Flitet se Elvana Gjata do të përfaqësojë një shtet tjetër në Eurovizion

Elvana Gjata nuk mundi të rrëmbejë çmimin e parë në Festivalin e Këngës, duke ju hequr kështu mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Por duket se në rrjete sociale (Twitter) po ‘zien’ një thashethem sipas të cilit Elvana do të shkojë këtë vit në Eurovizion por do të përfaqësojë një tjetër shtet. .

Sipas “Anabel.al”, duket se papritur, dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Twitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës.

Nuk e dimë se sa ka të vërtetë në këtë lajm të hamendësuar, por gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse “Me Tana” do të shkelë skenën e Eurosongut. / KultPlus.com

“Me tana” e Elvana Gjatës thyen rekord, mbi 1 milion shikime në YouTube për pak ditë

Këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH janë publikuar para disa ditësh dhe menjëherë pas publikimit publiku ka vërshuar që t’i dëgjoj ato. Por, kënga e Elvana Gjatës ka thyer rekord të klikimeve, shkruan KultPlus.

“Me tana”, ka marr mbi 1 milion shikime në YouTube për pak ditë, diçka që deri tani nuk ka ndodhur me asnjë këngë pjesëmarrëse në këtë festival para pjesëmarrjes në Eurovision.

Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge Elvana i ka krijuar vetë.

Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Në këtë festival po marrin pjesë edhe artistë të shquar si: Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e të tjerë. / KultPlus.com

Publikohet kënga e Elvana Gjatës, pretenduese për në Eurovision (VIDEO)

Titujt e këngëve që do të marrin pjesë pas dy javësh në Festivalin e Këngës në RTSH janë publikuar para disa ditësh, por jo edhe këngët, shkruan KultPlus.

Sot ka nisur publikimi i këngëve pjesëmarrëse dhe kënga e parë që është publikuar, është ajo e Elvana Gjatës.

Elvana Gjata e cila është edhe krijuese e këngës, do të paraqitet në festival me këngën “Me tana”.

Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Pritet që gjatë ditës të dëgjojmë këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha. / KultPlus.com

2018-ta vit me plot balada nga Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, pavarësisht sukseseve ndër vite,  në vitin 2018 e kemi parë shumë aktive në veçanti me albumin e saj të publikuar atë vit.

Elvana Gjata,  e ka dominuar skenën mediale për një kohë të gjatë atë vit meqë disa nga këngët e saj të publikuara arritën të marrin një dëgjueshmëri shumë të madhe.

“Gjerat kanë ndryshuar” është njëra nga këngët më të preferuara të lansuara nga këngëtarja në fjalë.

Me një shfaqje të jashtëzakonshme, kënga “Xheloz” është një këngë tjetër mjaftë e pëlqyer e cila ka marrë me mijëra klikime.

“Më fal” është një nga baladat më të dëgjuara që është realizuar ndër vite. Elvana Gjata e kishte lansuar edhe këtë hit në vitin 2018, duke lënë shenjë ta pashlyeshme në botën artistike në hapësirën shqiptare.

Pas një pauze Elvana Gjata është rikthyer sërish në skenën muzikore duke vazhduar me punën e saj artistike. Përndryshe, Elvana Gjata ka një aktivitet të ngjeshur edhe në Kosovë duke marrë pjesë në koncerte dhe aktivitete të ndryshme. /KultPlus.com

Edhe Elvana Gjata në festivalin Sunny Hill (FOTO)

Elvana Gjata ka zbuluar se do të jetë pjesë e festivalit tashmë të njohur – Sunny Hill.

Këngëtarja hyri në Instagram për të postuar fotografinë e cila konfirmon pjesëmarrjen, njofton Klan Kosova.

Deri tani, Kida, Ledri Vula dhe Yll Limani, janë emrat që janë zbuluar ndërkaq nga ata ndërkombëtar, janë Miley Cyrus dhe Calvin Harris.

https://www.instagram.com/p/BzlQVSInWuy/?utm_source=ig_embed

Cricket sjell remixin e “Tavolina e mërzisë” nga Elvana Gjata (VIDEO)

Krijuesi i shumë hiteve, por i njohur në veçanti për krijimin e këngës “BonBon” të Era Istrefit, këngë kjo që kaloj kufijtë dhe arriti ta bëjë Erën  të njohur në botë, Donat Prelvukaj, apo i njohur si Cricket, ka sjell remixin e këngës “Tavolina e Mërzisë”, kënduar nga Elvana Gjata, shkruan KultPlus.

Ky remix është mirëpritur edhe nga vetë këngëtarja e cila e ka shpërndarë në Instagram këngën.

https://www.instagram.com/p/BvfL_mTh_nx/

Kjo këngë njëherit shënoi edhe rikthimin e Elvanës. Balada “Tavolina e Mërzisë” është realizuar nga Armend Rexhepagiqi e Aida Baraku. / KultPlus.com