Dokumentari i ri për jetën e Aviciit publikohet më 2023

Një dokumentar i ri që fokusohet në jetën dhe muzikën e producentit të ndjerë suedez, Avicii, do të publikohet dhe detaje të reja janë dhënë mbi të.

Siç raportohet nga Billboard, filmi, që publikohet më 2023, do të shfaqë “material të ri”, si dhe pamje nga prapaskenat, intervista me familjen, miqtë dhe kolegët, klipe arkivore dhe intervista me Aviciin

Ndërsa titulli i filmit ende nuk është zbuluar, një deklaratë për Billboard e përshkruan atë si një pasqyrë në “muzikën dhe artistin që përcaktoi një epokë dhe ndryshoi botën e muzikës përgjithmonë, dhe është një histori nga afër, intime dhe epike për sukseset e tij të pashembullta dhe përpjekjet e tij për të përballuar presionin”.

Dokumentari do të prodhohet nga regjisori dhe kinematografi Björn Tjärnberg dhe Candamo Film, në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar Suedez. / KultPlus.com

Stockholmi me muze për Aviciin

Më 2021 në Stockholm të Suedisë pritet të hapet muzeu “Avicii Experience”.

Një muze ky në nderim të DJ, producentit, tekstshkruesit dhe krijimit të disa prej hiteve më të mëdha botërore, përfshirë këtu edhe “Wake Me Up” dhe “Levels”, transmeton KOHA.

Artisti suedez, emri i vërtet i të cilit është Tim Bergling, kishte bërë vetëvrasje më 2018, në moshën 28 vjeçare, shkruan Variety.

“Avicii Experience” do të përfshijë një ekspozitë gjithëpërfshirëse interaktive që paraqet udhëtimin e tij muzikor që nga instrumentet e tij të hershme muzikore deri të suksesi global.

E gjithashtu nuk do të mungojnë edhe foto, video e këngë që nuk janë parë e dëgjuar më herët. Muzeu premton të ketë një vështrim të thellë të procesit të tij krijues.

“Tim ishte një gjeni i muzikës”, kanë thënë bashkëpunëtorët e tij Aloe Blacc dhe Mike Einziger. “Ai ishte i pakufizuar dhe shumë i dhënë në kreativitetin e tij. Ai kishte aftësinë që bashkonte njerëzit me muzikën e tij. Jam i sigurt se me kujtimet te fansat e tij trashëgimia e tij do të jetë e përjetshme”.

Ai ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren shqiptare, Rita Ora. /KultPlus.com

Figura nga dylli e Avicii-t në muzeun Madame Tussauds në New York

Radhës së figurave nga dylli të personaliteteve të showbizit në muzeun Madame Tussauds në New York, iu shtua edhe një figurë.

Dashamirët e DJ-it të famshëm botëror, Avicii-t, tani kanë shansin që figurën e tij nga dylli ta shohin në këtë muze. DJ suedez vdiq vitin e kaluar në moshën 28 vjeçare. Shkaku ishte depresioni i thellë, shkruan rtv21.tv

Këngët e Avicii-t, apo Tim Bergling, si quhej në të vërtetë, përfshirë këtu “Levels,” “Wake Me Up,” “Seek Bromance,” “Silhouettes” e shumë të tjera, ndihmuan në dhënien e formës së vallëzimit gjatë vitit 2010 e edhe sot.

Muzika e tij ishte vërtetë ikonike. Pra, adhuruesit e Aviciit tani nuk kanë shansin të jenë të pranishëm në vendngjarje muzikore të tija, të cilat veçoheshin si risi muzikore sepse ai çdo herë ka sjellë në skenë ritme të reja, por ata kanë shansin që figurën e tij nga dylli ta shohin në muze. Si zakonisht, siç ndodh edhe me figurat tjera nga dylli të cilat punohen me aq përpikëri, edhe figura e Avicii-t duket e përkryer, sikur të ishte duke realizuar muzikë për adhuruesit e tij.

Figura do të qëndrojë në ekspozitë në këtë muze, pranë figurave të disa personaliteteve po ashtu të njohura botërore, si Taylor Swift, Rihanna, Justin Timberlake, Ed Sheeran e të tjerë./21Media / KultPlus.com

Publikohet tjetër këngë e Aviciit

Një vit pas ndarjes së tij nga jeta, publikohet një tjetër këngë e re e Dj Avicii. Janë miqtë e tij që po çojnë në fund projektet që ai la përgjysmë. Pas këngës “SOS”, tashmë është publikuar “Tough Love” të cilën Avicii kishte nisur ta realizonte disa muaj para vdekjes.

