Pjesëmarrje e gjerë në inaugurimin e ekspozitës “Prova” e Adrian Pacit

Ekspozita “Prova” e Adrian Pacit në Tiranë ka pasur pjesëmarrje të gjerë dhe shumë interes në hapjen e saj.

Ambasada e Italisë në Tiranë e cila e ka mbështetur këtë ekspozitë thekson se, “artisti është profesor pikture pranë Akademisë së Arteve të Bukura (NABA) në Milano dhe shquhet për aftësinë e tij për të rrëfyer histori dhe eksperienca edhe personale nëpërmjet krijimit të imazheve, videove, skulpturave dhe instalacioneve artistike.

Mes shumë artistësh dhe politikanësh, të pranishëm në sallë ishin edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 1 dhjetor 2019./atsh / KultPlus.com

Tre shqiptarë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Armeni

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Armenisë, Yerevan do të hapë dyert për të mirëpritur ekspozitën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, shkruan KultPlus.

Pjesë e kësaj ekspozite në të cilën do të ekspozohet puna e më shumë së 70-të artistëve ndërkombëtarë do të jenë edhe artistët shqiptarë Sislej Xhafa, Anri Sala dhe Adrian Paci.

Kjo ekspozitë do të mbahet më 25 shtator deri më 25 tetor si dhe do të zhvillohet në qendër të qytetit, në shtatë lokacione të ndryshme.

Kjo ngjarje përfshin një numër të madh të aktiviteteve si punëtori dhe diskutime me personalitet ndërkombëtare të fushës së artit.
Kjo është njëkohësisht edhe ekspozita e parë e artit bashkëkohor në Yerevan, brenda të cilës qëndrojnë të kombinuara piktura, skulptura, fotografi, video, instilacione e të tjera. Për më shumë informata klikoni këtu./ KultPlus.com

Adrian Paci, mrekullon me misteret e dritës në Museo Novecento

Artisti i njohur shqiptar i arteve të aplikuara, Adrian Paci, i njohur edhe si piktor dhe kurator, ka hapur një ekspozitë në Museo Novecento të Firences.

“Të gjithë janë të ftuar të ndjekin heshtjet, zërat, sfumaturat dhe misteret e dritës, pasi kjo e fundit është e pranishme në shumë vepra të Adrian Pacit, element që është në gjendje të lexojë, rilexojë dhe transformojë realitetin”, shkruan Museo Novecento.

“Këto do të jenë mënyrat për të filluar një veprimtari të vogël performuese që do të përfshijë të rinj dhe të moshuar për t’i dhënë dritë të re jetës sonë të përditshme, në përputhje me mendimin e artistit që thotë se ‘projekti im i ndërhyrjes në Arno konsiston në një shëtitje në mbrëmje në lumë, me një varkë, nga e cila dalin dhjetëra fije të shndritshme, që shkojnë ‘për të peshkuar’ imazhin e fshehur të fundit të Arnos. Të çosh dritën në errësirën e thellësisë së lumit për të kërkuar të bësh të dukshme atë që normalisht mbetet e fshehur, kjo është përpjekja ime”, shton Museo Novecento, përcjell ATSH.

“Për mua, arti, më shumë sesa produkti i një gjëje të re, është të bësh të dukshme, në mënyrë të ndryshme, atë që ne kujtojmë se e dimë”, shton Paci.

Paci është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave në Gjermani, Londër, Sevilje, Stokholm, Hjuston, Modena, Venecia, Paris, Milano Suedi dhe Montreal./ KultPlus.com

Adrian Paci, sjellë botën e emigrantëve në muzeun “Nëntëqind” në Firence

Artisti shqiptar çel ekspozitën “Me këto drita do të shërbehet nata” në Itali.

