Ishte një udhëheqës i kultit indian, mësues shpirtëror dhe krijues i meditimit dinamik.
Ndërsa udhëtoi në të gjithë Indinë për të dhënë fjalime
publike dhe përhapur idetë e tij të pazakonta dhe të diskutueshme rreth
spiritualitetit, ai fitoi miliona pasues, por edhe mijëra njerëz që e
diskredituan atë.
Rajneesh tha se asgjë nuk duhet marrë shumë seriozisht,
kështu që mësimet e tij nuk janë dorëzuar në mënyrë klasike akademike, por në
një ambient relaksues dhe me humor. Natyrisht, çdo metodë e pazakontë tërheq
kritika nga audiencat më konservatore, edhe nëse funksionon. Megjithatë, ai
besonte në mënyrën e tij të pasimit të dijes dhe kurrë nuk e ndryshoi atë.
Osho fitoi popullaritet duke qenë një folës i besueshëm dhe
i talentuar, i cili nuk kishte frikë të shprehte mendimet e veta edhe për temat
që konsideroheshin tabu në atë kohë.
1. “Ju ndiheni mirë, ju ndiheni keq, dhe këto ndjenja janë
duke dalur nga vetëdija juaj, nga e kaluara juaj. Askush nuk është përgjegjës
përveç jush. Askush nuk mund t’ju bëjë të zemëroheni dhe askush nuk mund t’ju
bëjë të lumtur.”
2. “Largojeni idenë për t’u bërë dikush, sepse ju tashmë
jeni një kryevepër. Ju nuk mund të përmirësoheni. Ju duhet vetëm duhet ta dini,
ta kuptoni atë.”
3. “Pyetja e vërtetë nuk është nëse jeta ekziston pas
vdekjes. Pyetja e vërtetë është nëse jeni gjallë para vdekjes.”
4. “Jeta fillon aty ku frika mbaron.”
5. “Frika më e madhe në botë është mendimi i të tjerëve, dhe
momenti kur nuk keni frikë nga turma, ju nuk jeni më një dele, ju bëheni një
luan. Një zhurmë e madhe lind në zemrën tënde, zhurma e lirisë.”
6. “Kryeni sa më shumë gabime, duke kujtuar vetëm një gjë:
mos përsërisni të njëjtin gabim. Dhe do të zhvilloheni.”
7. “Nëse e doni një lule, mos e merrni atë. Sepse në qoftë se
ju merrni atë ajo vdes dhe ajo pushon të jetë ajo që ju doni. Pra, nëse e doni
një lule, lëreni të jetë. Dashuria nuk ka të bëjë me posedimin. Dashuria ka të
bëjë me vlerësimin.”
8. “Ju keni nevojë për pushtet vetëm për të bërë diçka të dëmshme. Përndryshe dashuria është e mjaftueshme, dhembshuria është e mjaftueshme.”/KultPlus.com
Një kohë të gjatë shitës i
patateve të skuqura (simbol gastronomik i Belgjikës ), Zenel Laci arrin të bëhet autor dhe aktor pasi t’i ketë këputur lidhjet me klanin familiar. Ai rrëfen në shfaqjen “ Fritland”.
Zenel Lacinë shfaqjen ” Fritland”
Ora dhjetë e mëngjesit. Në qendër të Brukselit është pak herët për të
ngrënë patate të skuqura në biznesin e
prindërve, ku Zeneli Laci ka punuar që nga mosha 14 deri 30 vjeçare.
Eshtë një pjesë e një jete të jashtëzakonshme që Zeneli na e shpalos mbi tavolinën prej druri, ne dyçanin Fritland, në këtë mbretëri të patateve të skuqura të Belgjikës, e cila ja ka tjetërsuar një pjesë të jetës, por që gjithashtu ka ushqyer njeriun e posaçërisht autorin dhe aktorin që është bërë sot.
Burg dhe muzë njëkohësisht Fritland, ja jep titullin shfaqjes të cilën e ka krijuar për teatrintë “ Poche “ të Brukselit.
Në katin e parë, ekipi i ditës është gati të hap dyert e dyçanit në orën
njëmbëdhjetë. Në bodrum, Zeneli Laci na tregon nje mori thasësh me patate, të
njëjtat patate që i qëronte që në moshën 12 vjeçe për prosperitetin e ndërmarrjes
familjare. Dhe, nëse me njëfarë melankolie na shpie t’i vizitojmë hapsirat e
lokalit, tani, krenar të na tregoj që edhe kryebashkiaku i qendrës së Brukselit,
z.Phlippe Closeështe një ndër klientët. Një mbrëmje aty ka hasur edhe Eden
Hazard ( futbollistibelg me famë ndërkombëtare ). Dyçani gjithashtu zgjon te
Zeneli kujtime të dhimbshme. Zhytur me erën e yndyrës së patateve ai na rrëfen rrugën
e tij të pabesueshme.
Dyçani Fritland ne qender te Bukselit
Një histori që rrënjët i ka ne Shqipëri, kur me 1952, gjyshërit dhe babai i tij ikin nga regjimi komunist. “ Gjyshi im ka qenë pronar tokash dhe përkrahës i Mbretit Zog. Duke iu kundërvenë regjimit komunist, ai rrezikonte të burgosej dhe të shpronësohej. Për këtë arsye kanë ikur “.
Babai i tij ishte 16 vjeç kurëndërronte të shkonte në Amerikë. Por realiteti do të jetë shumë më tragjik: duke kaluar kufirin gjatë një nate të ftohtë dimëri, familjes do t’i vdesin tre anëtarë, që do t’i varrosin në Kosovë, para se të barten në kampet e refugjatëve në Kroaci dhe Itali.
“Në atë kohë, refugjatët i drejtonin për në vendet europiane, por prindërit e mi shpresonin vazhdimisht ta marrin vizën për në Shtetet e Bashkuara “. Kot kanë pritur tetë vjetë në kampe refugjatësh para se të heqin dorë dhe të vendosen ne Belgjikë.
“ Prindërit kanë lindur në Shqipëri, dy motrat e mëdha në Kosovë, vëllai i madh në Itali, ndërsa vëllai tjetër dhe unë në Belgjikë “. Por, edhe pse vendoset në Belgjikë, i ati i Zenelit s’pranon të heq dorë nga ëndërra e tij. “ Ideja ishte të grumbulloj të holla të mjaftueshme që do t’i duheshin për të shkuar në Amerike. Si pasojë, një pjesë të mirë të kohës ne fëmijët e kalonim mbyllur në shtëpi. Babai s’na lejonte të shoqëroheshim me belg nga frika se: nëse integroheshim, ëndrra e tij per Amerikën, vdiste”.
Pasi ka punuar në qytetëzen Clabecq, ky baba kokëfortë, papritur zhvendoset me familje në Bruksel. “ Një mik ja kishte këshilluar këtë dyçan që jepej me qera. Babai, kurr në jetën e tij s’kishte përgatitur patate të skuqura, ( ushqimi më i preferuar belg ). Është punë e thjeshtë i kishte thënë: duhen patate, punëtorë për t’i qëruar, dhe të fërgohen dy herë në yndyrë. Babai e kupton se ky është fati i tij, dhe e merr lokalin ne vitin 1978, duke na vënë në punë neve pesë fëmijëve”.
“ Letërsia më ka shpëtuar.”
“Atë kohë isha 14 vjeç dhe vijoja një shkollë teknike. Kjo shkollë nuk me përshtatej, dhe në vend që shkoja tëtë orë në shkollë, unë fshihesha nën çati dhe lexoja”. Jules Verne, Edgar Allan Poe, Baudelaire, Rimbaud, Verlaine etj.
Por babai e zbulon që ai ikte nga shkolla, ja jap një shuplake dhe te nesermen e dërgon të punoj në dyçan. Gjatë atyre 16 viteve pune në Fritland, Zeneli, vazhdon të lexoj prapa banakut, të shkruaj poezi në çeset prej letre të patateve të skuqura. Dhe, përderisa vëllezërit e tij me të hollat që fitonin visheshin e dilnin, ai blen libra. Lokali Fritland, bëhet teatri i tij, një lloj observatori i gjendjes njerëzore. Për të mirën: për shembull kur lidhe miqë si më një të pastrehë, ish profesore i frëngjishtes i cili ia zbulon Sartre- in dhe filozofinë e tij, ose natën kur bisedonme një prostitutë humaniste, e cila do ta frymëzoj më vonë për personazhin e pjesës së vet “Valencia princesse du mond”( Valencia princeshë e botës ).
