Pronari i kompanive SpaceX dhe Twitter, Elon Musk, planifikon të ndërtojë qytetin e tij në një zonë në shtetin amerikan të Teksasit.
Sipas një lajmi të publikuar në Wall Street Journal (WSJ), qyteti në fjalë do të ndërtohet në Kontin Bastrop, i cili ndodhet pranë qytetit Austin.
Thuhet se qyteti, themeli i të cilit është planifikuar të hidhet në një zonë pranë objekteve të kompanive Boring dhe SpaceX, të cilat janë në ndërtim e sipër, do t’u mundësojë punonjësve të kompanive të Musk-ut të zhvendosen në shtëpi të reja me çmime qiraje nën nivelin e tregut.
Ligji i Teksasit kërkon që të paktën 201 njerëz të jetojnë në një zonë përpara se të bëhet aplikimi që ajo të pranohet si qytet. Pas këtij procesi merret miratimi nga gjyqtari i qarkut.
Një zyrtar nga Konti Bastrop ka thënë në një deklaratë se ende nuk ka arritur asnjë aplikim nga Musk apo ndonjë subjekt që ai zotëron. / KultPlus.com
Pronari i Twitter dhe Tesla, Elon Musk, edhe njëherë është shpallur njeriu më i pasur në botë dhe kjo falë rritjes së vlerës së aksioneve të Tesla-s. Pasuria e Musk ka arritur në 24 orët e fundit në 187 miliardë dollarë, pasuri neto. Që prej janarit të këtij viti, pasuria e miliarderit është rritur me 50.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.
Në këtë mënyrë, 51-vjeçari, ka tejkaluar për pasurinë, miliarderin tjetër, themeluesin e brand-it luksoz, Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili ka një pasuri prej 185 miliardë dollarësh, 2 miliardë më pak se Musk aktualisht.
Vlera e aksioneve të Tesla-s u rrit ndjeshëm, me thuajse 100% këtë janar, falë uljes së çmimit të automjeteve dhe rritjes së kërkesës nga investitorët.
Musk dhe Arnault, mbeten në krye të listës së më të pasurve në botë, duke lënë pas Jeff Bezos, themeluesin e Amazon, themeluesin e Microsoft Bill Gates dhe miliarderin investitor Uarren Buffett, që kanë respektivisht pasuri neto prej 117, 114 dhe 106 miliardë dollarë./A2CNN / KultPlus.com
Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk është shpallur i pafajshëm për një postim në Twitter në të cilin ai tha se kishte siguruar fonde për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike. Musk u përball me një padi grupore në emër të aksionerëve të Tesla-s, të cilët thanë se po i mashtronte me postimet në 2018-ën.
Blerja e propozuar prej 72 miliardë dollarësh nuk u realizua kurrë. Nëse gjykata e San Franciskos do ta kishte shpallur Musk përgjegjës, ai do të duehj të paguante miliarda dollarë dëmshpërblim. Nëntë anëtarëve të jurisë iu deshën më pak se dy orë për të marrë vendimin e tyre të premten pasdite.
Musk, i cili donte që gjyqi të zhvendosej në Teksas, ku është vendosur Tesla, duke argumentuar se nuk mund të merrte një gjykim të drejtë në San Francisko, e mirëpriti rezultatin. “Falë Zotit, mençuria e njerëzve ka mbizotëruar! Jam thellësisht mirënjohës për gjetjen unanime të jurisë për pafajësinë në çështjen “Tesla 420 take-private”.
Në qendër të padisë ishte postimi i Musk në Tëitter më 7 gusht 2018: “Po shqyrtoj marrjen e Tesla-s private me 420 dollarë. Financimi i siguruar”. Paditësit gjithashtu argumentuan se Musk kishte gënjyer kur ai postoi në Tëitter më vonë gjatë ditës se “mbështetja e investitorëve është konfirmuar”.
Çmimi i aksioneve u rrit pas postimeve në Twitter, por ra përsëri brenda disa ditësh pasi u bë e qartë se marrëveshja nuk do të realizohej. Humbjet e investitorëve u llogaritën deri në 12 miliardë dollarë, sipas një ekonomisti të punësuar nga aksionerët. /abcnews.al/ KultPlus.com
Erë e keqe, mungesë pastërtie dhe tualete të pista. Kjo është situata që duket se mbizotëron në Twitter, pasi Elon Musk mori postin e CEO, vendimet e të cilit kanë shkaktuar kaos në jetën e përditshme të punonjësve.
Sipas New York Times, plani i uljes së kostos i vendosur nga Elon Musk ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ tek punëtorët, madje edhe ata që kanë mbetur.
Në selinë qendrore të Twitter në San Francisko, katër kate u mbyllën, duke lënë punëtorët të grumbulluar në vetëm dy.
