Anulohen dy festivale të njohura muzikore si shkak i Covid-19

Përhapja e Covid-19 bëri që edhe dy festivale tjera me nam botëror të anulohen për këtë vit, shkruan KultPlus.

Bëhen fjalë për festivalet e muzikës, “Coachella” dhe “Stagecoach”, të cilat as këtë vit nuk do të mund t’i ofrojnë publikut muzikë live.

Lajmin e ka bërë të ditur të premten, Zyrtari i Shëndetit Publik të Qarkut Riverside Dr. Cameron Kaiser.

Ai nënshkroi një urdhër për heqjen e ngjarjeve të prillit, duke përmendur Covid si fajtor.

Qindra mijëra fansa u dyndën në festivale çdo prill përpara pandemisë dhe më shumë do të kishin qenë edhe këtë vit, pas bllokimeve dhe vdekjes së muzikës live, por doktori thotë se nuk është e sigurt që njerëzit të vijnë nga të gjitha anët e botës së shkatërruar nga virusi.

Kjo është hera e dytë me radhë prej kur këto dy festivale nuk po mund të organizohen fizikisht. / KultPlus.com

Organizatorët e “Coachella” lansuan trailerin e dokumentarit “20 Years In The Desert”

Organizatorët e festivalit “Coachella” e kanë publikuar trailerin e parë të dokumentarit të tyre për YouTube, me titull “20 Years In The Desert”.

Festivali është bërë bashkë me platformën gjigante në realizimin e dokumentarit, i cili do ta nderojë historinë e kësaj ngjarjeje muzikore, që nga themelimi i saj në vitit 1999.

Ky projekt e shënon premierën në YouTube më 10 prill, në të njëjtën ditë kur ishte planifikuar të fillojë festivali, transmeton Koha.

Organizatorët e “Coachellas” kanë premtuar se dokumentari do të përfshijë pamje të pa para më herët, sid he performance të yjeve të njohur të muzikës si: “Radiohead”, Billie Eilish, Kanye West, Madonna, Daft Punk, Travis Scott, “Rage Against the Machine”, “LCD Soundsystem”, “Pixies”, “Swedish House Mafia”, “Jane’s Addiction”, “The White Stripes”, Beck, Björk dhe të tjerë.

Më 10 mars të këtij viti, organizatorët e kësaj ngjarjeje e bënë të ditur lajmin se festivali po shtyhej për në muajin tetor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ata gjithashtu e lëshuar një deklaratë për media përmes së cilës e informuar publikun se, festivali do të mbahet në fundjavat 9-11 tetor dhe 16-18 tetor.

“Coachell” fillimisht ishte planifikuar të mbahet fundjavën e dytë dhe të tretë të muajit prill, dhe ndër yjet të cilët pritej të performonin ishin: Travis Scott, Frank Ocean dhe bendi “Rage Against The Machine”.

Anulohet festivali i madh “Coachella”, për shkak të Koronavirusit

Shtyhet për një datë të pacaktuar festivali i famshëm Coachella.

Një nga festivalet më me influencë kohëve të fundit, që ka zgjuar një vëmendje të madhe dhe po bën që artistët të kërkojnë të performojnë aty është anuluar.

Kjo për shkak të shpërndarjes në masë të madhe të Coronavirusit në Evropë, e organizatorët kanë parë të udhës që ky festival të mos anulohet në tërësi, por të shtyhet për një datë të tjetër.

Madona dhe Milley ishin dy emrat e famshëm të botës muzikore që deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival. /KultPlus.com

Kanye West, Justin Timberlake dhe Childish Gambino në Coachella

Coachella është ende gjashtë muaj larg, por tashmë po dihen performuesit kryesorë.

Burimet kanë treguar për mediat amerikane se lista e artistëve performues do të konsistojë nga Childish Gambino, Justin Timberlake dhe Kanye West.

Gambino, i cili më parë e ka shtyrë turneun e tij “This is America Tour” për shkak të një lëndimi në këmbë, më parë performoi në Coachella në vitin 2012.

Kanye performoi në vitin 2006 dhe më pas në vitin 2011.

Kjo do të jetë hera e parë që Timberlake do të performojë në këtë festival.

Zyrtarisht lista e artistëve performues nuk do të bëhet e ditur seri në janar.
Festivali Coachella mbahet nga 12-14 prill dhe 19-21 prill. /KultPlus.com
https://twitter.com/HITSDD/status/1046844210375057409/photo/1

Hiti i Selena Gomezit u krijua për Rita Orën

Këngëtarja Rita Ora ka performuar në Coachella dhe dalja në skenë për të kishte një rëndësi të cilën të pranishmit nuk e kuptuan.

Ylli me prejardhje nga Kosova në vend të hiteve të saj këndoi këngën “It Ain’t Me”, e cila është realizuar në bashkëpunim të Kygos me këngëtaren Selena Gomez.

Rita ka treguar se kënga që ka arritur 450 milionë klikime në YouTube ishte e shkruar për të, prandaj nuk e kishte të vështirë që ta këndonte edhe në Coachella.

“Kemi punuar së bashku për një kohë dhe kur ai [Kygo] më telefonoi, nuk mund ta refuzoja”, ka thënë Rita Ora, transmeton Koha.net.

“Ai më pyeti nëse mund t’ia bëja një të mirë dhe ta këndoja këngën. Më pëlqeu ajo këngë. Ishte i shkruar nga ekipi im, prandaj e dija. Ishte e lehtë [ta këndoja]”, ka shtuar ajo.

Kënga jo vetëm që ishte shkruar nga i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt, por tema e hitit të Selena Gomezit ishte për lidhjen e këngëtares shqiptare me producentin Watt.

Beyonce kthen Destiny’s Child në Coachella (VIDEO)

Destiny’s Child kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme në Coachella.

Këngëtarja e njohur Beyonce, ka kthyer për një natë Kelly Rowland dhe Michelle Williams, dhe të tria morën vëmendjen në festivalin e muzikës në Kaliforni, Coachella, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

‘Trio’ hapi performancën e tyre me hitin e vitit 2004 “Lose My Breath”, më pas me “Say My Name” dhe “Soldier”.

Kjo ishte hera e parë që ato janë shfaqur bashkë që nga viti 2015 në “Stellar Gospel Music Awards”.

KultPlus ju përcjellë një video nga paraqitja e tyre atje: