SHBA-ja i certifikon si ‘Platinum’ albumin dhe dy këngë të Dua Lipës

Albumi “Future Nostalgia” dhe dy këngët “Don’t Start Now” dhe “Levitating” të Dua Lipës janë certifikuar me titullin“Platinum” nga Shoqata e Industrisë së Incizimit në Amerikë (RIAA).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se kënga “Don’t Start Now” është certifikuar katër herë me titullin “Platinum”.

Në Shtetet e Bashkuara, Shoqata e Industrisë së Incizimit të Amerikës jep certifikim bazuar në numrin e albumeve dhe këngëve të shitura përmes tregjeve me pakicë dhe tregjeve të tjera ndihmëse.

Ky është një sukses tjetër i këngëtares nga Kosova me famë botërore, sukseset e së cilës po vazhdojnë të rriten dita-ditës.

Ditë më parë 25 vjeçarja u ka treguar fansave të saj se albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” është albumi më i transmetuar në Spotify për tri javë rresht duke lënë pas edhe albumin e këngëtarit shumë të suksesshëm amerikan, The Weeknd.

Ndërkohë, Dua pritet të shpallet fituese edhe në ceremoninë prestigjioze të çmimeve “Grammy” që do të mbahet këtë të dielë.

Dua është e nominuar në gjashtë kategori në “Grammyn” e sivjetmë ndërkohë që në vitin 2019 ajo kishte rrëmbyer dy çmime nga Akademia.v / KultPlus.com

Dua Lipa përveç se e nominuar, do të përformojë këtë të dielë në “Grammy”


Dua Lipa do të jetë njëra prej artistëve që do të përformojnë këtë të dielë në ceremoninë e çmimeve prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.

Revista “People” shkruan se Dua do të jetë në mesin e Taylor Swift, Cardi B e Billie Eilish që do të performojnë në këtë ngjarje të madhe.

Këngëtarja nga Kosova është po ashtu e nominuar në gjashtë kategori të cilat janë: “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.

Kujtojmë se Dua kishte shpërthyer në lot kur kishte kuptuar për gjashtë nominimet e këtij viti.

Ndërkohë, në ceremoninë e vitit 2019 të “Grammy”, këngëtarja 25 vjeçare kishte rrëmbyer dy trofe. / KultPlus.com

‘Kur kthehem në shtëpi, jam thjeshtë Dua’, artistja flet për Kosovën dhe të qenit një person i thjeshtë përkundër famës

E quajtur “mbretëresha e diskos gjatë karantinës”, këngëtarja Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, në kohën kur pandemia globale solli një mbyllje totale.

“Ishte patjetër një moment kur po mendoja për të, nëse ishte vendimi i duhur për ta nxjerrë këtë album. Por kur po bëja këtë album, ai me të vërtetë shërbeu, si një formë arratisjeje”, tha Lipa për CBS This Morning përball prezantueses Gayle King. “Unë duhej të shkoja me instinktin tim të brendshëm që, shpresojmë se do të shërbejë si pak dritë në errësirë dhe do t’i mbajë njerëzit në ritëm në shtëpitë e tyre. Dhe ndoshta kjo është saktësisht koha e përkryer për ta publikuar”, transmeton KultPlus.

Koha nuk mund të ketë qenë më e mirë – muzika e saj mbajti njerëzit në të gjithë botën duke vallëzuar gjatë izolimit. Por optimizmi i “Future Nostalgia” sinjalizoi një zhvendosje në perspektivën e artistes Lipa si kantautore, veçanërisht në krahasim me hitet nga albumi i saj i parë. Kënga e saj “New Rules” e futi atë në ‘Billboard Hot 100’ dhe u bë një himn për këdo që po kalonte probleme në marrëdhënie.

“Unë e dua atë këngë, sepse është kaq e vërtetë. A jeni duke folur nga përvoja personale?”, pyeti prezantuesja.

