Wilhelm Carl Grimm ishte një autor dhe antropolog gjerman dhe bashkë me vëllain e tij të vogël, Jacob Grimm, përbënin dyshen letrare Vëllezërit Grimm.
Wilhelm lindi më 24 shkurt 1786 në Hanau, në Hesse-Kassel. Në 1803, ai filloi studimet për drejtësi në Universitetin e Marburgut, një vit pasi vëllai i tij Jacob filloi atje. Të dy vëllezërit e kaluan gjithë jetën e tyre afër. Në ditët e shkollës, ata kishin një krevat dhe një tavolinë të përbashkët; si studentë, ata kishin dy krevate dhe dy tavolina në të njëjtën dhomë. Ata jetonin gjithmonë nën një çati dhe librat dhe pasuritë e tyre i kishin të përbashkëta.
Varri i Grimms në Berlin
Në 1825, Wilhelm 39-vjeçar u martua me vajzën e farmacistit Henriette Dorothea Wild, e njohur gjithashtu si Dortchen. Martesa e Vilhelmit nuk e ndryshoi harmoninë e vëllezërve. Richard Cleasby vizitoi vëllezërit dhe vuri re, “ata të dy jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe në një harmoni dhe bashkësi të tillë sa që mund të imagjinohet se fëmijët ishin pronë e përbashkët.”
Karakteri i Wilhelm ishte një kontrast i plotë me atë të vëllait të tij. Si djalë, ai ishte i fortë dhe i shëndetshëm, por duke u rritur ai pësoi një sëmundje të gjatë dhe të rëndë që e la të dobët gjatë gjithë jetës së tij. Ai kishte një mendje më pak gjithëpërfshirëse dhe energjike se vëllai i tij dhe kishte më pak frymë hetimi, duke preferuar të kufizohej në një fushë pune të kufizuar dhe definitivisht të kufizuar. Ai përdori gjithçka që lindi drejtpërdrejt në studimet e tij dhe injoroi pjesën tjetër. Këto studime ishin pothuajse gjithmonë të karakterit letrar.
Wilhelm kënaqej shumë me muzikën, për të cilën vëllai i tij kishte vetëm një pëlqim të moderuar, dhe ai kishte një dhunti të jashtëzakonshme të tregimit. Cleasby tregon se “Wilhelm lexoi një lloj farse të shkruar në dialektin e Frankfortit, që përshkruan ‘malheurs’ e një tregtari të pasur Frankfort në një shëtitje pushimesh të dielën. Ishte shumë e çuditshme dhe ai e lexoi atë në mënyrë të admirueshme.” Cleasby e përshkruan atë si “një shok jashtëzakonisht të animuar dhe gazmor”. Prandaj, ai ishte shumë i kërkuar në shoqëri, të cilën e frekuentonte shumë më tepër se vëllai i tij.
Një koleksion me përralla u botua për herë të parë në 1812 nga vëllezërit Grimm, të njohur në anglisht si Përrallat e Grimms.
Nga viti 1837 deri në 1841, vëllezërit Grimm iu bashkuan pesë kolegëve të tyre profesorë në Universitetin e Göttingen për të formuar një grup të njohur si Göttinger Sieben (Shtatë Göttingen). Ata protestuan kundër Ernest Augustit, mbretit të Hanoverit, të cilin e akuzuan për shkelje të kushtetutës. Të shtatë u pushuan nga mbreti.
Wilhelm Grimm vdiq në Berlin nga një infeksion në moshën 73-vjeçare më 16 dhjetor 1859. / KultPlus.com
Këshilli për sport ka reaguar sot pas lajmeve për kurdisjen e disa ndeshjeve të Superligës së futbollit të Kosovës.
Përmes një komunikate, ata janë shprehur se kanë kërkuar dhe do të angazhohet në vazhdimësi që çdo dyshim i ngritur për kurdisje të ndeshjeve sportive të hetohet nga organet përkatëse shtetërore, dhe përgjegjësit të dalin para ligjit.
Ky është reagimi i plotë:
Ndërlidhur me çështjen e adresuar gjatë ditës së djeshme dhe sot nga mediet elektronike në Kosovë, të cilat i referohen shkrimeve të disa mediumeve franceze, në të cilat flitet për kurdisjet e disa ndeshjeve të Superligës së futbollit të Kosovës.
Këshilli Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, ashtu siç e ka njoftuar opinionin edhe me prononcimet e më hershme, ka kërkuar dhe do të angazhohet në vazhdimësi që çdo dyshim i ngritur për kurdisje të ndeshjeve sportive të hetohet nga organet përkatëse shtetërore, dhe përgjegjësit të dalin para ligjit.
Me kërkesën e Këshillit për Sport, prokuroria e shtetit, në mbështetje të Policisë së Kosovës është duke u marrë me trajtimin e çdo dyshimi të ngritur për kurdisje të ndeshjeve sportive, duke përfshirë edhe rastin e publikuar në media.
Meqenëse rastet për dyshime të kurdisjeve janë në fazën e hetimeve, përfshirë këtu edhe bashkërendimin me autoritetet e Francës dhe organizatat ndërkombëtare të sportit, ne si Këshill nuk mund të japim ndonjë informatë shtesë që mund të dëmtojë hetimet, mirëpo e përsërisim angazhimin tonë të palëkundur dhe të të gjitha autoriteteve tjera shtetërore për hetimin e çdo dyshimi të ngritur për kurdisje të ndeshjeve sportive.
Me respekt, Besim Kelmendi Kryetar i Këshillit për Sport. / KultPlus.com
Në 24 shkurt mbushet një vit nga hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë. Meqë gjithë bota sot bën bilancin e këtij konflikti, po postoj fotogtafinë që i kam bërë Presidentit Zelensky në Kiev, bashkë me peripecitë e këtij udhëtimi, të cilat janë pjesë e librit tim “41 Sekrete”.
