Eklipsi diellor në fundjavë, NASA shpërndan pamjet mahnitëse

Këtë fundjavë NASA ka paralajmëruar që të mbahen sytë drejt qiellit. Kjo pasi më 21 Qershor pritet që të ndodhë eklipsi diellor.

Agjencia hapësinore amerikane ka shpërndarë një video mahnitëse, duke treguar se si do të duket “unaza e zjarrit” që do të krijohet në fundjavë.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna është shumë larg nga Toka dhe mbulon pothuajse plotësisht diellin, çka rezulton në një unazë zjarri që rrethon Hënën që në ato momente është plotësisht e errësuar.

Megjithatë, ky eklips nuk do të jetë i dukshëm për pjesën europiane. Ngjarja mund të shikohet nga Afrika Qendrore, Arabia Saudite, Kina jugore e deri tek Oqeani Paqësor.

Qytetarët në këto vende mund të shohin vetëm një pjesë të eklipsit. / KultPlus.com

Ambasadori slloven në Korçë: Qytet me tradita të spikatura dhe mikpritës

Kyetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo priti sot në mjediset e bashkisë në një takim zyrtar ambasadorin e Sllovenisë në vendin tonë Peter Japejl.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme. Kreu i bashkisë Korçë Filo u shpreh se “shkëmbimi i eksperiencave në fushën e kulturës, edukimit dhe ekonomisë ishin në qendër të diskutimit me Ambasadorin e Sllovenisë Peter Japejl”.

I impresionuar nga disa prej muzeve dhe atraksioneve të qytetit të Korçës, të cilat i vizitoi më herët ambasadori vlerësoi Korçën dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunimin e mëtejshëm. Japejl shprehu konsideratë për Korçën duke e cilësuar si një qytet të bukur, me tradita të spikatura dhe mjaft mikpritës. /atsh / KultPlus.com

“Qeshu të lutem mos pyet përse, qeshu se do t’jetë vonë” (VIDEO)

Bujar Meholli

Muzika shqiptare, gjegjësisht zhanri rok dhe funky s’ka sesi të kishte shkëlqimin e saj sikur mos të ishte grupi “Telex”, shkruan KultPlus.

“Telex” u formuan në Shkup në vitin 1983, me anëtarët e formacionit të parë: Shpend Ahmeti, Sejat Jakupi, Enver Bunjaku, dhe Ismet Shaini.

Prirjet e tyre shkonin më shumë kah ritmet funky, duke pasur si parabazë këngëtarin e famshëm Stevie Wonder, zëri i të cili ngjason me atë të Sejat Jakupit.

Ata përmes teksteve të bukura dhe unike, të gërshetuara me ritmet moderne evropiane arritën të futen dhe të mbesin me vite të dëgjuar dhe të kërkuar nga të gjitha gjeneratat.

Janë shumë gjenerata që u rritën me këngët e tyre, e sot nuk ka kujt që s’i kujtohen këngët legjendare si “Ta gjen mami një sheik”, “Vetëm për ty”, “Vetëm ti e din”, “Qeshu”, e shumë të tjera…

“Qeshu” merret si kënga e tyre më e famshme, me një tekst të bukur dhe melodi që të mbetet në mendje. Këtë këngë e kënduan dhe rikënduan edhe shumë artistë tjerë të rinj.

Sonte po e rikujtojmë këtë këngë duke ia bashkangjitur edhe tekstin më poshtë:

Qeshu të lutem,
mos pyet përse,
e nesërmja,
shpejt do t’vjen.

Qeshu të lutem,
mos kërko kuptim,
se çka mendoj,
ti e din.

Ato dit’, që ne,
i kalojmë’ së bashku,
shumë’ shpejt’, harrohen,
shumë’ shpejt’, harrohen,
kur në buzët e tua,
nuk ka qeshje.

Qeshu, qeshu,
qeshu se do t’jetë vonë’,
qeshu, qeshu,
qeshu se do t’jetë vonë’ /KultPlus.com

Piktura e Caravaggios hap muzetë e Romës

Një nga pikturat më të famshme të piktorit Caravaggio, “Djali i kafshuar nga një hardhucë”, u ekspozua në Romë ndërsa një ekspozitë e re mbi mjeshtrin e vjetër italian u hap të martën në muzeun ”Capitolini”.

“Piktura mund të ketë një kuptim alegorik dhe ndoshta i referohet dhimbjes që mund të rezultojë nga dashuria”, thotë Galeria Kombëtare në Londër, që zotëron një version të pikturës.

Një tjetër version i “Djali i kafshuar nga një hardhucë”, pjesë e koleksionit të historianit të artit italian, Roberto Longhi, është në qendër të ekspozitës në Romë.

Shfaqja, e gjitha nga koleksioni personal me qendër në Firence, përfshin rreth 40 vepra të tjera nga piktorë të shekullit XVII, të frymëzuara nga Caravaggio.

”Ekspozita me pikturat e Caravaggios shënon një sezon të ri ekspozitash pas kësaj periudhe bllokimi dhe është një mënyrë e shkëlqyer e rihapjes së dyerve të muzeve tona”, deklaroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi në një deklaratë për shtyp.

Caravaggio (1571-1610) është i njohur për përdorimin e tij revolucionar të “chiaroscuro”, një teknikë që përfton një realizëm të fortë duke hedhur dritë dhe hije në mënyrë dramatike. /KultPlus.com

Demokracia

Nga: Hasnije Ilazi

“Jeta private dhe publike janë dy botë të ndryshme prej thelbit dhe respektimi i këtij ndryshimi është kusht sine qua non që njeriu të mund të jetojë si njeri i lirë”.106 Pa një ndarje të tillë të qartë, njeriu “nuk mund t’i përkasë më vetvetes; humbet statusin e individit”.107 Në demokracinë liberale, kjo çështje (e formalizuar edhe përmes raportit në mes të të drejtave individuale dhe së mirës të përgjithshme) do të jetë një nga më të debatuarit, së bashku me raportin e së drejtës (legjislativa demo kratike) me moralin (supozimit etik të demokracisë). Disa reflektime sugjerojnë mbi disavantazhet në demokracinë e sotme si influencuese për rrjedhat e ardhshme: Demokracia liberale krijon individë “anemikë”, mikro-klimatikë, të prirur ndaj një jete më të mirë personale, të vetëmjaftueshme, me mendje të hapur ndaj tjetrit dhe lirisë së tij, me çka arsyetojnë shmangie nga qytetaria aktive dhe kul tivojnë pasivitetin qytetar. “Anemia” e individëve shkakton pasojat “leukemike” për shoqërinë demokratike, meqe nëse dobëson fuqinë luftuese për çështjet nga interesi i përgjithshëm.

Përpjekja për t’i barazuar individët, të pabarabartë nga natyra dhe proceset shoqërore, përmes krijimit të mundësive të barabarta, duket një projekt i vështirë për t’u realizuar. Historia e njerëzimit ka treguar se prirjet e ngjashme (socializmi me tendenca për barazim të pabarazisë ekonomike) kanë rezultuar të dështuara në të kaluarën. Fukuyama thekson se demokracia liberale mund të shkatërrohet nga brendia e saj, shkaku i dëshirës fanatike për pranimin e barabartë. Tendenca për të mohuar çdo shfaqje të pranimit të pabarabartë, së shpejti do të ballafaqohej me kufijtë e vendosur nga vetë natyra.108

Demokracia moderne ekziston mbi baza utilitare, esenca e të cilave është “pezullimi i dallimit në mes të mirave morale dhe jo morale dhe bërja e të gjitha dëshirave njerëzore barabartë të vlefshme për t’u shqyrtuar.”109 Në esencë, unifikimi utilitar pranon pluralizmin e dobive të përbash këta dhe atyre personale, me çfarë e zhduk vijën ndarëse në mes të vlerës dhe jo vlerës duke e drejtuar shoqërinë nga kaosi vleror.
Rritja e fuqisë individuale në kuptimin e vendosjes për vete, nuk e zvogëlon ndjenjën e pafuqisë në raport me procese për të cilat individi është i vetëdijshëm se nuk mund t’i kontrollojë. Çfarë domethënie ka pastaj (siç me të drejtë pyet Tocqueville) të thuhet se njerëzit në sisteme të tilla janë bërë zotërinjtë e vetvetes?110

Shoqëritë moderne demokratike dominohen nga, siç i quan Taylor-i, botëkuptime instrumentaliste dhe atomiste, të cilat kërcënojnë kushtet që do të duhej ta siguronin shëndetin e shoqërive moderne vetëqeverisëse (identifikimin e qytetarëve me institucionet publike dhe mënyrën politike të jetës, decentralizimin e pushtetit, etj.). Një shoqëri e tillë, “shoqëria e njerëzve që vetëpërmbushen, përkatësitë e të cilëve gjithnjë e më tepër shihen si revokuese, nuk mund ta sigurojë qëndrueshmërinë e identifikimit të fuqishëm me komunitetin politik e cila i nevojitet lirisë publike.”111 Në esencë, shoqëritë moderne [demokratike] paraqesin një botë për të cilën Taylor-i flet si për botën e raporteve të ndryshueshme, humbjes së përmbajtjes, zbehjes së lidhjeve dhe sipërfaqshmërisë në rritje të gjërave.112

Një nga parimet burimore të demokracisë antike, sundimi i shumicës, në kohën moderne ka kaluar metamorfozën e demokracisë së përfaqësuar; tani sundon një pakicë zgjedhur nga shumica e përqindjes së të dalurve në votim (“agjentët e popullit nuk janë dhe nuk mund të jenë përfaqësuesit e popullit”113). Legjitimiteti i përfaqësimit si formë emokratike është në shënjestër të kritikave, pasi prodhon koalicione resash të grupeve që u paraprijnë interesavetë qytetarëve. Këto koalicione mund të identifikohen me atë që Rousseau quan “asociacione”, vullneti i të cilave bëhet i përgjithshëm në raport me anëtarët e vet, dhe individual në raport me shtetin”. Prandaj, realisht ndodh se “nuk ka votues sa janë njerëz [individë], por vetëm aq sa janë asociacione“.114 Fjalët e Roussea-s duken profetike: “Nëse nuk ka asnjë pikë në të cilën pajtohen të gjitha interesat, asnjë shoqëri nuk mund të ekzistojë.”115

Paralelisht me paragrafin e mëparshëm, shqetësimi kalon në alarm kur mendohet niveli i (vetë)vetëdijes maniulative të popullsisë që përfaqësohet në disa sisteme demokratike. Në shoqëritë me demokracinë e pakonsoliduar, pakica vendimmarrëse zgjedh rëndom masa jokritike dhe qytetarët gjysmë të arsimuar. Në këto rrethana pakica e zgjedhur vendimmarrëse legjitimon lehtë veprime të bazuara në vull netin e vet që kontrabandohet si vullnet i përgjithshëm. Hipokrizia “demokratike” pasqyron edhe “shfaqjen e një fenomeni të heshtur të ri, i cili në botën moderne pothuajse është banalizuar: mobilizimin e lëvizjes së gjerë qytetare rreth një qëllimi moral me synim që të arrihet ndryshimi politik”.116

Demokracia në kohën moderne, dhe luftërat në emër të saj, çdo herë e më tepër shikohen si mjet dhe jo si qëllim. Sot demokracia (para)gjykohet si ekspansion i kapitalizmit, i mbështjellur në dorëza të bardha. Koorporatat e mëdha shkatërrojnë sistemet (“jodemokratike”) në botë në emër të instalimit të demokracisë, ndërsa përgatisin terrenin për për fitime marramendëse. Paradoksalisht, me përhapjen e demokracisë, neokolonializmi merr një formë të re, atë moderne. Një nga disavantazhet më të mëdha të demokracisë moderne konsiderohet mungesa e zbatimit të parimeve të saj burimore, ndërsa alternativa për sisteme të sotme demokratike kërkohet brenda vetë demokracisë, në formën e saj origjinale të pashtrembëruar. Ndonjëherë mangësitë në zbatimin e demokracisë vendosin në pikëpyetje edhe vetë parimet e saj, së bashku me realitetin që prodhojnë këto parime. Kjo duke qenë se nuk mund të pretendohet pafundësisht se burimet e diçkaje janë të përsosura, ndërsa janë të pazbatueshme në vazhdimësi. Megjithatë, “reaksioni i duhur është që të zbulohen ata që e keqpërdorin [idealin], dhe jo të përjashtohet ideali”,117 siç thotë Martha Nussbaum.

