“Na kanë bërë të besojmë se dashuria, ajo e vërteta gjendet vetëm një herë në jetë dhe në përgjithësi para moshës 30 vjeç, nuk na kanë thënë që dashuria nuk ka kohë e nuk mbërrin në një moment preciz.
Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli e se jeta ka kuptim vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër. Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë e që asnjë në jetën tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme.
Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur “dy në një”, dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj e që vetëm kjo mund të funksiononte. Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalitetin tënd, të lejon të kesh një marrëdhënie të shëndetshme. Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri e se dëshirat jashtë saj duhen shtypur. Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njëjta për të gjithë ata që dalin jashtë kësaj janë të dënuar të margjinalizohen.
Nuk na kanë thënë se këto formula nuk funksionojnë dhe e tjetërsojnë njeriun. Nuk na kanë thënë se askush nuk do na i tregonte të gjitha këto. Secili nga ne do ti zbulojë vetë. Dhe kështu kur të duash vetveten, do jesh po aq i lumtur e do mund të duash dikë tjetër.”/ KultPlus.com
Sa herë që vijnë ngjarje, kulme të tyre, historia thërret në eposin e saj, në gurrat e lashta, thellësitë e honeve, mjegullnajave të kohës, për të laureuar historinë, gjenezën e kombit, trojeve tona. Sa më tepër dhe thellë të gjurmosh historinë, të kërkosh gjenet e kombit, para syve të shfaqet një tokë e lashtë, me tempullin e saj më të parin mbi dhe, një popull hyjnor, më i hershëm sesa populli i zgjedhur në Bibël, i Zotit. Historia befason me kulmet, rrjedhën e saj.
Një tokë e lashtë sa historia, shkrimet e para të saj i mëson nga gurra mitologjike, ku dhe vështrimet e studiuesve ende nuk e kanë arrirë dot.
Historia më e lashtë e kombit tonë vërtitet dhe rrotullohet rreth Tomorrit hyjnor, rreth Malit Zot, aty ku gjenden kulmet e saj, shkëlqimi i lavdisë, shenjtërisë, madhështisë dhe krenarisë së gjenezës shqiptare. Tempulli më i lashtë, i pari mbi Dhe dhe i gjithë botës, historinë e tij mund ta shohësh larg dhe thellë, të çash mjegullnajat e kohëve, tisin e hapësirës, të fluturosh me krahët e shqiponjës Deodoninane, Zeusiane. Edhe pse kohët me largësinë e thellë të shekujve kërkojnë ta shpërfytyrojnë, ta zvenitin këtë madhështi, historia ndriçon më shumë, konturet e tempullit rriten dhe dimensionohen. Gjeneza e kombit shkëlqen dhe rrezaton pa mbarim historinë.
Historiani i vjetër grek, P. Aravantioti, në librin e tij të botuar në Janinë, në vitin 1859, pohon: “Dodona është qendër pellazge, parahelenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke”. Si e tillë, ky truall i të parëve tanë u njoh në krejt botën dhe dheun e lashtë. Këtë realitet e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helenë. /gazetaexpress/ KultPlus.com
Projekti “TE Pema” është një projekt
që u vlerësua shumë i rëndësishëm për Prishtinën dhe qytetarët e vet, si inovacion
për pastrimin e ajrit, shkruan KultPlus.
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me ICK – Inovation Centre Kosovo sot
përuruan pesë njësi shtesë të këndeve “Te Pema” në sheshin Zahir
Pajaziti.
‘Te Pema’ është pjesë e inkubatorit të Inovation Centre Kosova i cili ka për qëllim vetëdijesimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. / KultPlus.com
Na ikin nënat, ikin në qetësi ikin në majë të gishtave, urtë dhe pa zhurmë.
Ne hamë e pimë, të shkujdesur, bëjmë gjumë, i tmerrshmi çast na zë në befasi.
Na ikin nënat, jo shpejt, jo papritur, na duket si papritur, po është ndryshe. Ato largohen dalëngadalë, çuditshëm, mot e për mot nga pak duke u çapitur.
Një ditë si na shkrepet me nxitim, ditëlindjen ua festojmë gjithë bujë. Ky kujdes i vonët vrimë në ujë, as nënave, as tonit shpirt s’i sjell shpëtim.
Na ikin nënat, vazhdimisht na ikin, ne ua zgjasim dorën në ëndërr, na del gjumi. Po duart tona në ajër përpëliten, ku është ngritur si i qelqtë muri.
Vjen çasti i tmerrshëm, porse është vonë. Vështrojmë e me zor i mbajmë lotët, se si në rreshta të heshtur, rreshta që qortojnë, largohen nënat tona përgjithmonë.
(Përktheu nga rusishtja: Drita Lazri. Revista “Akademia”/ KultPlus.com
N’fakt, Kosova ka vite që funksionon pa parlament. N’atë sallë
gjithmonë ka pasë rroga, meditje, shitblerje, injorancë, krim, banditizem, turp
e gjithçka tjetër përveç përfaqësim të interesit të popullit.
N’atë sallë, nga 120 persona as 20 nuk kanë qenë të denjë për postet e tyre. Seancat e asaj salle kanë qenë sa të gërditshme për popullin aq edhe qesharake për botën. Aty kishte nga deputeti WANTED ne listat e zeza amerikane deri te deputeti i paskrupullt që i merr 48 rroga ne dy vite pa i nxjerrë as 48 germa nga goja.
Qafen e thefshin!
Kosovës i duhet një Kuvend që përfaqëson interesin e qytetarit
jo një sallë e mbushur me krijesa aksidentale që na bëjnë gaz t’botës.
(Ky shkrim është marrë i plotë nga Nezir Kraki pa ndërhyrje nga redaksia) / KultPlus.com
UNESCO është organizatë ndërkombëtare që ruan dhe promovon objektet me rëndësi kulturore dhe historike anembanë botës. Kjo organizatë shpenzon shuma të majme jo vetëm për sigurinë e tyre por edhe për mirëmbajtjen dhe restaurimin e të njëjtave, shkruan KultPlus.com
Lista e objekteve mirëmbahet nga Programi i Trashëgimisë Botërore ndërkombëtar i administruar nga Komisioni i Trashëgimisë Botërore i UNESCO, i përbërë nga 21 shtete anëtare të UNESCO-s të cilat janë zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme.
Këto janë kriteret kulturore për të hyrë pjesë e listës së UNESCO-së:
“Paraqet një kryevepër gjeniale krijuese të njeriut ose
rëndësi kulturore”
“Ekspozon një shkëmbim të rëndësishëm të vlerave
njerëzore, në një hark kohor, ose brenda një zone kulturore në botë, në
zhvillimin e arkitekturës ose teknologjisë, artit monumental, planifikimit
urbanistik, ose dizajn të peizazhit”
“Të mbajnë një dëshmi unike ose të paktën të
jashtëzakonshme për një tradite kulturore apo një qytetërim i cili jeton apo
është zhdukur”
“Është një shembull i shkëlqyer i një lloji të ndërtimit,
arkitekturës, apo ansambël teknologjik apo peizazhin i cili ilustron një fazë
të rëndësishme në historinë njerëzore”
“Është një shembull i shkëlqyer i vendbanimeve njerëzore
tradicionale, shfrytëzimi i tokës, ose shfrytëzimi i detit që është një
përfaqësues i një kulture, ose ndërveprimi i njeriut me natyrën veçanërisht kur
ajo është prekur nga ndikim e ndryshimeve të pakthyeshme”
“Është e lidhur dukshëm ose drejtpërdrejt me ngjarje apo tradita që jetojnë, me ide, ose me besime, me veprat artistike dhe letrare të një rëndësie të jashtëzakonshme universale”. / KultPlus.com
Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është në garën kryesore të Festivalit të Filmit në Sarajevë, që këtë vit zhvillon edicionin e 25-të.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shprehet se pjesëmarrja e këtij filmi në festivalin e Sarajevës është një derë e hapur për kinematografinë shqiptare.
“Open door”, me regji të Florenc Papas, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj, konkurron për çmimet e mëdha të një prej festivaleve më të rëndësishëm të kinematografisë. Me ankth presim ceremoninë e ndarjes së çmimeve”, thekson Margariti.
”Open door” (Derë e hapur) tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.
Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.
Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.
Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë. Edicioni i këtij viti i “Sarajevo Film Festival” do të zhvillohet nga data 16 deri më 23 gusht./atsh/ KultPlus.com
Ai ishte një nxënës që qëndronte i strukur në stolin e tij në fund të rreshtit. Ai quhej Teddy Stoddard. Gjatë vitit të kaluar, mësuesja e kishte ndjekur me kujdes ecurinë e këtij nxënësi të çuditshëm. Themi kështu, pasi ajo kishte vënë re se Tedi nuk luante me fëmijët e tjerë, rrobat e tij ishin gjithmonë të palara, ashtu siç ishte dhe ai vetë.
Veç kësaj, ai nuk manifestonte qoftë dhe rrallë, atë gëzimin fëmijëror që shihet tek fëmijët e tjerë. Sa herë që mësuesja Tomson korrigjonte fletoret e tij, shënimet me stilolapsin e kuq mbushnin fletoren, për t’u vulosur me fjalën “ngelës” në fund.
Në shkollën ku ajo jepte mësim, drejtoria u kërkonte mësuesve që herë pas here t’u referoheshin dosjeve të nxënësve, ku regjistroheshin të gjithë vërejtjet e mësuesve, notat, sjellja dhe problematika të tjera. Një ditë, teksa ajo po plotësonte dosjen e Tedit, i tërhoqi vëmendjen diçka që nuk e kishte vënë re më parë. Mësuesja e Tedit, e klasës së parë fillore, kishte lënë një shënim për këtë nxënës.
Ajo shkruante: “Tedi është një fëmijë i zgjuar dhe me humor të mirë. Ai i kryen detyrat me kujdes dhe rregull. Veç kësaj, ai është një nxënës me edukatë të mirë.” Mësuesja e klasës së dytë, kishte shkruar: “Tedi është nxënës i dalluar dhe i talentuar. Të gjithë nxënësit e klasës e duan shumë. Por, kohët e fundit ai duket i mërzitur dhe i stresuar, për shkak se nëna e tij vuan nga një sëmundje e rrezikshme. Kjo ia ka shtuar vuajtjet kësaj familjeje”.
Mësuesja e klasës së tretë, shkruante: “Vde.kja e nënës së Tedit ishte një goditje e rëndë për të. Ai përpiqet ta kalojë këtë moment, por i ati nuk i kushton vëmendje. Jeta në familje do të ndikojë negativisht në formimin e Tedit, nëse nuk do i kushtohet kujdesi i duhur.”
Kurse mësuesja e klasës së katërt shënonte: “Tedi është një nxënës i mbyllur dhe nuk tregon asnjë interes për mësimet. Ai nuk ka shumë shokë dhe ndonjëherë e zë gjumi në orë të mësimit.”
Zonja Tomson e kuptoi ku çalonte puna me nxënësin e saj Tedi. Asaj i erdhi turp nga vetja, teksa i kujtoheshin disa qëndrime karshi këtij nxënësi. Asaj iu kujtua edhe dita kur të gjithë nxënësit i kishin sjellë nga një dhuratë për ditëlindje, të mbështjella në kuti të bukura.
Sakaq, dhurata e Tedit ishte mbështjellë me një qese plastmasi të thjeshtë, nga ato që të japin shitësit e zarzavateve në treg. Zonjës Tomson i kishte ardhur shumë zor teksa merrte në dorë dhuratën e Tedit, kurse disa nxënës kishin shpërthyer në të qeshura.
Ajo e kishte hapur kutinë dhe brenda saj kishte gjetur një varëse me gurë diamanti të imituar, ku mungonin disa syresh, si dhe një kuti parfumi përgjysmë të mbushur. Të qeshurat fëmijërore ishin ndërprerë vetëm në momentin kur zonja Tomson ishte shprehur e mrekulluar nga ai varg gurësh, të cilin menjëherë e kishte vënë në qafë. Këtë akt, e pason me vendosjen e disa pikave të parfumit në kyçet e duarve.
Atë ditë, Tedi nuk u nis menjëherë për në shtëpi, por u vonua për t’u takuar me mësuesen e tij, zonjën Tomson, të cilës i tha: “Aroma jote sot, është njëlloj si aroma e mamit tim.”
Pasi u larguan të gjithë fëmijët nga klasa, zonja Tomson shpërtheu në të qara, të paktën për një orë. Nxënësi i saj Tedi, i kishte sjellë si dhuratë, parfumin që përdorte nëna e tij.
Ai kishte ndjerë tek ajo aromën e nënës së tij të vde.kur tashmë. Që nga ajo ditë, zonja Tomson nuk u mësonte nxënësve të saj vetëm lëndën e leximit, por i ndihmonte edhe për lëndët e tjera. Për Tedin, ajo filloi të tregojë një kujdes të veçantë.
Pak nga pak, Tedit filloi t’i rizgjohej kujdesi dhe aftësia për t’i përthithur mësimet. Sa më shumë motivohej nga ana e mësueses, aq më shumë shtohej vullneti i tij. Në fund të vitit shkollor, Tedi ishte nxënësi më i dalluar i klasës, më i zgjuari dhe më i përkëdheluri i mësueses.
Pas një viti të ngjeshur me aktivitet, zonja Tomson gjen një shënim në tavolinë nga nxënësi i saj Tedi. Ai i shkruante: “Ti je mësuesja më e mirë që kam parë.”
Kaluan gjashtë vite dhe zonja Tomson nuk mori asnjë letër tjetër prej Tedit. Pas këtyre viteve, ai i shkruan se kishte përfunduar gjimnazin dhe se kishte zënë vendin e tretë tek të dalluarit në klasë. Në fund, i shkruante se ajo vazhdonte të zinte vendin e parë si mësuesja më e mirë me të cilin ishte takuar në jetë.
Katër vite më vonë, zonja Tomson merr një letër tjetër nga Tedi ku i shkruante
: “Gjërat janë vështirësuar se jeton në konviktin e universitetit dhe se së shpejti do të diplomohet me rezultate të larta. Në fund, nuk harroi që t’i kujtojë se ajo mbetej mësuesja më e mirë që kishte pasur në jetë. Pas katër vitesh të tjera, Ted i shkruante mësueses së tij se pas studimeve universitare, kishte vendosur të kalonte në një stad më të lartë.
Sigurisht, edhe këtë herë i theksonte në fund të letrës se ajo vazhdonte të mbetej mësuesja më e mirë. Por, këtë herë emri i tij me të cilin mbyllte letrën, ishte paksa më i gjatë se zakonisht: Doktor Teodor F. Stoddard.
Historia nuk përfundon me kaq, pasi në një letër tjetër në pranverë i thoshte se ishte njohur me një vajzë, me të cilën do të martohej. Veç kësaj, i kërkonte mësueses që të vinte në dasmë dhe të qëndronte në vendin që zakonisht i rezervohet nënës së dhëndrit, kërkesë të cilën zonja Tomson e pranoi.
Më e çuditshmja është se zonja Tomson ditën e dasmës vë në qafë të njëjtën varëse që Tedi ia kishte dhuruar për ditëlindje, kushedi sa vite më parë, të cilës i mungonin dhe disa gurë. Por jo vetëm, ajo nuk kishte harruar të parfumohej me të njëjtin parfum i cili i kishte kujtuar Tedit nënën e tij. Të dy u përqafuan me mall dhe Tedi i pëshpërit mësueses së tij në vesh: “Të falënderoj për besimin që më ke dhënë. Të falënderoj thellësisht nga zemra që më bëre të ndihem se jam i rëndësishëm.
Të falënderoj që më bëre të besoj se edhe unë mund të jem i suksesshëm dhe të bëj ndryshimin.” Sakaq zonja Tomson ia ktheu me lot në sy: “Jo, e ke gabim. Ti më mësove mua si të jem mësuese e dalluar. Unë nuk ia kisha haberin nga mësimdhënia, derisa u shfaqe ti.”
Për ju që nuk e njihni, Teddy Stoddard, është doktor me famë, emrin e të cilit e mban pavioni i trajtimit të tumoreve në spitalin e Des Moines në shtetin e Aiva. Ai konsiderohet si qendra më e mirë për trajtimin e tumoreve në nivel të SHBA-ve./korcajone.al/ KultPlus.com
Në Gjykatën e Apelit është konfirmuar vendimi i Gjykatës Themelore që ka lejuar ndërrimin e gjinisë nga femër në mashkull të një personi me prejardhje nga Kosova, por që jeton jashtë vendit.
Me këtë vendim – i pari i kësaj natyre në Kosovë, është anuluar Ligji i Gjendjes Civile të vitit 2011 duke e respektuar atë të Barazisë Gjinore i cili ka hyrë në fuqi nga viti 2015.
Në pyetjen se a mendon si djalë e jo si çikë me, ai tha se nuk ka menduar asnjëherë si çikë, vetëm si djalë.
‘Gjithmonë e kom pa ndryshe veten, gjithmonë e kam pa veten si djalë’, ka thënë personi që ka ndryshuar gjininë.
Me këtë vendim të Gjykatës, ky person ka ndryshuar gjininë dhe emrin njëkohësisht.
‘Kam pasur shumë emocione, në atë moment më është kujtu e gjithë jeta dhe ndjenjat që kam përjetu’, ka thënë i njëjti./gazetmetro.net/ KultPlus.com
Bebe Rexha tashmë e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e MTV VMA 2019, dhe madje është përzgjedhur si një nga personazhet që do të prezantojë një nga performancat ose çmimet e mbrëmjes, shkruan KultPlus.
MTV Video Music Awards do të mbahet në 26 gusht 2019 në Qendrën Prudentiale në Newark të New Jerseyt.
Të nominuara në këtë mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve janë edhe vajzat shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë në garë me njëra-tjetrën në të njëjtën kategori: “Kënga më e mirë ritmike”, Ava Max është e nominuar në kategorinë tjetër si “Artistja e re më e mirë”.
Artistja shqiptare e bëri të ditur këtë gjë përmes një fotografie të publikuar në Facebook, duke njoftuar se do të jetë një nga prezantueset e kësaj mbrëmje.
Bebe Rexha konkurron me dy klipe në kategorinë në të cilën është nominuar: “Call you mine” me The Chainsmokers dhe “Say my name” me David Guetta dhe J-Balvin. / KultPlus.com
A është gjithmonë ndonjë aksident i pastër që shpëton këto gjëra të çuditshme nga errësira e përjetshme duke sjell në dritë atë që ne e shohim por nuk e njohim.
Një nga këto vende shtrihet në malet e Himalajeve në Uttarakhan në shtetin e Indisë: ku gjendet një liqen i vogël glacial që quhet Roopkund. Liqeni është i vendosur në një zonë të vetmuar me akullnaja të thepisura, humnera me gurë dhe male të mbuluara me borë në një lartësi mbidetare prej 5209 metra.
Përpos që është një vend shterpë dhe i zymtë, me erë të fortë, nuk ka ndonjë gjë që e bën atë të veçantë me liqenet e tjerë. Është i vogël, i thellë dy metra, kurse kryesisht mbetet i ngrirë për më shumë se një vit. Dikush mund të bëj udhëtim buzë këtij liqeni dhe vështirë ta vërej që ai është aty. Tani, për një muaj, në një vit, kur bora dhe akulli shkrihet, atëherë e shohim pse liqeni e ka marrë emrin “liqeni i skeleteve”, pasi që aty shfaqen në ujin e pastër qindra skelete që ju mund t’i shikoni.
Skeletet antik, për të cilët thuhet se janë të vjetër 1200 vjet dhe në faza të ndryshimit të mbetjeve të tyre, mund të zbulohen në vende të ndryshme të hapësirës së fundit të liqenit, që mund të shikohen nëpërmes ujit të pastër si kristal. Është më të vërtetë interesant ta shohësh këtë vend madhështor dhe ta gjesh vetën në mes të një liqeni të ftohtë nën të cilin ka një numër të skeleteve, buzë të cilit ka ajër të pastër por duket sikurse një varrë i harruar.
Edhe pse është thënë dhe ka pasur thashetheme se ai është zbuluar para shekullit 19, zbulimi zyrtar i tij është bërë me gjasë në vitin 1942 nga një rojtar pylli rezervë britanik, i cili kaloj skaj tij për të vazhduar me gjurmimin e vendit. Gjatë verës, rojtari kalojë afër liqenit të shkrirë dhe filloi ta hulumtoi atë, për të bërë mandej zbulimin e 200 skeleteve të njerëzve që shtriheshin poshtë tij, që pluskonin nëpërmes ujit që derdheshin kuturu në brigjet në gurë.
Zbulimi i mistershëm i liqenit të mbushur me skelete që shtrihet me larg Himalajëve, larg nga çdo banim njerëzor menjëherë mori vëmendjen e publikut. Njerëzit u ngjiten atje për t’u kthyer me teori se si të gjithë këto mbetje të skeleteve enigmatik kanë përfunduar aty në të ftohtë, në një vend të vetmuar pa ditur se cili ishte identiteti i tyre.
Një nga idetë më të hershme që ka dal në lidhje me këtë skelete ishte që mbetjet i takonin ushtarëve japonez të Luftës së Dytë Botërore të cilët vdiqën në kushte të ashpra në kohën ku po përpiqeshin tinës të kalonin rrugën nëpërmes maleve pa u vërejtur nga armiku. Kjo teori më vonë ra poshtë nga një ekspeditë që ju dërgua qeverisë britanike që la në hije idenë e ndonjë pushtimi të mundshëm të ndonjë vendi, pasi që eshtrat u tha se ishin shumë të vjetra për t’i takuar kësaj periudhe dhe se mund të ishin ruajtur nga i ftohti. Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa janë të vjetra këto eshtra.
Një ide tjetër ishte se këto skelete ishin mbetje të ushtarëve të dënuar të Kashmirit me emrin Zogawar Singh dhe armatës së tij, e cila ishte zhdukur në mënyrë misterioze pa ndonjë gjurmë derisa ishte duke u kthyer nga Tibeti. Ka edhe teori të tjera që tregojnë që ka pasur grupe fanatike fetare të cilët kanë kryer ndonjë vetëvrasje grupore, si rezultat i ndonjë beteje apo ndonjë grupi të udhëtarëve të cilët i janë zënë nga ndonjë rrëshqitje dheu, ortek apo ndonjë sëmundje.
Për dekada, skeletet e liqenit Roopkund i kanë hutuar shkencëtarët dhe askush nuk ishte në gjendje që të tregoj saktësisht se çfarë ka ndodhur në këtë liqen të akullt. Shumë studime për liqenin ishin kryer gjatë viteve, përfshirë edhe një që është bërë nga një ekspertizë antropologjike e Indisë në vitin 1950, që edhe njëherë ngrit pyetje që kërkojnë përgjigje për mbetjet.
Kaluan edhe disa vite derisa në vitin 2004 një ekspeditë e bërë nga Nation Geographic përpiqet të zbulojmë më shumë këta skelete duke bërë një hulumtim shkencorë me anë të testeve të ADN-së. Hulumtimi zbuloi që skeletët, që janë 300 në total, datojnë në vitin 850 të erës sonë, duke thënë se astat ë gjithë ishin nga i njëjti grup dhe të gjithë kishin vdekur në të një kohë. Pas vdekjes, uji i ftohtë dhe i thatë i ka mbajtur dhe ruajtur trupat në mënyrë shumë të mirë për 1200 vite. Disa mbetje të frikshme që kanë dalë mbi tokë në hapësirën e ngrirë po ashtu ishin ruajtur mirë. Këta trupa ende në kokë kishin flokë, mish, stoli të argjendta dhe veshje lëkure që ishin të paprekura.
Gjithashtu, testet e ADN-së kanë përcaktuar që brenda këtyre eshtrave ishin dy grupe të njerëzve, një grup i takonte njerëzve më të gjatë të cilët ishin të lidhur si familje kurse tjetri ishte një grup më i shkurtër, aq sa vendasit për të cilët spekulohet se ishin hamalla apo udhërrëfyes të tyre. Ekzaminimi i gjërave personale dhe artefakteve në skenë po ashtu duket se tregon që këta njerëz të gjithë ishin në një lloj pelegrinazhi.
Si shtesë, ekspedita zbulojë që të gjitha kafkat i ishin ekspozuar një lloji të traumës të lodhjes në kokë, që tregon se këta njerëz misterioz ishin ndeshur me vdekje me dhunë. Analizat e forenzikës të frakturave në kafkë tregojnë që lëndimet ishin shkaktuar nga një objekt i rrumbullakët i rëndë. Duke i shtuar këtij misteri edhe këtë fakt është se të gjitha mbetjet kanë pasur të njëjtat lëndime traumatike në kokë dhe krahë dhe jo në vendet tjera, sikurse ata të ishin sulmuar dhunshëm nga diçka lart.
Këto gjetje brutale të gjitha mbështesin teorinë e hershme të vdekjes nga një shkarje toke apo armë, por pasi janë mbledhur të gjitha të dhënat dhe informacionet së bashku, hulumtuesit kanë ardhur në një konkludim bizar se si kanë vdekur këta njerëz. Ishte teorizuar se e vetmja mënyrë që kanë vdekur të gjithë këta njerëz nga e njëjti lëndim në të njëjtën kohë është se ata janë zënë nga ndonjë stuhi breshëri apo stuhi breshëri e madhe që ka ardhur poshtë me një egërsi të atillë që i ka vrarë menjëherë 300 pelegrinët.
Shkencëtarët kishin llogaritur mundësinë e madhësisë që kanë shkaktuar në kafka breshëri që thuhet se kanë pasur një madhësi sa të një topi kriketi. Disa kanë shprehur mospajtime për këto gjetje, por shkencëtarë thonë se vetëm kjo është bindëse, shpjegim racional që bazohet në provat e vëzhgueshme.
Në vitet e fundit, Roopkund, edhe njëherë ka shpalosur një mister, që ka qenë shumë mirë i njohur dhe ishte një e vërtetë për distinacionet e udhëtarëve të cilët kanë bërë udhëtime pesë ditore për të arritur të liqeni i akullti dhe banorëve të tij të aklimatizuar. Shumë nga këta njerëz janë mbetur të mahnitur ku i kanë parë këta skelete misterioze që po kërkonin një kreshtë mali në zymtësinë e tyre.
Thuhet edhe nga zyrtarët që rritja e numrit të këtyre udhëtarëve po e kërcënon integritetin e hartës arkeologjike pasi që një numër i madh i skeleteve kanë humbur dhe besohet se kjo është rezultat i njerëzve kuriozë që marrin eshtrat e tyre për t’i ruajtur në shtëpi si suvenire. Autoritet e kanë një kohë të vështirë për ruajtjen dhe konservimin e hartës nga hajna të këtillë të cilët hynë në liqe pa leje.
Duke shikuar skeletet e humbur në këtë hapësirë jo mikpritëse është lehtë të imagjinoni se të gjithë kanë një imagjinatë se çka mund të këtë ndodhur para disa shekujve. Çfarë po bënin këta njerëz në thellësi të malit gjatë gjithë kësaj kohe? Ku ishin duke shkuar? A vdiqën atë më të vërtetë nga cipa breshëri gjigant apo vdekja është shkaktuar nga ndonjë gjë tjetër?
Nëse eshtrat ishin në zemër të liqenit atëherë mister është edhe më i madh për atë që e rrethon liqenin e ngrirë Roopkund, i cili gjendet në këto male për qindra vjet i ka zhdukur ata përgjithmonë./gazetaexpress/ KultPlus.com
Suksesi i studentëve shqiptarë i të gjitha niveleve dhe moshave nuk ka të ndalur. Arritja e Teuta Mulliqi Kabashit është një sukses, ndër të rrallët, që e nderon komunitetin shqiptaro-amerikan, si studente, si mjeke, si bashkëshorte, si nënë e dalluar e dy fëmijëve, tashmë te integruar plotesisht në jetën amerikane, si kontabilistë te sukseshëm, Pellumbit dhe Lumit dhe si gjyshe e Rron Kabashit, njëvjeçar.
Dr. Teuta Mulliqi Kabashi e cila i kreu studimet në Universitetin e Prishtinës dhe specializimin në Tiranë, punoi me vite të tëra në QKUK si specialiste për gjinekologji dhe obstretikë. Ajo ishte e angazhuar para luftës si voluntere në Shoqatën Nena Tereze në Prishtinë, ndërsa gjatë luftës në Kilinikën gjinekologjike në Veleshtë, ku edhe punoi me orë të zgjatura, duke mbikëqyrur dhe kryer lindjet e nënave shqiptare të dëbuara me dhunë nga Kosova, si dhe nenave shqiptare nga rrethina e Veleshtës, prej nga shkoi në Michigan, SHBA.
Menjëherë pas luftës me instalimin e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Kosovë, ajo vendosi të këthehet nga SHBA, duke vazhduar punën si specialiste e gjinekologjisë dhe obstretikës ne QKUK, ku edhe kishte punuar para luftës. Puna e saj humanitare dhe edukative ishte e pandarë, njëra nga tjetra. Ajo kontribuoi edhe në ngritjen e sistemit paralel arsimor në Kosovë, duke dhënë mësim, disa lendë, në shkollën profesionale të infermerisë. Nga duart e saj engjëllore të specialistit lindën shumë femijë shqiptarë. Rrugëtimi i saj studimor dhe shkencor nuk u ndal me kaq, ajo vazhdoi punën në spitalin prestigjioz në Naples, Florida. Pas një pune të angazhuar të shkollimit të mëtejmë, ajo tejkaloi me punë te perditshme studimore të gjitha barrierat gjuhësore, profesionale dhe akademike.
Pas kryerjes së masterit në shkencat mjekësore, në Florida, përkrah punës në spital vazhdoi edhe si mesimdhënëse në kolegjin e Naples. Nuk u kënaq me kaqë, ajo vazhdoi karrierën e saj akademike duke arritur gradën më të lartë akademike Dr. e shkencave të shëndetësisë në Universitetin NSU në Fort Landerdale. Përndryshe Universiteti i NV Juglindor (NSU ose, jozyrtarisht, “Nova”) është një ndër universitet private prestigjioze me kampusin e tij kryesor në Davie, Florida.Universiteti përbëhet nga 18 kolegje dhe shkolla që ofrojnë mbi 150 programe studimi.
Universiteti ofron gradë profesionale në shkencat sociale, juridik, biznes, mjekësi, farmaci, stomatologji, optometri, terapi fizike, arsim, terapi profesionale dhe infermieri.
NSU është klasifikuar si një Universitet i angazhuar i studimeve te larta nga Fondacioni Carnegie për Përparimin e Mësimdhënies. Universiteti është akredituar nga Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Shkollave dhe gjithashtu ka një akreditim të specializimeve te shumta shtesë për kolegjet dhe programet e saj. / KultPlus.com
Në vitin 1968 Shkolla 8-vjeçare e Trieshit ishte pagëzuar me emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ishte viti jubilar, 500-vjetori i ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar. Ky përvjetor historik ishte kremtuar në mënyrë madhështore në kryeqytetin e Kosovës.
Në atë
kohë isha student në Prishtinë dhe i kisha parë me sy të gjitha ato zhvillime,
shkruan ish-gazetari i “Zërit të Amerikës” dhe aktualisht botues në New York,
Gjekë Gjonlekaj. Ishte njëra prej ditëve më të gëzuara që kishte përjetuar
Kosova pas Luftës së Dytë Botërore. Emri i heroit tonë kombëtar kishte sjellë
frymën e lirisë në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare në Jugosllavinë e
atëhershme.
Në
pranverën e vitit 1968 edhe në Tuz të Malësisë ishte përkujtuar 500-vjetori i
vdekjes së Gjegj Kastriot Skënderbeut. Drejtoria e shkollës së Trieshit ishte
frymëzuar për këtë emërtim të madh nga mësuesi i përmendur Gjon Gjeka Lucaj, i
cili kishte qenë adhuruesi më i madh i Skënderbeut jo vetëm në Triesh, por në
të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi. Trieshi e kishte ruajtur këtë emër për
më shumë se një gjysmë shekulli. Në periudha të ndryshme të këtij gjysmë
shekulli emri i tij ishte injoruar në mënyra të ndryshme. Këto injorime i
kishte shkaktuar politika jugosllave antishqiptare dhe trieshianët që e kishin
drejtuar këtë shkollë. Drejtoria e shkollës nuk kishte kërkuar asnjëherë që
portreti i heroit tonë kombëtar të vendosej në vulën e shkollës së Trieshit.
Për më shumë se gjysmë shekulli nuk ishte parë portreti dhe asnjë fotografi e
tij në shkollën e Trieshit.
Pavarësisht
se në Triesh kishin lindur e jetuar personalitete që e kishin adhuruar
Shqipërinë dhe heroin tonë kombëtar, atje në Triesh kishte edhe armiq të
përbetuar të Shqipërisë dhe Skënderbeut. Në Triesh kishte lindur Marsh Marku, i
cili i kishte thënë juristit të famshëm kroat, ministrit të Drejtësisë së Malit
të Zi, Profesor Dr. Valr Bogishiqit se Trieshi në atë kohë betohej në armët e
Skënderbeut dhe sundonte sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Fjalët e Marash
Markut ishin tregues se kush kishte qenë Trieshi në të kaluarën. Pas Marash
Markut dishepulli më i madh i heroit tonë kombëtar kishte qenë Gjon Gjeka
Lucaj. Por veprën më të madhe për heroin tonë kombëtar kishte bërë Lucë Prëloka
Gegaj, alias Dr. Athanas Gegaj. Ai kishte studiuar dhe specializuar historinë e
Skënderbeut për disa vjet në qendrat më të njohura universitare të Evropës, nga
Madridi e deri në Paris.
Të
gjithë e kishin nderuar për këtë vepër të madhe duke përfshirë këtu edhe Imzot
Noli. Dr.Athanas Gegaj kishte nxjerrë në dritë veprën historike më të mire për
heroin tonë kombëtar, duke mbrojtur me sukses tezën e diseratcionit të
doktoratës në vitin 1936 në Universitetin Luen të Belgjikës me titull: ”Invazioni
turk i Shqipërisë” në shekullin XV. Sot e kësaj dite kjo nderohet si njëra prej
veprave më të mira për heroin tonë kombëtar Gjegj Kastriot Skënderbeun.
Pavarësisht se në Triesh kishin vepruar disa antishqiptarë të tërbuar për
pothuajse një shekull e gjysmë, atdhetarët e Trieshit mbijetuan.
Disa
anëtarë të Fondit Humanitar Triesh New York ,para 3 vjetësh kishin përsëritur
idenë e ngritjes së një busti të Skënderbeut në oborrin e shkollës së Trieshit,
ngase këtë ide e kishte dhënë disa vjet më përpara Gjon Gjokaj. Marash Lucaj
kishte biseduar me drejtorin e shollës së Trieshit Zef Gjuravçaj në lidhje me
këtë çështje.
Drejtori
i kishte thënë kryetarit tone zotit Lucaj se dikush gjoja kishte qenë i gatshëm
ta financonte ndërtimin e këtij busti, por nuk kishte treguar se kush ishte dhe
kur do të fillonte punimet. Me fjalë tjera ky ishte një premtim fantazmë që
kishte për qëllim që kjo vepër kombëtare shqiptare të mos realizohej kurrë. Pas
pak muajsh një aktivist trieshian shumë i ngritur intelektualisht Nua Pali
Dedivanaj më bëri telefon dhe më pyeti për këtë dhe shtoi se shkolla e Trieshit
nuk është shkollë private dhe për këtë arsye nuk është e drejta e asnjë
individi të vetëm të vendos bustin e heroit tonë kombëtar para shkollës së
vendit. Nua Dedivanaj e shpjegoi se kjo është shkolla e Trieshit dhe vetëm
banorët e kësaj treve kanë të drejtë ta vendosin në oborrin e shkollës së tyre.
Gjatë një mbledhje të Fondit ua shpjegova qëndrimin e Nua Dedivanaj në lidhje
me këtë çështje.
Të
gjithë ranë dakord. Ata njëzëri e kundërshtuan qëndrimin e drejtorit të
Shkollës së Trieshit, Zef Gjuravçaj. Kryetari i Fondit, Marash Lucaj i kishte
kërkuar drejtorit Zef Gjuravçaj të bënte kërkesën e duhur pranë Ministrisë së
Kulturës të Malit të Zi për lejen zyrtare që kjo shkollë të fillonte punën dhe
fushatën financiare për ndërtimin e këtij busti. Por edhe këtu Zef Gjuravçaj i
kishte ngatërruar hesapet sepse kishte kërkuar që Gjergj Kastriotit t’i hiqet
emri Skënderbe. Pas një vizite në Triesh, kryetari Marash Lucaj ishte kthyer i
bindur se ishte më mirë pa emrin Skënderbe. Në bashkëpunim me shovinistët
serbo-malazezë Zef Gjuravçaj kishte marrë vendim për t’ia prerë kokën Gjergj
Kastriotit. Një vendim të tillë e kishin marrë edhe disa të padenjë të Ulqinit.
