Bebe Rexha do një bashkëpunim me Lipën, Orën dhe Ava Maxin

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me tri këngëtaret tjera të famshme po ashtu shqiptare.

Ajo ka përmendur se do të dëshironte që të bënte bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin (Armanda Koçi), transmeton Koha.net.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në Twitter, ku pas shkrimit ka bashkëngjitur dy rrathë – njërin me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të zezë, kështu duke simbolizuar ngjyrat kombëtare shqiptare. /KultPlus.com

I want a collab @DUALIPA @RitaOra @avamax 🔴⚫️— Bebe Rexha (@BebeRexha) 28 January 2019

Dua ia rrëmben fronin Taylor Swiftit

Dua Lipa ka arritur edhe një sukses në këtë muajin e parë të këtij viti të ri kalendarit.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me sukses të thyej rekorde në saje të albumit të parë me emrin e saj.

Ajo ka thyer rekordin si albumi më i dëgjuar nga një artiste, duke lënë këtë formë pas vetes albumin “1989” të këngëtares Taylor Swift.

“Dua Lipa” ka mbi 9.5 miliardë dëgjime në platformat muzikore si Spotify dhe YouTube, kështu së paku ka bërë të ditur bukuroshja shqiptare përmes rrjeteve sociale.

Theksojmë se katër ditë më parë, 22-vjeçarja publikoi këngën më të re “Swan Song”, i cili deri më tani ka arritur rreth shtatë milionë shikime në YouTube.T

Kujtojmë se Dua do të performojë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “Brit Awards” në Britani më 20 shkurt.

Ndërkohë, Lipa është duke punuar shumë në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/KultPlus.com

Dua Lipa do performojë mes artistëve në ‘Brit Awards’

Dua Lipa do jetë mes artistëve që do performojë në ‘Brit Awards’ muajin e ardhshëm. Këngëtarja do këndojë së bashku me Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag ‘n’ Bone Man.

Yjet e muzikës do ngjiten në skenën e O2 Arena në jug të Londrës më 20 shkurt gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Dua këtë vit është ka marrë 4 nominime në dy kategori ‘British Video’ dhe ‘British Single’, me dy këngët e saj IDGAF dhe One Kiss.

Ndërsa Calvis është nominuar në dy kategoritë ‘British Video’ dhe ‘British Single’ me bashkëpunimin me Dua Lipën, One Kiss.

Dua Lipa tregon dy personat e saj të preferuar

Dua Lipa, sot pas publikimit të pamjeve nga xhirimet e videoklipit të fundit të saj, në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me dy personat më të dashur për të, përcjellë Insajderi.

Këngëtarja ka publikuar fotografinë me motrën e saj Rinën dhe vëllanë Gjinin.

Ajo ka shkruar se këta janë dy personat më të preferuar në botë pë të.

“Këta janë dy personat më të preferuar në botë për mua”, ka shkruar Lipa.

Dua Lipa publikon pamje nga xhirimet e videoklipit të ri

Dua Lipa, ka postuar fotografi nga xhirimet e videoklipit të saj të fundit, “Swan Song”, që njëkohësisht do të jetë kolonë zanore e filmit me buxhet të lartë, “Alita”.

Klipi duket se do të jetë shumë artistik dhe do ta sjellë Duan duke aktruar, derisa kënga lansohet për publikun mbarë botërorë të enjten më 24 janar, transmeton KTV. / KultPlus.com

Dua Lipa zbulon ‘rregullat e reja’ për 2019

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare u nominua me dy çmime në Grammy dhe me 4 çmime në BRIT Awards. Dhe ylli i muzikës ka zbuluar prioritetet e saj për vitin 2019. Padyshim që fansat e saj do jenë shumë të lumtur nga lajmi që Dua zbuloi.

Ylli i ‘New Rules’ tha se publikimi i albumit të dytë është prioriteti i saj këtë vit.