Në kontekstin politik, jetësimi i demokracisë mund të kuptohet nga njëra anë si çështje e jetës personale ose, nga ana tjetër si kornizë institucionale. Sidoqoftë, esenca e demokracisë nuk paraqet vetëm kornizën e thjeshtë zgjedhore por, me ndërtimin e plotë të qëndrimeve etike, presupozon “formësimin e tërësishëm të institucioneve dhe edukimin politik të qytetarëve për gjendjen e dëshiruar”.118 Në stadet e ndryshme të zhvillimit të demokracisë moderne (nga shekulli XIX e këndej) ka pasur periudha të cilat disa autorë (John Dewey) i shikojnë si të krizës, lodhjes dhe depresionit (shembulli i depresionit të madh ekonomik në fillim të shekullit XX). Të njëjtit theksojnë se zhvillimi i demokracisë, megjithatë, nuk është tregim monolit, por reflekton llojllojshmërinë e specifikave rajonale dhe nacionale, sikur dhe diversitetin e grupeve imanente brendashoqërore, dhe si i tillë kalon nëpër fazat e ngritjes dhe rënies. Realiteti i sotëm dëshmon se ideja e demokracisë është tejet tërheqëse për shoqëritë që kanë ndier mungesën e saj permanente. Nga ana tjetër, refuzimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në lojë politike të qarqeve të caktuara nuk duhet njëjtësuar me refuzimin e idealit të demokracisë. Demokracia mbetet rrugë më e sigurt dhe ambient më i natyrshëm për përmbushjen e standardeve të lirisë, drejtësisë dhe së mirës të përgjithshme, përderisa këto do të konsiderohen si vlera më të larta të njerëzisë.


106 Kundera, Milan, Testamentet e tradhtuara, pika pa sipërfaqe, Tiranë,
2011, f. 276.
107 Ibid. f. 278.
108 Fukuyama, Francis, The End of History and the Last Men, An Avon
Book, New York, 1992, f. 328.
109 Taylor, Charles, Sources of the Self: The making of the Modern Identity,
Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 2001, f. 332.
110 Cituar në: Fukuyama, Francis, The End of History and the Last Men,
An Avon Book, New York, 1992
111 “A society of self-fulfillers, whose affiliations are more and more seen
as revocable, cannot sustain the strong identification with the political
community which public freedom needs.” Taylor, Charles, Sources of the
Self: The making of the Modern Identity, Harvard University Press, Cam –
bridge, Massachusetts, 2001, f. 508.
112 Taylor, Charles, Sources of the Self: The making of the Modern Identity,
Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 2001, f. 508.
113 Rousseau, Jean Jacques, Rasprava o porijeklu i osnovama nejednakosti
među ljudima/ Društveni ugovor, Školska knjiga, Zagreb, 1978, f.109.
114 Rousseau, Jean Jacques, Rasprava o porijeklu i osnovama neje –
dnakosti među ljudima/ Društveni ugovor, Školska knjiga, Zagreb, 1978.
f. 105.
115 Ibid. f. 107.
116 Taylor, Charles, Sources of the Self: The making of the Modern Identity,
Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 2001, f. 396.
117 Cituar në: Ilazi, Hasnije, A është liberalizmi mjaft radikal në
mbrojtjen e barazisë gjinore, Koha ditore, Shtojca, Prishtinë, 8 mars
2011, f.XVI
118 Barišić, Pavo, Ideal vladavine puka: Uvod u filozofiju demokracije,
Hrvatsko filozofsko društvo, Filozofski fakultet Sveučilišta u Splitu,
Zagreb, Split 2016, f.243

Pjesë nga libri “Njeriu shumëdimensional” /KultPlus.com

Zvicra ndihmon spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë

Ambasada zvicerane në Tiranë, në këto ditë të vështira në përballje me pandeminë ka ndihmuar spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë me makina ventiluese të reja, përcjell albinfo.ch.

“Në linjë me angazhimin zviceran për një shëndetësi më të fortë, ventilatorët e rinj shërbejnë për të rritur kapacitetet për të përballuar jo vetëm pacientë me COVID-19, por edhe për të trajtuar pacientë me komplikime të tjera të frymëmarrjes”, ka thënë Patrik Meier, zv. shef i Misionit, Ambasada e Zvicrës. /KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/?v=627730947830439

Anthony Hopkins, karriera e suksesshme mes teatrit dhe filmit

Anthony Hopkins është aktor i shpërblyer me “Oscar” i njohur për role në filma të shumtë të Hollywoodit, në mesin e së cilëve janë edhe: “The Lion in Winter”, “Silence of the Lambs” dhe “The Remains of the Day”.

Philip Anthony Hopkins u lind më 31 dhjetor të vitit 1937 në Margam të Walesit. Vitet e para të jetës së tij dhe periudha e shkollimit në “Cowbridge Grammar School” ishin relativisht të zakonshme, por kur ai e takoi Rochard Burtonin, kahu i jetës së tij ndryshoi në mënyrë dramatike. I inkurajuar dhe inspiruar nga Burton, Hopkins me t’i mbushur 15 vjet u regjistrua në kolegjin “Royal Welsh College of Music and Drama”.

Pas diplomimit në vitin 1957, Hopkins i kaloi dy vjet në Ushtrinë Britanike para se të zhvendosej në Londër për ta filluar trajnimin në Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike. Disa vjet më vonë ai u shndërrua në personin e favorizuar të aktorit legjendar, Sir Laurence Olivier. Në vitin 1965 Olivier e ftoi Hopkinsin t’i bashkohet Teatrit Kombëtar Mbretëror dhe të bëhet zëvendësuesi i tij. Kur Olivier u detyrua të marrë pushim mjekësor si pasojë e apendicit, Hopkins e zëvendësoi atë në shfaqjen me titull “Dance of Death”, dhe bëri bujë me performancën e tij.

I konsideruar si trashëgimtar i Olivieit për fronin e aktrimit në Britani të Madhe, Hopkins e pati mundësinë e artë për ta bërë kalimin nga skena teatrore në film, gjë që gjithmonë kishte qenë synim për të. Ai filloi të luajë në filma televizivë, si projekti i vitit 1967 i kanalit BBC “A Flea in Her Ear”. Pak kohë pas kësaj ai u angazhua në filmin “The Lion in Winter”, ku luajti krahas yjeve kinematografike, Peter O’Toole dhe Katharine Hepburn.

Gjatë viteve ’70 Hopkins vazhdoi të punojë në projekte filmike dhe skenike, duke marrë vëmendje të mirë nga kritikët për angazhimin e tij të dyfishtë. Ai ka luajtur në shfaqjen e Broadwayit, “Equus”, edhe pse çdo ditë e më shumë përkushtohej në zhvillimin e talentit të tij si aktor i serive dhe filmave. Mënyra e tij e përgatitjes për role gjithmonë i ka mahnitur për të mirë kritikët e filmit, por edhe aktorët e rinj, të cilët e adhuronin atë.

Karriera e Hopkinsit në film filloi kah fundi viteve ’70 dhe fillimi i të 80-ave. Në vitin 1976 ai e fitoi një shpërblim “Emmy” për portretizimin e Bruno Richard Hauptmannit në filmin, “The Lindbergh Kidnapping Case”. Gjatë viteve ’80 Hopkins vazhdoi t’i impresionojë kritikët me punën e tij në filma dhe seri të ndryshme, duke fituar edhe trofe të shumtë në ceremonitë shpërblyese si “Emmy” dhe “BAFTA”.

Në vitin 1989, aktori iu rikthye skenës teatrale për realizimin e dramës muzikore, “M. Butterfly”. Por dy vjet më vonë, Hopkins i cili e kishte arritur moshën 50-vjeçare, më në fund e arriti famën e dëshiruar dhe të merituar. Performanca e tij e paharruar 17-minutëshe e psikopatit të njohur, Hannibal Lecter, në filmin “The Silence of the Lambs”, i frikësoi por edhe i mahniti fansat dhe kritikët anembanë botës. Në kohën kur e pranoi këtë rol, aktori veçse kishte filluar ta konsideronte mundësinë për t’u pensionuar nga filmi, dhe të zhvendoset në Londër për ta vazhduar karrierën e tij në teatër. Por, ky rol jo vetëm që ia solli aktorit shpërblimin “Oscar”, por ia siguroi epitetin e një prej aktorëve më të mirë të Hollywoodit për portretizimin e personazheve të këqij në film.

Hopkins që nga atëherë e ka portretizuar këtë rol edhe në disa vazhdime të filmit. Dhe duke qenë në majë të suksesit në Hollywood me filma të buxhetit të lartë, aktori me mençuri të plotë ka përzgjedhur të luajë në projekte të tilla si: “The Remains of the Day”, “Nixon”, “Amistad”, “Meet Joe Black”, “Instict”, “Proof”, “Beowulf”, “Thor”, “Hitchcock”, “Noah”, “Transformers: The Last Knight”, “Westworld” dhe të tjerë.

Ndërkaq gjatë karrierës së tij në film, Hopkins përveçqë ka arritur të konsiderohet një prej aktorëve më të pëlqyer dhe më të kërkuar, ai po ashtu është shpërblyer me çmime të shumta kinematografike. Në vitin 2000 ai u bë shtetas i Amerikës, dhe disa vjet më vonë e pranoi çmimin special për arritje jetësore, “Cecil B. DeMille”.

Roli i fundit i aktorit në ekran të madh ishte në filmin e vitit 2019, “The Two Popes”, ku ai e portretizoi Papën Benedikt, ndërsa aktori Jonathan Pryce e luajti rolin e Papa Franqeskut.

Në vitin 2003, Hopkins u martua me gruan e tij të tretë, shitësen e veprave antike, Stella Arroyave, e cila me prejardhje është nga Kolumbia. Në të kaluarën ai kishte qenë i martuar me Jennifer Lyntonin, nga viti 1973 deri më 2002-n, dhe martesa e tij e parë ishte me Petronella Barkerin, me të cilën ishte martuar në vitin 1967 dhe ishte ndarë pas 5 vjetësh. Me Barkerin aktori e ka një vajzë të quajtur Abigail Hopkins.

Aktori për një kohë të gjatë e ka luftuar varësinë nga alkooli, dhe një herë kishte deklaruar: “Për disa dekada rresht e kam jetuar një jetë goxha vetëshkatërruese. Vetëm pasi arrita t’i mundja përbindëshat brenda vetes, e gjeta mënyrën për ta shijuar aktrimin në përgjithësi,” citohet të ketë deklaruar aktori.

Në vitin 1975, Hopkins filloi të ndjekë takime të personave të alkoolizuar, dhe vuri rregull në jetën e tij. /KultPlus.com

Letër dashurie e shkruar në një ndërtesë që digjet

Nga: Anne Sexton

Përktheu: Roland Gjoza

Unë jam në një arkë, kjo është arka jonë
mbushur me këmishë të bardha dhe sallatë jeshile
troket kutia e akullit nga lëvizjet tona prej kënaqësisë
dhe unë kam filmat në sytë e mi
dhe ti ke vezët në tunelin tënd
dhe kemi luajtur me çarcafë, me çarçafë, me çarçafë
tërë ditën, dhe në vaskë si lunatikë.
Por sot e lashë shtratin në flakë
dhe tymi mbushi dhomën.
Aq nxehtë u bë sa muret u shkrinë
dhe kutia e akullit u shkri dhe një dhëmb i bardhë që e kisha të ngjitur.

Unë vë një maskë për të shkruar fjalët e fundit
që janë për ty dhe i vendos
në kutinë e akullit ku lemë vodkën dhe domatet.
Dhe ndoshta janë vërtet fjalët e fundit.
Qeni s’duket gjëkundi. Gjurmët e tij janë zhdukur.
Letrat e vjetra janë kthyer në një bletë të zezë
fustanet e natës janë grirë e bërë
letra; të verdha, të kuqe, të purpurta
shtrati duket kaq i bukur, çarcafët janë kthyer në ar-
në ar të forte, të fortë dhe dysheku
po puthet me një gur.

Sa për mua, i dashur Foxx
vjershat e mia për ty, edhe mbërrijnë, edhe s’mbërrijnë te kutia e akullit.
Dhe shpresa për një përjetësi divine
a është e mjaftueshme për ty?
Po emri yt krahas emrit tim
për të drejtat e autorit?
Në qofte se gishtat e mi s’të ngrenë dot
unë do të tregoj tërë historitë-
jo vetëm historinë e çarçafëve
po dhe historinë e bizhusë në kërthizë
dhe historinë qepallave të lyera
të wiskit-thartuckave- historinë e thithkave të gjinjve-
ta marrin me lopatë dashurinë tonë dhe ta flakin atje ku i takon.