Por edhe për te keqen. “Atë kohë qendra e qytetit ku ndodhej dyçani ishte e dhunshme, punë kishte shumë, lokali ka qenë i hapur non-stop :24/24 orë, në nje zonë të rrezikshme ku qejflitë e natës, pijnë e festojnë. Kishte përleshje të çdoditëshme. Ka ndodhur të këtë edhe vrasje, dhe pavarësisht moshës tonë të re, duhej” shërbyer dhe mbrojtur njëkohësisht lokalin nga dhuna e natës. Domosdo, nga nevoja bëhesh edhe vet i dhunshëm. U pata mbyllur në vetvete, pothuaj s’flisja me askë, as me myshterinjtë. Në fund të natës strehohesha në letërsi. Duhej vjedhur kohë për lexim, (duke lexuar letërsi) kjo ishte mbijetesa im”.
Zenel Laci
Më 1997-të në moshën 30-të vjeçare, Zeneli kërkon të bëj jetë tjetër. Ai
braktis familjen, lë punën në lokal dhe fillon studimet për të arritur ëndërren
e tij.
Në vitin 2000, mbaron shkollën e lartë për skenografi dhe më 2004 vazhdon studimet universitare për regji dhe dramaturgji. Tani e tutje dyert e teatrit atij i hapen.
Deri tash, Zeneli ka shkruar dhe vënë në skenë pjesë dramatike ndër të cilat: Vivre, Human Beauty, Journal du femme du Kosove ( Ditari i një gruaje nga Kosova ), frymëzuar nga kronika e mbajtur nga Sevdije Ahmeti, militatnte shqiptare për të drejtat e njeriut, gjatë luftes në Kosovë.
Sot, Zeneli është autor, regjisor dhe aktor. Ai luan për herë të parë në skenë rolin e tij. Prej 23 prill, çdo mbrëmje në orën 20:30, para një salle të stërmbushur, rrëfen historinë e tij. Si shpërblim, duartrokitjet e gjata dhe të përzemerta të publikut ndezin sallën. Shfaqja vazhdon deri me 23 maj.
Suksesi publik, e shpie spektaklin në mediat belge: gazetat, radio, televizioni.
Ky vlerësim ka shtyer Olivier Blin, drejtor i teatrit të “ Poche “ të Brukselit, që shfaqja të luhet edhe dy javë në qershor : prej datës 8-të dhe 20-të, të muajit. dhe të riprogramohet për vitin e ardhshëm. Regjinë e ka bëre regjisori me origjinë franceze, Denis Laujol, njëherit edhe aktor në këtë shfaqje.
Ngjarja e saj është: historia e një fëmiu përkatësisht të riu të një refugjati politik shqiptar, që ka përballur realitetin, duke u emancipuar nga kultura patriarkale e prindërve te vet, dhe, duke pasur guxim të besoj e realizoj ëndërrën e tij.
Mediat belge shkruajnë për shfaqjen Fritland :
Me humor dh eprekës ! –La Libre Belgique
Lemë aty një copëzemre ! – Le soir
Kjo shfaqje të bën çmëndurisht mirë. Qeshim më shumë se njëherë, dalim nga aty të prekur dhe të lumtur. – Françoise Nice
Zenel Laci të mbërthen që në çastet e para ! – RTBF Culture
Një spektakël intim, i ndjeshëm dhe i çmuar. –Brussels isYours
I urojmë jetë të gjatë këtij krijimi të bukur. –RTBF La Première
Lou Wenjun është një muzikant nga Kina i cili nuk i bie asnjë instrumenti tradicional, por bën muzikë me gjethe.
Madje ai për veten thotë se është muzikanti më i mirë i
gjetheve në Kinë.
“Një gjeth është instrumenti më i lirë në botë. Në fillim
t’iu fryje gjetheve përdorej për imitim të insekteve dhe zogjve, mirëpo
gradualisht njerëzit kishin filluar që ta përdorin për të bërë muzikë në vend
se të krijojnë vetëm tinguj”, ka thënë Wenjun për GBS.
Ai vjen nga minoriteti Buiy, dhe pohon të ketë kalitur këtë
talent që nga mosha gjashtë apo shtatëvjecare kur ruante kopetë në vendbanimin
e tij, dhe tani ka 40 vjet që e bën këtë muzikë qëkur ajo tani po luhet edhe në
skenë.
Wenjun thotë se ka udhëtuar nëpër vende si SHBA-ja, Franca,
Kanadaja, Polonia, Italia dhe në shtete të tjera për të performuar.
Për të bërë muzikë përmes një gjethi, ai thotë se së pari
duhet zgjedhur gjethin e duhur. Sekreti është që të gjendet një gjeth i mirë, i
rrafshët dhe i lëmuar.
Gjethi gjithashtu, sipas Wenjun-it, duhet të ketë
elasticitet të mirë dhe një hark të caktuar.
“Përderisa e zgjedh gjethin e duhur, tingulli që e nxjerr
është i pazëvendësueshëm nga instrumentet tjera muzikore”, vijon ai.
“Kur e keni një copë të gjethit, e vendosni mes duarsh. E
mbani, e palosni pak para se ta vendosni në gojë”.
“Provoni që t’i fryni me frymë. Gjethi do të vibrojë dhe do
ta lëshojë një tingull”.
Ai tregon se posa të mësoni se si t’i fryni, rrjedhimisht do
të mësoni edhe se si ta kontrolloni melodinë, dhe se mund t’i luani të gjitha
notat.
Wenjung madje e ka krijuar një këngë solo të gjetheve të
quajtur “Tingulli i Gjetheve”.
Përpos që performon vetë, ai gjithashtu thotë t’i ketë mësuar qindra mijëra studentë përgjatë 30 vjetëve se si të bëjnë muzikë.
Sipas këtij këndvështrimi raportues, Shqipëria ishte një vend që jetonte në paqe me besimet fetare të ndryshme dhe se, në të tilla kushte dhe rrethana, aty nuk vërehej ndonjë tentativë për të ngritur krye, përmes organizimeve fanatike popullore. Raportohet po ashtu, se, megjithë këtë tolerancë në popull, ndryshimet sipas përkatësive fetare, jo rrallë kanë pasur ndikim deri në politikën e brendshme në Shqipëri.
Komisioni i Lidhjes së Kombeve, më 12 maj të vitit 1922, bëri publik informacionin përfundimtar mbi Shqipërinë. Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët, për arsye të ndarjeve fetare, nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern.
Ata, sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha”
Në informacion bëhet e qartë se “megjithëse ndryshimet në
besimet fetare, nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet
fanatike, aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla.
Përkundrazi pjesëtarët e besimeve të ndryshme fetare shpesh të lidhur me lidhje gjaku, tradite, i festojnë së bashku festat fetare./KultPlus.com
Pavarësia është katarzë…; Gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës dhe ne nuk mund të harrojmë të kaluarën, por ndoshta do të ndjehem e sigurtë tani dhe ankthet e mia përfundimisht do të më largohen. (Antoneta Kastrati, New York Times, 18, Shkurt, 2008, ref)
Ndihmojeni vendin tonë, që po bën çdo gjë të e shpëtojë
Kosovën nga këta që duan të na e rrëmbejnë. Nëse e harrojmë Kosovën, Kosova do
të na harrojë ne. Kosova është Vendi jonë i Shenjtë, Jerusalemi jonë. (patriarku
serb Irinej, 25 Janar 2010)
Unë besoj se në fund të fundit situata në Kosovë mund të
zgjidhet vetëm nëpërmjet vetëvendosjes. (Eliot Engel, Congressional Record
Volume 150, Number 35, 2004)
Si një republikan, kam votuar me Presidentin Klinton në
vazhdimësi në përpjekjet tona për dorëzani nga miqtë tanë evropianë në Kosovë
për të ndaluar gjenocidin. Unë jam krenar për ato vota. Unë jam krenar me
presidentin Klinton për këtë. (Gordon Smith, Congressional Record, V. 150,
Pt. 6, 2004)
Unë mendoj se është e përshtatshme për komunitetin
ndërkombëtar në situata si kjo për të ndërhyrë në Kosovë. Unë jam në favor të
një ndërhyrjeje. Në një nivel, duhet thënë se të paktën dikush është duke bërë
diçka. (Mike Farrell, W. Europe Daylight Time)
Unë besoj se në fund të fundit situata në Kosovë mund të
zgjidhet vetëm përmes vetëvendosjes. (Eliot Engel)
Dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të
njihet. (Ibrahim Rugova)
Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur,
demokratike, me një shoqëri tolerante dhe politikisht me një ekonomi solide, e
integruar në BE, NATO-s dhe për të vazhduar me marrëdhëniet tona të mira me
SHBA. (Ibrahim Rugova)
Ne mendojmë se Kosova do të vazhdojë të shërbejë si një
qendër e dhunës dhe paqëndrueshmërisë rajonale në të ardhmen. (Boris
Trajkovski)
Çdo herë që kam kërkuar të hymë në luftë, e kam urryer atë. Kam kaluar muaj duke u përpjekur që ta bëjë Millosheviqin të ndalojë spastrimin etnik në Kosovë, duke vonuar veprimi përderisa ne të negocionim pa fund. (Toni Bler)
Kosova nuk është pjesë e Serbisë, është zemra e Sërbisë. (Sllobodan Millosheviq)
Jetën e japim, Kosovën se japim. (Thënie popullore serbe)
Ju keni vuajtur mjaft. Unë nuk dua dikush tjetër që të
humbur një krah ose një këmbë ose një fëmijë për shkak të një mine tokësore.
(Bill Klinton në Maqedoni 23 qershor 1999)
Fushata e Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe e nevojshme. Dhe unë besoj se Bler – ndaj të cilët unë kam shumë kritika – në këtë rast tregoi vendosmëri të vërtetë në realizimin e saj. (Margaret Taçer , Mars 2002)/KultPlus.com
Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.
Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe
raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja
dëshmonin përdhunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë, raporton
KTV.
Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit
të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e
PDK-së, Flora Brovina.
Një ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për
publikimin e artikullit, duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e
konferencës së Turnerit.
Mediat amerikane, në atë kohë, arritën të konfirmojnë se
fotografitë ishin të rrejshme, e ishin pjesë e skenave të një filmi për të
rritur, të xhiruar në Hungari.
Për herë të parë, propagandën me këto fotografi e kishin
nisur disa faqe tuniziane.
Ndërkohë, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e
Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë e dhunuar nuk do të
dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.
“Motra e vëllezër të dashur, ju që e patët fatin e njëjtë me
mua, fat që tashmë jetën tonë po e rëndon, edhe ju vendësit e mi nga Kosova,
dua t’ju them dhe t’ju siguroj që zëri im do të jehojë gjithandej për të
vërtetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo me forma tjera, sepse një
ditë drejtësia do të triumfojë. Përderisa ne kërkojmë drejtësi nga
institucionet tona, ata duhet të gjejnë mundësi për të ardhur deri te
drejtësia, sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë, gjërat duhet bërë pavarësisht
pengesave”, ka shkruar ajo në një reagim.
Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë
luftës në Kosovë kanë dalë edhe shumë organizata që merren me mbrojtjen e kësaj
kategorie të viktimave të luftës.
Andaj, më 20 maj, në sheshet “Zahir Pajaziti” e “Skënderbeu”, në Prishtinë do të mbahet një marsh protestues.
Këngëtari i njohur Elton Deda, ka reaguar pas kualifikimit të Jonida Maliqit në finalen e Eurovisionit.
“Kjo ditë e bukur me diell ( heperhe), përtej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive që kalojnë të gjithë shqiptarët, u hap me ndjenja të bukura dhe pozitivitet.
Mbrëmë Manjola Nallbani këndoi jo vetëm për njerëzit në salle por për të gjithë shpirtërat e lodhur të artistëve shqiptare.
E shoqërova bashkë me muzikantë të mëdhenjë në ketë rrugëtim të bukur dhe të them të drejtën e kam shijuar shumë koncertin.
Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti në këngën e fundit. Kishte në sallë shumë kolegë të cilët i pashë gati në mallëngjim dhe kjo është e natyrshme.
Ne duam gjëra të bukura, kaq e thjeshtë është. Dhe vetëm njerëz të mëdhenjë por modestë si Manjola dinë ti shërbejnë aq bukur në art.
Urimi im për Manjolen është që të mos ndalojë këtu pasi artistët e mëdhenjë ndalojnë vetëm kur ndalon ora. Ka shumë akoma për të dhënë.
Ndjenja tjetër e bukur ishte kualifikimi i Jonides.
Histeria kolektive e disa injorantëve që u moren me nivelin e anglishtes se saj, u kthye në një dashuri të pafundme direkt.
Kjo tregon që një pjesë e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllek shpirtëror.
Merreni si këshillë miqësore, lërini artistët të bëjnë punën e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq.
Shumë suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qetë pasi muzika ka vetëm një gjuhe universale, që e kuptojnë të gjithë”, shkruan ai./KultPlus.com
KultPlus në nder të përvjetorit të parë të vdekjes së poetit rom, Kujtim Paçaku, iu sjellë poezinë e shkruar nga ai:
Tek kur thika na e gërryen ashtin Ne kërkojmë shpëtim Por, kush mund të na mbrojë nga vetja jonë? Kush? Askush, askush përveç nesh! Askush! Dëgjomë dhe mos harro: Në gjuhën e nënës fol me fëmijët Fletët e librit le të jenë krahët e tyre Që nesër të mund të fluturojnë E të fluturojnë E të fluturojnë qiellit të pafund./KultPlus.com
N’kohë
t’vjetra gjaku për ftyrë ish kanë katër lira; gjaku i burrit dymdhetë lira e
varra sakat gjashtë lira.
Shkon
njani tu ni plak edhe e dvet:
– Qysh bâhet kjo punë qi varra i ka gjashtë lira e ftyra katër lira?
– Ftyra nuk lahet me pare, – ja kthei plaku. – Ai qi nuk don m’e hupë ftyrën e
vet, për tâ âsht pishtoli. Ai qi nuk ka dert për ftyrë e do m’i marrë paret,
boll i ka katër lira.
Pas publikimit të një fotoje nga Flora Brovina, e cila deri dje pretendoi të ishte e vërtetë dhe që ishte shkrepur në Kosovë, ka rezultuar me reagime të mëdha nga qytetarët e Kosovës, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Flora Brovinës. Një reagim të tillë e ka shprehë edhe aktori i njohur kosovar Shkumbin Istrefi. Më poshte e keni reagimin e plotë.
Nuk
eshte znj. Flora Brovina fajtorja. Ajo eshte viktime e nje mentaliteti te
mbjellur qysh moti. Mentalitet, i cili po e con drejt de-moralizimit total kete
shoqeri.
Makiavelizem total – por jointelegjent.
Jemi bo per gjynah.
Znj.
Flora, doreheqja juaj mund te jete hapi i pare drejt kendelljes eventuale, qe
megjithate do te marre kohe e kohe, gjenerata e gjenerata.
Flora Brovina ka publikuar një fotografi që sipas saj dëshmonte që e posedon nga dhunimet e luftës të ushtruara nga serbët mbi gratë dhe vajzat shqiptare, por kjo foto më pas ka rezultuar të jetë e pavërtetë, pasi që kjo foto është marë në Irak. Pikërisht ky shtrembërim ka bërë që të reagojnë qytetarët nga të gjitha anët./KultPlus.com
Prej që të kam njohur (kur të kam njohur unë kam qenë poete shumë e re, ti emër i njohur i letërsisë), gjithmonë e kam pas çmuar qetësinë tënde. Kemi ndejt herë pas herë.
Nganjëherë habitesha se si kjo grua kaq e qetë, dikur si vajzë e re, si studente e mjeksisë, si gazetare e Rilindjes, ka qenë nga të vetmet shqiptare që ngiste motorin. Rebele, thojshin poetët e njohur, miqtë tonë të përbashkët. Zonjësi për ta patur lakmi, shiheshin herë herë në orë letrare e gjithmonë me përzemërsi të ndërsjellë. Nuk kemi folur për poezinë pothuaj asnjëherë, ndoshta temat për Kosovën të dukeshin më të rëndësishme. Nuk insistoja ndryshe. Asnjëherë nuk kemi folur për politikë. Ti e dije qëndrimin tim, ndaj nuk më ke kërkuar votë. Na mjaftonte ajo njohja e moçme. Para pak vitesh, kur u alivanose në kuvend pas hedhjes së gazit lotsjellës, erdhëm në banesën tënde me miken tonë Flutura Açka. U gëzove. Na ndale të rrinim më gjatë atë pasdite plot shi. Nuk ta prishëm. E hodhe idenë të mos kandidosh më për politikë, por jo vendosmërisht. Nuk e di a e kërkove mendimin tonë. Flutura nuk ta prishi, unë të kurseva, por herën tjetër kur u takuam të thashë: “Nëse kërkon mendimin tim, mos kandido. Ke me çka të merresh. E ke lëruar gjatë të qenët deputete”. Të propozova t’i ktheheshe të qenët humaniste, aty je më e madhe, më e rëndësishme, më me peshë. Flora, kjo shoqëri, ky komunitet i Kosovës të ka dashur gjithmonë. E re ke hyrë në letrat shqipe me librin “Verma emin tim” kur i kishe vetëm 23 vjet. Ke hyrë në pothuaj secilën antologji, je prezentuar dhe e ke përfaqësuar poezinë shqipe në shumë vende të botës. Ishin vite kur kishim pak poete aq sa mezi numëroheshin me gishtat e një dore. Poetët tonë mendjendritur, njerëzit e kulturës donin me çdo kusht të shpërfaqnin brenda e jashtë artin e femrave, nganjëherë pa e thelluar cilësinë. Të kemi dasht shumë Flora. Kemi qajtur për ty sa ishe në burg. Në secilën protestë kam marrë pjesë. Ke qenë zëri i grilave në vitet e pasluftës në Kosovë. Ke qenë simbol, aq simbol sa kishte njerëz që nuk shihnin të burgosur të tjerë. Ishe si të thuash heroinë. Aq e rëndësishme pas luftës, edhe duke qenë në burg, fitove aq vota nga poetët nga Lidhja e Shkrimtarëve sa të hysh në kryesi duke qenë në burg. E kujtoj një mbledhje të këtij asociacioni ku aderonin edhe shkrimtarë të mirë atëherë, kur dikush kërkoi të bënim protestë si shkrimtarë për lirimin e Flora Brovinës. Isha më e reja në kryesi por kërkova të merrja fjalën. “Protestë edhe për poetin Halil Matoshi“. Disa më shikuan me habi. “Po për Halilin, ai është kolegu ynë, është edhe poet, bile poet i mirë”. Aq ishin të fokusuar njerëzit pas teje sa harronin që në burg ishte edhe një poet i shkëlqyer Halil Matoshi. Madje edhe poetët pothuaj kishin harruar. Flora, dikur e deri tash ta kam vlerësuar qetësinë. Ajo qetësi, më nuk të bën nder. Fol, tregoje të vërtetën. E vërteta dhemb por edhe fisnikëron. Godit të keqen Flora. Ke qenë e guximshme të vitet e egra të pushtimit. E ke moshën dhe të kaluarën e guximshme për ta thënë të vërtetën. Mos na e le faqen e zezë para botës!/KultPlus.com
Teknologjitë që po zhvillohen me shpejtësi, mund ta përcaktojnë të ardhmen e filmit. Luke Buckmaster pyet ekspertët se çfarë do të ndodh pas 20 vitesh? Shkrimin e tij ua sjellim më poshtë.
Për dekada me radhë, realiteti virtual (VR) është
profetizuar si e ardhmja e filmave, e aftë për të ofruar përvoja më intensive
se kinemaja dhe televizori tradicional. Në një ese të shkruar në vitin 1955, të
titulluar “Kinemaja e së ardhmes”, kinematografi Morton Heilig parashikon se
filmi do të përparojë deri në atë pikë ku mund të “shfaq te njeriu botën e re
shkencore, me tërë gjallërinë sensuale dhe vitalitetin dinamik të vetëdijes së
tij”. Heilig i përshkroi shumë nga vetitë e realitetit virtual – por nuk i
përdori ato fjalë, meqë ende nuk ishin formuluar si të tilla.
Tani ka ardhur e ardhmja – edhe pse filmi ka rrugë të gjatë
derisa ta përfshijë teknologjinë e mendjes, të popullarizuar në filmat dhe
shfaqjet televizive, si “The Lawnmower Man” dhe “Star Trek”. Me më shumë
filmbërës që po shkëmbejnë kamerat tradicionale me ato 360 shkallë (që kapin
tërë këndet), momenti i tashëm është i krahasueshëm me vitet e hershme të
eksperimentimit me filma – në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit
XX. Shkurtimisht: jemi në fazat e hershme të një revolucioni kinematografik.
Një sërë teknologjish të reja janë potenciale të së ardhmes së filmit – të
tilla si AR (realiteti i përforcuar), AI (inteligjenca artificiale) dhe
kapaciteti gjithnjë në rritje i kompjuterëve që po e fuqizon botën digjitale.
Si do të duken filmat pas 20 vitesh? Dhe, sa do të ndryshojë
rrëfimi kinematografik i së ardhmes, nga përvojat e sotme?
Sipas gurusë së realitetit virtual dhe artistit Chris Milk,
filmat në të ardhmen do të ofrojnë përvoja të brendshme. Ato do të jenë në
gjendje të “krijojnë histori në kohë reale, vetëm për ju, që të kënaq ty dhe që
ka të bëjë me atë që të pëlqen dhe që nuk të pëlqen”. Ai preferon termin “ta
jetosh rrëfimin” dhe beson se përvojat kinematike do të zhvillohen për të
“ndjerë filmin të natyrshëm dhe real – si një ditë në jetën tuaj”.
Milk beson se përparimet në teknologjinë e inteligjencës
artificiale do të lejojnë që personazhet e krijuara nga kompjuteri t’i
përgjigjen audiencës në kohë reale. Për këtë, imagjinoni një version shumë më
të avancuar të Sirit, por të paraqitur si një karakter brenda një përvoje narrative.
Ai pranon se “ende nuk ekziston teknologjia” për një
karakter të inteligjencës artificiale “që mund të jetë bashkëbisedues dhe që
përgjigjet sikur të jetë njerëzor”. Por, shton se “nuk jemi 20 vjet larg
kësaj”.
Gazetarja, sipërmarrësja dhe realizuesja e dokumentarëve,
Nonny de la Pena – që është përshkruar si “ndrikulla e realitetit virtual” nga
“The Wall Street Journal” – thotë se fjala e parë që i vjen në mend kur e
mendon të ardhmen e kinemasë është “volumetrike”, për të bërë kështu një krahasim
me ekranet dydimensionale të së sotmes. Në të ardhmen, sipas saj, “mediat e
sheshta do të jenë akoma pranë nesh, ashtu si dhe radioja, por filmi nuk do të
jetë i sheshtë”. Në vend të kësaj, do të kemi “mishërim të plotë, do të ecim
përreth përvojave volumetrike në hapësirë” sepse “po vijnë audiencat e reja që
duan të kenë pikëpamjet e tyre, edukimin dhe gjithçka tjetër në një formë të
mishëruar”.
Eugene Chung e bëri regjimin e filmit të realitetit virtual,
“Allumette”, që është përshkruar si “kryevepër”, për çka po e krahasojnë me
filmbërësin pionier amerikan, DW Griffith. I vendosur në një qytet futuristik
që lundron në re, produksioni përdor teknologjinë e quajtur “gjashtë gradë
lirie” (ose ‘6Dof’), që i lejon shikuesit të ecën fizikisht në atë botë. Chung
beson se realiteti virtual në të ardhmen do të shkrihet me kopjen digjitale të
botës reale (AR Cloud).
“Paramendoje një version të ‘Google Earth’-it ku nuk jeni
vetëm duke marrë rrugët, por e kopjoni të gjithë botën. Këtë do ta kemi të
përzier me teknologjinë VR që është shumë mbresëlënëse sot”, thotë ai.
Sipas tij, në të ardhmen do të ketë “tregime rreth teje”.
Për shembull, “mund të zgjoheni dhe pranë shtratit tuaj mund të jetë një
tavolinë ku mund të keni një karakter që e pëlqen. Ka filma që e tregojnë këtë,
si filmi ‘Her’”.
Regjisorja fituese e çmimit Emmy, Lynette Wallworth, thotë
se përvojat narrative të së ardhmes, përmes realitetit virtual do të jenë në
gjendje të ofrojnë mënyra të reja për të eksploruar diversitetin nervor.
“Do të kemi aftësinë për të përjetuar aspektet se si dikush
me autizëm, për shembull, e përjeton botën”, thotë ajo.
Wallworth gjithashtu parashikon që VR dhe AR do të zgjerojnë
fushën e filmit tradicional, që do t’ju lejojë shikuesve të kalojnë mes
momenteve të shikimit dhe përjetimit.
“Jeni duke parë filmin e George Millerit, ‘Mad Max: Fury
Road’. Për shembull, mund ta shihni filmin tradicional me pajisjet në kokë që
ju lejojnë të shihni ekranin e kinemasë, e pastaj të ndryshoni modulet”, thotë
ajo, “dhe ta shihni veten pranë Furiosas, në kabinën e kamionit të saj, teksa
lëviz me shpejtësi nëpër shkretëtirë”.
Me teknologjinë e realitetit virtual që po përparon me ritëm
të shpejtë, mundësitë për të bërë një kthesë janë të pafundme. Duke përshkruar
realitetin virtual si “të rrezikshëm”, sepse prodhuesit e filmave në këtë
hapësirë kanë më pak kontroll sesa në përvojat jo-interaktive, Steven Spielberg
më 2016 paralajmëroi se sfera virtuale “i jep shikuesit mundësinë të mos marrë
drejtim nga tregimtari, por të bëjë zgjedhjet e tij”.
Shumë do ta konsideronin këtë lloj të së ardhmes – ku shikuesit do të kenë aftësinë për të formuar rrëfimet që përjetojnë – si gjë pozitive dhe jo negative. Shikuesit që janë në gjendje të bëjnë zgjedhjet e tyre përputhen me parashikimin e Heiligit se “kinemaja e së ardhmes nuk do të jetë më një art vizual, por një art i ndërgjegjes”. /KultPlus.com
Ermal Meta ka lindur më 20 prill të 1981-shit në Fier, Shqipëri, dhe në moshën trembëdhjetëvjeçare shpërngulet në Itali, në Bari, bashkë me pjesën tjetër të familjes.
Pasioni për muzikën i vjen nga e ëma, që luan muzikë klasike në një orkestër. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare Ermali fillon të luajë live: grupi i tij i parë është ai i Shivave. Pasi afirmohet si solist, hyn në një grup të Konversanos, për të eksperimentuar më pas një dyshe të muzikës elektronike.
Më pas njeh rastësisht këngëtarin e Ameba-ve, Fabio
Properzi. Grupi, që fillimisht realizon vetëm cover-a, e ndryshon emrin në
Ameba 4, dhe Ermal Meta luan si kitarist. Suksesi vjen pasi grupi i dërgon një
demo të vetën producentit Corrado Rustici në Shtetet e Bashkuara. Hera e parë në
Sanremo Ermal Meta studion për t’u bërë përkthyes dhe pak para se të diplomohet
vjen mundësia që e bën të ndërrojë mendim për të ardhmen e tij profesionale.
Në 2006-ën, Ermali dhe ortakët e tij marrin pjesë në
“Festivalin e Sanremos”, me këngën “Qesh… ndoshta bëj gabim”, në seksionin e Të
Rinjve, por eliminohen pas mbrëmjes së parë. Pasi boton albumin “Ameba 4”, që
përmban këngën e Sanremos dhe që është prodhuar nga Sugar Music i Caterina
Caselli-t, grupi ndahet.
Në 2007-ën, Ermali vendos të themelojë një grup tjetër, të
quajtur “Uria e Kamilës”, që boton në 2009-ën diskun me të njëjtin emër “Uria e
Kamilës”. Në 2010-ën pason “Errësirë dhe dritë”. Në po atë vit grupi merr pjesë
në “Festivalin e Sanremos”, në seksionin e Të Rinjve, me këngën “Errësirë dhe dritë”,
për t’u ngjitur më pas në skenën e Heineken Jammin’ Festival-it. Grupi “Uria e
Kamilës” prodhon edhe një album të tretë, “Pritja”, që doli në 2012-ën.
Pas kësaj grupi ndahet. Karriera si autor Ermal Meta
përqendrohet kështu në një karrierë si autor, që e çon të shkruajë këngë për
Francesco Renga-n, Emma Marrone-n, Francesca Michielin-in, Patty Pravo-n,
Francesco Sarcina-n, Chiara Galiazzo-n, Giusy Ferreri-n, Marco Mengoni-n dhe
Lorenzo Fragola-n. Bën arranzhimin e disa këngëve të Negrita-ve, në 2013-ën
Ermal Meta shhkruan për Annalisa Scarrone-n “Nuk di të vallëzoj”, që u çua në
Sanremo, dhe për Patty Pravo-n “Nuk më intereson”, këngë e realizuar me
bashkëpunimin e Niccolo’ Agliardi-t.
Në të njëjtën periudhë shkruan edhe “20 cigare”, “Gati për
të vrapuar” dhe “Krishtlindje pa dhurata”, këngë që janë të pranishme në
albumin e Marco Mengoni-t “Gati për të vrapuar”. Kompozitor dhe producent Në
2014-ën kompozon “Gjithçka lëviz”, këngë që bën pjesë në kolonën zanore të
“Byzylykëve të kuq”, film që transmetohet në Raiuno dhe që tregon historinë e
një grupi djemsh në spital. Më pas i kushtohet “Letër tim ati”.
Pasi këndoi në duet me Noccolo’ Agliardi-n për “Doja të të
falja të paktën”, e përfshirë në kolonën zanore të sezonit të dytë të
“Byzylykëve të kuq”, bashkë me Gianni Pollex-in nënshkruan këngën “I
jashtëzakonshëm”, që u këndua nga Chiara Galiazzo në “Festivalin e Sanremos” të
2015-ës. Bashkë me Matteo Buzzanca-n shkruan “I pathyeshëm”, këngë e kënduar
nga Marco Mengoni, për të cilin kompozon edhe “Unë po të pres” dhe “Bora para
se të bjerë”, të pranishme në diskun “Fjalë në rreth” dhe të shkruara me
bashkëpunimin e Dario Faini-t.
Për Lorenzo Fragola-n Ermal Meta shkruan gjithashtu “Qëndro
aty ku je” dhe “Jeta jonë është sot”, këngë të përfshira në diskun “1995”.
Është gjithashtu producent i “Femër”, disku i dytë si solist i Francesco
Sarcina-s, përkrah Roberto Cardelli-t dhe Fabrizio Ferraguzzo. Brenda diskut
janë të pranishme këngët “Mirë se erdhe në botë”, “Oksigjen”, “Femër” (e
kompozuar me Sarcina-n) dhe “Një mrekulli” (e kompozuar me Antonio
Filippelli-n), të gjitha frute të fantazisë së tij.
Ermal Meta në Sanremo si solist Pasi shkroi për Emma
Marrone-n këngët “Do të vijë dashuria” dhe “Sy të thellë”, më 27 nëntor të
1915-ës Ermal Meta boton këngën “I urrej përrallat”, me të cilën merr pjesë në
“Sanremo Të Rinjtë” dhe zgjidhet për të marrë pjesë në “Festivalin e Sanremos”
të vitit pasardhës midis Propozimeve të Reja. I urrej përrallat dhe finalen e
madhe sepse ajo që ka rëndësi është diçka për të cilën nuk ka një fund. –Nga “I
urrej përrallat” Në shkurt të 2016-ës boton “Njerëzor”, albumin e tij të parë
në studio të realizuar si solist.
Më pas shkruan për Francesca Michielin-in këngën “Një zemër
në dysh”, për Lorenzo Fragola-n “Dritë që hyn”, “Me duart” dhe “Scarlett
Johansson”, Sergio Sylvestre-n “No goodbye” dhe “Big boy”, për Alice Paba-n “Do
të flas për dashuri”, për Elodie-n “Një rrugë e pafund” dhe për Francesco
Renga-n “E mira”. Në 12 qershor të po atij viti Carlo Conti njofton se Ermal
Meta do të jetë njëri nga njëzetë e dy konkurrentët e edicionit 2017 të
Festivalit të Sanremos.
Në skenën e teatrit Ariston këngëtari me origjinë shqiptare
paraqitet me këngën “Ndalohet të vdesësh”. Në fund arrin i treti, pas Fiorella
Mannoia-s, dhe fituesit Francesco Gabbani (me këngën Occidentali’s Karma). Në
2018-ën kthehet në Sanremo duke kënduar me Fabrizio Moro-n. Dhe është pikërisht
kënga e tyre “Nuk më bëtë asgjë” që fiton festivalin e këngës.
“Jam i kënaqur të tregoj dhe të përfaqësoj Shqipërinë, sepse në Itali ekziston ende prirja për të folur për vendin tim vetëm në rastet e krimeve të kryera nga shqiptarët, dhe është e gabuar. Kështu bëhet një dëm i madh, fyhet një popullsi e tërë. Mollë të kalbura ka kudo, edhe në frutoren më të bukur. Shqipëria është një vend shumë i bukur, plot me art dhe kulturë”./KultPlus.com
Artisti Alban Muja, sivjet përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venedikut, që llogaritet si njëra ndër ngjarjet më të mëdha në fushën e artit bashkëkohor.
“Albumi Familjar” ka emrin projekti ku Muja flet për të
kaluarën e kosovarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ngjarje kjo që ndodhi
20 vjet më parë, njofton Klan Kosova.
Për “Albumin Familjar” Muja ftoi katër persona që të flisnin
mbi fotografitë e tyre të bëra dy dekada më parë.
“Një njeri duket përtej kamerës, sytë e tij luten dhe mbushen me lot. Ai e mban portofolin e tij, duke treguar dy fotografi të fëmijëve të vegjël – ku ata janë duke qëndruar duke qeshur. Është një imazh tragjik, marrë në vitin 1999 nga Peter Turnley, një fotoreporter i cili po dokumentonte luftën e Kosovës. Rreth 13,500 njerëz u vranë ose u zhdukën gjatë konfliktit, i cili zgjati nga shkurti 1998 deri në qershor 1999; mendohet të ketë shkaktuar një nga zhvendosjet më të mëdha të popullsisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Fotot e tilla si kjo treguan vuajtjet personale prapa titujve”, thuhet në shkrimin e The Economist për Alban Mujën.
“Duke shënuar përvjetorin e 20-të të përfundimit të luftës, Alban Muja, një artist kosovar, ka bërë në tre prej këtyre imazheve pikënisjen për në Bienalen e Venedikut. Në tre filma, të titulluar “Albumi Familjar”, ai interviston katër refugjatë fëmijë, tani të rritur, të cilët ishin subjekt i fotografive. I ndezur në një sfond të errët, pjesëmarrësit diskutojnë fluturimin e tyre nga Kosova, momenti kur u fotografua dhe ndikimin që shpërndarja e tij kishte mbi familjet e tyre”, thuhet mes tjerash në shkrim.
