Sheshi “Skënderbej” në Tiranë në finalen e Çmimit të BE për Arkitekturën Bashkëkohore

Sheshi “Skënderbej” do të marrë pjesë në një tjetër kompeticion, në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në twitter, transmeton oranews.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe. #QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”, shkruan Rama në twitter. /KultPlus.com

Idriz Ajeti: Jetëgjatësia më ka ofruar këtë privilegj, të qenit dëshmitarë i rrjedhave të historisë


Në mesin e shumë miqve, studiuesve e njerëz të institucioneve, u nderua doajeni, gjuhëtari, albanologu dhe profesori i gjuhës shqipe, vepra e të cilit flet më shumë se fjalët, por megjithatë të gjithë kishin diçka të madhe për të thënë për këtë figurë të shquar për popullin shqiptarë, i cili në këtë 100 vjetor kishte ardhur i nderuar dhe ishte ulur për të dëgjuar gjithë ato fjalë që u thanë për të. 

Por, me këtë rast një fjalë mirënjohje e kishte shkruar edhe Ajeti e të cilën e lexoi me këtë rast Arbër Vllahiu.

Ajeti e kishte filluar fjalën e tij me dashurinë për gjuhën shqipe.

“Nuk e kam zgjedhur unë që ta kem një shekull mbi supet e mija dhe as që e kam menduar që natyra e Zoti do të më japin këtë jetëgjatësi dhe njëkohësisht forcën që të shohë e përjetoj gjithë zhvillimin tonë si shoqëri e si shtet dhe ndjejë që përgjegjësinë për ecjen tonë si shtet e kemi pasur ne. Unë kam ardhur nga një fshat i vogël, i gatshëm dhe i etur për të ndryshuar rrjedhat e shoqërisë. Por unë kam ardhur me idenë për të gjetur copëzat e shpërndara të gjuhës shqipe, për t’i bërë bashkë ato me një mëndje dhe një shpirt”, kishte shkruar ndër të tjera ai. 

Profesori Ajeti tutje kishte folur për gjuhën e cila sipas tij është një thesar dhe ajo duhet të jetë pandashmërisht pjesë e evoluimit.

“Unë do të ju flasë për gjuhën edhe në këtë 100 vjetorë timin dhe mbase fjalimet e mia për të edhe në këtë ditë ku së bashku po shënojmë këtë jetëgjatësi timen do të jenë të pafundme, sa i pafund është thesari i saj, sa e pafund ka qenë ideja për ta bërë një të përbashkët e të plotë. Gjuha duhet të jetë pandashmërisht pjesë e evoluimit, e përmbushjes së nevojave të një populli që flet me dialekte por që rrënjën e ka të përbashkët dhe prandaj përpjekjet tonë në shekullin e kaluar për ta bërë bashkë tani duhet të jenë përpjeke për ta përmbushur pa e tundur themelin e saj. Përparimi ynë si shtet bazohet në dije, shkencë e arsim. Jetëgjatësia më ka ofruar këtë privilegj, të qenit dëshmitarë i rrjedhave të historisë”, ka thënë për fund profesori i nderuar Idriz Ajeti.

Akademik, Idriz Ajeti ishte edhe anëtarë nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, andaj në raste të tilla, përvjetorë të mëdha ka edhe vlerësime të tjera dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, kishte organizuar për herë të parë dhënien e çmimeve shkencore kombëtare për kontribute në fushat e shkencave albanologjike, dhe juria e këtij çmimi, ka nderuar akademik Idriz Ajeti me Çmimin e Karrierës, i cili jepej për herë të parë nga kjo Akademi. Këtë çmim dhe diplomën përkatëse, Muzafer Korkuti ia dha profesorit Ajeti, duke u përcjellë me duartrokitje të shumta.

