Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar përmes një postimi se një vajzë tetëvjeçare është provuar të joshet nga një burrë i moshës së mesme mbrëmjen e së premtes.
Sipas njoftimit në Facebook, rastin e ka lajmëruar prindi i vajzës.
Gjithmonë sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe i ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”.
“Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babait”, thuhet më tej në njoftim. /KultPlus.com
Ka kohë që të vërtetës si lë vend besoj të jetë vetëm një sajesë pushtetesh të ngritura mbi mure
Mund të shtrojmë qindra pyetje vërteta në vrimë çelësi në halucinacion shndërruar është
Nuk do të kemi më hyjni rrotulluar mbi kokat tona Shtrirë janë në shtratin e tempujve të boshatisur me shpirtrat e lënguar e vërteta më nuk ka emër e njeriu arratisur në birë të minit
Por gjithmonë do të kemi një grumbull gomarësh që të vërtetën në samarë do t`na sjellin. /KultPlus.com
Nenad Jeremiqit dhe Dimitrije Markoviqit sot u ndaluan të hyjnë në Kosovë nga institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Qeveria pretendon se veprimet e tyre kundër sovranitetit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës kanë sjellë vendimin për vendosjen e kufizimit të hyrjes.
Gjithashtu, thuhet se Markoviq dhe Jeremiq njihen për elemente pro-ruse, ndërsa duke përdorur mbulesën e aktiviteteve humanitare, në vazhdimësi kanë përhapur propagandë kundër Kosovës, duke nxitur kështu urrejtje ndëretnike, me qëllim të dëmtimit të imazhit të vendit dhe paraqitjes jo të drejtë të gjendjes së komunitetit serb në Kosovë.
“Në muajin korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian kishte tërhequr vëmendjen për rritjen e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë së Kosovës.
“Njëri nga të ndaluarit, në vazhdimësi ka qenë shoqërues dhe anëtar i organizatës së ekstremit të djathtë “Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën – ESFK” gjatë vizitave të tyre në Kosovë, në përbërje të shtetasve çekë, gjerman, etj. Kjo organizatë promovon ndjenjat anti-perëndimore, ndërsa mbështetë lidhjet e ngushta me Rusinë”.
“ESFK u klasifikua në mesin e lëvizjeve ekstremiste të krahut të djathtë në “Raportin mbi ekstremizmin në territorin e Republikës Çeke”, të publikuar në vitin 2013 nga Ministria e Brendshme e Republikës Çeke”.
Në vitin 2019, organet e sigurisë së Republikës së Kosovës kishin ndaluar tetë anëtarë të kësaj organizate, të cilët kishin planifikuar ngritjen e një droni mbi stadiumin “Fadil Vokrri” me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
“Dogodine u Pri Z renu” (vitin e ardhshëm në Prizren), është njëra ndër fotografitë e shumta me prapavijë të presidentit rus, Vladimir Putin, e publikuar në rrjetin social të Markoviq.
“Për më tepër, Markoviq njihet edhe për raporte të afërta me zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, respektivisht me ish kreun e kësaj zyre, Andrei Lisovoi”, përfundon njoftimi. /KultPlus.com
Kur kanë mbetur vetëm një muaj deri në fillimin e turneut në Auckland, “Rugby World Cup 2021” ka zbuluar një formacion intrigues të këngëtarëve për të luajtur në Eden Park në tetor dhe nëntor, shkruan KultPlus.
Më 8 tetor, BENEE dhe Shapeshifter do të performojnë në eventin e grave të Zelandës së Re në Eden Park, event i cili do të hapet nga këngëtarja-kantautore dhe kryesuesja e top-listave ndërkombëtare Rita Ora.
Në ndeshjen e Ditës së Hapjes, e cila përfshin Afrikën e Jugut kundër Francës, Fixhin kundër Anglisë, dhe duke përfunduar me pesë herë fituesit e Kupës së Botës Australi-Zelandën e Re Rugby, Black Ferns, organizatorët shpresojnë të vendosin një rekord botëror për pjesëmarrje në një ndeshje regbi për vajza.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e “Black Ferns” në Kupën e Botës në Rugby para një turme vendase.
Rita Ora do të performojë në fund të ndeshjes Fixhi – Angli në ditën e hapjes dhe sërish në pjesën e parë të ndeshjes Australi – Zelanda e Re.
Shapeshifter do të interpretojë në gjysmëfinale të shtunën më 5 nëntor në fund të ndeshjes së parë dhe sërish në gjysmën e ndeshjes së dytë. /KultPlus.com
Ankime nga miqtë , ankime nga rruga Ankime nga gruaja ime; Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga; Ankime , ankime , ankime…
Ankime në letër , ankime në gjellë, Ankime në lopët në fushë U çmenda ! Do të iki të fshihem në shpellë Të fle pa ankime me një ujk a arushë. /KultPlus.com
Festivali i Filmit “PriFest” ka shpallur kategorinë konkurruese të filmave me gjatësi të mesme, shkruan KultPlus.
Kategoria garuese e filmave të metrazhit të mesëm shfaq filmat nga 25 deri 60 minuta nga gjithë bota. Është kjo kategori unike dhe PriFest është festivali i vetëm në rajon që e ka këtë kategori filmash.
Si gjithmonë, të gjithë këta filma do të jenë premierë në Kosovë, ndërsa 4 do të jenë edhe premiera regjionale.
Lista e plotë garuese e programit garues të filmave të metrazhit të mesëm:
1. The Miniaturist of Junagadh nga Kaushal Oza, Premierë Kosovare, Indi 30 min;
2. Mergen nga Raiymbek Alzhanov – Republic of Kazakhstan Premierë Kosovare 27 min;
3. Cow Bells nga Charles HABIB-DROUOT Belgjikë & Francë, Premierë Regjionale, 45 min;
4. The wind and the wimpering nga Laurence McManus – Britani e Madhe – Premierë Regjionale 34 min;
Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes, e shënuar më 10 shtator të çdo viti, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e masave parandaluese për zvogëlimin e numrit të vetëvrasjeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje në nivel global.
Vetëvrasja është një problem serioz në shëndetin publik; në shumicën dërrmuese të rasteve janë të parandalueshme, mund të mblidhen të dhëna për to, si dhe mund të hartohen programe parandalimi dhe ndërhyrjeje.
Që ndërhyrjet të jenë sa më efektive, është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim multisektorial në hartimin e strategjive.
Kjo ditë na sjell në vëmendje se është detyrë e secilit në shoqëri, si pjesë e një komuniteti, të hedhë një vështrim tek ata që po kalojnë një periudhë të vështirë dhe t’i inkurajojë të flasin për problemet e tyre në mënyrë që të mund të shkohet drejt zgjidhjes.
Krijimi i një bote ku ofrohet kujdes dhe mbështetje, ku ofrohet dëgjim pa pargjykim, mund të bëjë diferencën e madhe.
Këto vlejnë veçanërisht për specialistët, të cilët duke pikasur individë me probleme në komunitet, mund të parandalojnë situata më komplekse, përfshirë vetëvrasjen. Individët që kanë përjetuar apo tentuar vetëvrasjen mund t’u mësojnë të tjerëve sesi fjalët dhe veprimet janë shumë të rëndësishme për ata, të cilët ndodhen në këtë situatë.
Shpesh, këta individë pranojnë se në ato kohë të errëta, do donin shumë që dikush të fliste me ta e t’i shpëtonte. /KultPlus.com
Joe Biden ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në funeralin e mbretëreshës Elizabeth në Londër.
“Nuk i di ende detajet, por unë do të shkoj atje”, theksoi Biden në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët në Ohio.
Data dhe hollësitë për varrimin e mbretëreshës nuk janë konfirmuar, por do të dihen “në një kohë të afërt”, sipas Buckingam Pallace.
Biden e njohu mbretëreshën tre dekada më parë dhe u takua me të tre herë, për herë të fundit në qershor të vitit 2021, kur ai bashkë me zonjën e parë vizituan Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7./ KultPlus.com
Mbretëresha erdhi në fron në agimin e epokës së mediave masive. Kurorëzimi i saj në vitin 1953 ishte ngjarja e parë televizive kombëtare dhe pothuajse çdo hap që ajo ndërmori në publik u kap në film, transmeton KultPlus.
Sa i përket momenteve të saj private, një sërë aktoresh janë përpjekur të portretizojnë atë që mund të kishte ndodhur pas dyerve të mbyllura.
Këtu janë disa nga dokumentarët që hapën një dritare në jetën e saj dhe disa portrete të profilit të lartë, të trilluar që ndihmuan në formësimin e perceptimeve publike./ KultPlus.com
“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një ndër serialet më të mëdha në vend i punuar në mënyrë të veçantë, që do të vijë shumë shpejtë në Top Channel.
Seriali më i ri që do të transmetohet në Top Channel i quajtur “Rrushe”, do të jetë shumë më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhti, e dashuri. Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë.