Pas 600 vjetësh ata kishin bërë diçka që as osmanët nuk e kishin bërë. Të
gjithë anëtarët e Fondit e kundërshtuan kategorikisht atë propozim të padenjë.
Ata kishin menduar se Skënderbeu kishte qenë turk. Ata si injorantë që ishin
nuk e kishin ditur se titulli ISKENDER në greqisht do të thotë gjeneral dhe se
Iskender ishte quajtur edhe Leka i Madh. Ky shkop në rrotën e Fondit tonë futi
ngatërresa të mëdha, deri atë ditë që Nikë Gjeloshaj kishte premtuar se emri
Gjergj Kastrioti Skënderbe nuk mund të ndryshohet. Pas deklaratës së Nikë
Gjeloshaj ne u pajtuam dhe filluam fushatën. Diaspora serioze e Trieshit u
qetësua kur mori vesh se Zef Gjuravçaj po largohej një herë e përgjithmonë nga
ajo detyrë të cilën ai e kishte uzurpuar për pothuajse 4 dekada. Të gjithë e
dimë se kush e fuqizoi pushtetin e tyre
Dy
javë pas largimit të Zef Gjuravçaj nga detyra filluan punimet për vendosjen e
bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në oborrin e Shkollës së Trieshit.
Bazamenti, lapidari dhe ambienti përreth do të kushtojë nja 40.000 (dyzetë
mijë) dollarë. Thonë se do të jetë një vepër e bukur e këtij lloji. Pas më
shumë se gjysmë shekulli Gjergj Kastriot Skënderbeu do të shfaqet në mënyrë
dinjitoze në Triesh. Një vepër kaq e bukur është mirë të bëhet e njohur
botërisht. Do të ishte në nderin dhe dinjitetin e Trieshit dhe gjithë Malësisë
që në ditën e përurimit të marrin pjesë personalitetet më të larta politike të
Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë dhe Preshevës. Kjo ditë në qoftë
se bëhet ashtu siç duhet do ta bënte Trieshin simbolikisht pjesë të Arbërisë.
Më shumë se gjysma e Trieshit kufizohet me sllavë. Vetëm nami e nderi i Gjergj
Kastriot Skënderbeut mund ta ndalë hovin dhe lakmitë e tyre grabitqare për
tokat shqiptare. Vendosja e lapidarit të Skënderbeut është përgjegjësi e madhe
morale për Trieshin. Kjo është vepra më e bukur kombëtare e Trieshit deri sot.
Nderimi dhe respekti i veçantë për punën e tyre të sinqertë për këtë vepër u përket Marash K. Lucajt, Nua P. Dedivanajt, Nikë Gjeloshajt dhe Nikollë Dukajt. / Gjekë Gjonlekaj / KultPlus.com
Ajet Leci ia kishte dalë që në zgjedhjet partiake të këtij viti të mblidhte 28 vota duke u bërë anëtar i Kryesisë së PDK-së në Drenas. Por ky nuk ka qenë suksesi i vetëm i tij për këtë vit.
Të mërkurën, Këshilli Drejtues i Muzeut të Kosovës, i emëruar nga bashkëpartiaku i Lecit, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, e ka zgjedhur atë drejtor të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Kësisoj, Leci që më parë në Drenas ishte zgjedhur edhe drejtor i shkollës “Mehmet Gradica” në fshatin Gradicë, për katër vjet do të udhëheqë institucionin më të lartë muzeor në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.
Leci është vlerësuar me më së shumti poenë në garën ku kandiduan edhe dhjetë të tjerë. Pasditen e së martës, kur gazeta e ka marrë vesh zgjedhjen e tij, Leci nuk ka qenë i qasshëm nëpërmjet telefonit. E Selim Bezeraj, kryetar i Këshillit Drejtues të MKK-së, ka thënë se ky organ ka vlerësuar profesionalisht.
“Nuk i dimë na ato. Ne e kemi vlerësuar vetëm në bazë të kritereve të konkursit”, ka thënë Bezeraj. Paraprakisht kandidatët kishin hyrë në test me shkrim të premten, kurse të martën ata janë intervistuar.
Kësisoj, pas më shumë se një viti institucioni më i lartë muzeor në vend ka arritur që të ketë drejtor.
Sipas njoftimit të Këshillit Drejtues të Muzeut, kandidati Ajet Leci i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës.
“Ai ka dhënë dëshmi bindëse se mund ta drejtojë këtë institucion në përmbushjen e objektivave profesionale që lidhen me fushëveprimtarinë e këtij institucioni”, është shkruar në njoftimin e Këshillit Drejtues.
Në vitin 2013 Leci ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë së PDK-së në Drenas dhe vazhdon të jetë akoma anëtar i saj. Ajet Leci ka gradën master në histori me temën “Shërbimi sanitar mjekësor në Zonën e Drenicës 1998/99”. . Koha.net / KultPlus.com
Arti i rrugëve ka ardhur gjithmonë në formë revolte, herë përmes grafitit, posterave e herë edhe prej instalimeve të ndryshme, shkruan KultPlus.
Kësaj radhe, artisti i njohur portugez, Odeith, i cili në punën e tij është mjaft i suksesshëm, pa dështuar asnjëherë së befasuari publikun e tij, erdhi me një si ”rindërtim”. Vendet e braktisura apo të shkatërruara i shndërroi në art. Në vijim mund të shihen vendet e fotografuara para dhe pas intervenimeve artistike të këtij artisti.
Ai përdor bojë llak për të krijuar iluzione optike jashtëzakonisht të hollësishme 3D që pa dyshim do t’iu bëjnë për vete. / KultPlus.com
Në një relacion të Senatit venedikas, Skënderbeu kërcënohej se do të eliminohej fizikisht në rast se nuk e lëshonte Danjën. Plani venedikas fillimisht parashihte që Skënderbeut t’i ofroheshin shuma parash nëse do të hiqte dorë nga kështjella e Danjës.
Por, nëse ky skenar nuk do të sillte bukë, atëherë venedikasit synonin të nxisnin Pal dhe Nikollë Dukagjinin për ta shkëputur popullatën arbërore prej Skënderbeut. Më poshtë është përmbajtja e relacionit që mban datën 26 korrik 1448, i përkthyer nga studiuesi Etnor Canaj:
”Senati urdhëron Andrea Venieron që të shkojë në Arbëri dhe të bjerë dakord me guvernatorin Paolo Loredano për mënyrën që duhet të ndërmerret që të ndalet Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Udhëzohet që: mund të merret parasysh zbritja e teukrëve (term anakronik me të cilin venecianët quanin turqit – shën. E.C) dhe të kryejnë sulme në dëm të Skënderbeut, që është cilësuar si i pabesë dhe të dëbohet jo vetëm nga Arbëria, por prej botës (non modo de Albania, sed de mundo eijciatur); dhe nëse teukrët nuk do të zbresin, të shkojë personalisht Veniero tek ai dhe t’i flasë për miqësinë e hershme dhe të madhe që mbante Senati me të atin, Gjonin, dhe që vazhdon të mbajë me të madhërishmin Gjergj (Skënderbe) dhe vëllezërit e tij dhe që e admiron në përpjekjet e tij duke e konsideruar si birin e vet; dhe t’i tregojë në mënyrë të burrë dhembjen që provon Serenisima e Tij për dëmet që ai i ka sjell të drejtave të Republikës; dhe ta ftojë të rrijë mënjanë përkundër demonstrimit të një trajtimi vjetor në para për të dhe për trashëgimtarët e tij, të cilat nuk do të tejkalojnë shumën prej 1500 dukatësh; ku ai do të heqë dorë prej Danjës dhe ndryshe prej 500 dukatëve.
