Ura e Mesit mbi lumin Kir, 8 km larg qytetit të Shkodrës, një ndër monumentet e kulturës me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë do të restaurohet.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili thekson se “Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin ‘Ndërhyrje restauruese në Urën e Mesit’”.
Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në këtë urë.
Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Ura e Mesit është ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet pashë Bushati. Ajo ndodhet mbi lumin Kir dhe shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.
Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3,4 metra dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen edhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.
Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skenderaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar të gjithë se do të mbajë koncert në Kosovë.
Koncerti “Hapësira e një ëndrre” do të mbahet më 19 qershor në sallën 1 Tetori, shkruan rtv21.tv Ky koncert për këngëtarine është një ëndërr, e cila po bëhet realitet pas një pune të madhe. Albani këtë koncert e ka cilësuar si një moment kulmor i karrieres së tij si dhe një pikë arritje teper të rendesishme të jetës së tij. /rtv21/KultPlus.com
“Rolling Stones” ia kanë kthyer honoraret dhe të drejtat autoriale nga kënga “Bitter Sweet Symphony” Richard Ashcroftit, frontmenit të bendit britanik të viteve ’90, “Verve”. Duke e bërë këtë, ata i japin fund një beteje që zgjati më shumë se dy dekada.
“Me kënaqësi njoftoj që nga muaji i kaluar, Mick Jagger dhe Keith Richards ranë dakord të ma jepnin pjesën e tyre të këngës “Bitter Sweet Symphony”,” tha Ashcroft në një deklaratë. “Kjo kthesë e mahnitshme dhe konfirmuese-jetësore u bë e mundur nga një gjest i këndshëm dhe magjepsës nga Mick dhe Keith, të cilët gjithashtu kanë rënë dakord që emrat e tyre të mënjanohen nga përshkrimi i këngës si dhe të gjitha honoraret e tyre që rrjedhin nga kënga ata do të m’i bartin mua.”
“Bittersweet Symphony” ishte një hit mbarëbotëror në vitin 1997, duke e katapultuar “Verve” në famë dhe duke i sjellë bendit rotacion të rregullt në MTV. Kënga i huazoi katër sekonda të muzikës nga incizimi orkestral i Andrew Loog Oldham i këngës së Stones ‘The Last Time.’ Verve nuk e mori lejen e plotë për ta përdorur mostrën dhe presioni ligjor e detyroi Ashcroft të heqë dorë nga të drejtat e tij, shkruan KOHA Ditore.
Ky rezultat nënkuptoi që Verve dhe Ashcroft, kompozitori i këngës, nuk e kishin fituar asnjë qindarkë nga suksesi i “Bittersweet Symphony”. Për shembull, kur kënga u përdor në filmat si Cruel Intentions ose serialet televizive si “The Simpsons”, paratë e licencimit i shkonin /KultPlus.com
“Kënga e Rexhës” është këngë epike e kënduar nga e madhja Nexhmije Pagarusha.
Ngjarja tragjike, ka ndodhë në fshatin Stubëll , afër Medvegjës – rrethi i Jabllanicës .
Rexha, kur i kishte vetëm dy vjet jetë, i kishte vdekur babai i tij dhe e kishte lënë jetimë nën përkujdesjen e nënës, e cila si nuse e re, ngeli e vejë pa më të dashurin e saj.
Sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, Nëna e Rexhës me qëllim që ta ruaj djalin që të mos mbetet jetimë pa baba dhe pa nënë, kishte pranua që të martohej për kunatin e saj, përkatësisht mixhën e Rexhës.
Mixha i Rexhës, ishte kujdesur për ta rritur nipin e vet – Rexhën, deri sa u bë për martesë. Pastaj edhe e fejoi dhe vendosi që ta martojë Rexhën me dasmë dhe krushqi , sipas zakoneve dhe traditave tona.
Ditën e Dasmës së martesës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipë në kokë një mërzi e madhe, nga se mendonte se tash po sa të martohet Rexha, do të ndahet prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë së patundshme, e cila edhe me ligj do t’i takonte nga trashëgimia e babait të tij të ndjerë!
Për këtë qëllim ai e mashtroi Rexhën dhe e qoi tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’iu qitur ushqim kuajve dhe atje e vrau tinëzisht mu në grazhd të kalit./ KultPlus.com
Kënga “Oda me tavan” është këngë e vjetër shqiptare të cilën nëpër vite e kanë kënduar emra të ndryshëm.
Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi kanë sjellë këtë këngë në stilin e tyre, njëjtë sikur edhe Kadri Ismajli në një version tjetër. Shkurte Fejza e Luan Hajra po ashtu nuk kanë përtuar ta sjellin këngën në mënyrat e tyre.
Ndërsa është interesant fakti se këngën e ka sjellë më herët edhe tanimë këngëtarja e ndjerë Esma Rexhepova. Në këtë incizim poshtë mund ta dëgjoni këngën të kënduar në gjuhën shqipe nga Diva e Muzikës Rome në Ballkan, Esma Rexhepova.
Teksti i këngës ndryshon varësisht prej këngëtarit, por ëmbëlsia me të cilën e ka sjellë këngën Esma Rexhepova na bën ta dëgjojmë këtë këngë përsëri. Esma ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2016. / KultPlus.com
Një rrëfim i shkurtër i shkruar në vitin 2014 nga sociologu Ibrahim Berisha për zhdukjen e gjurmëve të Prishtinës së vjetër. Ndër të tjerash, ai sjell në kujtesë lumin e qytetit, rrojtoren “Drita” dhe vreshtat.
Prishtina. Mbas rrënimit të identitetit tradicional, goditjeve sistematike, mbet një përzierje e zbehtë e tradicionales urbano dhe tendencës urbano-socialiste. Prishtina e vjetër deri në mesin e viteve ’60-të (XX) u zhbë, atëherë kur nuk kishte mbetur më gjurmë e Bezistanit, nuk dihej ku kishte qenë Ura e Gurit me Lulen me tri Fletë, dhe qenë shtypur përtokë lagjet e bukura të saj, me shtëpitë përpara me kopshte të rregulluara me trëndafila. Shtëpitë njëkatëshe, mbasi iu morën pronarëve shqiptarë, si shpërblim për shërbimin, në to u vendosën ushtarakë, policë dhe administratorë komunistë, kryesisht serbë dhe malazez. Jo-pronarët u bënë pronarë, ndërsa pronarët u vranë ose u detyruan të largohen nga qyteti i tyre. Qyteti mbeti pa zotërinjtë e saj dhe më kurrë një herë nuk i pati.
Rrojtorja. Rrojtorja “Drita” qe në qendër të Prishtinës. Në kaos qendre shtruar rrugët me katrore, emri i rrojtores “Drita”, dallohej nga të gjitha lokalet “zejtare shërbyese” se ishte e thekur me kashtë. Pronari, Avni Mehmeti, zotni prishtinas, imponohej me pedantëri, kish flokët e zezë e të dendur, mustaqet po kështu të zezë. “Drita” binte përballë pjesës së mbrapme, të objektit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Përzierja e ngjyrave, shkronjat e kuqe në kashtën e verdhë, kjo fafurinë përpara sysh, që nga vitet ’60-të, vështirë do ta shlyejë ndokush nga mendja pa ta ketë parë një herë . Vite më vonë, duke kërkuar se kush e kishte krijuar atë pano të bukur, sugjestive dhe origjinale, do të takoja, pikërisht thursen e saj, Hatixhe Mehmetin, motrën e Avniut. Ajo tregonte se e kishte thurur sa ishte nxënëse në Normalen e Prishtinës.
Fisnikët. Fisnikët e Prishtinës ishin simboli i bujarisë, humanizmit dhe tolerancës sociale dhe religjioze. E gjithë e mira mori fund më 19, 20, 21 dhe 22 nëntor 1944, me vrasjen dhe burgosjen e familjarëve të tyre. Të mos flitet pastaj për plaçkitjet deri në gjilpërë të gjithë pasurisë së ruajtur dhe krijuar aq gjatë. Brigada XXV me partizanët komunistë-serbë, malazezë dhe pak shqiptarë, e vrau me rrënjë e degë Prishtinën fisnike, traditën, kulturën dhe qytetërimin e saj shqiptar. Vrau a bëri të humben përgjithnjë fisnikët prishtinas: Shyqri Beg Ramadani, Stakë e Mark Mirdita, Sylejman Beg Prishtina, Fehmi Domaniku, Shefqet Begu, Mehmet Myezini, Haxhi Hysë Daka, Malush e Hamdi Kosova, Dukë Aga, Mustafë Haxhi Agushi, Mahmud Efendia, Vehbi Batalli, Familja Vala, Familja Siqani, Familjen Henci… Në pronat e tyre dhe mbi Bezistanin është ngritur qendra e Prishtinës; pra mbi dashurinë e tyre të masakruar, ne ecim për çdo ditë, pa pasur një shenjë dikund që do t’ na kujtonte se ishte Qyteti i dyqaneve, zejtarëve, kafeneve, kalldërmit, shadërvaneve, kopshteve, trëndafilave dhe vreshtave, por erdhi nëntori 1944 dhe i vrau të gjitha. Nuk mjafton as edhe një pllakë kujtimi për familjet fisnike që e bënë Prishtinën Qytet. Prishtina, kryeqyteti i Republikës së Kosovë, është pa traditën fisnike, sepse ajo nuk thuhet askund.
