Dashuro një burrë që me mëngjes e kupton si ndihesh në drekë me buzëgaz të pret e në mbrëmje s ‘harron kush je dashuro një burrë që frymon për ty je vegim i tij i parë e i fundit dashuro një burrë që të puth papritur një burrë të hareshëm që nuk e njeh trishtimin dashuro një burrë që respekton lirinë tënde vlerëson zgjedhjet e tua dashuro një burrë që të pranon ashtu siç je, e brishtë e guximshme unike dashuro një burrë që e ka kuptuar që gjithçka që e rrethon je ti e nëse nuk e gjen atëherë dashuro jetën se vlen të dashurosh çfarëdo burri. / KultPlus.com
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të drejtave autoriale. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë, shkruan KultPlus.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Në këtë ditë të shënuar për librin, shkrimtarja e njohur Ilire Zajmi ka shkruar disa fjalë mbi rëndësinë e librit. Ajo vlerëson se libri është një mjet për reflektim dhe na kujton se kush jemi, ku jemi dhe si erdhëm këtu.
Ilire Zajmi shkruan:
Leximi nuk ka të bëjë vetëm me zbulimin e gjërave të reja. Ai gjithashtu është një mjet për reflektim. Leximi na kujton kush jemi, ku jemi dhe si erdhëm këtu. Nëse jeni një dashnor i librit, do ta përjetoni leximin si një magji që përtërin energjinë dhe lartëson gjendjen shpirtërore. Të lexuarit të ndriçon shpirtërisht, dhe bën që të zbulosh pjesë të vetes që nuk ke ditur se ekzistonin brenda teje. / KultPlus.com
Zgjodha të jem gruaja që do të bëhesha kokëfortë, egoiste, tekanjoze, mace e çmendur për trupin dëshirat ëndrrat e mia pa dyshuar kurrë te vetja mora gjithmonë atë që më takonte pa hequr dorë në emër të ndonjë marrëzie e ruajta me xhelozi diçka të shenjtë brenda vetes.
Por të bëhesh gruaja që do do të thotë të kalosh nëpër vrimën e gjilpërës të shkelësh mbi dhimbjet e tua si mbi varret e armiqve të gjesh forcë në dobësi të qeshesh kur të thyhet shpirti në thërrime të ngritesh sa herë dikush ta përmbys botën në emër të një dreq morali a kanuni
Të bëhem e sinqertë të bëhesh gruaja që do është një detyrë shtëpie tepër e vështirë por unë që nga zanafilla u përbetova të bëhesha ajo që dua. Bëjeni edhe ju! / KultPlus.com
Dashuro një burrë që me mëngjes e kupton si ndihesh në drekë me buzëgaz të pret e në mbrëmje s ‘harron kush je dashuro një burrë që frymon për ty je vegim i tij i parë e i fundit dashuro një burrë që të puth papritur një burrë të hareshëm që nuk e njeh trishtimin dashuro një burrë që respekton lirinë tënde e vlerëson zgjedhjet e tua dashuro një burrë që të pranon ashtu siç je, e brishtë e guximshme unike dashuro një burrë që e ka kuptuar që gjithçka që e rrethon je ti e nëse nuk e gjen atëherë dashuro jetën se vlen të dashurosh çfarëdo burri.
“Një luftë e pakryer” është libri më i ri i shkrimtares së njohur Ilire Zajmi, përcjellë KultPlus.
Zajmi, vjen para lexuesve me një libër ndryshe, por me një temë që ka prekur edhe në librat e saj të tjerë. Luftën në Kosovë. Luftën në të gjitha dimensionet e saj, te libri “Një luftë e pakryer” e rrëfejnë me gojën e tyre dymbëdhjetë personazhe, në rrëfimet të cilat i kthejnë ata njëzetvjet pas. Historitë e tyre të përjetuara para dy dekadash, personazhet i rrëfejnë një gazetareje dhe një fotografeje italiane, të cilat vijnë në Kosovë për të gjetur personat të cilët i kishin takuar gjatë kohës së luftës në Kosovë. Secili rrëfim është histori në vete, por që në libër dalin si tërësi të një realiteti të hidhur, që vazhdon ti gërrejë jetët e tyre dhe ti ndjek pas si hije.
Libri është
botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” e Prishtinës. “Një luftë e pakryer”
është libri i njëmbëdhjetë i Zajmit. Ajo është autore e pesë vëllimeve me
poezi, tri të botuara në gjuhën shqipe “ Këmbanat e mëngjesit” , “Baladë e
bardhë” dhe “Valsi i mesnatës”, një në gjuhën angleze “Amnesia” dhe një në
gjuhën frenge ” Ce la fin” . Autore e romaneve “Fashitja e ëndrrave rebele”,
“Era” , librit publistik “Un treno per Blace” botuar në Itali, të përkthyer në
shqip “Një tren për Bllacë” dhe në kroatisht “Vlak za Blace” , si dhe librit
studimor “ Pamjet televizive dhe realiteti”.
Poezitë e Zajmit janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të huaja. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në disa ë festivale ndërkombëtare të letërsisë. / KultPlus.com
Teleisur ngjyrash gështenje të arta të kuqe njomështi kopshtijesh dendur frutash të pjekura farfurimë gjethesh qiej të vranët lumenj shirash të prajshëm
Vjeshta është grua nga ato gratë e hirshme të cilat burrat i presin dimër pranverë e verë për ti shijuar si frutin më të ëmbël të pemës./KultPlus.com