Rinia Europiane dhe shqetësimet e saj, studimi: Brezi i krizës

Lufta në Ukrainë, kriza e klimës, Corona, – si është gjendja e të rinjve sot në Europë? Një studim i zgjeruar hedh dritë mbi rininë europiane dhe shqetësimet e saj.

Pushime verore në Glivice, Poloni. Aleksandra Piasecka, Lena Kubisa dhe Kinga Zuvala kanë shkuar në Detin Balltik për pushime, në Gdansk. Një plan, që tre shoqet e kishin përgatitur prej një viti, pra para luftës në Ukrainë, e cila ka ndryshuar edhe jetën e tyre. “Herë pas here mendoj për luftën, dhe më kap një si atakë paniku, sepse është shumë afër. Kam ndjesinë, se kjo frikë nuk do të zhduket, për sa kohë vazhdon lufta”, thotë Kinga. Ndërsa në familjen e Lenës jeton edhe një familje ukrainase, në apartamentin e gjyshes që për fat ishte bosh. “Sigurisht është një ndryshim i madh. Por natyrisht për këtë familje ndryshimi është edhe më i madh.” Aleksandra, Kinga dhe Lena janë rreth 18 vjeç dhe vitin e ardhshëm mbarojnë maturën. Ato nuk janë që vetmet që e vrasin mendjen për të ardhmen në kohë lufte.

Më shumë se 60% e europianëve në moshë të re e perceptojnë luftën në Ukrainë si një kthesë epokash. Këtë e tregon një studim përfaqësues “Europa e Re” e Fondacionit TUI. Instituti i informacionit, YouGov ka pyetur për këtë në prill 2022 më shumë 6200 të rinj nga mosha 16-26 vjeç në Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Greqi dhe Poloni.

Sidomos në Gjermani, Greqi  dhe Poloni të rinjtë e vlerësojnë fillimin e luftës në Ukrainë si një kërcënim personal. Dhe të rinjtë tregojnë po ashtu një solidaritet të madh, si familja e Lenës. 68% e të rinjve janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët. “Më parë, para luftës, më të moshuarit thonin, ju të rinjtë e keni kaq të lehtë, por tani kam ndjesinë, se kanë më shumë empati për ne, që ne duhet të mësojmë në këto kushte të vështira, me kaq shumë faktorë stresi.”

Lufta e Ukrainës nuk është kriza e vetme që preokupon rininë. Kërcënimi më i madh për të rinjtë mbetet ndryshimi i klimës.

Ndryshimi i klimës tema kryesore

“Ndryshimi i klimës është diçka që na cënon të gjithë ne njerëzve. Prandaj shpresoj që të gjithë të zgjohen dhe të fillojnë të bëjnë vërtet diçka më shumë.” Javier Fabra Rodriguez është 25 vjeç dhe ka mbaruar masterin në histori, ai banon në qytetin spanjoll Kadiz. Veten ai e përshkruan si një njeri optimist, dhe më parë mendon se është europian, pastaj spanjoll. Por nëse ulet në një bar me miqtë e tij, gjëra e parë që kthehet në temë është frika, se nuk gjejnë dot punë. E gjithnjë e më shpesh ata flasin edhe për krizën e klimës. “Ne gjithmonë më parë ia kemi dhënë fajin sipërmarrjeve të mëdha që nuk kujdesen për klimën, apo se qeveria duhet të bëjë më shumë. Por një ditë ishim të gjithë të një mendimi, se vetë ne duhet të bëjmë më shumë, për shembull të mos hamë më mish, të riciklojmë, dhe të mos përdorim kaq shumë automjetet.”

Vërtet ndryshimi i klimës është ai që do t’i bënte shumë të rinj europianë të ndryshojnë stilin e jetesës. Më shumë se 60% e të rinjve janë të gatshëm të kufizojnë standardin e jetesës. 69% shohin një përgjegjësi të madhe individuale në luftë kundër ndryshimit të klimës. Një shumicë, 58% pret nga shteti më shumë tatime, rregulla dhe kufizime. Gati çdo i dyti i ri i intervistuar është i mendimit, se vendet e BE duhet të kenë më shumë prioritet ndryshimin e klimës se pavarësinë energjitike.

Roli i BE

“Europa është për mua vendi ku mund të shpalos personalitetin tim dhe të përmbush ëndrrat e mira. E që të kem të drejta ka rëndësi sidomos me sfondin tim”, thotë Daniela Cappuccio, që banon në veri të Italisë. Ajo është gjysmëkolumbiane dhe e ka kuptuar se sa të drejta dhe liri i ofron pasaporta europiane. 25 vjeçarja sapo ka mbaruar studimet e juridikut, punon dhe përgatitet për provimet e licensës si avokate. Prej vitesh ajo angazhohet, që t’iu shpjegojë të rinjve institucionet e BE në shkolla.

Për shumicën e të rinjve, 69% që u pyetën në studimin e TUI, BE është para së gjithash një bashkim ekonomik, dhe një hapësirë me kufij të hapur, ku mund të punosh dhe jetosh e lirë. 62% janë të mendimit, se Europa është edhe një aleancë për sigurimin e paqes. Në Spanjë dhe Italia ka shumë të rinj që duan një integrim më të madh të vendeve anëtare në BE. Ne presim nga BE që të zgjidhë problemet e mëdha, thotë Daniela, “por në të njëjtën kohë, nuk duam të dorëzojmë kompetencat kombëtare.”

Brezi i kompromisit

Në mënyrën e zgjidhjes së sfidave të rinjtë në Europë janë pragmatikë. 71% janë të mendimit se duhen bërë kompromise për të pasur sukses në mbrojtjen e klimës. 66% i kuptojnë masat e sotme si sigurim të lirisë së ardhshme. Masat politike si dërgimi i armëve në Ukrainë apo sanksionet ekonomike gjejnë një mbështetje të madhe. “Rezultatet e studimit tregojnë një brez që është realist në analizë dhe konstruktiv dhe pragmatik, kur vjen puna për formësimin e së ardhmes”, thotë Thomas Ellerbeck, kreu i bordit të fondacionit TUI mbi rezultatet e studimit.

Gjatë pandemisë shumë të rinj dhanë shenja të depresionit. Më shumë se tre nga pesë të pyetur në studim thanë, se pandemia ka rrezikuar shëndetin e tyre psikologjik. Krizat aktuale kanë ndikuar në ndjenjën e optimizmit të rinisë. Sipas studimit ai ka arritur një pikë të re të rënies. Kausar Vahaazzidi, një 16 vjeçare nga Hamburgu, e cila rrëfen, se gjatë pandemisë njihte shumë vetë që kishin probleme me depresionin, sot angazhohet tek grupi rinor i Partisë Socialdemokrate për çështjet e refugjatëve, arsimit dhe klimës. “Ne të rinjtë nuk kemi dikë aty që thotë, ja si ndjehen të rinjtë. Më shumë kam ndjesinë se në politikë bëhen më shumë supozime, dhe se si duhet të ndjehen të rinjtë, vendimet merren pa ne.”

BE duket se e ka kuptuar se ka një problem me angazhimin e rinisë dhe e ka shpallur vitin 2022 si Vitin Europian të Rinisë./DW / KultPlus.com

Për pak muaj, popullsia e botës do të arrijë shifrën 8 miliardë banorë

Popullsia e botës pritet të arrijë në 8 miliardë njerëz rreth 15 nëntorit, sipas një parashikimi të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale të publikuar sot, Ditën Ndërkombëtare të Popullsisë.

Sipas të njëjtit burim, India do të kalojë Kinën në vitin 2023 dhe do të bëhet vendi më i populluar në botë.

“Ndërsa presim lindjen e banorit të 8,000,000,000-të të Tokës, kjo ngjarje duhet të jetë një kujtesë e përgjegjësisë që ndajmë për t’u kujdesur për planetin tonë dhe ofron një moment për të menduar se cilat janë premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrin, por nuk i respektuam”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në mesazhin e tij për Ditën e Popullsisë.

“Është gjithashtu një mundësi për të festuar diversitetin tonë, për të njohur njerëzimin tonë të përbashkët dhe për të admiruar përparimet në shëndetësi që kanë zgjatur jetëgjatësinë dhe kanë ulur ndjeshëm normat e vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve”, vazhdon ai,

Sipas Departamentit të Organizatës që bëri këtë parashikim, popullsia e botës po rritet aktualisht me ritmin më të ngadaltë që nga viti 1950. Popullsia e botës mund të arrijë rreth 8.5 miliardë në 2030 dhe 9.7 miliardë në 2050. , duke arritur kulmin në 10.4 miliardë në vitet 2080 dhe duke qëndruar në këtë nivel deri në vitin 2100.

Ndërsa ka një rënie neto të nivelit të lindjeve në shumë nga të ashtuquajturat vende të zhvilluara, rritja e popullsisë që pritet në dekadat e ardhshme do të përqendrohet, me më shumë se gjysmën, në tetë vende, sipas OKB-së. Këto janë Republike Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania. /abcnews.al / KultPlus.com

Dashuri e pastër

Nga Ilir Muharremi

Qielli i pastër rëndon mbi kokën time. Ndryshon shumë shpejt. Retë të bardhë pak gri luftojnë çastet, por prapë qielli blu rëndon mbi mua. Vera e bardhë është më e bardh se  e vërteta. Besoj në dashurinë e parë sepse sytë besojnë në atë që shohin. Edhe qielli blu është blu ngase sytë e shohin ashtu. Dashuria më duket veç një falë e thjeshtë, një fletë e bardhë, që mbi të shkruajmë fjalë të bukura. Qielli blu është i bukur se retë shkruajnë fjalë dhe pikturojnë forma çudake. Unë shkruaj për dhimbjen e  dashurisë që është më e madhja nga të gjitha dhimbjet dhe këngët për dashurinë. Qielli është prapë i pastër dhe shumë blu. Monotonia e qiellit u thye ligji dhe matematika jetësore e do që çastet ndryshojnë, kalojnë dhe zhduken. Për dashurinë e sinqertë e shesin shpesh shpirtin sepse jemi të huaj natën dhe ditën për dashurinë. E unë, të dua të thërrasë, dhe këndoj derisa lotët nuk ndalen, derisa buzët nuk thahen, gjithmonë në mendjen time do të jesh. Do të puth derisa buzët e mia nuk ngrohen. Gjithëmonë je e pranishme të unë e dashur.

Jam i huaj për veten, për ty, për krejt botën, për..  për.. E shes veten për dashuri, për butësi, për ledhatime. Jeta po kalon, i huaj, i huaj natën e prapë të dua. Nga një shikim unë e kuptoj, krejt, dashuria ka lind vetëm nga kjo, nga duart tua, buzët tua, shikimi yt i ngrohtë i drejt në sytë e mi e jeta ima ka ndryshuar. Të kujtohet që kur të thosha që lejoje lotin të rrjedhë sepse është simbol i sakrificës sonë dhë dashurisë e dashur. Jemi ata dy të njëjtë që dje kemi fshirë rrezet e diellit dhe kemi komentuar natën për shkëlqimin e yjeve. Ti më thoshe : ai yll atje jam unë ndërsa ti je ajo që komenton për të. Kjo më vret çdo ditë.  Lejo një lot le të rrjedh nga sytë e tu dhe ajo dashuri që po vuan për mua. Më lejo ta shohë e dashur. Nga një shikim i drejt unë të kuptoj drejt dhe e di lindjen e dashurisë sonë, si lindje e sinqertë e tragjedisë greke.  

Të dua më së shumti në botë, nuk do të harroj derisa jam gjallë. Nëse gabon dhe bënë ndonjë vepër penale. Dal para Zoti them: “unë jam fajtor.” Ka kohë që nuk të takoj, por të kujtoj, atë fytyrë të vogël, trekëndësh i bukur, çerpikë të gjatë, buzë të trasha, e sy të vegjël e dashur. I mbaj lotët dhe nuk dua të përlulem as për dashurinë tonë, e dashur. Të dua më së shumi në botë, dashuri e pastër. Të dua dhe dua të këndoj për ty e dashur. E shes shpirtin për ty, për atë butësi, për dahurinë dhe për ne. E di që ka kaluar gjithçka, por unë prapë të dua shpirt. Lutem për dashurinë sepse ajo dhemb dhe gjaku e vëren. Është dashuri e vërej. Tatoo bëj përportetin tënd në krahërorin tim, kjo është dashuri e përjethsme. Dashuritië e ndaluara janë më të përjetshme. E ti je ky personazh brenda gjakut tim. Kemi bërë portrete tona nën hijen e kohës dhe jetës e dashur, sepse ishim të ri dhe jemi të ri në dashurinë tonë. Rinia është dashuria e sinqertë.

Kur dhemb dhe venat e mia mbushen me verë të bardh, unë të kujtoj e dashur e si këngën e vjetër dhe artin e lashtë grek. Je simfoni dhe stil i imi i rinisë dashuri e pastër. Nuk jemi bashkë e di, por thyem muret e adoleshëncës dhe dashurisë sepse ti erdhe nga Evropa e unë isha evropianë i vogël. Dashuri e pastër./ KultPlus.com

Veprimtaria kombëtare dhe luftarake e Zef Oroshit

Nga Nue Oroshi

Kur atdheu ishte në rrezikun e zhbërjes shpeshherë priftat atdhetarë e kanë zëvensuar veladonin e meshtarisë me pushkën krahut e uratën në dorë për ti dalë zot dheut të atdheut. Kështu kishte vepruar Imzot Pjetër Bogdani, ku se bashku me Gjeneralin Pikolominin në vitin 1689 kishte udhëhequr kryengritjen Antiosmane. Kështu kishte vepruar edhe Imzot Nikollë Kaçorri arkitekti i Pavarsisë së Shqipërisë kur i sillte armët luftëtarve shqiptarë, kështu veproj edhe At Shtjefën Gjeçovi pa lanë anash edhe shumë prifterinj dhe fretër atdhetar apo siç do të na thoshte At Gjergj Fishta ynë i madh: “ Të bëhemi të gjithë korrtar, korrtar prifta, freter e hogjallar për Shqipëri .

Për Shqipëri dhe lirinë e Shqipërisë që dielli te lind në perëndim e jo në lindje i kishte kushtuar një jetë të tërë Monsinior dr.Zef Oroshi, i cili pasi u përgadit për ti shërbyer grigjës së ti, idologjitë pansllaviste nuk e lanë që ta kryej misionin e meshtarit. Këtu filloj edhe ndryshimi mbrenda përmbrenda Monsinior Zef Oroshit i cili duke parë se djajtë e kuq do ta okupojnë Shqipërinë ai nuk u pajtua me atë okupim por filloj kontaktët me udhëheqësin e luftës për Shqipërinë Etnike Kapidan Dr.Mark Gjon Markut.Dom Zef Oroshi ishte personaliteti historik i cili gjatë shtegtimit prej dritëjetës deri tek dritëvdekja kaloi shumë rrebeshe por nuk u përkul. Ai ishte prifti që predikonte fjalën e Zotit,ishte teologu që shkruante studime biblike, por ishte luftëtari i cili pas vdekjës se Kapidan Mark dhe Llesh Gjon Marku u zgjodh Kryetar i Komitetit të Maleve. Dom Zefi gjatë shtegtimit nëpër vende të ndryshme si në Shqipëri , Kosovë , Itali e në Amerikë, kudo ku shkoj dhe veproj ai asnjëherë nuk u ndal që të punoj për komb e për fe për Shqipëri Etnike e për të shtrejtin atdhe. Ai ishte uragani i cili asnjëherë nuk i ra në dorë komunizmit pansllavist por si një shqiponjë fluturuese u ngjitë maleve dhe shkrepave të Mirditës ku e bënte vetëm një sy gjumë në bjeshkët e ftohta të Mirditës Heroike për ta qrrenjosur ideologjinë pansllaviste,apo siç shkruante Kapidan Mark Gjon Marku në një poezi: “ Pushkën nteh tkrahut e besimin në Zotin do djema trima po e kalojn motin.E dom Zefin jo rastesisht e zgjodhen luftetaret Kryetar te Komitetit te Maleve. “

Për këtë një dëshmi interesante e jep ish i burgosuri politik Bep Kuqani në shkrimin  Homazh për Monsinior Zef Oroshin ku shkruan: ” Për Dom Zef Oroshin, duhet ditur edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në mal, e deri që shkoi në mërgim, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës e kanë njohë më fort se prift, si kryetar të Komitetit të Maleve, si organizator i  ” Çetave të Shpagimit , si luftëtar shumë trim dhe si antikomunist i vendosun.Kam mendimin, se këtë anë të aktivitetit të tij antikomunist në malet e Mirditës, nuk ka dashtë me e ekspozue para publikut shqiptaro – amerikan kjoftë për modesti, kjoftë edhe pse nuk përputhej me veladonin e nji prifti dhe këtë e ka mbajtë të mbyllun vetëm mbrenda nji rrethi shumë të ngushtë bashkëluftarësh, ku me siguri duhet të ketë kenë edhe z. Ndue Mëlyshi.Por kjo nuk ia ulë aspak vlerën, sepse nuk asht i pari prift shqiptar, që ka luftue me armë në dorë kundër anmiqve të vendit dhe të fesë.

E tash në lidhje me nji shënim të Z. Ndue Melyshi, citue në faqen 53, ku thuhet: Meqenëse ishte Komitet klandestin, nuk mund të zgjidhej kryetari me vota të lira të popullit, prandaj antart në brendësinë e Komitetit caktojshin nji kryetar, dishroj të plotësoj këtë mendim, tue shtue, se ne brendësinë e këtij Komiteti, kje zgjedhë si Kryetar dom Zef Oroshi dhe Sekretar Jak Perjaku, i cili, kje vra në mal, në përpjekje me forcat e ndjekjes të Sigurimit.

Këtë ma ka thanë përveç të tjerëve, që do t’i permendi ma poshtë, edhe vetë i vëllai: Gjon Perjaku, që u kap n’atë përpjekje, i plagosun randë dhe me të cilin kam ndejtë në burgun e Burrelit. Veç kësaj, kam pas rastë me njohë personalisht edhe katër antarë të këtij Komiteti, nga të cilët për Karlo Çobën, avokat, i biri i Ndoc Çobës,dhe Sulë Hafizin, Kryemyfti i Lezhës, nuk e kam ditë se kan kenë Antar i Komitetit të Maleve; ndërsa për Haki Bushatin, i vëllai i ish Kryemninistrit Maliq Bushati, që u pushkatue bashkë me At Anton Harapin O.F.M. dhe Lef Nosin dhe Ndrek Kakarriqin e kam dijtë dhe, edhe këta më kanë thanë se kena pasë për Kryetar Dom Zef Oroshin.

Për monsinior Zef Oroshin gjatë jetës por edhe pas kalimit në amshim janë tri ngjarje që do te ndikojnë në jetën dhe përjetsinë e Monsinior Zef Oroshit.Momenti i parë është Besnikëria e fshatit Ungrej ku kishte shërbyer Monsinior Zef Oroshi.Ata me anë të një letre e njofton se është i rrethuar.Ky gjest i Ungrejsve është për tu përshendetur dhe falendëruar.Për faktin se Monsinior Zef Oroshi arrin në mënyrën më të mirë ti shpëtoj arrestimit dhe të kalon tek shokët e ti në mal sepse edhe gjatë periudhës sa shërbente në Ungrej gjatë tërë kohës Monsinior Zef Oroshi mbante kontakte me luftëtarët antikomunistë që luftonin në malët e Mirditës.

Është interesant të theksohët se monsinior Zef Oroshi për të kaluar në Mal dhe për ti arratisur në përendim ai e kishte marrë edhe konfirmimin e vëllait më të madh Prend Gjokë Prendi i cili i kishte thënë në mënyrë decidive : ” Ti duhet të shpetosh për neve nuk ka problem . Hakmarrja e diktaturës komuniste për veprimtarinë luftarake e me vonë diplomatike  të monsinior Zef Oroshit ishte e madhe ,I vranë vëllain e vogël në moshën 32 vjeçare Ndue Gjokë Prendin në birucat e hetuesisë në Shkodër,i vdiç e ema Dila e Gjokë Prendit në internim,vëllai tjetër Prend Gjokë Prendi vëllai i madh arrestohet në vitin 1952 ku dënohet me 5 vjet burg pastaj dërgohet në internim. Vëllai i vogël Ndue Gjok Prendi arrestohet në vitin 1952 ku qendron 1 vit në hetuesi në degën e punëve të mbrendshme të qytetit në Shkodër  dhe vdes nga torturat çnjerzore  në moshën 32 vjeçare. Pjetër Prendi djali i vëllait internohet në vitin 1952 në Tiranë – Tepelenë- Lushnje.Kurse djali tjetër i vëllait Gjin Prendi internohët në vitin 1952 , arrestohet më 12 Maj 1966, për tentativë arratisje.

Dënohet me 11 vjet burg politik. Kryen dënimin në burgun famkeq të Spaqit.Ndërsa Lukja motra e Monsinior Zef Oroshit internohet në

 Tiranë, Berat e Tepelenë dhe në fund në Lushnje.Familja e Monsinior Zef Oroshit pagoi një çmim të madh në periudhën e komunizmit për veprimtarinë luftarake dhe diplomatike të Monsinior Zef Oroshit, ku pati dy te vdekur, dhjetra vite burgim e shumë vite internim por kjo familje qëndroj stoike dhe sot është duke e përkrahur më një përkushtim të madh vendosjën në vendin e merituar të veprës atdhetare të Monsinior Zef Oroshit. Dhe krejt në fund dua të bëj një falënderim të madh për kumarën e Monsinior Zef Oroshit,biografin e katërfisht të Monsiniorit, studiuesin se çdo herë viziton varrin e Monsinior Zef Oroshit në Amerikë mikun tim Tomë Mrijaj i cili për 11 vjet radhazi 1978-1989 i qëndroi afër Monsinior Zef Oroshit, dhe kontributi i Tomës dhe miqve të tjerë nacionlistë bëri që të mos ketë mundësi sigurimi komunist në Amerikë që ta  vret Monsinior Dom Zef Oroshin.Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e Kapidan Ndue Gjon Markajt ku Toma në parathënjen e librit :” Një jetë i përgjuar  Zefin do të kujton fjalët e Kapidanit: Më kujtohet se pas kalimit në amshim të monsinior Zef Oroshit Kapidan Ndue Gjon Marku më shtrengoi dorën duke me thënë: ” Tomë ti për kumbarën tënd monsinior Zef Oroshin ke kryer një detyrë sa njerëzore aq edhe hyjnore. Të kam shqetësuar shumë herë në netë të vona, për me e përcjellë meshtarin tonë Dom Zefin deri te kisha katolike sepse e disha se është nën vëzhgim të vazhdueshëm nga shpiunat e Enverit ketu. Nëse do ta kishin vra Dom Zefin do të bate një gjakderdhje e madhe mes shqiptarëve këtu në New York,gjakderdhje e cila do ta gëzonte Qeverinë Komuniste në Tiranë.

