“Shkolla shqipe “Alba Life” së shpejti me një shkollë tjetër shqipe në Bronx, SHBA”, tha sot ministri i Shtetit për Disporën, Pandeli Majko.
Shkolla Shqipe “Alba Life” në 11 vitet e shkuara e ka ushtruar aktivitetin e saj në Staten Island, Brooklyn, Manhatan e Queens dhe këtë vit parashikon të fillojë aktivitetin edhe në Bronx, në New York.
Misioni i shkollës shqipe “Alba Life” e themeluar nga Qemal Zylo është zhvillimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së origjinës si dhe njohja me trashëgiminë dhe thesarin kulturor, natyror dhe historik kombëtar.
Programet e shkollës janë mbështetur në programet e përgatitura nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit të Kosovës. / atsh / KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës mirëpret këto ditë ekspozitën “Arti në mbrojtje të ambientit” nga ArtteenClub- Laboratori i kreativitetit.
Artteenclub-laboratori i kreativitetit, është projekt i Galerisë Kombëtare të Kosovës i cili zhvillohet në kuadër të programit të edukimit. Projekti ka për qëllim që të mbledhë adoleshentët e talentuar në arte vizuale dhe së bashku me ta të punojë në mediume të ndryshme të artit vizual. Është viti i dytë që ArtteenClub është pjesë e programit të edukimit në GKK.
Këtë vit ky grup ka punuar në një
projekt që ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit. Veprat e artit të punuara nga pjesëmarrësit do të jenë
kampanjë për vetëdijesimin e
gjeneratave të reja për reduktimin, zëvendësimin dhe riciklimin e mbeturinave. Projekti ArtteenClub 2019
është përkrahur nga KosovoUnitedStatesAlumni-KUSA
dhe implementohet nga Galeria Kombëtare e
Kosovës.
Ceremonia e hapjes do të bëhet të enjten me 29 gusht, në orën 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com
Në kuadër të Akademisë Verore të organizuar nga Universiteti Amerikan në Kishinao, Ministrisë së Arsimit dhe Konferencës së Rektorëve, në Universitetin Constantin Stere në këtë qytet është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa për poetin nga Kosova, Lulzim Tafa, përcjellë KultPlus.
Në ceremoninë e organizuar për këtë rast përveç profesorëve e
studentëve merrnin pjesë edhe shumë mysafirë, përfaqësues të institucioneve
shtetërore, institucioneve kulturore, rektorë nga 28 universitete të ndryshme,
ambasadorë të shumë vendeve të botës, përfshirë edhe ambasadorë dhe përfaqësues
të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si nga Federata Ruse,
Azerbajxhani, Bjellorusia, Ukraina, Kina, Rumania, Gjeorgjia, etj..
Në fjalën e vet laudatori e ka cilësuar Tafën poet që me vargjet e
tij ka fituar zemrat e lexueseve në Evropë dhe më gjerë.
Ndërsa Lulzim Tafa në fjalën e tij para të pranishmeve ndër të tjera tha se ky është një nder që i bëhet atij, letërsisë dhe vlerave të saj: “Ju faleminderit që besoni në këto vlera, unë nuk do ta harroj kurrë një moment kaq të bukur, kurse ju do të jeni gjithmonë në zemrën time, unë frymëzohem nga të rinjtë, nga gjenerata e teknologjisë. Teknologjia e ka zvogëluar botën por i ka rritur shanset për njohje më të mirë të njëri tjetrit, njohjen e letërsisë dhe kulturës së njeri tjetrit. Janë rritur edhe shanset që të punojmë së bashku për të mirën e njerëzimit siç janë edhe avancimi i të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë, të drejtave të kafshëve dhe mjedisit”, ka thënë ndër të tjera Lulzim Tafa. / KultPlus.com
Edicioni i 8-të i Akademisë Verore Muzikore Evropiane – ESMA 2019 po zhvillohet sërish në Kosovë me kurse instrumentale, të muzikës së dhomës dhe ngjarje të ndryshme artistike, të cilat po zhvillohen në qytetin e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës nga data 22 gusht e që do të zgjasin deri me 1 shtator 2019.
Akademia Verore Muzikore Evropiane – ESMA 2019, këtë vit për herë
të parë po zhvillohet edhe në Pejë, përkatësisht në Fakultetin e Arteve të
Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Në këtë edicion në Pejë nga data 23 gusht
deri më 30 gusht 2019 do zhvillohen këto master klasë:
– Flaut (Michèle Becker Francë/Gjermani)
– Klarinetë (Jordi Pons, Spanjë/Zvicër)
– Trombë (Ladislav Kozderka, Republika Çeke)
Muzikantë të rinj (nga mosha 13 deri 27 vjet) nga vendet e Evropës
Juglindore dhe më gjerë kanë përsëri mundësinë të marrin mësime, njohuri,
këshilla dhe demonstrime të ndryshme në instrumentet përkatëse nga profesorë të
njohur evropianë dhe po ashtu të takohen e të ndajnë përvoja muzikore e
jetësore me kolegët e tyre nga vende të ndryshme evropiane.
Pjesëmarrësit në ESMA 2019 kanë mundësinë të marrin gjithashtu
pjesë në disa kurse të muzikës së dhomës me piano si dhe me instrumentet
harkore e frymore.
Si në të kaluarën, edhe këtë vit, ESMA 2019 është e përkrahur nga
disa ambasada evropiane në Kosovë, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, komuna e
Mitrovicës, komuna e Gjakovës, klubi rotarian Aachen – Land (Gjermani) dhe
klube tjera rotariane të rajonit të Aachen-it si dhe institucione e mbështetës
të tjerë lokalë e ndërkombëtarë.
Menaxhmenti i UHZ-së u shpreh shumë i kënaqur më këtë ngjarje dhe
tha se ngjarje të tilla në këtë Universitet do të mbahen çdo vit. Prorektorja
për Çështje Mësimore Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala u shpreh e kënaqur me
mobilitetin e studentëve të Fakultetit të Arteve dhe pjesëmarrësve.
ESMA 2019 po udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv dhe Artistik i saj,
Desar Sulejmani në bashkëpunim me organizatat lokale Artium Eudora – ArtEU
(Prishtinë/Pejë/Gjakovë) dhe Kosova Arts (Mitrovicë).
Ligjëratat, master klasët dhe koncertet po mbahen në Fakultetin e
Arteve në Pejë.
Për më shumë informacione rreth ESMA 2019 klikoni në: https://www.european-music-academy-ks.com
Rruga e shkurtë prej parkingut deri tek zyra ime është e shtruar me kalldrëm siç ka qenë prej se mbaj mend. Muzeu etnologjik ende e ka një tabelë informuese përpara pa ndonjë joshje nga jashtë. Eci rrugës teksa dëgjoj pazarxhinjtë t’i rrëfejnë njëri tjetrit për natën e kaluar siç bëjmë rëndom edhe ne me të njohurit tanë. Bie erë e rëndë vende- vende, nga pemët e perimet e kalbura. Rrugica tjetër e ngushtë e po ashtu me kalldrëm është po ajo e njëjta. Objekti i RTK-së është në anën e djathtë ndërkaq në të majtë janë “dyqanet e nuseve”. Para se të filloj vargu prej hiq më pak se katërmbëdhjetë dyqaneve të nuseve është një kafene e vogël ku kryesisht pinë kafen e mëngjesit shoferët e taksive bashkë me pazarxhinjtë.
Diskutimet e tyre që mi zë veshi janë nga më të ndryshmet por sot ishte ndryshe. Sot ata diskutonin mbi kandidimin e Vjosa Osmanit por me vetëpërmbajtje e një entuziazëm tjetër, çuditërisht, nga ai që e shpërfaqin kur flasin për gratë. Më kujtohet kur javën e kaluar kështu kalimthi i dëgjoja po të njëjtit duke diskutuar për çmendurinë e grave në një dasmë diku në Suharekë, apo para dy javësh për rastin tragjik në Gjermani kur një kosovar kishte vrarë ish gruan dhe të dashurin e saj. Ky i fundit përcillej me një entuziazëm shtazor e miratim se ende paska burra “trima” që ua tregojnë grave vendin. Por, sot ishte ndryshe!
