Viti 2001 isha 19 vjece, sapo kisha nise punen si gazetare ne gazeten “Koha Ditore”, kryeredaktori Baton Haxhiu me caktoi ne mbledhje te mengjesit te merresha me mungesen e ngrohjes ne shkollat e Prishtines. Rreth pasdites dikur, u nisa per ne shkollen “Xhevdet Doda” per te biseduar me drejtorin. Sapo u afrova te dera kryesore, nje djale rreth te 30-tave i cili dukej se ishte roje ma hapi deren. E pyeta nese ishte drejtori apo zevendesi ne zyre. “Po larte eshte, hajde ta tregoj zyren”, me tha ai, tek sa ecte para meje shkalleve per ne katin e dyte. Bente ftoht, kishte rene bore dhe veshur e kisha nje xhakete me kapele ngjitur me kapese. Sapo hipa ne katin e dyte, kur u afrova tek zyra e drejtorit pash qe nuk ishte askush. “Pse me rrejte?” ju drejtova me ze te larte tek sa nisa te frikohesha sepse pash qe shkolla ishte pa asnjeri. Ai me terhoqi per kapele te xhaketes per te me mbeshtetur per muri, e shtyva me sa fuqi kisha, e per fatin tim te mire, kapela u shkeput nga xhaketa i mbeti ne dore…Mbaj mend sikur sot, vrapin qe bera shkalleve te vjetra te drurit te poshte dhe friken qe me kaploj. Derisa afrohesha tek dera kryesore me kapi panike, kisha frike nese dera ishte e mbyllur… po e kishte mbyllur, por me grep. Arrita te dale. Shkova ne redaksi, redaktori Virtyt Gacaferi me tha qe rasti duhet te lajmerohet ne organet e sigurise…erdhi me mua ne polici ku dhash deklaraten ne detaje. Disa jave me vone me thirren nga gjykata. “Personi i cili ju ka ngacmuar eshte me te meta psiqike, eshte mire me a fale, do ta largojme nga shkolla”…me tha gjykatesja. Kushedi se cka ka ndodhe me vajza te tjera ne ate shkolle. Njerez me probleme psiqike, manjak…ka kudo por jane organet e sigurise dhe institucione te tjera qe duhet te trajtojne keto raste. Ne Kosove po merremi me policin e mesuesin kriminel, te presim a kane me e marre denimin e merituar!
Mësuesi- të cilit ia besojmë fëmijën tonë dhe të ardhmen e tij;
Polici- të cilit ia besojmë sigurinë dhe jetën tonë;
Mjeku- të cilit ia besojmë edhe shpirtin tone;
Këta të tre, kanë dhunuar një të mitur për më shumë se një vjet.
Te na, vendet që je më së shumti në rrezik janë këto
institucione.
Nuk kalon një ditë e vetme, që nuk ndodh një skandal tronditës,
brenda këtyre institucioneve, por ajo çka të çmend edhe më shumë është komoditeti
i ministrave të shëndetësisë dhe atij të arsimit, heshtja e drejtorit të përgjithshëm
të policisë dhe atij të stacionit në fjalë, heshtja e kryetarit të komunës e
drejtorit të arsimit, heshtja e deputetëve e heshtja e të gjithëve që mbajnë përgjegjësi.
Ministri i shëndetësisë, përkundër skandaleve pafund, heshtë dhe
nuk flet, të njëjtën e bënë ministri i arsimit, e të njëjtën edhe drejtori i
policisë dhe ministri i brendshëm, që kanë përgjegjësi direkt për këtë.
Në momentin që doli ky lajm, është dashur të skandalizohet i
gjithë vendi, e do të duhej të deklaroheshin personat përgjegjës, deri tek
kryeministri.
Pse duhet të deklarohen? Sepse, lajmi i mbrëmshëm ishte vula e
gjendjes së rëndë e mjeruese, dhe të rrezikshme në të cilën gjendet shoqëria
jonë e sidomos vajzat dhe gratë.
Dhunimi seksual i një të miture, nga profesori pastaj nga
polici, e krejt në fund nga mjeku, do të duhej të çonte disa në shtëpi e disa në
burg, menjëherë, e jo të heshtet e të sillemi sikur s’ka ndodh asgjë.
Por, edhe ne (populli) duhet të reagojmë, duhet të ngitemi në këmbë
e të kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi, për vajzën e mitur. Ne duhet të jemi zëri
dhe mbështetja më e madhe e saj.
E le ta dimë, që nëse sot heshtim, nesër secilit prej nesh do t’i
ndodh e njëjta gjë.
Nëse nuk e bëni për vajzën në fjalë, bëjeni së paku për fëmijët
tuaj, të cilët nesër mund të jenë viktima të një krimi të ngjashëm. Përgjegjësit,
duhet të përgjigjen, për krimet e bëra. Nuk duhet të heshtim! Mos të heshtim!
Sepse, nëse sot ne heshtim, nesër do të na ndodh neve e njëjta gjë, por atëherë
s’do të jetë askush që do të flet e veprojë, për ne!
———————————————————————
“Së pari ata erdhën për socialistët, dhe unë nuk thash asgjë – Sepse unë
nuk isha socialist.
Pastaj ata erdhën për sindikalistët dhe unë nuk thash asgjë –
Sepse unë nuk isha sindikalist.
Pastaj ata erdhën për çifutët, dhe unë përsëri nuk thash asgjë –
Sepse unë nuk isha çifut.