Duke folur për Rolling Stone, Dua tha: “Po punoj me të vërtetë shumë për të nxjerrë albumin e ri. Këto janë rregullat e reja që do u përmbahen. Do jem në studio për tu siguruar që do kthehem me gjëra zbavitëse për të gjithë.” Dua Lipa pritet të nxjerrë këngën ‘Sëan Song’ më 24 janar, që do jetë kolona zanore e filmit ‘Alita’.

Dua Lipa, verën e vitit të kaluar ka kënduar pothuajse të gjitha këngët e saj në koncertin e mbajtur në Prishtinë. Ajo i dhuroi publikut një mbrëmje të paharruar në kuadër të festivalit “Sunny Hill” që u mbajt për tri ditë radhazi në periferi të Prishtinës./ KultPlus.com

Toyota Prius me targa ‘Dua Lipa’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka postuar në Instagram një foto të një veture në rrugë, të tipit Toyota Prius, me targa me emër të saj.

“Nuk po mund të besoj se kjo është e vërtetë”, ka shkruar Dua Lipa.

Ky postim ka marrë mjaft shumë komente e pëlqime. Dua Lipa po vazhdon të prek skenat më të njohura botërore dhe ka mjaft nominime në festivalet më të njohura botërore. Ajo verën e vitit të kaluar ka mbajtu një koncert në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill” që u mbajt për disa ditë në parkun “Gërmia” në Prishtinë./ KultPlus.com

Gratë dominojnë nominimet në “Brit Awards”

“Uroj të ketë sa më shumë gra në skena të këtilla”, kishte thënë Dua Lipa kur kishte fituar vitin e kaluar çmimin artistja më e mirë në “Brit Awards”, shkruan BBC.

Dhe një vit më vonë, duket se industria e muzikës ka marrë shënime, me artistet që dominojnë nominimet për 2019. Derisa listës së nominimeve i prijnë Dua Lipa e Anne Marie me nga katër sosh, transmeton Koha.net.

Dua Lipa udhëheq “Brit Awards” me katër nominime, Rita Ora në garë për një çmim.

E kjo është hera e dytë në histori të “Brit Awards”, që gratë kanë më tepër nominime se burrat për çmimin kryesor “Albumi i Vitit”.

Lista e plotë e nominimeve është si më poshtë:

Albumi i Vitit

The 1975 – A Brief Inquiry Into Online Relationships

Anne-Marie – Speak Your Mind

Florence + The Machine – High As Hope

George Ezra – Staying At Tamara’s

Jorja Smith – Lost & Found

Artistja më e mirë

Anne-Marie

Florence + The Machine

Jess Glynne

Jorja Smith

Lily Allen

Artisti më i mirë

Aphex Twin

Craig David

George Ezra

Giggs

Sam Smith

Grupi më i mirë

The 1975

Arctic Monkeys

Gorillaz

Little Mix

Years & Years

Artisti më i mirë i ri

Ella Mai

Idles

Jorja Smith

Mabel

Tom Walker

Zgjedhja e kritikëve

Fitues: Sam Fender

Lewis Capaldi

Mahalia

Singli më i mirë

Anne-Marie – 2002

Calvin Harris and Dua Lipa – One Kiss

Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo

Dua Lipa – IDGAF

George Ezra – Shotgun

Jess Glynne – I’ll Be There

RAMZ – Barking

Rudimental – These Days

Siagla and Paloma Faith – Lullaby

Tom Walker – Leave A Light On

Videoklipi më i mirë

Anne-Marie – 2002

Calvin Harris and Dua Lipa – One Kiss

Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo

Dua Lipa – IDGAF

Jax Jones ft Ina Wroldsen – Breathe

Jonas Blue ft Jack & Jack – Rise

Liam Payne and Rita Ora – For You

Little Mix ft Nicki Minaj – Woman Like Me

Rita Ora – Let Me Love You

Rudimental – These Days

Artisti më i mirë ndërkombëtar

Drake

Eminem

Kamasi Washington

Shawn Mendes

Travis Scott

Artistja më e mirë ndërkombëtare

Ariana Grande

Camila Cabello

Cardi B

Christine & The Queens

Janelle Monae

Grupi më i mirë ndërkombëtar

Brockhampton

The Carters

First Aid Kit

Nile Rodgers & Chic

Twenty One Pilots./ KultPlus.com

Dua Lipa u bashkohet yjeve në muzeun e famshëm “Madame Tussauds”

Dua Lipa do të jetë “prezente” gjithnjë në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” në Londër, kjo pasi do të krijohet një skulpturë e saj prej dylli.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale, derisa ka bërë shaka se “trupi i saj i dyfishtë” do të shfaqet në ngjarje private, transmeton Koha.net.

