Osho për dashurinë, zgjedhën e vullnetshme të pasionit dhe lirinë si kufizim

Ti thua se dashuria të bën të lirë. Por, zakonisht, shohim se dashuria bëhet barrë, dhe, në vend që të na çlirojë, na shtrëngon më shumë litarët.

Na thuaj diçka për lidhjen dhe lirinë!

Dashuria bëhet barrë sepse nuk ka dashuri. Ju vetëm po lodronit, mashtronit veten. Lidhja, kapistalli është realiteti; dashuria ishte vetëm një hyrje. Prandaj, sa herë që bini në dashuri, herët a vonë zbuloni se jeni kthyer në një instrument – atëherë fillon gjithë mjerimi. Cili është mekanizmi? Pse ndodh?

Vetën para ca ditësh një burrë erdhi te unë dhe më më tha se ndihej shumë fajtor. “Doja një grua, e doja shumë, shumë. Ditën që ajo vdiq po vajtoja, por një çast e kapa veten me një farë lirie përbrenda, sikur të më ishte hequr një barrë. Mora frymë thellë, sikur të isha i lirë”. Atë çast ai u bë i vetëdijshëm për një shtresë dytësore të ndjenjave të veta. Nga jashtë po qante e ulërinte e thoshte “Nuk jetoj dot pa të, tani është e pamundur jeta, do të duket si vdekje”, por thellë poshtë thoshte “Kuptova se po ndihem shumë mirë, tani ndihem i lirë”. Një shtresë e tretë filloi të ndihej në faj, i thotë vetes “çfarë po bën?”, ndërsa para tij shtrihej trupi pa jetë, duke e bërë të ndihej në faj të madh.

Ky njeri erdhi te unë dhe më tha ta ndihmoja “Më ndihmo! Çfarë i ndodhi mendjes sime? Kaq shpejt e tradhëtova? Nuk ndodhi asgjë, askush nuk tradhëtoi? Por dashuria bëhet barrë, bëhet kapistall, varësi, skllavëri. Pse bëhet e tillë? Gjëja e parë që duhet kuptuar është se nëse shndërrohet në skllavëri, ishte vetëm një iluzion sikur ishte dashuri. Po luanit me veten dhe e mendonit si dashuri. Në fakt kishit nevojë për ca litarë, frerë, madje thellë-thellë do të gjeni nevojën tuaj për tu bërë skllevër.

Ka një frikë të fshehtë kundrejt lirisë dhe të gjithë duan të bëhen skllevër. Të gjithë, sigurisht, flasin për lirinë, por askush nuk ka kurajon të çlirohet vërtet, sepse kur jeni plotësisht të lirë JENI VETËM. Nëse keni kurajon të jeni vetëm, vetëm atëherë mund të jeni të lirë. Por askush nuk është aq kurajoz sa të rrijë vetëm. Keni nevojë për dikë, sepse keni frikë nga vetmia juaj. Mërziteni me veten, nuk rrini dot një sekondë vetëm me veten, me veten ju duket gjithçka pa kuptim. Me dikë tjetër jeni në veprim dhe krijoni kuptime false rreth vetes. Nuk jetoni dot për veten, por nisni jetën për dikë tjetër. Dhe kjo vlen edhe për tjetrin, gjithmonë: ai ose ajo, nuk jeton dot vetëm dhe është në kërkim të dikujt. Dy njerëz që kanë tmerr vetminë e tyre bashkohen dhe fillojnë të luajnë – lojën e dashurisë.

Por thellë përbrenda po kërkojnë angazhim, lidhje, skllavërinë. Pra, herëtavonë, ajo që po dëshironit ndodh. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha të botës. Do ta keni dhe paraloja zhduket, sapo mbaron funksioni i saj. Kur jeni bërë burrë e gura, skllevër të njëri-tjetrit, kur ndodh martesa, dashuria do të zhduket sepse dashuria ishte vetëm një iluzion në të cilin dy njerëz mund të skllavëronin njëri-tjetrin.

Për ju është poshtëruese ta kërkoni skllavërinë drejtpërdrejt, nuk e bëni. Dhe nuk mund t’i thoni dikujt në fytyrë “Bëhu skllav për mua” ose “Dua të bëhëm skllavi yt”, kështu që i thoni “Nuk jetoj dot pa ty”. Dhe kuptimi është brenda; është i njëjti. Dhe, kur dëshira e vërtetë përmbushet, dashuria zhduket. Filloni të ndjeni skllavërinë, zinxhirët e nisni të luftoni për lirinë.

Mbajeni mend këtë, është një nga paradokset e mendjes: çfarëdo që të merrni do të mërziteni dhe çfarëdo që nuk e arrini dot do ta dëshironi. Kur jeni vetëm kërkoni lidhje e skllavëri. Kur jeni të angazhuar do të filloni të kërkoni lirinë. Vërtet, vetëm skllevërit ëndërrojnë lirinë, ndërsa të lirët kërkojnë skllavëri. Mendja është si lavjerrës, lëviz nga njëri skaj në tjetrin. Dashuria nuk bëhet barrë. Duheshin litarët; dashuria ishte vetëm karremi. Po kërkonit një peshk të quajtur skllavëri: dashuria ishte karremi për të kapur këtë peshk. Kur kapet peshku karremi flaket tej. Mendojeni gjithmonë këtë dhe, kur bëni diçka, vetëdijësohuni përbrenda që të gjeni shkakun themelor.

Nëse dashuria është e vërtetë nuk bëhet kurrë barrë. Cili është mekanizmi që e bën dashurinë skllavëri? Çasti që i thoni të dashurit “Më duaj vetëm mua”. Keni filluar përvetësimin, dhe në çastin që zotëroni dikë e keni poshtëruar thellësisht, sepse e keni shndërruar në një send.

Kur të zotëroj, nuk je më njeri, por vetëm një send më shumë ndër gjërat e mia. Pastaj të përdor, se je gjëja ime, zotërimi im, të cilin nuk lejoj kënd tjetër ta përdorë. Është një ujdi, ku unë zotërohem nga ty dhe ti më bën send, por nuk më përdor dot asnjë tjetër. Të dy partnerët ndihen të lidhur e skllavëruar. Bëjmë skllav njëri-tjetrin.

Pastaj plas lufta. Dua të çlirohem e njëherësh të zotëroj e të zotërohem – kjo është lufta. Nëse nuk dua të zotërohem atëherë nuk të zotëroj dot.

Zotërimi duhet të rrijë larg mesit tonë. Duhet të ngelemi individë e të lëvizim si vetëdije të lira e të pavarura. Mund të bashkohemi, shkrihemi me njëri-tjetrin pa zotëruar askush. Dhe nuk ka më skllavëri e barrë. Frerët janë një nga gjërat më të shëmtuara, dhe, kur them e shëmtuar nuk kam parasysh vetëm në mënyrë religjioze, por edhe estetikisht. Kur jeni në zinxhirë humbni vetminë tuaj, veten tuaj: keni humbur gjithçka. Vetëm që të ndiheni mirë se dikush ju ka nevojën e është me ju, keni humbur gjithçka, keni humbur veten. Por hilja qëndron në përpjekjen për të qenë të pavarur dhe të bëni tjetrin zotërim – ndërsa tjetri bën të njëjtën gjë. Pra, mos zotëroni nëse nuk do të të zotëroheni. Jezusi tha diku “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni”. Është e njëjta gjë: “Mos zotëroni, që të mos zotëroheni”. Mos skllavëroni, që të mos skllavëroheni.

Të ashtuquajtirut mjeshtra janë gjithmonë skllevër të mjeshtrave të tyre. Nuk mund të bëheni mjeshtra të dikujt pa u bërë skllav – është e pamundur. Mund të bëheni mjeshtër vetëm kur nuk keni skllevër. Duket paradoksale, sepse kur ju them se mund të jeni mjeshtër vetëm kur s’keni skllevër, do të më pyesni se çfarë është mjeshtëria? Si mund të ndihem mjeshtër kur nuk kam asnjë nën vete? Por unë ju them se vetëm atëherë jeni mjeshtra. Atëherë askush nuk është skllavi juaj e nuk do të mundohet t’ju trajtojë si skllavin e vet.

Të dashurosh lirinë, përpjekjet për të qenë i lirë, janë domethënia e kuptimit të thellë që keni për veten tuaj. Kuptoni se tani jeni mjaftueshëm te vetja. Mund të ndani e bashkoni me të tjerë, por jeni të pavarur. Unë mund të ndaj veten me dikë, mund të ndaj dashurinë time, lumturinë time, ngazëllimin tim, qetësinë time me dikë. Por është përndarje, jo varësi. Nëse nuk ka njeri aty unë jam njësoj i lumtur e i përndritur. Nëse dikush ndodhet aq më mirë dhe e ndaj gjithçka me të.

Kur njëmendësoni vetëdijen tuaj të brendshme, qendrën tuaj, vetëm atëherë dashuria nuk është skllavëri, është përkushtim. Nëse nuk njihni qendrën tuaj dashuria bëhet barrë. Por, fillimisht, duhet të jeni aty për të dashuruar, e nuk jeni.

Buda po kalonte përmes një fshati. Një djalosh iu afrua dhe e pyeti “Mësomë diçka: si mund tu shërbej të tjerëve?” Buda u gajas me të dhe i tha “Më parë ji. Harroji të tjerët. Më parë ji vetja e gjithçka vjen vetë më pas.”

Ju, tani, nuk jeni. Kur thoni se “dashuroni dikë, ajo/ai bëhet barrë”, po thoni se ju nuk jeni, sepse çdo gjë që bëni shkon keq pasi njeriu që vepron nuk është aty. Pika e brendshme e vetëdijësimit nuk është aty, prandaj gjithçka shkon ters. Më parë duhet TË JESH, pastaj mund të ndash qenien me të tjerët. Dhe kjo ndarje do të tjetë dashuri. Por, para kësaj, çdo gjë që bëni është skllavëri.

Së fundmi: nëse luftoni kundër lidhjes, keni marrrë kthesë të gabuar. Vazhdoni luftën, por kaq shumë murgj, oshënarë, sannyasinë po e bëjnë vazhdimisht. Ndjejnë se janë të lidhur pas shtëpisë së tyre, pronës, grave, fëmijëve dhe ndihen të mbyllur në kafaz. Arratisen, lënë gjithçka mbrapa dhe bëhen lypës, ikin pyjeve e vetmohen. Por shkoni vëzhgojini: bëhen të lidhur me mjediset e reja.

I bëra vizitë një miku oshënar, që jetonte nën një pemë në një pyll të dendur, por atje kishte edhe asketë të tjerë. Një ditë rastisi që po rrinim bashkë, dhe, kur miku iku në lumë të bënte banjë, erdhi një asket i ri e u ul në vend të tij. Nisi të meditonte. Kur u kthye miku im nga lumi e shtyu të riun nga pema e ti tha “Kjo është pema ime. Shko gjej një tjetër, nuk ulet kush në pemën time!” Dhe ky njeri kishte lënë shtëpinë, gruan e fëmijët. Tani ishte bërë pema pronë – e nuk mund të meditonte kush tjetër nën pemën e tij.

Nuk shpëtohet lehtë nga zotërimi. Merr forma të reja, gënjen veten, por ngelet aty. Prandaj mos luftoni me maninë për zotërim, vetëm përpiquni të kuptoni pse e keni. Dhe shkoni në themel të shkakut: sepse ju nuk jeni aty, është skllavëria.

Përbrenda jush, vetja ju është aq shumë në mungesë sa përpiqeni t’i bashkangjiteni diçkaje për të ndjerë siguri. Nuk jeni të rrënjëzuar dhe përpiqeni të shndërroni gjithçka tjetër në rrënjët tuaja. Kur jeni të bazuar në vetvete, kur e dini kush jeni, çfarë është kjo qenie brenda jush e kjo vetëdijësim përbrenda, nuk ngjiteni pas askujt.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të dashuroni, jo. Në të vërtetë, vetëm atëherë mund të dashuroni, sepse të ndash me tjetrin është e mundur – pa kushtëzime, pa pritshmëri. Ndani e jepni thjesht sepse keni begatinë, rrjedhshmërinë. Kjo tejmbushje vetjake është dashuri, e kur kjo shndërrohet në përmbytje, derdhet mbi gjithë universin e dashuria arrin yjet, në dashurinë tuaj toka rrëngjethet. Është përkushtim, është lutje.

Marrë nga OSHO – Libri i Sekreteve  (Vigyana Bhairava Tantra)

Përktheu Arben Orhani /KultPlus.com

Osho për edukimin dhe fëmijët, për nevojën e njeriut të sotëm të jetë sfidues e jo viktimë e transformimeve

Vizioni im për një edukim të drejtë është të mësosh njerëzit si të rritin egon e tyre dhe si të aftësohen ta flakin tutje atë; si të bëhen mendje të mëdha e njëkohësisht të jenë gati ta lënë mendjen mënjanë në çdo kohë. Duhet të jeni të aftë të ndizni e të shuani personalitetin tuaj, egon, mendjen, sepse këto janë gjërat më të mira, që mund t’i përdorni. Por duhet të njihni mekanizmin: si t’i zhvlerësoni. Tani dini vetëm t’i vini në punë.

Jepuni fëmijëve dashurinë tuaj, por jo ideologjitë, mos i bëni të krishterë, katolikë e komunistë, do t’i helmoni. Mos i bëni hindu, budistë, muslimanë e jainistë; do t’i shkatërroni. Jepuni dashuri, dashurinë tuaj ushqyese e fuqi të mjaftueshme të kërkojnë atë që janë, kush janë ata vetë e për çfarë bëhet fjalë. Jepuni ndimë për të jetuar në botë si shpirtra aventurierë. Kështu do t’i ndihmoni, kështu i edukoni vërtet. Zakonisht, gjithçka qëndron në emër të edukimit është në fakt keqedukim. Edukimi i vërtetë ndihmon njeriut të jetë vetvetja, por është i mundur vetëm nëse e doni njeriun për hir të tij, jo për arsye të tjera. Nëse ka një motiv, dashuria juaj është e përlyer, e ju nuk jeni baba apo nënë e vërtetë.

Edukim do të thotë artikulimi i qenies suaj të brendshme në shprehjen e të jetuarit, jetën e përditshme. Ndershmëria juaj, dashuria, dhembshuria, duhet të vijnë nga brenda jush, jo prej mësimeve e teksteve, rabinët e kardinalët, predikuesit e Ayatollah Khomeinit.

Një edukim i vërtetë nuk ju nxit të jeni të parët, por t’i gëzoheni gjithçkaje që bëni, jo për rezultate por vetëm për aktin. Porsi një piktor, kërcimtar, muzikant… Edukimi i vërtetë nuk ju mëson të garoni, por të bashkëpunoni, jo të luftoni për të dalë të parët, por të jeni krijues, i hareshëm, pa u bërë krahasues me tjetrin, nuk ju mëson se jeni të lumtur vetëm kur jeni të parët. Kjo është marrëzi absolute: nuk mund të jeni të jeni të lumtur sepse jeni të parët. Dhe duke u përpjekur të jeni të parët u hyni ca vuajtjeve, me të cilat rehatoheni sapo bëheni të parët.