Pastaj ata erdhën për mua, dhe nuk kishte mbetur njeri për të folur për mua.” – Martin Niemöller
“Së pari ata erdhën për socialistët, dhe unë nuk thash asgjë – Sepse unë nuk isha socialist. Pastaj ata erdhën për sindikalistët dhe unë nuk thash asgjë – Sepse unë nuk isha sindikalist. Pastaj ata erdhën për çifutët, dhe unë përsëri nuk thash asgjë – Sepse unë nuk isha çifut. Pastaj ata erdhën për mua, dhe nuk kishte mbetur njeri për të folur për mua.” – Martin Niemöller
Leonora Laçi
Nuk dua ata të vijnë për mua dhe prandaj fola. E do vazhdoj të flas, të shkruaj, të pakten të ndergjegjësoj ata që lexojnë, ata që qendrojnë, të arsyetoj veten pse nuk do të heshti asnjëherë Ky artikull është rezultati i nxjerrë nga protesta e studentëve e mos protesta e të tjerëve. Ky artikull është për ata që ngrohën karriget e kafeneve gjatë protestës së studentëve. Ky artikull është për ata që nuk folen kur erdh dita. Ky artikull është për ata studentë që nuk e meritojnë të quhen të tillë, pasi janë thjesht ca numra që mbushin auditoret dhe do ikin ashtu siç erdhen. Do ngelin gjithë jetën numra pa vlerë. Ky artikull është për ata që në sy të profesorëve hiqen si në krah të tyre dhe s’kanë guxim t’i dalin kundër. Por sapo dalin korridorëve ngjajnë të tjetërsuar. Ky artikull është për ata që ankojnë për gjendjen e Shqipërisë por janë të njëjtit që i kanë dhënë të shtyrën. Ky artikull është për studentët servilë, që për një notë kaluese shesin nder e fytyrë. Ky artikull është për ata që flasin për parime që nuk i njohin. Ky artikull është për ata që marrin formën që ti dëshiron t’i japësh. Fatkeqësi! Edhe një brez i shkuar dëm i postkomunizmit. Edhe një brez që nuk e kuptoi forcën e vetë, ku të bashkuar ishin në gjendje të lekundnin pushtete, të shkatërrojnë pushtete. Arsimimi i dobët po e shkatërron këtë shoqëri, por nuk ka gjë më shkatrrimtare se të formosh një brez pa shtyllë kurrizore. Në një shoqëri që ikja është bërë buka jonë e përditshme, vetem per ikjen diskutohet në çdo vend, diskutohen mënyrat e ikjes, mënyrat e qendrimit as që parashtrohen. Pse nuk menduan këta njerëz se ajo diplomë që po marrin do kalbet sirtareve ?!
A nuk e dinë këta studentë se të jesh një e diplomuar në Shqipëri nuk je aspak e favorizuar, përkundrazi je e përqeshur dhe shembull për të të marrë të tjerët.
Je një dëshmi e gjallë treguese e dështimit të sistemit arsimor dhe mungesës së tregut të punës. Biles je shembull për të mos u ndjekur nga të tjerët.
Të jesh student në Shqipëri është si të thuash një barktharë që mjerë ai që diti si hyri por s’diti si të dal nga ajo “valle”.
Të jesh një e diplomuar në Shqipëri i ke humbur vetës shanset për të mësuar një zanat në kohë. Ke humbur edhe kohë!!
Të jesh e diplomuar në Shqipëri është njëlloj sikur të dështosh në një biznes dhe të jesh e mbytur në borxhe.
Të jesh e diplomuar në Shqipëri do të thotë të mos presesh asgjë nga e tashmja, përveç biletës njëdrejtimshe.
Të jesh e diplomuar në Shqipëri, e biles dhe të kesh dhe dy mastera konsiderohesh sërisht një njeri pa përvojë, një njeri që s’ke pasur se me se të merresh.
Diploma në Shqipëri nuk të çon askund, as në vendin tënd e lërë pastaj të dalësh jashtë vendi.
Diploma në Shqipëri është një bono thesari që nuk i hy kujt më në punë, ashtu siç intelekti nuk po hy më në punë për të hyrë në punë.
Është zbehur rëndësia e studentit dhe rëndësia e diplomës që ai zotëron.
A nuk iu duk e mjaftueshme kjo për të protestuar?!
A nuk është e mjaftueshme që shpesh herë intelektualin në Shqipëri e bënë ai që s’ka asnjë meritë, por ka dhe përjashtime, dhe këtu nuk po flas për ata që duheshin vlerësuar por për ata që vlerësohen çdo ditë e janë antivlera?!
Në Shqipëri të hynë në punë gjithçka tjetër përveç intelektit.
Askush s’do t’ja dijë për ndershmërinë tënde, për besnikërinë, për dijet që zotëron, për dëshiren e vullnetin për të punuar edhe kur askush s’ta ka kërkuar. Ngelesh një i diplomuar pa përvojë që askush s’ta jep mundësinë i pari.
Shqipëria nuk i do intelektualet, ata i largon çdo ditë nga vetja, i degdis nëpër botë, por ama krenohet me sukseset e tyre edhe pse ata tek e fundit ishin të përbuzur, e madje dhe sukseset e tyre nuk i erdhen nga Shqipëria por i vlerësuan të tjerët. Ne as nuk lobojmë për të mirët, as nuk i mbajmë të mirët. Tek e fundit ne as nuk protestojmë për atë çka na takon me të drejtë.
Të gjitha mekanizmat shtetërorë punojnë kundër të aftit. Të riun premtues e hedhin tutje që në gjenezë.
Prandaj përfundimisht intelekti në Shqipëri nuk të hy në punë as për të hyrë në punë… A nuk është arsyeje madhore kjo për të protestuar ?!
Atëherë hesht kur ta provosh mbi kurriz, sepse nuk fole kur të erdh dita.
Baritoni Gezim Myshketa së shpejti do të jetë protagonisti i operës “Beatrix Cenci”, që do ta ketë premierën në Francë, shkruan KultPlus.
Opera e kompozitorit argjentinas Alberto Ginastera e vitit 1971, për herë të parë do të vihet në një skenë prestigjioze të Francës. Për të interpretuar rolin kompleks të Konctit Cenci është përzgjedhur artisti shqiptar Gezim Myshketa.
