Kush e ka menduar se Bud Spencer ka doktoraturë në juridik dhe mori pjesë në dy Lojëra Olimpike?

Atë të gjithë e njohim me emrin Bud Spencer, mirëpo emri i vërtetë i tij është Carlo Pedersoli, shkruan KultPlus.

Bud Spencer-in e mbajmë mend për filmat me situata komike.
Mirëpo, pak e dijnë se aktori mori pjesë në dy lojëra olimpike, ai theu rekordin në 100 metra not. Ndoshta e vështirë për t’u besuar, por kjo është e vërteta.

Ndërkaq, sa i përket shkollimit, ai studioi në një ndër Universitetet më prestigjioze në botë, atë të Yale, duke përfunduar kështu doktoraturën në juridk. Bud Spencer poashtu ka pilotuar aeroplan dhe ishte fitues i kampionatit italian në polo.

“Kam bërë gjithçka në jetën time. Me përjashtim të tre gjërave. Të bëhem balerinë, kalorës në hipodrom dhe politikan. Dy të parat janë të pamundura, kështu që do të zhytem në politikë,” kishte thënë ai njëherë për mediet ndërkombëtare.

Në fund, Bud Spencer nuk arriti të zgjidhet, pasi kundërshtarët e tij politikë vazhdimisht e akuzonin se po përpiqej të bënte shoë me politikën.

Aktori i njohur ndërroi jetë në 27 qershor 2016 në moshën 86 vjeç. / KultPlus.com

90-vjeçari pranon se është homoseksual, kërkon dashurinë e humbur

Kenneth Felts mburret që është homoseksual, edhe pse iu desh tërë jeta për ta pranuar këtë gjë.

Në moshën 90-vjeçe, ai më në fund u çel për një pjesë të rëndësishme të jetës së tij të cilën e ka mbajtur të fshehur, shkruan NBC News.

“E kam mbajtur këtë të fshehtë shumicën e jetës time, dhe madje doja ta merrja me vete në varr”, shpjegoi ai.

Por banori i Colorados së fundmi kishte ndryshuar mendje. Gjatë muajve të fundit në karantinë, ai vendosi ta shkruante një memoar, i cili nuk do të ishte i kompletuar pa zbulimin e orientimit të tij seksual.

Andaj, ai e shkroi të vërtetën. “Në vitin 1942, kur isha 12-vjeç, kuptova se isha homoseksual”, shkroi gjyshi 90-vjeç tash.

Si një fëmijë i cili u rrit në një familje shumë religjioze në Kansas, ai nuk u ndie rehat t’ia thotë ndokujt ose të kërkojë ndonjë lidhje të tillë, së paku deri sa nuk u largua nga shtëpia.

Eventualisht, ai kishte pasur lidhje intime me njerëz tjerë, por kurrë nuk foli për këto gjëra, sepse në vitet e 50-ta dhe 60-ta kjo dukej e pamundur.

Andaj kjo pjesë e jetës së tij mbeti sekrete, edhe pasi iu bashkua Flotës Detare dhe u takua me një njeri të quajtur Philip, me të cilin u dashurua dhe ia përkushtoi dy vite të jetës.

Ajo që i ndau ishte vetë Felti, i cili duke shkuar në kishë kuptoi se nuk do të mund të bashkojë dashurinë e tij me besimin.

Viteve që pasuan, ai u martua me një grua, patën një vajzë dhe pastaj u divorcuan. Edhe pse ai kurrë nuk tregoi të vërtetën, vajza e tij, e para pati guximin dhe i kumtoi se është homoseksuale në vitin 1995.

Por atij iu deshën edhe 25 vjet që të jetë i sinqertë me të bijën e vet.

“Një ditë flisja me Rebeccan dhe duke folur thash, do të doja të mos ta kisha braktisur Philipin asnjëherë”, tha Felts.

Pasi që e bija e kuptoi të vërtetën, ai vendosi t’u tregojë edhe shumë njerëzve tjerë.

Kjo u pranua me shumë mirësi nga të tjerët, të cilët e pranuan e madje edhe ofruan të gjejnë Philipin, por pastaj u zbulua se ai kishte vdekur.

“Kjo ishte një goditje e madhe për mua”, tha Felts me lot në sy. “Më vjen keq që nuk pata shansin që t’i them lamtumirë”.

Megjithatë ai ka qenë frymëzim për shumë njerëz LGBT që të jetojnë jetën e tyre të vërtetë më herët se që e ka bërë ai. /koha/ KultPlus.com

Këta janë pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-ve

Pesë shqiptarë kanë dalë fitues në zgjedhjet e mbajtura në SHBA: Buta Biberaj, Jetlir Kulla, Donna Colorio, Robert Gjonaj dhe Vedat Gashi, raporton albinfo, përcjellë KultPlus.

Kandidatja shqiptare, Buta Biberaj, nga bashkësia demokratike mposhti republikanen Nicole Wittmann, me 53,684 vota ndaj Wittmann me 51,476.

Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.

Jetlir Kulla ka shkuar që fëmijë në SHBA dhe ka kandiduar për mandatin e tretë në Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury. Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury.

Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin në këshill.

Nga ana tjetër, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it.

Gjithashtu edhe Robert Gjonaj është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, pra Gashi u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Uestçestër të Nju-Jorkut. / KultPlus.com

Miley Cyrus kujton ardhjen e saj në Kosovë

Vetëm një vit më parë, në këtë kohë, festivali ‘Sunny Hill’ zbarkoi në parkun e bukur të Gërmisë, duke u bërë kështu edhe për një vit tjetër, ndër festivalet më të zëshme të organizuara në Kosovë, shkruan KultPlus.

Sikur situata pandemike të mos ishte e pranishme, sot do të fillonte edhe edicioni i sivjetshëm i këtij festivali.

Në faqen zyrtare të festivalit në Facebook, janë postuar disa fotografi nga performancat e vitit të kaluar. Ku në disa prej tyre shfaqet edhe Miley Cyrus.

Kjo e fundit, ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Instagram, e cila daton një vit më parë, pikërisht nga performanca e saj në ‘Sunny Hill’

Kujtojmë se Miley Cyrus dhe Dua Lipa nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një dueti, madje së fundi janë fotografuar bashkë në studio muzikore. / KultPlus.com

Le jour 1938: Ejani të vizitoni ekspozitën dedikuar vendit piktoresk dhe magjik të mbretëreshës Geraldinë

Nga Aurenc Bebja, Francë – 8 Gusht 2020

“Le Jour” ka botuar, të premten e 29 prillit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e veçantë në Paris dedikuar mbretërisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në mbretërinë e një mbretëreshe të hijshme

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një ekspozitë në “Jour-Echo de Paris”

Ju keni parë të gjithë, këto ditë, fotografitë e panumërta të Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë, Mbretit “Zog I” dhe Mbretëreshës bukuroshe Geraldinë, por askush nuk ju ka treguar vendin e tyre.

Ejani në “Jour-Echo de Paris”, do të shihni të ekspozuara, në sallën tonë të madhe, fotografitë e mrekullueshme të Shqipërisë, të cilave u kemi bashkangjitur për ju disa pamje të Jugosllavisë.

Kështu do të keni para syve tuaj, dhe të realizuar nga artistë, pamjen e mrekullueshme të një vendi piktoresk dhe magjik, i cili tani do të strehojë këtë lumturi romantike të dy qenieve, për të cilat të gjithë duartrokitën. — H. L. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-jour-1938-ejani-te-vizitoni-ekspoziten-dedikuar-vendit-piktoresk-dhe-magjik-te-mbretereshes-se-hijshme-geraldine/?fbclid=IwAR2xDGGmBomgafsRrfC0oU7V29X68iM5MfeZTYFVyCE6XHSzGSmAi13NTdM

‘Më ka humbur dëshira të dua ata që s’më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë’

Nga Jose Micard Teixeira

Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës sime ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj. Mua më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre.

Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë. Nuk kam më deshirë të humb as edhe një minutë të vetme me genjeshtarët dhe manipulatorët. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta. Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë.

Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve. I urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët. Nuk mund t’i pëlqej më miqesitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese.

Dhe për t’a mbyllur: mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim. / KultPlus.com

Rikthehet filmi i njohur ‘Dirty Dancing’

Pas thashethemeve të javëve të fundit vjen më në fund konfirmimi se Jennifer Grey do të jetë protagonistja dhe producentja ekzekutive e vazhdimit të ‘Dirty dancing’.

Konfirmimi erdhi nga CEO i ‘Lionsgate’ Jon Feltheimer.

Feltheimer është shprehur: Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë’, transmeton KultPlus.

Filmi i vitit 1987 kishte si aktor Jennifer Grey dhe Patrick Swayze kur ai në kulmin e karrierës së tij.

Gjithashtu filmi ishte një sukses i madh ato vite pasi grumbulloi në arkë 200 milion dollar (kundër një buxheti prej vetëm 5 milion).

Filmi fitoi një Oscar dhe një Globe të Artë për këngën origjinale ‘(I’ve Had) The Time of My Life’ nga Frank Previte, John DeNicola dhe Donald Markowitz. / KultPlus.com

Macet sot kanë ditën e tyre

Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve, një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit.

Kjo ditë për herë të parë u shënua në vitin 2012 nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të llastuar edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë.

Megjithatë, sipas studimeve, mbajtja e një mace përmirëson shëndetin mendor dhe lehtëson stresin, ankthin dhe depresionin.

Sipas të dhënave të fundit, aktualisht numërohen rreth 36 lloje macesh.

Më poshtë KultPlus ka listuar disa fakte rreth maceve.

Macet mund të bëjnë mbi 100 tinguj të ndryshëm vokal.

Në krahasim, qentë janë vetëm në gjendje të bëjnë  vetëm 10 vokale  zërash. Është e vështirë për të gjetur një person i cili kurrë nuk ka dëgjuar një mace dduke gërrhitur , thirrjet në gjendje të vështirë, dhe ato kërcitjet e vogla  kur ata duan diçka. Ata gjithashtu kanë një lloj tingulli kërcitës që ata prodhojnë kur shohin pre në distancë dhe një ulërim që përdorin në çdo rast,

Ato janë në gjendje të njohin zërin e pronarëve të tyre.

Macet mund të bëjnë dallimin mes zërave të të huajve dhe zërit të pronarit të tyre. Megjithatë, në 9.000 vitet e evolucionit të tyre, ata gjithmonë kanë qenë shpirtra të lirë dhe nuk zgjedhin t’i binden zotërinjve të tyre, ndryshe nga qentë.

Edhe pse shumë kultura e konsiderojnë macen e zezë si simbol i fatit të keq, ato janë shumë më të dashur se të tjerët.

Në Midlands të Anglisë, macet e zeza konsiderohen si një dhuratë e mrekullueshme e dasmës. Në Francë, besohet se të kesh një mace të asaj ngjyre sjell fat të mirë. Në Japoni dhe vende të tjera aziatike, të paturit e një mace të zezë, ju bën zotërin e pasurisë suaj.

Ka aktualisht 44 raca të maceve të regjistruara në botë.

3 racat më të njohura janë macet persiane dhe siamezët.

Macja e parë dhe e vetmja që shkoi në hapësirë ​​quhej Félicette (ose “Astrocat”), dhe ishte nga Franca.

Ajo u ngrit në vitin 1963 dhe arriti deri në hapësirën e jashtme. Felicette kishte elektroda të vendosura në trurin e saj që dërgonin sinjale në Tokë. Për fat të mirë, macja u kthye në mënyrë të sigurtë nga udhëtimi.

Ato kanë dëgjim më të ndjeshëm se njerëzit dhe qentë.

Njerëzit mund të dëgjojnë nga një rreze prej 20 Hz deri në 20 kHz, dhe qentë janë në gjendje të kapin deri në 40 Hz, ndërsa macet dëgjojnë frekuenca deri në 64 kHz.

Shpejtësi të madhe

Përveç dëgjimit të tyre super, macet mund të arrijnë 50 km në orë me super-shpejtësi. Krahasoni atë me njeriun më të shpejtë në botë, Usain Bolt 45 km në orë!

Gërhitja është një nga gjërat më themelore që macet bëjnë.

Megjithatë, shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se si funksionon kjo. Shumica e veterinerëve besojnë se ka të bëjë me një dridhje të fortë të litarëve vokal. Një muskul në laring hapet dhe bllokon kalimin e ajrit në një normë prej 25 herë në sekondë. / KultPlus.com

Mozzik mbledh qindra qytetarë në kulmin e pandemisë, reagon Qalaj: Tash unë do të merrem me të

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka reaguar ndaj tubimeve të cilat po i mbanë reperi kosovarë Mozzik nëpër qytetet e Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Insajderin, Qalaj ka thënë se policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla të njerëzve.

“Ai e ka marr një leje në qendrën operative të MPB-së, ata janë përgjegjës. Policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla. Tash unë do të merrem me të”, ka thënë tutje Qalaj.

Pavarësisht se Mozzik ka marrë leje për promovimin e albumit të tij “Mozzart”, në bazë të vendimeve të fundit të qeverisë nuk janë të lejuara tubimet e më shumë se pesë personave nëpër sheshe.

Derisa sot janë parë shumë të rinj pa maska dhe pa distancë sociale në Mitrovicë, Vushtrri dhe Pejë.

Reperi pritet të vazhdoj tubimet e tij edhe në qytetin e Deçanit, Gjakovës dhe Prizrenit./Insajderi.org/ KultPlus.com

Apel për artistin Arben Bajo, ka nevojë për gjak nga një person që ka kaluar Covid19

Skulptori dhe pedagogu në Akademinë e Arteve të Shqipërisë, Arben Bajo, 53 vjeç ka nevojë urgjente për gjak, përcjellë KultPlus.

Apelin e bëjnë kolegët e tij artistë, të cilët thonë se Bajo është në gjendje të rëndë dhe i intubuar.

Skulptori 53 vjeçar ka nevojë për gjak A-NEGATIV nga një person që ka kaluar koronavirusin. / KultPlus.com

Paragraf i shkëputur nga “Harku i Triumfit”

“Ti kurrë s’ke dashur të më kesh të tërën. Ndoshta këtë ti nuk e di as vetë. Gjithnjë ekzistonte diçka në këtë mes, që mbetej e kyçur për mua. Dhe unë s’mund të futesha kurrë e tëra brenda. E dëshiroja! Ah, sa e dëshiroja këtë ! Por gjithmonë dukej sikur ti do të më ikje nga çasti në çast. Kurrë nuk kam qenë e sigurt.

Kështu ka qenë gjithmonë, – vazhdoi ajo. – Gjithmonë. Dhe pastaj erdhi dikush që më donte, që më donte vetëm mua, të tërën dhe përgjithnjë, thjesht dhe pa asnjë problem. Unë qeshja, nuk doja, argëtohesha … Dukej aq e parrezikshme dhe aq e lehtë për t’u shtyrë përsëri mënjanë kjo gjë…Por pastaj, papritur e pa kujtuar, ishte bërë diçka më tepër, një si detyrim, diçka që e doja edhe unë thellë në vetëdijen time…

Nisa të mbrohesha kundër kësaj ndjenje, por s’bënte dobi; e dija që s’më kishte pushtuar të tërën, por vetem një pjesëzë… dhe fillova të shkisja… Ishte si puna e një tërmeti të lehtë, të cilin në fillim e merr me shaka, por, papritur, s’ke ku të mbështetesh më dhe s’mund të mbrohesh më… Por kjo botë e re është e huaj për mua. Unë nuk e kam vendin atje.E kam vendin te ti. ”

– Erich Maria Remarque“Harku i Triumfit”

Zëri melankolik i Lana Del Rey

Lana Del Rey, e lindur më 21 qershor 1985 njihet për muzikën e saj pop të prekshme, emocionuese që shpesh përfshin nostalgji për të kaluarën e Amerikës.

Del Rey së pari performoi nën emrin e saj të vërtetë të Lizzy Grant, por gjeti famë si Lana Del Rey në 2011 me një video muzikore të bërë për këngën “Video Games”.

‘Summer Wine’ dhe ‘Young and Beautiful’, janë dy nga super hitet e saja, si dy këngë shumë të dëgjuara dhe të pëlqyera nga publiku. Ato vazhdojnë të jenë të pranishme kudo pavarësisht se kanë kaluar disa vite nga plasimi i tyre në treg.

Del Rey është e njohur për zërin e saj unik dhe të pastër. Del Rey me hitet e saj ka marrë zemrat e shumë adhuruesve të muzikës në mbarë botën. / KultPlus.com

Vajza e lindur pa duar ha vetë dhe i bie violinçelës me këmbë

Inga Petry është studente e drejtësisë dhe jeton në Atlanta të Shteteve të Bashkuara. Ajo është lindur pa asnjërën dorë. Në vend të përdorimit të protezave, ajo ka mësuar si t’i përdorë këmbët për gjithçka, përfshirë gatimin, vendosjen e makiazhit dhe madje edhe si të luajë me violinçelë.

Inga është lindur në Novosibirsk të Siberisë në Rusië me aplazi të gjymtyrëve të sipërme, gjendje që shkakton mosformim të duarve gjatë zhvillimit në mitër, shkruan Metro UK, transmeton Gazeta Express.

Ajo ishte adoptuar nga një çift amerikan, Daniel dhe Jennifer Petry, kur i kishte vetëm dy vjet dhe nuk di asgjë për prindërit biologjikë, por paramendon se do të përballej me një jetë të vështirë në Rusi me këtë gjendje.

“Kurrë nuk i kam takuar prindërit e lindjes, por e di se për shkak të kulturës në Rusi, unë kam mundur të dërgohem në një qendër azili dhe stigmatizilim do të ishte i papërballueshëm”, tha ajo.

Daniel, llogaritar, dhe Jennifer, muzikante, e mësuan Ingan që të kuptojë se gjendja e saj nuk duhet ta ndalojë për asgjë. Jennifer e mësoi atë madje që të luajë me violinçelë me këmbë.

“I përdor këmbët të shkruaj me laps dhe në kompjuter. I përdor për të ngrënë dhe gjithashtu gatuaj shumë me këmbë”, tha Inga.

Mjekët gjermanë kërkojnë që maskat të jenë të obligueshme në shkolla

Virologët gjermanë kanë bërë thirrje që përdorimi i maskave në shkolla të jetë i obligueshëm në kohën kur institucionet arsimore po rihapen pas pushimit veror.

“Për shkak të rrezikut të vërtetë të infektimit mes nxënësve që janë asimptomatikë, ne bëjmë thirrje për përdorim të rreptë të maskave në të gjitha klasat, përfshirë kohën e orës mësimore”, thuhet në një letër të virologëve.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të krijohen grupe më të vogla të mësimit për ta shmangur kontaktin mes nxënësve, për rritje të masave për qarkullim të ajrit në klasë dhe zgjatje të mundshme të pushimit dimëror, në rast se numri i rasteve rritet gjatë dimrit.

Letra e hapur e virologëve u publikua në kohën kur Gjermania e ka nisur procesin e rihapjes së shkollave pas pushimit veror. Rajoni Mecklenburg-Ëest Pomerania ishte i pari që i rihapi shkollat në këtë shtet.

Sidoqoftë, dy shkolla atje u mbyllën të premten pas konfirmimit të rasteve të koronavirusit.

“Ne po paralajmërojmë për gabimin e të menduarit se fëmijët nuk luajnë rol në pandemi dhe infektime. Ide të tilla nuk janë në vijë me të dhënat shkencore”, thuhet në letrën e virologëve.

Ditëve të fundit, numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rritje. Në 24 orët e kaluara, në këtë shtet u regjistruan 1,122 raste të reja. Insajderi.org / KultPlus.com

Billie Eilish – fenomeni i ri i muzikës?

Shkruan: Ballsor Hoxha

Bendi Pearl Jam i rënë nën kthetrat e komercializmit me detyrim, si shenjë revolte, në vitet nëntëdhjetë kishte publikuar këngën “Not for You” që i dedikohej të gjithëve atyre që e blenin muzikën e tyre pa lidhje emocionale me atë, por vetëm si trend.

Në të vërtetë shumë kohë më parë komercializimi i muzikës është i paikshëm dhe me këtë edhe origjinalja dhe përpjekja e sinqertë artistike është vështirë e dallueshme nga komercialja.

Sidoqoftë, Billie Eilish është fenomeni më i ri muzikor global sot. Është vetë trendi dhe pararoja (avangarda) e muzikës sot, së paku në tendencën e saj.

SI hembull këtu, kënga më e re My Future e Billie Eilish, në të çdo është e ndarë në unë dhe ti, në femrën  – unë, dhe mashkullin – ti, që janë tërësisht të ndryshëm në atë që bëjnë, mendojnë, shpresojnë dhe edhe planifikojnë.
Është lojë me mashkullin si tërësisht i mbizotërueshëm , i maniupulueshëm, dhe i harrueshëm.

“…But I’am in love with my future

And you don’t know her…” (Kënga My Future)

Gjithnjë ndërmjet sforcimit të përpjekjes për pavarësi dhe origjinales së të qenit të pavarur si femër, kënga e e Eilish – My Future, si edhe të tjerat të saj, janë në kufirin e imagjinatës adoleshente, alternative dhe të shprehjes alternative.

Në pjesën tjetër të lirikës së kësaj kënge thuhet

“… I know supposedly I am alone now

Know I’m supposed to be unhappy

Without someone

But aren’t I someone…” (Kënga My Future)

Megjithëse përpjekje tërësisht serioze për të krijuar filozofi edhe, por edhe shprehje tërësisht të pavarur, këto lirika shpërfaqin më shumë motivin për të gjetur diçka të re, për të thënë diçka të re, se sa që thonë diçka të re.

Ajo që e karakterizon muzikën e Billie Eilish është atmosfera depresive, e çuditshme deri në çorodi dhe manifestimi i lirikave psikike që shprehin pavarësi në ‘çrregullimin’ e saj psikik.

Të gjitha së bashku jetësojnë një përpjekje për një frymë të re dhe një kompozicion të ri muzikor.

Në të vërtetë Eilish po shihet si fenomen në këtë ndërthurje të këtyre boshteve të muzikës së saj, që ka buruar një shprehje të re muzikore.

Por ajo që e shquan në të vërtetë dhe që e vë në sytë e të gjithëve Billie Eilish, është egoja e saj artistike, un-i i saj artistik i shprehur në muzikën e saj dhe në lirikat e saj.

Dhe pikërisht këtu është dilema nëse kjo është komercializëm i pastër i paketuar në alternativen e muzikës aktuale sot? Apo nëse është përpjekje origjinale? Pikërisht në ego-shprehjen e saj.

Është shumë lehtë të përvijohet ego-shprehja e saj, ngjashmëria e po të njëjtës, megjithëse paksa e “devijuar me qëllim”, me të gjitha këngëtaret me famë globale, prej Rihanna e deri tek Britney Spears: femininja, mbizotërimi  ndaj mashkullit, loja me mashkullin, kalimin e psikozës në potencial/forcë personale, në atë që në anglisht njihet si – wickedness – (moralisht gabim) etj.

Megjithatë po e njëjta ka një burim tejet të vendosur dhe të fuqishëm, dhe atë në Hip – Hop, në performatorizimin e ego-shprehjes dhe të ego-sjelljes si luftë dhe përpjekje për mbijetesë. Qoftë edhe si psikozë, apo siç ndodh me këngën e Tupac Dear Mama, ku flitet për varësinë e vetë nënës së këngëtarit nga crack cocaine.

Në vitet nëntëdhjetë me boom-in e muzikës alternative, të ashtuquajtur alternative, ishte shfaqur edhe një bend me muzikë çorodie piskozë feministe dhe feminine, bendi i njohur Portishead. Dhe ajo që e bën të krahasueshme muzikën e Portishead me muzikën e Billie Eilish është depresioni, çorodia, femininja dhe psikoza e shprehur qartë dhe e personalizuar.

Mirëpo, për të dalluar komercialen dhe përpjekjen e sinqertë, thënë më së paku, është se çorodia që e krijon dhe e shprehë Portishead është më shumë e përmbajtur në filozofinë e pjekur të tyre, në tendencën për të çoroditur artistikisht me shprehjen e po të njëjtës, dhe në përjetim të qëndrueshëm në kohë i cili është i pavarur në motivin dhe vlerën e saj.

Derisa çorodia që e krijon dhe e shpreh artistikisht Billie Eilish, megjithëse e marketuar si kalim dhe fenomen i ri muzikor, është më shumë përpjekje për të gjetur të renë, të ndryshmen dhe për të krijuar spektaklin. Psikoza si shprehje në muzikën e Eilish mbetet vetëm gjetje e trendit dhe njëlloj ndryshimi apo edhe variacioni i asaj që veç është në aktualitetin e muzikës globale.

“Nuk mund të marr frymë”, një tjetër burrë që vdiq pas kapjes nga policët

Një tjetër burrë ka bërë jehonë në Karolinën Jugore, pasi nga një video që po qarkullon dëgjohet duke thënë “Nuk mund të marr frymë”, derisa policët po e mbanin përtokë.

56-vjeçari John Elliot Neville dëgjohet duke bërtitur që ta ndihmojnë. Ai humbi ndjenjat gjatë incidentit ndërsa vdiq më vonë në spital.