Me një ekip profesional siç është produksioni i ‘GjirafaStudios’, me aktorët ndër më të mirë në vend, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve të zakonshme në vendit.
“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në vendin tonë, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 70), duke përfshirë këtu aktorët si: Enver Petrovci, Doresa Rexha, Shkumbin Istrefi, Arta Muçaj, Adriana Matoshi , Aurita Agushi, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.
Seriali “Rrushe” do të fillojë transmetimin së shpejti në prime-time në Top Channel. Atë mund ta ndiqni edhe në platformën online gjirafaVideo.com./ KultPlus.com
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të fillojnë mësimin, derisa ka vazhduar të fajësojë SBASHK’u për gjendjen në arsim, raporton Express.
Ajo e ka cilësuar si shantazh grevën e mësimdhënësve, derisa ka zbuluar edhe kërkesën e përfaqësuesve të sindikatës për të ndërprerë grevën.
Sipas saj, SBASHK;u u ka thënë se nuk fillon mësimi “para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh”.
“Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë. Mësimi është mbi të gjitha. Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh”, ka shkruar Nagavci./ KultPus.com
Nuk do ta ndieja boshllëkun që s’mbushet në këto ditë të gjata të verës. Do t’ia falja edhe zukamën gjinkallave që ia hiqnin gjumin netëve të tua.
Do të vrapoja tek ti për të dëgjuar përgjigjet e heshtjeve të mia. Do të të pyesja sesi mund të jetohet: të ngrihesh, të vishesh, të lahesh, të ushqehesh,
të mbash sekret atë dhimbje që frymën të merr.
Do të fluturoja tek ti në ditë të errëta, sepse nuk di ku tjetër të shkoj, do të çlodhesha midis atyre mureve që shpërndanin aq shumë aromë livande dhe pudër.
Po të ishe këtu,
sonte unë nuk do të isha kaq e humbur, e hutuar dhe e ftohur, do të kisha një buzëqeshje dhe një dorë të ngrohtë, atë fjalë që gjithmonë pëshpëritje nën zë dhe si me magji gjithçka kthehej si më parë.
Këtë herë do të të merrja për dore, krenare, do të të çoja përgjatë rrugës dhe në atë karrige që ti e urreje, por e lumtur ishe që të t’shihnin me mua.
Do të t’i prekja me një puthje rrudhat e ballit, ndërsa ti udhëton në kujtimet e tua me një buzëqeshje të mbuluar
Revista britanike ‘Prospect’ ka shpallur 10 mendimtarët kyresorë botërorë të vitit 2022 në mesin e tyre edhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi.
Profesoresha e Shkencave Politike zë vendin e 7-të në këtë listë duke lënë mbrapa ndërmarrësin e njohur amerikan Elon Musk, raporton Gazeta Express.
Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.
Nga 50 mendimtarët sa ishin në listë, lexuesit kanë votuar për 10 nga ta, kurse listën e kryeson filozofja Kathleen Stock.
Themeluesi i Tesla, Elon Musk renditet në vendin e 8-të të listës së 10 mendimtarëve të botës./ KultPlus.com
Si pjesë e Programit EU4Culture, ekspertë të Institutit të Konservimit të Universitetit të Arteve nga Vjena, erdhën në Shqipëri për të ndarë ekspertizën e tyre me zejtarët shqiptarë që punojnë në Kalanë e Bashtovës që po restaurohet.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për restaurimin e kalasë.
“Ekspertët po punojnë së bashku për të siguruar që kjo perlë kulturore të restaurohet, duke marrë parasysh punimet tradicionale, materialet origjinale të vendit dhe teknologjitë e konservimit për të arritur rezultatet më të mira të mundshme”, tha Margariti.
Margariti bëri të ditur se ekspertët nga Vjena bashkë me studentët e Universitetit të Tiranës studiuan dëmtimet e gurëve dhe mësuan teknika shekullore të përzierjes së llaçit dhe punimit të fugave, duke siguruar përcjelljen e mjeshtërive për të mundësuar restaurimin e saktë të pjesëve të dëmtuara të muraturës.
Kalaja e Bashtovës është një nga më të bukurat në Shqipëri dhe restaurimi synon të rijetësojë atë e ta kthejë në një qendër tërheqëse për vizitorët.
E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, kalaja haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521.
Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60×90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.
Mendohet se kjo kala ka qenë dykatëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sipërfaqen e tokës. Ajo që e bën Bashtovën të veçantë në krahasim me kështjellat e tjera që mund të vizitohen në Shqipëri është fakti se ajo është e vetmja kështjellë e ndërtuar në një fushë dhe jo në majë të kodrave apo maleve./ atsh/KultPlus.com
Charles III bëri adresimin e tij të parë si mbret, pasi u zyrtarizua si i tillë.