Dua Lipa u bashkohet yjeve të tjera botërore me skulpturën e saj prej dylli në këtë muze./ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BsbO0aJhDLb/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Dua Lipa publikon sekuencat nga kolona zanore e “Alita: Battle Angel”

Dua Lipa ka konfirmuar se më 25 janar do të publikojë këngën e saj të “Swan Song”.

“Swan Song” është kolona zanore e filmit aksion “Alita: Battle Angel”, transmeton Koha.net.

Producent të këtij filmi janë James Cameron dhe Jon Landau të njohur për filmin e tyre “Avatar”, derisa regjisor i filmit është Robert Rodriguez i njohur me “Sin City”.

Dua Lipa ndihet shumë krenare që është pjesë e një projekti kaq të rëndësishëm.

https://www.instagram.com/p/BsLaFBIhXud/?utm_source=ig_web_copy_link

Dua Lipa numëron sukseset që ka arritur gjatë vitit 2018

Këngëtarja Dua Lipa gjatë vitit që lamë pas ka arritur shumë suksese.

Viti 2018 për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa ka qenë me plot angazhime por sukseset nuk kanë munguar.

Andaj për ta përmbyllur vitin në këtë formë duhet të jetë një gëzim i madh për secilin artist, edhe për Dua Lipën në këtë rast.

Ajo nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instagram i ka numëruar sukseset.

‘’Faleminderit për gjithçka’’ ka shkruar Dua pranë postimit./Lajmi.net/KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BsBR9VWhBjc/
https://www.instagram.com/p/Br-lefAhslq/
https://www.instagram.com/p/Br7s9TihMCm/

Hyjneshat e 2018-ës

Viti 2018 do të lë shumë momente të bukura për t’u kujtuar në botën e Hollywoodit.

Ndër to, janë edhe veshjet e bukura dhe tërheqëse të shumë të famshmeve.

Revista e modës Elle ka përgatitur një listë me veshjet më tërheqëse të vitit 2018, ku në mesin e tyre, sigurisht është edhe Dua Lipa me veshjen kur realizoi fotografi për revistën Vogue.

Gjatë këtij viti kur ndodhën shumë ngjarje, u ndanë shumë çmime, por të famshmet paraqitën mahnitshëm edhe pamjen e tyre. /KultPlus.com

Dua po lufton pabarazinë gjinore në toplistat britanike

Viti 2018 ka qenë vit në të cilin gratë në industritë artistike janë bërë bashkë për të luftuar pabarazinë gjinore.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në toplistat britanike pasi është ngushtuar hapësira gjinore mes artistëve që kanë qëndruar më së gjati në krye të këtyre top-listave.

Suksesi i këngëtares nga Kosova, Dua Lipa, dhe Jess Glynnet, kanë mundësuar që 49 për qind e këngëve në toplista të jenë zë femre, krahasuar me 35 për qind në vitin 2017.

Artistet kanë qëndruar 310 javë në top 40 këngët më të mira derisa artistët kanë qëndruar 328 javë.

Reperja Cardi B ka qëndruar më së shumti në toplistë. Ajo për 77 javë rresht ka mbretëruar me këngët “Girls Like You” dhe “I Like It”.

Dua është e dyta me 67 javë, e ndjekur nga Jess me 59 dhe Ariana Grande me 58.

Regjisori i famshëm i filmit “Avatar”, ka përzgjedhë Dua Lipën për një projekt të madh filmik

Që nga momenti kur e kanë parë videon e “Neë Rules”, e kanë ditur se vetëm Dua Lipa do të ishte artistja e përsosur për këtë projekt të madh filmik, përcjellë KultPlus.