“E dini, unë do të doja të mendoja se unë jam padyshim në një vend shumë më të lumtur. Unë u ndjeva sikur kur publikova këngën time të parë, sepse isha duke kaluar nëpër shumë pengesa personale në jetën time private, sa më ndihmoi muzika dhe ndjeva sikur isha mbërthyer pak, ishte ideja që unë duhej të isha e trishtuar në mënyrë që të bëja muzikë”, tha Lipa. “Dhe kështu kur fillova të bëj albumin ‘Future Nostalgia’, unë isha si: ‘Nuk ka asnjë arsye që unë të bëj këngë të trishtuara. Po kaloj kohën më të mirë. Jeta është e mrekullueshme’”.

Lipa tha se dëshironte të tregonte optimizëm, eksitim, argëtim dhe lumturi.

Për Dua Lipën, rruga e saj drejt të qenit yll filloi siç bëjnë shumica e këngëtarëve të famshëm, duke kënduar në dhomën e ndenjes së prindit të saj. “Unë pothuajse kurrë nuk e kam njohur veten pa kënduar. Kur jam duke shkruar dhe kur jam duke kënduar, ndihem sikur kështu marr versionin më të mirë të vetes ose ndjenjave ose emocioneve të mia”, tha ajo.

Ndërsa shumë këngëtarë përdorin emra skenikë, Lipa nuk e mban dhe përdor emrin që ka pasur tërë jetën. Ajo tha se ka mësuar të vlerësojë emrin e saj dhe si i nderon rrënjët e saj.

“‘Dua’ do të thotë dashuri në gjuhën shqipe. Është vërtet interesante që unë kam emrin tim të vërtetë edhe si emër arti. Unë kam mësuar të vlerësoj emrin tim shumë më shumë”, tha ajo. “Duke jetuar në Londër me një emër si Dua, mendoj se thjesht doja të isha si të gjithë si çdo fëmijë tjetër”,

Dua Lipa lindi në Londër, menjëherë pasi familja e saj u largua nga Kosova për t’i shpëtuar një lufte që po ndodhte në Ish-Jugosllavi në atë kohë. Në moshën 11 vjeçare, familja e saj u zhvendos përsëri në Kosovë. Katër vjet më vonë, 15-vjeçarja Lipa bindi prindërit e saj që ta linin të shpërngulej në Britani të Madhe dhe të jetonte me një shoqe, për të ndjekur ëndrrën e madhe për muzikën.

“Ishte diçka përgjatë linjave të, e dini, unë dua të bëj muzikë, por gjithashtu dua të kthehem në Mbretërinë e Bashkuar në mundësinë që, unë mund të shkoj dhe të kryej universitetin atje”,iu kishte thënë Dua prindërve në atë kohë.

“Ishte e vështirë t’i bindje ata që të të linin të shkoje?”, pyeti prezantuesja.

“Mendoj se kishin dyshimet e tyre, duke menduar nëse është, si gjëja e duhur për të bërë. Nëna ime thjesht pohon se isha shumë e sigurt dhe prindërit e mi kanë qenë gjithmonë miqtë e mi më të ngushtë në të njëjtën kohë. Por ne u bëmë edhe më të afërt kur ata më lejuan të shkoja në Londër. Dhe nuk doja ta keqpërdorja këtë besim”, tha Lipa.

https://www.youtube.com/watch?v=ytb1jjFQ6q0&feature=emb_title&ab_channel=CBSThisMorning

Ky besim sigurisht që u shpagua. Pas një albumi debutues me shumë hite, ajo e gjeti veten në skenën më të madhe të muzikës – “Grammy Awards”. Ajo fitoi dy çmime “Grammy” në vitin 2019, duke përfshirë çmimin “Artistja e re më e mirë”.

Këtë vit ajo është nominuar për gjashtë çmime Grammy: “Kënga e vitit, “Albumi i vitit”, “Performanca live më e mirë pop”, “Performanca më e mirë duo/grup” dhe “Albumi më i mirë i zhanrit pop”.

