Elon Musk, trilioneri i parë në botë

Elon Musk, shef i ”Tesla Motors”, mund të bëhet trilioneri i parë në botë me SpaceX, sipas ”Morgan Stanley”. Musk është tashmë personi më i pasur në botë me një vlerësim aktual prej 241 miliardë dollarësh.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk vjen nga kompania e tij e automjeteve elektrike ”Tesla”, por me rritjen e SpaceX në eksplorimin dhe turizmin e hapësirës, ​​është vetëm çështje kohe para se Musk të rrëmbejë etiketën e trilionerit të parë në botë.

Analisti i ”Morgan Stanley” dhe Adam Jones tha se që nga fillimi i tij në 2002, SpaceX “ka sfiduar çdo ide të paramenduar për atë që ishte e mundur dhe afatin kohor të mundshëm, në drejtim të raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës”.

“Më shumë se një klient na ka thënë se nëse Elon Musk do të bëhej trilioneri i parë … nuk do të jetë për shkak të ‘Tesla’-s. Të tjerët kanë thënë se SpaceX përfundimisht mund të jetë kompania më e vlerësuar në botë  në çdo industri”, theksoi Jones në shënimin e tij të titulluar” SpaceX Escape Velocity’’.

SpaceX ka transformuar mënyrën se si bota e shikon eksplorimin e hapësirës. Kjo ka të bëjë shumë me SpaceX pasi është kompania e parë që doli me idenë e një rakete të ripërdorshme.

Projekti i internetit satelitor Starlink do të provojë gjithashtu të jetë një element kyç i rritjes.

SpaceX u vlerësua në 100 miliardë dollarë në një shitje të fundit të aksioneve dytësore në fillim të këtij muaji, por Jones e vlerëson SpaceX në 200 miliardë dollarë./ KultPlus.com

Publikohet çmimi i biletës për të udhëtuar në hapësirë

Është trendi më i ri. Disa miliarderë si Jeff Bezos apo Elon Musk kanë luksin për të udhëtuar në hapësirë, ndërsa për shumë qytetarë të apasionuar thjesht mund të ulen dhe të shohin përmes ekraneve të televizorit apo smartfonëve.

Por edhe për këta ka një zgjidhje alternative, jo një udhëtim në hapësirë por një stimulim i eksperiencës hapësinore.

Për shumë persona, është një shumë marramendëse, por me 7500 dollarë mund të shijosh atë çfarë do të thotë të notosh në hapësirë.

Njerëzit mund të përjetojnë ndjenjën e një astronauti brenda një ambienti me zero gravitet. Përvoja e Zero Gravitetit lejon që aventurierët të rrokullisen, të notojnë dhe të varen me kokë poshtë në kabinën e zbrazët të një Boeing 727, sipas shefit ekzekutiv të Korporatës Zero G, në SHBA, Matt Gohd.

Kur aeroplani me emrin “G-Force One” arrin një lartësi mbidetare prej 7,300 metra, pilotët fillojnë të ngjiten, dhe më pas e shtyjnë aeroplanin në maj të një harku parabolik.

Në atë moment, udhëtarët mbesin në rënie të lirë – dhe ndihen pa peshë për 20 deri 30 sekonda derisa aeroplani të zbresë përsëri në rreth 7,000 metra. Pilotët e përsërisin manovrën rreth 15 herë gjatë fluturimit./KulPlus.com

Pas tre ditësh në hapësirë, 4 turistët mbërrijnë në Tokë

Katër astronautët amatorë të cilët udhëtuan në hapësirë kanë zbritur me sukses në Oqeanin Atlantik pas tre ditësh udhëtim në hapësirë.

Ky ishte fluturimi i parë me qira i pasagjerëve për SpaceX e Elon Musk, dhe një hap i madh në turizmin hapësinor nga një kompani private.

Ekuipazhi i turistëve u nis të mërkurën dhe preku Tokën mbëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ekipi i “Inspiration4” u drejtua nga miliarderi Jared Isaacman, shef ekzekutiv i firmës “e-commerce Shift4 Payments Inc”, i cili veproi si “komandant” i misionit.

“Ishte një udhëtim i mirë për ne,” tha Isaacman me radio menjëherë pas uljes. “Ne sapo kemi filluar në këtë provojë” tha ndër të tjera.

Turistët që udhëtuan në hapsirë ishin: Jared Isaacman 38 vjeç, Hayley Arceeaux 29 vjeç, Chris Sembroski 42 vjeç dhe Sian Proctor 51 vjeç.

Turistët udhëtuan në mungesë të peshës, deri në lartësinë 575 km. Gjatë tre ditëve të udhëtimit kapsula u rrotullua rreth globit 15 herë në ditë. Kapsula në formë kubeje u krijon turistëve mundësinë të vëzhgojnë pamje spektakulare të tokës./KultPlus.com

Elon Musk: Roboti i Tesla do ta bëjë punën fizike vetëm një zgjedhje

Elon Musk, themeluesi dhe CEO i kompanisë Tesla, tha dje se ka në plan të krijojë një robot, të aftë për të kryer disa detyra.

