Kënga e Jonida Maliqit në Eurovizion do të këndohet në shqip

Pas tri ditëve konkurrimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, mbrëmë është përzgjedhur edhe kënga fituese, shkruan KultPlus.

Këtë edicion e fitoi me këngën “Ktheju tokës” këngëtarja Jonida Maliqi.

Kjo nënkupton që kjo këngë ka fituar të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael.

Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe nga këngëtarja Jonida Maliqi.

Këngës tashmë pritet t’i bëhet edhe videoklipi.

Vitin e kaluar Shqipëria është prezantuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=zTItDns7O4Q

Hapet muzeu “Gjon Mili”, kushtuar fotografit korçar me famë botërore

Në qytetin e Korçës u hap të shtunën muzeu “Gjon Mili”, që i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka mbushur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

Në Muzeun e rikonstruktuar, ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës që jetoi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, u shpreh se “në mjediset e këtij Muzeu, për të mos u humbur është “Dhoma e eksperimentit”, e cila ka në fokus dritën stroboskopike, si krijim i Milit dhe “Dhoma e fotografimit me dritë”, e cila është suveniri që mund të marrë çdo vizitor të realizuar me teknikën e Gjon Milit”.

Gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5 vjeçare familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili ku kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19 vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Emri i tij është jo pak i njohur në Amerikë dhe Francë. Rëndësi në jetën e tij pati njohja e miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte krijimtarinë në fushën e artit. Për 15 vjet ka punuar fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”, në 1946 hapi në Paris ekspozitën vetjake, ndërsa në 1942 ai fotografoi predhën e një topi avioni kalibër 37 milimetra me një kohë ekspozimi për një të miliontën pjesë të sekondës. Kjo foto u quajt nga shtypi i kohës si shpikja e kohës.

Pikaso duke vizatuar në dritë dhe një ndeshje basketbolli janë dy nga fotografitë e tij të famshme, e para është renditur ndër 500 fotografitë më të mira të botës për 150 vjet, për albumin “Photo book”, Londër 2002. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Ai vdiq më 14 shkurt 1984 në SHBA. /KultPlus.com

“Flight Network”: Gjiri i Gjipesë mes 50 plazheve më të bukura të botës

Gjiri i Gjipesë është renditur mes 50 plazheve më të bukura të botës për vitin 2018 nga faqja më e madhe kanadeze që u kushtohet udhëtimeve, “Flight Network”, në një listë që është përpiluar duke u bazuar në opinionin e 1 200 gazetarëve, botuesve, blogerëve dhe agjencive të udhëtimeve për të dhënë këndvështrimin e tyre prej eksperti.

“Nëse po kërkoni për një parajsë, ju e keni gjetur atë”, shkruan “Flight Network” për plazhin e Gjirit të Gjipesë.

“Plazhi i Gjipesë duket më shumë si një ishulli i vetmuar përrallor se sa një tjetër plazh në Europë dhe kjo sepse mënyra më e lehtë për të vajtur është me varkë”, lexohet në faqen kushtuar për udhëtimet.

“Shkëmbinj me gura të bardhë, ujëra të kaltra, rëra e bardhë dhe shpellat e rehatshme me hije krijojnë atë që është një prej plazheve më të pastra, por edhe më të pavlerësuara në botë”, shkruhet në këtë klasifikim të 50 plazheve më të bukur të vitit 2018.

“Merr me vete kamerën, shumë krem për diellin dhe mos harroni rrobat e banjës, sepse është e pamundur që t’i rezistosh ujërave kristal të pastra”, e mbyll përshkrimin për plazhin e Gjirit të Gjipesë “Flight Network”, të cilin e ka renditur mes 50 plazheve më të bukur të të gjithë botës./ /G.S/ a.jor. /KultPlus.com

Zgjedhet përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2019

Pas tri ditëve konkurrimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, është përzgjedhur kënga fituese.

Këtë edicion e fitoi më këngën “Ktheju tokës” këngëtarja Jonida Maliqi.

Kjo nënkupton që kënga triumfuese fiton të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael. Vitin e kaluar Shqipëria është prezantuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=zTItDns7O4Q

Mos tolero asnjë person, nëse të trajton keq. Duaje veten mjaftueshëm dhe largohu prej tyre

Nuk ke pse i toleron njerëzit që të trajtojnë keq. Nuk ka rëndësi nëse ata janë miqtë e tu, familjarët e tu, apo partneri/ja jote. Nuk ka rëndësi se sa kohë ke që i njeh, apo se sa të mirë janë treguar me ty në të shkuarën. Nuk ka rëndësi se sa i do. Bëhet fjalë për dinjitetin tënd dhe duhet të kuptosh se, nëse dikush të ofendon një herë, mundësitë që ta bëjë sërish, janë të shumta.

Bën duhet ta shprehësh hapur se si ndihesh në momentin që dikush sapo të ka ofenduar. Bën mirë t’i ndash ndjesitë e tua me të tjerët dhe nëse është e nevojshme, edhe të distancohesh prej atyre që të bëjnë të ndihesh keq. Ti ke të drejtë të çohesh dhe atij personi t’i thuash: “Të dua dhe dua që të jesh pjesë e jetës sime, por nuk mund ta lejoj të më trajtosh në këtë mënyrë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë nga ana jote, do të më duhet të largohem prej teje. Jo sepse nuk më intereson apo nuk të respektoj, por sepse më intereson më shumë vetja ime dhe dua më shumë veten time”.

Mos u frikëso aspak nga fakti se nuk ia del dot pa praninë e tyre në jetë. Sado t’i duash, do t’ia dalësh. Ka pasur plot raste të njerëzve që ia kanë dalë mbanë, edhe përballë humbjeve të mëdha. Ka pasur plot raste që ia kanë dalë edhe përballë dështimeve të mëdha. Ti nuk bën përjashtim. Mos e bind veten për të kundërtën. Ti mund t’ia dalësh mbanë, sidomos kur pranë nuk ke njerëz që të ulin besimin në vete.

Çfarë mund të përfitosh nga një person që të bën të ndihesh keq, përveçse të humbasësh besimin që ke tek vetja jote? Gjithë ditët do t’i kalosh duke e bindur veten se je vërtet, ashtu siç mendonte ai person për ty. Do ndalosh së ecuri përpara, thjesht se dikush mendonte se ti nuk do t’ia dilje dot mbanë. Do e bindësh veten se vlen aq pak në jetë dhe nuk do kesh më dëshirë për të vazhduar të jetosh. Nëse ti e pëlqen këtë gjë për veten tënde, je e lirë të marrësh parasysh opinionet e të tjerëve për ty. Por nëse ti nuk do të përfundosh kështu, duhet të kuptosh se ti je produkt i mësimeve që ke nxjerrë vetë në jetë. Ti nuk je opinioni negativ i dikujt për ty dhe nuk meriton të rrethohesh nga njerëz që kanë zili të të shohin të ecësh përpara në jetë. Ti ke nevojë të rrethohesh nga ata që të nxisin të avancosh drejt synimeve tuaja. Ti ke nevojë të qëndrosh larg njerëzve që të përcjellin energji negative. / bota.al / KultPlus.com

Thaçi: Akademia e Arteve është burokratike, m’i ka mbyllur dyert

E ftuar në emisionin Oxygen Show, me Besim Dinën,  artistja e njohur Adelina Thaçi është shprehur e frustruar ndaj sektorit të arsimit në Kosovë, e po ashtu punësimit në institucionet arsimore.

Ajo thotë se Akademia e Arteve në  Prishtinë, i’a ka mbyllur dyert asaj, shkruan OxygenPress.

“Universiteti i Prishtinës, meqë unë e konsideroj që është shumë burokratik, konkretisht Akademia e Arteve, që mi ka mbyll dyert mua. Edhe pse jom produkt, apo ish studente e asaj akademie. I mbyllën dyert për një profesor që mendoj edhe si këngëtare, por edhe si profesor, kam kontribu për këtë kulturë dhe për këtë vend. Biles një këngëtare, tash po e them pa modesti, në përvojën që kam edhe si pedagoge, gati për 17 vjet… tek ne pozitat shkojnë mbrapsht, pozitat nuk merren si duhet.  Mu nuk mu dha mundësia në Akademinë e Arteve përveç që të mos jem ligjëruese, por as asistente”, thotë ajo.

Tutje, ajo tha se është lënduar mjaft shumë me këtë. Duke shtuar se në Kosovë  profesorët e vjetër ngulin këmbë, duke punësuar kështu familjarë, e jo njerëz me meritë.

“Kush do që i ka bërë ato ligje, që qysh ka mundësi që mos me u marr parasysh  përvoja e punës 17 vjeçare  në një shkollë të mesme. Sepse ne jemi msu që postet e para me qenë drejtor, si ta kryjmë fakultetin apo shkollën e mesme, me qenë profesor. A nuk po e dijmë që  ajo duhet me shku gradual, edhe me shku nivel pas niveli. Unë kisha pas qejf thjesht me u ndërru ky ligj”, përfundon Thaçi. /OxygenPress.info / KultPlus.com

Premiera e shfaqjes “Skënderbeu – Dashuri apo Liri” do të mbahet më 28 dhjetor

Premiera e shfaqjes “Skënderbeu – Dashuri apo Liri” e paraparë të mbahet më 24 dhjetor është shtyrë për datën 28 dhjetor, ka njoftuar Teatri Kombëtar i Kosovës.

“Teatri Kombëtar i Kosovës me keqardhje ju njofton se premiera e shfaqjes “Skënderbeu – Dashuri apo Liri” e planifikuar të mbahet me datë 24 Dhjetor (e Hënë) për disa shkaqe teknike do të zhvendoset me datë 28 Dhjetor (e Premte) ora 20:00 si dhe repriza e parë do të jetë më 29 Dhjetor (E shtunë). Duke ju kërkuar ndjesë për këtë ndryshim të detyrueshëm, ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe njëherësh ju dëshirojmë mirëseardhje në premierën e fundit të TKK-së për këtë vit”, është njoftimi i TKK-së./ KultPlus.com

Skandaloze: Teksti shkollor “Biologjia” i quan ‘idiotë’, ‘mongoloidë’ dhe që ‘jetojnë 10-16 vjet’ personat me sindromin DHE QË ”JETOJNË 10-16 VJET” PERSONAT ME SINDROMIN DOWN

Shkruan: Labinot Kunushevci

Tekstet e sjellura nga libri i Biologjisë rreth fëmijëve me sindromin Down janë shumë të pasakta nga pikëpamja shkencore. Duhet urgjent të rishikohen dhe të korigjohen gabimet e bëra.

Konkluzione

Në këtë temë kemi trajtuar mënyrën se si teksti shkollor i Gjimnazit të Shkencave të Natyrës ”Biologjia” i qaset personave me sindromin Down, të cilët karakterizohen me termat ”mongoloidë”, ”idiotë”, dhe që nuk jetojnë më shumë se 10-16 vjet. Teksti në fjalë është botuar e ribotuar mbi 10 vite me radhë pa asnjë korigjim nga MASHT e Kosovës edhe përkundër reagimit. Në këtë shkrim janë përdorur dy perspektiva: sociologjike dhe mjekësore, mbi 20 referenca bashkëkohore, artikuj e hulumtime nga hulumtues botërorë, të botuara në revista dhe medie prestigjioze.

Kemi arritur në përfundimin se teksti ”Biologjia” ka përmbajtje të pasaktë dhe jorelevante, fyese dhe johumane, primitive dhe të vjetëruar, që nuk korrespondon me studimet dhe gjetjet e reja shkencore për sindromin Down. Qasja e përdorur në artikulimin e problemit të sindromit Down është joprofesionale për dy arsye: E para, është qasje primitive dhe raciste që përdorë klasifikimin etnik ”mongoloidë” dhe atë të aftësive më të ulëta psikologjike ”idiotë” që nuk korrespondojnë me karakteristikat moderne të personave me sindromin Down. E dyta, termet përdoren në konotacionin negativ që në aspektin kulturor prodhojnë efekte fyese të integritetit fizik, psikik dhe intelektual.

Përdorimi i kategorive ”mongoloidë” dhe ”idiotë” për përshkrimin e aftësive psikike dhe morale të njeriut ka filluar të përdoret në shek. 19, por tani me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë kjo qasje është e papranuar, jorelevante dhe e diskredituar. Korigjimi i tekstit ka shumë arsye sepse sëmundjet evoluojnë, kushtet mjekësore avansohen dhe trajtimi i tyre duhet të ketë koncepte më afirmuese.

”Personat me sindromin Down vuajnë bashkë me familjet e tyre dhe janë të papranuar në shoqëri” është një stereotip shoqëror i paqëndrueshëm, ndonëse kjo shprehimisht nuk thuhet në tekstin shkollor. Këtë e dëshmojnë hulumtimet e hulumtuesve të njohur ndërkombëtarë si: Brian G. Stotko, Susan P. Levine, Richard Goldstein, Jamie Edgin, Fabian Fernandez, Bruce F. Pennington, Carolyn B. Mervis, dhe të atyre shqiptarë si Ismail Lutolli e Jeton Zenuni, në vazhdimësi të këtij shkrimi, të cilat dëshmojnë se personat me SD janë vlerë dhe jo barrë e shoqërisë, janë të pranuar në shoqëri, familjet ndjehen krenare me ta, raportet e tyre me të tjerët janë pozitive, gjendja e tyre është një sfidë e menaxhueshme mjekësore/shëndetësore dhe dashuria për ta është e pakushtëzuar.

Pretendimi i autorëve që personat me sindromin Down nuk jetojnë më shumë se 10-16 vjet është i paqëndrueshëm. Sipas ekspertëve të huaj Tony Holland dhe Brian Stotko, dhe atyre shqiptarë Ismail Lutolli e Jeton Zenuni, mosha mesatare e personave me SD sot është 55-60 vjet, kjo falë përparimeve në mjekësi, përmirësimit të kushteve të jetesës, avansimit të mjeteve teknologjike, mjekësore e kirurgjikale, përmirësimit të cilësisë së arsimit, zhvillimit të diciplinave mjekësore.

Në mënyrë që personat me SD të mos jenë subjekt i talljes, diskriminimit, margjinalizimit, stigmatizimit e fyerjes dhe të integrohen në shoqëri ashtu që të kenë mundësi t’i shprehin dhe manifestojnë në mënyrë kreative ambiciet dhe talentet e tyre, duhet që së pari qasja institucionale ndaj tyre të përmirësohet, teksti i atakuar të korigjohet dhe shoqëria të fillojë t’i pranojnë si njerëz që mund të kontribuojnë për komunitetin, mbase është dëshmuar se ata kanë vlera.

Prandaj studiuesit që nuk e respektojnë parimin e diversitetit, që nuk kanë ndjenja humane, që nuk i mendojnë efektet që prodhohen në trajtimin e problemeve të ndjeshme, që teoritë e tyre i mbështesin në stereotipe, që gjuhën dhe konceptet i kanë pezhorative dhe fyese dhe që tekstet dhe ligjërimet e tyre nuk korrespondojnë me referencat dhe hulumtimet e reja bashkëkohore, nuk meritojnë të jenë autorë të teksteve shkollore sepse efekti i tyre tek nxënësit është i dëmshëm.

Autorët e librit duhet të distancohen nga qasja e tyre e vjetëruar, e paqëndrueshme dhe fyese. Poashtu MASHT në botimin e ri të librave për vitin 2019 duhet ta korigjojë tekstin e biologjisë dhe të përfshijë një tekst të ri me konstatime të reja shkencore që afirmon të drejtat dhe integritetin e personave me SD.

Domosdoshmëria për rishikimin dhe korigjimin e teksteve shkollore

Edhe njëherë debati publik për rishikimin dhe korigjimin e teksteve shkollore vihet në pah. Kjo duhet të bëhet për shumë arsye profesionale, shkencore, historike, kulturore, humane e sociale. Me ndryshimin e shoqërisë, me evoluimin e shumë proceseve natyrore që kanë ndikim në shëndetin publik, me avansimin e sistemit të vlerave, janë shtuar disa paradigma dhe teori të reja, disa prej tyre janë modifikuar dhe disa janë bërë më pak apo më shumë të aplikueshme. Kjo e ka ngritur vetëdijen njerëzore, ka prodhuar pritshmëri dhe kërkesa të reja dhe e ka ndryshuar mendimin shoqëror në raport me kategoritë e njerëzve me nevoja të veçanta, nga ai tradicional primitiv dhe diskriminues, në atë modern afirmativ dhe human. Ky është një argument që e mbronë idenë se tekstet shkollore duhet të avansohen.

Kjo në funksion të përshtatjes së teksteve me referencat dhe gjetjet e studimeve të reja dhe në funksion të eleminimit të konstatimeve, pretendimeve e hipotezave të pavërtetuara; në funksion të eleminimit të stereotipeve shoqërore të cilat prodhojnë diskriminime dhe pabarazi; në funksion të përshtatjes së temave me kontekstin kulturor; në funksion të krijimit të një qasjeje më humane dhe më sociale në raport me kategoritë e margjinalizuara. Një nga këto kategori është edhe kategoria e personave me sindromin Down.

Kategoria e personave me sindromin Down në tekstin shkollor ”Biologjia”

Në përvojën time si mësimdhënës i lëndëve shoqërore në Prishtinë, një nga parimet me të cilat kam punuar ka qenë gjithëpërfshirja në procesin e mësimdhënies/mësimnxënies dhe këtë e kam respektuar edhe ndaj të vetmit një nxënës që ka qenë me SD. Trajtimi adekuat pedagogjik dhe human ndaj tij ka qenë jo vetëm obligim profesional por edhe moral.

Nëse ia hedhim një sy një fëmije me nevoja të veçanta, me sindromin Down, do të shohim pastërtinë e zemrës dhe shpirtgjerësinë, shpresën dhe optimizmin, kuriozitetin dhe humorin, ambiciet dhe dëshirat, guximin dhe dhembshurinë, durimin dhe pozitivitetin. Ai nuk ka paragjykime, nuk ka xhelozi, nuk ka urrejtje patologjike, nuk ka qasje raciste. Prandaj e meritojnë respektin shoqëror e shpirtëror, jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre.

Familjeve të tilla ose partnerëve që do të kenë fëmijë me SD u duhet përgatitje emocionale, mbështetje morale, gatishmëri që të përqafojnë një perspektivë të re që e vlerëson pranimin, ndjeshmërinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për fëmijët e tyre me SD. Prandaj shumë prindër të tillë ndjehen krenarë për fëmijët e tyre.

Në fund të këtij viti kam qenë i angazhuar si ligjërues në një projekt për integrimin e personave me nevoja të veçanta në tregun e punës. Gjatë kësaj përvoje jam njoftuar me disa sfida dhe probleme, që reflektojnë elemente diskriminimi. Kam hulumtuar e lexuar disa tekste shkollore të shkencave natyrore për mënyrën se si i qasen këtyre kategorive dhe kam hasur në një tekst primitiv shkencërisht, pezhorativ gjuhësisht, fyes dhe diskriminues moralisht, në kundërshtim me parimin e tolerancës, me parimin e diversitetit, me parimin e komunikimit shkollor dhe intelektual, për të cilin pastaj kuptova se kishte pasur reagim publik edhe nga Shoqata ”Down Syndrome Kosova”.

Mësova se ky tekst ekziston tek libri ”Biologjia”, për klasët 9/10/11/12. Por unë po i referohem librit të klasës së 12-të, me autorët: I. D. Bajraktari, A. Berisha, F. Halili, A. Gashi. Në këtë libër, faqe 17, tek njësia mësimore ”Sëmundjet trashëguese te njeriu – Kromozomopatitë. Pasoja e ndërrimeve strukturore dhe numerike të kromozomeve”, ndër të tjera shkruan:

”Sindromi i Daunit (trisomia e çiftit 21 të kromozomeve) ose idiotia mongoloide është ndërrim numerik kromozomal i autozomeve më i shpeshti dhe paraqitet në 1/700 te të posalindurit. Personat bartës të kësaj sëmundje janë me sy mongoloidë dhe kanë një sërë çrregullimesh trupore (në organet e qarkullimit të gjakut, në organet e tretjes), çrregullime metabolike, me ngecje mentale (në nivelin e idiotëve), janë me rritje të vogël dhe nuk jetojnë më shumë se 10-16 vjet.”

Ky konstatim dhe kjo qasje më ka provokuar ta hulumtoj dhe analizoj nga dy perspektiva: sociologjike dhe mjekësore/shëndetësore.

Për të kundër-argumentuar këtë konstatim dhe qasje, kemi përdorur 20 referenca nga autorë dhe studiues të huaj dhe vendorë të mjekësisë, gjenetikës, psikologjisë, psikiatrisë dhe nga autorë të medieve të huaja, artikuj e hulumtime specifike për sindromin Down.

Qasja frenologjike primitive për shpjegimin e sindromit Down

Sipas Enciklopedisë Britaneze, frenologjia merret me studimin e strukturës dhe konformitetit të kafkës si tregues dhe determinues të aftësive mendore, inteligjencës dhe tipareve të karakterit. Kjo kishte ndikimin e saj në dy shekujt e fundit, por që në shek. 21 nuk ka shumë relevancë dhe po diskreditohet dita-ditës nga kërkimet e reja shkencore (shih: https://www.britannica.com/topic/phrenology). Kjo është një qasje dhe perspektivë primitive në shpjegimin e sindromit Down dhe aspekteve – indikacioneve që lidhen me të, të cilën autorët e lartëpërmendur e kanë përdorur në tekstin shkollor të biologjisë.

Përdorimi i termeve fyese mongoloidë dhe idiotë ndaj personave me SD

Janë disa terme provokuese që autorët e biologjisë i kanë përdorur për të përshkruar personat me SD dhe fatkeqësisht mbi 10 vjet ky tekst me këto terme “mongoloidë” dhe “idiotë” është ribotuar pa asnjë korigjim.

Sipas Fjalorit Amerikan Merriam-Webster Unabridged, termi ”idiot” përdoret që nga shek. 14, që përgjatë viteve ka marrë kuptime të ndryshme gjuhësore dhe kulturore. Por që në shek. 17 kjo fjalë është përdorur në teatër në një kuptim fyes gjuhësor, ngjashëm me atë se si përdoret sot. Në kontekstin e komunikimit bashkëkohor, në rastet e shprehjes së pakënaqësisë me veprimet ose sjelljet e tjetrit, shumë njerëz zgjedhin të sulmojnë nivelin e inteligjencës së tjetrit me fjalë fyese si ”idiot”, ”debill”, ”budalla”, etj. Një kontigjent i caktuar i ofendimeve ka një histori të përdorimit klinik, brenda një klasifikimi psikologjik të niveleve të ndryshme të aftësive, por ka edhe një histori të qëllimit dhe efektit kulturor. Për shembull, për zhvillimin mendor të idiotëve thuhet se nuk e tejkalon zhvillimin mendor të një fëmiu normal 2 vjeçar (shih: https://www.merriam-webster.com/words-at-play/moron-idiot-imbecile-offensive-history?fbclid=IwAR2Slflirubek3GX_-_psbuBciUzeryaE-ErX40j1nKPIpEDzQIJB5CUQVs).

Termi ”idiot” që përmendet nga autorët e librit të biologjisë, në kontekstin kulturor të shqiptarëve kuptohet si term ofendues për të fyer inteligjencën e tjetrit, prandaj në asnjë rrethanë s’do të duhej të përdorej nga ta, aq më pak për cilësimin e personave me SD. Nëse shikojmë shkallët e inteligjencës, më e ulta kategorizohet tek ”idioti” me kuotë të inteligjencës nën 20 (shih: http://www.iqcomparisonsite.com/iqbasics.aspx?fbclid=IwAR18OydVdIrm5V5TVWqEjzvrGEh1Y9grd1F6W7FISgRuBuNeOBj-B7GMdVk#), i cili sipas IQ ka shkallën e të menduarit tepër të dobët, i cili përshkruhet si një person që nuk edukohet dhe nuk mësohet të kujdeset për veten e tij.

Por kjo t’i atribuohet personit me sindromin Down është tepër e pasaktë dhe e pamoralshme, kur dihet që në fusha të caktuara, falë përparimeve bashkëkohore, ata tregojnë aftësi të larta dhe në asnjë mënyrë nuk janë në nivelin e idiotëve. Mbase ai që i quan ”idiotë”, është vet një i tillë, pasi që niveli i tij, kategoritë të cilat i përdorë për shpjegimin e fenomeneve dhe dukurive, janë teorikisht primitive, historikisht të vjetëruara dhe kulturalisht fyese (fyese jo vetëm për shkak të efektit, por edhe për shkak të përmbajtjes sepse në sistemin e vlerave termi ”idiot” pranohet si term fyes).

Por si erdhi deri te përdorimi i termit “mongol” ose klasifikimi etnik për përshkrimin e personave me sindromin Down, na e sqaron një autore mongole, Uaganaa Ramsay, në shkrimin dhe dokumentarin e saj të botuar në BBC “The meaning of Mongol”. Ajo ka qenë vet nënë e një fëmiu me sindromin Down në vitin 2009, i cili i ndërroi jetë tre muaj pas lindjes. Interesimi i saj ka qenë të hulumtojë pse etnia e saj është e lidhur me sindromin Down. Ajo tregon historinë, kontekstin dhe efektet e këtij konotacioni të gabuar dhe lidhjen e saj edhe me termin “idiot”. Ajo thotë se termi “mongol” përdoret ende dhe janë 20 vende në botë që e përdorin atë term. Faktet dhe shpjegimi i saj tregojnë sa qasje primitive dhe nënçmuese është përdorimi i këtyre termave për personat me SD.

Ndër të tjera për BBC ajo thotë: “John Langdon Down, që nga viti 1860, filloi t’i kategorizonte pacientët e njohur si “idiotë”, duke vënë në dukje se një grup prej tyre kishin pamje të ngjashme. Duke përmendur një copëz të faqeve, formën e syve dhe tipare tjera fizike, ai në vitin 1866 shkroi: “Një numër shumë i madh idiotësh të lindur janë tipikë mongolë.” Emri “mongol” ka vazhduar edhe përkundër dyshimeve të bashkëkohasve të Downit, pikëpamje këto që Downi i botoi në shkrimin “Observations on an Ethnic Classification of Idiots”. Në vitin 1965 Republika Popullore e Mongolisë u ankua në Organizatën Botërore të Shëndetësisë se termi i përdorur ishte nënçmues ndaj tyre dhe u zëvendësua me “sindromin Down”. Kjo fjalë përdorej ende shpesh në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1980. Dy kuptimet për mongolët “idiotë” dhe “sindromi Down” më shkaktuan dhimbje, hidhërim dhe zemërim. Mongolët kanë një traditë nomade. Ata janë të mirë në situata të ndryshme, kanë aftësi të mira mbijetese dhe tradicionalisht janë mikëpritës. John Langdon Down së pari stigmatizoi mongolët duke i lidhur ata me aftësinë e kufizuar dhe 100 vjet më vonë pasi u pranua se fjala “mongol” nuk duhet të përdoret në kontekstin e sindromit Down, njerëzit e qortojnë ose luftojnë kundër saj sepse e dijnë se është e keqe. Ky term është përdorur në mënyrë nënçmuese në 20 vende sipas listës që kam. Një gjysmë-meksikan dhe gjysmë-mongolian më kontaktoi një ditë duke më thënë se në komunitetin latin, fjalët “mongolito” dhe “mongolita” ende kanë kuptime shumë të shëmtuara. Një person tjetër nga Maroku më tha se ata kanë një djalë me sindromin Down dhe se fqinjët e quajnë atë mongol dhe e gjuajnë me gurë në rrugë. Në ShBA, disa shokë të mi mongolë u ndaluan në rrugë nga një zonjë që këmbëngulte se ata duhet të merrnin fëmiun e tyre tek një mjek sepse dyshonte se kishte sindromin Down. Dhe ndërsa isha në një kurs në Londër, shokët e klasës kineze dhe frënge më thanë: “Nuk e dinim që dikush nga Mongolia mund të ishte normal dhe i zgjuar si ti” (shih: https://www.bbc.com/news/blogs-ouch-30129358).

Autorja tjetër e njohur Gillian Orr, në artikullin e saj “Pse fjalët ‘mongol’, ‘mongoloid’ dhe ‘mongy’ vazhdojnë të jenë si fyerje?”, të botuar në median prestigjioze The Independent, ofron disa shpjegime dhe fakte interesante. Edhe kjo e përmend me shqetësim identifikimin e personave me SD me identitetin fizik të mongolëve. Por mbi të gjitha thotë se vet John Langdon Down pas një kohe ka hequr dorë nga pikëpamja e tij se inteligjenca dhe karakteri mund të përcaktohen nga pamja dhe forma e jashtme e kokës. Ndër të tjera, në shkrimin e saj ajo thotë: “Sipas shkrimit të John Langdon Down, është i mundur klasifikimi i tipeve të ndryshme të kushteve sipas karakteristikave etnike. Përpara kësaj, dikush me sindromin Down ishte klasifikuar thjesht si një “idiot”. Në dokumentarin e Ramsay, autori i biografisë së Down, profesor Connor Ward, shpjegon se Down ishte një mjek i dalluar i cili ka punuar me ata që kishin aftësi të kufizuara në të mësuar. Por duke qenë se grupi i njerëzve që ai po i trajtonte kishin pamje të njëjtë, ai erdhi me diagnozën “Mongolian Idiocy” – “Idiotizmi Mongolian”. Më vonë, Down dyshoi në punën e tij. Ai braktisi besimin e tij në frenologji pas 10 viteve të studimit dhe hoqi dorë nga pikëpamja se karakteri dhe inteligjenca e një personi mund të përcaktohet nga pamja dhe forma e jashtme e kokës së tij. Bashkëkohësit e Downit ishin gjithashtu skeptikë për teoritë e tij dhe filluan të përdorin termin “të ashtuquajturin idiot Mongolian” në letrat mjekësore. Vetëm në vitin 1959, pasi gjenetisti francez Jérôme Lejeune zbuloi shkaktarin e sindromit Down (një kopje shtesë e kromozomit 21), filluan të sugjeronin përdorimin e një termi të ndryshëm ndaj mongoloidit dhe mongolit. “Mongoli” dhe “mongoloidi” mbetën në përdorim në spitalet britanike deri në vitet 1980. Gjenetistët e çmuar (përfshirë edhe nipin e Downit) shkruajtën një letër të përbashkët për The Lancet, duke këmbëngulur se ky term ishte i neveritshëm dhe kërkuan një emër të ri për gjendjen. Vetë Mongolia gjithashtu bëri thirrje për një rishikim. Pasi u bë anëtar i Kombeve të Bashkuara në vitin 1961, ajo iu bashkua Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1965 dhe kërkoi që të ndryshohej termi “mongoloid”. Që atëherë, çrregullimi u bë i njohur si “sindromi Down”” (shih: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/tv/features/why-are-the-words-mongol-mongoloid-and-mongy-still-bandied-about-as-insults-9878557.html).

Gjatë hulumtimit në këtë temë arrita të kontaktoj online më dy ekspertë. I pari është ndër pediatërit dhe gjenetistët më të njohur, Brian G. Skotko, i cili është Drejtor i Programit për Sindromin Down në Massachusetts dhe i cili ka mbaruar studimet në Harvard Medical School, të cilin e informova me tekstin e autorëve të biologjisë. Nga Brian kërkova një mendim dhe ai përveç që m’i sugjeroi t’i konsultoj katër artikuj specifik të hulumtimit të tij, dëshmoi që teksti i biologjisë ka përmbajtje informuese të vjetëruar dhe se nuk qëndron, sidomos në faktin e jetëgjatësisë, pasi që sipas tij, në ShBA mosha mesatare e personave me SD është 60 vjet dhe jo 10-16 siç pretendojnë autorët shqiptarë, të cilët nuk e kanë pasur parasysh që sofistikimi mjekësor ka përmirësuar cilësinë e personave me SD, për të cilin flet Stotko. Brian G. Stotko, ku ndër të tjera më shkroi: “Labinot, duket sikur keni gjetur një tekst që përmbanë informacione shumë të vjetëruara rreth sindromit Down. Jetëgjatësia mesatare për dikë me SD në ShBA tani është 60 vjet, falë përparimeve në mjekësi dhe kirurgji. Njerëzit me SD janë gjithashtu në gjendje të jetojnë jetë të plotë dhe kuptimplotë falë mundësive më të mira arsimore, të cilat lulëzojnë në përmbushjen e punësimit dhe mundësive të jetesës” (Brian G. Stotko, M.D., M.P.P, në bashkëbisedim/korrespodencë online me Labinot Kunushevcin, 18.12.2018).

Ndërsa eksperti i dytë me të cilin poashtu kam kontaktuar me email është Profesor Nderi Tony Holland, nga Departamenti i Psikiatrisë, Universiteti i Kembrixhit. Profesor Holland më njoftoi se para disa viteve kishte qenë dy javë në Prishtinë dhe kishte kontribuar në riorganizimin e psikiatërve në Kosovë dhe kishte pasur rastin të vizitojë edhe pjesë tjera të Kosovës. Kur e njoftova për përmbajtjen e tekstit të biologjisë duke i aluduar hipotetikisht nëse teksti është i vjetëruar, e konfirmoi këtë dhe ofroi disa shpjegime afirmative, por e përmendi edhe një rrezik shëndetësor për moshën e shtyer të personave me SD. Ndër të tjera më shkroi: “Ju jeni të saktë se përkufizimi i tekstit për sindromin Down është shumë i vjetëruar në faktet e dhëna dhe në llojin e gjuhës që përdoret. Njerëzit me SD do të kenë një aftësi të kufizuar të butë dhe të moderuar të të mësuarit dhe për këtë arsye do t’u duhet ndihmë shtesë në shkollë dhe ka të ngjarë të kenë nevojë për mbështetje gjatë gjithë jetës. Ekziston një rrezik në rritje i problemeve specifike shëndetësore duke përfshirë sëmundjet kongjenitale të zemrës, zorrët dhe anomalitë e tjera të cilat mund të kenë nevojë për trajtim. Megjithatë, duke pasur parasysh mundësitë, njerëzit me SD mund të bëjnë një jetë aktive dhe gjysmë të pavarur duke pasur miq dhe duke shfrytëzuar shumicën e mundësive të tyre. Ata kanë një pamje të veçantë fizike që është karakteristikë e sindromit. Jetëgjatësia është përmirësuar shumë dhe jeta mesatare e tyre tani është 55-60 vjet. Me këtë rritje të jetëgjatësisë, ekziston një rritje e rrezikut të zhvillimit të demencës për shkak të sëmundjes së Alzheimerit që paraqitet në moshën 50 vjeç e tutje” (Profesor Nderi Tony Holland, në bashkëbisedim/korrespodencë online me Labinot Kunushevcin, 19.12.2018).

Qasja johumane dhe prodhimi i stereotipeve

Kjo gjuhë dhe mënyrë e trajtimit të problemit nga pikëpamja sociologjike është e padinjitetshme. Gjuha e tekstit është pezhorative, me terma ofendues dhe fyes të integritetit. Duke mos i trajtuar me dinjitet personat me sindromin Down, duke i përshkruar me karakteristika mongoloide (”me sy mongoloidë”) e idiotike (”në nivelin e idiotëve”), që kanë jetëgjatësi jo më shumë se 10-16 vjet, është qasje joadekuate, është fyerje e integritetit human, social, moral, fizik e psikik të fëmijëve me SD dhe e prindërve të tyre. Mbi të gjitha është tekst me efekte demotivimi.

Sjellja adaptive tregon mënyrën e funksionimit të njerëzve në mjedisin e tyre social. Sipas një hulumtimi të autorëve Jamie O. Edgin, Bruce F. Pennington dhe Carolyn B. Mervis, fëmijët dhe të rinjtë me SD kanë aftësi të larta adaptive. Avantazhi i SD mund të lind nga këto aftësi adaptive (shih: http://mddlab.arizona.edu/edginWS.pdf). Kjo tregon që ata, edhe pse me mbështetje dhe asistencë, kanë potencial për t’u integruar në mjedisin social, në komunikimin publik, në aktivitete sociale dhe mund të adaptohen me strukturat dhe vlerat dominuese. Njerëzit me sindromin Down dhe mbështetësit e tyre gjithmonë janë përpjekur të kundërshtojnë paragjykimin kundër tyre duke folur për mënyrën se si ata kontribuojnë në komunitetet e tyre. Por pranimi në komunitet nuk është i mundur pa pranimin në familje.

Kemi lexuar shumë reagime të njerëzve që bëjnë planifikimin familjar se si duhet vepruar nëse zbulojnë se fëmiu i tyre i ardhshëm do të jetë me SD, a rekomandohet apo jo aborti, si duhet trajtuar fëmijët pasi të lindin, etj. Kjo tregon që prindërit kanë nevojë më së shumti për përkrahje morale. Por si ndjehet një prind i një fëmiu me SD kur sheh që nxënësit në shkollë, shoqëria e fëmiut të tyre, lexojnë dhe mësojnë në mënyrë të gabuar stereotipizuese për fëmijët e tyre?

Kjo është një dëshmi që autorëve të këtij teksti të biologjisë iu mungon sensi human dhe social në trajtimin e problemeve shëndetësore dhe natyrore. Ky tekst është mësuar në shkolla publike, në gjimnaze natyrore, dhe ka prodhuar një përceptim të gabuar për personat me SD, ku nxënësit nga efekti i këtyre shpjegimeve i kanë ushqyer predispozitat e frustrimit social për t’i inferiorizuar, ofenduar e margjinalizuar personat me SD.

Por ka dhe një gjë: disa nga këta autorë të librit janë edhe profesorë universitarë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës. Njëri prej tyre ka qenë edhe ekspert për zhvillimin e planprogrameve mësimore për lëndët e biologjisë në Arsimin Profesional në MASHT.

Ne respektojmë kontributin e tyre në studimet tjera dhe nuk i mohojmë meritat e tyre. Ky reagim nuk është për të mohuar, injoruar e kompromituar studiuesit. Por ekskluzivisht merret vetëm me trajtimin që ata ia kanë bërë personave me sindromin Down. Pra vetëm me një tekst, me një njësi mësimore, me një qasje të caktuar. Andaj meqenëse i njëjti tekst mësohet ende në shkolla, nëse këta autorë nuk e kanë avansuar mendimin dhe qëndrimin e tyre, nëse nuk janë distancuar nga teksti shkollor dhe nëse nuk kanë kërkuar falje publike, rreziku ekziston që kjo frymë dhe ky trajtim të zgjerohet edhe në përmasa universitare akademike dhe në rast se gjatë studimeve universitare trajtojnë problemin e SD apo pyeten nga studentët për të, do të përdorin të njëjtën qasje, që do të prodhojë efekte të njëta, vetëm se në përmasa më të mëdha.

Do të prodhohet  e riprodhohet në vazhdimësi përceptimi i gabuar dhe stereotipi për ta. Do të ”legjitimohet” trajtimi i tyre johuman dhe i pabarabartë. Do të kultivohet ndjenja e inferioritetit, izolimi emocional, pesimizmi, tek prindërit që kanë fëmijë me SD. Nga një qasje e tillë rrezikohet kultura e komunikimit dhe integrimit që një pjesë e vetëdijshme dhe e emancipuar e shoqërisë po e kultivon në raport me personat me SD, duke i trajtuar me dinjitet, barazi, konsideratë, respektim të sentimenteve sociale e emocionale, kështu duke eleminuar të gjitha predispozitat raciste, fyese, intolerante, që mund t’i ketë një njeri i edukuar keq apo i mbushur me stereotipe dhe paragjykime.

Termet si ”hendikep”, ”viktimë”, ”gjynah”, ”idiot”, ”sëmundje”, ”fëmijë me aftësi të kufizuara”, janë shprehje dhe cilësime joadekuate dhe fyese, që nganjëherë i përdorë shoqëria për identifikimin e personave me SD. Por fatkeqësia më e madhe është kur trajtimi human mungon edhe në dokumente qeveritare. Për shembull, nëse lexojmë Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës 2013-2023, të botuar në vitin 2013, nga Zyra e Kryeministrit, termi ”fëmijë me nevoja të veçanta” përmendet 3 herë, ndërsa termi ”fëmijë me aftësi të kufizuara” përmendet 8 herë.

Stereotipi ”Personat me sindromin Down dhe familjet e tyre vuajnë”

Njëherë e përgjithmonë ky stereotip duhet të dekonstruktohet nga hulumtimet bashkëkohore empirike. Pikëpamje të gabuara të bazuara në stereotipe mund të gjejmë edhe tek biologë të shquar të botës. Richard Dawkins është një biolog evolucionist dhe gjenetist, autor i librit Deluzioni Zot, në të cilin besimin dhe religjionin i sheh si faktorë regresi dhe potencialisht të rrezikshëm, kundër vlerave shoqërore moderne, duke promovuar kështu ”vlerën e ateizmit dhe agnosticizmit”. Një shkencëtar i tillë ka shkaktuar polemika kur në përgjigje të pyetjes hipotetike të një gruaje që planifikonte të lindte një fëmijë me sindromin Down, ai i sugjeroi që ta abortojë atë duke i thënë: ”Abortoje atë dhe provo përsëri. Do të ishte e pamoralshme ta sillni atë në botë nëse keni zgjidhje.”Në deklaratat e mëtejshme, Dawkins ka thënë se pikëpamja e tij ishte e bazuar në parimin moral për zvogëlimin e vuajtjes së përgjithshme, në këtë rast, të individëve me SD dhe familjeve të tyre, nga këndvështrimi i mirëqenies, por që pas reagimit publik ai kishte kërkuar falje, raporton The Guardian (shih: https://www.theguardian.com/science/2014/aug/21/richard-dawkins-apologises-downs-syndrome-tweet).

Por Jamie Edgin, profesor i psikologjisë në Universitetin e Arizonës, dhe Fabian Fernandez, një bashkëpunëtor hulumtues në Shkollën e Mjekësisë Universitare Johns Hopkins, reaguan në një shkrim të botuar në New York Times, duke iu kundër-përgjigjur kështu: ”Argumenti i Dawkins është me mangësi. Jo sepse arsyetimi i tij moral është i gabuar, por sepse kuptimi i tij i fakteve është i gabuar. Hulumtimet e fundit tregojnë se individët me sindromin Down mund të përjetojnë më shumë lumturi dhe potencial për sukses se që Dawkins duket se e vlerëson. Në vitin 2010, studiuesit raportuan se prindërit e fëmijëve me sindromin Down kanë përjetuar nivele më të ulta të stresit sesa prindërit e fëmijëve parashkollorë me autizëm. Në vitin 2007, studiuesit zbuluan se shkalla e shkurorëzimit në familjet me një fëmijë me sindromin Down ishte më e ulët mesatarisht se në familjet me një fëmijë me anomali tjera kongjenitale dhe në ato me një fëmijë pa nevoja të veçanta. Nga 284 të anketuar, në një studim për fëmijët mbi moshën 12 vjeçare që kanë sindromin Down, 99% e tyre deklaruan se ishin personalisht të kënaqur me jetën e tyre” (shih: https://www.nytimes.com/2014/08/29/opinion/the-truth-about-down-syndrome.html).

Në vijim do të paraqes fakte tjera nga disa artikuj hulumtimi të cilët më datë 18.12.2018 në email-in tim kanë ardhur si sugjerime nga Brian G. Skotko. Në mbështetje të faktit që personat me sindromin Down janë vlerë dhe jo barrë e shoqërisë dhe në funksion të dekonstruktimit empirik të stereotipit se personat me SD vuajnë bashkë me familjet e tyre, po i referohem artikullit ”Having a Son or Daughter With Down Syndrome: Perspectives From Mothers and Father”, nga autorët: Brian G. Stotko nga Division of Genetics, Department of Medicine, Children’s Hospital Boston, Massachusetts; Susan P. Levine nga Family Resource Associates, Inc., Shrewsbury, New Jersey; Richard Goldstein nga Department of Psychosocial Oncology and Palliative Care, Dana-Farber Cancer Institute, Boston, Massachusetts; të botuar në vitin 2011 revistën amerikane ”Medical Genetics”, ku ndër të tjera ofrohen këto të dhëna dhe statistika: ”Një instrument i vlefshëm dhe i besueshëm i studimit u dërgua në 4,924 familje të listave të gjashtë organizatave jofitimprurëse të SD. Nga 2,044 të anketuar, 99% kanë raportuar se e duan birin ose vajzën e tyre me SD; 97% ishin krenarë për to; 79% mendonin se pikëpamja e tyre për jetën ishte më pozitive për shkak të tyre; 5% ndiheshin të turpëruar prej tyre; dhe 4% u vjen keq që i kanë ato. Prindërit raportojnë se 95% e djemve ose vajzave të tyre pa SD kanë marrëdhënie të mira me vëllezërit e motrat e tyre me SD. Shumica dërrmuese e prindërve të anketuar raportojnë se ata janë të lumtur me vendimin e tyre për të pasur fëmijën e tyre me SD dhe tregojnë se bijtë dhe bijat e tyre janë burime të mëdha dashurie dhe krenarie” (shih: http://brianskotko.com/wp-content/uploads/2015/12/AJMG-Parent-FINAL-paper.pdf).

Të njëjtët autorë në të njëjtën revistë, në një artikull hulumtimi tjetër ”Having a Brother or Sistere With Down Syndrome: Perspectives From Sibilings”, paraqesin edhe disa të dhëna tjera: Ky studim u kërkon vëllezërve dhe motrave për ndjenjat dhe perceptimet e tyre ndaj vëllait të tyre me sindromin Down (SD). Ne kemi analizuar vrojtime të vlefshme dhe të besueshme nga 822 vëllezër dhe motra. Më shumë se 96% e vëllezërve/motrave që iu përgjigjën pyetjes treguan se kishin dashuri ndaj vëllait të tyre me SD; dhe 94% e vëllezërve më të mëdhenj shprehin ndjenjën e krenarisë. Më pak se 10% ndjehen të turpëruar, dhe më pak se 5% kanë shprehur dëshirën për të ndërruar (tregtuar) vëllezërit e tyre për një vëlla apo motër tjetër pa SD. Mes vëllezërve më të mëdhenj, 88% mendonin se ishin njerëz më të mirë për shkak të vëllezërve të tyre me SD, dhe më shumë se 90% planifikojnë të mbeten të përfshirë në jetën e tyre si vëllezër kur bëhen të rritur. Shumica dërrmuese e vëllezërve dhe motrave e përshkruajnë marrëdhënien e tyre me vëllezërit e tyre me SD si pozitive dhe me rritje” (shih: http://brianskotko.com/wp-content/uploads/2015/12/AJMG-Siblings-Final-Article.pdf).

Në konsultim me mjekët shqiptarë Dr. Ismail Lutolli dhe Dr. Jeton Zenuni mora këto prononcime: Çdo fëmijë është një personalitet i veçantë dhe të gjithë kanë të drejtat dhe nevojat e tyre.  I tillë është edhe një fëmijë me sindromin Down i cili nuk është i ndryshëm nga fëmijët tjerë për shkak të specifikave të tyre fizike, por sepse ata kanë më shumë nevojë për kujdes dhe punë individuale në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Fëmijët me sindromin Down kërkojnë më shumë vëmendje, dashuri, përkushtim dhe ndihmë në aktivitetet e përditshme. Humanizmi i një shoqërie dallohet nga mbështetja dhe ndihma që iu ofron njerëzve me nevoja të veçanta të cilët për asnjë moment nuk janë më pak të vlefshëm se pjesa tjetër e shoqërisë. Tekstet e sjellura nga libri i Biologjisë rreth fëmijëve me sindromin Down janë shumë të pasakta nga pikëpamja shkencore. Duhet urgjent të rishikohen dhe të korigjohen gabimet e bëra. Ne po provojmë çdo ditë të edukojmë një brez të ri në të cilin ka vend meritor për të gjithë, ndërsa në këto libra fëmijët tanë mësojnë se fëmijët me sindromin Down janë “idiotë” dhe jetëgjatësia e tyre është vetëm disa vite (10-16 vjeç) pasi ata paskan mundësi vdekje si pasojë e problemeve shëndetësore. Kjo nuk qëndron.
1. Jetëgjatësia e të sëmurit me sindromin Down mbi 80 % e kalon moshën 55-60 vjeç.

  1. Defekte të zemrës mund të jenë prezentë te rreth (çrregullimeve të strukturës së zemrës, valvulave të zemrës ose enëve të mëdha të gjakut të zemrës) 30-60% e fëmijëve me sindromin Down. Disa prej tyre janë të padëmshme, dhe disa janë më serioze dhe kërkon trajtim ose intervenim kirurgjikal. Progresi në kirurgji kardiake ka bërë që këto probleme të evitohen në vitiet e para të jetës dhe zhvillimi i mëtejshëm është në kondita normale sa i përket këtij sistemi.
  2. Probleme me sistemin e tretjes si: anomali anatomike (p.sh. stenozë duodenale, çrregullime funksionale (p.sh. GERB, kapsllëk), çrregullime ushqyese (p.sh. sëmundja celiac), etj. Janë probleme të cilat trajtohen në mënyrë konservative apo në raste më të rralla në mënyrë kirurgjikale dhe trajtimi është i suksesshëm. Kapsllëku është një problem i zakonshëm tek njerëzit me sindromin Down. Për shumicën e tyre, problemi mund të reduktohet nga ushqimi adekuat (dietologjik), aktiviteti fizik dhe marrja adekuate e lëngjeve.
  3. Problemet e gjidhënjes sot janë plotësisht të evitueshme dhe kjo më nuk merret si pikë reference për problemet e ushqyerjes (lexo shkrimin http://www.familjadheshendeti.com/gjidhenia-te-foshnjat-me-sindromin-down/).
  4. Problemet me gjëndren tiroide ku më e zakonshmja është hypothyroidismi. Një analizë e hormoneve është e nevojshme për të vlerësuar funksionimin e gjëndrës tiroide (T3, T4, TSH), dhe bëhet intervenimi me kohë dhe është tërësisht problem i zgjidhur.
  5. Problemet e e ORL e sistemit respiratore. Fëmijët me sindromën Down mund të kenë probleme shumë të ndryshme në lidhje me veshin, fytin, hundën dhe sistemin respirator me komplikime deri te problemet e dëgjimit dhe shurdhimit. Nëse me kohë mbikqyren edhe këto probleme janë të evitueshme. Për shkak të specifikës anatomike të sistemit ORL dhe të traktit respirator në njerëzit me Down, ndjekja e tyre duhet të jetë e afërt dhe në kontinuitet.
  6. Predispozita për probleme të sistemit imunitar apo për sëmundje malinje trajtohet në mënyrë të njëjtë sikurse tek fëmijët tjerë. Zhvillimet dhe ndërhyrjet bashkëkohore mjekësore premtojnë përmirësimin e mëtejmë të cilësisë së jetës së fëmijëve me SD. Problemet e fëmijëve me SD janë çështje mjekësore plotësisht të menaxhueshme dhe një ndërhyrje adekuate me kohë mund ta lehtësojë atë dhe mund të përmirësojë rezultatet e zhvillimit të tyre, argument ky shtesë që literatura për fëmijët me sindromin Down duhet të avansohet paralelisht me zhvillimet shëndetësore.

Këto hulumtime tregojnë realitetin e sindromit Down dhe rrëzojnë të gjitha pretendimet se fëmijët me SD janë barrë dhe jo vlerë e shoqërisë. Shndërrimi i kësaj kategorie shoqërore në subjekt të talljes ka prodhuar reagime edhe kur ajo ka ardhur nga udhëheqës të lartë politikë. E kemi shembullin kur ish presidenti amerikan, Barack Obama, në një emision televiziv pati bërë një shaka që u cilësua ofenduese. Kur është pyetur se sa mirë luan Bowling, është shprehur se luan sikur personat në Lojërat Olimpike Speciale (duke i krahasuar aftësitë e tij të dobëta me ato të garuesve të Olimpiadës Speciale, e organizuar veçanërisht për personat me nevoja të veçanta). Më pas ish presidenti Obama pati kërkuar falje duke arsyetuar se nuk ka pasur qëllim talljeje (shih: https://abcnews.go.com/Politics/story?id=7129997&page=1)

Për aftësitë, potencialin dhe ambiciet e personave me nevoja të veçanta tregon fakti i Olimpiadës Speciale, në të cilën marrin pjesë edhe personat me sindromin Down (shih: https://www.specialolympics.org/). Poashtu Kongresi Botëror i Sindromit Down që mbahet rregullisht promovon të drejtat dhe integrimin e personave me SD (shih: http://wdsc2018.org.uk/). Edhe në Kosovë personat me SD shpeshherë kanë shprehur ambiciet e tyre inspiruese, duke manifestuar kreativitet në aktivitete të ndryshme, andaj meritojnë një mbështetje të madhe (shih: http://www.downsyndromekosova.org/). Por edhe angazhimi i tyre në punë paraqet një sfidë që jo rrallë herë cilësohet si diskriminim. Duke qenë përfitues të skemave pensionale, angazhimi i tyre në punë, qoftë edhe afatshkurte apo sezonale, ndërpret automatikisht përfitimin e skemave pensionale, gjë që i dekurajon ata të kërkojnë punë (Ligji 04/L-131 për skemat pensionale për personat me aftësi të kufizuara). Ne gjejmë plot persona me sindromin Down që të mahnisin dhe impresionojnë me shkathtësinë apo suksesin e tyre në një fushë të caktuar, në një profesion, sport apo aktivitet, më shumë sesa ata që janë pa SD. Prandaj më shumë se kurrë e mertojnë mbështetjen tonë. Një shpërdarje nga ju e këtij shkrimi aq më mirë për të drejtat dhe integritetin e personave me SD dhe aq më mirë për vlerat tona humane./ insajderi.com/ KultPlus.com

Këtu mund ta shihni LIVE finalen e Festivalit të TVSH-së

Mbrëmja e sotme në ekranin e RTSH do të sjellë për të gjithë shikuesit, finalen e edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës, i cili këtë vit pritet me një interes mjaft të lartë nga publiku.