Lipa tha se po e menaxhon famën duke qëndruar në tokë dhe duke kujtuar se kush është. “Unë jam aq me fat që hobi im është puna ime. Dhe unë bëj të bëj të gjitha këto gjëra të mrekullueshme. Por kur shkoj në shtëpi, është shumë ndryshe. Unë thjesht jam Dua”, tha ajo. / KultPlus.com

CBS interviston Dua Lipën, e prezenton atë si ‘Mbretëreshë të Karantinës’

Dua Lipa është nominuar për gjashtë Grammy, përfshirë “Këngën e Vitit” dhe “Albumin e Vitit”, për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.

Dua foli me gazetaren e “CBS This Morning” Gayle King në lidhje me “Future Nostalgia”, si mënyrë për të sigurojë një ‘arratisje’ nga monotonia e karantinës.

CBS e prezenton Duan me nofkën e saj Mbretëresha e Karantinës, lavdëron suksesin e saj si dhe faktin që Dua është autorja e të gjitha këngëve të albumit.

E pyetur se cila është historia pas suksesit të albumit, këngëtarja tregoi se ishte bazuar në parandjenjat e saj, dhe kishte cilësuar që albumi ka potencialin të jetë një mënyrë për t’u ‘arratisur’ nga pandemia dhe karantina.

Dua tregon se për një kohë të gjatë kishte menduar se “duhej të ishte e trishtuar dhe se këngët e lumtura të muzikës pop janë kiq” derisa nuk e kishte tejkaluar këtë fazë dhe “i kishte lejuar vetes të jetë e lumtur dhe të shpërndajë entuziazëm dhe energji pozitive”./KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ytb1jjFQ6q0&feature=emb_logo

Dua Lipa ‘pushton’ ballinën e New York Times Magazine

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zënë vend në ballinën e njërës prej revistave Amerikane, ‘The New York Times Magazine’, shkruan KultPlus.

Artistja këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet postimit të disa fotove, ku ajo duket mjaft tërheqëse dhe plot stil.

“Kopertina e New York Times e fotografuar nga John Edmonds ~ stilimi i Lorenzo Posocco ~ flokët Chris Appleton ~ make-up Samantha Lau”, ka shkruar Lipa.

🍓The New York Times cover 🍓 shot by John Edmonds ~ styling Lorenzo Posocco ~ hair Chris Appleton ~ make-up Samantha Lau 🍓

Posted by Dua Lipa on Wednesday, March 10, 2021

Kujtojmë se albumi i fundit i saj “Future Nostalgia” është bërë më i transmetuari për tri javë rresht në Spotify duke lënë kështu mbrapa edhe albumin e këngëtarit të famshëm amerikan The Weeknd “After Hours”./ KultPlus.com

Dua Lipa është figura kryesore në reklamën e re për ujin e Alpeve Franceze

Këngëtarja ka ndryshuar versionin e këngës “Levitating” duke e bërë atë në një version ndryshe për reklamën e re të “Evian”.

Kengetarja shqiptare, tregon vokalin e saj të përsosur në një video të re reklamuese për gjigantin e ujit mineral, derisa interpreton pjesë të këngës së saj në një teatër të zbrazët.

Ndërsa një qendër e vëmendjes e ndjek përreth skenës, interpretuesja e hitit “New Rules” e bën të njohur praninë e saj në hapësirën boshe gjatë interpretimit të këngës.

Duke pasur nevojë për diçka të freskët për këtë rast, vendasja londineze veshi një kostum ngjyrë bezhë me pantallona që përputheshin ndërsa mbante një shishe me ujë “Evian”.

Ambasadori global, Evian Due, foli për reklamën e re me Duan duke thënë: “Unë u kënaqa shumë duke xhiruar reklamën e re “Drink True” për “Evian””.

