Gratë e para shqiptare që luajtën në teatër

Në shumë nga pikëpyetjet e ditëve të sotme, nga shumë drama të mëdha të gruas shqiptare pikërisht sot, nga një tragjedi e ditëve të sotme ku burri qëllon dhe vret gruan, më vjen imazhi i jashtëzakonshëm i gruas së parë të vërtetë të emancipuar në Shqipëri.

Shembullit unikal të guximit qytetar. Kush mund të ishte ajo, dhe ku mund të ishte një grua e tillë. E para, vërtetësisht mund të ishte në një qytet, ku kishte shfaqje reale publike e dyta, duhet të ishte një vënd ku kishte relacione të larta si letrare, politike dhe mundësisht diplomatike, e ky ishte vetëm qyteti i madh, më i madh i Shqipërisë ose Shkodra e viteve 1910-1930.

Po pra, unë po flas në një kohë “boom-i” artistik në qytetin liberal dhe konservator njëkohësisht që ishte Shkodra. Që nga viti 1911-të dhe sidomos në vitin 1912-të, Kolë Idromeno, sajon një salon ku mund të projektoheshin diapozitiva të “kalueshëm” me shpjetësi në një klub të organizuar i cili u mbyll më vonë. Ishin shfaqjet e para të filmit, dhe në vitin 1912-të, Idromeno që është dhe “lindësi” i filmit në Shqipëri, kinemasë së parë dhe xhirimeve të para, bën një kontratë për shfaqje filmi, kontratë qiraje nga një austriak, dhe shfaq tashmë rregullisht në zonën katolike të Shkodrës ose shtëpinë e tij filmat e parë në Shqipëri. Ishin momentet e para të filmit, dhe padyshim aty ka pasur dhe gra që shikonin , por mbas viteve 1913, mbas ardhjes së Internacionalit, Shkodra u bë qyteti më i lirë dhe diplamatik, por edhe kulturor, jo vetëm në tokat shqiptare por dhe rajon, sepse konsullatat e shumta dhe të huajt e shumtë në qarkullim, impononin dhe modernizmin real të kohës dhe shkëmbimet e litaraturës, fillimet e sportit dhe teatrit të parë real.

Kjo gjë prej kohe në Shkodër, sidomos mbas viteve 1860-të. Pra ishte vëndi fertil dhe mundësisht me talent sidomos në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, brënda zejtarëve dhe zanatlinjve, për të filluar dhe rrugën e madhe të artit dhe sidomos teatrit. Aty ishte tendenca për të marrë pjesë gjërësisht dhe gruaja e emancipuar. Ajo grua, e cila tashmë mësonte edhe gjuhë të huaja, i kishte ikur, ose tentonte t’i ikte otomanizmit dhe kishte marrë rrugën perendimore të civilizimit. Nga 1914-ta dhe deri në vitin 1919-të, as që bëhej fjalë se një grua të mund të dilte në skenë. Jo, në asnjë mënyrë dhe në Shkodrën moderne. As në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, por në vitin 1919-të, ndodh një diçka e madhe për Shkodrën dhe Shqipërinë. Duke pasur Arkivin e Muzeut në dispozicion dhe me ndihmën e një miku të Arkivit dhe pikërisht zotit Gjon Stefa i cili pasuroi arkivin me postera të tjerë të kohës, arrij të rikonceptoj dhe dëshmoj qartë, se kush ishin dhe femrat e para shqiptare, që çanë orientalizmin dhe prambetjen e madhe, duke luajtur krahas burrave në shfaqe të hapura në Shkodër. Është pra viti 1919-të dhe nga Kol Gurakuqi i frymëzuar nga një shfaqe kinematografike të pikërisht Idromenos, vihet në skenë një “dramë dashtnore” e shoqërisë “Vëllazënija” e quajtur “Erminja e Vorfën”. Ishte madhështore kjo gjë dhe luajtën në “dramën dashtnore” ose dramën e dashurisë Kol Mjeda, Lin Deda, Kel Feta, Junuz Buliqi, Ali Borshi, Omer Ruzhdi dhe Muhamed Reçi. Dakort, por në rolin e Erminjes luajti dhe një grua, jo në të gjitha shfaqet dhe pa ju nxjerrë emri në afishe në vitin 1919-të, por luajti ama një grua. Po ashtu në një natë shfaqeje luajti sërish një femër, në rolin e pikërisht gruasose të Madalenës së shoqes së Viktor Paolit. Kishte dhe shoqërim orkestral drame, dhe dirigjent ishte Luigj Kakariqi. Sot akoma nuk dihet mirë kush ishte ajo grua, (normaloisht që të interesuarit e dinin) ajo grua, vajzë apo e shoqa e kujt ishte apo ishte një beqareshë. Por gjithsesi deri në atë kohë dhe pak më vonë, rolet e grave luheshin nga meshkujt të veshur pikërisht si gra në teatër. Bëri bujë se spektatorët ( të ftuarit) e kuptuan se tashmë gruaja ishte qartësisht femër, dhe biles disa thanë jashtë në qytet sepse u bë si barcoletë se ajo ishte një nga Italia, apo nga Beogradi, por këto ishin vetëm gojët që nuk mbyllen në Shkodër.

Gjithsesi vimë në vitet 1921 dhe 1922 në Shkodër, dhe tashmë janë vite guximi për teatrot dhe shoqëritë, e padyshim kulmi është shfaqa gjimnastikore “Katër Caqet Temelore” e gjitha nga femra. Imagjinoni femrat që jo vetëm luajnë, por bëjnë ushtrime gjimnastikore në vitin 1922!! Zyrtarisht kjo gjë. Por akoma më shumë drama “E Tradhtuemja”. Në lojën e gjimnastikës, kanë luajtur femrat, vajzat e para në Shqipëri dhe emrat janë dhënë kështu: Adelajdja e K. Muzhanit, Kjara e Ejell Koliqit, Karitina e Ejëll Koliqit, Margerita e Sh. Koliqit, Kristina e Zef Gjonej, Pina e Zef Gjonej, Nikolina e Kel Kodhelit, Domenika Tedeskini, Gizela Tedeskini, Viktorja e Z. Jakut, Roza e Z. Çurçisë, Adelajdja e F. Loros, Marta e Mati Logorecit, Nusha e Shuk Gjokës, Despina e Joakin Kokosheviç, Nineja e Tom Naraçit. Shikohet qartë dhe mirë, se nga kush familje ishin dhe se kush ishte dhe do të vazhdonte si trashëgimi artistike dhe kulturore në Shkodër.

