Fation Plaku, fotograf nga Tirana, ka realizuar një fotografi në Gjirin e Sarandës, ku nga lartësia, shihet e fundosur një anije luftarake italiane.
“Anije luftarake italiane SS Probitas e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në Gjirin e Sarandës. Anija, sipas dëshmitarëve okularë të moshës së tretë në qytetin bregdetar, u bombardua në tetorin e largët të 1943-shit nga gjuajtësit gjermanë, në përpjekje për të kryer misionin e tërheqjes së ushtarëve dhe oficerëve pas kapitullimit të Italisë së Musolinit. Sarande. Albania — in Sarandë”, ka shkruar Plaku në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Regjisori Pirro Milkani i cili ka lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare është nderuar sot nga ministrja e Kulturës Elva Margariti me medalje mirënjohje “Ambasador i Filmit Shqiptar”.
“Kënaqësi që u mblodhëm sot, për kineastin dhe njeriun, Pirro Milkani, i cili ka ditur të na bëjë të qeshim pa fund me “Zonjën nga qyteti”, të përjetojmë dramacitetin e “Ballë për ballë” apo të pështjellohemi nga “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Pirro prej kohësh ka luajtur rolin e një ambasadori të kulturës shqiptare”, shprehet ministrja Margariti.
Me një përzgjedhje të kujdesshme të historive që ekranizonte Pirro Milkani do të krijonte individualitetin e tij artistik.
”Shtigje lufte” më 1974-trën një ngjarje që e rikthen sërish regjisorin në Luftën e Dytë Botërore, do ta bënte emër të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare.
Ndërsa në fillim të viteve 80-të, filmi bazuar në skenarin e Ruzhdi Pulahës, “Shoqja nga fshati” e më pas “Zonja nga qyteti” do ta bënte kinemanë e Milkanit më të dashurën e më të komunikueshme me shikuesin.“Pranvera nuk erdhi vetë” është një tjetër film që ka mbetur në kujtesën e shikuesit.
Me një karrierë të gjatë në kinemanë shqiptare, historia e këtij rrugëtimi artistik është në një farë mënyre dhe historia e kinemasë shqiptare. Pas viteve 90-të Milkani do të realizonte një nga filmat më të bukur të kinemasë sonë të dekadave të fundit “Trishtimi i zonjës Shnajder”, një film gati autobiografik i jetës së tij studentore një Çeki. /atsh / KultPlus.com
Festivali i filmit të animuar “Anibar”, i cili mbahet cdo vit në qytetin e Pejës këtë edicion ka dy mysafirë special Bryan Newton dhe Matt Taylor – dy regjisorët nga ekipa madhështore që ka krijuar një ndër seritë më të guximshme të animuara të kohërave tona “Rick dhe Morty”.
Newton dhe Taylor, do të na bashkohen këtë vit në Anibar përmes diskutimeve të hapura me ju dhe duke ndarë eksperiencën e tyre e të qenurit pjesë e ekipës që ka punuar në serinë që u shfaq për tre sezona me radhë në programin e mbrëmjes të Adult Swim në kuadër të rrjetit të kanalit për animacion Cartoon Netëork.
Anibar, këtë vit mbahet nga 15 deri më 21 korrik 2019. Ndërsa me datat 19 dhe 20 korrik 2019 (e premte dhe e shtunë) Matt Taylor dhe Bryan Newton do të mbajnë diskutimet e tyre në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë./Insjaderi/KultPlus.com
“Simpatia”, është njëra ndër këngët që ka shoqëruar rininë shqiptare kudo që ishin në kohërat më të vështira. Kjo këngë e cila ishte bërë hit, është realizuar në vitin 1997 nga këngëtarja e njohur Edona Llalloshi në bashkëpunim me Memli Krasniqin, shkruan KultPlus.
Por, një rëndësi e veçantë në atë kohë i është kushtuar edhe teksteve të këngës, për ndryshim nga sot ku tekstet në të shumtën e rasteve as nuk kuptohen mirë.
Për tekstet e këngëve të artistëve në atë kohë kujdesin tekstshkrues profesionist apo poetë e shkrimtarë.
“Simpatia” është shkruar nga Fakete Rexha e cila sot nuk shkruan më tekste të këngëve por e kujton me nostalgji atë kohë.
Më poshtë KultPlus ju sjell këngën “Simpatia” që edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji. / KultPlus.com
Në skenën e Teatrit “Avdush Hasani”, nesër me fillim nga ora 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Ditë të bukura” me autor dramaturgun e famshëm irlandez, Samuel Beket.
Shfaqja
që po ndihmohet nga MKRS-ja, do të jetë nën regjinë e Emin Eminit ndërsa do të
interpretojnë aktorët Ismet Azemi dhe Vjosa Tasholli, kurse për skenografinë dhe
ndriçimin do të përkujdesen Arton Hasani dhe Skënder Latifi.
“Ditë të bukura” pas dramës “Duke pritur Godonë”, konsiderohet ndër krjimet më të arrira të dramaturgut irlandez, i cili në vitin 1969 fitoi Çmimin “Nobel” për Letërsi.
Kjo
premierë është e treta, pas shfaqjeve “Tenda” dhe “Room no 13”. Tema e shfaqjes
është pamundësia e dashurisë në vitet e pleqërisë. Njeriu e kupton se nuk ka
rast më të kthehet në kopshtin e Edenit prej nga është përzënë paraprakisht.
Shfaqja
“Ditë të bukura” përbëhet nga dy akte dhe dy personazhe, Vili dhe Vini.
“Kur jeta fizike dehidrohet, shpirti përiqet të
rimbursohet me kujtime para se të bije zilja e fundit, … në këtë pikëtakim
emoçional veprojnë personazhet e Beketit Vili e Vini duke u munduar t’i japin
kuptim asgjës… ejani në ditë të bukura!
Samuel Beketi është njëri nga shkrimtarët më me ndikim në letërsinë e shekullit XX, konsiderohet si paraprijësi i postmodernizmit, dhe themeltari i “teatrit absurd”. /KultPlus.com
Sot, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim Drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig, Oliver Zile, përcjell KultPlus.
Ministri Gashi e falënderoj Zile për mundësin e dhënë që vendi ynë të marrë pjesë në panairin e librit në Leipzig me autorët dhe stendën e posaçme.
Po ashtu, Ministrit Gashi gjatë këtij takimi me Zile kanë diskutuar edhe për hapat përfundimtar drejt anëtarësimit zyrtar të Kosovës në TRDUKI, duke kërkuar mbështetje nga zyrtarët e panairit të Leipzigut të cilët kanë një peshë dhe rëndësi të veçantë në këtë proces të rëndësishëm dhe tepër të nevojshëm për vendin tonë.
Drejtori Zile ka përgëzuar Ministrin Gashi për punën dhe përkushtimin që ka pasur në krijimin e kushteve për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Panairin e Leipzigut, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të pranisë së Kosovës në këtë Panair dhe duke theksuar që ai dhe ekipi i tij drejtues edhe në të ardhmen do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar praninë e vlerave kulturore të Kosovës në këtë Panair.
Ministri Gashi tha se “pjesëmarrja e Kosovës sivjet në panairin e Leipzigut nuk është e rastësishme, andaj vendi ynë do ta shndërrojë në traditë pjesëmarrjen në këtë Panair të rëndësishëm të Librit, i cili është ndër panairet më të vjetra në botë e ku sidomos autorët luajnë një rol të rëndësishëm me prezantimet e tyre”.
Republika e Kosovës për herë të parë sivjet është prezantuar me stendë në Panairin e Librit në Leipzig. Panairi në Leipzig njihet edhe si Panairi i Autorëve dhe Evropës Lindore dhe Juglindore është edhe pse me përmasa më i vogël sesa në Frankfurt është në fokus të jetës kulturore gjermane dhe evropiane çdo pranverë. Me rreth 200.000 vizitorë dhe 3000 botues nga Gjermania dhe vende të ndryshme të botës, sivjet Kosova ka qenë risia e këtij Panairi.
Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës sivjet ka përkrahur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës e cila në stendën e saj ka prezantuar botimet më të reja nga Republika e Kosovës. /KultPlus.com
Luljeta Pula Beqiri gruaja protagoniste e viteve të 90-ta, tregon për aktivitetin e saj dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Ambienti kosovar sipas saj nuk është fare i lehtë për gratë por ato duhet të gjejnë energji dhe vullnet që të japin kontributin e tyre në shoqëri
Ishte 16 vjeçe kur e filloi aktivitetin e saj politik. Ishin demonstratat e vitit 1968. Në atë vit Luljeta Pula Beqiri, e cila gati dy dekada më vonë do të bëhej njëra prej protagonisteve më të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore, në ato demonstrata po kërkonte për vendin e saj vetëvendosje dhe republikë. Kjo nuk ishte e zakonshme për një vajzë të asaj moshe. Ajo thotë se prindërit e saj, baba profesor universiteti dhe nëna mësimdhënëse e kishin mësuar atë dhe fëmijët e tjerë me edukatë kombëtare.
“E veçanta e gjithë kësaj, që natyrisht dua ta theksoj dhe që nuk ishte e zakonshme, ishte se unë isha rritur në një familje me mirëqenie të lartë, dhe kisha shumçka të humbisja me angazhimin tim.”
Angazhimi politik i kishte kushtuar me përjashtim nga gjimnazi po në të njëjtin vit kur u mbajtën demonstratat e vitit 1968, pavarësisht se ishte nxënëse e shkëlqyer. Ajo në rrëfimin e gjatë për jetën e saj, thotë se kjo nuk e kishte ndalur që të vazhdonte rrugën në kërkim të të drejtave për shqiptarët.
Kishte marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981, duke rrezikuar në këtë rast punën e saj si profesoreshë universiteti. Gjatë viteve të 90-ta, aktiviteti i saj politik dhe shoqëror u intensifikua vite të cilat Pula Beqiri na i rrëfen me nostalgji dhe dhimbje. Për shkak të atmosferës politike, kur u suprimua autonomia dhe terreni dukej se më shumë ishte bërë për burrat, ajo u gjend para sfidave të mëdha. Na tregon për përballjen e saj me shumë aktorë të rëndësishëm të jetës politike të asaj kohe. Thotë se për gratë nuk ishte fare e lehtë. Aktiviteti i gruas nuk çmohej shumë në ato kohë mirëpo ato vazhdonin të punonin dhe të jipnin kontributin e tyre.
Pas luftës kur situata ndryshoi dhe kushtet u bënë më të mira për gratë, Pula Beqiri, thotë se vetë gratë duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të emancipohen.
Pasi prania e grave në jetën politike u bë çështje kuotash ajo e kishte kundërshtuar këtë. I kishte kundërshtuar ndërkombëtarët që e imponuan një gjë të tillë por zëri i saj dhe kontributi i saj nuk u çmuan pas luftës. Për këtë pas përfundimit të luftës ajo aktivitetin e saj e reduktoi vetëm në dhënie mësim në universitet.
Gruaja e zëshme e viteve të nëntëdhjeta na rrëfen shumë ngjarje dhe peripeci nëpër të cilat ka kaluar ajo vetë, po në të cilat kanë kaluar dhe kalojnë ende shumca e grave shqiptare.
Kur jeta politike ta determinon jetën private
Me 1989 iu mor autonomia Kosovës. Pula Beqiri nga pozita ku ishte, profesoreshë e Fakultetit të Xehtarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, u deklarua kundër ndryshimit të pozitës kushtetuese të Kosovës. Ishte kohë kur në Kosovë po zhvilloheshin demonstrata të mëdha. Në të gjitha ushtrohej dhunë ndaj demonstruesve. Në shumicën prej tyre Pula Beqiri kishte marrë pjesë.
Njëra ishte më e vështira. Luljeta Pula ishte shtatzënë, në muajin e shtatë. Gjatë protestës ku u hodh gaz lotsjellës të cilit regjimi sipas saj i kishte hedhur helme, humbi fëmijën e saj.
Në këtë kohë në Kosovë u formua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që për një dekadë u njoh si rezistenca paqësore. Në themelimin e saj Pula Beqiri nuk arriti të ishte prezente pasi kishte probleme shëndetësore pas humbjes së fëmijës. U bë anëtare e kësaj Lëvizjeje, siç njihej atëherë, një muaj pas themelimit. Partia po konsolidohej, brenda saj u themelua Shoqata e Gruas së LDK-së. Pula Beqiri ishte kryetarja e parë e kësaj shoqate.
“Në atë kohë kishte një mobilizim të paparë të grave të të gjitha kategorive për t’u vënë në shërbim të çështjes kombëtare”, na tregon me krenari të madhe. Për shtatë muaj shoqata numëronte 80 mijë gra. Madje tek gratë që për herë të parë po fuqizoheshin në këtë masë Pula Beqiri thotë se pa fuqinë jo vetëm në raport me regjimin por edhe ta sensibilizonin faktorin ndërkombëtar për gjithë çfarë ndodhte në Kosovë. “Kush më mirë se gratë dhe nënat mund ta bënin këtë”, thotë ajo.
Ky fuqizim i grave brenda partisë nuk e kishte trembur veç regjimin po edhe partinë. U ishte sugjeruar grave e sidomos asaj si kryetare e shoqatës që të merrej me çështje të gruas dhe fëmijëve e jo me politikë. Natyrisht politika dhe politikat e mëdha u takonin burrave. Të vepruarit ndaj regjimit i cili tashmë kishte mbyllur shkollat dhe spitalet dhe gjithçka tjetër publike, ishte terren burrash.
“Por ata bënë e ç’bënë dhe nën pretekstin e ndryshimit të statusit e formatit të Shoqatës e gjoja për t’i ndryshuar emrin i morën autonominë shoqatës, i urdhëruan të lëvizin vetëm në kornizën e mbrojtjes së të drejtave të gruas dhe fëmijës, dhe të mos merreshin me politikë.”
Ky ishte një veprim që e kishte zemruar shumë Pula Beqirin, po nuk kishte ku ta paraqiste zërin e saj kundër. Edhe mediet e asaj kohe ishin të kontrolluara sipas saj.
“Burrat arritën që rolin e gruas në shoqëri dhe në politikë ta redukonin ashtu siç e donin në familje. Gruaja të merrej vetëm me të ashtuquajturat punë të gruas”, thotë Pula Beqiri.
Kishte ardhur koha për një alternativë tjetër politike
Koha e entuziazmit të madh mbaroi. Pas përballjes me gjithë këtë situatë Pula Beqiri e kishte parë se duhej të ndërmerreshin hapa tjerë. Ajo po angazhohej ne forma të ndryshme. Kishte ndihmuar nxënësit e helmuar në shkolla në vitin 1990.
“Natyrisht është e veçantë paraqitja ime publike në këtë temë, në mars të vitit 1990 në një emision,debat të drejtëpërdrejtë në Televizionin e Beogradit, e cila bëri bujë jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Jugosllavinë por edhe më gjerë”, thotë ajo. Aty Pula Beqiri tregoi se çfarë u kishte ndodhur nxënësve shqiptarë nëpër shkolla.
Në korrik të po atij viti kur u shpall pavarësia e Kosovës, thotë se bashkë me shoqen e saj Eva Breandtly anëtare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe profesore e të drejtës ndërkombëtare në 6 universitete në Amerikë, ishin para Kuvendit të Kosovës. Pasi juristët e Kuvendit hezitonin ta shpallnin pavarësinë në oborr të këtij institucioni sepse nuk e dinin a do të ishte valide një mënyrë e tillë, shoqja e saj nga Amerika insistonte që kjo të bëhej. Pas këtij insitimi ishin arrestuar te dyja nga policia serbe. Ishin liruar pas intervenimit nga Amerika. Në këtë kohë çështja shqiptare po merrte dimensione të reja. Shqiptarët po udhëtonin drejt Amerikës për të treguar se çfarë ndodhte në Kosovë. Në mesin e tyre edhe vetë Pula Beqiri.