Pavarësisht dorezave të mia prej asbesti
nga kollitjet e shpeshta më mbushen mushkëritë me pluhur të kuq dhe të zi
arka jonë e vogël zbret poshtë e më poshtë publikisht
sa, pa kuptuar asgje, ju do te shikoni, në një akt solo
krematoriumin e dashurisë.
Ne, përkundrazi, na duket se po zbresim në një rrugë në Rusi
flakët nxjerrin fshikullima
kamzhikësh mbi kuaj
kamzhikësh që rrahin e rrahin e ngjallin admirim
të triumfit njerëzor
ndersa mizat presin, plima plima vijnë
drejt e nga United Fruit, Inc.

Agolli: E kemi një të keqe të madhe, anojmë nga fryn era

Kjo intervistë me shkrimtarin e shquar është bërë në datën 26 maj 2006 në Durrës dhe është transmetuar në atë kohë në TV Kopliku.

K.Ujkaj: – Dritëro, gjithmonë kur lidhej një vajzë korçare me një djalë shkodran apo anasjelltas, si shkodranët, si korçarët e quanin një lidhje martesore të gjetur. Ju si do ta shpjegonit këtë traditë si dhëndërr i Shkodrës?

D.Agolli: -Gjithmonë Korça dhe Shkodra kanë bërë krushqira, ilakara, siç e quajmë me këtë fjalë të vjetër turke. Në përgjithësi, si popull kemi patur shumë afri, qoftë nga kultura e përgjithshme, qoftë si dy qytetet më të kulturuara të vendit si dhe më të mëdhatë në tërësi, pas Tiranës, që ndonjëherë ia kalonin edhe asaj. Shkodra dhe Korça, dy qytetet që gjithmonë kanë patur lidhje shpirtërore mes tyre, që jepnin e merrnin nuse, apo që bënin dashuri, si qytetarë në lëvizje të përhershme, që për pasojë transmetonin të tilla lidhje mes njëri-tjetrit.

Dhe pastaj lidheshin edhe me anë të tjera: Në Korçë botoheshin shumë revista, them para viteve ’40, por edhe në Shkodër, gjithashtu. Grupet e shkrimtarëve në këto dy qytete të mëdha të kulturës ndaheshin sipas anëve të progresit. Në Shkodër kishte shkrimtarë të shquar që mendonin për një botë të re, po edhe në Korçë kishte një revistë me emrin “Bota e re”. Gjithë këto kanë ndikuar edhe në krushqitë, që të merrnin rrugë të pandalshme, apo në dashuritë, sepse ishim njerëz që udhëtonim, pra gjallonim e jo njerëz të mbyllur.

Dashuria natyrisht nuk njeh kufizime, që të thuash në Shkodër, apo vetëm në Korçë do të bëheshin të tilla lidhje, sepse dashuria do të lindë edhe në një vend tjetër. Takon njeriun, njihesh! Kështu më ngjau mua me Sadijen. Më pëlqeu Sadija dhe unë i thashë: do të marr për grua. Kështu ne krijuam familje. Nga ana tjetër, këto lidhje ndihmonin të shtoheshin lidhjet mes ne, shqiptarëve. Lidhje Jugë-Veri, lidhje mes Veriut me Shqipërinë e Mesme etj. Shqipëria është një komb, një kulturë, ka të njëjtat zakone kudo, ka të njëjtën botë shpirtërore, një konstitucion shpirtëror. Këto e ndihmojnë shqiptarin që të mos jetë, thjesht, provincial, por të shkojë më larg, të bashkohet me të tjerët.

Nga këto lidhje në largësi, jo mes kushërinjve, edhe raca del më e mirë se sa kur lidhemi brenda kushërinjve.

– Si e kujtoni Shkodrën në harkun e këtij tranzicioni? Thonë që kur keni ardhur në fillim të viteve ’90 me Ramiz Alinë, shkodranët janë shprehur: “Po të kishe ardhur vetëm si njeriu i madh Dritëro Agolli, do të shetisnim mbi shpinën tonë në tërë Shkodrën me gjithë makinën tuaj”. Si e kujtoni këtë moment?

D.Agolli: -Po, në atë kohë ishte një gjendje e acaruar në përgjithësi. Kishin ndodhur edhe ato vrasjet e prillit, vriten disa djema atje në demonstratë, pra ishte koha kur sapo kishte rënë ay sistem dhe po vinte dalëngadalë tjetri. Shumë njerëz të entusiazmuar nga demokracia që vinte, nuk kishin qejf të shihnin drejtues të dikurshëm, ish-udhëheqës të PPSH, si Ramiz Alia, megjithëse Ramiz Alia ishte një njeri i butë dhe do të thosha i ndershëm dhe jo njeri diktator. Ai ishte i pari president shqiptar në pluralizëm, sepse atëhere u vendos pluralizmi, kurse Sali Berisha erdhi një vit më vonë në pushtet.

Në teatrin “Migjeni” Ramiz Alia po vinte si i ftuar në një aktivitet për Fishtën, nga vetë shkodranët. Ramiz Alia më merr mua në telefon dhe më thotë: Pres të shkojmë së bashku në Shkodër me këtë rast. Në Shkodër ndodhi një konflikt i vogël, ku disa njerëz kishin dalë para teatrit “Migjeni” dhe hidhnin parulla kundër Ramiz Alisë. Ky i fundit shkoi në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit për t’u takuar me autoritetet lokale, kurse unë do të shkoja tek vjehrra ime. Dhe rrugës mua më takuan disa shkodranë, me të cilët kam patur miqësira që në vitet ’60 kur kam qenë gazetar pranë “Zërit të Popullit”, si Q.Draçini, mes të cilëve njëri u shpreh: “Ne do të mbanim në shpinen tonë me gjithë makinë duke të shetitur nëpër Shkodër si Dritëro, po të kishe ardhur pa Ramiz Alinë”. Kurse një tjetër, simpatizant i PD-së u shpreh: “Ne edhe me Ramiz Alinë gabuam, sepse ne vetë e ftuam atë. Tradita jonë kur e fton tjetrin nuk e lejon ta fyesh. Kurse Dritëroi, për mua bëri shumë mirë që erdhi me të”.

Ti mund të jesh me mendime kundër, por jo ta shajsh tjetrin, kur e fton vetë. Për fat u kuptuam me miqtë e mi dhe shkova në punën time! Ky ishte një aksident, them unë. Më vonë nuk do të bëhej, por ishte kohë ndryshimesh të mëdha dhe mund të justifikohej. Ajo nuk qe gjë për t’u dëshpëruar. Këto janë të zakonshme kur ndrrohen kohët.

Ndërsa unë si Dritëro do të respektoja cilindo protokoll presidenti, pa kurrfarë paragjykimi, sikur të ishte edhe Sali Berisha, me një fjalë edhe me atë do të vija, po të më kërkonte si i tillë.

– Korrieri i vogël partizan i 43-it, D.Agolli, shprehet në librin “Njerëz të krisur”, vëllim me tregime:

“Lufta ishte e rreptë,

tragjeditë kishin shumë ngjyra….

Nëse do të ishim me të humburit në këtë luftë, do të ekzistonte sot Shqipëria e pavarur? Ndryshe, sipas jush, fitorja e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte një fitore e hidhur, apo një fitore e denjë për ne?

-Nëse ne do të bashkoheshim me nazifashistët dhe të humbnim, siç humbën ata, ne do të quheshim bashkëpunëtorë të tyre. Kështu, një pjesë jona do t’i jepej Greqisë, një pjesë Jugosllavisë, Italisë etj., sepse kjo do të diktohej nga statusi i humbësit. Edhe në vendet e tjera, që janë bashkuar me nazizmin, kanë korrur vetëm humbjen. Bie fjala, në Rumani një pjesë e Vllahisë iu dha Rusisë, sepse ishin me nazistët. Po të ishim me nazistët, duke llogaritur pjesët që do t’u jepeshin fqinjve tanë si shpërblim për luftë kundër fashizmit, Shqipëria do të mbetej vetëm pjesa mes Matit dhe Shkumbinit, kur dihet se pjesët e tjera do t’i jepeshin sa Jugosllavisë, sa Greqisë etj. Me aleatët e mëdhenj SHBA, Rusi dhe Angli, që ishin kundër nazifashizmit, si koalicion botëror progresist, ne u bashkuam dhe fituam pikërisht këtë Shqipëri që është, pavarësisht se ç’u vendos në Jaltë. Kjo është e para. E dyta, sikur të fitonin gjermanët, ne do të ishim tjetër Shqipëri. Ç’do të ishte, do të thuash? Kurrsesi një vend i lirë. Ne do të bashkoheshim me Kosovën ndoshta, jo vetëm me të, por me të gjithë: Me Italinë, me Greqinë etj., por gjithmonë nën pushtuesit e huaj nazistë. Dhe siç thonë fetarët, ata që besojnë, Zoti na ruajt, ne na ruajti me të vërtetë duke u ngjitur me koalicionin në krahun e antifashizmit.

Ujkaj: – Z.Agolli, i përkthyer në afro 20 shtete, nga kritika perëndimore që në vitet ’70 jeni cilësuar si Uitmani shqiptar, ndryshe poet i tokës shqiptare, kurse pas daljes së “Shkëlqimit dhe rënies së shokut Zylo”, jeni cilësuar si Gogoli shqiptar, duke krahasuar “Revizori”-n e këtij të fundit me ronanin tuaj në fjalë. Megjithatë ju jo vetëm nuk keni denjuar të preokupoheni nga përcaktimi juaj si modern, edhe pse jeni i tillë, por përkundrazi, që tani për së gjalli, keni thurur në vargje amanetin tuaj befasues:

Po, unë atje në varreza,

Përzjerë me dhè, sigurisht,

Një gur me shkronja të zeza,

Po prehet një ish-komunist.

Cili është komenti juaj?

D.Agolli: -Këto krahasimet jo me Kafkën, jo me Gogolin, tjetrin me Shekspirin a Uitmanin etj. janë zakone të kritikëve të huaj, të cilët sipas meje i bëjnë për t’u bërë qejfin shkrimtarëve të vendeve të vegjël si yni. Prandaj të tilla vlerësime gjithnjë, i dashur Kadri, i kam marrë me shumë rezerva duke i quajtur gjithnjë si ana periferike e gjërave, pa mohuar faktin që letërsia jonë e madhe, si e tillë, nuk është aspak më e vogël se letërsia e huaj. Ka disa personalitete letrare tek ne që i kanë marrë serioze këto konsiderata, kurse mua kurdoherë më ka pëlqyer t’i marr si serioze ato vlerësime që vërtet janë si të tilla – të vërteta. Jo të them që tani unë u bëra Homer, Shekspir, Gogol etj….Këtë nuk e kam zakon. Tjetër pastaj krahasimi…. kur krahasohemi me Uitmanin, Gogolin nga të huajtë, të cilët gjykojnë që ne i këndojmë tokës sonë, qëndresës, pavarësisë apo ideologjisë që ne kemi patur…Unë edhe duke iu referuar asaj që cituat më sipër, kam mendimin: Sado të thuhet që ky ka qenë komunist, përsëri atje është hiri im, kurse e vërteta është libri im. Nuk dua të them unë kam qenë ndryshe nga shkrimtarët e tjerë të asaj periudhe, se kam qenë disident etj….Jo, unë kam qenë siç ishte koha, madje unë besoja se sistemi që kaluam do të ishte një sistem ku nuk do të kishte varfëri, ku njerëzit do të ishin të barabartë, prandaj edhe e përqafova atë ideologji komuniste si pjesa jonë e madhe, duke qenë njëri nga bijtë e asaj shoqërie, e cila s’na ka penguar aq shumë për të thënë disa të vërteta. Veprat janë bërë në Shqipëri dhe janë përkthyer në Evropë. Madje atëhere janë përkthyer shumë më tepër se përkthehen sot. Kjo është biografia jonë, jeta nuk reduktohet. Nuk mund të merret si një faqe libri dhe ta reduktosh. Dita që iku nuk mund të kthehet. Të djeshmen që iku mund ta kthesh e të thuash tani kështu e ashtu?! Në këtë kuptim them që këto të vërteta s’duhen shtrembëruar. Ne entuziazmohemi kur bëhen jashtë recensione për shkrimtarët tanë, mirëpo, sipas meje, ky entuziazëm nuk është individual, por është i vendit tënd.

– Si njëri nga “bashkëthemeluesit” e PSSH-së më 12 qershor 1991, kam patur fatin që në këtë moment historik të njihem nga afër me Ju. Dritëro, sa ndjeheni brenda vetes dhe sa ndjeheni i zhgënjyer brenda spirales së kěsaj force poltike, të cilës shqiptarët i besuan një qeverisje radhazi 8 vjeçare, një precedent në tërë ish-Lindjen komuniste?