Provat do të zgjasin për 45 ditë ndërsa vepra konsiderohet e vështirë për nga dramaturgjia dhe kompozicioni muzikor. Ajo për publikun atje vjen premierë më 17 mars me regji të argjentinasit Mariano Pensottit dhe nën dirixhimin muzikor të mjeshtrit Marco Letonja. / KultPlus.com
Në kuadër të ekspozitës “Perceptimet: Burrneshat”, as sot nuk mungoi kafeja e mëngjesit me artistet kosovare, që tash e një javë po ndajnë rrugëtimin e tyre me publikun. Haveit përbën një nga grupet më të njohura në komunitetin artistik dhe jo vetëm për instilacionet e tyre në kuadër të e ekspozitave e galerive. Temat aktuale shpesh kërkojnë reflektimin artistik për të prekur publikun. Haveit jo në pak raste e kanë marrë përsipër reagimin e shpejtë ndaj këtyre temave. Ato kanë vendosur të krijojnë në zhurmën e atyre ngjarjeve.
Derisa për të ekspozuar në një galeri lypsen disa procedura dhe një afat i caktuar kohor, ato shpesh kanë zgjedhur rrugën për të shpalosur artin e tyre, kjo si rezultat që disa tema kanë kërkuar reflektim më emergjent. Një rast i ngjashëm ka qenë ai i billboardeve vitin e kaluar që kishte marrë vëmendjen edhe të medieve ndërkombëtare. Billboard të vendosura pranë stacionit policor, kishin ngritur një pyetje thelbësore se edhe për sa kohë do të neglizhohet dhuna ndaj grave. Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë emrat përfaqësues të grave që janë neglizhuar nga drejtësia dhe si pasojë janë vrarë nga burrat e tyre. “Edhe sa thirrje të humbura?”, ishte pyetja kryesore që kërkonte përgjigje në atë se sa do të vazhdohet të neglizhohen e dhuna ndaj tyre nuk do të merrej seriozisht nga organet kompetente. Ekspozimin e tyre në rrugë e shohin si një formë më të sinqertë të komunikimit me publikun, për dallim nga reagimet në galeri dhe teatër, ku publiku sillet në një rreth të njëjte njerëzish.
Arbërore
Sylaj tha se fillimisht nuk e kishin menduar se do të bëhen një grup artistik,
por reagimi që kanë ngjallur punët e tyre, kanë bërë që të vazhdojnë reagimin
artistik edhe ndaj shumë temave të tjera.
“Në vitin
2012 kur e kanë vrarë Diana Kastratin, na u është dukur që vendi ku ne jetojmë
ka filluar të bëhet i rrezikshëm dhe e kemi parë të arsyeshme të reagojmë dhe e
kemi bërë një performancë në rrugë”, ka treguar Sylaj, shkruan KultPlus.
HAVEIT përbëhet nga: Alketë Sylaj, Hana Qena, Vesa
Qena, Arbërore Sylaj. Ky është një grup që përbëhet prej katër grave të cilat
kanë tendencë të shkojnë përtej kënaqësive ditore, rregullave të moralit si dhe
refuzojnë të pajtohen me çështjet që iu shërbehen të gatshme. E themeluar në
vitin 2011, ato tentojnë që të prekin historinë e secilit. Ato kanë mbajtur
performansa të shumta rrugore si “Ekzaminimi”, “Je Suis
Glamour”, “Pa ujë e me fontanë”, “Dita e Shën
Valentinit”, “Përdorni gojën tuaj”, “Shoeining”,
“Pushimi i gjatë”, “Rruajtja e Patriarkalitetit “, “Edhe sa
thirrje të humbura “, e të tjera.
Ato thanë se
performancat e tyre tentojnë të flasin për tema që shpesh anashkalohen. Një nga
fotografitë që ka mbetur akoma në mendjen e shumëkujt, është edhe puthja e tyre
në mes te sheshit, si formë vetëdijesimi për pranimin e komunitetit LGBTI në
hapësirën publike. Ato sot treguan edhe si iu kishte lindur kjo ide.
“Viti kur e
kemi bërë puthjen, ka qenë një vit pasi që Kosovo 2.0 prezantoi revistën “SEX,
njerëzit sidomos ekstremistët mysliman e priten me shqetësim dhe filluan
protestat kundër asaj, dhe pas asaj filloi me u shfaq një urrejtje ndaj këtij
komuniteti. Neve na u dok e arsyeshme, sidomos para ditës së Shën Valentinit, filluam të mendojmë se si
gjithçka ka filluar të rregullohet në kryeqytet, me zemra, me lula dhe si
personat e komunitetit LGBTI nuk mund të dalin dorë për dore për shkak të
frikës që e kanë. Njerëzit na njihnin edhe në rrugë dhe kemi pasur kërcënime të
shumta, por megjithatë kemi vazhduar punën tonë”, tregoi Arbërore Sylaj,
shkruan KultPlus.
Rruga, si
formë e ekspozimit ndaj një komuniteti më të gjerë, Hana Qena, pjesë e grupit
artistik Haveit tha se kanë zgjedhur rrugën për t’i ekspozuar idetë e tyre,
pasi që aty njerëz të ndryshëm mund të takojnë dhe nuk kanë nevojë të vijnë në
teatër dhe galeri për të parë punën tënde, aty ku publiku është më i zgjedhur.
“Nevoja për
të mos qenë diskrete, për të qenë të
hapur na ka shtyrë që të dalim në qytet dhe me performu, ku çdo kush mund të
reagojë. Ashtu siç është reagimi jonë i menjëhershëm, ashtu është edhe reagimi
i tyre”, u shpreh Hana Qena.
Përveç instalacioneve
në rrugë, ato thanë se për ta bërë artin e tyre më të qasshëm, ju kanë ndihmuar
edhe rrjetet sociale, sidomos Facebook-u.
“Është shumë
mirë më e përdorë Facebook-un për faktin që nuk e kap vetëm një grup të caktuar
por është një imazh që mund ta shoh çdo kush”, tha ndër të tjera Alketa Sylaj.
