Pjesëmarrësit e punëtorisë “Pen For Culture” e konsiderojnë atë si përvojë të rëndësishme

Bujar Meholli

Puna intensive me gjeneratat e reja nëpër vendet perëndimore është prioritet, sepse duke zhvilluar aftësitë mendore dhe duke i nxitur të rinjtë që t’i shohin gjërat nga prizmi kritik, ata i kontribuojnë komunitetit dhe shtetit, shkruan KultPlus.

Në shoqërinë kosovare puna me të rinjtë, gjegjësisht aktivitetet e ndryshme të tyre jashtë sistemit shkollor sikur kanë stagnuar, andaj organizata të ndryshme po bëjnë përpjekje ta ndryshojnë këtë gjendje duke mbajtur punëtori e aktivitete tjera për t’i stimuluar të rinjtë që të jenë vendimmarrës dhe të kenë ndikim në shoqëri.

Një hap të tillë e bëri edhe organizata joqeveritare “ProPlus”, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane duke organizuar punëtorinë treditore “Pen For Culture” në kuadër të së cilës morën pjesë dhjetë të rinj të moshës nga 13 deri në 18 vjeç duke shkruar ese.

Profesoresha universitare Vjosa Sadriu-Hamiti e cila ishte mbikëqyrëse e kësaj punëtorie tha për KultPlus se fokusi i shtetit dhe i institucioneve duhet të jetë tek mosha e re, për t’i fuqizuar dhe socializuar ata në punën ekipore.

“Ky projekt është shumë i qëlluar, sidomos që janë përzgjedhur të rinjtë e kësaj moshe sepse në shkollat tona mendimi kritik dhe hulumtimi nuk jepen si bazë në sistemin tonë arsimor dhe do të ishte mirë që inciativa tjera të ketë më shumë”, tha fillimisht ajo.

“Rinia jonë është fenomenale. Në momentin kur jua jep hapësirën befasohesh për të mirë me interesimin e tyre. Edhe këto ese që i kanë shkruar këta të rinj më kanë dhënë mesazh të qartë se brezi i ri mund të ndryshoj shumë gjëra për të mirë”.

“Të gjitha njësitë akadamike vijnë në përfundim se studentët nuk dinë të shkruajë për shkak se mungon mendimi kritik, prandaj atyre duhet t’ju ofrohen projekte të tilla qysh në ciklin e ultë dhe të mesëm shkollor në mënyrë që të përgatiten për universitet”, potencoi Sadriu-Hamiti.

Organizatorja e kësaj punëtorie Ardianë Pajaziti, tha se është e lumtur me jetësimin e këtij projekti. Pajaziti kërkon që institucionet të bëjnë më shumë për organizime të tilla për të rinjtë, derisa ju bën thirrje medieve që të krijojnë hapësirë më shumë për ta.

“Ne si organizatorë kemi vlerësuar që të rinjtë nuk jemi duke i parë aq sa duhet në vendet adekuate dhe talentin e tyre në forma të ndryshme nuk po kanë ku ta shprehin, andaj kemi menduar që vetëm arti mund t’i bashkojë komunitetet, ky ka qenë qëllimi”, u shpreh ajo.

“Këta të rinj kanë paraqitur një vullnet që nuk po mund ta shfaqin në institucionet shtetërore, pra, në shkolla. Për të rinjtë është interesant me u paraqit në aktivitete të tilla, në grupe të ndryshme dhe në medie, sepse mund ta nisin nga një projekt e t’ju bëhet profesion i së ardhmes, nga takime të tilla dikujt mund t’i lind shkëndija për t’u profesionalizuar edhe në fusha të ndryshme të artit, qoftë në pikturë, qoftë ese”, potencoi Pajaziti.

Tutje ajo tha se “KultPlus” në bashkëpunim me organizata tjera do të mbajëedhe aktivitete tjera të kësaj natyre në të ardhmen.

“Kishim me i falenderu ambasadën amerikane që e ka parë si projekt të rëndësishëm, e gjithashtu edhe të rinjtë që kanë pasur vullnet dhe i kanë dërguar këto ese të cilat i kemi përzgjedh për këtë punëtori”, përfundoi Pajaziti.

Leksionet për esenë dhe nxitja për ta kuptuar dhe përvetësuar atë si dhe organizimi në përgjithësi, i kanë lënë mbresa të paharruara pjesëmarrëses Lume Selmani, e cila thotë se ka mësuar gjëra të reja të cilat do t’i ndihmojnë tutje. Ajo bën thirrje që organizime të tilla për të rinjtë të ketë sa më shumë.

“Kam qenë e entuziazmuar kur e kam parë konkursin, më pëlqen shumë eseu dhe kam dashur t’i thelloj njohuritë e mia, më ka pëlqyer organizimi dhe profesoresha e cila na ka bërë të ndihemi shumë mirë, na është dukur si një shoqe. I kam mësuar disa gjëra që nuk i kam ditur më parë, metodat për ta bërë një ese e gjëra tjera të ngjashme, e poashtu kam krijuar edhe një shoqëri të re për çka jam shumë e lumtur”, shprehet ajo.

Edhe Lorik Spahiu, pjesëmarrës në këtë punëtori u shpreh i entuziazmuar për mundësinë. Ai thotë se kjo është eksperienca e tij më interesante, gjatë së cilës përveç leksioneve për esenë, letërsinë dhe zhvillimin e mendimit kritik, ka fituar edhe një shoqëri të re.

“Si pjesëmarrës në këtë trajnim kam mësuar shumë, ka qenë socializmi që më ka bërë përshtypje si dhe takimi me pedagogen Vjosa e cila në mësoi se si duhet ta formojmë karakterin tonë si dhe na shpjegoi për esenë dhe ndërtimin e saj. Ajo u përpoq vazhdimisht të na nxis që ta zhvillojmë mendimin kritik dhe të jemi të vendosur në veprimet që do t’i marrim në të ardhmen”.

Përmbyllja e kësaj punëtorie do të bëhet nesër me leximin e eseve nga pjesëmarrësit si dhe me një mbrëmje muzikore në ambientet e “KultPlus Caffe Gallery”.

Të gjitha esetë do të publikohen në vijim. /KultPlus.com

“Kadare dhe letrat shqipe”, tryezë debati për 84-vjetorin e lindjes

Në sallën ‘Libri Akademik’, do të organizohet tryeza e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”, në 84-vjetorin e lindjes, të martën në ora 10:00, shkruan KultPlus.com

Veprimtaria është përgatitur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave do të bëjë të njohur vendimin e Kryesisë së saj për ripropozimin e kandidaturës së shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në letërsi, drejtuar zyrtarisht Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë, bashkë me motivacionin. /KultPlus.com

Filmi shqiptaro-rus tregon për prishjen e raporteve

Aktorë shqiptarë dhe rusë po përpiqen të kujtojnë një kapitull pak të njohur, por të turbullt të historisë. Brenda mureve të gurta të një kështjelle të shekullit të 13-të, bashkëpunimi i parë i përbashkët midis Shqipërisë dhe Rusisë në afro 70 vjet dhe filmi i parë me metrazh të gjatë që tregon fatin tragjik të çifteve të përzier të persekutuar nga regjimi komunist.

“Është një film i viteve ‘60. Sigurisht, një film historik. Dy vende shumë të bashkuara në atë kohë, në vitet 1960, por më pas marrëdhëniet e tyre u prishën. Mendoj se ishte e dhimbshme për të dy palët”, thotë Nina Kovaleva, producente ruse.

Shkruar nga Ismail Kadare, kjo dramë historike e titulluar “Gjirokastra”, i njohur si “Qyteti i Gurtë”, ku zhvillohet historia, flet për djem të rinj shqiptarë që shkuan për të studiuar jashtë dhe u kthyen në shtëpi me një grua të huaj nga Rusia ose një vend tjetër komunist.

Problemet nisën kur lidhjet mes Shqipërisë e Moskës u prishën në 1961, një shkëputje diplomatike brenda natës që i ktheu këta të rinj shqiptarë në tradhtarë. Nuk ka të dhëna të sakta se sa çifte u bashkuan me dhjetëra mijëra kundërshtarë të burgosur gjatë 40 viteve të komunizmit në Shqipëri Regjisori rus Yuri Arabov e përshkruan filmin si një “haraç për të gjithë viktimat e pafajshme të regjimeve totalitare”. /KultPlus.com

Andrra

Poezi nga Borges

Nata i ngarkon të fjetunit një detyrë

shtriganësh – zhbamjen e tan ksaj bote,

degzimet e saj të panumrueshme

të shkaqeve e pasojave, që kridhen në rrethin

e humertë të qarkullimit të kohnave.

Nata do, që ti t’a harrojsh për një natë

vedin, prejardhjen dhe t’parët e tu,

pikën e parrokshme me mend prej gjeometrave,

linjën, rrafshin, piramidën, kubin,

cilindrin dhe sferën, oqeanin dhe dallgët,

nënkrejsën poshtë faqes, palën e hollë të çarçafëve

të freskët…

perandoritë, perandorët e tyne, Shekspirin

dhe atë – ma t’randën e punëve – dashninë tande.

Sa çudë: ky rreth i trëndafiltë

e fshin kozmosin, tue i çilë udhë kaosit. /KultPlus.com

‘Aroma’ e fletëve të librit është zëvendësuar me buton

Shkruan: Dina Idrizi

Kriza e leximit tashmë është dukuri globale. Në hapësirën tonë akoma më shumë.” Vërshima” teknologjike i ka “përkulur” njerëzit mbi celularët. “Aroma” e fletëve të librit është zëvendësuar me buton. Mësimdhënësit thonë se nxënesit lexojnë vetëm librat që i kanë si obligim në shkollë dhe që më tepër mund të kuptohet si detyrim.  

Kriza e leximit ka përfshirë shoqërinë. Sipas shumë të dhënave në nivel botëror, por edhe në hapësirën e këtushmë librat gjithnjë e më pak lexohen. Anketa të ndryshme nsjerrin në sipërfaqe mungesën e leximit dhe ngadhënjimin e teknologjisë në përditshmërinë e njerëzve. Nga njerëz të ditur gjithnjë vijnë sugjerime për domosdoshmërinë e leximit të librave, si një mundësi për të zgjeruar horizontin njerëzor. Një person që synon të lexojë duhet të përpiqet të zgjedhë libra të mirë sepse jeta është e zënë dhe koha është e pakët. Ne nuk mund të kushtojmë kohë për të lexuar lloj-lloj librash. Një mendimtar thotë. “Jeta është e shkurtër … shumë e shkurtër për gjithçka. Zgjidhni, ju duhet. Zgjidhni vetëm miqtë më të mirë dhe në libra! “.

Librat janë thesare të vërteta dhe të gjithë duhet t’i kërkojnë këto. Kur një person hap libra, ai gjen thesare të mirësisë dhe mençurisë që burojnë nga faqet e tij së bashku me këshilla të mira, mësime të shëndosha, këshilla dhe të vërteta.Leximi ka potencialin për të hapur dyert, për të zgjeruar horizontet dhe për të siguruar shpëtimin. Por është gjithashtu mjeti i përsosur për informacion, për të kuptuar se si të drejtoheni apo thjesht duke mbajtur interesat që nuk kanë asnjë lidhje me një libër. Këto janë disa nga sugjerimet që vijnë njerëzit e dijes për të nxitur leximin. 

Sipas shumë studimeve edhe pse jetojmë në epokën digjitale, njeriu mund të gjejë kohë të mjaftueshme për leximin e librave. Sipas shumë sondazhëve të këtushme nxënësit e shkollave të mesme nuk e sfidojnë mjaftueshëm vetën e tyre për tëlexuar libra.

Majlinda, profesoreshë e gjuhë dhe letërsisë shqipe thotë se çdo do ditë e më shumë po shohim se si fletët e librave po zëvendësohen me teknologjinë duke ia humbur plotësisht vlerën librit. “Dikur zinte vendin me të shtrenjtë, sot pluhuroset nëpër rafte. Këtë fenomen e shoh çdo ditë në sytë e nxënësve me interes të vogël për të lexuar. E them këtë pasi pjesa më e madhe e tyre lexojnë vetëm gjatë obligimit që u jepet në orën e bisedës letrare dhe pakica preferojnë të lexojnë më shumë nga çfarë janë te obliguar”, thekson ajo. 