Shërbimet e pastrimit janë ndërprerë kryesisht pasi punëtorët hynë në grevë për paga më të mira, duke lënë të fortë erën e djersës dhe erën e mbetjeve ushqimore.
Punëtorët flasin për tualete të pista, ndërsa disa janë të detyruar të përdorin letra higjienike që marrin nga shtëpia.
Musk ka pushuar nga puna punonjësit e pastrimit në zyrat në Nju Jork. Burime të brendshme thonë se në bazë të të dhënave një nga dy godinat aty mund të mbyllet. Në Krishtlindje, Musk urdhëroi gjithashtu njerëzit në Sacramento të mbyllnin qendrën e të dhënave në Twitter.
Twitter gjithashtu ndaloi pagesën e qirasë për zyrat e Seattle, sipas dy personave që folën për The New York Times.
Kompania thuhet se ndaloi pagesën e qirasë në zyra të tjera javët e fundit, si dhe në selinë e saj në San Francisko. Për të ulur kostot, Twitter po përpiqet të rinegociojë kushtet e marrëveshjeve të tij të qirasë.
Musk u përpoq të kursente rreth 500 milionë dollarë në kosto që nuk lidhen me punën, raportoi NYTimes, duke cituar një dokument të brendshëm.
CEO i Boring Company, Steve Davis, i cili thuhet se flinte në selinë e Twitter me partneren e tij dhe foshnjën e tyre të porsalindur, ka marrë përsipër biznesin e uljes së kostove me ndihmën e Jared Birchall, shefit të zyrës së familjes së Musk.
Megjithatë, punëtorët presin më shumë pushime nga puna, duke pasur parasysh rënien e të ardhurave nga reklamat në fillim të dhjetorit./oranews/ KultPlus.com
Elon Musk njoftoi dje se vetëm abonentët e “Twitter Blue” do të mund të votojnë në sondazhet e ardhshme të lidhura me politikat në platformë, pasi miliona përdorues votuan që ai të largohej nga posti i shefit ekzekutiv të faqes.
Presidenti i “Tesla” tha se do t’i përmbahej rezultatit të sondazhit, të cilin ai krijoi, duke pyetur përdoruesit e “Twitter” nëse ai duhej të largohej apo jo.
Rezultati u konfirmua sot në mëngjes, me 57,5% të mbi 17.5 milionë llogarive që votuan thanë se ai duhet të tërhiqet nga roli i tij.
Musk nuk postoi asnjë koment në Twitter pas publikimit të sondazhit.
Heshtja e tij më në fund u thye sot në mëngjes, kur ai iu përgjigj “Interesante” një sugjerimi të Kim Dotcom, themeluesja e faqes së internetit, se rezultatet e sondazhit ishin kryer nga llogari të rreme.
Duke iu përgjigjur sugjerimit të një përdoruesi tjetër se, abonentët e “Twitter Blue” duhet të jenë të vetmit që mund të votojnë në sondazhet e lidhura me politikat, Musk tha se Twitter do ta bënte këtë ndryshim.
“Twitter Blue” është një platformë me pagesë, që lejon këdo të blejë një llogari të verifikuar.
Sondazhi i Musk të dielën mbrëma erdhi pas disa javësh vendimesh të diskutueshme.
Disa grupe të sigurisë në internet kanë akuzuar miliarderin se ka lejuar urrejtjen, abuzimin dhe dezinformimin të qarkullojnë më lehtë në platformë për shkak të parimeve të tij të fjalës së lirë.
Gjatë mandatit të tij, Musk ka pushuar gjithashtu më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore globale të kompanisë.
Ndërsa mbetet e paqartë se kush do të zëvendësojë Musk nëse ai tërhiqet, disa komentues kanë theksuar se miliarderi do të kishte ende rolin e vendimmarrjeve kryesore si pronar i “Twitter”./ KultPlus.com
BBC-së i janë dhënë fotografi të hapësirës së zyrës në Twitter, e cila është shndërruar në dhoma gjumi, të cilat autoritetet e San Franciskos po i hetojnë si shkelje të mundshme të kodit të ndërtimit.
Një imazh tregon një dhomë me një krevat dopio, duke përfshirë edhe një gardërobë.
Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka qëndruar në selinë që kur bleu firmën.
Ai muajin e kaluar i dërgoi email të gjithë stafit të Twitter duke thënë se “do të duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë” për të pasur sukses.
Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko ka konfirmuar se po heton shkeljet e mundshme pas një ankese.
Musk tha se qyteti po sulmonte kompanitë për sigurimin e shtretërve për “punonjësit e lodhur”.
Në një postim të fshirë tani, Musk postoi se ai do të punonte dhe do të flinte në zyrë “derisa të rregullohet organizata”.