Nga mesi i qershorit të vitit 2022, Edi Rama më çon një sms.
Do vish t’i bësh një foto Zelensky-t?
Absolutisht po, i përgjigjem.
Pasi shkëmbyem një duzinë sms të tjera për udhëtimin drejt luftës, peripecitë e të cilit nuk mund t’i imagjinonim, pas tri ditësh u gjendëm në një avion turk, që na çoi në një bazë ushtarake polake shumë afër kufirit të Ukrainës.
Nga aty, duhej të bënim rreth një orë me makinë për të shkuar në qytetin e fundit polak, nga ku nisen trenat për në Kiev. Qyteti kishte një emër që unë nuk e shqiptoj dot. Shkruhet Przemysl. Unë i them shkurt Pshemysh.
Që aty, pra nga Pshemyshi, udhëtuam natën, për pothuajse 12 orë, me një tren sovjetik me kabina të errëta dhe sedilje të ngushta, i cili duke gjarpëruar përmes fushave të zeza, rënkonte sikur do thyhej, sa herë kalëronte mbi një urë.
Në këta trena që udhëtojnë drejt luftës, kërkohet disiplinë ushtarake.
Pa përjashtim, ukrainas, shqiptarë, polakë apo çfarëdo, i binden një urdhri: mbani mbyllur dritat e kabinave për t’u ruajtur nga sulmet e papritura të ndonjë avioni rus, që mund ta hedhë në erë trenin bashkë me pasagjerët, gjatë një shëtitjeje lunatike mbi qiejt e Ukrainës.
Ka disa mënyra për ta kontrolluar këtë panik.
Njëra është të flesh, çka unë nuk e bëra dot. Tjetra është të pish, çka ne nuk e dinim dhe e bëmë me sukses në kthim. Tjetra është të bësh muhabet me ushtarët ukrainas që na shoqëronin. Unë zgjodha mundësinë e tretë dhe aty mësova nga lufta, më shumë se gjatë gjithë këtyre muajve që kur Ukraina është sulmuar nga Rusia.
Pavarësisht se ushtarët ukrainas ishin shumë miqësorë, pasi iu përgjigjën kolektivisht më shumë se 30 pyetjeve të mia, më në fund i bënë shenjë njëri-tjetrit dhe u zhdukën secili në kabinën e vet. Unë mbeta një copë herë në korridorin e gjatë të trenit, me shpresë se mos gjeja ndonjë njeri për të shtyrë natën.
Nuk gjeta asnjëri. Të gjithë ishin futur në kabina.
Të njëjtën gjë bëra dhe unë, duke u përpjekur të mbaj drejt kokën time që përplasej në dritaren e trenit sa herë ky ulej dhe ngrihej mbi disa shina të shtruara përpara Luftës së Dytë Botërore.
Kabina ku kalova natën kishte dy sedilje të gjata lëkure, njërën prej të cilave e përdora si krevat, ndërsa tjetrën si dollap për të lënë rrobat që kisha marrë me vete.
Kur arritëm në Kiev, nga ora 8 e mëngjesit, isha pothuajse pa gjumë.
Ishte një ditë e bukur qershori dhe jo vetëm për këtë shkak Kievi dukej si një qytet pa luftë.
Makinat lëviznin normalisht, parqet ishin plot me pleq dhe në trotuare kalonin njerëz të qeshur e të qetë.
Asnjë gjurmë lufte, askund. Unë bëja fotografi kudo nëpër parqe, në fasada, në postblloqe, në dyqane, në rrugë, në trotuar, në muze, në kafe, derisa shkuam në dy qytetet e bombarduara, Borodyanka dhe Irpin.
Aty e plotësova arsenalin tim fotografik me qindra shkrepje që derdha mbi pallatet e shembura apo të djegura, si dhe makina të shkrumbuara buzë rrugëve.
Ushtarë kishte sa të duash. Ushtarët janë gjithnjë një shënjestër e mirë për çdo fotograf. Ata ishin të afrueshëm, madje njërin e binda të pozonte për mua, duke u lëkundur mbi një shilarës fëmijësh.
I bindur se nga të gjitha fotot që kisha bërë më mungonte vetëm një, ajo e Zelensky-t, u futa në makinën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, i cili udhëtonte me ne. Ambasadori e ka emrin njëlloj me Zelensky-n, quhet Volodymyr Shkurov.
Dua një foto me Zelensky-n, i thashë.
Nuk e di sa mundet, tha ambasadori.
Unë për këtë foto kam ardhur deri në Kiev, i thashë.
E kuptoj, tha ambasadori, por kjo nuk varet nga unë.
Sa ke pa ardhur në Kiev, e pyeta.
Kisha dy vjet, tha ambasadori.
Si të duket, e pyeta.
Nuk mendoja se do ishte kaq qetë.
Ku banon, e pyeta.
Ja, tek ai pallati pas parkut, tha ambasadori.
Do shkosh në shtëpi, e pyeta.
Nuk kemi kohë, tha ambasadori, pas takimit me Zelensky-n, duhet të kthehemi për të kapur trenin.
Duhet ta fotografoj Zelensky-n, thashë unë, do bëj një ekspozitë në Shqipëri.
Po flas me stafin e tij, tha ambasadori, më jep të dhënat e pasaportës.
Ja ku janë, i thashë, thuaju që jam një shkrimtar shqiptar që bën edhe fotografi.
Do u them, tha ambasadori.
Ti ke dhe emrin si Zelensky, i thashë, ndoshta kjo të ndihmon ta bindësh.
