B.B. Poqi ka realizuar shumë këngë dhe shumë albume të cilat u bënë hite të mëdha në rajonin ku flitet shqip.
Këngëtari dhe autori i shumë këngëve, i cili fillimisht formoi bendin “Babillon“ me të cilin i incizoi disa këngë si “Babillon“, “Ti je një iluzion“, “Edhe një natë si kjo“ dhe e fundit “Diku pranë shtëpisë time“, më vonë ai u nda nga bendi dhe vazhdoi karrierën si solo këngëtar.
Sonte po e rikujtojmë njërën nga këngët e famshme të tij, “Ti je një iluzion”. /KultPlus.com
Është publikuar lista e ngushtë e nominimeve për edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve, ‘Brit Awards’.
‘Brit Awards 2020’ me Mastercard do të mbahet më 18 shkurt (e martë) në O2 Arena të Londrës. Nga yjet që do të performojnë, deri më tani është konfirmuar vetëm Celeste.
Nikoqir i evenimentit do të jetë komiku Jack Whitehall, i cili do ta drejtojë spektaklin për vitin e tretë radhazi.
Nikoqiri Jack Whitehall (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)
Nominimet kryesore për ‘Brit Awards 2020’ janë :
Solo-artistja më e mirë Charli XCX FKA Twigs Freya Ridings Mabel Mahalia
Solo-artisti më i mirë Dave Harry Styles Lewis Capaldi Michael Kiwanuka Stormzy
Albumi i vitit Dave: Psychodrama Harry Styles: Fine Line Lewis Capaldi: Divinely Uninspired to a Hellish Extent Michael Kiwanuka: Kiwanuka Stormzy: Heavy Is The Head
Artisti i ri më i mirë Aitch Dave Lewis Capaldi Mabel Sam Fender
Grupi më i mirë Coldplay Bastille Bring Me The Horizon D-Block Europe Foals
Artistja më e mirë ndërkombëtare Ariana Grande Billie Eilish Camila Cabello Lana Del Rey Lizzo
Artisti më i mirë ndërkombëtar Bruce Springsteen Burna Boy Post Malone Tyler, the Creator Dermot Kennedy
Kënga e vitit AJ Tracey – Ladbroke Grove Calvin Harris and Rag’n’Bone Man – Giant Dave feat. Burna Boy – Location Ed Sheeran feat. Justin Bieber – I Don’t Care Lewis Capaldi – Someone You Loved Mabel – Don’t Call Me Up Mark Ronson feat. Miley Cyrus – Nothing Breaks Like a Heart Sam Smith feat. Normani – Dancing With A Stranger Stormzy – Vossi Bop Tom Walker – Just You and I. /KultPlus.com
Krijimtaria e Marsel Prustit përfshin një seri romanesh ose një shtatologji, nëse mund ta quaj kështu.
Rreth 2600 faqe krijim që fillon me fjalën ‘longtemps’ (kohë e gjatë) e mbaron me fjalën ‘temps’ (kohë), e që Prusti do ta titullonte «Në kërkim të kohës së humbur» (À la recherche du temps perdu ). Përvojat personale të njohjes e të leximit të veprës së shkrimtarit të shquar francez janë të ndryshme.
Unë mora për herë të parë në dorë « Dashuria e Suanit » (Du côté de chez Swann). Fillova ta lexoj me endje dhe me një nerv disi të pashpjeguar. Fakti që thuhej e shkruhej gjithandej se çdo krijim i tij është kryevepër më kishte ndikuar pritshmërinë e leximit. Kështu që në faqet e para kisha një habi, por edhe një lloj « zhgënjimi ». Ose unë nuk po e kuptoja atë që lexoja, qortoja veten. Dhe i rikthehesha përsëri nga fillimi. Përpiqesha të gjeja figurat ose diçka « wow effect », por më kot. Nuk po më ngjiste. Më krijonte një nervozizëm. Vendosa ta lija ca ditë leximin për të zgjedhur një moment më të qetë.
Të rikujtoja çfarë kisha lexuar. E rimerrja ditën në vijim për ta lexuar ‘shtruar’, e çliruar nga pritshmëria e përsosmërisë, të ngjitesha me kuptimin e shkronjave dhe ashtu leximi sikur filloi të ecë si një tren në shinat e tij, teksa jashtë bie shi dhe të gëzon e të kënaq ndjesia se je i mbrojtur brenda, duke soditur në mënyrë romantike rrëkezat e ujit që përplasen pa zhurmë në xham.
Mund ta krahasoj këtë lexim me kënaqësinë që të jep një pikturë e bukur apo një foto që të kujton një dashuri të hershme. Përvuajtja e Suanit për gruan që donte filloi të më prekë shpirtin. Ja, kjo mund të jetë, mendoja shpesh, kur shkëputesha pakëz nga shkëlqimi i shkronjave apo kur mbaja shënim fjalë të reja në frëngjisht, të cilat leksiku im i kufizuar nuk i integronte dot në kuptimin e frazave të gjata. Nuk ishin vetëm fjalët e reja që shkaktonin moskuptimin e menjëhershëm të një fjalie të gjatë, tipike prustiane, por ishte edhe arti i ndërtimit të frazave me togëzime të zhdrejta që të impononin ose një përqëndrim stoik ose nervozizëm dhe braktisje të leximit.
Në vëllimin e IV “Sodome et Gomorrhe” do të gjejmë një mjeshtëri të stilit analitik dhe mbase nga më të përsosurat në letërsinë botërore, përveç ushtrimeve të stilit, romaneve në një fjali…, do të gjejmë aty fjalinë më të gjatë që përmban 847 fjalë. Temat aq të larmishme, narratori në vetën e parë, kompleksiteti i formës strukturore të fjalisë e detyron lexuesin të transformohet në “punëtor mendjeje dhe durimi”. Nuk di pse më dukej sikur ndjeshmëria, me të cilën Prusti përshkruan botën e brendshme të personazheve, vinte nga një ndjeshmëri e hollë gruaje. Mos ndoshta ngaqë ai ishte homoseksual?
Një butësi humane, një çiltërsi fëminore, një botë e pasur, një sinqeritet origjinal, që do e quaja një “hyrje nën lëkurë” të çdo personazhi. Në pozicionin e lexuesit të krijohet përshtypja se nuk ke më pritshmëri se çfarë do të ndodhë me personazhin, sepse ‘intriga’ shkrihet me një kolorit të ri të papriturash me botën e personazheve: me botën shpirtërore; me atë çfarë ndiejnë, mendojnë e parashikojnë ata se do të ndodhë. Segmenti kohor po ashtu të shkrihet; nuk të intereson më të dish ; kur, në çvend, në çfarë rruge jetojnë personazhet, pasi koha kthehet në një nocion relativ dhe vendi të shndrrohet në rrugën ku ti si lexues, kudo në botë, je duke lexuar me librin e Prustit në dorë. Ai kthehet në një një mozaik universal. Narracioni është një “chemin innconu” : një rrugëtim i panjohur. Ai të merr për dore dhe të shëtit në një kopsht pafund e lakuriq.
Fragmentet e kohës kryqëzohen, por ngelen aktuale, meqë dashuria është e pavdekshme në çdo kohë. Kur lexon Prustin, të duket sikur shikon një album me ‘souvenirs’, me kujtime sensuale, që flasin për jetën tonë në kuptimin e brendshëm; thellësisht të brendshëm, të ndjenjave humane. Ndonëse arma e tij më e fortë në teknikën e tij është ‘fraza’, ai të tërheq si një kalë i bardhë drejt një galopimi në çdo kohë. Ai të detyron, të stërmundon të koncentrohesh, të ndiesh, të kuptosh, të çlirohesh nga skemat gjykuese për tjetrin. Dhe një gjë është më se e sigurt : ai të edukon edhe të duash më bukur, edhe të ndërtosh vizionin me ‘ouverture d’esprit’. Të ndiesh thellë qenien njerëzore me gjithë dritëhijet e saj. Po ashtu, Prusti theu tabutë e të menduarit ndryshe, e të dashuruarit ‘ndryshe’; ai trajtoi me një natyrshmëri dhe origjinalitet fenomenin e dashurisë ’inter-gender’; bi-seksualizmin, homoseksualizmin…dashuritë e fshehta, të jetuara në errësirën e mentalitetit të shoqërisë perëndimore që ndryshonte.
Personazhet e Prustit hapin dritaret e të ardhmes dhe i paraprijnë asaj. “Proust, c’est moi lorsque je lis “À l’ombre des jeunes filles en fleurs”, do të shprehej Margarite Duras (Prusti jam unë, kur lexoj Prustin ). Të njëjtën gjë thotë edhe Borges për Shekspirin : « Shekspiri nuk ekziston ; ai jam unë, kur lexoj Makbethin, Hamletin, Otello…: Shekspiri është i shkrirë me lexuesin e tij.» Mund të themi se Prusti të krijon një personazh të ri në vetvete që të çon drejt vetënjohjes. Po, ai të ndihmon të njohësh vetveten. Ai shkrin në botën shpirtërore të personazheve edhe atë të mendimit. Personazhet të kujtojnë thënien e famshme të Dekartit : “Cogito ergo sum” (Mendoj, pra ekzistoj)», Sokratin e lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore me «Njih vetveten. Unë di një gjë që nuk di asgjë!», zgjidhjen e Kamysë ndaj problemit filozofik si të njohësh dhe të përqafosh absurditetin e jetës, ekzistencializmin e Sartrit me « Ekzistenca e tjetrit e dezintegron ekzistencën time! Ferri janë të tjerët… » apo “L’existence précède l’essence“ (Ekzistenca i paraprin thelbit : esencës). Po ashtu këndvështrimi neutral i narratorit me zhveshjen e njeriut nga dogmat morale : imoralitetin dhe ‘vdekjen e zotit’ : ateizmin e Niçes. Ndërkohë personazhet nuk ‘filozofojnë’ në mënyrë aktive, ata shpalosen « nën lëkurë » të trupit dhe unit të tyre. Lakuriq. Lexuesi (sja) ; unë si e tillë ; në zbulim të jetës së Prustit u familjarizova me Selesten ; një imazh gruaje (jashtë veprës) që më shumë se një shërbëtore në shtëpinë e Prustit, ajo e shoqëroi me humanizëm e përkushtim atë deri në frymëmarrjen e fundit më 18 nëntor 1922. Ajo e përshkruan shkrimtarin si një fëmijë në një botë aq të lumtur e të dhimbshme. Një mëngjes Prusti do i thoshte tërë dashuri familjare, si një fëmijë i lumtur që kishte parë një ëndërr të bukur : « Seleste, këtë natë ka ndodhur diçka e mrekullueshme, sa madhështore aq dhe e papërshkrueshme. Këtë natë shkrova mbi letër fjalën : ‘fund’. Tani le të vdes. »
Lumturia e tij fëminore ishte konfirmimi që jetoi për të shkruar dhe, më në fund, mund të shkonte i qetë dhe i mbushur nga një ndjenjë lumturie « nihiliste » për ekzistencën e tij si individ. Ai jetoi vetëm për të shkruar. Ai punoi e krijoi me bukurinë dhe shpejtësinë e dritës. Sot lexuesi nën mesataren njeh « Pyetësorin e Prustit » ; ai i mesatares njeh relativisht vetveten duke lexuar Prustin, ndërsa lexuesi cilësor që lexon Prustin tejkalon vetveten dhe i lind dëshira ta rilexojë e të shkruajë. Po, leximi i veprës së Prustit kultivon kulturën e të shkruarit, artin e fjalës, teknikat e frazës dhe shpirtit të fjalëve. Vepra e Prustit duhet të jetë në bibliotekat e dashamirësve të librit si një gjë tepër e çmuar, si një flakë e ndezur në dhomën e errësirës që na kujton Wirginia Woolf në vetminë e dhomës së saj dhe fjalët që ajo thoshte për të : « E dua vetminë në dhomën time për të lënë aty në paqe atë çfarë kam brenda meje.» Falë kësaj lloj letërsie hyhet lehtas në universin e shpirtit e lexohet aty edhe ana e errët që përditë e fshehim me maska; e duke e pranuar sa e errët është hija jonë ; aq më shumë bie dritë mbi anën e mirë të të qenit si njeri me « trup që punon » e ndërgjegje që na dallon nga të qenit kafshë josociale.
