Shkolla Finlandeze me program të kolegjit me renome botërore EtonX për të zhvilluar aftësitë e mendimit kritik tek nxënësit

Shkolla Finlandeze njofton se ka filluar bashkëpunimin me EtonX, pjesë e kolegjit me renome botërore, Eton College, për të ofruar zhvillimin e aftësive të shekullit 21 në mendim kritik, zgjidhjen kreative të problemeve, qëndrueshmëri, ndërmarrësi, dhe ndikimi në shoqëri.

Dr. Virpi Vatanen, Drejtoresha e Shkollës Finlandeze, ceku rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe se si do të ndikojë tek nxënësit. “Aftësitë e shekullit 21 si mendimi kritik, zgjidhja kreative e problemeve apo edhe ndërmarrësia janë aspekte shumë të rëndësishme të kurrikulës së shkollës sonë dhe të implementimit të modelit. Jam shumë krenare që do të punojmë me EtonX, pjesë e kolegjit me renome botërore Eton, për të pajisur nxënësit tanë me këto aftësi përmes kurseve online të zhvilluara dhe të ofruara nga EtonX.”

Si pjesë e këtij projekti, nxënësit e Shkollës Finlandeze do të kenë mundësinë të vijojnë kurse online me ritmin e tyre individual drejtpërdrejt të ofruar dhe dizajnuar nga EtonX ku pas përfundimit do të pranojnë edhe certifikatën. Në këtë mënyrë, përveç zhvillimit të aftësive të tyre, do të kenë mundësinë t’ua shfaqin certifikatën edhe universiteteve të ardhshme ose punëdhënësve në të ardhmen.

Kurset e EtonX iu mundësojnë nxënësve kudo në botë të përfitojnë nga ekspertiza e kolegjit Eton në zhvillimin e nxënësve në individë të aftë dhe rezultate të larta në mësim. Edukimi nga Eton vlerëson aftësitë konkrete të nevojshme paralelisht me mësimnxënien akademike. Kurset EtonX ngërthejnë shekuj të tërë me ekspertizë nga Eton College të cilat përgatsin nxënësit me aftësitë e nevojshme për t’u transformuar në liderë dhe për të arritur suksese në universitetet më prestigjioze në botë.

Duke u bazuar në sistemin numër 1 në botë të arsimit, sistemin finlandez; duke pasur si pjesë të stafit numrin vazhdimisht në rritje të mësimdhënësve ndërkombëtarë dhe finlandez; duke ofruar përdorimin e teknologjisë më të re dhe të avancuar me iPad për secilin nxënës; me një qasje të fokusuar në fenomene dhe lojra si dhe në zhvillimin e aftësive të shekullit 21, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla më innovative ndërkombëtare në Ballkan. Vizitoni kampusin tonë inovativ afër rrethit të QMI ose na kontaktoni në +383 45 235 650, https://kosovo.finnish.school/ ose në Facebook www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

(Shkrim i sponsorizuar nga Shkolla Finlandeze)

Njihuni me super mësuesen tonë të klasës 1, Dr. Katrianna, njëra nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë

Dr. Katrianna do t’iu bashkohet Shkollës Finlandeze të Kosovës këtë vit si mësuese e klasës 1 dhe kordinatore e grupit për klasët 0-2, pas 8 viteve mësimdhënie në shkollat fillore të Helsinki. Ajo ka përvojë të gjerë në mësimdhënie nga shkolla fillore deri në nivel universitar. Dr. Katrianna është vlerësuar si një nga 100 inovatorët e edukimit në Finlandë nga Hundred.org dhe ka pranuar çmimin “Teachers Can” për krijimin e metodave inovative dhe të reja si dhe modele pedagogjike nga Universiteti i Helsinki.

Dr. Katrianna ka diplomë të Bachelor dhe Master në Edukim (mësimdhënie në shkollë fillore), BSc dhe MSc në Agrikulturë dhe Pylltari, si dhe doktoraturë në Studime të Ambientit, të gjitha nga Universiteti i Helsinki. Para se të fillonte karrierën në mësimdhënie në nivelin fillor, Dr. Katrianna ishte hulumtuese në pedagogji të arsimit të lartë në Universitetin e Helsinki si dhe ka publikuar artikuj në disa nga revistat akademike me renome botërore. Ajo është aktiviste e komunitetit gjithmonë me dëshirën dhe fokusin për të bërë ndryshimin në rrethin e saj.