Emrin Volodymyr në Ukrainë e kanë më shumë se 2 milionë burra, tha ambasadori, është njëlloj si emri Ben në Shqipëri.
Kur shkuam në pallatin presidencial të Kievit, e kuptova se që t’i merrja 3 minuta Zelensky-t me ndihmën e ambasadorit të tij ishte e pamundur. Zelensky duhet të merrte më shumë se një mijë kërkesa në javë për të pozuar për revistat, gazetat dhe fotografët e gjithë botës. Nëse do t’u përgjigjej të gjithëve, me siguri Ukraina do e kishte humbur luftën që në ditën e tretë.
I çova një sms Edi Ramës.
Mos harro që më ke premtuar një foto të Zelensky-t.
Do përpiqem t’i them, tha Rama.
Natyrisht, nuk ia tha dhe, kur e pashë Zelensky-n pas gjysmë ore, e kuptova përse.
Duke pritur Zelensky-n të dilte në konferencë shtypi, takova këshilltarin e shtypit të Zelensky-t, që ishte ulur në rreshtin e parë.
A mund t’i bëj një foto Presidentit, e pyeta.
Nuk mund t’i bësh asnjë foto, tha këshilltari.
Nuk zgjat më shumë se dy minuta, i thashë.
Të thashë që kjo është e pamundur, tha këshilltari.
Po pse është e pamundur, e pyeta.
Sepse duhet ta kishe kërkuar një muaj përpara, sipas protokollit, tha këshilltari.
Një muaj përpara, unë nuk e dija që do vija në Ukrainë, i thashë.
Ky nuk është problemi im, tha këshilltari.
Lufta nuk mund të programohet, thashë unë.
Por koha e Presidentit mund të programohet, tha këshilltari.
Ky është një President në luftë dhe duhet t’u përshtatet kërkesave të luftës, thashë unë.
Po ti nuk je një fotograf lufte, tha këshilltari.
Nga e kupton ti që nuk jam fotograf lufte, e pyeta.
Nga këpucët, tha këshilltari, i ke shumë të pastra.
Shumë më vonë, pasi erdha në Tiranë, e pashë këshilltarin në televizor, në një nga qytetet lindore që Ukraina ia rimori Rusisë. Zelensky kishte shkuar aty të ngrinte flamurin e Ukrainës mbi një godinë të rrënuar, që dukej si një pallat kulture, dhe me atë rast po mbante një fjalim para ushtarëve që kishin çliruar qytetin. Meqë nuk kishte as foni dhe as mikrofon, këshilltari i mbante një altoparlant, përmes të cilit Zelensky fliste me zë të ngjirur.
Hyra në google dhe kërkova emrin e tij. Quhet Serhii Nykyforov. Ose Sergei Nikiforov. Kishte qenë gazetar për shumë vjet dhe Zelensky e kishte marrë sekretar për mediat.
Por le të kthehemi në Kiev.
Në kohën që po negocioja më kot me Sergein, duke u përpjekur t’i them se Zelensky do jetë pjesë e një ekspozite, ndoshta edhe e një libri, dhe mua nuk më duhej më shumë se një minutë që ai të ndalonte përpara meje dhe le ta mbante kokën si të donte, mjafton të pozonte vetëm për mua, në këtë çast pra, Zelensky hyn në sallën e konferencave të shtypit.
Mata distancën me sy. Ishin më shumë se 30 hapa, një largësi e konsiderueshme për një fotograf amator si unë. Atëherë fillova të shkrep pa pushim, duke u përpjekur të lexoj fytyrën e njeriut që po bënte një luftë me fuqinë më të madhe ushtarake të botës.
Kur fotografon, mësohesh të kuptosh çfarë mendon një njëri në atë moment.
Fytyra e Zelensky-t i ngjante një harte lufte. Aty ka lot, ka trishtim, ka dëshpërim, ka shpagim, ka zhgënjim, siç ka dhe shpresë. Mua m’u duk sikur Zelensky ishte aty, por mendonte për disa të vdekur të dashur. Ose disa të dashur, që kishin vdekur.
Zelensky dukej si një njeri që organizonte përditë funeralet e viktimave, që lufta e dy superfuqive shkaktonte çdo ditë në tokën e vendit të tij. Pas funeraleve kthehet në zyrë dhe fshin lotët, por në rrëmujën e punëve që bën, ka raste që ndonjë lot mbetet, për t’u kapur nga fotografë amatorë si puna ime. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot seancë solemne në mbështetje të popullit të ukrainës. Kjo mbledhje erdhi në njëvjetorin e luftës në Ukrainë.
Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të Ukrainës, ndërsa u kërkua që bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë këtë shtet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përshëndeti përzemërsisht gazetarët ukrainas që janë duke u strehuar në Kosovë teksa shtoi se është kënaqësi që kryeqyteti të jetë vend nikoqir për ta.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti është nikoqir i këtij grupi të gazetarëve ukrainas që po kalojnë një gjendje të rëndë si pasojë e Rusisë. Ky agresion ka sjell dhimbje, dëbim e edhe viktima nga Ukraina ku miliona ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre për t’i ikur luftës”, u shpreh Rama.
Gjithashtu, në këtë ditë, u lëshuan edhe pëllumba si simbol i paqes, lirisë dhe drejtësisë.
I pari i kryeqyetit, Përparim Rama ëhstë shprehur se në këtë ditë nderojmë qëndresën, trimërinë e popullit ukrainas.
“365 ditë!
Nderojmë një vit qëndrese, trimërie dhe njerëzimi.
Një vit i Ukrainës së bashkuar.
Një vit i atyre që e bënë realitet besimin dhe shpresën.