Dua Lipa e cila është e nominuar dy herë për Grammy, viti 2019 do ta gjejë edhe në një rrafsh tjetër, atë të filmit, përcjellë KultPlus.

Ajo do të jetë bashkëautore dhe e njëjta edhe do ta këndojë këngën e re “Swan Song”, për filmin “Alita: Battle Angel”, film i zhanrit aventurë që po realizohet nga James Cameron dhe Jon Landau, të dy të njohur për filmin e madh “Avatar”.

Filmi do të prezantohet më 14 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse producenti Jon Landau ka thënë për mediet se, që nga momenti kur e kanë parë videon e “New Rules”, e kanë ditur se vetëm Dua Lipa do të ishte artistja e përsosur për të bërë një këngë për filmin “Alita: Battle Angel”.
Kurse Dua Lipa për këtë këngë ka thënë se tashmë është duke parë një pjesë të vogël të saj në Alitën, duke përfshirë edhe prerjen e flokëve./KultPlus.com

Dua Lipa në top pesë këngëtaret e botës për vitin 2018

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka shijuar vitin më të suksesshëm në karrierë deri tash.

Pas hiteve të shumta e rekordeve me projektet e sjella më 2018, Dua Lipa është zgjedhur në top pesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”.

Taylor Swift, Cardi B, Camila Cabello e Ariana Grande janë këngëtaret e vetme para Dua Lipës në këtë listë, shkruan koha.net

Dua Lipa po ashtu është zgjedhur në mesin e 20 këngëtarëve më të mirë në të gjitha kategoritë. Ajo në listën e top 100 artistëve është në pozitën e 19-të. Në këtë listë është edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha që është në pozitën e 34-të./KultPlus.com

Dua Lipa për Vogue flet për feminizmin dhe imazhin e trupit

Kur Dua Lipa kishte nënshkruar kontratën e parë për incizimin e këngëve në moshën 18 vjeçare, ajo punonte si kameriere. Tani, 23 vjeçarja e palodhshme mbush arenat, shkruan Vogue, ballina e së cilës mbulohet pikërisht nga këngëtarja shqiptare në numrin special të janarit.

Suksesi i saj – Ajo është eksporti më i madh i Britanisë së Madhe që nga Adele – vjen në një kryqëzim të rëndësishëm për gratë në art, me ndjeshmërinë e saj të hapur që vlërsohet si zgjedhje pozitive, shkruan më tutje Vogue, përcjell Koha.net.

Në intervistën ekskluzive për revistën britanike Dua Lipa flet edhe për feminizmin.

“Feminizmi për mua nuk është urrejtje ndaj burrave, por është ‘ne meritojmë mundësitë e njëjta”, thotë Lipa. “Dëgjoni aq shumë për burra të fuqishëm e të rëndësishëm që e kanë ndryshuar botën, madje edhe në histori dhe ngjarjet e njerëzimit, disa tregime nisin ‘burrat e bënë këtë’”.

Nuk ka asnjë dyshim se këngëtarja kosovaro-britanike është duke shkruar një fat tjetër për veten. Miliona fansa po presin të jenë dëshmitarë të evolucionit të saj në kapitullin e ri.

Dua Lipa tregon se ndihet mjaft me vetëbesim me trupin e saj, shkruan koha.net

“Ndjehem mjaft rehat me trupin tim, gjithmonë ka diçka që s’të pëlqen, por është shumë më e shëndetshme që t’i thoni vetes çdo ditë dy gjëra që i pëlqeni për veten. Unë i them – e di çfarë, lëkura ime duket për mrekulli, s’do të vendosi ‘make-up’, dhe nuk them – o Zot, ke ngrënë pasta çdo natë këtë javë”, shprehet Dua Lipa, e cila së fundmi është nominuar për dy çmime Grammy./KultPlus.com

Bebe Rexha e emocionuar: Dua, tashmë kemi fituar – vajza shqiptare mos ndaloni së ndjekuri ëndrrën

Bebe Rexha është gëzuar jashtëzakonisht shumë që ajo dhe Dua Lipa janë nominuar për Grammy, e edhe më shumë e gëzon fakti se të dyja janë shqiptare.

Në një postim në Twitter ajo ka shkruar se tashmë ato kanë fituar, derisa ka bërë thirrje për të gjitha vajzat shqiptare dhe atyre në botë, që të mos ndalen për të realizuar ëndrrat e tyre, transmeton Koha.net.

“Dy vajza shqiptare të nominuara për 2 Grammy. Në zemrën time tashmë kemi fituar. Për të gjithë vajzat shqiptare, dhe të gjitha vajzat në botë, gjithçka është e mundur, vazhdoni të ndiqni ëndrrat dhe të thyeni formën”, ka shkruar ajo.

Bebe Rexha e Dua Lipa janë në garë për Artisten më të mirë, kurse Lipa edhe për vallëzimin më të mirë./KultPlus.com

Lipa: Do ta përfaqësoj Kosovën dhe Britaninë në Grammy

Këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa ka treguar për Billboard sa krenare është me faktin që ka marrë dy nominime për Grammy Awards.

“Është nominimi më i rëndësishëm që mund të marrësh. Kaq shumë artistë që unë i kam pasur inspirim tërë jetën janë nominuar, dhe jam kaq e lumtur. Fakti që jam nga Kosova dhe e shoh sa shumë rëndësi ka për njerëzit atje, e bën edhe më të çmendur gjithë këtë. Ndjej se po e përfaqësoj veten, por edhe Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Është një moment i madh krenarie për mua”, ka thënë Lipa për Billboard, transmeton KTV-ja.

Ajo tregoi se ka pirë shampanjë që në mëngjes për të festuar arritjen e madhe. Këngëtarja e hitit New Rules është nominuar për Artisten e re më të mirë, dhe Best Dance për këngën “Electricity”. Grammy Awards është ceremonia kryesore muzikore e vitit në SHBA./KultPlus.com

Rita Ora uron Bebe Rexhën për nominimin në Grammy, por jo edhe Dua Lipën

Rita Ora ka shfrytëzuar instagram-in për të uruar këngëtaren shqiptare Bebe Rexha për dy nominimet e saj në garën prestigjioze Grammy, shkruan KultPlus.

Mirëpo këngëtarja në postimin e saj nuk ka përmendur edhe shqiptaren tjetër të nominuar, Dua Lipën. Lipa është nominuar për kategorinë artisti i ri më i mirë si dhe në kategorinë për vallëzimin më të mirë.

Në anën tjetër në kategorinë për artisti i ri më i mirë është nominuar edhe këngëtarja Bebe Rexha. Ajo po ashtu është nominuar edhe për kategorinë bashkëpunimin më i mirë country.

“Shume urime në muajin shkurt”, ka shkruar Ora duke aluduar në ndarja e çmimeve “Grammy Awards” më 10 shkurt të vitit 2019, ceremoni e cila do të transmetohet drejtpërsëdrejti në “CBS”./ KultPlus.com

Dua Lipa për “Vogue”: Femrat janë duke e pushtuar botën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pranoi vet pak ditë më parë se ka realizuar një prej ëndrrave më të mëdha në jetën e saj.

Ajo ka pozuar për revistën e famshme britanike “Vogue”, me ç’rast ka dhënë edhe një intervistë rreth karrierës së saj disa vjeçare.
https://www.instagram.com/p/Bq7tmdLh6mb/
Në një video të shkurtër të publikuar së fundmi në Instagram, Lipa ka treguar një pjesë të intervistë, ku ndër to ka cekur një prej sukseseve më të mëdha në karrierë, siç është albumi i saj i parë.

“Krenaria ime më e madhe është të bëj albumin tim të parë, më jep shumë mundësi, kam zgjedhje që të shoh shumë vende të botës, ne më të vërtetë jemi duke parë që femrat, kanë bërë gjëra të mëdha, shumë të mëdha, femrat janë duke e pushtuar botën”, ka thënë Dua gjatë intervistës.

