Do të vdes, do të vdes i mbytur në borxhe, s’është asgjë mbytja në lumë, a në dhomat e gazit I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin, i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën, i kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën, i kam borxhe krimit që s’i vura emër.
Do të vdes, do të vdes i mbytur në borxhe. I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr i kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët, i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët i kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragu terrin e një kohe të largët.
Do të vdes, do të vdes i mbytur në borxhe. U kam borxh të gjallëve, u kam borxh të vdekurve; gurin e varrit e shes të laj borxhet.
Dhe vë pikën këtu. Tani mund të flisni për borxhet që më kini ju./KultPlus.com
Në faqet n° 71 – 92 të librit me titull “Vitae et icones sultanorum Turcicorum, principum Persarum aliorumq[ue] illustrium heroum heroinarumq[ue] ab Osmane usq[ue] ad Mahometem II : ad vivum ex antiquis mettallis effictae, primum ex Co[n]sta[n]tinopoli D. Imp. Ferdina[n]do oblatae nunc descriptae & tetras[t]ichis succinctis illustratae”, botuar në vitin 1596, gjejmë një portret të rrallë të Gjergj Kastriotit, si dhe portretet e Donikës, Hamzait, Tanush Topias dhe Moisi Golemit (Dibranit), të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Oscar 2019 gjithmonë më femërore. Vijnë ‘Osc-her’ statujat prej ari të modeluara si dy kandidaturat dhe super favoritet e Oscar 2019, artistet Olivia Colman e filmit (La Favorita) dhe Lady Gaga e (A star is Born) së bashku me Janert Gaynor, gruaja e parë që ka fituar një Oscar.
Ajo që ka prodhuar këto statuja të mrekullueshme është pikërisht Odeon Cinema, në vazhdën e mbështetjeve të femrave të kinemasë, në prag të ceremonisë së Academy Aëards në 24 shkurt. Sipas sondazheve ¾ e anglezëve duan të shohin më shumë femra të përfaqësuara në Oscar.
Sigurisht që statujat nuk do të përdoren në natën e Academy, por të gjithë shpresojnë që kjo të jetë një shenjë e mirë. / KultPlus.com
Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.
“Volfgat”, me vetëm gjashtë pjesëtarë stafi pa trajnim zyrtar, është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut.
Shefi i kuzhinës, Kobus van der Merve i kërkon përbërësit e përditshëm në breg të detit.
Zakonisht, çmimi i shkon restoranteve të përballueshme. “Volfgat”, që ofron një meny me 7 pjata për 850 rand, ose rreth 60 dollarë, mund të presë vetëm 20 persona në një vakt, transmeton “TCH”.
Vet kryekuzhinieri tha për agjencinë e lajmeve “AFP”, pas marrjes së çmimit se ndihet i pavend atje. “Stafi im, që del çdo ditë për të mbledhur barëra dhe përbërës të tjerë, duhet të jetë këtu. Restoranti është foshnja e tyre”, tha ai.
Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zekë Byberi.
Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri i të cilit u bë i njohur sidomos kur formoj Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, i mbajtur në vitin 1889.
Haxhi Zeka u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.
Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës. Disa kronika të kohë shkruajnë se Adem Mehmet Zajmi e vrau i paguar nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa të tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pozitë në ushtrinë turke të kohës. /KultPlus.com
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve britanike, “Brit Awards” ka dhuruar shumë çmime për disa nga yjet e muzikës.
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, arriti të marrë edhe një çmim në këtë mbrëmje: atë të “këngës më të mirë britanike”, për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim Calvin Harris.
Ndërsa këngëtarja Pink në këtë mbrëmje është nderuar me çmimin për “arritje jetësore”.
Në videon promovuese të çmimit për këngëtaren janë cituar sukseset e shumta që ajo ka pasur ndër vite, dhe në veçanti ylli i saj i sapo shtuar në “Walk of Fame”.
Pink është ngjitur e emocionuar në skenën e “Brit Awards” për të marrë këtë çmim honorifik, teksa ka falënderuar pa masë fansat e saj për mbështetjen, transmeton rtk.
“Faleminderit shumë, babai im është shumë i emocionuar tani. Faleminderit juve që më keni besuar”, ka thënë ndër të tjerash Pink, pasi ka marrë trofeun.
