Imazhe paradoksale dhe surreale u prezantuan ne ekspozitën e Galerisë “Qahili”

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë në Galerinë Qahili është hapur një ekspozitë e pazakonshme me një mesazh të pazakonshëm. Ekspozita “Unusual Message”, e kuruar rreth disa elementeve mjaft interesante si  huti, libri, gjethet e ullirit, kafka e deles, veza, shenja @, korbi, kanaqja, kapsja e letrave dhe retë, bëri së bashku 72 artistë ë cilët janë njëkohësisht profesorë të 12 universiteteve të ndryshme të botës, shkruan KultPlus.

Ekspozita e cila erdhi si iniciative e Universitetit të Qipros, saktësisht Departamentit të Artit, përmes krijimeve të artistëve solli disa imazhe paradoksale dhe surreale. Elemente të jetës së përditshme përmes kësaj ekspozite arritën që të kthehen në diçka artistike duke rrëfyer tema aktuale, ikonografi religjioze, natyrën dhe humorin. Nita Qahili nga Galeria Qahili, tregoi se artistët pjesëmarrës e që janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Qipro, Franca, Irani, Korea, Meksika, Polonia, Rumania, Turqia, Amerika dhe Kosova tregojnë ngjarje me anë të dy perceptimeve dhe interpretimeve të ndryshme.

“Është një projekt i cili që dy vite e më shumë është në proces e sipër,  dhe tashmë vetëm ja ka fillu që vendet pjesëmarrëse me i ekspozu punimet nëpër vende të tyre. Ndërsa ajo që e bënë me të veçantë këtë ekspozitë është koncepti, pasi që është një ekspozitë satirike ku artistët është dashur që në bazë të disa elementeve të krijojnë art. Këto elemente i bëjnë së bashku të gjithë artistët, por në anën tjetër secili e tregon identitetin e vet, punën dhe vlerat artistike që secili prej tyre i ka”, theksoi Qahili për KultPlus.

Artistët pjesëmarrës nga Kosova në këtë ekspozitë ishin: Bardhyl Bejtullahu, Mehmet Behluli, Eliza Hoxha, Mirsad Lushtaku, Visar Mulliqi dhe Eshref Qahili. Kritiku i artit Komuran Goranci vlerësoi këtë ekspozitë pikërisht për konceptin e saj të cilin ai e konsideroi modern dhe aspak klasik.

“Kjo ekspozitë ka një koncept të saj e që përbëhet prej mesazheve të ndryshme të artistëve mësimdhënës të universiteteve të ndryshme të cilët kanë pasur një temë të caktuar. Artistët kanë sjellë mesazhe secili në formën e vet, sipas mënyrës dhe jetesës apo një realitet të kohës në të cilën jetojmë ne bashkërisht. Prandaj si një koncept i ri, modern, një mesazh jo klasik dhe mjaft domethënës është një ekspozitë mjaft e qëlluar që sjellë një prurje të re dhe koncept të ri e që mund të na shërbejë edhe neve në të ardhmen”, tha ai.

Bardhyl Bejtullahu i cili ishte pjesëmarrës në ekspozitë ku u paraqit me dy punime sqaroi më shumë për KultPlus rreth elementeve të cilat ishin në fokus të kësaj ekspozite,  por edhe të veprave të tij. Njëri punim i Bejtullahut si element kryesor kishte kafkën e dashit ndërsa tjetri degët e ullinjve.

“Motivet apo elementet kanë qenë te caktuara për këtë ekspozitë dhe përmes tyre me paraqit në mënyrë satirike me paraqit një ngjarje apo aktualitet. Ka pasur disa elemente si koka e deles apo dashit, veza, ulliri, shenja @ (bota digjitale) e disa të tjera. Unë kam zgjedhur me marrë pjesë me kafkat e dashit dhe me ullinjtë”, tha ai për KultPlus.

Kjo ekspozitë u mbështet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës./KultPlus.com

Dylan mungon, por çfarë bëjnë të tjerët në episodin e ri: Publikohet traileri i parë i vazhdimit të serisë, “Beverly Hills”

Para 19 vjetëve është shfaqur episodi i fundit i serisë së famshme edhe ndër shqiptarët, “Beverly Hills”.

Tashmë kanë nisur edhe regjistrimet e sekuencave të para të episodeve të reja të hit krijimtarisë artistike.

Ekipi i një prej serialeve më të njohura të viteve nëntëdhjetë është mbledhur kohët e fundit dhe është tanimë është publikuar një video e shkurtër zyrtare e episodeve të reja.

Në njoftim shohim se si karakteret e preferuara fillojnë ditën. Në sfond, ne dëgjojmë një melodi nga tabela hyrëse e serisë që do të zgjoj nostalgjinë e shumë shikuesve.

Brendoni zgjohet me tingujt e alarmit, Brenda mediton në oborrin e shtëpisë, Kelly rregullon flokët, Steve hyn në një makinë sportive, Donna përgatit mëngjesin, Davidi zgjedh një kravatë dhe Andrea nxiton për të punuar.

Megjithatë, një nga personazhet kryesore mungon në listë, Dylani, pasi aktori Luc Perry, i cili e interpretoi atë, vdiq në mars të këtij viti.

Ndryshe, shumë shpejt do të bëhet e ditur edhe kur do të bëhet transmetimi i parë i episodeve të reja filmike. /Telegrafi/ KultPlus.com

Manjola Nallbani mbajti koncert recital në 30 vjetorin e karrierës së saj

Manjola Nallbani është një nga të paktat artiste shqiptare që i ka rezistuar kohës me stilin muzikor që posedon tash e shumë vite.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nallbani mbrëmë (e enjte) ka mbajtur një koncert recital. Artistja e cila është edhe profesoreshë në Akademinë e Arteve në Tiranë në skenë nuk ishte vetëm, pasi ka kënduar disa këngë edhe me kolegët e saj.

Aurela Gaçe, Eli Fara, Kastriot Tusha dhe Shkëlzen Jetishi ishin disa nga miqtë e Nallbanit, që i dhanë më shumë emocion këtij koncerti.

Karriera e saj e gjatë, çmimet e ndryshme, vlerësimet në festivale e tjera, albumet e kanë bërë Manjolën një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës.

Ndryshe, ky recital është mbajtur në Qendrën Kulturore të Qendrës Ortodokse dhe këngëtarja ishte shumë e gëzuar pasi ishin shitur të gjithë biletat para koncertit. /Telegrafi/KultPlus.com

Marigona Qerkezi sonte debuton me rolin e Donna Annas në Operën e Tokyos

Marigona Qerkezi sonte do të debutoj në Teatrin Shtetëror të Operas në Tokyo – Japoni, me rolin e Donna Anna nga opera Don Giovanni e Mozartit.

“Jam shumë e lumtur dhe e privilegjuar të performoj në këtë teatër madhështor me kolegë dhe staf të mrekullueshëm”, tha ajo.

Në Tokyo do të jepen gjithsej pesë shfaqje, e në të gjitha këto shfaqje sopranoja kosovare do të performojë në rolin e Donna Anna-s. Opera do të shfaqet më 17, 19, 22, 25, dhe 26 maj./ KultPlus.com

Ja 20 vendet që u kualifikuan për natën finale të Eurovizionit

Mbrëmë u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision në Tel Aviv, Izrael.

Ishin 18 shtete që morën pjesë në gjysmëfinalen e dytë dhe ndër shtetet që u kualifikuan për finale ishte dhe Shqipëria, me këngën “Ktheju Tokës”, në një super-interpretim nga këngëtarja Jonida Maliqi.

Finalja e madhe e festivalit do mbahet të shtunën, më 18 maj. Jonida Maliqi do të perfomojë e dyta në rradhë në finalen e madhe të Eurovizionit.

Vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e dytë:

  1. North Macedonia – Tamara Todevska me Proud
  2. The Netherlands – Duncan Laurence me Arcade
  3. Albania – Jonida Maliqi me Ktheju tokës
  4. Sweden – John Lundvik me Too Late For Love
  5. Russia – Sergey Lazarev me Scream
  6. Azerbaijan – Chingiz me Truth
  7. Denmark – Leonora me Love Is Forever
  8. Norway – KEiiNO me Spirit In The Sky
  9. Switzerland – Luca Hänni me She Got Me
  10. Malta – Michela me Chameleon

Vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

  1. Greece – Katerine Duska me Better Love
  2. Belarus – ZENA me Like It
  3. Serbia – Nevene Božovi? me Kruna
  4. Cyprus – Tamta me Replay
  5. Estonia – Victor Crone me Storm
  6. Czech Republic – Lake Malawi me Friend Of A Friend
  7. Australia – Kate Miller-Heidke me Zero Gravity
  8. Iceland – Hatari me Hatrið mun sigra
  9. San Marino – Serhat me Say Na Na Na
  10. Slovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi.27.al/KultPlus.com

Tragjedi në Eurovision: Një pjesë e ndriçimit ra mbi një punëtor, 66-vjeçari vdes në skenë

Në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të Eurovisionit është shënuar një tragjedi.

Një shofer kamioni, 66-vjeçari Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.

Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital.

“Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurosongu, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, pyesin anëtarët e familjes Schwarz.

Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.

Organizatorët e Eurosongit njoftuan se ishin tragjikisht të hidhur dhe se do të bashkëpunojnë rreth hetimeve.

Ndryshe, Shqipëria do të paraqitet në finalen e festivalit evropian të muzikës pas suksesit të mbrëmshëm të Jonida Maliqit me këngën “Ktheju Tokës”. /Telegrafi/KultPlus.com

Sot dorëzohen padi ndaj serbëve për krime të luftës

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontigjentin e 11-të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmit ë– dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumentave do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në orën 10:30./insjaderi/KultPlus.com

Arkitekti i Piramidës së Luvrit ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

I M Pei, arkitekti i shumë ndërtesave duke përfshirë piramidën e qelqit jashtë Luvrit në Paris, ka vdekur në moshën 102 vjeçare.

Familjarë, miq e të njohur do e kujtojnë atë gjithmonë te shumë struktura ikonike në mbarë botën që mbajnë firmën e tij.

Projektimet e Pei-it janë të njohura për gjeometrinë e saktë, sipërfaqet e rrafshta dhe drita natyrore.

Ai vazhdoi të punonte mirë në pleqëri, duke krijuar një nga kryeveprat e tij më të famshme – Muzeun e Artit Islamik në Doha, Katar – në të 80-tat e tij./insajderi/ KultPlus.com

Jagger e tregon formën e mirë pas operimit të zemrës

Pasi që “Rolling Stones” e anuluan turneun e Amerikës së Veriut për shkak të shëndetit të Mick Jagger, të gjithë janë të shqetësuar në lidhje me legjendën e moshuar i cili në korrik do t’i mbushë 76 vjet. Më parë u zbulua se Mick do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa “Daily Mail” kohët e fundit njoftoi se ai i ka zëvendësuar valvulat e zemrës. Mjekët thanë për operacionin se në 95% të rasteve është i suksesshëm. Tani, që t’i tregojë të gjithë fansave që me të vërtetë është mirë, në profilin e tij në Twitter, Mick e ka publikuar një video në të cilin shihet se është kthyer në formë.

Fansat e pritën këtë njoftim me entuziazëm, ku shohin se si frontmeni i një prej bendeve më të njohura të të gjitha kohërave, vallëzon në mënyrën e vet, duke treguar se ndjehet me të vërtetë mirë pas operacionit të valvulave të zemrës. Mick kishte veshur tutë, bluzë të bardhë dhe atlete të bardha tenisi që janë edhe shenja e tij mbrojtëse. Për shkak se me tweetin nuk ishte postuar ndonjë tekst shoqërues, ndjekës të shumtë mezi po presin që Mick të prononcohet edhe zyrtarisht, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, Mick ka njoftuar në rrjetet sociale se bendi kishte shtyrë 17 koncerte në Amerikë dhe Kanada. “Është e tmerrshme që duhet t’ju zhgënjej në këtë mënyrë. Jam i dëshpëruar që duhet t’i shtyjmë turnetë, por do të punoj shumë në mënyrë që të kthehem në skenë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ndërsa Daily Mail më tej shkruan se kthimi i këngëtarit legjendar pritet këtë verë, kur Rolling Stones megjithatë do t’i mbajë të gjitha koncertet krejtësisht të shitura./koha.net/ KultPlus.com

Donin t’i hiqnin aparaturën e jetës 33 vjet më parë. Historia e gjeniut Steve Hawking dhe gruas që e mbajti gjallë

Në vitin 1985, gruaja e tij refuzoi idenë e mjekëve se makineria që e mban gjallë duhej të fikej, se nuk kishte më shanse për të jetuar. Në atë kohë, Hawking ndodhej në koma në spitalin e Gjenevës.

Stephen William Hawking, fizikanti, kozmologu dhe autori i teorisë angleze konsiderohet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj dhe puna e tij ka ndikuar në mësimet e relativitetit të përgjithshëm dhe mekanikës kuantike.

Që nga viti 1963, Hawking ka vuajtur nga një sëmundje e njohur si ‘skleroza laterale amyotrophic’, ose ALS. Në atë kohë mjekët i dhanë vetëm dy vjet kohë jetë. Në fakt kjo sëmundje i merr jetën njerëzve brenda 5 viteve, por ai është njeriu që sfidoi doktorët dhe veten tij. Që pas deklaratës së mjekëtve ai ka jetuar 50 vjet më shumë.

Në vitin 1985, gruaja e tij refuzoi idenë e mjekëve se makineria që e mban gjallë duhej të fikej, se nuk kishte më shanse për të jetuar. Në atë kohë, Hawking ndodhej në koma në spitalin e Gjenevës. Ndërkohë që në një dokumentar të vitit 2013, ai tha: Mjekët menduan se kisha shkuar aq larg me mendje sa nuk mund të kthehesha më në tokë, në realitet dhe kështu i kërkuan Jane-it t’i fiknin makinën.

Por Jane nuk pranoi dhe këmbënguli që ai të kthehej në Kembrixh. Hawking tregon se terapia intensive ishte periudha më e keqe e jetës së tij. Sëmundja e ka lënë të paaftë të flasë dhe ka nevojë për kujdes të përhershëm, por kjo nuk e ka penguar që të vazhdojë punën në lidhje me shkencën.

Në vitin 1988 botoi ​​librin “Një histori e shkurtër e kohës”, e cila që atëherë u kthye në best seller, me 10 milion kopje të shitura në mbarë botën. Gjithashtu, Hawkings u kthye në një model frymëzuar për njerëzit me aftësi të kufizuara anembanë globit, ku në një fjalim me rastin e hapjes së Lojërave Paraolimpike në Londër, në vitin 2012, i bëri njerëzit të qajnë e të kuptojnë sa e rëndësishme është jeta./KultPlus.com

Shqipëria kualifikohet në finale të Eurovizionit

Shqipëria është kualifikuar në finale të Eurovizionit me këngën “Ktheju tokës” nga Jonida Maliqi. Maliqi e cila performoi sonte në natën e dytë të gjysmë finales u kualifikua e treta me rend për në finalen e madhe.

Më poshtë mund të shihni një pjesë nga performanca e Jonida Maliqit në natën e sotme./KultPlus.com

Vasfije Krasniqi: Ju lutem që të keni kujdes dhe të mos provokoni ndjenjat tona

Pas publikimit të lajmeve se fotografia e treguar sot nga deputetja Flora Brovina është në fakt një fotografi e rreme dhe e cila qarkullon në internet, ka reaguar e Vasifje Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar që të ketë kujdes me lajme dhe me deklarime të cilat kanë të bëjnë me të dhunuarat gjatë luftës së fundit në Kosovë pasi që sipas saj e gjithë situata është shumë e ndjeshme.

“Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si një e mbijetuar unë ne emër ” të gjithave” ju lutem që të kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjera te tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve.  Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në çfarëdo forme”, ka shkruar ajo në Facebook./KultPlus.com

Këtu mund ta shihni LIVE performancën e Jonida Maliqit në Eurovizion

Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovison, Jonida Maliqi e cila ka ditë që gjendet në Tel Aviv, sonte do të performojë në edicionin e 64 të Eurovisionit, shkruan KultPlus.

“Ktheju Tokës” do të ngjitet në skenë e 14-ta me radhë, sonte në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit.

Nga nata e parë e gjysmëfinales, në finale kanë kaluar këto shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Ndërsa sonte të gjithë shqiptarët mbesin me shpresë që Jonida të kalojë këtë prag dhe të futet në finalen e madhe të festivalit Eurovision. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=P0lToVjUzDM

Kjo është gruaja që i dha mbështetje grave të dhunuara në Kosovë

Ata që e njohin më afër, dinë për modestinë e Feride Rushitit. Fjalëpak e pa zhurmë,  ajo ka punuar për 20 vite me gratë e dhunuara nga serbët, përgjatë luftës së fundit në Kosovë. Dhe për 20 vite, Feride Rushiti ka dëgjuar me mijëra rrëfime me plot dhimbje, dhe përplot këtyre 20 viteve, ajo ka arritë ti rikthejë në jetë këto gra, të cilat i sigmatizoi për gjithë këto  vite shoqëria, por të njëjtat nuk i përfilli as shteti, shkruan KultPlus.

Me një përkushtim të madh, Feride Rushiti ka kaluar nëpër një rrugë jo të lehtë, e cila është sfiduar edhe me institucionet e Kosovës për të miratuar ligjin për mbrojtjen e viktimave të dhunuara seksualisht përgjatë luftës.

Pikërisht për këtë angazhim, Feride Rushiti ka marë edhe cmimin si grua e guximshme nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, cmim ky i cili i është dhënë nga Melania Trump.

Për rrugëtimin dhe vështirësitë e Feride Rushitit, mund ta lexoni edhe intervistën e saj të dhënë më herët pikërisht për KultPlus. /KultPlus.com  

Ja si të votoni për Jonida Maliqin sot në Eurovision

Erdhi momenti i shumë pritur për të gjithë ne shqiptarët, për të dëgjuar këngëtaren shqiptare që do të na përfaqësoje në Eurovizion.

Jonida Maliqi do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64 në Eurovizion, i cili mbahet në Izrael. Këngëtarja do ta këndoje shqip këngën e saj “Ktheju Tokës” me të cilën pret të kualifikohet për në finalen e madhe.

Sipas listës së publikuar nga vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, ajo do të jetë e 14 në radhë, ku nga 41 vende që do të konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet me 18 maj.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

“Ktheju Tokës” u kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë të cilët mund të japin kontributin e tyre duke votuar numrin #14./KultPlus.com

Nju Jork, rritet interesi për veprat e artisteve femra

Me një rekord të ri që pritet për një vepër të Lee Krasner, e një tjetër i mundshëm për një punim të Helen Frankenthaler, oreksi për piktorët abstraktë femra dhe artistet femra në përgjithësi po rritet shpejt, ndërkohë që Nju Jorku përgatitet të hapë siparin e sezonit pranveror të ankandeve të hënën më 13 maj.

Sipas drejtuesit të shtëpisë së ankandeve “Christie’s”, një prej më kryesoreve në Nju Jork, interesi për punën e artisteve femra është sot më i dukshëm sesa kurrë.

“Ka shumë koleksionistë që iu kushtojnë vëmendje artisteve femra dhe duan të fokusohen tek ato. Gjithnjë ka qenë kështu, por tani interesi është dukshëm më i madh”, tha Alexander Rotter, drejtues i “Christie’s”.

Edhe për shtëpinë tjetër të ankandeve, “Sotheby’s”, po vihet re një përmbysje e madhe në treg me interes të shtuar tek artistet femra. “Muzetë dhe koleksionistët privatë po shohin punën e tyre me një sy më kritik”, thotë David Galperin nga “Sotheby’s”, e kjo është shoqëruar me një rritje të kërkesës për veprat e tyre.

Një histori dashurie e pazakontë: Si dy të moshuar rigjetën pasionin pas kaq shumë vitesh

“Ishin si dita me natën, shkriheshin pa humbur te njëri-tjetri.[…] Diçka e humbnin rrugës… ishin të vetëdijshëm për këtë, por nuk e bënin të madhe. Ndonjëherë pengoheshin. Jeta s’duhet të jetë si në përralla,” shkruhet në një fragment të librit “Pas xhamit të dyfishtë” të shkrimtares islandeze Halldóra Thoroddsen.

Subjekti i “Pas xhamit të dyfishtë” ndërtohet mbi historinë e dy të moshuarve – një histori dashurie për rininë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit. Krejt papritur, teksa përballej dita-ditës me jetën dhe ndihej e përjashtuar, një grua e moshuar dhe e ve prej kohësh takohet me një burrë, bashkëmoshatar me të, me të cilin dashurohet.

Por çfarë mund t’i ofrojë dashuria dy jetëve në perëndim? Gjithçka. Fundja që kur dashuria ka moshë?

Romani ka fituar Çmimin Islandez për Letërsinë e Grave në vitin 2016 dhe Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2017.

“Është një histori e vjetër, një burrë takon një grua. Vetëm kaq dimë të bëjmë? […] Sigurisht, nuk kishte dëshirë t’i kthehej rinisë. E ka kuptuar çfarë duan të gjithë, pasi kapërcehet gjysma e jetës. Është e rëndësishme të hiqesh sikur je aty, i pranishëm, qoftë edhe me përpjekje mbinjerëzore. Të qeshurat duhet ta gënjejnë vdekjen… dhe vdekja me mefshtësinë e saj mendon: prit pak, këtu nuk ka vend për mua… këtu janë të gjithë shend e verë.” – fragment./KultPlus.com

Si e pushtoi botën me anë të WhatsApp emigranti hebre nga Ukraina


Kur revista “Forbes” publikoi listën e miliarderëve, midis 60 hebrenjve nga 1 miliardë dollarë e sipër, nuk mund të mungonte edhe një emër: Jan Koum. Pasuria: 9.2 miliardë dollarë. Ai është njeriu i 170-të më i pasur i botës, i 52-ti në SHBA dhe i 28-të nga miliarerët në fushën e teknologjisë.

Jan Koum është bashkëthemelues dhe CEO i WhatsApp. Aplikacionit të mesazheve në telefonat celularë, të blerë nga Facebook në shkurt të vitit 2014 për 19.3 miliardë dollarë. Pikërisht në këtë vit, ai hyri në listën e miliarderëve, me një vlerë prej 7.2 miliardë dollarë.

“Unë dua të bëj vetëm një gjë dhe ta bëj mirë atë”, është motoja e Jan Koum.

Koum u lind më 24 shkurt 1976 në Kiev, Ukrainë, asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik. 16 vjeç, ai shkoi me ëmën e tij në Mountain Vieë, Kaliforni, ku falë një programi social familja e tij mori një apartament të vogël.

Ndërsa nëna e tij punonte si bejbisiter, Koum punonte si pastrues në  një dyqan ushqimoresh. Në moshën 18 vjeç ai shfaqi interesim për programimin. Ai u regjistrua në Universitetin Shtetëror të San Jose dhe njëkohësisht punoi në Ernst & Young si një kontrollor i sigurisë.

Në vitin 1997, Jan Koum ishte punësuar nga Yahoo si inxhinier i infrastrukturës, pak pasi u takua me Brian Acton kur ishte duke punuar në Ernst & Young si një testues i sigurisë. Gjatë nëntë viteve të ardhshme, ata punonin së bashku në Yahoo.

Në shtator 2007, Koum dhe Acton u larguan nga Yahoo duke bërë një vit pushim, duke udhëtuar përreth Amerikës së Jugut. Të dy aplikuan dhe nuk arritën të punonin në Facebook.

Në janar të vitit 2009, ai bleu një iPhone dhe kuptoi se App Store, atëhere e hapur prej shtatë muajsh ishte gati të hapte një industri të re të aplikacioneve.

Ai vizitoi mikun e tij Alex Fishman dhe të dy folën për orë të tëra rreth idesë së Koum për një aplikacion.

Koum pothuajse menjëherë zgjodhi emrin WhatsApp sepse ai tingëllonte si “çfarë ndodhi”, dhe një javë më vonë në ditëlindjen e tij, më 24 shkurt 2009, ai themeloi kompaninë WhatsApp Inc. në Kaliforni.

Në tetor 2009, Brian Acton bindi pesë ish-shokë të tij te Yahoo të investonin 250,000 dollarë në fondin bazë dhe të merrnin statusin e bashkëthemeluesit.

Në nëntor 2009, aplikacioni u fut në App Store për iPhone dhe më pas u zhvillua një version për telefonat BlackBerry.

Në prill 2011, Sequoia Capital investoi rreth 8 milionë dollarë për më shumë se 15 për qind të kompanisë dhe dy vjet më pas, 2013, Sequoia investoi 50 milionë dollarë. WhatsApp u vlerësua me 1.5 miliard dollarë.

WhatsApp u bë popullor në një kohë të shkurtër, dhe kjo tërhoqi vëmendjen e Facebook. Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, kontaktoi së pari Koumin në pranverën e vitit 2012. Të dy filluan takimin në një kafene në Los Altos të Kalifornisë, pastaj filluan një seri darkash dhe ecjesh në kodrat mbi Silicon Valley.

Më 9 shkurt 2014, Zuckerberg i kërkoi Koumit të darkonte në shtëpinë e tij dhe zyrtarisht propozoi Koumit për t’u bashkuar me bordin e Facebook-it – 10 ditë më vonë, Facebook njoftoi se ishte duke blerë WhatsApp për 19.3 miliardë dollarë (Forbes deklaron se u shit 22 miliardë dollarë në kesh dhe aksione).

Nëntë vjet pas themelimit, më shumë se 1.2 miliard njerëz nga 180 vende përdorin WhatsApp për të qenë në kontakt me miqtë dhe familjen, kurdo dhe kudo, për të dërguar mesazhe tekstuale dhe telefonata zanore dhe me video, imazhe dhe media të tjera, dokumente si dhe vendndodhjen e përdoruesit.

Izraeli është një nga tregjet më të forta të WhatsApp-it në drejtim të penetrimit. Sipas portalit ekonomik izraelit, Globes, deri në vitin 2013 aplikacioni u instalua në 92% të të gjithë telefonave inteligjentë, ku 86% e përdoruesve raportojnë përdorimin e përditshëm. Tipari i chatit të grupit WhatsApp thuhet se përdoret nga shumë familje izraelite për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin.

WhatsApp konkurron me një numër shërbimesh të mesazheve me bazë aziatike (që nga viti 2014 janë shërbime si WeChat (468 milionë përdorues aktiv), Viber (209 milionë përdorues aktivë) dhe LINE (170 milionë përdorues aktivë./Izraeli Sot/KultPlus.com

Maker:0x4c,Date:2017-9-5,Ver:4,Lens:Kan03,Act:Lar01,E-ve


“No Bravery” nga James Blunt, kënga e shkruar gjatë luftës në Kosovë

James Blunt mbetet një prej atyre këngëtarëve që janë të dashur për publikun shqiptar. Sidomos për shqiptarët në Kosovë, James Blunt është emër i njohur për faktin se ai shërbeu në Kosovë gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Kënga “No Bravery” është e shkruar gjatë kësaj kohe, kur artisti ishte në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ai kishte marrë me vete në mision edhe kitarën e tij, me të cilën performonte ndonjëherë për shqiptarët dhe për shokët e tij të trupës së NATO-s.

Videoklipi i të njëjtës këngë ka pamje nga Kosova e kohës së luftës, të cilat vetë këngëtari i ka realizuar në Kosovë dhe më pas i ka transmetuar në televizione të njohura si BBC./ KultPlus.com

‘Fotoja e publikuar nuk i ndihmon askujt, e aq më pak partive politike që janë në pushtet për afro 20 vite’

Sibel Halimi

Instrumentalizimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës për qëllime e përfitime politike shpërfaq edhe njëherë mos seriozitetin dhe ndjeshmërinë për të diskutuar për këtë kategori shoqërore.

Nuk është hera e parë që deputetët në Parlamentin e Kosovës bëjnë pazare politike në fatkeqësinë e këtyre grave, fillimisht duke i lënë në heshtje dhe mbyllur në sirtarët e tyre e më pas duke dhënë qëndrime të pa menduara e si rezultat duke shkaktuar pasoja psikologjike tek gratë.

Fotoja e publikuar nuk i ndihmon askujt, e aq më pak partive politike që janë në pushtet për afro 20 vite e që nuk kanë arritur të bëjnë as një hap drejt përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së këtyre grave. Fotoja e publikuar, nuk është asgjë tjetër, pos rikthimi i traumës për gratë dhe familjet e tyre! / KultPlus.com

RrGK: Publikimi i fotografive të dhunimit, shkelje e dinjitetit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka përcjellur me shqetësim publikimin e sotëm, nga Deputetja Flora Brovina, të një fotografie që dëshmon dhunimin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë.

Konsiderojmë se zonja Brovina me këtë veprim ka shkelur parimin e dinjitetit të të mbijetuarave, duke kujtuar se përmes kësaj fotografie është zbuluar edhe trupi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Poashtu, zonja Brovina ka shkelur Nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Kjo fotografi ku gruaja dhunohet para familjarëve të saj, përveç që është shumë e rëndë dhe shqetësuese, mund të ndikojë edhe në përkeqësim të gjendjes emocionale dhe psiqike të të mbijetuarës. Për më tepër mund të shërbejë si dekurajim për raportim nga të mbijetuarat tjera të dhunës seksuale, dhe të shërbejë si precedent i rrezikshëm se çka i pret të gjitha gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën seksuale.

RrGK u bën thirrje mediave që të largojnë dhe të mos e shpërndajnë këtë fotografi e cila shkel dinjitetin e viktimës të mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mund të shërbejë vetëm si dëshmi para organeve të drejtësisë, mirëpo asnjëherë të qarkullojë në këtë mënyrë në publik.

RrGK ju bën thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm, të ofrojnë mbështetjen e tyre ndaj të mbijetuarave, dhe të punojnë në ruajtjen e dinjitetit të tyre duke mos i ritraumatizuar ato dhe familjarët e tyre. RrGK kërkon nga institucionet e Kosovës që nismat që ata ndërmarrin të jenë gjithpërfshirëse, duke mos përjashtuar askënd, siç ishte Rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës. Për 20 vite kanë qenë organizatat e grave ato që kanë ofruar mbështetje për këto gra e burra, derisa institucionet për 17 vite me rradhë kanë qëndruar në heshtje.

Në prononcim para mediave, zonja Brovina pohon se këto dëshmi janë paraqitur para organeve të drejtësisë, mirëpo sipas saj, as Prokuroria Speciale e as EULEX-i asnjëherë nuk kanë intervistuar këto viktima. Nëse kjo qëndron, RrGK mbështet fuqishëm dhe pa asnjë rezervë çdo rrugë institucionale në kërkim të drejtësisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, mirëpo ky veprim i zonjës Brovina nuk ka kontribuuar  në arritjen e drejtësisë, gjetjen e kryesve të këtyre krimeve apo trajtimin e dinjitetshëm të  mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

RrGK përmes kësaj kumtese kërkon nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që në përmbushje të obligimeve në kuadër të mandatit të tyre të kërkojnë llogari nga Gjykatat, si ato vendore po ashtu edhe ato ndërkombëtare për mungesën e reagimit institucional dhe trajtimin dinjitoz të rasteve të dhunimeve seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë./ KultPlus.com

Jahjaga: Të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vegla që mund t’i përdorni për spektakle politike

Atifete Jahjaga

Një goditje e rëndë u është bërë sot mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë me publikimin e pamjeve që tregojnë dhunimin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës! Është e gërditshme, e neveritshme, dhe e turpshme se si një depuetete e Kuvendit të Kosovës, e cila dikur ngriste dorën kundër të drejtave të grave e burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, sot shfrytëzoi pikërisht godinën e Kuvendit për të publikuar para mediave një fotografi që thuhet se dokumenton aktin e dhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë.

Veprimi i deputetës është joetik, joligjor, e jonjerëzor! Publikimi fotografisë cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të krimit që Serbia ka kryer ndaj popullit tonë. Publikimi i asaj fotoje ri-traumatizon viktimën dhe të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dekurajon të mbijetuarit që të dalin përpara me të vërtetën mbi krimin që është kryer mbi trupat e tyre.

Publikimi i fotografisë është goditje e sërishme ndaj dinjitetit të gruas që shihet në fotografi dhe është një goditje e rëndë për luftën tonë për drejtësi për mijëra gra e burra që u bënë cak i një fushate të egër të dhunimit seksual që Serbia kreu në Kosovë gjatë luftës së 1998-1999 për ta spastruar Kosovën etnikisht nga shqiptarët!

U bëjë thirrje mediave që të largojnë fotografinë nga platformat e tyre për të mos e dëmtuar viktimën edhe më shumë! U bëjë thirrje autoriteteve të drejtësisë që të hetojnë këtë veprim dhe të veprojnë në përputhje me ligjin!

Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk janë vegla që mund t’i përdorni për spektaklet e juaja politike!/ KultPlus.com