“N’shoqninë tonë, ma mirë me kon m*t, se gru”

Shkruan Flamur Kuçi.

“Çuuu… çuuu… se nuk t’merr kerkush kshtu,. Ora 9, ti hala n’gjume”.

Çu, eshte fjala qe sa here permendet, ty ta shkakton nifar dridhje n’bark, nifar sikleti, t’rrotullohet zemra… E pse a thu? Se kjo fjale çdo here ta ka nderpre qetesine, ta ka lon n’gjyst gezimin, e besa ta ka lon edhe buken n’fyt.

…Çu laji ent’ se serialet s’kryhen kurre; Çu lshoja karrigen djalit se u lodh’; Çu qitma nji gote uje; Çu çele deren, a s’pe nin zilen a?; Çu kqyr mos e ka qit” “skllopka”… E sa here s’ke dasht’ mu çu, ke hanger naj bertime, ose edhe ma keq, naj shuplake…
Nejse! U çove edhe sot, pa deshiren tande, po per deshiren e babit, qe ka qef ti me ja bo buken, e vllaznit kur t’kthehen prej pune me pas’ dreken gati. S’ka lidhje se ke flejt shume vone – Gjyshe e ki, s’ki qare pa e kqyr. Edhe ashtu je e pa-pune, studente, ata “po t’majne”, duhet m’i bo punt’ e shpise.

Tu e la banjon, si me tute hin n’telefon, e sheh qe ai djali qe ja keni nis me shkrujt qe nja 1 muj, ka kerku llogari per “last seen” – Çka ke bo ti deri n’3? A m’the po flej? Pse nuk m’ki kallxu qe pe kqyr gjyshen?… A passwordin e fejzbukit, ta ka lyp meniher zotnia, mas javes dyte qe keni fillu me fol… edhe PO, ti ja ke dhan’ se qashtu duhet, + tu ka dok’ djale i mire, i ke besu, masi inxhinier i IT’s erifi… Tash? Duhet me duru, “se ki met”, edhe tutesh po marrin vesh familja qe ke fol me to, e haj medet…
Masi u rrasen fort’ mire me buke, babi me vllaznit, ja nisin refrenit: Ndrroje pak, bon najher najsen tjeter; E kishe bo shume gjelbt’; Ta kishe nxe pak bile… e shkojne e shtrihen te televizori, me kqyr futboll si zakonisht, e ku presin me ju sherby ka 5-6 çaja secilit. – “S’ma paske ndrru limonin, edhe ik prej televizorit a pe sheh qe ke tu e dhan’ goll” – t’bertet babi… E kryten mo shyqyr. Tu i hek edhe levoret e kikirikave qe kane ra n’tepih, i nin tu fol per hise – cilen shpi cilit, cilin lokal cilit, cilen are me shit e cilen me dhan’ per banesa. Per ty, as qe diskutohet bile, vec najher kur t’permendet Kanuni – qysh ti je rob, se ty nuk t’takon hise, se ti thjesht’ je dera e huj…

Kane ra me flejt tash. Edhe gjyshja s’po ankohet sot. Pak kohe per veten, ma n’fund. E merr pak “librin e autoshkolles” me msu per test, per ate leje t’kerrit, qe mezi me pare t’burses e pate regjisrru, tu e dit qe kurre s’kane me ta dhan’ kerrin me vozit’. Gjumi po t’merr me liber n’dore, amo ti po ki qef me hi n’fejzbuk, po s’po don me pas probleme prap… Hin n’snapchat. Aty nuk ka last seen. Merzitesh shume, kur e sheh qiken e axhit Bedri, Donjetën, qe u vesh’ e u ndreq’, e e ka bo nji snap “Night out” para pasqyres edhe ka ra me flejt… T’shkreten, s’pe lojn’ mo me dal’ prej kur ju ka “grabit” motra e madhe Ardita. Edhe ma keq… Tash edhe gjumi t’kaloj. Nuk t’bjen n’mend dicka tjeter, pos fjalve te dajes Abaz, kur i pat’ shku gruja n’spital, e ky i bojke punt’ e shpise: “N’shoqnine tone, ma mire mu kon m*t, se gru”./ KultPlus.com

Thyen heshtjen Elvana Gjata për vrasjen në ish-Bllok

Televizioni “Report” zbardh detaje të komunikimit te Elvana Gjates me grupin hetimor lidhur me përplasjen me armë zjarri në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit.

Burime të televizionit saktësuan se Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie, ndërsa në kërkim policor vijon të jetë i fejuari i saj Ervin Mata, protagonist në përleshjen me armë zjarri me grupin e Ervis Martinajt.

Elvana Gjata 3 javë më parë i ka dërguar me postë prokurorisë, por detajet e letrës janë bërë publike vetëm sot. Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokal “Monopol”, edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.

“Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore, jam njohur nga mediat se kërkoni dëshminë time. Sapo të jem në Shqipëri do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia”, ka thënë Gjata.

Edhe sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, por edhe dëshmitarëve, këngëtarja Elvana Gjata s’ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish-bllok ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti një viktime e dy të plagosur./ KultPlus.com

Intervista ku Faik Konica e quante tradhtar dhe të korruptuar Ismail Qemailin

E shpalli pavarësinë e Shqipërisë, por Ismail Qemajli duket se nuk po del të ketë qenë shumë “i pastër” në politikë. Sipas Faik Konicës, ish-kreu i atëhershëm i qeverisë së përkohshme ka qenë i korruptuar nga shpirti e nga zakonet, njeri pa ideal dhe pa parime, si dhe një person që ka qenë i gatshëm për të gjitha kompromiset.

Faik Konica kishte dhënë një intervistë për “Universul” më 10 janar 1914, ku është pyetur për Ismail Qemalin dhe Esat Pashën, ndërsa përgjigja e tij nuk ka qenë pozitive.

“Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset. Esad Pasha është një “condotier” mesjetar, që as nuk di metodat as nuk ka skrupujt e një shtetari modern. Është nga shkolla e Abdul Hamidit, prej së cilës ka ruajtur një suvënir të gjallë. Mirëpo është energjik dhe, po të drejtohej mirë, mund të përdorej me dobi për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Nga natyrat e tyre do të kuptoni edhe aktet e tyre”, kishte thënë Konica në një intervistë në 1914, dy vite pasi që Shqipëria në krye me Ismail Qemali u shpall e pavarur.

Kjo është intervista e plotë e Konicës për “Universul” më 10 janar 1914:

Faik konica ka dhënë një intervistë për “Universul” më 10 janar 1914, ku është pyetur për Ismail Qemalin dhe Esat Pashën, ndërsa përgjigja e tij nuk ka qenë pozitive.

Cila është situata e brendshme politike në Shqipëri, a ekzistojnë atje parti politike dhe cilat janë programet dhe pikëpamjet e tyre? A varen programet e tyre politike nga besimet fetare?

Në Shqipëri ka dy parti të mëdha, të cilat nuk janë ende të organizuara përfundimisht: partia nacionaliste me nuancë liberale dhe partia reaksionare konservatore, turke për nga fryma. Klasa e kultivuar në përgjithësi dhe shqiptarët e Rumanisë dhe të Amerikës bëjnë pjesë në të parën, myslimanët dhe grekomanët me shkolla të kryera në Stamboll përbëjnë të dytën. Besimet fetare nuk hyjnë në formimin e këtyre dy partive.

Nacionalistët kërkonin në kohën e regjimit turk autonominë administrative dhe përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa unë me grupin tim deri edhe ndarjen nga Turqia. Partia reaksionare donte, përkundrazi, statu-quo dhe ruajtjen e bashkimit me Turqinë. Mbas luftës [ballkanike, – A.P.] nacionalistët e përshtatën programin duke kërkuar një shtet të ri, me konceptime të reja, i cili të shkëputej nga traditat orientale: një shtet nacional për nga fryma dhe oksidental për nga metoda. Me njerëz të rinj për këto situata të reja. Partia reaksionare kërkon vijimësinë e sistemit dhe frymës së administratës turke me gjendjen e vjetër të punëve. Nacionalistët dëshirojnë të kombëtarizojnë edhe kultin. Të dy udhëheqësit e Shqipërisë aktuale, sa Esad Pasha aq edhe Ismail Bej Qemali, bëjnë pjesë në partinë reaksionare, duke përdorur dhe duke imponuar gjuhën turke në administratë në vend të gjuhës kombëtare, çfarë është skandaloze.

Të dyja këto parti politike a janë dakord për emërimin e një princi të huaj? A është princi Wied i pranueshëm nga këto parti?

Reaksionarët, përshtat parimeve dhe pikëpamjeve të tyre, dëshirojnë një princ musliman, ndërkohë që nacionalistët, duke qenë se nuk ekziston ndonjë dinasti kombëtare, kërkojnë princ të huaj. Populli, siç është i lodhur nga kaq trazirë, duke dashur të shpëtojë nga luftërat e brendshme dhe duke marrë vesh që princi Ëied është i pëlqyeri i Fuqive të Mëdha, e ka pranuar në heshtje.

Si mund të shpjegohet komploti më i fundit turk në Shqipëri?

Shumë thjesht: klasat drejtuese, të varfëruara mbas lufte dhe duke pasur nevojë për para, morën para dhe bënë komplotin në interes të atij që ka paguar dhe që do të pagojë edhe më.

Ç’opinion keni zotëria juaj për këto dy personalitete “en vogue” [fr. në modë, – A.P.] tani në Shqipëri: Esad Pashën dhe Ismail Bej Qemalin?

Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset. Esad Pasha është një “condotier” mesjetar, që as nuk di metodat as nuk ka skrupujt e një shtetari modern. Është nga shkolla e Abdul Hamidit, prej së cilës ka ruajtur një suvënir të gjallë. Mirëpo është energjik dhe, po të drejtohej mirë, mund të përdorej me dobi për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Nga natyrat e tyre do të kuptoni edhe aktet e tyre.

Ç’parashikoni zotëria juaj për shtetin e ri shqiptar?

Shqipëria, që del nga një krizë e tmerrshme (katër vite kryengritjesh dhe një vit pushtimi, pra pesë vite trazirash) dhe që ka qenë sunduar për katër shekuj nga brutaliteti dhe keqqeverisja e regjimit turk, ndodhet – afërmendsh – si një i sëmurë që nuk është lehtë të ngrihet në këmbë, punë që do të dojë disa kohë, porse jam absolutisht i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e saj.”

Nga: “Universul”, XXVII, nr. 8, 10 janar 1914 © shqip Intervista sillet nga studiuesi Aurel Plasari./ KultPlus.com

Rrëfimi i padëgjuar i luftëtarit që nuk e la vetëm Adem Jasharin në betejën e fundit

Pak kush e njeh Sadik Halilin nga Dubovci i Vushtrrisë.

Ai ka një histori sa rrëqethëse po aq edhe të lavdishme, e të cilën nuk e ka treguar asnjëherë më parë.

Kjo ka të bëjë me familjen Jashari që marsin e vitit 1998 po luftonte me ushtrinë dhe policinë serbe.