Nën patronazhin e UNESKO-s dhe Byrosë Rajonale për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, 21 Shkurti.
Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot do të organizohen në suaza botërore.
Analizat e UNESKO-s tregojnë se mund të zhduken rreth 2.500 gjuhë nga pothuajse 6.000 që fliten në botë. Në 90 vitet e kaluara janë zhdukur rreth 200 gjuhë, ndërsa 199 i flasin më pak se dhjetë njerëz. E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake”, të cilën e folur një grua e cila ka vdekur në vitin 2008 në Aljaskë.
Arsyet kryesore për zhdukjen e gjuhëve janë luftërat dhe dëbimi i detyrueshme. Emigrantët gjithashtu e përziejnë gjuhën amtare me gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë që të integrohen më mirë. Megjithatë, ka shembuj, më së shumti në Australi, ku gjuhët të cilat janë “nën kërcënim” i flasin të rinjtë, tha një përfaqësues i UNESKO-s.
Tridhjetë nga gjuhët që fliten në Francë midis të cilave edhe normane dhe bretonike, janë “nën kërcënim të fuqishëm të zhdukjes”. / KultPlus.com
Një seri veprash, në skulpturë, që emocionojnë këdo që i shikon. Një seri veprash që inspirimin artistik e kanë që nga lashtësia. Arjeta Miftari, një emër tashmë i konsoliduar i artit në Kosovë ka sjellë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ekspozitën e saj “Rrugëtim”, e cila pasi është prezantuar në Kosovë, Gjermani e Francë, vjen për publikun kryeqytetas si rrugëtim i radhës, por që padyshim nuk do të jetë i fundit.
Cikli i veprave në skulpturë vendosur në qendër të galerisë rrethuar nga drita e qirinjëve për disa momente i ktheu pas në kohë pjesëmarrësit në një ekspozitë që rrëfen për lashtësinë, hyjnoren, rrugëtimin e qenies femër dhe botën artistike të artistes
Miq të galerisë, drejtues të Muzeut Kombëtar, Zëvendës Ministria e
Kulturës së Kosovës, Valbona Shujaku, artistë të ardhur nga Kosova e Shqipëria,
ishin në hapje të ekspozitës “Rrugëtim”. Një rrugëtim artistik që ka nisur nga
Peja e Kosovës, qyteti i lindjes së artistes, ka vijuar në Gjermani dhe Francë,
nuk kishte si të mos të ndalej dhe në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, që
Arjeta Miftari e cilëson si mjaft të rëndësishëm për karrierën e saj.
Të vendosura hijshëm mbi një beze të bardhë dhe ndriçuar nga drita
e qirinjëve, skulpturat hyjnesha të Miftarit, u shoqëruan në këtë ekspozitë me
një kolazh me foto gjatë momenteve të punës së artistes dhe me një
video-material që rrëfeu pakëz nga puna e Arjetës, të cilat u ndoqën me mjaft
interes nga ana e pjesëmarrësve.
Si një nisje të aktiviteteve për “Javën Kulturore të Kosovës” e cilësoi në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik, Dorian Koçi, hapjen e ekspozitës.
“Arjeta Miftari na ka surprizuar
me modernitetin e saj, ndërsa sjellë nëpërmjet artit të saj simbolikën e
Kosovës, lashtësinë e trojeve nëpërmjet hyjneshave”, u shpreh në fjalën e tij
Koçi.
Është e rëndësishme që projektet për shkëmbimin e kulturave mos të
ngelen në letër sipas drejtorit Koçi.
“Është një arritje që artistët të ndihen si në shtëpinë e tyre,
pasi është kultura, arti, që kalojnë barrierat dhe ne kemi potenciale si në
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptarë”, u shpreh drejtori i
galerisë.
Ndërsa, kuratori i kësaj ekspozite, Skënder Boshtrakaj, vlerësoi artin e Arjeta Miftarit, duke i ndarë në tre motivet që gërshetohen në një dhe sjellin ekspozitën, hyjneshat e Arjeta Miftarit.
Statuja të një figure femërore, që është bërë një figurë ikonë
skulpturore e artit parahistorik në Kosovë e njohur si Hyjnesha në Fron, kjo
figurë e ka inspiruar një seri të veprave të skulptores Arjeta Miftari, si
analizë të vetvetes, shoqërisë dhe të njeriut në përgjithësi.