Pesë zyrtarët e shërbimit korrektues dhe infermierja që çuan në vdekjen e Neville, janë akuzuar për vrasje të pavullnetshme ndërsa janë larguar edhe nga puna, shkruan CNN, transmeton KOHA.

Protestat kanë vazhduar që nga maji për vdekjen në Minneapolis të George Floyd, i cili vdiq duke thërritur se nuk mund të merrte frymë derisa policët po e mbanin të shtrirë përtokë.

Sipas policisë, Neville është akuzuar për sulm nga një gruaje.

Rilindjen, gazetën e vetme shqiptare të Kosovës para 30 vitesh e ndaloi Serbia

Shkruan: Behlul Jashari

Para 30 viteve, në 8 Gusht 1990, gazeta  Rilindja – në atë kohë e vetmja e përditshme në gjuhën shqipe e Kosovës nuk doli, natën ishte ndaluar në shtypshkronjë nga forcat okupatore të Serbisë, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën, e edhe pas ndalimit nuk u ndal…

Dhe nuk ishte ndalur, gazeta Rilindja kishte dalur më shumë se një muaj përkundër masave të dhunshme të Serbisë, që e përfshinin edhe ate në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Kryeredaktor i gazetës Rilindja vazhdonte të jetë Nazmi Misini, i mbështetur nga punëtorët e ndërmarrjes, që nuk pranuan dhe kundërshtuan fuqishëm masat e dhunshme të Serbisë.

Masat e dhunshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.

Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…

“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…

Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.

Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990.  

Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e fotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 Korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”…

Në ditën kur Serbia ia ndaloi Kosovës gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe Rilindja bëja edhe një shkrim rezistence e proteste. “Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, me këtë titull shkruaja reportazhin herët në mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrugëve e shesheve të Prishtinës dhe duke përshkruar reagimin e popullit në nisjen e ditës pa gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.

Me reportazhin e shkruar rrugëve më shumë në mendje e në fragmente me laps në një copë letre, përkundër ndalimit shkova në Pallatin Rilindja dhe pasi e daktilografova me makinë shkrimi nga redaksia e gazetës ngjita shkallëve të kateve më lart për te kryeredaktori i revistës për kulturë Fjala, Milazim Krasniqi.

 I tregova reportazhin dhe idenë që bashkë me lajmet kryesore që do i merrnim nga terreni nga korrespondentët e gazetës Rilindja (në atë kohë isha redaktor-shef i korrespondentëve) t’i botonte në Fjala. Revistën Fjala, për herë të parë edhe si gazetë, e nxori që të nesërmen, pa pritur dyjavëshin kur dilte.

Në katër faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve të ditës ishte “Rilindja e fshehur brenda Fjalës”, siç thonin shumë njerëz që e mbanin në duar e lexonin revistën që u botua e shtyp në tirazh rekord.

Botimi i shkrimeve-informacioneve të gazetarëve të gazetës së ndaluar Rilindja që e nisi së pari revista Fjala me shpeshtime daljesh edhe si gazetë vazhdoi edhe te revistat tjera – Shkëndija, Kosovarja, Zëri i Rinisë…dhe për të pasur informacione edhe në ndonjë ditë më shumë gjatë javës doli edhe ideja që të nisë të ridalë edhe revista Bujku, e cila ishte e përdymuajshme për fshatin e bujqësinë dhe kishte vite që nuk kishte dalë fare. Fjala, Shkëndija, Kosovarja, Bujku e të tjera revista ishin të Ndërmarrjes së Revistave, që ishte një nga gjashtë ndërmarrjet sa kishte Ndërmarrja Shoqërore e Përbërë Rilindja, pjesë e së cilës dhe më e madhja ishte Gazeta Rilindja…

Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës Bujku dolën disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor të revistës, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës Rilindja…

Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrë Bujkun, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditshme “përkohësisht”.

Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.

Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd – kryeqytetin e federatës së atëherëshme, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës Bujku shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen e ndaluar.

E nxjerrë pikërisht nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazetë e rezistencës, e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik.

Gazeta e përditshme Bujku doli deri në prag të vitit 1999, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të  gazetës Rilindja nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre,  dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli nga  22 Shkurti derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazetës Rilindja që dilte në Prishtinë në kohë lufte në Kosovë ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktorë të gazetës Bujku, pas të parit – meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu.

Ekipi Rilindjes, ku ishim bashkë me korrespondentin në Maqedoni Bedri Sadiku, hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup, të cilën e solli prej atje korrespondenti i Zërit të Amerikës, Isak Ramadani bashkë me gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri.

Në faqen e parë, ku shkruhej se “Dje në orën 5.17  Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”, editoriali i Blerim Rekës kishte titullin “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”.

Në Kosovën e lirë, gazeta Rilindja u rikthye në Prishtinë dhe vazhdoi të dalë përditë, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha unë.

Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam të punojmë e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK për të na bërë presion të largohemi na e ndali ujin në Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative për vetëlargim, që nuk i pranuam. Edhe në ato kushte, gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur na ndalën edhe rrymën elektrike dhe pastaj na i mbyllën me grila hekuri të gjitha hyrjet në Pallatin e Rilindjes.

Gazetën Rilindja e dëbuan e mbyllën kundërligjshëm e padrejtësisht pak ditë pasi festoi 57 vjetorin,  ditën e saj – 12 Shkurtin.

Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që  e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.

“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis…       

 Edhe pas dëbimit, përsëri Rilindja nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa. 

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e afër 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe  të ardhëmes: Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë.

 Pas 10 vitesh nga botimi i fundit i printuar në letër, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati,  dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

 “Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesë.

Gazeta shqiptare tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para më shumë se 75 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Edhe pse pati dëbime e mbyllje të dhunshme, gazeta tradicionale e historike Rilindja arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare.

Si në raste tjera, pas ridëbimit e rimbylljes së gazetës Rilindja, edhe sot e shohim të nevojshëm një sqarim për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre, ashtu si është kërkuar edhe në shkresat drejtuar institucioneve të Kosovës.

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga  UNMIK – Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë.

Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja në vitin 2017 ka hyrë në procesin e likuidimit, gjatë të cilit punëtorët e saj kanë bërë kërkesat e tyre bazuar në ligje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Manastiri i Mesopotamit në Sarandë, aty ku mbivendosen kultura dhe historia

Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) në jug të vendit, monument kulture i kategorisë së parë, prej kohësh i është shtuar itinerarit të ”Rrugëve të Besimit” dhe listës së turizmit religjioz, ku turistët vendas dhe të huaj kanë mundësi të njihen me historinë e ndërthurur me bukuritë e peizazhit dhe kultit.