U bashkuam sot në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit, ku me prezencën e tyre na nderuan edhe Ambasadori i , Sh.T.Z Jeff Hovenier, Përfaqësuesi Special i , z. Tomáš Szunyog, Ambasadori , Sh.T.Z Jörn Rohde dhe gazetarët e rezident në , për të shprehur mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës.
Së shpejti, kush banon apo viziton Riadin saudit, mund të vendosë të pijë një kafe i “zhytur” në një pyll tropikal, mund të sodisë peizazhin e Arktikut së bashku me arinjtë polarë, të afrojë atmosferën pariziene ose qershitë karakteristike të Tokios. Për ata më aventurierë, madje, mundësia për të drekuar në shkretëtirën e planetit Mars, do të jetë po aq e mundur.
Fantazia e çdonjërit mund të realizohet pas ndërtimit në Arabi Saudite të një prej godinave më të mëdha në botë, Mukaab, që do të jetë atraksioni më i madh dhe ikonik i qendrës së re të kryeqytetit të Arabisë Saudite, që do të quhet New Murabba, dhe është basti i radhës i princit Mohammad bin Salman.
Praktikisht, New Murabba do të jetë qendra e re e kryeqytetit Riad, simbol i një vendi që është pasuruar nga nafta dhe nënproduktet e saj, por që e shikon veten përtej ndikimit nga këto burime natyrore, që një ditë do të shterojnë.
Qendra e re do te jetë një sipërmarrje ku teknologjia do të jetë ajo e fjalës së fundit, madje do të jetë edhe selia e disa universiteteve që pikërisht në kërkimin shkencor dhe teknologjitë e reja do të kenë fokusin e tyre.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe që sipas parashikimeve tejkalon 19 kilometra katrorë, shtëpi e rreth 100 mijë banorëve të ri që do të vijnë nga e gjithë bota, ku nuk do të mungojnë muze dhe teatro dhe hapësirat e përbashkëta për sportin dhe relaksin.
Një mrekulli për të cilën do të nevojiten të paktën 300 mijë punëtorë, dhe që sipas shpresave të princit Bin Salman duhet të përfundojë brenda vitit 2030.
Elementi ikonik i lagjes së re është pikërisht Mukaab, një grataçel në formë kubi më lartësi rreth 400 metra, brenda së cilës mund të hyjë 20 herë Empire State Building njujorkez.
Elementët tradicionalë të arkitekturës arabe do të gërshetohen në këtë godinë me mrekullitë e teknologjisë digjitale, ku përmes disa hologrameve të avancuara tek pjesa e brendshme, ku përfshihet edhe një kullë spirale plot me dyqane dhe aktivitete të ndryshme, do të shfaqen pamje që do të krijojnë ndjesinë virtuale të një udhëtimi në kohë dhe në hapësirë./ A2CNN / KultPlus.com
Një fotograf, i cili ndiqej nga mijëra persona në Instagram, aty ku postonte portrete mahnitëse ka zbuluar se imazhet e tij janë false. Të gjitha fotografitë që ai ka postuar janë krijuar nga Midjourney, një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të gjeneruar imazhe.
Jos Avery, nga SHBA-ja, bashkëngjitur portreteve, shkroi dhe një histori të shkurtër, e cila po ashtu ishte e trilluar. Ai postoi foton e parë në muajin tetor të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe, llogaria e tij në Instagram u ndoq nga mbi 29 mijë persona. Në momentin që ai pranoi se imazhet ishin krijuar nga inteligjenca artificiale, ka pasur reagime të shumta, madje edhe një pjesë e ndjekësve janë larguar.
Në një portret të një burri të moshuar, Jos Avery ka shkruar “Bruce me zemër të madhe”. Ky është një ndër postimet që ka marrë reagime të shumta edhe pasi ai zbuloi se gjithçka është false. “Bruce nuk ekziston. Ai nuk i përket kësaj bote. Ai është thjesht një kod kompjuterik. Foto false dhe histori e shpikur”, ka shkruar dikush./ a2cnn / KultPlus.com
Shqipëria po riformulohet si një destinacion për udhëtime alternative edhe me peizazhet e saj spektakolare larg bregdetit dhe qëndrimet miqësore ndaj mjedisit rural, shkruan Helena Smith për prestigjiozen britanike ”The Guardian”.
Shqipëria, një nga destinacionet e udhëtimit me rritjen më të shpejtë në Evropë, do të fokusohet në turizmin alternativ dhe jo masiv, në një lëvizje që zyrtarët qeveritarë shpresojnë se do ta ndihmojë në dallimin e saj nga konkurrentët.
Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, është rritur në popullaritet për shkak të një reputacioni që shihet gjithnjë e më shumë si trend dhe ekzotik.
Vitin e kaluar ai tërhoqi 7,5 milionë vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së tij, nga një tjetër rekord prej 6,4 milionë në 2019.
”Është një vend tjetër krahasuar me 10 vjet më parë”, thotë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke vënë në dukje se vendi ka më shumë se kompensuar humbjet e bëra që nga shpërthimi i Covid-19.
“Gjërat po ndryshojnë kaq shpejt… Shqipëria e vitit 2023 është plot energji pozitive”, thotë ajo.
Por, Kumbaro, një akademike para se të futej në politikë, thotë se ardhjet në rritje nuk do të jenë pjesë e strategjisë turistike të parashikuar në vijim.
Në vend të kësaj, po zhvillohen plane për të diversifikuar një sektor që shihet si kyç për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Duke u larguar nga modeli tradicional i diellit dhe i detit të ofruar nga fqinjët e saj mesdhetarë, zyrtarët duan të riemërojnë Shqipërinë si një destinacion “cilësi” të nivelit të lartë, duke ofruar ushqim për tregje të reja.