Nominimi i Vjosa Osmani tregon demokratizim të LDK-së dhe plotësim të një ideali bashkëkohor për çka duhet të përgëzohet. Kosova ka disa Vjosa edhe në partitë tjera, por LDK është partia e parë në historinë e Kosovës që nominon një grua për kryeministre dhe ky është një hap i madh, në sytë e mi, për Kosovën ku nën-përfaqësimi i grave, nën-përfaqësimi i gjysmës së popullatës së saj është evident në të gjitha strukturat vendimmarrëse. Duke qenë se ne nuk kemi ndonjë histori të bujshme të grave në pozitat udhëheqëse na mungojnë edhe studimet për të bërë krahasime. Por, studimet dhe hulumtimet në Evropë dhe më tej kanë treguar se pjesëmarrja më e madhe e grave në politike sjell rezultate të dobishme dhe politika më të favorshme për vet gratë dhe shoqërinë. Veç kësaj studimet kanë treguar se fuqizimi i grave në arenën politike dhe vendimmarrëse çon në përfitime edhe më të gjera shoqërore siç është ulja e mortalitetit të foshnjave, arsimim më cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe shkallë të ulët të korrupsionit, kancerit që e ka kapluar këtë vend.
Ish presidentja, edhe pse e dalë nga zarfi ka shërbyer larg më mirë se të gjithë presidentët e pasluftës në Kosovë. Por, Vjosa nuk ka dalë nga zarfi dhe nuk i ka dajtë e fortë, pra është një tjetër model i gruas prej asaj që kryesisht (me disa përjashtime) i është servuar elektoratit nga partitë për të përmbushur kuotën gjinore. Vjosa e ka barrën dhe përgjegjësinë si gruaja më e votuar në zgjedhjet e kaluara të Kosovës edhe të besimit dhe shpresës së elektoratit që e ka votuar. Ka dëshmuar se i qëndron besnike parimeve të saj pavarësisht fiskulturave politike ditore.
Efekti “Vjosë” po arrin t’i ulë paragjykimet gjinore edhe në kafenetë e vogla të pazarit të madh të shtruar me kalldrëm. Nëse Vjosa arrin ta mobilizoj elektoratin dhe të qeverisë vendin ajo do ta ketë barrën jo vetëm të udhëheqë si model, por edhe përgjegjësinë ta modifikoj dhe rikrijoj rolin e gruas në politikë rrjedhimisht edhe të rrisë pritshmërinë e popullit dhe të vet grave për gratë që duan të jenë pjesë e qeverisjes së vendit. / KultPlus.com
Shqipëria dhe plazhet e saj janë përzgjedhur mes gjashtë destinacioneve turistike botërore, ndër to Gjermania, Bullgaria, Norvegjia dhe Kina, të cilat duhet të vizitohen gjatë muajit shtator.
Agjencia çeke e udhëtimeve “Kiwi.com” shkruan se nga të gjitha vendet e preferuara për pushime deri më sot, me bregdetin dhe plazhet e saj mahnitëse, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një destinacioni klasik mesdhetar.
Moti është ende shumë i mirë, por megjithatë sezoni turistik thuajse ka përfunduar. Por çfarë u ofron vizitorëve muaji shtator?
Fëmijët pothuajse në të gjitha vendet tashmë janë rikthyer në shkollë dhe çmimet ndërkohë janë ulur. Për këtë arsye, shtatori është muaji kur mund t’u gëzoheni pushimeve paksa të vonuara verore. Ne kemi disa ide që mund t’ju frymëzojnë për të zgjatur edhe pak sezonin e pushimeve verore.
Plazhet e Shqipërisë
Jeni në kërkim të pushimeve diku në bregdet, ku numri i pushuesve nuk është më edhe aq i lartë, ndërkohë që moti është ende i mirë? Greqia? Ende plot e përplot me turistë. Kroacia? Sigurisht, por një vend gjithnjë e më i zhurmshëm. Spanja? Praktike, por e eksploruar së tepërmi. Shqipëria? Epo… sigurisht, përse jo?
Deri më sot, nga të gjitha vendet e preferuara turistike, Shqipëria ka të gjitha tiparet e një destinacioni klasik mesdhetar. Në pjesën jugore, Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare dhe plazhe, që, në shumicën e tyre, janë vërtet mahnitës. Në atë që tashmë njihet si Riviera Shqiptare ju do të gjeni plazhet e Gjipesë dhe Jalit, rreth 13 kilometra larg njëri-tjetrit, dhe që të dy të fshehur në gjire magjepsës shkëmborë.
Jugu i Shqipërisë ofron edhe dhjetëra opsione të tjera. Plazhi i Dhërmiut, që shtrihet pranë fshatit me të njëjtin emër, është vendi që duhet ta vizitoni patjetër nëse ju mundon dilema e përjetshme e përzgjedhjes mes plazhit me rërë dhe atij me gurë. Në mënyrë të pazakontë, ky plazh i ofron të dyja. Kepi i Rodonit është një gadishull mahnitës i rrethuar nga plazhe dhe me një kështjellë mbi të; ky vend mund të arrihet lehtësisht nga kryeqyteti i vendit, Tirana. Po kështu, nëse ju pëlqen historia, në Parkun Kombëtar të Butrintit mund të vizitoni rrënojat romake rrethuar nga një peizazh i mrekullueshëm.
Atëherë, të vizitoni Shqipërinë? Përse jo? / atsh / KultPlus.com
E diela e 25 gushtit të këtij viti, në Malin e Dajtit mbi Tiranë, Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, të cilën e drejton Agron Isa Gjedia, mblodhi shqiptarët e viseve etnike për ta shënuar për të 16 herë me radhë Festën e Plisit të Bardhë, ikonën e veshjes sonë kombëtare, si dhe për ta zhvilluar garën poetike të rreth 60 krijuesve, kushtuar Homerit shqiptar At’ Gjergj Fishta.
Festa e Plisit të Bardhë e zhvilluar në një ambient pitoresk mbi Malin e Dajtit, prej nga Tirana shihej si në pëllëmbë të dorës, gumëzhinte me këngë, recitime e vallet me motive të ndryshme tropojane, hasjane, gjakovare e preshevare.
Vargjet e “Lahutës së Malcis” të Fishtës, të recituara nga legjenda e aktrimit shqiptar Çun Lajqi, mbushën me shpirt zemrat e zhuritura të qindra shqiptarëve nga hapësirat mbarëkombëtare, që kishin ardhur me kënaqësinë më të madhe në Festën e Plisit të Bardhë.
Këtë festë madhështore të kombit shqiptarë e përshëndetën përfaqësues të ndryshëm të shoqatave atdhetare, që po i japin mbështetje Shoqatës “Bytyçi” dhe kryetarit të saj, Agron Isa Gjedia, e në mesin e tyre ishin edhe ato si Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva, të drejtuar nga prof. Xhemaledin Salihu dhe Shoqata për Kulturë ” Pellazgët” nga Tetova, me kryetarin Dr.sc. Shefki Selami, një njohës i mirë i fiseve dhe toponomistikës shqiptare.
Pjesa e dytë e programit të Festës së Plisit të Bardhë u zhvillua në Restorantin e Parkut të Dajtit, me poezitë garuese kushtuar Homerit shqiptar At’ Gjergj Fishta. Në një ambient solemn të mbushur plot me adhurues të fjalës së bukur artistike, ndoqën me vëmendje vargjet e dhjetëra poetëve nga mbarë trevat kombëtare kushtuar At’ Gjergj Fishtës.
Juria profesionale e konkursit letrar mbarëkombëtar “Ndue Bytyçi” në përbërje nga Agim Doçi (kryetar jurie), Albi Lushi e Zyra Ahmeti nga Shqipëria, Fatmir Halimi nga Kosova, Ali Daci nga Mali i Zi dhe Sevdail Hyseni nga Lugina e Preshevës, zgjodhën nga kjo garë poetike fituesit e pesë çmimeve letrare dhe një për inkurajim.