Pas restaurimit të plotë të kishës së Shën Kollit dhe së fundmi edhe konsolidimi i kambanares nga ekipet e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Manastiri është një ndër destinacionet që nuk duhet humbur pa u vizituar.

Konsiderohet si një nga monumentet e rralla të Jugut të Shqipërisë, ku mbivendosen kultura dhe historia, ku simbolet e gdhendura mureve, janë një arsye më shumë për të vizituar Manastirin e Mesopotamit në rrethin e Sarandës, fare pranë qytetin antik të Finiqit.

Restaurimet në muraturë, në çati, konsolidimi i rrënojave të konakëve, në ambientet e brendshme, rinovimi i rrjetit të ndriçimit i kanë nxjerrë në dritë arkitekturën unikale që kjo kishë mbart.

Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale dhe që mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku. Atsh / KultPlus.com

“Unë kam një ëndërr”, fjalimi i fuqishëm i Martin Luther King Jr (VIDEO)

Bota e kujton si një nga figurat më te zëshëm në histori, i cili kërkoi të drejtat bazike për njerëzit me ngjyrë në SHBA, shkruan KultPlus.

“I have a dream”, apo në shqip “Unë kam nje ëndërr” është titulli i fuqishëm i fjalimit madhështor të King, përmes të cilit la një thirrje e mesazh frymëzues i cili kujtohet edhe sot. Ky fjalim mbahet mend si një nga fjalimet më të mira e frymëzuese në historinë e njerëzimit. Më 1963 në marshin protestues në Washington ai i kërkonte SHBA-së që t’i jepte fund diskriminimit racor. Ai ishte zëri i 250 mijë protestuesve të cilët qëndronin në heshtje duke ndjerë çdo fjalë të këtij fjalimi, ndërsa brohoritnin fort pas çdo fjalie.

“Unë kam një ëndërr, që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë. Unë kam një ëndërr, që katër fëmijët e mi do të jetojnë një ditë në një vend, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre. Sot unë kam një ëndërr”, ka thënë King gjatë fjalimit të tij.

KultPlus po ju sjellë sonte këtë fjalim të fuqishëm:

Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën hijen e të cilit qëndrojmë sot, nënshkroi Shpalljen e Emancipimit. Ky dekret i momentit erdhi si drita e një feneri të madh për miliona skllevër me ngjyrë, të cilët ishin përcëlluar në flakët e padrejtësisë përvëluese. Erdhi si një agim në fund të një nate të gjatë të robërimit.

Por njëqind vite më vonë, njerzit me ngjyrë ende nuk janë të lirë. Njëqind vite më vonë, jeta e një njeriu me ngjyrë është ende e sakatuar nga prangat e izolimit dhe zinxhirët e diskriminimit. Njëqind vite më vonë, njerëzit me ngjyrë jetojnë në një ishull varfërie në mes të një oqeani të gjerë me prosperitet material. Njëqind vite më vonë, njerëzit me ngjyrë ende brengosen në qoshe të shoqërisë amerikane dhe e ndjejnë veten si në ekzil në tokën e tyre. Prandaj ne kemi ardhur këtu të dramatizojmë një kusht të turpshëm.

Në një farë kuptimi, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të marrë një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe Shpalljes së Pavarësisë, ata po nënshkruanin një shënim premtues, sipas së cilit, çdo amerikan duhet të ishte trashëgimtar. Ky shënim ishte një premtim se të gjithë njerëzit, po, njerëz me ngjyrë dhe të bardhë, do t’i garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, liria dhe kërkimi i lumturisë. Është fare e qartë sot se Amerika nuk i ka plotësuar zotimet e premtuara, për sa i përket qytetarëve me ngjyrë. Në vend që të nderojnë këtë detyrim të shenjtë, Amerika u ka dhënë popullit me ngjyrë një çek të keq, një çek në të cilin shënohen “fonde të pamjaftueshme”.

Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në kupën e madhe të mundësive të këtij kombi. Prandaj ne kemi ardhur ta marrim këtë çek, një çek që do të na japë mbi kërkesën e pasurisë, lirinë dhe drejtësinë.
Tani është koha t’i bëjmë të vërteta premtimet e demokracisë. Tani është koha ta bëjmë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Do të ishte fatale sikur ky komb të tejkalonte urgjencën e momentit. Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e treshi nuk është fundi, por fillimi. Vorbulla e revoltës do të vazhdojë të tundë themelin e kombit tonë deri në ditën e shndritshme që drejtësia do të lindë.

Duhet t’i them diçka atyre që qëndrojnë në pragun e ngrohtë, që i drejton në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të drejtë, ne nuk duhet të ndihemi fajtorë për veprimet tona të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes. Nuk duhet ta ngrijmë përpjekjen tonë në sferën e lartë të dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet të lejojmë që protestat tona krijuese të degjenerojnë në dhunë fizike. Duhet të ngrihemi përsëri dhe përsëri në lartësinë madhore për të bashkuar forcën fizike me forcën shpirtërore.

Jam i vetëdijshëm se disa prej jush kanë kaluar përejtime dhe vuajtje të mëdha. Disa prej jush vijnë direkt nga qelitë e burgjeve. Disa prej jush vijnë nga zona ku kërkimi për liri ju ka lënë të dërrmuar nga stuhia e persekutimeve dhe është tronditur nga era e brutalitetit të policisë. Ne jemi veteranët e vuajtjes krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtjet e pamerituara janë shpenguese. Shkoni në Misisipi, shkoni në Alabama, kthehuni në Karolinën e Jugut, shkoni në Xheorxhia, kthehuni në Luiziana, shkoni në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve veriore, duke ditur se në një farë mënyre situata mund dhe do të ndryshojë. Le të mos zhytemi në lëndinën e dëshpërimit, ju them, miqtë e mi. Edhe pse po përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të besimit të tij: Ne mendojmë se këto të vërteta janë të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xheorxhias yjet e ish-skllevërve dhe bijve të të zotëve të ish-skllevërve do të ulen krah për krah në tavolinën e vëllazërisë.

Kam një ëndërr se një ditë, madje dhe në shtetin e Misisipit, një shtet i djersitur me nxehtësinë e padrejtësisë, do të djersisë nxehtësinë e shtypjes, do të transformohet në një oazë lirie dhe drejtësie.