“Simboli i parë është hyjnesha në fron që fillon me antikitetin,
që kur filloi fjala kulturë, ndërsa simbolika e dytë është rrugëtimi i fermës,
në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në botë, ndërsa rrugëtimi i tretë është rrugëtimi
i vetë artistes si skulptore, restauratore, etj”, u shpreh kuratori i kësaj
ekspozite.
Pjesëmarrësit më pas ndoqën nga afër ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur disa ditë. / KultPlus.com
Ti na bëre të kërcenim të gjithë! – i them aktores Arta Dobroshi.
Ajo qesh.
– Atëherë do doja ta fotografoja për mua kërcimin tuaj, – vazhdoj unë.
– Me gjithë qejf, – përgjigjet ajo dhe u tërhoq në sfondin e bukur të asaj salle në “Hôtel Raphael”, ku ishim mbledhur për të festuar festën e Kosovës.
Ambasadori i Kosovës, Qëndrim Gashi na foli për surprizën e tij në këtë ceremoni, për praninë aty të aktores së famshme Arta Dobroshi, këtë Ambasadore të Paqes, e cila përreth asaj salle kishte vendosur fotografi të rinjsh anonimë që bënin një kërcim për Paqen. Thjeshtë një kërcim. Një kërcim i bukur. Do donim të kërcenim kështu për Paqen gjithë jetën.
– Atëherë ti do numërosh deri në tre dhe unë do hidhem! – më thotë ajo ëmbëlsisht.
Dhe kështu tërhiqet pranë flamurit të Kosovës.
– Një, dy, tre! – dhe unë fotografoj atë kërcim ajror.
Është i bukur ky kërcim, kjo zgjatje e trupit në kërkim të diçkaje sublime, ajrore, nuk është divine, por shumë tokësore, pasi Paqja është thirrje, klithmë, nanuritje, ç’të duash, veçse dëshirë për një botë më të mirë dhe pa luftë. Nga vjen kjo thirrje?- mendon dikush… Dhe përgjigja është vetë në emrin e saj. Ajo vjen nga Kosova. Vjen nga lufta dhe mizoria. Vjen nga klithma e madhe e lirisë dhe e paqes.
Po, është magjike ta shohësh këtë kërcim paqeje këtu, dy hapa nga Sheshi i Harkut të Triumfit, dy hapa nga ajo sallë ku u firmos dokumenti i Rambujesë. Ja pse fluturimi i saj kishte shumë hire, përtej hireve të trupit dhe zemrës së një vajze, të një gruaje.
Eja të kërcejmë sërish e dashur! A mund ta prekim paqen?
Motra religjioze Edith, në dejet e së cilës ka shumë dashuri e përkushtim shqiptar, ka një ngazëllim të madh. Ato shkëlqejnë nën rrezet e atij dielli të bukur që depërtojnë aty, nga cepi i Harkut të Triumfit. Ngazëllehen pasi shumë vite më parë, kur Arta ishte një vogëlushe, ajo e kishte parë në oborrin e gjyshes së saj, atje në Kosovë. Sa pikëtakim i bukur ta gjejë sërish këtu dhe për më tepër me një kërcim të tillë. Do të donte padyshim që ky kërcim të mos mbaronte kurrë.
Eja të vallëzojmë e dashur, me atë trup të bukur sikur të kërcejë vetë Kosova. Shoh Artën dhe ndjej dehjen e saj. Ja çdo të thotë të dehesh pas shumë mizorish, vdekjesh, humbjesh. Nuk ishte diçka nga përrallat. Ishte një e vërtetë klithëse.
Eja të kërcejmë e dashur, Kosovë e dashur, në këtë dans të Paqes. Të gjithë do të na ndiqnin nga pas.
Arta Dobroshi vazhdon kërcimin e saj përmes artit, forcës së saj aktoriale në shumë nga skenat e botës. Ka një energji të jashtëzakonshme në vështrimin e saj, në atë gjoks të hapur si një Marianë franceze të kohës së Revolucionit dhe të kohërave moderne. Ti je një Marianë e dashur, mërmëris nën zë, një Marianë e Kosovës.