Por, nëse Skënderbeu nuk bie dakord me propozimet apo të bjerë në ujdi me vetëpërmbajtjen e Republikës; t’u hidhet fjala Pal dhe Nikollë Dukagjinit dhe t’u jepen para që të shkëpusin popullsinë pa të cilën ai nuk mund të bëjë asgjë”. / Insjaderi/ KultPlus.com
Lajmin e ka bërë të ditur Arianit Nikqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan KultPlus
”Shume i lumtur – përmbyllje e suksesshme e projektit Mrika Seven Summits. E çuditshme, kur kemi filluar me prezantimin e projektit, çdonjëri na ka dëgjuar e shikuar duke menduar; janë çmendur, janë duke fantazuar, nuk kane pregaditje fizike, nuk kane eksperience, nuk kane guxim, e rrezikshme….E PAMUNDSHME. Vetëm 2-3 persona, kane menduar ndryshe !!! Ka pasur persona te tille që me kane pyetur, “ a ke mendu çka ke me bo nëse te vdes vajza para syve “. Ishte shumë e rënd ! Ne anën tjetër, familjaret kuptohet duke parashikuar rrezikun eventual, ishin kundërshtarët kryesor, pengesa me e vështirë te cilën e arsyetonim por, ishte e vështirë për ta menaxhuar!
Për mua si prind, ishte shume e vështirë kjo situate por, e rëndësishme ishte se ne besonim ne njeri tjetrit, ishim te një mendimi, ishim shume te guximshem dhe të përkushtuar ne arritjen e qëllimit, vendosëm qe te jemi shumë të matur dhe te respektojmë madhështinë e natyrës ! Me Mrikën, kemi përjetuar momente të paharruara rreziku, vuajtje, lodhjeje, por i kemi kaluar të gjitha duke e kuptuar dhe ndihmuar njëri tjetrin. Gjithsesi, kemi pasur edhe momente të paharruarar gëzimi. Mrikë, askush nuk të njeh si unë, je e jashtëzakonshme. Nina dhe Leka, faleminderit!”/ KultPlus.com
Me ardhjen e osmanëve dhe vendosjen e tyre në Shqipëri deri kur arritën të “bierrin autonominë”, si shprehet atë Donat Kurti, u sanksionua gjuha turke si gjuhë zyrtare, duke ndaluar rreptësisht hapjen e shkollave në gjuhë të tjera, përfshirë edhe atë shqipe.
Sipas Ismail Kadaresë, gjuha shqipe ishte e ndaluar me ligj gjatë asaj periudhe, në të gjithë Perandorinë.
Pavarësisht kësaj, elementi i klerit katolik në Shqipëri nuk rreshti së punuari për të mirën e kombit dhe të gjuhës. Kështu, qysh pas pushtimit osman, të dhënat tregojnë se janë hapur tri shkolla ku mësimi nuk bëhej turqisht. E para ishte e Pllanës, e dyta e Blinishtit ndërsa e treta e Shkodrës.
Sipas një dokumenti të botuar në Orbis Seraphicus T, II. C, II. N. 49 Quaracchi MCCCLXXXVI , në vitin 1638, një prifti i urdhrit të fretërve minorë, P. Hiacinti a Sospitello O. F. M., një “italjan me fis, por shqyptar me zemer” siç shprehet atë Donat Kurti, merr guximin dhe çel një shkollë fillore në Pllanë, vend i cili asokohe ishte mjaft i banuar.
Shkolla mori famë deri në katunde të largëta të krahinës së Zadrimës, banorët e të cilëve dërgonin fëmijët për të studiuar në këtë shkollë. Sipas dokumenteve, dihet se numri i nxënësve që vinin nga fshatra të tjerë ishte mbi njëzet e pesë, kështu që, mund të ngremë dyshime se aty duhet të ishte edhe një konvikt. Gjithashtu, përpos uratëve e lutjeve në atë shkollë, mësohej edhe letërsi e sigurisht studiohej edhe gjuha vendëse. Pas nëntë vjetëve, kur shkolla qe bërë shumë e njohur, turqit e rrënuan deri në themel.
Edhe pse u rrënua, ajo u hap sërish në vitin 1697. Deri kur vazhdoi të funksiononte si shkollë, nuk dihet, por dokumenti ku përmendet kjo shkollë, i cili daton më 1702, thotë se “ka gjasë të gjindet edhe sot”.
Një vit pasi u hap shkolla e Pdhanës, në vitin 1639, në Blinisht u hap një tjetër shkollë nga fretërit e Kuvendit të Troshanit. Drejtor i kësaj shkollë u caktua P. Karl Mirandulanus O. F. M.. Informacioni për këtë shkollë jepet në një dokument, botuar në numrin pasardhës të Orbis Seraphicus, sipas të cilit thuhet gjithashtu se shkolla ishte mjaft e plotësuar. Ajo frekuentohej nga më shumë se pesëdhjetë nxënës dhe përveç shkrimit dhe këndimit, mësoheshin edhe lëndë të tjera, ku më e rëndësishmja ishte gjuha latine.
Dokumenti më i paplotë është deklarata e ipeshkvit Spila, botuar nën titullin “Memorie storiche” në Orbis Seraphicus, ku shprehet se në vitin 1698, një prift tjetër i urdhrit të fretërve minorë me emrin Filip e me banim në Shkodër, hap një shkollë private ku mëson fëmijët e tregtarëve e të pasurve.
Fakti se këto shkolla kanë qenë në shqip shpjegohet nga atë Donat Kurti në “Hylli i Dritës”:
“Por kush mundet mandej me dyshue, se në kto shkolla nuk flitej shqyp? Në ç’mndyrë katundari i padishëm i ndiqte me zell, në kje se s’merrte gja vesht?”
Por nuk janë vetëm këto shkollat që katolikët çelën në Shqipëri. Profesor Sami Repishti bën një listë të të gjitha shkollave katolike, në rend kronologjik:
– Në vjetin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.
– Në vitin 1632 – Hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.
– Në vitin 1638 – Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.
– Në vitin 1639 – Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.
– 1698 – Padër Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi, në Shkoder.
– Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
– 1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
– Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
– 10.1874 – Çelet shkolla e Parë LAIKE e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
Në- vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.
– Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që
– në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m’ u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t’Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.
– Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
– N’ at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.
– Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.
– Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa.
– Në vjetin 1893 – Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.
– Në 1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë.
– Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe.
– Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.
– Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë,
– Në 1898 hapët një shkollë në kuvend të fretënve të katundit Rrubikut.
– Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.
– Në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M.
– Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.
– Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.
– Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n’ Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.
– Në 1908, Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dërgohen: At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.
– Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.
– Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro-Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar./konica.al/ KultPlus.com
E bija e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka postuar letrën që shkrimtari i njohur Ali Podrimja i niste të atit, me një shqetësim shumë të madh.