“Kemi kërkuar që ta përshkruajnë imazhin, por përmes imazhit ata flasin për atë që përjetoi familja e tyre”, ka thënë Muja./KultPlus.com
Nuk mund të ndërtohet asgjë në boshllëk dhe kaos. Këtë gjë shoqëritë e përparuara e dinë qëmoti, por nga kjo shkollë empirike, ne nuk kemi mësuar asgjë dhe kështu kemi dalë në anën negative të historisë, duke mbetur nxënës të këqij të saj.
Sot dhe dje – duke parë ç’ndodhi me fotografinë e prezantuar në Parlamentin e Kosovës- në mendje më erdhi një vigan i kulturës shqiptare, Lazër Shantoja, i cili, në kohën kur bëheshin përpëlitje të forta për të bërë Shqipërinë, shkruante: “Historija e Shqypnís sё lirё âsht nji kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicjonesh, partinash kaq tё mёdhaja, tё shpeshta, tё ndyeta e tё damshme qi nuk e gjênё askûnd shoqen nё botё”. Pas gati një shekull, politika shqiptare është po kjo që e përshkruan Shantoja. Për fat të keq, në kohën kur shqiptarët janë të lirë, këto mosmarrëveshje dhe ngatërresa, për të cilat flisnin e flasin elitat më përfaqësuese shqiptare, që kanë sfond politik, ideologjik dhe historik, kanë shkarravitur dhe zhubravitur si është më së keqi fotografinë e kombit shqiptar. Me siguri, meritorë për këtë janë udhëheqësit demagogë (dhe jo vetëm ata), që shtetin e konceptojnë si çiflig, ndërkaq veten e tyre si çifligarë. Këto ngatërresat dhe kacafytje, nuk bëhen për koncepte, parim, ide e vlera, por për interesa krejtësisht egoiste, partiake e ideologjike dhe që asnjëherë nuk lidhen me atë që bota normale i njeh dhe e gjykon si Res Publica. Prandaj, kjo ka bërë që nga mëngjesi deri në darkë, në vendet tona të flitet dhe të shkruhet me një gjuhë të çoroditur dhe të përçartë për goditje, krim dhe tema të kësaj natyre. Sepse, këto dalin nga gjiri i kaosit politik, ku goditjet e njërit udhëheqës ndaj tjetrit janë dukuria më normale e ligjërimit publik. Në këtë mënyrë, këta udhëheqës, përveç faktit se kanë varfëruar popullin shqiptar dhe e kanë zhubravitur fotografinë e tij, me turfullimet e artikuluara me një gjuhë të pështirë, e kanë shëmtuar edhe gjuhën shqipe. Dhe, arsyet pse perëndimi ende nuk na ka futur në gjirin e vet, nuk lidhen me gojëkëqijtë e as dashakeqësit, përkundrazi, perëndimi ka bërë çmos që të na përqafojë dhe të na përfshijë në vallen e qytetërimit, por ne, të zhytur në kaosin politik dhe të verbuar nga pushteti, nuk kemi mundur të shohim asgjë matanë interesave tejet të ngushta. Në fund të fundit, është njerëzore, kur ke kaq shumë ngatërresa e kaos të brendshëm, nuk mund të shihesh përtej vetvetes, ashtu siç nuk kemi parë ne tash e sa vite asgjë përtej gardhit tonë primitiv ku jemi vërtitë.
Në Kosovë, po bëhen një vit që kur institucionet janë
thelluar edhe më tej në një kaos të pashembullt ngatërresash dhe në të cilat
është përfshirë për të keq edhe Shqipëria.
Nuk di të ketë një shoqëri tjetër ku presidenti i shtetit
përditë e “godet” kryeministrin e vet, kurse ky i fundit, po ashtu ia kthen
përditë me “goditje” të parit. Në këtë lojë goditjesh- ku vërtet goditën
qytetarët- jo rastësisht është futur edhe kryeministri shtatgjatë por
mendjengushtë i shtetit amë, me një ligjërimi shumë destruktiv.
Dhe sot, deshëm apo jo, na erdhi keq apo jo, fotografia reale e kombit shqiptar
është kjo: një popull ngatërrestar, me mosmarrëveshje të brendshme dhe që s’di
të del prej kaosit politik.
Dhe, duke e parë në çfarë dergje janë shtet shqiptare, më duket se romani i
madh i Ismail Kadaresë, “Viti i mbrapshtë” është një roman profetik që flet për
paaftësitë tona për të bërë shtet.
…
“Fotografia nuk gënjen, por nuk e tregon gjithashtu krejt historinë”- shkruan
shkrimtari i njohur Paul Auster. Në fakt, fotografia e publikuar dje në
Parlamentin e Kosovës tregon vërtet me ç’politika improvizuese mbahet në këmbë
shteti i Kosovës. Ajo e tregon fytyrën reale të shtetit tonë, që është
ngulfatur nga pesha e madhe e mediokritetit dhe “politikanëve” pehlivanë, forca
politike e të cilëve mund të matet me muskuj, por jo me mendje.
Dje, kur e pashë fotografinë, si shumica e shqiptarëve mbeta i shtangur dhe në
imagjinatën time lundruan viktima të shumta të terrorit serb në Kosovë, në të
cilin vend ka patur terror serb, krim të menduar dhe të organizuar dhe për këtë
askush nuk duhet të guxojë të ketë dilemë, por ne, meqë jemi marrë dhe
vazhdojmë të merremi me ngatërresa të brendshme e dokrra, nuk kemi ditur dhe
dyshoj se do të dimë të tregojmë fytyrën e vërtetë të barbarisë serbe.
Akti i djeshëm, që u duk si shtizë e fortë drejtuar kah politika e egër serbe,
doli të jetë një mashtrim dhe kjo heshtë rrezikon tash të kthehet kundër
Kosovës, veçmas kundër viktimave të terrorit serb. Dhe për këtë, përgjegjësia
rëndon mbi ata që e kanë kultivuar tash e dy dekada këtë kaos politik.
…
Ne përditë kukurisim dhe kërkojmë solidaritet e mirëkuptim nga Bashkimi
Europian dhe Amerika për interesat tona, kurse vetë, nuk jemi solidarë dhe
s’kemi mirëkuptim në asnjë temë të brendshme, përkundrazi, duam t’ia nxjerrim
sytë njëri-tjetrit.
Ne kërkojmë që tjerët të na zgjidhin problemet tona esenciale, të mëkëmbjes
ekonomike, kurse vetë dalldisemi duke shkruar histori të lavdishme politike dhe
patriotike.
Dy dekada pas luftës, mijëra qytetarë pyesin: ç’ është ky mallkim, të cilin
s’po dimë ta tejkalojmë? Dhe kjo pyetje nuk është e pamotivueshme. Ajo është
pasojë e mos zhvillimit te Kosovës dhe gjuhës së pështirë dhe neveritëse që
promovohet përditë, e të cilën asnjë mendje normale nuk mund ta përligjë.
Dy dekada pas luftës, në vendin tonë askush nuk flet për ide solidare, për
respekt, njerëzi, pa të cilat vlera asnjë komb a shtet nuk mund të mbahet në
këmbë.
Pra, vendi ynë është ngulfatur dhe demoralizuar. Dhe duket sikur kanë mbetë pak
shpresa dhe tonelata dëshpërim, prandaj, kjo ka ndikuar që nga mëngjesi në
mbrëmje nuk dëgjon njeri tek thotë: lum unë për shtetin tim.
…
Kosova, nëse është në rrezik, siç po thuhet, nuk është
çiflig që ta mbrojë një njeri, kushdo qoftë ai, kryeministër, president, lider
i opozitës, etj.
Udhëheqësit tanë, këtë ligjërim po e përdorin për interesa politike dhe me këtë
po duan të mbushin hambarin e tyre politik, për pushtet të mëtutjeshëm.
Duke bërë referenca politike për vetveten, ata duan të mbushin hambarin e tyre
politik, të cilin e përdorin nesër për qëllime elektorale.
Historia tregon se veprat e mëdha të njerëzimi, janë vepra
të dashurisë dhe jo të urrejtës, janë punë të vërteta dhe jo propagandë, kurse
udhëheqësit tanë, tash e sa vite, kane treguar sa shumë dinë të urrejnë dhe sa
pak dinë të duan dhe po ashtu sa të aftë janë të bëjnë propagandë dhe sa pak
punë të vërteta.
Shoqëria shqiptare nuk do të shërohet kurrë, për sa kohë udhëheqësit shqiptarë nuk janë të vërtetë dhe të njerëzishëm dhe për sa kohë ata nuk bëhen ndërtues të unitetit të brendshëm. Derisa sot ata janë faktorë kryesorë të ngatërresave dhe të kaosit të brendshëm politik. Shqiptarët nuk kanë armik më të madh se vetveten. Kjo thënie e Konicës është provuar disa herë në historinë tonë dhe tash është më aktuale se kurrë. Ne të gjithë e dimë se, edhe të bashkuar, jemi të pafuqishëm dhe shumë pak, kurse të ndarë, jemi hiçgjë./KultPlus.com
Gjatë shtatorit që lamë pas, afro 140 artistë kanë kërkuar bojkotimin e Eurovizion, shkaku ishte sipas tyre, brutaliteti që Izraeli ka treguar ndaj palestinezëve.