Nga 58 konkurruesit e garës poetike nga juria u zgjodhën: Preng Cub Lleshi, Lekë Gjoni, Namik Selmani, Leonora Bruçaj nga Shqipëria dhe Musa Jupolli nga Kosova.
Manifestimi mbarëkombëtar për nder të Festës së Plisit të Bardhë, u mbyll me një drekë solemne me pjesëmarrësit e këtij evenimenti të lartë kulturor, me shpërndarjen e Mirënjohjeve dhe të shoqëruar me këngët mirëditase: Mrikë Trumshi e Arinda Gjonaj e këngëtarë të tjerë të mirënjohur të estradës shqiptare/Sevdail Hyseni. / KultPlus.com
Përveç ndërtesës së ish-Gërmisë, e cila ngjalli polemika të shumta nëse do të duhej të mbrohej ose jo, një tjetër objekt ka kthyer sërish vëmendjen e shoqërisë duke ngjallur debat.
Fjala është për ndërtesën e RTP-së, e cila po kërkohet të mbrohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit.
Në lidhje me këtë objekt ka reguar aktivisti dhe projektuesi Yll Rugova, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kjo ndërtesë e RTP-së është ndërtuar në kohën kur shqiptarët kanë vënë themelet e institucioneve shtetërore të Kosovës, duke ndërtuar ndërtesat e rëndësishme publike si Biblioteka Kombëtare, Instituti i Albanologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe si e tillë duhet të mbrohet.
Më poshtë mund ta gjeni statusin e plotë të Yll Rugovës.
“Kjo është ndërtesa e RTP-së, ku përveç tjerash ka performuar orkestra simfonike dhe kori i saj. Kjo ndërtesë duhet të mbrohet!
“Sot pranova pamjet ku tregohet se një pjesë e fasadës së poshtme të kësaj ndërtese, është duke u shkatërruar dhe tjetërsuar. Ky veprim duhet të ndalet nga inspeksionet shtetërore, kurse vetë ndërtesa gjithsesi duhet të inicohet për mbrojtje si trashëgimi kulturore. Në fakt, edhe pa qenë në mbrojtje, ndryshimi i pamjes së ndërtesave ligjërisht i nënshkrohet lejeve përkatëse.
Orkestra simfonike e RTP-së së bashku me korin, janë institucionet pararendëse të Filharmonisë së Kosovës, që së bashku me shkollën e muzikës në Prizren e Prishtinë kanë vënë themelet e muzikës klasike në Kosovë. Janë këto institucione që e krijojnë historinë më shumë se 70 vjeçare të muzikës klasike në Kosovë.
Përndryshe, kjo ndërtesë e RTP-së është ndërtuar në kohën kur shqiptarët kanë vënë themelet e institucioneve shtetërore të Kosovës, duke ndërtuar ndërtesat e rëndësishme publike si Biblioteka Kombëtare, Instituti i Albanologjisë, Universiteti i Prishtinës (kampus i projektuar nga Bashkim Fehmiu, vëllau i aktorit të madh Bekim Fehmiut), Pallati i Rinisë, Radio Prishtina me aneksin, Pallati i shtypit Rilindja, etj.
Na duhet një politikë gjithëpërfshirëse e cila mbron trashëgiminë tonë kombëtare, në gjithë periudhat e saj. Duke filluar edhe nga ndërtesat e institucioneve të përmendura më lartë.
Në
ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, këngëtarja
shqiptare Ava Max e cila ka nisur me të mbarë karrierën e saj muzikore, mbrëmë
ka pasur paraqitjen e saj të parë në këtë eveniment, shkruan KultPlus.
Ajo ishte e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë”, por që nuk u shpërbly me këtë çmim, por ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme për të pranishmit.
Por ajo çka morri vëmendjen më të madhe ishte
paraqitja e saj në tapetin e kuq. E veshur me një kostum si heroinë ajo mori
edhe kritika për dukjen e saj. DailyMail madje e renditi ndër veshjet më të
këqija të mbrëmjes.
Kujtojmë që Ava Max ka arritur një famë të madhe në gjithë botën, falë këngëve të saj ‘Sweet but psycho”, “So am I’ dhe “Torn”. Viti që vjen pritët të jetë plot suksese për artisten e re me prejardhje nga Saranda. / KultPlus.com
Mbrëmë është mbajtur një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, MTV Video Music Awards, shkruan KultPlus.
Në këtë
ngjarje nuk munguan as emra shqiptarë të cilët tashmë janë ndër emrat më të
lakuar në botën e muzikës.
Këngëtarja
shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte një prej tyre.
Pos paraqitjes
së mrekullueshme, ajo nga ky event nuk doli edhe pa një çmim.
Pas Rita Orës
e cila ishte fituese e këtij çmimi vitin e kaluar, është Bebe Rexha ajo e cila mbrëmë
ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, e cila njëherësh ishte
kategoria e vetme në të cilën ishte nominuar.
Ajo e fitoi
këtë çmim për këngën e saj shumë të suksesshme “Call you mine” në bashkëpunim
me The Chainsmokers, gjersa ishte e nominuar edhe për këngën tjetër “Say my
name” në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.
Duke
triumfuar në këtë kategori, Bebe Rexha ka lënë prapa këngët e tjera në nominim
si: “Solo” nga Clean Bandit dhe Demi Lovato, “Taki taki” nga DJ Snake, Selena
Gomez, Ozuna & Cardi B, “Happier” nga Marshmello & Bastille, dhe këngën
“Electricity” të kënduar nga shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, në
bashkëpunim me Silk City.
Bebe Rexha është dukur shumë e lumtur pas fitores së këtij çmimi teksa ka pozuar me trofeun në dorë. / KultPlus.com
Seneka (Lucius Annaeus Seneka), i quajtur zakonisht Seneka Filozofi, është një nga personalitetet më komplekse dhe më interesante të lashtësisë.
Jeta e tij qe e jashtëzakonshme për nga ngjarjet dhe personazhet që e shoqëruan, për nga shtrirja dhe larmia e veprimtarisë mendore që ai zhvilloi, për nga armiqësia e dhunshme që e ndoqi gjatë gjithë jetës me një forcë të papërfytyrueshme. Seneka qe një mendimtar, që guxoi i pari të lidhte filozofinë me politikën, gjë kjo që përbën një nga ndihmesat e tij më të thella në mendimin modern.
Në vijim, do të mund të njiheni me 23 nga thëniet më të mençura të Senekës, të cilat mbeten aktuale dhe duket se do të mbeten gjithnjë kështu..
1. Tragjedia në jetë nuk është të mos arrish objektivin. Tragjedia është të mos kesh një objektiv për të arritur.
2. Gjithçka që ti dëshiron, ndodhet në anën tjetër të murit të frikës.
3. Sa më shumë flet për gjëra negative në jetën tënde, aq më shumë i afron ato. Fol për fitore, jo për humbje.
4. Zjarri është prova e floririt. Vështirësitë janë prova e njerëzve të fortë.
5. Një prej cilësive më të bukura të miqësisë së vërtetë është të kuptosh dhe të të kuptojnë.
6. Eshtë rrugë e vështirë ajo, që të shpie në lartësitë e madhështisë.
7. Lumturia e vërtetë është… të shijosh të tashmen, pa varësinë plot ankth prej të nesërmes.
8. Asnjë njeri nuk ka qenë ndonjëherë rastësisht i mençur.
9. Shpata nuk vret asnjëherë askënd; ajo është një mjet në duart e vrasësit.
10. Nëse nuk e di në cilin port po shkon, atëherë asnjë erë nuk është e favorshme.
11. Për babëzinë, e gjithë natyra është shumë pak.
12. E gjithë mizoria buron prej dobësië.
13. Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë për të.
14. Ne jemi më shpesh të trembur, se sa të lënduar; dhe ne vuajmë më shumë nga imagjinata, se sa nga realiteti.
15. Nuk është se, për shkak se gjërat janë të vështira, ne nuk guxojmë; është për shkak se ne nuk guxojmë, që gjërat janë të vështira.