Por kryevepër ishte drama “E Tradhëtuemja”. Ishte një dramë me pesë akte e luajtur me vetëm femra në Shkodër. Posteri kishte shtylla anash me fytyra gruaje, dhe normalisht të gjithë po merrnin vesh se aty luhesh pjesa kryesore dhe e përgjithshme nga pikërisht femrat. Në dramën e jashtëzakonshme “E Tradhëtuemja” luanin: Markeza e Sh. Justit nga Tina e Gjon Ashikut, Ema nga Angjelina e Mark Temalit, Marija nga Lezina e Pashko Cefës, Elvira nga Adelajdja e Pjetër Lekës, Lena nga Kristina e Zef Gjonej, një shërbëtore nga Katrina e Ndrekë Çefës, një rojtare burgu nga Ida e Kel Kodhelit dhe një zonjë, e luajtur nga Metilda e Kol Kakarriqit.

Zyrtarisht, me dokumenta, me lojë reale, në shfaqje të drejtpërdrejtë. Me fytyrë të zbuluar e tekst të jashtëzakonshëm, ishin fermrat e para të guximshme, familjaret e para të njerëzve të lartë të kulturës dhe artit në Shkodër, që po bënin edhe gruan, por kryesisht vajzën nxënëse që po nderonte Shkodrën. Në fund, të gjitha bashkë, luanin një valle patriotike e titulluar “Rrnoftë Shypnia” ku nxënëset e sipërpërmndura, jepnin performancën e fundit. Ishin pinjolle të familjeve patriotike dhe kështu duheshin mbyllur shfaqjet në atë kohë.

Ishte diçka që nuk mund të përsëritej, dhe që tregon në mënyrë të jashtëzakonshme nivelin e madh të qytetarisë shkodrane, dhe të lagjeve kulturore të saj.

Ishte tendenca për modernizëm, qytetërim europian dhe patriotizëm njëkohësisht. Ato janë vajzat dhe gratë e para të çmontimit të mentalitetit oriental, dhe ishin vajza të njerezve të jashtëzakonshëm të kulturës shkodrane. Unë po i bëj një homazh të vogël, pikërisht këtij brezi, që luajti rolin e madh të shkëputjes së parë nga mbyllja mbas “kafazeve dhe penxhereve” të femrës shkodrane dhe shqiptare dhe dalja e barabartë me burrin në publik. Ishin vërtetë femrat e para të teatrit dhe pjesëve të para artistike dhe kulturore në Shqipëri.

Ishin vërtetë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Po dhe ishin pikërisht në Shkodër. Nuk janë përmëndur shumë dhe nuk janë njohur, sepse pak është kujdesur që ato të përmënden realisht. Por emrat e tyre kanë mbetur në një poster të jashtëzakonshëm të nëntë dekadave më parë./Besi Bekteshi/Shkodra News/ KultPlus.com

Çdo grua që ka pasur më pak se sa meritonte, ka parë veten në pasqyrë dhe i ka premtuar: Mos qaj kurrë më

Një fjalë e keqe. Në kohë nevoje, ti ke heshtur. Ke qarë dhe të është dashur të kërkosh falje. Një mesazh pa përgjigje. Mezi prisje për të bërë një projekt dhe mbete e zhgënjyer. Ke besuar në çdo gënjeshtër. Ke dhënë shumë më tepër, nga sa të tjerët meritonin në realitet. Shpresa do të kishte përshkuar jetën tënde, nëse do ishe ndjerë e dashur. Zgjodhe të shohësh më të mirën tek të tjerët, por nuk pe asnjë gjurmë të saj. Ke përjetuar dashuri dhe zhgënjime.

Gjithë premtimet që merrje një natë më herët, zhdukeshin sapo zgjoheshe. Ishin fjalë të nxjerra nga goja e një të dehuri, që harronte çfarë kish thënë. Ishe ti që qaje në fshehtësi, për të mos shfaqur dobësinë tënde, për t’u dukur gjithnjë e fortë në sytë e të tjerëve.

Ti jetoje çdo mbrëmje në shtrat heshtjen tënde. Loze sipas rregullave të tij, madje pa rregulla, në një lojë që më pas të lëndoi. Në situata kur kishe të drejtë të merrje shpjegime, në fund ishe ti që analizoje çfarë kishe bërë gabim.

Ishe gjithnjë e disponueshme. Edhe nëse të telefononte pas mesnate. Gjente gjithmonë justifikime. Tani ke pushuar së besuari në komplimentet që të bëjnë. Mendon se nuk janë të vërteta. Mendon se ti nuk je e bukur. Po, një herë e një kohë kur të fyenin, viheshin në dukje defektet e tua. Dhe kështu fiksoheshe në pasqyrë për të gjetur defektet.

Sa herë që ai ikte dhe largohej, ishe ti që e kërkoje. Pranoje gjithë justifikimet e tij. Nuk nxorre mësim. Nuk e respektove veten sa duhej. Tolerove gjithçka. Çdo vajzë e dobët që i përgjigjej atij mesazhi – dhe që nuk duhej ta bënte – rezultoi në fakt një vajzë e fortë.

Gjërat ndryshojnë.

Çdo vajzë që ka patur më pak se sa meritonte, ka pushuar së qari, ka fshirë lotët, ka parë veten në pasqyrë dhe i ka premtuar: “Mos qaj kurrë më”. Prej nga buron kjo forcë? E thjeshtë. Buron nga premtimi: “Kurrë më!”

Ku gjendet kaq shumë dinjitet? Si ka mundur ta menaxhojë situatën me kaq dinjitet? Gjithmonë nga premtimi: “Kurrë më!” Si mundet tani të jetë e qetë, edhe kur mendon për ishin e vet, dhe nuk ka më nevojë për askënd? “E thjeshtë: “Kurrë më!”

Ke rigjetur besimin tek vetja? Po, dhe si ia dole? Sepse kuptove që vlend he mësove të duahs veten. Je bërë si ajo vajza e brishtë, që tani e përballon gjithçka me një buzëqeshje. Dhe një premtim që i ka bërë vetes. Askush nuk e besonte. As ajo vetë.

Tani ajo vajzë, me të cilën mbase identifikohesh edhe ti, ka mësuar të mos nënshtrohet më para sfidave, as të mos lejojë më të vihet në lojë. Tani luan sipas rregullave të veta. I ka premtuar vetes të mos kënaqet më me pak. Meriton më shumë. Më mirë. Ka mësuar se i vetmi person ku mund të besojë është vetja.

Kurrë më si më parë.