Me një automatik dhe një pushkë, “luftëtari i panjohur” deri më tani, në vitin 1998, bashkë me vëllanë e tij, Isakun, u nisën në këmbë nga Dubovci i Vushtrrisë për në Prekaz për t’i dalë në ndihmë Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Sadik Halili, 78 vjeçar, rrëfen ekskluzivisht për gazetën inFokus detaje nga beteja më e rëndësishme për çlirimin e Kosovës.

Me plot emocion ai tregon se nga vendi ku kishte mbetur i vrarë vëllai i tij e vet ishte plagosur, kishte parë e dëgjuar për herë të fundit britmat e fëmijëve nga kullat e Jasharajve.

Emrat dhe si u shkoi jeta: Këta ishin 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919)

Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”. Në deklaratë shkruhej ; “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.

Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeministër Qeverisë së Përkohshme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.

Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917)

Gjatë kryengritjes së Kurbinit 1905-1907, hyri si ndërmjetës midis popullsisë dhe administratës osmane. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Elbasanit (1909). Përfaqësues i krahinës së Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh nënkryetar i qeverisë së përkohshme. Firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Kaçorri”.

Vehbi Dibra Agolli (1867-1937)

Mori pjesë në vitin 1909 në Kongresin e Dibrës, mbështeti alfabetin me shkronja latine të Kongresit të Manastirit. Më 28 nëntor 1912 në krye të delegatëve të Dibrës, merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh kryetar i Pleqësisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në organizmin e kryengritjes shqiptare të vitit 1913 kundër pushtimit serb në zonën e Dibrës.

Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara (1842-1917)

Jorgji Karbunara ishte përfaqësues i Beratit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Në këtë Kuvend, ai u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Njihej për hapjen e shkollave shqipe në Berat.

Elmas Boce (1850-1925)

Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1880. Ndihmoi hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Elmas Boce”

Qazim Kokoshi (1882-1945)

Zgjidhet delegat i Vlorës në Kuvendin e Gërçes në vitin 1911. Merr pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Në vitin 1921, zgjidhet deputet i qarkut të Vlorës në Këshillin Kombëtar. U arrestua dhe vdiq në burg pas 1944-s.

Jani Minga (1872-1947)

Ishte ndër nismëtarët e hapjes së klubit patriotik “Labëria” dhe të shkollës së parë shqipe në Vlorë (1908). Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Minga”.

Rexhep Mitrovica (1888-1960)

Mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe ishte njeri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë. Një nga themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. U zgjodh senator i Kosovës në Këshillin Kombëtar të Lushnjes.

Dhimitër Tutulani (1875-1937)

Në nëntor të vitit 1912, zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin historik të Vlorës, ku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Dh. Tout.”. Në vitin 1918 ishte delegat në Kongresin e Durrësit dhe në vitin 1920 në Kongresin e Lushnjes. Në vitin 1925 ishte kryetar i Bashkisë së Beratit.

Abas Dilaveri (Çelkupa) (1850 – 1926)

Gjatë viteve 1905-1907 u lidh dhe bashkëpunoi me Dom Nikoll Kaçorrin. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mori pjesë në mbledhjen e parë Kuvendit të Vlorës. Delegat i Durrësit, Deklaratën e Pavarësisë, e firmosi me siglën “Abas Dilaver”.

Shefqet Dajiu (1882-1946)

Në nëntor të vitit 1912, zgjidhet si përfaqësues i Elbasanit në Kuvendin historik të Vlorës për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”. Në vitet 1920-1923 është deputet i Elbasanit në parlamentin shqiptar. U arrestua dhe vdiq në burg në vitin 1946.

Xhelal Koprencka (1876-1919)

Nismëtar për hapjen e shkollave shqipe në vitin 1908 në Skrapar. Zgjidhet delegat i Skraparit në Kuvendin e Vlorës dhe ishte një nga 40 firmëtarët. E firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Xhelal Ko.”. Zgjidhet anëtar i Pleqësisë.

Hajredin Cakrani (1860-1940)

Në vitet 1908-1909, bashkëpunoi ngushtë me klubet atdhetare “Labëria” të Vlorës dhe të Filatit. U zgjodh delegat i Mallakastrës në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor të vitit 1912, ku firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Hajredin Cakrani”. Pjesëmarrës në luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë.

Iljaz Vrioni (1882-1932)

Në nëntor të vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin historik të Vlorës, ku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”. Në vitin 1920, zgjidhet delegat i Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Katër herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris.

Murad Toptani (1867-1918)

Poet, publicist. Mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912 si delegat i Tiranës dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Murad Toptani”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani (kushëri i tij), i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj si: libra, korrespondencën, antikuarë.

Luigj Gurakuqi (1879-1925)

Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit. Pjesëmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkë hartues me I. Qemalin i Memorandumit të Greçës. Gjatë vitit 1912, ishte ndër organizatorët e kryengritjes së përgjithshme. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën “Luz Gurakuqi”. Ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar dhe përsëri përfaqësues i Shkodrës në Kuvendin Kushtetues në vitin 1924. Ministër i Financave në qeverinë e Nolit. U vra në Bari në 2 mars 1925.

Spiridon Ilo (1876-1950)

Shoqëroi Ismail Qemalin në udhëtimin Trieste-Durrës-Vlorë. Merr pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”. Në vitin 1914, përfshihet në çetën e Themistokli Gërmenjit në luftimet kundër shovinistëve grekë.

Thanas Floqi (1884-1945)

Jurist, gjuhëtar, botues, kompozitor. Mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Thanas V. Floqi”. Më pas punoi si jurist në administratën shtetërore në Vlorë.

Lef Nosi (1873-1946)

Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Në qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet në detyrën e ministrit. Anëtar i delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Në vitin 1945 u burgos dhe dënua me vdekje. U pushkatua në vitin 1946.

Nuri Sojliu (1870-1940)

Mbështeti Kongresin e Elbasanit dhe atë Manastirit, ku mbështeti alfabetin latin të gjuhës shqipe. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Strugës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Nuri”.

Ferit Vokopola (1887-1967)

Teolog dhe ekonomist. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjes në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “M. Ferit Vokopola”. Ferid Vokopola ishte përfaqësues i Beratit, në Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Ministër i Bujqësisë në kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).

Ymer Deliallisi (1873-1944)

Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ymer”. Në vitin 1920, përfaqëson nënprefekturën e Shijakut në Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.

Xhemal Deliallisi (1880-1941)

Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Xhemmalyyddin bej”. Ngarkohet me detyra në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës dhe më pas në administratën e Princ Vidit.

Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)

Si delegat i Krujës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. U caktua nënprefekt në Vlorë dhe më pas sekretar i parë i Qeverisë së I. Qemalit. Më 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte deputet i Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1921. Pas ardhjes së komunizmit u detyrua të arratisej. Mustafa Kruja vdiq në SHBA më 27 dhjetor 1958, në moshën 71-vjeçare.

Abdi Toptani (1864-1942)

Në vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur të malësorëve të Shëngjergjit e të Shupalit kundër administratës osmane. Në Kuvendin e Vlorës ai firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Abdi”. U zgjodh ministër i Financave në Qeverinë e parë shqiptare.

Veli Harçi (1850-1914)

Veli Harçi ishte veprimtar i klubit patriotik të qytetit, ai përfaqësoi Gjirokastrën në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Veli Harçi”.

Nebi Sefa (1861-1942)

Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në Kuvendin e Vlorës ku nënshkroi Aktin e Pavarësisë me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane.

Mit’hat Frashëri (1880-1949)

Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. Më 1941 është një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. U detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria bashkë me gjermanët. Vdiq në New York, SHBA, më 3 tetor 1949.

Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)

Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Në Kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmosi në Aktin e Pavarësisë me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah Mit’hat Frashërit. Në vitin 1951 u arrestua dhe u burgos. Vdiq, më 1957.

Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949)

Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe u caktua të shoqëronte Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë. Firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”. Mbështeti qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist.

Sali Gjuka (1876-1925)

Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmosi Aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë. Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit.

Dhimitër Berati (1888-1970)

Firmosi Aktin e Pavarësisë së 28 nëntorit 1912, nën siglën “D. Beratti”, si delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Berati u emërua sekretar i kryetarit të Qeverisë, anëtar i Pleqësisë si dhe u caktua drejtor i përgjithshëm në gazetën e qeverisë së Vlorës. Në Konferencën e Paqes më 1919 ishte delegat i shqiptarëve të Bukureshtit.

Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)

Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Ishte kundër rregjimit komunist.

Dimitër Zografi (1878-1945)

U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i Pleqësisë. Kundërshtoi vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.

Pandeli Cale (1879-1923)

Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Zgjidhet anëtar i qeverisë së parë shqiptare. Merr pjesë aktive në lëvizjen patriotike që çoi në Kongresin e Lushnjes më 1920. Po atë vit ishte Prefekt i Korçës, ndërsa në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar.

Bedri Pejani (1885-1946)

Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924). Në nëntor 1912, mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Në vitin 1943 ishte nga nismëtarët për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe deri në vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftës u arrestua dhe vdiq sapo doli nga burgu, në 1946.

Qemal Mullaj (1881-1966)

Në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës dhe firmosi Aktin e shpalljes së Pavarësisë me siglën “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës i Botërore u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, për t’u rimarrë përsëri me politikë. Deputet në parlamentin e parë shqiptar.

Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)

Në nëntor të vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, së bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhën delegatë të Ohrit e Strugës për në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Dr. H. Myrteza Aliu”. Përsëri si përfaqësues i Ohrit e Strugës ishte delegat në Kongresin e Lushnjës më 1920.

Aristidh Ruci (1875-1950)

Merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Ishte delegat i Vlorës në Kuvendin që shpalli pavarësinë dhe firmosi Aktin me siglën “A. Ruci”. U zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937.

Zyhdi Ohri (1872-1938)

Në vitet 1898-1900 u përfshi në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Në nëntor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Zuhdi Ohri”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Në janar 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës./ dita

Artistët urojnë 28 Nëntorin si zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë urime të shumta po bëjnë qytetarët shqiptarë. Ndër këto urime vjen edhe një mjaft i veçantë nga artistët e Kosovës.

Ata kanë publikuar një fotografi bashkë me regjisoren Zana Hoxha Krasniqi, teksa kanë bërë shqiponjën (simbolin kombëtarë), ashtu siç e bëri zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së dy qeverive, Kosovë – Shqipëri, shkruan KultPlus.

Për shqiponjën e Enver Hoxhajt, është folur mjaft shumë nëpër rrjete sociale ndërsa artistët zgjodhën ta urojnë 28 Nëntorin, ashtu si Hoxhaj./ KultPlus.com

‘Sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara’, si u kumtua lajmi për vdekjen e Adem Jasharit në Shqipëri (Video)

Lajmi për vrasjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte raportuar në pothuajse në të gjitha mediat botërore. Ky lajm kishte ngjallur mjaft pikëllim edhe në Shqipëri, shkruan KultPlus.

“Sot secili prej nesh është Adem Jashari”, ishte një nga fjalitë e moderatorit nga Shqipëria. Përmes lajmeve qendrore të Televizionit të Shqipërisë, moderatori Asllan Bajrami, ishe ai që kishte kumtuar lajmin për vdekjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke thënë se ata që mendojnë se Adem Jashari nuk ekziston më, mashtrohet rëndë.

“Sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara. Sot secili prej nesh është Adem Jashari, çdokush që mendon që ai nuk ekziston mashtrohet rëndë. Liri dhe dritë në përjetësinë e Legjendës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LAVDI!” , ishin fjalët e tij gjatë raportimit për vdekjen e Adem Jashari. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=nZtdTiVPhTg

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

Nga Pashko Vaso

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

Kujtimet personale të Ismail Qemalit për Shpalljen e Pavarësisë

Rafael Floqi

“Në një periudhë të shkurtër, u gjeta i rrethuar nga tetëdhjetë e tre delegatët e Kongresit, muslimanë dhe të krishterë, të cilët kishin ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, pavarësisht, nëse ato ishin apo jo të pushtuara prej ushtrive të huaja. Kongresi u hap menjëherë. Në mbledhjen e parë të 28 Nëntorit 1912, u votua unanimisht Shpallja e Pavarësisë.

Tubimi më pas u ndërpre dhe anëtarët u larguan nga salla për të ngritur në shtëpinë time, në shtëpinë ku isha lindur, dhe ku kishin jetuar paraardhësit e mi, në mes të përgëzimeve të mijëra njerëzve, flamurin e lavdishëm të Skënderbeut, i cili kishte fjetur i palosur për 445 vitet e fundit. Ky ishte një moment i paharrueshëm për mua; me duart që më dridheshin, me shpresë dhe krenari, fiksova në ballkonin e banesës së vjetër, Flamurin e Sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë. Dukej, sikur shpirti i heroit të pavdekshëm, kaloi në ato momente si një zjarr i shenjtë, mbi kryet e gjithë popullit…”

Është shkruar shumë për Ismail Qemalin, por kjo dëshmi e Ismail Qemalit botuar, në korrik të 1917 në revistën periodike angleze “The QuarterlyReview “, një revistë e njohur kulturore politike, e themeluar në mars 1809, botuar nga LondonPublishingHouse e John Murray, shtypur njëkohësishtnë Londër dhe NewYork, është ajo që jep, një tablo më të plotë të ditëve, para dhe pas Shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë, e parë dhe rrëfyer me perspektivën e vetjake të Ismail Qemalit botuar vetëm pesë vjet pas Shpalljes së Pavarësisë.

Prandaj një pjesë të së cilës e kam zgjedhur t’ia jap lexuesit, në këtë 106 vjetor, shërben si dëshmi direkte sa e thellësisë së mendimit, sa të ndjenjave, gjykimeve patriotike aq dhe të iluzioneve dyshimeve dhe gabimeve, sa të dritëhijeve,aq edhe të patriotizmit të zjarrtë të plakut të urtë, Ismail Qemali. Është një mundësi e mirë për të gjykuar faktet vetë.

Ne numrin e saj 452, të shtatorit 1917, Ismail Qemali, botoi siç e shihni në këtë kopertinë,shkrimin“Shqipëria dhe Shqiptarët” (Albaniaand the Albanians), ku parashtron historinë e kombit shqiptar dhe rëndësinë që shqiptarët,duhet të kishin shtetin e tyre të pavarur.Ismail Qemali nuk ishte i panjohur për shtypin britanik, ai i kishte dëshmuar kujtimet e tij, gazetarit Somerville, në librin, ‘The memories of Ismail KermalBey’,(Kujtimet e Ismail Qemal Beut), me parathënie nga William MortonFullerton, dhe që qenë botuar në Londër me 1920, pas vdekjes se tij, por në to, përfshihej koha e tij në Perandorinë Osmane dhe nuk përfshiheshin ngjarjet e pas vitit 1910.

Megjithatë,gjatë hulumtimeve të mia, në referencat ku shkruhej për Ismail Qemalin e Shqipërinë, përmendej shpesh pikërisht, ky artikull i kësaj prestigjiozeje Britanike, qe jetoi gjer kur u mbyll në vitin 1967.Ndaj u nisa përudhë dhe e gjeta këtë shkrim aq me vlerë për historinë tonë kombëtare.

Në pjesët që kam zgjedhur për t’u paraqitur sot, janë sa shqetësimet dhe gëzimet, sa dilemat dhe paqartësitë e kohës të lëvizjes sonë kombëtare, dhe të vetë shpallësit të PavarësisëKombëtare, Ismail Qemali Bej Vlorës. Këtu do të shihni nëpërmjet optikës dhe perspektivës dhe këndvështrimit të gjykimit të tij,madhështinë dhe dobësitë e babait të kombit shqiptar, iluzionet e fundit mbi Perandorinë Otomane, dhe kthesën e madhe për pavarësi kombëtare,besimin dhe zhgënjimin nga Fuqitë e Mëdha,si edhe përshkrimin e gjallë e të drejtpërdrejtë të ngjarjes më të madhe,ngritjes së Flamurit Kombëtar,më 28 Nëntor.

Në artikullin e tij, pas disa parashtrimeve historike të çështjes kombëtare, Ismail Qemali bënnjëanalizë të kohës dhe të gjendjessëShqiptarëve në kohën e Revolucionit Xhonturk (*), si parakusht i shkaqeve të fillimit të lëvizjes sonë kombëtare.

“Duhet të pranojmë se Abdul Hamidi, shkruan Ismail Qemali,që ndiqte shumë nga afër çdo lëvizje shqiptare dhe, qoftë për arsye personale a politike, por ai nuk arriti t’u kushtonte vëmendje më serioze kërkesave dhe ndjesive të këtyre subjekteve. Faza e fundit e çështjes Maqedonase, dhe vendimi i marrë nga Evropa lidhur me organizimin e atij vendi, u dukej shqiptarëve, se mund të komprometonte unitetin e tyre kombëtar. Ata filluan, për pasojë, të ndiejnë një shqetësim akut, duke pyetur veten, se çfarë fati do ta priste vendin e tyre. Pikërisht, në këtë këndvështrim kritik, turqit e rinj kërkuan ndihmën e shqiptarëve për realizimin të programit të tyre politik, i cili në fillimet e para, dukej se ishte në përputhje me aspiratat kombëtare shqiptare “për bashkimin e të gjitha elementëve të ndryshëm etnikë, nën të njëjtin flamur të drejtësisë dhe barazisë, duke u krijuar atyre idenë se kështu ata mund të kontrollonin çdo ambicie të huaj”.

Dhjetë mijë shqiptarë të armatosur u tubuan në Ferizaj më 15 korrik 1908 dhe i dërguan Sulltanit një telegram të famshëm, që i bëri atij një përshtypje më të madhe sesa të gjitha demonstrimet e turqve apo të gjitha përfaqësive diplomatike të Evropës.

Në atë kohë isha në Paris, pohon Ismail Qemali. Më 22 korrik Muhixhedin Beu, i ngarkuari me punë i Turqisë, më zgjoi në orën një të mëngjesit për të më treguar një telegram të posaçëm nga Sulltani, i cili e shprehte kështu qëllimin e tij si mëposhtë: Nëse do t’ia kishte lejuar koha, do të më kishte dërguar mua njeriun e vettë besuar,Iliaz Beun, për të biseduar me mua se çfarë do të qe ishte gjëja më e mirë që duhej të bëhej të atë moment kritik.

Ai i kishte thënë atij, “Shkoni tek Ismail Beu menjëherë dhe lutuni atij që t’ju japë mendimin e vet me shkrim, të cilin, pastaj ai do t’ia përcillte Sulltanit me telegraf. Unë i dorëzova përfaqësuesit të Sulltanit përgjigjen time, e cila e këshillonte Madhërinë e Tij, që pa asnjë moment vonesë, të shpallte Kushtetutën, që ishte i vetmi mjet i efektshëm dhe mënyra e vetme e sigurt, për të grupuar të gjithë popujt e Perandorisë nën fronin e tij. Unë, duke e kuptuar moralin dhe mentalitetin e turqve të rinj, si dhe motivin e tyre për kursin politik që po ndiqnin, gjithashtu i rekomandova, që Madhëria e Tij të merrte të gjitha masat e nevojshme, për të parandaluar një agresion nga ana e aventurierëve në pushtet, dhe të tërhiqte me vete pa ndërhyrjen e tyre si pa e kuptuar me rastësi edhe ndihmën ndaj popullatës shqiptare. Kështu dy ditë më vonë, u shpall Kushtetuta; dhe në përputhje me rregulline ri Sulltanit, siç i kisha shkruar atij në planin tim, të cilin ia kisha parashtruar para të ngarkuarit me punë, i cili, siç duket, ia ishte dërguar sovranit nëpërmjet po të njëjtit kanal diplomatik.”

“Shpejt, pohon Ismail Qemali, shqiptarët zbuluan qëllimet e vërteta të Komitetit të Bashkimit Përparimit dhe e perceptuan edhe hendekun që qëndronte ndërmjet – koncepteve të tyre politike dhe programit të Unionistëve.

Me bashkim, shqiptarët kuptonin një grupim popujsh tëndryshëm nën flamurin e Kushtetutës osmane, i cili do të forconte Perandorinë nëpërmjet bashkimit së të gjithë popujve të saj, duke ua garantuar secilit popull ekzistencën e vet kombëtare. Komiteti, nga ana tjetër, mendonte vetëm për bashkimin e të gjithëpopujve të ndryshëm, duke i detyruar ata që të mohonin origjinën e tyre kombëtare, dhe kështu, në përpjesëtimedhe me konfirmimin e pjesëmarrjes së tyre në qeveri, qe shtuar dhe rritur edhe ambicia e tyre për ta realizuar këtë program. Rrjedhoja e parë,si pasojë e veprimit të tyre, ishte aneksimi i Bosnje dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria dhe shpallja e pavarësisë së Bullgarisë.”

Gjatë qëndrimit tim në qytetin tim të lindjes, shton Plaku i Vlorës, mësova nga një burim i besueshëm, se cila ishte ideja kryesore e Komitetit, dhe sesi Komiteti Qendror i Selanikut,e kishte hartuar planinpër ta venënëjetëkëtë ndryshim politik. Qëllimi i tij, ishte të siguronte një përparësi të trefishtë: Së pari, rritjen e popullaritetit të tyre në të gjithë vendin, së dyti,të bëntediskreditimin e ish-burrështetasve osmanë, të cilët,në atë kohë kërkonin t’i hiqnin qafe me çdo kusht, dhe së treti, të përdorninlikuidimite tyre politik si mjet për ta çliruar vendin nga ndikimi i huaj, në mënyrë që të mund të zbatonin politikën e tyre të unifikimit racor, me një forcë më të madhe.

Kur u ktheva në Stamboll, të gjithakëto çka po ndodhnin, nxitova t’ia vija në dukje Qamil Pashës, dhe i kërkova atij, që të mos toleronte më punën e komiteteve revolucionare, ekzistenca e të cilave përbënte një anomali dhe një rrezik të madh për krijimin e një qeverie të rregullt. Po për fat të keq, Veziri i Madh i motçëm,veproi gabim dhe u përpoq ta përdorte këtë paralajmërim, si një topuz për të frikësuar Sulltanin. Komiteti, duke u rritur e fuqizuar u bë edhe më i guximshëm, dhe pa pritur përfundimin e bisedimeve me Austro-Hungarinë dhe Bullgarinë, e mori pushtetin me anën e një grusht shteti.

Akti i parë i Kabinetit të parë Unionist, ishte shpallja e ligjit të famshëm drakonian mbi shtypjen e çetave, qëllimi i vetëm i të cilit, ishte të legjitimonte, një përpjekje kriminale osmane ndaj Shqipërisë. Turqit e Rinj, të cilëtshihnin tek shqiptarët, veçse muslimanë, që nuk kishin ide politike, përtej shmangies së pagesës së taksave, ishin të bindur, se me drejtimin dhe ushtrimin e presionit, ata do të bëheshin shtetas osmanë të dëgjueshëm, dhe otomanë të zakonshëm të urtë, dhe kësisoj do të shërbenin si një shembull për kombësitë e tjera. Duke e ushqyer këtë shpresë, ata bënë, në një kohë prej më pak se dy vitesh, katër ekspedita kundër Shqipërisë. Por, shqiptarët, të cilët gjatë shekujve u kishin rezistuar fuqivetë kaq shumë perandorive të mëdha, të cilët, nuk kishin fjetur rehat as në kohën e Abdul-Hamidit, dhe nuk ishin tmerruar fare nga këto përpjekje të turqve. Përkundrazi, politika agresive e turqve të rinj, ishte tharmi që shkaktoi ringjalljen e ndjenjave të tyre kombëtare, duke i gjallëruar e ushqyer e duke i bërëgjithnjë e më të freskëta. Sukseset që ushtritë e Xhavidit dhe Shefqet Pashës kishin arritur aty-këtu mbi shqiptarët, vetëm sa e nxitën flakën e revoltëssë tyre.

Megjithatë, shqiptarët, entuziazmi i të cilëve kurrë nuk i çon ata përtej karakterit të tyre natyror, bëri që, madje, edhe në këtë moment kritik, të jepnin prova për vetëpërmbajtjepolitike dhe të tregonin largpamësi. Ndërkohë që gjaku i tyre po ziente për mbrojtjen e të drejtave të tyre kombëtare,unë, në cilësinë e liderit, me kolegët e mi shqiptarë, bëmë çdo përpjekje të mundshme, si në mbledhjet publike të Parlamentit, ashtu edhe në takimet private me ministrat edhe në Dhomën e Parlamentit, kjo edhe për arsye, dhe të një ndjenje të detyrës patriotike, duke u treguar atyre ndjenjat e vërteta, të cilat ushqenin shqiptarët, në përgjithësi,si ndaj Sulltanit dhe Perandorisë së tij, nga ana tjetër ne iu vumë në dukje atyre edhe rrezikun nga një lufte e pakuptimtë. Por fatkeqësisht, të gjitha paralajmërimet tona të sinqerta, nuk u morën parasysh.

Në verën e vitit 1911. Shkruan Ismaili,shkova në Cetinë, për t’u bashkuar me krerët e Malësoreve, të cilët ishin strehuarpas kërcënimeve të ShefqetTurgut Pashës, me gjithë familjet e tyre në Malin e Zi. Duhet të shpreh këtu, mirënjohjen tonë për mbretin Nikolla, i cili më ndihmoi në detyrën time, dhe me mikpritjen e tij miqësore,e cila i ndihmoi familjet që ishin strehuar në Malin e Zi me dashamirësi e njerëzillëk. Pas një rezistence të guximshme, të gjithë delegatët e malësorëve, nënshkruan në një takim në Gërçë, një memorandum, të hartuar në nxitjen time, që përmbante dymbëdhjetë pikat e kërkesave kombëtare, duke përsërituredhe një herë sigurimin e ruajtjes të lidhjeve me Perandorinë Osmane. Për fat të keq, kjo periudhë paqeje ishte mjaft e shkurtër. Dhoma e re, zgjedhja e të cilës ishte imponuar me qëllimine forcimit të pozitës të një qeverie otomane të pastër turke, filloi sërish lojën e vjetër, duke marrë me një dorë sot, atë çka e kishin dhënë me dorën tjetër dje.

I shqetësuar nga ky qëndrim i ri i Portës-s dhe, duke u bindur se lufta e Turqisë me Italinë do të çonte në një luftë të përgjithshme në Ballkan, duke e rrethuar Shqipërinë nga të gjitha anët, unë u drejtova, me një qarkore nga Nica, ku banoja, bashkëkombësve të mi, duke u bërë me dije kështu të gjitha qendrave shqiptare, dhe,duke iu kujtuar atyre, domosdoshmërinë për të qenë të gatshëm, për t’u përballur me çdo eventualitet.

Këto masa të zymta, dhe pakënaqësia e përgjithshme e shkaktuar nga Lufta Tripolitane, e detyruan Shqipërinë të hynte në një kryengritje të përgjithshme. Egërsia e ashpër e turqve të rinj, në përpjekjen e tyre për të absorbuar popujt endryshëm, e bëri rezistencën tonë të pashmangshme, dhe na detyroi qëtë luftonim vetë për të garantuar jetën tonë si komb.

Të sfiduar dhe të sulmuar në ekzistencën tonë si popull, edhe pse menduam se kjo luftë do të ishte në kundërshtim me dëshirën për të qëndruar brenda Perandorisë, ne kishim, mbi të gjitha, të drejtën për të punuar për shpëtimin e vendit tonë.Kryengritja e Përgjithshme dhe lufta ndaj Perandorisë ishte eminente. Duke e lënë Vlorën përsëri për të shkuar në Stamboll, unë u vizitova kur mbërrita në Trieste, nga koloneli Beshkir, i cili më tha, se Princi Mirko i Malit të Zi, donte të bisedonte me mua në Porto-Rosso, afër Triestes. Kur e takova princin ai më paraqiti një telegram nga mbreti, babai i tij, që më ftonte ta takoja atë në Tivar, për të diskutuar mbi rolin që mund të luante Shqipëria, në luftën kundër Turqisë,si dhe për avantazhet që ajo mund të nxirrte nga një pjesëmarrje e tillë. Ky takim, megjithatë, nuk ndodhi, pasi unë e konsiderova si të parakohshëm, dhe mendova më mirë, në çdo aspekt, siç edhe ia shpjegova në përgjigjen time telegrafike edhe mbretit Nikolla, se fillimisht unë do të duhej t’i drejtohesha, së pari, Kabinetit të ri, ministrave kryesorë, të cilët ishin miq të mi personalë, në mënyrë që të përpiqesha, që ata ta arrinin ta kuptonin më mirë situatën.

Por, kur po bëja këto përparime, zbulova se thjesht po përballesha me një pengesë të verbër që nuk pranonte ta njihte situatën e rënduar, ose që nuk po i merrte në konsideratë kërcënimet që po u parashtroheshin, të cilat ua lashë t’i kuptonin, pa tradhtuar burimetkonfidenciale,që kisha marrë në Porto-Rosso. Porta e Lartë, e konsideroi se duhet të merreshin vetëm masa të zbutura për këtë rast, dhe nuk pranoiqë të ndërmerrnin hapat energjikë, që po kërkoheshinnga situata. Duke e pasur parasysh këtë qëndrim, dhe faktin se aleatët e Ballkanit i kishin shpallur luftë Turqisë dhe se ushtritë bullgare kishin pushtuarKirk-Kilissan, ndërsa ushtritëserbe kishin kapur Shkupin, kuptova se kishte ardhur koha,që ne shqiptarët të merrnim vetë masa tona energjike, për shpëtimin e vendit tonë.

Veziri i Madh, Qamil Pasha, më shtyu t’i qëndroja pranë atij, dhe më ofroi një portofol në Ministrinë e tij. Në rrethana të tjera, unë do ta kisha pranuar atë post nderi me qejf, por tani, një detyrë më e lartë më detyroi ta refuzoja. Vendi im nuk ishte më Turqia, dhe unë i detyrohesha që të gjitha shërbimet e mia tërësisht,t’ia kushtoja vetëm vendit tim. Qamil Pasha, më në fund, u përpoq për ta arsyetuar urgjencën e tij, të cilën unë nuk arrita ta kuptoja, dhe ne kështu u ndamë me një keqardhje të dyanshme”.

“Gjatë udhëtimit tim të kthimit, unë arrita në Bukuresht, ku kishte një koloni të madhe shqiptare. Si rezultat, pas një takimi që patëm atje, pesëmbëdhjetë bashkatdhetarë të mi vendosën të ktheheshin pas bashkë me mua në Shqipëri. U telegrafova të gjitha viseve të Shqipërisë për t’i njoftuar mbërritjen time dhe u deklarova, se kishte ardhur momenti, për të realizuar aspiratat tona kombëtare. Në të njëjtën kohë unë kërkova që delegatët nga të gjitha pjesët e vendit të dërgoheshin,në Vlorë, ku do të mbahej një Kongres Kombëtar”.

?

Në Vjenë mora një telegram nga një mik personal nga Budapesti, i cili më ftoi të shkoj atje, për të pasur një takim me një personalitet shumë të lartë. Takimi im i parë në Budapest ishte me kontinAndrassy, ku takova edhe kontin Hadik, mikun e tij të vjetër, dhe ish-Nënsekretarin e Shtetit, i cili më tha, se personi në fjalë që unë do të takoja, nuk ishte njeri tjetër, përveçse konti austriak Berchtoldi. E takova këtë të fundit,gjatë së njëjtës mbrëmje në shtëpinë e kont Hadik. Shkëlqesia e Tij, i miratoi pikëpamjet e mia mbi çështjen kombëtare dhe me gatishmëri, më plotësoi kërkesën e vetme që i bëra, për të më vënë në dispozicion një anije, që do të më lejonte të mbërrija sa më parë,në cilindo port shqiptar që të mundesha, para se mbërrinte aty ushtria serbe. Ndërsa Vlora qe e bllokuar nga flota greke, unë isha i lumtur të zbrisja në Durrës. Atje po na prisnin dy anije luftarake greke, të cilat kishin qenë aty qysh nga mbrëmja e kaluar. Kapiteni ynë, ishte shumë i shqetësuar për ne, dhe jo pa arsye; edhe ne kishim të njëjtin shqetësim. Por oficeri që erdhi në bord, pasi bëri një kontroll të kujdesshëm, gjatë të cilit nuk gjeti asgjë, përveç disa armëve kë kishin shokët e mi, më la të zbrisja në tokë dhe anija jonë vazhdoi udhëtimin.

Kur zbritëm ne në liman, populli i Durrësit ishte në padijeni të plotë mbi të gjitha ngjarjet që po ndodhnin përreth. Të mashtruar nga lajme të rralla, të rreme që mbërrinin përmes kanaleve të paracaktuara, ata besonin se ushtria turke ishte fitimtare, sekishte pushtuar Filipopolin dhe po marshontenë Sofje dhe në Beograd. Ata,madje, as që e dinin, se serbët ishin në portat e tyre. Ardhja jonë, shkaktoi disa trazira në qytet, të cilat u nxitën nga elementi turq, me të cilët,qenë bashkuar edhe një pjesë të popullsisë lokale, e përbërë kryesisht me emigrantë boshnjakë, të cilët përhapën njoftimet, se ne ishim agjentë provokatorë. Por e gjithakjosituatë e veçantë dhe lokale, nuk e kishte penguar Durrësin me rrethina, që të caktonin delegatët e tyre, për në Kongresin Kombëtar,të cilët u nisën bashkë me mua, tok megrupin tim të vogël të shqiptarëve, nga Bukureshtipër në Vlorë. Ne udhëtuam me kuaj, dhe para se të arrija në vendndalimin tonë të parë, mësova, përmes një person të njohur ngarrethinat, i cili erdhi të takohej me mua, se komandanti turk në Janinë i kishte telegrafuar xhandarmërisë lokale disa urdhra për të më arrestuar mua,dhe për të më çuar në selinë e tij. Kështu ne e ndryshuam udhën tonë dhe kaluam natën në një fshat tjetër. Të nesërmen, po ky shef i xhandarëve, që do të kryente arrestimin tim,më solli një telegram, nga po i njëjti komandant i Janinës, i cili kërkonte nga autoritetet lokale, që të na pranonin me ndere, dhe se do të bënin atë çka të mundnin, për të na ndihmuar në udhëtimin tonë. Kjo, megjithatë, nuk na e qetësoi drojën,që kishim, por na konfirmoi lajmin alarmues, që kisha dëgjuar qysh mbrëmjen e mëparshme; dhe kështu, duke iushmangur rrugës,ku qemë të vëzhguar, morëm një rrugë tjetër më të sigurt, dhe më në fund, arritëm në Vlorë.

Këtu pritja jonë ishte krejt e ndryshme, nga ajo çka kishte qenë në Durrës. Një zjarr i shenjtë patriotizmi, kishte përfshirë këdo, kudo qytetin tim të lindjes, dhe entuziazmi dhe kënaqësia e popullit na përshëndeste ngado.Në një periudhë të shkurtër, u gjeta i rrethuar nga tetëdhjetë e tre delegatët e Kongresit, muslimanë dhe të krishterë, të cilët kishin ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, pavarësisht, nëse ato ishin apo jo të pushtuara prej ushtrivetë huaja. Kongresi u hap menjëherë. Në mbledhjen e parë të 28 Nëntorit 1912, u votua unanimisht Shpallja e Pavarësisë.

Tubimi më pas u ndërpre, dhe anëtarët u larguan nga salla për të ngritur në shtëpinë time, në shtëpinë ku isha lindurdhe ku kishin jetuar paraardhësit e mi, në mes të përgëzimeve të mijëra njerëzve, flamurin e lavdishëm të Skënderbeut, i cili kishte fjetur i palosur për 445 vitet e fundit. Ky ishte një moment i paharrueshëm për mua; me duart që më dridheshin, me shpresë dhe krenari, fiksova në ballkonin e banesës së vjetër, Flamurin e Sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë. Dukej, sikur shpirti i heroit të pavdekshëm, kaloi në ato momente si një zjarr i shenjtë, mbi kryet e gjithë popullit.

Me rifillimin e seancës, u zgjodha Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, me mandat për të formuar një Kabinet. Por unë e konsideroja të duhur që ministrat, duhet të zgjidheshin edhe nga Kongresi, prandaj hoqa dorë nga kjo cilësi, duke i rezervuar vetes sime, vetëm të drejtën e shpërndarjes së portofolave të ministrive. Qeveria u krijua, Kongresi zgjodhi tetëmbëdhjetë anëtarët, të cilët do të formonin Senatin.

Unë bëra me dije Fuqive të Mëdha krijimin e shtetit të ri (ndër to dhe Britanisë) dhe Portës së Lartë me telegramin e mëposhtëm:”Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë prej të gjitha anëve të Shqipërisë, pa dallim feje, të cilët sot janë mbledhur në qytetin Vlorës, kanë shpallur pavarësinë politike të Shqipërisë, dhe kanë formuar një Qeveri të Përkohshme, të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar, të rrezikuar nga shfarosja e ushtrive serbe dhe të çlirimit të tokave tona kombëtare, të pushtuara nga forcat e huaja. Duke u paraqitur këto fakte, duke iu bërë me dijeni të Shkëlqesisë suaj, kam nderin t’i kërkoj, Qeverisë së Madhërisë së tij Britanike, që ta njohë këtë ndryshim në jetën politike të kombit shqiptar.Shqiptarët, të cilët kanë hyrë në familjen e popujve të Evropës Lindore, nga të cilët, ata mendojnë se janë më të vjetrit, po ndjekin një qëllim të vetëm, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të bëhen kështu një element i ri ekuilibri. Ata janë të bindur se Qeveria e Madhërisë së Tij, si dhe e gjithë bota e civilizuar, do t’u japë shqiptarëve, një mirëpritje dashamirëse, duke i mbrojtur ata,prej të gjitha sulmeve, që rrezikojnëekzistencën e tyre kombëtare dhe kundër çdo ndarjeje të territorit të tyre”.

Asokohe, unë kisha vetëm një mendim mbi të gjitha problemet, e tani që më ishte dhënë pushteti presidencial, ne duhet të organizonim vendin në shkallë lokale në atë pjesë toke, që na kishte mbetur, për t’u treguar Fuqive të Mëdha se Shqipëria ishte e aftë ta qeveriste veten e vetdhe të meritonte besimin e Evropës. Sa për Sovranin e ardhshëm, që ishte interes për momentin, më ngacmonte shumëzgjedhja e personalitetit të tij, sesa parimi, nëse do të duhej të zgjidhnim midis një princi evropian apo mysliman. Mendimet e mia të sinqerta, favorizonin zgjedhjen e një të krishteri evropian; dhe në këtë ide, unë isha mbështetur nga të gjithë shqiptarët, si dhe nga konsideratat politike që duhej të merreshin parasysh me këtë rast. Vetëm një sovran evropian, do të mund të na drejtonte drejt familjes së madhe evropiane, ku po hynim. Çështja e fesë nuk u përfshi si preferencë në përcaktimin për një princ evropian, pasi që të triafetë e praktikuara në Shqipëri “si ai mysliman, katolik dhe ortodoks” kishin liri të barabartë dhe të plotë, pa asnjë rivalitet apo përparësi”.

Porta e Lartëmenjëherë pas marrjes së njoftimit për Pavarësinë, doli në kundërshtim të hapur me aspiratat tona.

Veziri i Madh, në një telegram, që i përgjigjej shënimit tim, u përpoq të na imponohej, si sovran, si një anëtar i familjes Perandorake. Sipas tij, Shqipëria mund të shpëtohej, vetëm duke qenë vasalee Perandorisë Osmane, duke pasur një Princ të Familjes Perandorake.

“Nga çfarë fuqie, pyeste ai,prisni ju të mbështeteni? Nga Austria? Italia? Mos harroni, shtonte ai, shembullin e Krimesë, pavarësia e së cilës nën mbrojtjen e Rusisë, ishte vetëm preludi për të përfunduar e nënshtruar nga ana e saj.

Përgjigja ime ishte, se Shqipëria nuk do të mbështetej as tek Italia e as tek Austria, por tek të drejtat e shqiptarëve për të ekzistuar, dhe për të pasur një shtet të tyre, si dhe në detyrën e Fuqive të Mëdha për të respektuar kombësitë e veçanta. Dhe shtova se për këtë Turqia, nuk mund të ishte, veçse një avokat i keq i çështjes së kombeve të lira, dhe se Shqipëria do të preferonte ta mbronte vetë çështjen e saj, por, nga ana tjetër, kur zgjidhja përfundimtare të vinte, ajo do të bënte gjithçka, që të mundte, për të parandaluar çdo pengesë, për marrëdhënie të mira me Portën e Lartë.

Kështu përfundoi ajo që unë mund ta quaja kandidatura e parë për fronin shqiptar, e cila u pasua nga të tjera, që nuk kishin peshë aspak tek shqiptarët, të cilët e vendosën besimin e tyre tek Fuqitë e Mëdha. Përkundër bllokimit të Porteve nga Greqia dhe të kërcënimit të ushtrive turke, të cilat ende mbanin pushtuar një pjesë të vendit, ne kaluam kohën,duke bërë organizimin e administratës dhe ruajtjen e rendit në pjesët që zotëronim. Heshtja e Fuqive të Mëdha dhe indiferenca e tyre ndaj pushtimit serb dhe shkatërrimit të vendit tonë, në të njëjtën kohë, kur Greqia po bllokonte dhe bombardonte qytetin e Vlorës dhe bregdetin, na e pështirosi dhe më tej qëndrimin e Evropës.

Pak më vonë, flota greke preu edhe kabllon e telegrafit, e cila pat qenë kanali i vetëm i komunikimit me botën e jashtme, kështu ne ishim plotësisht të izoluar, dhe të privuar nga të gjitha lajmet, për atë çka po ndodhte përtej kufijve tanë. Por një mbrëmje në fund të marsit të 1913, mësuam se një anije që mbante flamurin britanik, ishte ankoruar në port, dhe na njoftoi se bllokada ishte pezulluar. Ne, ishim natyrisht, të kënaqur me këto lajme. Të nesërmen në mëngjes mësova se kjo anije ishte jahti i Dukës de Montpensier (vëllait më të ri të Dukës sëOrleanit); i cili pak më vonë, dërgoi një lajmëtar tek unë, me një letër, nga Duka, në të cilën Lartësia e tij më informonte për objektin e vizitës së tij, përkatësisht, për dëshirën e tij për t’u bërë, një kandidat për fronin e ardhshëm të Shqipërisë. Kjo ndodhi, gjatë një ftese për të drekë në bordin e jahtit. E pranova, dhe pas drekës Princi dhe unë patën një bisedë të gjatë. Ai më tregoi, sinqerisht, qëllimet e tij. E sigurova se edhe unë isha i lumtur dhe i kënaqur, si për veten time, ashtu edhe për vendin tim, që një princ i shtëpisë mbretërore franceze, po aspironte për këtëdetyrë të vështirë, por të ndershme, për të sunduar mbi Shqipërinë. Por unë u detyrova të shtoj se, meqë bllokada na kishte mbajtur në padije të plotë rreth asaj çka ishte situata jonë,më saktë me vendimet e fuqive evropiane unë i shpreha atij keqardhjen, se ne nuk ishim në gjendje të merrnim një vendim në këtë situatë, edhe nëse ky do të ishte në konform me dëshirat tona.

Ditën tjetër, Lartësia e tij erdhi për të na bërë një vizitë në Vlorë. Ai bëri një turne në qytet, në të cilin ai pa me sy përshtypjen e shkëlqyer që ai vetë gëzonte si dhe simpatinë e popullit çka i shkaktoi më shumë keqardhje popullit dhe atij vetë. Unë u largova me princin në jahtin e tij më 1 prill 1913, me qëllim të takohesha me Fuqitë e Mëdha. Ai më la në Brindizi, dhe vazhdoi udhëtimin e tij për në Venecia. Pastaj shkova në mënyrë të suksesshme në Romë, Vjenë, Paris dhe Londër. Nuk kishte ndonjë mirëkuptim dhe asnjë vendim të marrë mbi këtëkandidaturë, që do të ishte aq mirëpritur për shqiptarët; dhe çështja e saj përfundoi aty. Por synimi im, për udhëtimin, ishte të luftoja për ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë në bisedimet me Fuqitë e Mëdha, e sidomos, në Londër, ku Konferenca e Londrës po diskutonte për zgjidhjen e çështjes ballkanike. Gjithashtu, desha të ngutesha për zgjedhjen e Sovranit të ardhshëm, i cili do të na ndihmonte për të siguruar stabilitetin e qeverisë kombëtare dhe për të hequr qafe të gjitha vështirësitë e brendshme që vazhdonin të na shkaktoheshin vazhdimisht, si rrjedhojë e të qenit në kushtet e qeverisjes së përkohshme. Në Vjenë konti Berchtold-i, qysh në takimin tonë të parë, më la të kuptoja, se sa nuk qe i lehtë realizimi i shpresës së Shqipërisë që t’i lejohej ruajtja e integritetit të plotë territorial asaj, pavarësisht, nga të drejtat e saj, dhe pavarësisht nga përpjekjet që ai vetë kishte bërë. Por goditja e parë e më dhimbshmja për mua, edhe më e keqja, ishte sepse më erdhi, ditën kur u largova nga Parisi për në Londër, ishte lajmi i dorëzimit të qytetit Shkodrës nga Esad Pasha tek malazezët. Kjo fatkeqësi, që ndodhi, pikërisht, ndërsa flota e Gjashtë Fuqive të Mëdha po manovronte përpara portit të me qëllim që ta detyronte Mbretin Nikolla, ta hiqte rrethimin, rrezikoi integritetin dhe, pothuajse, madje, edhe vetë ekzistencën e Shqipërisë. Në këtë situatë, çështja e prioritetit të kandidaturave për fronin, kaloi, domosdoshmërisht në vend të dytë,dhe të gjitha përpjekjet e mia tani e tutje, duhej t’i kushtoheshin çështjes së mbrojtjes të territoreve tona.

1-Xhonturqit ose Turqit e rinj (turqisht: JönTürkler) ishte lëvizje nacionale-borgjeze që lindi në vitet 80 të shek. XIX në Perandorinë Osmane dhe drejtohej kundër absolutizmit të sulltan AbdylHamitit II. Pas formimit në Stamboll, në maj të vitit 1889, të Komitetit të fshehtë “Bashkim e Përparim” (Ittihad ve Terakki), i cili pas disa vitesh u shpërnda nga qeveria e sulltanit, turqit e rinj vijuan veprimtarinë e tyre kryesisht jashtë vendit, ku gjatë viteve 1895-1896 formuan shoqëritë e tyre dhe nxorën një varg organesh shtypi. Programi i turqve të rinj, i formuluar në mënyrë më të përcaktuar nga grupi i AhmetRizajt, që ishte vendosur në mesin e viteve 90 në Paris ku nxirrte gazetën “Meshveret” (“D,ebatet”). Turqit e rinj ishin kundërshtarë të autonomisë së popujve të shtypur, nuk merrnin në konsideratë çështjen kombëtare, që përbënte problemin themelor të Perandorisë multietnike Osmane dhe synonin në fund të fundit të forconin pushtetin e saj të centralizuar mbi këta popuj. Thelbin e këtij programi e përbënin ruajtja e unitetit dhe e tërësisë së Perandorisë Osmane, paprekshmëria e dinastisë osmane, por me kusht që pushteti i saj arbitrar, absolutist, të shndërrohej në një monarki kushtetuese parlamentare. Ideologjia e tyre nuk arriti të ngrihej në shkallën e mendimit nacional-borgjez më të përparuar të kohës, por vijoi të mbështetej në osmanizmin, panturkizmin dhe panislamizmin.Botuar në Dita/ KultPlus.com

28 nëntori, datëlindja e komandantit Adem Jashari

Sot është dita e lindjes së Adem Jasharit, një nga luftëtarët më të shquar që ka nxjerrë kombi shqiptar.

Themelues i UÇK-së, komandant dhe hero i Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, Jashari lindi në Prekaz të Drenicës më 28 nëntor 1955.

Adem Jashari mori pjesë në Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, ku kërkesë kryesore e shqiptarëve ishte “Kosova Republikë”. Deri në vitin 1989, qëndroi në ilegalitet për shkak të përndjekjes nga ana e forcave serbe. Në vitin 1990, A. Jashari organizoi grupet e para të armatosura në Kosovë. Në vitin 1991, ai së bashku me vëllezërit Rifatin e Hamzën, arritën të çanin rrethimin e forcave serbe.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Adem Jasharit sulmuan trupat e policisë serbe në Vojnik, duke i detyruar ato që të tërhiqen. Ndërsa më 28 nëntor 1998, gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halil Geci, i vrarë nga forcat serbe, përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në tribunë me simbolet e UÇK-së.

Forcat serbe nuk mundën të hynin më në Drenicë deri më 22 janar 1998, por më 2 mars 1998, forca të shumta serbe të shoqëruara me tanke, autoblinda dhe artileri rrethuan shtëpinë e familjes Jashari, shkruan ata.

22 pjesëtarët e familjes që ndodheshin në shtëpi luftuan me forcat serbe për tri ditë e netë, duke mbetur të vrarë nga kjo familje 21 vetë nga mosha 9 deri në 74 vjeç. Mes të vrarëve ishte edhe Adem Jashari, i cili u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët./ KultPlus.com

Rita elegante, yll i mbrëmjes në Australi

Këngëtarja Rita Ora, ka qenë një prej emrave më të njohur që mori pjesë në ndarjen e çmimeve muzikore “Aria Awards” në Sidney të Australisë.

28-vjeçarja shkëlqeu me elegancën e saj gjatë parakalimit në tepihun e kuq të një prej netëve më të rëndësishme në industrinë muzikore të Australisë.

Gjatë ceremonisë ajo performoi disa prej këngëve që ka realizuar së fundmi./ KultPlus.com

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri: Pse e duam këtë vend të mrekullueshëm

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Por më interesante është fotoja me të cilën shoqëron urimin.

Ja disa nga gjërat që amerikanët vlerësojnë te shqiptarët:

-Mikpritja

-Besa

-Malet

-Natyra

-Njerëzit

-Bukë, kripë, zemër

“Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm”, shkruan Ambasada./ KultPlus.com

28 Nanduer

Poezi nga GJERGJ FISHTA.

Oj Zanë, t’këndojm… t’vajtojm, deshta me thanë;
Pse sot ditë kangët s’asht për mue e tye.
Po ç’gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,
Kur, qe; mbas nji motmoti q’iu pëlqye
Europës shqiptarin zot n’shpi t’vet me lanë
E kujt pose Hyut, n’këtë jetë mos me i shërbye,
Shqiptari i ndam’ prap me vedvedi gjindet
E shk’asht ma zi, prej vedit edhe s’bindet…

Vajza nga Kazakistani uron shqiptarët me këngën “Xhamadani vija vija”

Malika quhet vajza e re nga Kazakistani që përmes një video ka uruar të gjithë shqiptarët në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan KultPlus.

E veshur në ngjyrë të kuqe, ajo ka ndarë disa fjalë në gjuhën shqipe për të uruar popullin shqiptar me këngën “Xhamadani vija vija”, kjo këngë në çdo festë përcjellë ndjenja patriotike ndërsa është kompozuar në vitin 1993, nga Zef Çoba.

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kryeministër i parë u zgjodh Ismail Qemajli, i cili edhe udhëhoqi procesin dhe ceremoninë e shpalljes së pavarësisë./ KultPlus.com

‘Kisha dashtë me ikë mrenda nate prej teje Shqipni, ani pse ende më ndezet gjaku si flamuri kur valëvitet’

Shkruan: Arjola Zadrima

Kisha dashtë me ikë mrenda nate prej teje Shqipni. Ani pse ende më ndezet gjaku si flamuri kur valëvitet. Ani pse ende më rrënqethet trupi kur eci rrugëve tue kundrue dritat e ndezuna e flamujt e lagun e rrahun prej stuhisë. Më dhemb shpirti krejt rinia mu dogj këtyne rrugicave pa krye. Këtyne anëve pa gaz. Veç sot je e kuqe gjak veç sot, nesër prapë kam me pa gri. Me këta sy melankolik kam pa si të shkatërrune të gjithë pa mëshirë, i nisën të ritë. Me këta sy kam pa hiena me dorca lëkure, e dhambë të stërkequn tu u zgërdhi për gjymtyrët tueja. Janë të pangimë pusht’ tetarët Shqipni. Rrugët tueja dynden me fëmi të vegjël që lypin për bukën e gojës, e këta pushtetarët trima numërojnë thasët me drogë. Ti nuk je siç kam andrru. Kurrë nuk ke me u ba. Të gjithë këta palço nuk kanë atdhe veç lekun Zot e nji vorr i pret. Për ditë përcjell të fundit mik në dyert e botës dhe krejt e zhgënjyeme hesht. E nesër na duhet me qeshë vesh më vesh, me kërcy, me u vesh kuq e zi e me këndue për ty Shqipni. Unë s’mundem me e ba, ti nuk je për darsëm por një makth për çdo të ri pa prespektivë. Ti je toka e namun, në duert e djajve që ende nuk ke mësue se trimat me flamur të sjellin liri. Prej të gjithëve liri. Unë të du pa parti Shqipni se ti nuk i përket as Edit as Lulit që nuk u rrit kurrë. Ti je e fmijve tanë që të varin në qafë si medaljon të shtrejtë dhe zhduken rrugëve të botës.

Kisha dashtë me ikë mrenda natës e prej dheut të huej me të uru Shqipni. Sot flamurin e përdhosin ata me buzët e tyne, që veç gurë hodhën për liri.

Sot shqiptarë ke me i pasë tanë por atdhetarë janë veç ata me gjak të vramë Shqipni.

Kisha e shek.XII, trashëgimi shqiptare në kalanë e Tivarit

Konservimi dhe restaurimi i çdo objekti të mesjetës apo të antikitetit na rikthen në kujtesë, kohën e lavdishme të popullit tonë dhe atë të trishtimit që ndodhën pas, nga pushtuesit më pikant të njëpasnjëshëm, si: bizantinët, sllavët e tjerë e nga shek. XV, osmanet të cilët këta të fundit ndërprenë çdo fije të zhvillimit të vrullshëm në çdo drejtim të jetës sonë arbërore.

Si pasojë e këtyre ngjarjeve dhe atyre që pasuan pas vitit 1878 më Kongresin e Berlinit kur trojet tona iu shpërndanë fqinjëve, kthimi në identitet i çdo objekti të mesjetës jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, mallëngjejnë pa masë. Të përfshirë me këto emocione, një grup intelektualësh nga Shkodra më 25 nëntor, morëm pjesë në ceremoninë kishtar më rastin e bekimit të Kishës së Shën Katarinës të posa restauruar në Tivarin e Vjetër, organizuar nga Kryeipeshkvi i Tivarit Mons. Rrok Gjonlleshaj. Në fjalën e rastit e mbajtur, duke përshëndetur edhe në gjuhen shqipe, ai shprehu gëzimin dhe falënderimin për Ministrinë e Kulturës dhe qendrës kulturore të Tivarit për këtë dhuratë të çmuar dhënë Kishës së Tivarit dhe kulturës. Gjonlleshaj u shpreh se, “Kisha e Shën Katarinës, na kujton edhe rrënojat të tjera dhe përgjegjësit që kemi për to. Por sidoqoftë na duhet t’i drejtojmë sytë drejt së ardhmes – sikur drejt qiellit nga ku do marrim shpërblimin tonë për veprat tona tokësore”.

I pranishëm, Nunci Apostolik Mons. Luigi Pezzuto, për Malin e Zi me seli në Sarajevë, tha se krishterimi në këto treva ishte para se të ndërtohej kjo kishë, në shek. XII-XIII. Morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, dhe zv. Kulturës, Aleksander Dajkoviq, të cilët Kishën e Shën Katarinës Monument Kulture tani të restauruar e lanë në shërbim të besimtarëve të kësaj kryedioqeze, Pastaj morën pjesë ipeshkvi i Kotorrit, Imzot Illia Janiq, Imzot Zef Gashi, meshtar si dhe besimtar të ardhur edhe nga Ulqini e Tuzi. Kisha e Shën Katarinës, e stilit romano-gotike, sipas studiuesve malazezë, është një ndër katër kishat e mbetura nga pushtimet osmane. E ndërtuar në shek. XIV, në themelet e një kishe tjetër më të zgjeruar të shek. XII, nga gjurmimet arkeologjike të kryera gjatë restaurimit, pos elementeve të rëndësishme ilire, njëherazi është zbuluar së Kisha e Shën Katarinës, objekt i lidhur ngushtë me kishat e tjera në formën e një manastiri të urdhrave kishtare. Nga shtrirja gjeografike kuptohet së në afërsi të saj ka pasur, Kishën e Shën Nikollit e Shën Prendës dhe në distancë jo fortë të lart Katedralen e Shën Gjergjit, të cilën Turqit me rastin e pushtimit të Tivarit në vitin 1571, e patën shndërruar në xhami. Sipas relatorit të Selisë së Shenjte, Marin Bicit të vitit 1610, rreth e përqark kalasë e ndërtuar nga romaket dhe rindërtuar nga bizantinë në shek. IX, ka pasur edhe dhjetëra kisha të tjera të cilat turqit i shkatërruan dhe i tjetërsuan për nevojat e tyre ushtarake.

Sipas, Ivan Markoviq, para pushtimit osman në Tivar flitej, gjuha zyrtare latinishtja e italishtja e në popull shqipja dhe ajo sllave. Sipas Bicit në shek. XVI, shënohet ardhja masive e serbëve dhe malazezve nga malet duke ndryshuar strukturën e popullatës së këtij qyteti, të cilët deri atëherë ishin të gjithë katolikë. Se lidhja e shqiptarëve më këtë treva ka qenë evidente na dëshmon edhe kryeipeshkvi i Tivarit, Guillmo Adae, (1324-1341), i cili në vitin 1332 duke shkruar për evazionet serbe në këtë zonë, ka shkruar se shqiptarët janë katolikë dhe kanë gjuhën e vet dhe librat e veta. Prezencën e shqiptarëve na tregon dhe fakti së don Gjon Buzuku, për shkak te nevoja të besimtarëve të kësaj kryedioqeze, shkroi dhe Mesharin e tij në vitin 1555.

Nga ana tjetër, në Selinë e kësaj kryedioqeze e cila ishte pararoje katolicizmit dhe shqiptarizmit në këtë pjesë të Ballkanit, gjatë pushtimeve osmane dhe trazirave të Kishës serbe ortodokse, në krye të kësaj selie kanë qëndruar heroikisht, Gjon Bruno Harapi, Pjeter Mazreku, Gjergj Bardhi, Pjeter Bogdani, Mark Jorga, Lazer Vlladani, Gjergj Junku etj. Krahas kontributit të këtyre kolosëve, duke filluar nga shek. XI, besimi katolik është dëshmuar dhe është ruajtur, në fakt, me firo të ndjeshme, deri në ditët tona. Duke soditur kalanë e Tivarit dhe objektet të tjera trashëgimisë kulturore, kuptohet se historia kishtare interferon e ndërthuret me historitë e tjera: me historinë politike, ekonomike, sociale, kulturore duke na dhënë një rrëfim me shumë pamje, ku secila ndihmon të kuptohet tjetra dhe të gjitha së bashku formojnë një të tërë.

Gërmadhat kulturore flasin për marrëdhëniet e Kishës katolike shqiptare me “të tjerët”, në etni ose në besim, për përballjet dramatike të saj me botën e politikës, për kontributet e saj në fushën e kulturës e të ideve, për qëndrimet e saj ndaj idesë së kombit e të shtetit kombëtar. Kryedioqeza e Tivarit si pasardhës e asaj të Diokles e shek. V, sot edhe pse shumë e tkurrur ende mban gjallë frymën e krishterimit dhe të besnikërisë ndaj papatit dhe popullit të Zotit, i cili gjatë terë historisë mbajti mbi supe trazirat të egra ballkanike. Dëshmi e kaluarës së lavdishme është dhe inaugurimi i sotëm i këtij objekti fetar e kulturore, ku pas 447 viteve për të parën herë i mbushur më plotë emocione, celebrohej mesha lirshëm sipas ritit romak. Restaurimi dhe konservimi i Kishës së Shën Katarinës, në Kala të Tivarit, financuar nga qeveria e Malit të Zi, dhe realizuar nga ekipi restaurues “KOTO” e licencuar për këto lloj punimesh nga UNESKO e Bashkësia Evropiane, është një trashëgimi e shkëlqyer në kalanë e Tivarit, për kulturën dhe identitetin të populli tonë kombëtar. Ky monument është njeri ndër shumë monumente të tjera në trevat shqiptare në Mal të Zi, që presim të vihet dorë nga organet përkatëse, për t’i shpëtuar nga dhembi shkatërrues e kohës historike. Por, një kujdesje ndaj tyre qoftë dhe moralisht, mbetet të tregohet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë/ Dom Nikë Ukgjini “Gazeta Shqiptare”/./ KultPlus.com

Shqiptarët, populli që diskriminon të varfrit më shumë se çdo popull tjetër evropian

Të jesh pa të ardhura apo pa një punë në Shqipëri ke më shumë mundësi të ndihesh i diskriminuar se në çdo vend tjetër të Evropës. Paradoksalisht, një ndër shtetet me të ardhurat për frymë më të ulëta në Evropë (përveç, Kosovës, Ukrainës e Moldavisë) i shikon me përçmim personat e varfër.

Një sondazh i Komisionit Evropian lidhur me mbështetjen dhe përjashtimin social, ka nxjerrë në pah këtë tendencë.

Të anketuarit nga vendet e BE-së dhe atyre kandidate, në kuadër të një sondazhi për cilësinë e jetës janë pyetur nëse binin dakord apo jo me pohimin: “Disa njerëz më shohin me përçmim për shkak të situatës me punën ose të ardhurat”.

Befasuese është përgjigjja e të anketuarve nga shteti më i varfër i Evropës. 33% e shqiptarëve janë përgjigjur se ata bien dakord me këtë pohim, përqindje që është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Evropiane prej 14% dhe po ashtu, edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit, raporton Monitor.al.

Vetëm 11% e malazezëve pohojnë se ata shihen me përçmim për shkak të situatës me punën dhe të ardhurat, 18% e turqve, 19% e serbëve dhe 20% e maqedonasve.

Pas Shqipërisë renditet Rumania (27%), ndërsa shtetet që e kanë më të ulët përçmimin ndaj të varfërve janë Suedia, Spanja dhe Sllovakia, me vetëm 8%.

Ata që ndihen më shumë të diskriminuar janë meshkujt, me 36% të tyre që kanë rënë dakord me pyetjen, në raport me 30% të femrave shqiptare.

Adoleshentët shqiptarë nuk e vrasin shumë mendjen, teksa 19% e grupmoshës nga 18-24 vjeç binin dakord me pohimin në fjalë. Ata që e vuajnë më shumë janë të rinjtë e moshës nga 25-34 vjeç, kur dhe pritshmëritë ndaj tyre janë më të larta. 38% e tyre u përgjigjën se shihen me përçmim për shkak të situatës me punën apo të ardhurat.

Ndërsa rekordin e mban grupmosha 35-49 vjeç, ku dakord me pohimin ranë 43% e të anketuarve, shumë më e lartë sesa mesatarja evropiane prej 15%.

Të varfrit e ndiejnë më shumë, me 44% të grupit I (ku kategorizohen ata me të ardhura më të ulëta) që pohojnë se shihen shtrembër pasi nuk kanë një punë të mirë apo shumë të ardhura.

Të dhëna të tjera të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova, renditen të fundit në Evropë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.

Enigma e pazgjidhur e origjinalit të zhdukur të Aktit të Pavarësisë

Ndoshta jo të gjithë e dinë por dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912 rezulton i zhdukur.

Versioni që qarkullon sot është një riprodhim i këtij dokumenti që u publikua në vitin 1937 nga Lef Nosi me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë.

Historiani Kristo Frashëri ka lënë ndoshta dëshminë më të vyer lidhur me vendndodhjen e origjinalit, por për fat të keq ai nuk përmendi emër gjatë kësaj dëshmie, – raporton Dita.

Në një intervistë për VOA, pak përpara se të ndërronte jetë, Frashëri tha se një person ia ka treguar këtë dokument në 1962, por nuk ka pranuar ta dorëzojë zyrtarisht:

“…Ky dokument doli në dritë në 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë…

Unë kam folur vetë me atë pronar, dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte muzeumit kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Nuk mund të them më shumë.

Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale…” – tha Frashëri, sipas DITA.

Dhe pas kësaj lidhur me personin ose personat që e posedojnë atë, Frashëri thotë:

“…Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë. Problemi është ky; që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar…”

Edhe historian Paskal Milo pohon se dokumenti po kërkohet ende, por gjetja e tij ka rezultuar një proces i vështirë – raporton Dita

Gjatë një konference shkencore dy vjet më parë Milo tha se “po bëjmë kërkime edhe nëpër arkivat e huaja, por deri tani nuk ka ndonjë gjurmë konkrete se ku mund të gjendet ky dokument themelor i shpalljes së Pavarësisë”.

“Mundet dhe rastësia dhe fatkeqësia që mund të jetë zhdukur dhe që për fat të keq nuk do ta kemi. Ne nuk jemi dorëzuar, do vazhdojmë ta kërkojmë por gjithsesi është një proces i vështirë”, tha Milo.

Sipas tij, nga hulumtimet e deritanishme mendohet se ky dokument mund të ketë përfunduar në duart e familjarëve të Ismail Qemalit, konkretisht të një djali të tij që ka jetuar dhe ndërruar jetë në Strugë.

Historiani Ilirim Dervishi e mbështet këtë version. Ai thotë se viti i humbjes së gjurmëve të dokumentit të aktit të pavarësisë koinçidon me vitin kur Qazim bej Vlora, djali i dytë i Ismail Qemalit, është shpërngulur nga Shqipëria për në Strugë, ku jetoi 17 vitet e fundit të jetës së tij.

“Qazim bej Vlora ishte sekretar personal i Ismail Qemalit, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë ishte edhe shef i kabinetit të tij. Një pjesë të madhe të dokumentacionit të shtetit shqiptar, Qazim bej Vlora i solli në Strugë”, thotë Dervishi.

Nga dëshmitarët e kohës, pas vdekjes së Qazim beut, nga shtëpia janë nxjerrë një sasi e madhe librash e dokumentesh nga punëtorët e pastrimit komunal.