Ato pohuan
se fillimisht prindërit e tyre nuk është se e kishin kuptuar shumë qëllimin e
tyre, por me kalimin e kohës duke e parë impaktin e tyre, thotë se kanë gjetur
edhe përkrahjen e tyre dhe në një farë forme kanë ndryshuar bashkë dhe janë
edukuar bashkë, përgjatë zhvillimit të tyre artistik. Madje, ato thonë se tani
shpesh edhe ju ndihmojnë në punën e tyre.
“Shqetësimet
që i kemi na, i kanë edhe prindërit tanë, sepse e dimë ku po jetojmë dhe e
dijnë që në këtë vend nuk po ka shumë ndryshim”, tha Hana Qena.
Tutje ato
thanë se kjo ka ndikuar që ata të hapin më shumë tema, që më parë nuk i kanë
hapur.
“Për tema që
nuk kemi folur më herët me ta, tani janë shumë të hapur dhe flasim, dhe kjo ka
ndikuar që në një farë forme të rritemi dhe të edukohemi bashkë”, u shpreh
Alketa Sylaj.
Grupi Haveit janë të njohura për video instalimet siç janë: “Kur babai qau, nëna mi lau sytë”, “Tager”, “Baby Blues”, “Pushimi i gjatë”, dhe shumë tjera.e HAVEIT gjithashtu kanë mbajtur ekspozita personale në “Stacion” – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, në Galerinë “Motrat”- Prishtinë, si dhe Galerinë “Bazement” në Tiranë.
Ekspozita “Perceptime: Burrneshat” si dhe diskutimet që po zhvillohen janë rezultat i bashkëpunimit në mes të British Council dhe Galerisë. / KultPlus.com
Varri i Karl Marksit në varrezat e njohura Highgate në Londër është vandalizuar në një sulm të koordinuar, që do të thotë se monumenti i rëndësisë së veçantë “kurrë më nuk do të jetë njësoj”.
Vandalët e dyshuar kanë dëmtuar pllakën që është marrë nga varri origjinal i Marksit në vitin 1883, dhe i është vendosur monumentit të krijuar në vitin 1954.
Pamjet e memorialit të dëmtuar, të cilin e vizitojnë mijëra njerëz çdo vit, shfaq pllakën e goditur me një çekan që ka fshirë shkronjat e emrit në pllakën e mermertë.
Ian Dungavell, nga Shoqëria e Highgate Cementery, e ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “gjë të shëmtuar për ta bërë” dhe “një formë e gabuar për të shfaqur koment politik”. Ai ka thënë se varri do të jetë përjetë i dëmtuar. Policia është njoftuar për rastin të hënën pasdite.
Dungavell ka thënë se asnjë varr tjetër nuk është dëmtuar gjatë këtij sulmi.
“Ishte sulm i koordinuar kundër Karl Marksit. Nuk ishte i zakonshëm. Nga fotografitë mund të shihni se personi e ka nxjerrë më të mirën prej vetes për ta fshirë emrin e Karl Marksit”, ka thënë ai, që e ka quajtur “akt qyqar”.
“Pavarësisht se çfarë mendojnë njerëzit për filozofinë e Marksit, mendoj se është gjë e shëmtuar. Në nivelin njerëzor, ky është varri i bashkëshortes, i tij dhe i anëtarëve të tjerë të familjes”, ka thënë Dungavell.
“Nuk është mënyrë e duhur për të trajtuar një monument të shkallës së parë dhe është formë e paartikuluar e protestës politike”, ka shtuar ai.
“Nëse dikush është antimarksist, mund të bëjë shumë më mirë nëse tenton të ndryshojë mendimin e vet sesa ta thyejë një monument. Kjo nuk do të fitojë simpatinë për kauzën kundër marksizmit”, ka thënë Dungavell.
“Sulmi i organizuar” në monument është “shumë dashakeq”, ka thënë ai. “Nuk do të jetë kurrë i njëjtë dhe do ta mbajë këtë plagë të betejës edhe në të ardhmen”.
Përmes një komunikate, Policia Metropolitane ka thënë se hetimet janë mbyllur dhe po presin ndonjë informacion nga dëshmitarët e mundshëm.
“Hetimet fillestare kanë përfunduar dhe në këtë fazë ato janë mbyllur. Nëse del në dritë ndonjë informacion, rasti do të hetohet me përpikëri”, ka thënë policia.
Dunkavell ka spekuluar kur ka thënë se sulmuesi ka qenë mëngjrash, sepse shenjat e çekanit janë në anën e majtë të monumentit.
“Mendoj se është mëngjrash, sepse këndi i shenjës është kah e majta e memorialit dhe përfundon në të djathtë. Nëse do të ishin djathtakë, shenjat do të ishin nga e djathta në të majtë”.
“Do ta dija edhe nëse do të ishte bërë me ndonjë metal të hollë. Ka shenja ndryshku. Prandaj po them se është goditje me çekan”, ka thënë ai.
Ende është e paqartë se kur ka ndodhur incidenti. Dëmi është vërejtur të hënën mbrëma, por Dungavell ka thënë se fotografitë e postuara në rrjete sociale tregojnë që sulmi ka mundur të ndodhte javën e kaluar ose më herët.
“Kur shikoj fotografitë nëpër rrjete sociale nga njerëzit që kanë vizituar varrezën, e shoh që dëmi shihet në disa prej atyre fotografive”, ka thënë ai.
Vlera e dëmit ende nuk është llogaritur, por Dungavell ka në plan që të ftojë një konservues gurësh për të parë nëse mund të riparohet pllaka.
Autori i librave për fëmijë, Michael Rosen, ka bërë thirrje për mbulimin e shpenzimeve të riparimit. Shoqëria e Varrezës do të diskutojë me pronarët e varrit të Marksit. Sulmi ka nxitur bisedime për mundësinë e instalimit të kamerave të sigurisë rreth monumentit.