Pas ndarjes nga jeta të Aviciit më 20 Prill të vitit të kaluar, ishte realizuar vetëm 80% e regjistrimit të këngës. “SOS” dhe “Tough Love” janë pjesë e “TIM”, albumi pas vdekjes i Avicii, i cili pritet të publikohet më 6 Qershor./Tvklan/ KultPlus.com

Familja do të publikojë albumin e lënë përgjysmë të Aviicit

Në 20 prill të 2018, DJ me famë botërore, Avicii u nda nga jeta mënyrë të papritur. Ai la pas shumë punë të tij, të cilat së shpejti pritet të gjejnë dritën e publikimit.

“Daily Mail” shkruan se familja e DJ do të publikojë një album me këngë origjinale të Avicii-t, për rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Përpara se të ndërronte jetë, ai ishte gati drejt kompletimit të albumit, por nuk arrite ta përfundonte punën e tij. Është mësuar se kjo vepër artistike do të quhet “Tim”, emri real i DJ. G

jatë karrierës së tij, Avicii punoi me disa nga personazhet më të njohur të muzikës dhe në një kohë fare të shkurtër fitoi zemrat e publikut me këngët e tij. Në 2016 ai vendosi të hiqte dorë nga performancat ‘live’, për shkak të problemeve të shumta me shëndetin, kryesisht mendor, si stresi dhe ankthi. Në një dokumentar të realizuar me histori të vërteta nga Avicii, thuhej se ai jetonte në një presion të vërtetë, sepse i duhej të jepte 320 performanca brenda një viti. / KultPlus.com

Katër vite jetë të Avicii-it vijnë përmes një dokumentari

Netflix do të publikojë së shpejti një dokumentar që flet për jetën e Aviccit vetëm 8 muaj pas ndarjes nga jeta.

Ky dokumentar është filmuar përgjatë katër viteve dhe gjatë gjithë kohës është dëgjuar nga dj i famshëm të thuhet “Jeta ime është stresuese”.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga menaxheri i Aviccit Ash Pournouri i cili thotë: “Tim do të vdesë, me të gjitha intervistat, turnetë, dhe performancat, ai do të bjerë në tokë”. Në prill të vitit 2018, DJ 28-vjeçar u gjet i vdekur në Oman. “TMZ” raportoi se vdekja e tij u konfirmua si një vetëvrasje dhe në video familja e DJ-it shprehet se ai “nuk mund të vazhdonte më”. Gjatë dokumentarit pamjet tregojnë sesi Avicci ka luftuar me presionin për të qenë i suksesshëm dhe sesi iu dorzua alkoolit për të përballuar stresin/Insajderi.com/ KultPlus.com

Rita kujton mes lotësh Aviciin: Ai do duhej të ishte pranë meje

Këngëtarja shqiptare Rita Ora mbrëmë e ka mbajtur një koncert në Chigwell të Londrës.

Një numër i madh i fansave kishin shkuar për ta dëgjuar Ritën ndërsa para turmës nuk kanë munguar as emocionet e për shokun e saj Dj i cili ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net

28 vjeçari i cili bëri vetëvrasje kishte një duet me këngëtaren kosovare dhe sipas mediave angleze gjatë performancës së pikërisht ‘Lonely Together’ Rita e përlotur u tha adhuruesëve të saj se ajo është dashur të performonte me shokun e saj DJ.

Rita Ora kujton sërish Aviciin

Rita ka kujtuar përsëri Aviciin gjatë “Javës së Madhe”, një festival i organizuar nga “BBC Music”.

Këngëtarja shqiptare dhe Tim Bergling (Avicii) i cili u gjend i vdekur më 20 prill, kanë bashkëpunuar me “Lonely Together”. Rita u shfaq në skenë ndërkohë në ekranin gjigant mbrapa shpinës së saj u shfaq një shkrim “Avicii 1989 – 2018”.

Rita ka falenderuar edhe të pranishmit duke i thënë:“Faleminderit që kënduat me mua, sepse është gjithmonë e vështirë ta këndoj vetëm prandaj më të vërtetë faleminderit!”Bashkëpunimi i Ritës me Avicii erdhi në vitin 2017 dhe hyri në dhjetëshen e këngëve më të mira në shumë vende si Australia, Belgjika, Republika Çeke, Hungaria, Irlanda, Lituania, Polonia, Skocia, Sllovakia,Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë festival morën pjesë edhe këngëtarë të tjerë si Taylor Swift, Shawn Mendes, Camila Cabello, Firence dhe Machines dhe Ed Sheeran./ KultPlus.com

Avicii vrau veten

DJ Avicii ka vrarë veten. Sipas një raportimi të ri, ai ka vdekur si pasojë e humbjes së gjakut pas një plage të vetëshkaktuar.

Raporti me detajet e vdekjes së DJ-it suedez vjen nga mediumi “TMZ”, që citon burime të sigurta nga kjo ngjarje.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në moshën 28-vjeçare në Muscat të Omanit më 20 prill.