Ajo vë në dukje se kohën e fundit përpiqen që t’i përkushtohen më shumë librit prandaj edhe në institucion një rëndësi i jepet edhe orës letrare për të njohur më nga afër dëshirat dhe shijet e nxënësve. “Të pa perkufizuar për autorët por të anuar më shumë nga botimet e veprave të fundit, duke lënë pas veprat e vjetra për t’i lexuar vetëm nga detyrimi i mësimdhënësit nga lista e paraparë për vitin shkollor. Gjithmonë syri i një letrari ndjen keqardhje dhe kërkon më shumë por çdo ditë dëshira për lexim humbet dhe nuk e dimë kush do të jetë objekti i rradhës që do ta zëvendësojë’’, thekson ajo. 

Lexueshmëria e librit në kohën e internetit dhe digjitalizimit, mund të thuhet se është në një lloj krize globale ,është në garë me teknologjinë, e cila, sikurse dihet ka vrap marramendës. Mund të thuhet se është harruar “aroma” e fletëve të librave dhe është zëvendësuar me librat online, që nuk e kanë kurrsesi, fuqinë dhe ndikimin, që ka në mendjen e dikujt, një “libër i vërtetë”. Era e letrës së një libri nuk mund të krahasohen kurrë me shtypjen e një butoni . Një nga të anketuarit nuk kishte lexuar asnjë libër brenda një viti, madje edhe një libër në interenet nuk e kishte lexuar. Bibliotekat e universiteteve zakonisht i frekuentohen vetëm para provimeve. Në ndërkohë një pyetje mbetet pezull. Si mund të nxiten gjeneratat e reja që të lexojnë më shumë libra? Një përgjigje ndaj kësaj pyetje kërkon lëvizje të shumë faktorëve, të cilët tashë për tash janë në apati. /KultPlus.com

“Java e filmit shqiptar” në Vjenë, promovim i vlerave artistike shqiptare

Përmes nismës “Java e filmit shqiptar”, në data 23 janar deri në 2 shkurt, anëtarët e Diasporës shqiptare në Vjenë të Austrisë do të promovojnë vlerat e krijimtarisë artistike shqiptare përmes shfaqjes së filmave të ndryshëm shqiptarë.

Në javën e Filmit Shqiptar 2020 në Vjenë do të transmetohen filmat shqiptarë, ku bëjnë pjesë filmat e gjatë, filmat e metrazhit të shkurtër dhe filmat dokumentar, percjell Mekulpress.

Faqja e ‘Film ARCHIV Austria” ka shkruar se kinematografia e Shqipërisë është aq e njohur sa edhe vendndodhja e saj gjeografike. Ky vendi ka bërë vetëm një emër në Perëndim, për shembull në festivalet e filmit, që nga vitet 2000 – megjithatë, historia e tij e filmit filloi gjysmë shekulli më parë. Deri rreth vitit 1990 Shqipëria, e cila pas 40 vjetësh diktature nën Enver Hoxha u zgjua ngadalë nga ngurtësia e saj, ishte nën presionin e realizmit socialist, kur artistët zbuluan liri të reja.

Filmat që u bënë më parë bëhen kult përmes përsëritjeve në televizion – por ato nuk dalin nga dhoma e ndenjes për një kohë të gjatë. 2020 është një vit i mirë për të korrigjuar këtë dhe për të hapur gjoksin e thesarit, ka shkruar kjo faqe e filmave shumë e njohur në Vjenë të Austrisë. /KultPlus.com

“Më dhemb shumë kur i shoh duart e shtrira që lypin lëmoshë”

Intelektuali i madh shqiptar Rexhep Qosja, në librin e tij “Vdekja më prej syve të tillë” ka shtjelluar disa mendime rreth jetës shoqërore dhe vdekjes.

KultPlus ju sjell një pjesë:

“Janë mbushur rrugët me lypës, kurse intelektualët nuk dinë të mendojnë tjetër gjë, pos të ndërtojnë shtëpi, të vrapojnë pas honorareve, të blejnë unaza të shtrenjta, gushore të arta, të ndjekin kurvat, të mblidhen nëpër gazmende, ta përgojojnë njëri tjetrin, t’ia qesin ndërkëmbësat shoqishoqit, t’ i bëjnë një mijë të zeza. Më dhemb shumë kur i shoh duart e shtrira që lypin lëmoshë…” /KultPlus.com

Mjeshtri Maxim Vengerov do ta dirigjojë Filharmoninë e Kosovës

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e parë në serinë e koncerteve në shënim të 20-vjetorit të themelimit.

Në koncertin e 2 shkurtit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do drejtohet nga violinisti më i shquar i kohës dhe një nga dirigjentët më të dalluar që ka njohur historia e muzikës në botë, mjeshtri Maxim Vengerov, shkruan Konica.al.

Ai rikthehet në Prishtinë pothuajse pas 20 vjetësh, por këtë herë, për të dirigjuar orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

“Pas luftës e vizitoi vendin si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, duke performuar për fëmijët e Kosovës. Në program do interpretohet “Simfonia e 7-të” dhe “Koncerti për violinë, violonçel dhe piano” nga Beethoveni me solistët e dalluar Özcan Ulucan në violinë, László Fenyő në violonçel dhe Birsen Ulucan në piano. Koncerti njëherësh do shënojë 250-vjetorin e lindjes së mjeshtrit klasik, Beethoven. Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisës.

Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00 – 16:00 (29.01.2020) në objektin e Filharmonisë së Kosovës”, njofton Filharmonia e Kosovës. /KultPlus.com

Ata që dashurojnë akoma

Poezi nga Fatos Arapi

Ata që s’kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që s’kanë zjarr,
kur të kujtojnë zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Të pagjumët e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë. / KultPlus.com

Kontesha suedeze që u mahnit nga shqiptarët

Shqiptarët i kishin rënë në sy jo pak konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl (1844 – 1930), e cila si një koleksioniste e apasionuar nuk mund ta linte t’i shpëtonin nga duart edhe fotot e realizuara nga të tjerët gjatë udhëtimeve që ajo ndërmori në rajonin tonë në periudhën 15 mars – 6 qershor 1896.

Për to, ajo do ishte e gatshme të paguante me çmime të kripura e t’i bënte pjesë të atij që sot në Stokholm njihet si “Hallwyl Museum”.

Së bashku me të shoqin, kontin Walther von Hallwyl dhe mikeshën e tyre Ida Uhse, kontesha preku Serbinë, Maqedoninë, Greqinë, Korfuzin, Italinë e Jugut e atë të Veriut (duke mos e prekur tokën shqiptare) e vijuar më tej në alpet zvicerane, ndërsa shekulli 19-të po perëndonte. 

Diçiturat origjinale janë shënuar në frëngjisht, pasi në atë kohë ajo ishte “lingua franca”, të cilën e njihnin padyshim edhe anëtarët e familjeve të mëdha fisnike suedeze, dhe fotot apo kartolinat që mund të hasje nëpër tregje apo koleksione private, gjithashtu mbartnin të gjitha një shënim në frëngjisht.

Fotot në bardhezi të marra nga koleksioni i konteshës sudeze që po sjell në këtë postim, paraqesin si femra, ashtu dhe meshkuj dhe shfaqin shqiptarë autoktonë në Greqi, Peloponez, Selanik etj.

Prej tyre përftohet lehtësisht ideja se shqiptarët ishin në atë kohë një motiv i gjithëpranishëm në Greqi dhe prezenca e tyre si dhe veshja, shpesh mund të ngatërrohej me atë të grekëve, por origjina e tyre njihej dhe pohohej lirisht. /27.al/ KultPlus.com

‘Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke ikur nga kjo botë’

Disa thënie të veçanta nga Marilyn Monroe…

“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.

“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.

“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.

“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.

“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.

“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.

“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.

“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.

“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”./ KultPlus.com

Google: Po vlerësojmë rreziqet e njohjes së fytyrës

Shohim që njohja e fytyrës mbart shumë rreziqe, kështu që nga ana jonë ka një periudhë pritjeje derisa të shohim se si po përdoret’, deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai në Bruksel, gjatë një konference mbi inteligjencën artificiale, të organizuar nga grupi europian ”Bruegel”.

“Është e rëndësishme që qeveritë të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u marrë me zhvillimin dhe përdorimin e njohjes së fytyrës’’, theksoi Pichai.

‘’Për momentin Google nuk ofron produkte gjenerike për njohjen e fytyrës sepse është një nga aplikimet me rrezik të lartë që qeveritë duhet ta konsiderojnë si përparësi’’, shtoi ai.

“Nuk kam dyshim se inteligjenca artificiale duhet të rregullohet sipas standardeve globale, kështu që shtrirja ndërkombëtare midis BE dhe SHBA do të jetë thelbësore, ne kemi nevojë për një marrëveshje për vlerat themelore”, përfundoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google./atsh/ KultPlus.com

Publikohet bashkëpunimi i Chris Brown me artistin shqiptar (VIDEO)

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi kohë më parë paralajmëroj bashkëpunimin me këngëtarin amerikan, Chris Brown.

Ky projekt i shumëpritur është konfirmuar edhe nga vet artisti amerikan, i cili ka bërë të ditur një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në Instagram.

https://www.youtube.com/watch?v=gqy8XnpyJjs&feature=emb_title

Kënga mban titullin “Safety” dhe është në bashkëpunim edhe me Afro B dhe DJ Snake.

Ajo sapo është publikuar në Youtube menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Këtë këngë e kemi dëgjuar edhe më herët, megjithatë zëri i Chris i ka dhënë edhe më shumë ritëm. / KultPlus.com

Johnny Depp i bashkohet Aroesmith-it për të festuar 50 vjetorin e themelimit të grupit

Aktori Johnny Depp dhe këngëtari Alice Cooper i janë bashkuar grupit muzikor Aroesmith të premten në gala mbrëmjen në Los Angeles për të festuar 50 vjetorin e karrierës si një nga hard- rock grupet që kanë shitur më së shumti albume në të gjitha kohërat.

Cooper dhe Depp të cilët luajtën me kitaristin e Aroesmith në rock-grupin e Hollivudit Vampires- ishin disa nga artistët përfshirë edhe Foo Fighters, Sammy Hagar dhe Johny Legent të cilët kënduan hitet më të mëdha të grupit, transmeton Koha.net.

E organizuar nga Recording Academy, MusicCares (organizatë e cila merret me rehabilitimin, shëndetin dhe financat e njerëzve të muzikës kur ata janë në nevojë) kishte mbledhur 6 milionë dollarë të premten për shërbime shëndetësore për anëtarët e industrisë së muzikës.

E udhëhequr nga komediani Russell Brand, nata ishte e përcjellë edhe me humor bendin, duke iu referuar të kaluarës së anëtarëve, frontmenit Steven Tyler, Perry dhe kitaristit Brad Whitford dhe Tom Hamilton, transmeton Reuters

“Wshtë mrekulli që ai është ende gjallë”, tha Brand për frontmenin e grupit Steven Tyler 71 vjeçar, duke e quajtur “shtatëdhjetëvjeçari më seksi në histori”.

Të premten gjatë koncertit, këngëtari i zhanrit R&B Legend dhuroi një version të ri të baladës “I don’t want të miss a thing”, derisa këngëtarja Kesha dha një performancë emocionuese të këngës së grupit “Janie’s Got a Gun” e cila flet për abuzimin e fëmijëve.

Aroesmith u formua në vitin 1970 në Boston./koha.net/ KultPlus.com

‘Mos harro se në Evropë të gjitha i gjen, por dashurinë e vendit tënd kurrë’

Shkruan Flora Xhemani Baba

Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë!

Po pse xhanëm sa herë që vendosni të ikni, shani Shqipërinë? Ajo jua ka fajin që po ikni? Nuk mjafton që e braktisni po edhe e shani? Nuk mjafton që po e lini në duart e batakçinjve siç pretendoni, por edhe e akuzoni?

Nuk mjafton që i ktheni kurrizin por edhe e bëni fajtore?
Po të ikim të gjithë, kush do ta bëjë Shqipërinë? Mos mendoni se do bëhet vetë, që të vini ju ta gjeni gati?

Kur qenka kaq blozë Shqipëria, pse nuk ngriheni të protestoni si francezët, si rumunët, si kilianët, që të plasin në dorë për një biletë urbani? E nëse nuk keni guxim të ngriheni, pse nuk ulni kokën të punoni, siç bëjmë të gjithë ne të tjerët? Kujtoni se e kemi të lehtë? Kujtoni se dredhim zinxhirin? Kujtoni se ne që rrimë, i kemi të gjitha në terezi? Çfarë prisni që të bëjë atdheu për ju xhanëm. që i bini me shqelm dhe krisni e ikni?
Po ikën dhe ti zysha?

Po udha e mbarë të qoftë moj gocë e ta bëftë Zoti dritë kudo që të shkosh! Paç edhe i çik fat dhe ki parasysh 24-orëshin ku do të të duhet të rrotullohesh për të punuar fort e për fituar jetën, se as atje s’ta ka shtruar njeri me lule, mungesën e dashurisë së njerëzve të tu se nuk u preu barku të huajve për ty. Dhe mos harro, llogarit nja dhjetë vjet derisa të integrohesh e të bëhesh “me letra” t’i kesh në xhep se nuk i dihet. Ndoshta ato dhjetë vjet po të ishe përpjekur pak më shumë, mund ta kishe gjetur veten edhe këtu apo?

Dhe kur të të marrë malli për atdheun, mos hajde kot, se me siguri do të të ketë harruar.

A, se harrova: meqë shpëtove nga flaka e Shqipërisë, kujdes se mos ngrish nga akulli i Europës. Se atje, të gjitha mund t’i gjesh po dashurinë e vendit tënd, kurrë./ KultPlus.com

40 vjet më parë, Nënë Tereza u nderua me çmimin më të lartë në Indi

Më 25 janar të vitit 1980, Nënë Terezës iu dha nderimi më i lartë civil i Indisë, ‘Bharat Ratna’, për përpjekjet e saj të mrekullueshme humanitare në vend, shkruan KultPlus.

Sot në 40 vjetorin e marrjes së këtij çmimi nga Nënë Tereza, KultPlus ju sjell disa prej thënieve më të fuqishme të saj.

“Jezusi mund të falë shumë, sepse ka shumë dashuri, mund ta falë një mëkat të madh. Siç është për Jezusin, ashtu duhet të jetë edhe për ne, nëse vërtet duam të falim, duhet vërtet të duam.

Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, indiferenca e tmerrshme për të afërmin, që lëngon nëpër rrugët e botës, si viktimë e shfrytëzimit, korrupsionit, moskujdesit shëndetësor, padrejtësisë.

Mëkati na përndjek, është i pranishëm në ne. Mirëpo kurrë nuk duhet të dorëzohemi dhe dëshpërohemi. Nuk duhet të ndihemi dhe të jemi të pashpresë… Gjithë kjo nuk na nevojitet, nëse e kemi kuptuar butësinë e dashurisë së Zotit. Ne jemi të çmuar për Atë, sepse Ai na do, na do aq përkushtim, sepse jemi të trajtuar me dorën e tij… Kur zemra juaj është e shqetësuar, kur zemra juaj është në dhembje, kur zemra juaj duket se po thahet… atëherë kujtojeni këtë: “Unë jam i çmueshëm për Atë, Ai më do. Më ka ftuar për emër. Jam i tij. Zoti më do. Për ta dëshmuar dashurinë e tij Jezusi ka vdekur në kryq. 

Ne, gjithçka bëjmë për Jezusin. Unë 24 orë në ditë jetoj për Jezusin, atij ia dhuroj jetën time, zemrën time, dashurinë time, punën time, të gjitha.

Ne jemi kontemplative aktive në botë, jetojmë vetëm për Jezusin. Atë e zbulojmë, shërbejmë dhe duam para së gjithash në Eukaristi, në uratë, në meditim, pastaj në njerëz që vuajnë. Nëse nuk do funksiononte feja jonë, do të ishte e pamundshme dashuria dhe shërbimi ynë ndaj të afërmit.  

Do të duhej t’ia mundësonim Jezusit, në dritën e dashurisë, që t’ia sjellim një mori të të varfërve në bashkësinë e Kishës dhe me Zotin, për shëlbimin e tyre, por edhe për lavdinë sa më të madhe të Hyjit. Këtë na mundëson miqësia dhe bashkëpunimi ynë besnik dhe me dashuri me Të…

 Fjalët tona dhe jeta jonë është e zbrazët, nëse nuk lind nga thellësia e zemrës, nga dashuria për Zotin dhe për të afërmin. Fjalët që nuk bartin dritën e Jezusit, e rrisin edhe më shumë errësirë.”/ KultPlus.com

‘Kur ta njoh shpirtin tënd, do t’i pikturoj sytë e tu’

Piktori dhe skulptori i shquar italian Modigliani, ka lindur më 12 korrik 1884 në Livorno. Pasi studionte në shkollën e pikturës në Livorno me G. Mikeli, në 1902 Modigliani hyri në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, dhe pak më vonë – në Akademinë në Venecia.

Sot në 100 vjetorin e vdekjes së piktorit dhe skulptorit te shquar italian, Amedeo Modigliani, KultPlus ju sjell një pasqyrë të jetës dhe veprës së tij.

Në fillim të vitit 1906 ai erdhi në Paris, ku filloi të kërkojë një gjuhë artistike moderne. Ai u ndikua nga P. Cezanne, Toulouse-Lautrec, P. Picasso  , Fauvism dhe Kubism, por në fund të fundit unë zhvillova stilin tim, i cili karakterizohet nga një ngjyrë e pasur dhe e dendur.