D.Agolli: 
-Në kohën që u mblodh Kongresi i 10-të i PPSH-së, unë në të vërtetë bëra disa kritika të rrepta ndaj atij sistemi. PPSH-ja ka patur shumë gabime, filluar me acarimin e luftës së klasave, me tufëzimin etj., që i dimë shumë mirë, së bashku me abuzimet që bëheshin deri në internimet e familjeve në emër të luftës së klasave. Këto gjëra çdo njeri me mend mund t’i kuptonte edhe atëhere, por sot erdhi koha që t’i themi lirisht në emër të përparimit dhe jo të kthimit mbrapa. Duke u formuar PS-ja, si e majtë moderne, pavarësisht se vinte nga PPSH, kisha një besim të plotë që do të rinovohej dhe do të përparonte duke kapërcyer shumë mentalitete të PPSH-së. Kjo parti do të arrinte edhe fitore, siç qe ardhja e saj për 8 vjet në pozitë, ku krahas arritjeve, si ndërtimi i rrugëve të reja, ngritja e institucioneve demokratike në një Shqipëri të shkatërruar nga 97-ta etj., pati edhe mungesa të drejtimit, u vërejt një burokraci, korrupsion, ngathtësi të administratës etj, kuptohet krahas arritjeve dhe përparimeve të bëra, pavarësisht se kemi të bëjmë me inisiativën private.

Personalisht nuk ndjehem i zhgënjyer, sepse e di dhe e kuptoj që një parti nuk do ta ketë gjithnjë pushtetin, por herë njëra, herë tjetra, si në pluralizëm.

Pasatj rëndësi ka që secila është shqiptare. Kush të garanton që pas 20 vjetësh mund të vijë një parti tjetër, kush di me ç’emër dhe mund ta marrë pushtetin.

A nuk ndodhi në Itali, që një parti si ajo e Berluskonit, Forca Italia, për 6 muaj jetë arriti të dalë edhe në krye të politikës italiane, duke marrë edhe pushtetin. Kështu që nuk është ndonjë hata të lësh pushtetin, mjafton që edhe ajo të jetë shqiptare, tjerat gjëra nuk duhet të habisin njeri. Sot opozita ka për detyrë të korrigjojë qeverisjen e pozitës, që kjo e fundit të na qeverisë më mirë. Kështu që nuk e quaj ndonjë zhgënjim.

Socialistët kanë një anë shumë të mirë debatin brenda vetes. Më thuaj, cila parti ka aq polemika, apo debat të brendshëm në parti? Bile, këtë përvojë tani po e ndjekin edhe partitë e tjera. Kjo është ana e mirë e socialistëve, që t’ja kenë për nder edhe partitë e tjera shqiptare.

K.Ujkaj: – Para 3 korrikut, analistë shqiptarë dhe perëndimorë, bile edhe brenda vetë të djathtës shqiptare, kishin shumë skepticizëm për kthim në pushtet të PD-së me Berishën në krye. Ju si e shpjegoni këtë rotacion të pushtetit në favor të PD-së? A mund t’i besojmë versionit se Nano u tërhoq në emër të plotësimit të standardit, një rotacioni model të qeverisjes që kërkonte nënshkrimi i marrëveshjes së asocim-stabilizimit, duke plotësuar kështu maksimalisht edhe karizmën e vet si politikan liberal perëndimor?

D.Agolli: -Sipas meje, ardhja në pushtet e PD-së qe e vetvetishme, falë një situatë të atillë në PS, kur kjo nuk mund të drejtonte më me të metat që u panë në qeverisje, por sidomos pas ndarjes më dysh, me daljen më vete të LSI-së. Kështu të ndara, votat do t’i fitonte PD-ja. Po aq edhe në popull sikur u ndje nevoja e ndryshimit të qeverisjes me shpresën se mundet të jetë më mirë. Kështu erdhi në qeverisje Sali Berisha.

Nga ana tjetër, gjatë viteve 1992-97, Sali Berisha ka bërë shumë gabime në qeverisje, si: Piramidat, kufizimi i demokracisë, nuk i lejonte të bëheshin normalisht demonstratat, rrihte deputetët. Asokohe nuk kishte, si tani, televizione private, media ishte vetëm ajo shtetërore, TVSH, mungonte liria e mendimit etj. Këto bënë që të rrëzohej nga pushteti. Mirëpo duhet thënë që gjatë qeverisjes së tij, Sali Berisha ishte shumë aktiv, njeri me energji shumë të mëdha, punëtor i madh, i pakursyer dhe e bindi popullin që të shkonte pas tij. Ky fakt bëri që populli të gjykojë që ky njeri kaq i gjallë do ta reformonte edhe shoqërinë shqiptare. Nuk e përcaktoj dot të ardhmen me Sali Berishën në qeverisje, por fatkeqësisht shoh pas afro një viti qeverisjeje shumë varfëri, papunësi, të meta që të bëjnë të zhgënjehesh nga klasa politike shqiptare.

K.Ujkaj: – Dritëro, shumë lëvizje shihen në gjirin e forcave politike, qoftë majtas me formimin e një aleance të re ku përfshihet edhe LSI, qoftë djathtas, një lëvizje të Nard Ndokës, njëri ndër politikanët aktiv e “reformator”, më ndryshe nga pikëpamja e moderacionit brenda së djathtës. Ju, si do ta komentoni këtë lëvizje?

D.Agolli: -E shoh si një lëvizje progresive qoftë nga e majta, qoftë nga e djathta, sepse kjo do të bëjë që nesër të mos i bindet asnjëra palë pushtetit të Njëshit brenda mazhorancave. Natyrisht dihet që partitë e vogla janë forca politike me 300-500 anëtarë dhe që të fuqizohen u duhet pushtet, por që të kesh pushtet më shumë dhe elektorat më shumë, duhet të kesh deputetë më shumë, sepse vetëm kështu merr edhe në qeverisje pjesën më të madhe, përmes së cilës do të rregullosh në punë edhe njerëzit që të mbështesin.

Problemi i këtyre lëvizjeve dhe aleancave do të rritet kur të vijë puna tek zgjedhja e presidentit, ku duhet 5/7 e votave në parlament. Mirëpo llogaritë bëhen për levërdi në vetvehte nga secila parti, qoftë minorancat, qoftë mazhorancat. N.q.s PD i jep më shumë se i takojnë PDK-së, do të ngrihen anëtarët e saj: Ti ua fal pushtetin të tjerëve, prandaj kështu nuk pranojmë, apo anasjelltas, ata të PDK-së për pjesën që u takon, sidomos në lëvizjen e re të Nard Ndokës. Është një punë e ngatërruar, prandaj drejtuesi i një koalicioni duhet të jetë shumë i zgjuar. Kurse unë mendoj që brenda partive duhet forcuar ana ideologjike, që të fitojmë bashkë. Të mos i ndajmë postet si një bakllava, siç ka thënë Rama. Unë mendoj se koalicioni Rama-Meta-Gjinushi-Milo dhe Ceka është pozitiv, që së paku të fitojnë së bashku. Kjo është një përpjekje pozitive e të gjitha partive. Ndërsa e djathta ka problemet e pronës, ku PR kërcënon së do të dalë më vete. Tek ne problemet janë të ngatërruara nga bajraktarizmi që zë krye me kryetarin e fisit, të lagjes deri në krye të vetë partive. Filozofia jam unë – kjo pengon edhe hyrjen tonë në Evropë.

K.Ujkaj: Do të pranojnë Meta dhe Lesi, sipas jush, që të vihen në rrjeshtin e mazhorancave përkatëse me nga një post ministri, aq më teper ku Lesi njihet si rebel dhe si politikan modern pragmatist?

D.Agolli: Di që edhe mbreti i ka qejf lëvdatat dhe peshqeshet.Kështu që edhe këta i pelqejnë dhuratat.E ka thënë vetë Nikolla: Po nuk më dhatë….kështu që kjo nuk është moderne. Modernia nuk kërkon poste, por pragmatizëm prandaj më me kursim atë modernen…

K.Ujkaj: -Dritëro, të gjithë e dënojmë sot braktisjen e djeshme të eshtrave të Fishtës, apo të amanetit të Konicës për t’u varrosur në vendin e vet. Po sot në Shqipërinë Demokratike, madje në kështjellën e saj, një artist i përmasave botërore si Lukë Kaçaj në 2001, apo një poet i talentuar si Frederik Reshpja në 2006-tën, të dy antikomunistë dhe ish-të burgosur politikë, shoqërohen me një cinizëm profetik në ditëlamtumirën e fundit të tyre. Askush nuk denjoi të hidhte një grusht dhè mbi varrin e artistit të madh në ditën e përcjelljes mortore. Pak më ndryshe nga pushteti lokal, por nga ai qendror demokratik, as në 2006-n nuk e ndryshoi imazhin e këtij cinizmi kur u përcuall poeti i talentuar Frederik Reshpja. Nga Tirana do të vinte një shok dhe mik yni, si Dr.Moikom Zeqo e ndonjë dikush nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe vetëm kaq. Si e gjykoni këtë stinë antikulturë në klimën e një kultpragmatizmi deri në banalitet?

D.Agolli: -Unë Lukën e kam pasë mik edhe në kohën e socializmit, edhe më vonë. Ka ardhur shpesh herë në shtëpinë time. Kur u burgos, erdhi e shoqja, Ana Jakova e m’u lut ta ndihmoja, se donin t’ia merrnin pianon. E garantova se nuk do t’ia merrnin. Nuk ma merr mendja, i thashë, se do të hyjë këtu gjykata apo dikush tjetër, edhe pse ne si LSHA nuk kemi gjë në dorë. Pianon ia kishte dhuruar atij dhe Mentor Xhemalit vetë Mehmet Shehu. Në këtë mënyrë u mundova ta ndihmoj të shoqen dhe Luken, çka ma dinte për nder gjithnjë Luka. Kur doli nga burgu ndërhyra për letrat me vlerë që i takonin Lukës në fabrikën e tullave ku punonte.

Luka ishte një artist i madh, njëri nga më të mëdhenjtë. Për problemin më sipër e pati pritur edhe Spartaku (ministri). Lukës duhet t’i bëheshin nderimet deri në fund, aq më shumë në një shoqëri pluraliste, siç ishte kur vdiq ai Shqipëria. Megjithatë shpesh herë këto gjëra harrohen, meqenëse merremi më shumë me politikë. Mediat shkojnë pas një politikani, sepse pas tij shkojnë më shumë edhe vetë njerëzit. Është ky problem, pse do të çuditemi? U bë 150 vjetori i Naimit, para 10 vjetësh dhe s’foli asnjeri. Po kështu edhe për Fishtën, Lasgushin, Konicën, Reshpjen. Për Reshpjen bile është folur e shkruar më shumë se për të tjerët…Vërtetë ishte një poet i shquar, i veçantë, njeri që vuajti aq shumë nga varfëria dhe burgosja në socializëm.

Unë them që gjithë shoqëria jonë duhet emancipuar, duhet të ketë një kujdes më të madh, sidomos për shtyllat e kulturës sonë. Edhe për Fishtën do të thoja një nga figurat më të mëdha të letërsisë sonë, por po kaq një njeri edhe me shumë kontradikta. E keqja jonë qëndron se e mbajmë gjithnjë inatin, shumë gjatë. Fishta politikisht i takonte një krahu tjetër, por ato nuk kishin atë peshë që kishte vepra e tij. Kështu që duhej bërë dallimi dhe seleksionimi. Po kështu, Konica nga antizogist u bë ambasador i Zogut. Dihej që Zogu nuk pranohej atëhere. Kjo gjë iu mbajt mend gjatë. Por edhe Konica ka fyer deri shqiptarët, thjesht si popull: këta thoshte janë pa din e pa iman, të pabesë, sepse Konica ishte kritik që s’kritikonte vetëm burokratët, por edhe vetë popullin.

Nga kjo anë ne kemi disa të meta që i trashëgojmë nga patriarkalizmi ynë. Po morëm inat, e mbajmë shumë inatin. Fjala vjen, një poeti që ka qenë fashist, ia harrojmë këtë gjë dhe i kujtojnë vetëm vlerat, kurse mua që kam qenë komunist më kujtojnë vetëm komunizmin. Atëhere në këto gjëra duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët: vlerat t’ia kujtojmë si atij që ka qenë fashist, si atij që ka qenë komunist, pa paragjykuar gjithnjë vetëm këta të fundit, siç po ndodh.