“Ka mundësi që të bëjmë një analizë të sigurisë me Marx Grave Trust dhe të flasim me policinë se çfarë mund të na rekomandojnë ata”, ka thënë Dungavell.
Ai ka thënë se memoriali i Marksit vazhdimisht është dëmtuar që prej vendosjes në këto varreza.
“Ka nxitur kundërthënie gjatë viteve. Është përshkëllirë me ngjyrë. Para tij kanë kënduar, busti i bronztë ishte tërhequr me konop dhe ishte vendosur një bombë në janarin e vitit 1970, që e dëmtoi fytyrën e tij”, ka thënë Dungave.
“Ky ishte ngushëllimi i vetëm – ai kurrë nuk është harruar”/ The Guardian. /KultPlus.com
Qile Deren Kur të thirr me arsyetim koti E ti shkon se s’menon keq Qile deren Kur të mbështjell me lajka e i vizllojnë sytë Si dreq Qile deren Kur ta hek dorën prej rezes e me tjetren T’i prek flokt Qile deren Kur ia nin frym’marrjen te qafa e nihesh shumë e dobt’ Qile deren e DIL Ik E kallxoj botës që ai që e le mrena, nuk osht ai që ata menojnë Nuk osht hero, as shok, as babë, as burrë, as njeriu që ata e dojnë Ai ësht’ i marrë Qile deren e dil Se nese s’del tash, …. bahesh si unë. /KultPlus.com
Shën Tereza, krenaria e të gjithë shqiptarëve, sot njihet në mbarë planetin për të bëmat e saj por edhe për kujdesin ndaj të varfërve dhe predikimet e saj të fuqishme.
Nënë Tereza e Kalkutës, siç
e njohin të gjithë, është ende shpirtërisht e gjallë ndër njerëzit tek të cilët
ajo predikoi lutjet e saj, dëshirën e saj për shëndet e mundësi të mirë jetese,
shkruan KultPlus.
Po e sjellim sot një pjesë
të një prej lutjeve dhe predikimeve më të pastërta dhe njerëzore të Shën
Terezës shqiptare.
“Në jetë mos fajëso
askënd. Njerëzit e mirë të japin lumturi, të tjerët të japin eksperiencë, të
gabuarit të japin mësim, të dashurit të japin kujtime të paharrueshme…”
Sa e mundur është ti japësh vetes bekimin e kësaj paqeje shpirtërore që na e predikon e shenjta Nënë Terezë? Sa e magjishme dhe sa e hyjshme është ta rrokim me këtë urtësi momentin kur trazimi na i errëson sytë na e ndërkryen turrin, kur zemërata na cingërin nervat dhe gjuhën na helmon.
Nënë Tereza: Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën! /KultPlus.com
Bebe Rexha do jetë dublante e filmit të animuar “Ugly Dolls”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do jetë dublante e një prej personazheve në film, së bashku me Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Bebe Rexha, Charli XCX dhe Lizzo.
Kelly Clarkson do dublojë zërin e personazhit kryesor Moxy, që udhëton me miqtë e saj UglyDoll në qytetin e Përsosmërisë, ku të gjithë janë të përsosur, shkruan “oranews”.
Ata takohen me Lou (Nick Jonas), i cili i rekruton dhe i trajnon kukullat që të bëhen të përsosura me shpresën se fëmijët do t’i marrim për të luajtur.
“Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë mezi po pres që ju të gjitha ta shihni”, tha Bebe.
“Ugly Dolls” do jepet në kinema më 3 maj. /KultPlus.com
Bashkësia hebre-Bet Izrael Kosova ka reaguar sot pas lajmit në media lidhur me injorimin që i është bërë konsulles së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare si dhe mos prezantimit të meritave në Kosovës në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në reagimin e kësaj bashkësie
thuhet se populli shqiptar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore me
vetëmohim dhe sakrificë ka mbrojtur dhe shpëtuar familjet hebraike në Kosovë
dhe këtë e dëshmon njohja e kontributeve të disa familjeve nga ana e Institutit
Yad Vashem në Jerusalem, Institut që punon në identifikimin e familjeve që kanë
shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lexoni të plotë reagimin e Bet Izrael Kosova
“Të nderuara media të
Republikës së Kosovës, na lejoni që përmes këtij reagimi të shprehim mllefin
tonë ndaj fjalimit të diplomates shqiptare në organizatën e Kombeve të
Bashkuara.
Më datë 05.02.2019 përmes
disa medieve elektronike në Kosovë, jemi informuar në lidhje me Konferencën ”
Një çështje e njerëzimit : Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”,
që është mbajtur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe sjelljen e
Ambasadores së Shqipërisë në OKB, znj. Besiana Kadare ndaj konsulles së
përgjithshme në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, znj. Teuta
Sahatqija.
Për Bashkësinë Hebreje –Bet
Izrael Kosova nëse këto që mediet theksojnë janë të vërteta, atëherë jo vetëm
që është e papranueshme një sjellje e tillë por është edhe sjellje injorimi
ndaj diplomates kosovare, e posaçërisht në lidhje me kërkesën e saj për të
prezantuar marrëdhëniet ndihmën dhe trajtimin qe iu bë popullit hebrenj nga
popullit shqiptar i Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Populli shqiptar në Kosovë,
gjatë Luftës së Dytë Botërore me vetëmohim dhe sakrificë ka mbrojtur dhe
shpëtuar familjet hebraike në Kosovë dhe këtë e dëshmon njohja e kontributeve
të disa familjeve tona nga ana e Institutit Yad Vashem në Jerusalem, Institut
që punon në identifikimin e familjeve që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës
së Dytë Botërore. Mohimi i së drejtës për të folur dhe prezantuar historinë e
popullit të Kosovës dhe të hebrenjve që u shpëtuan në Kosovë, paraqet jo vetëm
një akt të papëlqyeshëm të diplomates shqiptare, por edhe një skandal, sidomos
kur të dihet mirë se diplomatja vjen nga Republika e Shqipërisë.