E imagjinoj atë zemër, e ndjej atë puls. Ç’gëzim për një vajze si ajo. Ç’gëzim për një Kosovë që feston Pavarësinë e saj në tokën e Francës, ç’gëzim kur një natë më parë flamuri i Kosovës ishte shpalosur atje në Harkun e Triumfit, pranë flakës së varrit të Ushtarit të Panjohur. Martirët pikëtakohen gjithnjë.
Arta Dobroshi nuk e kishte imagjinuar se një ditë flamuri i vendit të saj do të shpalosej atje ku ishte ngritur flamuri për Hygonë, ai flamur që e kishte mbuluar arkivolin e tij për ta shoqëruar gjer në portat e Panteonit. Nuk e kishte imagjinuar aty nën dritën e flakëve që shndrisnin, në atë flakë të përhershme që na kujton gjithnjë martirët e Francës, të Kosovës, të mbarë botës.
Eja të kërcejmë sërish e dashur. Dua që ky dans të mos reshtë kurrë!…Luan Rama/ Gazeta Shqiptare.
Viti 2019 i ka filluar mbarë këngëtares Dua Lipa. Ajo gjatë këtij muaji fitoi disa çmime dhe ka hyri në histori duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy.
Lipa e cila ishte e nominuar katër herë në Brit Awards 2019 , sonte rrëmbeu çmimin “Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.
Mirëpo disa ditë më parë ajo bëri histori në ceremoninë prestigjioze Grammy duke u bërë shqiptarja e parë që fiton një çmim të tillë. Lipa, çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”./ KultPlus.com
Sonte është mbajtur ceremonia Brit Awards 2019 ku çmimin “British Single” e fitoi Dua Lipa dhe Calvin Harris me “One Kiss”, shkruan KultPlus.
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të
fituesve. E nominuar në këtë mbrëmje ishte edhe Rita Ora.
British
male Sam Smith
Craig David
Aphex Twin
Giggs
George Ezra – Fitues
British
female
Florence + the Machine Jorja Smith –Fitues Anne-Marie Lily Allen Jess Glynne
British
single
Calvin Harris & Dua Lipa – One Kiss –Fitues George Ezra – Shotgun Rudimental – These Days (feat. Jess Glynne, Macklemore & Dan Caplen) Dua Lipa – IDGAF Annie-Marie – 2002 Clean Bandit – Solo (feat. Demi Lovato) Sigala & Paloma Faith – Lullaby Ramz – Barking Jess Glynne – I’ll Be There Tom Walker – Leave a Light On
British
breakthrough
Mabel
Idles
Ella Mai
Tom Walker –Fitues
Jorja Smith
British
group
Arctic Monkeys
Gorillaz
The 1975 –Fitues
Little Mix
Years & Years
British
video
Anne-Marie – 2002 Calvin Harris & Dua Lipa – One Kiss Clean Bandit – Solo (feat. Demi Lovato) Dua Lipa – IDGAF Jax Jones – Breathe (feat. Ina Wroldsen) Jonas Blue – Rise (feat. Jack & Jack) Liam Payne & Rita Ora – For You (Fifty Shades Freed) Little Mix – Woman Like Me (feat. Nicki Minaj) –Fitues Rita Ora – Let You Love Me Rudimental – These Days (feat. Jess Glynne, Macklemore & Dan Caplen)
International
group
The Carters –Fitues
First Aid Kit
Brockhampton
Chic & Nile Rodgers
Twenty-One Pilots
International
male
Drake –Fitues
Eminem
Kamasi Washington
Shawn Mendes
Travis Scott
International
female
Cardi B
Camila Cabello
Christine and the Queens
Ariana Grande –Fitues
Janelle Monáe
British
album
Jorja Smith – Lost & Found The 1975 – A Brief History of Online Relationships –Fitues Florence + the Machine – High as Hope Anne-Marie – Speak Your Mind George Ezra – Staying at Tamara’s
Këngëtarja Dua Lipa ka marrë çmimin “British Single” në Brit Awards 2019, shkruan KultPlus.
Dua Lipa u shfaq e emocionuar gjatë pranimit të çmimit ku falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj muzikor. Lipa fitoi me këngën “One Kiss” së bashku me Calvin Harris.