Kjo konferencë do të mbahet mend si një ngjarje ku profesori Idriz Ajeti u nderua për së gjalli me dy çmime dhe dëgjoi kumtesat e shumë miqve e kolegëve për jetën dhe veprën e tij të shquar. /KultPlus.com

Në 100-vjetorin e lindjes, akademik Idriz Ajeti ishte nderuar me dy çmime të larta

Jeta Zymberi

Akademiku Idriz Ajeti, ndërroi jetë sot në moshën 102 vjeçare duke shënuar kështu një humbje të madhe për popullin shqiptarë. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, më 27 janar të vitit 2017 organizuan Konferencën jubilare-shkencore me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademik Idriz Ajetit, shkruan KultPlus.


Në mesin e shumë miqve, studiuesve e njerëz të institucioneve, u nderua doajeni, gjuhëtari, albanologu dhe profesori i gjuhës shqipe, vepra e të cilit flet më shumë se fjalët, por megjithatë të gjithë kishin diçka të madhe për të thënë për këtë figurë të shquar për popullin shqiptarë, i cili në këtë 100 vjetor kishte ardhur i nderuar dhe ishte ulur për të dëgjuar gjithë ato fjalë që u thanë për të. 

Në fillim të kësaj konference u tha që profesori Idriz Ajeti ka 3 data të lindjes të shënuara, por që 27 janari është data e lindjes së tij e cila edhe është shënuar në pasaportën e tij, e pikërisht kjo datë ishte zgjedhur për tu shënuar lindja e profesorit. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në atë kohë, akademik Hivzi Islami, mori fjalën fillimisht, i cili theksoi se kohët e shkuara të shqiptarëve ishin të rënda, por dijetarët tanë ishin njerëz të veçantë të cilët kontribuuan shumë për vendin. 



“Kur përmendet emri i profesorit në mjedisin tonë akademik, kulturor dhe shoqërorë, të gjithë e dimë që bëhet fjalë për profesor Idriz Ajetin, sikur në Tiranë kur përmendet emri i Eqrem Çabej. Historia e gjuhësisë dhe shkencave albanologjike dhe e kulturës shqiptare nuk mund të merret me mend pa profesorin Ajetin”, ka thënë ndër të tjera Islami. Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar profesorin me Medaljen për Merita të Jashtëzakonshme në Fushën e Shkencës, Arsimit dhe Kulturës. Por në pamundësi që të ishte i pranishëm dhe të ja jap dekoratën, ajo do të dorëzohet me një rast të veçantë. 

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema, e vlerësoi porfesorin Ajeti si një ndër personalitetet më të shquara të shkencës, kulturës dhe arsimit në Kosovë. “Me emrin e tij lidhen një varg procesesh që janë zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, procese këto të cilat i sigurojnë profesor Idrizit vend meritor në formimin dhe zhvillimin e institucioneve arsimore dhe shkencore. Emri i tij tashmë është i skalitur në opusin e shkencës dhe arsimit në Kosovë. Universiteti i Prishtinës e konsideron Ajetin si xhevahir të tij dhe i është skajshmërisht falënderues për punën, mundin dhe djersën e derdhur në këtë Universitet. Figura morale dhe atdhetare e tij do të shkëlqejë gjithnjë në panteonin e qytetërimit të kulturës sonë kombëtare. Lum ne që të kemi”, përfundoi fjalën e tij rektori Dema. 


Kjo Konferencë jubilare-shkencore që u organizua me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademik Idriz Ajetit vazhdoi përgjatë tërë ditës ku u lexuan edhe shumë kumtesa të tjera nga njerëz të artit, shkencës e dijes.
 
Akademik, Idriz Ajeti ishte edhe anëtarë nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, andaj Akademia e Shkencave të Shqipërisë kishte vendosur që me këtë rast edhe ta nderoj profesorin me një çmim, për të cilin doli të flasë kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti, ka thënë që kjo ditë është e shënuar sepse 100 vjet më parë ka lindur Idriz Ajeti, dijetari me kontribute origjinale në gjuhësi dhe personalitet me ndikim në historinë e vendimit shqiptarë, një figurë e shquar e shkencës albanologjike. 