BBC-së i janë dhënë gjithashtu fotografi të divaneve në Twitter duke u përdorur si shtretër.
Një dhomë tjetër konferencash ka një orë alarmi dhe një fotografi të vendosur mbi një shtrat të grimuar.
“Duket si një dhomë hoteli,” tha një ish-punëtor. Ata vazhduan duke thënë se Musk fle rregullisht në selinë e Twitter në San Francisko.
Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga BBC.
Muajin e kaluar, Musk – i cili përfundoi marrjen e tij në Twitter në tetor – i dërgoi email të gjithë stafit të kompanisë duke thënë se do të duhej të punonin “orë të gjata me intensitet të lartë”. /KultPlus.com
Kompania po zhvillon çipe për trurin Neuralink brenda 6 muajsh do të fillojë testet në njerëz.
Kështu ka deklaruar Elon Musk. Ai tha se një pajisje wireless e krijuar nga kompania e tij e çipeve të trurit do vendoet në tru.
“Kemi punuar shumë që të jemi gati për njeriun tonë të parë dhe duam që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të sigurt se do të funksionojë përpara se ta implementojmë, por kemi dorëzuar besoj pjesën më të madhe të punës sonë në FDA dhe mendoj se brenda 6 muajsh do të mund të kemi Neuralink-un tonë të parë te një njeri”, tha Musk.
Pajisja mund të ndihmojë pacientët me aftësi të veçanta të lëvizin dhe komunikojnë sërish. / KultPlus.com
Pavarësisht garancive të Elon Musk se Twitter do të ishte pa gjuhën e urrejtjes, një raport tregon se postimet raciste kundër futbollistëve në Kampionatin Botëror po lejohen dhe platforma e rrjeteve sociale me sa duket nuk po bën asgjë për t’i fshirë ato ose për të sanksionuar llogaritë që i kanë postuar, edhe pse ato ishin raportuar gati një javë më parë.
Përpara fillimit të Botërorit 2022 shumë të diskutueshëm në Katar, Elon Musk publikoi një status në Twitter duke thënë se politika e re në Twitter është liria e fjalës, por jo liria e arritjes, duke shtuar se çdo status negativ ose urrejtje do të debostohet dhe demonetizohet maksimalisht, duke nënkuptuar se nuk do të ketë mundësi fitimi parash nga Twitter në këtë mënyrë.
Raporti tregon që postimet racore në Twitter të lojtarëve të Kampionatit Botëror nuk janë fshirë, shkruan Marca.
Former England defender Rio Ferdinand wants social media companies to do more as he fears players will be targets of racial abuse during the World Cup.
Qendra kundër urrejtjes digjitale është një organizatë jofitimprurëse britanike që bëri një studim i cili zbuloi se mbi 100 statuse abuzive racore u drejtoheshin lojtarëve të Kampionatit Botëror përpara fillimit të turneut, pa u fshirë nga poseduesit e faqes.
Ndër mënyrat më ofenduese në statuset në Twitter gjendet fjala “nigger (zezak)”, si dhe emoji me majmun dhe banane, me të cilat ofenduesit iu referohen njerëzve me ngjyrë që të kthehen në vendet e tyre.
Disa nga lojtarët me ngjyrë që ky studim kërkimor zbuloi se ishin në shënjestër të racizmit janë: Bukayo Saka, Marcus Rashford, Gabriel Jesus, Jadon Sancho, Richarlison, Mohamed Salah dhe të tjerë.
The vile racist abuse against England’s black players after the Euro 2020 final is a direct result of Big Tech’s failure to tackle hate speech.
Governments and Big Tech must take online racial abuse seriously and put measures in place to stop it. https://t.co/D6u9aQV1cO
Twitter po e ka të vështirë të trajtojë rritjet masive të trafikut të prodhuara nga Kampionati Botëror 2022 në Katar, edhe më shumë për shkak të faktit se rreth 5,000 punonjës janë pushuar nga puna në tri javët e fundit që kur Musk mori drejtimin e platformës së rrjeteve sociale.
Imran Ahmed, CEO i Qendrës kundër urrejtjes digjitale tha se hulumtimi i tyre dëshmon se Twitteri i Elon Musk nuk është më i përshtatshëm për qëllimin dhe duhet të frenohet.
“Racistët kërkojnë të dërgojnë një mesazh se nëse edhe heronjtë kombëtarë mund të jenë në shënjestër të pandëshkueshëm, atëherë as ne të tjerët nuk jemi të sigurt”, tha Ahmed për VICE. / KultPlus.com
17 months ago Arsenals star boy Bukayo Saka faced racial abuse after missing a penalty in the 2020 Euro final. Today he scored two goals on his world cup debut for England and won the MOTM award. What a player!#Qatar2022#BukayoSakapic.twitter.com/2okidAJyG4
Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon Muskut, duke i bërë thirrje të sigurojë që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter-it.