Edhe pse u vritshin njerëzit e tyne këtu (spiunat)ata nuk kanë pasur problem vetëm që të vritet Dom Zefi dhe të ndërprehet veprimtaria e ti antikomuniste në SHBA.. ” Monsinior Zef Oroshi mbeti në Histori si prifti atdhetar që i shërbeu kombit dhe fesë.Ai kur e lypte koha për dijeni  ishte i zgjuar dhe me plot suksese kreu studime të rregullta dhe dokoraturë në Romë,e filloj mirë e mbarë predikimin si prift i ri por hijenat komuniste ja ndërprenë punën baritore që ti shërbente krishterimit.

Ai kur e thirri zëri i atdheut i doli zot Shqiptarisë me pushkë në dorë, kurse më pas nuk u ndal asnjëherë duke mbrojtur doktoraturën në Romë, si dhe duke themeluar dhe udhëhequr Kishën e parë  Katolike Shqiptare  ” Zoja e Këshillit të Mirë” që sot quhet : “Zoja e Shkodrës “.Monsinior Zef Oroshi me punën e tij të palodhur mbeti në historinë e Shqiptarisë si personalitët i dëvotshem që shkriu jetën për një shtet shqiptar me orientim evropian dhe amerikan./ KultPlus.com

Natë vetmitare

– Poezi nga Hermann Hesse

Ju, vëllezër të shpirtit tim,
Njerëz të mjerë larg dhe pranë,
Nën këtë qiell me yje pa anë
Që n’ëndërrime gjeni ngushëllim;
Ju të plakur pa një fjalë
Nëpër netë yjezbehtë,
Duarduruar mbaheni ngadalë
Dhe ruani dhe vuani vetë,
Turmë e mjerë, e gabuar,
Lundërtarë pa yll e pa fat,
Të huaj e prapë me mua bashkuar,
Ma ktheni përshëndetjen që ju jap!./KultPlus.com

Rritet interesi për të lexuar, në Tiranë të gjitha njësitë kanë biblioteka

Libri është miku ynë më i mirë. Ndonëse shumë janë të përqendruar tek teknologjia, një pjesë e mirë e shoqërisë mbetet ende besnike ndaj librit. Ndaj zgjedhin që një pjesë të kohës ta kalojnë pranë bibliotekave në Tiranë.

“Ka 8 pika bibliotekash aktive në njësite të ndryshme administrative. Te gjitha njësitë thuajse kanë biblioteka.  Duke qenë se bibliotekat kanë edhe funksionin si qendër komunitare, interesi është rritur për të frekuentuar. Shërbejnë jo vetëm për të marr dhe lexuar libra, por edhe për të krijuar grupe të ndryshme leximi, por edhe nga komuniteti që duan te bëjnë aktivitete për librin”, shprehet Lorena Prifti, Drejtoria e Rinisë.

Të rinjtë janë frekuentuesit më të rregullt të bibliotekave. Krahas leximit të një libri, ata zgjedhin këto ambiente edhe për të studiuar.

“Vijnë fëmijë  që nga kopshti 4-6 vjeç, bëhen lexime nga shkrimtar te ndryshëm. Frekuentuesit me te mëdhenj janë te rinjtë dhe studentet. Por edhe moshat me te mëdha duan një ambient te qete për te lexuar. Çdo fond biblioteke është pasuruar  nga librat me te vjetër, autor klasik por edhe librat me te rinj. Bibliotekat ne qendër kane frekuentim me te madh, akses me i thjeshtë për studentët. Mesatarisht mund te ketë mbi 20 mijë frekuentues ne vit”, shton ajo.

Pranë bibliotekave në Tiranë, ata që shkojnë për të lexuar libër jo domosdoshmërish duhet të jenë banor i asaj njësie ndërsa për të tërhequr librin duhet hapur një kartelë. Edhe gjatë muajve të verës bibliotekat janë të hapura për të apasionuarit pas librave./Top Channel/ KultPlus.com

“Diku thellë ne ty e shoh një qershi, sa herë të shikoj në sy” (VIDEO)

Tekste të shumta lirike gjetën jetësimin në tingujt e muzikës, shkruan KultPlus.

E tillë është edhe kënga “Një grusht qershi” kënduar nga grupi Gjurmët.

Gjurmët janë grup kosovar i muzikës rok, të cilët shënuan periudhën e lulëzimit të tyre përgjatë viteve 1980-1986.

KultPlus ua sjell tekstin dhe videoklipin e këngës “Një grusht qershi”:

Era ja përkdhelë hapin e…
E bëhet sikur nuk më sheh
Sa bukur i paska ra
Fustani i kuq o me dantela

E sonte ne
Do ta hedhim e
Një valle t’ëmbel o si qershi

Mos thuaj nuk e di
Diku thellë në ty
E shoh një shkëndi
Sa herë të shikoj në sy, o moj…

Diku thellë ne ty
E shoh një qershi
Sa herë të shikoj në sy o…

Ç’të paska hije kjo gërshetë
Sdi pse behësh sikur nuk më flet
Sikur të të kisha pranë
Nji grusht qershi do a kisha dhanë

E sonte ne
Do ta hedhim e
Një valle t’ëmbel o si qershi

Mos thuaj nuk e di
Diku thellë në ty
E shoh një shkëndi
Sa herë të shikoj në sy, o moj…

Diku thellë ne ty
E shoh një qershi
Sa herë të shikoj në sy o…

E sonte ne
Do ta hedhim e
Një valle t’ëmbel o si qershi

Mos thuaj nuk e di
Diku thellë në ty
E shoh një shkëndi
Sa herë të shikoj në sy, o moj…

Diku thellë ne ty
E shoh një qershi
Sa herë të shikoj në sy o / KultPlus.com

Veprat e papublikuara të Bujar Zajmit, punimet e artistit të viteve ‘60 ekspozohen nga e bija

Në Galerinë e Tiranës qëndron e hapur ekspozita me punë të papublikuara më herët nga fondi i mjeshtrit Bujar Zajmi.

Bujar Zajmi me diellin quhet kjo ekspozitë që na sjell personazhet e tij imagjinarë. Portrete, nudo, festa, dhe patjetër Tirana e tij

Piktori Bujar Zajmi i përket brezit të piktorëve shqiptarë që e filluan krijimtarinë e tyre në mesin e viteve ’60 të shekullit XX. Dëshira për të krijuar një art ndryshe nga ai i realizmit socialist para viteve ’90 e detyroi artistin ti krijonte veprat e tij në studio, në mënyrë të fshehtë. Vepra të cilat u ekspozuan vetëm pas viteve ’90.

Thelbësorja në veprën e tij, është pasqyrimi i njeriut në situata të ndryshme jetësore dhe konkrete. Krijimtaria e plot e artistit Bujar Zajmi ruhet në shtëpinë studio mjaft modeste, të mbushur si një galeri arti.

Duke i stilizuar dhe interpretuar imazhet e figurave të tij, Zajmi preferon ngjyrat me dritë transparente, karakteristikë kjo e tij si dhe prirjen e tij të fuqishme drejt kubizmit./ KultPlus.com

Thëniet më të bukura të nobelistit Andre Gide

André Gide ishte një autor francez dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi (në 1947).

Ai është autor i më shumë se pesëdhjetë librave. Gazeta “The Neë York Times” e kishte përshkruar atë si “njeriu më i madh bashkëkohor i Francës në letra”.

Për lexuesit tanë sjellim këtë koleksion me thëniet më të bukura të tij:

Të dish të lirosh veten nuk është asgjë; gjëja e mundimshme është të dish çfarë të bësh me lirinë e dikujt.

Njeriu nuk mund të zbulojë oqeane të reja, nëse nuk ka guximin të harrojë bregun.|

Besojuni atyre që kërkojnë të vërtetën. Dyshoni tek ata që e gjejnë.

Ji besnik ndaj asaj që ekziston brenda vetes.

Gjithçka është thënë tashmë, por meqenëse askush nuk po dëgjonte, ne duhet të fillojmë përsëri.

Ngjyra e së vërtetës është gri.

Vetëm ato gjëra janë të bukura të cilat janë të frymëzuara nga çmenduria dhe të shkruara nga arsyeja.

Hipokriti i vërtetë është ai që pushon së perceptuari mashtrimin e tij, ai që gënjen me sinqeritet.

Ju lutem mos më kuptoni shumë shpejt.

Të kesh zili për lumturinë e një njeriu tjetër është çmenduri; nuk do të dinit çfarë të bënit me të nëse do ta kishit.

Ai që dëshiron një trëndafil duhet ta respektojë gjembin e tij.

Vetëm budallenjtë nuk e kundërshtojnë vetveten.

Ka shumë gjëra që duken të pamundura për aq kohë që dikush nuk i provon ato.

Frika nga tallja lind frikacakun më të keq.

Guxo të jesh vetvetja.

Atëherë ju mendoni se dikush mund të mbajë një dashuri të pashpresë në zemrën e tij për aq kohë sa? … Dhe se jeta mund të marrë frymë mbi të çdo ditë, pa e shuar atë?

Ji besnik ndaj asaj që ekziston askund tjetër veç te vetja jote – dhe kështu bëhu i domosdoshëm.

Urtësia nuk vjen nga arsyeja por nga dashuria.

Eshtë më mirë të të urrejnë për atë që je sesa të të duan për atë që nuk je.

Si do të ishte një rrëfim i lumturisë? E tëra që mund të përshkruhet është se çfarë e përgatit atë, dhe pastaj çfarë e shkatërron atë.

Veprimet më vendimtare të jetës sonë – dua të them ato që ka më shumë të ngjarë të vendosin gjithë rrjedhën e së ardhmes sonë – janë, më shpesh , të pamenduara.

Ne duhet ta shijojmë këtë verë, lule më lule, sikur të ishte e fundit që do të shohim.

Të lexosh një shkrimtar është për mua jo thjesht të marr një ide se çfarë thotë ai, por të shkoj me të dhe të udhëtoj në shoqërinë e tij.

Çdo çast i jetës sonë është në thelb i pazëvendësueshëm: duhet ta dini këtë në mënyrë që të përqendroheni në jetë.

Unë nuk dëshiroja asgjë përtej buzëqeshjes së saj dhe të ecja me të kështu, dorë për dore, përgjatë një dielli të ngrohur, në shtegun e luleve.

Trishtimi nuk është pothuajse kurrë asgjë, por një formë e lodhjes.

Kapaciteti për të fituar falas nuk është asgjë; aftësia për të qenë i lirë është detyra.

Gjërat më të rëndësishme për të thënë janë ato që shpesh nuk i mendoja të nevojshme t’i thosha – sepse ishin shumë të dukshme.

Mirëpriteni gjithçka që ju vjen, por mos dëshironi për asgjë tjetër.

Arti fillon me rezistencën – në pikën ku rezistenca kapërcehet. Asnjë kryevepër njerëzore nuk është krijuar kurrë pa punë të madhe.

Arti është një bashkëpunim midis Zotit dhe artistit, dhe sa më pak që bën artisti, aq më mirë.

Në mënyrë që të jem plotësisht i lumtur, e vetmja gjë e nevojshme është të përmbahem nga krahasimi i këtij momenti me momentet e tjera në të kaluarën, të cilat shpesh nuk i shijoja plotësisht, sepse i krahasoja me momentet e tjera të së ardhmes.

Më shpesh njerëzit kërkojnë situata të jetës për të këmbëngulur në mendimet e tyre sesa për të arsimuar veten e tyre.

Rrugët më të rrahura janë sigurisht më të sigurtat, por mos shpresoni të fitoni shumë me to.

Kam ndërmend t’ju sjell forcë, gëzim, guxim, zgjuarsi, sfidë.

Novelisti nuk ka shumë dëshirë ta shohë luanin duke ngrënë bar. Ai e kupton që i njëjti Zot krijoi ujkun dhe qengjin, pastaj buzëqeshi, “duke parë që puna e tij ishte e mirë”.

Ata krijojnë dallime dhe rezerva të cilat unë nuk mund t’i zbatoj për vete, sepse ekzistoj vetëm si një i tërë; I vetmi pretendim im është të jem i natyrshëm dhe kënaqësinë që ndiej gjatë një veprimi, e marr si shenjë se duhet ta bëj.

Vetë gjërat që më ndanin dhe më dallonin nga njerëzit e tjerë ishin ato që kishin rëndësi; gjërat që askush tjetër nuk do të donte dhe nuk mund të thoshte, këto ishin gjërat që unë kisha për të thënë.

Krijimet më të bukura të burrave janë vazhdimisht të dhimbshme. Cili do të ishte përshkrimi i lumturisë?./KultPlus.com

Nuk gjej paqe

– Poezi nga Francesko Petrarka

As lufte s’bej dhe askund s’gjej paqe’
dhe frike dhe shprese: kam zjarr dhe akullohem,
ne qiell nxitoj, ne toke prap rrezohem,
askend s’takoj dhe boten kam perqafe.

Ajo me futi ne burg,hapsan e laqe,
as nuk me mban,as nuk me le te iki,
dhe me largon dhe hallke me ve tek shpirti,
as rroj,as vdes,as dhimbjet s’kane cae.

Pa sy dhe shoh,pa gjuhe dhe nxjerr klithme,
kerkoj te vdes,therras qe te shpetoj,
perbuz vetveten,ju jap ju lumturine.

Mes lotesh qesh,ju jap ju dhembshurine,
dhe jet’,dhe vdekje i ve ne barazi,
po per keto,o grua,faj ke ti./ KultPlus.com

Xhevahir Zeneli shpallet “Qytetar Nderi”, Bashkia e Kolonjës i dorëzon titullin aktorit të komedisë

Aktori i njohur i humorit, Xhevahir Zeneli u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Kolonjës për kontributin e dhënë në promovimin e artit dhe kulturës kolonjare.

Titulli iu dorëzua nga kryebashkiaku Erion Isai dhe aktori i njohur Agron Llakaj, që u bë pjesë e skenës për të surprizuar Xhevahir Zenelin.