Që sot kur të takosh një grua të fortë, dhe të pyesësh se ku e ka gjetur forcën, do e dish që vjen nga e kaluara e saj, një e kaluar kur ishte e dobët, dhe nuk do jetë kurrë më. Premtimin ia bëri vetes ndërkohë që ishte në lotë, lotët më të hidhur. Pikërisht në atë moment vendosi të mos shohë më pas. Nuk iu përgjigj më mesazheve. Nuk ishte më e dobët. “Fantazmat” e të kaluarës, kur i trokitën në derë, nuk e panë më të hapej. Tani të gjithë janë penduar. Tani e kërkojnë. Habiten. E kanë humbur përgjithmonë. Ajo vajza e dobët nuk është më. Tani është vetëm gruaja. Një grua e fortë./botaal/ KultPlus.com

“Shtojzovalle”, murali që sjell artistikisht gruan në hapësirë publike

Gruaja merr banim artistikisht në muralin e titulluar “Shtojzovalle” të punuar nga Sabri Behramaj në qytetin e Mitrovicës, shkruan KultPlus.

Ky mural i cili nëpërmjet artit ngrit edhe një herë vëmendjen për gruan në qytetin e minatorëve, u realizua në kuadër të Festivalit të Letërsisë “Zana” nga Fondacioni Dhemetra. I punuar mjeshtërisht nga Behramaj, ky mbetet murali i tij i parë në hapësira publike të Mitrovicës për sulptorin e këtij qyteti.

Punimi “Shtojzovalle” ka sjellë ngjyra, vibrim, eho këngeje e tinguj grash në vallëzim në një hapësirë ku rindërtimi i qytetit, akoma na prezantohet vrazhdë”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet u përkrahë nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Green Fest 10, si dhe SHFMU “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë. / KultPlus.com

Format teatror që godet në muret e emancipimit shoqëror

Kritikë artistike për shfaqjen “Grua” nga dramaturgu Naser Shatrolli:

Gruaja si frymë, si zgjedhje, si ide, si vetje, do të ishte kolumne ditore që do të përdorej për plleshmëri në rajonin ballkanik ndërsa në rrafshin filozofik ajo nuk mund të ishte aroma e denjë që të marr frenjtë orientues.

Kështu e paraqet regjisorja Arlinda Morina gruan në një kontekst rajonal – brenda solucionit të gjeografisë shqiptare, në shfaqjen e saj me titull: ”GRUA” e shfaqur ditë më parë para publikut të Prishtinës.

Fryma teatrore do të ishte ambiguitet teatror gjersa sendërtohet një frymë trilleri skenik që përkon me një mendësi kulturore mes teatrit modern dhe filmit bashkëkohor, që duan të përflasin njëri për tjetrin, për njëri-tjetrin.

Duo-aktoret e shfaqjes, ishin brenda logjikës së kërkesave regjisoriale sikundër që regjisura e Morinës shpërfaq dinamika ideomizanskenike, që përkojnë në drejtimin e fiksionit të një teatri absurd në relata me gruan, si domen jetik në shfaqje, e cila ka nevojë të shpërfaq botërisht qëllimin e saj, dëshirat, sikundër që, të shprehurat e saj të kenë veshë për radion popullore.

Shfaqja e meritonte vëmendjen, aktoret krijojnë afërsi, harmoni, dashuri, mundësi për të jetuar me emocionin dhe përjetimet që krijohen në përecuri.

Producentja e shfaqjes znj. Arbnesha Grabovci Nixha është emër i përveçëm i kulturës vendore – është aktore e brezit të parë, pedagoge e mjeshtrisë aktoriale dhe mbështetëse reale e kulturës teatrore.

Ajo ka bërë punë të kuruar në relacion me kërkesat e shfaqjes, sikundër që, Qëndresë Lokaj dhe Minka Berisha, dy aktore që kanë reputacionin skenik ndër vite i dhanë eho teatrore rrjedhës skenike në shfaqje.

Pjesa tjetër e shfaqjes, muzika e krijuar nga Ersan Jonuzi, pastaj, kostumografia që ka formën dhe formulën e emrit, tashmë, i botëruar si: Zake Prelvukaj.

Ndërkohë, drama ishte e motivuar dhe mbështetur në idenë e dramës ‘’ARA’’ të Arbëreshit italian, Mario Caliva.

Asistenti shfaqjes ishte Butrint Lumi, një emër që po vjen. / KultPlus.com

Ma gjeni një gru që s’di ç’asht dhuna

Poezi nga Valbonë Bajrami

Ma gjeni një gru n’vendin tem që nuk i ka jetu

një nga njëzet e tetë strofat e Sylvia Plath

njëzet e tetë ditë t’përsërituna

derisa jeta t’i sprovon nandë shpirta e ndalon ciklin

me marr guxim me lëshu za

krejt n’liri

ma gjeni një të vetme pa zemërim

që e ka pa jetën në dritë syni

e s’di se ç’asht’ dhuna

-fizike, mendore, materiale-

një ma gjeni, që ka thye mite

s’përputhet me traditat

se ç’asht’ gru e mirë, e ndershme

sipas hireve që tjetër kush i ka thurë për mu e ty

ma gjeni një të vetme për lapidar

me kujtu, me i frymëzu

të nandë shpirtat buzë vdekjes

ma gjeni një

një të vetme

një për be që nuk asht’ zonja Lazarus. / KultPlus.com

Shfaqja “Grua” nga regjisorja Arlinda Morina vjen premierë në TKK

“Grua” është premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Adaptuar nga vepra “Ara” e autorit Mario Calivaj dhe nën regjinë e Arlinda Morinës, dhe asistent regjie Butrint Lumi, kjo shfaqje vjen nën lojën e aktorëve Minka Berisha dhe Qëndresa Loki.

Shfaqja trajton një temë të ndjeshme të cilën regjisorja e shpalosë përmes këtyre fjalëve: “Sikur të gjitha gratë të cilat nuk janë të barabarta në asnjë aspekt edhe këto dy gra të braktisura mundohen ta gjejnë një vend, një strehë në një shoqëri patriarkale. Historia e këtyre grave si shumë të tjerave është e dhimbshme dhe e padrejtë, janë të braktisura dhe të hedhura në rrugë për të vetmen arsyje, sepse mitra e tyre nuk mbanë më fëmijë.”