Pas dy vitesh aktiviteti më 1992 erdhi koha që në Kosovë të themelohej një parti tjetër. Këshilli i saj nismëtar prej disa vetash, kryesisht sociologë ekzistonte që nga viti 1990.
“Kjo mënyrë e funksionimit u zgjodh më tepër për të përçuar në botë përcaktimin pluralist e demokratik të shqiptarëve në një shtet të ardhshëm të synuar. Megjithate ishte jashtë rrethanave dhe jashtë kohës. E me mangësi të mëdha.”
Asaj i ishte ofruar posti i kryetares së partisë, të cilin thotë se kishte shumë dilema ta merrte sepse në parti ishte së bashku me shumë figura të ish nomenklaturës komuniste, të cilat i kishte luftuar tërë jetën. Megjithatë postin e kishte pranuar dhe kështu u bë gruaja e parë që mori postin e kryetares në një parti politike në Kosovë. Fillimisht thotë se ka pasur shumë probleme me masivizimin e partisë. Vlerëson se pavarësisht që nuk mund të masivizoheshin ata ishin një zë ndryshe dhe shprehnin qëndrime politike të pavarura.
“Aktiviteti ynë partiak i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm. Kemi bërë mijëra e mijëra prononcime për të gjitha ngjarjet politike të cilat ndiqnin njera tjetrë, kemi dalë me shumë deklarata, kemi mbajtur shumë konferenca për shtyp, kemi pasur aktivitete të dendura në terren”, rrëfen për punën e bërë ajo.
Çështjen e pazgjidhur të Kosovës thotë ta ketë adresuar jo vetëm në mediat e Kosovës po edhe në ato më prestigjiozet ndërkombëtare. “Kam dhënë dy intervista për CNN”, thotë ajo.
Shoqërisë i duhej dinamizim për të fituar lirinë
Megjithëse aktivitetet nuk mungonin Pula Beqiri, ishte angazhuar për dinamizim të lëvizjës politike.
“Kemi kërkuar aplikimin e të gjitha formave të protestës, demonstratave dhe formave të tjera të padëgjueshmërisë qytetare”.
Njëra ndër kërkesat ishte edhe nisma për konstituimin e Parlamentit të Kosovës si një akt politik i përçimit të mesazhit të vërtetësisë, vendosmërisë dhe seriozitetit të kërkesës për pavarësi, në radhë të parë për qarqet ndërkombëtare.
“Kjo ide është kundërshtuar në vazhdimësi dhe fuqishëm veçanërisht nga paria e LDK-së. Ishte e qartë se lëvizja pacifiste kishte degjeneruar dhe kishte krijuar në masa një demotivim, amulli, zhgënjim dhe rezignatë. Ndaj dinamizimi i Lëvizjes me forma të reja, strategji e taktikë efikase me vite pas 94-së ishte e vetmja zgjidhje.”
Në ndërkohë nuk ndodhi asgjë e me 1998 u zhvilluan zgjedhjet në të cilat Pula Beqiri e sfidoi Ibrahim Rugovën kryetarin e LDK-së si kundërkandidate e tij për postin e të parës së Kosovës. Ishte e sigurt se nuk do të fitonte por e bëri këtë për të treguar se një grua ka kurajo dhe guxim për t’u kandiduar dhe për të udhëhequr me vendin edhe në ato rrethana.
“Tërhoqa kandidaturën time pas shtetrrethimit të Drenicës nga forcat serbe si akt moral dhe parimor për absurditetin e mbajtjes së zgjedhjeve në kohën kur një regjion i vendit po digjej në flakët e luftës”, thotë ajo.
Gjatë kohës se luftës thotë se kishte kaluar shumë momente të vështira. Kishte vizituar familjen Jashari pas sulmit të parë dhe madje i kishte shkruar letër bashkëshortës së Slobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit ku i kishte treguar atë që po ndodhte në Kosovë e sidomos për vrasjet e fëmijëve në Drenicë.
Thotë se ishte ajo dhe vëtëm disa figura të tjera intelektuale si Adem Demaçi që e kishin mbështetur publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që në fillet e saj.
“Më 1998 u krijua Forumi Demokratik shqiptar me në krye Adem Demaçin. Ideja ishte që në te të përfshiheshin të gjitha figurat politike, udhëheqësit e partive politike, personalitetet me peshë ato kombëtare e intelektuale.”
Në krye të këtij Forumi u zgjodh Adem Demaçi. Ideja kryesore dhe esenciale ishte që ky Forum të bëhej krahu politik i UÇK-së. Ishe LDK-ja ajo që e minoi Forumin duke refuzuar ta pranonte dhe duke mos deleguar përfaqësuesin e saj atje. Më pas edhe Demaçi u tërhoq dhe Pula Beqiri mori udhëheqjen e tij. “Më pas për shkak të sabotimeve kryesisht të klaneve të fuqisë politike të Lëvizjes pasoi zhbërja e tij”, thotë Pula Beqiri.
Një përvojë të cilën ajo e quan të hidhur në një mënyrë i kishte dhënë fund karrierës së saj. Në ceremoninë e varrimit me 1998 në Likoshan të viktimave civile ajo kishte thënë “Fajtorë për këtë terror shtetëror që bën Serbia në Kosovë janë jo vetëm regjimi kriminal serb, jo vetëm injorimi që bashkësia ndërkombëtare i bën çështjes së Kosovës, por edhe Lëvizja politike e Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën”. Kjo fjali ku e kishte përfshirë edhe Rugovën thotë se ju nxor nga konteksti dhe u interpretua si marketing politik dhe fushatë presidenciale.
“Më pastaj mediat u mbyllën për mua, dhe edhepse jo formalisht, praktikisht ky ishte fundi i karrierës sime nuk them politike por punës kombëtare që e kisha bërë gjithë jetën time”, thotë ajo.
Pas luftës të cilën e kishte kaluar në një ankth të papërshkrueshëm duke qëndruar në tavanin e një shtëpie ku ishte strehuar iu kthye edhe njëherë jetës politike duke ia ndërruar emrin partisë me sugjerim të OSBE-së që në atë kohë i organizonte zgjedhjet, në Union Socilademokrat dhe duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2000.
“Pësuam një rezultat katastrofal. Pas debaklit të plotë në zgjedhjet lokale unë dhashë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqja e partisë dhe përfundimisht u tërhoqa nga politika. Thjesht si një akt moral”, e thotë me shumë dhimbje këtë Pula Beqiri.
Tani ndjehet e zhgënjyer jo vetëm për faktin se puna e saj nuk është respektuar por se kontributi i saj është harruar tërësisht.
“As një e vetmja ftesë për ceremoni të ndryshme, festime, shënime përvjetorësh e shënime të ngjarjeve të rëndësishme. E të mos flasim për pjesëmarrje si mysafir në aktin e shpalljes së pavarësisë”, thotë ajo.
Emancipimi i grave nuk bëhet me një dekret
Prej perspektivës së saj Pula Beqiri thotë se klasa politike e Kosovës nuk ka arritur që karshi qytetarëve t’i kryej detyrat e saj. Ajo thotë se ata përveç se u pasuruan në kurriz të qytetarëve nuk kultivuan asnjë vlerë. Në këtë kontekst ajo flet edhe për gratë dhe rolin e tyre në shoqëri pas luftës. E pengon që përfaqësimi i grave në jetën politike bëhet përmes kuotës duke ia humbur kështu shijen edhe atyre grave që suksesin e tyre ia atribuojnë angazhimit të tyre.
“Kur pas luftës u bë e ligjshme, legale dhe e aplikueshme e ashtuquajtura kuotë e grave për të imponuar një përfshirje të caktuar të grave medoemos në institucione, ndjeva vehten të fyer si grua.”
Ky sipas saj nuk ishte kontribut emancipimit të grave. Sepse emancipimi nuk mund të bëhet me një dekret. Ai është proces të cilit duhet t’i kontribuojë vetë gruaja në veçanti dhe shoqëria e nxitja e rrjedhave shoqërore në përgjithësi.