Shiu. Ra shi, ishte tetori. Dy ditë që nuk pushoi shiu. Vërshuan dy lumenjthtë e Prishtinës, që ende ishin të hapur, dhe të bukur, por anash me mbeturina plot. Pastaj uji befas u mblodh dhe po kaq papritur iku, ndërsa mbeten vetëm mbeturinat-inerte përreth lumenjthve. Javën tjetër, ne nxënësit e kl II-3 të gjimnazit “Ivo Llola Ribar” së bashku, dolëm në fotografi me kujdestarin e klasës, prof. Bardhyl Nushi, kur po përfundonte ora e kujdestarisë. Katër vjet më vonë nisi mbulimi i lumenjthve. Prof Nushin, e takova përpara Shtëpisë së Re të Mallrave: Po i varrosin për së gjalli… I kanë varrosur njerëzit e tash duan edhe këta lumenjth që ende lëvizin në këtë qytet. E kishte zakon të mbledhte buzët, vazhdimisht pshtyente.
Liria. Liria fizike, liria shpirtërore, lira e tillë apo e atillë, pra kjo liria për të cilin njerëzit vrasin a viten, prapë cila është kjo? Të mendosh për lirinë, e ke vështirë pa pëshpëritur mendimin e Fromit se njerëzit nuk janë të dhënë mbas lirisë, së paku jo aq sa thonë, sa paraqiten të jenë dhe sa duan të duken se janë. Është fjala për lirinë dhe jo për ideale. Të besh atë që nuk është e bërë apo të bësh atë që nuk duhet bërë, po, kjo është Liria!? Apo si të bësh të pabërën, mësuam, ja kjo mund të qenka liria.. Liria (antropologjike), si ” mundësi për të zgjedhur” nga më shumë forma, si dhe “mundësi e përcaktimit” të njeriut karshi tjetrit dhe forcës së tij. Liria (politike) pavarësi e popullit nga vullneti i pakontrolluar i individit, ose pavarësia e shteteve nga ndikimi, presioni dhe kërcënimi i shteteve tjera. Liria qytetare, liri e shtypit, mendimit, tubimit dhe marrëveshjes, punës shkencore dhe artistike etj.).
Fotreproteri. Ilaz Bylykbashin kishte vite pa e takuar. Këtë verë ai erdhi nga Melburn i Australisë ku jeton që nga viti 1999. Në “Rings” ndërsa po ulesha për kafe me ca miq, më bëhet se shikimi ngriu në pamjen e zeshkët të Ilazit. Është ai, thashë dhe më riktheu pikëllimin që kisha ndjerë për vdekjes e djalit. Është rikthyer për të çmallur dhimbjen dhe mërzinë e të jetuarit në kurbet, pikërisht tani që Kosova është e lirë, ndërsa ai për mbi njëzet vjet luftoi ditë e natë me aparatin e tij për një pamje, për një fakt më shumë. Ilaz Bylykbashi është njëri nga dëshmitarët dhe përcjellësit më të drejtpërdrejt përmes fotografisë. Thashë – Ilazi, autori i librit me fotografi “555”, kronika që përmblodhi ngjarjet ndërmjet viteve 1981-1996. Fotografitë u punuan në teknikën bardhë e zi tërhequr nga shiriti i këtij fotoreporteri që radhiste mbi 5 000 fotografi dhe nga ato zgjodhiu 555. Thashë paska ardhur dhe u drejtova ta përshëndes dhe ta ngushëllojë. Jam në Prishtina, tha…
Vreshta. Mbushte gjithë kodrën, por ajo është sall e dikurshme. Mbasi, sot duket e zhveshur kur shikohet në veriperëndim nga Aeroporti i Prishtinës. Ishte mahnitëse, veçmas kur vinte vjeshta dhe ne fëmijët, vërshonim kodrinën e skuqur a nxirë nga kalveshët e pjekur. Vjelësit, vreshtarët, gjithë familjarët, zinin në duar kalaveshat me kokrra të dendura e të nxira. Pastaj, një pranverë, axha nxori me rrënjë cungjet e hardhisë. Me kazmë e sopatë, për nja dy javë, kodrina u zhvesh, mbeten pjeshka të rralla ende sa për të rikujtuar të dikurshmen mahnitëse. Kodrinës i humbi identiteti tradicional, ai i rrushit të “gixhes”. Ishte kompleksi i fundit në periferi të Prishtinës, mirënjohur për hardhitë e bukura, që i shënon edhe Celebi. Duhej paguar tatim edhe për cung rrushi. Paguajmë për gjithçka, dhe tashti edhe për dru peme dhe për cung rrushi, tepër është, ishte arsyetimi… Ndërsa në vitet ’80-të në Kosovë kishte 14.500 hektarë me vreshta, sot janë rreth 4.500 hektarë. Vreshtari e bën vreshtin po politika e vret vreshtarin, ky është fati i përhershëm i rrushit dhe prodhimeve të tij…
(Shkrimi është publikuar me lejen e autorit) / Insajderi / KultPlus.com
Shën Tereza, bamirësja shqiptare e njohur në mbarë botën për solidaritetin me njerëzit e varfër e në vuajtje, ka qenë e mirë edhe në shkrim dhe në përkthim të ndjenjave të saj në fletë të bardhë.
Nëna Terezë, siç thuhet nga të afërmit dhe bashkëpunëtorët e saj, ka shkruar shumë, duke lënë testament ndihmën e saj ndaj vuajtjeve të botës. Këtu po përmendim tre libra të cilat i ka shkruar Nënë Tereza, do të duhet ti lexojmë të gjithë për ta njohur më shumë këtë grua të fuqishme e bamirëse
No Greater Love Ky është ndoshta libri më i mirë i shkruar nga Nënë Tereza. Thellësia e mendimeve të saj paraqitet në këtë libër, i cili në 206 faqe tregon mendimet e saj mbi zemërgjerësinë, dashurinë, faljen, lutjen dhe atë se cka do të thotë të jesh i krishterë. Libri do ta afrojë lexuesin me Nënë Terezë, derisa në fund të librit është një intervistë me Nënën Terezë ku ajo tregon sfidat e saj në punën e saj me të varfrit, dhe se nuk ka qenë e lehtë për të përballja e ditëpërditshme me pamje e vuajtje nga më të ndryshmet. Libri është botuar në vitin 1997.
Simple Path Në këtë libër, Nënë Tereza tregon se si nga një ndihmëse e thjeshtë vendosi të formonte Misionin e Bamirësisë, bashkë me të tjerat bamirëse. Duke u lutur e duke mos u dorëzuar, ajo bashkë me të tjerat misionare i ndihmuan njerëzve, shpirtrave të cilët kishin humbur shpresën. Kush e lexon këtë libër e kupton se si Nëna Terezë ishte një udhërrëfyese për shumë njerëz dhe se si është një model për gjeneratat e ardhshme. Ajo ka dhënë solidaritet dhe mirësi aty ku është paraqitur nevoja. Libri është botuar në vitin 1995 nga Ballantine Books, ka 240 faqe dhe e sjellë Nënën Terezë para lapsit për të treguar se si ajo nisi diçka të vogël që u shndërrua në një fondacion apo ndërmarrje bamirësie.
The Joy in Loving: A Guide to Daily Living Idetë provokative dhe sensitive të Nënës Terezë vijnë në këtë libër. Sic shkruhet në hyrjen e librit, incidentet në jetën e Nënës Terezë do të zënë faqet e këtij libri, ku ajo flet për jetërat e burrave grave që kanë jetuar e vdekur e kanë kaluar nëpër jetën e saj, si janë lidhur këto jetë me jetën e bamirëses. Këtu specifikohet rëndësia e familjes, disiplinës në familje, dashurisë në familje, sepse sipas saj “në shtëpi fillon shkatërrimi i paqes së botës”. Shtatëdhjetë vite ndihmë ndaj botës janë përbledhur në këtë libër botuar më vonë, në vitin 2001. / KultPlus.com
Kur shiu bie në tanden fytyrë Dhe krejt bota t’sulmon me t’veten mynxyrë
Unë muj me t’dhanë nji përqafim të mirë Me t’ba me e ndje dashninë time Kur hijet e mbramjes dhe yjet shfaqen
Dhe kur nuk asht askush për me t’i tha ato lotë Unë muj me t’shtrëngu për nji milion mot’ Me t’ba me e ndje dashninë time Unë e di që ti ende s’ke mujt me u përcaktu’
Por unë kurrë s’kam me qenë i padrejtë Kët’ e di prej momentit që t’kam taku’ S’ka dyshime n’mendjen time, të cilës ti i përket. I uritur do të rri, trupin kam me e ba zi e blu Kam me u zvarrit’ nëpër kët’ avenju
Jo, s’ka asgja që s’kisha provu’ Me t’ba me e ndje dashninë time. Stuhitë tërbohen n’detin ku dallgët rrotullohen Në rrugën e pendesës, po ashtu
Erërat e ndryshimit fryejnë të lira gati egërsohen
Ti s’ke pa ende asgja që ngjason në mu’ Unë muj me t’ba t’lumtur, andrrat muj me t’i realizu’ S’ka asgja që s’kisha provu’ N’fund të botës për ty kisha shku’ Me t’ba me e ndje dashninë time./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop.
“Sweet but psycho”, është projekti i saj me të cilin arriti sukses të jashtëzakonshëm e natyrisht se edhe famë të madhe.
Këngëtarja duket se po vazhdon me të njëjtin ritëm, pasi që edhe një nga projektet e tjera të saj po pëlqehet mjaft shumë. Përveç “Sweet but psycho”, edhe “So am I”, ka kaluar shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në platformën muzikore Spotify.
Ava Max (Foto: Instagram/avamax)
E lumtur për këtë sukses, këngëtarja ka ndarë fotografinë me fansat në InstaStory gjersa i ka falënderuar.“Faleminderit shumë, dy këngë mbi 100 milionë”, ka shkruar ajo.
Përndryshe, kënga e saj e fundit “So am I” është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi 41 milionë klikime në kanalin YouTube.
Kujtojmë që Amanda Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/KultPlus.com
Judith Kerr, e cila u largua nga nazistët në Angli dhe fitoi famë me librin e saj të ilustruar për fëmijë “The tiger who came to tea” më 1968, vdiq në Londër në moshën 95-vjeçare, bëri të ditur botuesi i saj Harper Collins.
E lindur në 1923, Kerr u largua nga Berlini në moshën 9-vjeçare së bashku me familjen e saj hebraje, në vitin 1933. Babai i saj, Alfred Kerr, ishte një kritik i njohur teatri, librat e të cilit u dogjën nga regjimi nazist pasi erdhën në pushtet në vitin 1933.
Udhëtimi i familjes përmes Zvicrës dhe Francës përpara se të arrinte Anglinë më 1936 ishte subjekt i “When Hitler Stole Pink Rabbit” , botuar në vitin 1971 si një libër gjysmë autobiografik për fëmijë.
Historia ka të bëjë me Annan, e cila duhej të linte lepurin (lodër) e saj në Berlin. Ishte një best-seller dhe u bë lexim i detyruar në shkollat gjermane.
Kerr ndoqi shkollën e artit në Londër, duke punuar për BBC, ku u takua me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Nigel Kneale, i cili vdiq në vitin 2006.
Librat e saj janë përkthyer në 25 gjuhë dhe kanë arritur deri në 9 milionë kopje./ /os/ a.jor./A.T.SH/ KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përuruar sot sistemin autoguidë në katër gjuhë në muzeun “Onufri”, përmes të cilit turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht.
“Histori të jashtëzakonshme fshihen pas së kuqes së Onufrit, portreteve dhe alegorive të Çetirëve e simboleve të gdhendura në ikonostasin e rrallë”, tha Margariti.
Turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, duke ndjekur ritmin që i përshtatet atyre, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. E teksa narracioni përcjell informacionet më interesante mbi muzeun dhe kryeveprat e shfaqura në të, nuk do të mungojnë efektet zanore të studiuara për të të katapultuar menjëherë në periudhën e Onufrit apo ikonografëve të tjerë me emër.
Projekti i dixhitalizimit u implementua nga Projekti IntoAlbania, me bashkëpunimin e ngushtë të Muzeut “Onufri”, që dha ndihmesën në të gjitha hapat e projektit.
Kjo ndërhyrje do të sjellë një eksperiencë krejtësisht të re të turistëve në këtë muze. /j.p/A.T.SH/ KultPlus.com
Me 25 maj nga ora 10:00, Shkolla Finlandeze e Kosovës këtë të shtunë hap kampusin e ri dhe madhështor, të dizajnuar sipas standardeve finlandeze të dizajnimit të mjediseve mësimore.
Kampusi përveç 12 klasave dhe 12 laboratorëve profesionale, ka edhe hapësirën për kopsht për fëmijët 2-5 vjeç, hapësirën për shumë qëllime, menzën si dhe qytezën brenda kampusit, të quajtur Koonta.
Kaija Leena Salovaara, drejtoreshë e shkollës tha se kampusi është ndërtuar sipas standardeve më të larta finlandeze dhe është një vend ku fëmijët tanë studiojnë, eksplorojnë, mësojnë, ushqehen, jetojnë dhe punojnë. Është një vend ku fëmijët gjejnë lumturinë, duke transformuar vetveten dhe shoqërinë.
Me ketë rast, të shtunën me 25 maj nga ora 10:00, Shkolla bën hapjen e kampusit më një panair të Shkencës dhe Inovacionit. Pjesëmarrja është e hapur edhe për publikun, por paraprakisht kërkohet të regjistroheni në linkun https://bit.ly/2GTDTXr
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tash e një kohë ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, përreth botës për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.
Pas performancave të saj në shumë shtete, Rita mbrëmë ishte prezente në Londër – vend ky në të cilin artistja shqiptare është rritur.
Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave. “Faleminderit shtëpia ime Londër 02 ti e ke radhën”, ka shkruar Rita.
Biondina 28-vjeçare u shfaq e mahnitshme e veshur në të zeza, e cila padyshim se ndezi skenën me energjinë dhe pozitivitetin që e përcjell çdo herë te publiku.
Nga ana tjetër, mediat e huaja vazhdojnë të raportojnë për suksesin e madh të artisteve shqiptare, përfshirë edhe Ritën. E përditshmja britanike “The Guardian”, dje i ka dedikuar një artikull të gjatë këngëtares duke thënë se është në formë të shkëlqyer.
Rita po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në ngjarje dhe evenimente të ndryshme, madje së fundmi ishte pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë si imazhi i “Magnum”. /Telegrafi/KultPlus.com
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi priti sot në takim Këshillin iniciator të aktorëve të Kosovës, të kryesuar nga aktori i mirënjohur Enver Petrovci, të cilët paraqitën idenë e nxjerrjes së një Udhëzimi Administrativ i cili do të bënte obligativ bashkëpunimin e shkollave me teatër, duke i obliguar ato që të paktën dy herë në vit fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë ti dërgojnë në teatër.
Kjo iniciativë ka për qëllim që përmes të shkuarit në teatër, të ndërrohet qasja e fëmijëve, në kohën kur është krijuar një lidhje e madhe në mes të fëmijëve dhe pajisjeve teknologjike dhe është rritur numri i dukurive negative në shkolla. Ky aktivitet po ashtu do të ndikonte në ngritjen e cilësisë në arsim dhe përballimin e vështirësive në procesin mësimor.
Bytyqi, e mirëpriti këtë iniciativë, duke thënë se është shumë e rëndësishme gjetja e mënyrës më të përshtatshme për ta bërë të zbatueshme këtë ide, fillimisht përmes nxjerrjes së Udhëzimit Administrativ dhe më pas përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, e cila do të krijonte mekanizmat e nevojshëm që fëmijët të dërgohen në teatër apo teatri të dërgohet në zonat, ku një gjë e tillë do të krijonte vështirësi financiare apo logjistike.
Ministri Bytyqi po ashtu tha se, me fillimin e zbatimit të mësimit tërë ditor, në kuadër të të cilit janë të parapara edhe aktivitete jashtëkurrikulare, dërgimi i fëmijëve në Teatër do të ishte më lehtë i zbatueshëm.
Aktori Enver Petrovci, nga ana e tij e falënderoi ministrin për gatishmërinë që kjo ide të rregullohet përmes infrastrukturës ligjore, e cila do të rregullonte në mënyrë më të detajuar disa çështje. /insajderi/ KultPlus.com
Ajo është këngëtarja më e suksesshme shqiptare në festivalin evropian të muzikës, i njohur më mirë si Eurovision.
Rona Nishliu njihet më mirë edhe për zërin e veçantë dhe
shpeshherë komentohet për këngët që sjell para fansave.
Por, pos mediave shqiptare për këngëtaren tonë po shkruajnë edhe mediat e huaja, përkatësisht ato të shtetit spanjoll.
“Me lule t’bukra” është kënga e fundit që e ka sjell
artistja me një video të veçantë, kjo ka bërë jehonë të madhe edhe në Spanjë,
ku “ogaespain.com” e ka promovuar.
Ajo është një këngë popullore për Veriun e Shqipërisë, ka
shkruar ndër të tjera ueb-faqja e njohur e shtetit iberik.
Ndryshe, Rona pritet që të mbajë disa koncerte gjatë këtyre muajve të verës në të gjitha trojet shqipfolëse. /Telegrafi/KultPlus.com
Një letër e vitit 1945, e shkruar nga Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka dalë në ankand. Shumë ekspertë, e kanë quajtur letrën “shënimi i vetëvrasjes”, i shkruar një javë para se Hitleri të kryente vetëvrasje, duke gëlltitur një pilulë cianidi, dhe më pas duke u vetëqëlluar me pistoletë në kokë.
Në atë letër, Fyrheri tregon sfidën që ka pëpara, dhe
këmbëgul se do të qëndronte në vend, për “t’i dhënë një shembull të mirë të
gjithë atyre gjermanëve që do të mbeten bashkë me të”. “Do të qëndroj në
Berlin, në mënyrë që të marr pjesë në mënyrë të ndershme, në betejën vendimtare
për Gjermaninë, dhe të jap një shembull të mirë për të gjithë ata që mbeten me
mua”- shkroi Hitleri në letrën e 24 Prillit 1945 drejtuar marshallit Ferdinand
Shërner .
“Unë besoj se në këtë mënyrë, do t’i bëj Gjermanisë
shërbimin më të mire”- theksoi ai.
Më tej udhëheqësi nazist vazhdoi: ”Për sa ju takon, ju duhet
të bëni përpjekje për të fituar betejën për Berlinin. Ju mund të na jepni këtu
një ndihmë vendimtare, duke zbrapsur rusët drejt veriut, sa më shpejt që të
jetë e mundur…”
Letra u shkrua një javë para se Hitleri të bënte vetëvrasje.
Edhe bashkëshortja e tij, Eva Braun, gjithashtu kreu vetëvrasje duke gëlltitur
një pilulë cianidi më 30 prill 1945. Shtëpia e Ankandeve Historike Aleksandër,
me seli në Merilend të SHBA-së, e shet këtë letër për një çmim fillestar prej
30.000 dollarësh.
Ekspertët besojnë se ajo do të shitet midis 60.000 dhe
80.000 dollarëve. Presidenti i saj, Bill Panagopulos, e përshkroi atë si një
zbulim të rrallë, dhe në thelb një “shënim të vetëvrasjes” së Hitlerit. “Nuk ka
dëshmi të tjera të shkruara të Hitlerit, që shpallin synimin e tij për të
qëndruar (dhe vdekur) në Berlin”- tha Panagopulos në një intervistë për britaniken
“The Sun”.
Në këtë ankand, është gjithashtu e përfshirë është përgjigja
e marshallin Shërner ndaj Hitlerit, duke i kërkuar atij të largohej nga
Berlini, dhe të merrte komandën e sektorit jugor.
“Vetëm ju jeni garancia për vazhdimësinë e ardhshme të
kombit, vetëm prej jush merr urdhër çdo gjerman, ashtu si të gjithë
forcat e armatosura gjermane, pa asnjë kushtëzim” – shkroi Shërner në letrën e
tij të 23 prillit 1945. “Vetem ju jeni Gjermania…Nëse bini ju, do të bjerë edhe
Gjermania”- thekson ai.
Letra e Hitlerit drejtuar marshallit Shërner, duket sikur i
hedh poshtë të gjitha teoritë e konspiracionit, sipas të cilave Hitleri u
arraris nga Gjermania në vendet e Amerikës së Jugut. Në vitin 2017, CIA
publikoi dokumente të deklasifikuara, ku agjencia e inteligjencës hulumtoi
mundësinë që Hitleri mund të ishte ishte gjallë në Amerikën e Jugut deri në
vitin 1955 – gati një dekadë pas përfundimit të luftës.
Dokumenti, që ndodhet në faqen e internetit të CIA-s,
theksoi një ish-ushtar SS u tha agjentëve të CIA-s se ai ishte takuar
rregullisht me Hilterin në Kolumbi. “Citroen” (një burim i CIA-s), pretendonte
se e kishte kontaktuar Hitlerin rreth një herë në muaj në Kolumbi, gjatë
udhëtimit të tij nga Marakaibo në atë vend, si një punonjës i “Shipping Co KNSM”
– thuhet në dokument.
Më tej thuhet se burimi i CIA-s i kishte treguar “CI
MELODY-3” (një informator i CIA-s), se kishte bërë një fotografi me Hitlerin,
por “nuk donte ta tregonte atë”. Dokumenti 3-faqësh sugjeronte që Hitleri mund
të ketë punuar si punonjës i kompanisë së anijeve, përpara se të arratisej në
Argjentinë.
Në faqen e dytë, ndodhet një fotografi e informatorit, Filip
Citroen, me një person që ai pretendon se është Hitleri në mesin e viteve 1950.
Miku i “CI MELODY-3” thotë se në fund të shtatorit 1955, Filip Citroen,
ish-ushtarak gjerman i SS, i kishte thënë në konfidencë, se Adolf Hitleri është
ende gjallë”- shkruhet më tej në dokumentin e sapo-deklasifikuar.
Në majin e vitit 2018, një ekip hulumtuesish francezë që shqyrtoi eshtrat e Hitlerit, tha se udhëheqësi i partisë naziste ka vdekur në Berlin. Trupi i Hitlerit u zbulua nga ushtarët sovjetikë dhe u varros në një vend të pa shënuar. Një gjykatë gjermane e shpalli Hitlerin të vdekur, por në vitin 1956, pra më shumë se një dekadë pas përfundimit të luftës.Bota.al/KultPlus.com
Metal United World Wide (MUWW) II, koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal, po organizohet për herë të dytë në Kosovë.
Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Metal United World Wide
II është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për
përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal muzikës do të
organizohet të Shtunën, më 15 Qershor 2019 nga ora 17:00, në Amfiteatrin e
Pishinës së Gërmisë, e ku do të performojnë: – Eugent Bushpepa, nga Tirana –
Sunchair nga Dusseldorf – Jericho nga Prishtina – Harmed nga Budapest – si dhe
bendet 4×4, Land of Confusion, Frisson, Krieg, Sotap dhe Shlem, nga Prishtina.
Metal United World Wide (MUWW) ka filluar të organizohet që nga viti 2014 në Australi. Nga viti 2018, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njejtë, në të gjithë botën, në të njejtën datë, të identifikuar me të njejtin flamur.
Rockuzinë ka kënaqësinë që për herë të dytë ta vendos
Kosovën në hartën e MUWW, ku muzika rock e heavy metal bashkon bende, fansa,
organizator dhe media duke krijuar një ndejë të komunitetit që tërheq vëmendjen
e të gjithëve. 30% e të hyrave nga biletat do të dhurohen për fëmijët e prekur
nga sëmundja e leukemisë, përmes Cure2Children Kosove.
Çmimi i biletës është 5 Euro, ndërsa në hyrje kushton 8
Euro. Biletat për koncertin MUWW II mund të blihen në: Rockuzinë (Prishtinë),
Dit’ e Nat’ (Prishtinë), MIQT Pub (Prishtinë), Deck (Prishtinë), Check in Bar
Ferizaj (Ferizaj), BarAca (Prizren), MuseumPub (Mitrovicë), Bar
“Hardhia” (Rahovec), Diesis Music Hall (Tiranë).
Për më shumë informata/pyetje rreth oraganizimit ju lutemi na vizitoni në webfaqen tonë, Facebook apo Instagram.
Një nga filmat aksion më të pëlqyer në botë, po rikthehet me seri të re.
Arnold Schwarzenegger tha se do të kthehej në filmin e parë
të Terminatorit në vitin 1984 dhe 35 vjet më vonë, kjo është e vërtetë. Ai
është kthyer disa herë që nga ajo kohë, por rimorkio e parë për Terminatorin:
Dark Fate e bashkon robotin T-800 të Schwarzenegger me Sarah Connor të Linda
Hamiltonit.
Filmi do të prezantojë karaktere të reja, duke përfshirë
Mackenzie Davis (Halt dhe Catch Fire) si një hibrid të ri midis terminatorit
dhe njeriut.
Aktorë të tjerë, si Gabriel Luna (Agjent i S.H.I.E.L.D.), do të luajnë robotin e ri të vrasjes së errët të Dark Fate.
Dark Fate gjithashtu shënon kthimin e regjisorit James
Cameron në ekskluzivitetin e Terminator, duke bashkuar të tre për herë të parë
në vite.
Cameron do të prodhojë filmin, ndërsa Tim Miller i
‘Deadpool’ është prapa kamerës si drejtor. Edhe pse kjo është teknikisht pjesa
e gjashtë në ekskluzivitetin e Terminator, Dark Fate është një vazhdim i
drejtpërdrejtë i Terminator 2:Dita e Gjykimit.
Kjo seri është përplot me luftime dhe inskenime interesante të karaktereve, ndërsa filmi premierën e ka me 1 Nëntor të këtij viti. /Telegrafi/KultPlus.com
Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”
Ajo nuk kishte fëmijëri të mirë. Një
dashuri e dështuar në rini dhe një martesë në kushte të varfërisë ekstreme, por
edhe mungesës së dashurisë nga burri. Nuk kishte arritur ta gëzonte as lindjen
e fëmijës që do ta humbiste si foshnje.
Sikur për të mos i mjaftuar këto, ajo ka
qenë dy herë viktimë e dhunës seksuale. Një herë gjatë luftës dhe një herë
tjetër shumë kohë para se të niste lufta.
Rrëfimi në vetën e parë: Haj medet haj
HËNA
Fmininë e kena pasë shumë t’shtirë. Edhe
baba jem ish konë rritë jetim. Nuk maj n’mend kurgjo t’mirë në fmini.
Shumë m’ka pëlqy me shku n’shkollë. Po nuk
na lejke babgjyshi, se na thojke duhet me shku me i rujtë gjatë. Shumë, shumë,
gjithë m’ka pëlqye profesioni për mjeke, gjithë kom pas qejf. Haj medet haj, po
s’kishim kushte.
M’kujtohet pak diçka qat’here që u rritëm,
pak diçka maj n’mend deri në 18 vjet. Qat’here punojshim… Qat kohë ma
s’shumti që kishim qef, punojshim punë dore. Vijshim te dajtë, i kena pasë
dajtë n’shehër, n’qytet jonë konë, punojshim. Te dajtë ishin edhe çikat e
tezës. I dojsha. Ishim shoqe shumë. Njona tha, “A pe merr qet djalë?”, ish kanë
i mirë… ish kanë i mirë boll.
Mu më pëlqej po s’guxojsha me thanë se na
qitshin faqen e zezë. Ai djali n’Austri ish kanë. Po thashë une a din çikë e
shpisë, masi n’shkollë s’jom, tybe s’ëm merr ky mue. Asaj çikës i thashë, “Tybe
ky s’ëm merr mue, veç po mashtrohna e bona gaz”. Une e pashë prej s’largti, po
at’here s’folëm. At’here s’folshim, kurrë s’e harroj sa t’jom gjallë, kurrë…
Ai ish konë i mirë, sjejllja e tijna. Edhe u pamë, a din dajtë e tezet i kishim
ngat, kur tha, “Veç me folë”.
Po folim tha, “Kysmet po fejohemi, që
s’fejohemi pa t`ikë s’kom me lanë”, O konë vjeshta qaty para se mi mbush 15
vjet. Erdhëm tani kha n’katun te shpija, ai qashtu… e pajsha kanihere,
m’pajke. Hajt do vjet shkuen, i kishim do punë, do skamje, do telashe, hjeka,
po apet a pe din nuk e marrke vesh kërkush. Hjeka, boll isha mërzitë për
shkollë që na ndërprei po u tutsha, thojsha ka me m’lanë, se e sheh që prej
meje s’ka interes kurgjo, thojsha ku me ditë. E lokja e dajve thojke, “N’odë
duhet me u rujtë se mos po thotë kush najsen”.
Kur vij, kha n’katun, nuk po di une gja hiç
po thojnë, “Ni djalë i mirë, duhet me fejue n’katun”. Edhe pa ditë gja une hiç,
m’fejojnë.
Jo për këtë djalin po për një tjetër. Për
ni fjalë goje m’shkoi jeta. M’shkoi jeta poshtë, e ai u bo dhe. Po at’here u
kon nrysh, e mytshin njerin. Me nalë robin, u mytë njeri. Vëllaznitë i kisha t’rijë,
ku me i qitë me i mytë. Vllaun e madh e kisha n’shkollë t’mesme. Valla s’po
shkoj, po s’di pse s’iksha qat’here. Pse u munojsha, kaj e kaj, mërzitu, s’po
shkoj… po shkoj. Do i kom harru do hjeka, do s’harrohen kurrë për jetë.
Për ni fjalë goje..Kishe nejta nja ni vjet
qashtu e fejume, a me shku a mos me shkue. Une atë djalë s’e kisha pa që
shkojsha nuse për to.
Ai
bajegi ish kanë njeri i sokaqeve. Nanën e kish pasë smutë, babë s’kish pasë
edhe dy vllazën. Veç dy soba i ka pasë, fukare sa t’thuesh, po nana thojke,
“Veç që osht me burrë t’vetë, e ka burrin n’punë, nuk ia lypë ni trohë bukë
kërkujna…”
Kur shkova u çuditshin ata, hina n’atë
oborr, ish kanë ajo gruja e smutë, ni gru e mixhës. Oh Zot i madh… me iu
përshkru, film, nuk di. I kom pi kokrrat edhe jom shtrëngue. Me ju përshkru
film, nuk di qysh. Qysh ish kanë ajo smutë, ajo vjehrra… fukare. E smutë
psiçikisht. Dy djemtë e shnoshë prej menje ishin kanë. Por ai nuk ish kanë
taman ai djali, burri që m’kanë çue për to. Dy soba i kish pasë, njo e jemja,
ni kuzhinë, haj medet po fukare, po keq.
Te shpija, babës e nanës qaty kajsha e u
mërzitsha boll. S’ish ai njeri, veç rrijke me gra t’hallkut, s’ish njeri, far
majmuni, fukare, bukë me hangër s’kish. Hajt qashtu tu e shty, mas dy vjete
meta shtatzanë me ma t’parin fmi. Rrëzohna n’oborr sa jam shtatzane… Ish
dëmtue beba, edhe shkoj te mjeku… n’Prishtinë. “Valla s’bon pa u pastrue”. E
m’pastrojnë, kur m’pastrojnë thojnë…. mas gjashtë mujve mos gjoj mo fmi
Tani
menihere e kom gjetë çikën, Ishim fukare, haj medet s’kishe çka han, as s’kish
çka pin, u untojsha, u eçtojsha. Haj Zot çka kom hjekë, me jau la teshat, e ata
t’smutë, t’gubaftë, t’flliçtë. M’rrokën kishe do dhimtë, po s’i kisha unë
dhimtë se kisha hi në t’nantin mujë, njo tri ditë a katër.
Edhe te një doktoreshe privat n’Prishtinë,
po m’kqyrë, kur thotë, “Shko n’spital, ka t’përzimë shkije e do shqiptarë, jonë
mjetet krejt se s’guxoj me t’nalë”.
Hymë n’spital n’Prishtinë, çka me hi… çka
me hi, n’pranim ma s’pari do motra ishin kanë shkina, ni doktor ish kanë shka
aty, ni tavolinë që e bijnë me na kqyrë gratë. P’i frynë sytë ai doktori shka,
doktoricat shkina, qeshtu na i çkyejshin kaaap {imiton zhurmën e shçyerjes} e
na kapshin, na çkyjshin blluzat. Thashë, “Pse s’po folni ju shqip?”. Kjo ka
ndodhë në vitin ’92.
E t’na qesin najllonin me i veshë
t’spitalit. E t’na qet ni tavolinë, doktori me na kqyrë. E t’na i prekë barkat,
e tu m’nrydhë… a plasa, plasa. E kesh e kesh, e a plasa, plasa.
Kurrë s’e harroj hjekën, na shtinë n’lift. Hypën
n’shkallë me kravatë t’bardhë, ish kanë i madh, m’kanë kapë n’lift. Edhe dy
motra, po m’i deshin teshat, po m’fëlliqin deri sa shkumë naltë. Ish kanë i
madh me kravatë t’bardhë… Po, m’kanë dhunue. Po n’lift, n’qet liftin e
spitalit tonë që osht’ n’Prishtinë.
Qat’here që jonë kanë shkijet, e kishin pa
marrë krejt. Edhe shkojmë na, na hipim naltë, hijmë në ni sobë. Po vijnë njo
tre, do tjerë, po vjen ni si milic me automatin e pshtetë, unë isha, ma ka bo,
“Çu ti! Çka ki ktu?” Unë at’here veç u qartsha me dhimtë, knej e anej…
dhimtë, luj njo, luj njo, me qato dhimtë. Qashtu na kanë koritë, qashtu na kanë
rrehë. Pse… e çka, tybe nuk di, veç mos na ngushto Zot. Për lift, edhe na që
ishim n’ato sobat, a din që dojshin me i gjetë fëminë. Pritshin me i hekë qaty.
Edhe hijmë na, m’koriti, m’fëlliçi njo, ma dha ineksinë. “Çohu” tha, “atje ku
ke”. Qashtu m’hipën mu edhe mes dy syve t’mi e din krejt dyjeja. Qai… që u
konë me kravatë t’bardhë n’lift, po tani tjerët jonë ardhë renë, njo katër. Ata
masanej. Po, edhe ni milic o ardhë me tesha… kështu si aftomat.
M’ka ra t’ligtë tani edhe jom gjue n’tokë,
tani aty edhe prej dhimte, edhe prej tute. Tani ka dhonë Zoti do tjera motra
qaty.
M’dhununë mirë, m’kqyrën, m’dhununë, ma
dhanë ineksinë, ni gjilponë qitu n’kukë. Ma dhanë qat ineksi, e m’rrokin
dhimtë. E gjoj. E nij kur ka kajtë çika. Mo kurrë nuk di gja, m’ka ra t’fiktë
prej s’lodhni, m’u lshu gjakderdhja, katër ditë tani m’kanë majtë qejtë e
poshtër n’atë sallë. Po s’ëm kanë mytë bile krejt. Tani e di qaty jonë tutë ma
s’shumti, kur m’kanë dhonë gjak. Ni doktor o ardhë me mjekërr, i zi, qaty i kom
thonë, “Çka po m’ban?”, tha: “Gjak, gjak”. Edhe qaty m’ka dhonë gjak, kom nejtë
nja katër ditë a tri. Qysh po rrijnë sot… që thojnë n’shok dhomë. Ratë, e
m’çitshin zall diçka, m’lidhshin, pa hangër, pa pi, veç qaty kom nejtë. Hjeka e
tutë, s’di qysh po foli sot e qysh jom.
E kom lindë çikën, mo tani çikën s’e kom
pa, kom nejtë qaty, kom nejtë, natën ma kanë pru. Me ni kerr i prujshin bebat.
Jo sikur sot që p’i lejshin te kryet, kur i ka gjetë kunata jeme dy djemë
t’vocërr, te kryet po ua u lejshin. Tu i ngarku fmitë n’atë far kerrin e madh,
e… bum bum (imiton zhurmën v.j.) ma rrëzon çikën. Kështu hopa i merrke dy
beba. Ma rrëzoi çikën…
Çika e la gjinin s’thithi nja dy netë që
nejta qaty. Ma rrëzoi çikën nër sy, po s’guxojshe me thanë kurgjo. Qaty bile me
lajmru dikon, po ishin shkije at’herë, s’kishe ku, s’kishe ku.
Krejt shkije, kun shqiptarë s’kom pa.
Çikën e mora qashtu t’rrëzume, na lshunë
për shpi dikur. Çika, veç krahu iu kish pa nxi. Edhe pak huna e sari. E la
gjinin s’un thithi, “O valla çika smutë”. “Mirë, mirë shkoni n’shpi, n’gjendje
t’rregullt osht”.
Erdha te shpija. Tjetër atmosferë po t’u
doke me fmi. Jeta dupllo po t’kushtojke, ndaç t’osht’ çikë, ndaç t’osht’ djalë.
Shumë, shumë, shumë n’kët’ dyje ma shumë s’kisha dashtë veç me dekë, mos me
jetue mo. Vjen nana me m’pa me vllaun e vogël. Une isha ratë, çika ish e lodhët
nuk thithke hiç. Qashtu t’u hjekë, po hiçke fmia i vogël. U gëzu nana, tonë u
gëzunë, “Ama te laj çikën”. Erdh edhe ni gru e kojshive kishe me m’pa, “Ça po
ta merr menja bre? E lodhët koka çika. Po loçka jeme, ishalla je shnoshë vetë,
këta jonë t’rijë, se kogja e lodhët koka çika”. Edhe unë kujtojsha që p’i men,
s’dijsha vallahin. Kur po thotë nana, “Po çka ka oj nanë çika e zezë n’krah
kështu?” thashë, “Oj nanë qështu po osht vallahin, veç zaher që e rrëzunë, po i
men. Po, po i men”. N’dorë e pata, hiçke, hiçke me dekë… m’diç. Erdh nana me
m’pa. Paj njeti n’këtë dyje, kurrë se ka harrue as nana. Kurrë nuk e kom pa t’u
keshë. Qaty e ka fitu sheqerin. E dille o kanë ajo ditë që o hie n’dhe, kurrë
s’e harroj ftyrën e çikës…
Qysh more asi gjinë ishin konë pa men,
mjekë. Unë ato kurrë s’e harroj, as s’ka pasë ligj as shtet. Kurrë, kurrë se
ashtu s’u duftë me ia bo kërkuj. Po ata vijshin edhe nëpër shpija na rrehshin,
na kputshin.
Burri tybe… burri tha, mas gjashtë dite,
tha, “Hajde n’sobë”. Met pa duhan kur m’çoi n’sobë, m’deshi, çka me pa trupin,
tha, “Çka je bo kështu? Kush t’ka hongër me dhomë kështu?”.
Vallahi i kallxova, do-do se krejt mozallah
kush guxon. “Kush t’ka hongër n’dhomë? Pse kështu?” Veç masanej m’rrehke.
Burri, edhe kurrë mo s’ma dajti dajakin. Po s’kom guxue me kallxu.
Nuk guxojsha, me i kallxu krejt çka ka
ndodh. Thojsha po m’lëshon. I thash “Na
rrehën, qaty do gra, na deshën teshat e veç na rrehën”.
Na kanë rrehë. Se që na kanë koritë t’u
gjetë fëmi, tybe n’guxofta, veç që na kanë rrehë. Pasha Zotin s’guxojsha,
nashti u konë ma mirë me i kallxu, po jo. Ai u konë njeri i poshtër, s’ke guxu.
Përveç na kanë rrehë vallahi, se s’guxofta, thashë a din m’lëshon. Po… haj
medet haj. Po ai m’rrehke masanena, s’ma dajke kurrë. “Pse diç çika?” “Çikën e
rrëzunë” “Ku ke ti?” “Une kesh qaty, na prunën me na dhonë çikën n’krevet, se
une n’kamë s’jom konë, tybe n’te kom rrëzu unë”. Edhe hajt, hajt qashtu, pasha
Zotin deri qaty mo erdhën prej shpije krejt çka patën. Mas tre vjete ika prej
tij, jom dalë, thashë, “Unë mo s’guxoj me shku te ky”.
Pesë vjet t’zeza ditë n’ditë. Thashë unë mo
nuk guxoj me nejtë se le uni që po des se s’po kem, po marova prej t’rrehnit
t’tij.
Kjo me çikën më ka ndodh qaty 92-tën. Mas
tre vjete ika prej atij burri.
Tani nana e baba m’lypshin mem martu diku
tjetër. Po fëmi t’vogël thojsha s’muj me i kqyrë. Ma gjojnë apet qit vend,
burrin ku jam tash.
Kur um lypi ky burri, me msit, thojnë
nihere “I ka veç tre fëmi”, kur vij, i gjoj gjashtë fëmi. Ky u kanë i ri, i
zoti, p’i pëlqej këtij burrit. Une e re jom konë. Ky ish konë i vjetër, do
fëmi, namin e zi.
I ka pas nja 50 vjet, Une 27.
Mirë isha me këtë burrin. Ky as nuk ish
konë i udhve t’kqija, as qen as kurgjo hiç.
Dhomët m’u prishën, m’u nxinë, m’i hujdisi
do dhomë, do tani m’u thynë n’luftë kur na rrehën, që na gjuen. M’i hujdisi
dhomtë edhe m’veshi. U bana shumë mirë po a din, e pafat.
Vjehrrën e kom pasë, edhe fëmitë e burrit.
Djali i burrit, njoni ish konë n’Gjermoni, njoni aty. Ia morrën inat burrit pse
më kqyrke edhe u kujdeske për mu.
Po me burrin shumë mirë. Ky s’ëm bërtitke,
nxehtë e kisha, me hangër bukë e m’blejti tesha, s’ëm bërtitke. Edhe mire, i
çela sytë. U ktheva, u hujdisa, s’ëm njofke kërkush. Kur u dhezë lufta!
E t’u dhezë tani lufta. E dalim tani prej
shpije, mo me 24 kur i ra NATO-ja n’mars, a me të 28-tin, qeshtu po m’doket, po
m’përzihet. Dulëm prej shpije. Kurrë mo ditën tem s’e pashë. Mora teposhtëze. E
kena pasë ble at’here ni kerr t’mirë. E burrin… shkijet ku ia pajshin atë
kerr, u konë nifar FIJAT tip, shumë i mirë. E marrin e rrehin nihere burrin, e
ia marrin kerrin e njo thojke, “Merre”, njo thojke, “Hajde zovatëm prej
punktit” ku u konë “dej te komuna”. Edhe e rrehin, e sakatojnë veç apet ia
kishin dhonë kerrin, po s’kish çka i vyen kerri, po nom, nom bani ma mirë
diçka.
Kur shkumë me ni katun desh na mytën me
granata. U shtremë n’atë far shpije, krejt.
Mandej shkumë në një katun ngat. Rrishim me
një fushë. Rrijshim me ren n’kerr, veç kena nirthtë deri qaty.
Krejt tani jashtë kena nejtë. Ni kolibë
dikush e bijke me do dru, o çka kena hjekë, çka kemi nirthtë qaty. Tonë robtë
qaty flejshim.
Shkojmë me ni katun tjetër e bujmë në ni
pleme te sana. Del ni grue, zoja e shpisë e thotë, “Vallahi s’kena ven ku me ju
shti, sfyngjera kem” na i dha do qebe, në ni pleme me sanë. E na dha do bukë,
“Bre vllaznia e mi, s’kom ku me ju shti, bukë po ju dhojmë”. Akshami, vijshin
granatat, kuku nanë o nanë. U ba… qat’here ia nisëm e murrëm teposhtëzen ka
pak, ka pak, hajt, hajt, ecëm.
E thojnë, “Mule, hipni n’traktor”. Qato
igball e kena pasë, në ni traktor jena hipë. Fëmia e vogël, nusja, burri ka ecë
n’kamë. Aty dulëm, u dhezë lufta, njo bile e vranë qaty menihere, ish kanë
ushtar, i veshun. Ato e gjujnë me snajperkë e vrajnë. E hajt, hajt gjithë ditën
na, e gjithë natën tu ecë. Hypëm tani te ni traktor, herë zhdrypshim se nuk ngrihshin
ata far traktora, kur erdhëm tani n’sabah drejt n’qytet. O qaty pak pa hi do i
dajtën qaty, po hijmë ma heret n’gjashtë.
E hijmë n’qytet. Aty e pamë një shpi prej
ku ishin dalë nejrëzit, e hyjmë mrena. Qat natë bujtëm, hajt e hamë do bukë.
Akshami tani kur erdh, para akshamit jon konë edhe nihere kqyrën do si tesha
t’zeza ishin kanë, tybe si ushtri. “Sa jeni, ku jeni?” qashtu, shkuen. Eh mirë,
shkuen, u krye, na kujtoftëm që shkuen. Kur tani po vijnë apet mas njizet
minutave. E t’na kapin, une jom kanë te sodoperi tu e la ni tavë.
E t’i dajnë burrin e do djemë t’rijë,
kështu do soba a din, do far shpijash e t’i marrin t’i ngujojnë. Po s’dita,
kishe e mytën burrin. E t’i kishin rrehë, e kanë marrë dukat, e marrin pare.
Rrehë, mytë, ata fëmia e vogël, brit e brit tu u çmendë. E na kapin qeshtu për
dore. Qaty me burra, ata tu i shkelë, tu i shkelë tetonë tu i pucavë. E t’na
kapin na çuen aty me ni shpi ma larg. Ish kanë ni shpi e madhe kah dy-tre kat.
Ni i shkretë sahati nihere ec e eci deri n’dy t’natës.
N’atë sobë, ish kanë ni çikë e re. Si i ka
çepu nihere shkelëm, e ka gjue. Ki pasë gjak, ki pasë flokë t’ngrehta, ki pasë
gra, ishin kanë t’myta si flejtun rrijshin përmys, nuk livritën kurrë. Çkamos
ki pasë, tesha t’grave, a brekë a gjak a kreveta që kena pa. Tre kat ish kanë,
do u dirgjshin, tu u rrehë, tu qitë tesha, flokë, sene… çka t’kujtohesh n’atë
shpi që kena pa, deri n’sabah. N’sabah perenia, na kanë deshë e na rrehën, na
qitën n’korridor.
N’qat shpi më koritën katër vetë, me ren.
Tani, na rrehën na sakatunë edhe na pshurrën, çudi more! Edhe na pshurrën…
Teshat tona s’i gjojshim hiç. S’mujshe ti me gjetë aty teshë tane. Na rrehën,
na sosën e na pshurrën. Na bonën zi e terr! S’di ma anej ku me kallxu, po ma i
fortë se insani s’kish kërkush. Qaty valla jem lodhë, veç s’di qysh jem ardhë.
Na rrehën mirë, na mytën, na sakatunë. Nja dy veta kenë qaty, nuk di qysh jem
ikë. Do duqa i kom veshë, edhe jena dalë. Nuk kish pasë shkije n’qat far vakti
kah n’shtatë që jena dalë prej asaj shpije. Kur erdhëm këtu ku kem, burri i
rrehtë, veç gjak.
E vijmë aty t’rrehta, t’llomita, vijke tu
m’u ajë ftyra, qitu hala m’dhem ftyra sot. E ni dhom ma thyen, se a din kur na
rrehshin, na gjujshin. E dora, qikjo, qysh um ka pritë, veç qitu, m’u ajë
qikjo. E qito ma shtrënguen, tybe nuk di ma zi. Veç s’di qysh jom sot, qysh po
rrnoj sot. Edhe na rrehën e na shajtën, e na pshurrën, ma s’mrami, çka ni
t’zezë na banë. Kur erdha, hina aty, burrin u gëzova qaty e pashë, bujtëm edhe
qat natë n’Prishtinë. Deri n’sabah bujtëm, tu keshë burri, “A je gjallë?”,
thashë, “Po, po, gjallë jam”. Ajo kunata për kunat na bojke, “Po ti s’vyn gja
mo, që e kanë marrë shkijet” keshke ajo u ngryske. I thojke qaty do grave ça
ishin. Kunata, kunata u thojke grave. Rijmë qaty na edhe qat natë, bujmë.
T’nesërmit po vijmë, po thojnë me ec.
Mo u kry ajo. U kthymë në katun tonin.
Burri u nda n’qytet. U ardhë n’kamë… Na gjithë ditën udhtumë, erdhëm deri
n’aksham prej 12-ve deri n’aksham jena ardhë prej qyteti.
Trupi m’shkojke krejt rekë, e smutë, e
lodhtë, e rrehtë, komtë s’um majshin… haj medet haj, e mërzitë, e tutë. I
pajshim shkijet që erdhën. Rrugës na nalën e te rrehin shoferin. E t’ia marrin
paret dej edhe sahatin e dorës. E te rrehin e t’ia shtijnë krytë ktu për
llastik a e din përmas që ishin me t’mbluet ata llastikat. E i qitën bajagi do
plaka kështu përpara ja nisën ata keshin, do ushtarë t’ri ishin kanë, e do t’zi
ishin konë me shirita n’dorë n’qat ven qaty.
Edhe thojshin, “Shih qysh i kanë qitë
plakat knena. Qitni këto plaka n’tokë”. E ti zhdrypin plakat n’tokë, për ni
dorë i kapshin. E t’na zhdrypin krejtve t’na rrehin qaty mirë. Qaty na rrehën,
na plaçkitën, çka patëm do sene, do cikrrime, na bastisën. E kom pasë ni
unazë.
Na i murrën nja dy unaza, ni zingjir e pata
n’xhep n’ostar t’palltës. Po s’na rajke n’menë për ato, veç ça me bo veç me
pshtu. Po, po veç me pshtu, diçka murën. Plakat i kanë qitë knena prej dere
renë. E tani nom na dha Zoti… e thanë, “Ecni!” E rrehën atë shoferin me neve.
Nja dy-tri orë qaty t’rrehtë e t’përplastë metëm. Neve na lanë. Erdh nji tjetër
traktor, i hallakatshin edhe ata, i kontrollojshin. Na erdhëm, hypëm n’traktor
erdhëm diqysh. Eh, nuk na kanë lonë me hi n’shpija tona qysh jena konë të
lodhët. Shkojmë me ni katun tjeter, bujmë n’oborr t`shkollës. E shkumë e gjetëm
një shpi ku ishin ikë njerëzit, që i kishin kthye.
Hijmë na aty n’atë shpinë, dhezim zjermin e
bojmë diçka. Pak valla, miell, se s’kish pasë kurgjo, as tmarumë, as sodë për
bukë. E dha Zoti erdhën ata të zotët e shpisë. Edhe Bajramin e pritëm qaty…
Jonë konë 100 refugjatë. E kanë pre ni dash, e na e bon kishe Bajramin.
Burri s’disha hiç ku osht, me djalë t’madh
ish, me re, as kunati, ishin nda. Ata rrehë, këputë i kishin pasë nguju në
nifar si shpellë. Edhe rrimë na. E vijshin ushtria asajde, “Sa vetë jini, kush
jini?”