Filozofia e mësimdhënies sësaj është: “Për mua, është e rëndësishme të lehtësoj eksperiencën e mësimnxënies kuptimplotë në baza ditore dhe të krijoj një ambient kreativ të mësimit. Hulumtimet e mia arsimore fokusohen në praktikat e vlerësimit dhe mendimit të mësimdhënies. Filozofia e pedagogjisë kritike është stimuluesi im kryesor brenda klasës; fuqizimi, përvetësimi, mendimi kritik, si dhe kultura janë disa nga fjalët kyqe në filozofinë e mësimdhënies sime. Unë bashkëpunoj ngushtë me kolegët e mi si dhe familjet e nxënësve.”

Kemi kënaqësinë dhe nderin të kemi një mësimdhënëse të klasit botëror tani në kampusinë tonë.

Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

(Shkrim i sponsorizuar nga Shkolla Finlandeze)

Shkolla Finlandeze ofron komplet shkollimin online

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth pezullimit të mësimit në të gjitha nivelet arsimore në Kosovë për të parandalimin e Coronavirusit (COVID-19), Shkolla Finlandeze në Kosovë ka ndërmarr aksion të menjëhershëm për të ofruar zhvillimin e mësimit në të gjitha nivelet përmes platformave elektronike për të siguruar që nxënësit shfrytëzojnë kohën e tyre larg ambientit shkollor duke qenë të angazhuar në mësimnxënie.

Për Shkollën Finlandeze ky proces ka qenë relativisht i lehtë duke marrë parasysh nivelin e teknologjisë që posedon shkolla si dhe iPad-ët për secilin nxënës si dhe përgatitjen superiore të mësimdhënësve për përdorim të teknologjisë në edukim. Përmes platformave elektronike të cilat shkolla veq i ka në përdorim, nxënësit do të ndjekin të gjitha mësimet online, njësoj sikur të ishin në shkollë, duke përfshirë edhe orarin e njëjtë me atë të shkollës.

“Siguria dhe shëndeti i nxënësve janë primar për ne, prandaj kemi mirëpritur nismën e qeverisë për të pezulluar përkohësisht mësimin në shkolla. Ne kemi qenë të përgaditur që kjo mund të ndodh dhe kemi bërë përgatitjet e duhura që menjehërë të fillojmë ofrimin e gjithë shkollimit online dhe pa ndërprerje,” potencoi Kaija Leena Salovaara, drejtoreshë e shkollës. “Përmes aktiviteteve atraktive, video ligjëratave, kuizeve, diskutimeve online dhe projekteve virtuale, mësimdhënësit tanë do t’iu mundësojnë nxënësve angazhim jashtë ambientit shkollor me një qasje tejet inovative dhe në të njëjtën kohë do të aftësojnë nxënësit të përvetësojnë shkathtësi të të mësuarit online, të mësohen të punojnë në distancë, zhvillojnë shkathtësi organizative dhe arritjen e afateve kohore për të përfunduar të gjitha detyrat e tyre në lëndët e caktuara.”

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

(Shkrim i sponsorizuar)

Shkolla Finlandeze aprovohet të ofroj program dhe diplomë të klasit botëror të ‘Cambridge’ për nxënësit e shkollës së mesme

Shkolla Finlandeze në Kosovë është akredituar dhe aprovuar nga Cambridge Assessment International Education (pjesë e Universitetit të Cambridge) për të ofruar programin dhe diplomën e mirënjohur të Cambridge për shkolla të mesme. Hapja zyrtare do të bëhët me një ceremoni rasti e cila mbahet me 5 Mars nga ora 17:00 në kampusin e Shkollës Finlandeze edhe me pjesëmarrjen e Atasheut Kulturor & Drejtorit të British Council dhe Zv Ambasadorës së Finlandës në Kosovë.

Cambridge Advanced përgatit nxënësit për universitet dhe arsim të lartë dhe ju mundëson atyre të marrin diplomën e shkollës së mesme e njohur si Cambridge International AS & A Level. Diploma e Cambridge për shkollë të mesme është njëra ndër diplomat më të njohura, të pranuara, dhe të respektuara në botë sa i përket kualifikimeve të shkollës së mesme.

Christine Özden, Drejtoreshë Ekzekutive e Cambridge Assessment Inernational Education, thotë: “Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se Shkolla Finlandeze në Kosovë i është bashkuar komunitetit botëror të shkollave Cambridge dhe ne mezi presim të kemi një marrëdhënie të gjatë dhe produktive me ta.”