Ai tha se nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II dha një shembull të dashurisë së përjetshme.
“E gjithë bota e ndan me mua dhimbjen për humbjen e përjetuar. Të gjithë neve si familje, si për këtë mbretëri dhe për familjen më të gjerë, nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues”, tha ai.
Tutje, ai u shpreh se mbretërimi i nënës së tij ishte siç tha ai i pashoq, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq dhe plot përkushtim”, u shpreh mbreti Charles III./ KultPlus.com
“La Turquie” ka botuar, të enjten e 10 shkurtit 1910, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar Dervish Himën në lidhje me qëndrimin e shqiptarëve ndaj çështjes së shkrimit të gjuhës shqipe, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shkrimi i shqipes
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Dr. Dervish Hima, duke folur për çështjen e shkronjave shqiptare, bëri këto deklarata mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj çështjeje :
“Disa nga deputetët tanë, të cilët shkuan në Shqipëri për punë të ndryshme personale, e shfrytëzuan këtë rrethanë për t’u demonstruar banorëve të Kosovës dobinë dhe rëndësinë e shkronjave latine. Megjithatë, ata u gjendën në prani të një opozite, e cila mbronte shkronjat arabe. Prandaj ishte e nevojshme të ndriçohej populli. Deputetët shqiptarë kanë marrë nga votuesit e tyre shkresa kundër procedimeve të tyre. Qeveria, nga ana e saj, ka vendosur që të mos merret më me këtë çështje dhe t’u lërë shqiptarëve të përvetësojnë shkronjat shqipe ose arabe.
Përvetësimi i shkronjave latine është mjeti i vetëm i aftë për të frenuar agjitacionin sllav dhe atë grek. Që nga shpallja e Kushtetutës alfabeti ynë kombëtar ka bërë përparim gjigant.
Më shumë se njëqind mijë njerëz kanë mësuar gjuhën e tyre amtare në një kohë të shkurtër, falë alfabetit latin. Edhe barinjtë në mal mësuan të lexojnë e të shkruajnë. Shkronjat latine nuk ndryshojnë asgjë për fenë myslimane. Për Kuranin, natyrisht, do të përdorim shkronjat arabe dhe do t’i shpjegojmë librat e shenjtë, me të njëjtat komente, në përdorim në të gjithë popujt myslimanë.Natyrisht, puna jonë letrare nuk është e lehtë pasi ne vetë duhet të gjejmë mjetet për të mirëmbajtur shkollat.Megjithatë, ne nuk do të tërhiqemi nga asnjë sakrificë për ta çuar punën e ndërmarrë në përfundim të suksesshëm.”./ KultPlus.com
Drama e Netflix “The Crown” ndaloi xhirimet e sezonit të gjashtë dhe të fundit të premten pas vdekjes së mbretëreshës së Britanisë Elizabeth, një figurë qendrore në këtë serial, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.
Shërbimi i transmetimit tha se prodhimi u pezullua “si shenjë ose respekt” për monarken, e cila vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare pas 70 vjetësh në fron. Xhirimet gjithashtu do të ndërpriten në ditën e funeralit të mbretëreshës, tha Netflix.
Claire Foy fitoi dy Emmy dhe një Golden Globe për rolin e Mbretëreshës Elizabeth si një grua e re që befas u bë mbretëreshë në moshën 25-vjeçare.
Olivia Colman mori rolin në sezonin e tretë dhe të katërt, dhe Imelda Staunton do të luajë Elizabeth në pjesën e pestë, e cila do të debutojë në Netflix në nëntor.
Sezoni i ardhshëm pritet të mbulojë ngjarjet në fillim dhe mesin e viteve 1990, duke përfshirë divorcin e Princit Charles dhe Princeshës Diana./ KultPlus.com
Charles III është shpallur mbret në një ceremoni në Pallatin St James, transmeton KultPlus.
Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën.
Këshilli i Aderimit, një organ i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë si monark në Apartamentet Shtetërore.
Është hera e parë që ceremonia historike transmetohet në televizion./ KultPlus.com
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka bërë me dije se greva në arsim do të vazhdojë, meqë Qeveria s’po ua plotëson kërkesat.
Kjo deklaratë e SBASHK’ut vjen një ditë pas takimit që zhvilloi kreu i kësaj sindikate me Ministren e Arsmit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratit.
Sipas SBASHK, Nagavci e Murati i kushtëzonin që pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva.