“Duke biseduar për të qenit femër sot”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BrDkmSMhT7a/
E njëjta ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj, kryesisht komplimente për dukjen e saj glamuroze në setin e ri fotografik.

Përndryshe, ajo ka qenë shumë e angazhuar kohëve të fundit me koncerte, ndërsa ishte e pranishme në eventin “Jingle Ball”, të organizuar nga iHeart Radio. /KultPlus.com

Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe

Dua Lipa është artistja më e transmetuar në Britaninë e Madhe këtë vit, sipas statistikave të Spotify dhe Apple Music.

‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris, ishte kënga e dytë më e transmetuar në të dy aplikacionet, pas ‘God’s Plan’ të Drake.

Albumi i Duas, titulluar me emrin e saj, ishte i treti më i transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify.

Këngëtarja është shpallur ylli i kopertinës së “Vogue” për muajin kanar.

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë./A.T.SH/ KultPlus.com

Dua Lipa në numrin special të “Vogue”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është pjesë e numrit të muajit janar të revistës prestigjioze “Vogue”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

Ajo ka postuar ballinën e kësaj reviste teksa ka falënderuar gazetën për përzgjedhjen e saj për numrin e janarit.

“Jam tejet e lumtur për përzgjedhjen time dhe është diçka që do ta mbaj afër zemrës”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Në numrin special të “Së ardhmes”, “Vogue” i dedikohet dikujt që bën revolucion si talent i ri në industrinë e modës dhe më tej./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bq7tmdLh6mb/

Dua Lipa e Bebe Rexha nderohen nga “Variety”

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kohë e fundit.

Dy yjet e muzikës shihen pothuajse në çdo ngjarje muzikore bashkë dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Së fundmi, Dua dhe Bebeja janë shfaqur së bashku në ndarjen e çmimeve të Variety Hitmakers Brunch 2018 pasditen e së shtunës (1 dhjetor) në West Hollywood.

Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Tekstshkruesja e vitit” ndërsa Dua Lipa u nderua me “Artistja më e suksesshme e vitit”.

Lipa, që u paraqit në një fustan që zbulonte shumë pjesë të trupit të saj, ndau me publikun çfarë ka mësuar nga fansat e saj dhe dëgjuesit në mbarë botën.

“Asnjëherë mos bëni kompromise. Gjithmonë bëni atë në çka besoni, bëni vetëm gjëra për të cilat ndiheni komod, gjëra me të cilat jeni krenar t’ua vëni emrin tuaj”, ka thënë këngëtarja.

Artistja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, u emocionua shumë derisa e mori çmimin.

“E jetojmë jetën dhe ndonjëherë dëshirojmë më shumë, më shumë, më shumë e më shumë. Dua të besoj se ky është një çmim Grammy… nëse nuk nominohem, ky do të jetë Grammy im”, tha tekstshkruesja që theu rekorde me këngën “Meant to Be”, duet me Florida Georgie Line.

“Dikur e krahasoja veten me shumë njerëz, dhe gjëja e vetme për të cilën ndihem krenare më së shumti është aftësia ime e shkrimit të teksteve. Është gjëja e vetme që do ta kem përgjithmonë”, potencoi ajo, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, Dua publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke përqafuar Beben. Dy këngëtaret duken shumë mike njëra-tjetrën dhe janë bërë të pandashme./ KultPlus.com

Dua Lipa pjesë e The iHeartRadio Jingle Ball Tour

Dua Lipa, ka performuar të premten mbrëma në një event të organizuar nga The iHeartRadio Jingle Ball Tour në Inglewood, California, shkruan KultPlus.

Kosovarja, Lipa është paraqitur me një veshje ngjyrë të gjelbër, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë komentuar performancën e sa si një stuhi.

23-vjeçarja Dua Lipa, ndau skenën edhe me Camila Cabella, Calvin Harris, Cardi B dhe Shawn Mendes.

The iHeartRadio Jingle Ball Tour është një seri koncertesh të organizuara në prag të Krishtlindjeve. Kjo ka filluar qysh në vitin 1995 dhe vazhdon ende traditën. / KultPlus.com