“Twitter është pjesë e revolucionit global dhe ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë. Por, iu shkruaj me shqetësim dhe frikë lidhur me sferën publike dhe rolin e Twitterit në të”, tha Turk.
Kjo letër vjen pasi Musk njoftoi për largime masive nga puna në Twitter, përfshirë edhe të gjithë stafin e drejtave të njeriut, përveç dy pjesëtarëve të ekipit etik të inteligjencës artificiale.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, bleu platformën sociale Twitter në fund të tetorit, në vlerë prej 44 miliardë dollarë.
Ai ka thënë se dëshiron që Twitter të ketë më pak kufizime lidhur me përmbajtjen që postohet në të. /REL/ KultPlus.com
Twitter ka konfirmuar planet për të lejuar përdoruesit të blejnë statusin e verifikuar, transmeton KultPlus.
Në një përditësim për pajisjet Apple, kompania tha se funksioni do të jetë i hapur për përdoruesit në vende të caktuara që regjistrohen në shërbimin e saj Twitter Blue për 7,99 dollarë në muaj.
Ndryshimi i politikës është i diskutueshëm, mes shqetësimeve se platforma mund të mbushet me llogari të rreme.
Ky vendim vjen nga Elon Musk, i cili të premten pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë.
Tiku blu i kërkuar më parë ishte i disponueshëm vetëm për individë dhe organizata të profilit të lartë ose me ndikim – të cilëve iu kërkua të provonin identitetin e tyre.
Është përdorur si shenjë se një profil është autentik dhe është një mjet kyç për të ndihmuar përdoruesit të identifikojnë informacione të besueshme në platformë.
Ndryshimi i politikës mund të nxisë shqetësimet se figurat qeveritare, të famshëm, gazetarë dhe marka mund të imitohen nga çdo përdorues i gatshëm të paguajë një tarifë mujore.
Musk, personi më i pasur në botë, duket se po kërkon të diversifikojë të ardhurat e Twitter-it, pas blerjes së tij të firmës në fund të muajit të kaluar në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Të premten, miliarderi tha se Twitter po humbte më shumë se 4 milion dollarë në ditë. /KultPlus.com
Elon Musk merr vendimin e parë si pronari i Twitterit, 8 dollarë do të jetë pagesa mujore për përdoruesit, për të verifikuar llogarinë në emër të tyre. Ky është vetëm një nga ndryshimet e platformës sociale, mes shumë të tjerash që pritet të ndodhin, pasi Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë.
Aktualisht, shenja në ngjyrë blu që shfaqet në krah të emrit, që normalisht është një figurë me profil të lartë, është falas. Sipas kritikëve, kjo lëvizje mund ta bëjë edhe më të vështirë identifikimin e burimeve të besueshme.
Elon Musk, njeriu më i pasur në botë tha se përdoruesit me pagesë të Twitterit, do të jenë prioriteti, sa i takon furnizimit me informacion dhe për kërkime.
“Pushtet për njerëzit, blu për 8 dollarë në muaj”, tha miliarderi, duke kritikuar metodën e vjetër të tikerit në ngjyrë blu.
Projekti iu dha punonjësve të tij të dielën dhe me detyrim, skema e re duhet të hyjë në fuqi nga e hëna e ardhshme e 7 nëntorit, ndryshe ata rrezikojnë të humbasin vendin e punës.
Fillimisht ishte menduar për një tarifë 20-dollarëshe, por tashmë vendimi u mor për 8 dollarë në muaj./GazetaExpress/KultPlus.com
Përdoruesit e rrjetit social Twitter që kanë shpenzuar vite duke gjeneruar audiencën e tyre dhe kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të hapin portofolin e tyre nëse duan të mbajnë atë.
Verifikimi në Twitter, deri më tani, u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore. Dhe nuk ka asnjë kosto.
Por sipas një raporti të fundit, tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet dhe, më e keqja, ata që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë. Vetë Elon Musk shkroi të dielën në Twitter se:
I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani.
Sipas raportit, kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium opsional – të quajtur Twitter Blue – nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj. Në këmbim, Twitter do të shtojë më shumë veçori, duke përfshirë verifikimin, për ta rritur abonimin e tij në atë që dëshiron të tarifojë. Por ata që duan ta bëjnë këtë, d.m.th., përdoruesit aktualë të verifikuar kanë 90 ditë kohë për t’u abonuar në Twitter-in e ri Blue pas fillimit të tij ose do të humbasin verifikimin e tyre të tanihëm. Një nga idetë e Musk është rritja e numrit të abonentëve në Twitter derisa të bëhen gjysma e të ardhurave të kompanisë.