“Mirëpo debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva. Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale. Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej ,kinse, dialogu. Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve . Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë thuhet tutje se më s’do të ketë takime “në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne”.
“Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkoj në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve. Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave, prandaj greva vazhdon
Me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik. Kjo qasje e gabuar ka sjell edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti dhe me këtë qasje të Qeverisë nuk dihet edhe sa do të zgjas.
Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai i SBASHK-ut donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, por takimi në MASHTI me ministren Nagavci e zv/ministrin Pupovci e pastaj takimi në Këshillin Ekonomik Social , në të cilin ishin përfaqësuesit e BSPK-së, disa nga Odat dhe përfaqësuesit e Qeverisë me përfaqësuesit kyç Hekuran Murati e Arbërie Nagavci.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , kryetari i Federatës sindikale të shërbyesve civil Ali Gashi, por edhe përfaqësuesit tjerë të BSPK-së disa herë iu drejtuan me lutje përfaqësuesve të Qeverisë dhe pjesëmarrësve të tjerë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist. Mirëpo debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva. Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale . Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej ,kinse, dialogu. Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve . Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë.
Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkoj në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve. Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët.
Poezi e shkruar nga Anna Ahmatova. Përktheu: Elife Krasniqi
Ki me ni bubullimë e ki me më kujtu, Dhe ki me mendu: ajo i donte stuhitë. Skaji I qiellit ka me qenë ngjyra e kuqrremtës, Dhe zemra jote, ashtu qysh atëherë ishte, Në zjarr ka me qenë.
Atë ditë në Moskë, gjithçka do të bahet, Kur, për të fundit herë, udhën në sy e marr Dhe ka me u nxitu për naltësitë që per to mallë kam pasë Tue e lanë hijen teme, hala me ty me nejt./ KultPlus.com
Konferencat për shtyp të LDK-së para stadiumit të Prishtinës.
Në fillim të marsit të vitit 1990, kur LDK-ja – parti e parë shqiptare me rreth 700 mijë anëtarë brenda një kohe të shkurtër kishte rrënuar gjithë strukturën politike të LKJ – së dhe si parti ishte më e fuqishmja dhe më e organizuarja në hapësira e ish Jugosllavisë, për t’ia ndalë turrin disi rritës dhe ndikimit të saj në sensibilizimin e opinioti jugosllav dhe atij ndërkombëtar , Beogradi urdhëroi ndalimin e konferencave për shtyp të LDK-së që mbante çdo të premte në orën 10 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve ku ishte e vendosur për ç’gjë ekzistonte inetesim i madh i shtypit vendor dhe veçmas atij ndërkombëtar. Meqë kumtesat e kësaj partie në shumë gjuhë dhe profesinalisht nl nivel të lartë, i vlersonte si zë i demosit shqiptar për liri dhe barazi.
Në këto rrethana, kur policia ia vuri drynat Shoqatës, Kryesia e LDK-së vendosi që konferencat për shtyp t’i mbajë rregullisht para stadionit të Prishtinës dhe në platonën e pallatit “Boro-Ramizi”.
Siç shihet edhe nga fotografitë e fotoreporterit të “Rilindjes”,Iliaz Bylykbashi, këto konferenca u ndoqën me interesim edhe më të madh nga shtypi vendor, jugosllav dhe ai botëror. Pas tri javësh, pas protestave të ambasadës amerikane në Beograd qendrës së të PENIT europian dhe shumë personaliteteve të tjera botërore, policia jugosllave, hoqi dryrin nga dyert e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe largoi forcat policore që e mbanin të rrethuar.
Ishte kjo një fitore tjetër e nadhe në raport me shtetin represiv jugosllav që kërkonte Kosovës t’i vihej perdja e territ informativ.
Kështu, pra, ishte asokohe, kur informini me plot rreziqe, ishte pjesë e kauzës kombëtare…/ KultPlus.com
Më 10 shtator 1922 u realizua shpallja e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga Fan Noli dhe klerikët ortodoksë shqiptarë në Kongresin kishtar të Beratit, një nga ngjarjet madhore të Kombit.
Ky kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptar, sepse vendosi përfundimisht pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, të drejtën e zgjedhjes së Kryepeshkopit dhe të klerikëve të lartë me gjuhë e gjak shqiptari dhe përdorimin e gjuhës shqipe në kishë.
Me vendimin Nr. 807 të datës 18. 09. 1922 Këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe i miratoi ato plotësisht, sepse ishin mbështetur në parimin e pavarësisë. /KultPlus.com