Në raste të tilla, përvjetorë të mëdha ka edhe vlerësime të tjera dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ka organizuar për herë të parë dhënien e çmimeve shkencore kombëtare për kontribute në fushat e shkencave albanologjike, dhe juria e këtij çmimi, ka nderuar akademik Idriz Ajeti me Çmimin e Karrierës, i cili jepet për herë të parë nga kjo Akademi. Këtë çmim dhe diplomën përkatëse, Muzafer Korkuti ia dha profesorit Ajeti, duke u përcjellë me duartrokitje të shumta.

Kjo konferencë do të mbahet mend si një ngjarje ku profesori Idriz Ajeti u nderua për së gjalli me dy çmime dhe dëgjoi kumtesat e shumë miqve e kolegëve për jetën dhe veprën e tij të shquar. /KultPlus.com

Sot do të mbahet komemoracion dhe homazhe për Idriz Ajetin

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njofton opinionin e gjerë se me rastin e vdekjes së akademik Idriz Ajetit, në mjediset e Akademisë do të mbahet mbledhja komemorative në orën 13:00, ndërsa homazhet do të mbahen nga ora 13:30.

Varrimi i akademik Idriz Ajetit bëhet në varrezat e Prishtinës, në orën 15:30.

Ndryshe, sot është ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti. /KultPlus.com

Marubi përmes një ekspozitë shpalosë njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të bëjë hapjen e ekspozitës “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare ” e kuruar nga Kim Knoppers.


Ekspozita do të paraqesë një përzgjedhje imazhesh nga arkiva e Marubëve (1856- 1959) që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë FOAM Amsterdam, më 2016.


Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë FOAM në Amsterdam, Holandë./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/568401370295937/

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios

Dita Botërore e Radio shënohet çdo vit më 13 shkurt për të festuar radio si medium.

Kjo ditë është shpallur më 3 nëntor 2011 nga Konferenca e Përgjithshme e 36-të e UNESCO-s, pasi që u propozua fillimisht nga Mbretëria e Spanjës.

Dita Botërore e Radios u vendos që të shënohet me 13 shkurt për të nderuar kështu edhe përvjetorin e krijimit të radios së Kombeve të Bashkuara e cila ishte themeluar në vitin 1946./ KultPlus.com

Haradinaj për Ajetin: Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re

Sot, në moshën 102 vjeçare, ka vdekur albanologu dhe shkrimtari i njohur Idriz Ajeti.

Humbja e një njeriu si Idriz Ajeti i cili ka dhënë shumë për shoqërinë tonë është një humbje e madhe.

Për largimin e Ajetit nga kjo botë ka shkruar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i cili vlerëson lart kontributin e Ajetit në zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës.

“Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin. Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës. Kontributi i tij në vitet ’90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës. Kalimi i tij në amshim është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare. Ngushëllime të thella familjes Ajeti, komunitetit akademik dhe miqve të shumtë.”, ka shkruar kryeministri Haradinaj. / KultPlus.com

“Gardhi” garon për “Kalorësin e artë” në Dresden

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Dresden është stacioni i radhës i “Gardhit”.

Filmi nën regji të Lendita Zeqirajt është në garë zyrtare në edicionin e 31-të të këtij festivali. Do të jetë premierë gjermane. Suksesi i këtij filmi vjen edhe pas atij të shikueshmërisë në platformat online. Para pak ditësh “Gardhi” u lansua në platformën online “Vimeo”. Për vetëm 24 orë kishte mbledhur 52 mijë shikime, përderisa për dy javë numri i shikuesve ka tejkaluar çerekmilionëshin, shkruan Koha Ditore.

Në Dresden International Shortfilm Festival, që do të mbahet prej 9 deri më 14 prill, garon për “Golden Horsemen” (Kalorësin e artë) me 47 filma të tjerë, disa edhe të nominuar për “Oscar” – siç është rasti i filmit kanadez “Fauve” të Jeremy Comte – e fitues në festivalet e njohura si ai në Cannes, Berlin e Toronto.

