‘Zani Band’ sjellë coverin e këngës së njohur të Agron Berishës (Video)

Grupi ‘Zani Band’ ka sjellur ripërpunimin e hitit të njohur ‘Ëndërr’ të Agron Berishës, i cili është publikuar sot, shkruan KultPlus.

Kënga ‘Ëndërr’ vazhdon të mbetet edhe sot një ndër hitet e pavdekshme dhe shumë e dashur për publikun shqiptar.

KultPlus ju sjellë më poshtë tekstin e plotë të këngës:

Sonte në natë të errët të kujtoj

i trazoj ëndrrat te këtij qyteti

te qytetit ku jam

a m’beson

unë i thërras në argëtim

Ëndërr, o Ëndërr

dëshirën ti qoja asaj

dhe thuaj më të dashurës

se unë një ditë do të kthehem në atdhe

Sonte në natë të errët të kujtoj

i trazoj unë ëndrrat të këtij qyteti

te qytetit ku jam a m’beson

unë i thërras në argëtim

Ndonëse Jam ndjerë i vetmuar

në atdhe kam deshirë për të takuar

a m’beson a m’beson

Unë të thërras në argëtim

Ref. 2

Ëndërr, o Ëndërr

dëshirën ti qoja asaj

dhe thuaj më të dashurës

se unë një ditë do të kthehem në atdhe

E Dashur këtu jam i vetmuar në qytet te huaj larg prej teje

larg prej deëshires por zemrat bashkohen pres me mall që të kthehem ne atdhe

Ref. 2

Ënderr, o Ënderr

dëshirËn ti qoja asaj

dhe thuaj më të dashurës

se unë një ditë do të kthehem në atdhe./ KultPlus.com

Eli Selmani sjell coverin e këngës “Colors” të Mahalia – Sober (VIDEO)

Dashuria për artin për 21 vjeçaren Eli Selmani nuk është e kufizuar. Përveç këngës, ajo në vete ka edhe dashurinë për pikturën, madje kjo e ka shtyrë që edhe studimet ti vazhdojë për arkitekturë, shkruan KultPlus.

Eli filloj të këndoj qysh në moshë të re, por tani talentin e saj ajo do ta shpalos edhe para të tjerëve.

Për të njoftuar publikun me zërin e saj, Eli ka sjell një cover të këngës “A colors show” të artistes Mahalia – Sober, duke bashkëpunuar me “Analog studios”.

Coveri i saj ka filluar të pëlqehet, madje zëri i saj po krahasohet me atë të Dua Lipës. Kjo e ka shtyrë Elin të premtojë që do të sjell të tjera këngë në vazhdim, por nuk e përjashton mundësinë që shumë shpejt të startojë me një këngë origjinale të sajën. / KultPlus.com

“Ain’t no sunshine” përmes zërit të Mjellma Istrefit (VIDEO)

Mjellma Istrefi që shquhet për zërin e saj të veçantë rëndom ka sjellë interpretime të këngëve më të mira të kohës, shkruan KultPlus.

Ajo arriti të depërtoj me muzikën e saj pasi që i solli publikut një version të ri të këngëve të tyre të preferuara ndërsa veçantia e saj vokale dëshmohet edhe në “cover”-in e saj më të ri të këngës shumë të njohur “Ain’t no sunshine” të Bill Withers që u realizua në vitin 1971.

Kënga e fundit e realizuar nga Mjellma Istrefi titullohet “Sight to see” dhe është punuar me tekst dhe muzikë të vetë Mjellmës./ KultPlus.com

“Be the one” e Dua Lipës, nën interpretimin e grupit të vajzave kroate (VIDEO)

“Lumnize” është një grup i njohur kroat, i cili është bërë i njohur përmes performancave live dhe tejet origjinale, shkruan KultPlus.

Kohë më parë ky grup kishte sjellë një version të këngës “Be the one”, të Dua Lipës. Në kuadër të këtyre falënderimeve grupi, kishte shkruar: Faleminderit Dua Lipa për muzikën e mrekullueshme.

Me këtë video ky grup kishte marrë një vëmendje të madhe, ndërsa po ashtu këtë këngë e kishin kënduar edhe në njërën nga skenat e koncerteve të tyre. KultPlus ju sjellë videoklipin e coverit të këngës dhe pamje nga koncerti i grupit Lumnize.

Soliste e këtij grupi është Marcela Orosi, Matilda Oroši interpreton në kitarë, Tea Mišković në bas dhe Irena Rogović në tambur./ Kultplus.com

Festina Mejzini për ditëlindjen e Amy Winehouse sjellë coverin e këngës “Back To Black” (VIDEO)

Artistja Amy Winehouse e cila sot do të shënonte ditëlindjes e 34-të, po vazhdon të mbetet ndër më të preferuarat për shumë artistë, kjo falë veçantisë që kishte dhe këngëve të saj të papërsëritshme, shkruan KultPlus.

Këngëtarja e cila vdiq në vitin 2011 dhe këngët e saj, do të ketë zë edhe në brezat e ardhshëm.

Në këtë ditëlindje të 34-të të saj, këngëtarja Festina Mejzini ka vendosur ta kujtojë atë në një mënyrë të veçantë.

E si mund të shprehet një artistë më bukur se sa përmes muzikës. Andaj, Mejzini ka sjellë coverin e këngës “Back To Black” të Amy Winehouse, duke uruar kështu për ditëlindjen e artistes dhe duke treguar që Amy do të mbetet një idhull i pavdekshëm për të.

“Amy Winehouse mbetet gjithmonë një idhull i pavdekshëm për mua, inspirim për ngjyrën e vokalit dhe stilin që ajo kishte. Zgjodha këngën “Back To Black” sepse ndoshta është një ndër këngët më të ndjera të saj, një këngë që shpreh shpirtin e saj artistik dhe më duket një ndër më të veçantat për ta uruar ditëlindjen e saj”, është shprehur Mejzini për KultPlus.

Në një mënyrë të tillë, yllin e muzikës e ka kujtuar edhe Dua Lipa dhe Gallant të cilët sollën coverin e këngës “Tears Dry On Their Own” të Amy Winehouse dhe e gjithë kjo sipas Mejzinit ishte një rastësi e bukur. / KultPlus.com

Dua Lipa dhe Gallant sjellin mrekullisht këngën “Tears Dry On Their Own” të Amy Winehouse (VIDEO)

Sot, më 14 shtator, do të ishte ditëlindja e 34-të e artistes Amy Winehouse. Këngëtarja vdiq në vitin 2011, por muzika e saj jeton dhe ka frymëzuar një brez të ri artistësh.

Për të festuar muzikën dhe jetën e saj, Gallant është bashkuar me yllin Dua Lipa për të sjellë një interpretim të mrekullueshëm të këngës “Tears Dry On Their Own” të Amys, përcjellë KultPlus.

Dyshja, të ulur përballë njëri tjetrit, sjellin këngën në një atmosferë të errët.

Në një prononcim të marrë ekskluzivisht nga The FADER, Dua Lipa tha: “Më pëlqen të punoj në këtë këngë me Gallant, ai është kaq i talentuar. Isha shumë e emocionuar që kisha mundësi të punoja me të, ai është një artist vërtetë i madh”. / KultPlus.com