“Ne bëmë disa gabime në vitet 1990”, tha ajo për ”The Guardian”, duke iu referuar tranzicionit të trazuar nga diktatura staliniste në demokraci.
“Nuk mund të mësosh pa bërë gabime: ato janë pjesë e procesit”, shton ajo.
Ajo tregon për “hotelet dhe ndërtesat e shëmtuara” që u ngritën me zhvillimin e parregullt të resorteve kryesore përgjatë rivierës shqiptare në pasojat kaotike të komunizmit, si Saranda, qyteti bregdetar përballë Korfuzit.
“Si ministre e Turizmit dhe Mjedisit ka një lloj kontrolli dhe ekuilibr. Mund të jem krenare që kemi 7,5 milionë turistë, por, të jem e sinqertë, nuk po kërkoj më shumë. Unë kërkoj cilësi, që njerëzit të qëndrojnë më shumë se mesatarja tre deri në katër netë dhe të vijnë gjatë gjithë vitit. Plazhet nuk janë të vetmit. Ajo që është unike për vendin është e virgjër, e paprekur, e pazbuluar”, thekson ajo.
”Nuk do të promovohen pushimet e paketës së plazhit, por agroturizmi dhe ekoturizmi – të dyja të përhapura në mënyrë më të barabartë dhe duke u mbështetur në peizazhin e larmishëm spektakolar të maleve, pyjeve dhe bregdetit të Shqipërisë”, shton Kumbaro.
“Ajo që duam është turizmi miqësor ndaj mjedisit, i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm. Ne nuk duam që turizmi të përqendrohet vetëm në zona të caktuara, por turizmi që fokusohet në trashëgiminë kulturore, gastronomi, ecje, rafting, natyrë… ka kaq shumë ferma të vogla ku njerëzit mund të shkojnë dhe të shijojnë të gjitha këto”, thotë ajo.
Zonat në brendësi të Shqipërisë dhe rajoni verior i Alpeve, shtëpia e Bjeshkëve të Nemuna, ofrojnë potencial të pakrahasueshëm për agroturizëm dhe ekoturizëm.
Javën e kaluar vëmendja u kthye te lumi Vjosa 273 kilometra, i cilësuar shpesh si “lumi i fundit i egër i Europës”, pas një premtimi të kryeministrit Edi Rama, për ta kthyer pellgun që përfshin lumin dhe degët e tij në një park të ri kombëtar – i pari i këtij lloji në Evropë – në një lëvizje për të ndihmuar në nxitjen e turizmit.
Kumbaro përmendi nevojën për të rigjallëruar fshatrat përmes turizmit rural, teksa njoftoi se do të paraqesë një aplikim që i gjithë pellgu i Vjosës të bëhet “rezervat biosferë e UNESCO”.
Shtëpia e më shumë se 1 000 llojeve të kafshëve dhe bimëve, Vjosa, e cila përshkon vendin pa pengesa dhe pa pengesa nga burimi i saj në Greqi, është emblema e parajsës mjedisore që Shqipëria u lejua të bëhej në një pjesë jo të vogël, për shkak të paranojës së Enver Hoxhës, diktatori që sundoi Shqipërinë për mbi 40 vjet.
Mezi kanë kaluar tre dekada që kur Shqipëria doli nga sundimi stalinist.
Asnjë anëtar tjetër i ish-bllokut komunist të Evropës Lindore nuk pësoi një shtypje apo izolim të tillë.
Tani, 56 vjeçe, Kumbaro jetoi një pjesë të madhe të jetës së saj të hershme nën një regjim që ajo e kujton mirë.
Turizmi, në atë kohë, lejohej vetëm për marksist-leninistët e shpallur dhe kontrollohej rreptësisht nga Albturist, agjencia shtetërore turistike e ngarkuar me zhvillimin e sektorit pas vdekjes së Hoxhës në 1985.
“Vetëm rreth 200 njerëz në turne’ shumë të mirorganizuar me autobus vizitonin çdo vit”, kujton ajo.
“Ata i përkisnin shoqatave të miqësisë komuniste. Por, edhe atëherë, Albturist kontrollohej nga policia sekrete e Sigurimit”, thotë Kumbaro.
Më vonë, ndërsa vendi filloi të hapej, udhëtimet me autobus filluan nga Athina, kryesisht duke u shërbyer grekëve me të afërmit që jetonin në komunitetet minoritare në jug.
Turistët e tjerë u lejuan, por u verifikuan përpara se të jepeshin vizat.
Udhëtimet shkonin vetëm deri në Tiranë, kryeqytet, ku vizitorët qëndronin në hotele të mjera të kohës sovjetike.
Udhëtimi më në veri në malësitë e varfra ishte i pamundur. Një vend internimi për të burgosurit politikë, numri i të cilëve u rrit ndërsa Shqipëria u nda gradualisht nga vendet e tjera komuniste, ishte vendi i kampeve famëkeqe të punës së rëndë.
“Gjithçka ishte e ndaluar, madje edhe feja”, thotë Kumbaro, duke kujtuar se gjyshja e saj ishte shumë e frikësuar për të folur hapur për besimin e saj.
“Për mua, turizmi ka të bëjë me emancipimin. U hap dyert të tjerëve dhe është një gjë e mrekullueshme”, përfundon ajo./ atsh / KultPlus.com
Sot shënohet 68-vjetori i lindjes së njeriut që pati një ndikim të madh në zhvillimin e teknologjisë në botë, Steve Jobs.
Në 68-vjetorin e lindjes së Steve Jobs, KultPlus ua risjell letrën e fundit të tij:
“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.
Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme.
Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë. Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.
Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.
Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.
Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”. / KultPlus.com
E ndërsa e gjithë Turqia po përpiqet të shërojë plagët e mëdha të lëna pas nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës së 6 shkurtit, që deri më tani i kanë marrë jetën mbi 45 mijë personave në Turqi e Siri, vëmendja është kthyer nga pasiguria e zonave të tjera të vendit, e veçanërisht metropoleve të mëdha, për të cilat së fundmi është ngritur shqetësimi se mund të jenë “viktimat” e radhës të ndonjë goditjeje tjetër fatale.
Një nga to është pikërisht Stambolli, banorët e të cilit kanë nisur tanimë të interesohen nëse shtëpitë ku ata jetojnë janë të sigurta në rast goditjesh të tilla. Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë nisur të transferohen drejt destinacioneve, që sipas ekspertëve të ndërtimit, janë më të sigurtat për të jetuar.
Ndërsa ekspertët paralajmëruan për një tërmet të mundshëm në Stamboll, fakti që 25 për qind e ndërtesave në metropol ishin të rrezikshme, i shtyu banorët e qytetit të vepronin, duke shtuar ndjeshëm kërkesën për verifikime profesionale për sigurinë e godinave.
Ndërkohë mediat turke kanë bërë një përmbledhje të rajoneve në apo pranë Stambollit e metropoleve të tjera të mëdha turke, ku ndërtimet konsiderohen si të forta e që mund të përballojnë me sukses edhe goditje si ato të 6 shkurtit./a2cnn / KultPlus.com
Më 24 shkurt 1871 lindi Sevasti Dako Qiriazi, arsimtare, veprimtare e çështjes kombëtare.
Ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për vajza dhe gra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin me emër Robert Kolegj në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891.
Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore.
Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.
Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të grave të cilat kontribuuan, jo vetëm në fushën e arsimit, por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.
Tërheqja e detit është një fenomen që ndodh vit pas viti, sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe ka qënë me e dukshme në bregdetin e Vlorës dhe në Lezhë po ashtu.
Por ajo që është vënë re nga qytetarët dhe nga ekspertët e mjedisit është fakti se në qytetin e Vlorës tërheqja këtë vit ka qënë më e theksuar.
Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj deklaroi për emisionin “Good Morning Albanians” kjo është një problematikë që po shqetëson ambientalistët.
“Në fakt, ndodh çdo vit, por nuk ka ndodhur asnjëherë në këto përmasa. Siç e shihni, unë jam në zonën e Lungomares. Kjo strukturë në det është ndërtuar nga arkitekti për të krijuar një lloj dinamike ku të dukej baticë-zbatica, që qytetarët ta shohin këtë fenomen si atraksion. Asnjëherë nuk kishte dalë kaq shumë, ka qenë shumë e fortë përmasa e tërhqejes së detit”, tha gazetarja.
“Kjo po shqetëson edhe ambientalistët, pasi një pjesë kaq e zbuluar e bregdetit, do të thotë një vdekje për ekosistemin. Ka rreth katër ditë që deti është tërhequr. Specialistët shprehen se kjo është një problematikë”, raportoi gazetarja Ebrieta Maçaj./ KultPlus.com
Liqenet e Funarit në Elbasan janë një prej perlave natyrore, kthyer në destinacion të preferuar për vizitorët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.
Mes Elbasanit dhe Tiranës, mes kodrave me pyje dhe 4 liqeneve ndodhet zona e Funarit, e konsideruar si një perlë e pashfrytëzuar e turizmit.
Ky vend ndodhet vetëm 20 kilometra nga Elbasani ose 25 km nga Tirana dhe tashmë po kthehet në një destinacion turizmi duke shfrytëzuar bukuritë naturore dhe afërsinë me dy prej qyteteve më të mëdha të vendit.
Pikërisht në zonën e Funarit, vitin 2022 nisi puna për pistën e parashutizmit dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve.
Kryetari i bashkisë se Elbasanit e ka vlerësuar projektin “Funari Adventure Park” si një nga projektet më të mira për zhvillimin e turizmit.
Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.
Deri pak kohë më parë, Funari ishte thuajse i harruar për nga vetë infrastruktura e amortizuar, pasi duheshin tri orë për rrugën që sot mund ta përshkosh për 1 orë.
E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën. / KultPlus.com
E kam bâ nji prej mëkateve ma t’mëdha që nji njeri mundet me bâ: s’kam qenë i lumtun. Akullnajat e harresës m’gjejnë, m’zvarrisin e pamëshirshëm m’lânë me ra.
Prindët m’lindën që ta lu’j nji lojë t’rrezikshme e t’bukur në kët’ botë, për tokë, ajër, zjarm e ujë. I mashtrova. S’qeshë i lumtun. Qe e kotë
dëshira e tyne e rinisë. Trunin tim ia fala me vullnet e kâmbëngulje simetrive t’artit gjithë lajlelule.
Ata m’lanë trashëgim vlerat. Unë s’kam qenë trim. Nuk më braktis kurrë, gjithmonë më rri pran’ hija e të qenit nji mjeran. / KultPlus.com
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, 141 vende votuan sot pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka vlerësoi se kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë.
“Krenar për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute”, tha Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.
Më herët, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Xhaçka tha se Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.
“Kjo është arsyeja se pse ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute dhe të bëjë të qartë mbështetjen për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, e cila duhet të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale. Në të njëjtën mënyrë, ne kundërshtojmë ndryshimet jomiqësore të paraqitura nga Bjellorusia. Ato nuk përfaqësojnë një përpjekje për të kontribuar për paqen, por një përpjekje për të mbrojtur agresorin”, tha Xhaçka në fjalën e saj./KultPlus.com
Kulla Eifel është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit ukrainas, për përvjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.
“Qëllimi është të konfirmohet mbështetja e palëkundur e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha një zëdhënës i autoritetit komunal të Parisit.