Në të vërtetë, në çastin që fëmija përshtatet plotësisht me ty, je i lumtur; e quan “edukim fetar”. Je vërtet i lumtur që fëmija u rreshtua në fenë e prindërve. Ajo që ke bërë është se vetëm ke shkatërruar aftësinë e tij për të njohur vetveten, vërtetësinë e tij, vetë pafajësinë e tij.

Mbase çuditeni po t’ju them se edukimi juaj është kundër zgjuarsisë. Shoqërisë i duhen vetëm kopjacë, i duhen vetëm njerëz të aftë të mbajnë mend, jo të bëhen inteligjentë. Shoqëria ju do të bëheni makina të mira, jo njerëz të bukur; makina frytdhënëse, por makinat janë gjithmonë njësoj. Ju do të punoni mirë, por jo të jeni të vetëdijshëm, pasi do të filloni t’u thoshit “JO” shumë gjërave, nuk do të bindeshit kollaj.

Nëse do të vazhdojë të zgjatë kaq shumë – në shkollë fëmijët ulen 5-6 orë – do të trashen fare, zgjuarsia e tyre topitet. Të gjithë fëmijët lindin inteligjentë e, prapseprapë, 99% e njerëzve vdesin budallenj. Gjithë ky edukim e topit mendjen.

Asgjë nuk krahasohet me edukimin: i gjithi ju bën thjesht të aftë të merakoseni për situatat në për gjithë botën, për gjithë të tjerët e hallet e botës, përveç jush. Ato gjëra atje kanë qenë e atje do të ngelen, dhe jo për fajin tuaj. Edhe kur nuk ishit fare në këtë botë ato atje ishin, veçse me ngjyrime të tjera. Plani i vërtetë i universit duket se përmes gjithë kësaj turbullire e mjerimi dicka PO rritet. Duket si hap, shkollim i domosdoshëm, disiplinë.

Edukimi që ekziston në botë nuk është i vërtetë, pasi nuk është ndihmë për ndriçimin, nuk ju bën meditues, të heshtur, vigjilentë, brendavështrues. Ju bën ambiciozë, egoistë, sipërfaqësorë, ju jep vlerat e gabuara. Është një farë helmimi, nuk ju ndihmon të jeni vetvetja. Është shkatërrimtar, e ju ndihmon vetëm të bëheni dikush tjetër. Helm kaq i ngadaltë sa nuk e vini re kurrë. Nis ditën që lindni e dalëngadalë ju shkatërron, ju largon nga natyra.

Në shekullin e ardhshëm gjithë edukimi do të ndryshojë rrënjësisht për shkak të kompjuterit: do të jetë budallallëk t’u mësosh fëmijëve histori, gjeografi – nuk ka nevojë, sepse gjithçka mund të bëhet nëpërmjet kompjuterit, të cilin mund ta mbajë me vete. Dhe përfundimi im është: sa më pak varesh prej kujtesës, aq më inteligjent bëhesh. Prandaj nëpër universitete nuk gjen njerëz të zgjuar. Profesorët, kancelarët, zëvendëskancelarët – kam parë shumë e vështirë të gjesh ndonjë të saktë. Gjen më shumë njerëz inteligjentë nëpër ferma, lulishte e fshat. Arsyeja është e thjeshtë: nuk janë shumë të lexuar e nuk varen nga kujtesa. U duhet të përballen me realitetin, sfidave të përditshme dhe vetëdija e tyre qëndron më e mprehur. Një fshatar është shumë më i zgjuar se një profesor universiteti, pasi ky i dyti varet nga kujtesa e vet.

Shoqëria ka frikë nga realiteti yt, kisha, shteti ka frikë, të gjithë kanë frikë nga thelbi yt vetjak, qenia jote, sepse qenia është rebel, gjeni. Nuk mund të shndërrohet lehtësisht në skllav. Prandaj gjithë shoqëria provon të gjitha rrugët për të të shkëputur nga vetja jote e vërtetë dhe krijon një personalitet plastik, të rremë rreth teje, duke të detyruar të identifikohesh me të. Ky quhet edukim nga këta, por nuk është i tillë, është keqedukim, shkatërrues, i dhunshëm. Shoqëria të mëson “Bëhu kështu, bëhu i tillë”, të mëson sesi të bëhesh. Ajo që ju them unë është e kundërta. Ju them të QENËT, jo për të bërët. Të bëhesh është shpikje politikanësh e priftërinjsh dinakë – këta kanë helmuar gjithë njerëzinë. Ju japin qëllime. Nëse lodheni nga gjërat tokësore – pasuri, fuqi, prestigj – ata janë aty duke ju folur për parajsën, Zotin, të vërtetën, e gjithçka rifillon.