Producenti i filmit, Bujar Kabashi, ka thënë se “Gardhi” gjendet në mesin e filmave më të suksesshëm të këtyre dy vjetëve.

Përfshirjen e “Gardhit” në konkurrencë zyrtare të Dresden International Shortfilm Festival, që është njëri nga tri festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani, Zeqiraj e cilëson edhe si konfirmim të punës së saj.

Në fillim të këtij viti uebfaqja e njohur për film, “Close-Up Culture” e ka përfshirë filmin “Gardhi” në mesin e 30 filmave më të mirë të shkurtër të 2018-s.

Në film luajnë Art Lokaj, Adriana Matoshi, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Ilire Vinca, Rozafa Çelaj, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan e Norik Xhemajli. /KultPlus.com

Thaçi: Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë si një intelektual të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tijpër humbjen e akademikut Idriz Ajeti, shkruan KultPlus.

Ai është shpres se vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë.

“Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti!”, ka shkruar Thaçi./ KultPlus.com

Ndërron jetë akademik Idriz Ajeti në moshën 102 vjeçare

Albanologu, gjuhëtari e intelektuali i njohur Idriz Ajeti, ka vdekur sot në moshën 102 vjeçare.

Profesori i shquar, Idriz Ajeti do të kujtohet përherë për angazhimin tij të palodhshëm deri në fund si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate si deh anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Idriz Ajeti, lindi në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës më 26 qershor të vitit 1917. Shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më 1930, të mesmen e kreu në Shkup më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – në Degën e romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që atëherë e deri në vitin 1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin e Prishtinës. Nga viti 1953 deri në vitin 1960, me cilësi lektori, jepte mësim në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë.

Që nga viti 1960, njëherë docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar, jep mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë të Prishtinës. Iu dhanë disa shpërblime e dekorata, ndër të cilat edhe Shpërblimi i 7 korrikut dhe ai i KAÇKJ.

Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shojshoqme shqiptare-serbe – janë troje të interesimit shkencor të Idriz Ajetit. Merret edhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj.

Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj.

Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.

Vdekja e Akademik Idriz Ajetit është një humbje e madhe për të gjitha fushat e të gjithë njerëzit që e njohën atë. / KultPlus.com

Kosova hapi edhe një portë, shfaqi premierën e filmit në Berlinale

Filmi “NË MES” i autorit Samir Karahoda është filmi i parë në Kosovë që është pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”, ndërsa sonte atje u shfaq premiera e tij, shkruan KultPlus.

Kjo është hera e parë që një film nga Kosova është pjesë e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë.

Pas premierës, drejtori i QKK-së Arben Zharku ka përgëzuar gjithë ekipen e këtij filmi.

“Cfarë momenti… urime Samir, Eroll, Enis, Gzim, Memli… dhe te gjith ekipa tjeter për këtë premierë te mrekullueshme në Berlinale”, ka shkruar Zharku.

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njejta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Filmi është prodhim autentik i Kosovës, si me mbështetje ashtu edhe në produksion. Producenti i filmit Eroll Bilibani theksoj që ky fakt edhe njëherë dëshmon për kapacitetet kreative të kinematografisë Kosovare: “Të jesh pjesë e një projekti kaq kreativ dhe të punosh me një ekip kaq profesional është me të vërtet nder dhe privilegj. Edhe pse filmi në fazën fillestare ishte paraparë në formë eksperimentale, Samiri përmes gjuhës filmike me mjeshtri ka arritur t’a pasqyroj kontekstin antropologjik, shoqëror dhe arkitektural të një fenomeni të përhapur në Kosovë.” theksoj producenti Bilibani.

Filmi është prodhim i SK Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Banka për Biznes, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës dhe DokuFest.

Regjia dhe Drejtor i Fotografisë: Samir Karahoda, Producent: Eroll Bilibani, Montazhi: Enis Saraçi, Dizajner Zëri: Memli Kelmendi, Xhirues Zëri: Gëzim Rama dhe Dizajnere Grafike: Nita Salihu Hoxha./ KultPlus.com

Nostalgjia: Objektet që gjendeshin në çdo shtëpi para viteve ’90

Ndonjëherë vjen papritur nostalgjia për filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kuturën e para viteve 90 dhe fëmijërinë tonë, ndaj vendosëm që përmes një serie artikujsh të përditshëm të rikujtojmë të shkuarën dhe traditat e vjetra.

Mirë se vini në ‘Javën e nostalgjisë shqiptare’! Me siguri të gjithë jeni nostalgjikë për objektet e vjetra të shtëpisë, që i keni përdorur për vite me rradhë para se të vinit tek televizori me ekran të sheshtë, kondicioneri, kompjuteri, soba me energji elektrike, etj.

“Xing.al” sjell më poshtë për ju objektet e vjetra të cilat tashmë nuk përdoren më, por që me siguri secili prej jush i ka pasur në shtëpi.

Mobilimi i shtëpisë: Televizorët dhe radiot e kohës “Lura” apo “Iliria



Sënduk- kuti druri e mbyllur me dryn që shërbente për të mbajtur sende të ndryshme apo rroba

Ky është Kompleksi Memorial “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999”

Së shpejti pritet të ndërtohet Kompleksi Memorial “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999″, shumë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan KultPlus.

Autori i këtij kompleksi, Rrezeart Galica ka thënë se faza e krijimit të këtij kompleksi, obeliskut dhe muzeut ka qenë shumë e dhimbshme dhe emocionale për të.

“1370 fëmijë po i bëjmë me adresë dhe adresë kjo, që secili që do të parakalojë do ta ketë të pamundshme që të mos pyet, që të mos ndalet, që ta kapërcejë si diçka të parëndësishme. Përjetimi i secilit prej nesh para këtij monumenti që shpresojmë ta bëjmë realitet këtë vit është vërtetë emocional deri në kulm por që asnjëherë më nuk do t’i harrojmë këta fëmijë të Kosovës që ishin kurban të luftës dhe mëvetësisë së saj”, ka shkruar Galica.

Tutje, Galica ka thënë se shpreson që elementet përbërëse të kompleksit do të arrijnë të përcjellin emocion qoftë edhe kjo makete, duke shtuar se shpreson që më 20 nëntor 2019 në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (OKB) ta përurojmë bashkarisht në afërsi të aeroportit të Prishtinës./ KultPlus.com

“Hanibali i nëntokës” vjen premierë në Ferizaj

“Hanibali i nëntokës” me tekst të dramaturgut bullgar Hristo Boytchev dhe regji të Fatlum Hazirit, vjen këtë të premte premierë në teatrin “Adriana” në Ferizaj, shkruan KultPlus.

“Hanibali i nëntokës” është një shfaqje e rikontekstualizuar e temave socio-politike që nga pre historia deri më tani. Problemet globale janë të inkorporuara dhe të paraqitura në rrethana dhe dimenzione të ndryshme.

“Me këto probleme është  i ballafaquar dhe ballafaqohet çdo ditë spektatori shqiptarë”, shkruhet në njoftim.

Në këtë shfaqje luajnë: Mevlan Saraqi, Ali Krasniqi, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Urata Shabani dhe Dashuri Rexhepi.

Shfaqja ështe e përkrahur nga “Drejtoria për rini Kulturë dhe Sport” në Ferizaj dhe e financuar nga “Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve”. Shfaqja është  produksion i teatrit “Adriana” në Ferizaj

Premiera do të mbahet me datën 15 shkurt 2019, duke filluar nga ora 20:00. Repriza shfaqet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 20:00. Hyrja është gratis. / KultPlus.com

File Gjeloshi, artistja e madhe shkodrane që nuk u nderua me asnjë titull zyrtar

Këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore shkodrane File Gjeloshi,  ndonëse një zë i rrallë e cila këndoi perlat e muzikës shqiptare, nuk mori asnjëherë ndonjë titull zyrtarë nga ana e shtetit, por titullin e një artisteje të madhe ja dha gjithmonë publiku, raporton KultPlus.