Bashkësia Hebreje –Bet Izrael
Kosova pret dhe kërkon nga Ministria e Punëve te Jashtme e Shqipërisë që të
thërras në përgjegjësi ambasadoren znj. Kadare dhe që mos të lejojë përsëritjen
e rasteve të ngjashme në të ardhmen.
Bashkësia Hebreje –Bet Izrael Kosova edhe një herë i kërkon falje gjithë popullit të Kosovës për këtë sjellje të Ambasadores së Shqipërisë në OKB znj. Besiana Kadare”.
OJQ EC Ma Ndryshe ka nisur zbatimin e projektit “Filigrani përtej Artizanatit”, financuar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, që implementohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP).
Në
kuadër të këtij projekti në Prizren ka filluar cikli i parë i trajnimit për
aftësim në artizanatin e Filigranit. 15 aplikantë të përzgjedhur nga thirrja e
parë, në mesin e të cilëve ka edhe pjesëmarrës nga Komunat e Rajonit të
Prizrenit, gra dhe të rinjë dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme të
cilët do të aftësohen nga filigranistët e Shoqatës ”Filigrani” në një
periudhë 8 javore. Paralelisht EC ka hapur edhe thirrjen e radhës për ciklin e
dytë të trajnimit, nga ku do të përzgjedhen përsëri 15 aplikantë të tjerë të
cilët do të vijojnë trajnimin për aftësim në artizanatin e Filigranit. 5
aplikantëve më të suksesshëm nga grupi i parë dhe i dytë i trajnimit do t’iu
ofrohet punë praktike me pagesë në një periudhë 6 mujore, me mundësi punësimi
në të ardhmen pranë ndërmarjes Filigrani.
Projekti
është dizajnuar në atë mënyrë që t’i përgjigjet nevojës për mbrojtjen dhe
promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të Kosovës. ”Filigrani përtej
Artizanatit” është projekt 10 mujor gjatë të cilit përpos aftësimit të 30
personave në artizanatin e Filigranit dhe ofrimit të mundësisë së punës
praktike për 5 persona, përfshin edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim
të dokumentimit, promovimit dhe transferimit të shkathtësive të kësaj zeje tek
gratë dhe të rinjtë.
”Filigrani
përtej Artizanatit” synon të ndërtojë besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet
komuniteteve përmes një platforme për shkëmbimin e informacionit dhe njohurive.
Gjatë zbatimit të projektit aktivitetet kryesore do të jenë: Punëtoritë e
trajnimit mbi Filigranin, Programi i Praktikës, Zhvillimi i kornizës
strategjike, Ueb-platforma, Dokumentari mbi Filigranin dhe Panairi i
Filigranit. Ruajtja e artizanateve të cilat janë nën kërcënim duke angazhuar të
rinjtë dhe gratë përbën thelbin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të
këtij projekti.
Projekti i EC Ma Ndryshe “Filigrani përtej artizanatit” është financuar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, qe implementohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP). /KultPlus.com
Të dua baltë shqiptare Të dua egërsisht! dëshpërimisht! si ujku pyllin, si vala valën, si balta baltën. Se gjer mbi gju jam brenda teje, se lerë kam këtu, si baba, si gjyshi. Të dua baltë shqiptare! se gjer mbi bel, e përmbi bel jam brenda teje s’dal dot se s’dua! Se ti më lidh e më mban me mjaltë e me pelin.
Se këtu vdekur ka, këtu, nëna dhe baba e gjyshër-stërgjyshi. Të dua baltë shqiptare Magjistare e ëmbël si vetë vdekja. se thellë jam këtu brenda teje gjer mbi gju gjer mbi bel e gjer mbi krye. Dhe dua fort të dehem të prehem (ah që tani!) Brenda teje.
Alpinistja shqiptare, Jelena Peshkatari është ngjitur me sukses në Aconcagua, majën e Andeve në Argjentinë, me lartësi 6962 metra, shkruan albinfo.ch.
Ajo është shprehur shumë e lumtur, derisa kishte edhe një mesazh për gratë shqiptare.
“Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majet më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen”, ka shkruar ajo.
Pesë vite më parë, në orën 01:00 të mëngjesit të asaj të enjte të datës 6 shkurt 2014, u shua në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë, Vaçe Zela. Kishte shteruar së frymuari kumbimi i një zëri që mahniti një brez të tërë dhe ngasi në grishje gjeneratën që pasoi të artistëve. Me zërin e saj të papërsëritshëm, Vaçe Zela për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e së përgjithmonshmes, duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut.
Këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, zëri befasues i forcës dhe virtuozitetit, mishëruan tek ajo pavdekësinë. Ishte dhe mbeti e papërsëritshme. Kumbimi dhe emocioni i këtij zëri vazhdon të magjeps jo vetëm nostalgjikët por edhe gjeneratën e re të këngëtarëve dhe artdashësve. Forca kumbuese, thellësia dhe aftësia depërtuese, bënë që ky dëshmim i artit shqiptar të rrëmbej edhe interesin dhe vlerësimin në arenën ndërkombëtare. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.
Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Kujtesa jone kolektive është gjithnjë e më e gjymtuar, prej egos së njeriut bashkëkohor, i cili duke u ndjerë plot energji krijuese dhe me një shpirt flakatar protagonizmi, e ka ta pamundur të ngjitet aq lart për të vendosur qoftë edhe një mirënjohje mbi mermerin e ftohtë të Panteonit ku ruhet shkëlqimi i atij dielli që na ngrohu zemrën dhe na mbush me mall kujtimesh.
Një ndërmendje e mbushur përplot nderim dhe respekt shkon për çdo copëz malli që përbashkon me kohën kur rrugëtoi ndër zemra ky zë, kjo qasje virtuoze e skenës së këngës. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi është bërë pjesë e projektit filmik “Alita: Battle Angel”.
Ajo është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi, e cila titullohet “Swan Song”, dhe është publikuar para një jave.