Në vitin 1975 shtëpia bëhet pronë e Ramazan Azizit, i cili bënë disa riparime të vogla, sidomos në çati.

“Nga biseda e zhvilluar me pronarin aktual, mësojmë se në çati janë gjetur një sasi librash me shkrim arab, të cilat i ka hedhur. Më pas vazhdon se në katin e parë ka prishur një mur të brendshëm me trashësi të madhe, në brendinë e të cilit ka gjetur libra dhe letra në gjuhën arabe të vendosura në një polisë brenda murit, të cilat poashtu i ka hedhur. Pronari i shtëpisë dyshon se në muret e trasha të shtëpisë ende mund të gjenden dokumente me vlerë, ndër to ndoshta edhe dokumenti i Aktit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar”, ka thënë për median shqip në Maqedoni historiani Ilirim Dervishi, raporton DITA.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë u firmos nga rreth 40 delegatë nga të gjitha trojet e Shqipërisë më 27-28 Nëntor në Vlorë.

Por në versionin “Nosi” të deklaratës që qarkullon sot nuk janë të gjitha firmat.

Edhe këtë pohim e ka bërë historian Kristo Frashëri:

“…Ishte deklarata e pavarësisë e riprodhuar në zinkografinë e asaj kohe, shumë e pastër, shumë e qartë, veçse me një mungesë. Nuk e di për ç’arsye ndodhi ajo mungesë. Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmatarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë. Një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsye nuk e di…” – ka thënë ai gjatë intervistës, raporton Dita.

28 Nëntor 1912

Ka edhe një tezë që thotë se dokumenti origjinal i Pavarësisë së Shqipërisë mund t’i jetë dhuruar ish-udhëheqësit jugosllav Josip Brzo Titos dhe akti të ndodhet në arkivat serbe. Një tjetër tezë e çon Aktin e Pavarësisë më larg, në perëndim, ku ai mund të jetë mbyllur në ndonjë nga arkivat e Evropës ose të jetë dhuruar.

Sipas historianëve dhe dokumenteve të kohës, Kuvendi Kombëtar që prodhoi Deklaratën e Pavarësisë i çeli punimet në orën 15.30 të 28 nëntorit. Në të morën pjesë 37 delegatëve, të cilët u shtuan më pas deri në 63 vetë dhe përfaqësonin të gjitha viset shqiptare.

Në këtë kuvend u krijua Qeveria e Përkoshme, si dhe u emërua Pleqësia, ose Senati. Procedurat e mëtejshme vazhduan me nënshkrimin e aktit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Në orën 17.30 Ismail Qemali, doli në ballkonin e godinës duke ngritur flamurin. Kjo godinë ishte një nga dy sarajet e familjes së njohur të Vlorajve, pinjoll i së cilës ishte edhe Ismail Qemali. Këto saraje kanë ekzistuar deri në vitin 1925, kur u prishën, për t’ja lënë vendin ndërtimit të Lulishtes së Madhe, në Sheshin e sotëm të Flamurit në Vlorë./ KultPlus.com

Telegrami austriak, si u shpall pavarësia në Vlorë

Po ju paraqes origjinalin e një telegrami të shtypur në makinë shkrimi që mendoj se është dokumenti i pakontestueshëm se si u shpall pavarësia në Vlorë në orën 4 pasdite të datës 28 nëntor 1912. E kam nxjerrë nga arkivi i pasur i Vjenës, një thesar për historinë shqiptare.

Telegrami prej 7 faqesh është shkruar nga konsulli austriak në Vlorë, Wenzel Lejhanec, dhe i dërgohet ministrit të jashtëm austriak për t’i dhënë lajmin se Ismail Qemali e ka shpallur Shqipërinë të pavarur.

Është një dokument i njohur nga historianët dhe i përkthyer prej kohësh në shqip, por duke patur parasysh saktësinë me të cilën austriakët regjistronin dhe raportonin gjithçka ndodhte në Shqipëri, mendoj se ky telegram është nënvlerësuar për nga rëndësia. Aq sa vitet e fundit kanë qarkulluar legjenda sikur pavarësia ka qenë shpallur jo në Vlorë.

Në librin e tij me dokumente historike, Lef Nosi regjistron shpalljen e “pavarësive lokale”, duke filluar nga Tirana më 26 nëntor e në disa qytete të tjera, si Elbasani, Durrësi, Berati, Lushnja, Kavaja dhe Peqini, ngjarje që e elektrizuan atmosferën në favor të mëvetësisë.

Do të ishte naive që, nga telegramet në librin e Lef Nosit, të arrihej në përfundimin se pavarësia na qenka shpallur në Tiranë, Lushnje, Peqin, Durrës etj. Për ironi, vetë Lef Nosi, mbledhës i këtyre telegrameve, është njëri ndër ata që firmosën pavarësinë në Vlorë.

Duke lënë mënjanë shakatë, është vërtet për të ardhur keq që nuk kemi fotografi nga shpallja e pavarësisë në Vlorë. As edhe një. Prandaj telegrami që shihni këtu në formën e tij origjinale, na ndihmon të krijojmë një përfytyrim pak a shumë të saktë për këtë ngjarje, e cila padyshim meriton të quhet historike, shkruan Ballkan Web.

Ja disa pjesë nga telegrami:

“Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm u mblodh në orën 2 pasdreke, në shtëpinë e ish-kryetarit të bashkisë, Xhemil bej Vlora. Pas shqyrtimit e pranimit të mandateve të delegatëve, Kuvendi dëgjoi Ismail Qemal beun, i cili duke përshkruar shkurt situatën, theksoi nevojën e marrjes së një vendimi të shpejtë për ruajtjen e interesave të vendit.

Kuvendi vendosi njëzëri shpalljen e pavarësisë së të gjithë Shqipërisë dhe njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ndërluftuese.

Njëkohësisht, Ismail Qemal beu u zgjodh kryetar i qeverisë së përkohshme dhe u ngarkua me formimin e kabinetit, përkatësisht të komitetit ekzekutiv.

Sipas propozimit të Veli Efendiut nga Gjirokastra, imzot Kaçorri, famullitar i Durrësi, i cili kryesonte Asamblenë Kombëtare në krah të Ismail Qemalit, u miratua me brohoritje si zëvendës i tij.

Më pas, aty afër orës 4 pasdreke, tek dera e shtëpisë së Xhemil beut, u ngrit flamuri kombëtar, një shkabë dy krenare e zezë, në një fushë të kuqe. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe entuziazëm.

Pastaj një turmë njerëzish përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Njerëzit qëndruan përpara konsullatës sonë dhe shpërthyen në brohoritje të stuhishme duke thirrur “Rroft Shqypënija” “Rroft Austrija”, thirrje që u shoqëruan me duartrokitje.

Unë falënderova kolonën nga dritarja, duke tundur kapelën dhe thirrur “Rroft Shqypënija”.

Pastaj kolona marshoi para konsullatës italiane, ku u bënë manifestime të ngjashme. Edhe konsulli De Facendis u shfaq në dritare dhe falënderoi duke thirrur tri herë “E viva l’Albania”.

Para nënkonsullatës ruse nuk u bë asnjë manifestim. Flitet se u dëgjuan vetëm disa thirrje aty-këtu: “Rroftë drejtësia”.

Haradinaj për 28 Nëntor: Sot jemi një në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në urimin e tij.

‘28 Nëntori’i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë, thotë më tej Haradinaj.

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet Dita e Flamurit

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës janë paraparë aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.

Aktivitet fillojnë me homazhet që do të bëhen tek varret e dëshmorëve, për të vazhduar pastaj me aktivitete tjera.

Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kryeministër i parë u zgjodh Ismail Qemajli, i cili edhe udhëhoqi procesin dhe ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.

Në deklaratën e shpalljes, kufijtë e Shqipërisë përfshinë dhe trojet shqiptare që sot nuk i takojnë Shqipërisë gjeografike, por që në konferencën e Londrës, Shqipërisë iu morën më shumë se 60 % e territoreve të saj.

Kraja: Ismajl Qemal Vlorës t’i urojmë prehje e paqe dhe të mos i vijë rëndë kjo që bëjmë ne

Nesër shënohen 28 nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë kjo shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, shkruan KultPlus.

Akoma pa shënuar 28 nëntori kanë filluar urimet për këtë ditë të rëndësishme. Disa po shkruajnë urime e disa të tjerë kujtojnë figura të rëndësishme për këtë ditë, e të tjerë ndjejnë peshën e vazhdimit të shtetndërtimit.

Për të uruar këtë ditë kaq të rëndësishme nuk ka harruar as akademiku Mehmet Kraja, i cili përmes urimit të tij edhe ka thumbuar gjendjen aktuale të shqiptarëve. Akademiku dhe shkrimtari Kraja për këtë ditë ka shkruar vetëm një status.

“Ismajl Qemal Vlorës t’i urojmë prehje e paqe dhe të mos i vijë rëndë kjo që bëjmë ne”./ KultPlus.com

‘Motrat’ këtë muaj sjellë artisten Alketa Ramaj në “One Night Stand Artist”

Të mërkurën më 28 nëntor prej orës 19:00 në kuadër të “One Night Stand Artist”, hapësira ekspozuese ‘Motrat’ do prezantojë artisten Alketa Ramaj, shkruan KultPlus.

“One Night Stand Artist” sjell një artist për të paraqitur dhe diskutuar punën e tyre në një natë në muaj. Punimet e prezantuar nga artistja Alketa Ramaj do të jenë të ekspozuara për dy javë, ndërsa biseda do të ndodh në natën e parë si pjesë e programit të One Night Stand Artist.

Në këtë One Night Stand Artist artistja Alketa Ramaj bashkëbisedon me gazetarin Vullnet Krasniqi për punët dhe praktikën e saj artistike duke vënë në pyetje format dhe sfidat e punës në artin bashkëkohorë.

Alketa Ramaj ka lindur në vitin 1983 në Përmet, Shqipëri, aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Është diplomuar në 2006 në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Është fitues e çmimit Onufri (2012) dhe e çmimit Ardhje (2013).

Vullnet Krasniqi është redaktor në Gazetën Insajderi, si dhe ka punuar si gazetar për kulturë në BiRN dhe gazetën Koha Ditore. Autor i portalit satirik Kukunews./ KultPlus.com

Prishtina mirëpret konferencën shkencore “Teatri, mes artit dhe politikës”

Konferenca “Teatri, mes artit dhe politikës” do të mbahet më 30 nëntor duke filluar nga ora 10:00, në Institutin Albanologjik, salla shkencore (kati III), shkruan KultPlus.

Përpos pjesës hapëse, ajo do të ndahet në dy sesione. Sesioni i parë do ta ketë këtë temë bosht: “Ndikimi i politikës në kulturën teatrore nacionale dhe në identitetin e saj”.

Ndërkaq, sesioni e dytë do ta ketë temën bosht: “Autonomia krijuese, estetika teatrore dhe politikat administrative”.

Drejtoreshë e përgjithshme e konferencës është Prof. Asoc. Elmaze Nura, regjisore teatri dhe profesoreshë e regjisë së teatrin në Fakultetin e Arteve- UP./ KultPlus.com