Në nëntor 1907, Modigliani u takua me doktor Paul Alexander, i cili mori me qira një studio për të dhe u bë koleksionisti i parë i punës së tij. Artisti u bë anëtar i grupit të Pavarur dhe në 1908 dhe 1910 ekspozoi punën e tij në sallonin e tyre.

Njohja me skulptorin Konstantin Brancusi në vitin 1909 luajti një rol themelor në zhvillimin e veprës skulpturale të Modigliani. Brancusi Modigliani mori mbështetje dhe këshilla të vlefshme. Gjatë këtyre viteve, Modigliani kryesisht ishte e angazhuar në skulpturë dhe studim të veprave të antikitetit klasik, plastikës indiane dhe afrikane. Më 1912 ai ekspozoi shtatë vepra skulpturore në Sallonin e Vjeshtës.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, shumë miq të Modigliani u larguan nga Parisi. Artisti u shtyp nga ndryshimet në jetë, papunësi, varfëri. Në këtë kohë, ai takoi poeten angleze Beatrice Hastings, me të cilën jetoi për dy vjet. Modigliani ishte miq me artistë të tillë të larmishëm si Picasso, Chaim Soutine dhe Maurice Utrillo, si dhe koleksionistë dhe njerëz të biznesit – Paul Guillaume dhe Leopold Zborowski. Ky i fundit u bë mbrojtësi i artistit dhe mbështeti punën e tij.

Fakte interesante për Modiglianin

1. Modigliani ka një lidhje farefisnore me filozofin Baruch Spinoza përmes gjyshit të tij Regina Spinoza.

2. Prindërit e Modigliani ishin hebrenj Sephardik. Ky grup etnik mori emrin e tij pas dëbimit nga Spanja dhe Portugalia (fjala Sephardim në Hebraisht modern do të thotë “Spanjoll”).

3. Amedeo Modigliani ishte i arsimuar mirë. Ai e njihte historinë, letërsinë, mund të kalonte me orë të tëra duke lexuar poezi si një rezervë.

4. Motra e nënës, Lori, e donte shumë nipin e vogël të Amedeos. Që nga fëmijëria, ajo e çoi tek ajo dhe u zhvillua në çdo mënyrë. Lori shkruajti artikuj filozofikë për revista të ndryshme, ishte i dashur për spiritualizëm dhe poezi erotike, promovoi idetë e Niçe dhe anarkistit rus Kropotkin. Hobet e saj ishin afër Modigliani.

5. Artisti deri në moshën 16 vjeç ishte dy herë në vdekje. Së pari, djali ishte i sëmurë nga pleurit, i cili nisi procesin e tuberkulozit, dhe më pas me tifon.

6. Në fëmijëri, gjatë një ethe të shkaktuar nga tifoja, Amedeo në mënyrë deliruese e informoi nënën e tij për dëshirën e tij për t’u bërë artist. Ajo shkruajti për këtë në ditarin e saj.

7. Duke e prezantuar veten, Amedeo tha: “Modigliani. Hebre ”. Ai ishte i shqetësuar për kombësinë e tij, por zgjodhi taktikat e vetë-afirmimit, në vend se heqjen dorë.

8. Modi, pasi ai shpesh quhej miq dhe kolegë, përkon fonetikisht me fjalën frëngjisht maudit, që do të thotë “e mallkuar” në përkthim.

9. Sipas traditës familjare, Shën Françesku i Asizit hyri në fis në anën e nënës.

10. Modigliani i njihte nga zemra qindra rreshta të Leopardi dhe Dante, poezinë e Rimbaud, Baudelaire, Verlaine. Ai lexoi me entuziazëm Nietzsche dhe Dostoevsky, e adhuroi Gabriele D’Annunzio.

11. Ai gjithashtu recitoi me zemër “Kështu tha Zarathustra” dhe “Këngët e Maldoror”.

12. Modigliani me Akhmatova lexuan “Këngët e Maldororit”, të cilat, siç kujtoi ajo, ai “vazhdimisht i mbante në xhep”. Në Rusi, vepra e këtij autori, Lotreamon, ishte e panjohur në atë kohë.

13. Filmi “Montparnasse-19” Akhmatova e quajti “vulgare”.

14. Modigliani kishte një djalë, të cilin ai e refuzoi edhe para lindjes së djalit.

15. Një herë në prag të Krishtlindjeve, Modigliani u vesh si Santa Claus dhe i dha falas lëpushat e kanabisit në hyrje të lokalit Rotonda. Të vetëdijshëm për praninë e një “mbushjeje të fshehtë”, vizitorët e kafeneve i përpinë ata me kënaqësi. Atë mbrëmje, boemia e dehur gati shkatërroi Rotundën: përfaqësuesit e qarqeve më të larta krijuese të Parisit rrahën llambat, derdhën rum në tavan dhe mure.

16. Punimet e Modigliani u bënë të njohura dhe në kërkesë menjëherë pas vdekjes së tij – ata filluan të këputen gjatë funeralit të tij. Gjatë jetës së tij, ndryshe nga Picasso apo Chagall, ai ishte plotësisht i panjohur. / KultPlus.com

Luftanija që ndezi shkëndinë e luftës në mes SHBA-së dhe Spanjës para 122 viteve

Më 25 janar 1898, luftanija amerikane U.S.S. Maine, hyri në portin e Havanës, në Kubë.

Ajo që ndodhi me të do të ndizte shkëndinë e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës. Misioni i anijes ishte të mbronte qytetarët amerikanë dhe pronat e tyre në Havanë, kundër dhunës së mundshme gjatë kryengritjes së Kubës kundër Spanjës.

Më 15 shkurt, tri javë pas ankorimit të luftanijes, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm dhe e zjarrit që pasoi, anija Maine u fundos dhe humbën jetën 266 amerikanë. Gazetat amerikane fajësuan për këtë Spanjën dhe nxitën opinionin publik kundër spanjollëve me thirrjen Kujtoni anijen Maine.

Në fakt askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin. Jo më vonë se dy muaj pas fundosjes së luftanijes Maine në portin e Havanës, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja ishin në luftë ndërmjet tyre. Luftimet zgjatën më pak se 4 muaj.