ERION ISAI / KRYETAR I BASHKISE KOLONJE:

“Për ne si qytet është privilegj i madh që në listën e figurave me kontribut të madh, kemi një artist të mrekullueshëm si ty.”

Xhevahir Zeneli për Agron Llakajn është jo vetëm partner në punë, por edhe mik i rrallë në jetë.

Aktori i humorit Xhevahir Zeneli është pjesë e trupës së Al Pazar në Vizion Plus dhe ka krijuar me dhjetëra role aq të pëlqyera për teleshikuesit shqiptarë. Zeneli ka një galeri rolesh në estradë, teatër dhe kinematografi./ KultPlus.com

Tamil Nadu: Indiani që bën art nga rrezet e diellit (VIDEO)

Vignesh, një artist 31-vjeçar nga shteti jugor indian, Tamil Nadu, përdor një lente dhe rreze dielli për të djegur modelet e tij në dru.

Si fëmijë, Vignesh do ta përdorte këtë teknikë për të djegur copa letre. Ai tani përdor dru për të bërë vepra arti unike.

Ai gjithashtu u mëson teknikën të rinjve dhe shpreson që më shumë artistë do ta ndjekin këtë formë arti, shkruan BBC, transmeton KlanKosova./ KultPlus.com

Alice Munro, fillimet e harruara të një shkrimtareje të shkëlqyeshme

Ideja se tregimi i shkurtër ishte një zhanër i vogël ishte ende në ajër, kur në një qytet rural në Kanada, një amvise këmbëngulëse iu përkushtua përvijimit të tregimeve të shkurtra që do të arrinin transcendencën e romanit, transmeton KultPlus.

Sot ajo shkrimtare, Alice Munro (Wingham, 1931), është festuar prej kohësh si Çehovi kanadez, por njohja e saj ishte graduale.

Deri në atë pikë sa në vitin 2006 – vite përpara se të fitonte çmimin Nobel për Letërsi në 2013 – ajo njoftoi se do të tërhiqej.

Ajo shërbeu vetëm për disa muaj. “Kur thashë për largimin, e besova sinqerisht. Puna po më vështirësohej shumë dhe mendova se ishte koha që unë të bëja jetën e një zonje normale. Dhe e bëra! Për rreth gjashtë muaj. Dola për drekë me miqtë, iu kushtova kopshtarisë, bamirësisë. Ishte e tmerrshme. Më pas kuptova se nuk jam më i përshtatshëm për një jetë normale: kam shkruar për kaq shumë vite sa nuk di të bëj asgjë tjetër”, tha ajo në një intervistë.

Menjëherë pasi botoi “Shumë lumturi”, librin e saj të trembëdhjetë me tregime të shkurtra që ishte çelësi për marrjen e çmimit suedez. Me atë lloj depërtimi modest, Munro transformoi mënyrën se si ne e kuptojmë tregimin e shkurtër.

Dhjetë vjet më parë ajo do të shpallte sërish një tërheqje që këtë herë po e përmbushte./ KultPlus.com

Canadian prizewinning author Alice Munro, at the Sebel Town House. March 9, 1979. (Photo by Paul Stephen Pearson/Fairfax Media via Getty Images).

Një orë lumturie

Poezi nga Asdreni

Hena ndrinte porsi argjent
Kur nde kopshtije bashke vinim
Dhe me doren mbi krahun tend
Te ndihnja mbi bar te rrinim.

Ah, sa embelsire ndjeva
Kur doren ma zgjate
Atthere fare me s’e msheva
Miredashjen zemres sate.

Lulet na çonin nje ere
Shume te embel e te pelqyer
Edhe zefiret nga here
Na kujtonin pa kursyer.

Rrezet qe na pergezonin
Kur ishim te perqafuar
Dashurine na e shtonin
Me nje mall te pa rrefyer.

Sa fjal’ t’mbla me thoshe
Kur perkedheleshim te dy
Dhe me syçkat bukuroshe
Me benje te mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk me linte
te te besonj se ti me do
Si hena qe rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.

Veç athere kupetova
Se je zemer plot meshire
Dhe veten time e ngrova
Kur me puthe me deshire./ KultPlus.com

Gërmime arkeologjike në termën e periudhës romake në Belsh

Pas më shumë se 30 vitesh, në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga kjo ekspeditë arkeologjike, duke sjellë kështu “copëza historie nga nëntoka”.

Rama u shpreh se sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit.

“Ky monument përbën një aset kulturor të çmuar për zonën e Belshit dhe për trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Njëkohësisht me gërmimin arkeologjik, restauratorët e Instituit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij të vizitueshëm”, shkruan kryeministri.

Ky zbulim i veçantë do të jetë një vlerë e shtuar për zonën e Belshit, duke sjellë njohuri më të thelluara të shtresave të historisë, e gjithashtu, duke e pasuruar zonën me një vendbanim të ri arkeologjik.

Vetëm 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë ky vendbanim në të cilin veç rrënojave të një ndërtese romake termë e shekullit të dytë ka dhe praninë e eshtrave të lashta. Këto eshtra faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetesë të hershme dhe qytetërim.

Terma e shekullit të dytë, është një vendpushim e banim i karvaneve të kohës dhe të tilla deri më tani në Shqipëri janë identifikuar në Butrint dhe Dyrrah, Durrësin e sotëm./ KultPlus.com

“Shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum”

“SHIU MBI LUM”

Mjegulla nga bjeshka ulet kadalë
e pikat e shiut po bijnë mbi lum
në qiellin e vrantë lëviz nji halë
shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

Ujë â bâ gjethi e teshat e blegës
e pikat e shiut po bijnë mbi lum
dëshira e pjekun po bjen prej degës
shpirti s’don dhimba e shtati lyp gjum.

Në votër flaka po del krandeve
e pikat e shiut po bijnë mbi lum
veshët e mij janë lodhë prej zânave
Shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

Martin Camaj

Varg e Vi hap të hënën pavijonin me 17 artistë në Tregun e Ri

Të hënën, më 11 korrik 2022, në Tregun e Ri të qytetit të Gjilanit (Tregu i Gjelbër), Varg e Vi vjen me projektin më të ri të artit bashkëkohor, përkatësisht pavijonin artistik “Visual”, me disa nga artistët dhe artistet më kreative të Gjilanit dhe të Kosovës. Hyrja në çdo çast do të jetë e lirë dhe falas, prej orës 16:00-23:00.

Nga viti 2011 i themelimit, Varg e Vi ka realizuar projekte të shumta të artit bashkëkohor dhe mbetet organizata më aktive në Rajonin e Anamoravës e më gjerë.

Projekti “Vizual” është i menaxhuar nga Avni Shkodra, me bashkëkoordinim të artistëve nga Brilant Milazimi, me kuratortë pavijonit Din Azizin, me tekste të Avni Rudakut, me dizajn, fotografi e komunikim me publikun, Migjen Fazliun dhe me sfond muzikor nga DJ Tino Deep.

Projekti është mbështetur nga Komuna e Gjilanit – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe me lejen e shfrytëzimit njëditor e të përkohshëm nga Ndërmarrja “Tregu”. “Visual” është përkrahur pas aplikimit në thirrjen e fundit publike për projekte kulturore-artistike nga individë e OJQ, ku kanë marrë përgjigje pozitive dhjetëra prej tyre.