Kaija Leena Salovaara, Drejtoreshë e Shkollës Finlandeze në Kosovë, thotë: “Jemi të lumtur që jemi akredituar dhe aprovuar për ofrimin e programit Cambridge A Levels e cila iu ofron mundësi të shkëlqyera nxënësve tanë në shkollë të mesme për t’u pranuar në disa nga universitetet më të mira në botë dhe në të njëjtën kohë të përgatiten për jetë përmes zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21. Në këtë mënyrë, ne bëhemi shkolla e parë dhe e vetme ndërkombëtare në vend e cila ofron një diplomë ndërkombëtare për nxënësit në shkollë të mesme.”

“Shkollat Cambridge” mund të transformojnë kurrikulën e tyre në mënyrë që t’iu përshtaten mënyrës se si ato dëshirojnë që nxënësit e tyre të mësojnë – me një numër të llojllojshëm të lëndëve dhe mënyra fleksibile të ofrimit të këtij programi. Ky program poashtu ndihmon nxënësit të zbulojnë aftësi të reja dhe një botë më të gjerë, si dhe i pajis ata me shkathtësi të transferueshme të nevojshme për jetë, dhe kështu mund të arrijnë sukses në shkollë, universitet, dhe punë. Një program i tillë do të ofrojë mundësinë e kombinimit të praktikave më të mira të sistemit arsimor finlandez me rigorozitetin dhe prestigjin e kurrikulës dhe kualifikimeve të Cambridge.

Çdo vit, rreth një milion nxënës nga 10,000 shkolla në 160 vende të ndryshme përgatiten për të ardhmen e tyre me programet dhe kualifikimet e Cambridge. Suksesi me Cambridge ka rezultuar në raste të shumta të pranimit të nxënësve në universitetet më të mira në botë – në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Australi, Kanada, Gjermani, Finlandë dhe vende të tjera. Për më shumë informata mund të klikoni në këtë link www.cambridgeinternational.org

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

(Shkrim i sponsorizur )

Nxënësit e Shkollës Finlandeze vjelin perimet e mbjellura në pranverë


Sot kur kemi hyrë në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, nxënësit e Shkollës Finlandeze kanë filluar të vjelin perimet e mbjellura në pranverë të këtij viti, në kopshtin e shkollës të quajtur “Garden of Earthly Delights”.

Shkolla Finlandeze ka qasje krejtësisht ndryshe të të mësuarit. Në këtë shkollë, fëmijët zhvillojnë shkathtësitë e shekullit të 21 përmes ndërthurjes së teknologjisë më të avancuar dhe punës praktike.

Për të kuptuar më mirë funksionimin e ekosistemit tonë, shkolla ka krijuar kopshtin e pemëve dhe perimeve ku secila klasë ka hapësirën e vet. Nxënësit vendosin vet se çfarë do të mbjellin dhe kujdesën që puna e tyre të prodhoj sa më shumë produkte bio. Në këtë mënyrë, nxënësit mësojnë për ushqimin e shëndetshëm, jetën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës.

Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-se, ndërsa për më shumë informata mund te kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

(Shkrim i sponsorizuar nga Shkolla Finlandeze). / KultPlus.com

‘Koonta’, qyteti brenda shkollës finlandeze

Shkolla Finlandeze ne Kosovë, ka sjellur inovacion të paparë në Kosovë, duke ju qasur të mësuarit krejtësisht ndryshe nga sistemi aktual tradicional.

Nxënësit arrijnë objektivat mësimore përmes përjetimit të situatave dhe zgjidhjes së problemeve nga vetë ata në vend të dhënies së përgjigjeve nga dikush tjetër. Kësaj metode të mësimdhënies më së shpeshti i referohemi si të mësuarit aktiv apo të mësuarit “eksperimental”.


Në Shkollën Finlandeze nxënësit simulojnë jetën profesionale dhe qytetarinë në ‘Koonta’ një qytet i improvizuar brenda Shkollës për të zhvilluar shkathtësitë e shekullit XXI.

Në Koonta, nxënësit mund të zgjedhin të jetnë ndërmarrës, inxhinier, menaxher apo kryetar. Duke performuar role dhe pozita të ndryshme, dhe përmes teknologjisë më të avancuar, ata mësojnë për shoqërinë, ekonominë dhe ndërmarrësinë. Kështu, nxënësit zhvillojnë kreativitetin, përvetësojnë aftësitë e duhura menaxheriale dhe sensin e të menduarit suksesshëm qysh në fillim të shkollimit të tyre.
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së.

Shikoni më shumë lidhur me Koonta në videon ne vijim: https://youtu.be/fT5d-Ed0Mlk. Ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650./KultPlus.com