Shfaqja vjen premierë ditën e premte në ora 16:00. / KultPlus.com

Vigdís Finnbogadóttir, gruaja e parë në botë e zgjedhur presidente

Vigdís Finnbogadóttir shërbeu si Presidentja e katërt e Islandës nga 1 gusht 1980 deri më 1 gusht 1996. Ajo ishte femra e parë në botë që u zgjodh demokratikisht si presidente.  Me një presidencë prej saktësisht gjashtëmbëdhjetë vjetësh, ajo gjithashtu mbetet kryetarja femër e zgjedhur më jetëgjatë e çdo vendi deri më tani. Aktualisht, ajo është një ambasadore e vullnetit të mirë të UNESCO-s, dhe një anëtare e Klubit të Madridit. Ajo është gjithashtu sot presidentja e vetme e Islandës.

Lëvizja e Grave Islandeze ka një histori të gjatë. Gjatë Vitit Ndërkombëtar të Grave në 1975 gratë Islandeze tërhoqën vëmendje të madhe kur organizuan një grevë të përgjithshme për të treguar sesa e rëndësishme ishte puna e nënvlerësuar e grave. 90 përqind e grave Islandeze hynë në grevë. Dhe në zgjedhjet presidenciale në 1980 lëvizja e grave u përqëndrua në zgjedhjen e një gruaje. Pas shumë bindjesh, Vigdís pranoi të garonte kundër tre kandidatëve meshkuj. Ajo ishte gruaja e parë në botë që u zgjodh presidente në një zgjedhje demokratike. Ajo u zgjodh  në një garë të ngushtë, me 33.6 përqind të votave kombëtare, ndërsa rivali i saj më i afërt mori 32.1 përqind. Ajo u bë shumë e popullarizuar dhe më pas u rizgjodh tre herë, pa kundërshtim në 1984, me 94.6 përqind të votave kundër një gruaje tjetër në 1988 dhe pa kundërshtim në 1992. Në 1996 ajo vendosi të mos kandidojë për rizgjedhje. Ajo kishte shërbimin më të gjatë si Presidente Islandeze (me katër mandate) derisa Ólafur Ragnar Grímsson u zgjodh për mandatin e tij të pestë në 2012.

Megjithëse presidenca Islandeze është kryesisht një pozitë ceremoniale,  Vigdís mori një rol aktiv si aktivist mjedisor dhe luftoi për gjuhën dhe kulturën Islandeze, duke vepruar si një ambasadore kulturore në promovimin e vendit. Ajo theksoi rolin e shteteve më të vogla dhe priti një samit thelbësor midis Presidentit të SHBA Ronald Reagan dhe udhëheqësit Sovjetik Mikhail Gorbachev në 1986. Ajo kishte si moton e saj: ‘Mos i lësh kurrë gratë’ dhe punoi posaçërisht për të promovuar edukimin e vajzave. Ajo ishte gjithashtu e vetëdijshme për rolin e saj si modele për gratë e reja.

Në vitin 1993, vepra Mitt Folk, e porositur nga qeveria Britanike, nga kompozitori Oliver Kentish iu kushtua asaj si një dhuratë nga Mbretëria e Bashkuar në Islandë duke festuar 50 vjetorin e republikës./ KultPlus.com

Nuk ka asnjë fuqi grimi që mund të sfidojë atë të përsonalitetit

Nga Ambra Hysa

Për gratë që i japin bukuri dhe aromë kësaj bote.

Për gratë që nuk mund ta ngrejnë zërin, edhe përshpërima e tyre dëgjohet.

Gratë janë të bukura, të gjitha pa përjashtim, gjithmonë e kam besuar këtë.

Bukuria është relative, bukuria është në sytë e atij që e sheh, por çdo grua ka diçka magnetike, diçka që e diferencon, diçka që fshihet nën petkun e përsonalitetit të saj por reflektohet dhe së jashtmi e shkëlqen.

Nuk është kusht që gratë të jenë të bukura, ato thjesht janë.

Buzëqeshja është diamant në portretin e tyre, sytë i vezullojnë nga dashuria, dëshira për jetën, familjen, ëndrrat, të bukurën.

Gratë janë pasionante dhe kjo i bën ato jashtëzakonisht tërheqëse.

Nuk ka asnjë fuqi grimi që mund të sfidojë atë të përsonalitetit, një grua që vishet me vetëbesim dhe reflekton forcë karakteri, është më e bukura në botë.

Vetëbesimi është gjithçka që një grua duhet të posedojë, por ai nuk ngjan me parfumet, nuk mund të merret dhe të hidhet mbrëmjeve para se të dalësh, ngjan me virtytet, mësohet dhe përvetësohet ndër vite.

Gratë janë trimëresha, gratë luf-tojnë për të realizuar ëndrrat e tyre dhe kjo i bën ato të pandalshme.

Gratë dashurojnë fort, dhurojnë mirësi dhe përkëdhelje, kjo lexohet në portretin e tyre prej gjysmë hëne.

Asgjë nuk shkëlqen më shumë sesa një grua që ka dashuri brënda saj.
Kur e ke zemrën të mbushur me dashuri dhe je e lumtur, shikon të njëjtën gjë dhe tek të tjeret, kur të ka pushtuar mërzia dhe urrejtja, ndodh po e njëjta gjë. Bota është vetëm një reflektim i qënies sonë.

Gratë nuk duhet të tentojnë t’i përshtaten standarteve të bukurisë që shoqëria ka krijuar, ata nuk duhet të vuajnë dhe të përpiqen të qëndrojnë brënda kornizave që shoqëria imponon.

Gratë duhet të jenë të lumtura, të lira dhe autentike, vetëm kështu mund të ndjehen të bukura.

Ka ekzistuar gjithmonë një “garë e heshtur” bukurie mes grave, është koha që kjo të marrë fund.

Gratë duhet të festojnë autenticitetin e tyre çdo ditë dhe të ecin si mbretëresha duke drejtuar kurorën në kokat e njëra-tjetrës.

Nuk ka asnjë garë, gara e vetme është bukuria në zemrat tona, vetëm ajo bukuri reflektohet së jashtmi. Ne jemi ajo.

Një grua e shëndetshme mbetet e jashtëzakonshme, ata që i kanë krijuar standartet e bukurisë janë po ata të cilët mund dhe duhet ti rrëzojnë.

Një grua me strija është e jashtëzakonshme, një grua me thinja është e mrekullueshme, një grua me “defekte” është secila nga ne, sepse nuk ka qënie perfekte, bukuria vërtet qëndron në imperfeksion.

Ne jetojmë në trupin tonë, është detyra jonë të ushqehemi shëndetshëm, por nuk është detyra jonë ta “vizatojmë” atë për të iu përshtatur modeleve apo kornizave që shoqëria ka vendosur, të cilat ne shpesh përpiqemi t’i ndjekim deri në dëshperim, duke harruar se ata në të vërtetë nuk ekzistojnë.

Gratë janë të bukura.

E dashuroj kur evidentojnë bukurinë e tyre natyrale, të gjithë esencën dhe veçantinë, gra të tilla i konsiderojmë shpesh “të guximshme” , “unike”, ose “plot stil”.

Një grua mbahet mend gjithmonë për elegancën e saj dhe të qenurit ndryshe.

Nuk mund të lësh gjurmën tënde në këtë botë nëse përpiqesh të jesh dikush tjetër ose kërkon të përshtatesh me masën.

Rrudhat poshtë syve tregojnë se ti ke jetuar, çdo rrudhë ka një histori, kjo nuk e bën portretin tënd më pak të bukur, përkundrazi, e shton ëmbëlsinë.

Gratë janë të magjishme në çdo kohë, por ata shpesh e harrojnë këtë.

Gratë kanë nevojë të dëgjojnë shpesh se janë të bukura.

Shpirti i tyre i butë, veshur me forcën e një uragani, ka nevojë të ujitet dhe të përkëdhelet njëlloj si trëndafilat.

Gratë, nuk kanë nevojë të përshtaten, ato thjesht kanë nevojë të duhen. / KultPlus.com

“Me qenë grua në Ballkan është me të pa ma shumë si objekt ose si shërbëtore, sesa si qenie njerëzore”

Nga Halime Hasani

Me qenë grua në Ballkan është si me u mundu me e nxjerr gjilpërën prej deti…
Me qenë grua në Ballkan do me thanë ose me luftu e vetme me komplet një komunitet patriarkalësh të pa ndërgjegjshëm dhe injorantë ose me u bë servile e tyre… Me qenë grua në Ballkan do me thanë mi ardh reni edhe më injorantit me të tregu ku me hi e ku me dal. Me të ftu në mbledhje për mbrojtjen e të drejtave dhe lirinë e shprehjes edhe mos me të lanë me fol asnjë fjalë, se “burrat” flasin për kësi “punë të mëdha”. Edhe ma keq me qenë grua në Ballkan është me fol secili injorant në emër tënd. Me qenë grua në Ballkan hiç s’ka rëndësi a je kryetare shteti a kryetare parlamenti “ti grua je” e kush ja dëgjon fjalët grave. Me qenë grua në Ballkan nuk të vlen dituria as diplomat as të arriturat, se me qenë grua e “zonja” në Ballkan është me dit me qit pite t’mira edhe mundësisht mos me tu ndëgju zani. Me qenë grua në Ballkan është me të pa ma shumë si objekt ose si shërbëtore sesa si qenie njerëzore që plotëson gjysmën e njerëzimit. E kështu të shohin edhe politikanët edhe “intelektualët” edhe “fetarët” edhe të gjithë. Qysh është me qenë grua në Ballkan e din më së miri veç grat heroina Ballkanike që ju duhet me luftu me një milion paragjykime, fyerje, shkelje, ofendime, poshtërime të përditshme ballkanike../supergrate.net/ KultPlus.com

“Jeta shumë herë është e vrazhdë, po je ti ajo që i kthen shkëlqimin”

Nga Adriana Latifi

E fortë si guri!
Sa të forta ishin tehet e fjalëve që të dhanë, t’përgjakën, ti i fshive lehtë se duart e tua janë të forta. Sa shumë dhembi kur të shkelën e sytë lartë nuk gjetën askënd për ndihmë, vet u ngrite, se këmbët e tua janë të forta. Kur të shajtën nderin, një buzëqeshje të ëmbël ktheve si këmbim, se morali yt është i fortë. Kur zemra jote qante askush s’ishte për të dëgjuar, sepse ti çdo ditë dhuroje buzëqeshje. Kur qaje, dënesje, bërtisje, ti prap nuk u ankove sepse je e fortë.

Kur të rrëzuan, të shanë, të shtynë, të përplasen derën fytyrës, në vend se të kërkoje llogari ti the më fal, se je e fortë. Kur dhurove dashuri, u shkëmbeve me urrejte, heshte se zemra jote është e fortë. Kur natën ankthi i ditëve të zgjonte, askush s’ishte me të qetësu, po ti nuk friksohesh se shpirti yt është i fortë! Ëndrrat, dëshirat, synimet e tua i arrite në heshtje, ani pse nuk ishte askush per të duartrokitur për ty, ti i ngrite duarte prapa krahëve të tu dhe i dhe vetës një duartrokitje të madhe, se ti je grua e fortë, se ti je shtylla e jetës!
Jeta shumë herë është e vrazhdë, po je ti ajo që i kthen shkëlqimin.
Ti je grua e fortë, bëhu gruaja e ëndrrave tua! / KultPlus.com

“Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë, as zani i naltë nuk t’ban burrë”



Nga Doruntinë F. Ferati

Burrë nuk bahesh veç pse e ki nji femër n’krevat, as burrninë nuk ta shton mardhanja me to.
Burrë bahesh e je kur respekti mbi grun tande e dashnia për to, m’poshtë çdo gja,
Burrë je nëse grues tande i shkëlqejnë sytë prej lumturisë që ti ja ofron.

Jo, mos e quj vetën burrë nëse e dashura jote, ma shumë qanë se qeshë me ty,
Mos thuj jam burrë e jam i fortë, nëse karshi saj shet trimni.

Mos u kreno po e lëndove e ja mbushe sytë me lotë n’pikë t’natës
E as mos thuj unë jam burrë’ e baj çka du,
Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë
As zani i naltë nuk t’ban burrë
Ti je i dobt, e ma i dobët s’bahesh kurrë!

Mos u ndij i lumtur, po e bane nji gru tjetër me buzqeshë, në vend të asaj,
As mos u ndij i plotsum,
Ti je flliqësire, e ma flliqësirë nuk bahesh kurrë!

Në vend të saj, po i dërgove lule dikujt tjetër
E po e bane dikan tjetër t’ndihet mirë
Mos u kreno, turpërohu!

Kur ajo kërkon diçka, mos u mburr po s’ja plotësove kërkesat
Mos e mëbshtet burrninë në nji veprim të tillë
Egërsirë bahesh!

Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë
Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlersosh
E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo
Vdis ma mirë! / KultPlus.com

“Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve”

Thënie për gruan

“Unë gjithmonë kam dashur të isha një femme fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua” – Diane von Furstenberg, stiliste

“Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty” – Madonna, këngëtare

“Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve” – Gloria Steinem, feministe, gazetare, aktiviste politike dhe sociale

“Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh”– Maya Angelou, shkrimtare

“Unë e ngre zërin-jo që të bërtas, por që, ata që nuk kanë mundësi të shprehen, të mund të dëgjohen… ne nuk mund të kemi sukses kur gjysma prej nesh ngurojnë” – Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze për të drejtën e arsimit të grave, fituesja më e re e çmimit Nobel

“Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën.”– G.D. Anderson, autore

“Femrat thonë gjithmonë: ‘Ne mund të bëjmë  gjithçka që mund të bëjnë dhe meshkujt!’ Por janë meshkujt ata që duhet të thonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe femrat!’.”– Gloria Steinem

“Nuk je e detyruar të jesh e bukur. Nuk i detyrohesh askujt për bukurinë tënde. As të dashurit/bashkëshortit/partnerit, as kolegëve të punës, veçanërisht as meshkujve që takon në rrugë. Nuk iu detyrohesh as prindërve, as fëmijëve, nuk i detyrohesh shoqërisë në përgjithësi. Bukuria nuk është një qira që e paguan sepse ke zënë një hapësirë të quajtur “femër”.– Erin McKean, leksikografe

“Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë.”– Melinda Gates, businesswoman dhe filantropiste

 “Femrat, ashtu si dhe meshkujt duhet të përpiqen për të bërë të pamundurën dhe kur të dështojnë, dështimi i tyre duhet të jetë një sfidë për të tjerët.”– Amelia Earhart, pilotja e parë grua dhe autore

 “Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është burrë. Kur një femër jep opinionin e saj, ajo është e përdalë.”– Bette Davis, aktore

“Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, femrat munden.”– Dilma Rousseff, ekonomiste, politikane, presidentja e parë grua e Brazilit

“Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.”– Nancy Pelosi, drejtuese e një prej dhomave të Kongresit amerikan

“Natyrisht që nuk shqetësohem nëse natyra ime i frikëson meshkujt. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im është pikërisht tipi për të cilin nuk kam asnjë interes.”– Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtare nigeriane.

“Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim’– Angelina Jolie pas mastektomisë së dyfishtë, aktore, aktiviste.

 “Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë .”– Ayn Rand, shkrimtare

 “Kemi nevojë për femra në të gjitha nivelet, duke përfshirë  ato që janë në krye, për të ndryshuar dinamikën dhe t’i japin formë bisedës, të sigurohen që zëri i femrës të dëgjohet dhe të mos injorohet.”– Sheryl Sandberg, drejtore operative e Facebook.

 “M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”– Madeleine Albright, politikane

 “Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.”– Harriet Beecher Stowe, e angazhuar kundër skllavërisë, shkrimtare

 “Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë.”– Diane von Furstenberg

 “Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël.”– Coco Chanel, stiliste

 “Feminizmi është për të gjithë.”– Bell Hooks (pseudonim), shkrimtare

 “Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është  kapitull i pambyllur i shekullit XXI.”– Hillary Clinton, politikane

 “Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.”– Beyoncé, këngëtare

 “Unë jam një femër fenomenale. Femër fenomenale…po, kjo jam unë.”– Maya  Angelou

  “Pse fjala feminizëm është bërë tabu? Nuk është fjala ajo që ka rëndësi, por ideja dhe ambicia që ajo përfaqëson.”– Emma Watson, aktore /KultPlus.com

Mantegazza: Qytetërimi modern po i përgatit gruas mundësinë e shtrenjtë për të jetuar beqare dhe e lumtur

“Qytetërimi modern po i përgatit gruas mundësinë e shtrenjtë për të jetuar beqare dhe e lumtur.”

“Martesa nuk është vetëm çështje dashurie, higjene, ekonomie, bukurie, ndjenje dhe përputhje mendimesh. Ajo nuk është as përmbushje e thjeshtë dhe e pastër e një dëshire të zjarrtë e as një marrëveshje tregtare, por një harmoni e duhur e shumë gjërave të ndryshme.”

“Të martohesh për të shpëtuar nderin, gjithnjë nëse ka mbetur diçka për të cilën ajo bëhet garant, shpesh është mëse e nevojshme, por gjithmonë ajo është e tmerrshme.”

“Të marrësh një grua për arsye higjene është njësoj sikur të mbytesh për të shuar etjen.”

“Të martohesh për inatin e të tjerëve do të thotë të vrasësh veten për tu hakmarrë ndaj një armiku.”

“Të marrësh për grua një vajzë të bukur do të thotë të blesh shumë shtrenjtë një pëllëmbë tokë nga e cila të mund të sodisësh një qiell që i përket të gjithëve.”

“Para se të vendosësh që të hedhësh hapin e rëndësishëm të martesës duhet të bësh një meditim të gjatë para pasqyrës, por më të gjatë para kuletës.”

“Para se të matni fuqitë tuaja , paramendoni gjithmonë se bashkëshortja juaj e ardhshme do të jetë gruaja më e virtytshme në botë, por duhet njëherësh të bindni veten të pranoni se ajo mund të jetë më e përdala e të dëlirave.”

“Nëse një vajzë hamendëson se po bën heroizëm duke pranuar të martohet me një burrë antipatik për të lumturuar prindërit propozues të kësaj lidhjeje, ajo gënjen veten më shumë se është e bindur ndaj prindërve. Nuk ka pushtet atëror e as urim nëne që mund të zërë vendin e dashurisë dhe shumë prej këtyre heroinave përfundojnë duke tradhtuar.”

“Nuk është për tu befasuar se martesa të suksesshme janë të rralla, sepse për realizimin e kësaj sipërmarrje jete, duhen përbërës të shumtë dhe të veçantë që nevojiten si mundësuesit e një martese të përsosur, dhe t’i bashkosh të gjitha, ndoshta nuk do të mjaftojë vetëm zotësia, por edhe fati.”

“Përputhja e karaktereve, e domosdoshme në në lidhje bashkëshortore, dhe jo vetëm, nuk do të thotë njësi dhe ngjashmëri, por harmoni gjërash, të cilat, po t’i vësh afër njëra-tjetrës ato binden logjikës matematikore të mbledhjes jo zbritjes, ata duhet të krijojnë një marrëdhënie harmonie melodike dhe kurrsesi jo një stonaturë.”

“Mos i zini besë asnjëherë një kandidateje për grua, e cila dëshiron të njihet me tërë të kaluarën tënde duke ju betuar se ajo ju dashuron gjithsesi. Të jesh i sinqertë dhe i çiltër nuk do të thotë se është e duhura t’i servirësh në tryezë një miku baltën e këpucëve tuaja. Fundja kush nuk ka aq baltë në shollën e këpucëve të moralit, aq sa të nis një lidhje me një damkë dyshimi.”