Javën e shkuar, u publikua edhe një letër e DJ-it ku thuhej se “nuk mund të rri më dhe kërkoj paqe”.

Përfaqësues të familjes nuk kanë pranuar të flasin zyrtarisht nëse Avicii ka vrarë veten./ KultPlus.com

Rita Ora në Holandë e kujton me emocione artistin Avicii (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora e ka kujtuar në një mënyrë të veçantë kolegun e saj, Avicii, i cili javën e kaluar ndërroi jetë.

Rita e cila ka bashkëpunuar me artistin suedez në disa projekte, e ka kujtuar Aviciin në një festival në Holandë derisa ka kërkuar nga publiku 1 minut heshtje.

“Është e vështirë ta këndoj këtë këngë pasi nuk e kam kënduar asnjëherë që nga vdekja e Avicii, dhe dua të gjithë të këndoni bashkë me mua” ka thënë Rita Ora derisa ka kënduar “Lonely Together” në skenë.

“Ky djalë ma ka ndryshuar jetën. Ai ka qenë një shok i mirë për mua” ka thënë Rita për Tim Bergling, artisti 28 vjeçar i cili ndërroi jetë javën e kaluar.

538Koningsdag Festival e mirëpriti artisten shqiptare në një performancë të zjarrtë. / KultPlus.com

5 këngët më të mira që Avicii i krijoi për të tjerët (VIDEO)

KulPlus ju sjellë disa nga hitet që Dj Avicii i ka krijuar për artistë të tjerë. Emri i vërtetë i artistit suedez është Tim Bergling. Ai është gjetur të premten pa jetë në Muscat, Oman.

Coldplay – “A Sky Full Of Stars”

Kënga është lansuar në vitin 2014, si kënga e tretë kryesuese e albumit të gjashtë “Ghost Stories”, të grupit britanik Coldplay. Bendi e ka realizuar tekstin dhe produksionin e këngës në bashkëpunim me Avicii, gjithashtu për produksion kanë marrë ndihmë edhe nga Paul Epworth, Daniel Green dhe Rik Simpson.

David Guetta – “Lovers on the Sun”

Kënga e këngëtarit David Guetta është realizuar për albumin e tij të gjashtë “Listen”. Në të përfshihen edhe vokale nga këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan Sam Martin. Ndërsa producent i këngës ka qenë vet këngëtari Guetta, së bashku më Avicii, Riesterer dhe Tuinfort.

https://www.youtube.com/wtch?v=BPiW0tkWfeg

Madonna – “Devil Pray”

Kënga është shkruar dhe krijuar nga Madona, Avicii dhe DJ Dahi. “Devil Pray” është një këngë technopop në të cilën janë kombinuar elemente nga muzika country-pop dhe folk, dhe ka ngjashmëri më këngën “Don’t Tell Me”, nga Madonna, me punët e mëparshme të DJ Avicii dhe me verzionin “The Animals” të këngës tracionale popullore “The house of the Rising Sun”.

Conrad Sewell – “Taste The Feeling”

Kënga “Taste the Feeling” është realizuar nga Avicii dhe nga këngëtari australian Conrad Sewell. Kjo këngë është përgatitur për kampanjën e kompanisë së njohur Coca-Cola.

Coldplay- “Hymn for the Weekend”

Në këtë këngë shfaqet si vokaliste këngëtarja Beyonce ndërsa Avicii është djali pas zhurmës së këndshme, ai është producenti i kësaj këngë.

Rita Ora sjellë videoklipin e ri (VIDEO)

Rita Ora dhe Avicii, publikuan një videoklip të mrekullueshëm të këngës së tyre “Lonely Together”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë ishte publikuar muajin e shkuar në versionin audio ndërsa tash vjen me një videoklip me plot ngjyra. “Lonely Together” kënga që bëri bashkë Ritën dhe Aviciin do të jetë pjesë e albumit të radhës të Aviciit./ KultPlus.com

Rita Ora publikon pjesë nga klipi i ri me Aviciin (VIDEO)

Kënga “Lonely Together” e cila erdhi para një muaji, bashkëpunim ky në mes të Aviciit dhe Rita Orës, jehonën e saj pritet ta rrisë tashmë edhe përmes videoklipit, shkruan KultPlus.

Rita Ora në rrjetin e saj social Instagram, ka publikuar një pjesë të shkurtër nga klipi i kësaj kënge.
Rita ka treguar që klipi i plotë do të vijë shumë shpejt.

Kjo këngë e cila është pjesë e albumit më të ri të Aviciit “Avīci”, muajin e kaluar ishte lansuar vetëm si audio. / KultPlus.com

#LonelyTogether @avicii ft. ME video coming SOON!!!!!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on