Kanye West kryeson listën e antisemitizmit të Qendrës Wiesenthal

Retorika e vazhdueshme e reperit amerikan, Kanye West, e mbushur me urrejtje për hebrenjtë, e ka vendosur atë në krye të listës vjetore globale të antisemitizmit të Qendrës “Simon Wiesenthal”.

“West, i cili e quan veten Ye, nuk është vetëm në vendin e parë për përhapjen e deklaratave antisemite dhe teorive konspirative, por për përdorimin e platformës së tij të madhe të medias sociale për të nxitur urrejtjen, fanatizmin dhe injorancën”, deklaroi sot grupi i të drejtave të hebrenjve.

“West kontribuoi në urrejtjen ndaj hebrenjve duke u bërë pjesë e diskursit të zakonshëm në media sociale, tha Qendra “Simon Wiesenthal”.

Gjithashtu, në listën e incidenteve kryesore antisemitike në vitin 2022 janë renditur, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të cilin Izraeli e akuzon për paragjykim të padrejtë; Autoriteti Palestinez dhe presidenti Mahmud Abbas; sulmet ndaj hebrenjve në SHBA, Britanine e Madhe, Gjermani; dhe platforma e mesazheve Telegram e cilësuar një “pusull” e urrejtjes./atsh/ KultPlus.com

Kanye West pezullohet nga Twitter për admirim për Hitlerin

Twitter pezulloi sot llogarinë e reperit të njohur amerikan, Kanye West për nxitje të dhunës, pasi postoi një imazh të një svastike të ndërthurur me një yll të Davidit dhe komente admiruese për Hitlerin.

“Llogaria e tij është pezulluar për nxitje të dhunës”, tha shefi i medias sociale Elon Musk, në përgjigje të imazhit që lidh simbolet e regjimit nazist dhe judaizmit të postuar nga reperi, gjithnjë e më shumë i izoluar pas komenteve antisemite të tij.

Pronari dhe shefi i platformës që nga tetori, Elon Musk deri më tani ka mbrojtur një vizion absolut të lirisë së shprehjes.

Gjatë një paraqitje të kudondodhur në programin “Infowars”, të drejtuar nga prezantuesi konspirativ Alex Jones, reperi amerikan, i cili tani e quan veten Ye dhe që kishte veshur një kapuç të zi që mbulonte të gjithë fytyrën e tij, filloi të enjten në një tirade mbi mëkatin, pornografinë dhe djallin.

”Unë e dua Hitlerin”, kishte thënë disa herë ai duke shkaktuar një lumë dënimesh në rrjetet sociale./atsh/ KultPlus.com

Kanye West e anulon pjesëmarrjen në “Coachella”

Reperi i famshëm amerikan, Kanye West, është tërhequr nga performanca në festivalin e njohur të muzikës, “Coachella”, ku ishte njëri ndër performuesit kryesorë, raportoi të martën portali “Female”.

Ye, kishte muaj të tërë që i kishte paralajmëruar fansat se do të jetë pjesë e festivalit i cili zë vend në shkretëtirën e Kalifornisë, e ku pritet të performojnë edhe yje tjerë të muzikës, si: Billie Eilish, Harry Styles, Doja Cat, “Swedish House Mafia” dhe të tjerë.

Festivali do të mbahet nga 15 deri më 24 prill.

Sipas uebfaqes “Page Six”, reperi 44-vjeçar nga Chicago, do të zëvendësohet në këtë ngjarje nga këngëtari kanadez, The Weeknd.

“Kanye është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në ‘Coachella’. Ai nuk ka bërë fare prova dhe nuk është përgatitur për një shou të stilit të tij. Travis Scott pritej ta shoqëronte atë në skenë. Kurse tani, praktikisht është e pamundur për të që ta organizojë një performancë të mirë. Besohet se The Weeknd do ta zëvendësojë atë në festival”, deklaroi një burim.

Mediat e huaja gjithashtu raportojnë se, reperi i cili në nëntor të vitit të kaluar e ndërroi emrin në Ye, është tërhequr nga pjesëmarrja në festival, pasi dëshiron të largohet për ca kohë nga vëmendja e publikut. Besohet se tani, West dëshiron ta largojë veten nga dramat e shkaktuara nga vet ai, të kujdeset për shëndetin e tij mendor dhe të kërkojë ndihmë profesionale. / KultPlus.com

Kanye West përjashtohet nga ‘Grammy Awards 2022’

Kanye West nuk do të mund të performojë në Grammy Awards. Vendimi për të mos lejuar reperin 44-vjeçar të ngjitet në skenën e evenimentit të madh u mor për shkak të sjelljes së tij shqetësuese në internet. Lajmin e konfirmoi një përfaqësues i artistit për Variety.