E këndoi si rrallë kush këngën popullore shkodrane, e shumë e shumë perla të tjera të muzikës shqiptare.

File Gjeloshi përjetësoi shumë këngë me zërin e saj. Ajo u bë e njohur që në moshën 15-vjeçare për publikun shkodran. Këngëtarja shkodrane shkëlqeu jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe në dhjetëra skena të qyteteve të

ndryshme të botës, por kjo nuk mjaftoi që ajo të merrte qoftë edhe një titull zyrtar nga shteti i vendit të saj, ku ajo i kushtoi shpirtin dhe zërin e saj.

Vëllai i saj Gjon Gjeloshi, ka deklaruar se, ndonëse File Gjeloshi ishte një ndër këngëtaret e para në Shkodër, ajo asnjëherë nuk u dekorua me asnjë titull nga ana e institucioneve, duke e lënë në harresë punën dhe zërin e saj të mrekullueshëm, i cili për publikun shqiptar e sidomos atë shkodran do të mbetet i pazëvendësueshëm.

Këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore shkodrane File Gjeloshi, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në një apartament modest në qytetin e Shkodrës më 20 qershor të këtij viti. Këngët e saj të regjistruara do të mbesin përherë kujtim për brezat e ardhshëm, duke dëshmuar një artiste me vlera të mëdha që kishte Shkodra e gjithë shqiptarët./ KultPlus.com

Shqipëria prezanton resurset e saj turistike në Izrael

Gjatë ditës së sotme është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit IMTM Tel-Aviv në Izrael. Panairi i sivjetshëm i turizmit përkon me 25-vjetorin e këtij edicioni, përcjell KultPlus.

Ministra dhe ambasadorë nga vende të ndryshme shoqëruan operatorët turistikë. Shqipëria paraqet bukuritë e saj natyrore, duke prezantuar resurset e saj turistike. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë të kuruar me shumë kujdes me pamjen e qytetit 2419-vjeçar të Beratit. Në stendë morën pjesë gjashtë tur-operatorë, shkruan atsh.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shoqërohej nga ambasadori Bardhyl Canaj ishte i pranishëm në panair. Klosi në fjalën e tij, pasi vlerësoi bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, shprehu rëndësinë e këtij panairi, sepse nëpërmjet tyre gjen mundësinë për të ndarë mendime dhe shkëmbyer eksperienca.

“Takimet e përbashkëta na ndihmojnë të njohim nga afër mundësitë dhe potencialet e dy vendeve. Sot turistët kërkojnë të provojnë eksperiencat lokale të çdo vendi që vizitojnë, ndaj ne si politikëbërës duhet t’i përgjigjemi këtij trendi”, u shpreh Klosi.

Një mendim të tillë ndan drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, e cila në fjalën e saj vlerësoi panairin e Izraelit si një mundësi shumë të mirë për të marketuar turizmin malor, sepse interesi për këtë lloj turizmi është shumë i kërkuar nga pala izraelite. Ndërkohë, Ferizaj theksoi se një interes i veçantë konsiston edhe për bizneset që operojnë në këtë sektor për të lidhur kontrata bashkëpunimi.

Në stendën mikpritëse shqiptare, vizitorët kanë mundësinë të njihen me ëmbëlsira dhe pije tradicionale.

Panairi i përvitshëm Mesdhetar i Turizmit në Izrael do të qëndrojë i hapur dy ditë, nga datat 12-13 shkurt.

“Eja eja lule borë”, kënga që i ka rezistuar shtatë dekadave

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.

Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.

Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.