“Kjo formulë e cila vazhdon të implementohet edhe sot, ofendon gruan, integritetin e saj dhe ngritjen e saj profesionale dhe intelektuale. E cila mohohet në parim dhe paragjykohet pa turp duke u pranuar si e tillë, për vetë faktin e përkatësisë gjinore”.
Ajo mendon që edhe vetë ndërkombëtarët që imponuan një gjë të tillë në vendet e tyre as nuk mund ta mendojnë një formulë të tillë denigruese.
“Me imponimin e saj këtu bënë një përligjje oficiele të shkurtmendësisë së gruas shqiptare. Duke i mohuar vlerat e saj dhe gjithë kualitetet që gruaja shqiptare mund t’i ketë. Duke merituar përshirjen me cilësi dhe jo me këtë formulë poshtëruese.”
Thotë se po të ishte në vend të grave nuk do të pranonte kurrë të kishte favore apo një pozitë të institucione nëse nuk do ta meritonte.
Gruas sipas saj nuk mund t’i ndihmohet vetëm me kuota. Njëherë duhet analizuar dhe studiuar të gjithë faktorët e shumica prej tyre janë të ditur, pse gratë kanë mbetur në këtë shkallë të ulët të emancipimit.
“Vetëm me një veprim të studiuar, të analizuar, me një strategji dhe taktikë të ndërtuar mbi bazë të realitetit faktik kosovar, mund t’i ndihmohet jo emancipimit të shpejtë, sepse kjo thjesht nuk mund të bëhet, por shkurtimit të rrugës evolutive të procesit të emancipimit. Pa tronditje të forta, pa sforcime, dhe në mënyrë të natyrshme”.
Ky shkrim u mundësua nga Programi Angazhimi për Barazi (E4E) i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC). Përmbajtja është përgjegjësi e Fondacionit Jahjaga dhe nuk pasqyron deomos pikëpamjet e ATRC, USAID ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas, përcjell KultPlus.
João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë (2014-2018). Ai më parë ishte kurator i MIT List Visual Arts Center (2009-13) dhe i Qendrës së Vizatimeve, Neë York (2007-09). Ribas fitoi katër çmime të njëpasnjëshme AICA për ekspozitën më të mirë (2008-2011) dhe Emmy Hall Aëards Tremaine Exhibition (2010). Shkrimet i tija janë botuar në publikime të shumta, si Artforum, Afterall, Artneës, Art in America, Frieze, Mousse, The Exhibitionist, Spike dhe The Guardian dhe vëllimi i tij i redaktuar In the Holocen, mbi artin dhe shkencën, Sternberg Press (2014). Ribas ka dhënë mësim në Universitetin Yale, Shkollën e Dizajnit në Rhode Island dhe Shkollën e Arteve Pamore në Nju Jork, dhe aktualisht është pedagog në Universitetin Katolik të Portugalisë dhe Universitetin Lusófona, Porto. Ai ishte kurator i Bienales IV të Uralit (2007) dhe i pavijonit portugez në Bienalen e 58-të të Venecias (2019).
GKK gjithashtu ka lutur që të gjithë artistët të cilët merren me fotografi dhe multimedia, të i kontaktojnë në Facebook për të aranzhuar takim me kuratorin, të dielën me 7 korrik dhe të hënën me 8 korrik. / KultPlus.com
Sot, Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, ku nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Prishtina e Re”. përcjell KultPlus
Bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës për çështje të rëndësishme për Kryeqytetin, si Ligji për Prishtinën, Unaza e Qytetit, Salla Koncertale e Pallati i Rinisë, po vazhdon me fillimin e projektit infrastrukturor “Prishtina e Re”.
“Vitin e kaluar kemi pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për ndërtime, dhe ka kohë që është diskutuar kalimi i pjesës administrative të institucioneve në “Prishtinën e Re”. Kemi arritë që pas disa muaj negociata, projekti i zgjerimit të “Prishtinës së Re” të bëhet në koordinim të plotë me Qeverinë e Kosovës. Çdo hap do ta bëjmë bashkë dhe çdo gjë do të jetë transparente”, ka thënë Kryetari Shpend Ahmeti.
“Ne kemi vazhduar bashkëpunimin me Kryetarin Ahmeti në disa tema të mëdha në infrastrukturë, kërkesa direkte, Pallati i Rinisë, Qarkorja dhe disa projekte të tjera. Tani jemi duke shënuar ngjarjen me të madhe në infrastrukturë. 20 vjet më pare, ndoshta ju kujtohen idetë për bartjen e institucioneve në Hajvali. Ka pasë ide të ndryshme, por pas 20 vjetëve projekti për Prishtinën e Re po merr jetë” shtoi Kryeministri Ramush Haradinaj.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje i jep kahje të re infrastrukturore dhe zhvillimore Prishtinës, i jep fund kaosit urban dhe vendosë një rend të ri dhe funksional në Kryeqytet./ KultPlus.com
Duke filluar nga data 5 korrik deri me 9 korrik për 5 ditë/netë në “Platon e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, për të shtatin vit me radhë, mbahet Festivali i Birrës dhe Verës, përcjell KultPlus.
Skena sikurse viteve të kaluara do vazhdojë të jetë e hapur për
artistët dhe bendet e reja, derisa do të perfomojnë grupe dhe artistë të njohur
jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria Kjadi Haruni.
Për dallim nga edicionet e kaluara, risi në këtë edicion jubilar
do të jetë programi artistik, pasi që 5 ditët/netët e festës së muzikës, verës
dhe birrës do të përcjellen me emra të mëdhenj të muzikës si: Dagz/PM, Ndriqim
Gazia & Band, Orient Darabuka, Kpucat e Zeza, Rema Canolli, Erin Go Dance,
Kajdi Haruni, Bruno, Latino Band, Burim Radoni, Dj Gjent, Gamblemania, Vesa
Smolica, Dj West dhe shumë e shumë të tjerë.
Befasi tjetër do të jetë pjesëmarrja e brendeve të reja të
verërave, ku për herë të parë do të prezantohen në këtë Festival, i cili përveç
promovimit të muzikës ka për qëllim edhe promovimin e produkteve vendore. Për
më tepër, në çdo natë të festivalit do të ketë lojëra të ndryshme garuese me
birra, që do të përcjellën me shpërblime të ndryshme për fituesit.
Mos të harrojmë se çmimi i birrës dhe verës do të fillojë nga 0.50
euro, duke mos përjashtuar happy hour dhe shpërblime të shumta.
Pamje nga salla e Muzeumit Historik Kombëtar në Tiranë ku gjatë tri ditëve i zhvilloi punimet Kuvendi Ndërkombëtar “Rrënjët tona”Nga kuvendi ndërkombëtar “Rrënjët tona” në Tiranë
Ky kuvend dhe kuvendet tjera popullin shqiptar po e ndihmojnë të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes së historisë dhe prejardhjen tonë, për ta kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtare e ndërkombëtare dhe për ta marrë përsipër peshën e kësaj trashëgimie, si trashëguesit dhe mbartësit themelorë e të drejtpërdrejtë të tyre
Nga Prishtina, Qendra Kombëtare “Rrënjët tona” ne Tirane mbajti Kuvendin Ndërkombëtar i cili ishte një vazhdimësia historie-gjuhësore dhe Etnos kulturore e Shqiptarëve te cilin e organizoi Kuvendin Ndërkombëtar me temë: Vazhdimësia historike-gjuhësore dhe Etnë kulturore në boten shqiptare përmes mijëvjeçarëve. Në këtë kuvend morën pjesë rreth nëntëdhjete referues, akademikë, studiues, pjesëmarrës nga vendbanimet shqiptare nga Mali i Zi, nga Serbia, nga Maqedonia, nga Kroacia, nga Franca, nga Italia dhe vende te tjera – pedagoge, njohës të gjuhës shqipe tek arbëreshët e Italisë dhe arvanitasit nga Greqia.
Ne ketë Kuvend u trajtuan tema të ndryshme gjatë tri ditëve. Kuvendi i zhvilloi punimet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ne Tirane.
Në ditën e parë u regjistruan pjesëmarrësit dhe u çel ekspozita me postera dhe thënie të arta, me foto dhe pamje nga Shqipëria, për gjuhën shqipe dhe shqiptarët.
Dita e dytë u be ceremonia e hapjes së Kuvendit. Ne këtë Kuvend me diskutimet e tyre personale morën pjesë personalitete nga fusha përkatëse si dr. Stefan Pinguli, prof. Sazan Gun, prof. Primo Shllaku, prof. Nexhmi Ganiu dhe mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu. Fjalën e hapjes në Kuvendin Albanologjik e mbajti dr. Stefan Pinguli cili në fjalën e tij u angazhua me të vërteta, që deri më tani nuk janë thënë për arsye të ndryshme nga akademikët dhe zyrtarë ne boten shqiptare. Edhe dr. Pinguli në fjalën e tij para te pranishmeve tha se Albanologjia është vetë Kombi dhe Populli shqiptar. Lidhur me pyetjen se përse në Tiranë po mbahet ky Kuvend? Themi pa ngucim se Tirana është kryeqendra e kombit dhe e popullit shqiptarë ku gërshetohen vlerat e trashëgimisë albanologjike dhe arritjet e kulturës moderne, ku behët shpalosja e identitetit, ku bashkëjeton historia dhe ardhmëria, antikiteti dhe moderniteteve të tjera. Tirana është vendi më i përshtatshëm, më ¡ drejtë dhe më i dobishëm për zhvillimin e Kuvendit Albanologjik.
Albanologjia është vetë Kombi dhe Populli shqiptar.
dr Apollon Braçe, në fjalën e tij shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuon dhe po kontribuojnë në studimet albanologjike. Bazuar në këtë Albanologjia dhe Kuvendi kërkojnë që të zgjerohen dhe të përdoren metodat me të avancuara në këtë fushë. Studiuesi Primo Shilaku ne fjalën e tij nënvizoi se gjuha shqipe deri më sot është studiuar si gjuha në formën krahasimore të saj, nga studiues si Çabej, Domi e te tjerë, të cilët pa diskutim kanë dhënë një kontribut të madh me studimet e tyre. Një objektiv tjetër është se gjuha ka nevojë për tu pasuruar, sepse mbi pesëdhjete për qind e vendit tonë është nga Venu. Futja e strukturave të reja gege do ta pasuronte edhe do ti bënte më të kuptueshëm studiuesit ndërkombëtarë, që arrijnë deri në një pikë për gjuhën, por që nuk shkojnë dot më tej, sepse nuk njohin pjesën tjetër të gjuhës. Pasi të gjithë këta dhanë përshëndetjet dhe mendimin e tyre, dolën jashtë muzeut për të bërë një foto të përbashkët. Në hollin e muzeut u panë edhe thëniet e arta, fotot dhe hartat për gjuhën dhe historinë e shqiptarëve. Edhe ditën tjetër objektivi i diskutimeve nga studiuesit pjesëmarrës prof. dr.Jahja Drançolli, prof. ing. Dashamir Uruçi, Clirim Mukii, Mal Berisha, Xhevair Lleshi, Preng Lleshi, dr. Sc. Faik Sahiti ishte se një Kuvend i cili na ndihmoi të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes së historisë dhe prejardhjen tonë, për ta kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtare e ndërkombëtare dhe për ta marrë përsipër peshën e kësaj trashëgimie, si trashëguesit dhe mbartësit themelorë e të drejtpërdrejtë të tyre. Dhe për ta mbyllur shkrimin tone po përcjellim nga ky Kuvend Ndërkombëtar mesazhet : “Ai popull që nuk njeh të shkuarën e tij, mbetet gjithë jetën foshnjarak./BotaSot/KultPlus.com
Një nga kushtet më të rëndësishme të suksesit në jetë dhe në shkollë është që të studiohet në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet të lexojmë shumë për të përfituar nga ato produkte që janë hulumtuar dhe gjykuar nga studiues të ndryshëm përgjatë shekujve, dhe ky është një indikator që tregon që kemi hyrë në rrugën e jetës për t’u bërë persona të civilizuar dhe të kulturuar. Personi që studion është gjithmonë i ditur dhe i suksesshëm në jetë. Ne jetojmë në epokën e informacionit, dhe librat janë gjërat që ne do të duhet t’i blejmë më shumë se çdo gjë tjetër. Leximi e glorifikon dhe përtërin shpirtin dhe njerëzve ju jep më shumë vlerë. Mënyra e vetme për të hequr qafe injorancën është përmes leximit të librave. Pas leximit të një libri, njeriu duhet të jetë në gjendje të veprojë më mirë se më parë, të shohë më qartë dhe të ndejë më thellë pa u mashtruar nga fjalët e të tjerëve sepse pas leximit ai fillon dhe ndërton botëkuptimin e tij. Bibliotekat tona janë bankat qendrore të informacionit, janë burime të thesarit që na japin dije dhe informacione. Kur lexojmë një libër, e kuptojmë dhe kohën që autorit ju ka dashur për ta shkruar librin dhe përvojën që ai ka fituar gjatë shumë viteve, dhe kështu ne arrijmë ta marrim atë përvojë duke e lexuar librin brenda pak orësh. Kjo na lejon të ruajmë dhe përcjellim gjërat e çmuara në botë, në jetën dhe kohën që kalojmë. Libri na mëson se si të përdorim gjuhën tonë në mënyrën më të saktë gjë që është një nga elementët më të rëndësishëm të kohës sonë.
A është i rëndësishëm leximi?
Një person i cili mëson brendësinë e ngjarjeve dhe të zhvillimeve duke lexuar së pari rrit vetëbesimin e tij. Në të njëjtën kohë, zhvillon horizontin e të menduarit, duke e siguruar një këndveshtrim të gjerë të të parit të situatave, di dhe ka mundësinë për të shqyrtuar ngjarjet. Përveç kësaj, lexuesit fitojnë një fjalor të pasur që vjen më së shumti nga leximi, gjithashtu kanë një ndikim tek njerëzit të cilëve u drejtohen duke folur me mençuri dhe bëhën mbresëlënës. Ky efekt forcon marrëdhëniet me njerëzit dhe i jep personit një karakter më social.
Për më tepër, fjalori i gjerë u lejon njerëzve që të mendojnë me më shumë koncepte. Kështu që rrit kapacitetin e të menduarit dhe nivelin e kulturës. Në vend që të kalojnë kohën e lirë para televizionit, i cili me kanalet e tij të shumta, shpesh, nuk transmeton ndonjë informacion të dobishëm. Këta njerëz lexojnë libra dhe si rezultat i njohurive dhe kulturës që ata fitojnë, kanë një personalitet aktiv në shoqëri. Të gjitha këto karakteristika janë tregues shumë i rëndësishëm që njerëzit duhet së pari të lexojnë për veten e tyre. Ata që zhvillohen duke lexuar do të jenë në gjendje që gjithashtu t’i menaxhojnë dhe zgjidhin ngjarjet e problemet rreth tyre dhe do të përparojnë në nivelin e edukimit brenda komunitetit dhe më gjërë.
A ka libra të dyshimtë dhe që nuk ia vlen të lexohen?!
Përveç të gjitha këtyre hollësive që kam theksuar më lart rreth shprehive të leximit, një pikë e veçantë është t’i kushtojmë vëmendje përzgjedhjes së librit që duhet lexuar.
Pse?
Sepse librat dhe artikujt pa baza shkencore, ndërtuar mbi shpjegime të dyshimta, të mbushura me gënjeshtra dhe falsitete, natyrisht që kanë efekte negative tek njerëzit. Këto efekte negative mund të parandalohen vetëm duke lexuar libra që bazohen në fakte shkencore, dhe që nuk i lodhin lexuesit dhe janë të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar.
Sot të drejtën për të shkruar e ka çdo person. Minimumi për të fituar të drejtën e një krijuesi shkencor apo letrar duhet të jesh metodolog i mirë, të jesh njohës i mirë i gjuhës në të cilën shkruan dhe përkthen e mbi të gjitha të jesh një lexues dhe studiues me bazament dhe me një bagazh të konsiderueshëm dhe me përvojë jetësore, e pastaj, nga të gjitha këto aftësi, shkathëtësi dhe përvoja të fituara do të mund të realizosh diçka të bukur që ka ide dhe mesazhe, por edhe nivel shkencor dhe efekt edukativ, etj.
Para së gjithash, është e rëndësishme që librat që lexohen me kënaqësi të nxisin personin të lexojë dhe kënaqesinë e marrë nga leximi i librit të ketë mundësi ta ndajë me të tjerët. Sepse librat me karakteristika të kundërta me ato që kemi përmendur bëjnë që njerëzit të bëhen skeptikë dhe të pashpres dhe nuk ndodh që këto lloj tekstesh të lexohen dy herë, aq më pak të sugjerohen dhe ajo që është më e rëndësishmja, informacioni dhe ndjesia e fituar nga to, krijon një distancim të pavetëdijshëm nga libri dhe bota e tij. Me këtë kuptojmë që autorët e pa nivel me librat e tyre koti, pa asnjë vlerë edukative, shkencore apo letrare, ndikojnë në dy dimensione; në keqinformim dhe formim të lexuesit dhe të distancimin e tij prej librit në përgjithësi. Për këtë arsye duhet të rrijmë larg sharlatanëve dhe mediokërve sepse siç ka thënë një studiues amerikan: “mos harroni se armiku më i madh është miku injorant” , prandaj që të mos dëmtojnë apo shndërrojnë shijet tona duhet t’u shmangemi, duke përzgjedhur librin bazuar tek emri i autorit, sugjeruesi i kualifikuar, kritika e mirfilltë dhe rrethi i besuseshëm shoqëror. Në këtë formë ne do të arrijmë që të “ushqejmë” trurin dhe shpirtin tonë, dukë u bërë një njeri i kulturuar.
“Euimage” është projekti evropian që i dedikohet lidhjes midis imazhit dhe propagandës së Luftës së Parë Botërore dhe stereotipave kombëtarë bashkëkohorë, është kthyer në një ekspozitë shëtitëse e përbërë nga karikatura satirike, posterë, fotografi historike dhe komente nga nxënës, studentë, qytetarë shqiptarë e të huaj, si dhe eksperttë artit.
“Euimage” përbëhet nga një përzgjedhje me karikaturat satirike nga arkivat digjitale në funksion të ekspozitës. Imazhet dhe tekstet janë kombinuar në formën e një gazete për të nënvizuar karakterin e fortë didaktik të projektit dhe për ta bërë të mundur qarkullimin e thjeshtë të ekspozitës në vendet e partnerëve të projektit.
Kuratori i ekspozitës, Andi Tepelena, shprehet se “Euimage” na fton të pyesim veten për efektet e stereotipave të lindur gjatë Luftës së Parë Botërore, ku sot pas një shekulli prekin ende marrëdhëniet midis vendeve evropiane. “Thjeshtimet dhe përgjithësimet e realitetit përbëjnë një filtër përmes të cilit qytetarët formojnë mendime rreth kombit të tyre ose vendeve të tjera, duke anuluar dallimet dhe nuancat. Kështu lindin stereotipat, të cilët bëjnë të mundur reduktimin e një komuniteti të tërë në një etiketë të thjeshtë. Origjina e këtyre perceptimeve, ende relevante në ditët e sotme, shpesh mund të shoqërohen nga veprimepropagandistike, të krijuara gjatë luftës së madhe, për të justifikuar konflikte, në të cilin armiqtë përshkruhen sistematikisht si barbarë dhe agresorë”, shprehet kuratori Tepelena.
Duke folur për ekspozitën që u hap te “Destil Tirana”, kuratori Andi Tepelena vijon se “Euimage” synon të nxisë një reflektim mbi Evropën e njëqind vjetëve më parë, por dhe për Evropën e shekullit 21 nën një paqe të brishtë. “Publiku ka mundësi të njihet me një zhanër satirik siç është karikatura politike, e cila është përdorur gjerësisht gjatë Luftës së Parë Botërore për të satirizuar ‘armikun’ e jashtëm. Ka disa imazhe-karikatura, që janë marrë nga Biblioteka Kombëtare e Francës ose nga arkiva digjitale të revistave austriake të kohës. Kanë vlerë aktuale sot e kësaj dite, në një kontekst kur kufijtë në Ballkan janë ende të brishtë edhe 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore”, konsideron Tepelena.
Ekspozita “Euimage” po qëndron e hapur për publikun dhe sipas kuratorit Andi Tepelena përmes saj tregohet edhe ndihma që kanë dhënë shtetet perëndimore për mbijetesën ekzistenciale të Shqipërisë.
Bashkëpunëtorë të ekspozitës janë dhe Mesut Tufan gazetar, historian turk, Ilda Mara -eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe Nevila Xhindi.
“Euimage” është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit “Evropa për Qytetarët – Kujtesa Historike”. Partnerë të projektit janë “Art Kontakt” (Shqipëri); Komuna e Kinselos Balsamo (Itali); Universiteti i Studimeve në Trieste (Itali); Universiteti “Sapienza” në Romë, universiteti “Kaunas” ( Lituani), “Freie Universitat” (Gjermani) dhe “Villa Vigoni”, qendra italian-gjermane për ekselencën evropiane, shkruan gazeta /Zëri/KultPlus.com
Terapia muzikore ndihmon në rritjen e humorit dhe përshpejton shërimin. Ja disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj.
Përveç kësaj, mësimet e muzikës përshpejtojnë rimëkëmbejn e njerëzve që kanë pësuar një goditje. Ka gjithashtu dëshmi që tregojnë se trajnimi muzikor në fëmijëri i mbron njerëzit nga zhvillimi i çmendurisë në të ardhmen. Bright Side, tregon disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj:
Rrit koordinimin
Teksa luani një instrument muzikor, truri përkthen shënimet që i sheh në lëvizjet e dorës. Ky shkëmbim ndodh me shpejtësinë e ritmit të melodisë. Ky koordnim i leximit të muzikës dhe procesi i riprodhimit të saj, shpejton reagimin e trurit dhe përmirëson funksionimin kognitiv.
Përmirëson dëgjimin
Mësimi i muzikës ndihmon në izolimin e tingujve individualë. Kjo është arsyeja pse muzikantët kanë një dëgjim kaq të mrekullueshëm. Shkencëtarët madje kanë zbuluar se, për muzikantët, është e lehtë të identifikohen tingujt dhe zërat e veçantë në një mjedis të zhurmshëm.
Heq stresin
Dëgjimi i muzikës ndihmon për të tërhequr vëmendjen nga një ditë stresuese. Fakti është se emocionet e përsëritura vënë në fokus një aktivitet pozitiv, i cili ndihmon në reduktimin e stresit. Mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe të lehtësojë pagjumësinë dhe depresionin.
Mpreh funksionimin e trurit
Luajtja e një instrumenti është një stërvitje e vërtetë e trurit. Muzikantët rrallë kanë probleme me kujtesën. Fakti është se duke luajtur muzikë ndihmon për të përmirësuar performancën mendore. Muzika gjithashtu mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe çmendurisë. /KultPlus.com
Franc
Kafka u lind në Pragë më 3 korrik 1883. Ai ishte nënshtetas austro-hungarez, me
prejardhje hebraike. Rridhte nga një familje relativisht e kamur. Një penë e
jashtëzakonshme dhe një personalitet, gjithashtu i jashtëzakonshëm. Njëri me
një zemër që mund të trokiste vetëm në kraharorin e një shenjtori, siç ishte
ai. U nda nga
jeta më 3 qershor, 1924 në Vjenë, ende pa i mbushur 41 vjeç, prej një
tuberkulozit, i cili e përndoqi për 7 vite radhazi, deri sa e shuajti
përgjithmonë. Ai, Franc Kafka, shteri
pak e nga pak, shtërzeu e hoqi prej orës në çdo ditë, u drithërua e flakëriu,
driti e u përpëlit në syt e shpirtit dhe dëshirimit të drobitur, si një qiri që
soset pikëllueshëm nën ëndjet e kapluara prej terri të atyre dëshirimeve që
s’mundën të ishin veç vuajtje dhe trishtim.