Ekipi i reperit ka marrë një telefonatë të premten, ku është informuar se është hequr nga formacioni i interpretuesve për shkak të “sjelljes së tij shqetësuese në internet”. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi u pezullua nga Instagrami për 24 orë pasi shkeli politikat e kompanisë.

Sipas mediave të huaja, një nga deklaratat e reperit ndaj Trevor Noah , i cili do të prezantojë eventin e këtij viti më 3 prill, ishte një faktor në procesin e vendimmarrjes. Sulmi i reperit ndaj Noah është i fundit në një varg postimesh të pazakonta nga muzikanti në kohët e fundit./ KultPlus.com

Drake dhe Kanye lënë anash inatet personale, performojnë bashkë në skenë

Pritja për më shumë se një orë nuk i irritoi aspak fansat të cilët ishin mbledhur të enjtën në Los Angeles për të përcjellur Drake dhe Kanye West duke performuar bashkë, transmeton KultPlus.

Kanye West dhe Drake mahnitën fansat ndërsa dyshja më në fund lanë mënjanë inatet e tyre për të performuar në një koncert “Free Larry Hoover”.

Edhe pse raportohej shumë nëpër media se kishte një “luftë” inatesh që po zhvillohej mes Drake dhe Kanye, këta të dy arritën që në fund të performojnë bashkë.

Ndoshta më fund, mbështetësit e tyre mund edhe të dëgjojnë një bashkëpunim mes dyshës që ishte raportuar vite më parë. /KultPlus.com

Atletet e Kanye West dalin në shitje për 1.8 milionë dollarë

Një rekord i ri i atleteve është bërë nga reperi i njohur Kanye West.

Atletet Nike Air Yeezy të dizajnuara nga vet ai morën një shifër më të madhe seç pritej.

Atyre iu vu çmimi prej 1.8 milionë dollarë.

Sotheby’s kishte një çmim prej 1 milion dollarë për këpucët speciale.

Ryan Chang, koleksionisti nga Nju Jorku i cili solli atletet e West në treg, është shumë i lumtur për këtë rekord të ri./ KultPlus.com

Reperi Kanye West rivalizon Trumpin e Bidenin për president të SHBA-së

Reperi amerikan, Kanye West, ka njoftuar se do të kandidojë për president të SHBA-së, katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

21 herë fituesi i çmimit Grammy festoi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së duke e dhënë këtë njoftim në Twitter, që është shoqëruar me reagime të ndryshme dhe dyshuese.

“Tani duhet të përmbushim premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Po kandidoj për president të SHBA-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai ka marrë edhe përkrahjen e themeluesit të Teslas, Elon Musk, i cili i është përgjigjur, “E ke mbështetjen time të plotë”.

Një gjë të tillë ai e kishte paralajmëruar edhe më herët, kur në nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se po planifikon të kandidojë në vitin 2024.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ai ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tij për president, por që ende ka kohë ta bëjë një gjë të tillë.

Kënga e re e Kanye Westit për protestat në ShBA (VIDEO)

Kanye West është kthyer me një këngë të re. Ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Wash Us in the Blood”.

Videoklipi i “Wash Us in the Blood”, është krijuar nga videoartisti dhe bashkëpunëtori i Westit, Arthur Jafa, shkruan Pitchfork.

Kënga është miksuar nga Dr. Dre, derisa pjesë e saj është edhe reperi Travis Scott, transmeton KOHA.

Videoklipi i “Wash Us in the Blood”, nis me pamjet nga protestat që janë duke ndodhur në SHBA, e pjesë e saj janë edhe imazhet nga turi i Kanye West “Saint Pablo Tour”.

“Wash Us in the Blood” shënon kthimin e Kanye West, pas albumit të vitit të kaluar “Jesus Is King”, derisa kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të titulluar “God’s Country”. /KultPlus.com

Kanye West paralajmëron projekte të reja dhe bashkëpunimin me Dr. Dre

Reperi amerikan, Kanye West, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë disa projekte të reja, përfshirë edhe bashkëpunimin me Dr. Dre.