“Për të lidhur jetën me një grua, apo një grua me një burrë është pothuajse e kotë të kërkosh këshilla nga të tjerët, për të bërë dritë që të shohësh mirë se ku e hedh hapin në këtë terren sa të panjohur aq dhe të vështirë. Nëse je kokëfortë do t’i bindesh vetvetes për të bërë të kundërtat e këtyre udhëzimeve, nëse je aq i kujdesshëm dhe racional dhe priresh të jesh një dëgjues i vëmendshëm, mes PO-ve dhe JO-ve mundë të humbasësh edhe atë pak vullnet që të ka mbetur për të hedhur këtë hap.”

– Paolo Mantegazza

Grua

Poezi nga Nazim Hikmet

Përktheu: Eda Zhiti

Disa thonë se një grua është për
të fjetur
në netët e gjata të dimrit…
Disa thonë se një grua është për
lojë si
si ajo e valltares seksi në
një truall të blertë në dansin
me takat që kërcasin…
Disa thonë ajo është nusja ime…
Disa thonë se është pengu i shpirtit
që e mbaj rreth qafës
Disa thonë: është ajo që mbrun
bukën time,
Disa thonë: është ajo që lind
fëmijët e mi…
Ajo nuk është as kjo as ajo, as
balerina seksi, as nuse,
nuk është borxh, asgjë e tillë!
Ajo është krahët e mi dhe këmbët e mia dhe koka ime…
Nëna ime, gruaja ime, motra ime, e dashura ime që i rrëfehem…
Ajo është shoqja e kraharorit
të gjithë jetës time. /KultPlus.com

Nëntë arsyet pse gratë e forta marrin më pak dashuri

 

Të dashurit tuaj janë mësuar aq shumë duke ju parë të fortë saqë ata shpesh harrojnë se edhe ju keni nevojë për një shpatull për të qarë ndonjëherë.

Disa nga gratë më të forta shpesh fshehin dhimbjen më të madhe. Ju mund të buzëqeshni nga jashtë me zemrën tuaj të thyer dhe lotët tuaj, por vetëm ju e dini vetminë që ndjeni brenda.

Vetëm ju e dini se si është të shfaqni një buzëqeshje të gëzuar dhe ta mbani atë çdo ditë, duke shpresuar të gjeni dikë me të cilët të ndani dhimbjen tuaj, me dikë që do të shohë përtej fasadës së parë dhe do t’ju duan për atë që jeni.

Por duket si një ëndërr e largët dhe ju nuk e dini pse. Ja pse gratë më të forta shpesh marrin dashuri më pak:

Njerëzit mendojnë se nuk keni nevojë për askënd

Njerëzit ju admirojnë se sa të fortë dhe elastikë jeni dhe ata e shohin këmbënguljen me të cilën i fitoni betejat çdo ditë edhe kur mundësitë nuk janë në avantazhin tuaj.

Ju duket aq të sigurta për veten dhe me kaq vetëbesim saqë të tjerët nuk mendojnë për asnjë sekondë që jeni fshehurazi të tronditura nën peshën e emocioneve tuaja.

Ju dëshironi që dikush t’ju afrojë dhe t’ju ofrojë pak dashamirësi, vetëm për t’ju bërë të ditur se janë këtu për ju, por askush nuk arrin dot deri atje dhe kjo dhemb.

Ju e tregoni rrallëherë ndjeshmërinë tuaj

Ju e dini se nuk mund ta zbuloni kurrë atë që ndieni vërtet brenda, sepse ka njerëz që janë xhelozë për forcën tuaj, duke pritur që të gjejnë një dobësi tek ju dhe t’ju shkelin me këmbë.

Ka pak njerëz që ju iu besoni, mjaftueshëm për t’ju treguar atyre se kush jeni me të vërtetë, por ka kaq shumë të tjerë që nuk e kanë idenë se çfarë po kaloni në të vërtetë.

Ju jeni mësuar të jeni të forta, por nganjëherë ju dëshironi që ju të mund të hapeni dhe të shkriheni në një përqafim të ngrohtë, ngushëllues të dikujt që ju do me gjithë zemër dhe pa kushte.

Inteligjenca juaj mund të jetë frikësuese

Njerëzit të cilët e shohin anën tuaj intelektuale shpesh harrojnë se ju keni edhe një anë emocionale. Ju e shihni se njerëzit mund të lidhen me ju në një nivel sipërfaqësor, por ata shpesh nuk përpiqen t’ju njohin më thellë dhe të lidhen me zemrën tuaj.

Ju dëshironi që dikush të shohë përtej arritjeve tuaja dhe aftësive tuaja dhe të shohë personin që jeni, por ju përfundoni duke marrë respekt e admirim e jo dashurinë që dëshironi aq dëshpërimisht.

Ju keni dhënë kaq shumë dashuri saqë njerëzit kanë harruar t’ua kthejnë

Një nga tiparet më interesante të një gruaje të fortë është se si arrin të jenë aty për njerëzit në nevojë dhe të duan me gjithë zemër, edhe kur përballen me momentet më të stuhishme të jetës së tyre.

Ju i gjeni brenda vetes gjithë ato fjalë inkurajuese dhe një buzëqeshje ngushëlluese për të tjerët edhe pse ju ndjeheni sikur jeni në prag të prishjes. Megjithatë, njerëzit ju shohin si një burim të pashtershëm ngushëllimi sa ata kurrë nuk ua kthejnë dashurinë që aq bujarisht ua kanë dhuruar.

Njerëzit nuk e dinë dhimbjen që ndjeni

Ju udhëhiqni, sakrifikoni nevojat tuaja në mënyrë që të tjerëve t’u plotësohen nevojat e dhe njerëzit shpesh kërkojnë tek ju forcë dhe udhëzime.

Ju jeni të detyruar t’i fshihni lotët tuaj, i derdhni kur askush nuk është aty përreth, sepse kaq shumë njerëz janë duke u mbështetur tek ju për të qenë të forta për ta.

Ndonjëherë mund të ndiheni mjaft të vetmuara dhe të padashura, sepse ndërsa jeni të zëna duke u kujdesur për të gjithë të tjerët, askush tjetër nuk po e bën një gjë të tillë për ju.

Miqtë tuaj janë të vërtetë, por të paktë

Si një grua e fortë që jeni, ju preferoni t’i ndani problemet tuaja me pak njerëz që ju besoni me jetën tuaj. Ju e dini se ata janë të vërtetë ndaj jush dhe nuk do t’ju tradhtonin kurrë, por nganjëherë kur nuk janë aty, ju nuk dini kujt t’i drejtoheni.