Deri më sot, Twitter Blue ofron akses në artikuj pa reklama dhe disa rregullime shtesë të personalizimit. Përveç kësaj, Musk ka komentuar se ai synon që reklamat në Twitter të gjenerojnë më shumë të ardhura. Kjo, së bashku me deklaratat e tij se do t’i japë hapësirë ??çdo lloj shprehjeje, kanë ngjallur frikën se do të bëhet më agresive dhe me më shumë gjuhë urrejtjeje dhe ksenofobie sesa ka./ KultPlus.com
Elon Musk i është rikthyer sërish propozimit të tij të vjetër për vendosjen e çipave në trurin e njeriut me qëllim që të kontrollojnë kompjutetat dhe telefonat inteligjentë me anë të mendjes.
Këtë herë Musk ka ardhur me prova konkrete, ndërsa ka publikuar një video të një majmuni duke luajtur ping-pong me trurin e tij.
Teknologjia e njohur si “Neuralink” tashmë ka tronditur botën
Sipas Musk qëllimi kryesor i kësaj teknologjie është që çipat implantohen në trurin e njerëzve, duke i lejuar ata me paralizë të kontrollojnë gjëra si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët.
Ishte parashikuar që kjo gjë të ndodhte në fund të muajit tetor, por Musk ka lajmëruar shtyrjen e këtij projekti për një muaj më mbrapa.
Njeriu më i pasur në botë nuk dha asnjë shpjegim për vonesën.
Ai thjesht shkroi në Twitter: “Neuralink shfaqe më 30 nëntor.”
E themeluar në vitin 2016, Neuralink po zhvillon çipa truri të implantueshëm që futen në rajonet e mendjes që kontrollojnë lëvizjen.
Përfundimisht, kompania dëshiron të sigurojë implantet e saj për njerëzit për të rritur inteligjencën e tyre.
Qëllimi është të krijohet një ndërfaqe e plotë e trurit brenda 25 viteve.
Musk ka pohuar se teknologjia do të ndalojë që njerëzit të tejkalohen nga inteligjenca artificiale, e cila ai beson se një ditë mund të kthehet kundër nesh.
Neuralink thotë se tashmë ka futur çipat e saj në lëndën gri të minjve dhe derrave.
Por në fillim të këtij viti, firma u akuzua për mizori ndaj kafshëve mes pretendimeve se disa nga majmunët e përfshirë në teste kishin vdekur.
Disa ekspertë janë gjithashtu të shqetësuar se teknologjia mund të keqpërdoret. / Express / KultPlus.com
Multimiliarderi Elon Musk ka paralajmëruar shkurtim me 75% të stafit të Twitter muajin e ardhshëm. Lajmi për planet e Musk, nëse ai përfundimisht merr përsipër biznesin, vijnë në një moment të vështirë për Twitter. Kompania tha në korrik se tashmë kishte “ngadalësuar ndjeshëm punësimin”.
Ndërkohë, marrëveshja e Musk për blerjen e Twitter ka sjellë largimin e shumë punonjësve javët e fundit. Kujtojmë se Twitter është përfshirë në një betejë ligjore me miliarderin për muaj të tërë pasi Musk u përpoq të largohej nga marrëveshja e blerjes prej 44 miliardë dollarësh, përpara se të kthente kursin në fillim të këtij muaji.
“Twitter duket se është pa timon, dhe në një spirale në rënie, dhe është përkeqësuar vetëm nga Musk. Duket se do të jetë lundrim i vështirë për ca kohë”, tha Carl Tobias, kryetar i drejtësisë Williams në Universitetin e Richmond./ KultPlus.com
Edhe pse u paralajmërua se një nga njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk, do të ndërpresë furnizimin me rrjet ndaj qeverisë ukrainase, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, shkruan KultPlus.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Musk, përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”.
“Le të shkojë në djallë… edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapagues, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas”, thuhet në postimin e tij.
Starlink është një sistem konstelacioni satelitor që synon të ofrojë mbulim global të internetit. Ky sistem është i përshtatshëm në mënyrë ideale për zonat rurale dhe gjeografike. /KultPlus.com
The hell with it … even though Starlink is still losing money & other companies are getting billions of taxpayer $, we’ll just keep funding Ukraine govt for free
Njeriu më i pasur në botë dhe njëri ndër figurat më me ndikim të shekullit njëzetenjë, Elon Musk, e ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës kur ka folur për krahinat ukrainase të Donbasit dhe Krimesë.
Ai e ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter duke propozuar që të mbahet një referendum se me kë duan që të jenë këto dy territore, me Ukrainën apo Rusinë.
“Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar ai.
I pyetur nga një ndjekës se a po tenton ta legjitimojë pseudorefendumin që ndodhi nën kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime, Elon Musk sugjeroi që të votimi të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.
