“Gazeta shqiptare” botoi pak kohë më parë një letër të Arshi Pipës, personalitet i njohur i disidencës shqiptare, drejtuar botuesit anglez “Serpent Tail”, lidhur me përkthimin dhe botimin në anglisht të romanit “Kronikë në gur”, përcjell Konica.al
E paraqitur nga studiuesi Myftar Gjana, kjo letër, sipas tij, është e fundit, në serinë e letërkëmbimit të Arshi Pipës me botuesin anglez. Ajo mban datën 27 tetor 1986, është nxjerrë nga arkivi personal i autorit dhe botohet për herë të parë në Shqipëri.
Pak kohë pas kësaj, më 7 shtator të këtij viti, e njëjta gazetë botoi fragmente të një studimi tjetër të Arshi Pipës, të titulluar prej gazetës “Kundër Kadaresë”, titull gjithsesi i habitshëm, ngaqë ajo që shkruhet në këtë studim, jo vetëm që nuk është kundër, por është e favorshme, madje tepër e favorshme për shkrimtarin. Pavarësisht nga kjo, studiuesi M. Gjana paralajmëron se do të botojë së shpejti shkrime të tjera të rëndësishme të Arshi Pipës për letërsinë shqipe, kryesisht për autorët që kanë qenë në qendër të vëmendjes së tij. Është për t’u çmuar nisma e zotit M. Gjana që po vë në vëmendjen e publikut dokumente sa të rralla aq dhe të rëndësishme.
Siç del nga intervista shoqëruese e M. Gjanës, letra e A. Pipës drejtuar botuesit anglez, parathënia aq shumë e dëgjuar e tij për “Kronikë në gur”, botuar pas refuzimit anglez në revistën amerikane “Tellos” më 1987, si edhe shkrime të tjera, që do të shohin dritën e botimit, në një mënyrë ose një tjetër, kanë lidhje midis tyre.
Rrjedhimisht, ato kanë lidhje me një incident të njohur publik, për të cilin është folur shumë, por që ka mbetur i pazbërthyer plotësisht. Ngjarja, pjesë të së cilës janë këto shkrime, duke e pasur zanafillën në kohën e komunizmit, ka pasur një histori vijuese më pas, në kohën kur komunizmi po rrëzohej, e fill pas kësaj, në vitet e para të tranzicionit. Për të është folur shumë, është shkruar mbarë e mbrapsht, janë thënë të vërteta e gjysmë të vërteta, janë bërë spekulime, aq të pashmangshme në kësi rastesh.
Incidenti e kapërcen dukshëm vetveten dhe kronikën letrare. Ai ka lidhje me atë katastrofë morale që ndodhi në Shqipëri, kur regjimi i përmbysur arriti të prishë drejtpeshimin e jetës së vendit. Shumë ngjarje mbetën të errëta dhe të tilla vazhdojnë të mbeten, sepse në Shqipëri forcat që janë të interesuara për fshehjen e së vërtetës, madje për varrosjen e saj, janë ende zotëruese.
Lidhur me këtë dosje, një pjesë e së cilës sapo ka nisur t’i bëhet e njohur publikut shqiptar, si autor që është interesuar drejtpërdrejt ngaqë ka lidhje me veprën e tij, dëshiroj të ndihmoj në sqarimin e së vërtetës. Për të vërtetën kanë nevojë të gjithë, duke përfshirë edhe ata që nuk janë më, dhe zëri i të cilëve vjen nëpërmjet dokumenteve, siç është në këtë rast zëri dhe kujtimi i Arshi Pipës. /KultPlus.com
Qyteti i Amsterdamit po i merr përsipër borxhet e rinisë së tyre si përpjekje për t’i çliruar njerëzit që janë duke dashur të hyjnë në punë ose për t’u arsimuar.
Rritja e huamarrjes në mesin e rinisë holandeze – trendi i bërë jehonë edhe diku tjetër nëpër Evropë, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar – thuhet se po qëndron në rrugën e tyre, por sipas projektit provues të këtij qyteti, një bankë komunale do të negociojë me kreditorët për t’ua blerë borxhet.
Kreditorëve do t’u jepen 750 euro si një nxitje për ta kaluar borxhin në bankën komunale. Të rinjve po ashtu do t’u anulohen borxhet nëse ata përfshihen me sukses në trajnime ose në ndonjë program arsimor.
“Borxhet shkaktojnë shumë stres. Dhe në rastin e të rinjve, ato shpesh përcaktojnë të ardhmen e tyre”, tha nënkryetari o Amsterdamit, Marjolein Moorman.
“Shumica e këtyre të rinjve u përfshinë në fusha të ndryshme dhe për shkak të fatit të keq ose injorancës dhe keqmenaxhimit, u gjendën në një situatë ku nuk mund të dilnin pa ndihmë. Kjo është arsyeja pse ne tani do t’i ndihmojmë në mënyrë që ata të mund të nisin një fillim të ri”.
Projekti i transferimit të borxhit do të fillojë në shkurt. Secilit person në skemë do t’i jepet një trajner me të cilin do të përgatisin një “plan udhëzues”. Qyteti beson se të rinjtë me të ardhura të paqëndrueshme shpesh e kanë të pamundur të ristrukturojnë financat e tyre dhe të bëjnë ri-pagesat e nevojshme.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se një e treta e rinisë së Amsterdamit në mes të moshës 18 dhe 34 vjeç kanë borxhe.
Borxhi mesatar studentor në Holandë është rritur nga 12,000 euro në vitin 2015 në 13,000 në 2019. Numri i individëve me borxh studentor është shtuar gjithashtu, duke u rritur për 388.00, duke arritur në 1.4 milionë. /KultPlus.com
Fjalët nuk do të mjaftojnë kurrë për të shprehur dhimbjen e thellë të ikjes së parakohshme të njërit nga ne!
Universiteti i Arteve, familja e madhe me pedagoge e studentë, humbi një tjetër thesar. Një pedagog të ditur, një ish- drejtues të mire, një mik të paçmuar.
Xhevdet Ferri i përket elitës. Asaj elite ku bëjnë pjesë vetëm emra të tillë personazhesh, të cilët kthehen e rikthehen në memorien e të gjithëve pa të lodhur kurrë. Ata gdhenden në kujtesën e kohës dhe fitojnë përjetësinë.
Protagonist në dhjetëra filma, ndër më të suksesshmit, imazhi dhe portreti i tij u kthye e mbeti një emblemë e kinematografisë sonë. E jo vetëm kaq, misioni i tij i hershem por edhe i fundit ishte mësimdhënia. Një profesor i denjë për çdo auditor të artit, në çdo cep të globit. Studentët humben një korife të lojës aktoreske, e kolegët një shembull për t’u pasqyruar.
Njerëz si Xhoda, që vijnë me të tille mision, nuk do të ikin kurrë përgjithmone. Ata thjesht largohen, për t’u kthyer e rikthyer në çdo imazh e në çdo fraze. Në lojën e çdo aktori të ri, e në punën e çdo regjisori, ata mbeten një referim i denjë në çdo epoke!
Në perëndim të çdo jete, e rëndësishme është se si është jetuar. Profesor Xhoda jetoi qindra jetë dhe mori mijëra kënaqësi, duke lënë për në gjurmë të shndritshme të virtyteve të mëdha.
Ditët e fundit ka shpërthyer një valë gjithpërfshirëse e qytetarëve kundër një projekti të dy kompanive “KAWA Group” dhe “4M Group” , të cilat kanë planifikuar që të ndërtojnë një lagje të vogël me vila buzë liqenit të Badocit.
Përmasat që ka marrë kjo revoltë qytetare në rrjetet sociale, të lënë të mendosh se bëhet fjalë për ndonjë popull skandinav me vetëdije shumë të lartë ambientaliste e jo për shqiptarë, që mungesën e kësaj vetëdije e dëshmojnë më së miri me hedhjen vend e pa vend të mbeturinave. Në vetëvete, nuk ka asgjë të keqe që të kemi një rritje të ndërgjegjes mjedisore apo një subkulturë ekologjistësh të pranishme mes shqiptarësh. Përkundrazi, do ishte një pasuri që do shtonte diversitetin në vend. Mirëpo, fatkeqësisht , duke përjashtuar një pjesë aktivistësh ambientalist që në mënyrë konsistente kanë qenë të angazhuar për mbrojtjen e ambientit edhe më parë, shumica tjetër është përfshirë për të ndjekur trendin e radhës.
Kjo do të thotë se një pjesë e mirë janë individë protestues apo të indinjuar konstant që me të njëjtin zell e bindje dilnin kundër minishengenit, demarkacionit, ligjit të Trepçës, dialogut a gjithfarë teme që dilte në modë. Pra për shumicën më shumë bëhet fjalë për një sjellje konformiste turme (herd behaviour) që përqafon në unison një qëndrim pa e përpunuar mirë vetëm sepse ashtu duket momentalisht se është gjëja më në modë apo më e pëlqyeshme nga të tjerët për t’u bërë.
Fillimisht, duhet sqaruar se autori i këtij shkrimi nuk është e as pretendon të jetë ekspert i planifikimit urban apo inxhinierisë mjedisore, por thjesht dëshiron të ngrejë disa pikëpyetje ideologjike e politike mbi këtë qëndrim njëzëri moral me motiv ambientalist që po mbahet kundër një projekti urbanizimi. Pra ky shkrim synon të bëj të mundur që kjo çështje mos të shikohet vetëm me sy dikotomik bardhë e zi apo në mënyrë normative mirë e keq, por duke vënë re më shumë ngjyra për të kuptuar që realiteti është më kompleks për sa i përket marrëdhënies mes urbanizimit dhe ambientalizmit. Po ashtu synon ti kundërvihet mentalitetit të theksuar majtist, që dëshmohet nga lehtësia me të cilën masivisht njëzëri sulmohet një projekt jo-konvencional investimi privat.
Në kuadër të linçimit që po i bëhet nëpër rrjete sociale sipërmarrësve privatë si dhe pronarit të tokës ku do të ndërtohet ky projekt, nga qytetarë që “rastësisht një ditë të bukur gjetën veten me dell ambientalisti”, do të ishte mirë që të merreshin në konsideratë disa rrethana të tjera të rëndësishme për këtë projekt. Duke filluar nga marrja në konsideratë e sqarimeve të iniciatorëve të projektit. Arkitekti i mirënjohur dhe bashkëinvestitori i kompanisë 4M Group, Përparim Rama shpjegoi se projekti do të ndërtohej në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së ambjentit duke synuar marrjen e certifikatës BREEAM 4 Star ( bëhet fjalë për metodën kryesore evropiane të vlerësimin, rankimit dhe vërtetimin të aspektik ekologjik të ndërtimeve). Kur Rama fitoi çmimin prestigjioz 2013 World Interior Award me dizajnin e Hammam Jazz Bar, nuk ngeli njeri nga segmentet urbane të qytetarëv pa u krenuar me të në Kosovë, ndërsa sot të njëjtët e trajtojnë sikur të kishte projektuar një “krim kundër natyrës”.
Pikëpyetja e dytë ka të bëj me arrogancën e skajshme dhe të drejtën hyjnore që i japin vetes shumë nga “ambientalistët rishtarë që befas po iu djeg zemra për për brigjet e Badovcit”, për të vendosur kundër të drejtës së pronës private. Një ndër të drejta më të shenjta të sistemit liberal-demokratik ku jetojmë ne është e drejta e pronarit të tokës , që në këtë rast është z. Rrahman Haradini, për ta shijuar e shfrytëzuar si të dojë pronën e vetë. Nëse gjykohet se për hir të të mirës publike prona e tij do duhej të ishte park për qytetarët atëhere do të ishte më e ndershme që të kërkohej nga komuna apo qeveria që ta shtetëzonte me para në mënyrë që pronari të kishte sadopak leverdi apo përfitim nga prona e tij.
Së treti, i gjithë ky reagim ka të bëjë pjesërisht edhe me një lloj mentalitet anti-investim, anti kapitalizëm që është rudiment i të kaluarës komuniste por që në epokën ku jetojmë është duke u fshehur prapa ambientalizmit. Tashmë është fakt i njohur anembanë botës perëndimore, që lëvizjet ekologjiste agresive apo nismat ambientaliste shpesh janë bërë strehë dhe instrument i ish-komunistëve evropianë. Këta të fundit, pas demaskimit të krimeve të komunizmit dhe dështimit të bllokut lindor komunist, po e rishpikin vetën nën maskën e ambientalizmit. Konkretisht prapa një pjese të thirrjeve për të mbrojtur ambientin duke e portretizuar një rrëpirë a pllaje buzë liqenit të Badovcit, si super të rëndësishme për natyrën e shëndetin, fshihen individë që faktikisht i kundërvihen një projekti privat që do të ndërtojë vila luksi e do të siguroj të ardhura për investitorët. Të dy këto qëllime janë blasfemi e papranueshme për çdo neomarksist dhe emocionet ambientaliste shërbejnë si alamet instrumenti për ti luftuar.
Së treti, ka të bëj me një romantizim të skajshëm të asaj që konsiderohet si natyrore dhe një armiqësi e dyshimi i tepruar ndaj ndërhyrjes së dorës së njeriut dhe në mënyrë të veçantë ndaj këtij projekti. Këtu duhet theksuar se Liqeni i Badovcit është po ashtu një produkt i dorës së njeriut, sepse nuk është liqen natyror por një rezervuar apo akumulacion ujor i ndërtuar nga njeriu. Pra nuk bëhet fjalë për cënimin e ndonjë monumenti të virgjër natyror, sikurse mund të jetë ta zëmë liqenet akullnajorë të Jazhincës e Livadhit në bjeshkët e Sharrit. Por për një ndërtim pranë një ndërtimi njerëzor e projekti parashikohet të jetë jo shumë larg digës të lartë 52 metra e të gjërë 246 metra të ndërtuar në vitin 1966. Përveç liqeneve të vockla alpine, liqeni i Breznës në Opojë është i vetmi liqen natyror në gjithë Kosovën, të tjerët janë të gjithë artificialë.
Madje mund të thuhet se shpesh është urbanizimi që bëhet buzë liqeneve, ai që i valorizon më shumë këto liqene, duke i bërë atraksione turistike, sikurse është rasti i Dibrës në Maqedoninë e Veriut apo Jabllanica në Bosnjë Hercegovinë. Kuptohet që kjo ndodh nëse bëhet me kujdes, plan, shije e në harmoni me rrethinat dhe ujin e liqenit. Nuk është rastësi që qytetet buzë liqeneve të Komos, Gardës, Lemanit, Ohrit, Halshtatit etj. janë epiqendra ndërkombëtare botërore të turizmit për bukurinë jo vetëm të ujërave të liqenit por edhe të kombinimit me ndërtimet që janë nëpër brigjet e këtyre liqeneve.
Me këtë rast ia vlen të përmendet një revoltë e ngjashme por në përmasa më të vogla që u bë para pak vitesh edhe për ndërtimin e hotelit Liqeni i Dukagjinit buzë liqenit artificial të Radoniqit. Për hir të së vërtetës duhet thënë që ai hotel është bërë tashmë një destinacion atraktiv i ri, sepse ka nxitur turizmin e zonës e ka joshur më shumë qytetarë që të vizitojnë Radoniqin. Ndërkohë nuk ka ndodhur ndonjë helmim me ujin sikurse paralajmërohej asokohe. Këtu shkohet tek pikëpyetja tjetër, a është kaq i rrezikshëm ndërtimi buzë liqenit nëse kontrollohet e planifikohet sipas standardeve më të mira të trajtimit të ujërave të zeza e mbeturinave? Mjafton të shikohen dhjetëra qytete të ndërtuara buzë liqeneve në Zvicër, Austri, Itali e mbarë Evropën që marrin ujë të pijshëm nga liqeni përbri të cilit janë, për të kuptuar se kjo bashkëjetesë urbane dhe uji i pastër është e mundur. Prandaj do ishte më e arsyshme që, para se të demonizoheshin sipërmarrësit që duan të bëjnë ndërtimin, thjesht të kërkohen garanci që ndërtimi do ketë maksimumin e standardeve të ruajtjes nga ndotja dhe impaktin minimal në natyrë.
Kur vjen fjala për ndotje të liqenit, duhet ulur alarmi i tepruar dhe panikimi i panevojshëm që po krijohet, se gjasme urbanizimet e mirëplanifikuara mund të helmojnë ujin e pijshëm sepse nuk është e vërtetë. Fabrikat e përpunimit i pastrojnë, filtrojnë dhe eleminojnë të gjitha ndotjet e lëndët e dëmshme përpara se ujësjellësi ta transportojë ujin në rubinetët e qytetarëve. Madje duhet theksuar se deri në korrik të vitit 2018, në liqenin e Badovcit janë derdhur rregullisht ujëra të zeza por kjo gjë nuk i ka penguar e ka revoltuar më përpara kërkënd. Ka qenë një projekt prej një milionë e gjysëm eurosh, i financuar prej Republikës Çeke, Qeverisë së Kosovës, e Komunës së Prishtinës ai që i ka dhënë fund parvjet derdhjeve të ujërave të zeza duke ndërtuar një impiant për trajtimin e tyre. Mirëpo nga ana tjetër duhet thënë se ujëra të zeza vazhdojnë të derdhen në liqenin artificial të Batllavës i cili furnizon me ujë të pijshëm Podujevën dhe një pjesë të Prishtinës. E njëjta vlen edhe për liqenin e Ujmanit që furnizon me ujë të pijshëm komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt por që ka së rreth 30 fshatra në të dy anët, i derdhin ujrat e zeza në liqen. Për të gjitha këto arsye por edhe për shumë të tjera, do të ishte mirë që si shoqëri të vetëpërmbaheshim nga këto “sjelljet kope” “ dhe përqafime masive emocionale pa i përtypur mirë të këtyre kauzave që janë trendy e që bëhen lehtësisht virale nëpër rrjetet sociale. Bota nuk është bardhë e zi dhe përpara se të ngutemi në qëndrime radikale. Do të ishte mirë të merreshin në konsideratë të gjitha këndvështrimet e pikëpamjet për një rast sikurse është ky projekt i shumëpërfolur “Lakeside Gardens” në Badovc. Gjasat janë të mëdha që ashtu sikurse u ndez si flakë kashte, kjo temë do të shuhet e harrohet shpejt, sepse protestuesit e profesionalizuar e të paprofilizuar do të zbulojnë tema të radhës për të cilat do të hidhen me pasion, ndërkohë që ambientalistët e vërtetë e të sinqertë do të ngelen ende të paktë. Mirëpo do ishte mirë që kjo temë të na shtyjë të mendojmë me këmbë në tokë edhe për debatin global të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tensionin e brendshëm midis nevojave të mëdha për zhvillim ekonomik dhe pretendimeve për standarde të larta për ekologjike. Po ashtu kjo temë duhet të na bëj të kuptojë se se në epokën ku po jetojmë, është e pamundur që të kemi rritje ekonomike e mirëqënie nëse nuk heqim barrierat dhe paragjykimet për ndërmarrësinë private.
(Adri Nurellari është studiues, këshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht në fushën e politikës dhe media) /KultPlus.com
Kohën ia fala bukurisë sate, shtatit tënd të njomë e fytyrës plot urrejtje ndaj mplakjes. Ia fala me të dyja duart nga mëshira e fatit, me këmbë e me kokë; ia fala me respekt, me dashuri të vulosur, me gjuhë, me gjak të përzier me lot. Hej moj, unë ta fala me shpirt shpirtin tim! A i mjafton Hënës drita e diellit? Them se po, por ty asgjë s’të mjafton. S’i mjafton dot shpirtit një shpirt i pashpirt. Bie shi. Hëna nuk fshihet dot nga e qara e qiellit. Në dritaren time rrëshqasin pikat e tij, por në to s’gjen ngushëllim ai që e do diellin. Duhet ta presësh mëngjesin që të lindë e bashkë me të të lindin ëndrrat e reja. Duhet ta presësh mbrë-mjen që të përfundojnë vuajtjet. Në shiun e pranverës gjen lot, shi dhe lot, diell dhe lot, dashuri dhe lot, urrejtje dhe lot. Pranvera është stinë e lotëve. Lumë ti që naze fatit tënd i bën! Stinë e dashurive. Stinë e vuajtjeve të mëdha. Në barkun e thatë lëvizin fluturat e dashurisë, ato fluturat e rreme të adoleshentëve. Sipër barkut, aty te zemra, ka dhimbje që s’mbyllet me asnjë çelës, se aty ndihen dashuritë e mëdha, o njeri! Prandaj, ji në rru-gën e atyre që nuk shesin kënd për pak groshë e nuk qajnë për pak lëndim. Aty dallohen njerëzit e dashu-rive të mëdha. Po, eja, se unë nuk do t’i hap vetëm krahët për ty. Do ta hap kalanë e zemrës, që të shëtitësh nëpër obo-rrin e saj e të dalësh pak nga oborri i mbyllur i zemrës tënde. Po, largohu, se nuk të ndjekë dot trupi im i dërr-muar. Nuk të ndjekë askush përveç hijes sate që bart kujtime të paharruara mbi supe. Mos harro, sado që netët janë të gjata, mëngjesin do ta presim sërish për t’i harruar ndodhitë. Sado që vitet janë të rënda, do të mbesin veç kujtime të kalu-ara. Sado që jeta të zgjasë, në varr shkruhen vetëm data dhe kujtime. Nëse jo, do të mbetesh vetëm kujtim, Juventilja ime. Këtu isha gjithmonë në afërsi, ndonëse fshehur pas teje, vogëlimë, prapa madhështisë sate, prapa peran-dorisë së kryeneçësisë sate, prapa mllefit e i shtangur e pafaj prapa shpirtit tënd, atje prapa teje. Ndoshta kalimthi trupat tanë priten e hijet e tyre përshëndeten. Apo, ndoshta, zemrat tona shikojnë njëra-tjetrën, ndo-nëse përbrenda janë të shthurura. Të kam thënë që sado që netët janë të gjata, mëngjesin do ta presim së-rish për t’i harruar. Këtu, këmbadoras, i mbuluar me një batanije turpi, zbrazem çdo ditë i tëri me irritim dhe nxitimthi ik nga vetvetja. /KultPlus.com
Kur një burrë dashuron një grua ai nuk mund të sjell në mendje gjëra tjera, po të mundte ai do ta ndryshonte botën për t’i gjetur gjërat e mira dhe për t’ia sjellur asaj.