Heshtin për komunistin intelektual dhe i thonë bravo të qoftë fashistit! E kemi të keqen të madhe, që anojmë nga fryn era: Kur qe e majta në pushtet – me të majtën, erdhi e djathta – vetëm me të djathtën!./ KultPlus.com

Dy poezi nga cikli “Vargjet e jetës sime” të Tomorr Alikos

Nga: Sinan Gashi

Autori i këtyre poezive, Tomorr Aliko (1925 – ) është nga Libohova (Shqipëri). Që 17 vjeç përqafoi idetë nacionaliste, kur edhe u bë anëtar i “Ballit Kombëtar”, udhëhequr nga Mit’hat Frashëri. Për idetë e tija denohet me burgim të përjetshëm. Lirohet më 1963, pas 17 vjet burgimi. Pastaj internohet në Mamurasë, deri më 1991. Pas këtyre katrahurave dhe përjetimeve rrëqethëse të burgjeve e inerenimeve, ai botoi librin “Fundi i udhës së gjatë” (Tiranë, 1999), ku janë dhënë kujtimet e trishta të dhunës, shprehur me plotë emocione. Për ata që ishin dënuar me pushkatim me varje, me burg të përjetshëm etj., jepen edhe lista të atyre që bëjnë vetëvrasje në qeli ose në spitalin e burgut.

Shkrimet ilustrohen me foto portrete dhe pamjeve të Burrelit, ku u dergjën intelektualë e krijues të shquar, shumica të shkolluar në universitetet perëndimore. Është domosdoshmëri të përmenden disa, si: Musine Kokalari, Xhevat Korça, Sabri Dangëllia, Zef Kadare, Terenc Toçi, Jakov Milaj, Gjergj Kokoshi, Hasan Reçi, Arif Gjyli, Pjetër Meshkalla, Mirash Ivanaj e të tjerë. Veç këtyre dokumentarëve, Aliko shkruan edhe vargje, të motivuara nga jeta e ferrit. Po i botojmë dy poezi që u kushtohen dy personaliteteve; shkrimtares e demokrates Musine Kokalari dhe atdhetarit Mirash Ivanaj, nga cikli i poezive “Vargjet e jetës time”.

Tomorr Aliko

BURRIT TË SHTETIT

(Atdhetarit Mirash Ivanaj)

MIRASH IVANAJ

1891-1953

Mërgove se s’pranove pushtimin

S’duroje tiranë, s’pranoje nënshtrimin

N’Azi u degdise, atje gjete strehimin

Shtatë vjet të tëra prite çlirimin

Erdhe se mendove që Shqipëria u çlirua

Që shqiptarët e shporrën robërinë

Nuk e dije që vendi prapë u zaptua

Nga klika komuniste e lidhur me Serbinë

Erdhe se në shpirt të vlonte malli

Për tokën mëmë, për Atdhetarë

Për ata që rrebeshit i bënë ballë

Për ata burra që dikur ishin ndarë

Të pruri balta, erdhe përsëri

E prisje këtë ditë me mall e dashuri

Se gjaku i kulluar të vlonte në gji

I gatshëm që jetën ta bëje fli

E kujtoj sa herë Mirash Ivananë

Atë burrë shteti që na mbante pranë

Sigurimsat për të çfarë nuk thanë

Agjent i Imperializmit anglo-amerikan

Si armik populli e dënuan

Patriotin e cilësuan armik

Në spitalin e burgut e helmuan

Agjentët e Bashkimit Sovjetik.

PISHTARES SË DEMOKRACISË

(Musine Kokalarit)

MUSINE KOKALARI

1917-1983

Më kujtohet ishte nëntori në të mbaruar

Të pashë Musine të përlotur, të trishtuar

Të ndoqa pas me një hov rinor në zemër

Ndalove sapo të thirra në emër

Në krahët e mi me dhimbje të pushtova

Për Muntazin e Vesimin të ngushëllova

Që terrori komunist u mori jetën

Se ishin shqiptarë, thonin të vërtetën

Një dhimbje ndjeva kur të pashë në sy

Gjithçka për ty ishte kthyer në zi

Si burrneshë dy fjalë m’i the

Vëllezërit e mi vdiqën për atdhe

Të pashë përsëri në burgun e vjetër

Muri që na ndante- i trashë një metër

Në mes të shoqeve flisje, ligjëroje

Në oborrin e burgut rrethuar me roje

Të burgosën Musine se kërkoje lirinë

Të dënuan xhelatët se doje Shqipërinë

Simbol u bëre për gruan shqiptare

Katër dekada qëndrove krenare

Me qëndresën tënde armikun tmerrove

Fjalën e lirë e the kudo që shkove

Në burgje, në kampe, në internim

Qëndrove kryelartë, u tregove trime

Jetë në vuajtje më tepër të forcoi

Optimizmi i fitores energjitë t’i shtoi

Komunizmit barbar kurrë s’ju përkule

Qysh në vajzëri derisa u rrudhën

Sot shokët e tu që për fat mbetën gjallë

Të kujtojnë Musine duke qenë krenarë

Se e mbylle jetën në emër të lirisë

Fitove titullin “Pishtare e demokracisë”

(Tiranë, Burgu i Vjetër, 1957) /KultPlus.com

Lypset një ndjesë për Moikomin

Shkruan: Ilir Çumani

Tashmë Moikom Zeqo u shua fizikisht duke u larguar përgjithmonë nga bota e të gjallëve. Iku ashtu siç ikën një Njeri jo i zakonshëm kur ndal frymën e fundit. Na la pa gojë të gjithëve me ikjen e Tij të mundimshme dhe të pa zë, prej sëmundjes kapricioze dhe tinëzare.

Na la shpejtë e përgjithmonë Akademiku qelibar, esteti filozof, shkrimtari dhe poeti, historiani dhe poliedriku i begatë, Njeriu që shkëlqeu e ndriçoi me dijen e Tij multikulturale dhe erudite si rrallëkush ndër të ngjashmit e Tij. Iku mendimtari dhe dijetari i universit, dinjitari emblematik i inteligjencës sipërore të një Kombi, duke na lënë një trashëgimi të pasur letrare, historike, kulturore, arkeologjike, thesare të vyera gojëdhënash që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Iku një nga Dishepujt e Mendimit iluminist në tërë hapësirën mbarëshqiptare. Iku Ai që i shërbeu kombit me vetëdijen dhe ndërgjegjen më të lartë patriotike, me atdhedashurinë e një atdhetari model, pa i marrë kujt si shpërblim asnjë thërrime. Po, asnjë thërrime…!!! Sepse Ai, ashtu si rilindasit tanë, jetoi dhe punoi gjithë jetën si patriot dhe idealist dhe iku nga kjo botë si i tillë. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me një Njeri i kalibrit si Moikom Zeqo. Me ikjen e Moikomit nga kjo botë, Shqipëria nuk do të jetë më ajo që ishte në gjalljen e Tij. Të gjithë ne do të kemi më pakë frymëmarrje moikomiane, do të jemi edhe më të varfër, edhe më të uritur prej mungesës të mëndjeve të ndriçuara si Ai. E konsideroj veten me fat që në jetën time pata një Mik kaq të rëndësishëm, të pa shembullt nga përmasat e mirësisë dhe të dhembshurisë njerëzore, simbol i mençurisë dhe diturisë të pamatë, mëndjendriturin Akademik dhe Njeriun e kulluar, dijetarin humanist, patriotin dhe idealistin shembullor, Profesor Mikom Zeqo! I rritur jetim qysh në fëmijëri, ishte kjo edhe një arsye më shumë që 30 vitet e fundit u lidha ngushtësisht me profesorin e nderuar, në një miqësi të pastër e të sinqertë. Dy vjet më parë, në një të përditshme në shtypin e shkruar, profesori i nderuar do të rrëfente hapur jetën e tij, fëmijërinë e vështirë, duke deklaruar se në moshën 10 vjeçare kishte mbetur jetim. Babai i tij kishte qenë partizan, ishte plagosur dy herë në luftë. Kjo mesa duket i mori jetën para kohe. Mirëpo, as humbja e babait në moshë të mitur, as varfëria e skajshme në familje dhe nëna e tij e mbetur e ve, dhe as ndonjë mik nuk ndikoi në rrugëtimin e Tij, në ambicien për t’u bërë një emër i madh dhe një nga emblemat e Kulturës tonë Shqiptare. Në një farë mënyre siç shprehej Moikomi, u bë vetë Ai që ishte, pa rregulla, si një autodidakt dhe kurreshtar i etur për dije e kulturë. Përveç bisedave në fusha të ndryshme ku Ai ishte Zot i fjalës, mjeshtër i mendimit dhe interpretimit filozofik, në biseda të shumta më të në këto vite, mësova aq shumë edhe prej zhgënjimeve dhe brengave që pati, të cilat e shoqëruan me një pezmë të thellë në heshtje. Si një intelektual dinjitar dhe stoik, ato brenga dhe zhgënjime i mbajti të kyçura brenda vetes, deri në momentet që dha frymën e fundit. Mosmirënjohja, e më pas, braktisja që padrejtësisht i bëri 15 vjet më parë establishmenti aktual i Partisë Socialiste këtij Dishepulli humanist të urtësisë dhe mençurisë danteske dhe sokrateske, ishte zhgënjimi më i madh i jetës së Tij. Ngase me kulturën e gjithanshme erudite dhe poliedrike multikulturale që Akademiku i shquar zotëronte, eklipsonte dhe nxirrte zbuluar pse jo, një pjesë të konsiderueshme të injorancës së analfabetëve funksional të disa drejtuesve brenda kësaj force politike. Moikom Zeqo u anatemua dhe u margjinalizua pa asnjë

mëshirë dhe pa asnjë respekt, si nga qeverisja e djathtë e Berishës, ashtu edhe nga dy qeverisjet e Kryeministrit socialist Edi Rama. Çdo gjë ishte e qëllimshme dhe e mirëmenduar në mënjanimin e profesorit të nderuar, ngase duke e braktisur dhe duke e lënë në harresë, synohej dashakeqësisht që të zhbëhej dhe të shuhej fare emri i Tij i ndritur si kontributor i pazëvendësueshëm brenda Partisë Socialiste, si një nga themeluesit kryesor të kësaj force politike që e shndërroi atë parti me një histori të errët të së shkuarës, në një Parti të reformuar, progresiste dhe moderne….. Falë Dritëroit, Moikomit dhe të ngjashmëve shumë të paktë të soit të tyre, ajo Parti shpëtoi nga shpërbërja. Mirëpo, për fat të keq, tashmë kjo forcë politike është kthyer në një Parti nepotike e klienteliste miliarderësh në duar të atyre që s’kanë kurrëfarë lidhje me një Parti të së majtës evropiane. Ndaj sot, kam një Apel për të gjithë enturazhin e PS – së. Ju lutem, të paktën respektoni në këto çaste Kodin e Vdekjes…Këto ditë, në rrjetet sociale e kudo, kam parë e lexuar shumë statuse ngushëllimi e “pikëllimi” edhe nga ata që eksponentë aktual të Partisë Socialiste që sa ishte gjallë Moikomi nuk i folën njëherë me gojë, nuk e pyetën njëherë për shëndetin, të cilët sot, edhe në ditëvdekjen e Dishepullit synojnë të kenë përfitime utilitare. Ju lutem, lërini statuset e rreme në rrjetet sociale, hipokrizinë dhe lotët e krokodilit ndaj profesorit të ndritur MOIKOM ZEQO, të cilin e braktisët në ditët e tij më të vështira, duke e lënë edhe disa vite pa punë në kulmin e prodhimtarisë së Tij si krijues dhe si politikan! Ai ishte, është dhe do të mbetet përjetë një nga pasuritë e mëdha Kombëtare, aset i paçmuar i Shqipërisë sonë me kaq shumë halle, për të cilën punoi gjatë gjithë jetës së tij pa u lodhur kurrë, pa u qarë kurrë, pa u zvarritur kurrë. Ai i dha Kombit dhe popullit të Tij gjithçka pati, gjithçka diti, si një mendje aq e ndritur e prodhimtare, pa pretenduar asgjë si kompesim. Heshtja juaj do të ishte shenja më e pranueshme e ngushëllimit përmes pendesës, edhe pse e vonuar. Të paktën në emër të Zotit, lypset një FALJE publike në këtë ikje të gjatë pa kthim të Moikomit të të gjithë Shqiptarëve. Moikom Zeqo ishte dhe mbetet një pasuri kombëtare, por jo i partive, aq më keq, jo e jo i partisë që Ai e kthehu sërish në jetë, pikërisht në çastin kur lëngonte në shtratin e vdekjes, në vitin ‘91. Ndaj sot, në ditën e përcjelljes së Dijetarit dhe Dishepullit të fundit Moikom Zeqo, Partia Socialiste i ka si borxh të madh një ndjesë publike, të shoqëruar me një heshtje të plotë pendese. /KultPlus.com

Akademiku francez: Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia

Maurice Druon (1918-2009) ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel. Ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18 vjeçare.

Mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë luftës së dytë Botërore. Në vitin 1948 mori çmimin “Prix Goncourt” për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha).

Ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e mallkuar” që u bënë dhe filma.

Ai ishte Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.

U bë i njohur me thënien për shqiptarët:

“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”. /KultPlus.com

Andre-Mari Amper, fizikanti dhe matematikani francez që bëri epokë

André-Marie Ampère u lind më 20 janar 1775 dhe vdiq më 10 qershor 1836). Ishte një fizikan dhe matematikan francez, i cili ishte një nga themeluesit e shkencës klasike, elektromagnetizmit, që ai i referohet si “electrodynamics”. Ai është edhe shpikësi i aplikimeve të shumta, të tilla si solenoid (një term i shpikur nga ai) dhe telegrafi elektrik. Një autodi i zotidakt, Amperi ishte një anëtar i Akademisë së Shkencave dhe profesor në École polytechnique dhe Kolegji i Francës.

Njësia matëse amper ekzistuese në sistemin SI, është emërtuar nga ai. Emri i tij është edhe një prej 72 emrat e gdhendur në Kullën Eiffel..

Andre-Marie Ampère lindi më 20 janar të vitit 1775 nga Jean-Jacques Ampère, një biznesmen i begatë, dhe Jeanne Antoinette Desutières-Sarcey Ampère, në kulmin e Iluminizmit francez. Ai e kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në familjen e pronës në Poleymieux-au-Mont-d’Or pranë Lyon. Jean-Jacques Ampère, një tregtar i suksesshëm, ishte një admirues i filozofisë së Zhan-Zhak Ruso, të cilit teoritë e arsimit (si të përshkruara në traktatin e tij në Émile) ishin bazë e Amperit në arsim. Ruso besohet se djemtë duhet të shmangin shkollimin formal dhe të ndjekin në vend një “edukim të drejtpërdrejtë nga natyra.” I ati i Andre Amper e aktualizoi atë ideal, duke lejuar djalin e tij të edukohet vetëm brenda mureve të biblotekës së tij. Ndriçuan kryevepra të tilla si Georges-Louis Leclerc, comte de Buffons’ Histoire naturelle, générale et particulière (filluar në 1749) dhe Denis Enciklopedistët dhe Jean le Rond d’Alemberts’ Encyclopédie (sasi e shtuar në mes të 1751 dhe 1772) kështu u bë Ampère e edukuesve.Të rinjtë Ampère, megjithatë, së shpejti rifilluan mësimet latine, që mundësuan atë që të zotëronte veprat e Leonhard Euler dhe Daniel Bernoulli.

Revolucioni Francez

Përveç kësaj, Amperi përdori qasjen e tij më të fundit të librave për të filluar mësimin në matematikën e avancuar në moshën 12 vjeçare. Në jetën e mëvonshme Amperi pretendoi se ai dinte shumë për matematikën dhe shkencat, kur ai ishte tetëmbëdhjetë, si gjithnjë, ai e dinte, por, një polymathe tij të leximit të përqafuar historisë, udhëtimet, poezia, filozofia dhe shkencat natyrore. Nëna e tij ishte një grua e devotshme, kështu që Amperi ishte gjithashtu duke praktikuar besimin katolik së bashku me “Ndriçimin e shkencës”. Revolucioni francez (1789-99) që filloi gjatë rinisë së tij, ndikoi tek ai: i ati i tij u thirr në shërbimin publik nga forcat revolucionare, duke ruajtur drejtësi e paqe në një qytet të vogël pranë Lyon. Kur jakobinët morën kontrollin e qeverisë Revolucionare në vitin 1792, babai i tij Jean-Jacques Ampère rezistuar të re politike, baticat, dhe ai ishte guillotined më 24 nëntor 1793, si pjesë e Jacobin purges të periudhës.

Në 1796 Ampère takoi Julie Carron dhe në 1799 ata ishin të martuar. André-Marie Ampère mori tij të parë e rregullt e punës në 1799 si një matematikë të mësuesve, e cila i dha atij të sigurisë financiare të martohet me Carron dhe të atin e tij të parë të fëmijës, Jean-Jacques (me emrin e atit të tij), të vitit të ardhshëm. (Jean-Jacques Ampère përfundimisht arritur tij të famës si një studiues i gjuhëve). Ampère e maturimit të përgjigjej me kalimin e Napoleonic regjimit të në Francë, dhe ati të ri dhe mësues gjetur mundësi të reja për sukses brenda technocratic strukturat e favorizuar nga e ri francez të Parë të Prokurorit. Në 1802 Ampère u emërua profesor i fizikës dhe të kimisë në École Centrale në Bourg-en-Bresse, duke lënë të tij të sëmurë, gruaja foshnjore dhe të birit në Lyon. Ai përdori kohën e tij në Bourg për hulumtimin e matematikës, prodhimin e Considérations sur la théorie mathématique de jeu (1802; “Konsiderata mbi Matematikore Teoria e Lojrave”), një traktat mbi probabilitet matematikor që ai i dërgoi në Paris në Akademinë e Shkencave në 1803.

Karrierë të mësimdhënies

Pas vdekjes së gruas së tij në korrik të vitit 1803, Ampère shkoi në Paris, ku ai filloi një kurseve të postoni në new École Polytechnique në 1804. Pavarësisht nga mungesa e tij për të kualifikimit formal, Ampère u emërua profesor i matematikës në shkollën në 1809. Si dhe me mbajtjen e pozitave në këtë shkollë deri më 1828, në vitin 1819 dhe 1820 Ampère ofruar kurse në filozofinë dhe astronomi, respektivisht, në Universitetin e Parisit, dhe në 1824-ën ai u zgjodh për të prestigjioze karrige në eksperimentale fizika në Kolegj de France. Në 1814 Ampère ishte ftuar për t’u bashkuar me klasën e matematikanë të reja Institut Impérial, ombrellë nën të cilën të reformuar të shtetit Akademia e Shkencave do të ulen.

Ampère angazhuar në një koleksion të ndryshme të shkencore hetimeve gjatë viteve të shpie deri në zgjedhjen e tij në akademinë e shkrimit letrat dhe të angazhohen në temat nga matematikën dhe filozofinë në kimi dhe astronomi, e cila ishte e zakonshme në mesin kryesor shkencor, intelektualë të ditës. Ampère pohoi se “gjatë tetëmbëdhjetë viteve e gjeti të tre kulmor pikë në jetën e tij, e tij e Parë darkën e zotit, leximi i Antoine Leonard Thomas “Lavdëri e Shaman”, dhe Marrja e Bastille. Në ditën e gruas së tij me vdekjen e ai i shkroi dy vargje nga Psalmet, dhe lutjen, ‘O Zot, Perëndia i Mëshirës, bashkohen me mua në Qiell me ata të cilët ju kanë lejuar mua për dashurinë e në tokë.’ Në kohët e presion, ai do të marrë strehim në leximin e Biblës dhe e Etërve të Kishës.”[1]

Për një kohë ai e mori në familjen e tij e student i ri Frederic Ozanam (1813-1853), një nga themeluesit e Konferencës së Dashurisë, më vonë i njohur si Shoqëria e Shën Vincent de Paul. Përmes Ampère, Ozanam pasur kontakt me udhëheqësit e neo-Katolike lëvizjes, të tilla si François-René de Chateaubriand, Jean-Baptiste Henri Lacordaire, dhe Charles Forbes René de Montalembert. Ozanam ishte beatified nga Papa Gjon Pali II në vitin 1998.

Puna në elektromagnetizmi

Në shtator 1820, Ampère mikut dhe eventual eulogist François Arago tregoi anëtarët e frëngjisht Akademia e Shkencave e habitshme zbulimi i daneze fizikani Hans Christian Ørsted se një gjilpërë magnetike është deflected nga një ngjitur me rrymë elektrike. Ampère filloi zhvillimin e një matematikore dhe fizike teoria për të kuptuar marrëdhëniet në mes të energjisë elektrike dhe magnetizëm. Avancimi i Ørsted e punës eksperimentale, Ampère tregoi se dy paralele telat e mbante elektrike rryma të tërhequr ose të sprapsin njëra-tjetra, në varësi të faktit nëse rryma të rrjedhin në të njëjtën ose drejtime të kundërta, përkatësisht – kjo themelet e electrodynamics. Ai gjithashtu matematikë e aplikuar në gjeneralizoni ligje fizike nga këto rezultatet eksperimentale. Më e rëndësishmja nga këto ishte parimi që erdhi në jetë quajtur Ampère të ligjit, i cili thotë se veprimin e dy gjatesite e tanishme-mbante tela është proporcionale me gjatesite e tyre dhe në intensities të tyre rrymat. Ampère aplikuar edhe po të njëjtin parim të magnetizëm, duke treguar harmoninë në mes të ligjit të tij dhe fizikani francez Charles Augustin de Coulombs’ligji i magnetike të veprimit. Ampère e përkushtim dhe aftësi me të, eksperimentale teknikat e ngulitur e tij të shkencës brenda fushave të reja të fizikës eksperimentale.

Ampère dhënë edhe një fizik të të kuptuarit të elektromagnetike lidhjes, teoria e ekzistencës së një “electrodynamic molekulë” (pararojë e ide të elektron), që shërbeu si element përbërës i të dy të energjisë elektrike dhe magnetizëm. Duke përdorur këtë fizike shpjegim të elektromagnetike lëvizje, Ampère zhvilluar një fizik llogari të elektromagnetike dukuri që ishte edhe e dukshme empirikisht dhe matematikisht parashikuese. Në vitin 1827 Ampère publikuar tij magnum opus, Mémoire sur la théorie mathématique des phénomènes électrodynamiques uniquement déduite de l’experience (Kujtime në Teori Matematikore e Electrodynamic Dukuri, në mënyrë Unike Deduktohet nga Përvoja), punën që është shpikur emrin e tij të ri të shkencës, electrodynamics, dhe u bë i njohur ndonjëherë, pasi siç e themelimit të saj traktat.

Në vitin 1827 Ampère u zgjodh një të Huaj Anëtar i Shoqërisë Mbretërore dhe në 1828, një të huaj anëtar i Royal Akademia suedeze e Shkencave.

Nderimet e 8.10.1825: Anëtar i Akademisë Mbretërore të Shkencës, të Letrave dhe Arteve të Bukura të Belgjikës.

Trashëgimia

Në njohjen e kontributin e tij për krijimin e elektrik modern të shkencës, një konventë ndërkombëtare, nënshkruar në vitin 1881 Ekspozitës Ndërkombëtare të energjisë Elektrike, të përcaktuara në ampere si një standard njësi matje elektrike, së bashku me coulomb, volt, om, dhe watt, të cilat janë quajtur, respektivisht, pas Ampère e bashkëmoshatarëve Charles-Augustin de Coulomb të Francës, Alessandro Volta e Italisë, Georg Om e Gjermani, dhe James Watt të Skoci. Ampère emrit është një nga 72 emrat e gdhendur në Eiffel Tower. /AlbertVataj /KultPlus.com

Thënie nga Tolstoi për jetën, urtinë dashurinë…

Thënie nga Tolstoi

 Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.

 Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

 Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

 E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

 Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

 Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

 Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

 Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

 Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

 Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

 A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

 Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

 Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

 Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

 Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

 E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

 Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

 Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.

 Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.

 Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.

 Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.

– Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.

 Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.

 Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.

 Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë. /KultPlus.com

BE merr nismë për të promovuar Bylisin si destinacion turistik

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u takua sot me ministren e Kulturës, Elva Margariti për të diskutuar mbi programin e ardhshëm të financuar nga BE-ja për rimëkëmbjen pas tërmetit në trashëgiminë kulturore – EU4Culture.

Gjatë takimit, Soreca dhe Margariti diskutuan gjithashtu për programin e Bylisit për të promovuar sitin si një destinacion turistik dhe nisma të tjera të BE-së për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë midis dy institucioneve në fazat e projektimit dhe zbatimit të programeve të financuara nga BE-ja në kulturë, si dhe konsultimi me palë të interesuara përkatëse nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Zyra e informimit dhe komunikimit e delegacionit të BE-së në Tiranë sqaron se “pas një kërkese të parë të ministres së Kulturës në mars 2018 dhe konsultimeve të mëtejshme me Delegacionin e BE-së gjatë vitit 2018, ministrja shqiptare e Kulturës, më 20 dhjetor 2018, kërkoi zyrtarisht që BE-ja të sigurojë ndihmë financiare për të ndërhyrë në Bylis, përmes Programit “BE për Zhvillim Ekonomik – Zhvillimi Ekonomik Vendor i udhëhequr nga Turizmi, me fokus Trashëgiminë Kulturore”.