Filmi “Alita” pati premierën e tij të madhe para pak ditësh në Londër, gjersa në mbrëmjen e së martës, u dha premierë edhen ë Los Angeles, të Kalifornisë.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe vet këngëtarja shqiptare, e cila i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.
Kështu është dukur këngëtarja shqiptare në promovimin e filmit “Alita: Battle Angel” në Los Angeles (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Dua shkoi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të verdhë plot shkëlqim, i cili vinte mjaft mirë në pah linjat e saj të trupit.
Flokët e saj të zeza dhe të prera shkurt, vazhdojnë t’i japin asaj një freski në pamje, ndërsa duket edhe më elegante dhe tërheqëse në çdo paraqitje.
Disa prej këtyre imazheve, ajo i ndau edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke thënë se ishte e ngazëllyer për premierën e këtij filmit në Hollywood.
Përndryshe, “Swan Song” është pëlqyer shumë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë pas publikimit ka kaluar shifrën e 10 milionë klikimeve në YouTube.
Në tërësi si projekt, ka marrë lëvdata dhe urime edhe nga shoqata të ndryshme, veçanërisht nga aktivistët e të sëmurëve me AIDS, pasi “Swan Song” është e inspiruar nga ata të cilët e luftojnë këtë sëmundje.
Dua Lipa, me dukje magjepsëse në premerën e “Alita”, në Los Angeles (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Javën e ardhshme, artistja Lipa do të prezantohet në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”, ku garon për dy çmime: atë të “Artistes së re më të mirë” dhe “Këngës më të mirë ritmike” për këngën “Electricity”, të kënduar në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.
Mbetet të shihet nëse këngëtarja shqiptare do të arrijë të fitojë ndonjërën nga këto çmime. /Telegrafi/ KultPlus.com
Vepra pjesërisht e shkatërruar e artistit britanik të rrugës, Bansky, po shfaqet për të parën herë në Gjermani, në një muze në Baden Baden.
Janë me dhjetëra e dhjetëra fansat kuriozë që i janë drejtuar muzeut Frieder Burda, ku edhe vepra “Dashuria në koshin e plehrave”, po ekspozohet.
“Kjo vepër e Banskit ka bërë histori pasi iu nënshtrua një metamorfoze vitin e shkuar, gjatë një ankandi. Pasi u shit, kanavaca ndryshoi. Ndaj edhe e gjithë bota flet për këtë vepër arti”, tha drejtori i muzeut, Henning Schapper.
Sipas drejtuesve të muzeut, prerësja që pjesërisht e shkatërroi veprën në ankandin e vitit të shkuar është bllokuar, me qëllim që të evitohet mundësia që një vizitor, të shtypë një buton, dhe shkatërrimi të vijojë.
Pak çaste pasi piktura me emrin Vajza me tollumbace u shit për 1.2 milionë euro, një rekord ky për artistin, ajo thuajse u shkatërrua nga një prerëse që ishte fshehur në kornizë. Blerësi sidoqoftë nuk pati kundërshtime dhe disa ekspertë thonë se ndoshta vepra tani është më e vyer se më parë. /KultPlus.com
“Nuk dua të vdes me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë”.
Është gati 80 vjeç Vinicio Bulla, një biznesmen nga Caltrano, një provincë në Itali me 2500 banorë në Altopiano di Asiago. Ai zotëron kompaninë “Rivit Spa” që prodhon çelik special i cili përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.
Muaji janar dhe shkurt kanë bërë një nisje të mbarë për Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Në këta dy muaj është vërejtur një interesim i shtuar i nxënësve që presin në radhë për të marrë libra e prej atyre që zënë vend e bibliotekës për një lexim sa më komod.
Disa fotografi të shpërndara në rrjetin social Facebook nga
Fatime Mehmetaj, tregojnë radhët e gjata dhe sallat e mbushura me nxënës të cilët
po lexojnë.
Biblioteka e qytetit të Prishtinës është institucion kulturor, edukues e informues që grumbullon, pasuron, përpunon, mirëmban dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë intelektuale me qëllim që t’ i bëjë të njohura dhe t’ ua vërë në dispozicion shfrytëzuesve për t’i lexuar, hulumtuar e studiuar dhe për t’ i lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme. /KultPlus.com
Një tjetër bujtinë i shtohet gamës së gjerë të ofertave në fushën e agroturizmit për të gjithë turistët shqiptarë e të huaj.
E vendosur në Prezë, vetëm 25 kilometra nga Tirana, kjo pikë agroturistike kombinon atraksionet turistike si kalaja e Prezës, me bukuritë natyrore të zonës dhe gatimet tradicionale e produktet bio.
Në këtë bujtinë, të ringritur me mbështetjen e programit kombëtar për zhvillimin rural, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.
Qemal Alushi, sipërmarrësi i kësaj iniciative tregon se biznesin e ka filluar në vitin 2000 me mbjelljen e vreshtave dhe ndërtimin e një kantine vere, për ta kthyer tashmë, me mbështetjen e AZHBR-së, në një bujtinë.
“Nga viti në vit kemi bërë nga një ndërhyrje. Me mbështetjen e AZHBR-së qe një ndërhyrje shumë e madhe dhe shumë e plotë dhe sot themi që kemi bërë diçka që ia vlen edhe për ne, edhe për zonën, edhe për të gjithë. Është krijuar një ambient i këndshëm”, – tha Qemal Alushi.
Kryeministri Rama e vlerësoi iniciativën e Alushit si një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë ata fermerë që në tokën e tyre prodhojnë më shumë sesa vetëm për vete, por edhe nga emigrantë, të cilët kursimet e punës së tyre mund t’i investojnë në atdhe, investime që favorizohen nga një sërë lehtësish fiskale.