Fjala edukim është e bukur, do të thotë “të nxjerrësh diçka në dritë”, të shfaqësh atë që ke përbrenda. Në fakt, nuk duhet përdorur për edukimin normal, është mëkat të përdorësh këtë fjalë të bukur për këtë sistem të kalbur shkollash, kolegjesh e universitetesh. Nuk është edukim as në kuptimin literal të fjalës, sepse nuk nxjerr diçka prej njeriut, por e mbush forcërisht me dokrra nga jashtë. Edukimi i vërtetë është si nxjerrja e ujit nga pusi, jo hedhja në pus e gjërave, është vizatimi i qenies suaj, që ndriçimi yt i brendshëm të filtrohet nëpërmjet trupit e sjelljes.

Edukimi i vërtetë nuk është i vlefshëm, bazohet vetëm në dashuri e jo në dije, nuk vlen për tregun. Jo se nuk ju jep dije: fillimisht pregatit zemrën tuaj, dashurinë e çdo lloj dijeje që kalon përmes kësaj është dytësore, nuk do të jetë kurrë më e vlerë se dashuria. Dhe kur të ketë konflikt mes dashurisë e dijes, edukimi i vërtetë do t’ju ndihmojë të lini mënjanë dijen e të jeni me dashuri, do t’ju japë kurajo, aventurën, hapësirën për të jetuar, pranimin e çdo rreziku e pasigurie, gati për vetësakrificë nëse e kërkon dashuria. Do ta çojë dashurinë jo vetëm përtej dijes, por edhe përtej jetës, pasi jeta nuk ka kuptim pa dashuri. Dashuria pa jetën ka ende kuptim. Edhe kur trupi juaj vdes nuk rëndësi për forcën e dashurisë suaj: është e përjetshme, përtej kohës. Që të keni zemër të dashur ju duhet kokë më pak llogaritëse. Që të jeni të aftë për të dashur duhet të keni aftësinë e të mrekulluarit. Prandaj them se çudia dhe pafajësia fëmijënore lidhen thellë me energjinë e quajtur dashuri. Në fakt janë emra të ndryshëm për të njëjtën gjë.

Një e treta e edukimit duhet të merret me jetesën, një e treta me mirëqenien (trupin, shëndetin, si të jetohet gjatë). Dhe një e treta, ajo më e rëndësishmja, duhet të merret me dashurinë, vdekjen dhe sekretet e jetës. Vetëm atëherë mund të kemi edukim të plotë, mes të cilit të mund të krijojmë një njeri e shoqëri të shëndetshme, rinore, të dashur, shpirtërore, të gatshme për të ndarë çdo gjë, pasi askush nuk është më i huaj në tokë, e gjitha është një familje.

Gjithë edukimi mbetet pjesë e mendjes; nuk të bën më të ndërgjegjshëm, vigjilent, thjesht të mbush me informacion, të trajton si kompjuter. Gjithë interesi i shoqërisë është si të të përdorë në rrugë sa më të efektshme, të të skllavërojë, si një makinë. Të edukon për gjithë këto sekrete e qëllime të fshehta, duke të ndaluar të dish diçka për meditimin.

Edukimi ju mëson të imitoni, feja juaj ju mëson të imitoni. Nuk ju thotë kush: “Jini vetvetja – aty shtrihet parajsa jote!”. Ju thonë gjithë kohën: “Ndiqni këtë, imitoni atë!”. Ju japin ideale: “Bëhu si Buddha, apo Jezusi! Por kurrë, “gabimisht”, nuk ju thonë: “Thjesht ji vetvetja, qetësohu e gëzoju qenies tënde, shpalos potencialin deri në kulm!”

Dishepulli duhet të jetë njëherësh: paqja, heshtja, drita, cilësia e qenies së brendshme dhe rebel kundër gjithë padrejtësive e çnjerëzores. Por, për një qëllim krijues, për të realizuar ëndrrën e njeriut autentik, shoqëria duhet tu japë mundësi të barabarta të gjithëve, liri të gjithëve, edukim paqësor, jo vetëm informative por edhe transformuese, edukim që ju bën më shumë individ e nxjerr më të mirën prej jush.

Unë vë meditimin para edukimit. Ju mblidhni grada e përbrenda ngeleni bosh. Gradat mund të mashtrojnë të tjerët, mbase edhe ju vetë, por nuk e keni harmoninë, qetësinë, dhembshurinë e një Bude. Dhe nëse edukimi juaj nuk ka dy krahë nuk mund të fluturoni. Deri tani keni njërin krah, tjetri ju mungon. Pse? Sepse klerikët nuk duan që ju të meditoni.

Bamirësi do të thotë edukimi i së brendshmes, dhe së dyti edukim për të tjera gjëra. “Njih veten” duhet të jetë edukimi më i lartë, pastaj mund të njihni gjithçka. Njeriu që njeh vetveten nuk do të keqpërdorë kurrë edukimin për të tjerët. Përndryshe, kur nuk njihni veten, do të përdorni edukimin për të shfrytëzuar të tjerët, të krijoni varfëri.

Edukimi sigurisht që duhet, por para tij duhet të meditohet. Kushdo që diplomohet, inxhinier, doktor, profesor, më parë duhet të provohet si njeri, të meditojë. Shkollat duhet të kenë klasa meditimi për nxënësit e të tjerët, të cilët nuk kanë patur mundësinë më parë.