🇺🇦 La tour Eiffel s’illumine aux couleurs de l’Ukraine, un an après le début de l’invasion russe pic.twitter.com/TB3f70lMcF
Monumenti ikonë i Parisit do të qëndrojë i ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës deri të dielën.
Në Britani, qindra londinez u mblodhën në sheshin Trafalgar për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ndër personazhet e famshëm që do të japin mesazhe kundër luftës janë aktorja angleze Helen Mirren dhe këngëtarja ukrainase Jamala, fituese e Eurovision Song Contest 2016./ KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me 31 drejtorë të bibliotekave komunale.
Drejtorët e bibliotekave kërkuan më shumë bashkëpunim me ministrinë, pasi sipas tyre ndërtimi i një shteti fillon prej bibliotekave.
“Është nevoja për një bashkëbisedim dhe të dëgjojmë nga ju, sepse jeni ata që dini më së miri situatën në raport me bibliotekat dhe me sfidat të cilat i keni. Natyrisht, çështja e decentralizimit dhe e bartjes së bibliotekave komunale në përgjithësi të komunave, ka krijuar një lloj shkëputje mes nivelit qendror dhe lokal, mirëpo ne besojmë që këto nuk janë sfida të patejkalueshme dhe ne mund të gjejmë forma të tjera të angazhimit të qeverisë, respektivisht ministrisë së Kulturës, për të mbështetur punën e bibliotekave komunale, në mënyrë që edhe komunave t’ ju dalim në ndihmë, sepse komunat shpesh kanë edhe kufizime buxhetore”, u shpreh Çeku.
Ndërkaq, drejtoresha e bibliotekës së Pejës, Shengyl Kelmendi-Gashi potencoi se biblioteka është vendi ku krijohet dija e një shteti. Mirëpo, ajo ndjehet e shqetësuar, njëkohësisht edhe e lënë anash. Sepse, në bibliotekën ku punon, mungon sistemi i programeve, që sipas saj shtetet e tjera e posedojnë atë.
“Ne e dimë që ndërtimi i një shteti fillon prej dijës. Ne bibliotekat jemi kapilarët që i japim fuqi dijes dhe ndërgjegjësimit së qytetarëve. Neve na kanë lënë shumë anash. Një ndër to, bibliotekat jashtë shtetit janë sistemuar me program, kështu që automobilizimi dhe digjitalizimi që po bëhet ne po brengosemi që të bëhemi secili së bashku dhe të formohet automatizmi i bibliotekave. Kur do të bëhet? Kur do të bëhemi bashkë? Kur do të bëhen trajnimet për kolegë. Thonë bashkimi e bën fuqinë dhe ne kemi dëshirë që të bashkohemi”, tha ajo.
Ndërkaq, është komuna e Lipjanit i ka dhuruar 5 mijë euro për bibliotekën për vitin 2023. Kjo ngase është parë që kësaj biblioteke i mungonte ndihma e fondeve, për shkak se i mungonte edhe kabina e leximit.
“Komuna e Lipjanit ka paraparë 5 mijë euro për vitin 2023, për pasurimin e bibliotekës së qytetit. E kemi vlerësuar që i mungon fondi, kështu që me memorandumin sot që do të nënshkruhet, është më se i mirëseardhur për qytetin e Lipjanit, sepse vërtetë Lipjani kishte lexues. Ne ndoshta e kemi menduar që është një investim që është kot më herët, kështu që tash që jemi vet në pozitë po e shohim që është objekti i mirë. I mungojnë disa kabina të leximit, edhe në çështjen infrastrukturore e kemi futur si projekt që do të plotësohet edhe kjo pjesë, kështu që me memorandumin e sotëm që do të nënshkruhet veç se do ta shtojë vlerën dhe pasurimin e bibliotekës, kështu unë ju falënderoj përzemërsisht”, u shpreh Kelmendi-Gashi.
Biblioteka e Gjilanit, shihet të jetë më e “kompletuara”, për dallim nga bibliotekat e komunave të tjera. Qazim Azizi, drejtor i kësaj biblioteke, shprehet falenderues ndaj ministrisë, derisa thotë se është rasti i parë gjatë kësaj kohe që të gjitha bibliotekat janë ftuar për të marrë pjesë në një ngjarje siç është kjo e sotit.
“Biblioteka e Gjilanit ka pasur fat, mirëpo edhe Gjilani ka pasur fat, tani më shumë se 6 vjet ka një bibliotekë në vend të mirë dhe me të gjithë punëtoret aty. Përveç që e kemi marrë objektin, kemi bërë edhe një punë rreth renditjes të gjithë inventarit të librit brenda bibliotekës. Përveç kësaj, biblioteka përmes donacionit dhe projekteve ka fituar të gjitha stabilimentet dhe pajisjet tjera që ju kane dashur në bibliotekë. Nuk kam çfarë të ankohem, por kur vie puna tek libri, ne gjithçka e konsiderojmë librin. E kemi jetë, besoj edhe ju të gjithë. Atëherë bibliotekat kanë qaluar që nga viti 2010 kur bibliotekat publike kanë dalë nga ministria e Kulturës dhe janë renditur komunat aty ka filluar problemi jonë me biblioteka. Eshtë rasti i parë gjatë kësaj kohe që të gjitha bibliotekat janë ftuar për të marrur pjesë në një ngjarje siç është kjo e sotit”, tha Azizi.
Drejtoresha e bibliotekës së Prizrenit, Sadete Sadiku, tha se bibliotekat përveç furnizimit me libra, kanë nevojë edhe për programin e unifikimit, shkruan KP, përcjell Klankosova.tv.