Marrëdhëniet e tij intime dhe tekstshkruese ishin të
ndërlikuara, të garrametshme, dashuroi dhe shkroi, jetoi dhe kontribuoi me
zemër dhe mendime, si ai e pakkush tjetër në mënyrën e tij. Krijimtaria;
tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi. Shumicën e dorëshkrimeve
i dogji, pjesën që mbeti e la me amanet të kishte të njëjtin fat, por jo çdo
amanet meritonte të respektohej, si dhe ky. Si shumë personazhe të artit
avangard, edhe për krijimtarinë e Kafkës do të zgjohej interes dhe do të korrte
famë pas vdekjes. Ai u cilësua si një nga autorët më me ndikim, apo Dante i
shekullit të njëzetë. Franc Kafka fali gjithçka prej vetes, si njeri dhe si
penë. Jetoi i përkorë dhe u sakrifikua si një hyjlindur. Kthjelltësia si loti,
i gjykimit të tij e transformojnë në një akuzator, por gishtin nuk e drejtoi
askurrë ndaj askujt. Ishte ajo që jetoi, ajo që mëtoi, gjithçfarë mund të
përbënte lëndën e pamjaftueshmërisë dhe papajtueshmërisë. Nëse nuk do ta kishim
njohur si shkrimtar, pa asnjë mëdyshje do ta pranonim si shenjt. I tillë ishte
ai, i devotshëm dhe shëlbyes.
Fali gjithçka prej vetes, si njeri dhe si penë. Jetoi i
përkorë dhe u sakrifikua si një hyjlindur. Kthjelltësia si loti e gjykimit të
tij e transformojnë në një akuzator, por gishtin nuk e drejtoi askurrë ndaj
askujt. Ishte ajo që jetoi, ajo që mëtoi, gjithçfarë mund të përbënte lëndën e
pamjaftueshmërisë dhe papajtueshmërisë .
Franc Kafka erdhi në letërsi si një nevojë e
brendshme e një individi gjithnjë i papajtueshëm me realitetin. Ndoshta jo
vetëm sëmundja, prej së cilës ai ishte i dënuar me vdekje, por edhe njeriu
delikat e shpirtmirë, cilësi këto të përftuara nga e ëma një grua hebre, bënë
që kjo penë ta ngjynte majën në zjarrin e vetëtimave. I ndryshtë, shumëçka
tjetërqysh nga të tjerët, ishte kumti që mëtoi në një vepër, e cila për pak do
të shuhej bashkë me të, nëse miku i tij do të ishte aq shpirtkazëm sa të çonte
në vend amanetin e tij, asgjësimin e dorëshkrimeve.
Franc Kafka është një nga shembujt emblematik i njerzinit, që hetoi mbi vehten, zbuloi vlerat dhe u cfilit me ndërgjegje për të materializuar ato në artin e krijimtarinë e tij. Ndërsa vepra e tij është një shembull brilant se çdo qenie njerzore, o rastësisht o domosdoshmërisht i jepet rasti e mundësia për tu bërë një fillim. Linda e tij, ardhja e tij në jetë duhet konsideruar si një ftesë që bashkë me konstitucionin e tij fizik të sjellë diçka të re. /KultPlus.com
Filmi më i ri i Walt Disney Aladdin i regjisorit Guy Ritchie, po shënon rekord në arkëtim, duke arritur shifrën 874 milion dollarë në të gjithë botën.
Llampa magjike e Will Smith në filmin Aladdin mesa duket ka qenë vërtetë e tillë. Nën regjinë e Guy Ritchie dhe me Will Smith-in në rolin e xhindit, ky projekt ka kaluar arkëtimet e “Independence Day”, i publikuar në 1996 duke u kthyer kështu në filmin më të suksesshëm në karrierën e 50-vjeçarit.
Menjëherë pas premierës botërore, në fundjavën e parë të shfaqjes Aladdin u rendit në krye të listës duke grumbulluar 86 milionë dollarë.
Në role kryesore veç Will Smith, Menna Massoud, Naomi Scott dhe Marwan Kenzari, filmi është bazuar në versionin origjinal të Disney të përrallës klasike “Një Mijë e Një Netë”./Klan/KultPlus.com
Për shumëkënd dritpamës dhe emocionmbartur, i urtë dhe vëzhgues sqimë, ajo që ndodhi në Parlamentin Evropian në orën 11:10 të datës 2 korrik 2019, është vërtetë një gjest i pahijshëm, por nuk është dhe aq befasues. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë etike, por edhe për mungesë respekti, për një union parlamentar, për përfaqësuesit e 28 vendeve të europës, dhe për një kryevepër të të madhit të të mëdhenjve, Ludvig Van Beethoven.
Nigel Farage dhe partia e tij Brexit, deputetët e BE-së, u kthyen në shpinë, dje gjatë interpretimit të himnit evropian në një ceremoni solemne, zhvilluar me rastin hapjes së sesionit të ri të Parlamentit Evropian. Një kuartet me saksofon dhe këngëtari i operës, interpretuan një Ode të gëzueshme të Beethoven-it në sallën e Strasburg-ut, në ditën e parë të parlamentit të ri, ndërkohë që 29 deputetë të Partisë Brexit i kthyen të pasmet një solemniteti të tillë.
Presidenti i parlamentit evropian, Antonio Tajani, i qortoi deputetët, të cilëve u bëri me dije se kjo është një çështje respekti dhe kurrsesi një diversitet pikëpamjesh. Ai u kujtoi atyre se është etike se kudo kur këndohet himni jeni të detyruar të ngriheni në këmbë. Drejtuesi i punimeve të Parlamentit Evropian, Richard Corbett, gjestin e deputetëve të Brexit e etiketoi si patetik. Më shumë se tre muaj, pasi Britania kishte planifikuar të largohej nga BE-ja, 73 eurodeputetët britanikë kanë mbërritur në Strasburg për të qenë pjesë e një mandati që do të skadojë më 31 tetor. /Albert Vataj/ KultPlus.com
Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është diskutuar për dasmat dhe mënyrat se si organizohen ato në shoqërinë tonë.
Sociologu Besim Gollopeni ka thënë se dasmat në gjithë botën janë ngjarje e veçantë e jetës si për çiftin, por edhe për rrethin familjar.
Ai ka thënë se është shqetësuese se kostot e dasmave në Kosovë kapin shuma marramendëse, pavarësisht gjendjes sociale dhe ekonomike që ka familja.
“Nëse shpenzohen 10 mijë euro për një dasmë dhe njëri apo dy parterët janë të papunë, shuma e tillë është mjaft e lartë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gollopeni thotë se duke ditur peshën e një dasme në shoqërinë tonë, familja shet pasuri të luajtshme apo të paluajtshme madje edhe duke u futur në kredi në institucionet financiare vetëm për të plotësuar dëshirën e dasmorëve dhe familjarëve.
“Kam përshtypjen se ne shqiptarët jetojmë jetën për të tjerët e jo për vetën. Më shumë mërzitem si dukem para audiencës sesa si ndjehem si çift. Pra krejt kohën ne mendojmë se si do të dukemi në rrjetet sociale, si po reflektojmë te miqtë etj.”
Sociologu thotë se është edhe dukuri e çuditshme që në dasmat tona ftohen edhe persona që ndoshta nuk i njohim.
“Ne ftojmë shokët e shokëve, shokët e gjyshit, gjyshes etj., duke u munduar të respektojmë të gjithë… Ne bëjmë dasma aq të mëdha sa që nuk njohim një pjesë të ftuarve madje as anëtarët e familjes nuk i njohin ata”.
Gollopeni thotë se nëse nuk ftohen miqtë e gjyshit kemi frikë se mos prishet atmosfera e dasmës.
“Por edhe nëse ftohen 1,000 dasmorë, i pakënaqur do të jetë i 1,001-ti. Ai do të thotë si ka mundur t’i ftojë një mijë veta e mua nuk më ftoi”, tha Gollopeni./Telegrafi/ KultPlus.com
Bekim Fehmiu, në karrierën e tij ka luajtur role të natyrave të ndryshme, përcjell KultPlus.