“Qeveria shqiptare konsideroi se Delegacioni i BE-së kishte siguruar “mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare” dhe se Bylisi përfaqësonte një vend ideal për ta vazhduar një bashkëpunim të tillë, për shkak të rëndësisë së tij kulturore dhe potencialit të turizmit”, tha Zyra e informimit dhe komunikimit e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Sipas saj, programi prej 6 milionë Eurosh përqendrohet në promovimin e sitit të Bylisit si një destinacion turistik. Projekti përfshin punime konservimi dhe restaurimi, përmirësime të infrastrukturës, si dhe zhvillim të potencialeve të zhvillimit ekonomik të sitit.

“Bisedimet dhe përgatitjet për këtë projekt janë në vazhdim. Data indikative e parashikuar e nisjes është fillimi i vitit 2021, me një kohëzgjatje prej 3 deri në 4 vjet. Projekti nuk përfshin menaxhimin aktual të parkut arkeologjik të Bylisit, i cili është përgjegjësi vetëm e institucioneve kompetente shqiptare”, tha Zyra e informimit dhe komunikimit e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Projektet e përfunduara të BE-së, shton kjo zyrë, u janë dorëzuar institucioneve shqiptare, kurrë ndërmarrjeve private apo fondacioneve. “Në rastin e Bylisit, kjo do të thotë që institucionet shqiptare do të jenë përgjegjëse për të zgjedhur se si ta menaxhojnë sitin, sipas ligjeve në fuqi”, përfundon Zyra e informimit dhe komunikimit e delegacionit të BE-së në Tiranë. /KultPlus.com

Kisha e Shën Palit në Pukë aset fetar e historik, Gjonaj: Ndërhyrje urgjente për t’i shpëtuar shkatërrimit

Kisha e Shën Palit, monument kulture i kategorisë së parë, në fshatin Kabash, 5.4 km larg Pukës, e ndërtuar në shekullin II-IV pas Krishtit, kërkon vëmendjen e të gjithëve për t’i mbijetuar shkatërrimit.

Me ftesën e administratores të njësisë administrative Rrape, Lula Mema, kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj vizitoi sot kishën shekullore të Shën Palit, e cila konsiderohet dhe si një aset jo vetëm fetare, kulturor e historik, por edhe turistik për zonën.

E konsideruar si nëna e dhjetëra Kishave në Veri, Abacia e Shën Palit thuhet se rrethohej nga një sërë objektesh kishtare.

Objekti i rëndësisë së veçantë është shpallur monument kulture i kategorisë së parë dhe tani kërkon vëmendjen e të gjithëve për t’i mbijetuar shkatërrimit.

“Kjo kishë ka vlerë unikale , duhet bërë ndërhyrje patjetër , ne jemi në fazën më kritike ku kjo kishë për moskujdesje mund të shkatërrohet totalisht. Do bëjmë përpjekje për të ndërhyrë në këtë kishë, monument kulture”, – tha Gjonaj.

Sipas tij, kjo është kisha më e vjetër që gjendet në territorin e bashkisë së Pukës.

“Kjo kishë duhet rehabilituar në mënyrë urgjente, duhet të ndërhyjmë sa nuk është vonë”, – shtoi Gjonaj,

Administratorja e njësisë administrative Rrape, Lula Mema, tha se pavarësisht se është lënë për shumë arsye pa u bërë një rikonstruksion në mënyrë të kujdesshme, pa humbur gurët e vjetër të besimit këtu vazhdojnë vijnë pelegrinë në dy data të shënuara”.

Sipas saj, banorë të këtij fshati që jetojnë në emigracion presin një bashkëpunim me bizneset për të restauruar këtë kishë.

Kisha e Shën Palit ndodhet 5.4 km larg qytetit të Pukës në fshatin Kabash dhe rruga ka nje nivel mesatar te guides.

Shumë pak është folor për historinë e këtij objekti, por është një kishe shumë shekullore dhe është shpallur si “monument kulture” në vitin 1984. Kjo kishë mendohet të jetë ndërtuar në shek. II-IV pas Krishtit. Në dokumente historike gjendet si Manastiri i Shën Palit e më vonë si Abacia e Shën Palit. Kjo ishte një abaci e autorizuar nga Roma për të shuguruar priftërinj dhe kjo tregon se ka qenë një nga abacitë më të rëndësishme në Ilirinë e atëhershme.

Gojëdhëna thonë se ishte vetë apostulli Pal, i cili solli krishtërimin në këtë zonë, gjë e cila nuk mund të injorohet duke pasur parasysh qytetërimin e hershëm të Komanit dhe Kabashit dhe se kjo zonë ndodhej në zemër të Ilirisë. /Atsh /KultPlus.com

Tupac: Mendoj që është koha të vdesim për gratë tona

“Përderisa ne të gjithë kemi ardhur nga një grua, emrin tonë e kemi marrur nga një grua, dhe lodrat tona nga një grua, e pyes veten se pse ne marrim nga një grua, pse ne e dhunojmë një grua – a i urrejmë ne gratë tona?

Mendoj që është koha të vdesim për gratë tona, të jemi të vërtetë ndaj grave tona, të tentojmë ti shërojmë gratë tona, sepse nëse nuk e bëjmë do të kemi pastaj një racë fëmijësh që do ti urrejnë zonjat, të cilat i bëjnë fëmijët.

Dhe përderisa burri nuk mund të bëjë fëmijë, ai nuk e ka asnjë të drejtë ti tregojë gruas se ku dhe kur duhet ta bëjë atë.”

– Tupac Shakur /KultPlus.com

“Eurovisioni” mbahet më 2021 në Roterdam, në datat 18, 20 e 22 maj

Numërimi prapa për Eurovision Song Contest 2021 zyrtarisht ka filluar. EBU dhe transmetuesit NPO, NOS dhe AVROTROS kanë konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen në 18 dhe 20 maj dhe Grand Final në 22 maj 2021. Datat për konkursin e vitit të ardhshëm u njoftuan në Ahoy në Roterdam, vendi i shfaqjes së vitit të ardhshëm.

Pas anulimit të Eurovision Song Contest 2020 tifozët nga e gjithë bota kanë pritur me padurim diçka për të parë. Gjatë Eurovizionit: Evropa Shine A Light shfaqje në maj u njoftua se edicioni i vitit 2021 do të zhvillohej në Roterdam dhe tani janë konfirmuar edhe datat. /KultPlus.com

“Jeta shumë herë është e vrazhdë, po je ti ajo që i kthen shkëlqimin”

Nga Adriana Latifi

E fortë si guri!
Sa të forta ishin tehet e fjalëve që të dhanë, t’përgjakën, ti i fshive lehtë se duart e tua janë të forta. Sa shumë dhembi kur të shkelën e sytë lartë nuk gjetën askënd për ndihmë, vet u ngrite, se këmbët e tua janë të forta. Kur të shajtën nderin, një buzëqeshje të ëmbël ktheve si këmbim, se morali yt është i fortë. Kur zemra jote qante askush s’ishte për të dëgjuar, sepse ti çdo ditë dhuroje buzëqeshje. Kur qaje, dënesje, bërtisje, ti prap nuk u ankove sepse je e fortë.

Kur të rrëzuan, të shanë, të shtynë, të përplasen derën fytyrës, në vend se të kërkoje llogari ti the më fal, se je e fortë. Kur dhurove dashuri, u shkëmbeve me urrejte, heshte se zemra jote është e fortë. Kur natën ankthi i ditëve të zgjonte, askush s’ishte me të qetësu, po ti nuk friksohesh se shpirti yt është i fortë! Ëndrrat, dëshirat, synimet e tua i arrite në heshtje, ani pse nuk ishte askush per të duartrokitur për ty, ti i ngrite duarte prapa krahëve të tu dhe i dhe vetës një duartrokitje të madhe, se ti je grua e fortë, se ti je shtylla e jetës!
Jeta shumë herë është e vrazhdë, po je ti ajo që i kthen shkëlqimin.
Ti je grua e fortë, bëhu gruaja e ëndrrave tua! / KultPlus.com

Rexhep Qosja për Moikom Zeqon: Ti ishe bibliotekë e madhe kombëtare e botërore

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo ka ndërruar jetë dje në mëngjes, në moshën 71-vjeçare, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë. Vdekja e tillë ka pikëlluar të gjithë ata që e njohën e deshën artin e tij. Akademiku Rexhep Qosja ka ndarë sot dhimbjen e tij për humbjen e mikut me fjalë të ndjera e vlerësime të shumta për këtë figurë që sipas tij dallonte shumë nga të tjerët.

Postimi i plotë i Qosjës:

Moikom Moikom

Na le!

Na le papritmas!

Na le shpejt!

Nuk e prisnim shkuarjen tënde!

Më trondite me këtë shkuarje të papritur!

Shumica prej nesh, miqve tu, që ishim më të moshuar se ti, dhe jo vetëm pse ishim më të moshuar ishim kandidatë për t’u bërë para teje “deputetë” të atij parlamenti në të cilin e përfundojnë jetën të gjithë njerëzit, që kanë hyrë në këtë jetë.

Ti nuk kishe drojën prej atij parlamenti. Në kujtesën tënde madhështore kishte zënë vend të përhershëm edhe mendimi i filozofit Imanuel Kant: vdekjes më së shumti i frikësohen njerëzit e parëndësishëm.

I dashur Moikom, Ti nuk iu frikësove në asnjë çast vdekjes. Dhe për arsyen se nuk iu frikësove vdekjes punove deri në ditën e fundit, punove ditë e natë, pa u lodhur, pa menduar se njeriu mund të vdesë edhe prej punës së pandërprerë mendore, se: mund të vdesësh e mund të të vdesin!

Ti, Moikom i dashur, ishe i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm, për shumë arsye. Ishe i rëndësishëm pse kishe dhunti të madhe krijuese. Dhuntinë tënde të madhe krijuese e shquanin dy prirje të jashtëzakonshme: prirja poetike e shprehur edhe në eseistiken tënde shumë të shquar cilësisht dhe shumë të madhe vëllimisht edhe në studimet tua shkencore e arkeologjike.

Ti Moikom miku im, ishe i rëndësishëm sepse kishe shumë dije. Më shumë se asnjë intelektual, më shumë se asnjë krijues tjetër, më shumë se asnjë shkrimtar e asnjë studiues tjetër shqiptar. Ti ishe jo një enciklopedi e gjallë si të quanin shumica e kolegëve, mes të cilëve ashtu të kam quajtur edhe unë, ti ishe më shumë se aq! Ti ishe bibliotekë e madhe kombëtare e botërore. Duke i lexuar shkrimet tua, duke i lexuar veprat tua, ne, shumica e lexuesve tu, kemi mësuar shumë prej teje dhe kemi mësuar shumë prej teje qoftë edhe pse dijet tua thuheshin në mënyra të reja që s’thuhen ashtu në shkrimet e në veprat e krijuesve të tjerë të kohës tënde.

Ti, Moikom, ishe i veçantë, shumë i rëndësishëm si i veçantë, sepse nuk ishe si ne të tjerët, sepse dalloje prej nesh, dalloje me dhuntinë, dalloje me mbamendjen e jashtëzakonshme, dalloje me shpirtësinë e gjithanshme, dalloje me thellësinë mendimore e kuptimore, dalloje me shprehjen, dhe dalloje me estetikën dhe me figurshmërinë e asaj shprehjeje.

Për arsye se ishe ndryshe prej të tjerëve, se dalloje prej të tjerëve, unë kisha kënaqësinë të të fusja në “Antologjinë e lirikës shqipe”, të ribotuar në vitin 1979, kur ti s’kishe më shumë se 30 vjet, e në të cilën ishin përfshirë gjithsej tridhjetë e një poetë lirikë shqiptarë. Çka do Moikom Zeqo aq i ri në antologjinë e lirikës shqipe më pyesnin kolegë, studiues të letërsisë dhe poetë të përfshirë në atë antologji. Moikom Zeqo ti ishe aty, në këtë antologji, sepse dalloje prej të gjithëve, e antologjitë duhet të jenë vepra jo të autorëve që me mendime e shprehje i shëmbëllejnë njëri tjetrit, por vepra në të cilat përfaqësohen autorë që me mendime e me shprehje dallojnë prej njëri tjetrit, përgjigjesha.

Megjithëse aq i rëndësishëm, megjithëse aq i veçantë, megjithëse aq shumë rrezatues me mbamendjen tënde, me mendimoren tënde, me veprën tënde në jetën kulturore shqiptare, megjithëse poet e studiues njëkohësisht, ti shkove përgjithmonë duke mos gëzuar njohjet që meritonin dhuntia dhe krijimtaria jote prej atyre institucioneve shtetërore dhe shkencore e artistike, që janë të shpallura të ligjshme për t’ua dhuruar atyre që i meritojnë këto njohje. Ti, Moikom ishe i rëndësishëm, ishe shumë i rëndësishëm, sepse rëndësia e dhuntisë sate, rëndësia e krijimtarisë sate nuk varej prej njohjeve zyrtare po prej teje, – prej asaj dhuntie dhe prej asaj krijimtarie.