Përveç Dua Lipës në këtë kategori të nominuar ishin edhe Anne-Marie – 2002, Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo, George Ezra – Shotgun, Jess Glynne – I’ll Be There, RAMZ – Barking, Rudimental – These Days, Siagla and Paloma Faith – Lullaby dhe Tom Ëalker – Leave A Light On.
Dua Lipa ishte e nominuar edhe në kategorinë videoklipi më i mirë së bashku me Rita Orën mirëpo këtë çmim e mori Little Mix ft Nicki Minaj me këngën “Woman Like Me”. / KultPlus.com
Nuk ka rëndësi se sa peshon, është joshëse të prekësh, të përqafosh dhe përkëdhelësh trupin e një gruaje. Ne burrave nuk na bën përshtypje të dimë sesa peshon një grua. As ia kemi idenë se çfarë mase ka ajo apo nëse është apo jo “në formë”. Kuptimi ynë mbi format është i ndryshëm. Neve nuk na intereson gjatësia në centimetra, është çështje proporcionesh, jo masash. Një grua me formë të mirë duhet të jetë e rrumbullakët dhe me tule. Ky është ai lloj trupi që ne, pa dyshim, e vëmë re në çast. Vajzat e holla që sfilojnë nëpër pasarela ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët, të cilët, që të flasim hapur, duket sikur i urrejnë gratë dhe konkurrojnë me to. Modelet e tyre janë dëshpërimisht të thata.
Grimi është shpikur që gratë ta përdorin. Përdoreni pra! Po të qe për fytyra “ujë e sapun”, na mjaftojnë tonat. Fundet janë shpikur për të nxjerrë në pah këmbët tuaja fantastike. Ka një arsye pse natyra ju ka bekuar me forma dhe, e përsëris, na pëlqeni kështu. Të mbulosh këto forma është njëlloj si të mbash në bodrum divanin më të mirë.
Është ligj i natyrës që të gjithë ata që martohen me një grua të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, më vonë kërkojnë një të dashur topolake, simpatike, që duket sikur shpërthen nga shëndeti. Të rejat janë padyshim të këndshme. Por ato pas të dyzetave? Për to jemi gati ta marrim oqeanin me not.
Trupi ndryshon, moshohet. Mos bjer në dëshpërim nëse nuk të bën më fustani që kishe kur ishe 18 vjeçe. Një grua 45-vjeçare që hyn në fustanin që kishte kur ishte 18 ka probleme zhvillimi ose është duke shkatërruar veten.
Neve na pëlqejnë gratë që kanë një jetë të ekuilibruar dhe dinë të kontrollojnë ndjenjat e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur duan të hanë, hanë me shije (dieta fillon pas shtatorit, jo më parë) dhe kur duan të mbajnë një dietë, e bëjnë me qejf (pa dëmtuar veten dhe pa vuajtje). Neve na pëlqejnë gratë që momentet intime me partnerin i shijojnë ngadalë; na pëlqejnë gratë që kur duan të blejnë diçka e blejnë dhe kursejnë kur duan ta bëjnë një gjë të tillë.
Disa rrudha në fytyrë, disa shenja në bark e nëpër këmbë nuk të bëjnë më pak të bukur. Ato janë dëshmi se keni bërë diçka në jetën tuaj dhe nuk e keni kaluar kohën nëpër qendra estetike. Keni jetuar!
Trupi i gruas është i shenjtë, prej tij ka lindur i gjithë njerëzimi. Ndaj, kujdesuni për veten dhe dashuroni. Kjo është bukuria!
Sukses i madh është përzgjedhja e Dorina Lluka Davies për të qenë pjesë e YMCA në OKB për dy vitet e ardhshme.
Dorina është pjesë e YMCA Kosova tash e disa vite por lajmi i fundit është më i suksesshmi. YMCA është organizatë e njohur jofitimprurëse, e cila angazhohet shumë edhe për të drejtat e njeriut.
“Sot jam e nderuar që YMCA Bota më ka përzgjedhur të jem pjesë e ekipit I cili do të përfaqeson organizatën më të vjeter dhe me të madhe të rinisë #YMCA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për dy vitet e ardhshme. Duke e ditur që Kosova nuk është antare në OKB ndihem edhe më shume krenare që do ti përcjell kërkesat e rinise tonë me anë të organizatës YMCA duke filluar nga takimi I rradhës së ECOSOC Youth Forum 2019 në New York të ShBA-së.
Në një artikull të së përditshmes zvicerane “Blick”, janë veçuar publikimet më argëtuese që janë postuar në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, janë postuar edhe foto që kanë të bëjnë me shqiptarët, në njërën prej të cilave shihen ushtarët zviceranë me prejardhje shqiptare që pozojnë me një flamur shqiptar. Facebook-u eksplodon dhe vërshohet nga komentet. Përpos indinjatës apo përgëzimeve, ka pasur edhe regime të këndshme.
Mirëpo, e përditshmja zvicerane “Blick” e tepron kësaj radhe me sarkazmin e saj, duke publikuar një foto me ish këshilltarin federal zviceran, Christoph Blocher, i cili kinse kërkon që gjuha shqipe nga nesër të bëhet gjuha e pestë zyrtare në Zvicër me një “urdhër” për përdorimin e fjalëve banale në gjuhën shqipe, informon albinfo.ch.
Një foto që, pa dyshim, nuk përputhet me normat e gazetarisë dhe kuptohet si sarkazmë në kurriz të gjuhës shqipe, duke i përdorur pa ndonjë cenzurë fjalë të pista me qëllim ofendimi./ KultPlus.com
Mbrëmë në New York në sallën “Japan Society” kitaristi Agron Peni u paraqit me koncert solistik, shkruan KultPlus.
Në këtë koncert i cili zgjati më shumë se një orë, kitaristi Agron Peni është prezantuar me tetë vepra solo. Në pjesën e dytë të këtij koncerti kitaristit Agron Peni iu bashku edhe kitaristi Endrit Xerxa duke sjellë kështu një program të pasur muzikor si duo, që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
“E falënderoj shumë Ambasadën e Kosovës në New York, veçanërisht Znj. Teuta Sahatqija për ftesën si dhe për organizimin shumë serioz përmes së cilit vërtetë e paraqet kulturën shqiptare ashtu siç duhet”, është shprehur Peni në lidhje me këtë koncert./ KultPlus.com
Edhe pak minuta fillon ceremonia e madhe e Brit Awards 2019. Dua Lipa është këngëtarja më e nominuar për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien me nga katër nominime.
Këtu mund ta përcillni Brit Awards 2019, shikoni
nominimet e Dua Lipës dhe Rita Orës (LIVE)
Edhe pak minuta fillon ceremonia e madhe e
Brit Awards 2019. Dua Lipa është këngëtarja më e nominuar për “Brit Awards”, së
bashku me Anne Marien me nga katër nominime.
Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, me këngët “IDGAF” si dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, është nominuar në kategorinë “British Single”.
https://www.youtube.com/watch?v=VBSATGW1hNY
Me këto dy këngë Lipa është nominuar edhe në kategorinë videoklipi më i mirë. Për këtë çmim është nominuar edhe Rita Ora me këngën “Let Me Love You”./ KultPlus.com
Sonte është duke u mbajtur ceremonia Brit Award
në Londër. E pranishme është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila është
edhe e nominuar katër herë.
Dua Lipa është paraqitur në tepihun e kuq me një fustan i cili është ndarë në dy pjesë. KultPlus.com
Gjon Muharremaj, ka mahnitur jurinë e Albania’s Got Talent 8 vite më parë, tani të njëjtën gjë ka bërë edhe me jurinë e The Voice France.
Pak ditë më parë ai ka kaluar me sukses audicionet e fshehura, ndërsa me zërin e tij i ka lënë pa fjalë anëtarët e jurisë, ku të gjithë kthyen karriget për të.
Gjoni ka lindur në Francë mirë prindërit i ka shqiptar. Babai nga Kosova dhe nëna nga Tirana. Gjoni flet shumë mirë shqip, ai ka edhe një këngë që titullohet “Babi”./ njekomb/ KultPlus.com
Pak orë para se të mbahet ceremonia e çmimeve muzikore Brit Awards, prestigjioza The Guardian në Angli e ka publikuar një listë të këngëtarëve që do të duhej të fitonin në secilën kategori.