Falë çfarë Prusti të lë të kuptosh, të lind edhe dëshira të udhëtosh. Të bësh udhëtimin më të gjatë: atë rreth e rreth e brenda vetes, sikurse vetë Prusti e quante: «On aime toujours un peu à sortir de soi, à voyager, quand on lit.» « Kur lexojmë, na pëlqen gjithmonë të dalim pak nga vetja e të udhëtojmë.»/KultPlus.com
Në skenën e “ArTurbinës” që prej datës 9 janar po shfaqet për publikun artdashës komedia “Revizori” .
Komedia brilante “Revizori” nga regjisoria Driada Dervishi është një produksion i teatrit ” Aleksandër Moisiu” Durrës. Ky teatër sot mbush 67 vjet nga dita e krijimit të tij dhe Teatri Kombëtar gjen rastin t’ i urojë jetë të gjatë në rrugën e bukur të artit.
Komedinë “Revizori” është një nga veprat më të mëdha të Nikolaj Gogol dhe interpretohet nga aktorët Gentian Zeneli, Amos Zaharia, Adelina Muça, Xhejni Fama, Kastriot Shehi, Gjergj Doçi, Jaho Guma dhe Erjon Hodo.
Një zëdhënëse për shtyp që dëshiron të bëhet kryetare, një prokurore që merr dhurata po kurrë para, një drejtor arsimi që ka mbaruar shkollën me pesa, të gjithë pjesë e një administrate të rrallë.
Kryevepra botërore e Nikolaj Gogol, përcjell një mesazh të heshtur reflektimi. Një thirrje drejtuar të gjithë atyre që e shohin pushtetin si shpërblim për vetveten.
Teatri Kombëtar ka falenderuar dhe publikun kryeqytetas për pritjen e mrekullueshme që i kanë bërë kësaj komedie duke rezervuar të gjitha biletat dhe për sonte në mbrëmje dhe nesër.
Kjo shfaqje do vijoj për publikun sot dhe nesër në orën 18:00, në sallën e madhe “ArTurbina”. /KultPlus.com
Epopeja e Luftёs sё Vlorёs nё vitin 1920 ёshtё njё nga faqet mё tё lavdishme tё historisё sonё kombёtare.
Mё 29 maj 1920 u mbajt kuvendi nё Barçalla, njё shpat mali pranё Dukatit ku pjesemarrёsit aprovuan propozimin pёr tё filluar sa mё parё kryengritjen çlirimtare kundёr pushtuesit Italian. Mё 26 prill 1915 midis qeverive tё Italisё dhe Antanёs u nёnshkrua Traktatit i Fshehtё i Londrёs pёr copёtimin e trojeve shqiptare.
Nё kёtё traktat Vlora, ishulli i Sazanit, Himara dhe Hinterlandi i saj ju la Italisё. Pёr kёtё arsye nё Kuvendin e Barçallasё ku ishte pjesmarrёs dhe kryeministri i Qeverisё sё Lushnjёs Sulejman Delvina, u zgjodh njё Kёshill Kombёtar prej 30 vetёsh dhe nga gjiri i tij doli Komiteti “Mbrojtja Kombёtare” prej 12 anёtarёsh, tё cilёve ju ngarkua drejtimi i kryengritjes.
Kryetar i komitetit u zgjodh patrioti Osmёn Haxhiu. Mё, 2 qershor 1920 nё Beun u mblodhёn rreth 4000 luftёtarё nё pёrgjigje tё thirrjes sё Komitetit tё Mbrojtjes dhe lidhёn besёn pёr tё luftuar deri nё vdekje kundёr pushtuesve.
Kjo ishte njё luftё jetike pёr mbrojtjen e kufijve tё shtetit shqiptar, tё cilat pёrveç rrezikut Italian, rrezikoheshin tё coptoheshin nё veri dhe jug nga ushtritё greke e serbe.
Bashkimi i Vlorёs dhe mbarё Shqipёrisё nё kushtrimin pёr liri kundёr ushtrisё Italiane bёri qё tё fitohej njё nga luftrat mё tё rёndёsishme nё historinё moderne tё Shqipёrisё, ku nё harkun kohor tё 5 qershorit dhe 3 shtatorit tё vitit 1920 trupat italiane tё mposhteshin nga ato shqiptare dhe tё ktheheshin kokёulur nё Gadishullin Apenin.
Udhëheqës të Luftës së Vlorës ishin Qazim Koculi, Ahmet Lepenica dhe Osmën Haxhiu. Çlirimi i Vlorёs i hapi rrugё çlirimit dhe tё krahinave tё tjera shqiptare qё mbaheshin tё pushtuara nga ushtritё greke e serbe, duke mundёsuar nё kёtё mёnyrё çlirimin e gjithё trojeve Shqiptare.
Betimi i datës 29 Maj 1920 në Barcalla: “Me ndihmë e pa ndihmë të viseve të tjera të Shqipërisë, do të luftojmë deri sa të bashkohemi me shtetin tonë ose, në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë që ta marrë vesh bota e qytetëruar se shqiptari për lirinë e vet din të vdesë dhe kur vendos të vdesë, s‘e trembin milionat me ushtri e topa”./KultPlus.com
Nuk ka kundërshtim fakti se vera e mirë kushton, por 40,000 dollarë për një shishe duket një shifër e majme. Sidoqoftë, prodhuesit hungarezë të verës Royal Tokaji, thonë se koleksioni i tyre i limituar ia vlen 100%.
Essencia 2008 është vera më e shtrenjtë e hedhur në shitje për vitin 2019. Deri tani, janë shitur 11 shishe, çka do të thotë se shiten edhe shtatë shishet e mbetura të Royal Tokaji, përpara datës së skadimit, më 2300-n.
Por çfarë e bën kaq të shtrenjtë?
Essencia prodhohet në rajonin Tokaj në Hungari, i vendosur në veri-perëndim të Budapestit, i cili shërben si destinacion ditor për udhëtarët që vizitojnë qytetin.
Për prodhimin e Essencia-s përdoren vetëm lëngu i rrushit të zi. “Essencia në vetvete është një mrekulli e natyrës“, tha për CNN Orsi Szentkiralyi, një profesionist i verës hungareze me bazë në Londër. “Është rezultat i një pune intensive dhe kërkon shumë vite punë dhe kujdes në bodrum.”
Vera përmban alkool, por ka një ëmbëlsi natyrale. “Ka një ëmbëlsi natyrale dhe mund të shërbehet vetëm në një lugë në vend të një gote”, shtoi ai.
Essencia mund të prodhohet vetëm në vite të caktuara, në varësi të kushteve atmosferike. Prandaj edhe viti 2008 qe një vit mbresëlënës për prodhimin e verës.
“Gjithmonë e vendos prodhuesi kohën e shitjes së verës”, shpjegoi Zoltan Kovacs, menaxher i përgjithshëm në verërat Royal Tokaji. “Mund të jetë pas tre, katër vjetësh, apo edhe 10. Essencia u shit pas tetë vitesh pjekurie. Është një Essencia paksa e pazakontë sepse ka rreth 4% alkool.”
Vera më e shtrenjtë në botë ka një aromë të veçantë dhe jashtëzakonisht të fortë dhe një ëmbëlsi që mund të bëhet e padurueshme nëse konsumohet në sasi të larta. Shija vjen si një ndërthurje e mjaltit, kajsisë dhe çajit.
Charlie Mount, drejtor në Royal Tokali, shton se vera e tyre ishte e njohur që në fillim të shekullit XX. “Mjekët ua përshkruanin atë pacientëve. Nëse do të ishin me fat që ta përballonin një blerje të tillë, një lugë çaji në mëngjes dhe në darkë kishte përfitime të mëdha shëndetësore.”
Sipas tij, Papa Piu X e mbante në dhomën e gjumit dhe konsumonte një lugë çaji Essencia në mëngjes dhe darkë.
Referenca më e famshme e Essencia-s është përmendja te “Dracula” e Bram Stoker, në të cilën personazhit Jonathan Harker i serviret një shishe Tokaji në natën e parë në kështjellën e Dracula-s.
Edhe pse verërat shiten më shtrenjtë në varësi të vjetërsisë, Essencia ka vitin 2300 si datë të përafërt skadimi për shkak të nivelit të lartë të sheqerit dhe aciditetit. /KultPlus.com
Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë ka propozuar prof. dr. Nezir Krakin që t’i ndahet titulli ‘’Guximi intelektual‘’ për vitin 2019, shkruan KultPlus.com
Ky propozim është bërë nga prof. dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i SH.I. ‘’Jakova’’.
Nezir Kraki punon si profesor në Universite Paris – EstCreteil (UPEC), Francë. Sipas komisionit të përbërë nga Qamil Haxhibeqiri, Malush Tullumi dhe Migena Arllati, Kraki e meriton këtë titull falë angazhimit të guximshëm për drejtësinë dhe të vërtetën duke u bërë zë i fuqishëm dhe përkrahës i çështjeve jetike për qyetarin dhe vendin.
Nezir Kraki ështё person i njohur në opinion pёr veprimtarinё e tij ndёr vite. Ai me punёn dhe aktivitetin e tij, tё publikuar nё media nё vijimёsi ka dëshmuar mendim dhe qёndrim tё guximshёm lidhur me problemet e mёdha kombёtare, shtetёrore e shoqёrore.
Prof. Nezir
H.Kraki, si intelektual është i
angazhuar me pjesëmarrje aktive në fushën publike. Madje angazhimi i tij ka
qenë më gjithëpërfshirës me qëllim që të mobilizojë opinionin publik për
çështje me rëndësi publike, por edhe për raste të veçanta që mund të kthehen në
model për drejtësinë publike, padrejtësinë publike, apo mosdrejtësinë publike.
Prof. Nezir H. Kraki, ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Parisit këtë vit ishte mysafirë/ligjërues në Klubin e Debatit të Shoqatës sonë. Bosht i kësaj ligjërate ishte strategjia jonë kombëtare e shtruar si pyetje «Strategjia jonë kombëtare, a (s)e kemi një të tillë?» dhe ligjërata dhe diskutimi zgjoi shumë interesim pranë rrethit intelektual dhe shoqërisë civile jo vetëm në Gjakovë. Rekomandimet që dolen nga KLUBI I DEBATIT dhe qëndrimi i Shoqatës u bënë publike dhe në disa tryeza u cituan si të guximshme, të qëndrueshme dhe vizionare.
Po këtë vit nga Parisi prof Nezir Kraki ishte i ftuar në Kult Plus Caffe Gallery në Prishtinë për një diskutim rreth artit dhe politikës, ai gjithashtu është edhe bashkëpunëtor mediumit KultPlus, duke qenë se Kraki merret edhe me shkrime letrare. Këtë vit ai poashtu ishte i ftuar në Tiranë si përkrahës i Lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit kombëtar ku mbajti diskutim rreth çoroditjes së politikës shqiptare dhe devijimit të saj nga nevojat esenciale të qytetarëve. Në shtator të këtij viti Kraki u rikthye si diskutues në Tryezën tematike në Shoqatën e Intelektualëve ‘Jakova’ në Gjakovë me temën : “Roli i mediave dhe i rrjeteve shoqërore në (ç)orientimin politik të opinionit”. Në të gjitha këto aktivitete ai dëshmoi nivelin e intelektualit të guximshëm. /KultPlus.com
Para disa dite në medie qarkulloi lajmi që Akademia e Shkencave e Shqipërisë për vitin 2020 do të ketë prioritet edhe mbrojtjen me ligj të gjuhës shqipe.
Madje kryetari i këtij institucioni Skënder Gjinushi, shpjegoi se do t’i propozojë qeverisë një ligj për ruajtjen edhe zhvillimin e saj.
Ende nuk e kam shumë të qartë se me këtë ligj, prej kujt do ta mbrojnë gjuhën dhe kam përshtypjen që edhe ata që e kërkojnë një gjë të tillë, akademikë e gjuhëtarë, nuk e kanë as idenë se si do të aplikohej një ligj i tillë.
Të ua cënojmë njerëzve të flasin e të shkruajnë? Jo. Gjuha është në shërbim të popullit dhe jo populli në shërbim të gjuhës. Pra, ajo ka fazat e saj të zhvillimit, ka fazat e evolucionit, të cilat janë shumë normale.
Gjithashtu, duke mbrojtur me ligj një varietet të gjuhës, në këtë rast varietetin standard, ne i ‘’vrasim” dialektet, të cilat e pasurojnë këtë varietet artificial, pa të cilat nuk mund të mbizotërojë.
E kam shumë të qartë se gjuha shqipe ndodhet para një çoroditjeje në drejtshkrim, si rezultat i mosleximit të duhur dhe edukimit fillor e të mesëm. Por, këta nxënës e mësues, e besa edhe studiues, nuk mund të dënohen me gjoba vetëm e vetëm se nuk dinë të shkruajnë drejt.
Ajo që është më e udhës të bëhet ndoshta është përpilimi i një fjalori të ri dhe më të gjerë, sepse ky që është, po del të jetë i varfër, sepse shqipja është gjuhë e pasur.
Tjetra, nëse me të vërtetë tentojmë ta mbrojmë gjuhën shqipe me ligj, atëherë edhe njerëzit, përtej krizës ekonomike, do të thellohen edhe më tepër në borxhe. Kjo është absurde.
Madje,kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka thënë se nëse s’e mbrojmë ne gjuhën shqipe, s’ka kush ta mbrojë tjetër. Po, gjuha nuk është as e gjuhëtarëve, as e politikanëve, që të mbrohet me mekanizma të tillë./KultPlus.com
Alicia Keys, John Legend dhe Usher janë ndër yjet që do ta nderojnë Princein në një koncert special përkujtimor.
Beck, Common, Foo Fighters, HER, Earth, Wind & Fire, St. Vincent, Mavis Staples, Chris Martin, Gary Clark, Jr. dhe Juanes gjithashtu shfaqen në formacionin për Let’s Go Crazy: The Grammy Salute to Prince, që do të mbahet më 28 janar (2020) – dy ditë pas “Grammy Awards” – në Los Angeles Convention Center, dhe do të transmetohet në prill.
Perkusionistja e yllit, Sheila E., do të shërbejë si regjisore muzikore e mbrëmjes, së bashku me bashkëpunëtorët shumëvjeçarë të krijuesit të hitit “Purple Rain”, Jimmy Jam dhe Terry Lewis, shkruan KOHA Ditore.
“Jam e nderuar që do ta bëj këtë për shumë arsye, por fakti që jam në gjendje të ndihmoj në festimin e jetës së një miku të dashur dhe të jem pjesë e kësaj dhe të jem regjisore muzikore është e mrekullueshme”, tha ajo për “Rolling Stone”.
“Nga pikëpamja muzikore, ka kaq shumë për të zgjedhur. Është pothuajse e padrejtë ta bësh një përkujtim dyorësh për të – mund ta bënim një javë të plotë. Në fund, është ai që po i mbledh njerëzit së bashku dhe që po e kalojnë një kohë të mirë”.
Në një deklaratë, presidentja/CEO e Akademisë së Regjistrimeve Deborah Dugan tha: “Pavarësisht se si e identifikoni (Princein), ai është pa dyshim një nga artistët më të mëdhenj muzikorë të të gjitha kohërave.
“Ai vazhdon të shërbejë si një ikonë frymëzuese për artistët dhe fansat në të gjithë botën, dhe ne jemi aq të nderuar që e përkujtojmë trashëgiminë e tij”. /KultPlus.com
Shumë prej frazave për ekzistencën nga Aleksander Pushkini, janë nxjerrë nga poezitë e tij dhe fjalët e shprehura nga personazhet në romanet e tij. Janë të gjitha shumë të bukura, të thella dhe të veçanta, shkruan KultPlus.com
Babai i letërsisë moderne ruse ka pasur një ekzistencë të trazuar. Si për mënyrën e tij të veçantë të të parit të botës, ashtu edhe për frymën rebele që e ka dalluar gjithmonë. Për pjesën më të madhe të jetës së tij ai u interesua për politikën, më shumë për etikën e saj sesa për ethet e pushtetit.
“Njerëzit janë shumë të ngjashëm me nënën e tyre të parë Evën: për atë që u jepet nuk janë mirënjohës e të kënaqur. Gjarpri i bind ata të shkojnë me të, drejt pemës së jetës. Ata duan të kenë frutin e ndaluar, ose parajsa nuk do të jetë parajsë për ta”.
Ky poet i madh rus pësoi persekutime të ndryshme dhe jetoi shumë vjet në internim. Pothuajse gjatë gjithë jetës së tij ai nuk njohiu qetësi. Vdiq në moshën 37 vjeç në një duel absurd, por fjalitë e tij mbi ekzistencën ende mbahen mend pas shumë shekujsh. Ja disa prej tyre.
Fraza për ekzistencën dhe vuajtjen nga Alexander Pushkin
Prodhimi i parë letrar i këtij poeti pati një ndikim të konsiderueshëm në romantizëm. Në njërën prej frazave të Aleksandr Pushkinit thuhet: “Vala e zemrës, mashtrimi magjepsës, na bën të vuajmë shumë shpejt”. Kjo frazë pasqyron frymën dramatike që karakterizoi shkrimtarët romantikë të epokës së tij.
Një citim tjetër nga autori rus pasqyron ndjenjën melankolike dhe idealiste tipike të shekullit të tetëmbëdhjetë. “Më mirë të rrimë këtu dhe të presim, mbase stuhia do të qetësohet dhe qielli do të ndriçohet, më pas ne do të jemi në gjendje të gjejmë rrugën tonë përmes yjeve”.
I huaji është i panjohuri
Pushkini u internua sepse ishte pjesë e një grupi sekret politik që ishte kundër monarkisë dhe sepse ai kishte botuar disa vargje që autoritetet i konsideronin subversive. Më vonë, edhe për shkak se në një letër personale u vetëshpall ateist.
Për të gjitha këto arsye, shumë nga fjalitë e Pushkinit për ekzistencën janë të ndërthurura me ndjesinë e të ndjerit larg, të përkatësisë në një realitet që nuk e ndjen të vetin. Një herë ai tha: “Shija e bukës së të tjerëve është e hidhur, thotë Dante, dhe shkallët e një shtëpie të huaj janë të rënda”.
Çdo gjë ka kohën e vet
Një nga temat e përsëritura në citimet e Aleksandar Pushkinit është rinia. Ndoshta sepse e kuptoi që vitet e tij rinore po kalonin shpejt për shkak të gjithë peripecive të tij, ose mbase sepse ai pa në këtë fazë të jetës më të mirën që mund të ofronte shpirti njerëzor.
Në shumë prej veprave të tij ai u drejtohet të rinjve drejtpërdrejt. Një nga frazat më të njohura thotë: “Duke parashikuar zërin e natyrës, ne nuk bëjmë asgjë, por dëmtojmë lumturinë tonë, dhe rinia e zjarrtë fluturon duke rendur pas këtij zëri”.
Realiteti nuk është gjithmonë gjëja më e mirë
Edhe pse veprat e fundit të Pushkinit kishin një ton më realist, poeti kurrë nuk e braktisi idealizmin që e karakterizonte. Ai ishte i vetëdijshëm për këtë, siç mund ta shohim në këtë thënie: “Një iluzion na lartëson më shumë se një mori të vërtetash të ulëta”. Do të thotë që është më mirë të kemi një ëndërr të madhe që na bën të rritemi, se sa shumë realitete të vogla që na bëjnë të mbetemi të mbërthyer në mediokritet.
Në një fjali tjetër ai shpreh këndvështrimin e tij më fort: “Për mua, më e dashur se shumë të vërteta të vogla, është iluzioni që lartëson”. Këtu, ai shprehet qartë se preferon ëndrrën e iluzionit në vend të zakonshmërisë.
Mbi moralin
Tema e moralit është e pranishme në tërë veprën e Pushkinit. Në veçanti, ai kritikonte falsitetin e jetës së oborrit, zakonet e kohës së tij dhe padrejtësitë e thella që pësonte populli. Për këto arsye, ai u kushtoi shumë reflektime këtyre problemeve.
Një tjetër prej frazave të tij të shkëlqyera thotë: “Klishetë morale janë shumë të dobishme kur nuk gjejmë brenda vetes sonë, justifikimet e sjelljes sonë”. Me këto fjalë ai nënvizon zakonin e disa njerëzve të gjejnë justifikime për sjelljen e tyre bazuar në idetë e të tjerëve, që merren si të mirëqena.
Aleksandar Pushkin ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Si një mendimtar, një njeri që jetoi para kohës së vet, ai vdiq i zhytur në borxhe, por në mënyrë paradoksale, ishte Cari Nikolla ai që shleu të gjitha borxhet e tij./KultPlus.com
1. Irani, dikur trualli ku shtrihej një pjesë e Persisë, ka pasur në shekullin e XX, një mbretëreshë shqiptare për 10 vjet. Mirëpo historia e saj shkruhet kur princesha me gjak shqiptari përgjithmonë shkoi në qiejt e Zotit. Ajo me bijat e tjera si dhe vëllai të mbretit të Egjyptit Faud kanë një të veçantë. Të katër bijë të mbretit emrat e tyre fillojnë me germën F. Gazeta angleze: “Indipedent”, shkruan se kjo e veçantë buronte nga dashuria për të kujtuar emrin e nënës së tyre të dashur, Feryal. Ato ishin rritur nga një dado angleze, znj, Naylor, dhe shpesh flisnin anglisht midis tyre dhe me vëllamin e tyre Faruk. Le të zbresin tani te gjaku shqiptari, që ka rrjedhur në damarët e princeshës Fawzia. Princesha Fawzia ka lindur në Aleksandri. Princesha Fawzia bint Fuad u lind më 5 nëntor 1921 në Ras al-Tin Palace në Aleksandri, vajza e madhe e Mbretit Fuad dhe gruas së tij të dytë, Nazli Sabri dhe u rrit në pallatet mbretërore me kopshte e mbrojtur nga bota e jashtme ngase ajo ishte vajza e madhe e Sulltan Fuad I, i Egjiptit dhe Sudanit (më vonë Mbreti Fuad I). Prejardhja e gjakut e kësaj princeshe është llogaritur si: 10/16 kirkasian 3/16 Turkish 16 French (nga ana e femrave) dhe 1/16 Shqiptare.
Princesha Fawzia Fuad në kopertinën e revistës amerikane Life
Stërgjyshi i Princeshës Fawzia ishte major-general Muhammad Sharif Pasha, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Një nga stërgjyshërit e saj ishte Sulejman Pasha, një oficer i ushtrisë franceze i cili ka shërbyer nën Napoleonin, më vonë u konvertuar në islam, ndërkaq ai mbikëqyri një riorganizim të ushtrisë egjiptiane. Përveç motrat e saj, Faiza, Faika dhe Fathia, dhe vëllai i saj, Faruk, ajo kishte dy gjysmë-vëllezërit e motrat nga martesa e mëparshme e atit të saj .Burimet shkruajnë se Princesha Fawzia, ishte arsimuar në Zvicër, ajo fliste i rrjedhshëm në anglisht dhe frëngjisht, përveç gjuhës sës saj të lindjes, arabisht. 2. Burimet angleze .Lidhur me martesën e parë të princeshës shkruajnë se martesat mes fuqive me dinastitë në Lindjen e Mesme ishin një risi. Fawzia ishte më e bukura (shkruajnë, në kronikat e vdekjes mediumet londineze, në vitin 1939), si pjesë e planeve të mbretit Faruk për të forcuar ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, ajo ishte martuar me trashëgimtarin e fronit të Iranit, Mohamed Reza Pahlavi. Martesa e Princeshës Fawzia me Prince Mohammad Reza Pahlavi e Iranit ishte planifikuar nga babai i këtij të fundit, Reza Shah. Një raport i deklasifikuar i CIA-s në maj të vitit 1972 e përshkroi bashkimin si një lëvizje politike. Në anën tjetër, martesa ishte e rëndësishme në atë për të bashkuar një mbretëror sunite, (Princesha,) dhe një (Shi mbretërore) Princi i kurorës. Kur princesha shkoi në Teheran, Irani ishte në shok nga furnizimet e energjisë elektrike dhe ujit, trenave. Nuk është një vështrim i tërbimit në fytyrën e saj në një fotografi të marrë nga ditët e saj të para në Teheran, i cili ishte ende i prapambetur dhe primitiv. Ka pasur pak njerëz, që ajo mund të flas për të edhe pse burri i saj u ngjit në fron në vitin 1941. 3. Princi i kurorës. Princesa Fawzia nga Egjipti dhe Mohammad Reza Pahlavi u angazhuan për martesë në maj 1938. Megjithatë, e panë njëri-tjetrin vetëm një herë para dasmës së tyre. Ata u martuan në Pallatin Abdin në Kajro më 15 mars 1939. Kur ata u kthyen në Iran, ceremonia e dasmës u përsërit në Pallatin e mermertë, Teheran, i cili ishte edhe qëndrimi i tyre i ardhshëm. Pas martesës, Princeshës i është dhënë shtetësi iraniane. Dy vjet më vonë princi i kurorës pasoi babanë e tij në mërgim dhe do të bëhej Shahu i Iranit. Menjëherë pas ngjitjes së burrit të saj në fron, mbretëresha Fawzia u shfaq në kopertinën, e një reviste, ishte revista: “Life” e 21 shtatorit 1942 ,fotografuar nga Cecil Beaton, i cili e përshkroi atë si një “Venus aziatike” me “një fytyrë të përkryer në formë zemre dhe sytë çuditërisht të zbehtë, por një ylli blu. Ajo drejtoi Shoqatën themeluar rishtazi për Mbrojtjen e grave shtatzëna dhe fëmijët (APPWC) në Iran. Me Mohammad Reza Shah Pahlavi ajo kishte një fëmijë, një vajzë: Princesha Shahnaz Pahlavi ,lindur më 27 tetor 1940. Martesa e tyre nuk kishte sukses. Mbretëresha Fawzia u vendos në Kajro, në maj të vitit 1945 dhe për të marrë një divorc egjiptian. Arsyeja për kthimin e saj ishte se ajo shihte Teheranin si një vend të pazhvilluar në kontrast me Kajron një qytet modern, dhe kozmopolit. Përveç kësaj, ajo kishte kaluar kohë të vështira për shkak të mosbesimit të shahut dhe sëmundjes së malaries si dhe depresionin. Ajo u konsultua me një psikiatër amerikan në Bagdad, për problemet e saj pak para se ajo të largohej nga Teherani. Nga ana tjetër, raportet e CIA-s pretendojnë se Princesha Faëzia është tallur dhe e ka poshtëruar Shahun për shkak të dobësisë së tij, duke çuar në ndarjen e tyre.Në librin e saj Ashraf Pahlavi, motra binjake e Shahut, argumenton se ishte Princesha dhe nuk ishte shahu, që bëri për divorc. Ky është divorci i parë dhe nuk ishte i njohur për disa vjet nga Irani, por në fund një divorc zyrtar është marrë në Iran, më 17 nëntor të vitit 1948, nga Mbretëresha Faëzia. Një kusht kryesor i divorcit ishte se vajza e saj duhej lënë për t’u rritur në Iran. Po rastësisht,në kahun e kundërt vëllai i Mbretëreshës Faëzia, Mbreti Faruk, është divorcuar me gruan e tij të parë, Mbretëresha Farida, në nëntor të vitit 1948. Në njoftimin zyrtar të divorcit, ajo u shpreh se “klima persiane kishte rrezikuar shëndetin e perandoreshës Faëzia dhe se në këtë mënyrë u ra dakord që motra e mbretit egjiptiane të divorcohej. Në një deklaratë zyrtare, Shahu tha se shpërbërja e martesës “nuk mund të ndikojë me çdo kusht në marrëdhëniet ekzistuese miqësore midis Egjiptit dhe Iranit.” Pas divorcit të saj Princesha Faëzia ka kryesuar gjykatën egjiptiane. Më 28 mars 1949, në Pallatin Koubba në Kajro, Princesha Faëzia është martuar me kolonelin Ismail Chirine (ose Shirin) (1919-1994. Ai ishte diplomuar në Cambridge dhe kishte qenë një herë ministër egjiptian i luftës dhe marinës. Pas dasmës ata jetonin në një pasuri në pronësi nga Princesha në Maadi, Cairo. Ata banuan në një vilë në Smouha, Aleksandri,kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Fawzia jetonte në Egjipt, mirëpo pas vitit 1952 me revolucionin, që përmbysi Mbretin Faruk,ajo nuk vuajti shumë nga grushti i shtetit të vitit 1952 i cili ka rrëzuar vëllamin e saj dhe e bëri Egjiptin një republikë. Ajo jetonte me burrin e saj të dytë, një oficer i ushtrisë fjalëshumë i quajtur Ismail Shirin, në Kajro dhe Aleksandri dhe kur ishte e mundur vizitoi edhe qytet e botës si : Parisi dhe Gjeneva. Flokët e errët të saj, lëkurë e zbehtë dhe sytë madhështor ishte bërë kështu një nga femrat më të bukura në Kajro, kur ai ishte një nga kryeqytetet më të kërkuara të botës. Ajo ishte e sjellshëm, shumë iranianë e mbajnë mend atë si më të mirën nga të tre gratë e shahut. Vdekja e Princeshës Faëzia është raportuar gabimisht në janar të vitit 2005. Gazetarët e kishin ngatërruar atë me mbesën e saj, Princesha Fawzia Faruk (1940-2005), një nga tre bijat e Mbretit Faruk. Në jetën e saj të mëvonshme, Princess Fawzia ka jetuar në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 2 korrik 2013 në moshën 91 vjeçe. Ceremonia funerale është mbajtur pas namazit të mesditës në Xhaminë Sayeda Nafisa në Kajro më 3 korrik. Ajo u varros në Kajro. 4. Disa nga komentet e medieve londineze janë se ajo :si një bijë e Fuadit, mbretit të Egjiptit dhe motra më e re e mbretit Faruk, Fawzia kishte gjak mbretëror në këtë dijeni sundimtari iranian Shah Reza e ka kërkuar për djalin e tij me synimin një familje e vjetër mbretërore do të shtojë famë të monarkisë me rrënjë të Iranit. Një vajzë e trembur, vajzë e bukur me sy blu dhe flokë të zeza, ajo u përshkrua nga shkrimtari egjiptian, oborrtari Adel Sabit me fjalët më poetike . Ajo ishte 17 vjeçe kur ndeshja me princin e ri iranian të kurorës dhe diskutoi për herë të parë. Në këtë kohë ajo kishte qenë shkolluar në Zvicër,ajo i ishte gëzuar, modës evropiane dhe kurrë nuk e kishte veshur vello. Por sapo është kthyer në Egjipt, statusi i saj si princeshë mbretërore ka lejuar lirinë e saj të vogël. “Faëzia ishte në ato ditë pothuajse një e burgosur në lundrën e banuar të nënës së saj në lumë.”
Ajo rrallë dilte dhe kur dilte ajo ishte e rrethuar nga zonjat në pritje dhe provizionet. Në një kohë kur të gjitha vajzat e tjera të reja ishin duke shijuar një liri relative, Faëzia, për shkak të pozitës së saj, ishte rrethuar nga afër nga një shpurë e tërë. Duke konceptuar idenë e një ndeshje me një princeshë egjiptiane, Reza Shah i dërgoi një ambasador në Kajro për të diskutuar mendimin e familjes mbretërore. Edhe pse martesa e një sunite shiit, angazhimi u ra dakord.Një delegacion u dërgua nga Teherani në Kajro duke mbajtur një letër nga Shahut dhe një koleksion me bizhuteri. Në të njëjtën kohë, princi i kurorës mbeti në dijeni të negociatave, ai nuk e kishte parë një foto të saj në maj të vitit 1938, dhe se më këtë rast angazhimi është shpallur. Ritet e dasmës janë bërë dy herë: në Kajro, më 15 mars 1939, sipas zakonit suni; një ceremoni shite u zhvillua më vonë në Teheran.Çifti mbretëror fluturoi në Teheran të nesërmen, së bashku me pajisjet personale të Faëzia-së rreth 200 valixhe. Ata u pritën në aeroport nga Shahu Reza. Në prani të një turme, Shahu Reza puthi Faëzian në ballë dhe i tregoi turmës, duke thënë: “. -E pra, bija ime, ky është vendi juaj dhe këtu është populli yt”. Ceremonia persiane ishte përfshirë shtatë ditë banket. Të burgosurit u liruan nga burgu.Ushqim dhe të holla u janë dhënë të varfërve. Jeta në Teheran për Faëzia ishte shumë e ndryshme, por jo më pak kufizuese se ekzistenca,që ajo e kishte lënë prapa. Një pallat i shekullit të 19- ka qenë rinovuar për çiftin mbretëror, por sipas standardeve egjiptiane ishte i varfër. Megjithatë, çifti ishte i lumtur në fillim dhe fëmija i tyre i vetëm, një vajzë u quajt Shahnaz u lind më 27 tetor 1940.
Princesha Fawzia Fuad në kopertinën e revistës amerikane Life, ku shkruhet dhe për origjinën e saj shgqiptare
Në sytë e botës, Faëzia ishte mishërimi joshës, stili i saj ishte një përzierje e modës evropiane dhe mistikës orientale.Portreti i saj, i marrë nga Cecil Beaton, u shfaq në kopertinën e revistës :”Jeta” në vitin 1942. “Ajo kishte sytë e trishtuar dhe të dëshpëruar,”, “katran i zi i flokëve, një fytyrë të përkryer të skalitur dhe të butë, duart e këndshme privuar nga rrudhat e punës”. Por si në 1940 vazhdoi, jeta në Teheran u bë gjithnjë e më e vështirë. Shpura e saj e shërbëtorëve egjiptiane u shkarkua. Për të shmangur mërzinë, Faëzia, filluan të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës në shtrat dhe duke luajtur karta. Ajo foli për burrin e saj me anëtarët e gjykatës në frëngjisht, ka bërë një përpjekje me gjysmë zemre për të mësuar gjuhën persiane prej disa muajsh. Gjatë gjithë ditës ajo në mënyrë të përsëritur do të thërriste: “Je m’ennuie! Ajo refuzoi të merte pjesë në mbledhjet e organizatave bamirëse dhe fondacione në të cilat ishte kreu si një mbretërore iraniane dhe e bëri gjithnjë e më qartë përbuzjen e saj për Iranin dhe çdo gjë iraniane. Ajo madje filloi të tregojë pak interes për vajzën e saj. Në këtë kohë, ajo kishte ndarë një dhomë me burrin e saj. Kur Shahu do ti kërkojë falje, duke trokitur në derën e saj të mbyllur, përgjigja e saj ishte gjithmonë e njëjtë: “Pour l’amour de Dieu, partez!”.
Në vazhdën e botimeve të shumta në fushën e gjuhësisë dhe të kulturës shqiptare, profesor Valter Memisha ka botuar, së fundmi, dy librat e tij më të rinj: Studime për fjalën shqipe, 4 (Përmbledhje artikujsh e studimesh), si dhe veprën voluminoze, “Leximi leksikografik i veprës së D. Gumenit Shënime nga Shkolla e Partisë”, (studim & fjalor).
Veprat e botuara nga
Akademia e Studimeve Albanologjike u prezantuan në kuadër të veprimtarive shkencore të edicionit X “Ditët e
Albanologjisë”, ku shpërfaqet kontributi dhe rezultatet vjetore më të rëndësishme
në fushën e kërkimeve shkencore albanologjike.
Këtë vit, profesor
Valter Memisha, përveç arritjeve pozitive në punën organizative në cilësinë e
drejtorit të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, prezantohet edhe me dy
libra studimor, koha e shkrimit të të cilave i përket një pune shumëvjeçare.
Krahas studimeve
monografike, profesor Valter
Memisha, ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme për njohjen e pasurisë leksikore
e frazeologjike të gjuhës shqipe. Ai ka një përvojë të gjatë në fushën e
leksikografisë, si kërkues shkencor nëpër ekspedita gjuhësore dhe në tekste të
shkruara, si autor i disa fjalorëve shpjegues të shqipes dhe si redaktor e
recensent i shumë fjalorëve gjuhësorë.
Bibliotekave universare e më gjerë, tashmë i shtohen edhe dy
botimet e fundit të këtij autori, të cilat i vijnë në ndihmë studiuesve të gjuhës
shqipe, mësuesve, gazetarëve dhe lexuesve të interesuar mbi komunikimin në përgjithësi.
Libri
“Studime për fjalën shqipe, 4”- një libër që rreh probleme të
mprehta të shqipes së sotme
Libri “Studime për fjalën shqipe, 4” vjen si pjesa e katërt e serisë Studime
për fjalën shqipe dhe sjell trajtime origjinale e të thelluara në fushën e
gjuhësisë mbi personalitete, vepra, ngjarje dhe dukuri. Si një nga gjuhëtarët më
të rëndësishëm bashkëkohor, profesor Valter Memisha në hulumtimet e veta spikat
për qasjet risimtare, tematikat e larmishme dhe lëndën e pasur të nxjerrë nga vëzhgimet
e imtësishme mbi ligjërimet gjuhësore.
Studiuesja
Enkeleida Kapia, në recensionin e vet me rastin e botimit të kësaj vepre, e ka
konsideruar si një studim të vyer, i cili
përcjell dukuri me interes dialektologjik, historiko-albanologjik, por dhe
dukuri me interes nga domenet e ndryshme të gjuhës, si fonetikë, morfologji,
sintaksë dhe leksik.
Vepra“Studime për fjalën shqipe, 4” është e ndarë në katër pjesë. Më konkretisht, pjesa e parë “Për personalitete, vepra e ngjarje”përmban 8 punime, ndër të cilat nënvijëzojmë narrativat e figurave të akademikëve Idriz Ajeti, Jani Thomai, Jorgo Bulo, Rexhep Qosja, të mendimtarëve të tjerë të shqipes si Thoma Dhima, Xhevat Lloshi, si dhe të ngjarjes madhore të Kongresit të Manastirit.
Në pjesën e dytë “Studime në proces”, përfshihen studime mbi ndikimin e medieve të
huaja si pasuruese të leksikut të shqipes, frazeologjinë në tri drama të
Dritëro Agollit dhe nga “Eposi i kreshnikëve” te “Këngë të moçme shqiptare”,
argumentimin për një fjalor konkordancash të veprës letrare të Martin Camajt,
vëzhgime gjuhësore për veprën “Shënime nga shkolla e Partisë” e Daut Gumenit,
kontributi i munguar leksikografik i Lef Nosit, dhe një intervistë me Nadire
Buzon mbi Kadarenë dhe gjuhën shqipe.
Studiuesja Enkeleida Kapia, veçon në këtë kapitull,
qasjen akademike të gjuhëtarit Valter Memishaj në studimin “Mediet e shkruara
si pasuruese të leksikut të shqipes”, ku ndryshe
nga
mendimi i përgjithshëm që mediet e shkruara po e shkatërrojnë gjuhët shqipe, në
këtë punim autori argumenton se i gjithë procesi mediatik, përveç ndikimeve
negative, edhe e ka pasuruar në mënyrë të jashtëzakonshme leksikun eshqipes
bashkëkohore, me prurje si në fushën e fjalëve e të frazeologjisë, ashtu
dhe në atë të kuptimeve leksikore. Gjuhëtari Memisha shprehet se shqipja është
ndikuar në 2 grupe të mëdha njësish: formime të shqipes dhe huazime.
Tek grupi i parë autori vëren që mbizotëron gjithandej prirja për sintetizim
dhe kondensim semantik. Për shembull, ai shton që formimet me
përbërje, si politikëbërje, politikëbërës, opinionbërje, opinonbërës,
ditëmort, janë shtuar ndjeshëm dhe përbëjnë një fushë me interes të madh
studimor, si në rrafshin kuptimor dhe atë fjalëformues. Po ashtu, nga vëzhgimet
e tij janë shtuar shumë formimet me si ndajshtesa, si vetëndreqje,
vetëgjyqësi, vetëdeklaroj dhe emrat abstraktë me -(ë)ri, -(ë)si: padenjësi,
syhapësi, syҫeltësi, pandëshkueshmëri.
Në pjesën e tretë “Përcjellje veprash”autori
paraqet dy punime përcjellëse: recensionin për veprën E Folmja shqipe në
fshatin Mandricë dhe recension për veprën Fjalor anglisht-shqip, të
hartuar nga Ilo Stefanllari. E para, siç e përcakton dhe autori, është një
vepër e një lloji të veçantë, sepse ngrihet mbi një material dialektor të vjelë
në terren jo nga autori i veprës (Ludmill Stankov), por nga artikujt e botuar
në revistën “Studime filologjike” nga studiuesit Dhimitër Shuteriqi dhe Mahir
Domi apo lëndë të mbledhur edhe nga studiues të tjerë para tyre, në këtë mjedis
shqipfolës. Për këtë arsye, autori me të drejtë pohon që punimi ka vlerë të
padiskutueshme për studimet tona teoriko-dialektologjike dhe qëndron i
mëvetësishëm si punim monografik, sepse ai mbart një lëndë gati të plotë për të
folmen e Mandricës, me një informacion historik, etnografik, demografik,
dialektologjik (me lëndë fonetike, morfologjike, leksikore, frazeologjike
etj.), folklorik etj.
Në pjesën e fundit “Të ndryshme”autori ka përfshirë fjalët përcjellëse për
Pavlli Haxhillazin dhe Kolec Topallin, duke u përqendruar tek kontributet e
tyre për albanologjinë, veprat e tyre madhore, personalitetet shkencore
shumëplanëshe, sidomos atë të Kolec Topallit, dhe humbjet që ka pësuar
albanologjia me ikjet e tyre.
Studimi i veçantive të gjuhës së
veprës letrare përmes botimit: “Leximi leksikografik i veprës së D. Gumenit
– Shënime
nga Shkolla e Partisë”
Libri tjetër i botuar nga profesor Valter Memisha: “Leximi leksikografik i veprës së D. Gumenit Shënime nga Shkolla e Partisë” është rezultat i një pune disavjeçare dhe përbën një kontribut të vyer në fushën e studimit të gjuhës së letërsisë në përgjithësi dhe të ashtuquajturës “letërsi e burgut” në veçanti. Libri është strukturuar në dy pjesë: Pjesë e parë, me rreth 30 faqe merret me trajtimin e lëndës në rrafshin studimor. Autori ka motivuar shtysën se përse ka bërë objekt studimi gjuhën e veprës së D. Gumenit: “Shënime nga Shkolla e Partisë”, përse e ka lematizuar atë në pjesën dërrmuese dhe përse ka përgatitur një fjalorth me leksikun që gjendet në faqet e kësaj vepre dhe që semantikisht lidhet me persekutimet politike e ideologjike, me burgosjet, me internimet, me dënimet në kohën e Shqipërisë moniste.
Pjesa e dytë e veprës “Leximi
leksikografik i veprës së D. Gumenit Shënime
nga Shkolla e Partisë” është fjalori që sendërton “leximin leksikografik”
të veprës Shënime nga Shkolla e Partisë e D. Gumenit. Fjalori është
konceptuar në tri pjesë: leksiku fjalësor; njësi frazeologjike, emërtime të
pathjeshta (ndërtime me dy a më shumë gjymtyrë me strukturë të hapur, por të
vetëqëndrueshme e pjesërisht të vetëqëndrueshme).
Fjalori
ka vlera, sepse si makrostrukturë është i pasur, dhe tregon punën e kujdesshme
dhe profesionale të studiuesit V. Memisha për të vjelë e përzgjedhur njësitë që
lidhen me një nga fushat e pastudiuara sa duhet
në gjuhësinë tonë.
Profesor
Tomor Plangarica, e ka konsideruar shumë të rëndësishëm këtë botim, duke
theksuar se, në veprën “Leximi
leksikografik i veprës së D. Gumenit Shënime
nga Shkolla e Partisë” kemi një lëndë të plotë ilustruese, me thënie /
fjali të shkëputura nga vepra e D. Gumenit, një punë që duhet vlerësuar
maksimalisht, jo thjesht për ardhjen e tyre pranë çdo zëri të fjalorit, por
edhe për përzgjedhjen e secilës thënie. Në shumësinë e konkordancave/ të
përdorimeve të fjalëve në vepër, studiuesi V. Memisha ka ditur të sjellë atë më
informative, por dhe më të realizuar gjuhësisht e sidomos sintaksorisht.
Sipas
studiuesit Plangarica, vepra e profesor Memishës, me lëndën që mbart, sjell një
ndihmesë të vërtetë për punën hartuese leksikografike të perspektivës së afërt
apo të mesme në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, për hartimin e
fjalorit të madh apo të atij “tesaurus” të shqipes.
Është në
natyrën e kërkimit shkencor, që arritja e synimeve të tilla ambicioze mbetet
utopi nëse nuk shoqërohet me përditshmërinë e kërkimit e përpunimit nga
studiuesit, të cilët ashtu heshturazi vijojnë të përgatisin shkallare që
mundësojnë përafrim ndaj kuotave të larta në të cilat do të duhet të
materializohet objektivi madhor, hartimi i atij fjalori. Puna e bërë nga
profesor Memishaj është tregues dhe shembull i ndërtimit të këtyre shkallareve,
ndaj meriton vlerësim, përveç të tjerave edhe për përmbushjen e këtij
funksioni. Dhe së dyti, materiali i grumbulluar e disiplinuar është një ftesë
për studiuesit e tjerë të gjuhësisë ligjërimore për të shqyrtuar e
interpretuar më tej.
Profesor
Valter Memisha ka hartuar edhe fjalorë të tjerë për vepra autorësh, të tillë
si: Për një fjalor të veprës së Branko
Merxhanit (me një studim hyrës, rreth 50-faqësh) dhe Fjalori i veprës së Martin Camaj, Vëllimi I.
“Leximi leksikografik i veprës së D. Gumenit Shënime nga Shkolla e Partisë” dhe “Studime për fjalën shqipe, 4” përbëjnë prurjet e radhës së këtij autori, të cilat e pasurojnë më tej fushën e studimeve albanologjike në vendin tonë. /KultPlus.com
Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të Festivalit të Këngës, një festival që vitin e kaluar pati shumë polemika, të cilat vazhdojnë edhe sot. Pas fitores së Arilenës u bë nami në rrjet, disa u shprehën të pakënaqur e të tjerë e mbështetën këngëtaren.
Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”.
Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.
Dy këngëtaret përfliteshin prej ditësh si dy konkurrentet më të forta të këtij festivali dhe të denja për çmimin e madh. Renditja në vend të dytë i la shije të hidhur Gjatës, e cila ‘theu’ edhe kodin e pashkruar të humbësit që uron fituesin.
Së fundmi, Arilena me një postim në “Instagram” ka treguar edhe reagimin e të huajve për këngën e saj. Në videot e postuara shihet se të huajt e kanë pëlqyer shumë këtë këngë dhe janë emocionuar nga zëri i Arilenës.
“Ju dua shumë të gjithëve. Jam mirënjohëse. Zoti ju bekoftë”, shkruan Arilena krah videove. /KultPlus.com
Në përvjetorin e gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, akuzon nëpërmjet poezisë.
Me rastin e Ditës së Gjenocidit, 15 janar, të shpallur nga Kuvendi i Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, sapo nxori nga shtypi sprovën antologjike me poezi “Dritë mbi plagë”.
Ky libër tematizon gjenocidin serb mbi shqiptarët. Ështëhomazh artistik ndaj të gjitha viktimave. Në të janë përfshirë poezitë e 51 poetëve shqiptarë, kryesisht poezi të reja, të dërguara në Qendër enkas për këtë përmbledhje dhe të përzgjedhura nga një ekip vlerësues. Libri ka për qëllim zgjimin e vëmendjes dhe ndëshkimin nga ana e drejtësisë.
Qendra falënderon poetët si dhe të gjithë ata që u angazhuan në botimin e këtij libri.
Poetët e përfshirë në libër mund t’i tërheqin falas nga dy ekzemplarë në redaksinë e gazetës ditore “Epoka e re” në Prishtinë. Do të ketë njoftime me kohë për datat e promovimevetë librit në Prishtinë, Tiranë e Shkup, personalisht apo nëpërmjet faqes zyrtare të Qendrës, sigurisht edhe nëpërmjet medieve. Së shpejti do të njoftohen të gjithë edhe për mënyrën e plasimit të librit për lexuesit, me çmim simbolik./KultPlus.com
Pavarësisht temperaturave që arrijnë deri në -27 ℃, qyteti i Harbinit, një ndër qytetet më të bukura të Kinës me pamje të cilat mrekullojnë çdo vizitor sidomos gjatë perjudhës së dimrit, ka hapur në 5 janar Festivalin Ndërkombëtar të Skulpturës së Akullit dhe Dëborës.
Qindra fishekzjarrë dhe një atmosferë e ngrohtë festive I kanë dhënë më tepër ngjyra qytetit të akullt, në të cilin sidomos gjatë muajit dhjetor temperaturat arrijnë nga -9℃ (15.8℉) gjatë ditës në -20℃ gjatë natës.
Festivali i cili mbledh bashkë mijëra vizitor nga e gjithë bota pritet të zgjas deri në 25 shkurt.
Ju do të shihni skulptura gjigande prej akulli, tepër delikate dhe të punuara në një formë me të vërtet mahnitse, në Ice and Snow World, dhe Stalin Park, apo të vlerësoni shfaqjen e fenerit të akullit në Parkun Zhaolin.
Festivali i cili mbahet vit pas vit, është një ndër spektaklet më gjigande të kësaj forme jo vetëm në provincën Heilongjiang, por në të gjithë botën.
Trena me avull apo pallate të ndërtuara nga akullli, rreth 220 mijë metra kub akull dhe borë përdoret për të ndërtuar një “botë më vete”, për kënaqësinë e vizitorëve, por jo vetëm.
Festivali i Akullit Harbin, i 36-i në numër, i ka fillimet e tij në 1963. Ai u ndërpre për disa vjet rresht për shkak të Revolucionit Kulturor të Kinës, duke rifilluar përsëri në 1985.
Përveç kullave të akullit ky festival përfshin edhe një sër aktivitetesh si xhiro me slitë, hokej mbi akull, futboll në akull, patinazh me shpejtësi por edhe garat e skive alpine. /shqiptarja/ KultPlus.com
Harrojini propozimet me në sfond kullën Eiffel apo ballkonin e dashurisë së Romeo & Zhulietës. Lee Loechler ka vendosur një standart të ri propozimi, që duhet vërtetë një mendje shumë – e theksojmë – shumë kreative për të sjellë diçka më emocionuese se kaq.
Lee e ftoi të dashurën e tij, Sthuthi David, në një kinema për të parë filmin e saj të preferuar të animuar. “Bukuroshja e Fjetur” nuk ishte shfaqur kurrë me një princeshë ezmere dhe një princ me sy që i shkëlqenin.
Teksa po shihte skenën ikonike, fytyra e Shtuthi-t ka marrë një pamje habie. Pse personazhet e animuar po i ngjasonin me dy persona që ajo i njihte shumë mirë?
Për 6 muaj me radhë, Lee kishte punuar që personazhet të dukeshin si çifti në jetë reale, ndërsa një punë intensive ishte bërë edhe për devijimin e linjës së historisë. Princi i propozoi Bukuroshes së Fjetur duke mbajtur një kuti me unazë në dorë, të cilën e hodhi jashtë kuadrit, për të përfunduar në duart e Lee si publik në sallë.
Nuk do mend që Sthuthi ka mbetur e habitur, duke mos rreshturi së thëni: “O Zot!” Më pas, ajo ka thënë me humor: “Të shkrehtët njerëz”, duke iu referuar pjesës tjetër të publikut. Por aty ka mësuar se surprizat nuk kanë patur fund: të pranishmit në sallë ishin vetë familjarët dhe miqtë e çiftit.
E si mund të mos i thuash “Po” një propozimi të tillë? /news31/ KultPlus.com
Hekurudha e Semeringut, sfida e inxhinierisë së fundshekullit XIX ka në vetveten e qenësishme një ndër më të kurajshmit të inxhinierisë, gjeniun me prindër shqiptar, Karl Gega
Karl Gega, figurë e shquar shqiptare e teknikës hekurudhore në shek. XIX, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së famshme të Semmeringut. Karl Gega lindi në Venedik me 10 janar 1802 dhe vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860, duke vrarë veten nga dëshpërimi. Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman.
Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu një kolegj për filizofi e matematikë me rezultate të shkëlqyera, në moshën 15 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë. Më 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjeç merr titullin “Doktor në matematikë”.
Iu kushtua ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbretërisë Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve, kanaleve dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Ai punoi në hapjen e rrugës së madhe malore në provincën e Belunos. Gjatë periudhës 1824-30 në provincën e Trevisos, në një pjesë rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike.
Nga 1830-33 ishte inxhinier në Rovigo dhe pastaj deri në vitit 1836, u caktua në departamentin e ujërave pranë drejtorisë së bujqësisë në Venedik. Në vitin 1840 u gradua dhe u bë zëvendës në Drejtorinë e ndërtimeve për mbarë Tirolin. Aty projektoi rrugën malore që kalon nëpër Val Sugana, pastaj atë që kalon nëpër Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bëri projektin e urës së varur mbi Etsh pranë Mores. Në vitin 1848, si inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndërtimeve, drejton ndërtimin e hekurudhave të Jugut deri në Laihah.
Në këtë kohë bëri një udhëtim të gjatë studimi në Gjermani, Belgjikë, Francë e Angli dhe, me t’u kthyer, hyri përsëri në shërbimin e hekurudhave shtetërore dhe u mor me trasimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, tunel i gjatë 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundësinë e trasimit të një hekurudhe me aderencë të thjeshtë. Kësaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas një udhëtimi të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli. Më 1849 u bë drejtor i Seksionit të Ndërtimit të Hekurudhave dhe më 1850 drejtor i drejtorisë së përgjithshme për ndërtimin e hekurudhave shtetërore në Vjenë.
Zgjidhja e problemit të hekurudhës së Semmeringut nga Karl Gega u kundërshtua nga shumë specialistë, mbasi asohohe diskutohej shumë rreth vështirësive që lokomotiva të ngjitej në atë lartësi me kaderencë të thjeshtë, por eksperienca provoi se ishte një gjë e mundshme, siç e kishte parashikuar ai, që lokomotiva me tren të përshkonte një pjerrësi 25‰ dhe rreze 180 metra.
Enkas për hekurudhën malore të Semmeringut u shpall një konkurs midis konstruktorëve të lokomotivave për të ndërtuar një lokomotivë më të fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtëzohej edhe prej forcës tërheqëse të lokomotivës. Në vitin 1860 përfundoi kjo linjë që është shëmbulli parë i hekurudhave malore.
Të dhëna për urën e Semmeringut
Për të pasur një ide rreth kësaj pune vigane, po japim disa shifra: gjatë linjës së kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujësjellësa, me gjatësi të përgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatësi të përgjithshme prej 4520 metra. Përveç këtyre u ndërtuan disa qindra ura të vogla dhe një mori muresh mbrojtëse për sigurimin e trenave nga shëmbjet e dheut. Për të gjitha këto u hodhën në erë 1500000 m3 shkëmbinj, u zhvendosën 3500000m3 dhé , u stivuan 65000000 tulla dhe u ngritën 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, për shpimin e formacioneve shkëmbore, s’kishte mjete të tjera veç turjelave me dorë. Edhe në ndërtimin e ujësjellësave dilnin shumë vështirësi, meqë në atë kohë nuk njiheshin vinçat e mëdhenj; ndërtimi i atyre shtyllave madhështore që arrinin deri 45 metra lartësi dhe një gjërësi deri 20 metra, bëhej nëpërmjet skelave të luhatshme.
Por vështirësitë e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, që është si të thuash pika kulminante e kësaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, në lartësi 818 metra mbi nivelin e detit. Ky tunel, për arsye të gjatësisë së tij, nuk u shpua vetëm horizontalisht e nga të dy anët, por edhe vertikalisht në gjashtë vende, për të hapur galeri porsi puse, nga të cilat nxirrej dheu e gurët.
Qasjet për njohjen e Karl Gegës
Mjerisht, të dhënat e jetës dhe të veprimtarisë së Karl Gegës na kanë arritur mjaft të gjymtuara, aq sa nuk e kënaqin kurreshtjen e ligjshme për ta njohur tërësisht. Vitet e fundit të Karl Gegës qenë të mbushura plot me brenga e hidhërime. Pak kohë përpara se të përfundonte ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut, qeveria austriake e dërgoi atë në Sibenburg që të ndërtonte një rrjet hekurudhor të ri. Në të vërtetë, kjo ishte një manovër e bërë me paramendim për ta larguar së andejmi, pikërisht në një kohë kur po përfundonte vepra e tij kryesore.
Ai u mërzit e u shqetësua shumë për këtë luftë që po i bëhej prapa krahëve. Mjaftonte një lajthitje banale e teknikëve, që dy anët e tunelit të mos takoheshin në pikën e dëshiruar, por t’i shmangeshin njëra-tjetrës, në drejtime të kundërta. Gjithçka mund të ndodhte në mungesë të tij. Ndodhej në Vjenë kur dikush i tha se dy anët e kundërta të tunelit të Semmeringut paskeshin devijuar gjatë shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegën. Me dështimin e kësaj vepre, në të cilën ai kishte derdhur të gjithë përvojën e njohuritë, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk më e lehtë se sa poshtërimi, përqeshja dhe përbuzja e kundërshtarëve, prandaj përfundoi në vetëvrasje, në një banesë të Vjenës, në rrugën “Kulla e kuqe”, nr. 6.
Lavdia pas vdekjes e mjeshtrit
Ndërkohë tuneli i Semmeringut kishte përfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti të gëzonte përurimin e veprës së tij madhore.
Karl Gega u vendos në panteonin e njerëzve të mëdhenj. Shtatë vjet më vonë, d.m.th. në 1867 eshtrat e tij u vendosën përfundimisht në një varr përmendore. Edhe në stacionin e Semmeringut. Ppas dy vjetësh, iu ngrit një përmendore në kujtim të këtij nismëtari të hekurudhave malore. Vite më vonë u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Gegës. Ndërkohë filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane të këtij personaliteti. Por në vetë qarqet e kulturës austriake nuk munguan autorë objektivë, që e kanë vënë në dukje origjinen e tij shqiptare, siç është p.sh. rasti i Friedrich Uallisch, i cili, në librin me titull “Neuland Albanien”, botuar në Stuttgart 1931, thotë në faqen 113: “Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semmeringut, ka qenë me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vetë mbiemri i tij “Gega”, që do thotë nga Shqipëria Veriore”.
Karl Gega ka lënë shkrime për teknikën hekurudhore si “Pamje e përgjithshme e përparimeve në hekurudha, 1840-1850” (botim 3, Vjenë 1853), “Mbi ndërtimin e urave në Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftësive bartëse të urave Houe” (botin 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku një zhalon të përmirësuar si edhe një oktantë me nonius për trasimin e kurbave. I tij është koncepti i gjatësisë virtuale të një hekurudhe.
Faktimi i origjinës së Karl Gegës
Dr. Alvin Saraçi gjatë një simpoziumi, zhvilluar në Vjenë më 2005, ai argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale të gjetura në bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias, të pabotuara më parë, hartuar në vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift në Kishën e San-Markos dhe kushëri i parë (djalë i xhaxhait) i Karl Ghegës. Katragjyshërit e Karl Gega dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur në Perast, pranë Kotorrit, në Mal të Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe të Shkodrës më 1479. Prej më shumë se tre shekujsh, ata kishin shërbyer si oficerë marine dhe zyrtarë të lartë të Republikës se Venedikut.
Një dokument i 3 tetorit 1739 mund të konsiderohet si dokumenti i parë, e gjetur deri tani, që fakton linjën e Gegëve, që fillon me Giorgio (Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me të birin e tij, Cristoforo (Kristofor), që del si oficer marine në Venedik, por edhe si pjesëmarrës në luftën Veneciane të Thesalisë, kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah. Kristofor pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili në vazhdën e traditës familjare u bë oficer marine, duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmijë: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan. Antonio Ghega është babai i Karl Gegës, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift në Kishën e San-Markos.
Dr. Saraçi nënvizon se duhen vazhduar kërkimet e mëtejshme në arkivat e Perastit në Mal të Zi. Në këtë simpozium iu dha fund edhe hipotezës mbi vetëvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazën e dokumenteve origjinale të gjetura në arkivin e Shtetit të Austrisë dhe Muzeut Teknik të Vjenës, dëshmoi lindjen e Karl Ghegës më 10 janar 1802 (dhe jo më 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Ghega ka vdekur më 14 mars 1860 në Lugeck në Vjenë (hipoteza e vetëvrasjes hidhet plotësisht poshtë) dhe se ceremonia fetare është zhvilluar ne Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi është varrosur në varrezat e Vahringer-it në Vjenë.
Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit të kanalit të Suezit).
Gega dhe sfidat e tij inxhinierike
Në vitin 1836 Banka Rotschild merr me konçension nga Perandoria Austro-Hungareze, ndërtimin e Kaiser Ferdinand Nordbahn, një hekurudhë që duhet të lidhte Vjenën me Triesten, në drejtim të Karpateve me Galicinë
Karl Gega dhe e Luixhi Negrelli
Gega merr si detyrë të parë një udhëtim përmes Evropës për të hetuar dhe për të parë problemet e hekurudhave, shikon ato franceze, belge, gjermane dhe arrin deri në Angli, ku takon Stivensonin që furnizon hekurudhat perandorake me lokomotiva. Stivenson kishte parë ndërkohë Amerikën në fillim të viteve ’30 dhe në kthim kishte publikuar një vëllim, ndoshta ndër të parat me të dhëna nga hekurudhat amerikane në të cilin ilustronte zhvillimet në ndërtimin e urave, hekurudhave dhe porteve.
Me t’u kthyer në Vjenë, Gega u emëruar kryeinxhiner të hekurudhës që përmendëm më lart. Një detyrë tepër e rëndësishme e marrë edhe pas mbështetjes së këshilltarit të oborrit Ermenegildo Francesconi, me origjinë nga Veneto.
Loti i parë Vjenë-Bernë, u realizua në 1837, por ishte segmenti i radhës që do të vinte në provë Karl Gegën. Në një kohë rekord për epokën, rreth një vit u përfunduan rreth 150 km hekurudhë, duke realizuar volumet masive, vendosur binarët, dhe duke hapur rreth 600 metra rrugë anësore.
Ndërtimi ishte një sukses për Karl Gegën, i cili ndërkohë duhej të rikthehej në detyrën e tij të mëparshme në Venecia dhe u zëvendësua nga Negrelli. Por pas katër viteve të kaluara duke drejtuar punimet e ndërtimit të një hekurudhe, Gega nuk gjeti më stimul për të ndërtuar rrugë fushore. Për këtë arsye pranoi detyrën e zëvëndësdrejtuesit të punimeve për rajonet e Tirolit e të Voralbergut, rajone që në atë kohë kishin kufijtë të ndryshëm nga ato që kanë sot. Në fakt ndër detyrat që mori Gega ishte edhe të risistemonte rrugën e Valsugas sot Treintino që ishte në këtë kohë nën juridksionon e Tirolit.
Ishte vetëm një devijim sepse në 1842 Gega u kthye në administratën perandorake të hekurudhave për të studiuar mundësinë e shtrirjes së hekurudhave drejt detit Adriatik.
Gega direkt dhe në mënyrë indirekte ndoqi momentet e projektimeve të Brunel në ndërtimin e hekurudhave dhe të anijeve dhe u interesua për makineritë me avull, perceptoi dhe kishte intuitën që disa nga këto shpikje të reja mund të përdoren edhe në ndërtimet e hekurudhave dhe sidomos të urave me harqe.
Në Amerikën e Veriut Gega dhe Lohr udhëtuan shumë, studiuan vijat hekurudhore, vagonat, urat dhe në mënyrë të veçantë ato të inxhinier Squire Uhipple që ishte i pari që projektoi ura me strukturë harkore.
Uhipple ishtë marrë më realizimin e hekurudhës Baltimorë-Ohajo, ku urat ishin ndërtuar me sistemin Houe, në të cilin Gega ishte një admirues. Me t’u kthyer në Vjenë, Gega e përmbledh eksperiencën e tij amerikane në dy libra në të cilat njërin kushtuar urave hekurudhore. Në këtë kohë filloi ndërtimi i segmentit nga Vjena në drejtim të jugut qe përfundon nën drejtimin e Gegës dhe Lohr në tetor 1884.
Katër vite më pas përfundoi segmenti Celje-Laibach, por ai ishte edhe viti i revolucionit. Gega mori detyrën për të realizuar veprën e tij më të rëndësishme, hekurudhën e Semeringut që prej të gjithëvë quhej e pamundur për t’u realizuar. Semering ishte një terren i vështirë megjithëse jo shumë i lartë ( rreth 1000 metra) i rrethuar nga male dhe lugina që arriheshin me shumë vështirësi, ai përfaqësonte kufirin në mes të Austrisë së ulët dhe Stiria dhe ishte një vend antik tranziti drejt Vjenës që vinte nga Adriatiku.
Ky terren ishte zgjedhur sepse dukej më i sigurit për të arritur adriatikun në krahasim me të tjerët, shumë afër më Hungarinë dhe Sloveninë të konsideruara si territoret më të paqarta të perandorisë.
Një ushtri punëtorësh rreth 20 mijë persona, me familjet e tyre, filluan të punonin në një perimetër prej rreth 40 kilometrash në fund të vitit 1848, rreth 1 mijë nga ato nuk u kthyen nga ky kantier duke humbur jetën në aksidente apo sëmundje të ndryshme. Gega u mbyll në një lokal fshati dhe e transformoi në shtabin e tij të përgjithshëm, ishte i mbështetur nga Lohr që merrej me ndërtimin e ndërtesave dhe anekseve të tjera të hekurudhës dhe kishte rreth 50 inxhinierë dhe arkitektë në drejtimin e punimeve të ndarë në lote.
Ekoja e këtij revolucioni u ndje edhe në mes luginave të egra të Semeringut ku ishin luftra të brendëshme, sabotime e sulme, por në pranverën e 1849 punimet rifilluan pa ndërprejrje duke mbetur e paqartë akoma ndërtimi i një lokomotive që do të mund të ngjitej në ato shkrepa. Vija e parazgjedhur, i gjatë dhe torturues ishte përfunduar në vija të përgjithshme dhe ishte modifikuar në përputhje me punimet që kryheshin.
U realizuan galeri të panumërta me gjërësi të tillë që të mund të përballonin dy trase më e gjata e të cilave është ajo e Semeringut në një lartësi prej rreth 900 metra mbi nivelin e detit dhe gjatësi gati 1.5 km. Madhështore është kalimi Kalte Rinne, përfunduar në tetor të 1853, një lloj ure gjigante i tipit roman, realizuar me harqe me nje fuqi të tillë ndërtuese që megjithëse pësoi ndërhyrje për të vënë në punë trenat elektrike dhe i përballoi me sukses. Por në vitin 1851 mungonte akoma lokomotiva që të mund të bënte të mundur kalimin vagonat në pjerrësinë e Semeringut.