Duhen krijuar njerëz me edukimin e duhur, të plotësuar nga brenda e jashtë, të cilët të ndryshojnë këtë strukturë shfrytëzuese me anë të dashurisë e dhembshurisë në rrugë demokratike, pa dhunë. Të varfërve u duhet thënë se duhet të zgjohen: çdo gjë të përket ty.

Duhet të krijojmë edukim njerëzor në botë, ky i tanishmi është çnjerëzor. Duhet gjetur mënyra sesi fëmijët të luajnë në diell e të mësojnë matematikë njëherësh, kur të kemi vendosur se aritmetika nuk është më e rëndësishme se të luash në diell. Nuk do të bëhen të gjithë Einstein, por edhe një i tillë nuk mërzitet duke luajtur në diell, aritmetika është poezia e dielli i tyre. Pastaj çdo gjë do të jetë ndryshe.

Gjithë edukimi bazohet në dhënies e përgjigjeve të gatshme, por me to nuk zhvillohet inteligjenca. Ju pyesni e kompjuteri ju përgjigjet.

Edukimi është urë mes potencialit e aktualitetit që ju ndihmon të bëheni ajo që jeni në farë. Këtë po bëj këtu: ky është një vend edukimi. Ajo që ndodh nëpër shkolla sot nuk është edukim, vetëm pregatitje për të gjetur një punë e rrogë. Nuk ju jep jetën. Standartet më të mira të jetesës nuk janë njësoj me standartin e jetës, nuk janë sinonime.

Edukimi i sotëm ju pregatit për të fituar bukën. Jezusi thotë “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë!”. Shkollat e sotme ju pregatitin për të fituar bukë e gjalpë. Rrugë shumë primitive edukimi, që nuk ju përgatit për jetën.

Vizioni im për edukimin është se jeta nuk duhet kuptuar si luftë për mbijetesë, por si kremtim. Nuk duhet të jetë vetëm konkurrencë, por edhe hare. Kërcimi, kënga, poezia, piktura, muzika e gjithçka në botë – edukimi duhet t’ju përgatitë të akordoheni me to – me pemët, zogjtë, qiellin, diellin e hënën. Edukimi duhet t’ju pregatitë për të qenë vetvetja, kurse tani ju bën gati të jeni imitues, të bëheni si të tjerët. Nuk ka të dytë si ty, nuk ka pasur e nuk do të ketë, kjo është lavdia jote, je unik. Mos imito, mos u bëj kopje karboni, mos kopjo. Edukimi i tanishëm këtë bën: ju shndërron në kopje, ju shkatërron fytyrën tuaj të vërtetë. Edukimi i vërtetë zbulon thesaret e Zotit të fshehura ndër ju. Këtij i them edukim unë: rebelim, nxjerrja në dritë, të bësh njerëzit më inteligjentë. Nëse ky zjarr përhapet kjo shoqëri e kalbur nuk mund të mbijetojë. Varet në të pandërgjegjshmen tuaj, pavetëdijen. Gjithë sistemi edukativ është çmenduri: ju përgatit për një botë që nuk ekziston më e jo për një botë të re që po lind, ngrihet e po vjen, që ju të ngeleni të papërshtatshëm. Nuk do të dini të jetoni siç duhet me këtë edukim, do të ndiheni jashtë shinave në këtë botë të re. Do të jeni pothuajse të paedukuar, e kjo lëndon egon. Ta dini: gjithë edukimi juaj ju përgatit për luftë, konflikt, armiqësi; jo për miqësi e dashuri. /KultPlus.com

“Jeta fillon aty ku merr fund frika”

Thënie nga Osho

“Nëse e dashuron një lule, mos e këput.
Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe puhson së qëni ajo që dashuron.
Kështu që, nëse e do një lule, lëre të jetë.
Dashuria nuk është zotërim.
Dashuria është vlerësim”.
“Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme…
e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë,
verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet.
Mos ki frikë nga eksperienca, sepse
sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq
më i pjekur do të jesh”.

“Trishtimi jep thellësi. Lumturia jep lartësi. Trishtimi jep rrënjë. Lumturia jep degë. Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë. Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të hskojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha rënjët. Në fakt, janë gjithmonë në proporcion. Ky është ekuilibri i saj”
“Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën. Ti mund të jesh krijues, vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm, sa që të duash t’i rrisësh bukurinë, të duash të sjellësh pak më shumë muzikë, pak më shumë poezi, pak më shumë vallëzim”

“Miqësia është dashuria më e pastër. Eshtë forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu thjesht jep dhe e shijon”
“Jeta fillon aty ku merr fund frika”
“Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër. Nuk mund të përmirësohesh. Vetëm duhet që ta kuptosh kush je”
“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. JO se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.
“Kurajo është një marrëdhënie dashurie me të panjohurën”. /KultPlus.com


“Mësoni të doni veten, para se të doni të tjerët”

Osho Rajneesh (Indi, 1931-1990) ishte, para se të bëhej një mësues shpirtëror mbarëbotëror, një profesor i filozofisë.

Qysh në moshë të re ai ishte i njohur për inteligjencën e tij akute dhe natyrën e tij rebele dhe provokative: ai hodhi poshtë fetë që i mbanin njerëzit në një gjendje nënshtrimi me frikën e dënimit të përjetshëm; kjo ishte arsyeja pse ai ishte “i ftuar” për të lënë karrierën e tij akademike: ajo u konsiderua shumë reaksionare dhe për këtë arsye e dëmshme për mendjet e nxënësve të tij.

Për Oshon, dogmat dhe fetë ishin të dëmshme dhe i pengonin individët të evoluonin, të zgjoheshin frymësisht dhe të jetonin një jetë të plotë në harmoni me botën. Reflektimet e tij ishin të njohura për të nxitur lirinë personale, gëzimin, vullnetin e lirë dhe lumturinë dhe kritikojnë ashpër doktrinat dhe fuqitë që vendosnin sakrificë, varfëri, nënshtrim dhe censurë.

Kishte, megjithatë, një temë, mes të gjithave, që ishte veçanërisht afër zemrës së tij dhe në të cilën mund të fliste për orë të tëra: dashuria.

“Dashuria eshte fitimi i vetem, diviniteti I vetem, misteri i  vetem per  te jetuar dhe  te  perfshire. Duke e kuptuar dashurinë, do të kuptoni të gjitha provimet dhe mistikat e botës “.

Ne perëndimorët kishim edukuar në dashuri për të tjerët, por askush nuk na kishte shpjeguar se është e rëndësishme ta duash veten para se të doni të tjerët. “Duaje të afërmin tënd si veten” thuaj shkrimet e shenjta; por në garën tonë të çmendur drejt “së mirës më të madhe” kemi humbur një fjalë të rëndësishme: “si”.

Dhe përveç kësaj “si”, ne kemi humbur edhe veten.

Kjo është arsyeja pse reflektimi i Osho, me titull «Të bjerë në dashuri», që unë propozoj më poshtë, ka meritën e vënies së pikave në “i”: para se të doni të tjerët, duhet të mësoni ta doni veten, përndryshe si mund të jeni të sigurt çfarë ju jepni të tjerëve?

“Bie në dashuri me dashurinë”: para se të doni të tjerët, mësoni të doni veten

“Duke qenë egoist do të gjeni të gjithë altruizmin që keni kërkuar dhe kërkuar, pa e gjetur kurrë atë; sepse i gjithë konteksti u përmbys: juve ju është thënë të doni të afërmin tuaj, por kurrë nuk e keni dashur veten! Dhe një person që nuk e ka dashur veten, si mund ta dojë të afërmin e tij?

Ku mund të merrni dashuri nga?

Së pari ju duhet ta keni atë.

Ju e doni të afërmin tuaj, pa ditur asgjë për dashurinë, sepse kurrë nuk e keni dashur veten. Fqinjët ju duan, pa dashur kurrë veten: një çmenduri tronditëse po shpërthen në botë. Njerëzit e duan njëri-tjetrin, pa ditur asgjë për dashurinë: është sikur disa lypës kërkonin lëmoshë mes tyre, duke menduar se tjetra është një perandor.

Të dy mendojnë të njëjtën gjë: tjetri është një perandor. Por të dy janë lypës, herët a vonë realiteti do të shfaqet dhe pastaj do të ketë pakënaqësi dhe vuajtje. Atëherë do të mendoni se jeni mashtruar: “Ky lypës u përpoq të kalojë si një perandor!”, Por kjo është një absurditet i vërtetë.

Ishte ti që mendove për të si një perandor; dhe situata është identike edhe në anën tjetër: tjetra mendon se ju e keni mashtruar atë, duke u paraqitur si një perandor, ndërsa ju jeni vetëm një lypës.

Kur të dy lypësit zbulojnë se ata janë vetëm lypës, ata mund të bëjnë gjithçka, por të jenë të zemëruar, të shpërthejnë me zemërim, të sulmojnë njëri-tjetrin, të urrejnë veten deri në vdekje!

Dhe dashuri? Nuk ishte: ata nuk e dinë se çfarë është dashuria. Të dish diçka, duhet të fillosh nga vetja. ”

“Njeriu është tamam si një pus”.

Për të dhënë ujë, pusi duhet të jetë i plotë, duhet të ketë ujë brenda dhe kështu edhe qenia njerëzore mund të japë vetëm atë që ai ka brenda vetes, atë që ai me të vërtetë ndjen: aq më shumë ai do të jetë në gjendje të dojë vetveten dhe më shumë ai do të jetë në gjendje të japë dashurinë e vërtetë, sepse ai do ta ketë ndjerë atë në lëkurën e tij (dhe jo vetëm për të dhënë idenë se dikush e bën dashurinë), aq më shumë ai do të jetë në gjendje të mirëpresë brenda vetes bukurinë e botës, çudinë, gëzimin dhe më shumë ndajnë këtë bollëk me botën; atëherë ajo do të jetë pjesë e rrjedhës së jetës.

Dhe në rrjedhën nuk ka mungesë, nuk ka frikë, ka një dhënie dhe pranim të vazhdueshëm, ka një transformim të vazhdueshëm: si burimi që rrjedh drejt detit dhe më pas bëhet një re, shi, borë dhe përsëri burim.

Pra, mendoni për ta bërë veten të lumtur dhe lumturia juaj do të jetë si uji: do të rrjedhë dhe do ta bëjë botën një vend më të mirë.bota.al. /KultPlus.com

Osho: Nëse e dashuron një lule, mos e këput. Nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qenuri ajo që dashuron

Osho ishte një folës karizmatik dhe i talentuar që u bë udhëheqësi i një lëvizjeje shpirtërore të re në mbarë botën.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet e tij më të famshme, mbi jetën e dashurinë:

“Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngrejë lart. Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju. Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot. Kjo është në duart tuaja!”

“Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi. Si mund ta njohësh ti atë grua? Si mund ta njohësh ti atë burrë? Janë proçese, nuk janë gjëra. Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.”

“Ti je përgjigjja, por je krejtësisht i përgjumur. Përgjigjja është brenda teje. Ti je vetëm një farë. Ke nevojë për dheun e duhur, ke nevojë për një kopshtar, ke nevojë për bashkëpunimin e për vullnetin tënd që të vdesësh si farë që pastaj të mund të lindësh si pemë.”

“Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore. Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë.”

“Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar”

“Çdo fëmijë lind si individ, por tepër rrallë njeriu vdes si individ. Me gjithë qëllimet më të mira, prindërit, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmit na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmije qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet.”

“Nëse e dashuron një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qëni ajo që dashuron. Kështu që… Nëse e do një lule, lëre të jetë…”

”Dashuria nuk është zotërim. Dashuria është vlerësim”.

“Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme… e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë, verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet. Mos ki frikë nga eksperienca, sepse sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq më i pjekur do të jesh”.

“Trishtimi jep thellësi. Lumturia jep lartësi. Trishtimi jep rrënjë. Lumturia jep degë. Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë. Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të shkojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha rrënjët. Në fakt, janë gjithmonë në proporcion. Ky është ekuilibri i saj”

“Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën. Ti mund të jesh krijues, vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm, sa që të duash t’i rrisësh bukurinë, të duash të sjellësh pak më shumë muzikë, pak më shumë poezi, pak më shumë vallëzim”

“Miqësia është dashuria më e pastër. Eshtë forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu thjesht jep dhe e shijon”

“Jeta fillon aty ku merr fund frika”

“Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër. Nuk mund të përmirësohesh. Vetëm duhet që ta kuptosh kush je”

“Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. JO se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.

“Kurajo është një marrëdhënie dashurie me të panjohurën”

“Një fëmijë është një rilindje e zotit. Ai duhet të respektohet dhe atij duhet t’i jepet çdo mundësi për t’u rritur dhe për t’u bërë jo ashtu siç do ti, por ashtu siç është potenciali i tij.” /KultPlus.com

Osho: Dashuria di vetëm të jap dhe nuk kërkon asgjë në këmbim

Ju do të habiteni kur të mësoni se fjala angleze love, dashuria, rrjedh nga fjala sanskripte “lobha”, dmth “lakmi”.

Të dashurosh do të thotë të ndahesh; të jesh lakmitar do të thotë të grumbullosh. Lakmia vetëm dëshiron dhe kurrë nuk jep, kurse dashuria di vetëm të japë dhe nuk kërkon asgjë në këmbim, ajo ndahet pa asnji kusht. Ndoshta duhet të jetë ndonji shkak alkimist që fjala “lobha” bëhet dashuri në gjuhën angleze. Lobha shndërrohet në dashuri për sa i përket alkimise së brendshme.

Dashuria i vendos vetë gjërat. Është mirë nëse ajo zgjat. Në qoftë se dashuria zgjat vetëm disa çaste, ajo prapë është e mrekullueshme, pasi është bekim. Kohëzgjatja e saj nuk ka rëndësi. Për disa çaste, ti mund të ndiesh dashuri më të fuqishme se ç’ndien e ç’përjeton për disa vite.

Dhe falë ndjenjave kaq të fuqishme, ti arrin të “prekësh” diçka të paparë që me kalimin e viteve vetëm zbehet. Kështu që kohëzgjatja nuk ka rëndësi; e vetmja gjë, për të cilën ia vlen të mendohesh është thellësia dhe intensiteti.

Në dashuri ka tri përmasa. Një përmasë është ana shtazore: ky është vetem epshi. Një dukuri fizike. Përmasa tjeter është ana njerëzore: ajo është mbi epshin, seksualitetin, ndjeshmerinë. Dashuria nuk asht shfrytëzim, por shkëmbim i ndersjellë i qenies, gëzimeve, muzikës, poezisë së kulluar të jetës.

I pari krijon skllaveri, i dyti të jep liri. Dhe përmasa e tretë e dashurisë është ana hyjnore: kjo ndodh kur nuk ka objekt dashurie, kur dashuria në përgjithësi nuk është marrdhënie, kur dashuria bëhet gjendje e qenies tënde.

(Osho – “Dashiria, liria, vetmia”) / KultPlus.com