“Vetëm pak ditë pas fitores izraelite të Eurovizion-it, në maj të 2018-ës, ushtria izraelite ka vrarë 62 palestinezë të paarmatosur, që protestonin kundër burgimit të tyre në Gaza. Mes të vrarëve ka pasur edhe fëmijë. Po në këtë kohë, presidenti izraelit Benjamin Netanzahu ka shprehur gëzimin e tij për faktin se Netta Barzilai, këngëtarja fituese, ishte për Izraelin ambasadorja më e mirë në botë.
Ne artistët suedezë që kemi firmosur këtë kërkesë, nuk mund
të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që Izraeli përdor Eurovizionin
për të fshehur krimet kundër popullit palestinez. Derisa Izraeli, me politikën
e tij të “apertheid” do t’u mohojë palestinezëve të drejtat themelore të
njerëzimit, dhe të heqim dorë nga çdo pjesëmarrje dhe shkëmbim kulturor në
Izrael”. Po gjatë kësaj periudhe apelit për të bojkotuar edicionin e 2019-të të
Eurovizionit ju bashkua edhe Roger Waters, legjenda e Pink Floyd dhe e rrokut
botëror, që përmes “Guardian” i kërkoi Madonna-s të refuzojë ftesën për të
performuar në këtë event (për disa miliona dollarë): “Madonna është ende në
kohë për ta rimenduar, nëse beson në të drejtat njerëzor. Le ta bëjë diçka të
tillë për arsye etike dhe politike. Disa nga kolegët e mi muzikantë kanë
performuar kohët e fundit në Izrael duke thënë se e bëjnë diçka të tillë për të
krijuar ura dhe për të inkurajuar paqen. Borçkulla!
Të performosh në Izrael, është një marrëveshje fitimprurëse, por në këtë mënyrë artistët kontribuojnë për të normalizuar pushtimin, pastrimin etnik, masakrën e manifestuesve të paarmatosur e fakte të tjera të tmerrshme”. Këtij apeli i janë bashkëngjitur edhe dhjetëra personalitete britanike, mes të cilëve muzikanti Peter Gabriel dhe regjisori Ken Loach. Ndërsa nga ana e Izraelit u përgjigjën përmes fitueses së Eurosong 2018 Netta Barzilai, e cila është shprehur se të bojkotosh konkursin “nuk është përgjigje” e që “nëse drita bojkotohet, përhapet errësira”./shekulli/KultPlus,com
Zora Gashi Kurti dhe Mirko Gashi kanë shumë të përbashkëta.
E para është bija e të dytit, ndërsa i dyti ishte një baba i pazakonshëm për të
parën.
“Mirko Gashi nuk ishte njeri i zakonshëm, e poashtu edhe si
baba nuk ishte i zakonshëm. Ishte i gatshëm t’i jepte gjithkujt gjithçka, madje
ka pasur rast që ka dalë nga shtëpia me pallto dhe është kthyer pa të! Përveç
nga ai, si bijë e tija kisha mundësi t’i takoj edhe miqtë e tij dhe të mësoj
shumë nga miqtë! I veçoj takimet me Ali Podrimën, Rifat Kukajn, Anton Pashkun e
posaçërisht takimin me Ismail Kadarenë në Prishtinë”.
Zora, vajza e Mirko Gashit, ka vendosur të na tregojë pak për shkrimtarin e njohur kosovar. Kush i do vargjet e bukura, nuk e ka lënë në harresën e tabullarasë Mirko Gashin. Mirko lindi në Kralevë në vitin 1939, i biri i atdhetarit Mark Gashi. Para se ta kuptonte se qenia e tij bën gjumin më të mirë në letërsi, Mirko do të punonte si gazetar e mësues, në Preshevë e më pas në Prishtinë, në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor të Prishtinës, në gazetën “Koha”. [i]
Mirko Gashi dhe Zora
Ja një tablo e Mirko Gashit si baba.
“Si fëmiun e parë të tij më merrte kudo me vete, edhe nëpër
kafene, teatër, nëpër orët e ndryshme letrare. Më pak i këndshëm është një
kujtim tjetër: edhepse ndarja e prindërve u bë me marrëveshje, për secilin
fëmijë ndarja len gjurmë të hidhura në jetën e fëmijëve” tregon Zora.
KËNGA
Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë
unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që te dy jemi te shkretë
mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë
veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka
andaj
çdo gjë mire u bë –
ti ke shtëpi
unë këngë
dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI Mirko Gashi
“Në poezi, kërkonte perfeksionizëm. Ndonjëherë një varg ka ditë me e preokupu me ditë të tëra. Nuk e ka kursyer kohën dhe ndihmën për poetët e rinj. Ishte i preferuari i studentëve si në takimet e tyre, si në orët letrare, kështu që nuk i mbeti shumë kohë për neve që ishim fëmijët e tij!” vazhdon tregimin e saj Zora, sot një grua e rritur e cila po provon ta bartë tek fëmijët e saj dashurinë për letërsinë dhe për fjalën e shenjtë që, po doli në ajër, nuk kthehet më pas dhe kultivohet si lule e përjetësisë.
“Mirko i kishte talent edhe në mësimin e gjuhëve të huaja, të cilin talent e kemi trashëguar edhe ne fëmijët e tij e poashtu edhe nipat e tij! Fliste italisht, frëngjisht, gjuhët slave e posaçërisht e njihte mirë edhe gjuhën rome. Ka qenë padyshim përkthyesi më i mirë i yni nga serbokroatishtja në shqip” shprehet Zora Gashi Kurti, vajza e Mirko Gashit, sot 54 vjeçare.
Mirko Gashi me djalin, Lumin
Mirko është burrë që nuk duhet harruar, një prej figurave
prominente të skenës letrare të Kosovës. Madje, plot e kanë krahasuar edhe me
Ali Podrimën e Anton Pashkun, për mjeshtërinë e shkrimit dhe për largimin e
hershëm nga jeta. Mirko pati edhe shumë për të dhënë. E thotë ndonjëherë poezia
e munguar e tij, e thotë edhe vetë Zora. Trashëgimia e Mirkos, për lexuesit e
tij, është liricizmi i tij, fjalët e tij thurur maestralisht.
Ka botuar “Në vorbullën e ujit” në vitin 1972, “Netët e bardha” tre vite më pas, “Liberto për gjenetivin e ujit” në serbisht në vitin 1997, “Gjarpëri i shtëpisë” në vitin 1980, “Arbror vitae” në vitin 1988 dhe “Plagë uji” në vitin 1990. Në gjuhë të tjera, falë mishërimit dhe talentit të tij, janë përkthyer Ali Podrimja, Ibrahim Kadriu, Din Mehmeti, Sabri Hamiti e shkrimtarë tjerë. [ii]
KAH PO E SHOH KËTË LULE
O zot, im zot
kah po e shoh këtë
lule
në të cilën vdekja dhe
jeta
shëtisin dorë për dore
duke i kënduar oda
ujit
më është e qartë
se duhet jetuar
dhe duhet parë këtë
mrekulli.
Mirko Gashi
Ja pse Mirko Gashi
nuk jepte shumë intervista gjatë jetës së tij, edhe pse rinia dhe njerëzit e
dashuronin personalitetin e tij magnetik.
“Le të flasin vargjet. S’jam unë as Fadil Vokrri e as Sabri Fejzullahu. Ata janë për faqe të para të gazetave. Kjo është hera e dytë që jap intervistë. Më kanë lutur, por s’doja të flisja…”[iii]
***
Zora Gashi kujton sot shumë prej babait të saj, i cili ka ndërruar
jetë më shumë se dy dekada më parë.
“Ishte periudha kur Kosova kalonte nëpër vorbull edhe në
përmbledhjen e poezive në librin e tij ‘Në vorbullën e ujit’, kjo reflektohet. E
përjetonte vështirë këtë kohë, u rreshtua me studentët, nuk ngurroi t’i dërgojë
telegrame proteste deri edhe te Millosheviqi. Personalisht mua më pëlqen poezia
‘Time bijë’, të cilën ma kushtoi mua” tregon Zora.
DËGJOJ ZOGUN
Time bijë
Zogu piu ujë në
vorbullën e lumit
prej këngës së tij të pikëlluar apo të gëzuar
fishket dhe lulëzon lulja
kështu
takohen pranvera dhe vjeshta
shumë gjëra të thjeshta
derisa shëtisin nëpër mendimet tona
kërkojnë limanet e kuptimit
bredhin e lundërojnë
lundërojnë
më kot
nëpër botë.
zogu piu ujë në vorbullën e lumit
e kënga e tij m`tingëlloi
si kënga e shtojzovalles
që shëtit nëpër trotuar
të qytetit tim
sikur të ishte trimi
I cili theu prangat e përrallës.