Pavijoni “VISUAL”

(koncepti gjeneral)

17 artistë në një vend të pavijueshëm, që do të thotë, në një vend që ndërpritet, që nuk vijon, sepse sapo e vizitoni garazhin me numër 30, kaloni me nr. 31, 32, e kështu me radhë, duke parë në një hapësirë të njëjtë, 17 botë të ndryshme, por që i bashkon bashkëkohorja, çadra e madhe, mundësia për të ndarë me njëri-tjetrin vetëm hapësirën e përbashkët, por jo idetë. Koekzistencë. Diversitet. Individualitet i skajshëm, por brenda botës. Jo ikje në vetmi, shpellë, tempull, por shpalosje imagjinate afër njëri-tjetrit, por kurrë pa u shkrirë në njëri-tjetrin. Afërsi po, por jo puqje. Diskutim, debat, bisedë, po, por jo pajtim me çdo kusht, aq më larg servilizëm, nënshtrim, nënçmim, përbuzje, mohim, ironi, tallje e “tjetrit” veçse nuk është si ti.

***

Pavijon, pavionpavilionpaviloun, garazh, tezgë, ndarje e veçantë, repart, salla të caktuara për t’i paraqitur veprat a krijimet e ndryshme në ekspozitë. Pavijoni “Visual” është vend i përkohshëm për ekspozitat e artistëve të ndryshëm. Para se të funksionalizohet plotësisht Tregu i Gjelbër pas rinovimit, transformohet për një ditë të vetme, në pavijon artistik. Nga treg mallrash, në pavijon krijimesh. Nga vend i materializimit, konkretizimit të skajshëm, pragmatizmit, kthehet në hapësirë të imagjinatës, fantazisë, kreativitetit, origjinalitetit, konceptualizmit, ekzistencializmit… Qëllimi i pavijonit “Visual” ka qenë funksionalizimi i objekteve të papërdorshme, të zvarritshme, të lëna pasdore, të braktisura, të boshatisura, të lëna shkretë, ose të tejvonuara, në mënyrë që artistët ta shfrytëzojnë hapësirën, nëse nuk po e shfrytëzuaka dikush tjetër, ose në rastet kur një objekt nuk bëhet aq i gjallë, aq i vizitueshëm, të rikthehet në vëmendje në mënyra më tërheqëse.

***

Pavijoni “Visual” e kthen vëmendjen kah qendrat e mëdha tregtare në tregun e hapur e tradicional. Duke iu rikthyer të vjetrës, e vjetra ripërkufizohet dhe rivizitohet. Duke iu rikthyer pazarit, artisti nuk e ndjek turmën dhe masën, por e bën masën të kthejë sytë kah artisti, kah po shkon. Artistët nuk shkojnë veç kah shkon masa, por janë për të bërë pyetje. Janë për ta drejtuar masën edhe në perspektiva të tjera. Janë për ta kthyer vëmendjen edhe aty ku ishte shkuar dikur e nuk shkohet më. Artistët nuk shkojnë pa kushte në qendra tregtare, nuk komercializohen skajshëm, nuk janë për “të gjithë ngapak”, “për gjithçka në një vend”, por për vlera dhe ide sa më origjinale, unike, të papërsëritshme sikur NFT, por në një botë reale, fizike, lëndore. Pavijoni “Visual” nga konsumatorë, na bënë vizitorë, nga blerës, në përjetues, nga kërkues në krijues, nga komercialja në ideale apo imagjinare. Pavijoni “Visual” bëhet vendtakim social i artistëve bashkëkohorë dhe vizitorëve, duke respektuar veçantitë dhe individualitetet e çdonjërit dhe çdonjërës artiste. Respekton imagjinatën e secilit, idetë, konceptet, stilin, punën dhe perspektivën, por ato i ndërlidhë me njëri-tjetrin në koekzistencë, në tolerancë, në bashkëndarje. Pavijoni “Visual” ia mundëson artdashësve të gjejnë gjithçka në një vend, paradoksalisht, si në qendër tregtare. I heqim blerësit nga qendra tregtare dhe i sjellim në pazar, por në anën tjetër, e transformojmë pazarin në qendër tregtare për një natë, duke i dhënë mundësi vizitorëve, të gjejnë çdo formë arti në një hapësirë të përbashkët, në një hapësirë të koncentruar. Në një pavijon. Bëhet një çadër e madhe që mbulon kiosqet, shtëpizat, garazhet më të vogla të çdo artisti dhe artisteje. /KultPlus.com

Pritet që së shpejti fluturimet të jenë më të shtrenjta

Çmimi i biletave të linjës ajrore do të rritet “pa dyshim” me rritjen e kostove të karburantit, ka paralajmëruar një shef i industrisë ajrore, transmeton KultPlus.

Çmimet e naftës janë rritur ndërsa ekonomitë rimëkëmben nga pandemia Covid dhe për shkak të luftës në Ukrainë.

Këto kosto do t’u kalohen konsumatorëve, tha Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Ish-shefi i British Airways tha gjithashtu se Aeroporti Heathrow “duhej të ishte përgatitur më mirë” për të shmangur ndërprerjet e fundit.

Pushuesit duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve të rritet, tha Walsh për programin e mëngjesit të së dielës në BBC.

“Fluturimi do të jetë më i shtrenjtë për konsumatorët, pa dyshim”, tha ai, duke shtuar se “çmimi i lartë i naftës” do të “reflektohet në çmimet më të larta të biletave”. /KultPlus.com

Kupa Botërore Universitare në Hendboll fillon nesër

Për herë të parë Prishtina do të jetë nikoqire e eventit FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll, e cila do të mbahet në periudhën 11 – 17 korrik 2022.

Pjesëmarrës do të jenë rreth 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, të cilat do të garojnë për të parin në hendbollin universitar.

Agjendën e plotë për ditën e nesërme, mund ta shikoni më poshtë:

Pra, me fillim nga ora 19:30 do të fillojë edhe ndeshja ndërmjet University of Cenu Lapu-lapu Mandaue (Spanjë) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. /KultPlus.com

Koncerti Post Dam Festivali shtyhet për një datë tjetër

Koncerti post DAM Festival me pianistin Tempei Nakamura i paraparë të mbahej me 12 korrik është shtyrë për një datë tjetër, shkruan KultPlus.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e DAM-it, përmes postimit në llogarinë zyrtare, duke njoftuar se vdekja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, ka ndikuar që ky koncert të shtyhet.

“Me rastin e vdekjes së ish Kryeministrit Japonez Shinzo Abe, koncerti i paraparë të mbahet më datë 12 korrik, shtyhet për një datë tjetër. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë. Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze dhe DAM Festival i shpreh ngushëllime familjes dhe popullit japonez me rastin e vdekjes së ish Kryeministrit Abe.

U prehtë në paqe!“, thuhet në njoftimin e tyre.

Pianisti Tempei Nakamura pritet që të performojë një ditë tjetër në Prishtinë, me ç’rast KultPlus do t’iu njoftojë më herët.

Gërmime arkeologjike në termën e periudhës romake në Belsh

Pas më shumë se 30 vitesh, në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga kjo ekspeditë arkeologjike, duke sjellë kështu “copëza historie nga nëntoka”.

Rama u shpreh se sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit.

“Ky monument përbën një aset kulturor të çmuar për zonën e Belshit dhe për trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Njëkohësisht me gërmimin arkeologjik, restauratorët e Instituit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij të vizitueshëm”, shkruan kryeministri.

Ky zbulim i veçantë do të jetë një vlerë e shtuar për zonën e Belshit, duke sjellë njohuri më të thelluara të shtresave të historisë, e gjithashtu, duke e pasuruar zonën me një vendbanim të ri arkeologjik.