Të kemi mbetur borxh edhe ne, kolegët e miqtë, por në Panteon nuk e çojnë krijuesin njohjet, në Panteon e çojnë krijuesin Dhuntia e tij, Vepra e tij, pasuria e Shpirtësisë së tij, rëndësia e përgjithshme e Mendimores së tij. E vepra jote do të nderonte çdo institucion të dijes e të artit.

E ti Moikom prej sot do të jesh i vendosur përgjithmonë në Panteonin e historisë së popullit shqiptar.

Lavdia jote historike, Moikom, le të jetë ngushëllim për bashkëshorten tënde, për fëmijët e tu, për kolegët tu të Akademisë Shqiptare të Arteve e të Shkencave anëtar i së cilës ishe, për të gjithë lexuesit tu të cilët aq shumë të deshën e të nderuan. / KultPlus.com

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, Margariti: Sofra më e madhe e trashëgimisë shpirtërore në pranverën e 2021


Festivali Folklorik i Gjirokastrës, sofra më e madhe e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, do të zhvillohet në pranverën e 2021.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila në një video të publikuar shprehet se “ne nuk do ta humbasim traditën dhe festivalin do ja sjellim publikut me gjithë madhështinë e tij. Festivali Folklorik do të zhvillohet në pranverën e 2021”.

“Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është një ngjarje e madhe dhe e shumëpritur. Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia Covid-19 ngriti pikëpyetje të mëdha mbi zhvillimin e këtij aktiviteti”, – tha Margariti.

Ministrja Margariti theksoi se “Gjirokastra nuk mund të kuptohet pa Kalanë, Qafën e Pazarit, rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë muze. Por prej dekadash, nuk mund të kutpohet as pa Fesitvalin Folklorik. Kjo sofër bujare ka pritur dhe ka pëcjellë mijëra bartës të kulturës tonë popullore, të traditave më të mira, ato të trashëguara brez pas brezi nga të  gjitha trevat shqiptare”.

“Me të drejtë ky festival është një ngjarje madhe, e shumëpritur, të cilën ne duhet ta sjellim përpara dhe so tia sjellim publikut me të gjithë madhështinë e tij”, – tha Margariti.

Edicioni i parë i këtij festivali është çelur në  11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua së pari në vitin 1968 dhe konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në kulturën shqiptare. Ai zhvillohet çdo pesë vjet në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës, Qendrën Historike dhe ambientet e tjera të këtij qyteti. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. Festivali shfaq muzikë tradicionale shqiptare, veshje dhe valle nga Shqipëria, diaspora dhe tokat e banuara shqiptare në të gjithë Ballkanin dhe Italinë Jugore.

Ky festival ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, (të kostumeve popullore, veglave muzikore, ritet dhe zejet, etj.) të krijuara prej shekujsh nga populli shqiptar të ndërthurura me vlerat e trashëgimisë kulturore materiale që ndodhen në qytetin dhe qarkun e Gjirokastrës.

FFK evidenton vlerat e qytetit të Gjirokastrës, “Pasuri kulturore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, në kuadër të nxitjes së turizmit kulturor dhe synon gjallërimin e jetës kulturore të vendit në përgjithësi dhe të qytetit të Gjirokastrës dhe zonave rreth tij në veçanti.

FFK i Gjirokastrës përcjell në publikun e gjerë kulturën popullore që ruhet dhe zhvillohet në hapësirat mbarëkombëtare shqiptare./ atsh/ KultPlus.com

Kompensim për pushimet e prenotuara, Klosi: Në interes të qytetarëve dhe në sinkron me vendimet e shtetet e BE-së

Në Fletoren Zyrtare është botuar sot Akti Normativ i miratuar në Këshillin e Ministrave, sipas të cilit pushimet e prenotuara përpara gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të përmbushen nga agjencitë apo operatorët turistikë brenda një viti nga dita e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha sot se “ky Akt Normativ shkon në interes të qytetarëve, në sinkron me vendimet e shtetet e Bashkimit Europian dhe çdo vendi të zhvilluar turistik. Ky vendim shkon drejtëpërdrejtë në të drejtën e qytetarëve për të marrë shërbimin e prenotuar brenda vitit”.

Me propozimin e ministrit Klosi, ky Akt Normativ i miratuar nga qeveria ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren në sektorin e turizmit, për agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe klientët e tyre, në ofrimin e një shërbimi udhëtimi, nga dita e shpalljes deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.

Ky akt normativ ka për qëllim mbështetjen e sektorit të turizmit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar një balancim dhe siguri ekonomike në funksion të përmbushjes së kërkesave të klientëve, në një mjedis të sigurt, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.

“Operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si ndërmjetës, kanë marrë përsipër t’u ofrojnë klientëve çdolloj shërbimi udhëtimi apo një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, të kryejnë rimbursimin e tyre, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ”, sqarohet në Aktin Normativ.

Ndërkohë që operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, që kanë lidhur kontrata ndërmjetësimi për shitjen e shërbimeve të ofruara nga furnizuesit e shërbimeve të udhëtimit me klientin dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, të kryejnë rimbursimin e tyre, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij Akti Normativ.

Klienti i një pakete udhëtimi apo dokumenti udhëtimi, nga/apo nëpërmjet agjencive të udhëtimit ose operatorit turistik, për shërbimet e udhëtimit të parapaguara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, përfiton rimbursimin e tyre brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij Akti Normativ.

“Në rast të pamundësisë së realizimit të kontratave të transportit të klientëve me mjetet e transportit ajror, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19, nga/dhe aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë, transportit detar nga të gjitha portet në vend ose ujërave të brendshme, subjektet e parashikuara në këtë Akti Normativ, detyrohen të njoftojnë, sipas rastit, respektivisht agjencinë/ transportuesin/akomoduesin ose organizatorin e paketave të udhëtimit/klientin për pamundësinë e zbatimit të kontratave të transportit, duke bashkëlidhur dokumentacionin që vërteton dokumentin e udhëtimit ose rezervimin e qëndrimit ose kontratat e paketave të udhëtimit”, nënvizohet në Aktin Normativ.

Në Aktin Normativ thuhet se “operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit, brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga komunikimi i përmendur në pikën 2, të nenit 6, të këtij akti normativ, të rimbursojnë dokumentin e udhëtimit dhe/ose paketën e udhëtimit nëpërmjet lëshimit të një kuponi (voucher), që korrespondon me të njëjtën vlerë/shumë totale që duhet të kthehet, duke i ofruar klientit mundësinë e përdorimit të kuponit për të njëjtin shërbim ose një të ngjashëm, që i përket kontratës së ndërprerë, e cila do të përdoret brenda 1 (një) viti. Në rast se nuk realizohet shërbimi, sipas parashikimeve të pikës 1, të këtij neni, operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit t’i rimbursojnë klientit vlerën/shumë totale të paguar”.

Operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit, të cilët nuk e zbatojnë këtë akt normativ, përveç përmbushjes së detyrimeve kontraktuale ndaj klientit, dënohen me gjobë, për çdo kontratë të parealizuar./atsh/ KultPlus.com

Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë

Gazetari Daut Dauti ka reaguar mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dasmave në Kosovë, që ka ardhë si pasojë e Covid 19, i njëjti apelon që ky vendim të mos shfuqizohet asnjëherë, shkruan KultPlus.

Sipas tij, dasmat në Kosovë nuk kanë qenë dasma, por tubime neveritëse.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e tij.  

Dasma

Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë. Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.

Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma. Kanë qenë tubime neveritëse me muzikë shurdhuese e çoroditëse ku njerëzit hanin ushqim të keq, pretendonin se argëtoheshin, dhe e reklamonin statusin e tyre të rrejshëm shoqëror duke e nënçmuar njëri tjetrin me veshje, sjellje, etj./KultPlus.com

Lejimi i degradimit të vlerave të trashëgimisë kulturore po vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve

Shembja e shtëpisë së familjes Kasëmllari në Qendrën Historike të Prizrenit me 29 maj 2020, me ç’rast janë lënduar dy anëtarë të kësaj familjeje është tregues se si lejimi i degradimit të vlerave të trashëgimisë kulturore po vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve. Për më shumë institucionet përgjegjëse si duket nuk kanë nxjerrë mësime të duhura nga ngjarja tragjike e katër viteve më parë, kur në atë kohë tre vjeçarja Xheneta Gashi, kishte humbur jetën nën rrënojat e një shtëpie të vjetër në Zonën Historike të qytetit.

Mungesa e mbrojtjes dhe menaxhimit efikas të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Prizren prej kohësh i ka shndërruar ato në ndërtesa të rrezikshme për jetën e qytetarëve të rëndomtë, ani pse legjislacioni në fuqi mundëson veprime drejt mbrojtjes dhe menaxhimit më efikas të tyre.   

Në bazë të shkresave që EC Ma Ndryshe i ka siguruar nga organet komunale të Prizrenit përmes qasjes në dokumente publike del se rreziku për banorët e shtëpisë së familjes Kasëmllari ishte konstatuar në maj të vitit 2018, në raportin e Inspektorëve të Preventivës të datës 23 maj 2018 (nr 49/2018). Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit në përgjigjen me shkrim ka theksuar se pas këtij  raporti, DES “në mungesë të kodeve buxhetore për ndërhyrje në objektet ku paraqitet rreziku, kemi dërguar lëndën me Akt përcjellës më datë 07.06.2018 në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale pasi që në këtë drejtori ka qenë kodi për shtëpitë në raste emergjente dhe ne nevojë”.  “Po nga kjo drejtori kemi pranuar përgjigjeje me datë 07.06.2018, ku ende nuk ishte realizuar procedura tenderuese me kompanitë për të realizuar projekte nga shtëpitë që paraqesin rrezik”, thuhet në përgjigjen e DES-it. Kjo drejtori ka theksuar se “për të marrë masat me kohë dhe për tu ruajtur struktura arkitektonike e këtyre objekteve që konsiderohen të mbrojtura, QRTK duhet që për çdo objekt neve si Komunë të na u prezantohen skica, apo projekte për ndërmarrjen e masave emergjente për eliminim të rrezikut, po ashtu institucioni i QRTK-së duhet të hartojë projekte për restaurim të këtyre objekteve të cilat i deponon Komunës së Prizrenit dhe palës”.

Ndërkaq QRTK në Prizren ka njoftuar se gjatë muajit shtator të vitit 2018 është pranuar kërkesa për ndërtimin e shtëpisë individuale në këtë ngastër kadastrale. Sipas QRTK-së lënda është trajtuar nga Komisioni i QRTK-së në Prizren dhe në tetor të vitit 2018 është refuzuar kërkesa për ndërtim të shtëpisë individuale, pasi që ndërtimi i objektit të ri nënkupton rrënimin e shtëpisë së vjetër tradicionale. Me këtë rast pala është njoftuar se ndërhyrjet e lejuara në këtë kategori objektesh janë aplikimet plotësuese sikurse restaurimi dhe renovimi.

“Me qëllim të mënjanimit të rrezikut dhe sigurimit të ndërtesës dhe banorëve, dhe duke u bazuar në Ligjin Nr.04/L-066, neni 9 dhe 13, dhe në bazë të Ligjit Nr.02/L-088, neni 4.10 dhe 4.11, Komisioni i QRTK-Prizren ka kërkuar nga pala dhe nga DES e Komunës së Prizrenit që të merren masat mbrojtëse në mënyrë urgjente”, thuhet në përgjigjen me shkrim të QRTK-së. QRTK gjithashtu ka njoftuar se Shtëpia e familjes Kasëmllari gjendet brenda kufirit të Qendrës Historike të Prizrenit, ku supozohet se është ndërtuar gjatë shekullit XIX dhe se posedon vlera arkitektonike, origjinaliteti, tipologjike dhe ambientale.

EC Ma Ndryshe përsërit qëndrimin se siguria e qytetarëve është prioritet. Në këtë linjë thekson se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim me komunitetin duhet të ndërmarrin veprime adekuate me kohë që shtëpitë e vjetra tradicionale dhe ndërtesat tjera të trashëgimisë kulturore mos të degradojnë deri në masën sa të paraqesin rrezik për sigurinë e banorëve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Për këtë arsye, EC kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rrisin vigjilencën për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë veprime të duhura ligjore me kohë ashtu që ndërtesat e trashëgimisë kulturore mos të shndërrohen në rrezik për qytetarët, por të jenë aset i vërtetë i trashëgimisë kulturore dhe i zhvillimit të qytetit. / KultPlus.com