E, kush duhet të
shkruaj poezi?
Vetëm ai që e ndjen
pulsin e popullit. E, mund ta ndjejë nëse jeton në mesin e tij. S’mundet të
ndjejë pulsin e masës poeti që shëtit me “Mercedez” e që jeton në vilë luksoze.
Nuk them se poetët për të shkruar poezi duhet të jetojnë në kushte “mizerable”
sic kam jetuar unë dekada të tëra, por ai gjithsesi duhet të gjendet në mese të
ndryshme të shtresave më të gjera popullore, t’i njohë hallet dhe peripecitë e
tyre, gëzimet dhe lumturitë, jetën e tyre… Me ka ndodhur që gruaja 70 vjeçare
të ma lëshojë vendin në autobus, cka për mua ka qenë kritikë mbi të gjitha
kritikat. [iv]
Zora rikthehet në retrospektivë për të kujtuar momentet e fundit të jetës së shkrimtarit të parë bohem nga Prishtina, Mirko Gashi, familjarit të saj më të afërm.
“Mirko Gashi vdiq më 1995. Ishte periudhë e vështirë për Kosovën. Presidenti Rugova tregoi shumë respekt dhe kujdes për të, por ishte koha që kërkonte prioritete tjera. Në periudhën e pasluftës u krijua elita e cila nuk kishte shumë sens për artin në përgjithësi. Më kujtohen momentet e fundit të jetës së tij, kur unë ende nuk isha e gatshme të ndahem nga ai dhe e përjetova rëndë ndarjen. Më kujtohet shpesh humori i tij specifik, ishte vizionar, ndoshta ka shpresu që njerëzit të kenë më shumë etje për kultivimin e fjalës së bukur” tregon Zora.
Do të ishte mëkat sikur një grua hijerëndë dhe e sofistikuar
si Zora të mos trashëgonte fjalët e bukura dhe talentin për poezinë, si
Mirkoja.
“Normalisht që unë i kam shkrimet e mia që nuk mendoj t’i
publikoj. Jam e kënaqur që kam arritur që tek djemtë e mi të mbjelli dashurinë
për fjalën e bukur” përfundon Zora.
(Ky botim është
prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është
përgjegjësi e autorit Arbër Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të
konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it ose AGK-së ).
Në një mbrëmje artistike, ku kryefjala ka qenë arti i pikturës realiste, mjeshtri i peizazhit shqiptar Agron Polovina ka mbledhur miq, kolegë, adhurues të pikturës, njerëz të artit, kulturës, trashëgimisë dhe nxënës shkollash.
Rrugëtimi artistik i Agron Polovinës është ndalur në Fier, ku në galerinë
“Vilson Kilica”, ai ka hapur ekspozitën e tij personale, të radhës. Një mbrëmje
me miqtë dhe për miqtë, për të prezantuar veprat e tij, realizuar kohët e
fundit, ku mjeshtëria e ngjyrave, bashkuar me magjinë e formave, janë ngjizur
natyrshëm në pikturën që Polovina ka krijuar tani më me identitetin e vetë.
Mbrëmjen e djeshme, galeria e qytetit të Fierit solli për publikun 25 veprat
në pikturë, në një mbrëmje që ka mbajtur nën emocionet e peizazhit të
pranishmit, të cilët i bashkon dashuria e pazëvendësueshme për artin e pikturës.
Abaz Hado, kritik arti, në cilësinë e kuratorit të kësaj ekspozite theksoi në
fjalën e tij se piktura e Agron Polovinës është po aq realiste, sa dhe moderne,
e strukturuar fort dhe në mënyrë
profesionale.
“Piktura e Agron Polovinës është pikturë realiste, sepse ai jeton dhe punon
në një qytet, ku çdo piktor e ka ëndërr të punojë në atë Beratin e bukur me veçanti
karakteristike. Ai vjen gjithashtu nga një shkollë realiste, që nuk e braktis
vetveten për hir të një kërkese dhe me tendencë të kohës për transformim deri
në abstraksion. Arti i tij synon realizmin dinamik, që afron me pas
impresionizmin si pëlqim, por që më tej afron dhe në simbolikë që e bëjnë një
pikturë ekspresioniste, me element të dukshëm simbolikë”, ka thënë Abaz Hado në
hapje të kësaj ekspozite. Ai më pas vlerësoi se veprat e Polovinës janë vepra që
nuk kërkojnë të përcaktohen detyrimisht në një drejtim apo rrymë.
Në këtë hapje, të pranishmit i përshëndeti edhe vet autori Polovina, kurse kjo ekspozitë do të rri e hapur për disa ditë./KultPlus.com
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, sapo u ka kërkuar falje të gjitha grave të dhunuara në luftë për nxjerrjen e fotografisë së djeshme.
“Ju kërkoj falje grave të dhunuara dhe familjarëve të tyre për shqetësimin që kam sjell me këtë fotografi. Deklaroj se organet e shteti në të cilat besoj janë duke u marrë me këtë çështje. Konstatoj se është një dokument ndoshta i falsifikuar dhe i keqpërdorur shumë kohë më parë – qysh nga viti 2003”, ka deklaruar Brovina, njofton Klan Kosova.
“Më është dorëzuar sa kam qenë kryetar e Komisionit për Persona të Zhdukur”.
“Një aktivist ma ka dorëzuar dokumentin në zarf dhe më ka thënë se mund ta përdori dhe se gruaja e dhunuar është gjallë”.
“S’kam menduar se dikush mund të më sillte dokumente që nuk janë të vërtetuara dhe me besim e kam përdorur dje. Nuk kam besuar se ky dokument mund të mos jetë i saktë. Saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit dhe unë jam në dispozicionin e tyre”./klankosova/KultPlus.com
Të hënë më 20 maj në Teatrin kombëtar të Kosovës do të jepet premier e shfaqjes “Mosmarrëveshja” nga Albert Kamy dhe me regji nga Fata Hyseni, shkruan KultPlus.
Shfaqja e cila do të filloj në ora 21:00 zhvillohet në një bujtinë në të cilën kanë mbetur të izoluara një nënë dhe e bija e saj, Marta. Kjo bujtinë është rikthyer në një vend krimi. Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për tu larguar nga ky izolim. Mënyra se si ato do të sigurojnë paratë është e çuditshme. Ato pranojnë klient, i vrasin dhe ju marrin paratë. Zhani djali i vetëm i shtëpisë i larguar njëzet vjet me parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi. Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient, do ti kushtojë atij me jetë.
Reprizat e para të shfaqjes do të jenë me datë 21 dhe 22.05.2019 nga ora 21:00/KultPlus.com
“Excelsior” ka botuar, të martën e 29 marsit 1938,në faqen n°8, fotografinë e rrallë të motrave të mbretit Zog, gjatë kthimit të tyre nga Amerika, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Tri amazonat” kthehen në Evropë
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Ne kemi njoftuar më parë ardhjen në Nju Jork të motrave të mbretit Zog, oficere të kalorësisë shqiptare. Tri amazonat, pas një qëndrimi të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, u kthyen në Evropë nëpërmjet anijes “Queen Mary” për të marrë pjesë në muajin e ardhshëm në dasmën e vëllait të tyre me konteshën Geraldinë Apponyi.”/KultPlus.com
Jonida Maliqi mbrëmë është bërë pjesë e finalistëve të Eurosong 2019. Maliqi arriti që të kualifikohet në finalen e Eurovizionit në mesin e 26-të vendeve.
Sipas radhitjes, Maliqi do
të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora
21:00, pas Maltës.
Në gjysmëfinalen e parë kanë kaluar: San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Sllovenia. Në gjysmëfinalen e dytë janë kualifikuar: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. Pjesë e finales do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia./KultPlus.com
Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj.Flora Brovina, me të cilën pretendohej se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht nga familjarët e tyre.
Për shumë
vite kërkuam njohje ligjore dhe qasje në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës
seksuale gjatë luftës, ndërsa pikërisht tani kur ka filluar njohja e statusit
ligjor të tyre, rrënohet gjithçka, duke tentuar të manipulohet me dhimbjen dhe
plagët që bartin të mbijetuarit dhe familjarët e tyre.
Shumë të
mbijetuar dhe familjarë të tyre janë në ankth nga paraqitja e atyre imazheve
neveritëse, sidomos kur paraqitja e tyre është bërë nga një deputete e Kuvendit
të Kosovës dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.
Prandaj,
duke marrë parasysh faktin se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk munden të
dalin hapur në këtë marsh, ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni në marshin
protestues, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në
Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit si dhe solidarizim
dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në
Kosovë.
Takimi i
pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti, në ora 12.00, dhe marshi
do të vazhdoj deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Organizuar
nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
në Kosovë:
1. Qendra
Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT
2. Rrjeti i
Grave të Kosovës
3. Medika
Kosova
4. Medika
Gjakova
5. Qendra
për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas