Galeria Qahili kaltërohet për ekspozitën kolektive “Hijet e Bardha”

Galeria Qahili po sjell ekspozitën e përvjetshme kolektive “Hijet e Bardha” që ka për tematikë ngjyrën e kaltër dhe titullohet “Blu”.

Hapja e ekspozitës do të bëhet të mërkurën e 20 dhjetorit, nga ora 19:00, në ambientet e Galerisë Qahili. Kjo hapje do të shënojë herën e shtatë që mbahet formati i tillë i ekspozitës dhe njëherazi është ekspozita e fundit për këtë vit si pjesë e programit të Galerisë.

Hijet e Bardha ndër vite ka mirëpritur artistë e ka shtjelluar tema nga më të ndryshmet. Ndërkaq, edicioni i ekspozitës për këtë vit, vjen me titullin “BLU”. Blu, një akronim për “Blue”, ngjyrën e kaltërt në anglisht, i dedikohet vetë ngjyrës duke synuar të marshojë dhe të përshkruajë një nga tre ngjyrat kryesore, që ndryshojnë të gjithë procesin e jetës, përvojën dhe vëzhgimin.

55 artistë u janë përgjigjur thirrjes së hapur për aplikim me punime të cilat domosdosshmërisht duhet të përmbanin ngjyrën e kaltërt. Secili nga këta artistë ka pasur mundësi të dërgonin deri në dy punime të reja apo ekzistuese. Këto punime të vendosura afër njëra-tjetrës do të krijojnë një mozaik të përbërë nga nuanca e paraqitje të ndryshme të së kaltërtës.

Ekspozita “Blu” do të qëndrojë e hapur deri me 20 janar 2024. Gjatë këtij muaji do të keni mundësi të shihni punimet nga artistët:

2cm humans, Abdyl Avdyli, Adriana Nimani Kutllovci, Alban Fejza, Albulen Neziri, Aleks Ucaj, Altin Ibrahimi, Arlinda Hajrullahu, Aron Dobroshi, Arsim Kajtazi, Arton Behrami, Avni Demiri, Axherka Mezelxhiu, Bardha Buza, Besa Mati, Blerta Syla Surroi, Burhan Ahmeti, Burim Myfitu, Dardan ibrahimi DAKI, Drenusha Dalipi, Elsa Paja, Emina Ganić, Emine Gërguri, Eni Derhemi, Enver Hoxhaj, Enxhi Mehmeti, Erdita Oshafi, Ermira Rexhepi, Eshref Qahili, Fitim Haziri, Kaina Mehmeti, Krenare Shala, Lebibe Topalli, Merita Myderrizi Maloku, Meryem Cavga, Mimoza Zajmi, Mjellma Goranci Firzi, Musa Prelvukaj, Nora Halimi, Osman Demiri, Panot Mahmutaj, Remzije Lloga, Teuta Ibriqaj, Tina Sulejmani, Tringa Veseli, Vahida Hasanaga Nimanbegu, Veli Blakcori, Vesa Govori, Violeta Hoxha, Visar Grajçevci, Visar Piranaj, Vjosa Bujari, Vlora Ismaili-Kosumi, Zake Prelvukaj, Zana Ramadani.

Poashtu gjatë hapjes së ekspozitës do të jipet çmimi Hijet e Bardha.

Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

“E kaluar e çmuar”, ekspozita e radhës në Galerinë Qahili

Galeria Qahili këto ditë hapë ekspozitën e radhës të titulluar, “E kaluar e çmuar” ku do të ekspozohen pikturat e artistëve, Burhan Ahmeti dhe Nevzat Kica, përcjell KultPlus.

Hapja e ekspozitës mbahet me 24 nëntor, e premte, nga ora 17:30 në Galerinë Qahili dhe do të përcjellët me një fjalë hyrëse dhe koktej rasti.

Muret ekspozuese të Galerisë Qahili do të mbushen me punimet ndër vite të piktorëve, të dy nga qyteti i Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut.

“E kaluar e çmuar” është një qasje e trajtimit të temave të ndryshme duke shkuar nga trashëgimia kulturore, kolektive në ato personale. Ka të bëjë me dashuri, me shoqëri, me udhëtim, me hidhërim. Të gjitha këto emocione ndërlidhen dhe përshkruhen më së miri me anë të sonetës 30 të Shekspirit:

“Kur, në seanca t’heshtura të mejtimit

Thërras figura t’ëmbla që janë zhdukur,
Psherëtij me mall, ia nis sërish vajtimit
Për gjith sa desha, e vjett e mi, më t’bukur;
At’herë kujtoj me lot kaq shok rinie
Q’u fshehën n’terrin e pafund, diku matanë;
Qaj prapë plagë të vjetra dashurie
Dhe sa e sa fytyra q’iknë e vanë:
Aherë m’hidhërojnë hidhni të kohës shkuar
Dhe vrer më vrer, me lot, rri duke larë
Një llogari vajesh të vajtuar,
Si t’mos e kisha paguar vetë më parë.
Po në më shkoftë mendja at çast tek ti,
Çdo humbje ndreqet, hiqet çdo mërzi.”

Projekti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

“Udhëtojmë”, ekspozitë, diskutim dhe promovim në Galerinë Qahili

“Udhëtojmë” titullohet aktiviteti në kuadër të së cilit Galeria Qahili mbrëmë hapi ekspozitën me punime dhe ilustrime të artistit Zamir Mati, përcjell KultPlus.

Njohës e adhurues të artit gjithashtu diskutuan me arkeologun e fjalës shqipe në shkrime prehistorike të Mesdheut, Ilir Mati, dhe në mënyrë paralele ishin pjesëmarrës në promovimin post-mortum të librit të shkrimtarit Kiço Blushit, “Beni ecën vetë”.

Kjo seri aktivitetesh u ndoq edhe nga ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Ministri po ashtu u prit nga artisti Eshref Qahili dhe bashkë vizituan atelienë me veprat e tij, duke e njoftuar kështu më punimet e reja dhe planet e procesin e tij të punës. / KultPlus.com

“Udhëtojmë” – një seri aktivitetesh organizohen nesër në Galerinë “Qahili”

Në galerinë “Qahili” nesër do të organizohet ekspozita me punime dhe ilustrim të artistit, Zamir Mati, piktor i merituar, ku edhe do të ketë diskutime nga arkeologu i fjalës shqipe në shkrime prehistorike të Mesdheut, Ilir Mati, dhe në mënyrë paralele, promovim post-mortum të librit të shkrimtarit Kiço Blushit, “Beni ecën vetë”, shkruan KultPlus.

Ekspozita, diskutimi dhe promovimi janë të përmbledhura në një emër, “Udhëtojmë” dhe kjo seri aktivitetesh do të zhvillohet duke e reflektuar konceptimin e udhëtimit, pasi do të shfaqen momente të ndryshme nëpër të cilat vet njerëzit kanë kaluar, e që në të cialt njëkohësisht edhe janë rritur.

Arti dhe udhëtimi janë të ndërthurura, pasiqë këto të dyja përfshijnë hulumtimin, kreativitetin dhe shprehjen e përvojave njerëzore. Koncepti i udhëtimit në aspektin sociologjik është një temë shumështresore që përfshinë forma të ndryshme të lëvizjes dhe kërkon mënyrat e thella në të cilat lëvizja ndikon në jetën individuale dhe shoqërinë në përgjithësi.

Udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen fizike, por edhe me dinamikat sociale, kulturore, ekonomike dhe politike që lidhen me të. E të gjitha këto elemente ndikojnë në mënyrë të pavetëdijshme në krijimin dhe rritjen e secilit individ. Andaj edhe kjo është njëra nga mënyrat e trajtimit të temave të ndryshme të artit pamor, të shkrimit si dhe të hulumtimeve arkeologjike.

Eventi do të fillojë nga ora 17:00 në Galerinë “Qahili”. /KultPlus.com

Të mërkurën në Galerinë Qahili hapet ekspozita kolektive “ATO”, e përcjellur me diskutim

Galeria Qahili dhe Shigi Studio, organizojnë diskutim dhe ekspozitë për Ditën Ndërkombëtare e Gruas.

Diskutimi me temën, “Ato: Perspektivat e tyre – roli i gruas në shoqëri dhe sfidat e përditshmërisë”, do të mbahet nga Katharina Eghert, konsulente gjermane me specializim në studime gjinore, Leonida Molliqaj, drejtore ekzekutive në organizatën QIKA dhe Dodona Gashi, nga Ananda Yoga Studio, (Yoga me Dodonën).

Ekspozita, e titulluar “Ato”, është një ekspozitë kolektive e artistëve Lumturije Krasniqi, Arton Behrami, Avni Demiri, Laureta Hajrullahu, Luiza Thaqi, Renea Begolli, Yll Xhaferi, Yllka Fetahaj.

Artistët pjesëmarrës do të marrin pjesë me punimet e tyre të cilat në çfarëdo forme janë të ndikuara nga Gruaja.

Pas diskutimit, do të hapet ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur deri me 16 mars 2023.

Kjo galeri i kushton vëmendje procesit të krijimit si dhe zhvillimit të mëtejmë të kapitalit kulturor e shoqëror brenda grupeve të ndryshme shoqërore.

Shigi Studio, është një agjenci kreative, me ekspertizë në komunikim, dizajn. Marketing dhe hulumtim.

Eventi do të mbahet në Galeria Qahili, të mërkurën me 8 mars 2023, duke filluar nga ora 18:30. / KultPlus.com

“Pragu”, dy platforma që paraqesin evolucionin artistik të Renea Begollit

Uranik Emini

E vendosur në një lokacion të veçantë, “Galeria Qahili” e saporinovuar ishte mikpritëse e një artisteje vizionare, Renea Begolli, dhe ekspozitës së saj personale, “Pragu”, më 8 shkurt. Artistja e re, e njohur për stilin e saj unik dhe figurat e saj imagjinative, u nderua nga artdashësit dhe fytyra publike teksa tregoi fuqinë e artit të saj, shkruan KultPlus.

Hyrja në “Galeria Qahili” ishte si të hyje në një botë tjetër, ku kufijtë mes realitetit dhe imagjinatës ishin të mjegulluara. Ekspozita ishte e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e poshtme tregonte vizatimet e kaluara të Begollit, ndërsa pjesa e sipërme ishte një piedestal i botës tjetër që shfaqte figura që u ngjanin alienëve, së bashku me vizatime panoramike, kryesisht të mbushura me ngjyra nga më të ndryshmet.

Me çdo vepër arti, vizitorët transportoheshin në botën imagjinare të Begollit, ku çdo gjë ishte e mundur dhe asnjë detaj nuk ishte shumë i vogël për t’u vlerësuar. Detajet e ndërlikuara, ngjyrat mahnitëse dhe dhuntia krijuese në secilën pjesë i lanë vizitorët të mahnitur nga talenti dhe zgjuarsia e një artisteje të re.

Ekspozita e Renea Begollit u kurua nga Yll Xhaferi, i cili mblodhi me mjeshtëri veprat e saj për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme, ndërkaq “Galeria Qahili” prezantoi dinjitetshëm figurat e saj imagjinative dhe stilin unik.

Hapja e ekspozitës “Pragu” ishte një ngjarje e mbushur me yje, ku të pranishëm ishin shumë personazhe publike dhe artdashës. Njerëzit e pranishëm në këtë galeri u mbushën me emocione ndërsa vizitorët mrekulloheshin nga detajet e ndërlikuara dhe dhuntia krijuese e shfaqur në çdo vepër arti.

Artistja dhe protagonistja e kësaj ekspozite, Renea Begolli, tha për KultPlus se ndjehet shumë e lumtur që ka arritur të hap këtë ekspozitë, derisa ndau detaje të tjera rreth ekspozitës.

“Ideja e “Pragut” ka qenë për shkak të konceptit të punëve, punët e trajtojnë pak hapësirat e ndërmjetme dhe punët kalojnë prej një mënyre qysh i kom punu në tjetrën. Ekspozita është e ndarë në dy pjesë, ku paraqiten punët e mia të kaluara dhe të tanishme, shihet edhe një zhvillim i punës dhe një transformim i imi. Edhe ideja e “Pragut” ka qenë si një simbol dhe çka nënkupton me qenë në një prag, a je brenda apo jashtë dhe disa pyetje të tilla jam munduar me i shtru përmes këtij titulli”, thotë ajo.

Tutje, Begolli flet edhe për pjesën e veprave të ndara në dy pjesë dhe stilin e saj transformues.

“Edhe puna jem është shumë kërkuese, jam gjithmonë në kërkim që të mbërrij nga një punë në tjetrën dhe të mos e përsëris veten. Punët ndryshojnë, idetë ndryshojnë, ngjyrat e të gjitha këto që janë të lidhura me njëra tjetrën, por kur je e re gjithmonë mundohesh me ndryshu dhe me e gjet veten si duhet, edhe pse ka shumë sfida në këtë aspekt. Nuk tentoj që të krijoj punën e njëjtë, secila punë e ka një veçanti”, shpjegon ajo më tej për KultPlus.

“Unë nuk besoj në idenë e stilit të artistit, unë përveti kam qef që ta sfidoj veten, por gjithmonë puna ndryshon, në këtër rast edhe artisti. Nuk besoj që në ndonjë moment kom me gjet stilin tem, por do të jem gjithmonë në kërkim për shumë gjëra të reja”, njofton Begolli.

Trupi, ndryshimet që ky i fundit pëson dhe gjendja fizike e emocionale e tyre, është njëra prej temave që artistja synon të përçoj si mesazh te publiku.

“Njëra prej temave që kjo ekspozitë trajton është trupi, dhe ndryshimet që ndodhin në trup, si fizkisht, si në gjendjen emocionale dhe sidomos ndryshimet që ndodhin në natyrë dhe si ndikojnë te ne. Trupat janë sikurse spekulativ në një mënyrë se si kishin mujt me ndryshu trupat tonë në një të ardhme kur ambienti është duke u shkatërruar në një lloj forme, këto trupa si alien janë edhe si njerëzor por edhe ikin prej saj. Trupat nëse shikohen veçmas, ndrrohen edhe ato në secilin punim, edhe gjendja emocionale e tyre dhe pozita në të cilën gjenden fizikisht po edhe ambienti ku janë”, përfundon ajo, duke falënderuar të gjithë të pranishmit që erdhen për të parë nga afër vizatimet e saj në këtë ekspozitë.

Ndërkaq, kuratori i kësaj ekspozite, Yll Xhaferi, thotë për KultPlus se ai në rolin e kuratorit, ka qenë për herë të parë.

“Fillimisht, në pozitën e kuratorit gjendem për herë të parë. Është një bashkëpunim interesant, sepse Renea më ka ftu, ndërkaq unë atë e njoh që moti kohë dhe na ka ra me e pa punën e njëri tjetrit. Unë jam më i madh me moshë dhe e kom pa evoluimin e punëve të Reneas dhe progresit që ajo e ka bërë prej fillimmit të studimeve deri tash, ku është në përfundim të masterit. Kur më ka ftu, e kom marr si sfidë, por tu mendu që e njohim njëri-tjetrin, i kom hy kësaj sfide”, shpjegon Xhaferi.

Bashkëpunim i natyrshëm për një finale të bukur

“Bashkëpunimi ka shku shumë mirë e natyrshëm dhe është normale që punët të vlerësohen prej publikut. Një prej pjesëve më të vështira më të cilën jam përballur është ky bashkëdygëzimi i ciklit të vjetër të punëve që ka pasur me këto të reja. Normalisht, kanë kuptim nëse e njeh Renean mirë, pasi ka përdoru stil komplet tjetër, më herët një pop-abstrakte dhe ka kaluar në një figuracion shumë interesant. Prej zbërthimit të formave te krjimi i disa personazheve, që duken paska si jashtëtoksor por sigurisht publiku mund të asociohet me këto trupa, pasi janë duke mbajt pozita shumë vragjile dhe njerëzore. Pjesa tjetër mund të shihet nga publikut”, vazhdon tutje kuratori i ekspozitës “Pragu”.

Xhaferi gjithashtu shpjegon edhe procesin e përzgjedhes së galerisë “Qahili”, si vend të duhur për shfaqjen e pikturve të Begollit.

“Sepse na ka përmbush kërkesat tona, pasi është e ndarë në dy pjesë, ku pjesa kryesore paraqet një pidestalë ku paraqiten punimet e reja, ndërkaq në atë pjesën tjetër duket pak më intime dhe si dhomë personale, ku paraqiten punët e saj të vjetra. Na u ka përshtat sikurse me porosit, kështuqë kemi vendosur me bashkëpunu. Një pjesë tjetër që mund të themi se ka ndikuar që ne të zgjedhim Galerinë “Qahili” është edhe pjesa e ndriçimit, ku shpesh ne e nënvlerësojmë anën teknike. Një ndriçim i mirë, automaitkisht e vlerëson punën tuaj dhe artistit”, përfundon ai.

Si përfundim, ekspozita “Pragu” e Renea Begollit në “Galeria Qahili” ishte një ngjarje e suksesshme dhe e paharrueshme që shfaqi stilin dhe talentin unik të artistes së re. Me kërkimin e saj të vazhdueshëm për forma të reja të shprehjes dhe figurat e saj imagjinative, Begolli me siguri do të bëjë emër në botën e artit Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 4 mars. /KultPlus.com

Renea Begolli sjell ekspozitën e saj të parë personale të titulluar “Pragu”

Renea Begolli po sjell ekspozitën e parë personale të titulluar “Pragu”.

Ekspozita “Pragu” e Renea Begollit e kuruar nga Yll Xhaferi paraqet një numër pikturash, imazhesh eksperimentale, fotografi dhe instalacione, të gjitha të fokusuara në eksplorimin e marrëdhënieve midis individit dhe shtresave të fizikalitetit.

“Duke u mbështetur nga përvojat e saj personale, puna e Begollit është thellësisht reflektuese dhe introspektive, duke tërhequr gjithashtu një vijë kryqëzimi të hapësirave private dhe publike dhe marrëdhëniet e trupit me ekosistemin. Ajo reflekton mbi gjendjet intime emocionale, gjithashtu me një perspektivë gjinore për imazhin e trupit dhe pritjetshmëritë sociale. Nëpërmjet punës së saj, ajo kërkon të ndërhyjë në hapësira dhe të krijojë imazhe që pasqyrojnë ndryshimet në ekosistem dhe peisazhet e mundshme të së ardhmes”, pjesë e konceptit kuratorial të Yll Xhaferit.

Ekspozita hapët më 8 shkurt 2023 duke filluar nga ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri me 4 mars 2023.

Ekspozita personale e Renea Begollit është pjesë e projekteve të Galerisë Qahili, si pjesë e thirrjes për artistët e rinj./ KultPlus.com

Rihapja e Galerisë Qahili përkon me ekspozitën “Muzeu i Fëmijërisë” nga Eshref Qahili: Reflektim mbi gjërat që populli ynë i ka përjetuar

Era Berisha

Galeritë kanë një rol tejet të rëndësishëm në industrinë e artit. Duke qenë një lidhje ndërmjetësuese mes artdashësve, koleksionistëve, talenteve të reja dhe artistëve më të mirë të kohës, galeritë janë hapësira ekspozuese që krijohen për të shitur vepra arti. Ka shumë galeri që punojnë me një portofol të llojllojshëm artistësh. Me një fjalë, përfaqësojnë, mbështesin dhe promovojnë veprat e artit të një artisti/e. Të njëjtën gjë synon ta arrijë edhe Galeria Qahili, e cila më 16 dhjetor të këtij viti ka bërë edhe rihapjen e saj, shkruan KultPlus.

E hapur më 6 maj të vitit 2013, Galeria Qahili është ndërtuar me një vetiniciativë dhe me mbështetjen familjare që është hasur mes njëri-tjetrit. Për këtë rrugëtim mjaft interesant, dëshmitarë janë shumë njerëz që janë pjesë e ekipit, të cilët padyshim që kanë ndihmuar në zhvillimin e galerisë.

Në fakt, Galeria Qahili nuk ka qenë e mbyllur me plot kuptimin e fjalës por gjendej në rinovim. Rinovimi kishte filluar duke pasur në mendje që procesi do të zgjasë vetëm për një muaj, mirëpo kishte kaluar më shumë kohë se që ishte planifikuar në të vërtetë. Në anën tjetër, ka kohë të gjatë që nuk është organizuar asnjë aktivitet në galeri, dhe kësisoj për këtë arsye, për pronarët e saj, kjo situatë u shndërrua në një rikthim që luajti rol të madh në rihapjen e galerisë.

Rihapja e Galerisë Qahili është përcjellë edhe me hapjen e ekspozitës personale të artistit Eshref Qahili, nën emërtimin “Muzeu i Fëmijërisë” si dhe promovimin e monografisë me po këtë emër. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar vepra të Qahilit të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe të gjitha ato padyshim që reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.

“Është një diskutim brenda artit. Është një diskutim me artin dhe kujtimet që ju çojnë përkohësisht në sferën e revistave. Kur e di historinë që qëndron pas veprave, gjithçka rezulton të jetë e pakomplikuar. Nuk ka të bëjë me frikën, por me gjetjen e frymëzimit dhe motivimit që u ndërtuan krahas me shpresën” – pjesë nga monografia, “Muzeu i Fëmijërisë”.

Galeria Qahili ekziston për të krijuar, ruajtur dhe promovuar artin; për të edukuar dhe angazhuar publikun përmes fushave të artit. Misioni i saj mbështetë lirinë artistike dhe ngritjen e marrëdhënies unike midis prodhimit dhe konsumit të artit. Megjithatë, duhet të theksojmë se jo të gjitha galeritë janë të njëjta. Shumica e tyre punojnë sipas një metode dhe organizmi të ngjashëm, por edhe ekzistojnë lloje të ndryshme galerish arti që i kthehen rrugëtimit kundrejt procedurave tjera të veçanta në formën e vetë.

Në një intervistë për KultPlus, artisti Eshref Qahili ka shpalosur ende më shumë, lidhur me këtë rihapje të galerisë që përkoi me hapjen e ekspozitës “Muzeu i fëmijërisë”.

“’Muzeu i fëmijërisë’ është një ekspozitë personale e imja. Ishte ideja e Nites (vajza e Eshref Qahilit, njëkohësisht udhëheqësja e galerisë) që galeria të hapet me pikërisht këto punime, punime që nuk janë ekspozuar më herët, e që janë ndër ciklet e fundit që i kam punuar. Punimet trajtojnë një periudhë të jetës sime që nga vitet e 90-ta e deri më tani”, thotë Qahili.

Sipas tij, ai ndjehet çdoherë i entuziazmuar kur e ekspozon punën e tij. Sa herë që ai ekspozon, për të është sikurse ekspozimi për herë të parë në jetë.

“Gjatë tërë këtyre viteve unë kam reflektuar në përvojën time, në gjërat që i kam përjetuar por gjithashtu gjërat që populli ynë i ka përjetuar. Është një proces mjaft interesant, pasi që nëse kthehesh prapa në kohë dhe e shikon punën tënde, atëherë e kupton se si je zhvilluar e krijuar si artist”, shpalos tutje ai.

Promovimi i monografisë me po të njëjtin emër sikurse ekspozita, konsiderohet të jetë diçka jo klasike.

“Promovimi i librit nuk ishte diçka klasike por ishte një qasje tjetër. Megjithatë, ishte e rëndësishme që këto të bëhen në të njëjtën kohë, pasi që ideja e Nites ishte që të tregohet procesi im si artist, si dhe aktivitet e larmishme që priten të organizohen dhe mbahen në galeri”, tregon Qahili.

Për fund, për planet e ardhshme të galerisë, ai ka thënë se tashmë është krijuar një plan i detajuar. Pra, do të ketë ekspozita, diskutime, programe të edukimit e shumë aktivitete të tjera që priten të shpalosen më konkretisht përgjatë një programi të caktuar.

Kujtojmë që ekspozita personale e artistit Eshref Qahili, “Muzeu i Fëmijërisë” do të qëndrojë e hapur deri më 16 janar. Përgjatë kësaj periudhe do të organizohen aktivitete të tjera përcjellëse për të cilat do të njoftoheni përkatësisht. / KultPlus.com

Të premtën rihapet Galeria Qahili si dhe hapet ekspozita “Muzeu i Fëmijërisë”

Rihapja e Galerisë Qahili do të bëhet me 16 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 19:00, përcjell KultPlus.

Rihapja e Galerisë Qahili përcillet me hapjen e ekspozitës personale të Eshref Qahilit, “Muzeu i Fëmijërisë” si dhe promovimin e monografisë retrospektivë me po këtë emër. Në këtë ekspozitë do të prezantohen vepra të Eshref Qahilit të cilat nuk janë ekspozuar më parë dhe reflektojnë në zhvillimin e krijimtarisë së tij artistike përgjatë katër dekadave.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 16 janar. Përgjatë kësaj periudhe do të organizohen aktivitete të tjera përcjellëse për të cilat do të njoftoheni përkatësisht.

Galeria Qahili ekziston për të krijuar, ruajtur dhe promovuar artin; për të edukuar dhe angazhuar publikun përmes fushave të artit. Misioni i saj mbështetë lirinë artistike dhe ngritjen e marrëdhënies unike midis prodhimit dhe konsumit të artit.

Projekti mbështetet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pronto Sh.P.K., si dhe Shigi Studio. / KultPlus.com

Së shpejti hapet ekspozita “Vibrant Life”, shpalos jetën e natës në Prishtinë

Më 17 qershor në ora 19:00 do të hapet ekspozita “Vibrant Life” në Galerinë Qahili në Prishtinë.

Kjo ekspozitë do t’i ofroj publikut një narrativë të jetës së natës dhe eventeve në Prishtinë përgjatë 16 viteve të fundit me anë të materialeve promovuese – posterëve, broshurave e ftesave të krijuara nga dizajnerët më të mirë në Prishtinë, Kosovë, rajon dhe Evropë. Përmes arkivit të këtyre materialeve promovuese ekspozita do të përcjellë storien legjendare të jetës së natës në Prishtinë gjatë 16 viteve të fundit nga NXT LVL.

Shumë artistë, organizime, evente, festivale, koncerte e kujtime të paharruara. Të gjitha këto do të rikthehen edhe njëherë përmes materialeve që janë përdorë e të cilat tanimë konsiderohen si kryevepra të asaj kohe.

Ekspozita do të përcillet me muzikë nga Uran B. dhe Leg Off, dy ndër artistët kryesorë të skenës elektronike në Prishtinë që 16 vjet më parë e deri më sot.

Qëllimi i projektit është të kombinohet krijimtaria vizuale e NXT LVL dhe të ekspozohet në Galerinë Qahili në formë ekspozite. Aktivitetet e shumta e ngjarjet e ndryshme prezantojë rrugëtimin e skenës së klubeve për 16 vjet përmes fletushkave, muzikës, festës, bashkëpunëtorëve, lojtarëve kryesorë të industrisë. Për më shumë se një dekadë, NXT LVL i dha kuptim jetës së natës duke festuar përmes muzikës dhe vallëzimit. Gjatë këtyre viteve, kishte një atmosferë magjepsëse në të gjithë qytetin duke marrë parasysh faktin se skena muzikore po ndërtonte një zhvillim të thellë dhe po krijonte rrënjët e saj në një gjatësi më të madhe e njëkohësisht duke u mishëruar me atë që aktualisht ekziston.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 5 korrik 2022. / KultPlus.com

Sot hapet ekspozita “Hijet e Bardha”

“Hijet e Bardha” këtë vit sjellë vepra nga artistë ndërkombëtarë të koleksionit të Galerisë Qahili.

Artistët që do e hijeshojnë hapësirën e galerisë janë: janë Costin Brateanu, Maria Balea, Piero Conestabo, Ümit İnatçı, Senih Çavuşoğlu, Joyce M Conlon, Elizabeth Marran, Suzanne Kiraly Moss, Plamenko Cengic, Bernhard Hollemann, Liz Bayerlein dhe Sunay Senturk.

Ekspozita e cila është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, hapët sot në ora 16:30 në Galerinë Qahili. / KultPlus.com

Dhuna, “Recetë Kuzhine” përbërjen e së cilës e dinë vetëm burrat

Suada Qorraj

Në shoqëritë patriarkale për gratë, vendi i vetëm i rezervuar është kuzhina dhe dija e vetme që ato pritet të kenë janë recetat e po asaj kuzhine, mirëpo jo çdo herë recetat që srviren janë të bëra nga gratë, është pikërisht dhuna ajo që në këto shoqëri sërviret vetëm për gratë. Ekspozita personale “Recetë Kuzhine”, e artistit Arianit Beqiri ngritët pikërisht mbi këtë temë, dhunën, si një nga recetat e vetme të kuzhinës, përbërja e së cilës dihet vetëm nga burrat, shkruan KultPlus.

“Në mbrëmje gardiani i fikë dritat. Nesër, orari i zgjimit është i ditur nga zilja që bie. Jo rrallëherë gjërat duket se në shtëpi lëvizin “vetë”. Nëse në mëngjes e hapim stufën e shohim bosh, në mbrëmje “vetvetiu” ajo është e mbushur”, është kjo vetëm një pjesë e shkurtër e përshkrimit të ekspozitës “Recetë Kuzhine”, hapja zyrtare e së cilës do të duhej të bëhej sot është shtyrë për të hënën si pasojë e ndryshimit të fundit të masave AntiCovid , shkruan KultPlus.

Artisti dhe njëherësh autori i kësaj ekspozite, Arianit Beqiri në një intervistë për KultPlus ka treguar se janë pikërisht gjërat që e preokupojnë atë gjatë përditshmërisë dhe gjërat që ai beson se duhet të jenë ndryshe, që kanë zënë vend në artin e tij.

“Gjërat që më kanë preokupuar gjatë përditshmërisë, gjërat që unë besoj se duhet të jenë në një formë më ndryshe, ose të shtjellohen më gjatë, i kam transformuar ose i kam prezantuar në formën time artistike, nëpërmjet ekspozitave të mija që njerëzit kur të vijnë të marrin pak nga ajo se çka unë mendoj për një temë të caktuar”, ka thënë Beqiri.

Tutje artisti ka pohuar se dy ekspozitat e tij të fundit, “Emrat të cilët mungojnë” dhe “Recetë Kuzhine” kanë bazë të njëjtën pikë, dhunën në familje. Sipas tij ekspozita e parë lidhej me faktin që çdo vrasje e grave harrohet brenda pak ditësh, kurse emri i saj nuk përmendet më, ndërkaq kjo e fundit vjen si një avancim i mëtutjeshëm i kësaj teme.

“Dy ekspozitat e fundit flasin për dhunën në familje, njëra është “Emrat të cilët mungojnë” dhe kjo e dyta “ Recetë Kuzhine”. Ekspozita e parë lidhet me faktin që kur vriten gratë, duhen tre ditë që ajo temë të kaloj në heshtje. Por as shteti nuk merr masat e duhura për këtë çështje, kurse për shoqërinë disi tashmë bëhen të kuptueshme, mirëkuptohen, kalon, janë vra gjithmonë dhe kështu kalon si temë. Për këtë arsye kam dashtë me avancu ekspozitën duke sjellur kështu “Recetë Kuzhine”, shtoi ai.

Arianit Beqiri ka treguar se ekspozita e tij ka në fokus mendësinë e shoqërisë patriarkale rreth njohurisë që një grua duhet të ketë për recetat që gatuhen në kuzhinë. Sipas tij në kuzhinë nuk prodhohet vetëm ushqim por edhe dhunë, e recetën e kësaj të fundit e dinë vetëm burrat.

“Në ekspozitën ‘Recetë Kuzhine’, shfaqen dy gjëra, një është shoqëria patriarkale, se çka presin prej një gruaje është të jetë në kuzhinë dhe t’i dijë të gjitha recetat e kuzhinës dhe e dyta ajo se çka i servojnë gruas nuk janë receta kuzhine, por dhune. Pra kuzhina ka prodhuar dy receta, atë të dhunës dhe të ushqimit. Ndonëse receta për ushqim dihet më shumë nga gratë, recetën e kuzhinës që prodhon dhunë, pa hezitim mund të them që në tërësi e dinë vetëm burrat”, deklaroi artisti.

Beqiri shpreson që ekspozita e tij të krijoj një ndjenjë parehatie për ata që e vizitojnë. Sipas tij, mbase për dikë ekspozita e tij nuk do të thotë më shumë se veç disa vepra arti, por dikush tjetër mund të jetë duke e përjetuar dhunën që trajtohet në të. Ai ka shtuar se nuk mendon se dikush që ushtron dhunë është në gjendje ta eleminojë atë nga një ekspozitë e vetme, sepse për ta është i nevojshëm vetëm dënimi.

I pyetur se sa kohë i është dashur deri në përfundimin e kësaj ekspozite si dhe gjetjen e temës, Arianit Beqiri ka thënë se ekspozitat që i ka krijuar deri më tani, përfshirë edhe këtë të fundit nuk kanë ndodhur në periudha afat shkurtra. Sipas tij për një ekspozitë atij i është dashur rreth dy vite që të bëjë formësimin e idesë finale.

“Unë mbajë një bllok tërë kohën me vete dhe i shkruaj idetë që më vinë, ta zëmë e shkruaj konceptin, mediumin dhe formën se si do të realizohet. Asnjë ekspozitë që e kam bërë nuk është aty për aty, që ka ndodhë brenda një kohe të shkurtër, mesatarisht secila ide ka qenë diku një ose dy vjet e vjetër që unë kam menduar rreth saj dhe e kam ndryshuar dhe formësuar gjatë kohës”, ka deklaruar për KultPlus artisti.

“Recetë Kuzhine” vë në pah anën më të errët të shoqërisë, duke sjellur realitetin që është pjesë e përditshmërisë të shumicës së grave në Kosovë, dhunën në muret ku ajo është e supozuar të ndihet e sigurtë. E dhuna jo rrallë herë vie pikërisht nga ata që ju besohet lumturia, ata me të cilët edhe ndërtohet jeta. E për Arianit Beqirin ideja se dikush arrin të dashurohet me armikun, është e pakuptimtë dhe për të dënimi kundrejt këtyre personave është diçka për të cilin nuk duhet as të diskutohet.

“Tash merre me mend, ti martohesh me një njeri dhe gjatë jetës e kupton se personi me të cilin ti bie në dashuri, realisht është armiku yt. Po kjo s’ka sens, ti realisht nuk martohesh me armikun, nuk martohesh me dikë që duhet me të mbyt. Nuk mundesh me i thënë viktimës me vendos kurorë ose me u dashuru me xhelatin, kjo nuk ka sens. E për këtë arsye përveç dënimit, që s’ka diskutim, sepse përveç një jetës së humbur është edhe një dashuri e humbur. Prandaj duhet edhe ndërgjegjësimi nëpërmjet të cilit ti duhet ta kuptosh se nuk mbytet një njeri në familje, jo kaq thjeshtë”, tha ndër të tjera artisti. / KultPlus.com

“Vija e Gjelbër”, ekspozita e radhës në Galerinë Qahili

Galeria Qahili do të hapë ekspozitën kolektive “Vija e Gjelbër” më 2 korrik 2020, duke filluar nga ora 18:00. Kjo ekspozitë prezanton punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve, përkatësisht të lëndës së vizatimit, të klasave të profesor Eshrefi Qahilit.

Koncepti i ekspozitë: “Hulumtimi i ngjyrës, i potezave, prezantojnë vija të sigurta. Figurat e këtyre artistëve që janë në fillim të karrierës së tyre reflektojnë mbi kahen, qasjen dhe ndryshimet që i kanë ndërmarrë për një rrugë të frytshme. Përdorimi lirik i ngjyrës në bashkëpunim me vijën e krijojnë artin e balancit, pastërtisë dhe qetësisë. Një numër i këtyre artistëve e kanë krijuar gjuhën e tyre..” – shkëputur nga koncepti i ekspozitës me kurator Nita dhe Eshref Qahili.

Tek ekspozita “Vija e Gjelbër” marrin pjesë studentë të vitit të parë, të tretë si dhe të masterit, e ata janë Albina Avdyli, Arbenita Lekaj, Arbër Etemi, Arbina Omaj, Ardijana Binakaj, Ardita Krasniqi, Arjeta Bytyqi, Arianë Kalaveshi, Arton Behrami, Avni Demiri, Azra Ibrahimi, Besarta Malokaj, Blerta Hashani, Bujar Berisha, Dijellza Dalipi, Donat Krasniqi, Drenusha Dalipi, Elirë Aliu, Era Baralija, Erblina Dalipi, Erjon Berisha, Erion Kllokoqi, Erona Zagraxha, Fatlum Rrahmani, Fjolla Ferati, Florentina Ramadani, Gazmend Osmani, Gerta Hamelli, Ilirianë Vlashi, Idrin Mullaidrizi, Leotrim Selmani, Luiza Thaçi, Lumturie Krasniqi, Luresa Sheholli, Pranverë Haxha, Renea Begolli, Sabri Rushiti.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 2 korriku deri me 23 korrik 2020. / KultPlus.com

Ekspozita “Hijet e Bardha” me David Carson, këtë javë në Galerinë Qahili



Ekspozita “Hijet e Bardha” me David Carson do të hapet këtë javë në Galerinë Qahili në Prishtinë, shkruan KultPlus.

“Hijet e Bardha” do t’iu prezantojë dizajnin grafik përmes syve të njërit nga dizajnerët më të rëndësishëm në botë, David Carson. Carson duke përdorur një stil origjinal bëri revolucion në komunikimet vizuele në vitet e 90-ta. Shtyu kufijtë e dizajnit grafik duke krijuar një identitet unik, ku së shpejti do të keni mundësinë ta përjetoni.

Hapja e ekspozitës do të bëhet më datë 22 nëntor 2019 duke filluar nga ora 20:00.

“Hijet e Bardha” është një aktivitet artistik që çdo vit ngërthen tema të ndryshme në vete. Përveç kësaj është një festë që mbledh njerëzit dhe festohet me art. / KultPlus.com




Artistja nga Gjermania vjen me ekspozitë në Prishtinë

 “Realitete të Zgjeruara” e artistes nga Gjermania Monika Kropshofer, është ekspozita e radhës që do të zërë vend në Galerinë Qahili, shkruan KultPlus.

Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut – fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.

Arkitektura dhe elementët e saj – fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer. Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.

Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bon.

Ekspozita hapet më datë 30 shtator në ora 19:00 dhe do të jetë e hapur deri më 12 tetor 2019. / KultPlus.com

Imazhe paradoksale dhe surreale u prezantuan ne ekspozitën e Galerisë “Qahili”

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë në Galerinë Qahili është hapur një ekspozitë e pazakonshme me një mesazh të pazakonshëm. Ekspozita “Unusual Message”, e kuruar rreth disa elementeve mjaft interesante si  huti, libri, gjethet e ullirit, kafka e deles, veza, shenja @, korbi, kanaqja, kapsja e letrave dhe retë, bëri së bashku 72 artistë ë cilët janë njëkohësisht profesorë të 12 universiteteve të ndryshme të botës, shkruan KultPlus.

Ekspozita e cila erdhi si iniciative e Universitetit të Qipros, saktësisht Departamentit të Artit, përmes krijimeve të artistëve solli disa imazhe paradoksale dhe surreale. Elemente të jetës së përditshme përmes kësaj ekspozite arritën që të kthehen në diçka artistike duke rrëfyer tema aktuale, ikonografi religjioze, natyrën dhe humorin. Nita Qahili nga Galeria Qahili, tregoi se artistët pjesëmarrës e që janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Qipro, Franca, Irani, Korea, Meksika, Polonia, Rumania, Turqia, Amerika dhe Kosova tregojnë ngjarje me anë të dy perceptimeve dhe interpretimeve të ndryshme.

“Është një projekt i cili që dy vite e më shumë është në proces e sipër,  dhe tashmë vetëm ja ka fillu që vendet pjesëmarrëse me i ekspozu punimet nëpër vende të tyre. Ndërsa ajo që e bënë me të veçantë këtë ekspozitë është koncepti, pasi që është një ekspozitë satirike ku artistët është dashur që në bazë të disa elementeve të krijojnë art. Këto elemente i bëjnë së bashku të gjithë artistët, por në anën tjetër secili e tregon identitetin e vet, punën dhe vlerat artistike që secili prej tyre i ka”, theksoi Qahili për KultPlus.

Artistët pjesëmarrës nga Kosova në këtë ekspozitë ishin: Bardhyl Bejtullahu, Mehmet Behluli, Eliza Hoxha, Mirsad Lushtaku, Visar Mulliqi dhe Eshref Qahili. Kritiku i artit Komuran Goranci vlerësoi këtë ekspozitë pikërisht për konceptin e saj të cilin ai e konsideroi modern dhe aspak klasik.

“Kjo ekspozitë ka një koncept të saj e që përbëhet prej mesazheve të ndryshme të artistëve mësimdhënës të universiteteve të ndryshme të cilët kanë pasur një temë të caktuar. Artistët kanë sjellë mesazhe secili në formën e vet, sipas mënyrës dhe jetesës apo një realitet të kohës në të cilën jetojmë ne bashkërisht. Prandaj si një koncept i ri, modern, një mesazh jo klasik dhe mjaft domethënës është një ekspozitë mjaft e qëlluar që sjellë një prurje të re dhe koncept të ri e që mund të na shërbejë edhe neve në të ardhmen”, tha ai.

Bardhyl Bejtullahu i cili ishte pjesëmarrës në ekspozitë ku u paraqit me dy punime sqaroi më shumë për KultPlus rreth elementeve të cilat ishin në fokus të kësaj ekspozite,  por edhe të veprave të tij. Njëri punim i Bejtullahut si element kryesor kishte kafkën e dashit ndërsa tjetri degët e ullinjve.

“Motivet apo elementet kanë qenë te caktuara për këtë ekspozitë dhe përmes tyre me paraqit në mënyrë satirike me paraqit një ngjarje apo aktualitet. Ka pasur disa elemente si koka e deles apo dashit, veza, ulliri, shenja @ (bota digjitale) e disa të tjera. Unë kam zgjedhur me marrë pjesë me kafkat e dashit dhe me ullinjtë”, tha ai për KultPlus.

Kjo ekspozitë u mbështet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës./KultPlus.com

Krijime të 72 artistëve, vijnë në Galerinë Qahili përmes ekspozitës ‘Unusual Message’

Me 16 maj 2019, duke filluar nga ora 19:00, në Galerinë Qahili hapet ekspozita Unusual Message. Kjo ekspozitë shpalos krijime të 72 artistëve e njëkohësisht profesorëve të 12 Universiteteve të ndryshme të botës.

Punime që përmbajnë njërën nga elementet, si hutin, librin, gjethet e ullirit, kafkën e deles, veja, shenja @, korbi, kanaqja, kapsja e letrave dhe retë krijojnë imazhe paradoksale dhe surreale. Elemente të jetës së përditshme kthehen në diçka artistike e rrëfejnë tema aktuale, ikonografi religjioze, natyrën dhe humorin. Artistët nga Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Qipro, Franca, Irani, Korea, Meksika, Polonia, Rumania, Turqia, Amerika dhe Kosova tregojnë ngjarje me anë të dy përceptimeve dhe interpretimeve të ndryshme.

Kjo ekspozitë u mbështet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës. /KultPlus.com

‘Hijet e Bardha’ sonte në Galerinë Qahili

Ekspozita ‘Hijet e Bardha – Poezi’ do të hapet me 1 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 20:00, në Galerinë Qahili. Pjesëmarrës në edicionin e katërt do të jenë 70 shkrimtarë nga rajoni, ku do të prezantohen mbi 100 poezi.

‘Hijet e Bardha’, Festa e Shkrimtarëve këtë vit festat e fundvitit do t’i festojë me poezi, të cilat do të ekspozohen në një format jo të zakontë për poezitë.

‘Hijet e Bardha’ këtë vit do të jap një çmim i cili do të përzgjidhet nga vet publiku. Votimi do të bëhet në hapësirë të Galerisë Qahili, dhe do të fillojë nga momenti i hapjes së ekspozitës. Poezia më e pëlqyer nga publiku do të tregohet në mbyllje të ekspozitës, me 19 dhjetor 2018, ku do të shpërblehet me një pikturë të fondit të Galerisë Qahili dhe tri libra nga ETEA.

‘Hijet e Bardha’ janë një metaforë për ta përshkruar artin si diçka të dëlirë, të pastër dhe madhështor. Vet hija është gjigante, është një iluzion që nuk është asnjëherë e njëjtë. Edhe pse ‘Hijet e Bardha’ nuk i shohim ato janë gjithkund. Mu për këtë arsye veprat e artit përmbajnë një sharmë dhe e mahnitin publikun.

Këtë edicion Galeria Qahili e organizoi në bashkëpunim me organizatën ETEA.

Ky edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Birra Shok Shoqe, Pronto si dhe 2B Studio. / KultPlus.com

‘Hijet e Bardha’ më 1 dhjetor në Galerinë Qahili

Ekspozita ‘Hijet e Bardha – Poezi’ do të hapet me 1 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 20:00, në Galerinë Qahili. Pjesëmarrës në edicionin e katërt do të jenë 70 shkrimtarë nga rajoni, ku do të prezantohen mbi 100 poezi.

‘Hijet e Bardha’, Festa e Shkrimtarëve këtë vit festat e fundvitit do t’i festojë me poezi, të cilat do të ekspozohen në një format jo të zakontë për poezitë.

‘Hijet e Bardha’ këtë vit do të jap një çmim i cili do të përzgjidhet nga vet publiku. Votimi do të bëhet në hapësirë të Galerisë Qahili, dhe do të fillojë nga momenti i hapjes së ekspozitës. Poezia më e pëlqyer nga publiku do të tregohet në mbyllje të ekspozitës, me 19 dhjetor 2018, ku do të shpërblehet me një pikturë të fondit të Galerisë Qahili dhe tri libra nga ETEA.

‘Hijet e Bardha’ janë një metaforë për ta përshkruar artin si diçka të dëlirë, të pastër dhe madhështor. Vet hija është gjigante, është një iluzion që nuk është asnjëherë e njëjtë. Edhe pse ‘Hijet e Bardha’ nuk i shohim ato janë gjithkund. Mu për këtë arsye veprat e artit përmbajnë një sharmë dhe e mahnitin publikun.

Këtë edicion Galeria Qahili e organizoi në bashkëpunim me organizatën ETEA.

Ky edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Birra Shok Shoqe, Pronto si dhe 2B Studio. / KultPlus.com

Galeria Qahili thërret shkrimtarët për “Hijet e Bardha”

Përmes një njoftimi për media, Galeria Qahili fton të gjithë shkrimtarët nga vendi e rajoni të aplikojnë për ekspozitën “Hijet e Bardha”.

“Edhe ky edicion organizohet për nder të festave të fundvitit, mirëpo këtë vit do të festohet me poezi të ndryshme të shkrimtarëve që vijnë nga Ballkani. Të gjithë të interesuarit mund të marrin më shumë informata dhe të aplikojnë në galeriaqahili.com. Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri me 24 Nëntor 2018”, thuhet në njoftimin për media.

Hapja e ekspozitës Hijet e Bardha me poezi, festës së shkrimtarëve do të jetë më 1 dhjetor 2018.

Gjithnjë sipas njoftimit, “Hijet e Bardha” është një aktivitet artistik, e më specifikisht një festë për festat e fundvitit që organizohet nga Galeria Qahili.

“‘Hijet e Bardha’ janë një metaforë për ta përshkruar artin si diçka të dëlirë, të pastër dhe madhështor. Vet hija është gjigante, është një iluzion që nuk është asnjëherë e njëjtë. Edhe pse Hijet e Bardha nuk i shohim ato janë gjithkund. Mu për këtë arsye veprat e artit përmbajnë një sharm dhe e mahnisin publikun”./ KultPlus.com

Nga Fieri në Prishtinë, ekspozita ndërkombëtare “Fokus 2017”

Galeria Qahili, sonte ka qenë e mbushur me fotografë të cilët ishin pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Fokus 2017”. Fotografitë, shumica e të cilave ishin bardh e zi, sollën detaje nga jeta e përditshme. Kurse ato të cilat kishin edhe ngjyra kombinoheshin bukur me pjesën tjetër, dritë-hije. Fotografitë e krijuara nga 55 artistë të fotografisë, të cilët vinin nga 20 shtete të ndryshme, ruanin veçantinë e tyre gjersa publikun e tërhiqnin në një udhëtim të njëtrajtshëm, shkruan KultPlus.

Alberina Haxhijaj

Ishin pikërisht emrat e fotografëve vendosur poshtë fotografive të tyre, një thirrje e vazhdueshme se ekspozita është kolektive. Çastet të cilat fotografët i kishin fiksuar në celuloid, ishin të perceptueshme për të gjithë publikun, të cilët gjenin elemente të ndryshme në fotografitë e ekspozuara. Një i moshuar me llullë, dikush me sy të mbyllur, një vajzë e vogël, dikush duke luajtur, dikush shtrirë mbi lule, një jakë e bardhë, dikush shtrirë afër plazhit, një tjetër duke mbajtur botën mbi shpatulla gjersa qëndron e kërrusur, ishin vetëm disa nga elementet që shfaqnin momentet që kishin kapur fotografët.

Konkursi i themeluar nga artistët, Arben Alliaj dhe Saimir Ahmeti, të cilët me shumë entuziazëm vazhdojnë këtë traditë, ka filluar në vitin 2006 duke mbledhur rreth vetës njerëz që e kanë pasion fotografinë. Kurse sipas Arben Allijaj,pikërisht ky pasion me kalimin e viteve i bashkoi edhe më shumë.
“Në atë periudhë ne nuk njiheshim por me kalimin e viteve kemi bërë që sot ne të ndjehemi si në shtëpinë tonë. Falë bashkëpunimeve që i kemi pasur me fotografë me emër, me profesorë të fotografisë, me konkurrent të rinje, por që më vite tashmë janë bërë edhe më profesionist, kemi arrite deri te ky organizim”, është shprehur ai. Tutje ai ka sqaruar se arsyeja e hapjes së kësaj ekspozitë edhe nëPrishtinë është një shenjë mirënjohje për të gjithë emrat e njohur të fotografisë kosovare që për vite kanë kontribuar në zhvillimin dhe në rritjen e cilësisë së aktivitetit. Mirëpo, ky organizim ashtu siç u shpreh edhe Saimir Ahmeti shihet me mjaftëpërgjegjësi, pasi qëështë një ndër hapësirat e pakta për paraqitje të fotografisë.

Ekspozita përbëhej nga fotografi të cilat kanë qenë pjesë e edicionit të 8-të të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “Fokus 2017”. Kurse në Fier, ku edhe është shfaqur ekspozita për herë të parë, juria profesionale e përbërë nga Armand Sallabanda, Leon Cika dhe Boro Arsovski, shpalli tre fituesit e kësaj ekspozite. Çmimin e parë e mori Andrea Kiss nga Hungaria, çmimin e dytë Igor Coko nga Serbia dhe çmimin e tretë Adrian Fezollari nga Shqipëria.

Kjo ekspozitë është përzgjedhur nga kuratorët: Burim Myftiu dhe Osman Demiri, në bazë të përvojës së tyre artistike shumëvjeçare. Kurse, sipas kuratorit Osman Demiri, fotografitë edhe pse janë krijuar nga fotografë të ndryshëm, përbëjnë një tërësi të bukur.

“Qëllimi jonë ishte që të bëjmë një përmbledhje. Ekspozita të jetë sa më e shtrënguar kurse këtu kemi autorë që merren me fotografi gjithë jetën dhe e duan fotografinë. Janë armiqtë më tëmëdhenj të industrisë së fotografisë e cila po ngulfat çdo ditë e më tepër dhe po donëmë i bë të gjithë të njëjtë. Kurse këta janë ata të cilët po e mbajnë gjallëfotografinë, me principet, stilet dhe ndjenjat e tyre”, u shpreh ai duke theksuar se përzgjedhja nuk ishte aspak e lehtë.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: AvinAbassi – Iran, AndiAgaraj – Shqipëri, BurhanAhmeti – Maqedoni, Dali Alili – Maqedoni, Ibrahim Aysil – Turqi, Ernest Baba – Shqipëri, ErgysBaki – Shqipëri, AhmadBelbasi – Iran, RolandBeqiraj – Shqipëri, Fjolla Besimi – Kosovë, GoranBoricic – Montenegro, Fitim Bushati – Kosovë, TarasBychko – Ukrainë, Enver Bylykbashi – Kosovë, Igor Coko – Serbi, HarisCalkic – Bosnjë dhe Hercegovinë, AlfredoOliviaDelgado – Spanjë, Mariposa Fa – Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, AndoFuchs – Austri, NimaGhari – Iran, Bardha Goga – Kosovë, AhmedHadrovic – Bosnjë dhe Hercegovinë, DamonHaghgoo – Iran, Afrim Hajrullahu – Kosovë, Besnik Hamiti – Kosovë, ArtonHumolli – Kosovë, Rromir Imami – Zvicër, DashimirIzairi – Gjermani – Maqedoni, Gani Jakupi – Francë – Kosovë, EduinaJaupi – Shqipëri, Shukri Kaçaniku – Kosovë, Eliano Kalemi – Shqipëri – SHBA, OgnjenKarabegovic – Kroaci, OlgaKarlovac – Kroaci, AndreaKiss – Hungari, Artan Korenica – Kosovë, Halim Luta – Maqedoni, IvanoMercanzin – Itali, AleksanderMogilo – Bulgari, OlsiQazimi – Gjermani, Vasil Qesari – Francë, HazirReka – Kosovë, Shkëlzen Rexha – Kosovë, KavehSafernejad – Kanadë, FahredinSpahija – Kosovë, Naim Spahiu – Kosovë, Naim Shala – Kosovë, BurakSenbak – Turkey, Gent Shkullaku – Shqipërim Rozafa Shpuza – Shqipëri, Iden Temali – Shqipëri, EneaVeria – Shqipëri, QerimVrioni – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni. / KultPlus.com


Ekspozita ndërkombëtare “Fokus”, vjen në Galerinë Qahili

Galeria Qahili është nikoqire e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë “FOKUS 2017”, që do të hapet këtë të enjte me fillim nga ora 19:00, shkruan KultPlus.

“FOKUS” konsiderohet si konkursi më i madh i fotografisë në trevat shqiptare që këtë vit po bartet nga Fieri në Prishtinë. Themeluesit e këtij konkursi janë artistët: Arben Alliaj dhe Saimir Ahmeti të cilët me shumë entuziazëm vazhdojnë këtë traditë, që nga themelimi i saj.

Kjo Ekspozitë është përzgjedhur nga kuratorët Burim Myftiu dhe Osman Demiri në bazë të përvojës së tyre artistike shumëvjeçare. Në këtë ekspozitë paraqiten 55 artistë të fotografisë nga 20 shtete.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Avin Abassi – Iran, Andi Agaraj – Shqipëri, Burhan Ahmeti – Maqedoni, Dali Alili – Maqedoni, Ibrahim Aysil – Turqi, Ernest Baba – Shqipëri, Ergys Baki – Shqipëri, Ahmad Belbasi – Iran, Roland Beqiraj – Shqipëri, Fjolla Besimi – Kosovë, Goran Boricic – Montenegro, Fitim Bushati – Kosovë, Taras Bychko – Ukrainë, Enver Bylykbashi – Kosovë, Igor Coko – Serbi, Haris Calkic – Bosnjë dhe Hercegovinë, Alfredo Olivia Delgado – Spanjë, Mariposa Fa – Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, Ando Fuchs – Austri, Nima Ghari – Iran, Bardha Goga – Kosovë, Ahmed Hadrovic – Bosnjë dhe Hercegovinë, Damon Haghgoo – Iran, Afrim Hajrullahu – Kosovë, Besnik Hamiti – Kosovë, Arton Humolli – Kosovë, Rromir Imami – Zvicër, Dashimir Izairi – Gjermani – Maqedoni, Gani Jakupi – Francë – Kosovë, Eduina Jaupi – Shqipëri, Shukri Kaçaniku – Kosovë, Eliano Kalemi – Shqipëri – SHBA, Ognjen Karabegovic – Kroaci, Olga Karlovac – Kroaci, Andrea Kiss – Hungari, Artan Korenica – Kosovë, Halim Luta – Maqedoni, Ivano Mercanzin – Itali, Aleksander Mogilo – Bulgari, Olsi Qazimi – Gjermani, Vasil Qesari – Francë, Hazir Reka – Kosovë, Shkëlzen Rexha – Kosovë, Kaveh Safernejad – Kanadë, Fahredin Spahija – Kosovë, Naim Spahiu – Kosovë, Naim Shala – Kosovë, Burak Senbak – Turkey, Gent Shkullaku – Shqipërim Rozafa Shpuza – Shqipëri, Iden Temali – Shqipëri, Enea Veria – Shqipëri, Qerim Vrioni – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni. / KultPlus.com

Përmes ngjyrave, artistët sollën zhurmë në Galerinë Qahili (FOTO)

Mini-ekspozita me një kolazh prej rreth 40 pikturave, prej rreth 25 artistëve, përmbylli mbrëmë edicionin e tretë të aktivitetit “Zhurma e Artirtstëve Pa Kufi” në Galerinë Qahili, shkruan KultPlus.
Poçet elektrike të ndezura nën gjethet e rrushit, të ftonin në një atmosferë të ngrohtë brenda Galerisë Qahili, e cila mblodhi një numër të madh të artistëve dhe artdashësve.

Një përzierje mes gjeneratash solli një përzierje idesh dhe stilesh në mini-ekspozitën e “Zhurma e Artistëve Pa Kufi”. Diversiteti i kësaj ekspozite erdhi përmes pikturave të ndryshme ku dominonin portretet e peizazhet me ngjyra diku më të ndritshme, e diku më të errëta.


Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Engjëll Berisha me fjalë falënderuese për organizatorët e këtij edicioni, “Gjatë ditëve të fundit jemi mbledhur në një ambient, ku kjo galeri ka funksionuar si hapësirë ku ne kemi ardhur si artistë dhe na është dhënë një hapësirë tjetër, pos atyre që janë publike”, tha Berisha.

Artistët u shprehën të kënaqur me punën e tyre në një ambient të përbashkët, përgjatë këtyre ditëve. Mina Krasniqi e cila në këtë ekspozitë solli dy portrete nga cikli i nuseve shqiptare, tha për KultPlus se është ndier e inspiruar gjatë punës në këtë Galeri.

“ Koncepti im është pikturimi i nuseve shqiptare që ua imponojnë martesën, për atë i bëj nuset symbyllur, një ëndërr e paparashikuar në të cilën nuk e dinë as ato realitetin. Puna këtu në galeri gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë e mire, unë jam inspiruar shumë mirë këtu, sepse kemi ndarë kohë me kolegë , ka qenë një lloj ngrohtësie në kohën e ftohtë”, ka thënë ajo.

Nikoqiri i kësaj ekspozite, Eshref Qahili e përshkroi këtë edicion më ndryshe ku artistët sollën zhurmë të punës brenda galerisë, e cila gjatë këtyre ditëve qëndroi si një derë e hapur për të gjithë artistët.
“ Galeria ka qenë e hapur për artistët të cilët duan të punojnë, pa ndonjë obligim, qoftë edhe për një takim me njëri-tjetrin. Janë disa pëlhura të cilat janë të zbrazura dhe disa në të cilat vetëm janë hedhur ngjyrat dhe nuk ka asnjë pikturë. Besoj që është një version ndryshe nga ajo si jemi mësuar, por gjithmonë mbetem me shpresë që herëve të tjera të bëjmë diçka të tillë, por jo për tri ditë por për trembëdhjetë ditë”.

Sipas kritikut të artit, Ilir Muharremi këtë ekspozitë e bënte të veçantë, tubimi i artistëve në punë kolektive, por koha e shkurtër sipas tij, ndikoi që kjo galeri të kishte edhe mangësi.
“Si ide dhe qëllim ishte shumë interesat, ku artistët brenda tri ditëve, t’i shohin punët e njëri- tjetrit, të ndikohen dhe të shkëmbejnë ndonjë ide, këtu dominonin ngjyrat e ngrohta, të ftohta dhe neutrale .Kishte art abstrakt, ekspresiv, impresiv, secili paraqiste ndonjë përvojë të tij ose diçka nga individualja. Mirëpo këtu mungonin instalacionet apo ndonjë performancë, ndoshta kjo edhe për shkak të kohës së shkurtër, pasi që, një ngjarje si kjo do duhej te zgjaste më shume se tri ditë”, ka thënë Muharremi.

Në këtë ekspozitë të Galerisë Qahili janë prezantuar me veprat e tyre artistët: Mentor Avdili, Yll Xhaferi, Ardian Mehmetaj, Burim Myftiu, Nexhmi Bardhi, Leonit Palushaj, Emine Krasniqi, Baku Abdullahu, Arben Shala, Majlinda Kelmendi, Jeta Kalaveshi, Luljeta Leci, Bardha Buza, Naim Spahiu, Merita Myderizi-Maloku, Agron Mulliqi, Skender Hajdini, Adea Pula, Dafine Vitija, Engjëll Berisha Jr, Shkamb Jaka, Kamuran Goranci, Musa Kalaveshi e Eshref Qahili.
Ky aktivitet ishte i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës./KultPlus.com