“Duke hequr gjithçka përsëri në një rrjedhë të bukur dhe të qetë u ndje freskuese ndryshe. Jo shpesh kam mundësi të bëj një pauzë dhe të këndoj muzikën time, kështu që shpresoj që fansat ta shijojnë atë”, tha Dua.

Tutje e njëjta shton: “Të jesh pjesë e kësaj fushate do të thotë shumë për mua: Gjithmonë kam gjetur se të jesh besnike ndaj vetes është jashtëzakonisht fuqizuese dhe më pëlqen që është e rëndësishme edhe për “Evian””./ KultPlus.com

Me fotografi nga fëmijëria, Dua Lipa uron ditëlindjen e babait të saj

Dua Lipa e cila tashmë po shijon sukseset e saj të panumërta, është bërë ndër figurat më të përfolura në skenën e muzikës ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Dua Lipa sot ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindjen e tij. Ai feston ditëlindjen e 52-të, ndërsa urimi i veçantë nga artistja nuk do të mungonte assesi.

Me disa imazhe nga fëmijëria, ku pothuajse në secilën prej tyre shiheshin duke u përqafuar, ajo bashkëngjiti edhe disa fjalë të ëmbla.

“Urime ditëlindjen babi, të dua”, ka shkruar ajo në përshkrim. / KultPlus.com

Dua Lipa pjesë e ‘PlayStation’ dhe fushatës kundër racizmit

Dua Lipa është zgjedhur një nga karakteret e video-lojës sportive “PlayStation” të EA Sports. Përveç se si karakter Lipa në fanellën e saj bartë mesazh sensibilizues kundër racizmit me mbishkrimin “Nuk ka vend për racizëm askund”.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa radhitet përkrah emrave të njohure si: Winnie Harlo, Lewsi Hamilton e Anthony Joshua, të cilët në fanellat e tyre kanë të njëjtin përshkrim.

Loja e EA Sports është e disponueshme vetëm për PlayStation 4 dhe Playstation 5./ KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në reklamën e markës së atleteve “Puma”

Marka e famshme e veshjeve sportive dhe atleteve, “Puma”, po synon t’i inspirojnë gratë anembanë botës.

Prandaj të hënën më 1 mars, kompania e lansoi fushatën e re reklamuese e cila mban titullin, “She Moves Us”, që do të jetë edhe tema e kësaj marke për këtë vit.

Fushata e udhëhequr nga këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, do të prodhojë përmbajtje të ndryshme gjatë vitit 2021, duke përfshirë bisedime, video dhe intervista me ambasadoret e saj.

Në videon e parë të lansuar në kuadër të kësaj fushate, në prapavi dëgjohet hiti i Lipës “Electricity”, teksa këngëtarja shihet duke pozuar me veshmbathjet “Puma” krahas disa grave tjera të fuqishme, si Winnie Harlow, Cara Delevingne, Skylar Diggins-Smith, June Ambrose, Lauren London, Nicole McLaughlin, Bethany C. Meyers dhe të tjerë.

Fushata “She Moves Us” shpreson t’i inspirojë gratë anembanë botës, përmes bashkëpunimit të kompanisë “Puma” me fondacionin “Women Win”, i cili e shfrytëzon sportin për ta promovuar barazinë gjinore në botë.

Kjo fushatë gjithashtu do ta rrëfejë historinë e ambasadoreve të ndryshme të markës “Puma”, të cilat tregojnë se si janë inspiruar për t’u bërë gratë të cilat janë sot, do të flasin për gratë tjera që u kanë ndihmuar në jetë dhe karrierë, do të zbulojnë si i kanë tejkaluar sfidat dhe si kanë arritur të shënojnë suksese në fushat përkatëse.