Dy shqiptaret, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë të nominuara në këtë natë të çmimeve. Madje, sipas the Guardian, në kategorinë British Single – Kënga më e mirë britanike, do të duhej të fitonte Dua Lipa dhe Calvin Harris me këngën “One Kiss”. Por, sipas Guardian, do të fitojë dikush tjetër.
Do të jetë këngëtarja Tamara Todevska ajo e cila do të dërgojë Maqedoninë në Eurovizionin e këtij viti, në muajin maj.
Tamara ka provuar edhe një herë më parë ta përfaqësojë Maqedoninë në Eurovizion, në vitin 2008, atëherë bashkë me Adrian Gaxhën, por nuk u futën në finale.
Këtë vit, Tamara do të bashkëpunojë mes tjerash edhe me kompozitorin e njohur Darko Dimitrov. Dimitrov është i njohur edhe për bashkëpunimet e tij me emrat shqiptarë të muzikës, si Rosela Gjylbegu, Altuna Sejdiu, Pirro Çako, Elvana Gjata, Aurela Gaçe, Arilena Ara e artistë të tjerë.
Ende nuk është publikuar kënga e Tamarës, por me vulën e Dimitrov dhe bashkëpunëtorëve të tij do të jetë padyshim një krijim i rëndësishëm dhe i fortë në garën e Eurovizionit. / KultPlus.com
Një ekspozitë në Beograd po e dokumenton jetën dhe realitetin e personave transeksualë në Ballkan.
Njerëzit transgjinorë dhe transeksualë dhe të cilët diskriminohen shumë në Ballkan, megjithatë jetojnë dhe provojnë mbijetesën në një shoqëri si Ballkani – mbushur me stereotipe dhe urrejtje.
Pjesë e ekspozitës madje është edhe Qerkica, një
transgjinore e cila jeton jo shumë larg Prishtinës.
Autori i ekspozitës tregon se ka qenë në Prishtinë dhe duke pirë kafe me personazhin, dikush ka ardhur dhe e ka pështyrë në fytyrë Qerkicën. Kjo e ka bërë atë të ndihet keq dhe të fokusohet që në të ardhmen të dokumentojë jetën dhe vuajtjet e këtij komuniteti, që në fund të fundit dëshiron vetëm të jetojë jetën normale.
Aleksandar Crnogorac është artisti që ka hapur ekspozitën në Beograd, e cila do të qëndrojë e hapur deri me 22 shkurt, në Doma Omladine në kryeqytetin serb, shkruan KultPlus.
“U vërejt prej reagimit të Qerkicës se kjo nuk ishte hera e
parë që ajo përjetonte diçka të tillë. Ishte mësuar me ofendimet dhe
brutalitetin ndaj saj. Mua më erdhi turp që isha aty dhe isha dëshmitar i asaj
që ndodhi. Njerëzit që ishin aty rreth nuk vepruan asgjë, pra edhe ata u
bashkuan në këto ofendime” tregon fotografi për historinë e Qerkicës, 42
vjeçare, fotografia e së cilës është në ekspozitë
Ai ka udhëtuar në shtetet e Ballkanit për të fotografuar transeksualët e transgjinorët. / KultPlus.com
Dikur këngët për fëmijë ishin shumë më kualitative dhe më edukative se sot. Gjeneratat e mëparshme, fëmijët e dikurshëm, dëgjonin me ëndje këngët për fëmijë dhe vizitonin festivalet si Polifest e Showfest, ku këndohej edhe kënga për fëmijë.
Një natë e veçantë gjithmonë i është kushtuar më të vegjëlve, në këto festivale të cilat sot nuk ekzistojnë.
Se sa fëmijët janë edukuar me ato këngë, ia vlen të kujtojmë disa këngë për fëmijë që sot, disa prej nesh, i dijmë përmendësh.
https://www.youtube.com/watch?v=5RSoAql1_jM
https://www.youtube.com/watch?v=SJsJD82ChQg
Emrat si Adea Pula, Nazmije Selimi, Astrit dhe Blerta Ismaili, Rina e Nita Krasniqi, Lirika Krasniqi, Feime Salihu, Arbnora Bahtijari apo Ema Smajli ishin këngëtarë të njohur që kënduan këngët e tyre, fituan festivale dhe shpesh dolën në televizor, gjithmonë shumë simpatik për publikun.