“Përveç paketës së lehtësimeve të taksave, tani 5% tatim fitimi, por edhe me TVSH-në 6% siç është për hotelet me 5 yje, por, siç ju kemi dhënë ju, jemi shumë të angazhuar t’i japim mbështetje financiare direkte të gjithë atyre që duan të bëjnë transformime të tilla që shkojnë në drejtim të promovimit të zonave, të bukurive natyrore. Po shohim që ka gjithmonë e më shumë kërkesë dhe faktikisht, llogaria është shumë e thjeshtë, edhe për ata që janë në emigracion e që kanë një shtëpi në fshat, apo kanë një tokë, nëse ndërtojnë një agroturizëm, kanë më shumë të ardhura sesa çdo rrogë në emigracion”, – u shpreh Kryeministri Rama.
Qemali, përveç punonjësve në biznesin e tij ka të angazhuar edhe fermerët e zonës me të cilët, siç shprehet ai, ka filluar të lidhë kontrata për të blerë produktet e tyre.
Falë edhe këtyre shembujve të suksesit, numri i fermerëve, të cilët aplikojnë për mbështetje nga AZHBR-ja është në rritje.
“Ky është efekt zinxhir. Në fillim, kur bëmë thirrjen e parë nuk patëm aplikime. Tani janë bërë edhe më shumë. Në gjithë këtë peizazh, gjithkush që ka një mundësi, ka më shumë sesa aq sa i duhet për të jetuar vetë, mund ta kthejë direkt në një bujtinë shtëpinë dhe pranë shtëpisë ndërton një agroturizëm dhe gjithçka ndryshon”, – u shpreh Kryeministri. /k.s/ KultPlus.com
Në janar të vitit 2019, First Cut Lab (FCL), organizon edicionin e tij të pestë përgjatë Trieste’s When Wast Meets West (WEMW).
FCL është punëtori e specializuar për filma artistikë në
fazën e redaktimit. Ai udhëhiqet nga Matthieu Darras dhe që nga viti 2015, në
bashkëpunim me WEMW (drejtuar nga Alessandro Gropplero), programi tani po
zgjerohet dhe po fillon disa partneritete të reja për vitin 2019. Në mënyrë të
veçantë, me Festivali Ndërkombëtar të Filmit Karlovy Vary (KVIFF)-së, kurse
Kosova dhe Ukraina do të bashkohen me punëtoritë e tyre kombëtare.
Paralelisht me Forumin e Filmit të Prishtinës, edicioni i parë i FCL Kosovë do të zhvillohet nga 17 deri më 19 korrik 2019, duke zgjedhur dy projekte lokale. Ilire Vinca, kryetar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, tha: “First Cut Lab Kosovo është një aventurë e mrekullueshme për të qenë pjesë e saj dhe QKK është krenar për ta njoftuar këtë lajm. Duke punuar me këtë grup të mrekullueshëm ekspertësh dhe këshilltarësh do të jetë një udhëtim i mundësive për prodhuesit e filmave dhe industrinë tonë. Ne jemi gati për ta nisur rrugën! “, shkruhet në njoftimin e FCL./ KultPlus.com
Muharrem Mici mbetet një prej atyre njerëzve që muzikën e pati për vite të mbjellur thellë në zemrën e tij.
Ai ishte i njohur dikur sidomos për mandolinën dhe për mishërimin
me këtë instrument, në grupin Skofiarët, si themelues dhe solist i grupit.
E sjellim sot një video, në këtë mëngjes, të grupit Skofiarët në një lokacion diku në Strugë, si mysafirë të TV Shkupit, redaksia e programit në gjuhën shqipe.
Pos Muharrem Micit në këtë video shihen edhe të tjerë pjesëtarë, duke kënduar “Dashurija jonë”.
Këngë të tjera të njohura nga Skofiarët ishin edhe ‘Të kam dashtë dhe të dua’, ‘A të kujtohet’, ‘Falmi sytë e shkruar’ e këngë tjera që e përbëjnë bagazhin e grupit ndër vite. / KultPlus.com
Të gjithë të
interesuarit për audicionin e hapur nga Ikonë Studio për film të metrazhit të
gjatë duke të dërgojnë një CV, një video të shkurtë prezantimi, fotografinë si
dhe një numër kontaktues, shkruan KultPlus.
Aplikimi për këtë audicion është i hapur deri më 15 shkurt./ KultPlus.com
Para Kafes Zallit n’pjesën e urbanizueme t’Fushës së Mlliave
njâ prej tyne nalet permi bri dhie
sfidon lodhjen e shekujve
tjerat përreth n’flatrim
rrufeshëm si Gjergji kur nisej me zânë pritë!
Qytetit n’mite kurthue
t’gjallët nuk i ngjallin respekt
Nuk e dijnë se totemi mistershëm u jep me hangër nga melqia
invaduesve a klyshve
S’ka ekzistue kurrë nji qenie dyzue dykrenshe
Pos metaforës nda n’dysh nji trup
Dhe siperanja nji mlli mi bri dhie
pret ankthshëm uraganin
siç presin Gjergjin në kthim
dy shqipni
E Epërmja unike me burrnesha e laramanê
E Poshtmja n’kukamë
Kur motra ndahet me vëllaun
Vaji i burrave t’i dridh gjujt
e ta k’putë kulmin e sh’pisë.
Si vaji i motrës Avdisë
Si vaji i Çamerisë
Pamje të râna + 18
burrave grithjesh gjak u nxjerrin sytë
e përtoke u bien krahtë e thyem
ouuu ouuu ho ho ho hoooo…
T’mjert na per ty’
Me kja âsht ritual antik dhimtë me diftue
Po kod hyjnor si me u ça deti â burrat me gjimue…
Si gjâmë e Lek’s n’Dukagjin zia kur rá
Kur Gjergji s’u kthye mâ…
Ky â njaj theatri eskilian
si trishtimi aborigjin i frikshëm i marrë
Zotnave t’qielllit e tokës u lypë shpagim
tundues njeriu i zemruem
I braktisun zoti Jezusi…
Siç kjen braktisë shqiptarët nga Hyu & Perëndimi pesë shekuj e fiu…/ KultPlus.com