Ekspozita ka në qendër temën e emigrimit, të identitetit dhe të lëvizshmërisë. Ekzistenca interpretohet si një kërkim i vazhdueshëm, një lëvizje shumëvjeçare, dhe uji bëhet metaforë e idesë së fluksit dhe rrjedhjes. Do të qëndrojë hapur deri në shkurt 2018

Uji si metaforë e lëvizjes, fluksit, por edhe mundësisë së veprimit dhe reagimit. Është pikërisht kjo ideja në të cilën Adrian Paci është mbështetur për t’i dhënë jetë “Di queste luci si servirà la notte” (Me këto drita do të shërbehet nata), ekspozitës së tij personale, që është çelur në ambientet fiorentine, për të qëndruar hapur deri më deri në 11 shkurt 2018.

Çdo gjë rrjedh. Aforizma e famshme e Heraklitit, metaforë e ekzistencës si një monument i përjetshëm, është mendimi që i jep frymë ekspozitës së re personale të Adrian Pacit, e cila mbahet në katër ekspozita të ndryshme në Firence dhe përreth me titullin “Di queste luci si servirà la notte” nën kujdesin e Valentina Gensini-t. Në Firence është ekspozuar në disa nga sallat e Muzeut “Museo del Novecento” në sheshin “Santa Maria Novella” dhe hapësirat sugjestive të “Le Murate. Progetti Arte Contemporanea”, në rrugën Ghibellina. Ndërsa, dy hapësirat e tjera janë në vendet e Pelago-s dhe Montelupo Fiorentino, vetëm pak kilometra larg. Shkruan Shekulli.com. Ajo që bashkon tre vendet është lumi Arno pasi iniciativa nis në kontekstin e “Sensi Contemporanei”, një kantier hulumtimi që ka si qëllim krijimin e një parku lumor.

Ekspozita ka në qendër temat e emigrimit, të identitetit dhe të lëvizshmërisë, të gërshetuara me intensitet dhe poezi. Përshkruhen histori personale dhe risillen fakte dhe transformime të historisë së ditëve të vona, Paci tejkalon eksperiencën personale dhe trajton emigrimin dhe lëvizshmërinë si kusht ontologjik, ashtu edhe aktual në një moment historie, kur vetë konceptet e shtëpisë dhe identitetit (kulturor, politik dhe social) vihen vazhdimisht në diskutim. Ekzistenca interpretohet si një kërkim i vazhdueshëm, shkruajnë mediet italiane, një lëvizje shumëvjeçare, dhe uji bëhet metaforë e idesë së fluksit dhe rrjedhjes.

“Me këto drita do të shërbehet nata”, – shpjegon Paci, lind si një ndërhyrje në lumin “Arno” nëpërmjet një veprimi performues, por më tej puna spostohet drejt një reflektimi mbi dialogun dhe tensionin midis dritës dhe errësirës, mes sipërfaqes dhe thellësisë, mes të dukshmes dhe të padukshmes. Prezenca e njeriut është ajo që aktivizon këtë dialog pa pretenduar për të arritur në një konkluzion”. / KultPlus.com

Për njerëzit që ndryshojnë, Adrian Paci me ekspozitë në Firence

Do të jetë hera e parë e artistit shqiptar në Toskana të Italisë.

Museo Novecento dhe Kompleksi Le Murate do të mirëpresin kësisoj artistin Adrian Paci për ekspozitën “Lights to serve the night”, e cila do të hapet me 11 nëntor.

Projekti artistik i Pacit fokusohet në emigrimin, identitetin dhe eksplorimin e ndryshimit të shtëpive dhe identiteteve të individëve e popullatës në përgjithësi. Pesëdhjetë punë do të ekspozohen në Museo Novecento, dy në Le Murate dhe nga një në dy lokacione: Pelago dhe Montelupo Fiorentino.

Duke kombinuar fotografitë, performancën, pikturat dhe videon, ekspozita përdorë historisë personale dhe ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në botë për të ilustruar ambientin rreth njerëzve, dhe natyrën rreth tyre e cila ndryshon përgjithmonë, shkruan KultPlus.

Elementi kryesor i ekspozitës është një barkë në formë meduze që lëvizë nëpër Lumin Arno.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 11 shkurt të vitit tjetër, në këtë rajon të Firences.

Paci, në anën tjetër, ka një histori të ekspozimeve ndërkombëtare, mes tyre në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe në Museo MAXXI në Romë. / KultPlus.com