Vetëm 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë ky vendbanim në të cilin veç rrënojave të një ndërtese romake termë e shekullit të dytë ka dhe praninë e eshtrave të lashta. Këto eshtra faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetesë të hershme dhe qytetërim.

Terma e shekullit të dytë, është një vendpushim e banim i karvaneve të kohës dhe të tilla deri më tani në Shqipëri janë identifikuar në Butrint dhe Dyrrah, Durrësin e sotëm. /KultlPlus.com

Më 8 gusht “Hercules & Love Affair” në DokuFest

DokuFest & LUMBARDHI prezantojnë “Hercules & Love Affair” me 8 gusht 2022 te Kino Lumbardhi në Prizren. /KultPlus.com

Ish-kryeministri spanjoll: ShBA gjithmonë ishte e obsesionuar me Kosovën

Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, ka thënë se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të obsesionuara me Kosovën gjatë mandatit të tij, duke treguar se në bisedimet me përfaqësuesit amerikanë, gjithmonë është përmendur Kosova.

I pyetur për vendimin e kryeministrit të tanishëm spanjoll, Pedro Sánchez, për të mbështetur propozimin e autonomisë marokene për Saharanë Perëndimore, Zapatero tha se në bisedimet me ShBA-në asnjëherë nuk u përmend çështja e Marokut, por se sipas tij, ShBA më së shumti fliste për Kosovën.

“Në gati tetë vitet që isha në qeveri, nëse kishte një temë që nuk u shfaq kurrë në dialogët tanë, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, ishte tema e Marokut. Është krejtësisht e lehtë për mua të kujtoj se Kosova ishte një obsesion i madh i Shteteve të Bashkuara me Spanjën. Sigurisht, Amerika Latine, Afganistani, Iraku, po ashtu ishin tema të diskutuara. Por Maroku nuk ishte. Dhe nuk mendoj se është tani”, tha ish-kryeministri spanjoll në një intervistë për elDiaro.

Zaptero shërbeu si kryeministër i Spanjës nga viti 2004 deri në fund të viti 2011, në kohën kur president i ShBA-së ishte Geroge Bush, deri më 2009, dhe pasuesi i tij, Barack Obama. /KlanKosova /KultPlus.com

Historianët e Deçanit i reagojnë “Europa Nostras” dhe kreut të Manastirit

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, nga dega në Deçan, Shkodran Imeraj, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar ndaj Organizatës “Europa Nostra” dhe deklaratës së fundit të kreut të Manastirit të Deçanit, Igumenti Sava Janjiç.

“Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së. Tashmë, ka ardhur koha që sigurinë e Manastirit, të e bëjnë Policia e Kosovës”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, nga dega në Deçan.

Imeraj ka shkruar se cilësimet e Organizatës jo-qeveritare “Europa Nostra” për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme, duke aluduar se “Europa Nostra” po bën politike hileqare me Manastirin.

“OJQ ‘Europa Nostra’, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar. Manastiri i Deçanit, në të gjitha etapat e historisë sonë, është ruajtur dhe respektuar nga popullsia vendase shqiptare. Me shekuj të tërë Manastiri ka bashkëjetuar dhe vazhdon të qëndroj edhe sot në bashkëjetesë të plotë me popullsinë vendase shqiptare. Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiç”.

Tutje në reagim thuhet se është absurde kërkesa e Igumenti Sava Janjiç, “për zbatimin e kinse një marrëveshje (ujdie) të disa viteve me parë, me të cilën institucionet e Kosovës duhet të devijojnë rrugën e cila bie kah Manastirit i Deçanit”.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së. Tashmë, ka ardhur koha që sigurinë e Manastirit, të e bëjnë Policia e Kosovës.

Cilësimet e Organizatës jo-qeveritare (OJQ) “Europa Nostra”, për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme.

OJQ “Europa Nostra”, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar.

Manastiri i Deçanit, në të gjitha etapat e historisë sonë, është ruajtur dhe respektuar nga popullsia vendase shqiptare. Me shekuj të tërë Manastiri ka bashkëjetuar dhe vazhdon të qëndroj edhe sot në bashkëjetesë të plotë me popullsinë vendase shqiptare.

Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiç.

Përfaqësuesit e OJQ “Europa Nostra”, duhet me patjetër të vizitojnë lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, i cili është tepër i rrezikuar nga mos ndërhyrja në te. Mos lejimi nga ana e Manastirit të Deçanit, që institucionet e Kosovës të ndërhynë në lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, e rrezikon tej masë këtë monumente antik që të zhdukët nga faqja e dheut.

Pra, OJQ “Europa Nostra”, nuk duhet të beje politike me Manastirin e Deçanit. Ajo duhet të qëndroj larg politikës.

Dënojmë ashpër qëndrimin e djeshëm të kreut të Manastirit të Deçanit, Igumenit Sava Janjiç, i cili duke berë reagim në emër të institucionit, kërkon zbatimin e aktgjykimit anti ligjor dhe anti kushtetuesë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktgjykimit i cili bazën e ka në ligjet e kohës së Millosheviçit dhe si i tillë ai vendim nuk duhet të zbatohet ngase do të prodhoj efekt zinxhirë, pra do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën, ngase në Kosovë janë me dhjetëra kisha politike të cilat i ka ndërtuar shteti serb gjatë viteve 1989-1999 dhe ju ka falur toka gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin e dhunshëm të viteve 1989-1999 që ka nxjerrë për Kosovën.

Pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës me aktgjykimin e saj të majit të vitit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, ka shkelur rende Kushtetutën e Kosovës, respektivisht Nenin 113, paragrafin 7. Si i tillë aktgjykimin i kushtetuesës është anti kushtetuesë dhe anti ligjor me legjislacionin e Kosovës.

Është absurde kërkesa e Igumenti Sava Janjiç, për zbatimin e kinse një marrëveshje (ujdie) të disa viteve me parë, me të cilën institucionet e Kosovës duhet të devijojnë rrugën e cila bie kah Manastirit i Deçanit.

Devijimi i rrugës sipas kërkesave të Manastirit të Deçanit nuk duhet të pranohet nga institucionet e Kosovës, ngase është e papranueshëm devijimi i rrugës, sepse me mija vjet rruga ka qenë e kalueshme dhe e qasshme për qarkullim ajo që kalon në afërsi të Manastirit.

Tentimi i Igumenti Janjiç, për të devijuar rrugën me ndërtimin e një traseja të re kah pjesa e Isniqit dhe kah pjesa e grykës së Lloqanit, dhe mos lejimi i kalimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugën ekzistuese është tentim i qartë për të i hapur mundësinë e futjes në geto Manastirit dhe krijimin e kushteve për themelim e një territori të shkëputur nga juidiksioni i shtetit të Kosovës.

Idesë së kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me të madhe është duke i ndihmuar edhe OJQ “Europa Nostra”, e cila me Manastirin po bën politike hileqare.

I japim mbështetje të plotë dhe të pa rezervë në qëndrimet e saja rreth kësaj teme Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera Republikës, të cila si asnjëherë më parë janë tepër parimore në këtë temë.

Përsërisim qëndrimin tonë së kreu i Manastirit, Sava Janjiç, duhet të ndal sa me pare fushatën kundër shtetit të Kosovës, dhe të pranojë shtetësinë e Republikës së Kosovës, e të mos luaj me standardet të dyfishta. Pra ai nuk duhet të luaj me petkun e klerikut, sepse petku i klerikut i takon klerikut e jo politikanit. /KultPlus.com