë e vendit”.

“Burgu rikthehet në gjendjen e tij origjinale nga koha kur ishte funksional, me galerinë në nivelin e sipërm të hapur për vizitorët. Një interpretim i ri ofron një përvojë shqisore që paraqet jetën e përditshme të të burgosurve. Elemente specifike do të rikthehen në gjendjen e tyre origjinale për të përmirësuar narrativën e vendit”, thotë Beci.

Sipas kryetarit të bashkisë Shkodër, memoriali është një hapësirë publike e krijuar rishtazi, e dedikuar për të kujtuar viktimat dhe për të organizuar ceremonitë që deri tani zhvillohen brenda muzeut. Ai gjithashtu shërben si një hapësirë urbane e aksesueshme nga rruga kryesore, për të përkujtuar viktimat dhe duke theksuar rëndësinë e parandalimit për përsëritjen e ngjarjeve të tilla

Gjithashtu, Qendra e Edukimit dhe Hulumtimit do të jetë një hapësirë publike brenda muzeut, e dedikuar për të organizuar ekspozita të përkohshme, punëtori edukative dhe evente. “Ajo mund të ketë gjithashtu një departament hulumtimi që është përgjegjës për mbledhjen dhe arkivimin e informacionit, si dhe kurimin e ekspozitave përkohshme ose udhëtuese”, u shpreh Beci ndërsa ndau pamje nga projekti.

Ky projekt, por edhe disa të tjerë transformues për qytetin e Shkodrës u prezantuan dje gjatë një aktiviteti i ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama./atsh/KultPlus.com

Restaurohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, ka përfunduar puna për restaurimin e Urës të Mesit (Zerzebilit) në Përroin e Dunavatit. Kjo urë është Monument Kulture, Kategoria I.

Kjo ndërhyrje restauruese u realizua nga DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mbi përroin e Zerzebilit gjenden tri ura të vogla të shpallura monumente kulture.

Ndërsa Ura e Mesit, që sapo u restaurua është e ndërtuar me gurë të zinj, me një hark guri në mes dhe përdoret nga kalimtarët dhe në ditët e sotme.

Urat në qytetin e Gjirokastrës janë ndërtuar për të lidhur dy lagje të saj. Përrenjtë që përshkojnë qytetin kanë detyruar ndërtimin e një sërë urash të vogla, tre Urat e Vogla mbi Përroin e Dunavatit u ndërtuan nga Aqif Zerzebili, një person i kamur që donte të lidhte lagjet Manalat e Cfakë me pjesën tjetër të qytetit./atsh/KultPlus.com

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – lider dhe strateg, i vetmi njeri i zgjedhur unanimisht nga Kolegji Elektoral duke shërbyer dy mandate si president.

Si president i parë, Washington e ka ditur se të gjitha metodat e tij, vendimet dhe lëvizjet do të krijojnë precedent për çdo gjë që do të pasonte, prandaj ai kishte qenë shumë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm me zgjedhjet e tij.

Ai kishte krijuar autoritet duke qëndruar i sinqertë dhe duke mos abuzuar me fuqinë që kishte.

Washington madje kishte refuzuar të shërbente një mandat të tretë dhe kishte vendosur që vitet e fundit t’i jetonte si fermer i thjeshtë, duke vendosur prapë një shembull të mirë.

Ai kishte qenë një njeri me ndjenjë të thellë të detyrës, një hero ushtarak dhe një patriot.

Marrë parasysh atë dhe të bëmat e tij, më poshtë jua sjellim disa prej thënieve të tij që jua përmirësojnë integritetin personal.

– “Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë të lidhura në mënyrë të pandashme”

– “Këmbëngulësia dhe shpirti kanë bërë mrekulli në të gjitha epokat”

– “Shoqërohuni me njerëz të kualiteti të mirë, nëse e vlerësoni reputacionin tuaj, pasi që më mirë është të jeni vetëm sesa me shoqëri të keqe”

– “Aq më i vështirë konflikti, aq më i madh është triumfi”

– “Meshkujt e vërtetë e urrejnë luftën, por asnjëherë nuk largohen nga ajo”

– “Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë”

– “Më mirë është të mos arsyetoheni sesa ta jepni një arsyetim të keq”

– “Përgatitja për luftë është një prej formave më efikase për ta ruajtur paqen”. / KultPlus.com

Pse Thomas Edison dhe Nikola Tesla u përplasën gjatë betejës së rrymave?