“Bibliotekat kanë nevojë shumë më tepër se vetëm furnizimi. Le të jetë furnizimi vetëm një segment i ndihmës që ju mund të jepni për bibliotekën. Po flas në emër të bibliotekës sonë, mirëpo edhe kolegët e mi të bibliotekave të tjera kanë të njëjtin mendim, na duhet gjithsesi edhe programi i unifikimit në të gjitha bibliotekat. Le të jenë edhe projekte profesionale të cilat përmes bibliotekës kombëtare do të kemi qasje të gjitha bibliotekat e Kosovës. Është e vërtetë që me rastin e decentralizimit ne si biblioteka kemi kaluar në nivel komunal, megjithatë kordinimi i punës mund të jetë prapë i përbashkët nga ju”, potencoi Sadiku.
MKRS për këtë memorandum bashkëpunimi ka ndarë fond prej 200 mijë eurosh, kurse një milion tjera për mbështetje për librat, të cilat më pas do t’ u dhurohen bibliotekave të komunave./ KultPlus.com
Mozaiku i Tiranës i bashkohet arkivës digjitale përmes teknologjisë më të fundit gigapiksel, për t’u bërë më pas pjesë e qendrës së informimit mbi mozaikët e gjithë Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të Mozaikut të Tiranës me teknologjinë e fundit gigapiksel.
Ky është një proces dokumentimi dhe digjitalizimi, që i shërben ruajtjes së trashëgimisë dhe qendrës së informimit mbi mozaikët.
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.
Mendohet se kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj./atsh/ KultPlus.com
Biblioteka e Gjirokastrës është një ndër më të vjetrat në shkallë vendi.
Përgjatë një shekulli ajo ka shërbyer si qendër për leximin dhe promovimin e librit por edhe për nxitjen e jetës kulturore në qytetin e gurtë.
“Biblioteka “Apostol Meksi” është një ndër bibliotekat më të vjetra në Shqipëri dhe sivjet bën 100 vjet. Biblioteka “Apostol Meksi” ka një fond të pasur prej 120 mijë ekzemplarësh që janë tituj të ndryshëm librash dhe periodikësh,” – u shpreh Ervina Saliaj, përgjegjëse e bibliotekës.
Biblioteka ofron një fond të pasur librash për lexuesit e moshave të ndryshme duke përfshirë edhe botimet e vjetra. “Historia e Skënderbeut” botuar në vitin 1898 në gjuhën shqipe, në Bukuresht është ekzemplari më i vjetër i saj.
“Ne për çdo datë festive kombëtare ose ndërkombëtare ne organizojmë gjithmonë aktivitete dhe paraqitim gjithmonë ekspozita për datat e shënuara. Gjithë lexuesit kanë mundësinë që ti prekin, që ti shohin dhe ti lexojnë,” – tha Saliaj.
Synimi i stafit të bibliotekës është tërheqja e lexuesve të rinj, pasi vitet e fundit interesi për librin ka rënë ndjeshëm.
“Të rinjtë e sotëm nuk lexojnë absolutisht fare dhe do t’ju rekomandoja që të lexonin sa më shumë,” – u shpreh një nxënëse.
Aktualisht biblioteka e Gjirokastrës numëron rreth 3 300 lexues të moshave dhe profesioneve të ndryshme.
Një artiste japoneze interpretoi himnin kombëtar të Shqipërisë gjatë “Albanian Day” në Tokio të Japonisë.
Kryeministri Edi Rama ndau në një postim në rrjetet sociale, videon me interpretimin e artistes japoneze.
“Himnin tonë të luajtur siç nuk e keni dëgjuar kurrë, nga një mjeshtre e harpës gjatë Albanian Day në Tokio”, shkroi Rama.
Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni deri në 25 shkurt në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.
Kryeministri Rama po zhvillon një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.
Viti 2022 shënoi 100-vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë./atsh/ KultPlus.com
Franca po përballet me thatësirën më të madhe që nga viti 1959, duke shënuar 32 ditë pa shi.
“Franca është në gjendje alarmi”, tha ministri i Tranzicionit Ekologjik Christian Bessou, i cili do të mbajë nesër, një takim të guvernatorëve rajonalë dhe zyrtarëve të furnizimit me ujë.
Siç deklaroi ministri, pas thatësirës dymujore të verës së vitit të kaluar, rezervat ujore janë ulur ndjeshëm dhe në disa zona duhet të merren masa që nga muaji mars që të mos shfaqen probleme të tjera gjatë sezonit të verës që vjen.
Ministri paralajmëroi francezët që kanë pishina që duhet të marrin masat e nevojshme për të kufizuar konsumin e ujit./ KultPlus.com
Komisioni Evropian ka urdhëruar punëtorët të largojnë aplikacionin e TikTok nga telefonat dhe pajisjet e punës.
KE tha se po zbaton masat për ‘të mbrojtur të dhënat dhe rritur sigurinë kibernetike’.
TikTok, në pronësi të kompanisë kineze “BydeDance” është ballafaquar me akuza se po shfrytëzon të dhënat e përdoruesve dhe po i dorëzon në qeverinë kinezë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Por, kjo kompani insiston se vepron jo ndryshe nga mediat tjera sociale.
Drejtori për industri i BE-së, Thierry Breton tha në konferencë për media se ekzekutivi i unionit është shumë i fokusuar në sigurinë kibernetike, pa pranuar të japë tjera detaje.
Ky ndalim nënkupton se stafi i Komisionit Evropian nuk mund të përdorë TikTok në paisjet personale që kanë aplikacionet zyrtare të instaluara.
Komisioni thotë se ka të punësuar rreth punëtorë me kontratë të rregullt dhe kanë afat deri më 15 mars të fshijnë aplikacionin./ KultPlus.com