Edhe nëse ajo nuk e trajton si duhet
ai nuk do t’i shohë të metat e saj
dhe do ta ruajë nga gabimet
e do t’i qëndrojë çdoherë pranë.
Kur një burrë dashuron një grua do t’ia shtrojë asaj edhe darkën e fundit dhe do të përpiqet ta bëjë të ndihet sa më komode.
Kur një burrë dashuron një grua
ai do ish i gatshëm të hiqte dorë
nga të gjitha salltanetet
dhe të flinte jashtë në shi,
nëse një gjë të tillë do ta kërkonte
ajo nga ai…
E pra, ky burrë të do ty grua, a s’e kupton? Të dha gjithçka kishte, andaj vogëlushe, të lutet, të përgjërohet, mos e trajto keq,
sepse kur një burrë dashuron një grua në skutat më të thella të shpirtit të tij mund të depërtojë mjerimi e dëshpërimi, nëse luan me të dhe për budalla e merr.
E megjithatë sytë e një të dashuruari
nuk mund të shohin asgjë nga këto…
Kur një burrë dashuron një grua ai e ruan gjithmonë atë nga gabimet dhe po, nuk shikon asnjëherë rreth e rrotull për ndonjë vajzë tjetër.
E di saktësisht se si ndihet një burrë kur një grua dashuron: “Vogëlushe vogëlushe, ti je gjithë bota ime”, mërmërit.
Ja pra, kështu ndihet një burrë kur dashuron një grua… /KultPlus.com
Pak javë më parë në “Një ditë me Dojnën” Visjan Ukcenaj është shprehur se “Aktorët nuk paguhen” nisur nga kjo frazë, Neritani Liçaj ka treguar se është e vërtetë. Madje ai vetë pavarësisht se është lindur dhe rritur në Tiranë, vazhdon të jetë edhe sot në një shtëpi me qira, shkruan Lapsi.al.
“Po e vërtetë, unë jam ende me qira. Le e rrit n’Tiron dhe jam me qira.”– është shprehur aktori.
Ndërsa për të rinjtë që kanë pasion aktrimin ai thotë se duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre deri në fund.
“Mund të shtoj vetëm këtë, kush e ka vërtetë pasion le të ndjeki ëndërr, dhe pse është pa para, prap mbetet ëndërr.- ka përfunduar ai. /KultPlus.com
Aktorja e njohur, Rajmonda Bulku, rrëfen në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se si e mësoi lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të të madhit Xhevdet Feri.
Bulku tregon se lajmin e tmerrshëm ja ka dhënë bashkëshorti, teksa ishte duke bërë prova në skenë.
Si e mësuat lajmin për vdekjen e Xhevdet Ferit?
Ishim në prova, në skenë. Në atë moment nuk isha duke bërë unë prova, por isha ulur në sallë dhe po shikoja kolegët. Ndjej dridhjen e celularit, e marr e shoh që ishte im shoq, Fatosi që më telefononte dhe më thotë po lexoj lajmin për Xhevdetin. U shokova!
Ju e dinit që ishte i sëmurë?
Po, por dija që e kishte kaluar, nuk dija atë pjesën e fundit, të shpejtimit.. ato tre ditët e fundit. U shokova dhe mbeta si memece, se thoja të them Stop, se mezi po merrja veten, kur dëgjoj regjisoren Rovena Lule që i kishte rënë telefoni dhe bërtiste me të madhe : “Çfarë, çfarë , çfarë..” Aty e kuptova që edhe ajo po bërtiste për të njëjtën gjë. Ajo nisi të qajë, ndaluam të gjithë në skenë. Ishte një moment shumë i nderë, i prekshëm.
Ju thatë se mendonit se e kishte kaluar atë fazë të sëmundjes, fliste pak për të?
Xhevdeti ishte një natyrë kaq optimiste, e djalë i zgjuar saqë nuk i jepte rëndësi fare gjërave që mund të ishin shqetësuese. Xhoda, ishte një natyrë shumë optimiste dhe nuk merrej fare me vogëlsira, dhe ajo i dukej një gjë shumë personale dhe nuk kishte pse të rëndonte tjetrin. Unë as kam marr mundimin edhe kur e takuar ta pyes, sepse ai dukej për mrekulli me atë fizikun e fuqishëm dhe sido që të jetë ai lajmi përfundimtar… në shtëpinë e tyre pritej një lajm tjetër. Unë gjithmonë i thoja Xhetës, çfarë bën Bora, ose po afrohen muajt për të lindur, ishte një gëzim tjetër dhe u thoja merruni me këtë. Kjo është një gjë shumë e bukur. /KultPlus.com
Në kuadrin e veprimtarive për kremtimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë, është ripërpunuar dhe publikuar Kënga e Kongresit të Lushnjes, shkruan Konica.al
Më, 21 Janar 2020 parlamentarizmi shqiptar do të mbushë një shekull jetë.
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën prej vitit të kaluar për një sërë aktivitetesh për celebrimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.
Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kongresi i Lushnjes kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar te vitit 1920.
Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga reziku i coptimit të Shqipërisë.
Delegatëve i uroi mirëseardhjen në Kongres Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti i famshem i asaj kohe Aqif Pashë Elbasani. Aqif Pasha ju përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur keshtu ceremonin e hapjes së Kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 24 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani.
Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.
Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t’i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë.
Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike.
Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes. /KultPlus.com
‘’Iluzione në sirtar’’ I Fatos Kongolit është romani ku fati i artistit dhe letërsisë sfilitet në periudhën e egër të diktaturës.Autori, Fatos Kongoli, tashmë i përkthyer në disa gjuhë botërore flet me sinqeritet e me guxim intelektual, për iluzionet dhe mashtrimet,për rëniet dhe ngritjen në jetë dhe letërsi.
Është një autoportret origjinal dhe i sinqertë. Për herë të
parë Kongoli i kthehet ngjarjeve nga më të rëndësishme dhe traumatike të jetës
së tij. Ai ndalet në kthesat më të vështira të jetës dhe formimit të tij si njeri dhe krijimit të
individualitetit të tij prej shkrimtari.
Autori na evokon kujtime nga më të ndryshme ,duke na
treguar se sa e rëndë ishte jeta nën
këtë sistem diktatorial, në atmosferën mbytëse të
asaj kohe, ku gjendja shpirtërore, terrori psikologjik që ka përjetuar
ai dhe një shoqëri e tërë ka qenë e tmerrshme.
Të qenit në mes dy zjarreve të vazhdonte në letërsi ku
çdo gjë kontrollohej dhe cenzurohej, ku
vetëm për një strofë mund të shkoje në
internim apo në burg apo të qëndronte
indiferent në lëminë që kishte studiuar
ishin dilemat që e mundonin.
Paraqitja e një ambienti konkret ,i temave të kohës
konkrete, siç është shënjestrimi i intelektualëve të kohës, përcjelljet në
vendin e punës, maltretimet psikike nëpër gjykata ku çdo gjë ishte e ngulfatur dhe një jetë pa shpresë. Fragmente
interesante ishin ato ku Kongoli na rrëfen se si nga një mësues fshati e
pozitave të ndryshme që i mbante përfundon i internuar me shumë të tjerë në
fabrikën e çimentos e në kombinatin metalurgjik. Një vend të veçantë në roman
zë figura e babait të autorit ,një njeri intelektual e i respektuar i asaj kohe
,ku ai vet detyrohet t’ia’’ imponojë’’ fëmijëve të vetë profesionet vetëm e vetëm t’i largoj nga rreziku,
Ai shpresonte për
një jetë më të mirë pas largimit të diktaturës, por njëjtë del të jetë edhe periudha pas rënies së
saj, vendi u ballafaqua me një varfëri ekstreme, njerëzit largoheshin
nga vendi me shpresë për një të ardhme më të mirë.
Krahas rrëfimeve të jetës ,ai nis dhe zbulon një nga një personazhet
e tij. Ku shumica janë figura reale si Sejfullah Malëshova, të cilin ai e quan
‘’Profesori’’,apo Liri Belishova të cilën e quante’’Gruaja me syze’’ tek romani
‘’Lëkura e qenit’’ apo Vladimir Shehun ,birin e Mehmet Shehun,për të cilin u
tha u vetëvra , të cilin e thërret shkurt ‘’Ladi’’tek romani ‘’I humburi’’ Madje zbulon
se histori personale ai i ka futur nëpër libra, si në rastin e romanit
‘’Kufoma’’ ku tregon episodin e dëshmisë
së gjyqit të një ish-kolegu gjatë viteve të komunizmit. Nëpër romanet e
tij mund ta gjejmë autorin te një personazh apo tek tjetri.
Tek ‘’Iluzionet në sirtar’’ hynë dhe dalin përsonazhe të njohur dhe të panjohur, figura publike ,shkrimtarë ,e politikanë,Shuteriqi ,Agolli,Kadare, Bardhyl Londo etj .Në varësi historive , të treguara tonet dhe dramacitetet ulen dhe ngrihen në libër.
Ndërsa titulli i romanit ‘’iluzione në sirtar’’ janë iluzionet personale të shkrimtarit ,të cilat ai i kishte pasqyruar në të gjitha librat e tij që nga viti ’90 e këtej, ishte zhgënjimi shumë i madh me ardhjen e demokracisë me mungesën e humanizmit edhe pse pritej ndryshe nga të gjithë sidomos nga artistët. /KultPlus.com
Victor Hugo krijoi artin vizual që ishte intuitiv, eksperimentues dhe i frymëzuar nga spiritualizmi. Me fjalë të tjera, asgjë si romani i tij Të Mjerët (Les Misérables). Autori francez Victor Hugo përfundoi romanin në fjalë, në të cilin shfaqen një mori e padrejtësive shoqërore, ndërsa ishte në internim politik në Ishujt Channel të Jersey dhe Guernsey midis viteve 1852 dhe 1870. Ajo që shumë vetë nuk e dinë është se ai gjithashtu krijoi qindra vizatime me bojë (ngjyrë). Libri i vitit 1862 është tani një klasik, i adaptuar në filma dhe është një nga pjesët muzikale më të njohura të shekullit XX; arti mbetet i paqartë. Megjithatë, në përdorimin e vizatimit automatik, dhe manipulimet e njollave të bojës, vepra e tij artistike parashikon lëvizjet avangarde që pasuan. Fotografitë duken sikur shpërndahen në formë të frikshme duke rrjedhë nga pjesa e pandërgjegjshme (pavetëdijshme); forma të anijeve të hedhura nga valët, një burrë i varur i pezulluar në një të larë boje prej lëkure dhe forma abstrakte të theksuara me gjurmët e gishtërinjve të vetë autorit. Shumë prej tyre u bënë duke lejuar që ngjyra të lëvizë impulsivisht. Karikaturat edhe më të gjalla përdornin elementet e fatit në krijimin e tyre.
“Ndër vizatimet e shumta, të larmishme dhe mjaft të trilluara të Hugo-s, janë disa panorama grafike karikaturale që, në shmangien e tyre të një imazhi të paracaktuar, janë pararojë të vizatimeve automatike të zhvilluara nga surrealistët,” shkruan historiani i artit Aimée Brown Price në “Art Journal”.
Hugo përdori të njëjtat materiale në art si në shkrim – bojë dhe një pendë, si pyka dhe pupla. Por, ndryshe nga romanet e tij të strukturuara në mënyrë të hollësishme, ku jeta e personazheve ndërpritet ndër vite kundër tabelës së historisë franceze, vizatimet e tij ishin një vend i eksperimentimit të lëngjeve. Ai vizatoi me dorën e tij jo dominante; ai spërkati modelet me bojë; inkorporoi përshtypjet apo mbresat nga dantella.
Historiani i artit Mignon Nixon vëren se vizatimet “në të cilat artisti manipulonte formacionet e shansit të ngjyrës duke ngjitur ose palosur fletët e njomura ose të shpërndara, eksperimentuan më lirshëm me mediumin që ishte edhe mbështetja teknike për shkrimin e tij poetik.” Nixon citon përshkrimin e Hugo-s për gjyshin e tij në punë:
Ai shpërndau në mënyrë të çuditshme ngjyrën, duke shtypur pendën e patës e cila grin dhe shpërndan gjurmët e ngjyrës. Pastaj ai e brumosi njollën e zezë që u bë një kështjellë, një pyll, një liqen i thellë ose një qiell i stuhishëm; ai me delikatesë e lagu shufrën e lapsit me buzët e tij dhe me të ia plasi një re nga e cila binte shi mbi letrën e lagur; ose ai e përdori atë për të treguar saktësisht mjegullat që errësojnë horizontin.
Eshtë joshëse të ngresh një paralele të drejtpërdrejtë nga arti i Hugo-s deri tek vizatimet automatike të Surrealistëve të viteve 1920. Sidoqoftë, në realitet, Hugo po i përgjigjej komunikimit të rrjedhshëm, që ishte pjesë e spiritualizmit të shekullit XIX. Autori ndoqi seanca gjatë kohës kur ishte në mërgim dhe mbajti në mënyrë aktive një ditar të ëndrrave. “Ishte mbi të gjitha në bazë të këtyre eksperimenteve teknike që André Breton më vonë e shpalli Hugo-n një nga pararendësit e surrealizmit,” shpjegon historiani i artit Stefanie Heraeus, siç është përkthyer nga Deborah Laurie Cohen, në Workshop Journal. “Në sfondin e përfshirjes intensive të Hugo-s me ëndrrat dhe interesimin e tij për sesionet, duket e arsyeshme të interpretohet dialogu i tij i kontrolluar me fat si një strategji pikturuese që synon të evokojë forcat e papara.”
Përveç disa paraqitjeve në shtyp, arti i Hugo-s nuk u ekspozua gjatë kohës sa ishte gjallë. Siç deklaroi The Amator Art në vitin 1885, vetëm disa muaj pas vdekjes së Hugos: “Një ditë njëri nga admiruesit e Hugo-s padyshim që do të përgatisë një katalog të vizatimeve të mjeshtrit, dhe atëherë publiku do të jetë i befasuar se sa shumë kishte krijuar ai.”. filozofia. /KultPlus.com
Duke lexuar romanin “Lavjerrësi i qytetit”, lexuesi në hapësirën shqiptare sot e vuan zvetënimin shpirtëror pas çdo faqeje rrëfimi, pas çdo fjalie, e ndien sa brengën krijuese të Zija Çelës, sa ngasjen për vetëdijesim që bart rrëfimi, sa drojën nga humbja e udhës, po aq edhe besimin se sëmundja mund të shërohet
Romani më i fundit i Zija Çelës, “Lavjerrësi i qytetit”, sjell reflekse shumështresore me boshtin qendror satirizues ndaj shoqërisë aktuale shqiptare. Përmes reflekseve ironike e satirike, rrëfimi romanor i vë në llupë të ligën, arrogancën, brutalitetin, hipokrizinë, grykësinë, mëtim në fakt i përhershëm në tërë opusin letrar të Zija Çelës, autor që nuk resht së besuari se e mira është gjithnjë e pranishme, edhe atëherë kur është e vënë në margjina e nuk ka zë përballë dhunës, dhe se ligësia, ndërsa, edhe mund të mposhtet.
Është lloj i satirës që ka brenda besimin, shpresën, përmes së cilës përtej saj, përtej besimit, nga larg, mund të ndihet shqetësimi konstant i shkrimtarit nga rreziku i përmbysjeve, i apokalipseve, si një kanosje që qëndron pezull në ajër. Duke lexuar romanet, në të vërtetë kryeveprat e sagës romanore të Çelës, si: “Sos një buzëqeshje”, “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, “Arkipelagu Spiritus”, “Goja e Botës”, “Ora e Zooparkut” dhe romanin e radhës “Lavjerrësi i qytetit”, lexuesi në hapësirën shqiptare sot e vuan zvetënimin shpirtëror pas çdo faqeje rrëfimi, pas çdo fjalie, e ndien sa brengën krijuese të Zija Çelës, sa ngasjen për vetëdijesim që bart rrëfimi, sa drojën nga humbja e udhës, po aq edhe besimin se sëmundja mund të shërohet.
Shtresa satirike romanore në këtë sens mëton të përcjellë edhe një si “terapi” të llojit se, në hapësirën dhe shtrirjen narrative të romanit, marrosja kolektive mund të jetë ventil çlirues, një si ato flamat sezonale shqiptare, që nuk merren seriozisht. /KultPlus.com
Dhe një grua që mbante një foshnjë në gji tha: Na fol për bijtë Dhe ai tha: Fëmijët, janë përgjigjet që jeta i jep secilit prej nesh, ata jane esenca e buzëqeshjes suaj Janë gjaku dhe mishi i mishit tuaj, por jo gjaku dhe mishi juaj Janë bijtë e bijat e Etjes që ka Jeta për veten vijnë përmes jush, por jo nga ju e megjithëse jetojnë me ju nuk ju përkasin Dhurojuni gjithë dashurinë tuaj por jo tuajat mendime Ata kanë mendimet e tyre Mund t’u ofroni strehë trupave por jo shpirtrave të tyre sepse ata banojnë në shtëpinë e së nesërmes ku nuk ju lejohet të hyni as edhe në ëndërr Mund të provoni të jeni të ngjashëm me ta por jo ti bëni të ngjashëm me veten Sepse Jeta, është një rrugë që vazhdon gjithnjë përpara e nuk ndalet në të shkuarën Ju jeni Harqet nga të cilat si shigjeta të gjalla bijtë lëshohen përpara Harkëtari shënon shtegun e pafundësisë e ju mban fort derisa shigjetat nisen shpejt e larg Besojini Harkëtarit sepse siç ka për zemër fluturimin e shigjetës, ka dhe qëndrueshmërinë e harkut… /KultPlus.com
Mikail Akal është vetëm 7 vjeç, por pikturat e tij kanë bërë për vete të pasionuarit e artit.
Ai jeton në Këln të Gjermanisë dhe stili i tij është krahasuar nga shtypi gjerman dhe ndërkombëtar si ai i Pikasos apo Pollock.
Mikail ka mbi supe 7 ekspozita, 90 vepra të shitura dhe mijëra euro të fituara, pjesa më e madhe e tyre e destinuar për bamirësi. Një talent i zbuluar shumë shpejt, që në moshën 4 vjeçare, njësoj siç ka ndodhur me të tjerë artistë të mëdhenj botëror, si për shembull bashkëmoshatari i tij australian Cassie Swirls dhe ish baby-piktorët Kieron Williamson dhe Aelita Andre.
Kieron, që sot është gjashtëmbëdhjetë vjeç, në moshën 10 vjeçare kishte fituar 2 milion stërlina falë pikturave të tij. Ndërsa 12-vjeçarja Aelita, e cilësuar si ‘Pollock e mileniumit të tretë’ ka filluar të ekspozojë pikturat e saj nëpër botë që ku ishte 2 vjeç.
Ajo është bërë e njohur në 2013 për performancën e saj live në filmin ‘Bukuria e madhe’ e Paolo Sorrentinos. /balkanweb/ KultPlus.com
Midis zjarreve vdekjeprurëse australiane janë heronjtë që po hidhen për të shpëtuar jetë.
Zjarrfikësit po punojnë përreth orës, veterinerët po nxitojnë të kurojnë kafshët e djegura dhe madje edhe njerëzit e thjeshtë po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar njëri-tjetrin të kalojnë nga fatkeqësia e zjarrit më të keq në histori.
Të gjitha këta janë bashkuar dhe po e ndihmojnë Australinë të shërohet, pak nga pak njofton Klan Kosova.
Veprim i vogël ka rëndësi dhe përpjekja e botës për të shpëtuar Australinë tashmë po tregon rezultate.
Shikoni një përmbledhje fotografish më poshtë. / KultPlus.com
Filizi nga një pemë e djegur në Australi
Një vullnetare duke ndihmuar kafshët
Jeta e egër ka zëra sërish
Koalët e shpëtuar pas trajtimit, të gatshëm për t’u transferuar në një shtëpi të re
Jeta mbizotëron
Njerëzit në të gjithë globin janë duke bërë dorashka dhe çorape për kafshët e prekura nga zjarret
Të famshmit dhanë ndihmën e tyre
Zjarrfikësit po mbrojnë kafshët nga zjarret duke i fshehur në helmetat e tyre
Mijëra njerëz mund të kenë humbur shtëpitë e tyre, por ata nuk janë vetëm
Në Galerinë e Arteve në Gjilan, 44 artistë pamorë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe jashtë vendi, kanë ekspozuar punimet e tyre në një ekspozitë të përbashkët, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të Manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2020”.
Avni Behluli, nga Këshilli Organizativ i “Penelit të Flakës”, ka thënë se edhe sivjet ka pasur prurje të mëdha, por që ka qenë e pamundur që të pranohen të gjitha punimet në një hapësirë kaq të vogël.
Sipas tij, punimet janë në zhanre të ndryshme dhe me motive të ndryshme dhe të cilat për kah cilësia i bëjnë nder manifestimit.
Shpresa Kurteshi Emini, në emër të Komunës, ka përshëndetur familjet e dëshmorëve dhe veçanërisht figurës së rëndësishme të popullit tonë, Abdullah Tahiri, ngase sivjet manifestimi i kushtohet këtij heroi. Ajo tha se do të vazhdohet me aktivitete të tjera në të gjitha shtyllat e artit, që kanë vlera të larta artistike.
Drejtoresha për Kulturë , Rini e Sport, Deniza Limani, ka thënë se ndjen kënaqësinë që pati prurje të mira në këtë ekspozitë, që është organizuar nga Drejtoria e Kulturës dhe se bashkëpunimi i Komunës po rritet e po shtohet me të gjitha shtyllat të “Flakës së Janarit 2020”. Ajo ka uruar të gjithë pjesëmarrësit, duke i quajtur që të gjithë fitues.
Juria profesionale në përbërje Nagip Berisha, Eshref Qahili dhe Muhamed Aliu, kanë vendosur njëzëri për fituesit, Bardha Buza, Agim Kryeziu dhe Albulenë Neziri.
Çmimi blerës i Flakës, të cilën e ndanë Shoqata e Arteve Pamore, njëzëri ka vendosur që çmimi blerës i Galerisë, t’i jepet artistit të zellshëm që jeton në Kanada, Zeqirija Rexhepi.
Ekspozita do të mbetet e hapur deri më 31 janar, ditën kur edhe mbyllet manifestimi. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përkujtoi sot në 87-vjetorin e lindjes shkrimtarin, përkthyesin dhe politikanin Pjetër Arbnori, i quajtur dhe “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste për 28 vjet.
“Arbnori kontribuoi në kulturën shqiptare me disa vepra letrare si “Mugujt e Mesjetës”, “Shtëpia e Mbetur Përgjysmë”, “Vorbulla” e të tjerë. Mirënjohje dhe respekt për figurën e tij të pavdekshme”, shprehet Margariti.
Pjetër Arbnori lindi më datë 18 janar të vitit 1935. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat partizane vranë babain e tij. Qëndrimi antikomunist i familjes së tij do të ishte shkak që Pjetër Arbnorit t’i mohohej e drejta për të vazhduar shkollën e lartë edhe pse të mesmen e kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera.
Duke mos u pajtuar asnjëherë me vijën politike të regjimit komunist, ai dhe intelektualë të tjerë krijuan në fshehtësi Lëvizjen Social Demokrate, e cila u pikas nga Sigurimi i Shtetit.
Fillimisht atij iu dha dënimi me vdekje, por ky dënim iu kthye në 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma që nëpërmjet Arbnorit të zbulonin pjesëtarë të tjerë të organizatës së fshehtë ku ai bënte pjesë. Pas përfundimit të dënimit, ai u ridënua, duke vuajtur 28 vite në burgun e Burrelit.
U lirua në vitin 1989, vite ku ndjehej era e ndryshimit. Ishte mjaft aktiv në luftën për rrëzimin e regjimit komunist si dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike në Shkodër. Në vitet 1992-1997 shërbeu si kryetar Kuvendi. Pas vitit 1997 ai bëri përpjekje që censura e shtetit në media të eliminohej. Ndryshimet në ligj që pasuan në këtë fushë u quajtën “Amendamenti Arbnori”.
Rreth krijimtarisë së tij letrare rendisim: “Kur dynden vikingët”, “Bukuroshja me hijen”, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura”, “Vdekja e Gebelsit” “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, “Letër nga burgu” etj.
Pjetër Arbnori vdiq në Itali, në korrik të vitit 2006./atsh/ KultPlus.com
Inxhinieri shqiptar Elis Lulja, i diplomuar në Itali, aktualisht është punësuar nga kompania më e madhe në botë për ndërtimin e pajisjeve të specializuara të internetit, në Silicon Valley të SHBA-së, transmeton KultPlus.
I riu që u shkollua në itali, por me origjinë shqiptare përfundoi si inxhinier në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Elis Lulja është lindur në 1990, në Shqipëri dhe më pas u transferua në Coldirodi me familjen e tij në moshën katër vjeçare.
Para se të fluturonte në SHBA. ai u diplomua inxhinier i kompjuterave dhe pikërisht profesori i tij i universitetit ishte ai që e këshilloi të largohej nga vendi për të pasur suksese i riu shqiptar në SHBA.
“Unë kam qenë në Shtetet e Bashkuara për gati një muaj – shpjegon ai për Rivieara24.it – dhe unë do të punoj, të paktën për disa vite, për Cisco, liderin botëror në furnizimin me pajisje të specializuara të rrjetit të interneit”. /albinfo/ KultPlus.com
Sot është 73 vjetori i lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka.
Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Kombëtar i Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale.
”Roland Trebicka lindi në Korçë më 18 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ndoshta, që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”.
Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999.
Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Por rolet e aktorit Roland Trebicka në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tablo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti). Për kontributin e tij në skenë, ai është nderuar me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe së fundmi, Bashkia Korçë i akordoi titullin “Nder i qytetit”. / KultPlus.com
Ava Max, 25-vjeçarja me origjinë shqiptare ka folur për vështirësitë e fillimit.
Megjithëse sot një yll ndërkombëtar nuk harron t’i kujtojë rrënjët, origjinën dhe rrugën e gjatë për të arritur ku është.
“Në vitin 1990, ata (prindërit) u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Paris. Ata jetuan në një kishë për një vit të tërë. Ishte shumë e vështirë për ta, por ishte e bukur, sepse ishin në Paris. Ata u takuan me një zonjë në Paris që u dha atyre pasaporta dhe ata shkuan në Wisconsin.
Ata shkuan në Amerikë pa asgjë, pa para, pa ditur gjuhën. Ishte shumë e vështirë për ta.
Ndërkohë Ava, e cila ka folur për këto vështirësi thotë:
“Në jetë ekziston e mira dhe e keqja. Gjithnjë kam besuar se e mira mbizotëron. Këtë e them me siguri si mësim që kam marrë nga e shkuara ime. Vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë! Edhe nëse gjithë letrat hapen kundër teje, ka një rrugë për t’ja dalë. Unë, isha vetëm një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha, që erdhën në Amerikë me asgjë tjetër veçse rrobat e trupit. Po jua them këtë, sepse besoj që mund t’ja dilni në gjithë çfarë doni”.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ndan histori personale për të motivuar fansat. Më parë, Max ka folur gjatë për problemet me vetëbesimin, bullizmin dhe ngacmimet dhe luftën që i është dashur të bëjë për t’u ndjerë e pranuar.
Ava Max rrëfen problemet me bullizmin: “Interneti është qesharak, gjithkush duket i përsosur”.
Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, ka lindur në 16 shkurt të vitit 1994 në Wisconsin, shtet në SHBA.
Prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, emigruan nga Saranda për në SHBA rreth fillimit të viteve ’90./abc/ KultPlus.com
‘Albanian Exellence’ ka bërë të ditur se do të botojë një Antologji të fëmijëve nga Lugina e Preshevës, të cilët janë të talentuar në fushën e letërsisë, shkruan KultPlus.
Antologjia pritet të botohet nga shtëpia botuese ‘Onufri’, të shpallur mbi bazën e një memorandumi të nënshkruar mes Komunës Preshevë dhe Albanian Excellence, si Viti i Preshevës nën moton , “Ne jemi me Preshevën“.
Botimi i kësaj antogjie është ideuar nga ‘Albanian Excellence’ dhe mbështetur nga Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi “.
Botimi i kësaj Antologjie konsiderohet të jetë një iniciativë që meret për herë të parë, si një kujtim shumë simbolik dhe poaq fisnik për fëmijët e Preshevës, që kanë dëshirë të shkruajë letërsi në gjuhën e tyre amtare.