West e Dre pritet të sjellin një version të ri të këngës “Jesus is King”, transmeton KOHA.

Ylli amerikan gjithashtu ka nisur bashkëpunimin me Gap për të krijuar një linjë të veshjeve. Ai udhëheq labelin e modës Yeezy, që në bashkëpunim me Gap, pritet të sjellin linjën e re të veshjeve në vitin tjetër, shkruan BBC. /KultPlus.com

Forbes: Kanye West, reperi i dytë që bëhet miliarder

Pas rishikimit të financave të tij sipas kërkesës, Forbes thotë se Kanye West tani zyrtarisht është miliarder.

Një raport i ri nga revista amerikane vlerësoi se ylli i hip-hopit ka pasur prej 1.3 miliardë dollarësh, transmeton KultPlus.

E sipas Forbes kjo pasuri kryesisht vjen falë linjës së atleteve “Yeezy”, që kap vlerën e 1.26 miliardë dollarëve.

E me këtë rast Kanye West bëhet vetëm reperi i dytë që bëhet miliarder, pas Jay-Z.

Përkundër që është njëri nga reperët me më së shumti shitje në 20 vitet e fundit, fitimet nga muzika janë vogla krahasuar me ato nga atletet.

Labeli i tij “Good Music”, dhe të drejtat diskografike kapin vlerën e 90 milionë eurove, sipas Forbes.

Kurse pjesa tjetër e pasurisë së tij janë: 81 milionë dollarë në prona dhe 21 milionë në tokë. Kurse ekipi i reperit ka listuar 17 milionë euro kesh, dhe 35 milionë në aksione.

E përkundër këtyre vlerësimeve Kanye West ka thënë se është nënvlerësuar pasuria e tij, duke e vlerësuar në 3.3 miliardë dollarë. / KultPlus.com

Kanye West kontribuon në ushqyerjen e të moshuarve gjatë pandemisë së koronavirusit

Reperi 42-vjeçar, Kanye West, me shumë bujari po i përkrahë dy organizata bamirëse në Chicago dhe Los Angeles, të cilat kanë për qëllim t’i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie të koronavirusit.

Josephine Wade e cila e udhëheqë organizatën “We Women Empowered” në Chicago, tha: “Kur e morra lajmin se, Kanye West, dëshiron t’i ndihmojë të moshuarit në Chicago, që është vendlindja e tij, mbeta pa fjalë nga emocionet. Dhe vetëm me një telefonatë të thjeshtë, mund të themi se bota jonë ka ndryshuar.”

Organizata në fjalë siguron ushqim me dërgesë për personat e moshuar në rajonin e Chicagos ku reperi West është rritur, transmeton KultPlus.

Ylli i hitit “Jesus Walks” besohet se ka dhuruar të holla edhe për organizatën “The Dream Center Los Angeles”, e cila po ashtu sigurohet t’iu dërgojë ushqim në shtëpitë e tyre, të gjithë personave të prekur nga koronavirusi e të cilët janë në izolim.

Kanye dhe bashkëshortja e tij, Kim Kardashian West, kanë qenë mjaft aktiv në përpjekjen për ta ndihmuar publikun gjatë kësaj periudhe vetizoluese.

Kim është kujdesur ta shfrytëzojë platformën e saj në Instagram dhe t’iu bëjë thirrje 163 milionë ndjekësve të saj që të tregohen të kujdesshëm, të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në parandalimin e koronavirusit i cili sidomos për të moshuarit po rezulton të jetë vdekjeprurës. / KultPlus.com

Fotot e artistëve që ngritin vetëdijen mbi shëndetin mendor mashkullor

Një ekspozitë me fotografitë e artistëve shumë të famshëm synon që ta ngritë vetëdijen mbi shëndetin mendor mashkullor.

Yje si Kanye West, Skepta, Grace Jones, Damon Albarn, Jarvis Cocker, Arctic Monkeys, The Prodigy dhe të tjerë do të jenë pjesë e saj.

Ekspozita mban titullin “Më Dëgjo me Kujdes”, ndërkaq fotografitë janë vepër e fotografit të shquar të muzikës, Andrew Cotterill.

Ndërkaq ai ka bashkëpunuar me ilustruesin, Ben Tallon, i cili është përkujdesur për fjalët përreth imazheve të tyre.

Ekspozita do të jetë e hapur për dy javë duke filluar nga data 23 maj./KultPlus.com