Fuqia ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara luajti rol të rëndësishëm në fitoren amerikane. Si pjesë e marrëveshjes së paqes në përfundim të luftës, Spanja hoqi dorë nga kontrolli mbi Kubën. Më 25 janar 1961, miliona amerikanë panë transmetimin e parë të drejtpërdrejtë televiziv të një konference presidenciale shtypi. Presidenti John Kennedy që kishte filluar nga detyra 5 ditë më parë, iu përgjigj pyetjeve të reporterëve për rreth 35 minuta.

Kjo ishte e para e shumë konferencave shtypi, të transmetuara drejtpëdrejt nga televizioni, që presidenti Kennedy mbajti gjatë më pak se tre vjetëve që qendroi në detyrë. Zoti Kennedy, i cili ishte 43 vjeç kur bëri betimin si president i vendit, ishte i qetë, plot besim në vetvete dhe mendjemprehtë në konferencat e drejtpërdrejta televizive të shtypit.

Ndihmësit e tij i shihnin këto konferenca shtypi si një mjet për të bërë të njohur popullin amerikan me cilësitë dhe aftësitë komunikuese të presidentit Kennedy. Transmetimet e këtij lloji në fakt e shtuan popullaritetin e presidentit amerikan./koha.net/ KultPlus.com

‘The Blues Brothers’, shqiptarët që befasuan Amerikën

Më 24 janar, do të festonte ditëlindjen e 71-të. Por, aktori dhe këngëtari shqiptar me famë botërore, vdiq në moshën 33-vjeçare, në vitin 1982.

Ylli i kinemasë që u bë i famshëm me komedinë “The Blues Brothers”, fillimet e suksesit i njohu që me filmin e parë “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serial humoristik “Police Squan”.

Belushi lindi në Chicago. Ishte djali i Agnes Belushi, shitëse, nga brezi i parë i shqiptaro-amerikanëve dhe Adam Belushi (lindur në 1919), një emigrant shqiptar që ishte punonjës në një restorant. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit, ishte Bellios.

Vëllai i tij, aktori Jim Belushi, u rrit në kishën ortodokse shqiptare e më pas, jashtë në Wheaton, ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. John aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe “Coolege of DuPage” afër Chicago-s.

Pjesë e botës së kinemasë, është edhe vëllai i tij i vogël, Jim Belushi. Ndërsa bashkëshorten, me të cilën qëndroi deri në vdekje, John e takon gjatë vitit të dytë në gjimnaz. Belushi njihet edhe si pionier i shfaqjes “Saturday Night Fever”, si edhe për interpretimin me komente dhe humor, mbi artikuj dhe shfaqje, apo filma artistikë.

Talenti për aktrimin iu vërejt qysh në moshën e fëmijërisë. Më 1970, ai luan së bashku me Dan Aykroyd, në bendin “The Blues Brothers”.

Në një rast, i vëllai, aktori i njohur Xhim Belushi, është shprehur se “Xhon Belushi ishte ndoshta, viktimë e suksesit të papërmbajtur të humorit të tij të shfrenuar”. Viktimë e një dukurie në botën e artit, që kritikët shpesh e cilësojnë si sindroma e suksesit të rrufeshëm, i shoqëruar nga një padurim i tmerrshëm që e bën një yll të nxitojë për të arritur në majën më të lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërsa në gjithë SHBA-në, bëhet i njohur me rolin e tij në emisionin televiziv “Saturday Night Live”, emision që njihej so trampolina për shumë aktorë që synojnë Hollywood-in.

Në mars të vitit 1982, John Belushi u gjet i vdekur në dhomën e tij, në Kaliforni. Mjekët e lidhën vdekjen e tij, me përdorimin e substancave të ndaluara.

Thuhet se atë natë, ai priti në shtëpi miqtë e tij, Robin Williams dhe Robert De Niro. Në prill të viti 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, John Belushi u nderua me një yll në Hollywood./konica.al/ KultPlus.com

Mula: Nuk po shkruhet asgjë artistike, po dëmtohet krijimtaria

Regjisori dhe kompozitori Osman Mula i ftuar në emisionin “Oda” në Fax News, ngriti shqetësimin e degradimit të artit kombëtarë ne vendin tonë, ku sipas tij është dëmtuar krijmtaria artistike.

Duke ju referuar televizionin shqiptar, Mula u shpreh se nuk transmetohen këngë shumë të njohura dhe se jepet krijmtaria që vjen nga internet, pasi ajo ka kosto shumë të lirë dhe nuk investohet tek artisti i mirëfillte.

“Kanë filluar të dalin njerëz anonime. E gjitha kjo ka dëmtuar krijimtarinë. Tani nga viti në vit njerëzit kanë filluar të thonë se kjo këngë do të fitojë vendin e parë në Festival.

Unë vij nga një qytet që një kompozitor i ka thënë dikujt: Të jap vajzën kaq djalë i mirë je, por në skenë nuk të nxjerr se nuk di të këndosh.

Televizionin shqiptar ka kaluar vasal, as transmetimin nuk e ka bërë. Nuk transmetohen më këngë shumë të njohura, japin krijimtarinë që vjen nga interneti që nuk paguajnë asnjë lek. Largon krijimtarinë dhe fut këtë që mos ta paguash. Ty të lë pa paguar dhe pastaj nuk shkruan askush asgjë artistike, as balet as opera. Janë harxhime të mëdha! Po sheh ndonjë opera shqiptare, ndonjë balet shqiptar?! Çdo ditë lehtësohet bërja e artit dhe vjen në një gjendje kaq të rëndomte që nuk ke qejf ta dëgjosh.

Në momentin, kur shoh që një emer ka pesë këngë unë nuk marr pjesë më aty në atë festival. Nuk e konkuroj dot, nuk jam në kushte të barabrata. Festivali duhet të mbajë në këmbë këngët shqiptare. Në momentin që tronditet krijimtaria të vendosur me aq forcë, e githa kjo lloj e dëmton në themel.” /KultPlus.com

Maxim Vengerov do të dirigjojë Filharmoninë e Kosovës

Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin e parë në serinë e koncerteve në shënim të 20-vjetorit të themelimit.