“Ndarja e tregimeve të suksesit është pjesë e ndryshimit të narracionit, veçanërisht në fusha si sporti dhe showbizi që gjithmonë kanë tentuar t’i promovojnë arritjet e burrave. Gratë tashmë po prekin suksese të jashtëzakonshme anembanë botës, dhe festimi i arritjeve të tyre është emocionues dhe fuqizues për mua. Kjo gjë po ashtu i inkurajon gjeneratat e reja që t’i synojnë majat e suksesit. Prandaj jam shumë falënderuese ndaj markës ‘Puma’ që më ka përfshirë në fushatën e tyre ‘She Moves Us’. Tani le t’i tregojmë botës për çfarë jemi të afta”, ka deklaruar Lipa përmes një prononcimi për media.

Dua Lipa, e bëri publik lajmin se është bërë ambasadore e kësaj marke, në nëntor të vitit të kaluar. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=dAHZLAJ0pGM

Dukja e Dua Lipes si ajo e Andrey Hepburn, lë pa fjalë me ngjashmërinë

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa befason çdo herë me dukjet dhe stilin e saj plot sharm, shkruan KultPlus.

Së fundmi Lipa ka publikuar një fotografi nga klipi saj fundit ‘We’re good’, në të cilën ajo ngjason me aktoren e mirënjohur Audrey Hepburn.

~ I’m on an island ~

Posted by Dua Lipa on Tuesday, March 2, 2021

Dua Lipa përpos që është veshur në një mënyrë të ngjashme me aktoren, ajo gjithashtu në këtë fotografi ka po të njëjtin stil të flokëve, pos qëndrimit plot finesë./ KultPlus.com

Albumi “Future Nostalgia” vazhdon të mbajë vendin e parë në Spotify

Këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa e cila gëzon famë botërore nuk po i ndalen sukseset.

Albumi i saj “Future Nostalgia” tash e disa javë po kryeson në toplista dhe për këtë këngëtarja është shumë e lumtur.

Ajo ndau disa fotografi në Instagram ku tregon se edhe këtë javë albumi i saj është në vendin e parë në platformën Spotify.

Rikujtojmë se kënga e fundit e Dua Lipës është “We’re Good” e cila është pëlqyer shumë nga publiku. /KultPlus.com

Dua Lipa arrin një sukses tjetër, albumi “Future Nostalgia” tani është ‘Platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja e njohur kosovare, e cila ka arritur famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shënon karrierë shumë të suksesshme në muzikë.

Dua Lipa njihet si një fenomen i ‘pop-it’ dhe ka pushtuar botën e muzikës me shpejtësi të madhe duke u bërë kështu si njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në botë.

Së fundmi Dua ka postuar një fotografi mjaft atraktive duke falënderuar të gjithë ata që e kanë ‘dëgjuar, kërcyer dhe mbështetjen’, e vazhdueshme.

“Future Nostalgia tani është një album platin në Mbretërinë e Bashkuar!!! Ne jemi mirë është loja ajrore numër një në Mbretërinë e Bashkuar! Faleminderit ,që e keni dëgjuar, keni kërcyer dhe gjithë mbështetjen tuaj të vazhdueshme !!! Ju dua !!”, u shpreh Dua në mbishkrimin e fotografisë./ KultPlus.com

Dua Lipa e para në toplistën e albumeve më të mira globale

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa e ka ndarë gëzimin e saj me gjithë adhuruesit në rrjetet sociale, duke e bërë të ditur lajmin se albumi i saj “Future Nostalgia: The Moonlight Edition” i ka arritur më shumë se 4 miliardë shkarkime në Spotify.

Ky është version i tretë i albumit të dytë të incizuar në studio, i cili u publikua më 11 shkurt të këtij viti së bashku me këngën udhëheqëse, “We’re Good”.

Por lajmet e mia për këngëtaren me prejardhje nga Kosova nuk mbarojnë me kaq. Dua Lipa po ashtu e informoi publikun se version i parë i albumit, “Future Nostalgia”, këtë javë renditen e pozitën e parë të toplistës së albumeve më të mira globale, të platformës së njohur muzikore Spotify.