Kur dha Zoti kanë bombardue qaty e i kanë
çu do tenka, menihere. Qaty nom pshtumë, edhe mirë.
U kthym nëpër shpija. Gjak, tesha t’grave.
A kishin pre, a kishin koritë a, a kishin bo, ni Zot e din. Plot valla qiso
t’zeza qi s’kanë skej valla me vjet, edhe u kthyem qashtu qysh u kthyem, une e
smutë, me hajt, hajt, hajt… Mas ni muj dite, mas nja tri javë dite shkova tani
n’spital se mu nalën a din… tani teshat (menstruaciont v.j.). U bonë nja dy
muj. Haj medet haj, u bonë gati tre.
U kryen, u kryen bombardimet, hini NATO-ja.
U kthyem te shpija, haj medet, haj. Isha smutë fort. Kishe po thojnë me shku te
mjeku. E vi n’Prishtinë…hi kha. M’nalin n’spital, n’gjinekologji, n’patologji
në nifar veni. Po m’thojnë…une isha smutë. Këta mjeket po m’thojnë që… n’Prishtinë…
shtatzanë nuk je. E thashë mirë masi shtatzanë s’jam metë, so gajle, gjithë ai
dhunim që ma bonën, shtatzanë s’jam. Mirë, i marrë do ilaçe thashë tash m’men,
po s’ëm mejke hiç. Psiçikisht, fizikisht e lodhne, dhimtë, tugu… tugu, dhimtë
haj medet, tu u kujtue, s’mujsha me i largue hiç. E moj, a diça, diça…
Mo s’di as mu gëzu, e në jetë nuk gzohna
kurrë une.
Vallahi gjithë i kujtoj. Pasha Zotin shpesh
boll. Po vallahi si para sa vjete që u konë lufta, sikur sot po m’doket. Veç a
din tash i pi kokrrat me rregull. Trajtohem. Se kam tuten qe s’kam ilaçe. Tutën
nuk e kom.
Burri kanihere më nimon kanihere jo. Po i
shkoj nerva. Gjithë ditën po shan e po bërtet, po thotë, “Qysh m’ra mu ky
fat i zi kështu? E ku qëlloi gruja jeme, pse veç na ashtu e pse s’shkojshum
jashtë? Vyjti kur shkoi OSBE-ja me shku edhe na e… “ Turli t’zezë valla, turli
hjekë, pi vjen edhe inati. Veç me m’bo gaz, qajo kunatë m’bani, ma qiti faqen e
zezë nëpër sebepe. E u duftë me rrehë, po badihava, e rreha e sosa po kurgjo.
Hupi mo kontrolla. E qashtu motra jeme t’zitë e territ, jo valla mo kurrë mirë
s’jom konë.
Po tutem se punën tonë moti s’pe ban llaf
kërkush, pej që shkoi Atifetja. Edhe po tutem masi s’kena kallxue, po bohëm
horë, s’po na paguhet kurgjo. Kajhere qata na jem tu u tutë, veç televizorin e
kqyrim, e ngojmë, droj po bohem horë. Pasha Zotin nuk di, këta ushtria po
shkojnë hyxhym ministries p’i bojne yrysh. Ashtu keq po bojnë që pi thejnë
venin tonë veç, nashta ishalla diçka del se drejt s’kena kallxu, jena bo gaz
krejt. Shumë kadal.
Shumë i kisha porositë që të punojnë mirë e
ti respektojnë ligjet, rregullat, se nuk osht lojë veç puna jonë, veç puna e
femrave nuk osh’ çkado se pa kon femrat në rregull me i maru rininë, fminë e
shnoshë. Kosova s’ka çka na vyen neve. S’ka çka na vyen neve Kosova. Kush ka bo
punë deri qitu për neve Zoti e rujtë e i nimoftë e gëzoftë kit popull, krejt
mjekët e Kosovës kah jonë udhëheqësia, punëtorët, fëmitë, shkollat Zot.
Rexhep Munishi është fitues i çmimit të madh në fushën e muzikës “Niketë Dardani”, çmim i cili është ndarë për vepër jetësore, shkruan KultPlus.
Ky çmim i është ndarë sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga ministri i këtij institucioni Kujtim Gashi.
Ministri Gashi falënderoi komunitetin artistik për aktivitetet e tyre, me sukseset e të cilëve po bëjnë bujë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës.
“Jemi të vetëdijshëm që me këto çmime apo shpërblime nuk e shpaguajmë mundin e krijuesve, megjithatë është një shenjë falënderimi për krijimin dhe kontributin e juaj. Pa dyshim që artistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit”, u shpreh Gashi.
Ndërsa etnomuzikologu Rexhep Munishi, njëherit edhe fituesi i çmimit tha se ky çmim është shumë i rëndësishëm për të duke falëndeuar të gjithë ata që e propozuan si dhe jurinë të cilët çmuan veprimtarinë e tij dhe e nderuan me ketë çmim.
“Për gjysmë shekulli sa kam qenë aktiv, jam marrë me studimin, hulumtimin dhe arsimin në fushën e etnomuzikologjisë. Jam përpjekur që trashëgiminë etnomuzikore shqiptare ta hulumtoj, ta ekitoj dhe ta studioj në mënyrë që ta afirmoj edhe në qarqe jo shqiptare. Nuk thuhet kot se gjuha dhe muzika janë segmentet identifikuese të një kombi prandaj të lumtë ata të cilët për profesion e zgjedhin etnomuzikologjinë. Unë isha me fat, ndoshta i kam dhënë pak por megjithatë kam mësuar shumë” – tha Munishi.
Ndërsa çmimi për veprën më të mirë të kompozuar iu nda
Ardian Halimit për veprën “Inside-Out”
Në këtë ceremoni u ndan këto çmime që ndahen tash e sa vite nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, ku këtë vit janë ndarë me përbërje të jurisë: Zeqirja Ballata, Baki Jashari e Dafina Zeqiri Nushi./KultPlus.com
Sekretari i klubit Luan Durmishi ka njoftuar për KultPlus se kjo ceremoni do të mbahet më 28 maj, dhe sipas organizatorëve kjo është një ngjarje e një rëndësie të veçantë, si për Rotary Club Kosova por edhe për Kosovën.
“RC Prishtina Newborn është Klub i katërt në kryeqytet, i cili përveç shtyllave kryesore ku vepron Rotary, fokus të veçantë ka edukimin duke promovuar kulturën dhe artin. Princi Leka II do të mbërrijë në Prishtinë të martën, më 28 maj, në selinë e Rotary Club Prishtina Newborn./KultPlus.com
Këngëtarja kosovare Erza Muqolli sapo ka lansuar këngën e parë të albumit solo, shkruan KultPlus.
Muqolli ka vendosë që këtë album ta nisë me
publikimin e këngës “Je Chanterai”, e cila ndërkohë do të publikojë edhe këngët
e radhës.
Erza Muqolli ka njoftuar për KultPlus se kënga “Je
Chanterai” është realizuar me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm
francez Vianney.
“Kënga është lansuar tash vetëm audio, kurse shumë
shpejt pritet të lansohet edhe videoklipi, i cili është realizuar poashtu nga Vianney”,
ka thënë Mehmet Muqolli, babai i Erzës.
“Je Chanterai” apo në shqip “Do këndojë” përcjellë vullnetin dhe dëshirën e Erzës që ka për këndimin.
KultPlus merr vesh që albumi i parë i Erza Muqollit është
punuar në gjuhën frënge, mirëpo në disa pjesë do të dëgjohen edhe pjesë në gjuhën
shqipe.
Lansimi i këngës së Erza Muqollit tashmë mund të
ndiqet në disa kanale si: kanakev @applemusic , @deezerfr , @spotify , @tidal
dhe në faqen zyrtare të Erzës në You Tube, Erza Muqoli.
Pas publikimit të albumit mësohet se Erza Muqolli do të nisë një tur nëpër vendet frankofone që të bëj promovimin e albumit./KultPlus.com
Filmi i metrazhit të shkurtë “The Van” me regji të Erenik Beqirit është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në Festivalin e Filmit në Cannes, një ndër festivalet më prestigjioze në botë, shkruan KultPlus.
Ky film i metrazhit të shkurtë më kooproduksion mes
Shqipërisë dhe Francës është përzgjedhë në mesin e 11 filmave në këtë kategori.
“The Van” (Furgoni) do të shfaqet sot para publikut të Cannes dhe është në konkurencë për Palmën e Artë.
Filmi flet për një djalë rreth të 20-ve i cili ka si qëllim
të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt,
ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni.
Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore
rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dalë
vetëm një fitues.
Me role kryesore në këtë film janë aktorët: Phenix Brossard , Arben Bajraktaraj dhe Afrim Mucaj. /KultPlus.com