16. I shkon më shumë një burri që të qeshë me jetën, se sa të qahet prej saj.
17. Zemërimi është si ato rrënojat që shemben dhe përplasen me gjithçka që gjejnë poshtë.
18. Ne shpesh herë duam një gjë dhe lutemi për një tjetër, duke mos ua thënë të vërtetën as Perëndive.
19. Dita të cilës i trembemi si dita jonë e fundit, është në fakt lindja e përjetësisë.
20. Nuk ka asgjë në botë që të admirohet aq shumë, sa një burrë që di si të përballojë palumturinë me kurajë.
21. Për shumë njerëz, rritja e pasurisë nuk u jep fund telasheve të tyre, vetëm sa ua ndryshon.
22. Vdekja është dëshira e disave, çlirimi i të shumtëve, dhe fundi i të gjithëve.
23. Edhe pas një të korre të keqe, duhet të ketë sërish mbjellje. /shkollaejetes/KultPlus.com
Plot 488 artistë japonezë të filmave të animuar nënshkruan një peticion në vitin 1994, kur “Lion King” (“Mbreti Luan”) i Disneyt, një nga filmat e tyre më të suksesshëm, u hodh në treg në të gjithë botën.
Arsyeja ishte për ngjashmërinë e stërmadhe që “Simba” i filmit amerikan kishte me “Kimban” japonez, një përrallë që fillimisht u krijua që në vitet ’50, në libra me figura, e që në vitet ’60 u përshtat si serial nga prodhuesit japonezë, e madje u transmetua edhe në SHBA, Kanada e vende të tjera perëndimore, mbi 50 vjet më parë.
Artistët e Disneyt thanë se për Kimban dëgjuan vetëm pasi prodhimi i filmit të tyre kishte përfunduar, dhe se më përpara nuk e dinin çfarë ishte. Por kjo mbetet e vështirë për t’u besuar, pasi ngjashmëritë jo vetëm që janë shumë të mëdha, por artisti i “Lion King”-ut ka jetuar në Japoni në vitet ’80, kur Tezuka, krijuesi i “Kimbas”, njihej si “Disney” i Japonisë, dhe seriali është ritransmetuar e ripunuar në ato vite.
Siç shihet nga fotot më poshtë, ngjashmëritë janë vërtet shumë të mëdha për t’u shpërfillur. Jo vetëm te vizatimet, personazhet, por edhe te zhvillimi i ngjarjeve. Ashtu si Simba, edhe Kimba shihte të atin t’i shfaqej në qiell dhe mes reve. Personazhet e tjera, që nga Skari i lig, hienat mendjelehta, majmuni i mençur, papagalli ndihmës, e deri te skena në humnerë, kanë ngjashmëri me versionet japoneze të viteve para se të prodhohej filmi amerikan.
“Lion King” është një nga ikonat e Walt Disneyt dhe ka vendosur rekorde për fitime, si herën e parë, në vitin 1994, ashtu edhe tani me versionin e vitit 2019. Vetëm versioni i fundit i kaloi 1 miliardë dollarë në shitje biletash nga kinematë botërore, ndërsa versioni i parë mblodhi 968 milionë vetëm nga kinematë. Artistët japonezë kanë kërkuar që Disney të paktën ta pranojë frymëzimin nga versioni i tyre, pasi “Tezuka”, krijuesi i Kimbas, konsiderohet ikonë dhe pasuri kombëtare. /tch/KultPlus.com
“Une gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve. Me këto fjalë të bukura e të fuqishme në përmbajtjen e tyre, filloi akademia përkujtimore kushtuar Nënës Terezë, në përvjetorin e ditëlindjes së saj dhe 40 vjetorit të marjes së çmimit Nobel për Paqe, shkruan KultPlus.
Nën interpretimin e aktores Arijeta Ajeti, kumbonin fjalët e madhërsishme të shenjtores sonë, duke mbushur sallën me një emocion të pashoq. ”Unë e kam në zemër popullin tim shqiptarë”, ”Vendi im”, ”Duaje jetën” dhe ”Pjesë nga fjalimi i Nënës Terezë në Shejntëroren e Letnicës”, ishin pjesë e këtij manifestimi, që përpos emocionit që përcillnin, fjalët e Nënës Terezë të ofronin një ngrohtësi dhe shpresë të pafund.
Këngët ‘Nënës së mirë- Porosi” dhe ”N’Cërnagore kam një nanë”, u interpretuan nga Kori i Studentëve dhe Lule Brahimi, duke krijuar një atmosferë festive, sepse i tillë ishte edhe ky event. Festohej për gruan e madhe të kombit tonë, e cila edhe pse jo më pjesë e kësaj botë, vazhdon të na falë ndjenjën e madhe të kenarisë.
Ndodhia kryesore e këtij eventi, ishte promovimi i librit të Don Lush Gjergjit, kushtuar Nënës Terezë, të titulluar ”E kam në zemër popullin tem shqiptar. Bisedime me Shën Nënën Terezë”.
”Pas 16-të veprave kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë, ja edhe botimi i 17-të, kushtuar asaj. Përpos 40-të vjetorit të çmimit Nobel për Paqe, këtë vit shënon edhe 50-të vjetori i takimit tim të parë më Shën Nënën Terezë. Ky botim është mjaft burimor, i rrallë dhe i dalluar. Të themi kështu, figurativisht, një lloj ungjilli sipas Nënës Terezë. Aty mund t’i gjeni shtatë intervista ekskluzive. Përshtypjet, përjetimet e përvojat e mia gjatë gjithë këtyre viteve. Përmes këtij librit, populli ynë, tani mund ta njohë për së afërmi ashtu si ajo ishte dhe është, në lidhje me popullin dhe kishën tonë. Ajo na ngriti edhe ne si popull në piedestalin e shenjtërisë. Unë atë po ia kthej kishës dhe popullit shqiptar, duke e paraqitur dhe mishëruar në fjalë, porosi, takime, afrime, porosi, fotografi, dorëshkrime, qe çdo njeri me mendje të hapur e me zemër të mirë, me shenjtëreshën tonë, ta ketë një model jete dhe veprimi, një frymëzim dashurie”, u shpreh Don Lush Gjergji për librin e tij kushtuar Nënës Terezë.
I pranishëm ishte edhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili në raport me librin kushtuar Nënës Terezë u shpreh i mahnitur nga ajo që kishte parë të jetë thënë për Gonxhe Bojaxhiun.
”Ajo i përket botës mbarë, universit të mrekullueshëm katolik, nënë e të gjithëve, prandaj edhe u shpërblye me çmimin më të lartë, atë të paqes”, u shpreh ai. Ai poashtu për Don Lush Gjergjin tha së është biografi më i mirë i Nënës Terezë. ”Bisedat që janë pjesë e këtij libri, janë nga më të larmishmet, tokësore, flitet për familjen, për varfërinë e dashurinë, për Kishën e Krishtit. Don Lush Gjergji na sjellë nderimin për të”, deklaroi Visar Zhiti.
Xhavit Beqiri përmes fjalimit të tij kushtuar këtij eventi, shprehi mirënjohje të pafund ndaj veprimtarisë së noblistes sonë, siç e quante ai. Duke qenë i fokusuar në fjalimin e saj në marrjen e këtij çmimi, në mënyrën e marrjes së tij, ai e cilësonte atë si një shenjtore të vërtetë. E duke e cituar herë pas herë fjalmin e saj, të asaj ditë të madhe, i rikujtoi publikut se Nëna Terezë me të vërtetë e ka merituar çmimin e marrë e ndoshta edhe më shumë. Beqiri, poashtu përmendi edhe çmimet tjera që kanë zënë vend në listën e çmimeve të marra nga Nëna Terezë, si Medal of Freedom 1985, çmimin Papa Gjoni 1971 etj.
Një dhuratë të bukur pë katedralen, që mban emrin e Shën Terezës, e kishtë bërë Rilind Morina. Ai kishte realizuar portretin e saj, pikërisht për këtë manifestim.