Në linkun më poshtë do të mund të ndiçni LIVE, këtë festival, i cili do vendos se kush do prezantoj Shqipërinë në Eurovizion./ KultPlus.com

https://www.rtsh.al/rtsh-live/RTSH1-HD.html

Sali Bashota promovoi librin “Asnjë zë tjetër”

Në Kolegjin AAB u promovua libri më i ri i autorit Sali Bashota “Asnjë zë tjetër”, shkruan KultPlus.

Në prani të studiuesve, dashamirësve të librit dhe studentëve, sot në Kolegjin AAB u bë promovimi i librit më të ri të autorit Sali Bashota “Asnjë zë tjetër”, botim i Shtëpisë Botuese AAB.

Për të folur për këtë libër i cili përmbanë 59 poezi, numër ky që përkon me moshën e shkrimtarit dhe vitin e lindjes, folën rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Lulzim Tafa si dhe prof. Besa Hoxha Beqiri.

Me këtë rast, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, tha se individualiteti që poeti Bashota përçon tek lexuesit është i madh, ndërsa për veprën “Asnjë zë tjetër” tha se posedon origjinalitet.

“Sali Bashota shquhet për një zë unikat në poezinë shqipe. Individualiteti i tij theksohet edhe kur shkruan për atdheun, edhe kur shkruan për dashurinë, edhe kur shkruan per luftën, për Prishtinën, por edhe kur shkruan për miqtë e për familjen. Këtë origjinalitet të tij ai e thekson edhe në librin me poezi, “Asnjë zë tjetër”, tha rektori Tafa.

Për veprën “Asnjë zë tjetër”, foli edhe prof. Besa Hoxha Beqiri, ajo shtoi se në vargjet e Bashotës lexuesi gjen pjekurinë artistike të përdorimit të situatave të ndryshme, qoftë personale, shoqërore apo kombëtare.

“Bota krijuese e këtij poeti, të përkthyer në shumë gjuhë të botës, kurrorëzuar tanimë me përmbledhjen e tij të trembëdhjetë të poezive, pasurohet edhe më tepër me forma të reja të shkrimit poetik. Mozaiku i pasur i motiveve dhe strukturës së poezisë së tij në përmbledhjen “Asnjë zë tjetër”, sjell lojën poetike, me anë të shkronjave, qysh në titull, tek zëri, që paraqet atë të poetit”, tha Hoxha Beqiri.

Ndërsa, autori i veprës “Asnjë zë tjetër” Sali Bashota, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe përkrahësit që e ndihmuan në realizimin e këtij libri. Ai shtoi se pa njërëzit e tij të ngushtë, nuk do të arrinte të finalizonte këtë vëllim të ri me poezi, duke falënderuar gjithashtu edhe Shtëpinë Botuese AAB për botimin e tij./ KultPlus.com

Janë shitur të gjitha biletat për koncertin e Filharmonisë, koncerti do të transmetohet edhe LIVE

Këtë vit rreth 2 mijë njerëz kanë shfaqur interesimin e tyre për të dëgjuar këtë koncert. Pikërisht ky interesimi madh i ka vënë në hall drejtuesit e këtij institucioni.

Ditë më parë Filharmonia e Kosovës, bëri të ditur se ‘Koncerti i Viti të Ri’ do të mbahet në dy orare, në orën 17:00 dhe 20:00 më 23 dhjetor. Madje për këtë koncert ky institucion për herë të parë ndau edhe biletat të cilat ishin falas. Mirëpo tani të gjitha biletat janë shitur dhe duke parë interesimin e madh Filharmonia ka vendosur që këtë koncert ta transmetoj edhe LIVE.

“Të nderuar, ju kërkojmë ndjesë që bileta për koncertin e Filharmonisë së Kosovës të datës 23.12.2018 nuk ka më. Koncerti është organizuar në dy terminë vetëm për t’ju dhënë mundësinë sa më shumë të interesuarve për të ndjekur koncertin. Duke parë këtë kërkesë, Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me RTK-në do të bëjë transmetimin direkt të koncertit nga ora 20:00. Kosova nuk ka një sallë koncertale me parametra standard, andaj kërkojmë mirëkuptimin por edhe mbështetjen tuaj në kërkesën për ndërtimin e sallës së Filharmonisë së Kosovës. Ju faleminderit për mirekuptimin!”, është njoftimi i Filharmonisë./ KultPlus.com

Në fshatin Zym është bërë përurimi i shtatores së Skënderbeut

Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, sot në fshatin Zym është bërë përurimi shtatores së Skënderbeut, shkruan KultPlus.

Zbulimin e kësaj shtatore e kanë bërë Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i kulturës Kujtim Gashi.

“Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skenderbeu, sot bashkë me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, përuruam shtatoren e heroit në fshatin Zym. Zymit dhe Hasit i mungon edhe shtatorja e Pjetër Bogdanit për të cilin u zotuam se do ta përurojmë vitin e ardhshëm”, ka shkruar Gashi në Facebook./ KultPlus.com

Refugjati i dikurshëm nga Kosova, viziton skulpturën me figurën e tij në Suedi (Foto)

Gëzim Dervishi, nga Drenica ka vizituar skulpturën e tij e cila është vendosur para 6 vitesh në shtetin suedez, në qytetin Vasterasit, shkruan KultPlus.

 Skulptura e Gëzimit ishte vendosur në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptar që u vranë në luftën e Kosovës, për fëmije që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe dhe për fëmijët që u detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre së bashku me familjet.

Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi. Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester. Ai kishte qëndruar në kapin e refugjatëve gjatë kohës sa Gëzimi ka qenë aty./ KultPlus.com

Këngët më të mira nga Kosova në Festivalin e TVSH-së ndër vite

Sonte në Shqipëri mbahet finalja e edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës në TVSH.

Festivali, më i vjetri ndër shqiptarë dhe me një traditë në muzikë, sonte do të mbajë edicionin e radhës me 14 këngë finaliste.

Derisa presim të shohim se kush do të triumfojë në këtë edicion, ia vlen të kthehemi në retrospektivë, të shohim këngëtarët nga Kosova të cilët në këtë festival kanë udhëtuar me krijimet e tyre më të mira.

E nisim me Armendin dhe Aiden, me këngën “Ti nuk më meriton”. Pak njerëz e dijnë se kënga së pari është kënduar në Festivalin e fundvitit në Shqipëri, në vitin 1996

Një tjetër kosovare në këtë festival është edhe Albërie Hadërgjonaj. Një prej pjesëmarrjeve të saj është viti 1995, kur ajo këndoi në festival këngën “Pse vonon dashuri”. Albëria në këtë festival ka marrë pjesë edhe me këngën “Jeta nuk është lodër”.

https://www.youtube.com/watch?v=X8Ac7Nd5kYo

Gili sot është një prej këngëtareve më të njohura kudo ku janë shqiptarët. Në Festivalin me plot histori, Gili ka marrë pjesë disa herë. Kënga “Ding dong” është kënduar në vitin 1996 ndërsa kënga “Sikur të isha djalë” u këndua një vit më vonë

Për çudi, në Festival ka marrë pjesë edhe Edona Llalloshi

https://www.youtube.com/watch?v=vq0JDtSB3kU

Në Festivalin e fundvitit në TVSH ka marrë pjesë edhe Adelina Ismaili. Ajo këngën “Zemrën nuk ta fal” e ka sjellë në skenën e festivalit, shumë rrebele si gjithmonë, në vitin 1997. Kënga ka gati 1 milion klikime në Youtube dhe tregon popullaritetin e Adelinës në këtë edicion të festival. Këto janë vetëm disa prej këngëve nga këngëtarët kosovarë që kanë marrë pjesë në këtë festival. / KultPlus.com

Rihapet Kalaja e Tiranës

Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale.

Pas sheshit “Skënderbej dhe Pazarit të Ri, falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani për rehabilitimin e saj, Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vizitoi mjediset e rehabilituara të Kalasë.

“Jam i bindur se kjo do të jetë një histori suksesi, jo vetëm për të gjithë ne që jemi në Tiranë, dhe që do ta shijojmë, por për shumë turistë. Jam i sigurt se do të kthehet në një destinacion, do të jetë ndoshta një nga vendet më të vizituara”.

“Nëse vazhdojmë me këtë frymë, ku përtej ndasive themi – a ka disa gjëra që biem dakord, se si mund të ecim përpara – jam i bindur se edhe skeptikët, edhe ata që e luftuan këtë projekt e çfarë nuk sajuan, duhet të vijnë ta shohin. Duhet të kuptojnë se si ne shqiptarët, sa zihemi e grindemi, aq edhe bëjmë gjëra të mrekullueshme kur vendosim të bashkëpunojmë dhe kur vendosim të ecim përpara për ta zhvilluar këtë qytet”, deklaroi Veliaj./klankosova/KultPlus.com

Lëshohet në qarkullim pulla postare “Dëshmorët e Gjakovës”

Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim pullën postare me titull “Dëshmorët e Gjakovës” që i dedikohet të gjithë dëshmorëve të kësaj komune, bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të postës.

“Pulla postare për dëshmorët e Gjakovës përfaqëson nderin dhe respektin për veprën dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të rënë të kësaj komunë në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999”, thuhet më tutje, transmeton Koha.net.

Në pullë postare është paraqitur imazhi i memorialit “Shokët e Lirisë”, me pesë shtylla të kuqe, që i kushtohet të gjithë dëshmorëve, djemve dhe vajzave, që iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Heroizmi dhe sakrifica e tyre e jashtëzakonshme në mbrojtje të popullatës civile do të jetojë përgjithmonë.

Misioni i dëshmorëve dhe luftëtarëve të Gjakovës ishte demonstrimi më i mirë i vullnetit të palëkundur të popullit shqiptar në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Dizajnuesi i pullës të postare është Etrit Zeneli.

Filatelia e Postës së Kosovës ka nderuar edhe në të kaluarën veprën heroike të luftëtarëve të lirisë e këtë do ta bëj edhe në ardhmen./KultPlus.com

Zbulohet faltorja mijëravjeçare peruane

Arkeologët kanë zbuluar në veri të Perusë një faltore që daton më shumë se 1 000 vite, ku gjendeshin kufomat e 18 qenieve njerëzore dhe disa lamave, njoftoi media peruane.

“Ky varr ceremonial, në formë d-je, u zbulua në faltoren Santa Rosa, që është ndërtuar mes viteve 800 dhe 900 pas Krishtit, në provincën e Çiklajos në rajonin e Lambajekës”, sipas përgjegjësit të ekipit të studiuesve, Edgar Bracamonte, i cituar nga agjencia zyrtare peruane e lajmeve, Andina.

“Ky zbulim lidhet me arkitekturën ceremoniale dhe politike të kulturës Huari me origjinë nga Ajakuço, në rajonin e Andeve dhe që u shtri nga brigjet deri në pyjet e Kuskos”, shpjegon arkeologu.

“Faltorja është ndërtuar me tulla balte të papërpunuara, të lidhura mes tyre po me baltë. Brenda kishte dhe jashtë faltores kishte 18 trupa të varrosur, gjashtë gra dhe 12 burra, që mendohet se janë sakrifikuar”, sipas Bracamonte.

“Duke parë mënyrën se si janë varrosur, kufomat e gjetura përkojnë me periudhën përfundimtare të civilizimit Huari në veri”, gjithnjë sipas arkeologut.

Sipas tij, kufomat e gjetura, me kokë të prerë dhe duar të lidhura, i përkisnin komunitetit të një kulture tjetër.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu objekte prej metali, vathë prej druri, lugë, shigjeta me gurë vullkanik dhe minerale që gjenden në rajonin e veriut./A.T.SH/ KultPlus.com

‘Dështimet janë gjurmët e gishtërinjve në rrugën drejt arritjes së qëllimeve’

Disa thënie për dështimet:

“Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni duke ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku keni mbërritur”. – Kris Gardner

“Suksesi duket të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk ndalen kurrë”. – Xhon Uilard Merrot

“Nuk ka asnjë sekret në të arriturit e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet”. – Kolin Pauell

“Bëni punën tuaj me gjithë zemër, dhe do të keni sukses – do ta shihni se ka vërtet pak konkurrencë”. – Elbert Habard

“Vullneti për të fituar, dëshira për sukses, kërkojnë arritjen e potencialit tuaj të plotë… këto janë çelësat që do t’iu hapin derën e përsosmërisë personale”. – Konfuci

“Dështimet janë gjurmët e gishtërinjve në rrugën drejt arritjes së qëllimeve”. – K.S Ljuis

“Dështimi është kaq i rëndësishëm. Ne flasim gjatë gjithë kohës për suksesin. Por është aftësia për t’i rezistuar dështimit apo përdorur këtë të fundit, ajo që të çon shpesh drejt një suksesi më të madh. Kam takuar njerëz që nuk donin ta provonin nga frika e dështimit”. – J. K Rouling

“Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë.” – Martin Luther King

Të mundesh është veçse një gjende e përkohshme. Të heqësh dorë e bën atë të përherëshme.” – Marilyn von Savant

“Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. – Anita Rodik./bota.al/ KultPlus.com

Rita Ora vishet si babadimër, shpërndan dhurata për fëmijët e sëmurë

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej figurave publike janë bërë më social me fansat e tyre të shumtë.

Njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila të premten tregoi një anë tjetër të shpirtit të saj.

Ajo vendosi që të vishet si babadimër për shpërndajë dhurata fëmijëve të sëmurë dhe punëtorëve në Spitalin Ëestminster, në Chelsea.

Rita Ora vishet si babadimër për ti befasuar fëmijët e vegjël për fundvit.

Ajo ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë, ku nga fotografitë shihej se ka qenë mjaft e entuziazmuar gjatë shpërndarjes së dhuratave.

“Faleminderit babadimër, @Idriselba që më ftoi për të vizituar disa fëmijë shumë të veçantë, infermierët dhe mjekët në spital, ishte befasia më e mirë ndonjëherë! Shihemi vitin e ardhshëm! Falënderime të veçanta për Chelsean dhe Spitalin Westminster dhe Spitalin e Fëmijëve Evelina”, ka shkruar Ora në Instagram.

Ndërkohë, fëmijët e sëmurë duket të jenë lumturuar pa masë, teksa kanë pranuar dhurata nga një yll botëror./ insjaderi.com/ KultPlus.com

<blockquote class=”instagram-media” data-instgrm-captioned data-instgrm-permalink=”https://www.instagram.com/p/Brpz5DhHTTk/?utm_source=ig_embed&amp;utm_medium=loading” data-instgrm-version=”12″ style=” background:#FFF; border:0; border-radius:3px; box-shadow:0 0 1px 0 rgba(0,0,0,0.5),0 1px 10px 0 rgba(0,0,0,0.15); margin: 1px; max-width:540px; min-width:326px; padding:0; width:99.375%; width:-webkit-calc(100% – 2px); width:calc(100% – 2px);”><div style=”padding:16px;”> <a href=”https://www.instagram.com/p/Brpz5DhHTTk/?utm_source=ig_embed&amp;utm_medium=loading” style=” background:#FFFFFF; line-height:0; padding:0 0; text-align:center; text-decoration:none; width:100%;” target=”_blank”> <div style=” display: flex; flex-direction: row; align-items: center;”> <div style=”background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; flex-grow: 0; height: 40px; margin-right: 14px; width: 40px;”></div> <div style=”display: flex; flex-direction: column; flex-grow: 1; justify-content: center;”> <div style=” background-color: #F4F4F4; border-radius: 4px; flex-grow: 0; height: 14px; margin-bottom: 6px; width: 100px;”></div> <div style=” background-color: #F4F4F4; border-radius: 4px; flex-grow: 0; height: 14px; width: 60px;”></div></div></div><div style=”padding: 19% 0;”></div><div style=”display:block; height:50px; margin:0 auto 12px; width:50px;”><svg width=”50px” height=”50px” viewBox=”0 0 60 60″ version=”1.1″ xmlns=”https://www.w3.org/2000/svg” xmlns:xlink=”https://www.w3.org/1999/xlink”><g stroke=”none” stroke-width=”1″ fill=”none” fill-rule=”evenodd”><g transform=”translate(-511.000000, -20.000000)” fill=”#000000″><g><path d=”M556.869,30.41 C554.814,30.41 553.148,32.076 553.148,34.131 C553.148,36.186 554.814,37.852 556.869,37.852 C558.924,37.852 560.59,36.186 560.59,34.131 C560.59,32.076 558.924,30.41 556.869,30.41 M541,60.657 C535.114,60.657 530.342,55.887 530.342,50 C530.342,44.114 535.114,39.342 541,39.342 C546.887,39.342 551.658,44.114 551.658,50 C551.658,55.887 546.887,60.657 541,60.657 M541,33.886 C532.1,33.886 524.886,41.1 524.886,50 C524.886,58.899 532.1,66.113 541,66.113 C549.9,66.113 557.115,58.899 557.115,50 C557.115,41.1 549.9,33.886 541,33.886 M565.378,62.101 C565.244,65.022 564.756,66.606 564.346,67.663 C563.803,69.06 563.154,70.057 562.106,71.106 C561.058,72.155 560.06,72.803 558.662,73.347 C557.607,73.757 556.021,74.244 553.102,74.378 C549.944,74.521 548.997,74.552 541,74.552 C533.003,74.552 532.056,74.521 528.898,74.378 C525.979,74.244 524.393,73.757 523.338,73.347 C521.94,72.803 520.942,72.155 519.894,71.106 C518.846,70.057 518.197,69.06 517.654,67.663 C517.244,66.606 516.755,65.022 516.623,62.101 C516.479,58.943 516.448,57.996 516.448,50 C516.448,42.003 516.479,41.056 516.623,37.899 C516.755,34.978 517.244,33.391 517.654,32.338 C518.197,30.938 518.846,29.942 519.894,28.894 C520.942,27.846 521.94,27.196 523.338,26.654 C524.393,26.244 525.979,25.756 528.898,25.623 C532.057,25.479 533.004,25.448 541,25.448 C548.997,25.448 549.943,25.479 553.102,25.623 C556.021,25.756 557.607,26.244 558.662,26.654 C560.06,27.196 561.058,27.846 562.106,28.894 C563.154,29.942 563.803,30.938 564.346,32.338 C564.756,33.391 565.244,34.978 565.378,37.899 C565.522,41.056 565.552,42.003 565.552,50 C565.552,57.996 565.522,58.943 565.378,62.101 M570.82,37.631 C570.674,34.438 570.167,32.258 569.425,30.349 C568.659,28.377 567.633,26.702 565.965,25.035 C564.297,23.368 562.623,22.342 560.652,21.575 C558.743,20.834 556.562,20.326 553.369,20.18 C550.169,20.033 549.148,20 541,20 C532.853,20 531.831,20.033 528.631,20.18 C525.438,20.326 523.257,20.834 521.349,21.575 C519.376,22.342 517.703,23.368 516.035,25.035 C514.368,26.702 513.342,28.377 512.574,30.349 C511.834,32.258 511.326,34.438 511.181,37.631 C511.035,40.831 511,41.851 511,50 C511,58.147 511.035,59.17 511.181,62.369 C511.326,65.562 511.834,67.743 512.574,69.651 C513.342,71.625 514.368,73.296 516.035,74.965 C517.703,76.634 519.376,77.658 521.349,78.425 C523.257,79.167 525.438,79.673 528.631,79.82 C531.831,79.965 532.853,80.001 541,80.001 C549.148,80.001 550.169,79.965 553.369,79.82 C556.562,79.673 558.743,79.167 560.652,78.425 C562.623,77.658 564.297,76.634 565.965,74.965 C567.633,73.296 568.659,71.625 569.425,69.651 C570.167,67.743 570.674,65.562 570.82,62.369 C570.966,59.17 571,58.147 571,50 C571,41.851 570.966,40.831 570.82,37.631″></path></g></g></g></svg></div><div style=”padding-top: 8px;”> <div style=” color:#3897f0; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; font-style:normal; font-weight:550; line-height:18px;”> View this post on Instagram</div></div><div style=”padding: 12.5% 0;”></div> <div style=”display: flex; flex-direction: row; margin-bottom: 14px; align-items: center;”><div> <div style=”background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; height: 12.5px; width: 12.5px; transform: translateX(0px) translateY(7px);”></div> <div style=”background-color: #F4F4F4; height: 12.5px; transform: rotate(-45deg) translateX(3px) translateY(1px); width: 12.5px; flex-grow: 0; margin-right: 14px; margin-left: 2px;”></div> <div style=”background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; height: 12.5px; width: 12.5px; transform: translateX(9px) translateY(-18px);”></div></div><div style=”margin-left: 8px;”> <div style=” background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; flex-grow: 0; height: 20px; width: 20px;”></div> <div style=” width: 0; height: 0; border-top: 2px solid transparent; border-left: 6px solid #f4f4f4; border-bottom: 2px solid transparent; transform: translateX(16px) translateY(-4px) rotate(30deg)”></div></div><div style=”margin-left: auto;”> <div style=” width: 0px; border-top: 8px solid #F4F4F4; border-right: 8px solid transparent; transform: translateY(16px);”></div> <div style=” background-color: #F4F4F4; flex-grow: 0; height: 12px; width: 16px; transform: translateY(-4px);”></div> <div style=” width: 0; height: 0; border-top: 8px solid #F4F4F4; border-left: 8px solid transparent; transform: translateY(-4px) translateX(8px);”></div></div></div></a> <p style=” margin:8px 0 0 0; padding:0 4px;”> <a href=”https://www.instagram.com/p/Brpz5DhHTTk/?utm_source=ig_embed&amp;utm_medium=loading” style=” color:#000; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; font-style:normal; font-weight:normal; line-height:17px; text-decoration:none; word-wrap:break-word;” target=”_blank”>Thanks you Father Christmas @idriselba for inviting me along to visit some very special children and nurses and doctors today at the hospitals best surprises ever! Until next year!!! Special thanks to Chelsea and Westminster Hospital and Evelina Children’s Hospital ❤️🎄✨</a></p> <p style=” color:#c9c8cd; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; line-height:17px; margin-bottom:0; margin-top:8px; overflow:hidden; padding:8px 0 7px; text-align:center; text-overflow:ellipsis; white-space:nowrap;”>A post shared by <a href=”https://www.instagram.com/ritaora/?utm_source=ig_embed&amp;utm_medium=loading” style=” color:#c9c8cd; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; font-style:normal; font-weight:normal; line-height:17px;” target=”_blank”> RITA ORA</a> (@ritaora) on <time style=” font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px; line-height:17px;” datetime=”2018-12-21T14:48:29+00:00″>Dec 21, 2018 at 6:48am PST</time></p></div></blockquote> <script async src=”//www.instagram.com/embed.js”></script>


Dil me një vajzë që lexon!

Nga Rosemarie Urquico

Dil me një vajzë që lexon, që i shpenzon paratë për libra në vend të rrobave; që ka pak hapësirë në dollap për shkak të numrit të librave. Dil me një vajzë që ka një listë me librat që dëshiron të lexojë, që është anëtarësuar në bibliotekë që kur ishte 12 vjeç.

Gjej një vajzë që lexon.

Do ta kuptosh që është e tillë sepse do të ketë gjithmonë një libër në çantë. Është ajo që shikon e mrekulluar raftet e një librarie; ajo që lëshon një klithmë gëzimi kur gjen librin që po kërkonte.

E sheh tek i merr erë çuditshëm faqeve të një libri të vjetër në një librari me libra të përdorur?

Kjo është një lexuese. Ajo nuk mund t’i rezistojë pa u marrë erë faqeve, në veçanti faqeve të atyre librave të vjetër e të zverdhur…

Ajo është vajza që lexon ndërkohë që pret në një kafene buzë rrugës. Po t’i hedhësh një sy filxhanit të saj, e kupton që ende nuk e ka prekur, pasi ka humbur në botën e autorit.

Ulu.

Mund të të shohë shtrembër, pasi pjesa më e madhe e vajzave që lexojnë nuk duan të ndërpriten gjatë kohës së leximit. Pyete nëse i pëlqen libri. Qerase me një kafe tjetër.

Tregoji se ç’mendon për Murakamin. Shiko nëse po lexon kapitullin e parë të “Besëlidhjes së unazës”. Kupto se nëse të thotë se e ka kuptuar “Uliksin” e Xhejms Xhojsit e thotë vetëm sepse do që të duket inteligjente. Pyete nëse e adhuron Lizën apo do të dëshironte të ishte vetë Liza.

Gënjeje! Nëse e kupton sintaksën, ajo do kuptojë se ke nevojë ta gënjesh. Përveç fjalëve ka edhe gjëra të tjera: arsye, vlera, dritëhije, dialogë… S’do jetë fundi i botës.

Është e lehtë të dalësh me një vajzë të lexon. Dhuroji libra për ditëlindje, Krishtlindje dhe përvjetorë. Dhuroji libra të Nerudës, Pound, Sexton, Cummings. Tregoji se ti e kupton që fjalët janë dashuri. Ajo e kupton ndryshimin mes librave dhe realitetit e megjithatë herë pas herë do të përpiqet ta bëjë jetën  paksa si libri i saj i preferuar.

Zhgënjeje! Sepse një vajzë që lexon e di që dështimi të çon drejt kulmit. Sepse vajzat që lexojnë si ajo e dinë që çdo gjë është e destinuar të mbarojë, por që gjithsesi mund t’u shkruash vazhdimin; mund të fillosh gjithmonë nga e para për të qenë sërish heroi kryesor.

Pse të frikësohesh nga gjithçka që nuk je?

Vajzat që lexojnë e kuptojnë se njerëzit, sikurse karakteret, evoluojnë. Përveç personazheve të serisë “Twilight”.

Nëse gjen një vajzë që lexon mbaje fort. Kur ta gjesh në mes të natës tek shtrëngon në kraharor një libër dhe qan, përgatiti një çaj të ngrohtë dhe shtrëngoje në krahët e tu. Mund ta humbësh për disa çaste, por do të kthehet gjithmonë te ti. Ajo flet sikur personazhet e librit janë realë, sepse për pak çaste ata janë të tillë.

Kërkoja dorën gjatë një shëtitjeje me balonë. Ose në një koncert rroku. Ose shumë rastësisht, kur ajo të jetë sëmurë, nëpërmjet Skype.

Do të shkruani historinë e jetës tuaj; do të keni fëmijë me emra të çuditshëm dhe me shije akoma më të çuditshme. Ajo do t’u mësojë fëmijëve të duan Maçokun me çizme, Kapelabërësin dhe Hampi Dampin ndoshta në të njëjtën ditë.

Do të ecni së bashku edhe në dimrat e jetës tuaj dhe ajo do të recitojë nën zë, ndërsa ti  shkund dëborën nga çizmet.

Dil me një vajzë që lexon sepse e meriton. Ti meriton një vajzë që mund të të japë jetën më shumëngjyrëshe që ekziston. Nëse mund t’i japësh vetëm monotoni, orë të gjata bajate dhe propozime gjysmake, atëherë më mirë rri vetëm.

Por nëse dëshiron botën dhe të tjerat përtej saj, dil me një vajzë që lexon.

Ose akoma më mirë, dil me një vajzë që shkruan.\botimeshqip

18 vjeçari nga Malisheva, pa duar e me ëndërr të bëhet piktor

Arijon Krasniqi, 18-vjeçar nga Malisheva, ka lindur pa duar. Duart i ka zëvendësuar me këmbët e tij, duke i përdorur për çdo gjë, madje edhe për të pikturuar.

“Ëndrra ime është që të bëhem piktor, artist, edhe pse thjesht këtë e kam si hobi”, thotë Krasniqi.

Ai ëndërron të shkojë në fakultet, por fatkeqësisht, familja e tij nuk arrin ta financojë sepse atij i duhet një përcjellës.

Fotografitë nga lufta e Kosovës, në New York Times dhe në ‘Shooting War’

New York Times jo rrallë përkujdeset të publikojë fotografi që dokumentojnë mirë vuajtjen dhe gjenocidin e shkaktuar në Ballkan, më së shumti prej serbëve.

Kjo pjesë e Evropës për disa vite ka vuajtur dhe ka kaluar nëpër luftëra që nisën me Kroacinë dhe më pas kulmuan me Bosnjën dhe Kosovën, dy shtete që humbën qindra e mijëra njerëz nga dora e shovinizmit serb.

Në një shkrim të fundit, NYTimes i kushton rëndësi librit “Shooting War” (Ta fotografosh luftën) me autor Anthony Feinstein, ku natyrisht bëjnë pjesë edhe fotografi të realizuara në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-99.

Refugjatët kurd

Një fotografi tregon dy kosovare që kthehen nga Mitrovica në Prishtinë në kohën kur po çlirohej vendi. Fotografia është realizuar nga Alexandra Boulat, shkruan KultPlus.

Tjetra fotografi tregon gazetarët e AP të cilët e përcollën luftën në Kosovë, duke e dokumentuar kësisoj secilin moment të tmerrshëm që i ndodhi popullatës së pafajshme kosovare.

Në këtë libër nuk ka se si të mungojë fotografia e ushtarëve të Arkanit të cilët vrasin popullatën në Bosnje, popullatën myslimane atje.

E meqë luftërat dhe gjenocidi në Evropë nuk kanë ndalur asnjëherë, libri ka material të bollshëm edhe me tregimet nga Ruanda, Turqia, popullata kurde, Afganistani, Haiti dhe zona tjera ku ka ndodhur luftë dhe ku fotografët e gazetarët është dashur të raportojnë e të gjenden ballë me rrezikun. / KultPlus.com

Zana Berisha, misi që po bëhet objekt talljeje për shqiptarët

Pak ditë më parë, Prive.al vuri në pah paraqitjen skandaloze të Miss Universe Kosovës, Zana Berisha në evenimentin e madh të bukurisë.

Vajza që përfaqësoi Kosovën, e dalë nga një event fiktiv për të cilin s’dëgjoi kush, kishte vështirësi të jashtëzakonshme të artikulimit jo në anglisht, por edhe në gjuhën shqipe.

Kaq ka mjaftuar që videot e saj të bëhen virale.

Sekuenca kur prezantohet me katër fjalë, ‘Zana Berisha from Kosovo’ ishte skandal më vete.

Bukuroshja bërtet para mikrofonit në mënyrë të pakontrolluar.

https://twitter.com/kryemadhis/status/1076003307800485889

1998, plaku që goditi serbët dhe pranoi dhuratë nga Ibrahim Rugova

Plaku që më 1998 godiste me shtagë policin serb e që mori dhuratë nga Rugova

Fotografitë e shumta gjatë protestës së marsit më 1998 kishin kapur edhe Hasan Hoxhën. Plaku nga Malisheva po “luftonte” fyt më fyt me një polic serb në protestën e cila ishte organizuar pas masakrës së Likoshanit.

Derisa ai goditej me shqelm nga polici, Hasani nga fshati Bellanicë i Malishevës e godiste me shtagën e tij në të cilën mbahej në kokë atë. Pas këtij akti, ish president Ibrahim Rugova e kishte pritur dhe i kishte dhënë një nga gurët e tij.

Hasan Hoxha megjithatë e kishte pritur lirinë e Kosovës dhe kishte ndërruar jetë më 25 gusht të vitit 2006. Haxhi Hasani ndryshe ka qenë i njohur për aktivitete atdhetare gjatë jetës së tij.

Ai kishte marrë pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve në komunën e tij. / KultPlus.com