Postimi “E, unë ku të prehem?” – një shpirt i shqetësuar poeti atdhedashës, sa herë duhet ta ketë përsëritur këtë pyetje. E kur Kombi është në duart e bajraktarëve, pyetja është e thekshme, e dhimbshme. Me kë mund të ndante këtë shqetësim i madhi Ali Podrimja, përveçse me të ngjashmin dhe “vëllain” e tij poet dhe atdhetar, Dritëroin.
LETRA E PODRIMJES: – I dashur Dritëro, Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët, në jug maqedonët, në Perêndim malazezët… Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë … E, unë ku të prehem ? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit . Nuk di ç’të bëj ?… Të qafon yt vëlla, Ali Podrimja 26 shkurt 2003 , Ulpianë
Duke ecë rrugës së Gjuhadolit në Shkodër, aty ku aromat përëndimore duket se të marrin me vete dhe të dehin ndërgjegjen e helmatisun prej idesë së ikjes, ndeshesh nga e djathta me shpinë e qytetarit ma të madh e të të gjitha kohënave të dalë prej atij rrethi, Kolë Idromenos.
Jehonën e vëllezërve Lymier, të përhapun si një rrezatim i shpejtë të një arti në lindje e sipër, e kishin përcjellë nëpër Ballkan, vëllezërit me origjinë shqiptare Manaki. Ata u njohën shpejt si “Lymierët e Ballkanit”.
Por fill menjëherë, në vitin 1908 Kol Idromeno shfaqi për herë të parë një film në Shkodër. Më pas filmat e huej të atyne viteve filluen të shfaqen edhe në kinematë e qyteteve kryesore të Shqipnisë.
Kronika më e hershme mbetet deri më sot ajo e vitit 1911, që pasqyron rrethimin e Shkodrës nga ushtritë Malazeze dhe pasohet nga kronikat e ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri, si dhe ato me pamje nga Tirana dhe Durrësi.
Në vitin 1943 regjisori shqiptar Mihallaq Mone xhiroi për herë të parë në Pogradec një film artistik 10 minutësh i titulluem “Takim në Liqen”, në të cilin interpretonin aktoret Merita Sokoli, motrat Xhaçka dhe aktori i njohur shqiptar i atyne viteve në Rumani, Kristaq Antoniu.
Mirëpo nëpërmjet arkivës së “Marubit” njihemi me një tjetër fakt surprizues. Gegë Marubi në vitin 1940 ka fotografue të shtëpia e Mark Kakarriqit në Shkodër (në kohën e komunizmit e njohun si “Shtëpia e Pionierit” dhe tashti e shëmbun për motive “demokratike”), si dhe te Shtëpia e Luigj Gurakuqit në Shkodër (gjithashtu e prishun për motive “kapitaliste të tregut të lirë”) procesin e xhirimit të një filmi, me gjasë artistik, bazue dhe frymëzue nga motivet e pikturës së famshme të Kolë Idromenos “Dasma shkodrane”.
Në fotot e Gegës vihen re përsonazhe të veshun me kostume popullore, ma së shumti qytetase shkodrane, por edhe malësore.
Kameramani dhe regjisori, njerëzit e tjerë të ekipit janë gjithashtu të pranishëm në këto foto. Ne fatkeqësisht ende nuk i kemi identifikue e nuk ia dimë emnat.
Në mesin e “aktorëve” dallohet edhe figura e dashur për qytetarët e Shkodrës, ajo e doktor Kel Naraçit.
Kështu ky shkrim i shkurtë mbetet një “pasim topi” te ata që duen të thellohen në historinë e kinemasë shqiptare./exlibis/ KultPlus.com
Poetët gjatë gjithë kohës i kanë shkruar dashurisë, kush me vuajtje, e kush në formë lutjeje. Kësaj radhe, autorja më e re e letërsisë shqipe, Kaltrina Pacolli, në ambientin e Kult Plus Caffe Gallery, promovoi librin e saj të parë ‘Nëse një ditë unë të mungoj’, shkruan KultPlus
Me një vëllim poetik, që përmban rreth 70-të poezi, autorja ne mes vargjesh fsheh nostalgjinë, mallin, ankthin e fjalën e pathënë të dashurisë. Duke potencuar se inspirimin e gjen në secilën ditë që zbardhë, autorja tha se në titull secili do të ketë mundësi të gjej veten, ”Po e lë më mirë në dorë të lexuesit kuptimin e titullit”, u shpreh ajo.
Për të diskutuar rreth këtij vëllimi poetik, të pranishëm në panel ishin Rrahman Paqarizi dhe Flamur Maloku. “Natyrisht se duke qenë linguist, një pjesë të mirë të vëmendjes gjatë leximit të këtyre poezive ma ka marrë gjuha e përdorur nga Kaltrina. Është një variant jostandard i shqipes – një gjuhë që të bën me u ndje lirshëm e që mua, më nxiti të shkruaj në po atë variant se ndryshe, besomëni, do të dilte një përshkrim i pagjak poezish kaq të gjalla e me kaq shpirt”, u shpreh Paqarizi për vëllimin poetik të Kaltrina Pacollit.
Kurse Maloku duke pohuar se poezitë e Kaltrinës ka pasur rastin t’i ketë edhe në dorëshkrim, deklaroi se ”Vargjet e Kaltrina Pacollit shtresojnë situata jetësore, të cilat, para së gjithash, bëhen zbulim i një pozicionimi subjektiv, duke formësuar kështu kuptimin e plotë të fjalës poetike. Artikulimi i brendshëm subjektiv, në kuptimin e leximit, përpos strukturimit të jetës në shkrim, shpreh si të thuash tërë dashurinë e njeriut në përgjithësi”
Publiku pati rastin të dëgjoj njërën prej poezive të autores, edhe nga vetë ajo. Kurse për ta përmbyllur, ashtu siç përmbyllet një event i tillë, Agnesa Qerimi recitoi tre nga poezitë e autores, duke krijuar emocion poetik te publiku i pranishëm./KultPlus.com
Një ekspozitë artistike e frymëzuar nga Michael Jackson është hapur në Helsinki, me organizatorët që insistojnë se ajo nuk është në të vërtetë një piedestal për këngëtarin që vazhdon të jetë i rrethuar nga aludime për abuzime, edhe një dekadë pas vdekjes së tij.
Michael Jackson: në mur – bën bashkë punime të reja dhe të vjetra që përshkruajnë yllin e popit dhe impaktin e tij në kulturën popullore, nga artistë mes të cilëve Andy Warhol, fotografi amerikan David LaChapelle apo ai britanik Grayson Perry.
Në ekspozitë mund të shihen 90 vepra, që kanë qëndruar më herët në galerinë kombëtare të portreteve në Londër. Më pas ato bënë një tur në Paris dhe bon para se të ndaleshin në Helsinki./topchanel/ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ka cituar këtë pasdite Elia Zaharinë, vajzën e aktores së madhe Yllka Mujo, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Rama ndan me miqtë virtualë në “Facebook” qëndrimin e aktores dhe princeshës Zaharia, e cila shprehet mes të tjerash se “nuk është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar”.
Në mesazhin e saj, Zahari shkruan se nuk ka “me ne ose kundër nesh”, pasi nuk ka asnjë artist që nuk e do dhe nuk i dhemb Teatri Kombëtar.
Mesazhi i Ramës: Elia Zaharia, vajza e aktores së madhe Yllka Mujo, është edhe ajo një aktore e talentuar e teatrit, që njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, ka opinionin e arsyeshëm lidhur me të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar
ELIA ZAHARIA: Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar. Nëse do qe e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra?
Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në “me ne ose kundra nesh” – nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithë jemi teatri! /balkanweb/KultPlus.com