Drejtoresha ekzekutive e Albanian Excellence, Flora Nikolla, tha se kjo është një nga nismat më të bukura që qendra të cilën ajo drejton ka marrë në nisje të ‘Vitit të Preshevës’.
“Duke gëzuar e duke stimuluar të rinjt, ne stimulojmë dhe gëzojmë të ardhmen”, tha zonja Nikolla.
Reshat Neziri, drejtor i bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi”, në Preshevë, është shprehur pak kohë më parë entuziast për botimin e dy Antologjive që do të pëfshijnë tregime dhe poezi nga fëmijë të talentuar të qytetit të skajshëm të kombit.
Neziri duke mbështetur këtë nismë të Albanian Excellence, ka potencuar se, është bukur që së bashku do të realizojnë këtë projekt në përkrahje të talentëve të fjalës së shkruar.
Ndërkohë grupi i punës që po punon për mbarëvajtjen e kësaj Antologjie e përbërë nga gazetarët Ardita Behluli dhe Hasan Hasani. Ata janë takuar ditët e fundit , personalisht me drejtorët e shkollave të qytetit dhe të rrethinave, të cilët ju kanë dorëzuar dorëshkrimet e fëmijëve.
Mësuesit gjatë këtyrë takimeve, janë shprehur të ngazëllyer për krijimet e fëmijëvë të cilët kanë sjellë një numër të konsiderueshëm të poezive me tematikë si dashuria për Shqipërinë, prindërit, gjuhën shqipe, ashtu dhe për probleme të ndryshme sociale që i shqetësojnë në të përditshmen e tyre etj.
Pas grumbullimit të shkrimeve, juria e përzgjedhur për këtë event të rëndësishëm. do të bëjë përzgjedhjen e poezive më të mira.
Libri është menduar qe të jetë gati në pranverën e vitit 2020, kur mbyllet dhe faza e parë e memorandumit mes Albanian Excellence dhe Komunës së Preshevës. / KultPlus.com
Konferenca e Paqes në Paris hapi zyrtarisht punimet më 18 janar 1919. Ajo u organizua nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore.
Për të përfaqësuar kombin shqiptar, krahas delegacionit zyrtar të Qeverisë së Durrësit morën pjesë edhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut, si nga Federata Panshqiptare “Vatra” në Boston të SHBA, Partia Politike Shqiptare në SHBA, kolonitë shqiptare në Turqi, Rumani, Zvicër e vende të tjera.
Megjithëse, Shqipëria mbajti qëndrim asnjanës gjatë Luftës së Parë Botërore, Konferenca e Paqes nuk mori në konsideratë kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar për të ruajtur tërësinë tokësore të shtetit shqiptar si dhe për të rikthyer në favor të tij territoret shqiptare që ishin shkëputur më 1878 dhe në vitin 1913. Shtetet fqinje kërkuan që të merreshin parasysh pretendimet e tyre territoriale mbështetur në Traktatin e Fshehtë të Londrës të prillit të vitit 1915.
Në këtë konferencë nuk u mor parasysh parimi i kombësisë dhe as ai i vetëvendosjes. Për të ardhmen e Shqipërisë u paraqitën disa projekte që fillonin që nga ngushtimi territorial e deri në zhdukjen e shtetit shqiptar nga harta politike e Ballkanit.
Në janar të vitit 1920 u hartua një një projekt për zgjidhjen e Çështjes së Adriatikut, i cili parashikonte aneksimin nga Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene e disa viseve veriore të Shqipërisë, por ky projekt ndeshi në kundërshtimin e presidentit amerikan U. Uillson./ KultPlus.com
Padyshim Bukowski është një nga shkrimtarët dhe poetët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.
E ndonëse forma autobiografike haset shpesh në prozë, në poezi, sidomos në varg të lirë, ajo është tepër e vështirë dhe kërkon virtuozitet të jashtëzakonshëm. Këtë virtuozitet e gjejmë kudo në poezitë e Bukowskit, që nuk ngurron të kthejë në varg biseda cubash në cepin e rrugës, sherre grash të lodhura nga jeta apo shkëlqimin që has në sytë e maces së tij.
Megjithatë, ekziston një veçanti në formën autobiografike të autorit. Padyshim, gjithçka frymëzohet nga ndodhi të jetës së tij, por në këtë pikë vlen të ngremë pyetjen: cili është Charles Bukowski, autor? Që në fillim të veprës së tij, Bukowski krijon personazhin e tij artistik: Henry Chinaskin, ose Henkun, siç e thërrasin miqtë. Një personazh shumë i ngjashëm dhe i frymëzuar nga vetë autori, por dhe shumë i ndryshëm për sa i përket karakterit të tij shpërthyes. Këtë ndryshim e ka spikatur fillimisht miku dhe biografi i autorit,
Neeli Cherkovski, i cili i referohet Henkut letrar si një personazh-mjet për të fshehur dobësitë e Charls-it. Histori që në të vërtetë mbylleshin me një përshëndetje të thjeshtë, në prozën apo poezinë e autorit përfundojnë me rrahje të përgjakura, që shpëlahen me birrë, verë, uiski (gjithmonë të cilësisë më të ulët), ose të vjella. Ky transformim i realitetit s’është gjë tjetër veçse një pasqyrim i vuajtjeve shumë më të thella, se ato të shkaktuara nga të rrahurat. Bukowski vuan thellë dhe pamundësia e tij për të rënë dakord me jetën e rezervuar për të dhe të ngjashmit e tij, nga shoqëria, vjen e përshfaqur përmes grushteve, shkelmave, zemërimit.
Për mendimin tim, ky është dhe këndvështrimi nga i cili duhen perceptuar skenat e dhunshme që shoqërojnë gjithmonë rrëfimin e tij. Henku ka diçka të frymëzuar nga Hemingway-dhe Bukowski bëri gjithçka që cilësitë e tij të dukej se i përkisnin vetë autorit. Ketë sforcim ai e shpreh dhe në poezinë “Zogu i kaltër” ku i kërkon kësaj brishtësie të personifikuar në zogun e kaltër, të mos dalë në sipërfaqe, pasi kështu do të rrezikonte shitjet e autorit të suksesshëm në Europë. Por “zogun e kaltër” nuk ngurroi ta sillte në dritë biografi i tij në botimin “Hank a life”.
Zbulimi i Cherkovski-t mbi këtë ndërtim fiktiv të alteregos së autorit, u bë dhe shkaku i cenimit të miqësisë së tyre, e cila për këtë arsye u ftoh gjatë viteve të fundit të jetës së autorit.
“Nuk kërkoj kurrë të përmirësohem ose të mësoj diçka, qëndroj ekzaktësisht siç jam. Nuk jam ai që mëson, jam një që shmang. Nuk kam dëshire të mësoj, ndjehem përsosmërisht normal në mënyrën time të çmendur. “ “Po çfarë shmangni?” “Për t’u bërë si të tjerët.”
I dua vetmitarët, ata ndryshe, ata që nuk i takon kurrë. Ata të humburit, të shkuarit, shpirtshkatërruarit. Ata me shpirtin në flakë…
”Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë…por tek të gjitha shkruhej: Pas buke!” ”Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botox. Gjinj të tejmbushur , të copëtuar nga konkurrenca , prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit …”
”Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse , me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta” / KultPlus.com