Remiksi i këngës “Kthema kohen” bëri që të gjithë t’i kthejnë edhe njëherë sytë nga producenti i njohur Cricket i cili edhe njëherë vulosi që krijimet e tij kanë një veçanti që nuk do kohë që të marrin me vete, shkruan KultPlus.
Projektet e tij po vijnë një pas një por i fundit i cili erdhi mbrëmë është remiksi i këngës “Mesazhi”, këngë kjo e cila edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji nga të gjithë.
Kjo këngë e cila para shumë vitesh është kënduar nga West
Side Family atë kohë kur mori zemrat e publikut, sot ajo ka ardhur në jetë edhe
njëherë përmes Cricket dhe Numen.
Donat Prelvukaj i njohur si Cricket, është shprehur i emocionuar
për këtë projekt të cilin e ka vlerësuar pasi ai është shprehur se më këtë këngë
është rritur, madje e cilëson si kryevepër.
“Ky nuk është një projekt i radhës për mua, është më shumë se kaq. Kjo këngë më ka shoqëruar që kur isha i vogël me moshë. Tani jam shumë krenarë dhe e kam me shumë emocion ta ndajë me ju këtë kryevepër. Kjo mundësi më është dhënë falë familjes së të ndjerit DR.FLORI i cili jeton mes nesh me veprat e tij. Dua të shpreh falënderim të sinqertë për familjarët e Dr. Florit dhe dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Alban Kondi-n dhe Flori Mumajes-in për lejen e dhënë për të bërë remix këtë këngë. Shpresoj të përcjell ndjenjat e përjetuara nga unë. Shijojeni!”, ka shkruar Cricket ne momentin e lansimit të këngës. / KultPlus.com
Kënga e Elita 5, “Më fal” është ripërpunuar në një version remx, vite pas publikimit, shkruan KultPlus.
Kënga ka marrë nuanca të reja duke u bërë relevante për kohën e tanishme.
Tingujve të bukur të Elita 5, i janë shtuar edhe elemente interesante në këtë versionin e ri.
Kënga është ripërpunuar nga producenti i njohur Cricket i cili kohëve të fundit ka arritur të marr dashurinë e publikut me krijimet e tij të veçanta. /KultPlus.com
Producenti i njohur Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket, tashmë ka marrë epitetin si producenti më i mirë kosovar, këtë e dëshmojnë edhe bashkëpunimet e shumta me artistë, shkruan KultPlus.
Por, kësaj radhe Cricket ka befasuar me një projekt krejt të
vecantë.
Ai ka sjell për publikun remiksin e këngës “Ende e dua” të
Shyhrete Behlulit, duke e shndërruar atë në një këngë aktuale dhe shumë të pëlqyer
për publikun të cilët kanë filluar menjëherë ta shpërndajnë.
Ky remix i cili mban titullin “Kthema kohën” vjen në
bashkëpunim me Numen dhe është shoqëruar edhe me një video.
Mund të themi që një krijim i tillë ende nuk është dëgjuar në
tregun tonë dhe kjo e bën diferencën mes artistëve.
Përndryshe, Cricket është duke punuar vazhdimisht për të sjell krijime të reja dhe bashkëpunime më artistët më të mirë shqiptar. / KultPlus.com
Krijuesi i shumë hiteve, por i njohur në veçanti për krijimin e këngës “BonBon” të Era Istrefit, këngë kjo që kaloj kufijtë dhe arriti ta bëjë Erën të njohur në botë, Donat Prelvukaj, apo i njohur si Cricket, ka sjell remixin e këngës “Tavolina e Mërzisë”, kënduar nga Elvana Gjata, shkruan KultPlus.
Ky remix është mirëpritur edhe nga vetë këngëtarja e cila e ka shpërndarë në Instagram këngën.
https://www.instagram.com/p/BvfL_mTh_nx/
Kjo këngë njëherit shënoi edhe rikthimin e Elvanës. Balada “Tavolina e Mërzisë” është realizuar nga Armend Rexhepagiqi e Aida Baraku. / KultPlus.com