Po e bashkëngjisim edhe tekstin origjinal të këngës.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më pikantë të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula. / KultPlus.com

Eja, eja lule borë

Tue kerkue n‘mal e n‘koder

tue prek‘ lule e gjeth‘ me dore

veç nji kopsht ma t‘bukur Shkodër

ty te gjeta Lule Borë

Ref

Je e vogel por je plot

Ty t‘ kerkoj une tash sa mot

Tash sa mot une ty t’ kerkoj

N‘gzim me ty jeten ta çoj

Eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

Pash ma t’ buk’ren stinë pranvere

pash mbretneshen trandofil

mos t‘i falish kujt Ti eren

se per mue vetem ke çil

Fjalet e mija deh ndigjoi

ma ke ftyren porsi zane

une prej gjumit do’t zgjoj

veç me t pa ne drit t’ksaj Hane

Dua Lipa feston me më të dashurit triumfin e saj në Grammy (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa triumfoi me dy çmime në ceremoninë e madhe muzikore Grammy Awards, që u mbajt të dielën.

Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095021ah) Dua Lipa – Best New Artist, Best Dance Recording – ÔElectricityÕ 61st Annual Grammy Awards, Press Room, Los Angeles, USA – 10 Feb 2019

Dua Lipa fitoi dy çmime, përfshirë edhe një nga çmimet më të rëndësishme të kësaj ceremonie “Best New Artist”,  në këtë kategori ajo pat triumfuar edhe në Brit Awards të vitit që e lamë pas, shkruan KultPlus.

Pas këtij suksesi të madh në Grammy,  Dua Lipa ka mbledhur personat më të dashur rreth vetes për të festuar. Ajo së fundmi në rrjetet sociale ka postuar disa fotografi të darkës, ku shihen familja dhe miqtë e saj.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera. / KultPlus.com

Komuna që planifikon ta festojë Pavarësinë duke luajtur Ludo

Me 17 shkurt festohet 17 shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ditë, komunat tashmë kanë nisur përgatitjet, ku edhe disa prej tyre kanë bërë publike aktivitetet e parapara për të festuar sa më mirë këtë datë historike.

Komuna e Skenderajt në mesin e aktiviteteve ka paraparë një lojë që shumë po luhet kohët e fundit, transmeton Indeksonline.

E ajo është loja Ludo,  e cila është planifikuar të luhet në sheshin ‘Adem Jashari’.

“Loja më e luajtur në rrjetet sociale ‘LUDO’ thuhet në agjendën e aktiviteteve, e cila nis në ora 11:00”.

Rivitalizimi i Vunoit, motor zhvillimi ekonomik dhe turistik

Bashkia Himarë është duke përjetuar një transformim rrënjësor falë investimeve të integruara që po bëhen në gjithë territorin e saj.

Në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV” të mundësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe bashkinë Himarë, janë më shumë se 10 milionë euro investime të reja të cilat kanë filluar nga puna dhe financohen nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB).

Ky projekt parashikon rikualifikimin urban të të gjithë zonës, përfshirë Himarën, Dhërmiun, Vunoin, zonat begdetare në Jalë dhe Dhërmi, infrastrukturën rrugore, parkimin dhe plazhin publik në Dhraleo, etj. Ndërhyrja konsiston në ndërtim/rikonstruksionin e rrugëve, kalldrëmeve, ujësjellës kanalizime, fasada, çati, sheshe, shëtitore, trotuare, plazhe, vendparkime, ndriçim publik, etj. 

DRKK Vlorë është një nga monitoruesit e këtij projekti investimet e të cilit do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit të turizmit, rritjen e numrit të turistëve, rritjen e punësimit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, e për rrjedhojë të ardhura më të larta për familjet himarjote.

Sezoni turistik i këtij viti do ta gjejë të gjithë territorin e bashkisë Himarë të transformuar në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të gatshëm për një sezon turistik cilësor, shkruan ata.

KultPlus gjatë vitit të kaluar ka shkruar një reportazh për këtë fshat piktoresk, të fshehur në jug të Shqipërisë.