Për të përmbyllur këtë manifestim si është më së miri, publiku u shoqërua nën tingujt e bukur të këngës ”Ti më je si gonxhe”, përmes së cilës i uronin ditëlindjen Nënës Terezë, dhe Dom Fatmirit i cili festonte ditëlindjen në të njëjtën ditë si humanistja jonë e madhe. /KultPlus.com
THIRRJE PËR PROJEKTE: PAVIJONI SHQIPTAR NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE TË ARKITEKTURËS, BIENALE E VENECIAS 2020, EDICIONI 17-TË
VENECIA, 23.05.2020 – 29.11 2020
Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit Shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës që do të jetë e hapur për publikun më 23 maj – 29 nëntor 2019, me temë:
“How will we live together”
Tema e kësaj Bienaleje “How will we live together” është përzgjedhur nga Kurator i edicionit të 17-të Hashim Sarkis, i cili e ka motivuar zgjedhjen e tij:
Kemi nevojë për një kontratë të re hapësinore. Në kontekstin e thellimit të ndarjeve politike dhe rritjes së pabarazive ekonomike, arkitektëve i kërkohet të imagjinojnë hapësira në të cilat mund të jetojmë së bashku:
si qenie njerëzore të cilat, pavarësisht nga individualiteti, dëshirojnë të lidhen me njëri-tjetrin dhe me qënie të tjera në botën reale dhe digjitale;
si familje të reja që kërkojnë hapësira më të larmishme dhe dinjitoze për të banuar;
si komunitete në zhvillim që kërkojnë barazi, përfshirje dhe identitet hapësinor;
përtej kufijve politikë për të imagjinuar gjeografi të reja;
si një planet që po përballet me krizat që kërkojnë veprim global për ne që të vazhdojmë të jetojmë.
Për më shumë informacion mbi tematikën, vizitoni faqen e Bienales së Venecias 2020, www.labiennale.org
Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.
Ky edicion i Bienale do të kërkojë të konfirmojë ndër të tjera idenë se pikërisht në sajë të veçantisë materiale, hapësinore dhe kulturore të saj, arkitektura frymëzon mënyrat e ndryshme të të jetuarit së bashku. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit e edicionit të 17 duhet të nxjerrin në pah ato aspekte të temës kryesore që në thelb janë arkitektonike.
Profili i kandidatëve:
Të jenë studio arkitekturore apo ekipe multidisiplinare të cilët kanë në përbërje të tyre arkitektë (drejtues i grupit), artistë, graphic designer, kritikë arti, artizanë, sociologë urbanë, planifikues urbanë etj.
Të dëshmojnë njohuri të mira mbi arkitekturën shqiptare.
Të kenë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe peizazhit e cila do të dëshmohet përmes portofoleve të punimeve.
Mund të jenë shqiptarë apo të huaj.
Kandidati duhet të jetë i aftë:
Të kryejë studimin dhe të zhvillojë konceptin origjinal të shoqëruar me një rrëfim kuratorial koherent.
Të hartojë projektin kuratorial të integruar për pavijonin shqiptar në Bienale së bashku me gjithë përmbajtjen e ekspozitës përfshirë këtu fotografi, instalacione, modele dhe material të shkruar për panelet e ekspozitës.
Të hartojë programin kulturor që do të shoqërojë pavionin shqiptar përgjatë kohëzgjatjes së Bienales.
Të realizojë kurimin, zbatimin dhe menaxhimin e plotë të projektit .
Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme.
PËRZGJEDHJA DO TË KALOJË NËPËR DY FAZA:
Faza I: është faza e përzgjedhjes së projekt-ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 20 tetor 2019 ora 24.00.
Shpallja e fituesve të Fazës I: Juria do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira, që do të kualifikohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 25 tetor 2019.
Faza II: është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavionit shqiptar në Bienale mbi projekt-idetë e kualifikuar në fazën e parë. Këto projekte duhet të paraqiten deri me datë 15 dhjetor 2019 ora 24.00.
Juria do të shpallë kërkesat mbi paraqitjen e projektit të plotë menjëherë pas shpalljes së fituesve të fazës së parë.
Shpallja e fituesit: Projekti dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 20 dhjetor 2019.
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Projekt-idetë dhe projektet e plota do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
Qartësinë e projekt-idesë;
Forcën e imagjinatës;
Potencialin e zgjidhjes kuratoriale për të komunikuar me publikun;
Qartësinë e temës dhe potencialin e të bërit të prekshëm, të dukshëm dhe të komunikueshëm të temës;
Fuqinë artistike dhe vizuale të projektit (idesë) dhe kapacitetin e tij për t’u “përkthyer” në një gjuhë dhe peizazh vizualisht të fortë;
Fuqinë e ekipit/skuadrës për të reflektuar gjerësisht dhe thellësisht mbi temën e dhënë dhe për të sjellë risi në përmbajtje;
Kapacitetin dhe eksperiencën për të komunikuar arkitekturën tek audienca dhe kritikët si dhe për të zhvilluar audienca të reja.
Një sinopsis të artikuluar qartë mbi temën e dhënë (jo më shumë se 1000 fjalë)
Metodën e hulumtimit, gjetjet e parashikuara dhe si do të jetëzohen ato në pavijon
Imazhe që ilustrojnë vizionin për ekspozitën
Portofoli i punimeve të realizuara nga ekipi dhe/ose anëtarët e tij
CV-të e pjesëtarëve të ekipit dhe drejtuesit të tij (deri në një faqe secili)
Kandidatët janë të lirë të zgjedhin format dhe mjetet për paraqitjen e idesë së tyre. Ata ftohen të respektojnë udhëzimet e përcaktuara nga Kuratori i Bienales së 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia që i gjeni në faqen e Bienales së Venecias 2020, www.labiennale.org.
TË DHËNA TEKNIKE PËR PAVIJONIN SHQIPTAR:
Pavijoni shqiptar do të vendoset në Arsenale. Planimetria, prerja dhe foto e pavijonit gjenden KËTU.
Dorëzimi i dosjes:
Dosja duhet :
të përgatitet në dy gjuhë: shqip dhe anglisht
të dërgohet me postë (në formë të printuar dhe dixhitale) në vëmendje të Sekretarisë Teknike të Bienales 2020 në adresën : Ministria e Kulturës, Rruga Aleksandër Moisiu, nr 76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë
Është lansuar sot traileri i filmit ZANA, me regji nga Antoneta Kastrati.
Filmi Zana është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës. Projekti Filmik ZANA është poashtu filmi i gjatë në të cilin motra e Antonetës, kinematografja e suksesshme Sevdije Kastrati e ka xhiruar filmin me kamerat dhe lentet e Panavision-it pasi që kanë fituar çmimin the New Filmmaker Grant.
Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës. Projekti filmik ishte poashtu pjesëmarrës i MIDPOINT Feature Launch 2017, fitues i MIDPOINT Development Award, dhe pjesëmarrës i MIDPOINT Editing Room.
Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentē Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca. / KultPlus.com
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar sot OJQ “Gora”, me ç’rast u njoh me punën dhe aktivitetin që bën kjo organizatë.
Pas vizitës, znj. Hoxha në rrjetin social ka theksuar “gratë me guxim, iniciativë dhe përkushtim, ia shtojnë vlerën vendit tonë. Aty ku gruaja merr përgjegjësi dhe është vendimmarrëse, suksesi është i garantuar!
Postimi i znj. Hoxha:
Gratë në biznes, sjellin vlerë të re për familjen dhe shtetin, aktivizmi i tyre, në veçanti në fushat që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies, janë motiv për më shumë përkrahje institucionale.
Gratë me guxim, iniciativë dhe përkushtim, ia shtojnë vlerën vendit tonë. Aty ku gruaja merr përgjegjësi dhe është vendimmarrëse, suksesi është i garantuar!
Arturo Toskanini, lindi më 25 mars 1867 në Parma të Italisë dhe vdiq më 16 janar 1957 në Nju Jork, dirigjent italian me pasione dhe principe, konsiderohet si një prej dirigjentëve të mëdhenj virtuozë të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Njeriu i bindjeve muzikore dhe politike: dirigjent i famshëm, senator i përjetshëm, i njohur për shfaqjet e tij të mrekullueshme.
Toskanini studioi në konservatorët e Parmës dhe Milanos, me synimin për t’u bërë violinçelist. Në moshën 19-vjeçare, kur luante në shtëpinë e operës në Rio de Zhaneiro, ai u thirr për të dirigjuar dhe për të luajtur “Aidën” e Xhuzepe Verdit. Shumë shpejt me talentin dhe punën e tij të palodhur fitoi famë si dirigjent jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. U emërua drejtor muzikor i “La Scala” Milano, në vitin 1898, si dhe i Metropolitan Opera, New York City, në 1908. Ai udhëhoqi Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Nju Jorkut nga viti 1928 në 1936 dhe orkestra u shfaq në të gjithë botën, përveç atyre të Italisë dhe Gjermanisë gjatë regjimeve fashiste. Nga 1937 deri më 1954 ai drejtoi NBC Symphony, një orkestër e sponsorizuar nga rrjeti i radiove amerikane.
Toskanini u bë i njohur kryesisht për interpretimin e operave të Verdit dhe simfonitë e Bethovenit, por edhe nga ekzekutimi i mrekullueshëm i muzikës së Vagnerit. Interpretimet e tij binin në sy sa u përket hollësive të formulimit, intensitetit dinamik, si dhe konceptit të formës thelbësisht klasik. Dirigjenti i apasionuar do mbetet i paharruar në kujtesën e anëtarëve të orkestrës, i cili, edhe pse vuante nga dobësimi i shikimit, ai vijonte të dirigjonte me atë çfarë kishte regjstruar në kujtesë. Udhëhoqi artistët që punonin nën drejtimin e tij me një përkushtim, që shpesh i bënte instrumentistët ta shihnin me syrin e një idhulli. Ishte tipike e karakterit të tij që nëse donte të bënte diçka në jetë, atëherë dëshironte ta bënte atë në mënyrë të përkryer. Gjatë kohës që drejtoi “La Scala” (“Teatri” i tij) ai reformoi mënyrën e përfaqësimit dhe asistencën ndihmëse: kërkoi ndriçimin dhe pozicionimin e saj nëpër gjithë cepat, e përshtatshme për orkestrën, drita të lehta në sallë, eliminoi galetat, ndaloi hyrjen e të ardhurve me vonesë në sallë, kërkoi unitet midis këngëtarëve, orkestrës, korit, regjisë, skenografisë dhe kostumeve. Po ashtu, publiku u edukua ta konsideronte teatrin jo si një burim argëtimi, por si një institucion i pajisur me një funksion moral dhe estetik, që depërton në jetën e shoqërisë dhe në jetën e një kulture.
Në 1937 vijoi të debutojë sërish në SHBA, periudhë kur filloi të transmetojë edhe televizioni koncertet e mëdha të Maestros. Një audiencë e re dhe shumë e madhe filloi të dëgjonte muzikën e tij, duke e shndërruar kështu Toskaninin në një idhull të vërtetë, një makinë mediatike me efektivitet të rrallë. Fotografët nuk presin që anija e tij të ankorohej, duke e verbuar mjeshtrin nga farfuritjet e shkrepjeve të herëpashershme, por edhe duke provokuar, si zakonisht, ndonjë shpifje të tmerrshme. /konica.al/KultPlus.com
Dhe nëse për dashurinë time, nuk flas dot nëse s’fola për flokët e tu, për buzët, për sytë ama, fytyrën tënde e mbaj brenda shpirtit, përditë
Tingujt e zërit, i mbaj brenda mendjes, si dritë ditët e Shtatorit, perëndojnë brenda ëndrash që s’flenë fjalët dhe fjalitë tek shtohen, i japin ngjyrim çdo temë që zgjedh, çdo ideje që them! /KultPlus.com
Mjafton t’i kujtosh emrin dhe njerëzit nga e gjithë bota do të dinë saktësisht se për kë po flasim. Çfarë ishte kaq e jashtëzakonshme në lidhje me këtë “shenjtore të lagjeve të varfra?”. E njëjta grua që kaloi pjesën më të madhe të ditës së saj, duke pastruar plagët e “më të varfërve të të varfërve” shihet gjithashtu në foto të panumërta me koka shtetesh. Pas vdekjes së saj, kur u mblodhën letrat dhe letërkëmbimet private, shumë u tronditën kur mësuan për betejën e saj me errësirën shpirtërore. Si mund nderohet dikush si një shenjtor e të mos e ndiejë praninë e Zotit për një periudhë të gjatë të jetës? Nënë Tereza duket se i ka parashikuar këto pyetje: “Nëse ndonjëherë bëhem shenjtore – me siguri do të jem një nga “errësira”. Unë vazhdimisht do të mungoj nga Parajsa – për të ndezur dritën e atyre që janë në errësirë në tokë”
Nënë Tereza, të cilën shumica e njohin si “Shenjtorja e Kalkutës”, ikona e dhembshurisë për më të varfërit e të varfërve dhe një nga udhëheqësit më të mëdhenj shpirtërorë në historinë moderne vdiq në 1997. Ajo u shpall shenjtërore nga Kisha Katolike Romake në 2003.
Si sot 109 vite më parë lindi në Shkup nga prindër shqiptarë, Nikollë dhe Drane Bojaxhiu, Nënë Tereza, fëmija i vogël i familjes. Babai i vdiq kur ishte 8-vjeç, më pas jeta për të u bë më e vështirë. Ishte e besimit katolik dhe që e vogël merrte pjesë në meshat fetare. Në moshën 18-vjeçare shkoi në Londër dhe hyri në Institutin “Motrat e Loretos”, ku mori emrin Mari Tereza. Aty jetoi për 20 vjet duke punuar si mësuese.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Ajo hyri në zemrën e njerëzve, sepse më parë u kishte bërë vend atyre në prehrin e përkujdesjes. Ajo besoi te mëshira, bujaria dhe dashuria, sepse në themel të veprës së kësaj bamirëseje qëndron kjo trini. Sepse gjithçka që duhet për të ndryshuar jetën e të sëmurëve, të braktisurve, të përvuajturve, të nëpërkëmburve, të rrënuarve, është t’i gjendesh pranë. Ata janë kaq shumë dhe kanë nevojë kaq pak… dashuri, përkujdesje, besim.
Në vitin 1946 shkoi në Indi, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj. Aty themeloi misionin e saj të ri dhe gjatë gjithë jetës u shërbeu të varfërve dhe të sëmurëve të rrugës, për të cilët kujdesej me përkushtim. Nënë Tereza hapi shtëpi misionare në të gjithë planetin, gjithashtu edhe në vendet komuniste para viteve 1990.
Tereza ishte nënë kujdestare e 8000 fëmijëve në 60 shtete, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë binjakë. Këto janë shifra të viteve 1980.
Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete, si mbretëresha e Britanisë, ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush, Xhimi Karter etj. Në titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmendim: “Pamada Shir”, “Gjoni XXIII” për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI, “Samaritani i mirë” në Boston, “Shpërblimi Ndërkombëtar” nga Xhon Kenedi në Uashington, “Nëna e të gjithë nënave” Balzani, “Medaljen e Lirisë” shpërblimi më i lartë amerikan nga Ronald Regan, “Medaljen e paqes” shpërblimi më i lartë i Rusisë etj. Në çastin e marrjes së çmimit “NOBEL” më 1979, kur një nga klerikët pjesëmarrës në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte, ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkuta dhe punoj për gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Kur morri çmimin “Nobel”, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk e pranoi.
Nënë Tereza fliste rrjedhshëm pesë gjuhë: anglisht, gjuhën indiane, bengale, shqipen dhe serbishten./konica.al/KultPlus.com
New York City Association of Hotel Concierges, shkruan në faqen e tij të internetit se pronari dhe presidenti i restoranteve më të famshme në NY dhe në krejt shtetet e SHBA, deri në Japonin e largët , Benjamin Restaurant Group, me Shqiptarin z.Alban Benjamin Prelvukaj, u nderua me çmimin e arritjes jetësore 2019 NYC Hotel Exellence Awards! – “Lifetime Achievement Award for the 2019 NYC Hotel Excellence Awards“.
Po ashtu New York City Association of Hotel Concierges, shkruan se Benjamin Prelvukaj ka qenë një mbështetës i madh i komunitetit që nga dita e parë. Me një ekip të shquar në të tre restorantet e tij të mahnitshme të NYC, Benjamin Steakhouse Prime, Benjamin Steakhouse dhe The Sea Fire Grill, nuk ishte as pyetje kur juria e ndarjes së këtij çmimi do të vendoste se kujt duhet të shkonte çmimi “The Silver Plume Lifetime Achievement Aëard 2019”. Alban Benjamin Prelvukaj ka treguar vazhdimisht për historinë e tij të jashtëzakonshme të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.
Fillimisht ai punoi si kamerier, pastaj u bë pronar i restoranteve më të mirë në New York dhe tani ai tashmë është i pranishëm në Japoni.”Sot kam 4 restorante në New York dhe një në Tokio. Unë jam shqiptari i parë që kam një restorant në Japoni, që është shumë i suksesshëm deri më tani”, thotë Prelvukaj.
“Unë nuk e kisha ëndrrën amerikane, por kur filloi lufta në Kosovë dhe situata ekonomike u bë më e vështirë, ne vendosëm të largohemi”, thotë Prelvukaj, i cili shprehet se shumica e punonjësve të tij janë shqiptarë.
“300 punëtorë janë shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, sepse dua të hapë derën për rininë shqiptare në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre në New York”, thotë Prelvukaj.
Shqiptaro Amerikani Prelvukaj ka bërë emër në skenën e restoranteve në New York City duke hapur Benjamin Steakhouse dhe dy eateries të tjera topnotch. Benjamin Prelvukaj është sipërmarrësi i ri ambicioz që themeloi Benjamin Steakhouse.
Prelvukaj, së bashku me një alumni tjeter Peter Luger, kunati i tij, Ben Sinanaj — hapën Benjamin Steakhouse në 2006, duke e vendosur atë si një nga destinacionet kryesore në New York, te këtyre restoranteve. Arritjet e Prelvukajt që kur arriti në këtë vend janë dëshmi se ëndrra amerikane është ende një realitet.
Historia e dy Benjaminave, Benjamin Prelvukaj dhe Benjamin Sinanaj, është një nga vështirësitë, frymëzimi dhe durimi njerëzor – por nuk është aspak befasuese. Pas një fëmijërie të kaluar në krahinën shqiptare, jashtë mëmëdheut të tij, Plavë-Guci, ku një etikë për të punuar dhe pasur sukses, i ishte ngulitur në mendje, dy burrave në një moshë shumë të re. Dy Benjaminët që emigruan në Amerikë për të njëjtën arsye që shumica e emigrantëve vijnë tokat e huaja: për një të ardhme më të mirë.
Benjamin’s punuan deri në pozicionet e nivelit fillestar pjatalarës e kamerierë në Peter Luger Steakhouse, në të njëjtën kohë duke kuptuar operacionet specifike të restorantit të botës së vjetër dhe peizazhin e restorantit NYC, në mënyrë shumë konkurruese, lindi dhe ideja se vetë ata mund të bëheshin biznesmenë. Nga ky fillim si çdo emigrant në tokën e ëndrrave të emigrantëve, ata e bënë “zhytjen” si pronar në industrinë e restoranteve të famshme, dhe hapën Benjamin Steakhouse në 2008. Duke u mbështetur në parimet e vendosmërisë dhe një etike të shkëlqyeshme të punës, ata kanë çimentuar identitetin e markës së tyre të restorantit si një nga steakhouses më të mirë të botës së vjetër të këtyre restorantve në New York City dhe botë.
Të dy biznesmenët tani mbikëqyrin mbi 200 të punësuar dhe kanë hapur katër lokacione të përqendruara në zonën Metro New York, si dhe një lokacion të ri në Tokio. Me këtë zhvillim më të ri, Benjamins kanë provuar se formula e tyre e punës së palodhur, mikpritjen, hijeshinë e stekës së vjetër dhe biftekun e mirë mund të kenë sukses ndërkombëtarisht. Ajo që e ndan Benjamin Steakhouse nga të tjerët si ajo, sipas dy emrave të saj, është mikpritja… “Ne i trajtojmë të gjithë ata që vijnë në derë si familja.” thonë ata.
Ky sukses i këtyre restoranteve tashmë të famshëm dhe me zë deri në Japoni, është rezultat i punës së palodhur dhe e familjes, e trashëgimisë së tyre shqiptare, që e kanë katapultuar Benjaminin Prelvukaj dhe Benjamin Sinanaj në një triumf të shkëlqyeshëm.
Kjo histori suksesi imigrantësh është sigurisht frymëzuese, por ripohon një mesazh klasik integral të identitetit amerikan:me punë të palodhur, vendosmëri dhe pak përfitim, ju mund të ngjitni rrugën tuaj drejt suksesit në çdo industri, do të shkruante projekti Albanian American Success Stories, një projekt ky qe përfshiu disa nga shqiptaro-amerikanet më të suksesshëm në diasporë. /KultPlus.com
Adresimi i normave të vendosura në modën afrikane në artin e një ekspozite në Berlin demonstron sesi qëndrueshmëria mund të gjendet duke rivizituar metodat tradicionale dhe punëdoret nga kontinenti në jug të Evropës.
Nuk ka asnjë pjesë nga Afrika në koleksionin e përhershëm të Berlinit në “Kunstgewerbemuseum” (Muzeun e Arteve Dekorative), ka pohuar kuratorja e Muzeut, Claudia Banz, në një prezantim për media të ekspozitës “Afro Futures. Fashion – Hair – Design”, që do të qëndrojë e hapur nga 24 gushti deri më 1 dhjetor. “Mirëpo, kjo ka për të ndryshuar”, ka shtuar ajo.
Ekspozita e re është ekspozita më e madhe në Gjermani dedikuar modës, dhe stilimit të flokëve me origjinë nga Afrika. Marrja me të kaluarën e kolonisë evropiane është një shqetësim kryesor për Muzeun, i cili synon që të gjurmojë këtë direkt përmes një ekspozite.
Në një anë, është politikisht e saktë që të shmangësh etiketimet e artistëve në kategori restriktive. Friederike Tappe- Hornbostel, drejtore e komunikimit në Fondacionin Federal Kulturor Gjerman, ëndërron ditën kur fokusimi në origjinën e dizajnuesve afrikanë do të tejkalohet nga të gjithë, “Nuk ka rëndësi nëse këta artistë janë nga Marisi, Dakar apo Milano”, ka thënë ajo.
Gjersa ndan këtë pikëpamje, Claudia Banz thekson se “moda është një sistem i fuqishëm” nga i cili shumë dizajnues përjashtohen në mënyrë sistematike bazuar në origjinën dhe racën e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Ideja prapa kësaj ekspozite ishte që t’iu ofrohej një hapësirë e lirë inovative, disenjatorëve të njohur me origjinë afrikanë për të zhbërë narrativen e krijuar nga industria e modës së Perëndimit.
Instalacionet e artistëve tregojnë trendë duke përfshirë edhe përpjekjet për të ndryshuar stereotipat për kulturën afrikane dhe për të zhvilluar një stil të qëndrueshëm.
Dizajnet e fustaneve afrikanë janë shpesh herë shumëngjyrësh dhe të guximshëm. Lamula Anderson, e cila u lind në Uganda dhe është vendosur në Londër për të studiuar modën, ka gjurmuar këto stereotipa edhe në dizajnet e veta. “Ti duhesh që të veshësh ngjyra më të ndezura, sepse je e zezë”, kanë thënë shpeshherë njerëzit rreth saj. Për të kaluar këtë etiketim që i është bërë Lamula Nassuna ka vendosur që të kundërshtojë këtë normë sociale në komunitetin e saj, duke dizajnuar fustane të zi, të cilët, sipas saj, mund të merren “si një deklaratë për të qenë vetvetja dhe për kundërshtimin e normës”.