Përmes një njoftimi për media, Filharmonia e Kosovës ka thënë se në koncertin e 2 shkurtit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do drejtohet nga violinisti më i shquar i kohës dhe një nga dirigjentët më të dalluar që ka njohur historia e muzikës në botë, mjeshtri Maxim Vengerov.

Filharmonia thotë se Vengerov rikthehet në Prishtinë pothuajse pas 20 vjetësh, pasi më parë e kishte vizituar Kosovën si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it duke performuar për fëmijët e Kosovës. Por kësaj radhe vjen për të dirigjuar orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

Në program, Filharmonia njofton se do interpretohet “Simfonia e 7-të” dhe “Koncerti për violinë, violonçel dhe piano” nga Beethoveni me solistët e dalluar Ozcan Ulucan në violinë, Laszlo Fenyo në violonçel dhe Birsen Ulucan në piano.

Koncerti njëherësh do shënojë 250-vjetorin e lindjes së mjeshtrit klasik, Beethoven.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00 – 16:00 (29.01.2020) në objektin e Filharmonisë së Kosovës (rruga “Sylejman Vokshi”, nr. 19, Prishtinë). /KultPlus.com

U mbajt dita e parë e aktivitetit “Pen for Culture”, me qëllim fuqizimin e të rinjve

Në ambientet e hotel “Ujëvara e Drinit” në Radac të Pejës, po zhvillohet punëtoria “Pen for culture”, organizuar nga OJQ “ProPlus” dhe mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Fokusi i shoqërisë është tek të rinjtë, aty ku edhe shihet e ardhmja e shtetit, dhe kjo punëtori ka pikërisht këtë qëllim, t’i aftësoj të rinjtë për t’i parë gjërat nga prizmi kritik.

Kjo punëtori specifikisht drejtohet tek eseu, dhe nën mbikëqyrjen e profesoreshës Vjosa Sadriu-Hamiti të rinjtë e moshës 13-18 vjeç do t’i shpalosin talentet e tyre në shkrimin e esesë për tema të rëndësishme të shoqërisë sonë me të cilat përballen vet ata.

Punëtoria e filluar sot do të zgjas deri më 26 janar kur edhe do të bëhet përmbyllja treditore e këtij aktiviteti me një mbrëmje ku pjesëmarrësit do t’i lexojnë esetë e tyre si dhe do të ketë muzikë live në kafenenë “KultPlus Caffe Gallery”, të dielën.

Ngjarja është e hapur për të gjithë. /KultPlus.com

“Lumturia është vepër arti, trajtoje me kujdes”

Thënie nga Edith Wharton

Sonte po sjellim disa thënie të njohura nga shkrimtarja amerikane Edith Wharton:

“Lumturia është vepër arti. Trajtoje me kujdes.”

“Mund të mbetemi gjallë vetëm nëse nuk kemi frikë nga ndryshimi, nga kureshtja e pangopur intelektuale ndaj gjërave të ëmdha, si dhe nga lumturia ndaj gjërave të vogla.”

“Ruhu nga monotonia. Ajo është nëna e mëkateve më të rënda”.

“Ka dy mënyra për të përhapur dritën: të jesh qiri ose pasqyrë.”

“Asgjë nuk e shastis më shumë një burrë se sa procesi mendor i një gruaje, e cila i motivon emocionet e saj.” /KultPlus.com

Shkenca e sotme gjermane në ndihmë të kujtesës shqiptare

Nga: Shaban Murati

-Hanns Christian Lohr, “Themelimi i Shqipërisë. Wilhelm Widi dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha në Ballkan, 1912-1914”, Tiranë 2019, Shtëpia Botuese “Skanderbeg Books”.

Për luftën e parë ballkanike “Planet e aleatëve të Ballkanit në atë kohë ishin që ta coptonin krejt Shqipërinë midis katër vendeve. Sipas këtyre planeve, vilajeti i dikurshëm turk, Shkodra, duhet të ndahej midis Malit të Zi dhe Serbisë. Përveç kësaj, Beogradit iu caktua edhe vilajeti i Kosovës. Një pjesë tjetër e vendit, vilajeti i Manastirit, duhet t’i takonte Bullgarisë. Më tej kishin rënë dakord që Greqisë t’i dorëzonin vilajetin e Janinës. Krahas këtij plani, ekzistonte edhe një marrëveshje midis Greqisë dhe Serbisë, sipas së cilës Shqipëria duhet të ndahej midis dy vendeve në linjën Durrës-lugina e Vardarit”. Fq.52

Për Konferencën e Ambasadorëve në Londër “Dëshirat e popullit shqiptar, siç i shprehën qeveria provizore apo Kongresi Kombëtar në Trieste, vështirë se do t’i kishin në vëmendje Fuqitë e Konferencës së Londrës. Kjo tregohej edhe në faktin se gjatë pothuaj tetë muajve, kur Fuqitë konsultoheshin për krijimin e Shqipërisë së re, delegacioni shqiptar u thirr për konsultë në bisedime vetëm njëherë të vetme”. Fq.127

Për Komisionin Ndërkombëtar të caktimit të kufijve të jugut ”Nacionalistët epirotas dhe trupat pushtuese greke u përpoqën më tej që të ndryshonin kushtet me anë të shtrëngimit, aq sa ta bënin të sigurtë qendrimin e territorit nën Greqi: Ata dëbuan shqiptarët myslimanë nga qytetet e Gjirokastrës, Delvinës dhe Libohovës, dhe për këtë arsye çuan grekë, të cilët u veshën si shqiptarë. Qëllimi i këtij aksioni ishte i qartë: Komisioni Ndërkombëtar për kufijtë duhet të gënjehej për kushtet e vërteta”. “Bandat epirote këtu vazhduan të përndiqnin popullsinë myslimane. Sipas raporteve bashkëkohore, midis tetorit të vitit 1913 dhe majit të vitit 1914, u vranë rreth 20 mijë njerëz nga nacionalistët grekë”. Fq.176,235. /KultPlus.com