Ylli i hitit “Physical” po vazhdon ta vulos suksesin e saj në tregun e muzikës në Amerikë dhe anembanë botës, dhe dalëngadalë po shndërrohet në këngëtaren më të kërkuar për bashkëpunime, qoftë në muzikë apo modë. / KultPlus.com

Dua Lipa e magjishme nën veshjet e markës ‘Versace’

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa shumë shpesh bie në sy për shkak të stilit unik të veshjes, shkruan KultPlus.

Së fundmi, ylli kosovar ka shpërndarë me fansat e saj fotografi, në të cilat shihet e veshur me markën e njohur ‘Versace’.

Çanta e lëkurës dhe aksesorët e tjerë e bëjnë Lipën të duket bukur, teksa në mbishkrimin e fotografive të publikuara ka shkruar “Vajza Versace”.

Dua Lipa është duke shijuar sukseset e këngës së fundit, “We’re Good”. / KultPlus.com

Dua Lipa dhe Sia do të sjellin bashkë një këngë

Dua Lipa dhe Sia do të bashkëpunojnë në albumin më të ri të kësaj të fundit, transmeton KultPlus.

Këngëtarja australiane do të sjell albumin e tretë, të titulluar “Music – Songs from And Inspired ByThe Motion Picture”.

Në këtë album do të përfshihen këngën të cilat janë vlerësuar si më të suksesshmet e saj.

Përveç Dua Lipës, ky album do të ketë bashkëpunime edhe me emra të tjerë të njohur në sferën e muzikës. / KultPlus.com

Dua Lipa vazhdon të përçoj emocione për pavarësinë e Kosovës, ajo përkujton kohën kur ishte në ‘Sunny Hill’ (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare që tashmë ka arritur të ketë një famë botërore, Dua Lipa, në 13-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës krahas urimit të bërë që mëngjes të kësaj dite, ajo ka vazhduar të përcjellë emocionet e saja për këtë ditë, shkruan KultPlus.

Në një postim në Instagram Story, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një video të shpërndarë nga nëna e saj, ku Lipa është duke vallëzuar me flamurin kombëtarë dhe nën tingujt e ‘Shotës’, ne Sunny Hill Festival.

“KOSOVE URIME PAVARSIA!!”, është mbishkrimi që përcjellë videon e postuar nga nëna e Dua Lipës.

Kujtojmë se Dua Lipa përmes një fotografie të punuar me flamurin e Kosovës, ka përcjellur urimet e saj për 13-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës./ KultPlus.com

‘Time’ liston Dua Lipën në mesin e 100 personave më me ndikim në botë

Dua Lipa është bërë pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në botë të përpiluar çdo vit nga revista “Time”.

Bukuroshja me prejardhje nga Kosova, përfshihet edhe në ballinën e revistës prestigjioze, ku duket rrezatuese e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë, flokë të lëshuara mbi supe dhe grim të thjeshtë.

“Time” e ka listuar Duan në mesin e 100 liderëve të botës të cilët po e formësojnë të ardhmen e showbizit, shëndetësisë, politikës, biznesit dhe më shumë.

“Dua Lipa është një yll në ngritje, që po e cila po len gjurmë në botën e popit. Vetëm para katër vjetësh ajo e lansoi albumin debutues. Sot ajo po vallëzon dorë më dorë me yjet e kësaj kohe, pasi e ka gdhendur me precizitet vendin e saj në skenën kulturore”, shkruan mbretëresha e popit, Kylie Minogue, për yllin Dua Lipa.

Edhe një sukses i radhës për këngëtaren, aktivisten dhe filantropen me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila vazhdon të na bëjë krenarë me arritjet e saj në karrierë./ KultPlus.com

Dua Lipa emocionuese në urimin e saj për Pavarësinë e Kosovës: Jam krenare ta shoh sa larg kemi arritur

Këngëtarja shqiptare që ka shkelur majat botërore, Dua Lipa, sot në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk ka harruar që përmes një mesazhi emocionues ta uroj popullin e saj për këtë ditë të madhe, shkruan KultPlus.

Përmes një fotografie të punuar me flamurin e Kosovës, Dua përcjellë urimet e saj në rrjetin e saj social Instagram.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!!! XKXKXKXK 13 VJET!! Nuk do ta harrojë kurrë momentin kur e shikoja këtë ngjarje në TV, derisa isha duke jetuar në Prishtinë. Shumë emocione nga energjia e qytetit tim. Kujtim i paharruar… Jam krenare ta shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë në të ardhmen”, ka shkruar Dua në urimin e saj. / KultPlus.com

Dua Lipa zë vendin e para në ‘Spotify’, falenderon fansat e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po vazhdon që të ketë një numër të madh të sukseseve në karrierën e saj muzikore, shkruan KultPlus.

Këngët që i ka publikuar janë bërë më të dëgjuarat në botë. Duke qenë tejet e lumtur për këtë vlerësim nga fansat e saj ajo ndau një status në Twitter, teksa i falënderoi të gjithë ndjekësit për vlerësimin e tyre.

“Woweeee cili është albumi juaj i preferuar Future Nostalgia apo The Moonlight Edition?  Nuk mund ta besoj. Numri 1 më i dëgjuar nga një artiste femër në @spotify dhe e 3 në përgjithësi … kjo është gjithçka falë juve!!!! faleminderit faleminderit një milion here” shkroi ajo./ KultPlus.com

https://twitter.com/DUALIPA/status/1361735482741321728?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fdua-lipa-e-para-ne-spotify-ka-nje-mesazh-per-fansat-e-saj%2F

Krenari shqiptare: Lipa, këngëtarja më e dëgjuar në Spotify

Këngëtaret shqiptare po vazhdojnë të na bëjnë krenarë, duke përfshirë këtu edhe Dua Lipën, shkruan KultPlus.

Me anë të postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi atë si femrën më të dëgjuar për vitin 2021 deri tani dhe ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit.

“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhet në një njoftim të publikuar në Instastory.

Artistja e muzikës pop solli së fundmi këngën “We’re Good”, e cila rezultoi të jetë e suksesshme. / KultPlus.com

Në ditën e publikimit, ‘We’re good’ nga Dua Lipa shndërrohet në këngën e ditës

Në ditën e parë të publikimit të saj, kënga e fundit e Dua Lipës, “We’re Good” nisi të ketë sukses, shkruan KultPlus.

Përveç dëgjueshmërisë në përmasa të madhe, ajo arriti edhe të vlerësohet nga platforma muzikore.

Kështu, platforma “Shazam” e vuri “We’re good” si këngën e ditës.

Kënga pritet të jetë një hit i radhës i këngëtares tashmë me famë botërore, pas hiteve të saj të mëparshme si “Don’t Start Now” dhe “Levitating”. / KultPlus.com

Dua Lipa publikon këngën e re “We’re Good” (VIDEO)

Këngëtarja nga Kosova Dua Lipa ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar “We’re Good”.

Dua e ka paralajmëruar ditë më parë këtë videoklip duke shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale informata të reja rreth tij.

Kënga pritet të jetë një hit i radhës i këngëtares tashmë me famë botërore, pas hiteve të saj të mëparshme si “Don’t Start Now” dhe “Levitating”. / KultPlus.com

Dua Lipa publikon nesër këngën e re “We’re Good”

Dua Lipa ka njoftuar se nesër do të publikoj videoklipin e këngës së re të titulluar “We’re Good”.

Kënga parashihet të jetë një hit i radhës nga Dua Lipa pas këngëve të tjera që kanë bërë bujë si “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.

Edhe videoklipi pritet të jetë i veçantë dhe kjo kuptohet nga një pjesë e shkurtër e tij që ka publikuar Dua në rrjetet sociale përmes së cilës edhe paralajmëron këngën e re. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/DuaLipa/videos/1367596156929555/