Fehmiu luajti mes tjerash në një film ku ai dallon për natyrën e performancës.
Filmi erotik Salon Kitty, i vitit 1976, me regji të Tinto Brass, sjell aktorin shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu në rolin e Piloti të forcave ajrore gjermane (Luftwaffei), me temë Luftën e Dytë Botërore, një koproduksion i shtetit italian, francez dhe ish-Gjermanisë perëndimore.
Bekim Fehmiu ‘Salon Kitty’. Rome, 1976
Krahas Fehmiut, në
film luajnë edhe Helmut Berger, Ingrid Thulin, Teresa Ann Savoy, Stefano Satta
Flores, Sara Sperati etj.
Filmi 130 minutësh
tregon mbi fenomenin e salloneve të prostitucionit, të shfrytëzuar nga grupi SS
si infiltrim për marrjen e informacioneve dhe asgjësimin e pjesëtarëve të
ushtrisë naziste.
Bekim Fehmiu në këtë film të Tinto Brass-it paraqitet në rolin e pilotit të forcës ajrore gjermane (Luftwaffei) dhe të dashurit të Margherita-s, që e vizitonte sallonin prej kohës, dhe aventurat që i kalonte aty.
Bekim Fehmiu ‘Salon Kitty’. Rome, 1976
I bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Peter Norden që mbulon ngjarjen reale të incidentit në Sallonin e prostitucionit Kitty, ku shërbimi i inteligjencës së SS-ve mori bordelin dhe të gjitha prostitutat u zëvendësuan me spiune të infiltruara për marrjen e informacioneve të antarëve të partisë dhe ushtrisë naziste dhe personaliteteve të huaja, që frekuentonin aty. Kitty, pronarja e sallonit është e detyruar dhe pajtohet që vajzat e salloni të dëbohen dhe të zëvendësohen me ato që zyra e partisë naziste kishte vendosur.
Margherita (Teresa Ann
Savoy) pasi e zbulon projektin e SS-ve, ku rezultonte me vdekjen e Hans Reiter
(Bekim Fehmiu), ajo planifikon me Kitty-n që ta shpëtonin pilotin e forcave
ajrore, Hans Reiter-in dhe Wallenbergun (komandanti nazist) ta vendosin në
kurth, duke e bërë që të shprehët se gjithçka tek nazistet është e fëlliqur,
dhe që synon që hierarkinë e lartë të partisë naziste ta eliminoi dhe të krijoj
sistem të ri në parti.
Monthly Film Bulletin e vlerësoi filmin erotik të regjisorit Tinto Brass si një skenar që përmban vlera estetike, por që përmban edhe perversion të vazhdueshëm, duke kërkuar që të braktiset kjo temë./KultPlus.com
Këngëtarja
shqiptare me famë botërore Dua Lipa, përmes profilit të saj në Facebook ka bërë
të ditur se do ta sjellë koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans, në bashkëpunim me brendin
Pepe Jeans.
“Më
në fund mund t’ju them se në bashkëpunim me brendin londinez Pepe Jeans, kam
kijuar koleksionin Dua Lipa X Pepe Jeans për ju!
Jam
inspiruar nga vitet 90’-00’ në Londër, dhe gjithmonë imagjinoja të krijojë
rroba moderne, që do të më përfaqësojnë mua dhe më së shumti dëgjuesit e mi.
Kam
dashur që koleksioni im i parë të zbulojë format thelbësore të stileve dhe pëlhurave.
E kam bërë këtë koleksion duke ju pasur të gjithëve në mendje.
Ja një pamje e njërit prej fustaneve të mi të preferuar nga koleksioni” ka shkruar ajo.
3 shtatori, është data zyrtare kur koleksioni i Dua Lipës do të jetë në treg. /KultPlus.com
Portretet në vijim janë realizuar gjatë shekullit të XIX-të. Ato i dedikohen Ali Pashë Tepelenës (1744 – 1822), ose siç njihej ndryshe në shoqëritë perëndimore, Ali Pashë Janina.
Disa prej veprave mbajnë emrin e personaliteteve të njohura të artit francez si për shembull Horace Vernet (1789 – 1863), Louis Dupré (1789 – 1837) dhe Jules Boilly (1796 – 1874).
Elementët që bien në sy në pamje të parë janë paraqitja jo gjithmonë e njëjtë e pashait të Janinës, armët (ku figuron koka e shqiponjës) dhe faksimilja e firmës së tij (diçka e rrallë).
Pak kohë më parë një nënë nga Uganda zbuloi në rrjetin social Facebook arsyen e trishtë përse bebet në jetimore nuk qajnë.
Dayna Magër postoi një foto të saj dhe të vajzës, Luella. Postim që u bë menjëherë viral. Vajza ndodhej brenda shtratit të saj por arsyeja përse kjo u bë virale ishte për shkak të shkrimit.
Lexoni më poshtë: Përse bebet në jetimore nuk qajnë? “Dikur një misionar më pati treguar një histori në lidhje me bebet. Në lidhje në fakt me bebet që braktisen nga prindërit brenda jetimores. Ai tregim që më dogji totalisht trupin nga dhimbja. Atëherë sapo kisha sjellë në jetë Luellën, një bebe të vogël dhe sigurisht isha më e brishtë se më parë.
Ai më tregoi se jetimoret e Ugandës janë ndryshe. Atje bebet nuk qajnë. Madje brenda tyre kishte rreth 100 djepë me bebe. Por cuditërisht mbizotëronte qetësia. Mes tyre ndodhej një kujdestare. Ai e kishte pyetur atë se përse bebet nuk qanin. Si kishte mundësi që mes një dhome plot me të porsalindur të mbizotëronte qetësia. Dhe më pas ai morri prej saj përgjigjen që nuk do ta harrontë sa të kishte jetën. E madje as unë, asokohe nënë e një bebe të porsalindur!
Ajo i shprehu atij se rreth 1 javë pasi bebet silleshin në jetimore qanin. Me orë të tëra madje. Më pas pushonin. Pushonin atëherë kur e kuptonin se askush nuk do të vinte atje për ta…
Ata e kuptonin se nuk do të vinte askush për ta, as për 10, as për 4 minuta, e madje ndoshta kurrë!!
Kjo ishte e dhimbshme, për një nënë është shkatërruese të dëgjojë këtë. Sapo shkova në shtëpi e përqafova direkt beben time. Luellën time dhe i premtova se gjithmonë do të isha pranë saj. sa herë të qante në 2 të natës. Sa herë të qante ndërsa vritej, sa herë të kishte nevojë për mua!”
Postimi i Magers u bë menjëherë viral. Morri gati 54000 like dhe 21000 share. Dhe madje shumë revista e publikuan historinë e saj. historinë e atyre bebeve që kanë nevojë gjithmonë për ngrohtësi!
Nëna mos i braktisni fëmijët! Mbrohuni!
Nëna mos i lini fëmijët të qajnë! Shkoni direkt tek ata dhe i përqfoni!
Kujdestare! Jepjuni dashuri atyre fëmijëve. Mos i lini të ndihen vetëm. Ju mund të bëheni sadopak “nënë” për ta. Qoftë edhe 5 minuta në ditë, për secilin!/Bota e gruas/KultPlus.com
Filmi i metrazhit të gjatë “Mala” i cili vjen me regji të Faton Bajraktarit tashmë ka publikuar trailerin, shkruan KultPlus.
Filmi “Mala” i cili
premierën do ta ketë në festivalin PriFilmFest, bazohet në një ngjarje
të vërtetë, ngjarje e cila ka ndodh gjatë luftës së fundit në Kosovë. Filmi në
qendër të tij ka Malën, një dëshmitar të gjallë të tmerrit të përjetuar në një
masakër por edhe gjykimit të padrejtë që i bëhet atij nga ndërkombëtarët pas
luftës.
Disa nga aktorët të cilët do të jenë pjesë e këtij filmi janë Abdullah Gjikokaj, Shkumbin Istrefi, Besim Ajeti dhe Esela Pasqyli. / KultPlus.com