Në istalacionin e tyre, Laura Tarot dhe Naay Sooley, një dyshe e disenjatoreve nën emrin “Bull Doff”, kanë bërë një stil “punk”, zi dhe bardhë, të rrobave të endura tradicionale që kanë shoqëruar afrikanët në faza të rëndësishme të jetës së tyre, si mbulesa për bebe të posalindura, fustane nusërie, apo batanije për funeral. Kombinimi i qëndisjes tradicionale me teknologjinë bënë që të përfshijë materiale të pazakonshme si hekur, gomë, dhe lëkurë në materialet gjera riprodhojnë copëzat aktuale të marra nga Senegali, Burkina Faso dhe Gana.
pjesë e rëndësishme e identitetit afrikan është kombinimi i estetikës dhe politikës, edhe stilet e flokëve janë eksploruar në mënyra të ndryshme në këtë ekspozitë. Ato shkojnë nga pamjet abstrakte të stileve të flokëve nga ilustratorja Diana Ejaita drejt gërshetave artificiale të konceptuara nga artisti konceptual Meschac Gaba. Edhe këtu artistët kanë sfiduar pikëpamjet për komunitetin afrikan.
Instalacioni i dizajnueses së modës, Adama Amanda Ndiaye, nga Senegali, luan me faktin se flokët e saj kanë qenë gjithmonë një shqetësim i madh në jetën e saj. Ajo i mban flokët e saj “nappy”që nënkupton në mënyrë natyrale dhe pa kimikale për zbutje të flokëve. Mirëpo, ajo luan në mënyra të ndryshme me stilin e flokëve të saj, duke shtuar zgjatime, gërsheta apo paruke.
Për gratë afrikane mbajtja e flokëve natyrale konsiderohet një veprim politik pasi që është në kontrast më përpjekjet për t’u përshtatur në estetikën kaukaziane, duke drejtuar flokët. Me punën e saj “Flokët afrikanë të paturpshme”, Adama pyet nëse zgjatimi i flokëve mund të konsiderohet pjesë e kulturës afrikane po ashtu.
Qëndrueshmëria është një shqetësim për shumë dizajnues sot. Po ashtu, është edhe një fjalë kyç e ekspozitës “Afro Futures. Fashion – Hair – Design”. Dy dizajnues prezantojnë aty artin e tyre dhe se si ky koncept mund të kthehet në një stil të lartë të modës e që është ekologjik.
Artistja multimediale nga Uganda, Njola, punon me materiale që janë hedhur nëpër vende me mbeturina të shumta, si lagjet në Kampala. Ideja e përdorimit të mbeturinave për të realizuar objekte të reja nuk është e re në Afrikë, mirëpo këpucët, rrobat, çantat dhe aksesorët e punuar nga kompania “Ndjenjat e Njolës”, nga goma të vjetra, qese plastike, papuçe plazhi të hedhura, kane një stil të mrekullueshëm “sci-fi” me referenca edhe në kulturën afrikane.
“Njerëzve ju pëlqen dizajni. Është diçka e re, një stil i ri”, ka thënë Njola. Ajo ka përmendur reagimin e njerëzve kur muzikanti dhe politikani i njohur, Bobi Wine, kishte shkuar me një nga çantat e saj të bëra nga goma në Parlament: “Të gjithë ishin shokuar. Gomë në Parlament –mirëpo në një stil të mirë!”
Ajo dhe ekipi i saj si një iniciativë për riciklim në projektet e tyre përfshijnë edhe njerëz të papunë që kanë lënë shkollën. Në punëtori ata pastrojnë rrugët, mbledhin materiale dhe mësojnë mënyrën tradicionale të qëndisjes që po harrohen nga gjeneratat e reja. “Ne e përdorim modën si një zë për të zgjedhur problemet në komunitet”, ka thënë ajo.
Një aktiviste tjetër për qëndrueshmëri në industrinë e modës, puna e së cilës është treguar në ekspozitë, është Jose Hndo. Disenjatorja nga Uganda, që punon në Londër, kritikon hedhjen e rrobave të klasës së dytë nga Amerika dhe Evropa në Afrikë, duke integruar elemente si xhinset e përdorura në disa nga dizajnet e saj.
Kërkimi i Hendos për alternativa më të qëndrueshme e ka dërguar atë në një rizbulim të një metode të lashtë në vendlindjen e saj, që është premtuese për të ardhmen dhe zgjedhjen e krizës aktuale të mjedisit. Materiali i quajtur “barkcloth” është një lloj lëkure e krijuar nga lëkurët e pemës mutuba. “Kur e hekë lëvoren nga pema ajo krijon një lëvore tjetër. Kështu që mund ta zhveshësh atë çdo vjet, deri në 60 vite”, ka thënë ajo. “Për mua si një disenjatore e modës që kërkon zgjedhje ekologjike e të qëndrueshme, kjo ishte gjëja me emocionuese që kam dëgjuar, dhe nuk mund të ndaloj së treguari dhe bërtituri për të. Dua ta ndaj këtë me të gjithë”. /KultPlus.com
Amy Winehouse ishte një këngëtare dhe krijuese angleze. Ajo ishte e njohur për vokalin e saj të thellë dhe përzierjen e saj eklektike të zhanreve muzikore. Albumi debutues i Winehouse, Frank (2003), ishte një sukses i madh në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i saj vijues, Back to Black (2006), çoi në pesë çmime Grammy 2008, duke lidhur rekordin e atëhershëm për më shumë fitore nga një artiste femër në një natë të vetme, dhe e bëri atë gruan e parë britanike që fitoi pesë çmime Grammy.
Winehouse fitoi tre çmime Ivor Novello nga Akademia Britanike e Këngëtarëve, kompozitorëve dhe autorëve: në 2004, Kënga më e mirë Bashkëkohore për “Më e fortë se unë”; në vitin 2007, kënga më e mirë bashkëkohore përsëri, kësaj here për “Rehab”; dhe në vitin 2008, kënga më e mirë muzikore dhe lirike për “Dashuria është një lojë e humbur”.
Amy njihej për varësi nga droga dhe alkooli. Ajo vdiq nga helmimi me alkool në 23 korrik 2011 në moshën 27 vjeç. Pas vdekjes së saj, albumi i saj Back to Black u bë, për një kohë, albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar i shekullit të 21-të. Ishte renditur gjithashtu si një nga albumet më të shitur në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Këtu keni këngën Valerie, një nga hitet e saj më të njohura. /KultPlus.com
Zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë pyjet e Amazonës duke shkaktuar alarm global për situatën e krijuar në këtë masiv që konsiderohet mushkëria e botës.
Zjarret nuk janë një dukuri e pazakonte në kohë thatësirash në Brazil, por të dhënat satelitore të publikuara se fundmi tregojnë një rritje prej 85 përqindësh të zjarreve në këto pyje. Agjencia satelitore e këtij shteti ka regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në Amazonë gjatë këtij viti, ndërsa më shumë se gjysma kanë nisur vetëm këtë muaj.
Ndërsa liderët ndërkombëtarë të mbledhur në samitin e G7-ës në Francë duket se janë shumë pranë një marreveshjeje për të ofruar ndihmë në shuarjen e flakëve në pyjet e Amazonës. Presidenti Francez Emmanuel Macron deklaroi se ndihma teknike për pyjet që janë përfshirë prej disa ditësh nga flakët është shumë pranë.
Biznesmenë dhe artisë të ndryshëm ndërkohë, kanë vënë në dispozicion shuma të ndryshme për fikjen e zjarreve. Leonardo DiCaprio ka premtuar se do dhurojë 5 milionë dollarë për të ndihmuar në betejën kundër zjarreve që po shkatërrojnë pyjet tropikale në Amazon.
Sipas mediave aktori i njohur, DiCaprio ka depozituar 5 milionë dollarë në një fond emergjent të Amazon Forest, të nisur nga Earth Alliance, një organizatë mjedisore që ai vetë e themeloi. /KultPlus.com
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka njoftuar se Qendra e Botimeve në Shqipëri do të dhurojë rreth njëmbëdhjet mijë tekste për të gjithë shqiptarët jashtë shteteve tona, njofton KultPlus.com
“Për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë.
Rreth 11 000 tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve
dhe mësuesve shqiptarë, që gjenden jashtë trojeve shqiptare.
Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në ambasadat shqiptare të vendeve përkatëse, sipas kërkesës së këtyre të fundit”, ka shkruar Majko në Facebook. /KultPlus.com