Qasjet e ndryshme të shpikësve për krijimin e një sistemi elektrik të standardizuar përfundimisht i larguan ata.

Thomas Edison njihet gjerësisht si një nga shpikësit më të rëndësishëm të historisë, një trashëgimi e lindur nga gjenialiteti i tij i padiskutueshëm në laborator dhe pamëshirshmëria e theksuar si biznesmen. Thënia e vjetër është se historia shkruhet nga fitimtarët, dhe në rastin e Edisonit, ai e rrotulloi narrativën e tij në kohë reale. Ndonjëherë, si në rastin e shpikjeve të zhvilluara nga bashkëkohësit si Nikola Tesla, kjo nënkuptonte paksa përkuljen e së vërtetës.

I lindur në vitin 1847, në fund të revolucionit industrial, Edison ishte pjesë e një valë të re shkencëtarësh dhe shpikësish që ndriçuan rrugën drejt epokës moderne. Laboratori i tij i famshëm kërkimor në Menlo Park, Nju Xhersi priti zhvillimin e inovacioneve që ende nënshtrojnë pjesën më të madhe të infrastrukturës sonë industriale dhe konsumatore, duke përfshirë gramafonin (i cili regjistronte dhe luante tinguj), filmat dhe llambën e dritës. Puna e tij atje ishte aq e rëndësishme sa qyteti në të cilin ndodhej Menlo Park tani mban emrin e tij.

I fiksuar pas punës së tij dhe i njohur si një shef kërkues, Edison kishte një ego po aq inkandeshente sa llambat e tij, një ndjenjë të madhështisë së tij që ishte padyshim e justifikuar. Ai ishte gjithashtu tepër konkurrues, i gatshëm të bënte gjithçka që kërkohej për të siguruar që ideja e tij të fitonte.

Edison shpiku ndriçimin DC, një zgjidhje më e sigurt për llambat harkore shpesh të rrezikshme

I lindur në Serbi, Tesla ishte një gjeni tjetër. Ndërsa Edison ishte një eksperimentues dhe kallajxhi i përjetshëm, Tesla ishte një llogaritës njerëzor dhe aftësia e tij për të përpunuar ekuacione komplekse të matematikës dhe fizikës në mendjen e tij e ndihmoi atë të arrinte suksesin e hershëm të karrierës në Evropë.

Pas një adoleshence nomade që kaloi duke udhëtuar dhe duke ndjekur mësime në të gjithë Evropën Lindore, Tesla u mbyll në Hungari në moshën 25-vjeçare, i punësuar për të punuar si inxhinier elektrik në Bursën Telefonike të Budapestit. Ai shkëlqeu atje, duke kanalizuar prirjet e punës që ai kishte shfaqur si student i mirë në Kroaci përpara se të linte shkollën. Brenda një viti ai shkoi në Paris për të punuar për kompaninë Continental Edison, një degë e biznesit të suksesshëm amerikan të shpikësit.

Në atë moment, energjia elektrike kishte filluar të ndriçonte rrugët e qyteteve në mbarë botën. Në fillim, shumica e qyteteve përdornin llamba me hark të tensionit të lartë për të ndriçuar qiellin e natës, por ndërsa ato shkëlqenin dhe mahnitën një qytetërim që gjatë gjithë historisë ishte qeverisur nga lindja dhe rënia e diellit, teknologjia e hershme e ndriçimit gjithashtu paraqiti një problem. : ishte shumë e rrezikshme . Ndriçimi me hark ushqehej nga stacionet e energjisë që pomponin më shumë se 3,000 volt energji elektrike në të njëjtën kohë, gjë që shpesh çonte në shkëndija, mbinxehje dhe shpërthime të plota në vende publike, duke rënë shira të energjisë elektrike mbi këmbësorët dhe duke ndezur zjarre me rregullsi.

Energjia elektrike e gjeneruar nga rryma direkte (DC) ishte një alternativë shumë më e sigurt, dhe sapo Edison zhvilloi një llambë inkandeshente të qëndrueshme dhe afatgjatë , ai u nis për të siguruar ndriçim për shtëpitë dhe ndërtesat në mbarë botën. Në vitin 1882, kompania e tij Edison Illuminating hapi stacionin e parë qendror të energjisë në botë në Pearl Street në Manhattan. Kompania përdori rrymë direkte për të dhënë 110 volt energji elektrike në ndërtesat e afërta – ajo filloi me 59 klientë – dhe siguroi një reduktim të ndjeshëm të rrezikut të një fatkeqësie aksidentale.

Tesla shpiku një sistem energjie me rrymë alternative

Për dy vitet e ardhshme, prodhimi elektrik DC i Edison-it përhapi dritën inkandeshente në një numër në rritje qytetesh në të gjithë vendin. Por për shtrirjen e saj në rritje, ajo kishte një dobësi të konsiderueshme: energjia elektrike e dhënë nga rryma direkte mund të udhëtonte vetëm kaq larg, veçanërisht në ato ditë të hershme. Si rezultat, shpikësit e tjerë vazhduan të zhvillonin atë që quhej rrymë alternative (AC), e cila mund të modulonte lehtësisht tensionin, duke përdorur transformatorë.

Tesla ishte një nga ata besimtarë të AC. Në vitin 1882, ndërsa punonte për postin e Edisonit në Paris dhe dilte në një shëtitje me një mik, Tesla u godit befas me zgjidhjen e një sfide inxhinierike që e kishte shqetësuar për disa kohë. Aftësia e tij për të vizualizuar të gjitha ekuacionet komplekse matematikore dhe bëmat inxhinierike erdhi në ndihmë, pasi Tesla ëndërroi mekanikën e një motori që gjeneron AC.

Zhvillimi dhe përmirësimi i gjeneratorit të rrymës alternative u bë diçka si një obsesion për të dhe në 1884, kur shefi i tij amerikan në Paris u thirr përsëri në Shtetet e Bashkuara, ai sugjeroi që Tesla të emigronte në perëndim. Dhe kështu në shtator të atij viti, Tesla mbërriti në Manhattan pas një udhëtimi të mundimshëm, në të cilin shumica e pasurisë së tij u vodhën gjatë një rebelimi në anije.

Tesla më në fund punoi për Edison, por të dy kishin ideologji kundërshtuese

Megjithatë, paratë nuk do të ishin një shqetësim për kaq gjatë. Tesla u përplas me vetë Edison, i cili e ftoi shpikësin emigrant të punonte për të në Edison Machine Works në Lower East Side të Manhatanit. Një letër rekomandimi nga shefi i tij i vjetër nuk e dëmtoi kauzën e tij.

Në atë kohë, Tesla kujtoi në një intervistë vite më vonë, se ai ishte i mahnitur nga shefi i tij i ri. “Ky njeri i mrekullueshëm, i cili nuk kishte marrë asnjë trajnim shkencor, por kishte arritur aq shumë, më mbushi me habi.”

Tesla u vu në punë në një sërë projektesh, duke përfshirë riparimin e sistemit të qarkut në Oregon, varkën e parë që u ndez nga energjia elektrike, rimontimin e gjeneratorëve DC dhe detyra të tjera. Vite më vonë, në një intervistë të kryer në 1921, Tesla kujtoi se i kishte bërë përshtypje Edisonit me rregullimin e tij të shpejtë të sistemit të ndriçimit të Oregonit, deri në atë pikë sa Edison e shpalli atë një “njeri të mallkuar të mirë”.

Shpikësi serb u ngarkua gjithashtu me krijimin e një sistemi ndriçimi me hark, por përdorimi i tij i energjisë AC nuk ishte me interes për Edison, i cili kishte një pasuri të investuar në energjinë DC dhe nuk donte të humbiste besnikërinë e tij. Më vonë, Tesla me sa duket do të thoshte se vetë Edison premtoi një shumë të madhe për të përmirësuar sistemin DC, më pas e tërhoqi ofertën kur Tesla i paraqiti punën e tij, duke pretenduar se ai “nuk e kuptonte humorin amerikan”, duke e zemëruar Teslën deri në atë pikë sa ai doli me furtunë dhe u nis vetë, i vendosur të kundërshtonte shpikësin e vjetër.

Më pas Tesla i licencoi patentat rivalit të Edisonit

Tesla punoi për Edison vetëm për rreth gjashtë muaj, dhe pas një kohe të kaluar duke gërmuar varre, ai mori para të mjaftueshme nga investitorët për të krijuar kompaninë e tij në Rahway, New Jersey, afër Menlo Park. Ata investitorë e hoqën kompaninë nga pushteti i tij, dhe vetëm në vitin 1887, me një fabrikë të re në Manhattan, Tesla ishte në gjendje të ndiqte me të vërtetë motorin AC.

Nuk do të kalonte shumë kohë përpara se të zotëronte makinën, pasi iu dhanë shtatë patenta të veçanta për mekanikën e saj të ndryshme në pranverën e vitit 1888. Menjëherë pas kësaj, ai i licencoi ato patenta te George Westinghouse, rivali kryesor i Edisonit në garën për furnizim e qytetet. Gara midis AC dhe DC do të përshkallëzohej prej andej, me Edison që tërhiqte pothuajse të gjitha ndalesat për të provuar se AC ishte i rrezikshëm, (edhe pse vdekja e famshme nga goditja elektrike e elefantit Topsy nuk ishte bërë e tij) për të diskredituar atë që përfundimisht do të dëshmonte një largësi.

Tesla vdiq pothuajse pa para, megjithëse kjo nuk kishte të bënte me Edison. Ai bëri një pasuri nga kontratat e tij me Westinghouse, por i humbi të gjitha përmes marrëveshjeve të dobëta të biznesit, investimeve të këqija dhe shpenzimeve në eksperimente madhështore që rezultuan një dështim. Rivaliteti i tij i supozuar me Edison ishte pothuajse nga shoqërimi dhe ndryshimi i mendimeve për çështjet shkencore, i theksuar vetëm në pamje të pasme si karriera e pabesueshme e Teslës, e cila shtrihej shumë më tepër se risitë e energjisë AC.

Biography/ Jordan Zakarin

Përgatiti: Albert Vataj. / KultPlus.com

Meliza Krasniqi vjen me botimin e fundit “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990”

“Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” është botimi më i ri i Institutit Albanologjik-Prishtinë, që tash e tutje mund të jetë në duart e kureshtarëve dhe dashamirësve të dijeve albanologjisë dhe zhvillimeve të letërsisë shqipe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Institutit Albanologjik, institucion që edhe e ka botuar librin, shkruan KultPlus.

Në këtë monografi shkencore trajtohen një varg shkrimtaresh shqiptare që kanë lënë gjurmë në artin tonë letrar.

Redaktor i librit është Dr. Gëzim Aliu, recensues dhe lektor Dr. Fadil Grajçevci, redakturën kompjuterike e ka bërë Endrit Aliu, ndërsa dizajnin e ballinës Lirijon Kadriu. / KultPlus.com

“Travel Awaits”: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të njohur: Greqinë, shkruan Tay Belgeri në një artikull të botuar në revistën amerikane “Travel Awaits”.

E njejta gjë mund të thuhet edhe për Kroacinë, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në 2013 – dhe që atëherë është bërë një nga destinacionet bregdetare më luksoze të Evropës.

Po për vendet e tjera të Ballkanit? E kam fjalën për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe Serbinë.

Ato janë padyshim nën radarin tim, dhe jo vetëm si destinacione verore. Këto vende, gjithashtu po vënë në dispozicion infrastrukturën turistike përgjatë vijës së tyre bregdetare.

Nëse e vizitoni për herë të parë Ballkanin, ky rajon njihet për bukurinë, ushqimin e shijshëm, kulturën mikpritëse (mikpritja është shumë e rëndësishme në kulturën ballkanike) dhe brigjet absolutisht të mrekullueshme.

Ndërsa pikat e nxehta të Mesdheut si Italia, Greqia dhe Kroacia po bëhen gjithnjë e më të mbipopulluara dhe të kushtueshme – plazhet e Ballkanit ofrojnë një arratisje ndryshe nga pushimet tuaja të zakonshme. Le të përqendrohemi në vendet me vijë bregdetare.

Tani për tani po e përjashtoj Kroacinë; ndoshta keni dëgjuar mjaftueshëm për vijën e saj bregdetare gjatë dekadës së fundit.

Tre vendet ballkanike që ju rekomandojmë për një arratisje unike evropiane janë: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

 Shqipëria

E njohur për çmimet e saj të përballueshme, historinë e lashtë dhe brigjet e thyera e të egra, është e vështirë të mos tërhiqesh nga Shqipëria.

Ne ju sugjerojmë të vizitoni këto plazhe:

Gjiri i Gramës: Ky gji i famshëm është i arritshëm vetëm me varkë, i cili ju strehon në një liman në zemër të Rivierës Shqiptare.

Vetëm sigurohuni që të planifikoni transportin për në dhe nga Gjiri i Gramës paraprakisht – pasi do t’ju duhet një jetë me varkë.

Saranda: Së bashku me një shtrirje të pacënuar bregdetare – ky qytet përfshin gjithashtu aktivitete si turne në kala, rrugët me kalldrëm dhe turne në vende ku ka kafshë të egra.

Dhërmi: Zhytuni në mrekullitë e detit Jon ndërsa rrini në rërën e artë të plazhit të Dhërmiut.

Kujdes: Gjatë pikut të sezonit, kjo zonë bregdetare është më e populluar me turistë – por kjo mund të jetë një plus nëse ju pëlqen jeta e gjallë e natës dhe shumë./atsh/KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë.

“Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave ka qenë gjithmonë një çështje thelbësore për Kombet e Bashkuara”, shkruhet sot në faqen e OKB-së.

Gratë dhe vajzat përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së botës dhe rrjedhimisht edhe gjysmën e potencialit të saj. Pavarësisht disa përparimeve në dekadat e fundit, me sukses të ndryshëm në varësi të disiplinave dhe vendeve, barazia gjinore në shkencë mbetet e pakapshme.

Sot, vetëm një në tre shkencëtarë është grua. Mungesa e barazisë gjinore në shkencë nuk është vetëm një problem që prek gratë. Ai gjithashtu kufizon përparimin shkencor dhe pengon zhvillimin e një vendi dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar shoqëri paqësore.

Një hendek i rëndësishëm gjinor ka vazhduar gjatë viteve në të gjitha nivelet e disiplinave të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM) në të gjithë botën. Edhe pse gratë kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin e lartë, ato janë ende të nënpërfaqësuara në këto fusha.

OKB-ja thekson se, barazia gjinore në shkencë është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë, megjithatë gratë dhe vajzat vazhdojnë të përballen me barriera dhe paragjykime sistematike në ndjekjen e karrierës shkencore./atsh/KultPlus.com

35 vite nga koha kur Nelson Mandela u lirua nga burgu

Nelson Mandela konsiderohet një prej figurave më të shquara dhe frymëzuese të shekullit të kaluar. Ai ishte një luftëtar për të drejtat civile dhe lider i dalluar i Afrikës së Jugut, i cili bëri të pamundurën për të fituar lirinë dhe barazinë për popullin e tij. Kujtimi i tij ende gjallëron në zemrat e njerëzve të gjithë botës si një ikonë e paepur e luftës për drejtësi dhe paqe.

Nelson Rolihlahla Mandela u lind më 18 korrik të vitit 1918 në qytetin e Mvezo, në rrënojat e një shoqërie të ndarë prej apartheidit. Nëpërmjet arsimit të tij të lartë dhe përkushtimit të pashoqëruar ndaj shërbesës së të tjerëve, ai u bë një avokat i të drejtave të njeriut dhe një zë i fuqishëm i luftës kundër ndarjes së races.

Mandela shkëlqeu për herë të parë në skenën botërore gjatë viteve të 1940, kur filloi të drejtojë organizata kundër apartheidit dhe të ngrinte zërin për një Afrikë të Jugut të bashkuar dhe të lirë. Këto përpjekje i sollën atij burgun në vitin 1962, ku ai do të qëndronte për 27 vjet. Në këto vite, ai vazhdoi të mbajë flakët e shpresës dhe të rezistencës, duke u bërë një simbol i përhershëm i rezistencës kundër padrejtësisë.

Me rrëzimin e apartheidit në vitin 1994, Nelson Mandela u shpall Presidenti i parë i një Afrike të Jugut të bashkuar, duke i dhënë fund një periudhe të errët dhe të dhimbshme të historisë së këtij vendi. Ndërsa në pushtet, ai mbrojti vlerat e demokracisë, paqes dhe bashkëpunimit, duke ndihmuar vendin të shërbejë si shembull i frymëzimit për kombet e tjera të kërkojnë barazi dhe paqe.

Nelson Mandela u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, një tërheqje e përkushtimit të tij ndaj pajtimit dhe harmonisë ndërkombëtare. Ai e la këtë botë në vitin 2013, por trashëgimia e tij jetojë me të madhe nëpërmjet institucioneve të paqes dhe të drejtave të njeriut që mbajnë emrin e tij.

Edhe pas vdekjes, Mandela mbetet një udhërrëfyes i thellë për më shumë barazi, paqe dhe mirëkuptim mes njerëzve. Përvjetori i lindjes së tij shënohet me respekt dhe nderim nga miliona njerëz në të gjithë botën. Kujtimi i tij na inkurajon të kërkojmë vlera të larta, të mos dorëzohemi përpara sfidave dhe të punojmë nëpër bashkëpunim për një botë më të drejtë dhe më të qëndrueshme.

Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë dhe nderojmë jetën e Nelson Mandela, një shembull i rrallë i humanizmit dhe sakrificës për të mirën e të gjithë njerëzve. Le të marrim frymëzim nga jeta dhe veprat e tij, për të vazhduar të ndërtojmë një botë më të përbashkët dhe më të drejtë për të gjithë. / KultPlus.com

178 vite nga lindja e shpikësit amerikan, Thomas Edison

Thomas Alva Edison (11 shkurt 1847 – 18 tetor 1931) ishte një shpikës amerikan, shkencëtar dhe biznesmen i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në të gjithë botën, duke përfshirë gramofononin, kamerën e filmit, dhe llampën elektrike.

I quajtur “Magjistari i Menlo Park” (tani Edison, New Jersey), nga një raporter i një gazete, ai ishte një nga shpikësit e parë që ka zbatuar parimet e prodhimit në masë dhe punën e madhe të përbashkët në procesin e shpikjes, dhe për këtë arsye është kredituar shpesh me krijimin e laboratorit të parë të hulumtimit industrial.

Edison është konsideruar si shpikësi i tretë më pjellor në histori, duke mbajtur 1.093 patenta të SHBA në emrin e tij, si dhe shumë patentave në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ai është kredituar me shpikje të shumta që kanë kontribuar në komunikim masiv dhe, në veçanti, telekomunikacion. Këto përfshinin stock ticker, një regjistrues vote mekanik, bateri për makinë elektrike, energji elektrike, muzikë të regjistruar dhe filma. Puna e tij e përparuara në këto fusha ishte rezultat i karrierës së tij të hershme si një operator telegrafi. Edison i dha rrugë konceptit dhe zbatimit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes në shtëpi, biznese, dhe fabrikat – një zhvillim i rëndësishëm në industrializimin e botës moderne. Stacioni i tij i parë i prodhimit të energjisë elektrike ishte në Manhattan Island, New York.

Të dy Tomas Edisoni dhe Tesla u permendën si laureatë të mundshëm për nobel në 1915. Pavarësisht nga kontributet e tyre shkencore, ata kurrë nuk e morrën këtë çmim. Mendohet se arsyeja ishte armiqësia mes tyre. Ka dëshmi se secili ka minimizuar arritjet e tjera për ta marrë çmimin, që të dy e refuzuan çmimin nese te tjerë e marrin dhe të dy hodhen poshtë mundesinë për ndarjen e çmimit. / KultPlus.com

Presidentja Osmani e ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Macron në Paris: Këto momente forcojnë lidhjet diplomatike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar se po qëndron në Paris, me ftesë së presidentit Macron. Ajo ishte e ftuar në darkën e shtruar nga presidenti, në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale.

“Në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo është shprehur se momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.

“Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, ka shtuar tutje Osmani./KultPlus.com