“Vendi im”, koncert me muzikë shqipe në New York për Pavarësinë e Kosovës

Pavarësia e Kosovës është festa që gjithmonë na sjell organizime nga më të ndryshmet si në Kosovë po ashtu edhe në gjithë vendet ku jetojnë shqiptarët, shkruan KultPlus.

Për këtë pjesë janë përkujdesur edhe disa artistë shqiptarë që jetojnë në New York që këtë festë ta bëjnë sa më të bukur për gjithë komunitetin shqiptar që jetojnë atje.

Koncerti i titulluar “Vendi im” do të sjell një mbrëmje me këngë shqipe, ku janë përfshirë të gjitha trevat shqiptare, nga këngët shkodrane e deri te ato të Shqipërisë së Mesme, përfshirë këtu opera e vepra të kompozitorëve të njohur.

Një prej veprave që do të luhet këtë natë është edhe ajo e kompozitorit Rauf Dhomi “Dasma Arbëreshe”, këtë gjë e ka zbuluar për KultPlus njëri nga muzikantët e kësaj mbrëmje, kitaristi Taulant Mehmeti.

Në këtë koncert do të interpretojnë baritoni Ergin Oda, Faton Kaja në kitarë, çifteli dhe vokal Taulant Mehmeti, Jeta Monet vokaliste dhe kitarë si dhe artistë ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu Baden Goyo (pianisti nga Venezuela, fitues i çmimit Grammy, saksofonisti nga Armenia – Sergej Avanesov dhe Jasonas Wastor nga Greqia në daulle.

Koncertin mbahet në Scandinavia House në Manhattan të shtunën më 16 shkurt në ora 20:00. /KultPlus.com

“A je ti valentini im? Romanticizmi i mbivlerësuar”

Ekspozita “Perceptime-Burrneshat” po vazhdon të sjell shumëçka nga puna artistike e grave në Kosovë.

Kjo ekspozitë është rezultat i një bashkëpunimi dy-vjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga Ballkani Perëndimor, thjesht titulluar Perceptimet. Kjo qasje unike dhe e pazakontë që nisëm dhe politikat e tyre ndaj inovacionit në botën e artit po konsiderohet si mundësi e veçantë për artistët lokalë të prezantojnë krah për krah me artistë britanik të njohur botërisht.

Debati i tretë me radhë, në lidhje me ekspozitën Burrneshat dhe çështjet sociale që ajo prek, është “A je ti valentini im? Romanticizmi i mbivlerësuar”. Si debatet e tjera, do të jetë moderuar nga Zana Hoxha Krasniqi, e cila do të ndajë përvojën e saj me Artpolisin, e njohur për organizimin e disa edicioneve të festivalit FEMART, shkruan KultPlus.

Në këtë debat do të diskutojnë Eliza Hoxha, Haveit dhe Vjollca Krasniqi. Debati do të mbahet këtë të shtunë, duke filluar nga ora 12:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës./ KultPlus.com

Gjevori: Nga të gjitha dekoratat, e veçoj atë nga Ibrahim Rugova

Mehmet Gjevori ishte pishtar i devotshëm i arsimit shqip dhe tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë”, u tha në akademinë komemorative.

Para pak ditësh, e sollëm një lexim tepër të nevojshëm, shkruar nga Gjevori.

Gjevori ishte autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësues, pedagog, dhe veteran i arsimit.

Gjevori vdiq në vitin 2007. Në vitin 2003 ai kishte marrë një dekoratë nga Ibrahim Rugova, për të cilën pati fjalë miradie.

“Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, për Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, që ma dha me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të mirëkuptimit e të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi në vitet ’90-ta” tha në qershor të vitit 2003 Gjevori, kur e morri dekoratën.

“Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë “Naim Frashëri t klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar” vazhdoi asokohe tutje Gjevori.

“Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj”, thoshte ne letrën e tij Mehmet Gjevori. / KultPlus.com