Më pas ai e ka sugjeruar një qasje të ngjashme për këto territore siç ishte bërë me Kosovën, por pa e elaboruar më qartë se çfarë donte të thoshte me këtë.
“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën?” ka shkruar Musk dhe ia ka bashkëngjitur artikullin e Britannica për Kosovën.
Elon Musk thotë se po i jep fund ofertës së tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, duke pretenduar shkelje të shumta të marrëveshjes së bashkimit.
Njoftimi i jep fund një sage të gjatë pasi njeriu më i pasur në botë vendosi të blinte Twitter në prill.
Musk tha se u tërhoq pasi Twitter nuk arriti t’i jepte atij informacion të mjaftueshëm për numrin e llogarive të padëshiruara dhe false.
Ai përballet me një tarifë ndarjeje prej 1 miliard dollarësh dhe një padi të mundshme në daljen e tij.
Në maj, Musk tha se marrëveshja ishte “përkohësisht në pritje” pasi ai priste të dhëna për numrin e llogarive të rreme dhe të postës së padëshiruar në Twitter. /Telegrafi/ /KultPlus.com
Pronari i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, është paditur për 258 miliardë dollarë nga një investitor i Dogecoin, i cili e akuzoi atë për drejtimin e një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën.
Skema piramidale është një sistem mashtrues për të fituar para bazuar në rekrutimin e një numri gjithnjë në rritje të “investitorëve”. Promovuesit fillestarë rekrutojnë investitorë, të cilët nga ana e tyre rekrutojnë më shumë investitorë, e kështu me radhë.
Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX, për shantazh për reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, vetëm për ta lënë çmimin të bjerë.
“Të pandehurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë ende duke promovuar Dogecoin për të përfituar nga tregtimi i tij. Musk përdori piedestalin e tij si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar Skemën Piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim”, thuhej në padi.
Ankesa gjithashtu grumbullon komente nga Ëarren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës.
Johnson po kërkon 86 miliardë dollarë dëmshpërblim, që përfaqëson rënien e vlerës së tregut të Dogecoin që nga maji 2021, dhe dëshiron që ajo të trefishohet.
Ai gjithashtu dëshiron të bllokojë Musk dhe kompanitë e tij nga promovimi i Dogecoin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Tesla në shkurt 2021 tha se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin, dhe për një kohë të shkurtër e pranoi atë si pagesë për automjetet.
Dogecoin për momentin tregtohet me rreth 5.8 centë, nga kulmi i majit 2021 prej rreth 74 cent./ Gazeta express / KultPlus.com
Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofertës 44 miliardë dollarëshe për blerje të rrjetit social, Twitter, duke akuzuar drejtuesit e platformës për pengim të kërkesave të tij për të mësuar më shumë për përdoruesit e kompanisë.
Në një letër dërguar rregullatorëve, Musk ka thënë se ka të drejtë të bëjë matjet e veta për llogaritë fiktive.
Kjo letër formalizon mospajtimet që kanë qarkulluar për disa javë, meqë Musk e ka vënë “në pritje” finalizimin e marrëveshjes.
Twitter, në anën tjetër, ka mbrojtur matjet e veta.
Pas pezullimit të ofertës për afat të shkurtër kohor, Musk ka thënë se dyshon që llogaritë fiktive në këtë rrjet social përbëjnë 20 për qind të totalit të përdoruesve, në krahasim me pretendimet e Twitter-it për pesë për qind.
Mospajtimet mes palëve kanë rritur dyshimet nëse do të realizohet blerja, të cilën e ka miratuar bordi i Twitter-it në muajin prill.
Analistët kanë thënë se Musk – shef i kompanisë Tesla dhe SpaceX – mund të jetë duke përdorur çështjen e përdoruesve fiktivë për rinegociuar çmimin apo edhe për të hequr dorë plotësisht nga blerja e rrjetit social.
Musk përballet me gjobë prej 1 milion dollarëve dhe padi të mundshme, nëse heq dorë nga marrëveshja./ KultPlus.com
Elon Musk theu heshtjen për Amber Heard dhe Johnny Depp duke u shprehur me fjalë lavdëruese për të dy aktorët pasi avokatët e tyre dhanë argumentet përfundimtare në gjyqin për shpifje.
CEO i ‘Tesla’ dhe ‘SpaceX’, i cili ka qenë në lidhje me aktoren për disa muaj pas ndarjes së çiftit, fillimisht u konisderua si dëshmitar i mundshëm në këtë rast, por në fund nuk dëshmoi. Megjithatë në një status në Twitter ai shkroi: “Shpresoj që ata të dy të vazhdojnë përpara. Në më të mirën e tyre, ata janë të dy të pabesueshëm.”