Miliarderi premtoi se roboti i ‘Tesla Bot’ do të prezantohet vitin e ardhshëm dhe do të ketë pesë gishta në duar, ndërsa ngjyrat do t’i ketë bardh e zi.

Sipas Elon Musk, roboti do të ketë një ndikim të madh në ekonomitë amerikane dhe globale, pasi mund të përfundojë mungesat e fuqisë punëtore dhe të zvogëlojë kostot e pagave. Ai shtoi se e konsideron të rëndësishme që ky robot të mos jetë “shumë i shtrenjtë, por nuk tregoi më shumë detaje rreth çmimit të tij.

Për të, sigurisht Tesla është kompania më e rëndësishme e robotikës në botë, pasi makinat e saj tashmë janë robotë me rrota, që mund të lëvizin në rrugë edhe pa shofer, por me një autopilot.

Lajmin për krijimin e robotit, Elon Musk e konfirmoi në një eveniment që kishte kompania e tij, ku flitej për përparimin në fushën e inteligjencës artificiale (TN). Ndër të tjera, qëllimi i prezantimit, i cili kryesisht kishte të bënte me zhvillimin e teknologjive për krijimin e makinave plotësisht autonome, ishte që Tesla të tërhiqte inxhinierë të rinj./KultPlus.com

Elon Musk i treti në botë nga pasuria

Kreu i Tesla-s, Elon Musk është futur në listën e më të pasurve dhe tani është në vendin e tretë në listën e miliarderëve të ”Bloomberg”.

Rënia e të ardhurave të sipërmarrësit të lindur në Afrikën e Jugut është e lidhur me luhatjet e aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike Tesla, në të cilat ai ka një pjesë të madhe të tyre.

Sipas vlerësimeve të ”Bloomberg”, pasuria personale e Musk ra me 24% nga janari në 160,6 miliardë dollarë.

Bernard Arnault i firmës së mallrave luksoze LVMH tani renditet i dyti në listën e miliarderëve me asete totale prej 161,2 miliardë dollarësh.

Shefi i Amazon Jeff Bezos kryeson listën me 190 miliardë dollarë pasuri./atsh/ KultPlus.com

Elon Musk: Dogecoin mund të jetë valutë botërore në të ardhmen

Në një bisedë me TMZ, Elon Musk u pyet lidhur me kriptovalutat.

“Është plotësisht e mundur që kriptovaluta të bëhet monedha e ardhshme për të gjithë botën”, ka theksuar miliarderi, transmeton KultPlus.

“Dogecoin u shpik si një shaka për të bërë shaka me kriptovalutat e tjera. Por fati e do ironinë. Cila do të ishte gjëja më ironike që mund të ndodhë? Kur monedha që u shpik si shaka, në të vërtetë bëhet monedha e vërtetë”, theksoi tutje Musk/

Por ai paralajmëron kundër vendimeve të nxituara.

“Kriptovalutat janë premtuese, por ju lutemi investoni me kujdes”, shkroi ai së fundmi në Twitter. / KultPlus.com

SpaceX i Elon Musk dërgoi ekuipazh të ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija hapësinore SpaceX dërgoi sot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës katër astronautë nga tre vende të ndryshme të botës.

Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA), kapsula e SpaceX’it e cila u nis të premten nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida u ankorua të shtunën herët në mëngjes.

Ky është fluturimi i tretë me ekuipazh, një bashkëpunim mes kompanisë së sipërmarrësit Elon Musk dhe NASA’s.

Ankorimi mëngjesin e së shtunës shënon herën e parë të ripërdorimit të një rakete që ka fluturuar më parë me ekuipazh njerëzor në bord.

SpaceX dërgon astronautë në stacionin hapësinor nën një kontratë disa miliarda dollarëshe me NASA’n.

Fluturimi i raketave të ripërdorshme ndihmon në uljen e kostos së programit hapësinor./ KultPlus.com

‘SpaceX’ do ta dërgojë gruan e parë në Hënë

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, e ka përzgjedhur kompaninë e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, për ta ndërtuar anijen kozmike që do ta dërgojë gruan e parë në Hënë.

NASA e bëri njoftimin zyrtar të premten. Kontrata për ndërtimin e anijes kozimike nga “SpaceX” e ka vlerën e 2.9 miliardë dollarëve, që është shifër shumë më e ulët sesa ato që ofruan kompanitë rivale.

Në garën për ta fituar këtë projekt, kompania e Elon Musk-ut e mposhti kompaninë e miliarderit tjetër amerikan, Jeff Bezos, “Blue Origin”, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.

Deklarata zyrtare e NASA-s konfirmoi se kompania “SpaceX” do të jetë e vetmja që do t’i dërgojë njerëzit përsëri në Hënë për herë të parë pas misionit “Apollo” para 48 vjetësh.

Misioni që do të quhet “Artemis” dhe që pritet të realizohet në vitin 2024 do të përfshijë katër persona që do të udhëtojnë me anijen kozmike “Orion”. Posa të futen në orbitë, dy anëtarë të ekuipazhit do të transferohen në sistemin për lëshimin e njerëzve dhe do ta vazhdojnë fluturimin drejt Hënës.