Kam një ëndërr se poshtë në Alabama, ku sundon racizmi i ligë, ku nga buzët e guvernatorit dalin fjalë pa kuptim, djem dhe vajza të vogla me ngjyrë, do të mund të bashkojnë duart me djem dhe vajza të vogla të bardha, si motra dhe vëllezër. Sot kam një ëndërr!
Kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet dhe çdo kodër dhe mal do të ulet, vendet e ashpra do të sheshohen dhe vendet e lakuara do të bëhen të drejta, dhe lavdia e Perëndisë do të zbulohet dhe të gjithë do ta shohin së bashku.

Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi me të cilin kthehemi në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta kthejmë malin e dëshpërimit në një gur shprese. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta transformojmë disharmoninë e kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, për të luftuar së bashku, për të mbrojtur lirinë së bashku, me dijen se një ditë do të jemi të lirë. Dhe kjo do të jetë dita kur fëmijët e Perëndisë të jenë në gjendje të këndojnë së bashku me një kuptim të ri “Vendi im është toka e ëmbël e lirisë. Toka ku stërgjyshërit kanë vdekur, toka e krenarisë së pilgrimëve, nga çdo majë mali le të këndojë liria”. Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh, kjo duhet të bëhet e vërtetë.

Kështu lëreni lirinë të kumbojë nga majat e kodrave të Nju Hemshajërit.
Lëreni lirinë të kumbojë nga malet e gjera të Nju Jorkut.
Lëreni lirinë të kumbojë nga lartësitë e Pensilvanisë.
Lëreni lirinë të kumbojë nga shkëmbinjtë me dëborë të Kolorados.
Lëreni lirinë të kumbojë nga pjerrësirat e Kalifornisë.
Por jo vetëm kaq. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i gurit të Xheorxhisë.
Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i Tenesit.

Lëreni lirinë të kumbojë nga çdo kodër dhe pirg dheu i Misisipit, nga çdo krah mali, lëreni lirinë të kumbasë!
Dhe kur kjo të ndodhë, kur ta lejojmë lirinë të kumbojë, kur ta lëmë të kumbojë nga çdo fshat dhe çdo katundth, nga çdo shtet dhe çdo qytet, do të jemi në gjendje të përshpejtojmë ditën kur fëmijët e Perëndisë, të bardhët dhe të zinjtë, hebrenj dhe paganë, protestantë dhe katolikë, do të bashkojnë duart dhe të këndojnë fjalët e ritmit shpirtëror të njerëzve me ngjyrë “Më në fund të lirë, më në fund të lirë. Lavdi Zotit të Plotfuqishëm, jemi më në fund të lirë”./KultPlus.com

Rreth 40 mijë kosovarë mbetën pa punë shkaku i pandemisë

Prej muajit mars të këtij viti edhe kur filloi pandemia, në Kosovë kanë humbur punën rreth 40 mijë persona.

Por nëse vazhdon ky trend numri i atyre që do të humbin punën për shkak të pandemisë do të rritet deri në 60 mijë. Këto shifra i ka dhënë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Azemi ka thënë se ka kompani që vazhdojnë të reduktojnë numrin e punëtorëve.

“Zyrtarisht kemi mbi 40 mijë humbje të vendeve të punës. Ne mendojmë se deri në fillim të shtatorit nëse me këtë trend vazhdohet do të arrihet shifra mbi 60 mijë, por fatkeqësisht edhe këta që i kemi në marrëdhënie pune nuk kemi një siguri të plotë sepse një pjesë e madhe të kompanive po kërkojnë që numri i punëtorëve të reduktohet”.

“Në rastet të tilla po ka që po kërkojnë nga punëtorët që të punojnë me nga katër orë punë dhe pagat e tyre t’iu zvogëlohet për 50 për qind”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për këtë dukuri, Azemi ka thënë se migrimi për shumë punëtorë të sektorit privat ka mbetur rrugëdalje e vetme.

E për këtë, ai ka apeluar tek institucionet që të reflektojnë në këtë drejtim, duke shtuar se nuk ka pasur asnjëherë gjendje kaq të rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.

“Migrimi ka qenë çdo herë një potencial aktiv i cili vetëm sa kjo pandemi ia ka shtuar arsyet e kërkesave të sektorit privat që në momentin e parë kur krijohen kushtet tikin sepse këtu nuk ka qeverisje të mirë, nuk ka një ide sesi të merret me punëtorët e sektorit privat”.

“Për çdo ditë janë duke u zvogëluar mundësitë për të jetuar këtu, sepse ka humbur shpresa definitivisht që shteti jonë të merret me këta punëtorë dhe zgjidhja e vetme është dalja jashtë nga Kosova”, tha ai.

E për njohësin e çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj pandemia më shumë i ka goditur punëtorët e sektorit të gastronomisë.

“Ka pasur shumë biznese sidomos pjesa e gastronomisë dhe të ngjashme dhe po ashtu tekstili nuk kanë punuar aq shumë, ndoshta janë ndaluar në momente të caktuara, kështu që ka reflektim negativ dhe kjo është e ditur, por që duke shpresuar me një bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndonjë ndihmë të tillë, poashtu edhe në rimëkëmbje ekonomike, që sado pak të del në krah ekonomisë vendore sepse më shumë se kurrë kemi nevojë përkrahje ndërkombëtare”, tha ai.

Libani para krizës humanitare

Organizatat e Kombeve të Bashkuara janë shqetësuar me dëmin që i është bërë portit të Bejrutit, më të madhit në shtet.

Këto organizata ka deklaruar se shkatërrimi i portit mund të kufizojë furnizimin me ushqim dhe çmimet do të jenë të papërballueshme për shumicën e popullatës.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në Liban pas shpërthimit të madh në Bejrut që ndodhi të martën, transmeton KOHA.

Shteti i Libanit veçse po përballej me krizën ekonomike para shpërthimit që la të vdekur së bashku 154 persona dhe 5 mijë të lënduar, ndërkaq kanë mbetur të pastrehë 300 mijë të tjerë.

“World Food Programme” ka njoftuar se dëmi në portin e Bejrutit mund të ndërpresë furnizimin me ushqim dhe mund të shkaktojë ngritjen e madhe të çmimeve.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sistemi shëndetësor është dëmtuar rëndë. Tri spitalet kryesore nuk janë funksionale, shkaku i dëmeve të mëdha.