Ndonjëherë dëshironi që të keni dikë që t’ju kujtojnë se jeni të rrethuar me dashuri dhe se nuk jeni vetëm.

Keni nevojë për një angazhim 100% dhe jo të gjithë mund t’jua japin këtë

Ju jeni ose të përfshira plotësisht ose jashtë komplet dhe ju nuk prisni më pak nga njerëzit me të cilët jeni. Kur vjen puna te angazhimi, do të bëni gjithçka që duhet, për të zbatuar premtimet e tua dhe të siguroheni që t’u jepni përparësi njerëzve që ju duan.

Për fat të keq, mund të mos merrni gjithmonë të njëjtin nivel angazhimi nga njerëzit që ju duan dhe ju refuzoni të bëni kompromis për diçka që e dini se e meritoni.

Do të ishit më mirë duke qëndruar vetëm se me njerëz të rremë

Dashuria është e lehtë të vijë kur bëhet fjalë për njerëzit që pretendojnë të kujdesen për ju dhe ju “mbysin” me falënderime të rreme dhe komplimente të pasinqerta.

Megjithatë, si një grua me integritet që jeni, ju refuzoni të toleroni njerëzit që ju përdorin për përfitime personale nën pretekstin e të dashuruarit. Edhe nëse është e vështirë të jesh vetëm, do të preferonit të rrethoheni me njerëz që janë të vërtetë për ju sesa njerëzit e rremë të cilëve nuk mund t’u besoni.

Askush nuk mund ta arrijë ndershmërinë dhe pasionin e një gruaje të fortë si ju

Një nga arsyet pse është kaq e vështirë për ju të gjeni dashuri, jo vetëm në miqësitë, por edhe në marrëdhënie, është sepse ju i keni vendosur prioritetet lart. Ju ua kushtoni veten njerëzve që doni me një pasion dhe përkushtim të pabesueshëm që është vështirë të gjendet diku tjetër.

Gatishmëria juaj për t’i dashur njerëzit pa kushte dhe për të qenë atje për ta mund ta bëjë të vështirë për ju të gjeni njerëz që e vlerësojnë dhe e arrijnë atë nivel përkushtimi. / KultPlus.com

“Një shtëpi pa grua është si një violinë pa tela”

11 Shprehje të bukura për gruan.

“Gratë janë të këndshme të biesh në krahët e tyre, por jo në duart e tyre”.

“Gruaja dhe vera e tërheqin burrin nga gjykimi”.

“Dobësia e burrit bën forcën e gruas”.

“Gruaja qesh kur mundet, dhe qan kur do vetë”.

“Gruaja të fal, vetëm pasi të ka dënuar”.

“Gruaja e zemëruar është si gjarpri që pickon”.

“Një shtëpi pa grua është si një violinë pa tela”.

“Kundër helmit të gjarprit gjendet ilaç, ndërsa kundër inatit të gruas nuk ka ilaç”.

“Femra e virtytshme kur e zgjedh burrin, konsultohet me ndërgjegjen dhe jo me sytë”.

“Martesa e një vajze është aq e nevojshme, sa është hapja e një pusi aty ku nuk ka ujë”.

“Gjuha e gruas është si një shpatë, që ajo nuk e lë të ndryshket”. Filozofia.Al / KultPlus.com

Porsi një grua…

– Bob Dylan

Askush nuk ndjen më dhimbje
sonte tek rri në shi.
Që të gjithë e dinë
se vogëlushja ka veshur rroba të reja,
por së fundmi ia dalloj lidhkat dhe fluturat
që i kanë shkarë nga kaçurrelat.

Ajo i pranon si një grua, po, po, i merr,
bën dashuri porsi një grua, po, po, bën,
ndjen dhimbje porsi një grua,
por thyhet si të ishte një vajzë e vogël.

Mbretëresha Mari është mikesha ime,
besoj që sërish diku do ta takoj,
askujt mendja nuk duhet t’ia presë
se vogëlushja nuk mund të bekohet,
derisa ta kuptojë që është njësoj si të tjerat
me mjegullën, amfetaminën dhe perlat e saj.

Ajo i pranon si një grua, po, po, i merr,
bën dashuri porsi një grua, po, po, bën,
ndjen dhimbje porsi një grua,
por thyhet si të ishte një vajzë e vogël.

Shiu po binte rrëke qysh në fillim,
dhe unë po vdisja nga etja,
kështu që u futa këtu brenda,
dhe mallkimi yt i hershëm më dhemb,
por ç’është më e keqja,
kjo dhimbja në loçkë,
s’më le të rri më këtu,
a s’duket qartë…?

S’gjej dot vend këtu,
po, e kam të qartë që ne duhet të heqim dorë.
Kur të takohemi sërish
dhe miqtë të na prezantojnë,
të lutem mos e jep veten sikur më ke njohur dikur
kur bota ishte e jotja dhe unë qeshë i uritur!

Ah, ti shtiresh porsi një grua, po, po, shtiresh,
bën dashuri porsi një grua, po, po, bën,
ndjen dhimbje porsi një grua,
por thyhesh si të ishe një vajzë e vogël.

Përktheu: Edvin Shvarc / KultPlus.com


“Nëse do diçka të thënë kërkoja një burri, nëse do diçka të bërë kërkoja një gruaje”

“Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk ka frikë nga dështimet. Dështimet për to janë një hap drejt madhështisë”. – Oprah Winfrey

“Gratë kanë nevojë për tri gjëra në jetë: ushqime, ujë dhe komplimente”. – Chris Rock

“Pas luleve, gratë janë gjëja më e bukur që Zoti i ka dhënë botës”. – Christian Dior

“Nëse do diçka të thënë, kërkoja një burri. Nëse do diçka të bërë, kërkoja një gruaje”. – Margareth Thatcher

“Gratë janë bërë për t’u dashuruar, jo për t’u kuptuar”. – Oscar Wilde

“Gratë dhe macet do të bëjnë si duan ato, ndërsa burray dhe qentë duhet të mësohen me këtë ide”. – Robert A. Henlein

“Një grua është e pandalshme që nga momenti, kur kupton se meriton më shumë”. – Anonim

“Në shoqërinë tonë, gratë që kalojnë barrierat janë ato që i injorojnë limitet”. – Arnold Schwarzenegger

“S’ka rëndësi se si duket një grua. Nëse ajo ka besim në vete, ajo është seksi”. – Paris Hilton

“Një grua duhet të jetë si një lule e vetme, jo si gjithë buqeta”. – Anna Held