U organizua një konkurs për të realizuar një lokomotivë e aftë të tërhiqte të paktën 125 tonelata dhe me një shpejtësi prej rreth 11 km/h në një pendencë 25 për mijë. Mbi të gjitha lokomotiva duhet të ishte në gjëndje duhej të ishte në gjëndje të ndalonte në distanca të shkurtëra dhe në atë kohë nuk ekzistonin frenat e tipit Uestinghouse, të cilat do projektoheshin pas rreth 20 vitesh. Në konkursin për ndërtimin e lokomotivës pas shumë provash fitoi Bavaria e shoqërisë Maffei e Monakos së Bavarisë, lokomotivë që ishte në gjëndje të tërhiqte 150 tonelata me 16 km/h.
Hapi i mëtejshëm ishin linjat hekurudhore drejt Bavarisë, pra Pragës, Pest, ( më vonë Budapest), etj. Por mbetej edhe një segment tjetër shumë i rëndësishëm për t’u përfunduar lidhja e Triestes me Lubjanën. E filluar në vitin 1850, kjo linjë hekurudhore e gjatë rreth 150 km që duhej të kalonte lartësinë e Karsos, që kërkonte të paktën dyfishin e kohës dhe kostos.
Ura më e madhe para Triestes, ajo e Aurisina, me pjesë të harkura dhe e gjatë rreth 650 metra, e cila mbajti për shumë vite primatin europian në terma dimensionesh. I kthyer në një zyrtar të lartë austriak, Gega pa të pakësohej reputacioni i tij me lënien në duar të privatëve të menaxhimit të hekurudhave.
Ai u ngarkua edhe me drejtimin e punimeve të hekurudhës Lombardo-Veneto, pastaj me studimin e hekurudhës së Apenineve dhe me atë të Rumanisë, ishte një mënyrë për ta larguar nga Vjena dhe nga administrata publike ku ndihej si “peshku pa ujë”. I hidhëruar nga situata dhe i sëmurë Karl Gega vdiq në mars 1860, vetëm 58 vjeç megjithësë ka disa variante të tjera që mendojnë se ai vrau veten për shkak të mos bashkimit të tunelit të Semeringut. / KultPlus.com
Populli anglez njihet nga historia si kolonizator i shumë vendeve nëpër kontinente të ndryshme, njihet edhe si shtëpia e shumë mendjeve të ndritura që ndryshuan rrjedhën e njerëzimit me shpikjet dhe idetë e tyre.
Pra, mund të themi pa pikë frike se mençuria ka kaluar dhe ka bujtur për një copë herë të mirë në Angli.
-Në vijim mund të lexoni disa thënie që i atribuohen këtij populli.
-Ai që shkruan e lexon asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.
-Ai që mban shishen e pijes dhe i dridhen duart, pi gjak, jetën e lotët e tij dhe të familjes.
-Ai që mungon e ka gjithmonë gabim.
-Ai që shikon lojën, sheh më tepër se lojtari.
-Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.
-Betimet janë fjalë, fjalët i merr era.
-Çdo virtyt është midis dy vesesh.
-Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?
-Dashurinë falja gruas, besimin nënës.
-Dembeli aq ngadalë i bën hapat, saqë varfëria shpejt e zë.
-Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë, mbi 30 u kërkojnë falje.
-Dinjiteti i politikës është të mos humbë ndjenjën e së tërës.
-Dita ka sy, kurse nata ka veshë.
-Duke e detyruar njeriun të heshtë nuk e kemi bindur.
-Fëmijët e vegjël thithin nënën, fëmijët e rritur thithin babanë.
-Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.
-Gjashtë orë gjumë për burrin, shtatë për gruan, tetë për të marrin.
-Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.
-Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.
-Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.
-Inati të plak, e qeshura të rinon.
-I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.
-I rrituri mes fëmijësh do kohë të bëhet fëmijë, fëmija mes të rriturish bëhet shpejt burrë.
-Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.
-Jeta duhet të jetë një kërkim, zbulim dhe “gjuajtje” e përjetshme dhe pambarim.
-Jeta është një gjë e madhe, e përbërë prej gjërash të vogla.
-Jeta fillon në të ‘40-tat.
-Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.
-Kur varfëria hyn për dere, dashuri ikën nëpër dritare.
-Martesa është shumë më tepër sesa 4 këmbë të zhveshura në krevat.
-Miku që arriti pushtet, mik i humbur.
-Natyra na i ka dhuruar veshët, që vazhdimisht janë të hapur, dhe gojën – dhe gojën të cilën shpeshherë është mirë të mbahet mbyllur.
-Ndize qiriun e atij tjetrit por mos e fik tëndin.
-Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
-Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.
-Nëse do të pushosh gjatë, do të ndryshkesh shpejt.
-Ngul këmbë me duar të sigurta.
-Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.
Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.
-Sa më i vjetër violinisti aq më i ëmbël tingulli. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com
Pjesë të tëra të Arabisë Saudite u mbuluan nga dëbora të premten, veçanërisht në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr.
Temperaturat ranë nën 0 gradë Celsius në disa pjesë, ndërsa zyra e meteorologjisë së Arabisë Saudite u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të shmangin zonat e izoluara.
Autoriteti i Përgjithshëm i Meteorologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit parashikoi gjithashtu reshje të mëdha shiu dhe bubullima mbi Tabuk, Madinah, Kufijtë Veriorë, Ha’il dhe Al-Jawf.
Haki Misini vazhdon të mbetet figura kryesore që solli një frymë të re në historinë e muzikës rok në Kosovë, shkruan KultPlus.
Haki Misini është vrarë nga forcat serbe gjatë vitit 1999, tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-së në Kosovë, duke e lënë një zbrazëti të madhe në familjen e tij dhe në artin kosovar.
Këngët e tij më të njohura janë: ‘Fuqia e dashurisë’, ‘Në syrin tënd pashë një lot’, ‘Dashuri e humbur’, ‘Moj e mira te pojata’ etj. Këngë këto që dëgjohen edhe sot e kësaj dite që kanë kaluar më shumë se 20 vite prej publikimit të tyre,
KultPlus ju sjell njërën ndër këngët më të pëlqyera të Haki Misinit. ”Idila Verore”, këngë kjo që i këndon dashurisë me emocion e nostalgji.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Këngen do t’a shkruaj, dashuri, Ec n’këtë zemrës time t’i ke hy, Mos më harro t’lutem, perseri, S’mund t’jetoj pa ty.
Sytë e tu, gjithnji, Me japin dritë Balli yt, për mu Çdo herë shëndrritë, T’njofta sikur zjarrë Që djelli mbanë Buzët tua janë
T’lutëm më kupto, Eja m’ledhato, Zemrën ti ma shëro, S’ka forcë që na ndanë, Gjersa jemi bashkë, Fort, të dashuroj. / KultPlus.com
Posta Mbretërore Britanike njoftoi për planet për ta shënuar 50-vjetorin e formimit të “Queen”, duke e vendosur bendin në një pullë postare më 9 korrik, njofton Linns.
Detajet nuk janë konfirmuar ende, por kjo do të jetë hera e dytë që bendi është nderuar, pasi që këngëtari Freddie Mercury është vendosur në një pullë në vitin 1999.
Në vitet e tij të hershme, Mercury ishte një koleksionist i zjarrtë i pullave, dhe koleksioni i tij u hodh në ankand dy vjet pas vdekjes së tij në vitin 1991, me fitimet që shkonin në Mercury Phoenix Trust, shkruan KOHA Ditore. “Bomi, babai i Fredit, fillimisht e frymëzoi koleksionin e tij të pullave dhe besohet se Fredi e ndërtoi koleksionin e tij midis moshës nëntë dhe 12 vjeç”, tha Muzeu Postar në vitin 2011.
Ai e mblodhi koleksionin e tij sipas gjeografisë, madhësisë dhe ngjyrës, duke i mbledhur ato në mënyrë të kujdesshme në një libër të zi. Një grup i pullave ishte vendosur në formën e shkronjës F. “Freddie” ishte pseudonimi i ri i Farrokh Bulsara dhe ai shtoi “Mercury” rreth kohës kur u formua “Queen”.
“Koleksioni i Fredi Mercury përfshin pulla nga një gamë e gjerë e vendeve në të gjithë botën”, thekson muzeu. “Shumica prej tyre janë nga Perandoria Britanike, dhe ato me interes të veçantë filatelik janë nga Zanzibari, vendlindja e Mercuryt.
Albumi gjithashtu përmban një përzgjedhje të gjerë të pullave nga Evropa Lindore dhe vendet e Commonwealthit. Si relikte e popit dhe për referencë kulturore, koleksioni i Fredi Mercuryt është shumë i vlefshëm”.
Publikimi i vitit 1999 shkaktoi polemikë, sepse bateristi i “Queen”, Roger Taylor mund të shihej në prapavijë. Rregullat e Royal Mail thonë se njerëzit e vetëm të gjallë që mund të ilustrohen në pulla duhet të jenë anëtarët e familjes mbretërore.
Shërbimi postar u përgjigj se “si ‘Queen’ po ashtu edhe familja e Fredi Mercury e kishin miratuar modelin e saj përfundimtar”./ KultPlus.com
Unë i përkas errësirës mënyrës më esenciale të vuajtjes rrugëve që treten mes fundësisë së pafundësive autobuzëve, avioneve, trenave dhe trageteve, unë çdoherë i përkas largimit…
Mos shpreso në praninë time unë pavarsisht ndjenjave e shmang prezencën tënde sepse i frikësohem përballjes trembem prej së rremes.
Unë jam e largët mes afërsisë dhe afrimitetit jam disi e stepur më karakterizon një lloj menefregizmi e huaj jam mes të njohshmes dhe të prekshmes.
Unë të shmang me bindje në kontraditë me vetveten të hedh mes harresës së mendimeve dhe të gjej në thellësi të zemrës.
Gjithsesi, mos shpreso në praninë time i humbur do dalësh nuk e besoj të përhershmen dyshoj dhe në vet fjalën.
Mos u perpjek me mua ndarazi vazhdoje rrugën tënde Mos u gjunjëzo në këtë kobësi ndjenjash i qetë ndiq pas veten. / KultPlus.com
Nëse në fillim qëndrimi i tij ishte më shumë simbolik se konkret, tani Leonardo DiCaprio ka vendosur të bëjë diçka serioze për të ndihmuara Australinë të dalë nga situata dramatike në të cilën ndodhet, për shkak të zjarreve.
Ylli i Hollywood-it ka vendosur të japë 3 milion dollarë (rreth 4.5 milion dollarë australianë) për Australian Wildfire Fund.
Donacioni është njoftuar me një postim në Instagram dhe ka për qëllim të ‘asistojë në lëvizjet kundërzjarrit në New South Wales, dhe të ndihmojë banorët e zonës së goditur nga zjarret, si dhe në rikuperimin e faunës së egër dhe ekosistemit’.
Në të njëjtën kohë DiCaprio është i vetëdijshëm, që pavarësisht kontributit të tij, ky aksion nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin dhe fton të gjithë të japin sa të mundin për të dhënë kontributin e tyre, për të rimëkëmbur këtë zonë. / KultPlus.com