Presidenti i Libanit ka refuzuar nisjen e hetimeve ndërkombëtare për shpërthimin e madh. Ai ka thënë se zyrtarët e shtetit do të hetojnë nëse shpërthimi është nxitur nga një bombë.

Barbara

Poezi nga Jacques Prevert

Mos harro Barbara,
Binte shi atë ditë në Brest.
E ti e qeshur ecje,
E lehtë, e gëzuar, e bërë qull
Nën litarët e shiut…

Mos harro Barbara!
Shiu s’pushonte në Brest,
E ne u pamë në rrugën Siam.
Ti qeshje
E unë të buzëqesha.

Ty që nuk të njihja
Ti që nuk më njihje.
E mban mend,
Patjetër e mban mend atë ditë!
Një burrë nën’ një portë qe strehuar
Dhe thirri emrin tënd:
– Barbara!

E ti rende drejt tij nepër shi
Hareshëm, e qeshur, tërë lumturi
E në krahë ju hodhe…
Mos e harro këtë Barbara.

E mos u dëshpëro nëse të flas me ti
Kështu u flas të gjithë atyre që dua
Edhe kur i kam parë vetëm një herë.

Kështu u flas gjithë të dashuruarve,
Edhe pse s’i kam njohur kurrë!
Mbaje mend Barbara,
Mos e harro
Atë shi të butë e të lumtur
Mbi fytyrën tënde të bukur,
Në atë qytet të lumtur.

Atë shi mbi det,
Mbi mal,
Mbi anijen Ouessant.

Oh, Barbara,
Lufta është idiotësi!
Ku je, ku ndodhesh ti tani
Nën këtë shi të metaltë
Prej zjarri, çeliku e gjaku?

Ku është ai që në krahë
Të shtrëngonte plot dashuri
Është vrarë, zhdukur a është ende gjallë?

Oh, Barbara
Bie pambarim shi në Brest
Siç binte atëherë,
Po s’është njëlloj,
Gjithçka ka ndryshuar
S’është shi kobi a dhimbje patreguar
S’është më as stuhi
Hekuri, çeliku e gjaku,
Por thjesht ca re të mbetura
Hequr zvarrë si lango rrugësh
Si zagarë që heqin shpirt
Përrenjve të Brestit
E që kalben larg
Larg, shumë larg,
Aty ku gjurmë
S’u mbetet më…

Shqipëruar nga Vasil Qesari

Sonte ka filluar DokuFest 2020, për herë të parë me edicion online

Sonte ka startuar me edicionin e 19-të Festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” , edicion ky i cili do të realizohet online, shkruan KultPlus.

Deri para një muaji stafi ishte përgatitur për një edicion, që ishte quajtur hibrid, ku një pjesë e filmave do të shfaqeshin online, e tjetra nëpër kinema. Shpërthimi relativisht i madh i pandemisë në vend ka krijuar rrethana tjera dhe për këtë arsye i tërë festivali është bartur në sferën digjitale.

“Tema e këtij viti TRANSMISIONI në shumë mënyra do të vërë në pah TRANSICIONIN të cilin jemi duke e përjetuar si shoqëri, teksa po e kuptojmë që bota dhe çdo gjë që dimë për të po TRANSFORMOHET shumë shpejt. Andaj këtë vit ju ftojmë të jeni pjesë e një eksperimenti ku përmbajtja e Festivalit do të transmetohet digjitalisht dhe do të zgjerohet përtej kinemave dhe hapësirave të zakonshme të qytetit të Prizrenit. Kësisoj, shpresojmë të transformohemi personalisht dhe kolektivisht përmes mënyrave të reja të të menduarit, të punuarit dhe shpërndarjes”, thuhej në njoftimin e DokuFestit.

Gara e dokumentarëve të Ballkanit, gara e dokumentarëve Ndërkombëtar, gara e filmave të shkurtër, gara e dokumentarëve për të Drejtat e Njeriut, gara e dokumentarëve të mjedisit, E vërteta si dhe gara kombëtare, përbëjnë programin e sivjetmë digjital të DokuFestit.  

Në kategorinë “Ballkan – Dox” anëtarë të jurisë do të jenë Theodore “Teddy” Grouya, Nora Agapi dhe Burak Çevik. Kurse në kategorinë “Int’l – Feature Docs” janë Patrick Bresnan, Rebecca De Pas dhe Greg de Cuir. Kategoria Int’l – short docs” si juri ka Marko Grba Singh, Kaltrina Krasniqin dhe Matt Lloyd.

Kategoria e filmave “Human Right Docs”ka si anëtarë të jurisë ka Pia Hellenthal, Shkëlzen Gashin dhe Rachel Leah Jones. Ndërkaq në kategorinë “Green Docs” anëtarë të jurisë janë Brett Story, Virtyt Gacaferi, Jumana Manna. Kurse në kategorinë “Truth”si anëtarë të jurisë janë përzgjedhur Paul Williams, Wanling Chen, Jason Ryle.

Kategoria e fundit “Internationat Shorts & National” përfshinë jurinë e përbërë nga Ismet Sijarina, Ena Sendijarević, dhe Daniel Ebner. / KultPlus.com

Jamie Foxx flet për filmin biografik të Mike Tysonit

Aktori Jamie Foxx që është fitues i Oskarit do të luaj ish-kampionin e kategorisë së rëndë në një film biografik dhe ka bërë shaka duke thënë se portretizimi do të jetë aq real sa që madje edhe fëmijët e Mike Tyson nuk do ta vërejnë dallimin.

Duke diskutuar trajnimin dhe përgatitjet për rolin, Jamie ka thënë: “Është një bekim. Natyrisht, trajnimi është i vështirë. Jemi duke bërë mjaft trajnime me pesha në mënyrë që të dukem ashtu si duhet”, shkruan Female First.

“Por jam më i dedikuar se kurrë që tregimi i Mike Tysonit të tregohet ashtu si duhet”, ka thënë ai.

“E madje edhe bëj shaka me Mike, i them që do të vishem si ai dhe kur të më shohin fëmijët e tij do të më thërrasin baba”, ka shtuar aktori.

Foxx gjithashtu tha se Tyson i cili tani është 54 vjeç po trajnohet për kthimin në ring kundër Roy Jones Jr, transmeton KOHA.

Ai tha se kishte folur me të në telefon dhe Mike po e shkruan edhe një kapitull në jetën e tij. Po bëhet gati për boks dhe duket e ndjehet shumë mirë.