Pas rreth një jave të eksplorimit të sipërfaqes së Hënës, ata do të kkthehen në orbitë për t’u futur përsëri në anijen kozmike “Orion” dhe bashkë me dy anëtarët tjerë të ekuipazhit do të kthehen në Tokë. / KultPlus.com

Elon Musk, edhe një herë personi më i pasur në botë

Elon Musk u bë personi më i pasur në botë përsëri, sipas Bloomberg.

Elon Musk mposhti edhe një herë Jeff Bezos për të rimarrë titullin e personit më të pasur në planet të hënën, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, falë një rritje të aksioneve të Teslas.

Bloomberg tani vlerëson pasurinë e Musk në 182 miliardë dollarë, me Bezos prapa në 181 miliardë dollarë, transmeton KultPlus.

Musk – CEO i Tesla, SpaceX dhe disa ndërmarrjeve të tjera – u ngrit në krye të listës ndërsa rritja e aksioneve në vazhdim e Tesla rriti pasurinë e tij me më shumë se 3 miliardë dollarë të hënën.

Një rënie e aksioneve të Tesla-s në fund të shkurtit i dha Bezos epërsinë, por çmimi i aksioneve të prodhuesit të makinave është ngritur në qiell me më shumë se 25%.

Luhatjet e përditshme në aksionet e Tesla dhe Amazon nënkuptojnë që dy miliarderët kërcejnë rregullisht mbi njëri-tjetrin për të rikthyer titullin “më i pasur në botë”.

Fitimi ose humbja e një shume prej dhjetë shifrash që do të ndryshonte jetën për çdo person normal është vetëm një ditë tjetër në jetën e CEO-ve të dy prej kompanive më të mëdha të Amerikës. Për shkak se shumica e tyre është e lidhur drejtpërdrejt me kapitalin e vet, pak nga pasuria e tyre është në para të gatshme të harxhueshme.

Të dy drejtuesit kanë parë ‘tullumbacen’ e tyre të pasurisë të rritet në mënyrë dramatike në vitet e fundit ndërsa aksionet e Amazon dhe Tesla janë ngritur në qiell në lartësi të jashtëzakonshme. Çmimi i aksioneve të Tesla u rrit me më shumë se 700% vetëm në vitin 2020, duke bërë që Musk të fitojë gati 140 miliardë dollarë ndërsa pandemia i largoi miliona njerëz nga puna dhe vrau qindra mijëra në SHBA, sipas Bloomberg. / KultPlus.com

Kompania SpaceX bëhet ”laborator” për Covid-19

Kompania e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, kushtuar fluturimeve hapësinore, është bërë një laborator për Covid-19.

Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin, hulumtim që u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications, raportoi ”Wall Street Journal”.

Punëtorët e “SpaceX” e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.

Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t’u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë. Për më tepër, 61% e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.\atsh/ KultPlus.com

Elon Musk bëhet personi më i pasur në botë

Elon Musk është bërë personi më i pasur në botë, duke kaluar shefin e Amazonit, Jeff Bezos, falë rritjes enorme që aksionet e “Teslas” kanë përjetuar së fundmi.

Pasuria e shefit të kompanisë së veturave elektrike ka arritur në 188 miliardë dollarë, sipas indeksit “Bloomberg”.

“Sa e çuditshme”, ka shkruar Musk në Twitter të enjten. “T’i kthehemi punës”, ka vazhduar ai.

Bezos ishte më i pasuri në botë që nga viti 2017.

Kompania e Muskut, “Tesla”, shpërtheu në vlerë së fundmi dhe ka arritur të mërkurën në vlerën totale prej 700 miliardë dollarësh.

Kjo e bën atë kompaninë më të pasur në botë duke tejkaluar edhe “Toyotan”, “Volkswagenin” e të tjerat. /Koha/ KultPlus.com

Ndryshon lista, ja kush është njeriu i tretë më i pasur në botë

Elon Musk është bërë njeriu i tretë më i pasur në botë duke kapërcyer kështu themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Musk është themeluesi, CEO CTO, teksa po punon për të revolucionarizuar transportin si në tokë, përmes prodhuesit të makinave elektrike ‘Tesla’ në hapësirë, përmes prodhuesit të raketave Space X.

Të ardhurat nga prodhimi i makinave elektrike, kanë bërë që Musk të bashkohet me indeksin prestigjioz S&P 500 të kompanive më të mëdha të listuar në SHBA.

Fitimi ishte marramendës dhe çmimi i aksionit u rrit deri në 12% në 460 $, duke e vlerësuar Tesla-n me 320 miliardë £. Pas arritjes, Musk e dërgoi pasurinë personale në vlerën e 82 miliardë paund.

Tashmë për Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Musk ndodhet në vendin e 3 duke u cilësuar si një nga njerëzit më të pasur në botë. Miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut zotëron një 20 për qind të aksioneve në Tesla. Kjo e zhvendos 49-vjeçarin në vendin e tretë, mbi pasurinë e Zuckerbergut prej 80 miliardë £./ KultPlus.com