Musk e bëri komentet e tij duke iu përgjigjur shkencëtarit të MIT Lex Fridman, i cili shkroi në Twitter: “Përfundimet e mia nga gjyqi Johnny Depp kundër Amber Heard: 1. Fama është një drogë e tmerrshme (për disa). 2. Psikiatrët dhe avokatë vijnë nga nivel drastike të ndryshme aftësish. 3. Të gënjesh miliona njerëz është diçka që njerëzit janë të aftë ta bëjnë. 4. Dashuria mund të jetë një rrëmujë. 5. Mega pint of wine.(referuar deklaratës së Amber për Johnnyn)”
Depp po e padit Heardin për 50 milionë dollarë për shpifje në një shkrim të ‘Washington Post’, në të cilin ajo shkroi, “Unë u bëra një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”, pa përmendur emrin e aktorit. Heard ka kundërpaditur Depp për 100 milionë dollarë. Të dy akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë në familje gjatë një viti të martesës së tyre, ku secili mohon abuzimin.
Në padinë e tij për shpifje, Depp akuzoi Heardin se kishte një lidhje jashtëmartesore me miliarderin. “Pa e ditur zotin Depp, jo më vonë se një muaj pas martesës së tij me zonjën Heard, ajo po kalonte kohë në një marrëdhënie të re me themeluesin e Tesla dhe Space X, Elon Musk”, thuhet në dosje. Megjithatë, një përfaqësues i Musk tha për E!News në 2019, “Elon dhe Amber nuk filluan të takoheshin deri në maj 2016, madje edhe atëherë takoheshin rrallë. Marrëdhënia e tyre nuk u bë romantike deri pak kohë më vonë.”
Heard dhe Musk ndezën thashethemet për romancë rreth korrikut 2016. Ata dolën publikisht së bashku për herë të parë dhe gjithashtu e bënë lidhjen zyrtare në Instagramit në prill 2017. Gushtin e ardhshëm ata u ndanë. insajderi / KultPlus.com
Bordi i kompanisë Twitter është duke negociuar me kreun e kompanisë “Tesla”, Elon Musk mbi ofertën e tij për të blerë platformën e mediave sociale dhe një marrëveshje mund të njoftohet që të hënën, njoftojnë mediat amerikane.
Drejtuesit e kompanisë Twitter dhe Musk negociuan në orët e para të së hënës mbi ofertën e tij për të blerë platformën e mediave sociale, thuhet në një njoftim të gazetës The New York Times, më pak se dy javë pasi miliarderi njoftoi për herë të parë përpjekjet për blerjen e një pjese të madhe të aksioneve të kësaj kompanie.
Musk tha javën e kaluar se kishte përgatitur 46.5 miliardë dollarë në fonde për të blerë platformën Twitter, duke ushtruar presion mbi bordin e kompanisë për të negociuar një marrëveshje.
Gazeta The New York Times, duke cituar persona në dijeni të negociatave për situatën, të cilët nuk i identifikoi, tha se të dyja palët po diskutonin detajet, duke përfshirë një afat kohor dhe tarifat nëse palët tërhiqen pas nënshkrimit të një marrëveshje. Njoftohet se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi në negociatat mes dy palëve.
Aksionet e kompanisë Twitter Inc. u rritën me 4% sot pas hapjes së bursës në Nju Jork.
Twitter kishte miratuar një masë kundër blerjes, e cila do ta bënte shumë të vështirë dhe me kosto jashtëzakonisht të lartë një përpjekje për ta blerë atë. Por bordi vendosi të negocionte pasi Elon Musk doli me një propozim të ri që demonstronte se ai e kishte siguruar financimin për blerjen e kompanisë Twitter, njoftoi gazeta The Wall Street Journal, e cila ishte e para që raportoi se negociatat ishin duke u zhvilluar.
Nuk pritet të ketë një ofertë të shpejtë rivale ndaj asaj të Musk sepse shumë kompani i frikësohen punës së madhe të monitorimit të përmbajtjes së publikuar në platformë. Musk është zotuar se do të bënte më pak ndërhyrje në këtë drejtim.
“Bordi i kompanisë Twitter nuk mundi të gjente një blerës tjetër dhe me financimin e siguruar nga Musk, presioni ndaj bordit u rrit, duke çuar në fillimin e negociatave për arritjen e një marrëveshjeje”, tha Dan Ives, i cili ndjek zhvillimet në kompaninë Twitter për organizatën “Wedbush Securities”.
Më 14 prill, Elon Musk njoftoi një ofertë për të blerë platformën e mediave sociale për 54.20 dollarë për aksion, ose rreth 43 miliardë dollarë, por nuk dha hollësi në atë kohë mbi mënyrën si do ta financonte blerjen.
Javën e kaluar, ai tha në dokumentet e depozituara në zyrën amerikane që merret me rregullimin e shitblerjeve të këtij niveli se paratë do të vinin nga Morgan Stanley dhe banka të tjera, disa prej tyre të siguruara nga aksionet e tij të mëdha në prodhuesin e makinave elektrike, “Tesla”.
Kompania Twitter nuk ka bërë komente mbi këtë çështje.
Miliarderi Musk ka thënë se dëshiron të blejë platformën Twitter sepse nuk mendon se ajo po e përmbush potencialin e saj si një platformë në mbështetje të fjalës së lirë.
Në javët e fundit, ai ka shprehur një sërë ndryshimesh të propozuara për kompaninë, nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes, si rregullat që çuan në pezullimin e llogarisë së ish-presidentit Donald Trump, deri tek eliminimi i problemit të platformës me llogaritë e rreme dhe të automatizuara.
Sipas vlerësimit të revistës “Forbes”, sipërmarrësi Elon Musk është personi më i pasur në botë, me një pasuri prej rreth 279 miliardë dollarësh. Por, sipas organizatës “FactSet”, shumica e parave të tij janë të lidhura në aksionet e kompanisë Tesla dhe kompanisë tjetër private të hapësirës SpaceX. Musk zotëron rreth 17% të aksioneve të kompanisë “Tesla”, e cila mendohet të ketë vlerën e mbi 1 trilionë dollarëve. / KultPlus.com
Elon Musk, zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, po komentohet për deklaratat që ai i dha gjatë një paraqitje të tij në “TED Talk”.
Musk, ndër të tjera ka thënë se “gati gjithkush” mund t’i kursejë deri në 100 mijë euro, shkruajnë mediat britanike.
Pronari i “Tesla”-s ka folur për biletat për në Mars me raketat “Space X”, sipas të cilit, ato do të ishin të përballueshme për gati çdokënd.
“Nëse shkuarja në Mars do të kushtonte, ta zëmë, 100,000 dollarë, atëherë mendoj se çdokush do të mund të punonte dhe të kursente 100 mijë dollarë dhe do të mund të shkonte në Mars, nëse do”, ka thënë ai.
Musk thotë se dëshiron që ta bëjë të mundur që të shkojë Mars kushdo që do.
Një deklaratë tjetër e Musk që bëri bujë është pohimi i tij se nuk ka një shtëpi të tij dhe se ndonjëherë fle nëpër shtëpi të miqve të tij. / KultPlus.com
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk po ofron blerjen e Twitter-it, duke thënë se platforma e mediave sociale që ai ka kritikuar për mosrespektimin e parimeve të fjalës së lirë duhet të transformohet si një kompani private, përcjell KultPlus.
Twitter ka thënë në një rregullatore të enjten se Musk, aktualisht aksioneri më i madh individual i kompanisë, ka propozuar blerjen e aksioneve të mbetura të Twitter me një ofertë me vlerë më shumë se 43 miliardë dollarë.
Musk e quajti atë çmim ofertën e tij më të mirë dhe përfundimtare, megjithëse ai nuk dha detaje mbi financimin.
“Twitter duhet të transformohet si një kompani private”, ka shtuar Musk. /KultPlus.com
Elon Musk ka tejkaluar Jeff Bezos, dhe është bërë njeriu më i pasur në botë me 100 miliardë dollarëmë shumë se Bezos.
Sipas listës së fundit të të pasurve të Forbes, CEO i Tesla arriti një vlerë neto prej 282 miliardë dollarësh, duke e vendosur atë në vendin e parë – për momentin, gjithsesi.
Ndërkohë, pasuria neto e ish-shefit të Amazon është 180.2 miliardë dollarë, e cila qëndron në 100 miliardë dollarë nën vlerën e Musk.
Megjithatë, ndërsa lista e të pasurve përditësohet, vlera e Musk ka rënë paksa në 274.3 miliardë dollarë.
Dyshja kanë lëvizur vazhdimisht mes dy vendeve gjatë viteve falë sipërmarrjeve të tyre të ndryshme të biznesit.
Të dy sipërmarrësit kanë ndërmarrë udhëtime në hapësirë me bizneset e tyre SpaceX dhe Blue Origin, të cilat i përkasin respektivisht Musk dhe Bezos.
Siç raportohet nga gazeta, asnjë miliarder nuk ka përfituar më shumë gjatë pandemisë sesa Musk, i cili e filloi vitin 2020 me një vlerë neto prej 26.6 miliardë dollarësh.
Biznesmeni 50-vjeçar gjithashtu u bë kohët e fundit aksionari i vetëm më i madh në Twitter pasi bleu 9.2 për qind të kompanisë.
Bezos, ndërkohë, shiti 8.8 miliardë dollarë të aksioneve të tij në Amazon vitin e kaluar, ndërsa gjithashtu dha disa, dhe sipas Forbes ai tani zotëron vetëm 10 për qind të kompanisë. /KultPlus.com